HAIK ALBANIAN
Botim i Haik Klub-it shqiptar
Shtėpia botuese EGNATIA
Elbasan, 2005
Drejtor: Milianov Kallupi President i Haik Klub-it shqiptar
Kryeredaktor: Rakip Zhguni
Zv. Kryeredaktor: Kujtim Agalliu
Redaksia:
Agim Llanaj (Elbasan), Agim Vinca (Prishtinė), Agron Tufa (Tiranė), Ahmet Mehmeti (Elbasan), Anton Papleka (Tiranė), Betim Muēo (Sh.B.A), Brikenė Ceraja (Mitrovicė), Dashamir Cacaj (Shkodėr), Elisabeta Tafa (Belgjikė), Fatmir Minguli (Durrės), Ilir Mborja (Greqi), Iura Ichiro (Japoni), Konstandin Dhamo (Tiranė),. Kristo Tumanidhis (Greqi), Luan Topēiu ( Rumani), Lumo Kollashi ( Pėrmet), Mariana Meta (Elbasan), Martin Berner (Gjermani), Mihal Disho (Elbasan), Moikom Zeqo (Tiranė), Muharrem Xhaxho (Korēė), Nasho Jorgaqi (Tiranė), Nehas Sopaj (Maqedoni), Petko Dabeski (Maqedoni), Perikli Jorgoni (Tiranė), Petraq Kolevica (Tiranė), Petraq Risto (Tiranė), Qazim Shemaj (Tiranė), Radije Hoxha (Prishtinė), Shyqri Nimani (Prishtinė), Zyhdi Morava (Tiranė).
Adresa: L. Luigj Gurakuqi. P.57. Elbasan.
Tel: 003555452658, 003555441135 Cel: 0682651114, 0682275441
E-mail: haikalbaniaclub@yahoo.com
Nė kėtė numėr:
- Histori e shkurtėr e Haik Klub-it shqiptar Milianov Kallupi, President i Haik Klub-it shqiptar
- Poeti i radhės Betim MUĒO
- Nga Antologjia e poetėve tė Haikut nga Elbasani
Ahmet Mehmeti, Elisabeta Tafa, Ferit Rama, Flamur Luta, Iliriana Sulkuqi, Kujtim Agalliu, Mariana Meta, Mihal Disho, Milianov Kallupi, Nexhip Ejupi, Rakip Zhguni, Shuaip Garuci.
- Poetė tė tjerė tė Haikut
- Moikom Zeqo, Qazim Shemaj, Nasho Jorgaqi, Konstandin Dhamo, Brikenė Ceraja, Anton Papleka, Radije Hoxha, Lumo Kolleshi.
Poetė ballkanikė tė Haikut
- Poeti i radhės: - Kristo TUMANIDHIS (Greqi) - Pėrktheu: Diana Mborja dhe Ilir Mborja.
- Poetė maqedonas tė Haikut
- Dimitėr Argakiev, Nikolla Maxhirov, Dobrinka Kėrstevska, Vidoe Podgorec, Petko Dabeski, Aleksandėr Popovski, Ilia Karajanov, Hristo Petreski, Aleksandėr Prokopiev Pėrktheu: Nehas Sopaj.
- Panajot Argjiropullo (Greqi)
Poetė evropianė tė Haikut
- Poeti i radhės: Martin Berner (Gjermani) Pėrktheu: Joan Gjica
- Poetė belgė tė Haikut
- Bart Mesotten, Marcel Smets, Willa Vande Walle - Pėrktheu: Marjana Papamihali
Poetė botėrorė tė Haikut
- Poeti i radhės : Matsuo BASHO (Japoni) Pėrktheu: Qazim Shemaj
- Jane Reichhold (SH.B.A) - Pėrktheu: Kujtim Agalliu
- Shėnime pėr librat me Haiku: Fatmir Minguli Gracka e shiut
- James W. Hackett Njėzet kėshilla pėr ata qė shkruajnė Haiku Pėrktheu: Kujtim Agalliu
Sa e ēuditshme! Gjithmonė gjėrat e largėta vishen me mantelin e misterit e tė pamundėsisė. Kurse me artin ndodh ndryshe. Pėr tė nuk ka hapėsira tė pafundme, nuk ka kufinj.
