WILLIAM J. HIGGINSON (SHBA)
Ē'ĖSHTĖ HAIKU ? *1)
HAIKU NDODH
Shpesh ne shikojmė ose e ndjejmė se diēka na jep njė shtysė ose njė trishtim tė mirėfilltė tė ēastit. Mbase e gjithė kjo nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse njė rrahje flatrash nėpėr puhizė, pėrpara se ato tė ndalen nė njė ditė pranverore plot diell. Ose ky moment ėshtė vetė gulshi i erės qė pėrplaset tek ne, me tė zbritur nga autobusi, ose qė na bėn tė pėrkulemi pėr tė marrė sendet nga makina, me tė cilėn udhėtojmė. Ėshtė diēka qė na rrėmben nė shpirtin tonė dhe na bėn tė ulim sytė poshtė e tė shikojmė akoma mė me kujdes se ē'ndodh pranė kėmbėve tona.
Njė gaforre e vogėl
ngjitet nė kėmbėn time
si ujė i pastėr.
ose kur jemi shtrirė, vetėm me mendimet tona dhe, te kthehemi tė shikojmė orėn,
nė mesnatė
njė derė e largėt
u mbyll.
e gjejmė veten tė vetmuar, sepse tė jesh nė anėn tjetėr tė asaj dere, do tė thotė tė mos mendosh pėr askėnd nė botė.
Tė dyja kėto poezi janė haiku. E para ėshtė shkruar 400 vjet mė parė nga poeti japonez, Matsuo Basho, ndėrsa e dyta nga poeti japonez i shekullit tė 20tė, Ozaki Hosai.
Momentet qė mund t'i japin njė ngritje haikut nuk janė tė huaja pėr amerikanėt. Mark Cramer ka pėrkthyer poezinė e mėposhtėme, qė nė origjinal ėshtė shkruar nė spanjisht nga poeti meksikan, Jose Juan Tablada, pak vite mė parė se Hosai shkroi "mesnatė":
Shelg i butė,
gati i artė, gati i argjendtė,
gati dritė...
Dhe mė sė fundmi New Jarseyan Penny Harter krijon:
kukulla e vjetėr
thyen kutinė e nėnės sė saj
me tė qara.
Haiku ndodh gjithmonė, kudo ku ka njerėz tė cilėt janė lidhur me botėn e tyre tė shqisave dhe me ndjenjėn e tyre i japin pėrgjigje asaj.
NGA SE PĖRBĖHET HAIKU
Ditėn tjetėr, kur unė dhe gruaja ime ishim nė dhomėn e pritjes, njė nga vajzat tona na thėrriti tė shikonim qiellin. Ajo pa se si skajet e reve kishin vjedhur dritėn e diellit, duke rritur tė dyja dhe grinė e errėt tė trupit kryesor tė reve, dhe blunė e zverdhur tė qiellit vjeshtor. Ajo ishte prekur nga kjo pamje mahnitėse, ndaj ndjeu qė edhe ne duhej tė shikonim, nė mėnyrė qė tė ndanim bashkė me tė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, pamjen qė trazoi ndjenjat e saja. Prandaj na thirri.
Kur hodhėm sytė nė qiell, pamė ēfarė kish parė edhe ajo. Ndėrkohė ne menduam pėr qiejt e tjerė qė kishim njohur mė parė. Ndjeva ndjenja tė ngatėrruara tė kohės qė ikte, humbjen e nxehtėsisė se verės, fillimin e pushimeve dimėrore dhe Vitin e Ri. Gruaja ime foli pėr ngjyrat e errėta qė do tė vinin mė vonė, me ardhjen e perėndimit. Ndėrkohė qė ne shihnim qiellin gati tė pafjalė, ndjemė njė ndarje qė shkonte shumė mė thellė sesa fjalėt e pėrdorura pėr tė pėrshkruar ngjarjen.
Ky ishte mėsimi kryesor i haikut. Kur krijohet njė haiku, ne themi: "Ėshtė vėshtirė tė ta pėrshkruaj me fjalė se ē'ndjej." Unė ndaj me ty ngjarjen qė mė bėri mua tė ndėrgjegjshėm pėr kėto ndjenja, ti do tė kesh ndjenja tė pėrafėrta edhe vetė. Nuk ėshtė kjo mėnyrė mė e mirė t'i ndash ndjenjat? Kur ne mund tė arrijmė njė person tjetėr me ndjenjat tona, a nuk themi:"mė vjen keq" ose "jam i lumtur"? Nėse ne u tregojmė atyre ēfarė ėshtė ajo qė na bėn tė ndjehemi tė trishtuar apo tė lumtur, si mund t'i ndajmė ato ndjenjat tona? Nė tė vėrtetė, automatikisht ne pyesim shokėt tanė, kur ata ndjejnė lumturi ose trishtim, dhimbje ose gėzim:"ēfarė ėshtė","si ėshtė puna", "pse", ose "ē'e shkakton buzėqeshjen tėnde"?
Haiku ėshtė pėrgjigje e kėsaj "ēfarė".
Ne e dimė qė muk mund t'i ndajmė ndjenjat tona me tė tjerėt, por ne ndajmė shkakun e kėtyre ndjenjave me ta. Gjithashtu, e dimė qė njė ndarje shkaktuese e gėzimit dhe e hidhėrimit, ndėrton njė sens komunikimi ndėrmjet familjeve, shokėve, bashkėpunėtorėve dhe organizatave. Deklarimi i ndjenjave vetėm ndėrton mure, deklarimi i shkaqeve tė ndjenjave hap shtigje.
Shumica e haikut shpalos ēaste dramatike tė autorėve, ngjarje tė pėrditshme drama tė vogla qė luajnė nė mendjen tonė. Ja se ē'shkruan Virginia Brady Young dhe Robert Spiess:
Ditėn e parė tė pranverės,
ra borė
ngado.
***
Bie borė...
Dentisti
pastron dhėmbėt e mi.
Haiku punon, kur ne e lexojmė atė, duke na dhėnė njė ēast, qė tė shohim te diēka, te njė ngjarje mė pastėr sesa e kemi parė ndonjėherė mė parė.
Autori ka ndaluar tė marrė tė dhėna tė kėtij objekti dhe tė shkruajė mbi tė. Nėse ne marrim kohėn pėr tė lexuar haikutė, ndoshta ne mund tė gjejmė aty vetveten:
Ndaloj
nė mes tė shkallėve
krizantema tė bardha.
shkruan Elisabeth Searle Lamb, ose
S'e pashė dhomėn
tė ish e bardhė,
gjersa pashė atė mollė tė kuqe.
thotė Anita Virgil.
Me siguri ne mund tė shohim tė njėjtat krizantrema qė pa Lamb mbi shkallė, se nuk e dimė se ē'lloj molle e ktheu dhomėn e Virgil tė bardhė. Por herėn tjetėr kjo do tė na detyrojė t'i shohim krizantemat mė me shumė kujdes, duke u bėrė kėshtu, edhe ato, njė lloj i krizantemave tė Georgia O'kneefe. Edhe dhoma e bardhė e Virgil nė mėnyrė instiktive na detyron tė shohim lart mbi muret e dhomės ku ndodhemi.
