HAIK KLUBI SHQIPTAR


HA                    REVISTĖ PERIODIKE Nr. 4- 2006             

HAIK ALBANIAN

  

 

 

 

HAIKU

Botim i Haik Klub-it shqiptar

 Shtėpia botuese “EGNATIA”

HAIKU­ 4

 

 

HAIKU UDHĖTON LEHTĖ E BUKUR…

( Intervistė e z. Ilir Mborja me poetin e njohur grek, Kristo Tumanidhi)

 

Ilir  Mborja: ­ Zoti Tumanidhi, kohėt e fundit nė Shqipėri, Shtėpia Botuese "Egnatia" botoi veprėn tuaj "Antologji e Haikut Grek". Siē mund ta dini, ky botim u mirėprit dhe pati jehonė nė gazetat letrare "Drita", "Tempi" etj. Pak para kėsaj, nė numrin e parė tė revistės periodike "Haiku" tė kėtij klubi, me President poetin Milianov Kallupi, juve si poet i radhės nga Ballkani ju janė botuar 14 haiku. Gjithashtu, ju keni botuar poezi, haiku dhe intervista nė gazetėn tradicionale letrare "Drita". Si ndjeheni, Ju, z. Tumanidhi, kur pėrktheheni dhe botoheni nė Shqipėri, nė shqip?

Kristo Tumanidhi: ­ Ndjej njė gėzim tė madh dhe njė nder tė veēantė pėr tė gjitha kėto qė kanė ndodhur mes nesh dhe jush. Ėshtė njė nder i madh qė poezia greke u shpreh dhe u botua rishtas nga Shtėpia Botuese "Egnatia" dhe qė do tė lexohet nga fqinjėt tanė shqiptarė nė gjuhėn e tyre. E quaj njė nga ēastet e rėndėsishme qė ndodh, tė paktėn, kohėt e fundit midis popujve tanė. Njėkohėsisht ndjehem nė siklet dhe kam frikė se mos e stėrmadhojnė, diēka vėrtetė e rėndėsishme pėr sytė e mi. Pėr ato qė keni bėrė nė Shqipėri, miku im, Ilir, sikur shumė mė lartėsuat, ndoshta nė tė ardhmen mund tė duket sa e rėndėsishme ishte...

Para sė gjithash do tė doja tė falėnderoja pėrkthyesin, At Joan Gjica. Gjithashtu dua tė falėnderoj shumė mikun tim poet, botues, njeriun me shumė shqetėsime, Milianov Kallupin. Pa atė nuk do tė kishim nė duart tona Antologjinė tonė. Dhe ēka mendoj tė rėndėsishmen pėr tė gjitha kėto, ėshtė ajo se ndodhėn papritur, natyrshėm dhe nuk na drejtoi askush, nuk iu lutėm kujt qė tė na ndihmojė. S'vuri njeri dorė. Gjėrat erdhėn kaq thjesht. Miku im, Gjica, mori librin, jo nga unė, por nga Milianovi dhe e pėrktheu. Dhe surpriza mė e madhe ishte kur nėpėrmjet Ilirit shprehėn dėshirėn e botimit. Kaq i beftė ishte ai ēast... Nuk mund tė kishte fillim mė tė mirė. Domethėnė ishte nismė e pastėr personale. Foli miqėsia e dy popujve dhe ndodhi ky fillim kaq i bukur.

I.M:­ Desha t'ju pyes, z.Tumanidhi, ē'ndodh me poezinė greke? Cilat janė tendencat e saj sot? Sa lexohet? Cilat janė raportet e poezisė dhe tė haikut nė veēanti?

K. T:­ Poezia e sotme greke ndjek rrjedhėn botėrore, natyrisht. Shoqėritė tona janė ndėrkaq shumė afėr. Ē'ndodh nė New York, e mėsojmė nė ēast si rrjedhojė e mjeteve tė informacionit sot. Njihemi me tė gjitha rrymat e artit nė ēast jo vetėm kėtu, por edhe nė vendin tuaj. Kudo ėshtė e njėjta gjė.  E njėjta gjė ndodh edhe me poezinė. Poezia ndodhet sot gjithmonė nė njė stad tė ndryshueshėm, kalimtar.

Poezia moderne iu largua pėr pak kohė problematikės shoqėrore, ashtu sikurse poezia botėrore dhe u kufizua rreth vetė krijuesit, problematikės vetjake tė tij. Ose mė mirė do tė thoshim, tė flasim pėr njė shprehje poetike qė iku nga vetja dhe u bė e tė tjerėve, pra u bė njė poezi lirike, meqė ėshtė njė rrėfim personal. Brenda kėsaj klime ėshtė edhe poezia ime. Sigurisht ka edhe pozicione tė tjera nga ndokush.

Unė, kur filloj tė shkruaj, mė ndodh shpesh tė pėrfundoj nė monopate tė tjera. Ndoshta aty gjendet edhe bukuria... Si tė gjitha artet, hartojmė e bėjmė plane, por shpesh pėrfundojmė gjetkė, kaq magjishėm. Kėshtu ndoshta ndodh pak a shumė me poetėt e viteve '70, tė cilėve u pėrkas edhe unė. Ekziston si kusht qė ēdo brez tė karakterizohet nga brezat e viteve '30 tė pasluftės II Botėrore, brezi i parė, i dytė, pastaj vjen brezi im i viteve '70. Ata, qė i bie tė kenė lindur mė 1950­1952 e mė pas. Pra brenda kėrkimeve tė mia poetike, nė njė moment erdhi edhe kontakti me haikun. Siē e kemi biseduar edhe herė tė tjera, haiku ėshtė njė shprehje interesante qė tė detyron tė thuash gjėrat mė tė pakta dhe tė vish mė pranė me njerėz tė shumtė. Mė ka intriguar gjithmonė fakti qė njė e dhėnė qė e karakterizon haikun ėshtė se njė shprehje e thjeshtė na jep njė mesazh, nė tė njejtėn kohė, shumė tė shpejtė, shumė shkurt, qė patjetėr u pėrket tė gjithėve, pa qenė nevoja pėr pėrgjithėsime... edhe kur i pėrkasin njė njeriu tė vetėm.

Kėshtu marrja me haikun mė rrėmbeu aq shumė, sa besoj se jam nga tė parėt kėtu nė Greqi, qė disponoj pothuajse tė gjithė krijimtarinė e haikut grek dhe ndoshta ka mundėsi tė jem ndjekėsi mė i azhornuar. Dhe kėshtu shpjegohet kur, dalngadalė, nė vitin 1996, hartova "Antologjinė e Haikut Grek", atė qė e keni ju tashmė nė shqip. Ah, t'ju tregoj njė gjė interesante. Njė ēast trokiti nė derė njė mik nga Japonia. "Jam profesor nga Tokio"­ mė tha dhe mė kėrkonte mua. Nė dorė mbante Antologjinė (atė qė keni dhe ju nė Shqipėri, tashmė).

Ēudia ime ishte se ai nuk e kishte gjetur kėtu, nė ndonjė librari, por e kishte blerė nė Tokio... Dhe kėshtu komunikuam bashkė nėpėrmjet librit... Dhe kėshtu vazhduam edhe nė vendin tuaj. Ja, pra edhe njė e dhėnė tjetėr pėr haikun. Sa lehtė e bukur udhėton... Pra, nė kėtė periudhė, po pėrfundoj njė antologji tė plotė tė haikut dhe atje (duke besuar se interesimin pėr haikun s'do ta braktis kurrė), do tė botoj dy ciklet qė mė keni botuar edhe nė gazetėn "Drita".

I.M:­ Pyetja e fundit pėr haikun. Ju keni lexuar disa nga poetėt tanė tė haikut me anė tė pėrkthimeve qė ju kemi ofruar dhe a ju ka ardhur keq qė nuk i keni parė poetėt shqiptarė ne Antologjinė Botėrore tė Haikut, botuar nė Greqi nė vitin 2000?

