HAIK ALBANIAN
NĖ KĖTĖ NUMĖR:
- Karakteristikat e Haikut japonez dhe reflekset e tij nė krijimtarinė e poetėve shqiptarė.
nga Perikli Jorgoni.
Poetė shqiptar tė Haikut.
Poeti i radhės Xhevahir Spahiu.
- Radije Hoxha, Agim Pepa, Nexhip Bashllari.
Poetė ballkanikė tė Haikut.
Poeti i radhės. Aleksandėr Popovski. (Maqedoni )
Pėrktheu: Ahmet Mehmeti dhe Taqo Kitani.
- Ion Codrescu, (Rumani)
Pėrktheu: Elda Ēoku.
- Zarko Milenić (Bosnje-Hercegovinė)
Pėrktheu Elda Ēoku.
Poetė evropianė tė Haikut:
- Poeti i radhės: - Patrick Blanche (Francė).
Pėrkthyen: Klodiana dhe Alban Kuēuli.
Poetė gjermanė tė Haikut:
Pėrktheu: Sonila Disho.
Poetė botėror tė haikut:
- Poeti i radhės. Mario Benedetti. (Uruguaj)
Pėrktheu: Gjergj Vlashi.
- Basho, Buson, Issa, Shiki, Wills, Forrester, Pound.
Pėrktheu: Majlinda Bashllari.
- Masaoka Shiki (nga Antologjia e Haikut Amerikan)
Pėrktheu: Jorma Maria Loci
- Anna Holley (Amerikė) Pėrzgjedhje nga libri, Haiku i Korbit tė Bardhė Pėrktheu: Kujtim Agallu.
Shėnime pėr librat me Haiku: Fatmir Minguli: - Seferis, Antologjia e haikut grek dhe Tumanidhi.
- Haiku japonez dhe universi i tij poetik: - nga Betim Muēo.
Karakteristikat e Haikut japonez dhe reflekset e tij nė krijimtarinė e poetėve shqiptarė.
Poezia japoneze nė Shqipėri u bė e njohur veēanėrisht nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė XX, me botimin e njė antologjie tė plotė tė poezisė japoneze ndėr shekuj, pėrkthyer nga poeti Petraq Kolevica, ku vend tė dukshėm zė poezia e mjeshtrave tė mėdhenj qė trajtuan formėn poetike tė Haikut. Nga kėta mjeshtra tė haikut, poeti gjenial Bashoi, qė jetoi nė vitet 1644 deri nė vitin 1694, u bė kryemjeshtri i kėsaj forme tė re poetike, e cila brenda hapėsirės sė tre vargjeve duhet tė na japė me fuqi shprehėse e me ngarkesė emocionale tė madhe idenė e gjendjen shpirtėrore e meditative qė pėrjeton poeti.
Bashoi ishte murg dhe poet endacak pa shtėpi e katandi, bir i njė ushtaraku. Mundi tė pasqyrojė nė poezinė e tij fytyrėn e kohės dhe tė epokės sė vet, atė gjendje tė mjerė e tė shtypur tė masave popullore qė lėngonin nga kėrbaēi i princave feudalė dhe nga mundimet e varfėrisė e tė punės rraskapitėse; natyrėn mahnitėse tė viseve nga e shpuri udha e fatit dhe e mundimit, madhėshtinė e njeriut, i cili me gjithė mjerimin e varfėrinė e tij ngrihet mbi ēdo krijesė tjetėr, nė saj tė epėrsisė si njeri, tė dimensionit tė tij shpirtėror e filozofik.
Poezia e Bashoit shquhet pėr njė fuqi tė madhe emocionale, pėr njė gjetje tė veēantė poetike, pėr ngjyrime tė freskėta, pėr virtouzitet dhe gjallėri tė jashtėzakonshme. Nė pjesėn mė tė madhe numerike, Haiku i Bashoit pėrjeton njė gjendje dramatike, ka nė thelbin e vet bėrthamėn e njė drame, pėrmes sė cilės na jepet me saktėsi atmosfera e kohės dhe dhimbja e mijėrave njerėzve tė mjerė pa strehė e katandi qė kėrruseshin nė orizoret e pafundme e qė i rrihte era e shiu, nėpėr shtigje e monopate, nėpėr limane e galera minierash.
Poezia e Bashoit dhe e poetėve tė tjerė japonezė u bė e njohur me kohė nėpėr botė. Ajo gjeti shprehjen e vet edhe nė poezinė evropiane e ballkanike. Nga forca sintetike e poezisė japoneze, pėrfitoi mjeshtria poetike e Shellit dhe Kotcit, e Ezra Paundit dhe e Jitsit e Pushkinit dhe e Ahmatovės, e Turgenievit dhe Mandelshtamit, e Gėtes dhe e Hajnes, e Seferisit dhe e Elitisit, e Lorkės dhe e Himenesit, e Teodor Shtromit dhe e Rilkės.
Nė poezinė e sotme shqipe forma e Haikut nisi tė trajtohet veēanėrisht tek poetėt e brezit tė viteve 70-80, nė mėnyrė tė suksesshme nga M. Kallupi, Q. Sheme, N. Jorgaqi, M. Zeqo, B. Muēo, N. Ejupi, F. Aēka, M. Disho, K. Agalliu, D. Cacaj, F. Luta, Sh. Garuci e shumė autorė tė tjerė.
Haiku nė poezinė e poetėve tanė qė pėrmendėm mė lart, forma poetike e Haikut vjen e fuqishme dhe origjinale, duke transmetuar realitetin dhe mendėsinė tonė ballkanike, shqetėsimet e pėrjetimet e njė kohe krejtėsisht mė ndryshe nga koha e Bashoit e Josa Busonit e Kobajashi Isa e Masaoka Shikit, apo e bashkėkohėsve Kató Shuson e Takaha Shugyó.
Ja si shkruan Milianov Kallupi:
U lakuriqėn blirėt e vjeshtės.
Trishtimi i verdhė i gjetheve
Mi veshi metaforat.
Ja si shkruan Qazim Shemaj:
Mė i harbuar se kali i luftės,
mė i bardhė se kali i nuses.
Ja si shkruan Moikom Zeqo:
Kjo pemė
Ėshtė sy
Me kokrrat- lotė.
Ja si shkruan Nexhip Ejupi:
Po e gushėron prillin
Bilbili i lumtur i Mjedės.
Ja si shkruan Mihal Disho:
Delet blegėrijnė
E i lėpijnė kryqin...
Ja si shkruan Betim Muēo:
O vullkani Aso,
A ma jep hua grykėn tėnde
Ti them dy fjalė botės?
Ja, pra kaq bukur e shkruajnė Haikun poetėt shqiptarė.
--------------
Poetė shqiptarė tė haikut:
Poeti i radhės: - Xhevahir Spahiu.
Mjellmat e Liqenit
***
Hapu, haik
si fara e hidhėsit,
zgjoji dashnorėt se fjetėn gjatė.
***
Erėmon trėndafili pėr tė gjithė;
tringėllimėn, ia dėgjoj
vetėm unė.
***
Kavaku - penė;
pret dorėn e hyjshme tė erės
ti kėndojnė liqenit.