Haiku jo vetėm na jep ēaste nga pėrvoja e poetit, por vazhdon tė na japė ēaste tė jetuara edhe nga ne vetė. Akti kryesor i haikut ėshtė tė lėrė njė objekt ose ngjarje qė tė na prekė e mė pas ta ndajė atė me njė tjetėr. Nėse ne jemi poeti, e ndajmė atė me lexuesin. Nėse ne lexojmė njė haik, ne e ndajmė atė ēast, ose njė tė tillė, me poetin.
Duke qenė i vogėl, haiku e lė veten tė ndajė gjėra tė vogla, intime. Duke njohur gjėrat intime qė na prekin, ne njohim dhe ēmojmė mė shumė vetveten dhe botėn. Duke i ndarė kėto gjėra me tė tjerėt, ne i lėmė ato tė hyjnė nė jetėn tonė, nė mėnyrė tė veēantė dhe personale.
Pėrktheu: Elda ĒOKU
___________
*1) Ky fragment ėshtė shkėputur nga libri "The haiku handbook", shkruar nga poetėt dhe studiuesit amerikanė tė haikut: William J. Higginson dhe Penny Harter, botuar kohėt e fundit nė Tokio.
Poeti i radhės:
Kuajt e lėndinės
me nusehėnėn
mbi shpinė.
***
Portė qemerylbertė.
Nė shtėpinė e dhėndėrrit
po hyn nusja.
***
Sandalla nė breg
pret hėnėn,
tė vozitė nė liqen.
***
Bien
gjethet vjeshtore tė panjės.
Copėza diellikjeje.
***
Qentė
gojėpėrjargur
shqyejnė rropullitė e natės.
***
Pupėl e bardhė nė ujė.
Mjellmat hyjnė e dalin
kallamishtes.
***
Pasdite.
Gishtėrinjtė e mbesės
mpleksen me ato tė diellit.
***
Nė trotuar dehem
prej aromės sė tokės.
Misra tė pjekura.
***
Zogu fluturoi.
Ē'fat!
Njė glasė mbi sup.
***
Luleverdhėza yjesh
mbi livadhin e qiellit.
Hėna rojtare.
***
Shkruaj njė haiku
nė rėrėn e bregut.
Firmėn hedh deti.
***
Shami e bardhė reje
fshin ballin e djersitur
tė diellit.
***
Fėmija
puth ballin nė xham.
Nė udhė kalon mėngjesi.
***
Natė me shi,
si shiu,
e gjatė.
***
Sytė e njė qenikukull
bėjnė rojė,
kur fle unė.
***
Valėt
pėrcjellin nė breg
shuarjen e diellit.
***
Korriku djeg.
Gjethe tė thara rrapi tė hapėrdara.
Vjeshtė?
***
M'u kumbisėn sytė
te kumuria.
Krihet...
***
U kreh
te pasqyra e gjethes
dhe pret.
***
Priti e priti,
me sy nga qielli
rrahu krahėt.
***
Duar plot.
Vjeshtė mendimesh
pėr ty.
***
Shkoklis stikat
e boēeve tė pishave.
Kėrkoj ditėt me ty.
***
Errėsirė plumb.
Deti merr dritė
prej syve tė tu.
***
Sutės sė trembur
befas i hedh rrjetėn
e trėndafilave tė bardhė.
***
Valėzim vezullimi
mbi liqen.
Je ti.
***
Vetė s'mund tė vij.
Nisa gjakun tim tė ēmendur
drejt teje.
***
Njė flutur e verbėr
u pėrplas nga unė,
poeti.
***
Nga hija e gėshtenjės
guguja e kumurisė.
Ē'bredh nėpėr diell?
***
Konferencė pėr pyjet.
Te qelqet ēukit
njė zog e njė gjethe.
***
Mendueshėm te pragu,
a thua zgjidh nynjebrengėn?
Kafshon thonjtė.
***
Kėrcas petale
me shuplakė.
Trėndafili dridhet.
***
Zarigogė e bukur.
Sonte do tė fle
te syri yt.
***
Valė nė breg.
Fjalė
ende tė pathėna.
***
Hareshėm u ndezėn
zjarrthet e lulekuqeve.
Afėr hapat e tu.
***
Grahmė e mpiksur
e hėnės sė fundmajit.
Pėrcillet nata vetėm?
***
U zbehėn ngjyrat.
Liqeni u bė natė.
Dihatje kallamishesh.
***
Mbi lumė
penelata gjethesh.
Pikturė vjeshte.
***
Bunacė deti.
Mėngjes
pa pulėbardha.
***
Anije ikjeje.
Rrėshqet
mbi purpurin e pėrėndimit.
***
O, sa larg!
Nė dritaren e kujtesės
zymbyla ēerdhojnė.
***
Nė krahė
shkund natėn.
Ēajkė e vetmuar.
***
Gocė deti.
Thirrja e njė sirene
flokėshpleksur.
***
Hėna humbiset
nė jastėkun e rrugės.
Erė jasemin.
***
Natė
e luleve tė fjetura.
Kundėrmim yjesh.
***
Fluturoi sorkadhja ime.
Pas gjurmėve tė saj
nėpėr natė.
***
Ti vjen me kėmbė lumi.
Mbi ballin e pritjes
vello drite.
***
Erė dimėrore.
Nė krepa shkėmbinjsh
mpreh thikat.
***
Indiferencė yjesh.
Nata e plagosur
llapashitet nė breg.
***
Si gjithmonė,
pranė meje
me fustan flladi.
***
Tė trembura
shikimet tona, larg,..
Puqen nė ajėr.
***
Zog
i mbytur nė det.
Ku e shpinin flatrat?
***
Stėrkala ujėvare.
Befas ngecen
nė kurthin e ylberėve.
***
E ēarė muri.
Hyn e del
njė hardhucė.
***
Ferrakėt flenė.
Flladvjeshta
flatron kallamishes.
***
Qentė
lehin larg.
Kėtu mjaullin njė mace.
***
Sirenė e shtrirė
nė bregranishte.
Pikturė dielli.
***
Lundėrzė e lehtė
gjethėza mbi ujė.
Ku do tė mė shpjerė?
***
Shkunda blirin.
Njė qiell
me yje.
***
Pemė tė hapura
shtatori.
Shtatzani gruaje.
***
Nė verė.
Qilim fluturues
Pėr Princin e Kaltėr.
***
Me retė
hėna luam kukafshehtazi.
Si ne tė dy.
***
Natė e frikshme.
Gjethet
fshihen te njėratjetra.
***
Mėngjes i qashtėr.
Trup i ajėrt
nė njė petėl trėndafili.
***
Bli i zhgjethėruar.
Te degėt cullake
bujtėn harabelat.
***
Dy ishuj.
Deti nė mes
na lag kėrcinjtė.
***
M'u lodhėn sytė
ndėr flutura.
Marrin kurorėn e lisave.
***
Pa miken
mė mbyt
edhe ky ajėr i tepėrt.
***
Sa afėr Kashta e Kumtrit!
Prej jasemini
e aguliēesh.