Ja, pra si ndodh. Qė nga ishulli i largėt, gjigand, i bukur e fantastik i Japonisė vjen edhe nė Shqipėri forma mė popullore, sa klasike po aq dhe moderne e poezisė: HAIKU. I ndėrtuar brenda tre vargjeve e me rregulla metrike e kanonike tė pėrcaktuara rigorozisht, haiku gjen udhėn dhe shtratin e tij tė ngrohtė edhe nė Shqipėri. Kjo nuk ėshtė rastėsi. Pėrgjithėsisht poezia shqipe, e sotmja dhe e hershmja ka nė thelb tė saj ekonomizimin e fjalės. Dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme.
Pra, kjo lule e brishtė, ndjellėse dhe mjaltore ka ca kohė qė po gjallon nė lėndinėn e poezisė shqiptare, duke i dhėnė asaj risi tė paparashikueshme dhe pamje tė re mjaft tė pėlqyeshme, qė i pėrgjigjet shumė mirė kohės, e cila rend me njė revan teknik e kibernetik.
Nė vitin 1984, pėr herė tė parė nė trevat shqiptare, shtėpia botuese e Kosovės Rilindja, boton antologjinė e haikut japonez, pėrfaqėsuar nga pak autorė, por e pėrgatitur dhe e shoqėruar me shėnime nga piktori dhe akademiku kosovar Shyqri Nimani, i cili pėr disa muaj studioi nė Japoni pėr artin e dizanjit.
Nė Shqipėri, nė vitin 1990, shtėpia botuese Naim Frashėri boton njė antologji tė zgjeruar tė poezisė japoneze, ku njė vend tė nderuar zėnė edhe poetėt japonezė tė haikut, pėrkthyer me mjeshtėri nga poeti dhe pėrkthyesi i njohur Petraq Kolevica.
Nė vitin 1996, shtėpia botuese Onufri boton tė parin libėr me titull Hiroshima jasht meje, me haiku origjinale shqiptare tė poetit dhe profesorit tė dėgjuar Betim Muēo, i cili pėr disa kohė studioi nė Japoni.
Pa kaluar as tre vjet, mė 1999, poeti dhe studiuesi i mirėnjohur, Moikom Zeqo, boton librin e tij tė parė me Haiku me titull Tercinat e pasvdekjes sė Dantes japonez.
Nė vitin 2000, poeti Milianov Kallupi boton librin e tij tė parė me haiku me titull Krizantemat e Shiut. Qė nga viti 2000 e deri mė sot, duke punuar me kėmbėngulje, pasion e seriozitet ai boton 12 libra me haiku, tre prej tė cilėve janė botuar nė anglisht, greqisht dhe maqedonisht.
Veēanėrisht gjatė viteve 90 e kėtej, nė organe tė ndryshme tė shtypit nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni shohim tė botohen cikle tė ndryshme me haiku tė poetėve japonezė dhe tek tuk haiku tė shkėputura origjinale nga poetė shqiptarė.
Pak nga pak interesi pėr haikun filloi tė rritej dhe nė vitin 2001 u krijuan kushtet pėr themelimin e Klub- Haikut Shqiptar me qendėr nė Elbasan, pasi nė kėtė qytet tek poetėt e tij u krijua njė klimė inkurajuese. Kėshtu, nė vitin 2002, katėr poetė, Milianov Kallupi, Nexhip Ejupi, Rakip Zhguni dhe Flamur Luta botojnė antologjinė e parė me titull Agshol, tė cilėn deri mė sot do ta bashkėshoqėronin 19 libra origjinalė dhe njė antologji e zgjeruar e pėrfaqėsuar nga 12 poetė shqiptarė. Ndėrkohė nė organet letrare, jo vetėm nė Shqipėri, por kudo ku jetojnė shqipėtarėt vėrshuan tė botohen cikle tė ndryshme me haiku.