***
Struga si shtrunga
mblodhi fjalėt e poetėve,
pėr yje, netėve.
***
Drumbjellėsi? Poet.
I shtriu duart jeshile
tė vjelė hardhitė e misterit.
***
Pėllumbin
e dalė prej reve,
ajme, plumba shirash e vranė.
***
Lulėkuqe, si ke mbirė
mes gurėve murrashė mbudhė?
Lermė tė tė puth nė buzė!
***
Ranė petalet mbėrdhé
e u thyen si qelqe.
Buzėplasur : kam etje.
***
Edhe mbi liqen,
kujtimi i pranverės
ēel lule.
***
Pas gotash me verė
pulėbardha plugon liqenin,
anija fluturonte nė erė.
***
Nuk i pashė mjellmat.
Cila dorė i kėputi
zambakėt pa rrėnjė?
***
Humbėn fjalėt buzėve tė bruzta,
era frynte midis nesh.
Rrėqethej liqeni.
***
Lumi levend
mėdysh liqenin me ngjyrėn e tij.
Drin, jam si ti!
***
Lundrojmė mbi liqen
a liqeni mbi ne?
Zbardh kufiri plagė mes ujravé.
***
Duaj duaj dallgėt,
se si mbillen se si korren
nga duar e draprinj tė padukshėm
Strugė, gusht 2005
Radije Hoxha ( Prishtinė)
***
Nė botėn tėnde
varri kushton mė lirė.
Gjeth, lamtumirė!
***
Muzat kuvendojnė:
Pėr cilin laps tė mbajnė
njė minutė heshtje?
***
Mėso dashurinė
dhe pėrsėrite klasėn,
o zog i natės!
***
Nė shtrat tė lumit
eja, mbytu me mua,
varkė e shpėtimit!
***
merr formė kavanozi.
Akuarel turshish.
***
Verė drogmene.
Arna e xhinsit nė asfalt
kėndon "Yesterday",
***
Gjuha ime
helmon dhe gjarpėrin,
kur dashuron.
***
Dielli shtatzėnė
mėsoi tė marrė frymė.
Lindi mbi lotin.
***
O lulediell!
Nė udhėkryq ti bėn kryq,
pėr tokėn lutesh.
***
Rrugė qumėshti.
Tė ngjizur i kam krahėt
nė bark, o flutur!
***
Dy nota mbyten
nė pjergullėn xhaziste.
Lumbardhi shkumon.
***
Ah, xixėllonjė!
Llampa tė ngeli pa vaj.
Qaj!
***
Qetėsues njeri,
qė zemrėn mė riciklon
me erė temjani.
***
Lumė buburrecash.
Gurė
qė shkojnė nė varrim.
***
Mushkonja lezbike
puth e kruan gjurin.
Njė grua trembet.
***
Alpe shqiptare
me koka tė thinjura.
Ju vdiq berberi.
***
Dimėr daltonist,
mos ia shkel syrin plakut
pėrtej oxhakut!
***
Farat e specit
u dėnuan me vdekje
nė zorrėn qorre.
***
Libra tė hollė,
do tė trasheni dikur,
kur unė s'do tė jem.
***
Murale librash,
Nė kėmbė mund tė qėndroni
vetėm bashkėrisht.
***
Shandan i kėrrusur,
qiriu mbi ty plasi,
burrė tjetėr do.
***
Vdiq njė miqėsi.
Kujtime nė Tour de France".
Harxhime nė filxhan.
***
Flutur, mė thuaj,
a ke fluturza nė bark,
kur dashurohesh?
***
Hėna nė pjatė.
Ēorba nga luga e argjendit
bėhet bajate.
***
Facoleta thotė:
Vetėm pėr vdekjen time
nuk kam ngushėllime.
***
Nėna. Ah, nėna,
m'i lexon shkrimet, qan
dhe asgjė s'kupton.
***
Nėnė!
S'po rritem qė s'po rritem
e ti, po plakesh...
***
Vjen e shkon nėna,
pikon ēesma e lodhur.
Nėna shkon e vjen.
***
Pėrsėri nėna.
Me okllainė e gjatė tė jetės
tėhollon petėt...
-----------
(poetit tė Haikut Milianov Kallupi)
x
Nė tri plasa muri hyn dielli,
ėndrrat e pranverės,
nėpėr vargje haiku.
x
fjala lajkatare vajzat i ēmend
po ēmendurinė e tyre
e mban durimi yt?...
x
Nėpėr fėshfėrimė gjethesh
pikon loti i dallėndyshes.
Ēdhimbje fshihet pas gazit tė pranverės!?...
x
Tė zezat fjalė
pranė zambakėve tė bardhė tė ujit.
Guakin bretkosat.
x
Vendet me borė
pranvera i kthen nė origjinė
flokėt e mi me borė e humbėn origjinėn...
x
shpirtin tėnd
e shoh nė sytė e tu
ndjej dhimbje...
x
sytė e diellit
davaritin errėsirėn
qeshen lulet nė dritare
x
njė zekth
nė bythėn e kaut
shkėrmoqen tė mbjellat...
x
murjelė
mbi bishtin e kalit
fshikullimė mbi faqe
x
kukuvajkė
mbi pullazin e shtėpisė
zjarri i shuar
x
plasaritje
mbi muret e njė shtėpie
vatėr pa hi
x
ndjellakeq
zėri i kukuvajkės
jetė e kėputur...
x
qyqe
nė majė plepit
kėnga e vetmisė
x
derė e trokitur
vėshtrim nė syrin magjik
shpirt i shpelluar
x
terrin e natės
e djeg njė xixėllonjė
mu hapėn sytė
x
krismė...
klithmė, ofshamė
njė ėndėrr e kėputur
x
mbi degėt e kėrrusura
purpurohen qershitė
prej diellit nudo
x
anės detit
vėshtroj pėrplasjen e dallgėve
ndjehem i etshėm
x
mali iTomorrit
bardhėsi e akullt
i shenjtėruar
x
marsi i egėrsuar
sfidon kėngėn e plakės
kope e ngrirė
x
angullima
nė sheshin e qytetit
qen tė uritur
x
o lumi devoll!
mė jep gurgullimėn tėnde
iso tė kėngės time
x
lisi mbetet lis
edhe i zhveshur nė fundvjeshte
pret nė heshtje
x
shpirti dalė kėrcen mbi tra
vėshtron kufomėn e vet
sa i pėshtirė!
x
mė vratė shpirtin
me fjalėt pas krahėve
vjel frutin e durimit...
Poetė ballkanikė tė haikut:
Poeti i radhės: - Aleksandėr Popovski.
skishte kohė
pėr kushte tė tjera
muzg e sėmundje.
qetė po e lėpij
tė fundit pikė vere
kėnga mė ėmbėlson.
pa cipė gruaja,
ēveshur dritėn befasoi,
zogjtė ndalėn kėngėn.
si verė tė vjetėr
malin pėrpij
tikveshko e zezė.
i vetėgoditur:
nė njė fund kane
pėrpėlitet zogu.
qė nga nėnshkėmbi
vėshtirė dėgjuar
e ėndėrrova.
deri dhe kur
anash po qėndroja
i vetmuar sisha.
i ulur mėnjanė
nga vajza nė konak
atė ėndėrroj.
tė zezat rruaza
ngrijnė pjesėt e zhveshura
kristale kėnge.
qė tė mos ndodhė
as larg as afėr
as mua e keqja.