K. T:­ Kur mora nė dorė "Antologjinė Botėrore tė Haikut" ( qė duhet ta themi qė nė fillim), kuptova se s'duhet tė merret seriozisht mungesa e poetėve shqiptarė tė haikut, sepse atė e bėri njė njeri. Me pėrpjekjet e veta bėri kėtė punė... Do tė doja shumė tė ishin brenda edhe miqtė e mi shqiptarė. Tani e vėrtetoj sa e rėndėsishme ėshtė. Ka pak kohė qė po merrem me poezinė shqipe dhe veēanėrisht me haikun, por kam mbetur i befasuar nga cilėsia e haikut qė shkruajnė shqiptarėt, dhe kėtu nuk dua t'ju flas vetėm pėr mikun tim, Milianov Kallupin, qė e njoha nga afėr kėtu, nė Greqi dhe kuptova gjithė pikėpamjet e tij pėr haikun, por edhe pėr shumė tė tjerė, si : Iliriana Sulkuqi, Elisabeta Tafa, Shuaip Garuci, Mihal Disho, Kujtim Agalliu, Nexhip Ejupi etj. Pra, me kaq informacion dhe pak njohje qė kam nė kėtė moment, nuk arrij tė kuptoj pse s'janė mes tė tjerėve. Megjithėse mund tė mos jenė poetė botėrorė ( as veten time nuk e quaj tė tillė), por e mira ėshtė qė tė njihen nė Ballkan. Zona jonė, tė paktėn, tė ishte e mbuluar. Kjo ėshtė njė mungesė nė Antologji. Unė mendoj se ju keni bėrė shumė mė tepėr gjėra se ne kėtu, nė Greqi, pėrsa i pėrket haikut. Vetėm fakti qė keni Klubin tuaj tė Haikut, keni revistėn periodike, keni lidhje me Shoqatėn Botėrore tė Haikut e me Klube tė tjera nė Evropė, keni plane qė mbase do t'i arrijmė sė bashku pėr njė Festival Ballkanik tė Haikut, ose mund tė jetė vetėm greko­shqiptar, flasin shumė. Tė shikojmė ē'formė mund tė marrė. Kėto kohė po hapen horizonte tė mėdha bashkėpunimi pėr haikun mes dy vendeve tona, mbase jo vetėm mes nesh, por nė tė gjithė Ballkanin. Do tė pėrpiqemi tė zgjerohemi nė njė shoqatė, qė tė vijnė tė gjithė pranė njėri­tjetrit pėrmes haikut.

 

Athinė, 2005

 

POETĖ SHQIPTARĖ TĖ HAIKUT

 

Poeti i radhės: PETRAQ RISTO

 

***

Hijet e qershive s'janė tė kuqe,

por kur unė tė flas pėr dashurinė,

e kuqja e qershive tė puth faqet.

 

***

Me "Boing" dhjetė mijė metra mbi Atlantik

 

Nė kufirin mes ditės dhe natės

ke ndjesinė se Zoti

qėron njė portokall.

 

***

Ndryshe nga tė fejuarat e tjera gazmore,

kumuria e mban nė qafė unazėn.

Te sytė, parajsėn.

 

***

Pema e manit ka jetėn tė shkurtėr,

po ia zgjat mėndafshi

fėrgėllues nė trup.

 

***

Mbarimi i luftės

 

Numėrojmė tė vrarėt dhe tė gjymtuarit…

Pas pak lulėzon tregtia e patericave

me plagė lulesh e druri.

 

***

Dallėndyshja ėshtė e zezė,

po gushėn e ka tė bardhė,

gushėn ku rri kėnga.

 

***

Vithe hėne

me tanga tė kuqe…

Ndizen sytė epshorė nė qiell.

 

***

Hėna e lodhur

ulet nė majė mali

e ujqit ngrihen ta kafshojnė.

 

***

Nė horizont duket vela:

krah fluture nė gjumė…

Sė shpejti do tė ketė furtunė.

 

***

Hėna­ kėpuca e Hirushes.

Vajzat yje

vijnė ta provojnė.

 

Haikut e mėposhtėm u shkruan natėn e 31 gushtit 2005

 

***

Njė thnegėl rend

nėn hijen e kėpucės

mbi tė kokrra e grurit rreh si zemėr.

 

***

Me njė gjethe buzėt

bėjnė muzikė…

Buzėt qė tė puthin ty.

 

***

Vijnė retė

me fjongo vetėtimash:

shkollare pėrparėsezezė.

 

***

Plori i hėnės

ēan retė e muzgut…

Pas pak mbijnė farėzat e yjeve.

 

***

Pulėbardhat bien

mbi vargjet e dallgėve

si theksa ritmikė.

 

***

Lule rozė pjeshka,

diēka u thotė bletėve

qė ikin tė dehura.

 

***

Dremit vesa

mbi kumbullėn e pjekur,

thotė: jam princesha.

 

***

Guaskat e hapura

shohin me dyshim

hėnėn e plotė nė qiell.

 

***

Foshnja fle,

frymėmarrja e ngrohtė

loz me barin.

 

***

Pėllumbat shpesh

ngatėrrohen me retė

nėn njė degė vetėtime.

 

***

Nga dritarja e hapur

vijnė tingujt e pianos…

Sa tė shkathėt m’i ke gishtėrinjtė.

 

***

Mbi rėrė njė brumbull

shtyn prenė e tij…

S’kupton pse ia rrėmben deti.

 

***

Bregu tingėllon

si njė saze nė buzė…

Me mburrje vjen deti.

 

***

Duart qė kapen

nė vallen e gjatė

flasin mė shumė se sytė.

 

***

Bari nė mėngjes

thotė jam dhėndėrr,

i dehur nga velloja e vesės.

 

***

Kėrmilli qė pi

pikėn e vesės

mė shikon i dehur.

 

***

Jashtė bie breshėr,

nė klub pleqtė

hedhin zaret.

 

***

Dėborė e butė,

a thua se nė qiell

pėrrallis njė plak i urtė?

 

***

Nga dega ra

dhe gjethja e fundit,

me etje e lexoi lumi.

 

***

Zogjtė avullojnė

nėn diellin vjeshtak

pas shiut tė madh.

 

***

Njė manaferrė e pjekur:

Otello pėrballė Desdemonės

xhelozon e pėrgjaket.

 

***

Shega mbretėrore

me kurorė mbreti

nėn gjijotinė vjeshte ēahet.

 

***

T'i ndjek gjurmėt

e pulėbardhave nė ranishte...

Harron e ngjitesh nė qiell.

 

***

Ti qeshe me zė

dhe pjeshka shkundi lulet

e gatshme pėr fruta.

 

***

Fanari mbi kodėr

loz me anijet

e dehura mbi dallgė.

 

***

Dy pleq hedhin

shtratin e vjetėr...

Njėri­tjetrin shohin tė heshtur.

 

***

Harliset shelgu mbi burim,

ujėt fėrkon sytė,

hutuar nga drita.

 

***

Njė papagall

mė flet shqip

dhe hap derėn e kafazit.

 

***

Xixėllonja e parė u habit,

kur pa veten

rrėzuar nėn yje.

 

***

Flutura qė ndjek,

m'u fsheh

te skifteri i balsamosur.

 

 

STAVRI PONE

 

***

Kundroj mahnitshėm pasqyrėn e liqenit.

Ah, tė ishte edhe dashuria ime

pasqyrė qė nuk thyhet kurrė.

 

***

Kavak nė harlisje prilli­

antenė mesazhesh tė kthjellėta qielli.

Dėshiroj me shpirt tė kem aq blerim.

 

***

Jam si liqeni qė pasqyron qiellin,

diellin, zogjtė dhe retė,

qė rrudhet dhe nga flladi mė i lehtė.

 

***

Gjethe qė endet nė ajėr,

pėrzier me zogjtė e hareshėm.

Ah, tė isha gjethe vetėm njė herė!

 

***

Shelgu var kryet mbi ujėra

i pikėlluar, pa bėrė asnjė mėkat.

Njoh shumė mėkatarė qė e mbajnė kokėn lart.

 

***

Pikėlat e shiut ndėr gjethe

qajnė apo qeshin?

Shndritjet e dashurisė sime qė tretet.

 

***

Heshtja e mermerit tėnd vetėm pyet:

A ke ardhur vallė pranė meje?

Pėrherė. Deri nė ardhjen e pėrjetshme.

 

***

Lumi ecėn duke iu larguar

pėrherė e mė shumė gurrės sė tij­ nėnės.

Mallin pėr tė e nxjerr me shkumė kėngėsh.

 

***

Hėna shihet nė pasqyrėn e liqenit

e derdh mbi tė dritė tė qashtėr, tė artė.

Sytė e tu derdhin mė shumė, e dashur, edhe zjarr.

 

***

Mjellma mbi ujė,

shkruan vazhda vargjesh qė vdesin.

