HAIK ALBANIAN
Nė kėtė numėr:
- Ese Rruga e vėshtirė e Haikut nga Milianov Kallupi fq. 3 6
- Ese Reflektime mbi Haikun shqiptar nga fatmir Minguli fq. 7-10
POETĖ SHQIPTAR TĖ HAIKUT
Poet i radhės: Muharrem Gazioni fq. 11 16
- Sazan Goliku fq. 17 19
- Ejup Idrizi fq. 20 22
- Leidi Shqiponja fq. 23 26
- Ymer Nurka fq. 27 30
POETĖ BALLKANIK TE HAIKUT
Poete e radhės: Bllaga Dimitrova Bullgari fq. 31 34
Pėrktheu: Agim Vinca
- Vaso Papapavlu - Greqi fq. 35 - 36
Pėrktheu: Elda Ēoku
- Zoran Doderoviē - Serbi fq. 37 - 38
Pėrktheu: Elda Ēoku
POETĖ EVROPIAN TE HAIKUT
Poet i radhės: Vladimir Devide Kroaci fq. 39 41
Pėrktheu: Sabit Idrizi
- Eduardo Moga Spanjė fq. 42 43
- Poetė italian tė Haikut fq. 44 49
Pėrktheu: Etleva Agalliu
POETĖ BOTĖRORĖ TĖ HAIKUT
Poet i radhės: Richard Wright SH. B. A fq. 50 52
Pėrktheu: Pėllumb Kllogjeri
- Poetė amerikane tė Haikut fq. 53 56
Pėrktheu: Jorma Maria Loci
Shėnime pėr librat:
- Atje ku Velebit vjen nėpėrmjet pėrjetimeve tė thella - nga Milianov Kallupi fq. 57 -61
- Nėpėr monopatet e Velebitit me Haiku nga Fatmir Minguli fq. 62 - 68
MILIANOV KALLUPI
President i Haik Klubit Shqiptar
RRUGA E VĖSHTIRĖ E HAIKUT
(ese)
1. E vėshtirė pėr ta pranuar
Nė sofrėn poetike shqiptare ka ca kohė qė ka bujtur njė mik i ri. Ka bėrė rrugė tė gjatė pėr tė mbėrritur gjer kėtu. Ka ardhur nga Japonia e largėt e fantastike. Pak i vonuar, pak i lodhur, por jo i dėshpėruar. Apo ska edhe njė emėr tė bukur e tė veēantė: HAIKU... Qė tingėllon ėmbėl e qartė si njė valėzim valėsh e pėshpėritje gjethesh, shushurimė burimi e flladim barėrash, pėrplasje flatrash e bashkėbisedim resh...
Vjen trupvogėl, por i fuqishėm, me njė zemėr qė i rreh qysh para 500 vjetėsh, me njė fytyrė tė praruar e gjithė dritė dhe me njė zė tė magjishėm. Vjen e i shtohet sofrės sonė poetike, qė ėshtė aq brilante dhe e larmishme, qė ėshtė aq e ndjeshme dhe shpresėndjellėse.
Por, ēudi!... Jo tė gjithė e shohin me sy miradie. Sikur u ha bukėn. Madje disa, me kokėfortėsinė e tyre, si hapin as vend. Tė tjerė, me mentalitet mesjetar, e mohojnė. Sje ti pėr ne, i thonė, je fjalėpak e kostumi qė ke veshur sngjan me tonin. E ēnuk i bashkangjitin, e ēnuk e pėrgojojnė. I thonė: Sflet si ne, skėndon si ne. I ke kėmbėt e shkurtra, gojėn e vogėl, zemrėn e ngushtė. Ti sje pėr qiell, pėr hapėsira. Vėshtrimi yt ėshtė i shkurtėr. Ti sheh deri te bregu, te pisha, te zogu, te flatra e pilivesės, te petalja e luleqershisė, te syri i peshkut, te frymėmarrja e kallamave... Ti je... E di ēje ti? Je njė sėmundje. Sėmundje e keqe. Sėmundje ngjitėse. Mikrobi yt ėshtė aq i rrezikshėm dhe po na futet nė ēdo qelizė. Po kthehet nė epidemi. Ej, nė epidemi!
Por haiku, duke mos qenė i pagojė, me modesti flet. Dhe flet bukur, hijshėm, flet shqip e shqiptarēe, nxjerr tinguj, muzikė e mjaltė nga goja. Mjaft e dėgjojnė me kureshtje e drithėrima. E duan. E pranojnė. E mbajnė afėr si njė gjė tė shtrenjtė. E ridėgjojnė. Dhe fort bukur kėnaqen, emocionohen, mendohen e nė kokė u vėrtiten me qindra imazhe, peizazhe, visore. Nga mė tė bukurat. Nga mė fantastiket. Nga mė tė papėrsėritshmet. Nga mė gjurmėlėnėset. I vėrtitet njė botė e tėrė. Shpirti u qetėsohet, u zbukurohet, u mrekullohet.
Hė, a sėshtė pėr ta pranuar kėtė mik tė ri, haikun me tri flatra vargjesh? Haikun qė sbėn histori, qė sėshtė fjalėkryq apo aforizėm, por duke qenė i kėtushėm dhe i tanishėm, bėhet e mbetet mik i kudondodhshėm, i thjeshtė dhe i natyrshėm, njė mik bashkėkohor, klasikomodern, njė mik i dashur e i pėrjetshėm.
2. Jo i pamundshėm pėr ta shkruar...
Jo kushdo i afrohet atij. Ka poetė qė mundohen ti afrohen e haiku largohet. Jo se ai nuk do. Por ai vetvetiu ėshtė larg teje dhe, sado tė pėrpiqesh, se arrin dot. Ai nuk psalton nė kishėn e shpirtit tėnd. Ai nuk gjen asgjė tė ngjashme me ty. Ai nė njė farė mėnyre ėshtė kryeneē, jo se e dėshiron njė gjė tė tillė, por pa dashje ia dikton ti me kėmbėnguljen tėnde pėr tiu afruar.
Jo tė gjithė poetėt janė prerė pėr ta trysur brumin e tij. Ata mundohen e pa kuptuar bėjnė bukė tė tharėt, tė idhėt. E kujt i hyn nė punė? As vetė poetėve. As tė tjerėve.
Haiku, si vetė poezia, ėshtė si njė mushkė xanxare, qė jo kushdo mund ti hipė. Ajo hedh shqelma e tė vret. Duhet tė dish ta bėsh pėr vete. Ta pėrkėdhelėsh. Ti ujdisėsh tri fjalė tė ėmbla e tė mira e ta miklosh. Ja si ėshtė kjo mushkė xanxare.
Por jo e pamundur pėr ta shkruar. Ka poetė qė e afrojnė atė dhe ai u afrohet atyre. Njohin mirė ndėrtimin e tij, kėrkesat e huqet, kanė njė shpirt me tė.
Shumė pegasė librash me haiku kanė fluturuar nė qiellin e dėshirave tė lexuesve. Dhe janė mahnitur e magjepsur nga bukuria llahtarisėse e tyre. Dhe mė ėndje kanė pritur pegasė tė tjerė tė bardhė, qė tė fluturojnė...
3. Jo i lehtė pėr ta kuptuar
Haiku nė asnjė rast sbėhet pronė e njė kalimtari tė rėndomtė, as e njerėzve me deficite mendore e intelektuale, as e mediokėrve dhe e semidoksėve. Dhe janė kėta tė pakuptueshmit qė edhe se duan.
Aq mė mirė pėr tė.
Haiku, pėrnjėherėsh, si njė brilant ylberor, bėhet pronė e njėrėzve me kualitete tė larta mendore, me kulturė tė gjėrė, tė pėrgjithshme dhe poetike. E njerėzve qė e duan me pasion artin, letėrsinė, poezinė dhe sakrifikojnė kohėn pėr ta. E njerėzve qė hedhin pas shpine hijet e dyshimeve dhe ligėsive e qė ngopen me atė qė ėshtė e bukur, elegante, marramendėse, e rrallė dhe e pazėvendėsueshme.
Kėta janė miqtė e poetėve fisnikė te haikut. Kėta janė miqtė e haikuve tė poetėve kryelartė. Tė shumtė sjanė, por ne gjejmė ngushėllim, se na lexojnė e na kuptojnė vetėm ata qė dinė e qė duan me zemėr tė lexojnė e tė na kuptojnė sinqerisht.