ėshtė ora jote
kur kėngėn tėnde
dėgjoj deri nė fund.
Pėrktheu: Ahmet Mehmeti dhe Taqo Kitani.
- Ion Codrescu (Rumani)
*
duke hapur librin
gjethja e tharė mė kujtoi
freskinė e saj.
*
papritmas
shtėpi tė pasura, shtėpi tė varfėra
nėn tė njėjtėn borė.
*
bosh vazoja
macja nė kurriz
nė natėn e ftohtė.
*
agim-
mbi lejlekėt prej letre
njė penel drite.
*
faqe e bardhė-
milingona kėrkon
shenjė udhėrrėfyese.
*
libri mbrapsht-
njė fėmijė bėn sikur
e lexon.
*
pėr njė ēast
ndajmė tė njėjtin vend
unė dhe flutura.
*
duke rėnė borė
pema e kajsisė ndryshon
pamjen e saj.
*
mbas koncertit
largoj borėn prej makine
pa thėnė asnjė fjalė.
*
lulet e pemės sė kajsisė
pushojnė sė rėni
mbi murin e vjetėr.
Pėrktheu: Elda Ēoku (Greqi)
Zarko Milenić (Bosnje Hercegovinė)
*
mbrapa hekurave
njerėzit u ngjajnė qesharakė
majmunėve.
*
mėngjes vjeshte
bien gjethe gėshtenje
kujtime tė verdha.
*
kaktuse nė vazo
nė shkretėtirė
sdo tė ndjeheshin kaq keq.
*
Qeni im
nė urėn e prishur
nuk ikėn i pari.
*
bretk i vetmuar
tė dashurėn thėrret
nė baltovinėn tjetėr.
*
thatėsirė vere
qeni dhe macja
nėn tė njėjtėn hije.
Pėrktheu: Elda Ēoku (Greqi)
Poetė evropianė tė haikut:
Poeti i radhės:
Patrick Blanchet (Francė)
Patrik Blanche ka lindur nė veri tė Francės. Ishte nxėnės i keq. Donte mė shumė pemėt se mėsimet. Nė moshėn tetėmbėdhjetė vjeēare filloi tė bėjė njė jetė tė ērregullt. Lexon dhe zbulon fenė budiste. Udhėton nė Evropė, Amerikė dhe nė vitin 1972, pasi u njoh me krijimtarinė e Gary Snyder, nisi tė shkruajė nė mėnyrė tė lirė haikutė e para dhe ndėrkohė boton librin e tij tė parė me Haiku.
Nė vitin 1975 vendos tė jetojė me punėn e tij si brigadier ferme, si dhe duke pikturuar. Martohet dhe jeton nė njė shtėpi tė vetėn paēka si njė eremit. Rreth vetes mban shumė shokė poetė tė Haikut. Parapėlqen mė shumė librat me Haiku. Merret edhe me pėrkthime tė autorėve nga Rumania, Belgjika, Kroacia, Japonia, dhe Sh.B.A.
Shumė piktura tė tij janė ekspozuar nė muzeume tė ndryshėm. Nė Japoni i janė pėrkthyer haikutė e tij. Nga poetė evropianė tė Haikut ėshtė cilėsuar si njė nga poetėt mė tė mirė tė haikut e tė poezisė franceze.
*
me sy-litar
fėmijėt u takuan me pranverėn
nė zemėr tė sokakut.
*
netė pranvere...
maēoku plak
rigjeti rininė e tij.
*
lart nėpėr pemė
prapė do fėrkohemi
e do tė mbledhim kajsi.
*
shtjella kaloi
eshtrat e maleve
ėmbėlson mė shumė.
*
mėngjesi u zbardh
nė harkun e ēajnikut
jashtė bletėngrėnėsit.
*
shegė e hapur
mijėra jetė
i bėhen dhuratė Irinit.
*
mushkonjė nė fillimvjeshtė
kėtė verė
se bėre gjaklarjen.
*
krahėt e rosės
mė tė ndritshme se ngaherė
dritė dimėrore.
Pėrkthyen: Klodiana dhe Alban Kuēuli.
Poetė gjermanė tė Haikut:
*
Njė unazė e pėrgjysmuar
nė barin e verės
nė Verdum.
Martin Berner
*
Gjithēka jeshilon dhe lulėzon.
Zogjtė cicėrojnė ditėn time
si tė dehur nga dielli.
Klaus Achenbach
*
Mendime vere.
Nė vend tė pemės dhe erės
mori shtėpish tė qytetit.
Günther Klinge
*
Lodhje nga endjet.
Ja, tek na ndalin gjembat,
sheh vetėm trėndafila.
Klarin Grott
*
Nė hapėsira
dallėndyshet heshtin.Mushkonjat
luajnė lojėn e vdekjes.
Manfred G.Karlinger
Ftohtėsi mėngjesi.
Nė filxhanin tim tė ēajit
njė mizė po rrufit.
Hubertus Thum
Fusha e fushave
tė lashta dhe lulėkuqe,
edhe luledele.
Margarete Biedermann
Xixėllonja hallakatet
pėrgjatė shkurreve,
por largohet prapė.
Juta Czech
Duke arritur me zor deri te veshi,
shuhet toni i ėmbėl e kambanės.
Natė e qetė me hėnė tė plotė.
Michael Krenz
E brishtė
mbetet pasqyra e pellgut,
kur dielli i verės bie mbi tė.
Horst Knauf
Akoma qėndrojnė
me gonxhe tė paprishura
zambakėt nė shi.
Ursula Mack
Stuhi qė afrohet,
peizazhi humb,ndėrkohė
qė drita dėgjohet mė shumė.
Martin Linnhoff
Muzika e Shopenit pėrshkėnditet
pėrmes parkut,cicėrima zogu
mbushin pauzat.
Kristtina Kern
Nė ylber
urat ndėrtohen ditėn
qė gjėmojnė bubullimat.
Hilda Koch
Shi mbi det,
vetėm njė velė e bardhė lėkundet.
Patat e egra shtegtojnė.
Lilo Brenck
Rosat brejnė
njė re tė madhe
nė pasqyrėn e ujit.
Johanner Ahne
Qielli i lėvizshėm.
Lojėra formash dhe ngjyrash
gjuha e reve.
Hildegard Diehmann
Duke ndjekur rrjedhėn e pėrroit,
pėrhumbėn sytė
nė qetėsi tė bukur.
Pėrktheu: Sonila Disho.
Poetė botėrorė tė Haikut:
Poeti i radhės:
Mario Benedetti (Uruguaj).
*
nėse nė muzg
dielli ishte kujtesė
kėtė se mbaj mend.
*
vdekja pushton
nganjėherė dhe gjumin
e bėn hesape.
*
nė fund tė fundit
dhe vdekja ėshtė dėshmi
se pati jetė.
*
jehu ka tė keqe
se pėrsėrit gjithnjė
dhe marrėzitė.
*
at vdekjen tonė
nuk bėn keq qė ta harrojmė
as ta kujtojmė.