Po vargjet e mi kėshtu do tė treten?

 

***

Mali­pėrjetė nė palėvizshmėri

lumturohet kur retė i vijnė vizitorė.

Kur ikin, mbytet nė lot.

 

***

Liqeni dhe qielli janė aq larg njėri­tjetrit

dhe qielli prapė zhytet nė liqen.

Si dashuria jote nė zemrėn time thellė.

 

***

Fluturon njė gjethe si mesazh

e bie mbi lumin e turbullt.

Valėt s'i lexojnė, bartin kumtin.

 

***

Gjethet nga flladi

ledhatojnė butėsisht shoqja­shoqen

e, megjithatė, dashurojnė qiellin dhe zogjtė.

 

***

Liqeni mė rrėfen

fytyrėn e tij tė qeshur.

Thellėsinė pse ma fshehin?

 

***

Buisje gjethishtesh, aromė njomėshtie...

Dihatja jonė hukat fshehur nė to,

shkrirė nė valė dashurie.

 

***

Hėna krihet mbi pasqyrėn e liqenit

dhe rregullon vellon e saj tė bardhė...

Me kėsi vello, e dashur, do tė doja pranė altarit.

 

***

Kur je i sinqertė, o lot,

je mė i bukur se njė margaritar

dhe mė i ndritshėm se Ylli Polar.

 

***

Puthjet edhe lėnė, edhe nuk lėnė gjurmė nė buzė.

Puthja e parė e lė gjurmėn e saj

vetėm nė zemėr, nė shpirtin shpuzė.

 

***

Selvia qėndron e ngulur pranė varrit

si pikėēuditje.

Gjysmėhėna mbi kryegur­ ėndėrr e brishtė.

 

***

Nga gjethja u shkėput njė pikėl ujė

qė ndriti me ngjyra ylberi.

Jo, ishte loti yt kur mė pėrcolle tek treni.

 

***

Shėtitėm nė udhėzat me bar,

mes gjetheve tė blerta u shtrimė,

tė vetmet kartė­kredite ku investuam dashurinė.

 

***

Je shumė e bukur, moj hėnė!

Tė dua, o mashtruesja ime e madhe e qiellit

qė ndrit me dritėn e vjedhur prej diellit.

 

***

Mali nga shikon dritarja ime,

ēdo mėngjes mė sjell agimin,

ditėn, mrekullinė e gjelbėrimit.

 

***

O lule e dashur, e sapoēelur,

qė tė thava me duart e mia,

pėrpara se tė ta thithja tė gjithė bukurinė!...

 

***

Kėpus njė grusht yjesh

dhe stolis me to si me diamante

kurorėn e pavdekshme tė Dashurisė.

 

***

Hėna nusėron nė qiellin e zbehtė,

duke parė gjithė epsh e dashuri

njė hėnė tjetėr lezbike qė lahet nė liqen.

 

 

JORMA MARIA LOCI (SHBA)

 

***

...Shkoi vera.

Shiu ka nisur

tė mė prekė qerpikėt.

 

***

Dashurojnė atje larg.

Mbi asfalt, jehona

e hapave tė mi.

 

***

Mbi muret bosh hedh

emrin tėnd­ ma kthejnė

si mijėra grimca rėre.

 

***

Jashtė po bie nata...

Pėrpiwen dritėzat mė kot

ta shndrijnė.

 

***

Pėrtej malesh

ajo qė kėrkojmė,

gjithmonė.

 

***

Po perėndon...

Bashkė me diellin

edhe njė ditė imja.

 

***

Sa bukur pylli!

Mes tij, ne tė dy dhe

kėnga e bulkthit...

 

***

Derdhet vera nė qelqe,

vetėm tingulli i saj

na lag...

 

***

Po gdhin...

Mbi trupat tanė

pikla vese...

 

 

Natyrė e qetė

 

Njė varkė pėrkundet

mbi liqen­mjellma shkon;

drithėrohet uji.

 

Eros

 

Diell mbi liqen,

zambakėt ulin petlat­

puthin ujin...

 

Ditė pranvere

 

... shelgjet shihen

nė pasqyrėn e ujit;

zogjtė u gėzohen shėmbėllimeve...

 

Ditė dimri

 

Tė pagjethe degėt

si heshta­ shpojnė qiellin;

tė ftohtė rredh prej lart.

 

Natė mbi liqen

 

Dritat kanė rėnė nė ujė­

pema var kryet,

njė shushurimė e thellė mbjell gjumė...

 

Jorma ėshtė autore e disa librave me poezi shqip e frėngjisht, tregime, botim i Shtėpisė Botuese "Egnatia" dhe njė roman. Botimi mė i ri ėshtė "Lista e fundit", njė pėrmbledhje tregimesh e novelash. Ndėrkohė ėshtė duke shkruar romanin tjetėr, "Kujtime pėrtej Dėshirės".

 

 

RIZA HAZIRI ( Mitrovicė)

 

 

I dashur z.Milianov Kallupi,

Kam kėnaqėsinė t'ju pėrshėndes nga Kosova. Vėrtet nuk kam se si ta  arsyetoj vonesėn pėr t'ju pėrgjigjur, por ē't'i bėsh? Hallet e jetės si duket mė kanė katandisur. Tash sa kohė qė u njohėm mendoj se kemi kaluar ēaste tepėr vėllazėrore. Sigurisht kjo miqėsi do tė thellohet nė vazhdimėsi. Ne nga ju gjetėm njė pėrkrahje tejet tė madhe. Kjo na jep kurajė qė tė merremi mė shumė me krijimtari letrare. Haiku juaj ėshtė duke gjetur gjithnjė e mė shumė lexues. Kėtė formė tė poezisė, si dhe Klubin tuaj tė Haikut kam ndėrmend ta prezantoj edhe nė revistėn tonė tė shkollės, tė gjimnazit Frang Bardhi", duke e ilustruar me disa nga krijimet tuaja. Pashė se nxėnėsve filloi t'u interesojė kjo formė e poezisė. Edhe unė krijova disa poezi tė tilla, nga po e marr guximin t'jua dėrgoj, pėr ēka pres mendimin tuaj pa asnjė rezervė, i vetėdijshėm se do tė mė ndihmojė.

 

( Nga pėrshėndetja e autorit)

 

***

Te Kershi i Pretenit,

Kershi i Majdanit *,

Shkrepėtima rrufeje.

 

***

Nė zgavra lisi

Pėllumba gushėbardhė,

Ėndrra flatrimi.

 

***

Shikim nė pėfundėsi,

Grindje me qiellin.

Gulēim zemre.

 

***

Gishtat thatim e nyje.

End nėpėr flokėt borė.

A thua diē kėrkon?

 

***

Lundra e vogėl

Tundet, valėvitet.

Kapiteni i ėshtė tretur.

 

***

Njė zog nėpėr gjethe

Cicėron, shushurit.

Diē i ka humbur.

 

***

Mjegulla e dendur

Ka mbuluar gjethnajat.

Ē'ndjenjė e lahtarshme!

__________

* Kershi i Mejdanit ėshtė njė vend ku ėshtė zhvilluar n jė nga betejat mė tė mėdha tė UĒK­sė nė Zonėn Operative tė Shalės sė Bajgorės.

 

 

FLAMUR LUTA

 

Shiut

 

Mbi ballin e kohės gjithė zjarr,

vė shaminė

e minutave tė lagėta tė keqardhjes.

 

Lumit nė verė

 

Ēdo ardhje tė bardhė

e pret

me brohoritje tė avulluar.

 

Ngjitje

 

Mė bukė e gjizė e kėngė bilbili

ngjitem malit tė vullnetit,

pėr t'u bėrė njė kėngėtar i mirė...

 

Nė pyllin me lofata

 

Lofata me gjethet

ma zuri gojėn.

Nisi tė flasė vetė...

 

***

Kjo vrajė drite para meje,

pjesa ime antiterr,

e mjaftueshme tė shoh dhimbjen.

 

Ujėvara

 

Kaq i pistė qenka faji njerėzor,

sa t'i shkrihesh

nė shkumbėzim tė bardhė...

 

Kohės

 

Nėse tehun e mllefit tėnd

s'ta pėrkul as buzėqeshja e lules,

mjerė ne!...

 

Vetėgradim

 

Nga krimb,

u vetėgradova,

Sėr Krimb.