***
Gjithė ditėn
me zogun pendėlarmė.
Si s'i dėgjova njė kėngė?!
***
Kalamenden kallzat,
dehur
me verė lulėkuqesh.
***
Lulemjaltorja ime,
hithėrakja!
A s'je ti?
***
Njė zog klith
e vajton.
Folezė e zbrazur.
***
Plojė mėllenjash.
Gjahtar,
mos qesh me vdekjen!
***
Bletė!
Nga bie rruga
pėr te lulja?
***
Krahė fluture pa pjalm,
flakėza e qiririt.
Regėtimė e mbrame.
***
Ditė e bukur me zogj.
S'fluturoj
tek askushi.
***
Meskorrik.
Krahėt e palmės
i bėjnė fresk njė qeni.
***
Pingėrima e laureshės
po plas sythet.
Ajo s'e di.
***
Kuakje bretku
nėn dritė hėne.
Hije e vetme mbi pellg.
***
Mėngjes pėrtac gushti.
Qė larg...nga Iura,
mė erdhi libri "The haiku handbook".
***
Iu luta zogut,
tė pėrsėrisė kėngėn.
Ai iku fare.
***
Rrap pėrtej dritares,
Ēdo mėngjes
m'i rrėmben sytė.
***
Mes cikmės
mimozė e ēelur
pėr duar bosh.
***
Dy qirinj
djegin heshtjen
dhe hijen e tyre.
***
Kėto janė buzėt,
qė po harrojnė
tė puthin sytė e tu.
***
Kulprėn mbi plep
tė gjithė e shohin,
askush s'i flet.
***
Mesditė fillimgushti.
Mbretėri
dielli.
***
Qė nga ajo ditė,
rrugėn ku shkele ti
e molisi malli.
***
Mbėrriti vela jote
tek unė.
E shtyu drita.
***
Pikėpyetje.
Zogu solli erėn
apo era zogun?
***
Vetmia ime
nė bregzallishte
vėrshėllen kėngėn e lumit.
***
Qiell i pėrhimė.
Era thyen kokėn
te qepenat e ulura.
***
Rrap,
falmė njė gjethe,
tė tė shoh udhėn e fatit.
***
Njė fjalė tė mirė
pemės lakuriqe.
Befas vishet me gjethe.
***
Ē'mė dhuron
kurorėn me dafinė?
Jam i dashuruar.
***
Pulėbardhė e vdekur
buzėbregut,
mbuluar me ēarēafė valėsh.
***
Ti qė po hap
shtatė portat e qiellit,
mos ma lėr tė mbyllur zemrėn!
***
Krimb mendafshi.
Edhe sot s'pashė lot
nė sytė e tij.
***
Nė qoshk muri
lajmėrimi i vdekjes.
Tej ēirrmon makina e muses,
***
Ky zhelan
mė i pasuri i udhėve.
Karafil nė xhepin e kėmishės.
***
Qė trej lugut,
rrepet i zbresin lumit
dhe pinė ujė.
***
Dielli largohet,
pa e ditur se la njė njeri
nė bregranishten e ftohtė.
***
U fshi lodhja.
Manushaqe e fshehur
nėn sprethin e shkėmbit.
***
Mbi lumė
balona e kuqe e diellit
mė mori me vete njė haik.
***
Dėbora
mbuloi edhe ata
qė e shkelėn.
***
Sonte
rri pa gjumė.
Peshq akuariumi.
***
Hėna
drithėron ferrishten.
Flenė ferrakėt.
***
Nė hije
shije mollėsh.
Pemėt kėndojnė.
***
Ai iku.
Hija e njė molusku
pa guaskė.
***
Dimėr i egėr.
Kokallat
mbėshtjell qyrku i natės.
***
Njerėz prej loti
mbėltojnė lule tė zeza
nė sy tė qiellit.
***
Qytet vezullues.
Pėr vdektarėt
asgjė nuk thuhet.
***
Vjeshta
fshehur nė gėmushė.
Me sy prej lepuri.
***
Duke u pėrplasur
me murnatėn,
nė ag ēeli lulja e barit.
***
Sytė,
puse tė shterrur.
Uji rrjedh te vidhat.
***
Mospėrfillėse ndaj detit,
era gajaset
me trupat tanė lakuriq.
***
Gjysmė mullar
dhe gjysmė molle,
kafshuar nga dielli.
***
Afrimi im
trembi zogthin.
Trishtim gjembaēi.
***
Krahė ajėrt,
zogu i Minervės
m'u ul nė duar.
***
Buzėt e heshtjes
nė fyell pa vrima.
Rrėnoja muri.
***
Lulja gjethekuqe
harliset nė dhomė,
e dehur nė dhimbjen e saj.
***
Mbaron
Ferrishtes
ferrakėt pyesin:
Do kthehet poeti Xhipe?
***
Grenzė tahmaqare
mbytet
nė gotėn e birrės.
***
Mes muresh
zemra e strukur
pret dritėn.
***
Fluturim zogu.
U shkund kokrra e mbrame
e kumbullės sė verdhė.
***
Mėngjes nė rrugė.
Shtat i vajzukes
me bluzė portokalli.
***
Natė fundqershori.
Shilarsem
nė shilarėsen e hėnės.
***
Mbi krahė fjalėsh
pikėron
njė lot i menduar.
***
Mė preke atje
ku trupi mė ka vdekur.
Ngjallem sėrish.
***
Shpirti shkoi nė qiell,
tokėn
na e la neve.
***
Strofull zezishtė
me kėlyshė tė unshėm.
E nesėrme e shqyer.
***
Pulitje sysh.
Pulėbardha
pėrhumbi qiellit.
***
Vizllim mėngjesi.
Tė shtunave
ēuēuris me ty.
***
Ndez njė qiri.
Lutem
pėr sytė e tu.
***
Rėmihni njė varr
pėr kėtė zog.
Heshtja e vdiq.
***
Ti, hija ime,
qė ikėn e vjen.
Ēdo ēast , dielli yt.
***
Kėto kokrriza tė arta rėre
ngjasojnė me ty,
kur s'je.
***
Sonte
i lutem fėmijėrisė,
tė numėrojė yjet me gishta.
***
Bornajė.
Fytyra fasadash
tė zhveshura.
***
Bula gishtėrinjsh,
dritėza
mbi ballė fėmije.
***
Lulet erėmira
tė duarve tė mia
presin bletėt.
***
Grafullimė bulkthesh.
Cimbisin
natėn.
***
Ditė e kremte.
Pas shiut tė madh
dielli ēapitet udhėve.
***
Flokė bore
nė pėllėmbėn time.
Currila uji.
***
Ranė gjethet.
Mollėt e verdha
mė presin.
***
Bėj kryq.
Fėrgėllimė
e kėsaj flake qiriri.
***
Drurėt lotojnė.
Ia beh
njė zog dėbore.
***
Qiell
i larė prej shiut,
pėshtjellur me robdeshambėr resh.
***
E lehur qeni
nė shkretėtirėn e natės.
Tremb frikėn.
***
Ēapitem.
Maja e kodrės mė fton
tė shoh malet pėrtej.