Eh, sa e vėshtirė qenka kjo rrugė e HAIKUT!
FATMIR MINGULI
REFLEKSIONE MBI HAIKUN SHQIPTAR
( ese)
Haiku ėshtė forma poetike mė e shkurtėr nė botė, e pėrbėrė nga tre rreshta dhe 5,7,5 rrokje pėr secilin rresht. Zanafilla e poezisė haiku ėshtė forma tanka, qė e ka lindjen e vet nė Japoni nė vitin 760. Tanka si burim i vėrtetė i haikut i ka rrėnjėt nė nomatisjet dhe kėngėt qė u kushtoheshin hyjnive. Gjithashtu u referohet stinėve tė vitit dhe elementėve tė natyrės, tė gjitha kėto tė lidhura me kultin e hershėn animist Shinto.
Nė historinė e zhvillimit tė poezisė sė haikut rėndėsi paraqet ndikimi i ndėrsjellė i poetėve japunezė, si Basho me poetėt klasikė kinezė Li Bo, Du Fu. etj. Te kinezėt i rėndėsishėm ėshtė poeti i madh ĒuangCe, qė e ngriti haikun nė rangun e njė forme tė artit absolut. I ndikuar nga teoria Zen, ai ėshtė poetudhėtar, endacak dhe mėsues me shumė nxėnės.
Nė kohėt e mėvona (16001863), Japonia nxori Macuio Basho, Josa Buson dhe Kobajashi Isa. Historia e haikut ėshtė histori lėvizėse dhe nė zhvillim.
Pėrse na pėlqen haiku?
Pa dyshim pėr shkak tė kėnaqėsisė qė na jep, diēka midis mrekullimit dhe misterit. Aq kohė sa duhet pėr tė marrė frymė ( sipas rregullit, njė haiku nuk duhet tė jetė mė i gjatė se njė frymėmarrje), poema pėrputhet menjėherė me intimitetin tonė tė saktė, duke shkaktuar njė nga tronditjet mė tė thella.
Haikuistėt thonė pėr kėtė lloj poezie se ėshtė njė ngazėllim i beftė tek e padukshmja. Te poezia haiku gjejmė drithėrimėn tinėzare, thjeshtėsinė mjeshtėrore dhe ēeljen spontane tė lules sė kuptimit.
Haiku ėshtė shumė i gjėrė. Ai lėviz qė nga xixėllonja deri te kometa, qė nga kokrra e orizit deri te Galaktika, duke krijuar njė solidaritet universal tė botės sė gjallė, pavarėsisht se ka vuajtje, pavarėsisht se ka vdekje.
Kėsisoj thėnia e lashtė japoneze se poezia ka lindur qė kur Qielli u nda prej Tokės, i takon plotėsisht poezisė sė haikut, ku Qielli ėshtė i largėti dhe i panjohuri.
Viti 1868 shėnon lidhjen e poetėve tė Perėndimit mė haikun. Ezra Paund, poet amerikan avanguardist, qe i pari qė ushtroi haikun nė poezinė e tij. Dhe nuk qe i vetėm. U pasua nga tė mėdhenj tė tjerė tė poezisė botėrore, si: Paul Eluard, Jack Kerouac, Giuseppe Ungaretti, Jorgos Seferis etj. Dhe pėrsėri haiku pėrhapet. Ēdo vit qė kalon sjell prurje tė reja, tė shumėformėshme tė poezisė haik. Nė Evropė, si kudo nė botė, sot ka me dhjetėra autorė tė njohur tė poezisė haik. Kėta autorė qė janė poetė tė mirėnjohur me vepra tė ndryshme kalojnė edhe nė formėn shumėshprehėse tė haikut, duke shfaqur mė mirė botėn e tyre tė ndjeshme dhe delikate, mendimet e magazinuara nė pėrvojėn e tyre.
Fakt ėshtė qė edhe nė Shqipėri, nė trojet shqiptare e nė Diasporė ai gjeti njė fole tė ngrohtė, tė rrethuar me pemė tė gjelbėrta e me zogj kėngėtarė, me lule fushe e mali, me ujėra qė rrjedhin kodrave, me lumenj qė qėndisin tokėn shqiptare. Mbas viteve 90 nė gazetėn Drita herė pas here shfaqeshin poezi haiku, tė shkruara o nga Milianov Kallupi, a nga ndonjė poet tjetėr. Shumė lexues i kanė anashkaluar, por nė njė lexim serioz gjen aroma tė reja poetike, ndryshe nga poezitė e tjera klasike, moderne apo eksperimentale.
Botimi i parė qė shėnoi themelin e ngritjes sė godinės sė haikut ėshtė libri i poetit Betim Muēo Hiroshima jasht meje si dhe ai i studiuesit Moikom Zeqo Tercinat e pasvdekjes sė Dantes japonez.
Me iniciativėn poetike tė Milianov Kallupit foleja mikpritėse e haikut ėshtė kthyer nė njė shtėpi tė madhe ku ligjėrojnė poetė tė shumtė tė haikut. I pari ėshtė Milianov Kallupi dhe e shoqėrojnė Nasho Jorgaqi, Konstandin Dhamo, Shuaip Garuci, Rakip Zhguni, Nexhip Ejupi, Mihal Disho, Mariana Meta, Kujtim Agalliu, Iliriana Sulkuqi, Flamur Luta, Ferit Rama, Elisabeta Tafa, Ahmet Mehmeti, Qazim Shemaj, Xhevahir Spahiu, Petraq Risto, Anton Papleka, Pandeli Koēi, Lumo Kolleshi, Gjon Neēaj, Jorma Maria Loci, Lida Lazaj, Leidi Shqiponja, Dije Hoxha, brikenė Ceraja, Ejup Idrizi, Kujtime Kica, Riza Haziri, Eqerem Canaj, etj. Viti 2000 shėnon botimin e librit tė parė me haiku,Krizantemat e shiut nga Milianov Kallupi. Mbas tij janė botuar dhjetėra libra me haiku nga autorė tė ndryshėm. Ėshtė krijuar HaikKlubi Shqiptar me qendėr nė Elbasan dhe me president z. Milianov Kallupi. Veprimtaritė e larmishme kombėtare dhe ndėrkombėtare janė aq tė vazhdueshme, sa do ti kishte zili ēdo qendėrzim poetėsh jo tė haikut. Ky klub boton revistėn e specializuar Haiku.
Ndryshe nga grupimet e shkrimtarėve nė Tiranė apo nė rrethet e tjera, grupimi i shkrimtarėve dhe poetėve nė HaikKlubin Shqiptar ka ngjyra ndėrkombėtare. Ėshtė i regjistruar nė organizatėn qendrore nė Japoni, ka marrėdhėnie me klube simotra tė Haikut nė Ballkan e nė Evropė dhe merr pjesė me botime nė revistėn ndėrkombėtare Haiku Internacionale nė revista tė tjera evropiane si Albatros, Mravka, Karolina Rijeēka etj.
Nė kundėrshtim me amullinė e kudondodhur dhe nė mospėrputhje totale me dembelizmin e kafeneve, poetėt e haikut janė nė kėrkim tė vazhdueshėm. Amen!
Fakti qė sot lexuesit shqiptarė kanė antologji tė haikut japonez, antologji tė haikut grek, gjerman dhe libra me haiku tė autorėve tė huaj, dėshmon pėr virtualitetin e poezisė haiku.
Njė popullaritet tė veēantė zėnė sot midis poetėve shqiptarė, poeti grek Kristo Tumanidhis dhe poeti kroat Tomislav Marijan Bilosniē, tė cilėt me librat e tyre haiku janė burim mėsimdhėnės nė teorinė plot sekrete tė haikut.
Nuk ėshtė e thjeshtė niciativa e njė poeti, por ėshtė magjia qė posedon haiku. Por deri tani poetėt shqiptarė kanė paraqitur vetėm majėn e aisbergut. Ja si thotė poeti durrsak, Perikli Jorgoni, pėr tė ardhmen e krijimtarisė sė poetėve haiku nė Shqipėri: Shpirti dhe thėngjijtė qė u janė ndezur pėrbrenda gjakut tė poetėve tanė tė njė vendi mesdhetar, qė laget nga deti Adriatik dhe deti Jon, do tė na japin nė tė ardhmen xixėllima akoma mė tė bukura poetike, duke synuar gjithnjė pėrkryerjen.