 

***

 

Terrin e njė zbraztėsie shpirti

mundohem ta ndriēoj

me pasionin e verbėr homerik...

 

***

 

Peizazh i zhveshur

 

Ulem tė ēlodhem

nė hijen e monologut tėnd,

me vetveten...

 

***

Shpeshėritė e fjalės "tė dua"

menjėherė pas martese,

i rralloj si herrje misri..

 

 

***

Orėn hėnė nė dorėn natore

e mbuloka paksa

mėnga e hapur e kėmishės sė njė reje.

***

Nė kėtė kodėr, zhveshur nga gjelbėrimi,

era e marsit

pjalmon shpresėn e saj.

 

Fund vjeshte

 

Shushėrima e bletės

pezull

mbi lulet e vyshkura.

 

Netėt e mia

 

Ah, netėt e mia!

Pengje

tė borxheve tė pashlyera...

 

 

Reja mbuloi diellin

 

Mali pėrbri gjysmėhije, gjysmėrreze.

Harresa pėr veten,

shqetėsimi im pėr ty...

 

Prag dreke vere

 

Nė kėtė hije gėmushe,

ku ende vezullon vesa,

njė copėz mėngjesi i patretur.

 

***

Gjethet­tul tė fikut tė detit,

ngjitur njėri pas tjetrit,

shtojca e ligjėratės sė pranverės...

 

 

***

Midis fijeve tė barit,

syri im i trembur si harabel.

m'i fshihet ngjarjeve tė idhėta tė ditės...

 

***

Nė hartėn mbi shpinė

tė lopės laramane

ulen sa zogj shtegtarė...

 

 

Ēamėrisė

 

Ēamėri!

Si njė ulėrimė ere e fortė

mė vė nė lėvizje turbinėn e vargut.

 

***

Mbi  dėrrasėn e zezė,

me shkumėsin e bardhė tė mėngjesit,

shkruaj fjalėn "shpresė".

 

GJON NEĒAJ

 

***

Para shumė ditėsh i larguar nga shtėpia.

Dhe njė fije bari e mbetur nė kėpucė.

Kish mbirė nė baltėn e udhėve.

 

***

Fryu era e ngrohtė gjithė natėn.

Nė mėngjes lulebora u zgjua.

Nxori kokėn mbi larat e borės.

 

***

Lisi tashnė i tharė.

Nėpėr zgavra

 milingonat ndėrtojnė shtėpitė.

 

***

Tri dekada mė parė,

Ky kryq i babait te varri.

Ma sjell atė tė gjallė.

 

***

Dhurata e tim biri nga larg

M'i largon dhimbjet

E sėmundjes sime tė gjatė.

 

***

Qiell i mbushur me re.

Shiu bie ēurg pa ia ndarė.

Fillim vjeshte.

 

***

Nėna, e shtrenjta,

Iku herėt nga kjo botė.

Loti im ende i  patharė.

 

***

Ēibuku i tim eti ende nxjerr tym

Pranė oxhakut nė kullėn e vjetėr.

Vizioni im i fėmijėrisė.

 

***

Oxhaku nė kullėn e vjetėr.

Kulaē i pjekur nė zjarr.

Portreti i nėnės sime dikur...

 

***

Pjata e mbushur me mjaltė.

Era e trumcės nė kuzhinė.

Bleta mysafire e shtėpisė.

 

 

 

 

POETĖ BALLKANIKĖ TĖ HAIKUT

 

LAURA VACEANU (Rumani)

 

1.Vjeshta

 

Parfum i ēmendur­

krizantema tė  verdha

nė vazo argjili

 

***

Fund vjeshte­

nė breg tė liqenit

bretkosė pa jetė

 

***

Mbrėmje vjeshte­

gjethja e parė

nga gėshtenja

 

***

Hungėrimė deti­

kthehem i shqetėsuar

te vajza me flaut

 

***

Rrėqethem­

nėn xhaketėn e verdhė

shtyp gjethet e lagura

 

***

Nė kopsht

dordoleci ruan

pjergullėn e zhveshur

 

***

Treg i begatė­

gjethet e zverdhura bien

mbi peshore pėr t'u shitur

 

***

I pafuqishėm­

era nė kodėr e nė plep

verdhėsi e pambaruar

 

***

Porta e manastirit­

ruhet nga njė plep

pa zbukurime

 

***

E dėshpėruar pėr vdekje

kėmisha e bardhė valėvitet­

dy njerėz tė kėrleshur nė vetvete

 

***

Mbasdite vjeshte

njė mackė dhe njė gjethe

si njė mi

 

***

Vjeshtė e hershme­

nė njė ditė tė vetme tė dyja

mėndafshi dhe pambuku

 

***

Plazh i shpėrndarė­

nė mėshirė tė fatit

tufa e zogjve

 

***

Rrafshinė e zbrazėt­

tufa e lejlekėve

kėrkon Jugun

 

***

Vesim mėngjesi­

qesen pėrgjysmė

peshkatari i vogėl

 

2. Dimri

 

Gjipėrėzat e bredhit tė gjelbėr­

futen nė borėn e bardhė

erė e fortė

 

***

Milingonat mbi urė­

njerėz pėr punė

nė mėngjesin e acartė

 

***

Pa m'u bindur mua,

harabelat fluturojnė

nga njė dritare tek tjetra

 

***

Siluetė e ēuditshme­

plepat nė rrugė

veshur me brymė tė bardhė

 

***

Sekondat nėpėr vite

ikin e vijnė

nė klepsidrėn e kohės

 

***

Natė e shnjtė

pėrqark abazhurėve

zėra tė pėrhumbur

 

***

Pikturė e harruar­

grumbuj sorrash

mbi fushėn me dushk

 

***

Dimėr i ftohtė,

deti godet i trazuar

brigjet.

 

***

Njė direk nė stuhi­

bregu ėshtė jetė

ose vdekje.

 

 

***

Flokėborėzat luajnė­

dhe njė ishull i shkrirė

nė gjarpėrimet e lumit.

 

***

Nė dritaren e kabinės,

peshkatari i trishtuar dhe

njė peshk i tharė nga vjeshta.

 

Pėrkthyen: Kujtim AGALLIU dhe at Joan GJICA

 

 

 

JORGO SEFERIS (Nobelist) ( Greqi)

 

Fat i ri

 

Trup gruaje lakuriq:

shega qė u ēa,

ishte plot me yje.

 

Place de la Concorde *)

 

Dielli dhe Korriku

nxjerrin nė kullotė trotuareve

kopera gjinjsh.

 

Rrudha

 

Tufa patash enden

natėn mbi fytyrėn tonė.

Mos i tremb.

 

Vallė pėr ēfarė mendojnė...

 

Vallė pėr ēfarė mendojnė

kėto bajame qė ēelin

nė mes tė brezareve?

 

Dy ullinj

 

Dy ullinj tė stėrlashtė thonė:

"Nuk ėshtė e lehtė aspak

tė kesh ca ēaste paqe."

__________

*) Shesh nė Paris

Pėrktheu: Anton PAPLEKA

 

 

DIMITAR STEFANOV ( Bullgari)

 

***

Abrakadabra...

Marsi nga kutia e farave

nxjerr lule!

 

***

Zogjtė, gjethet,

Vjeshtė­ nuk ėshtė koha

tė humbėsh gjėra!

 

***

Nė pijen time tė hidhur

milingona zbuloi

kokėrr sheqeri.

 

***

Nė mėngjes tė copėtuara,

tė zhytura nė lindje

tulipanė tė verdhė.

 

***

Mes degėve

hėna dhe syri i kukuvajkės

nuk dallohen.

 

***

E ngulur

njė flutur­

njė Golgotha e re.

 

***

Engjėjt tani

zbresin me rėnien

e dėborės sė pafajshme.

 

***

Mbi borė

me butėsi tė thellė,

shkroi emrin e tij.

 

***

Hėna e ngrirė­

nė rrugėn me borė.

Hijet hedhin hije.

 

Pėrktheu: Elda ĒOKU (Greqi)

 

 

POETĖ EVROPIANĖ TĖ HAIKUT

 

Poeti i radhės: HUAN RAMON HIMENES ( Spanjė)

 

Huan Ramon Himenes lindi nė  Muger, mė 24 dhjetor 1881. Nė moshėn 11­vjeēare hyri nė kolegjin e jezuitėve ku qėndroi tre vjet. Kur doli sė andejmi, pati dashuritė e tij tė para, nisi tė shkruajė vargje dhe tė  lexojė Lamartinin, Bekerin, Bajronin.