***
Pas shiut
zog flatėrlehtė
ndihem nė udhė.
***
Te bokrra
tė kaltra kokoēelet.
Mungon vetėm Princi.
***
Edhe ndėrresat e ndyra,
nderė nė tel,
thėrrasin diellin.
***
Pas reve tė pėrhirta,
njė e nga njė
feksin yjet.
***
Portat e gushtit
hapen e mbyllen.
Grushton shiu.
***
Violina e tė verbėrit
nė rrugė,
mbledh turmėn.
***
Frullizė fluture.
Plaku
kthen kryet.
***
Byreku u poq,
tha shiu,
mbi saēin e gushtit.
***
Lypėsi lyp.
E ē'duhet poeti
nė sytė e tij?
***
Vazo e brishtė.
Nė kthim
fsheh mėkatet e ditės.
***
Portreti yt
prej gjethesh,
lulesh e frutash.
***
Milingonė
mbi gjethe.
Ėndėrr pėr fluturim.
***
Kėtu jam.
Largoji gjethet,
shkurtėzė pikaloshe!
***
Gushė e bardhė
nė trup tė zi.
Ēirret sorrėshkina.
***
Sorrollimthen sorrat.
Edhe sot qė qielli
ėshtė i larmė?
***
Ē'sheh ai qen mbi stom?
Poshtė lumi,
lart mali.
***
Begonjė e larme
te softi i dritares,
pikuar me pikla dielli.
***
Shtėpi e braktisur.
Te guri i sofatit
dy rroēa tė bardhė.
***
Raskajtė ranė.
Regabardhėt
ende nė degė.
***
Shpurrit kot.
Nėn gjethet e kalbura
veē arra fyrbė.
***
Dardha e verdhė e qypjes
ra prej degės.
Fluturon shtatori.
***
Liqeni
u bė mė i bruztė.
Mbėrritėn marsatarėt.
***
Kujtova se u harruam.
Dy pilivesa te lumi
ēuēuritėn ėmbėl.
***
Tek trungu i dushkut
pėrzė pikthin,
qė m'i quk milingonat.
***
Ngeca te qermi.
Mė trullosi
mirėza e mollės sė verdhė.
***
Fresku i pishave
fikat
kėmishėn e djersitur.
***
I qetė,
mbi plafin e natės,
thėrres nė emėr yjet.
***
Nėn margjėnor
shprush hirin.
Ende i nxehtė.
***
M'u hodh
e mė pickoi shlliga.
Verė e helmuar.
***
Kuajt
shllapuritin nė lumė.
Sytė e njė bretku te guri.
***
Miza dheu nė udhė,
krahėmėdha.
Po u vjen shkurta.
***
Marrim sokakėt.
Trishtim i verdhė
i hėnės vetmake.
***
Fėmija ulėriu:
Po mbytet qielli
nė pus.
***
Rrebesh nė mal.
Plimė peshqish tė ngordhur
nė breglumė.
***
Kali ha bar.
Pa sy,
pėrēapet nė heshtje.
***
Liqen i braktisur
nga pulėbardhat.
E ē'dua kėtu?
***
Dritėsore e hapur.
Grenza hyn nė dhomė
e del pėrsėri.
***
Demi i natės
i vėrsulet
hėnės sė kuqe.
***
Torrkaēi i livadhit
vajton natėn
e fundverės.
***
Mėngjes i unshėm.
Harabelat
me qafat e gjata.
***
Hėna
mes brirėve tė drerit,
e papėrgjakur.
***
Nata
shpleks
sovajkėn e hėnės.
***
Te ēengeli i hėnės
nė plep.
kėmisha e natės.
***
Nėpėr degėt e pishės
vegja e hėnės
end qilimin.
***
Syzohem
me njė mal tė zhveshur.
Mėngjes bosh.
***
Mbrėmje gushti.
Rreth sofrės sė hėnės
yje tė unshėm.
***
Palė mbi palė
miliarda halėza pishash.
Dimra tė fjetur.
***
Te rrogozi prej plishi,
presim tė vijė
Bashoi.
***
S'ėshtė mė ajo ditė.
Peshqit hidhen
e mė shohin vetmak.
***
Nė largėsi,
kėtė hėnė rioshe
e kundrojmė tė dy.
***
Liqeni
mė ndėrmend ca fjalė
qė i kisha harruar.
***
Nata s'ėshtė tjetėr,
kjo hėnė
nėn trokthe kuajsh.
***
Ujė i kalfėt.
Hėna krihet
nė njė pellg tjetėr.
***
Rosa nė breg
gėlltit
peshqvalėt.
***
Hapėrdahet prasku i mjegullės.
Tomori pėrsėri
si te piktura e Lirit.
***
Pasqyrė liqeni.
Hėna kreh shelgun
pėr takimin me akacien.
***
Qielli e di
qė mė molisi malli.
Mė uli njė re.
***
Edhe sa duhet tė pres,
gushėkuqe e lumit?
M'u grivėn flokėt.
***
Grunishtė e qethur kare.
Liqenet i dėrgojnė
nga njė buzėqeshje.
***
Kali i erės
flak mėgojėzėn.
Thyen tjegullat.
***
Xhufka gjembaēėsh
nėpėr karkėrimė.
Po prehen grethėt.
***
Vishkullaja mė zė gjethesh
thėrret guhakėt.
Ne vijmė, ata glasijnė.
***
Rosat e egra
nė kullusmė,
u fshihen qiellit.
***
Mesditė nėpėr tezga.
Dardha tė brydhėta
pėr pleq.
***
Zog i unshėm
nė landare
ha tė mbramet kokrra tė rrushit.
***
Vargje duhani
nė kalivar.
Mizat vėrdallen.
***
Muguj nėpėr degė.
Sy tė vegjėl
pėr qiejt.
***
Lupa
muet viēin.
Qumėshtoret ngufaten.
***
Kulaē i ngrydhėt
si gur.
Zogjtė s'afrohen.
***
Re tė shėmtuara
pas njė shiu tė keq.
brumbull i zi.
***
Pėrtej rrjedhės,
faqeshkėmbit,
shullėhet njė hardhuckėz.
***
Zegli
tėrhuzi kalin.
Livadh jetim.
***
Ngallis nėpėr baltėra
me thupėr.
Buall qė fle.
***
Sy laureshe
sa nė guramel.
Njė qiell nė to.
***
Humbi zogu
nė pluhurizė.
Kallam vetmak.
***
Gorricė e ficur.
Breshka nė hije
kėrtylet nė qetėsi.
***
Natė e zezė.
Lulet e murrizit
mė bėhen sy.
***
Mėngjes tojash.
Pasdite vistrash
me peshq.
***
Qiell
me re levarashe.
Luledele.
***
Mė thuaj,
ia ndjen zėrin
liqenit pa valė?
***
Dielli nė ikje
a mori me vete
edhe detin?
***
Kėrmilli pyet:
Ē'mėkat kam bėrė
qė mbart shtėpinė mbi vete?
***
Kujt i pikėpyetet
qafa
e mjellmės sė bardhė?
***
Klithmon
deti i mėngjesit
pa pulėbardhat.