*
flutura e di
dhe do e kujtojė gjithnjė
se dje qe krimb.
*
nėse nuk ikin
duhet pas kujdes
dhe me fantazmat.
*
nuk ta di emrin
porse ta di shikimin
me tcilin mflet.
*
po, ēdo krahinė
i ruan fantazmat
qė i pėrkasin.
*
jam la me vaj
e uthull e nuk dua
zezona ttjera.
*
do mė pėlqente
tshikoja gjithēka larg
veē tishim bashkė.
*
ata qė ecin
pėrmbi lumenj me verė
ndodh qė pluskojnė.
*
guaska mė flet
e mė rrėfen nė vesh
tė fshehta tvjetra.
*
kalojnė retė
e qielli mbet i dlirė
pa asnjė faj.
*
nėse mė merren mendtė
mundet qė mė ka dehur
shikimi yt.
*
tashmė ndihem plak
veē ndonjė zogėz e re
ma ngre mendjen.
*
kur fiken dritat
njeriu ka mundėsi
tė merret me veten.
*
nė baule tė re
kam mshilė gjithė ndjenjat,
por humba ēelsin.
*
bie shi i butė
po aty brenda ēadrės
dėgjohen puthje.
*
plas bubullima
e gjithė veshėt e pyllit
mbyllen me gjethe.
*
kalojnė vajzat
ēdo ditė mė tė mira
ēdo ditė mė plak.
*
kur dashuria
nuk ėshtė i plot dyshimi
nis e hap derėn.
*
kur tė largohesh
mos harro, merri me vete
shpėrfilljet e tua.
*
shumė miq
nga njė dimėr nė tjetrin
ikin na lėnė.
*
kur tė mė varrosni
ju lutem mos harroni
dhe stilolapsin.
*
fjalė qė digjen
fjalė qė shuhen
janė vetėm fjalė.
*
o bir, kujdes
mos ia kurse peshqirin
peshkur tė lagur.
*
fėrgėllon vesa
dhe gjethet e kuqėrremta
dhe njė trumcak.
*
kalojnė orėt
e ne gjithnjė mė pak
jetė na mbetet.
*
njė shishe nė det
atė e prisnim tė gjithė
po ish e zbrazėt.
*
kėngė proteste
po ama pas gjashtėdhjetės
kėngė prostati.
*
njė margaritar
do jetė i tillė gjithė jetėn
edhe kur tė vdes.
*
nė ēdo fėmini
ndodhet njė kėngė marroke
qė aty ka ngelur.
*
pema i njeh
hapat e ēdo njeriu
dhe tė atij me spatė.
Pėrktheu: Gjergj Vlashi.
*) Ky cikėl ėshtė shkėputur nga libri Strehėza e Haikut
Masaoka Shiki (1867-1902, Japoni)
Babai i Haikut modern dhe i fundit prej katėr poetėve tė mėdhenj nė historinė e Haikut. Shiki ishte i biri i njė zyrtari tė thjeshtė nė shėrbim tė daimyŏ-sė sė Matsuyama-s nė ishullin e Shikokut. Kur Shiku nisi tė jepte mėsime pėr studimin e anglishtes nė Matsuyama ai u vendos nė pallat. Shiki u diagnostikua me tuberkoloz tė shtyllės kurrizore nė vitin 1895 dhe e dinte fare mirė qė kjo sėmundje do ti merrte jetėn.
1.
Mihotoke ne/ shini mukeoreba/ tsuki suzushi
Ive turned my back
to Buddha
how cool the moon!
i ktheva shpinėn
Budės
sa e paqtė hėna!
Shėnim: Ky Haiku ėshtė shkruar ndėrsa Shiki qėndronte nė dhomėn e pritjes sė njė tempulli me njė altar nė mur. Ai i kthen shpinėn atij pėr tė vėshtruar dritėn e hėnės jashtė. Mos ndoshta kėshtu ai po zgjedh bukurinė kundrejt besimit?
2
hito iyashiku/ ran no atai o/ ronji keri
men are disgusting
they argue over
the price of orchids..
meshkujt janė tė fėlliqur
diskutojnė
ēmimin e orkideve...
3
odoroku ya/ yǔgao ochishi/ yowa no oto
surprise!
a moonflower fell-
midnight sound
Befas;
njė lulehėne ra-
tingull mesnate...
4
yuki furu yo/ shōji no ana o/ mite areba
snows falling
I see it through a hole
in the shutter...
bie borė...
e shoh pėrmes njė tė ēare
nė kanatėn e drunjtė...
5
yomei/ ikubaku ka aru/ yo mijikashi
how much longer
is my life?
a brief night...
sa e gjatė ende
ėshtė jeta ime?
njė copėz natė...
Shqipėroi: Jorma Maria Loci Amerikė nėntor 2005
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
1
never forget
the loney taste
of the white dew
kurrė mos harro
si zbardh nga vetmia
pika e vesės...
*
from what flowering tree
I know not
but ah, the fragrance.
pemės me lule
asgjė nuk i njoh
pėrveē aromės.
Basho
2
the short night
in the shallows remains
the crescent moon
nata e shkurtėr
ngec nė cektinė...
hėnė e kafshuar
*
you are going away
how long the road
how green the willows
ti po ikėn...
sa e gjatė udha
sa tė gjelbėr shelgjet
Buson
3
on the lotus leaf
the dew of this world
is desorted
mbi njė gjethe lotusi
ėshtė mbledhur
vesa e kėsaj bote
*
the young girl
blows her nose
in the evening glory
vasha e re
shfryn hundėt
mbi lavdinė e muzgut...
Issa
4
butterfly sleep on the stone
you will be dreaming
of the sad life of me
flutur e fjetur mbi gur!
do tė shoh nė ėndėrr
jetėn time tė trishtuar.
Shiki
5
a box of nails
on the shelf of the shed
the cold
njė kuti me thonj
nė raftin e lotėve,
i ftohti...
Wills
6
summer envening
fanning mzself
with a paper moon...
mbrėmje vere...
freskohem
me njė erashkė hėne.
*
writing haiku
on the sand...
a wave finishes if.
duke shkruar njė haiku
mbi rėrė...
njė dallgė e pėrfundon atė.
Forrester
7
in a station of the metro
the apparition of these faces in crowd
petals on a wet, black bough
nė njė stacion metroje
hijet e kėtyre fytyrave nė turmė
gjethe tė njė dege tė zezė, tė njomė...
Pound
8
as cool as the pale wet leaves
of lily-of-the valley
she lay beside me in the dawn
aq hijshėm si fletėt e njoma,
tė zbehta tė zambakut
ajo shtrihet bri meje nė agim...
Pėrktheu: Majlinda Bashllari.
Anna Holley (Amerikė).
x
Shpėrndarė nė agim,
retė nė liqen
zbuluan njė kreshtė...
Tė ftohtėt mbeti
nė njė hije tė vetme
tė zambakut tė bardhė...
x
Bryma ra vonė.
Zambakėt e bardhė
ndizen me tė ftohtė...
x
Zambakėve tė bardhė,
pas rėnies sė borės,
iu dukėn gjethet...
x
Pranvera fillon.