POETĖ SHQIPTARĖ TĖ HAIKUT
Poet i radhės:
MUHARREM GAZIONI
***
Moj Bukuroshe e Durrėsit!
Nė shekuj fjete...
U zgjove tani.
***
Mbrėmje prilli.
Hėna dhe shelgu
pėrqafohen nė pellg...
***
Nė lule shpėrndarė
ngado spektri i ylberit.
Eh, ēlarushi !
***
Po ikėn vjeshta.
Ēti bėj pemės sė zhveshur
qė ka tė ftohtė?
***
Ja, erdhi dimri.
Pleqėrinė e thellė
e ndiej mė therėse.
***
Shih. dallėndyshet
po fluturojnė ulėt.
Bėj gati ēadrėn..
***
Gjethet po bien.
tė zverdhura, ngadalė
rit i pėrjetshėm.
***
Ēmenduri dimėrore.
Kėrcasin idhtas degėt,
grushtohen dallgėt.
***
Udhė dimri.
Pėrpara mė dalin
degė cullake.
***
Guriēka nė breglumė.
Mori
me smeralde.
***
Mė shikon hardhuca
me sy tė qelqtė:
A rrohet mė keq?
***
Mėngjes vere.
Milingonat i vargohen
udhės sė grurit.
***..
Vjeshtė e tretė.
Dysheku i gjetheve
pret jorganin e bardhė.
***
Hap dritaren.
Sakaq iku
ylli qė trokiti.
***
Akacie degėzhveshur.
Foletė qė i rreh era
ku i kanė tė zotėt?
***
Nė gjoks tė reve
flenė
vetėtimat.
***
Kuis era...
Nė zgėrbonjė
drithmon ketri.
***
Dallgė tė pagjuma..
Afshe shpirti
pėrplasen nė breg.
***
Flladi pranveror
dehu burbuqet,
u dha krahė bletėve.
***
Qilimat e stinėve
Vras mendjen:
cilin tė zgjedh?
***
Mos i shuani
fenerėt e xixėllonjave!
Si ta gjejmė rrugėn?
***
Hurma gjethezhveshura.
Frutat varen
si lampadarė.
***
Pas bukurezash...
Edhe pse plak,
ndihem fėmijė.
***
Korbi zėējerrė
krenohet mbi lis:
Jam kėngėtar!
***
Bruca e borės
mbuloi gjithēka.
Plehrat nėn tė.
***
Vendlindjadjepi
ku ulen
zogjtė e kujtimeve...
***
Edhe sot,
pa e kthyer kokėn prapa,
iku dita.
***
Melodi degėzash
tė bukura, hyjnore.
Ku dirigjenti?
***
Zogjtė, tė dehur dashurie,
nė pyllin e gjelbėruar...
Ēkor madhėshtor!
***
Ēmrekulli ėshtė kėtu!
Qielli blu dhe deti,
si dhe tė tutė sy.
SAZAN GOLIKU
***
Korb, o korb!
Jam pėllumb, mė tha,
brengat mė kanė nxirė.
***
Pema e tharė
mbushur me korba -
lulėzim i vdekjes.
***
Sqepi i korbit
ēukit gjarprin e ngordhur
dhe gjarpri... u ringjall.
***
Korbi i ri kėndoi...
Zėri i doli bilbilēe,
korbat e tjerė e shqyen.
***
Shqiponja nė qiell,
korbi ha krimba nė arė,
vezėt i ha gjarpri.
***
Vetėm mbi borė
korbat e gėrricin qartė
historinė e tyre.
***
Me pendėn e korbit
preka katėr horizontet
dhe natė - gjithkund.
***
E pyetėn korbin:
Kush ėshtė mė i bukuri nė botė?
Ai tregoi fėmijėt e vet.
***
Krrakrra! O korb,
sa duhet tė paguaj,
tė pushosh kėngėn?
***
O korb, tė dua!
Edhe ti tė na duhesh,
ani pse je korb.
***
Krrakrra! Pa kėtė kėngė
bota do tė humbte diēka.
Natyra stė fal.
***
Glasat e korbit
nuk janė mė pak ushqyese
se ato tė pulės.
EJUP IDRIZI (Mitrovicė)
Zemėr guri.
Pesha e bjeshkėve
mbi muret e saj.
***
Dashuria pėr ty,
Unazė Saturni
pėrreth zemre.
***
Mesnatė.
Pėrmes dritaresh
hėna pėrvidhet si perri.
***
Nė degėn e qershisė,
pranė dritares,
ngutet tė kėndojė kumria.
***
Ngutja pėr tu ngjitur lart,
pa pėrfillur pengesat,
Therrė murrizi nė kėmbė.
***
Kėnga e zogut tė natės
mė lemerit.
Diell, ku je?
***
Dėgjoni?
Pranė gardhit tė arės sonė
kuēedra po jep shpirt.
***
Mė se dymijė vjet pritje.
Dallėndyshet,
lajmėtaret e para tė pranverės.
***
Hamall, zotėri!
Heshtje.
Muri dėgjon rėnkimet.
***
Sonte mos mu afro.
Jam akull i ftohtė.
Natė Arktiku.
***
Nė sytė e tu
shoh liqenin e mjellmave:
kurorė lulesh pranverore.
***
Nė sytė e tu, liqen,
shuajnė etjen
shpendėt shtegtarė.
***
Livadh i kositur.
Lulet rėnkojnė nė heshtje.
Pikla shelgu lotues.
LEIDI SHQIPONJA
Njė vajzė e bukur
Po ecėn nė rrugė.
Dielli u bė mė i purpurt.
***
E vetmuar,
Sdi mendimin ku ta humb.
Njė pilivesė mė ulet nė gjunjė.
***
Ca re po zihen
E nga inati po qajnė.
E kush mund ti ndajė?
***
Kur ike ti,
Rrėnojat nė shpirt
Ma gjakosėn trupin.
***
Mė digjen kockat.
Me hirin e tyre
Shkruaj dhembjen time.
***
Mbi degėt e shelgjeve
Lotėt e pendesės
Kanė varur kokėn.
***
Era mbledh petale.
Lypėses buzė rruge
I vesh fustanin.
***
Rrezja e diellit
Zgjati krahėt mbi liqen.
Zambakėt zunė tė kėrcejnė.
***
Cunam mbi oqean.
Uji i tij me rėnkima
Qėndron nė sytė e mi.
***
Gjethe tė thara
Fėshfėrijnė nėpėr degė.
Shpirtra tė ikur rrėqethen.
***
I ftohtė pranvere.
Loti i njė luleje
Ngrin brenda meje.
***
Retė e trazuara
Drurėt i djegin me rrufe.
Thika e helmit hyn tek unė.
***
Mė qėlluan.
Trupi mė lėngon
Si trung i tharė.
***
Mbi detin blu
Perėndim ngjyrė flake.
Pulėbardhat venė merak.
***
Mėngjes i bardhė.
Erėmon jetė
Dhe nga njė degė e tharė.
***
Njė zog ēalon.
Dhimbja e tij therėse
Klith pėrjetė tek unė.
***
Qajnė zogjtė.
Qielli ėshtė ēmendur.
Po e mbyt tokėn.
***
Mesditė dimri.
Shtėpia mu mbush me lule
Nga njė kėngė zogu.
***
Kafe e hidhur.
Demonė tė zinj hungėrijnė
Pėrpara meje.
YMER NURKA
Kėsaj mbrėmjeje maji
Dielli qenka shkėrmoqur
Nė xixėllonja.
***
Koha pėr Ty
Muzg apo ag,
O sy i verbėr?
***
Ske faj, pėllumbi im,
Qė fjalėt sti kuptojnė.
Guit!
***
Kushedi ēborxhe lan.
Punėtor i palodhur
Dielli.
***
Nė kėtė ag vjeshtak
e kush nuk u lag nga vesa?
Oh, lot i zogjve shtegtarė!
***
Koha e mekur
Vėshtron zvarritjen
E kėrmillit.
***
Ujku ulėrin,
Nata nė gjumė pėshpėrit:
Hesht, ēamarok!