Mė 1912 njohu nė Madrid Thenobia Kamprubi Aimarin, me tė cilėn u dashurua menjėherė dhe u martua me tė mė 1916. Mė 1936 braktisi Spanjėn  pėr shkak tė Luftės Civile.

Midis pėrmbledhjeve tė tij kryesore poetike, pėrveē Eternidades (Pėrjetėsi), Pedra y cielo ( Guri dhe qielli), kujtojmė Belleza ( Bukuria) (1923), La estacion total ( Stacioni plot) (1946), Animal de fondo (Kafsha e fundit) (1949)

Mė 1956 mori Ēmimin Nobel nė poezi.

Vdiq mė 1958. 

 

Pėrshtypje

Gėtes

 

Nuk di mė ēfarė tė them,

sepse ende s'ėshtė krijuar

fjala ime.

 

Dritat e para tė agimit

 

Dritat e para tė agimit

apo klithma e zgjimit tė pastėr

e dashurisė sonė?

 

Ėshtė e vėrtetė tani

 

Ėshtė e vėrtetė tani.

Por e shumtė qe gėnjeshtra

qė vazhdon tė jetė gjithmonė e pamundur.

 

Zemra ime

 

Zemra ime e pėrndriste keq atė

dhe pranė meje ishe ti,

nė dritėn time pa e ditur.

 

Tė fjeturit

 

Gjumi ėshtė si ura

qė shkon nga e sotmja tek e nesėrmja

dhe si ėndėrr nėn tė, rrjedh uji.

 

Epitaf pėr mua tė gjallin

 

Vdiqa nė ėndėrr.

U ringjalla

nė jetė.

 

Sa tė ēuditshėm

 

Sa tė ēuditshėm

dy me instiktin tonė!

Papritur, jemi katėr.

 

Po, ti rri para meje

 

Po, rri para meje,

po unė s'kujtohem pėr ty,

duke menduar pėr ty.

 

Konstruktorėt

 

Konstruktorė

shpatash;

kėtu ėshtė fjala!

 

E pe!

 

­ E pe! ­Po, e shoh!

Mė vure bendėn e besės,

me ngutjen tėnde kaq keq!

 

Si guri

 

Si guri nė pus,

kėshtu zemra ime.

Vetėm me qiell poshtė e sipėr saj!

 

E bėre

 

E bėre vetėm njė ēast,

por mbete duke e bėrė gur

pėrgjithmonė.

 

Ēdo ēast

 

Ēdo ēast i ri

gjykon vetė gjithė tė tjerat.

Fshin projektet e tua.

 

Dashuria ime

 

Dashuria ime ishte aq e vetme,

njė qiell i ylberuar nė njė pikė vese

e nė njė lule tė agimit.

 

Sa larg

 

Sa larg kaltėrsia, qielli nga toka e varfėr!

Por ato tė dyja

janė dita mė e bukur.

 

Ky helm

 

Ky helm pambarim,

qė i ndryshuar nė njė lule,

qė dikush e do. Vret!

 

I vdekur

 

Mbeti  pezull peshorja,

njė pjatė me baltė,

njė pjatė nė qiell.

 

Brilanti

 

Shpirti im nė dhimbje.

­ Ē'pėrndritje misterioze!

Ar nė errėsirė.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                            

 

 Pėrktheu Faslli HALITI

 

 

ENRICO BAGNATO (Itali)

 

Enrico Bagnato  ka lindur nė Leēe. Ėshtė redaktor i revistės letrare "La Vallisa". Ėshtė poet, dramaturg dhe kritik letrar. Deri sot ka botuar kėto pėrmbledhje me poezi: Njė stinė, Pesėlibėrsh, Afganistan, Det, Kėnganak i dyfishtė, Mu'Allaqat­i fundit. Krahas kėtyre pėrmbledhjeve, ėshtė autor i dramave: Melo nga Bari, Kronikė e njė revolucioni, Pier delle Vigne, Marin Faliero etj. Poezia e tij shquhet pėr karakterin dhe impenjimin e thellė shoqėror, madje shpesh, pėrmes shkrimeve dhe artikujve tė shumtė publicistikė dhe letrarė, poezia shquhet nga Bagnato si e vetmja armė efikase pėr tė fshirė nga harta e botės rrjetinėn e dendur tė kufijve dhe vijėzimeve gjeopolitike, duke e ndėrgjegjėsuar njeriun pėr t'u kthyer sėrishmi pėr kah burimi, pėr nga pėrjetimi i njėvetėsisė sė tij.

 

HAIKU DIMĖRORE

 

***

Heshtje bardhėrore

zhurmėrimė e dėborės

qė po bie.

 

***

Pėrtisje e pamikluar

dėborė nė gjurmėt

e mallit.

 

***

Njė spurdhjak kėrcen

mbi dėborėn

pėrvėluese.

 

***

Toka e qielli

bubullijnė e lėshojnė flakė

shiu shprazet ndėrkaq.

 

Pėrktheu: Shpėtim DODA

 

 

RENATO GRECO ( Itali)

 

Jeton nė Modunjo, nė portat e Barit. Ėshtė diplomuar pėr drejtėsi dhe ėshtė njohės i mirė i poezisė, historisė antike, historisė sė artit dhe muzikės. Ka jetuar pėr mė shumė se njėzet vjet nė Milano dhe disa vjet nė Firence e Napoli. Ai ėshtė redaktor i disa revistave letrare, ndėr tė cilat "La Vallisa", e Barit. Poezitė e tij janė shfaqur nė revistat dhe antologjitė mė tė njohura dhe janė pėrkthyer nė anglisht, frėngjisht,spanjisht dhe serbisht. Ėshtė autor i kėtyre pėrmbledhjeve me poezi: Ēelėsi bie nė det, Pezm qytetar dhe zemėr e tretur, Dukja e tė gjallėve, Vende tė mėparshme, Autoantologji etj.

 

***

Re tė njomura

janė nderur nėn

harkun e qiellit.

 

***

Nėn agun e ri

lėviz me zor vala

nė kėtė breg.

 

Ditė lamtumire

nėntori i pėrlotur

po zvarrit me vete.

 

***

Vetėm deti yt

harron pulėbardhat

e dashurisė sime.

 

***

Mbėrriti ēasti

 i melankolisė

pėr atė qė mbet.

 

***

Shpesh poeti

mposhtet ligsht nėn barrėn

e tė trishtuarve vargje.

 

Pėrktheu: Teuta TOSKA

 

 

POETĖ BOTĖRORĖ TĖ HAIKUT

 

Poeti i radhės: ALLEN Ginsberg (SHBA)

 

Allen Ginsberg, lindur mė 3 qershor 1926 nė Nju Jork, Nju Xhersi, ėshtė njė poet amerikan dhe apostulli i brezit tė poetėve "beat". Ginsberg e sheh veten si pjesė tė traditės profetike nė poezi, filluar nga William Blake dhe vazhduar nga Walt Whitman. Nga veprat e tij pėrmendim: Ulerima dhe poezi tė tjera (1956), Kadish (1961), Realitet Sanduiēesh (1963), Lajme Planeti (1969). Vdiq mė 1997.

Haikut e mėposhtėm nuk janė botuar nė asnjė nga veprat e tij. Janė shkruar nė kopshtin prapa vilėzės nė Berkeley, nė vitin 1955, ndėrsa lexonte 4 volumet me haiku tė R.H. Blyth.

 

***

Looking over my shoulder

my behind was covered

with cherry blossoms.

 

 

Shkarazi vėshtroj nga supi

Prapanicėn time mbuluar

Me lule qershie.

 

***

Drinking my tea

Without sugar­

No difference.

 

Tė pish ēajin

Pa sheqer

Asnjė ndryshim.

 

***

Winter Haiku

Ididn't know the names

of the flowers­now

my garden is gone.

 

Dimėr Haiku

Ngaqė nuk dija emrat e luleve,

Tash kopshti im ka marrė fund...

 

***

I shapped the mosquito

and missed.

What made me do that?

 

E godita njė mushkonjė

Po mė iku...

Kush m'i ngatėrron punėt kėshtu?

 

***

 

Reading haiku

I am unhappy,

longing for the Nameless.

 

Kur lexoj haiku

Jam kaq i palumtur

dhe i pėrmalluar pėr Askushin.