Rosat nė liqen
zhyten nė re...
x
Nė rrathėt e ujit
tė lėna prej rosave tė egra,
drita e parė e pranverės...
x
Mbasdite e ftohtė.
Mjegulla lumore
ngre krahėt e lagur tė zogjve...
x
Fllad i vendlindjes.
Krahėt e njė mjellme
shpupuritin xunkthet...
x
Njė zog thėrret,
tė tjerė pėrgjigjen,
liqeni pasqyron mjegullėn...
x
Ēafka e bardhė.
Pėrveē britmės sė saj
gjithēka humbi nė mjegull...
x
Dita erdhi.
Nė njė shteg mjegulle
lulet e krizantemės...
x
Hėnė e venitur.
Larg nga drita e saj
njė kumbull pa lule...
x
Mbi shpatin e kodrės
ashé e bardhė
u bė nata e hėnėruar...
x
Lulepjergullat
hapin tė bardhėn nė muzg.
Hėna u shpaloset...
x
Duke kapėrcyer urėn,
me pranverėn qė po ndahet
hija e njė fluture...
x
Pranvera po fiket.
Njė flutur u fsheh
brenda hijeve...
x
Kopėsht i vjetėr.
Nė myshkun e smeraldė
vesa fshihet thellė...
x
Kopshti hesht.
Gjethet derdhin dritė
brenda pellgut...
x
Lum pranvere
ndanė gjelbėrimit
njė gur i vetėm...
x
Shiu i pranverės.
Nga lulevilja e bardhė
aroma pikon...
x
Gjumė mesdite.
Pėrsėri nė ėndėrr
gjinkalla kėlthet...
x
Mbasdite e ngadaltė.
I mėrzitur me gjinkallat
dordoleci pėrkulet...
x
Vera u largua.
Krahė tė bardhė tė panumėrt
papritur morėn fluturim...
x
Fundi i verės.
Letrat e bardha luhaten
mbi plazhin e zbrazėt...
x
Malet mjegullojnė.
Si nė njė dorėshkrim
retė me zogjtė...
Pėrktheu: Kujtim Agalliu
Fatmir Minguli: - Shėnime pėr librat me Haiku:
SEFERIS, ANTOLOGJIA E HAIKUT GREK DHE TUMANIDHI
Ardhja e njė antologjie poetike greke nė Shqipėri ėshtė njė lloj si shkėmbimi i ėmbėlsirave nė festat fetare dhe nė festat e tjera. Antologjia e Haikut grek e pėrgatitur nga poeti Kristo Tumanidhi tashmė ėshtė nė shqip dhe hyn nė radhėn e antologjive tė botės shqiptare.
Ėshtė koincidencė apo diēka tjetėr qė pikėrisht para kėsaj antologjie u botua nė Shqipėri antologjia e Haikut japonez. Ardhja e poezisė sė haikut grek pas asaj japoneze, nuk ishte planifikuar, por desh Zoti qė u bė kėshtu!
Por ėshtė puna e madhe e poetit Kristo Tumanidhi, lektorit Ilir Mborja dhe e Presidentit tė Haik - Klubit shqiptar, Milianov Kallupi qė kjo antologji e Haikut grek tė dalė edhe nė shqip. Dhe nuk ėshtė vetėm njė antologji, aty ka brenda analiza tė mrekullueshme qė janė burim studimi jo vetėm pėr haiku- istėt e rinj, por edhe pėr ata me pėrvojė. Jo vetėm kaq.
Njė historik i shkurtėr pėr ēdo poet grek qė pėrfshihet nė kėtė antologji ėshtė tepėr burimore, madje sugjestionuese. Njė sugjestionim tė tillė jep historia e nobelistit Jorgos Seferis e vitit 1963, poet qė ka qenė njėkohėsisht i lidhur me Shqipėrinė duke kryer detyrėn e konsullit nė Korēė. Guximi i Seferis pėr tė futur i pari Haikun japonez nė Greqi nė vitin 1940, bėri qė pas tij tė lindin Haiku-istėt e tjerė grekė, tė cilėt pėrbėjnė njė fuqi tė vetme nė vendin e krijuesve grekė, - siē shprehet Tumanidhi nė hyrje tė antologjisė sė Haiku-t Grek nė greqisht.
Kjo ėshtė edhe vetia e antologjisė, e cila zgjeron dijet, tė frymėzon nga eksperiencat, tė ngjall prosperitet nė punėt e vėshtira e tė bukura tė poezisė.
Antologjia e Haiku-t grek ėshtė antologji e specializuar, por njėkohėsisht ėshtė edhe ambigue, d.m.th. trajton teknikėn e Haiku-t, por edhe haikun grek. Kjo antologji bėhet njė udhėrrėfyes nė stile e nė paraqitje tė reja tė fqinjėve tanė dhe si tė tillė krijon njė urė kalimi tė ndėrsjelltė midis poezisė - haiku shqiptare e greke.
Tumanidhi nė intervistėn me Ilir Mborjen thotė: ...Haiku si njė buēitje e madhe botėrore, nėpėrmjet thjeshtėsisė dhe dėndėsisė sė fjalės dhe mendimit, gjen mėnyrėn e forcėn tė mallėngjejė.
Hyrja e antologjisė sė Haikut grek ėshtė shkruar me profesionalizėm e ngacmim poetik nga Frankopulos. Mėnyra se si e analizon udhėtimin e poezisė greke nga Seferis te Ricos e nga Ricos tek mė tė rinjtė e sotėm ėshtė krejt e thjeshtė e me interes pėr ata qė duan tė mėsojnė. Ai thotė: ....tė nėnvizohet burimi frymėzues i kėtyre poetėve, pėrpjekjet e pėrgjithshme nė pėrmbledhjen e frazave nė poezinė e vogėl....
Nė kėtė antologji marrin pjesė 48 poetė grekė ku secili hap njė dritare tė shtėpive tė bardha tradicionale greke, dritare tė cilat vėshtrojnė fare bukur edhe nga Shqipėria. Kėto dritare nesėr do tė kthehen nė porta tė hyrje- daljes midis poetėve mesdhetare, tė cilat janė reflektues tė dijeve dhe kulturės sė popujve respektive tė tyre.
Botimi i antologjisė sė Haikut grek ėshtė njė ngjarje e veēantė, mikluese dhe rrezatuese pėr njė tė ardhme mė tė mirė.
Betim MUĒO: (Amerikė)
HAIKU JAPONEZ DHE UNIVERSI I TIJ POETIK
Poezia ka lindur qė kur Qielli u nda prej Tokės, thuhet nė parathėnien e pėrmbledhjes poetike Kokinshiu Dhjetėmijė fletėt, shkruar nga Ki Tsurajuke nė vitin 922. Me tė tillė provė lashtėsie, si njė pėrkthyese e shpirtit tė poetit nė fjalorin e pėrditshėm tė njerėzve, poezia japoneze ishte pasuria e parė e kulturės shpirtėrore tė kėtij populli ishullor. Ajo shfaqet herėt, qė nė shekujt e fillimit tė erės sonė dhe dėshmon imazhe tė pasura e nivel tė lartė artistik. Duke lėnė mėnjanė qytetėrimet e lashta me atė art e kulturė brilante, qė shėrbyen si shkollė e botės sė qytetėruar, ēdo popull do tė ndihej krenar po tė kishte 1300 vjet tė shkuara njė poezi si kjo: Kush i ka dhėnė/ Dashurisė/ Emėr mė vete/ A sdo tė ishte njėlloj/ Po tė quhej vdekje? Dhe tė tilla gjen mjaft nė pėrmbledhjet e para tė poezisė japoneze.