***
Plepat pėrqark
a s'janė miqtė
e liqenit tė harruar?
***
Kjo frushullimė kallamash
mė kujtoi ēajkat
apo liqenin?
***
Pse sythi
qė ēeli
e plaku degėn?
***
Njėlloj
e shokin hėnėn
portokallat nė degė?
***
Me rėnien e gjetheve
pse hurmat plluqka
vrasin veten?
***
A s'i bėhet hije
pema e vetmuar
pllajės sė zhegur?
***
Sipas Pablo Nerudės
Ē'pyetje t'i bėj kositėsit,
kur ai fle i qetė
mbi bar?
***
Kur shkel gjethet,
e ndjen
si rėnkon pema?
***
Fluturimi i nositit
apo i ėndrrės
mė solli tek ti?
***
Pėr inatin tonė
puthen
keta dy pėllumba?
***
Kjo orė
lėviz ngadalė,
se s'tė pa ty?
***
Prej teje
duket pema
kaq e bukur?
***
Nata, hėna,
apo mungesa jote
mė la pa gjumė.
***
Vajzė!
Pėr mua digjet
ai trėndafil i kuq?
***
Nimfa doli
nga liqeni
e mė bėri zė?
***
Vrap i sorkadhes
a fluturimi i laureshės
po mė dalldis?
Majlinda Bashllari
***
udhėt pafund para meje
mė zgjojnė mallin
e kėpucėve tė vjetra...
***
po shkon dhe i fundit lejlek
faraon i pėrmbysur
i njė perandorie tė verdhė...
***
e dua shtegun qė s'duket
fillin magjik
drejt parajsės sime...
***
djeg kjo heshtje e akullt
E nesėrmja mėdyshet
Njė prag mė tej
***
shpirti lodėr ndėr kėmbė tė qenve
rėnkojmė gjithė jetėn
prej kafshimeve
..kur vjen-si drita e pakėt
kur iken-
si dėbora nė gji....
***
Fshihesh prapa njė fjale -
zhytem
nė terr...
***
fjetur nė njė vezė guri
veē njė Vezuv
mund ta zgjojė pritjen
***
e zeza nė dritė shkėlqen.
e bardha
nė errėsirė...
***
damarėt e tu u thane.
lėkundem si gjethe
e vjeshtės sė fundit
**************************************************
Shėnime pėr librat me haiku
Klara KODRA
NJĖ TUFĖ LULESH ME EMRIN " HAIKU"
( "Nėn hiret e bukurisė" tė Nasho Jorgaqit)
Frymėzimi poetik nė rini ėshtė si vera e re qė gufon dhe shkumėzon. Frymėzimi poetik nė moshė tė vonė (kuptohet, kur ėshtė frymėzim i vėrtetė), i ngjan verės sė vjetėr qė ka njė shijė tė veēantė, tė pashoqe.
Pjesa mė e madhe e poetėve bekohet nga dhuntia e frymėzimit qė nė rini.
Mandej kalimi nga poezia nė prozė quhet pėr shkrimtarėt qė e hedhin atė hap si kalim nga rinia nė pjekuri.
Ē'tė thuash pėr njė shkrimtar qė, pas njė jete tė tėrė kushtuar prozės, hidhet, me njė hop krijues, nė poezi?
Ky ėshtė tamam rasti i Nasho Jorgaqit, shkrimtar i shumanshėm e pjellor, i cili gjer tani e kishte shfaqur vetveten nė tregime, novela, roman, proza lirike, skenare filmash, shėnime udhėtimi, ese, studime shkencore dhe del pėr herė tė parė me njė vėllim poezish qė ka titullin domethėnės "Nėn hiret e bukurisė".
Pėr mė tepėr poezitė e kėtij vėllimi janė poezi e njė lloji tė veēantė, haikut japonez. Duket se kjo befasi krijuese e ka burimin tek akumulimi ndėr vite i lirizmit, i cili si rrymė e nėndheshme filloi tė rridhte qė te novela rinore, "Dashuria e Mimozės" pėr tė arritur shumė mė vonė te pėrrenjtė e kulluar tė prozave poetike tė "Manastirit tė dashurisė", "Shpirtit tė magjepsur" dhe "Ishte njėherė njė dashuri". Pastaj ata pėrrenj u derdhėn sė fundi nė njė liqen tėvogėl ujėndritshėm poezie tė mirėfilltė, libri qė kemi tani nė dorė.
Ky vėllim ka bazė tė vet njė problematikė ekzistenciale, temat e pėrjetshme tė dashurisė, rinisė, jetės, vdekjes.
Janė shkruar nga njė krijues qė sfidon vitet, qė ka njė zemėr pėrjetėsisht tė re, prandaj dhe ka mundur tė realizojė vetveten nė poezi.
Kėto poezi i dallon konciziteti, thellėsia e nėntekstit, dendėsia e mendimit. Vetė forma e kushtėzon atė koncizitet, atė shtrydhje tė fjalės, deri te thelbi.
Ja njė lirikė e shkurtėr dashurie dhe himnizimi tė bukurisė qė bazohet nė fjalėtēelės pasqyrė, sy, qė tė konsumuar nga poetėt, marrin jetė tė re nė kėto vargje:
Nuk tė pėrmbledhin dot ty
Sa syt' e mi.
Ēuditėrisht njė imtėsi konkrete e kohės sonė, njė imtėsi prozaike, celulari, shndėrrohet edhe ajo nė poezi:
Celulari i ftohtė,
I treti i padukshėm.
Ja njė poezi pėr poezinė nga ato qė rrezikojnė retorizmin. Po metaforatēelės u japin forcė shprehėse kėtyre tri vargjeve:
Kundroj faqet e fjalorit.
Tė dal nė bregun e qartėsisė.
Njė dashuri nė aspektin e saj konfliktual shprehet me forcė tė veēantė nė kėto vargje:
Grindem me ty,
Dhe era me vete mė merr.
Njė dramė e tėrė pėrmblidhet nė vargjet qė pasojnė, tė cilėt dallohen nga vetėpėrmbajtja, por edhe prej njė dhembjeje e njė malli tė thellė:
Tėrė kujtimet i dogja,
Hirin nė duar e mbaj,
Pa ditur ku ta ēoj.
Njė vėzhgim i hollė psikologjik dallon kėtė lirikė dashurie: "Medet, ē'po ndodh kėshtu/, njėherė mezi ē'prisnim tė rrinim vetėm/, Tani harrojmė tė rrimė afėr."
Tėrė malli njerėzor pėr vitet qė po ikin ėshtė mpiksur nė kėto tri vargje qė pikturojnė njė tablo tė tėrė: Si kal' i vetmuar nė fushė/ Rend drejt perėndimit tė diellit,/ Pa shpresė se do t' kthehem rishtaz".
Poeti e krahason veten me kalin, ėshtė nė muzg tė jetės, por akoma rend. Ndonjė poezi jeton kryesisht pėrmes imtėsive tė zgjedhura me kujdes:
Nėn syt' e tij tė pikėlluar,
Mes cigares sė shuar e kafes sė ftohtė,
Kuqėlonte mbi tryezė njė trėndafil.