 

***

A frog floating

in the drugstore jar:

summer rain on grey pavements

 

Njė bretk noton

Nė njė poēe farmacie:

Shi vere nė trotuare tė hirtė.

 

***

Another year

has past­the world

is no different.

 

Edhe njė vit kaloi­

Bota

Mbetet e njėjtė.

 

The first thing I looked for

in my old garden was

The Cherry Tree.

 

Gjėja e parė qė kqėrkova

nė baēen time tė vjetėr

ishte Qershia.

 

***

My old desk:

yhe first thing I looked for

in my house.

 

Thryeza ime e vjetėr

Ishte e para gjė qė kėrkova

Nė shtėpinė time.

 

***

My early journal:

the first thing I found

in my old desk.

 

Gazeta ime e dikurshme

Gjėja e parė qė pashė

Nė tryezėn time tė vjetėr.

 

***

My mother's ghost:

the first thing I found

in the living room.

 

Fantazma e mamasė sime

E para gjė qė gjeta

Nė dhomėn e ndenjes.

 

***

I quit shaving

but the eyes that glanced at me

remained in the mirror.

 

Mbarova sė rruari

Po sytė qė ishin ngulur tek unė

Mbetėn nė pasqyrė.

 

***

The madman

emerges from the movies

the street at lunchtime.

 

Si i ēmendur

I dalė prej filmave:

Rruga nė kohė dreke...

 

***

Cities of boys

are in their graves

and in this town...

 

Qytetet e ēunave

Flenė nė varret e tyre

Dhe nė kėtė qytezė.

 

***

Lying on my side

in the void

the breath in my nose.

 

Shtrirė brinjaz

Nė kėtė zbrazėti:

Fryma ime nė hundė.

 

***

On the  fifteenth floor

the dog chews a bone­

Screech of taxicabs.

 

Nė katin e pesėmbėdhjetė

Qeni pėrtyp njė kockė­

Kuitje frenash taksie.

 

***

The moon over the roof,

worms in the garden.

I rent this house.

 

Hėna mbi ēati,

Krimba nė kopsht...

E marr me qera kėtė shtėpi.

 

Pėrktheu: Majlinda BASHLLARI ( Kanada)

 

 

PABLO NERUDA : Nobelist (Kili)

 

***

Ē'ka mė tė trishtueshme

se njė tren i palėvizshėm

mė mes tė shiut?

 

***

Kush kėndon

nė ujėrat e thella

tė liqenit tė harruar?

 

***

Nėse ėshtė i vėrtetė,

librin tim, pyes:

"Unė e shkrova?"

 

***

Sa javė

ka dita? Dhe muaji

sa vite?

 

***

Pemė nė rrugė...

Ėndėrrojnė borėn,

sepse u zhveshėn?

 

***

Me dhėmbė tė ērregullt tė bardhė,

orizi

kujt i buzėqesh?

 

***

Portokallet

si e ndajnė diellin

nė pemėn e tyre?

 

***

Pse toka,

kur dalin njollat

jep shpirt ngadalė?

 

***

Pse gjethet,

kur ndjehen tė verdha,

vrasin veten?

 

Pėrktheu Elda Ēoku (Greqi)

 

 

WILLIAM J. HIGGINSON (SHBA)

 

***

Shi pranvere...

Akoma dhe hajduti

mohon punėn e tij.

 

***

Dyshim pranveror.

Hėna i pėrqarket

njė peme lakuriq.

 

***

Pa u menduar fare,

kopshti i komshiut

u gjelbėrua sėrish.

 

***

Bredh, shkėmb.

As bredh, as shkėmb.

Vetėm perėndimi...

 

***

Pėrgjimi im i parė!

Njė pistė akulli

njė vit nė tė bardha.

 

***

Nė kėtė natė,

pa bėrė asgjė,

me duart lart.

 

***

Pres vitin

me bastunin tim tė vjetėr

qė ka zėnė merimanga.

 

***

Kaq qetė...

Njė plak fle nė bar.

Harrova pyetjet e mia.

 

***

Hėnė vere:

e vetmja bardhėsi

nė qiellin e mbrėmjes.

 

Pėrktheu: Elda ĒOKU (Greqi)

 

PENNY HARTER (SHBA)

 

Mė mungon

britma e akullit

nė hundėn e penės sė tij.

 

***

Kėrmilli

akoma rritet

mbi thoin tim.

 

***

Me lutje

i verbėri mbulon

sytė e tij.

 

***

Nė parvaz

mbledhėsi i teneqeve

mbledh plehra.

 

***

Insekte tė vogla tė bardha

bien, ngrihen

me pikat e shiut.

 

***

Mbi ēati

hambarėt e grurit

shkėlqejnė nė shi.

 

***

Fishkėllimė treni...

Mbi murin e stacionit

fytyra jote.

 

***

Mjellmė e zezė,

sqepin e kuq

e thyen nė flatrat e saj.

 

Pėrktheu: Elda ĒOKU ( Greqi)

 

JOSE JUAN TABLADA ( Meksikė)

 

***

 

Merimanga merimangėn e zgjon,

duke nxituar nė pėlhurėn e saj,

hėna e shkėlqyeshme.

 

***

Ditė e dielltė.

Nė ēdo lule

njė flutur.

 

***

Oshakoja i vogėl

i gjithėpushtetshėm nė pafundėsi,

i padukshėm nė breg.

 

Pėrktheu: Elda ĒOKU ( Greqi)

 

 

Shėnime pėr librat:

 

Ahmet MEHMETI:

 

RRĖKEZA TĖ HAZDISURA

­Vėllim me haiku nga poeti Kujtim Agalliu­

 

Gjerdanit tė perlave tė Haikut shqiptar iu shtua edhe njė vėllim i ri, "Rrėkeza tė hazdisura", 2005, i Kujtim Agalliut, botim i Shtėpisė Botuese "Egnatia", e cila ka tė drejtėn ekskluzive tė botimit tė librave me haiku. Pas cikleve me haiku tė tij, tė botuara ne revista e gazeta tė ndryshme, brenda e jashtė vendit, ky vėllim vjen mė i plotė me motive dhe mė i pasur me figura poetike.

Sapo shfleton vėllimin, lexuesi gjendet i mrekulluar nė njė atmosferė festive ku "lulekumbullat shamibardha e presin nė dasmėn e pranverės". Por pamjet ndėrrojnė shpejt, menjėherė hyjmė nė njė botė ku dhimbja rri "sypėrdhe" e ku "pesha e turpit shkrin gurin". Mė tej autori na projekton retė e trembura mbi dallgė. Dhe pas kėsaj atmosfere disi tronditėse tė natyrės poeti na qetėson. "Luledegėzat e pjeshkėve, me duar ere pėrshėndesin nusėrimin e pranverės".

Kėshtu vazhdojmė tė shfletojmė librin e kėndshėm, duke u sjellė nė njė shtjellė poetike herė nė qiell e herė nė tokė, pėrmes stinėsh tė ndryshme, nė takim me flatra kaltėroshe zogjsh, qė pėrkėdhelin qiellin, shohim shiun qė loton nė sythin e tharė tė sapoēelur nė pranverėn e parakohshme, ndjejmė pikėllimin e fushės nga rrėkezat e hazdisura, drithėrohemi me barin nga fresku i mbasdites.

Pra, njė karakteristikė e  artit poetik tė Kujtimit ėshtė imazhi i qėlluar.

Ajo qė bie mė shumė nė sy nė kėtė vėllim poetik ėshtė larmia e motiveve, natyra e personifikuar, jeta e pėrditshme me gjithė gjallėrinė dhe telashet e saj deri nė vdekje, historia e dhimbshme e shqiptarėve etj dhe tė gjitha kėto si njė udhėtim "mbi flatra Haiku", qė autori i bie rrotull botės "pa pasaportė", siē thotė ai.

Megjithėse poeti Kujtim Agalliu ėshtė qytetar i botės, nė artin e tij poetik spikat fryma individuale. Haiku i tij dallon nga tė tjerėt jo vetėm nga motivet dhe imazhet e qėlluara, por veēanėrisht nga figuracioni poetik. Metafora e goditur e kombinuar me personifikimin janė binomi dallues i poetikės sė Kujtim Agalliut: afsh i ngrohtė po puth lulen,/ mbyll sytė me mua nata,/ me dhėmbė pėrtyp heshtjen/ /njė lot uji lėpin gurin,/ rrėkeza tė hazdisura/ pikėllojnė fushėn etj, etj.