Duke qėndruar qė nė fillim larg mėnyrės rrėfimtare, kjo poezi ndoqi veēoritė psikologjike e natyrore tė japonezit, i cili shquhet pėr marrėdhėniet e ngushta me natyrėn, pėr admirimin, vėmendjen dhe pėrkushimin ndaj saj, pėr njė hare spontane qė i ngjall nė shpirt egzistenca e thjeshtė jetėsore. Ndaj shumė nga imazhet e poezive tė vjetra japoneze, po tė mos vinim re arkaizmat gjuhėsore, qėndrojnė po aq tė freskėta dhe kur lexohen sot, pasi nė to gjallon njė ndjenjė dhe njė kėndvėshtrim universal i njeriut ndaj botės brenda dhe jashtė tij. Tė shkruara qė nga njerėz tė thjeshtė e deri nė aristokratė e perandorė, poezitė e vjetra japoneze, dėshmojnė se ky art u bė pėr kėtė popull si njė gjuhė e dytė komunikimi, me tė cilėn njeriu plotėsonte nevojat e tij shpirtėrore.
Tradita japoneze nuk ka epose tė mėdhenj, por ėshtė e mbushur me konstatime poetike ku rrezėllin njė vėshtrim i mprehtė e depėrtues e ku rreh njė zemėr tepėr e ndjeshme. saktlsia dhe konēiziteti i tė shprehurit tė mendimit emocional ishin qė nė fillim ato elemente qė pėrcaktuan pėrmasat e poezisė japoneze qė nga format mė tė lashta e deri nė lulėzimin e Haikut.
***
Forma e parė mė e vjetėr poetike e konsoliduar, nė vjershėrimin japonez, ėshtė waka. Kjo ishte njė vjershė me kushtėzim sillabik ku pesė vargje vendosen me nga 5-7-5-7-7 rrokje secila. Kjo formė njihet gjithashtu me emrat tanka apo uta. Sipas traditės sė hershme, edhe sot nė festimin e vitit tė ri, kur tė gjithė japonezėt dynden pėr tė shkuar nė tempuj budistė apo nė shrajnet tradicionale tė fesė shinto, perandorakėt japonezė pėr tė celebruar festėn thurin waka, nė formėn e tyre origjinale, me 31 rrokje, tė cilat njerėzit i lexojnė tė afishuara nė hyrje tė ngrhinave fetare ku venė.
Nė periudhėn e Kamakurės (1185-1333), popullariteti i wakės nisi tė bjerė. Haikai no renga apo shkurt renga, ishte forma poetike qė nisi ta zėvendėsojė atė nė oborret aristokratike tė vendit. Ajo ėshtė njė vjershė e lidhur, njė lloj dialogu poetik apo lojė-poezi, ku marrin pjesė njė grup njerėzish dhe ku nė varėsi tė vargjeve qė thotė njėri, tjetri vazhdon mė tej mendimin e tij poetik e kėshtu me radhė. Nė fillim thuhen tre vargjet e para me nga 5-7-5 rrokje. Poeti i dytė vazhdon me dy vargje 7 rrokėshe, i treti pėrsėri me treshen 5-7-5 e kėshtu deri nė 100 a mė shumė vargje. Renga mori njė pėrhapje tė gjėrė dhe nė konditat e atėhershme tė jetės japoneze, ajo ishte baza e mbrėmjeve poetike, ku merrnin pjesė lojtarė poetė, tė cilėt mund tė ishin miq e mysafirė, si dhe tė pranishėm tė tjerė tė cilėt ngazėlleheshin nga improvizimi poetik.
Renga ka njė teknikė tė vėshtirė lidhėse dhe ta shkruash atė nuk ėshtė e lehtė. Ajo nuk ka njė plan fillestar, por i jepet spontanietetit dhe ngjan si njė pikturė abstrakte ku ngjyrat harmonizohen e tė mrekullojnė syrin. Tė gjithė poetėt ishin tė detyruar ti bindeshin rregullave tė rengės dhe krijimet e tyre gjykoheshin nga gjyqtarė tė posaēėm, mjeshtra tė rengės. Pati periudha ku krijimi poetik i rengės ishte me freksibėl dhe poetėt kishin liri mė tė madhe nė kėto krijime. Natyra, stinėt e vitit, nostalgjia, udhėtimet, dashuria, kujtimet, hallet e jetės, janė elementėt pėrbėrės tė rengave.
Njė nga poetėt e njohur tė periudhės kur shkruhej renga, ishte Lio Sogi (1421-1502). Ai quhet si mė i miri i poetėve nėn qiell. Megjithatė, vetė atmosfera dhe kushtet nė tė cilat krijohesh kjo lloj poezie, me praninė e spektatorėve dhe ekzibicionin e mbrėmjeve, nuk mund tė mos e spostonte atė ndaj humorit, satirės, lojra-fjalėve, erotizmit etj. Shumė nga kėto krijime janė tė prekura nga vulgariteti. Ndaj kėtij vulgariteti u rebeluan poetėt e vėrtetė, tė cilėt krijuan shkollat e tyre. Njė nga kėta ishte Matsunaga Teitoku (1571-1653). Megjithatė, ishte Matsuo Basho (1644-1694) ai qė pa nė tė vėrtetė nė rengėn njė formė pėrtej poezisė zbavitėse tė oborrit apo humorit vulgar. Nė vitin 1691, poetėt Bonēo dhe Kyroai botuan librin Sarumino (Mushamaja e majmunit) ku bėjnė pjesė disa nga rengat mė tė bukura tė poezisė japoneze tė shkollės sė Bashoit.
***
Hokku ishte vjersha hapėse e rengės, pra tre vargjet e para tė saj. Ajo ishte mjaft e rėndėsishme, pasi prej saj varej ecuria e mėtejshme e krejt rengės. Sipas rregullave, ajo ishte komplete nė vetvete por, megjithatė, tė mund tė provokonte apo nxiste vazhdimin e saj. Pėrderisa ajo ishte Guri i themelit i rengės dhe, nga njė aspekt paraprakisht nuk lidhej me ēvinte pas, hokku mund tė shkruhej edhe mė parė. Dhe zakonisht kėshtu ndodhte. Poetėt qė mblidheshin nė mbrėmjet e rengės e kishin menduar vjershėn hyrėse, madje kishin menduar njė mori syresh, tė cilat mund ti pėrdornin nė ēast, duke i zgjedhur edhe nė bazė tė predispozicionit shpirtėror tė auditorit. Kėshtu pra duke pėrdorur hokkun si njė lloj praktike apo stėrvitje pėr rengėn, shumė poetė krijuan vjersha tė tilla trevargėshe, edhe pse shumė nga to nuk patėn fatin tė futen nė renga.