Sytė e pikėlluar pėrēojnė dhimbje, cigarja e shuar dhe kafeja e ftohtė pėrēojnė idenė e ftohtėsisė sė fundit, por ja, papritur trėndafili kuqėlon si njė flakė e vogėl, qė premton pėrsėri jetė dhe bukuri.
Fjalėt janė tė mprehta si thika nė strofėn treshe: "Ku ta gjej atė fjalė mizore,/ Ty tė tė vrasė./ Ti qė vrave dashurinė."
Sa shprehės ky portret gruaje nė vargjet:
Mbetet ngaherė dritė hėne,
E ftohtė,
E largėt!
Njė gjendje shpirtėrore ambivalente ku ndėrthuret malli pėr rininė qė s'do tė vijė mė dhe mospranimi i pleqėrisė pasqyrohet nė vargjet: "E pamundur tė rinohem/, Po sa vėshtirė tė plakem,/ Unė tani".
Figura e nėnės sė poetit, shfaqur nė disa lirika, herė e fshehur si nė kėtė vjershė: "Dielli tani e tutje/ S'ėshtė mė ai diell,/ Qė binte mbi magjen e nėnės", herė e gjallė me dashurinė vetėmohuese pėr bijtė mė e madhe se dashuria pėr jetėn: "Nėna lutet t'ikė vet' e para /Me tė vetmin ngushėllim/ Se lė prapa dashurinė".
Pranė figurės sė nėnės shfaqet edhe ajo e babait, ēuditėrisht e pranishme nė mungesėn e tij pėrmes mallit tė poetit: "O at' i dashur, ike nė rininė time,/ Tani kam moshėn tėnde./ Pleqėrinė ma le mua"; " Oh, ky mall i pashuar/ E zbret tim atė nga muri/ Nė krahėt e mi tė nderur." ; " Prej tim eti qė prehet nė dhe/, Sa herė qė mė molis malli/ Zėri i tij nga qielli mė vjen."
Poeti s'i ka qėndruar besnik skemės tradicionale tė haikut: 575 rrokje, por i ka qėndruar besnik thelbit tė kėtij lloji tė shkurtėr, dendėsisė sė madhe tė mendimit dhe ndjenjės.
Pėr kėtė vėllim vjershash mendojmė se edhe kritizeri mė i djallėzuar, zor se do t'i gjente fjalėt pėr ta sharė.
Natyrisht s'duam tė themi se vepra ėshtė e pėrsosur, po sidoqoftė, ėshtė njė vepėr e plotė nė vetvete, qė ka arritur njė ekuilibėr estetik mendim ndjenjė, mesazh formė.
Poeti ka ē'tė thotė, di ē'tė thotė dhe di si ta thotė.
Nasho Jorgaqi ėshtė hedhur nė njė fushė tė re pėr tė shprehur sėrish vetveten mė thellė.
Poeti i radhės
HORHE LUIS BORHES
Haiku
Diēka mė thanė
muzgu dhe mali.
Po ē'e do qė i harrova.
***
Nata e gjerė
tani nuk ėshtė tjetėr,
vetėm erėmim i pafund.
***
Ishe ti apo nuk ishe
ėndrra qė harrova
para se tė zbardhte?
***
Heshtėn telat.
Muzika e dinte
atė qė unė po ndieja.
***
Sot s'mė gėzojnė
bajamet e kopshtit,
se ato mė ngjallin kujtimin tėnd...
***
Pa e ditur fare,
libra, tablo e ēelėsa
ndjekin fatin tim.
***
Qė nga ajo ditė
nuk i kam lėvizur gurėt
nga fusha e lojės.
***
Nė shkretėtirė
po lind agimi.
Kėtė dikush e di mirė.
***
Shpata pėrtace
sheh nė ėndėrr beteja.
Unė ėndėrroj gjėra tė reja.
***
Njeriu ka vdekur.
Mjekra nuk e di
e thonjtė vijojnė e rriten.
***
Kjo ėshtė dora,
qė nganjėherė prekte
floknajėn tėnde.
***
Poshtė pullazit
pasqyra po pasqyron
vetėm hėnėn.
***
Poshtė hėnės
hija qė zgjatet e zgjatet.
Ėshtė njė e vetme.
***
Ėshtė perandori
kjo dritė qė po shuhet
apo vetėm njė xixėllonjė?
***
Edhe ajo po kundron
hėnėn e re,
veēse nga dera tjetėr.
***
Larg dėgjohet njė pingėrimė.
Bilbili s'e di
qė po tė ngushėllon.
***
Dora e plakur
vijon tė thurė vargje
kundėr harresės.
Pėrktheu nga spanjishtja:
Gjergj VLASHI
***
ROS BRUA (USA)
Lopė qė kullosin,
por mė i dendur
shiu veror.
JOHN BERNARD (USA)
Stuhi vjeshte
nė panjė
vetėm njė kupkė lende.
CHARLOS BERNARD (USA)
lumė i thellė
duke rrjedhur qetėsisht
pėr nė det.
BILL WESTT (USA)
Ditėngrohta e fundit e verės,
mund tė ndriēosh mbi mua,
neps vetėm pėr njė orė.
YADALUSA (USA), (Francė)
Edhe pas rrebeshit tė madh,
kaq rrezatuese
fushat me luledielli.
BREUT ALAN ( USA)
mjellmat duke vallėzuar
nė rrathėt qėndrorė ujorė.
Ēėrritje drejt qiellit.
MACK ( Kanada)
Me gotėn
pi horizontin
e zbehtė dhe tė akullt.
MARSHALL JOHN LOUS (Kanada)
Pak minuta pas agimit
njė harabel vėrsulet nė tendėn tonė,
ēukit gjashtė herė.
WINONA LOUISE ( Kanada)
Monitorimi
njė hije zogu fluturon
mbi retė nė letrėn murale.
ERNEST J. BOAY ( Zelanda e Re)
Rrėshqitje me ski.
Papritur njė klithmė
mė la vetėm.
PATRICIA PRIME (Zelanda e Re)
Pas shiut tė beftė
ngrihet avull
nga pushuesi.
KOGA AKIKO (Japoni)
Pika vese
shkėlqejnė
lindje dielli.
KOMATA EINOSUKE (Japoni)
Vizitė nė varrezė
mė mirė i bėrė hi
dhe i hedhur nė det.
TANAKA KORJU ( Japoni)
Njė udhėtim prekės
jeta ime para syve
mė filmohet.
OSADA HITOSHI (Japoni)
Pėrėnditė nė qiell,
perėnditė nė ujė
Noeu pranė zjarrit.
JAMAMOTO SHIZUKA ( Japoni)
Re puplore
kulla e Babelit,
gjinkallat.
CUJI MIĒIKO (Japoni)
Njė hėnė e zbehur
mbi krye,
fillim dimri.
JAMADA HIĒIJU ( Japoni)
Njė ditė vere e nxehtė,
njė sirenė paralajmėrimi,
njė varkė patrullimi.
JAMAMIKI JOKO (Japoni)
Njė ventilator
lėnė nė dhomėn e tė sėmurit
i kujt ėshtė ai?