***
Plaga rrjedh gjak.
Nga sqepi i zogut ēukitur.
Kokėrr qershie.
***
Njė kokėrr breshėr bie.
Vetėm flutura kėlthet:
Copėz meteori.
***
Dhe fruti i pjeshkės
Kullon lėng, tek vėshtron
Dy buzėt e arrira.
***
Sa shumė cicėrima tė gėzuara!
Zogjtė paskan dhėnė
Provimin e vjeshtės.
***
Kush mund tė orientonte
Trafikun e lakuriqėve tė natės,
Veē bilbilit tė bulkthit?
***
Mesazhe paqeje
Shkėmben ēerri i vogėl
Me njė gjarpėrushe.
***
O Zot, sa shumė
Gjėmojnė retė!
Trembin thatėsirėn.
***
Pėr folenė qan
Dallėndyshja.
Shtėpia ime e shembur.
***
Simfoni shiu mbi xhama:
Ekran qė shfaq njė lojė tė vjetėr
me kama.
***
Llamarinat mbi ēati
Diē kėndojnė kinezēe
Kėtė natė me shi.
***
Kėtė dimėr
Pema cullake tė bėn karshi.
Zonjė qė ėndėrron tė zhvishesh.
***
Bora mbuloi dhenė.
Kėngėt e zogjve
Mbetėn pėrgjysmė.
POETĖ BALLKANIKĖ TĖ HAIKUT
Poet i radhės:
BLAGA DIMITROVA
Blaga Dimitrova ėshtė njėra nga poetet mė tė njohura bullgare. Kritika letrare e ka quajtur mbretėresha e poezisė bashkėkohore bullgare. Ka filluar tė botojė qė nė vitin 1938 dhe ėshtė autore e rreth 50 veprave nė poezi, prozė, esse, publicistikė etj. Ka qenė doktore e shkencave, pėrkthyese e Iliadės sė Homerit nė bullgarisht.
Poezitė e saj janė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės. Ėshtė laureate e shumė ēmimeve letrare.
Nė verė tė vitit 1999, nė kohėn kur lufta nė Kosovė kishte hyrė nė fazėn e saj finale, botoi librin me titull Ballkaniadaada (ada nė gjuhėn bullgare do tė thorė ferr, sketėrrė), i cili ėshtė i pėrkthyer nga origjinali bullgarisht.
Po shkėpusim disa nga haikutė e saj, qė mė tepėr anojnė nga tercinat.
KRYQ BALLKANIK
Vend kryqėzimeshmallkimesh
i vetėmbėrthyer nė kryq
mes paradoksesh.
PENGJE
Ne jemi pengje
tė hijeve tė sė kaluarės
qė ecin drejt mjegullive tė sė ardhmes.
SHARTIM
Pema shartohet
degė mė degė.
Dhembja fjalė pas fjale.
PAS FESTĖS
Edhe kremtja mė madhėshtore
e Lirisė
sjell ditėpune tė mėrzitshme.
SHPIRT I REBELUAR
Unė vetė i zgjodha pėr inat
udhėkryqet e vetmuara
dhe horizontet e pafat.
KUR?
Nė mbarim tė mijėvjeēarit,
si nė mbarim tė ditės,
prapė po ngryset. Kur do tė agojė?
NOSTALGJIKE
Macja lahet nė prag tė shtėpisė.
Njė mik i rrallė do tė vijė nga larg.
Vatėr e bekuar, ku tė kam?
PATJETĖR
Nė Kosovė ngado qė tė shkosh
kryq e tėrthor,
do tė gjesh varre e eshtra pa nishan.
PRANVERĖ NĖ KOSOVĖ
Nė Kosovė ēirren mėllenjat,
kėndojnė bilbilat, cicėrojnė harabelat.
Mes tyre ska spastrim etnik.
SALUTIM MIJĖVJEĒARIT TĖ RI
Pavijone horizontesh.
Kube kristali gjer nė re.
Luks pompoz. Bomba. Ave.
MBI HUMNERĖ
Pezull majmuni me bisht nė degė.
Pezull i varuri me lak nė fyt.
Pezull dhe unė me peshėn e fjalės.
LUANI BALLKANIK
Nė kėtė gadishull gjysmak
ti je gjysmėpeshk, gjysmakrep,
po krekosesh si tė ishe luan e gjysmė.
TĖ PASHPĖTUARIT
Kur thika na arrin nė asht,
nga tė tjerėt kėrkojmė shpėtim.
Po kush do tė na shpėtojė nga vetja, vallė?
URA E FUNDIT NĖ BALLKAN
Ranė tė gjitha urat. Tym e thėrrime.
Ka mbetur vetėm njė e vetme e pathyeshme
ura qė ēon nė botėn e pėrtejme.
NJIHE VETVETEN
Ti je i pashoq, Homo Ballkanikusi im!
Jashtėkohor e mbinjerėzor,
i gatshėm dhe veten ta mohosh.
Pėrktheu: Agim VINCA
VASO PAPAPAVLU (Greqi)
Palltoja e vjetėr
lufton tė ftohtin
ēdo dimėr.
***
Nė limanin e vogėl
taverna piktoreske.
Erė peshku.
***
Nė thumb bie
rrezja e diellit
dhe bėhet dritė.
***
Nga dorė e keqe
humbi jetėn e saj
lulja e vogėl.
***
Valėt e bardha
nė fluturimin e pulėbardhave
humbėn.
***
Lot lotojnė
nėn shi gjethet
tė vogla plagėt.
***
E qeshura
e diellit tė pranverės
brenda nė dhomėn time.
***
Pullagjeli
nė krahėt e borės
vdes ngadalė.
***
Dimėr i egėr.
I mungon dashuria.
Si tė ngrohet?
Pėrktheu: Elda ĒOKU
ZORAN DADEROVIĒ ( Serbi)
Ēikore e verdhė,
nė hisllat e reja
ngrije kokėn...
***
Aroma lulesh,
mbusheni dhomėn bosh.
Ditėlindje e nėnės.
***
Mace e kujdesshme
nė ēdo hap tė saj mat
thellėsinė e borės.
***
Rėrė e shkėlqyeshme,
kujtim nga lumi,
nė kėpucėt e mia.
***
Tabela e vjetėr,
e zhytur nė rėrė,
tregon pėr nga qielli.
***
Shi vere...
Spėrkatėsi i harruar
barin ujit.
***
Fėmija te lumi
mbledh gjembaēė
nė pantallonat e tij.
***
Vjeshtė nė park.
Gjethet e rėna
shoqėrojnė kalimtarėt.
***
U tremb macja.
Era nėn kėmbėt e saj
e vodhi gjethen.
***
Vė nė stufė
drutė e fundit
dhe i lutem Zotit.
Pėrktheu: Elda ĒOKU
POETĖ EVROPIANĖ TĖ HAIKUT
Poet i radhės:
VLADIMIR DEVIDĖ ( Kroaci)
***
Nga gjithėsia e pafund
drejt e nė kurth
flutura e bardhė.
***
Mollė tė mira
pėr nipin
nga gjyshja fatlume.
***
Korb i zi dhe
ēafka e bardhė
afėr njėritjetrit.
***
Nė ēdo sy
fėmije dy sy
qeni.
***
Duke kaluar pranė
diskut tė Hėnės,
retė udhėtojnė mė shpejt.
***
Liqen i qetė,
bretkoca kėrcen nė hėnė
dhe e thėrmon tė tėrėn.
***
Dy kryqa tė drunjtė.
Njė javė pas burrit
vdiq gruaja.
***
Nė Ditėn e tė Vdekurve
shtigjet e varrezave
gumėzhijnė nga tė gjallėt.
***
Mali del
nga mjegulla.
Trungjet e pishave nga mali.
***
Nė derėn blu
hardhuca e gjelbėr rrėshqet
nėpėr gurė tė bardhė.
***
Bri kanalit
njė letėr dashurie
e hedhur, e lagur-
***
Pėllumbat formėsojnė
kambanaren e rrėnuar,
duke kėrkuar ēerdhet e tyre.
***
Dubrovnik.
Minutat e bombardimit
shlyejnė shekuj.
***
Njė plak, njė plakė,
ia fshijnė lotėt njėritjetrit
pėrpara shtėpisė sė rrėnuar.