Pėrveē Bashos, poetė tė tjerė tė shquar tė hokkut dhe rengės janė Tanigushi Buson (!715-1783) dhe Kobajashi Issa (1763-1827). Termin Haiku nė vend tė hokkut e pėrdori i pari Masaoka Shiki (1867-1902). Nga shekulli XIX, Haiku u bė njė vjershė me interes tė pavarur nga renga duke fituar kėshtu statusin e njė poezie tė veēantė ku kontribuan shumė poetė tė njohur japonezė. Me Ogiwara Seinsesuin lindi prirja pėr ti dhėnė liri Haikut pa e kufizuar nga rrokjet.
Pas hapjes sė Japonisė me Restaurimin Meixhi (1868), Haiku njohu jehonė tė gjėrė edhe nė Perėmdim. Erza Paund dhe imazhistat e fillimit tė shekullit XX, u ndikuan nga kėto vjersha tė shkurtėra japoneze. Sot ka disa revista nė botėn anglofone qė i kushtohen botimit tė Haikut. Mjaft poetė tė njohur, pasi kanė rėnė nė kontakt me kėtė formė tė trashėgimisė poetike japoneze, janė pėrpjekur tė provojnė edhe vetė pėr tė shkruar Haiku.
***
Thonė se nuk ka japonez qė tė mos ketė shkruar qoftė edhe njė Haiku tė vetme gjatė jetės sė tij. Kjo tregon popullaritetin e madh tė kėsaj lloj poezie nė Japoni.
Ecuria e poezisė japoneze nėpėr disa forma tė caktuara qė nga waka, renga e deri te Haiku, tė bėn tė mendosh pėr njė lloj fanatizmi tradicional. Nuk ka asnjė histori tė poezisė nė asnjė vend tė botės ku mijėvjeēarė tė tėrė pėrpjekjesh poetike tė ngushtohen vetėm nė 3-4 forma tė ligjėrimit. Poezia e vendeve tė ndryshme tė botės ka qenė mė e lirė ndaj ēdo forme poetike qė, nė momente tė caktuara, ka fituar popullaritet e pėrhapje. Ajo si ka mbetur rob metrikės apo numurit tė vargjeve.
Kurse me poezinė japoneze (flasim pėr poezinė e traditės) nuk ndodh kėshtu. Disa breza poetėsh tė ardhur njėri pas tjetrit e kanė ngjizur materjen e tyre poetike nė kornizat e kėtyre poezive trevargėshe, me rigorozitetin e vendosjes sė vargjeve nė formėn 5-7-5 rrokjeve. Sidoqoftė, fakti qė kur lexon Haikut e krijuara nė shekuj nuk pėrfton monotoni e mėrzitje, por tė zbulohen ēdo herė pamje tė reja, dėshmon pėr njė botė tė veēantė, tė pasur shpirtėrore tė poetit japonez, i cili e ngau poezinė e tij nė traga tė tjera, shpeshherė larg atyre tė botės bashkėkohore respektive. Si ai argjendari qė punon tepėr imėt, qė tė duhet tė pėrdorėsh njė lente zmadhuese pėr tia parė tamam bukurinė e punės, poeti i Haikut nuk e ka parė kėtė formė poetike si kufizim, por si thellim, pėrqėndrim, mundėsi tė intensitetit maksimal tė energjisė sė fjalės e tė fluksit poetik, tė krijimit tė imazheve a asociacioneve.
Qė tė njohėsh historinė e Haikut duhet tė njohėsh historinė e Japonisė, psikologjinė e popullit tė saj, ndikimin e kulturės sė lashtė kineze, pėrhapjen dhe zhvillimin e Zen-budizmit. Doktrina e Zen-budizmit e ka rrėnjėn nė fenė e themeluar nė Indi nga Gautama Buda nė shekullin VI para Krishtit. Kur u pėrhap nė Kinė, njė nga format e budizmit, duke asimiluar elementėt e Teoizmit dhe Konfucianizmit, gjeti shprehjen praktike nė Zen-budizmin qė ishte njė nga gjashtė sektet budiste qė hyri nė Japoni nėpėrmjet Kinės.
Nė Japoni, ky sekt ra nė truall tė pėrshtatshėm dhe arriti kulmin e tij. Sipas Zen-budizmit, njeriu duhet ti shmanget tolerimit seksual dhe mohimit tė vetvetes, duke gjetur njė rrugė tė mesme. Katėr tė vėrtetat e kėsaj rruge janė:
1) E vėrteta e dhimbjes dhe e vuajtjes, dhimbjet e lindjes, tė pleqėrisė, sėmundjes, vdekjes, bashkimit me tė pakėndshmen, ndarjes me tė pėlqyeshmen si dhe dhimbja e mospasjes sė asaj qė do.
2) E vėrteta e shkakut tė dhimbjes dėshira-epsh pėr ekzistencėn apo mosekzistencėn.
3) E vėrteta e ndėrprerjes sė dhimbjes: qė ėshtė ndėrprerja e dėshirės dhe largimi nga ajo.
4) E vėrteta e rrugės qė tė ēon nė ndėrprerjen e dhimbjes: rruga finale qė ēon Nirvanė (parajsė), gjendja e lirė nga epshi, dėshira, dhimbja, pikėllimi, gjendja e ēlirimit nga vetvetja dhe absorbimit tė Vetes sė madhe.
Kėtė vetėdisiplinim tė predikuar nga Zen-budizmi mund ta shohėsh shpesh nėpėr vargjet e Haikut japonez. Njė ndikim tė posaēėm ka pasur kėtu edhe poezia e lashtė kineze me kėndvėshtrimin filozofik e meditativ tė saj. Mbi tė gjitha, kjo formė poezie, nė esencėn e vet, ėshtė shprehje e njė psikologjie disi tė veēantė e kėtij populli dhe e njė lidhjeje shpirtėrore tepėr tė fuqishme midis njeriut dhe natyrės. Kjo veēori ėshtė mė e lashtė se tė gjithė ndikimet gjatė udhės sė historisė dhe pėrbėn boshtin e vėrtetė poetik tė Haikut. Natyra ėshtė Harmonia e madhe dhe njė buzėqeshje apo trishtim njeriu qė zė vend nė tė si njė petale qershie, njė pikė vese, njė rrahje krahu zogu. Kjo ėshtė natyra me fytyrė njeriu dhe ku vetė njeriu ka nė vete elementėt e saj: dimrin, pranverėn, tė ftohtit, zagushinė, muzgun, natėn, erėrat, shtrėngatėn, ringjalljen, lėvizjen e pėrjetshme. Haikut janė tė mbushura me elementė tė natyrės kaq tė shumtė e tė larmishėm, sa nuk i gjen as nė njė Enciklopedi natyre. E megjithatė, ato nuk janė vjersha peizazhi. Nuk janė konstatime tė thjeshta metafizike, ta zemė, pėr pozicionin e hėnės nė njė natė dimri, pėr shtegtimin e zogjve, pėr sjelljen e njė insekti. Duke qenė poezi pėr natyrėn, ato janė para sė gjithash poezi pėr njeriun, pėr lirizmin e tragjizmin e tij, pėr dhimbjen, vitalitetin, dashurinė, pėr kuptimin e jetės dhe vlerės sė saj. Dhe kjo pikėrisht nė saj tė asaj lidhjeje tė thellė e tė brendshme njeri-natyrė tė kėtij populli qė ka nga festat mė tė shquara sakurėn, apo lulėzimin e qershive dhe qė respekton me rite tė veēanta shumė dukuri natyre apo moti.