Ngjarje e vėrtetė artistike ėshtė botimi kohėt e fundit i njė antologjie Haiku japonez (shek.XV-XX) pėrkthyer nga poeti Anton Papleka, botuar nga shtėpia botuese Serembe me qendėr nė Shkup, gjithnjė nėn kujdesin e Klub- Haikut Shqiptar.
Hapėsira qė mbulon Klub- Haiku Shqiptar ėshtė e gjėrė. Nė gjirin e tij bėjnė pjesė poetė tė njohur si Petraq Kolevica, Betim Muēo, Moikom Zeqo. Milianov Kallupi, Nexhip Ejupi, Petraq Risto, Anton Papleka, Dashamir Cacaj, Ahmet Mehmeti, Konstandin Dhamo, Nasho Jorgaqi, Qazim Shemaj, Ferit Rama, Shuaip Garuci, Mihal Disho, Iliriana Sulkuqi, Agim Vinca, Kujtim Agalliu, etj, etj.
Publikimi i haikut nuk ėshtė kufizuar vetėm me botimet nė organe tė ndryshme letrare si Drita, Fjala, Fakti, Temp, ARS, etj, por edhe me organizimin e veprimtarive tė larmishme si diskutime, promovime, propagandim nė organet e medias elektronike nėpėrmjet intervistave dhe para njė viti, nė kuadrin e Javės sė Kulturės Japoneze, nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė u organizua Mbrėmja e Madhe poetike e Haikut, dhe u promovua njė vėllim i zgjedhur me haiku tė poetit tė madh japonez Matsuo Basho, pėrkthyer nga poeti Qazim Shemaj.
Pėr libra tė veēantė me haiku, kritikė tė njohur dhe studiues tė letėrsisė si dr. Moikom Zeqo, prof. Adriatik Kallulli, dr. Luan Topēiu, prof. Josif Papagjoni, Perikli Jorgoni, Muharrem Xhaxho, Visar Zhiti, Agim Llanaj, Fatmir Minguli, Niko Kacalidha, Agim Vinca, Agron Tufa, Elvana Zaimi, prof. Betim Muēo, etj. kanė pėrcjellė mendimet dhe gjykimet e tyre pėr vlerat dhe mesazhet qė reflektohen nga haiku. Kėto shkrime dhe shfrytėzimi i shpeshtė i internetit kanė mundėsuar evidentimin e ecurisė sė haikut, duke shpalosur pikėsynimet dhe parimet bazė estetike tė tij.
Poetė shqiptarė tė Haikut
Poeti i radhės
Betim Muēo
***
Njė pulėbardhė
Rėmbimthi ndjek
Klithmėn e vet mbi oqean.
***
Vėshtroj malin e Fuxhit.
I ftohtė, i akulluar,
Brenda zemra pėrvėlon.
***
Numėroj nė erė
Petalet e kamelieve
Dhe mosha mė humbet.
***
Kėndojnė gjinkallat.
Kaq tė lumtura janė
Sa ēi tregon kėnga?
***
Nė Jushukan, nė muzg
Dielli nė sytė e pėllumbave
I vogėl sa njė kokė shkrepseje.
***
Njė yll i largėt
Qė edhe dritėn e plak udhės,
Ndodh qė ėshtė mė pranė se njė njeri.
***
Hipa nė kullėn e Tokios
Dhe sa shpejt qė mė zuri
Malli pėr tokėn.
***
Ku do ta gjej mė
Ēastin qė po ikėn
Si njė zog pa kthim.