***
Nė fshatin e djegur
qeni bredhės i plagosur,
u merr erė eshtrave tė karbonizuara.
Pėrktheu nga kroatishtja: Sabit IDRIZI
EDUARDO MOGA (Spanjė)
Eduardo Moga Barcelonė, 1962 ėshtė diplomuar nė Drejtėsi dhe Filologji spanjolle nė Universitetin e Barcelonės. Ka botuar vėllimet poetike: Engjėlli i vdekshėm (Barcelonė, botimet e Serbalit, 1994), Drita dėgjoi (ēmimi Adonais 1995, Madrid, Rialp 1996), Quka nė shikim (Barcelonė DVD, 1998), Zemra, asgjėja (Madrid, Bartleby, 1999), Zjarr i njėzėshėm nė botim dygjuhėsh, spanjishtportugalisht (Lisbonė, tema, 1999), Mali i ēarė ( Vitoria, Basaral, 2002), Orėt dhe buzėt ( Barcelonė, DVD, 2003)
Ėshtė pėrfshirė nė shumė antologji, si: Poetė europianė (Romė, Qendra italiane Art dhe Kulturė, 1998), Tetėmbėdhjetė poetė spanjollė tė fundit tė mileniumit (Karakas, Pequena Venecia, 2000) etj, etj.
Nė muajin maj 2007 mori pjesė nė Festivalin Ndėrkombėtar POETEKA, nė Durrės.
HAIKUT E TRENIT
Njė qen i kaltėr,
njė vogėlush qė kolovitet.
Kalojnė, ikin.
***
Drita e trenit.
Drita e cigares.
Natė e mbyllur.
***
Hėnė pa mbarim
mbi skajin fundor
tė stacionit.
***
Pinoēeti i lirė,
lexoj mbi njė titull.
Trishtim dhe terr.
***
Ēhabi: njė njeri
lexon, ndėrsa merr rrugė
njė poemth.
***
Studenti
qė dremit nuk ka pėrdorur
kurrė krėhėrin.
***
Njė cigare.
Rruga nuhat diellin
dhe njė ngadalėsirė.
Pėrktheu nga spanjishtja: Ahmet MEHMETI
POETĖ ITALIANĖ TĖ HAIKUT
Historia e haikut italian
Rreth 20 vjet mė parė isha nė Itali si Ambasador i Japonisė. Mė dukej e rėndėsishme tė prezantoja nė vendin e lindjes sė Dantes e Virgjilit njė formė poetike japoneze: haikun.
Nė Itali ekziston soneti, kėshtu qė mendova qė italianėt kishin mundėsi tė kuptonim njė poezi kaq tė shkurtėr.
Fillova duke kėrkuar tė prezantoj haikun nė gazetat italiane, ndėrkohė mendova tė organizoj njė ēmim letrar. Kėrkova bashkėpunimin me drejtorin e asaj kohe tė Yal Kikuta Tikuji dhe drejtoreshės sė Qendrės Urasenike, Noyri Michiko, qė ishte edhe njė shoqe e afėrt. Vetė Michiko mė prezanton me shkrimtaren Carla Vasoi. Mė nė fund mė 1987 kemi realizuar edicionin e parė tė ēmimit. Reagimi i publikut ishte i befasueshėm, kėshtu qė vendosėm tė themelojmė Shoqatėn Kombėtare Miq tė Haikut. Deri mė sot ēmimi i Haikut nuk u ndėrpre mė. Kjo do tė thotė qė haiku ėshtė njė formė poetike e pranuar dhe e dashur nga italianėt, por ėshtė edhe rezultati i sponsorizimeve tė tre miqve qė kanė punuar sė bashku. Mbi tė gjitha ishin pėrpjekjet e Carla Vasoi dhe Noyiri Michiko qė aktiviteti nuk u ndėrpre nė gjithė kėto vite, kėshtu qė dėshiroj tė shpreh respektin tim tė thellė pėr punėn e tyre. Ka qė nė fillim tė shekullit tė kaluar qė poezia Haiku u shpėrnda nė tė gjithė botėn.
Haikutė e prezantuara nė kėtė pėrmbledhje janė ato tė ēmuarat nė 18 vjetėt e kaluara, tė pėrzgjedhura nga juria kryesore italiane. Ėshtė shumė interesante kur dallon qė midis autorėve janė prezantuar poetė italianė tė shquar, por edhe shumė tė rinj.
Nė Japoni shpesh pėrdoret si Shoqata dhe kundėrpozicioni i imagjinatės, por dua tė nėnvizoj qė tradicionalisht nė imagjinatėn e haikut shprehet mbi tė gjitha njė sintoni e thellė me natyrėn, jo pėr konceptim, por pėr imagjinatėn.
Uchida SONOO
Romė, 31 janar 2005
***
Tė shpėrndarė gjithandej
dėgjoj krrokamat
e korbit qė nuk duket.
ALESANDRO PETRI
***
Me miqtė
nėn ombrellė
shkoj tė bėj pashkėn.
ROSSANA LANNICCARI
***
Ėndėrroj shpesh
tė jem rrėnjė
e tė ngufos gjithēka
DONATELLA MEI
***
Dhomė me ngjyrė hije
pėr tė parė botėn
njė dritare.
***
Hėnė e kthjellėt,
kthesa mbi plazh
tėrheq dallgėt.
FABIA BINCI
***
E verdha nė jeshile,
e bardha nė flokėt e mi,
vjen vjeshta.
***
Drita e parė
me durim pikturon
tė gjitha ngjyrat.
MARIO MALPETTI
***
Nuk bėn zhurmė
frika e fshehtė
nė zemrat tona
GIACOMI SARDELLI
***
Livadhet e pafundme,
vdes njė petale e vogėl,
fluturon jeta.
ROBERTO ESPOSITO
***
Mbi ballkonin
midis qiellit e qytetit
kthehet freskia.
RITA BINI
***
Poshtė plepit
njė stol bosh,
bien gjethet.
ARNALDO BENATTI
***
Fluturon mbi gurė
njė fije kashte
sa gjinkalla.
MIRILI DEANDREA
***
Nė akrepat e orės
jeta ėshtė rezervuar,
mister i madh.
GULIA COSTANZI
***
Rrugė e mjegullt
mbas cepit gjej
njė mur tė mbyllur.
MOUSSIA FANTOLI
***
Yje nė errėsirė,
sorrė e nevrikosur.
Nata dridhet.
NUCCIA CAVALLINO
***
Erė mjeshtėrore
si njė gjarpėr rrėshqet
duke ēarė akullin.
ROSSELIA MASSERANO
***
Tundet dega
dhe shkurton pak
pritjen e gushėkuqit.
ANNA CATTANEO
***
Mollė e kalbur.
Nga galeria e saj
shfaqet vemja.
ENZO EMANUELE
***
Diell i zbehtė,
reja qė mbulon
sa i vogėl je.
ARMANDO ZACCARDINI
***
Gjethja bie,
mbas degės ngelet
njė qiell bosh
GIOVANNA CASTELLANO
***
I dorėzohen kohės
tė jetuara e tė braktisura
shtėpitė e vjetra.
ALICE BATTISTIOL
***
Si njė balonė
nga stina nė stinė
zemra mėrgon.
ALESSANDRA GAVA
***
Nė pellgun e ndenjur
vėshtroj ujin e nuk shoh
asnjė bretkocė.
FRANCESCO INTOPPA
***
Pa punė,
me pak lekė nė xhepa,
megjithatė ai fle.
GUSTAVO BACCARINI
***
Bie borė pareshtur,
ndėrsa shoh njė Van Gog,
ja vera.
ARNALDO BENATTI
Pėrktheu nga italishtja: Etleva AGALLIU
POETĖ BOTĖRORĖ TĖ HAIKUT
Poet i radhės:
RIĒHARD WRIGHT (SHBA)
***
Jam askushi.
Njė diell vjeshtor qė zhytet
mė ēoi nė emrin pėrtej.
***
Pėr ju, o zgalemė,
urdhėroj ujėrat e valėzuara
dhe kėtė qiell tė ngarkuar.
***
Vazhdo poshtė kėsaj pemėtoreje,
pastaj kthehu djathtas dhe do gjesh
njė pjeshkė qė lulėzon.