MAEDA MISAKO ( Japoni)
Hėna e re
njė vėth
pėr vetėm njė vesh.
SAMEKAVA KIJOMI ( Japoni)
Tingulli i gėzueshėm
i zėrit tė bijės sime
te porta, nė dimėr.
KAVANISHI GIUKO ( Japoni)
Krishtlindje
njė person i mungon
festės.
ITO JASUE ( Japoni)
Duke kaluar njė urė tė varur
qė lėkundet
nė motin vjeshtor.
NONAKA YASUO ( Japoni)
Statuja e Paqės,
gishti i saj drejtuar:
drejt qiellit.
NONAKA KIKUKO ( Japoni)
Gjethe vjeshtore
t'i besoj doktorit
pėr sėmundjen time!
Shqipėroi: Pėllumb KLLOGJERI:
NOJIMA MITSUJO
Duke shtruar
kėpucėt e reja
nė rrugėn me burbuqe.
SHIGEMATO JASUHIKO
Nė njė qoshe tė errėt
ekspozitė me piktura bombe atomike
nė epiqendėr.
KONO MIKI
Edhe njė ngricė
dhe do t'i fishkte ato
barėrat pranė ujėrave.
WAKE KURAKO
Duke soditur
shpatullėn e parfumuar tė zonjės
pikturė e Milletit.
HARIKOSHI JOSHIKO
Dhuratė
e ēuditshme e natyrės,
ftoi.
KITA TAMOU
Mė mirė gjigande si pėrbindėsh
duke m'u afruar
si pėr tė mė vjedhur gruan.
KONDO KIJOJO
Mbaroi
krasitja e kopshtit
nė hije pishash
OKUBO JUKIKO
Hala pishash
bėrė kapicė
nė ēatinė e vilės.
FUJISHIRO RIKA
Mosha ime
pas tė tetėdhjetave
njė natė plot me yje.
FRANAS ATTOD (Maltė)
Nėn njė urė guri
sodis hijen nė qetėsi
papritur njė rrebesh.
SLLAVICA SAVLL(Slloveni)
Tė papėrshkrueshme
janė ditėt e bardha,
kur njė stufė ende kuqėlon.
STIPAR RUDI ( Slloveni)
Rrafsh uji i qetė
pendė e bardhė e njė mjellme
dhe gjethe tė verdha pemėsh.
VLADIMIR DEVIDE (Kroaci)
Liqeni i kaltėr
pasqyron borėn e virgjėr
dhe argjendin hėnor.
MARIJAN ĒEKAJL (Kroaci)
Qeni leh gjithė natėn,
ushqehet nė vetminė
e hėnės sė plotė.
ANGELE DEODHOR( Indi)
Ujėvarė e heshtur,
pėrtej dritareve tė sallės sė konferencės
gjethe qė lundrojnė tutje.
HISAO JOMAZAKI
Varre
mbuluar me vesėn
e Siberisė.
KEITA HIRAO
Bishti i Udhės sė Qumėshtit
zhytur
nė detin Okotsk.
SLUJKA JAMAMOTO
Zhurmat venitėse
tė hapave
dhe arrave qė bien.
JYXHI USUKI
Kozmosi
njė ēift i vjetėr
shėtitin qenin e tyre.
Shqipėroi Pėllumb KLLOGJERI
***************************************
COLIN BLUNDELL( Britani e Madhe)
***
lėvizja e gjetheve
e sjell qiellin
mbi rrugė
***
nė funeral
zogu i vogėl ēukit lehtė
jashtė xhamit
***
mbi furtunėn
qerthullimet e resė sė bardhė
rriten e rriten
***
tetėmbėdhjetė mjellma
nė mes tė livadhit
bosh liqeni.
***
duke parė qiellin
tufa e patave tė egra
formėson trajtėn e erės.
Shqipėroi Elda ĒOKU
*********************************
TOMAS TRANSTROMER ( Suedi)
MAJ
***
Linjat e tensionit tė lartė
shtrihen nė mbretėrinė e tė ftohtit,
nė veri tė ēdo muzike.
***
Dielli i bardhė
zvarritet fill i vetėm
pėrballė vdekjes.
***
Ne duhej tė jetonim
me barin e qetėsuar
dhe me buzėqeshjen e katakombeve.
***
Tani dielli ėshtė ulur poshtė,.
Hijet tona janė vigane.
Sė shpejti gjithēka do jetė nė mugėtirė.
Qershor
***
Orkidet.
Ca anije naftėmbajtėse lundrojnė tutje.
Hėna e plotė ndrit nė qiell.
Korrik
***
Kulla mesjetare,
qytet i panjohur, sfinksa tė akullt,
arena tė zbrazėta.
***
Gjethnaja murmuriti,
se derri i egėr i binte organos.
Dhe kambanat tingėllitėn.
***
Dhe nata rrjedh
nga limdja nė perėndim
me shpejtėsinė e hėnės..
1993
Pėrktheu. Anton PAPLEKA
DRAGAN J. RISTIĒ ( SerbiMali i Zi)
***
Shiu godet
mbi kokėn time...
mendimet e mia janė te retė.
***
Mbas gėzimeve
dhe zėrave tė nxėnėsve,
vetėm gjethe tė shkelura.
***
Mbi trungun e vjetėr
njė mace dembele kruhet
diell i butė vere.
***
Nė treg
shitėsi i specave i qetė ulet
dhe ha djathė.
***
Nė trotuar
mė mirėpret era e mirė
e specave tė pjekur.
***
Hėna e re
kalėron mbi njė re
kam frikė se do tė bjerė.
***
Me flokėt e borės
hyn nė dhomė
edhe aroma e flokėve tė lagura.
***
Shushurisin gjethet e rėna.
Qentė tėrheqin fėmijėt
apo ndodh ndryshe?
Shqipėroi. Elda ĒOKU
Poeti i radhės
ZOI SAVINA (Greqi)
***
tinguj tė bukur!
ecin pėrkrah meje
ti dhe shiu.
***
gjarpėr dhe mollė
nėpėr gjethe
...vend i fshehtė i vajzave!
***
shumė kėshilla
brenda kėtij libri...
xhama mbi banakė.
***
rrėnjėt nė tokė
degė tė gjelbėruara nė qiell.
Jetė? Vdekje?
***
FISHEKĖT I
i mbushur me fishekė
gjahtari pėrkėdhel
qen tė pafajshėm...
***
FISHEKĖT II
tė sterrtė zėrat
e zogjve nė ēengel
pėrkulem tė dėgjoj...
***
tavolina jonė
u kujtua ē'ishte
dhe lulėzoi...
***
BORĖRIM
ē'vėshtirėsi...
dryni i ngrirė
si njė zemėr e mbyllur.
***
HIROSHIMA
si nė pėrqafimin tim
nė lumin Hiroshima
hėna jep shpirt
***
korije as ferrė trėndafili
dhe njihemi...
armiq dhe miq
Shqipėroi Elida ĒOKU
SHUAIP GARUCI
HAIKU
N'ato bedena
s'qėndroj mė si dikur.
Laraska e korbi bėjnė dashuri.
***
Nė qiell
shiu pushuar ka,
unė qullosem nė tokė.