***
Sorkadhet e Miaxhimės
I dinin emrat
E fėmijėve tė mi.
***
Nė Hiroshima
Ndjeva turp
Qė i pėrkas racės sė njerėzve.
***
Nė xham rrjedh shiu,
Ėshtė analfabet,
Po emrin tėnd e di.
***
O Zot, sa mirė
Qė shumėkatėshet gjigante
Nuk pėrshėndesin japonezēe.
***
Sa herė qė mendoj pėr ty
Bėhem i bukur.
Kėtė ma thonė vėshtrimet.
***
Shiu pe i hollė
Kėputet e lidhet.
Mė qep pas tokės sė panjohur.
***
O vullkani Aso,
A ma jep hua grykėn tėnde
Ti them dy fjalė botės?
***
Nė lumin Tama
Kėrcen njė peshk.
Mė pyet: Nga je?
***
Sa pasanik ky qen lagur nė shi
U shkund dhe hodhi nė ajėr
Miliona diamante.
***
Erėrat po rrihen
Me kallamat e shiut.
Ēadra qan.
***
O mali i Fuxhit
A duken qė nga maja jote
Malet e vendit tim?
Nga Antologjia e poetėve tė Haikut nga Elbasani.
Ahmet Mehmeti
Pa frymė
Erdha me sytė qiellorė,
Befas u zhduke si brymė,
Zemrėn ma le pa frymė.
Kujė
Botė e shkretėtirtė.
Me kujėn e mungesės sate
Jap shpirt...
Sa pak
Kjo botė murgė,
Me male, fusha e oqeane pa kufi,
Sa pak ka, sa pak dashuri.
Mes ėndrrės nė breg
Po mbytem nė det,
Po ti vjen mes ėndrrės
Dhe mė nxjerr nė breg.
Elisabeta Tafa
***
Nė dritaren tėnde
Po vdes
Uria e njė zogu.
***
Ma gėrvishte
Cipėn e hollė tė hėnės.
Mė pe mua.
***
Drurė tė borėruar.
Pėrkulur nga dhimbjet,
Qajnė tė zhveshur.
***
Tė pagjuma kurmet,
Prekjet, puthjet.
Mėngjesin liqenor e sollėm ne.
Ferit Rama
***
Deti hesht...
Veē ai e di
Ētramundana fsheh nė gji.
***
Sonte, nė muzg,
U vra njė njeri.
Retė u spėrkatėn me gjak.
***
Lauresha kėndon
Nė kafazin e njė taverne.
A thua kėndon?...
Prill
Mba vesh...
A e ndjen dihatjen e luleve?
Kohė dashurie...
Flamur Luta
Vėshtrimi i njė zogu
U pėrplasa pas njė ledhi.
Mė rrėzoi
Vėshtrimi i njė zogu.
Dhimbje
Me gjymtyrėt e mia
Muzgjet
Mė ēapiten tė lodhura...
Harabeli u ul nė kallam
Harabeli u ul nė kallam,
Duke e bėrė ti pėrkulet plot nderim
Lindjes sė diellit...
Nėse bėhesh imja
Nėse bėhesh imja,
Saturnit do ti shkul unazėn,
Tia vė gishtit tėnd.
Iliriana Sulkuqi
***
Njė gjethe vjeshte,
Qė ngjethet,
Zarf i pahapur...
***
Lumja ti, Sahara!
Mėsuar me thatėsirėn tėnde,
Mė kalbi shiu i lotėve...
***
Re, re, tokė...
Durojnė
Dhe shi, dhe lotė...
***
Mėshteknė, duke u puthur,
Si e ruan aq vjet
Virgjėrinė?
Kujtim Agalliu
***
Heshtje qė rrėfen.
Nėn rėrė
Baticat e dhimbjes.
***
Fllad pranvere.
Bardhėsia e lulekumbullave
Xhelozi e plepit.
***
Nėn hije
Ngėrthime kulprash.