***
Fshiji retė tutje
dhe lėre kupėn qiellore blu,
ti vėrė njė emėr kėtij deti!
***
Unė jap lejė
pėr kėtė shi tė ngadalshėm pranvere,
tė njomė shtretėrit me manushaqe.
***
Ndiq degėt e pemėve,
kudo qė formojnė harqe
nėn diellin pėrvėlues.
***
O kėrmill, mbushe mendjen!
Ti je gjysmė brenda shtėpisė
dhe gjysmė jashtė.
***
O mace pushake,
mė fal pėr kėtė shi pranvere,
qė po tė shėmton keqas!
***
Nė njė shi mjegullor
njė flutur ėshtė duke kalėruar
nė bishtin e njė lope.
***
Glasa e zogut
shndėrrohet shpejt nė pudėr
nė asfaltin pėrvėlues.
***
Vathė verore
Bishta fshikullues tė njėzet lopėve
vėrtiten mbi mizat.
***
Hungėrima e egėrsuar e qenit
dėshton tė largojė njė mizė
nga kurrizi i tij i qerosur.
***
Nė mėngjeset dimėrore
qiririt i duken shenjat e zbehta
tė dhėmbėve tė minjve.
***
Me hundėn shpuese
njė qen lexon njė telegram
nė njė trung tė lagur peme.
***
Nė pellgjet me baltė
tė gjurmėve thundrake tė fermės
shndrijnė shenjat e pranverės.
***
Rrjetat e merimangave
ngjiten pas fytyrės sime me djersė
nė pemėt e pluhurosura.
Pėrktheu Pėllumb KLLOGJERI
POETĖ AMERIKAN TĖ HAIKUT
NICOLAS VIRGILIO
***
Zambaku:
jashtė ujit...
jashtė vetes.
***
Zheg pėrpara vranėsirės:
njė mizė prish qetėsinė
e dyqanit tė zbrazėt.
***
Po vjen vjeshta.
Tė lehurat e qenit
dobėsohen nėpėr erė.
***
Dėbora e parė.
Poshtė shkallėve tė qilarit
im atė thėrret.
***
Nata e Vitit te Ri.
Telefonit tė rrugės
varur receptori.
***
Muzikanti i verbėr
lekėmbledhėsen shtrirė pėrpara
mbledh njė flok dėbore.
***
Mbrėmje dimri
lė gjurmėt e tim eti.
Zhytem thellė nė dėborė.
JERRY KILBRIDE
***
Mjegull...
Vetėm pema dhe unė
nė stacionin e autobusit.
***
E ja tek kthehem nė shtėpi.
Mbi qelqen e derės
reflektimi im.
***
Kuti e vogėl nga Japonia.
Buzėqeshja e Buddhės prej allēini
prej tė ēarave tė kashtores.
***
Fluturat e ngjitura,
flokė dėbore
pėrjashtė dritares.
DAVID LLOYD
***
Natė e tejgjatė.
Vetėm njeriu prej bore
vėshtron yjet.
***
Pėrkulet trėndafili i egėr.
Pėrkulet edhe mė
prej bletės qė i rri pėrsipėr.
***
Mbi barin e thatė
dy flutura
dhe njė erė e marrė.
***
Pendė rosash
nė breg tė liqenit.
Qiej tė heshtur.
JACK KEROUAC
***
Vjen mbrėmja
vajza nė zyrė
tėrheq pakėz shallin.
ELIZABETH SCARLE LAMB
***
Albumi i vjetėr.
Se njoh befas veten
tė vogėl.
EVELYN LANG
***
Qiell i pėrkryer vere.
Njė laps blu
mungon nė kuti.
GERALDINE CLINTON LITTLE
***
Pasdite vere,
njė ēadėr plazhi
ku sshkon kush.
Materiali ėshtė shkėputur nga The Haiku Anthology, pėrmbledhur nga Cor van den Heuvel, njė poet i haikut dhe ish president i shoqatės sė haikut pėr Amerikėn.
Shqipėroi: Jorma Maria Loci.
FATMIR MINGULI
ese
Mbi dete, mbi re, maleve e pyjeve,
Pėrmbi kėneta, pėrmbi lugina vrik
Pėrtej diellit, pėrtej, gjer nė zenit,
E pėrtej sinorėve tė tė gjithė yjeve
Ti, shpirti im, lėviz me aq shkathtėsi.
Lartėsim Sharl Bodler
Tė njohėsh Velebitin, njė mal tė shenjtė nė Kroaci, nuk mjafton tė lexosh libra gjeografie, por as dhe libra tė historisė.
Patjetėr, kur mbaron sė lexuari librin poetik me haiku Velebit tė poetit Tomislav Marijan Bilosniē, do tė jesh i frymėzuar jo vetėm me bukuritė e natyrės, pra me pjesė tė gjeografisė, por dhe me historinė, religjionin, botanikėn, zoologjinė, mitologjinė e shumė e shumė anė tė tjera jetėsore.
Si ėshtė e mundur qė njė libėr me haiku tė japė kaq shumė informacion? Kjo ndodh mbasi poeti dhe intelektuali polidimensional Bilosniē ka zgjedhur ekuacionin pėrkatės pėr tė dhėnė maksimumin nė njė minimum tė mundshėm.
Mali
Maleve u kanė kėnduar pėr shekuj popuj tė ndryshėm dhe bashkė me ta poetė e prozatorė, kompozitorė dhe piktorė. Edhe fetarėt e ndryshėm u kanė thurur kulte religjioze maleve e majave tė tyre.
Si pika mė e lartė e afėrt me qiellin, ajo u shėrben tė gjithėve si pikė referimi dhe pelegrinazhi, i ēfarėdo lloji qoftė ai. Mali ka personifikuar Diellin dhe mali ėshtė parė si shkalla qė do tė tė ēojė drejt Diellit dhe nė raste tė mėvonshme historike, drejt Zotit.
Duke shfletuar faqet me haiku tė librit Velebit ndeshesh me tė bukurėn e pėrq[ndruar, konēize. Zgjedhja e poezisė Zen ėshtė bėrė me vend, sepse njeriu para njė gjėje tė bukur mbetet pa gojė, pra mezi i dalin fjalėt. Por mjeshtėria e Bilosniēit ėshtė se ka ditur qė me ndihmėn e teorisė Zen tė dijė tė thotė pak fjalė, por fjalė qė janė ekuivok i bukurisė qė ai sheh:
Dashuri vere
Venusi rri
nė pjatėn e hėnės sė plotė.
Pėr mė tepėr qė bukuritė e veēanta janė tė ēastit dhe kėrkojnė dhe shprehje tė ēastit nga poeti. Ato, bukuritė, jo vetėm qė janė tė ēastit, por edhe tė lėvizshme, fenomene qė kapen lehtas nga Bilosniē.
Mbi Velebit
retė kullosin
njėlloj si dhentė.
Ose bukuritė e natyrės janė tė vrullshme, ku pamjet nuk janė tė qarta, por syu i poetit zhbiron nė brendėsi dhe prodhon atė pamje qė tė tjerėt nuk e shohin:
Vėshtroj Velebitin
Shtatė stuhi marsi
gėrshetė kėrpi.
Poezia pikturė
Ēdo haik i Velebitit ėshtė njė informacion, por ėshtė dhe njė pikturė. Nė kundėrshtim me disa teori qė haikun e citojnė si njė veprim fotografik, duke ngurtėsuar pamjen, Bilosniē ėshtė treguar tepėr moderator, pėr tė hedhur poshtė kėto teori qė vende-vende gjejnė terren. Nė pikturat e kinezėve dhe japonezėve qė me qindra vjet pėrpara, zakonisht piktorėt shkruanin poezi nė qoshe tė tablosė. Bilosniē nuk ka nevojė ta bėjė kėtė edhe pse ėshtė piktor shumė i mirė. Haikut e tij janė vetė pikturė. Modernizmi i tij ėshtė modernizmi i poezisė, natyrisht pa kaluar nė hermetizėm. Modernizmi i stilit tė tij ėshtė pėrshtatje me haikun. E ka mė tė lehtė tė shprehet shkurt, por me meditimin e Zenit dhe jo me teoritė moderne tė poetėve evropianė amerikanė tė shekullit tė 20-tė.