Duke qenė se metafora ėshtė shpirti i poezisė moderne dhe poeti me Haikun e tij e konfirmon se ėshtė pjesė e kėtij realiteti krijues nė zhvillim. Por nė kėtė vėllim tė kėndshėm spikatin edhe figura mjaft tė realizuara, si: paralelizmi: "Pemėt lidhin kokrra, vajzat zhveshin kofshėt", ose harmonizime tė tilla figurash, si: personifikimi, metafora e hiperbola:"Gjithė ky det s'ma lan dot mėkatin".

Ndėrkohė bien nė sy epitete tė goditura, si ata nė vargjet: "retė e trembura mbi dallgė/lisnajė e pėrzhitur dimri/ shi i ēmendur" etj.

Nė kėtė vėllim me 101 haiku dallohen pėr shkėlqimin poetik dy tri prej tyre, qė pa hezitim do t'i bėnin nder ēfarėdo antologjie tė Haikut. Njėra me motivin e pėrjetshėm tė shqetėsimit qė ka poeti pėr ato qė ndodhin rreth tij:

 

Nė kopsht

u shtua dhe njė lule,

brenga ime.

 

Dhe tjetra me motiv erotik, qė s'ka nevojė pėr koment:

 

Pjeshkėzės sė gjoksit tėnd,

me gjuhėn e zjarrtė

ia heq pushin

Me motivet, imazhet, figurat poetike, si dhe fjalet ėe zgjedhura Kujtim Agalliu sjell nė poezinė shqipe individualitetin e vet, tashmė tė spikatur.

 

 

HAIKU DHE EVOLUIMI I TIJ

 

Haiku ėshtė njė nga format mė tė rėndėsishme tė poezisė japoneze. Ėshtė njė  formė poetike mjaft e shkurtėr, krijuar nga Masaoka Shiki rreth fillimit tė shek.XX si njė ritrajtim i hokkut, njė formė kjo shumė mė e vjetėr tradicionale japoneze. Shiki mbajti vetėm vargun e parė nga seria e vargjeve tė lidhura (Renga). Ky lloj hokku apo "vargu hapės" fillimisht konsistonte nė tri radhė afėrsisht 5, 7 dhe 5 njėsi fonetike (morae), tė cilat vetėm pėrafrojnė me rrokjet nė shqip. Ky gjithashtu pėrmbante njė fjalė tė veēantė stinore­kigon­, e cila paraqiste stinėn nė tė cilėn qe vendosur haiku.

Haiku shpesh kombinonte elementė tė ndryshėm nė njė pėrshtypje ndjesore unike, me njė pauzė (kireji) apo e quajtur ndryshe "fjala prerėse" nė fund tė 5 njėsive fonetike tė para ose 7 tė dytave. Megjithėse rrallėherė thyer nga poetėt japonezė, kėto rregulla janė thyer mė vonė me lėvizjen e ashtuquajtur "forma e lirė"­ haiku­ nė japonisht si dhe nė gjuhė tė tjera tė botės, qė, me sa duket evoluan nga hokku.

Pa mė tė voglin dyshim, asnjė diskutim mbi haikun bashkėkohor nuk mund tė quhet i plotė pa pėrmendur dhe folur mė parė pėr hokkun. Tre mjeshtrat e mėdhenj japonezė tė formės sė hokkut (ndonjėherė nė mėnyrė anakronike dhe ngatėrrueshėm quajtur haiku nė gjuhėn popullore), qenė Matsuo Basho, Yosa Busson dhe Kobayashi Issa; krijuesi dhe shkruesi i parė mė i madh i formės sė haikut, si formė e veēuar dhe e dallueshme prej traditės sė vjetėr tė hokkut ( hajkai no renga), ka qenė Masaoka Shiki.

 

Historia dhe evolimi i haikut

 

Haikai ose haikai no renga ėshtė njė formė poetike qė u shfaq rreth 1500­ės. Vargu i parė i njė sekuence tė tillė poetike vargjesh ėshtė quajtur hokku, hyrja apo vargu hapės. Pėr shkak se hokku ishte vargu mė i rėndėsishėm, ai i cili vendoste tonin e krejt asaj qė ndiqte mė pas, ai tentonte tė ishte mė domethėnės se pjesa tjetėr, megjithėse teorikisht pjesė e sė tėrės, ai filloi tė vlerėsohej nė nėnyrė tė veēantė.

Hokku i hershėm shpesh luante me fjalėn. Pėrfaqėsues tė kėtij stili qenė Yamazaki Sokan (1455­1533) dhe Arakida Moriake(1473­1549). Matsunaga Teitoku (1571­1653) provoi tė realizonte njė lloj sinteze tė haikut nė vargun paraprirės, por rezultatet nuk qenė tė kėnaqshme. Kėshtu hokku degradoi. Megjithėkėtė, nė 1600­ėn dolėn dy mjeshtra, tė cilėt e ngritėn nivelin e haikut dhe i dhanė njė thjeshtėsi e thellėsi shpirtėrore, qė e bėri shumė mė tepėr se thjesht njė lojė fjalėsh. I pari qe  Onitsura (1661­1738), i dyti Basho (Matsuo Basho­1644­1694). Stili i Onitsurės ishte i kursyer dhe i ashpėr, por mungesa e displinės e pengoi ngritjen e tij nė rangun e Bashos. Kėshtu ėshtė pikėrisht Basho ai qė njihet si themeluesi kryesor i haikut tė mirėfilltė, nėpėrmjet rolit tė tij si mėsues i haikai no renga. Basho ka dhėnė mėsim fillimisht nė haikai no renga dhe mė pas mėsimdhėnia ka pėrfshirė edhe hokkun, si pjesė e asaj forme vargu tė lidhur.

Ėshtė e pasaktė dhe anakronike ta quash atė apo cilindo shkrues tjetėr tė haikut deri para shek.XX, poetė tė haikut. Termi "haiku" ėshtė bėrė i njohur nga gazetari i shek XIX, kritiku dhe poeti i parė i haikut, i ndjeri Matsuoka Shiki ( 1857­1902), i cili besonte se hokku nuk duhet tė funksiononte mė nė njė kontekst vargu tė lidhur, por duhej tė shkruhej mė vete, si njė formė e pavarur vargu.

Ai gjithashtu besonte se frymėzimi i tij duhej tė qe praktika artistike europiane e pikturės plein­ar, duke e bėrė njė lloj skice tė shkurtėr nė vargje. Shiki e quajti kėtė formė vargu tė ritrajtuar dhe qė qėndronte veēmas, "haiku".

Shiki, i cili qe mosbesues nga natyra, gjithashtu veēoi hokkun nga forma rrėnjėt e tij spiritualiste nė Daoisin dhe Mahayana Buddhism. Pėr shkak tė popullaritetit qė patėn inovimet e Shikit, si termi hokku ashtu edhe praktika tradicionale e hokkut, u zbehėn gradualisht, duke u zėvendėsuar nė mėnyrė tė ndjeshme pėr publikun e gjėrė nga termi haiku dhe njė seri e tėrė standardesh tė reja pėr kėtė varg tė ri.

Kjo vlen pėr praktikėn e ndjekur pėrgjithėsisht qė prej 1940­s e mė tej, si nė gjuhėn japoneze, ashtu edhe nė gjuhė tė tjera tė tė referuarit tė hokkut para Shikian si haiku,gjė e cila ka krijuar ngatėrresa tė panumėrta. Studiues bashkėkohorė po tentojnė tė vėnė njė lloj rregulli nė kėtė fushė, duke quajtur haiku vetėm atė varg qė i takon kohės sė Shikit apo post­Shikit, ndėrkohė qė janė duke emėruar nė mėnyrė tė drejtė shkrimtarėt para Shikut, si parfaqėsues tė haikai no renga dhe vargun e tij tė hapjes, hokku. Megjithėkėtė edhe sot ky dallim shpesh bėhet i pamundur apo anashkalohet.