Mos vono, o diell!
***
Shi i ēmendur,
Rrėkeza tė hazdisura.
Ēpikėllim fushe!
Mariana Meta
***
Strukur nė qoshk,
Qaj
Kufomėn time.
***
Insektet e natės
Balet modern kėrcejnė
Mbi akullin e trupit tim.
***
Bota njė shami
Ku fshijmė lotėt e gėzimit
Dhe lotėt e dhimbjes.
***
Dridhet nė ajėr gjethja.
Ka frikė
Nga kėmbėt.
Mihal Disho
Bardhėsi
Qumėshti i bardhė,
Djathi i bardhė.
E bardhė jeta e vllehėve.
Bukuria e kėngėve
Kėndojnė nė pllajė vllehėt,
Bilbilat heshtin.
Qielli mban vesh.
Pas zėnkave
Pas zėnkave
Vllahet e bukura
Shkojnė e mbledhin lule.
Sytė narcistė
Pėrkulur mbi burim,
Buzėt nė vorbullim.
Sytė narcistė mbi bukurinė.
Milianov Kallupi
***
Suta u pėrpėlit pėrdhe,
Sytė iu zbardhėn.
Lumi krejt i zi.
***
Qeshja jote
Luhatet nė ajėr.
Harroj tė vdes.
***
Vetėm pėr sot
Heshteni kambanėn.
Mbi tė njė zog i lodhur.
***
Rrugė e zbrazėt,
Pa frymė njeriu...
Psaltje zogjsh.
Nexhip Ejupi
***
Pellgje.
Gjethet e vjeshtės
Shuajnė flakėt nė ujė.
***
Muzikė
E trupit tė gruas.
I bėhem refren.
***
Ecja dhe ktheja kokėn.
Sikur
Ti dėgjoja hapat.
***
U pėrkul tėrfili
Nėn peshėn e bletės.
Muaj mjalti...
Rakip Zhguni
***
Mu bėnė ujė sytė.
Ti serdhe.
Shtegu mbeti shurdh.
***
Ftohtė.
Nė natėn e akullt
Balerina e bardhė e hėnės.
***
Thonjtė e erės
Gėrvishtin bokėrrimėn.
Kėndojnė sythet.
***
E pėrzura mjegullėn.
Mėngjesi
Ia behu nė portė.
Shuaip Garuci
***
Tek ai bastun
Nuk mbėshtetem.
Hija ime.
***
Se dua atė borsalino.
Mė mjafton
Disku i hėnės.
***
Ku do tė ikėsh
I vetėm?
Gjarpėri pėrgjon.
***
Tė thirra nė emėr,
Heshtja mu pėrgjigj.
Mes nesh njė det.
Poetė tė tjerė tė Haikut
Moikom ZEQO
E kuqja
Nėse doni tė hyni tek e kuqja
vishni ju lutem
skafandėr kundėr zjarrit!
Mesnatė
Mbledh copat e thyera
tė vazos kineze tė Hėnės
dhe lulet efemere tė Ėndrrave.
Vizion i Profetit Jeremia
Kjo pemė
ėshtė sy
me kokrra-lotė!
Ekspozita Kalorėsit e Hėnės
Jo me penelin e El Grekos
po me kėtė plagė
unė pikturoj.
Qazim SHEMAJ
Testament livadhit
Kur tė jap frymėn e mbrame,
njė dorėzonjė le tė mi mbyllė qerpikėt,
njė lotzonjė le tmė qajė!
Puthje
Dhe shtatin krejt ia mbolla:
me vishnja mavi
dhe hėnėza tė njoma.
Kali i poezisė
Kali i poezisė:
mė i harbuar se kuajt e luftės,
mė i bukur se kali i nuses.
Mėshtekna
Se di se kush nė korije
i pėshpėriti fjalė dashurie nė vesh:
mėshtekna u zhvesh.