***
E bardhė
lulja e mollės,
si shpirti im.
***
Ajo karakafte
e gjen dritėn e lulėzimit,
paēka se rrethohet nga gjembaēėt.
***
Pėllumbat e komshiut
nė parvaz tė dritares sime.
Tė mitė kanė ikur qėkur...
***
Mesazh qiellor mė dėrgove,
derti m'u pakua,
u ngroha si zogth.
***
Mė dritėso, o Zot, me tė mitė...
Le tė kthehem vajtim shelgu!
Veē unė e di sa duhemi...
***
I pickuar nga nepėrkat,
vallėzoj si kaproll,
si tė ishte puthja e parė.
***
Mė ke kafshuar atėherė,
nepėrkė pa zile...
Tani loz me ty nė rrugė pabesie.
***
Erdhe dhe ike atje, tej...
I ngazėllyer nga margarita
gjiri e buzėt e tua tė falura.
***
Jam i dashuri yt. S'e di?
Kur tė puth,
jap e jep qumėsht Rozafe.
***
Pirg me papirus.
Ta gdhenda emrin
me freskinė tėnde, Drin!
***
Lulekėmborė
ardhja jote.
Kujtesė arratisur...
***
Lutu pėr mua,
djalin plangprishės.
Djepvarri im mbi sisė.
***
Fajkoi mė ka grish
nėn atė pishė
me diell prilli...
ELISABETA TAFA
***
Ti s'vjen,
hėna s'del.
Retė mė pėrshėndesin.
***
Ti mė pyet:
Hėna
njėlloj ndriēon atje?
***
Loja e fėmijėrisė
mbeti pėrgysmė.
Guralecė tė humbur.
***
Rigon shi.
Dielli i fshehur pas reve
ka ftohtė.
***
Mbrėmė
tė pashė nė ėndėrr.
Pisha rėnkon.
***
Ti, peshk i vogėl,
kėrcen nėpėr dallgė
e sėrish nė det.
***
Kokrrat e mollės
tund era.
Trembem mos bien.
***
Kopsht i madh
me hėnė.
Njė flutur e dehur.
***
As lumi s'na ndan,
as deti, as bota.
Flemė mbi hėnė.
***
Te varri i gjyshėrve
njė ftua.
Luleshpatat ngrysen.
***
Dielli
u merr erė luleve,
pastaj i than.
***
Ti je era qė fryn
poshtė krahėve tė mi
e mė bėn tė fluturoj.
***
Kėrpudhė
e ngarkuar me shi.
Kujt i ankohesh?
***
E lumtur jam
qė s'mė tradhton zemra.
Dita venitet.
***
Njė copė bukė
hedhur pėrtokė.
Ē't'i them?
***
Dridhem
kur ti s'm'i hedh sytė.
Dy palma tė djegura.
** *
Hodha grepin nė det,
peshkova
njė haiku.
***
Po tė dėrgoj hėnėn,
tė tė pėrkėdhelė
fytyrėn.
***
Qoshk nate.
Dehemi nga malli.
Ėndrra e verdhė kėmbėkryq.
Kėmbėzbathur
pėr tė blerė bukė,
pak qumėsht dhe ca gjemba tė zinj.
FERIT RAMA
Njė gjethe ftoi
ma zė agun mbi lumė.
Ma di hallin era.
***
Mė pengoi guri i udhės.
U bėnė kohė
pa ardhur kėndej.
***
Dita e nesėrme,
trėndafila tė kuq
na hodhi qė sonte.
***
Lule tė egra,
sy tė magjishėm tė pranverės
nė ekstazė dashurie.
***
Dielli i mbrėmjes
sheh si ikin drejt lindjes
malet me nga njė kėsulė tė kuqe.
***
Tre lisa si tre budistė,
duke u lėkundur lehtė,
thonė lutje nė muzg.
***
Mesditė korriku.
Njė flutur me dy erashka
freskon trėndafilin.
***
Pyllin,
si plak tė pėrgjumur,
e zgjojnė klithmat e shpendėve.
***
Shpatorja,
ngjeshur me shpata,
Lulen ma dha paqėsisht.
***
Se kush e trazon
lalagjymin nė brigje.
Shenjė mė jep me aromė.
***
Njė e shtėnė.
Mėngjesi
kris si qelq.
***
Njė skelet shpendi
mbi bar.
Fluturimi klith nė ajėr.
***
E ēau kosa bretkocėn.
Endet nėpėr lėndinė
me rropullitė jashtė.
***
Heshtje
e thellė.
Zoti na ruajtė!
MARJANA META
Mė zgjoi
era e dheut tė lagur.
Shi vere.
***
Hesht!
Nėn ullirin e prerė
koha po pėrlotet.
***
Me natėn
humbi dashuria,
mjegullat u tretėn.
***
Mė godite me fjalė,
u thyen
gishtėrinjtė e ėndrrės.
***
Bėre sikur s'mė pe.
Qielli i syve
m'u kris.
***
Nė shiun e natės
natyra u la nudo
pa u turpėruar.
***
As gjethi s'lėkundet,
veē kėnga e kandrrave
thyen heshtjen e natės sė vonė.
***
As diell, as shi.
U marrosėn vape
nėn perde resh.
***
Ballė pėr ballė
vdekja dhe dasma.
Ē'kontrast tingujsh!
***
Shkallė lart, shkallė poshtė,
njė puthje nė sheshpushim,
pėr tė mos vdekur.
***
Nė rrjetėn e merimangės ra miza
dhe qau
me klithma trishtimi.
***
Retė,
ngjyer ėmbėlsisht rozė,
diell nė perėndim.
***
Retė u grisėn,
ujėrat e vjeshtės
toka i mbledh nė gjunjė.
***
Nė degėn e ullirit
njė gjinkallė e plasur.
Ē'mallkim i vjetėr!
ĒERĒIZ MYFTARI
Nėna na lind vėllezėr.
Ē'dimėr kėput urėn,
qė mbetemi breg mė breg?!
***
Atdhe!
Ne ngjatėrrojmė udhėt,
apo ti na mban fshehur thesare?!
KA ZEMER BRENDA
Regėtin
shuplaka e nėnės.
Ka zemėr brenda?
ENIGME UDHE
Lėmshin e rrugės
shpleksim...
Sa shumė nyje paska filli!
KUJTIM AGALLIU
***
Fluturim
rosash tė egra.
Verbojnė diellin.
***
Hėnė hajdute
nė kopshtin me mollė.
Qentė heshtin.
***
Kofshėt e zbuluara,
njė libėr pa kapak
me romanca dashurie.
***
Pyll nė dimėr.
Era grindet
me drurėt e zhveshur.
***
Kulaēi i hėnės
dhe fytyra e saj
mijėra kilometra larg.
***
Fund shkurti.
Kėrcasin tjegullat.
Mackat bėjnė dashuri.
***
S'ngjitem mė nė mal.
Kulpėr e thatė
mbi trung tė lisit.
***
Afshi i Jugės
puth lulen.
Ēel nga dashuria.
***
Gotė me rehani.
Bleta,
mysafire e paftuar.