K.F. Apolonia Fier

Tradita e futbollit shqiptar

Klubi Futbollistik Apolonia eshte nje klub shqipetar i qytetit te Fierit. Apolonia eshte krijuar ne vitin 1925 me emrin KS Apollonia si nje klub shume-sportesh. Emri i skuadres vjen nga rrenojat e qytetit te lashte Apollonia, vendin e te cilit sot e ze qyteti i Fierit. Nga rrenojat e Apollonise vjen dhe stema e skuadres (shihni foton). KS Apollonia debutoi ne Superlige ne vitin 1945. Ne vitin 1992 skuadra ndryshoi emrin ne KS Apolonia dhe me vone futbolli u nda nga pjesa tjeter e klubit shume sportesh nen drejtimin e presidentit Koco Kokedhima dhe tani mban emrin KF Apolonia Fier.

Arritja me e madhe e KF Apolonia eshte fitimi i Kupes se Shqiperise ne vitin 1998. Pervec ketij trofeu KF Apolonia ka fituar edhe 4 here Kategorine e Pare. Gjithashtu skuadra ka marre pjese dy here ne kupat e Europes. Ne sezonin 1989/90, Apolonia u mund ne raundin e pare ne Kupen UEFA nga AJ Auxerre (France) me rezultatet 0-3 dhe 0-5. Ne 1998/99 pas fitimit te Kupes se Shqiperise, Apolonia mori pjese ne Kupen e Kupave ku ne raundin e pare u eleminua nga KRC Genk me rezultatet 1-5 dhe 0-4.

Ne sezonin 2006/07 Apolonia zbriti ne Kategorine e Pare. Ne sezonin 2007/08 ekipi fierak u rendit i dyti ne kete Kategori duke fituar te drejten te ngjitet perseri ne Superlige.

KF Apolonia i luan ndeshjet ne stadiumin "Loni Papuciu". Ky eshte nje stadium shume sportesh me kapacitet prej 6,000 vendesh. Megjithate shume here ky stadium ka mbajtur me shume se 10,000 tifoze fierake.

Create a free website at Webs.com