Nasho Jorgaqi
***
Mėngjesi ēeli qepikėt e tu
Ashtu si petalet trėndafili
Dhe bukuria u gazmua.
***
Nė vetminė time
Pas teje kapem
Dhe vij nė vete.
***
Nė sythet e vesuar tė luleve
Shoh syte dashurisė
Tek lotojnė ėmbėlsisht.
***
Lart natė qafė mali
Ku kėmbehen udhėtarėt:
Atje dhe varri im!
Konstandin Dhamo
***
Herėt, herėt nė mėngjes,
Zogu dhe dielli
Luajnė mbi tė njėjtėn degė...
***
Hėna, a ėshtė njė gjethe,
Qė tundet e vetme mbi degė
Kėtė fundvjeshte?
***
Tashmė qė ari i vjeshtės u shkund,
Ēdo ditė zbulohen nga pak
Foletė ku u dashuruan zogjtė...
***
Lot janė, lot
Edhe ato qė pikojnė nė heshtje
Nga dėbora e mbetur brinjės.
Brikenė Ceraja
***
Njėzet e pesė dallgė deti
pėrplasen nė njėzet e pesė plagėt
dhe fjalėt e mia...
***
Nė tė majtė laraskat,
nė tė djathtė dallėndyshet.
Mbi krye natė e kuqe.
***
Qyteti i ndarė.
Nuk ushqehet me pėrralla,
as me dhjetė fjalė...
***
Pikon shi.
Shi qė bie nga qielli
nė tokėn qė digjet...
Anton Papleka
Sipas Isa-s
***
Moj jetėz e ngratė:
Pikė e qelqtė vese
varur nė njė fije bari!
***
Kaēurrel i blertė bari.
Vallė cilės vajze tė vdekur
i varesh te balli?!
***
E qėlluan njė zog qė fluturonte.
Ai ra pėrdhe i pėrgjakur:
Nė qiell mbeti njė golle.
***
Pėrballė sė keqes
tė kesh kurajėn e njė xixėllonje,
qė vetėtin nėpėr natėn e errėt.
Radije Hoxha
***
Netė tė gjata,
ditė tė pangushėlluara,
tė shtrėnguara me shall tė zi...
***
Dritare gjymėharku.
Syri i pėrlotur
i njė plaku.
***
Sa mė larg njėri-tjetrit
jemi aq tė bukur,
mė tė bukur se vetė bukuria.
***
As unė pa ty
smund tė mbyll sy,
po se trembėm vdekjen bashkė.
Lumo Kolleshi
***
Po qajnė pjergullat...
Sillmėni njė gotė
Ti mbledh kėta lotė.
***
Dikush mė pėshpėriti:
Vdiq bleta!.
Renda dhe varrin askund sia gjeta.
***
Shegėt e ēara
Nė semaforėt e degėve mbetėn,
Shira tė ftohtė mbi to treten e treten.
***
Kaba
Qė ngre qemere ylberi.
Njė gotė pi nė qoshk usta Laveri.
Poetė ballkanikė tė Haikut
Poeti i radhės
Kristo Tumanidhis (Greqi)
***
Qėndroj para teje
gjigand i trembur,
Margarita ime!
***
Pranė penės,
tė mpleksur
pesė gishtėrinjtė e mi.
***
Bien si fjalė
nė Edhesėn e gjelbėrt
kataraktet.
***
Ah! Gjelbėrim,
boja jote dikur
do tė mė kalojė.
***
Erdhi nata,
krimbat nxitojnė
nė tokėn time.
***
Degė e thyer.
Pranvera, shiko,
e pushtoi!
***
Rėnkime tė fshehura
tė yjeve. Lira,
nė burim tė shterur.
***
Rroba drithėron.
Tenja gėrryen.
Ēfarė do tė mbesė ?
***
Sipėr varrit
kėrmij dhe bar.
Jeta tjetėr...