Poezitė pikturė tė Tomislav Marijan Bilosniē janė nė galerinė e librit Velebit. Tė ekspozuara bukur, me ngjyrat e katėr stinėve tė Zenit, me transformimet e peizazheve, me lulet, pemėt, kafshėt, shpezėt, bimėt mjekėsore, njerėzit, shtėpitė, ylberet, retė etj. Me kėto ekspozime ai vėrteton se i ka kapur shumė mė mirė se tė tjerėt poetė tė haikut marrėdhėniet e malit Velebit me poezinė Zen, sepse ai ka eksploruar pikėrisht i pari kėtė ndėrlidhje qė kurrė nuk mund tė jetė e palexueshme.
Peizazhet e galerisė na japin jetėn e gjallė tė malit. Me kėtė libėr Velebiti jeton, mbi tė gjallojnė gjithēka ka dhėnė jeta mbi tokė.
Zoraniē dhe Bilosniē
Tomislav Marijan Bilosniē ėshtė Zoraniē i Ri, njė jetėshkrues i malit Velebit. Pėrsėri Bilosniēi paraqitet moderator nė krijimin e njė libri pėr njė mal.
Nė pėrgjithėsi, veprat e shkruara nė mesjetė nga priftėrinj, princėr apo thjeshtė bardė popullor shihen sot si libra qė paraqesin ngjarje me skena tė errėta, kryqėzata, kėshtjella me fantazma, male me eremitė e magjistarė, vrasje tė fshehta dhe luftėra midis mbretėrive. Dashur pa dashur, ky ėshtė njė realitet. Por moderatori Bilosniē merr njė romancier mesjetar, Petar Zoraniē, i cili nė shekullin e 16-tė shkruan njė libėr pėr jetėn e njė mali e nėpėrmjet jetės sė malit shprehen historitė e asaj periudhe, por ndryshe, me ajėr, me dritė, me jetė reale tė banorėve tė Kroacisė, tė viseve madhėshtore tė buzėdetit Adriatik.
Zoraniē e ka ndihmuar Bilosniēin pėr tė trajtuar probleme tė historisė sė popujve ilirė dhe kėtu unė gjej shumė pėrqasje me jetėn e shqiptarėve, siē janė simbolet e gjarprit, ku njė haik ėshtė i barabartė me dhjetėra faqe historie:
Kerci i plakur
i djegur
gjarpėr ilir.
Po kėshtu dhe legjendat e lumenjve qė rrjedhin nga malet dhe pėrfundojnė te i njėjti det, Adriatiku.
Zrmanja ka pirė
sytė e gjelbėr
tė Velebitit plak.
Janė kėto veēori tė poezisė sė Bilosniēit qė e bėjnė atė tė pėrdorė maksima, tė lehtėsojė poezinė nga fjalėt e tepėrta, duke kaluar automatikisht nė poezinė fluide, qė tė qetėson, tė vė nė relaks dhe tė pastron nga mendimet e tjera, tė kėqija apo munduese.
Kur Milianov Kallupi shkroi librin e tij me haiku Flatrat e shiut, ai i kushtoi shiut 222 haiku tė bukur. Shumėkush u habit se si mund ti kushtohet shiut me kaq shumė poezi. Por kur lexon librin Velebit me 275 haiku vetėm pėr malin, kupton se nuk duhet tė habitesh. Natyrisht qė kupton njė gjė tjetėr: nėse tė pėlqen poezia, lexo njė libėr si Velebit. Gjeje kohėn dhe do tė ndjesh njė natyrė qė ėshtė pranė teje me tė gjitha pamjet e saj; pėrfundimisht do tė jesh i qetė dhe i inspiruar.
Impresionizmi
Bilosniē jeton nė breg tė Adriatikut dhe pranė bregut, diku aty tej ėshtė mali Velebit. Ai me poezitė haiku ndėrthur detin me malin, ndoshta si asnjė poet apo prozator tjetėr. Ai flet pėr malin dhe nėnkupton detin, flet pėr detin dhe nėnkupton malin. Mali dhe deti hyjnė magjishėm te njėri-tjetri, marrin diēka dhe lenė diēka te njėri-tjetri dhe kjo ndodh qė nė lashtėsi. Jo mė kot Bilosniē flet pėr lumenjtė, kėta korrespondentė tė malit dhe tė detit, ndihmės tė poetit pėr tė kthjelluar nė mendjet e lexuesve pikėrisht idenė abstrakte tė kėtij bashkėpunimi.
Valė tė mėdha
Befas Velebiti
ulet nė det.
Poeti, mjeshtėr i haikut, i paraqet peizazhet e malit duke i parė nga larg, duke udhėtuar nė barkė midis ishujve tė Zadarit. Ai filmon me haiku, ndonėse varka lėviz dhe Velebiti qėndron nė vend. Modernizmi i poezisė ia kalon ēdo pėrshkrimi. Dallgėt e lehta e lėkundin vargun e haikut, duke i dhėnė dridhje tė lehta peizazhit tė Velebitit. Ai del kėshtu i pangurtėsuar, nė lėvizje tė pėrhershme, me pamje shpesh impresioniste surealiste, i madhėrishėm nė gjerėsi e lartėsi.
Pėr mendimin tim, kėtu poeti, fotografi dhe piktori janė njė trup me trefishim figure. Dhe haikutė janė tė tillė, si krijuesi i tyre, tė trefishuara nė mendim.
Paganizmi
Nė Shqipėri ekziston njė mal qė quhet Tomorr dhe ndodhet nė thellėsi tė Shqipėrisė jug-lindore.
Ėshtė mal shumė i lartė dhe i madh. Ėshtė simbol i maleve dhe mal i pelegrinazheve fetare, kryesisht tė ritit bektashian. Poeti i mirėnjohur shqiptar Xhevahir Spahiu ėshtė i dashuruar mbas kėtij mali dhe pėrveē qindra poezive qė i ka kushtuar, nxjerr dhe njė gazetė speciale me titullin Dielli i Tomorrit. Pavarėsisht se para disa vitesh Xhevahir Spahiu ka tentuar tė krijojė disa haiku, ai nė pėrgjithėsi shkruan nė poezi lirike tė zakonshme, dmth jo haiku.
Nė parimet e poezisė sė Xhevahir Spahiut, ashtu si dhe te Bilosniēi qėndrojnė lirizmi dhe adhurimi i kultit tė malit, si kult i shumuar i shumė kulteve tė tjerė qė ekzistojnė nė mal. Bilosniēi e adhuron pelegrinazhin, ashtu si dhe shqiptarėt adhurojnė ditėn e shenjtė tė pelegrinazhit nė malin e Tomorrit.
Velebiti dhe Tomorri janė dy tempuj qė vijnė nga Iliria dhe jetojnė sot e do tė jetojnė pėr mot.
Pak ndryshe nga Sanja Knezheviē, e cila i jep njė rėndėsi tė madhe kristianizmit, nė veprėn Velebit unė do tė thoja se mė shumė ėshtė paganizmi prej nga kristianizmi mori shumė gjėra, ai qė mbizotėron nė veprėn e Bilosniēit. E njėjta gjė dhe me malin e Tomorrit nė Shqipėri, ku bektashizmi ėshtė njė pėrcjellje e vazhdueshme e tė gjitha riteve pagane, natyrisht e ndryshuar nė kohė.
E vėrteta madhore qė e pohon shumė bukur Sanja Knezheviē ėshtė lidhja midis Zenit dhe kristianizmit qė sė bashku ndihmojnė pėr pasqyrimin e natyrės dhe jetės sonė tė tanishme, duke lavdėruar pėrgjithmonė Zotin.
Pėrfundim
Natyra e Zadarit dhe natyra e Durrėsit ėshtė e ngjashme. Bregu i detit ka njerėz ndryshe, nga ato vende qė skanė det.
Haiku ėshtė kudo ku ka natyrė, pėr aq mė tepėr ku ka natyrė tė veēantė dhe tė ngjashme. Poeti Timoslav Marijan Bilosniē ėshtė i mirėseardhur nė Durrės, Elbasan dhe Shqipėri. Ai erdhi me haikun poezinė ambasadore tė pėrbotshme midis poetėve tė botės.