Ajo qė theksohet nga shumė studiues ėshtė momenti poetik i Haikut. Duke qenė shprehje verbale e bashkimit intuitiv tė poetit me objektin, momenti i krijimit tė Haikut ėshtė kulminacion i vėzhgimit dhe i mendimit poetik. Haiku nuk mund tė krijohet as mė parė, e as mė pas kėtij kulminacioni. E gjithė qenia jote, trup e shpirt, merr pjesė nė kėtė krijim, si nė njė reaksion bėrthamor qė brenda njė ēasti tė vetėm rrezaton njė energji kolosale. Kjo formė poetike ka vetėm 17 rrokje dhe thuhet me njė frymė, ėshtė njė ah i vetėm i prodhuar nga njė moment kulmor e i papėrsėritshėm. Poeti ėshtė i shkrirė nė imazhet qė jep. Ai ėshtė, sipas njė thėnie tė lashtė tė Zenit, si njeriu qė duke hyrė nė ujė nuk shkakton asnjė valėz.
Nga tė gjitha format poetike, Haiku ėshtė mė i kondensuari. Nė tė nuk ke kohė tė flasėsh pėr diēka, por vetėm tė paraqesėsh diēka. Nė kėtė kuptim Haiku ėshtė poezi imediate, ajo ėshtė pėr tani dhe pėr kėtu. Nė tė nuk ka mundėsi tė bėsh komente, tė japėsh opinione. madje edhe shprehja direkte e ndjenjave personale ėshtė e huaj pėr Haikun. Karakteristikė pėr tė ėshtė mbivendosja e imazheve.
Dy janė kualitetet qė mund tė shpjegojnė popullaritetin e madh tė haikut dhe tėrheqjen e vazhdueshme tė lexuesve ndaj tij. Sė pari, vartėsia e tij nga kapaciteti i njohurive tė lexuesit, duke e sjellė atė pranė disa tė vėrtetave tė thjeshta, elementare. Kėsisoj, nė qoftė se forma tė tjera poetike dhe lloje tė ndryshme poezish kanė lexues tė ndryshėm, Haikun mund ta lexojė kushdo dhe tė ndjejė kėnaqėsi, edhe pse imazhet qė pėrftohen nuk janė tė njėjta por varen nga lexuesi. Sė dyti, mundėsia qė jep ai pėr tu rritur nė mendim sa herė qė lexohet e rilexohet rishtas. Nė kėtė kuptim, Haiku ėshtė si njė gur i ēmuar qė, nė varėsi tė dritės nėn tė cilėn e sheh, zbulon nuanca tė ndryshme, tė reja.
Haiku ėshtė pjellė e shpirtit japonez, aq sa edhe e gjuhės japoneze. Gjuha ka kushtėzuar mjaft nga elementėt pėrbėrės tė kėsaj poezie. Japonishtja nuk ka thekse tė forta. Rrokjet e njė fjale janė njėlloj tė theksuara. Ėshtė gjuhė me njė bagazh tė madh fjalėsh onomatopeike. Nė fjalorin e saj mund tė gjesh tė tilla si perapera (i rrjedhshėm), paēipaēi (qė kėrcet), pakapaka (qė galopon), parapara (e folur e shpejtė), tsurutsuru (pėshpėrimė) etj. Kjo ka bėrė qė tre vargjet e Haikut tė thuhen lehtėsisht dhe nė vesh tė tė mbetet melodioziteti e harmonia. Gjuha japoneze favorizon asonancėn dhe aliteracionin, pasi ēdo bashkėtingėllore shoqėrohet me zanore. Pra ajo ėshtė njė gjuhė me shkallė tė lartė asonance. Duke qenė se nė japonisht ēdo fjalė pėrfundon me zanore dhe se kėto tė gjitha janė veēse pesė, nėse Haiku do ti kishte me rimė vargjet e tij, rimat e formuara mbi kėto pesė zanore do tė shpinin nė monotoni. Ndoshta pikėrisht pėr kėtė, Haiku nuk ka rimė, por mbėshtetet vetėm nė melodiozitetin brilant qė gjithsesi ėshtė vėshtirė ta pėrkthesh nė gjuhė tjetėr.
Ka disa studiues qė pėrdorimin e zanoreve e bashkėtingėlloreve nė tė e lidhin me efekte tė ndryshme. Sipas tyre, o-ja jep efektin e boshllėkut e tė thellėsisė, a-ja qartėsinė dhe shkėlqimin, k-ja melankolinė, s- butėsinė, etj. Joan Giroux, njė nga studiuesit mė tė pasionuar pas kėsaj forme poetike, lidhur me sa thamė mė lart bėn njė paralelizėm me mendimin e shprehur nga Rembo kur ai thotė se a-ėshtė e zeza, e- e bardha, i- e kuqe, u- jeshile, dhe o blu. Pavarėsisht nga saktėsia apo vėrtetėsia e kėtyre mendimeve, rregulli i formatimit poetik tė njė lėnde tė gatuar nga njė psikologji e veēantė, sė bashku me veēoritė e njė gjuhe gjithashtu tė veēantė, kanė bėrė qė duke lexuar Haikun tė pėrftosh me tė vėrtetė imazhe tė njė lloji surealist, ku objektet reale fshihen nė tėrėsinė e harmonisė sė ngjyrave dhe formave.
***
Shumė poetė tė botės janė dashuruar me Haikun. Tė jesh njė nga ta ėshtė privilegj. Ėshtė vetėm shans. Kėtė psherėtimė apo britmė poetike e kam njohur qė nė rininė time, por rasti e solli qė nė Japoni ti zbuloj tė tjera vlera e tė shoh thellė se ēfshihet nėn lustrėn elegante tė kėsaj lloj vjershe. Dhe ashtu siē ėahtė vėshtirė qė nė njė dasėm tė mos hysh edhe ti nė kėngėn e atyre qė kėndojnė, ishte e vėshtirė tė mos e shkruaje Haikun kur bėheshe mik e i afėrt me vendlindjen e kėtij lloj vjershėrimi.
Mua mė vjen mirė dhe gėzohem sinqerisht, qė edhe tek ne, nė Shqipėri, ka poetė qė e shkruajnė Haikun dhe pėr mė tepėr ėshtė krijuar edhe Haik - Klubi Shqiptar, me qendėr nė Elbasan, i cili tashmė ka formuar fizionominė e tij, si shumė klube tė tjerė analoge nė Evropė e mė gjerė, i drejtuar aktivisht e profesionalisht nga poeti mė i njohur i Haikut sot, miku im i fėmijėrisė, Milianov Kallupi.
Kėto ishin disa nga shėnimet e mia pėr Haikun japonez dhe universin e tij poetik, me shpresė se kam hapur njė dritare tė vogėl pėr ata poetė qė rreken tė shkruajnė haiku dhe pėr mjaft lexues kureshtarė e admirues tė tij.
Tiranė, mars 1991 korrik 2004