***
Nė anė tė heshtjes,
pranė detit,
me Kavafin.
***
Treni kalon.
Dashuritė e mia tė vjetra.
Fishkėllejnė: Ah!
***
U harruam
nė njė trėndafil,
duke numėruar fletėt.
***
Pas fjalėve,
lumi i madh:
Janis Ricos.
***
Lulėkuqet
Ēfarė dėgjuan vallė
Dhe u skuqėn?
Pėrkthyen: Diana Mborja & Ilir Mborja.
Poetė maqedonas tė Haikut
ĖSHTĖ ULUR PĖLLUMBI
Nė thellimin e kontakteve dhe bashkėpunimit me klubet e hajkut tė vendeve tė ndryshme nė Ballkan, Europė dhe mė gjėrė, kohėt e fundit KlubHajku Shqiptar, me ndėrmjetėsinė e shkrimtarėve dhe poetėve shqiptarė tė Maqedonisė, Resul Shabani dhe Nehas Sopaj, krijoi lidhje edhe me KlubHajkun Maqedonas, me kryetar poetin Petko Dabeski. Mendohet qė nė tė ardhmen midis dy klubeve tona tė organizohen veprimtari tė pėrbashkėta nė Shqipėri dhe nė Maqedoni.
Njė nga hapat e bashkėpunimit midis dy Klubeve tona ėshtė edhe botimi i kėtij cikli me hajku nga nėntė poetė maqedonas, shkėputur nga Antologjia e poezisėhajku maqedonas, botuar nė Shkup nė vitin 2003 dhe pėrgatitur nga poeti Petko Dabeski.
Le tė jetė ky botim njė ogur i bardhė dhe njė homazh qė u bėjmė poetėve tė njė vendi fqinj, siē ėshtė Mqedonia.
Jam i bindur se leximi i kėtij cikli me hajku do tju kėnaqė estetikisht.
MILIANOV KALLUPI
PRESIDENT I HAJK KLUBit SHQIPTAR
DIMITĖR ARGAKIEV
***
Fluturoi zogu.
Me krahė
hap dritaren.
***
Njė flutur
pranė shatrivanit
ter flatrat.
***
S'guxoj
tė dal nė oborr,
ėshtė ulur pėllumbi.
***
Qielli i murrmė,
nė gurin e murrmė,
kumuri e murrme.
***
Shi vere.
Rrugėve nė shėtitje
njė kėrmill cullak.
NIKOLLA MAXHIROV
***
Me kaq vetėmohim
dy brumbuj tė pėrngjitur
nė lulen e vetmuar.
***
Arra nė xhep.
Rrugėve tė qytetit
kam kohė qė kėrkoj gurin.
***
Era pikėlluese
kėrkon mollė tė freskėta.
Qeskė e varur nė degė.
***
Shtėpi e braktisur.
Nė qoshk rrjeta e merimangės.
Do tė vijnė mysafirė.
***
Mollė e qėruar.
E qėruar nga turpi shpejt.
Ndėrron faqen.
DOBRINKA KĖRSTEVSKA
***
Qetėsi.
Era valėzon.
Iki rrugės.
***
Nė rrugėt e qyteteve
tė vogla,
emrat e njėrėzve tė mėdhenj.
***
Po fle nė bar.
Gjarpri nė bark
s'guxon tė lėvizė.
***
Miza troket
nė qelqin e dritares.
Do tė dalė jashtė.
***
Ndeza cigaren.
Tymin e thith thellė.
Gjarpri nė mua.
VIDOE PODGOREC
***
Ēelėsi i gjallė
hap tė fshehtėn e pranverės.
Bleta mes lulesh.
***
Nė lumė noton
njė barkė e artė:
hėna e mesnatės.
***
Muzikė e shurdhėt
e zjarrit dhe e gjakut.
Shenjat e dashurisė sė parė.
***
Fjala ėshtė kullė
plot me flori
ose me bajga.