MILIANOV KALLUPI
President i Haik Klubit Shqiptar
ATJE KU VELEBITI VJEN NĖPĖRMJET PĖRJETIMEVE TĖ THELLA
ese
Rruga pėr nė Elbasan e mė gjėrė nėpėr Shqipėri pėr Tomislav Marijan Bilosniē ishte me fat. Jo vetėm se shkelte pėr herė tė parė nė vendin tonė, por pėr mė tepėr ai njohu nė Festivalin Poetik Ditėt e Verės poetėt shqiptarė, shkėmbeu me ta mendime e libra, u lidh me miq e kolegė tė rinj, pėrjetoi ndjenjat e respektit e tė dashurisė sė tyre, hapi dritare tė reja pėr tu ballaqafuar me traditat, kulturėn dhe aktualitetin shqiptar. Gjurmėt qė i mbetėn nė zemėr i hodhi nė shkretėtirėn e letrės sė bardhė dhe vetiu e natyrshėm lindėn shėnimet e udhėtimit me njė titull sinjifikativ: Pėllumbat nė tokėn e Shqiponjave, tė cilat gjetėn pasqyrimin e tyre nė gazetėn Zadarski List, nė revistėn Zadarski Most si dhe nė Shqipėri nė gazetėn Ndryshe.
Dhe qė nga 14 marsi i vitit 2006 kontaktet me tė nėpėrmjet e-mailit, pėrshėndetjeve, letrave, kartolinave, shkėmbimit tė librave, si dhe nėpėrmjet krijuesit shqiptar me banim nė Hvar tė Kroacisė, Viktor Perfundit, nuk kanė tė rreshtur. Kjo ėshtė njė miqėsi qė lėviz jo nė truall interesash, por nė tokėn e shkriftė ku ēel lulja e bukur dhe e magjishme e shpirtit poezia.
Jo vetėm ai, por edhe ne kolegėt e tij shqiptarė ishim me fat se u njohėm me njė njeri tė vėrtetė, tė dashur, tė thjeshtė e pakomplekse; u njohėm me njė njeri ku spikaste kultura e gjėrė nė shumė lėme, njė njeri i shumė dimensioneve: poet, shkrimtar, studiues, eseist, reporter, analist, fotograf, piktor etj; autor i mbi 50 librave tė zhanreve tė ndryshme si, poezi, haiku, romane, studime, grafika e piktura, autor i letėrsisė pėr fėmijė e tė rritur, i renditur nė leksikonė e nė antologji tė ndryshme, brenda dhe jashtė Kroacisė. Pra, njė njeri qė kohėn e ka gjithmonė nė dorė (nė 18 janar 2007 ai mbush 60 vjeē), punėmadh e i vlerėsueshėm bindshėm nga studiuesit e kritikėt si nė Kroaci e gjetiu.
A sjemi dhe ne me fat? Njohėm Tomislav Marijan Bilosniēin. Radhėt tona u shtuan me njė mik fisnik e dinjitoz, me njė krijues modern e kontemporan.
Nėpėrmjet librave tė shumtė tė Bilosniēit shquhet edhe vėllimi me Haiku nėn titullin simbolik: Velebit, pėrkthyer me pėrgjegjėsi prej anglishtes nga poeti dhe shkrimtari Kujtim Agalliu, me njė konsulencė pėr gjuhėn kroate nga Viktor Perfundi.
Parė nė veēanti autori po i lė nė dorė lexuesit shqiptar 275 haiku, ca perla tė shndritshme rubini si rruzuj dielli.
Po ēėshtė Velebiti? Ėshtė njė mal ku poetin do ta gjesh nė ēdo kohė nė shkrepin mė tė lartėm tė tij ku ai sheh lindjen e diellit e tė hėnės, visoret e dashura e mahnitėse tė Kroacisė, fytyrėn e botės.
Velebiti ėshtė qenia e tij me legjendat, historitė e jetėn e pėrditshme:
Nėse shtrij dorėn time:
unė shpėrndaj buqetat e luleve
te kėmbėt e Velebitit.
Ose:
Po shkruaj haiku.
Pėrpiqem tė sjell Velebitin
pranė ėndrrave tė mia.
Ai ėshtė futur thellė e ka lėshuar rrėnjė nė koshiencėn e subkoshiencėn e tij, ai ėshtė pėrjetuar i drejtpėrdrejtė me gishtrinj, sy e zemėr, ai ėshtė kthyer nė lėndė tė parė pėr laboratorin krijues tė autorit.
Me ērast Timoslavi e ka krijuar nė parim artistik e estetik thėnien proverbiale tė babait tė haikut Botėror, Macuo Basho: Po deshe tė shkruash haiku pėr pishėn, shko te pisha!. Dhe ai e ka bėrė Velebitin shtėpinė e tij tė dytė: njė shtėpi tė fortė, tė dashur, tė ngrohtė e mikpritėse.
Velebiti, siē thotė edhe studiuesja e njohur Sanja Knezheviē, ėshtė shtėpia e Zotit, pranverė dhe fuqi e natyrės, ai ėshtė Zeni vetė:
Jezusi nė mal.
Bariu i mirė jep jetėn
pėr tufėn.
Ose:
Velebiti dhe Zen.
Nuk jam i aftė
ti eksploroj ata.
Ndėrkaq poeti, duke qenė njė njohės i thellė i teorisė sė haikut, i rregullave e parimeve esenciale tė tij, i ka qėndruar besnik atyre dhe me haikutė e kompozuara nuk na zhgėnjen, por na ka dhėnė vlera tė padiskutuara, ēka na krijon emocione dhe kėnaqėsi tė veēantė.
Haikutė e botuara nė vėllimin Velebit, krahas tė tjerave, kanė si objekt vėzhgimi pėrgjithėsisht natyrėn, ku elementė sporadikė tė saj krijojnė simbiozė me gjykimet e mendimet e poetit. Bilosniēi na paraqitet me njė ndjenjė tė harmonishme nė pikturimin e pamjeve tė ndryshme tė natyrės, nė pėrftimin e imazheve tė gjalla, tė freskėta e nė dhėnien shpesh tė njė kuptimi simbolik e filozofik tė tabllove qė na pikturon.
Pėrvoja e grumbulluar ndėr vite ka mundėsuar qė haiku i poetit tė na vijė me forcėn e duhur tė pėrjetimit emocional, tė ketė thelbin e vet psikologjik e jetėsor, sintezėn dhe elegancėn, befasinė dhe harmoninė nė mes tė elementėve tė saj, atė akustikė tė brendshme, qė do tė ndikonte nė dhėnien sa mė dinamik e tė gjallė tė ritmit tė saj tė brendshėm.
Filozofia e haikut tė poetit Bilosniē priret nga e mira, fisnikja, njerėzorja, e bukura dhe sublimja. Nė tė gjitha trajtesat poeti na e zbulon botėn dhe natyrėn tė parė nė kėndvėshtrimin e kėsaj filozofie.
Dashuria pėr jetėn dhe pėr ēdo shfaqje tė bukur e tė madhėrishme tė saj pėrēohet nėpėr vargje, u jep atyre frymėmarrje e hapėsirė dhe pėrfton brenda tyre dritėn dhe ngrohtėsinė e jetės, duke na i bėrė mė tė afėrta.
Duke qenė poet me njė vėshtrim estetik bashkėkohor ai aktivizon me guxim dhe shkathtėsi mjetet figurative e manierat estetike tė poezisė moderne.
Rol tė rėndėsishėm nė poezinė e poetit luan metafora, simboli, animizimi, paralelizmi e kontrastet, aftėsia pėr tė na i dhėnė sa mė tė gjalla e me ngjyrime ideoemocionale etydet dhe imazhin.
Ushtrimi dhe pėrkujdesi i vazhdueshėm ndaj trajtimit tė haikut, pėrpjekje pėr gjetje tė reja poetike mjaft herė me ngarkesė dramatike, synimi pėr tė pasqyruar botėn, atmosferėn, natyrėn dhe jetėn kroate ka rritur vetvetiu dimensionet e vlerėn e poezisė sė tij.
Nė kėtė pozicion na qofsh pėrherė, i dashur mik e koleg, Tomislav!
Mė shumė se kurrė, haiku, si tė gjithė gjėrat e ēuditshme, shijohet sė bashku. Poezi pėr poezi. Frymė pėr frymė.
Me siguri edhe lexuesi shqiptar do ta shijojė mjaltin e haikuve tė tua.