Permeti
shtrihet ne juglindje te Shqiperise. Rrethi i Permetit perbehet nga dy bashki,
e Permetit dhe Kelcyres, dhe nga 7 komuna, Suke, Ballaban, Petran, Carshove,
Piskove, Frasher e Deshnice. Perbehet nga 13.000 banore dhe ka 3000 familje.
Emigrimi eshte nje nga proceset qe ka prekur Permetin, dhe sot ka rreth 2500
emigrante te cilet ane kryesisht ne Greqi. Megjithate ajo ē'ka gjithashtu eshte
verejtur eshte levizja e banoreve nga fshatrat e treves per ne Permet, gje qe e
ben ate te banuar vetem nga Permetare, ne rrenje te tille.
Permeti eshte nje
qytet malor, per vete faktin se rrethohet nga nje varg malor, vargu
Trebeshine-Dhembel-Nemercke. Permes qytetit kalon lumi i Vjoses, qe eshte bere
pjese e pandashme e emrit te ketij qyteti. Eshte nje qytet i vogel nga
siperfaqja por jo i tille nga traditat e kulturat. Emri i tij vjen nga nje hero
i lashtesise, i quajtur Premt, historia e te cilit ka ardhur deri ne ditet
tona, brez pas brezi. Thuhet se per te mos rrene ne duart e armiqve, Premti
vendosi te hidhej nga "Guri i Qytetit", nje shkemb i madh afer
qendres se Permetit, nje monument qe vete natyra ia pati dhuruar, i vecante,
ose me mire i jashtezakonshem.
Nje
karakteristike tjeter e Permetit kane qene lulet, me sakte trendafilat qe
gjendeshin kudo neper qytet, sidomos neper lulishte, por gjithashtu neper
shtepite me origjine te vjeter permetare, shtepi private te mbajtura
aq paster nga zonjat e shtepive, qe vec nikoqirllekut shquhen gjithashtu
per mikpritje. Ishin keto lule qe e bene te quhej me perkedheli si
"Qyteti i trendafilave".
Permeti
eshte nje nga qytetet me te hershem qe zhvilloi kulturen e vet. Mjafton te
permendim te madhin Mentor Xhemali, nje yll te muzikes shqiptare qe rrjedh nga
ky qytet, per te vazhduar me pas me Laver Bariun, qe edhe ne ditet e sotme, dhe
pse ne nje moshe te madhe, ndjen akoma pergjegjesi per te cuar perpara
muziken permetare, per te ngritur keshtjellen themelet e se ciles u
hodhen vite me pare.
Por
nuk eshte vetem muzika ajo qe formon kulturen e Permetit. Nuk mund te harrohen
poezite e te famshit Naim, lindur ne Frasher, nje fshat i Permetit, qe si perla
te cmuara vazhdojne edhe ne ditet e sotme te jene te kerkuara nga lexuesit,
vazhdojne te jene pjese e teksteve te leximit letrar apo letersise. Ka edhe
emra te tjere qe mund te vazhdojme te perzgjedhim nga shkrimtaret
shqiptare me ne ze, vendlindja e te cileve eshte en Permet, psh. Bardhyl
Londo apo Sejfulla Malshova. Qyteti i Permetit ka vetem dy shkolla 8-vjecare,
"Nonda Bulka" e "Meleq Gosnoshti", si dhe gjimnazin,
"Sami Frasheri". Dallohet per tolerancen fetare, dhe ne gjirin e
tij kane bere strehe besimet orthodhokse e myslimane, dhe kohet e fundit
edhe disa besime te reja, te huaja si pershembull ai Evangjelist. Nje hap
perpara per kete qytet ishte formimi i nje televizioni me nje emer sinjfikativ:
AOS TV, ne gushte te 2004, duke u dhene me teper mundesi permetareve te
informohen per gjithcka qe ndodh ne kete rreth. Nqs do te krahasohej me
Permetin e viteve me pare, Permeti sot do te dukej pa vlere. Qe pas '97 Permeti
pesoi shkaterrim si cdo qytet tjeter, pasojat e se cilit ende vazhdojne te
ndihen ndopak, per shkak te fondeve te pakta qe u derdhen per kapercimin e
asaj gjendjeje, por kjo do nuk do te thote se vlerat e ketij qyteti kane
humbur. Nqs do te beheshin pak me teper invenstime, Permeti do arrinte nivelin
e vet, nje nivel te denje ashtu sic i ka hije, por per kete kerkohet ndihma e
te gjithe atyre qe thelle ne veten e tyre ndihen ende permetare, e te gjithe
atyre qe kane mundesi te bejne dicka per ta mbajtur emrin e Permetit ashtu sic
duhet.