 

Haiku ndėrkombėtar

 

Me gjithė pėrpjekjet nga ana e europianėve pėr tė imituar hokkun e vjetėr nė fillimet e 1900­ės, nuk pati njė kuptim tė mirėfilltė tė principeve tė tij. Punė tė hershme nė kėtė fushė patėn fare pak impakt. E para vepėr me rėndėsi qe ajo e Harold Andersonit, "Fshesa prej bambuje", e cila doli mė 1934. Gjithsesi, vetėm nė 1949, me botimin e pėrmbledhjes sė parė tė haikut, njė pėrmbledhje prej 4 volumesh e Reginald Horace Blyth ( e cila nė mėnyrė paradoksale paraqiste pothuaj gjatė gjithė shtrirjes sė saj hokkun, duke pėrfshirė kėtu edhe Shikin), kjo formė vargu u paraqit siē i duhej Perėndimit.

R.H.Blyth ishte njė anglez dhe njėkohėsisht mėsues i anglishtes, i cili u vendos fillimisht nė Korenė e pushtuar nga japonezėt e prej andej nė Japoni. Ai pėrgatiti njė seri punėsh qė pėrfshinin Zenin, hokkun, dhe haikun si dhe forma tė tjera tė letėrsisė japoneze dhe asaj aziatike nė pėrgjithėsi. Prej atyre me njė respekt tė veēantė nė kėtė fushė do tė pėrmendnim "Zeni nė letėrsinė angleze dhe klasikėt e Orientit", pėrmbledhjen me 4 volume tė Haikut, si dhe pėrmbledhjen me 2 volume "Historia e Haikut"

Shkrimtarėt perėndimorė, tė frymėzuar nga vargjet e pėrkthyera nė punėt e Blythit, u orvatėn t'i imitonin ato, duke shkruar vargje origjinale nė anglisht, megjithėse pėrsėri duke dėshtuar, tė kuptonin principet mbas formės sė vargut, punime kėto tė Blythit, ku mbizotėron mė tepėr hokku sesa forma e lirė e haikut. Si pėrfundim imitimet perėndimore qenė shpesh fare pak mė tepėr se shkurtimi i formės sė haikut, kombinuar me idetė perėndimore nė pėrmbajtje poetike dhe herė tė tjera orvatje tė paditura nė formėn poetike tė Zenit. Megjithėkėtė, kėto vargje eksperimentale shėrbyen si fillesat qė lindėn traditėn e haikut nė anglisht, i cili megjithėse nuk arriti tė krijonte impaktin e duhur nė botėn e letrave, ai e provoi veten tė ishte sidoqoftė tepėr popullor si sistem i parashtrimit dhe futjes sė nxėnėsve nė botėn e poezisė nė shkollat fillore dhe si njė hobi pėr njė mori shkrimtarėsh amatorė, tė cilėt vazhdojnė risinė dhe eksperimentimin e trashėgimisė se reformave tė Shikit.

 

Shkrimi i Haikut

 

Poeti i haikut modern (haijin) shkruan pėr njė moment nė kohė, njė eksperiencė tė shkurtėr qė qėndron veēmas. Ndėrsa hokku tradicional fokusohet tek natyra dhe vendi qė zėnė njerėzit nė tė, poeti i haikut modern zakonisht prek ēdo temė qė i duket e pėrshtatshme, qoftė kjo e lidhur me natyrėn, qoftė me njė vend urban, qoftė edhe me material me pėrmbajtje teknologjike. Ndėrsa hokku i vjetėr i shmangte tė tilla tema, si: romaca, seks dhe dhunėn e hapur, haiku bashkėkohor shpesh trajton veēanėrisht kėto tema.

Nderkohė qė  hokku i vjetėr kėrkonte njė kohė  tė gjatė pėr mėsimin dhe pjekurinė e duhur, haiku i ri ėshtė njė formė "e ēastit" vargu tė shkurtėr, qė mund tė shkruhet prej ēdokujt, qoftė ky fėmijė apo profesionist. Megjithėse njė pjesė e mirė e shkrimtarėve tė haikut u qėndrojnė besnikė standardeve tė vjetra tė hokkut, shumė tė tjerė i kanė braktisur praktikisht tė gjitha standardet tradicionale, duke e vėnė theksin mbi lirinė vetjake dhe eksperimentimin me kompozimin.

Njė kėrkim nė internet do tė tė ēojė nė forume tė panumėrta, ku si poetėt e rinj, ashtu edhe ata profesionistė ofrojnė dhe kritikojnė reciprokisht haikut e tyre. Praktika tradicionale e hokkut gjithashtu vazhdon si nė internet, edhe nė shtypin e zakonshėm; ajo ruan dhe vazhdon traditėn shpirtėrore pre Shiki ( para Shikit) dhe principe estetike tė dallueshme me tendencat "formė e lirė" tė haikut bashkėkohor, tė cilat janė bėrė shumė mė popullore sesa hokku kufizues, por gjithashtu kanė tentuar drejt njė fragmentimi ekstrem dhe individualizmi nė formė standarde, jo vetėm nė Japoni, por edhe nė vende tė tjera ku praktikohet tashmė.

 

Teknikat e Haikut

 

Hokku japonez, por edhe haiku bashkėkohor hera­herės kanė pėrdorur, edhe pse me njė shtrirje mė tė vogėl, teknika nga waka dhe renga, por duke u bėrė popullor, teknika tė reja u shpikėn dhe teknika tė vjetra u riemėrtuan. Kėto teknika janė tė rėndėsishme, duke marrė parasysh qė haiku ėshtė njė formė tepėr e shkurtėr poetike.

 

Honkadori

Honkadori pėrdor njė varg apo njė fjalė nga njė varg i famshėm, pėr t'i dhėnė njė hokku tė ri domethėnie mė tė gjėrė ( si analog nė kėtė rast do tė pėrmendej aludimi, hedhja e fjalės dhe pėr rrjedhojė kuptimi qė i veshim thėnies).

Shembull:

Miwataseba / Yamamotokosumu / Minasegawa.

Shih pėrreth/ edhe malet janė mbėshtjellė me vesė/ nga lumi Minase.

 

Njė haiku i ri, duke pėrdorur fjalėn Yamamotokosumu, do tė evokonte njė imazh tė lumit Minase, pa qenė e nevojshme aspak ta pėrmendė atė.

 

Eleminimi

Limituar vetėm nė disa rrokje, ėshtė themelore qė fjalėt e tepėrta tė eleminohen. Shpesh prapashtesa apo folje tė vendosura pas njė emri tė eleminohen, kur statusi i kėtij emri mund tė nxjerrė njė pėrfundim (pa qenė nevoja domosdoshmėrisht pėr pėrdorimin e kėtyre fjalėve­shtesa) tė tjera fjalė mund tė eleminohen, kur e kanė ndėrkohė njė prejardhje / nė vargjet ku bėnin pjesė). Kėto eleminime ndikojnė nė rritjen e pėrmbajtjes sė hokkut apo dhe shtrijnė mė tej kohėzgjatjen e tij.

 

Kaketoba

Gjuha japoneze ka njė sėrė homofonesh ( homofon­ fjalė/diftong qė shqiptohet njėsoj si njė apo mė tepėr fjalė, por qė ka kuptim tė ndryshėm dhe shkruhet shpesh ndryshe). Kaketoba ėshtė teknika e pėrdorimit tė kėtyre homofoneve pėr t'i dhėnė kuptime tė shumėfishta vargut. Psh: "matsu" do tė thotė "pema e pishės", por gjithashtu ka njė homofon "matsu", qė do tė thotė nė pritje.

 

Kumatagari

Vargu Jiyurtsu (let. vargu i lirė), i hedh poshtė tė gjitha rregullat dhe shkruhet ashtu si t'i duket mė mirė poetit. Fillimisht ai u pa mė tepėr sesa njė slogan poetik apo njė fjali kuptimplote, por vlerat e tij u rivlerėsuan nė pėriudhėn e Heiseit. Mund tė konsiderohet kėshtu si paraardhėsi i haikut bashkėkohor me shmangien e kufizimeve tė tij.

 

POETĖ TĖ FAMSHĖM DHE SHKRIMTARĖ JAPONEZĖ

 

Periudha e Edos (Hokku)

 

­ Matsuo Basho (1644­1694)

­ Yosa Buson (1716­1783)

­ Kobayashi Issa (1763­1827)

 

Periudha e Meijit dhe mė pas Haikut

 

­ Masaoka Shiki (1867­1902)

­ Takahama Kyoshi (1874­1959)

­ Saito Mukichi ( 1882­1953)

­ Taneda Santoka (1882­1940)

­ Nakamura Kusatao (1901­1983)

 

Shqipėroi dhe pėrgatiti : Jorma Maria LOCI (SHBA)

 

 

Create a free website at Webs.com