KS Shkumbini Peqin

Faqja e pare kushtuar Shkumbinit

Shkumbini fiton dhe kryeson Superligen

Shkumbini e ka filluar ne menyren me te mire sezonin e ri te Superliges duke fituar me rezultatin e thelle 4-1 kunder Bylis qe sapo u ngjit nga Kategoria e Pare. Per Shkumbinin shnoi i pari Arlind Nora ne minutat e para te pjeses se dyte, pasi pjesa e pare u mbyll ne barazim pa gola. Ne minuten e 63' Shkumbini mbetet me 10 lojtare pasi Rizvanolli largohet me te kuqe. Megjithate peqinasit luajne akoma me mire me nje lojtar me pak dhe shenojne tre here te tjera me Shenaj ne minuten e 70', Ramazani ne minuten e 86' dhe Mustafaj dy minuta me vone. Miqte shenuan golin e nderit ne kohen shtese. Me rezultatin e marre Shkumbini kryeson Superligen me tre pike. Po me tre piek pas Shkumbinit vijne Flamurtari dhe Partizani.

Java 24: Shkumbini mund Tiranen 1-0

Ne javen e 24-t te Superliges Shkumbini ka arritur nje fitore te rendesishme kunder Tiranes qe vinte ne Peqin per te marre pike. Shkumbinit i ka mjaftuar nje gol i shpejte nga Klevis Dalipi ne minuten e 10' te ndeshjes per te mundur kampioniet ne fuqi dhe per te marre tre pike qe tani e bejne te mendoje edhe per Europen qe eshte vetem 5 pike larg. Gjithashtu me kete fitore skuadra eshte e qete nga ndjekesit qe luftojne per mbijetese.
Edhe ne kete ndeshje miqte, sic ka ndodhur disa here me skuadrat nga Tirana, jane munduar te acarojne situaten me tifozerine por mbeshtetesit e shumte peqinas kane treguar kulturen e tyre duke qene mese korrekte.

Java 17: Xhyra siguron tre piket

Ka mjaftuar Klement Xhyra per te mposhtur Teuten ne nje ndeshje ku Shkumbini ka dominuar nga minuta e pare e deri ne fund. Mbrojtesi ka qene pa dyshim lojtari me i mire ne fushe. Ai ka shenuar golin e avantazhit ne minuten e 55' dhe ka siguruar fitoren kunder durrsakeve ne minuten e 77' me golin e tij te dyte. Ne minuten e 55' ka pasur nje acarim te tepert ne fushe ku nje zenie midis Hodos dhe Jakimovskit ka detyruar gjyqtarin kryesor qe tu tregoje kartonin e kuq te dyve.
Me kete fitore Shkumbini ngjitet ne vendin e 7 me 24 pike dhe ja vlen te permendet se vetem ne 3 ndeshjet e fundit skuadra ka mbledhur 7 pike.

Java 15: Shkumbini - Vllaznia 4-0

Ne ndeshjen e fundit te javes se 15 Shkumbini ka mundur bindshem Vllaznine me rezultatin 4-0 dhe ka marre tre pike te rendesishme. Ne stadium kane qene rreth 3500 tifoze edhe pse ka qene nje kohe shume e ftohte. Skuadra e ka filluar lojen ne sulm dhe qe ne minuten e trete eshte Qorri qe kalon Shkumbinin ne avantazh nga pika e penalltise. Ne minuten e 37' Stojku dysfishon rezultatin. Ne pjesen e dyte golat vazhdojne dhe Dervishi e con ne 3-0 rezultatin ne minuten e 72' dhe tete minuta me vone eshte perseri golashenuesi me i mire i skuadres Gentian Stojku qe fikson rezultatin perfundimtar 4-0 kunder miqve nga Shkodra pas nje dominimi total gjate gjithe ndeshjes. Shkumbini ngjitet ne 20 pike dhe shkeputet nga rreziku i playoff-it.

Gjoba per humbjen ne Shkoder

Nuk e kane kaperdire lehte drejtuesit e Shkumbinit jo vetem humbjen ne Shkoder, por sidomos lojen e dobet ne “Loro Borici”. Ndaj, dje pasdite, presidenti i skuadres peqinase, Xhavit Ismaili, u ka komunikuar lojtareve ndeshkimin me gjoba, ne shumen e gjysmes se rroges mujore. Kjo ishte humbja e trete ne transferte per Shkumbinin qe fitoren e vetme e ka arritur ne Peqin kunder Beselidhjes. Ne fakt Shkumbini ka pasur kalendarin me te veshtire deri tani pasi ne kater javet e para i eshte dashur te luaj jashte fushe me Tiranen, Partizanin dhe Vllaznine.

Create a free website at Webs.com