***
Pikat e vesės
sė fėmijėrisė
tani janė lot tė hidhur.
PETKO DABESKI
Pėr kė vallė Zoti
e ruan mollėn
nga mashtrimi i Parajsės?
Bleta ulet
nė buzėn e gladiolės
e mbartur me dorė.
Nė tė njėjtėn sofėr
me dytri buburrecė,
secili nga njė thėrrmijėzė.
Ma mbathin
njė opingė prej druri
nė tė dy kėmbėt.
Rri nė heshtje
syhapur
dhe shoh vetveten.
ALEKSANDĖR POPOVSKI
***
Bie shi nė liqen.
Errshėm digjet
kashta e bardhė e reve.
***
Mbrėmje dimėrore.
Trubadur prej qelqi
kėndon kėngėn e akullt.
***
Kaq afėr paske qenė!
Kam mbetur me vetėm njė rrufe,
qė s'arrita ta dėgjoj.
***
Plepa. Majat e tyre
janė si dėshirat e mia.
Gjelbėr. Gjelbėr. Gjelbėr.
***
Zezona e reve
mbuloi
portėn e madhe tė zemrės.
ILIA KARAJANOV
Koha
Ajo qė ishte
si tė mos ishte
ėndėrr e paqenė.
Shtrojė e ngrohtė,
Bukė, ēaj dhe bukuri e bardhė,
jetė e amėshuar.
Bukė e verdhė misri.
Bukuri hyjnore.
Besim pėr jetėn.
Nga fėmijėria e hershme
nė ne digjen fotografitė. Paqe
dhe ėndėrr e ndaluar.
Nė ne digjet
kandili. Pamje e ėmbėl.
Ikonė e vjetėr.
HRISTO PETRESKI
me dorėn e majtė
ha dardhė
me tjetrėn e pėrshkruaj
askush nuk ėshtė nė pyll
udhėtari nė kthim
gjen vetveten
kur bie shi
mė ngushtė ndjehen pulat
qė revoltohen
mezi ecėn nėpėr tel
ndėrkaq ne
presim tė rrėzohet
larg
poezitė qė dogja
m'u tretėn
ALEKSANDĖR PROKOPIEV
***
Ylli lart
kaq i largėt, i imėt,
ka emrin e vet.
***
Fort, butė
shqiponja shqiponjėn pėrkėdhel.
Nė vend tė dorės sqepi.
***
Zogj nė tel.
Pentagram me nota.
Kohė me cicėrima.
***
Majė bredhave
fėrfėllin ēafka
e mbi tė fluturon ēafkėlori.
***
Ē'ka ka ende
atje, pėrtej fundit?
Vetėm kuēedra.
Pėrktheu nga maqedonishtja
NEHAS SOPAJ
***************************************************************************************************
Panajot Argjiropullo (Greqi)
Panajot Argjiropullo lindi mė 1967 nė Pirg Trifilias tė Mesinisė. Ka mbaruar Institutin Filologjik tė Universitetit tė Janinės dhe sot punon nė arsimin e mesėm tė Selanikut.
Merret me poezi qė nga viti 1998. Poezitė e tij janė botuar nė shumė periodikė e gazeta si dhe pėrmbledhur nė Antologji tė ndryshme poetike.
Pėrmbledhja e tij e parė poetike me titull: AR. Pa nė grumbullim u vlerėsua me ēmim tė parė nė konkursin Panhelen tė Poezisė KUROS EVROPU nga Shoqata Artistike Maqedonase Arti tė Qilqisit, qershor 2001.
Nė dhjetor 2001 mori ēmimin e dytė Panhelenik tė poezisė nga Lidhja e Letrave tė Greqisė sė Veriut. Nė mars tė 2002 mori fletė-nderi tė kategorisė sė dytė nė konkursin Panhelenik organizuar nga periodiku Nea Sinora. Nė maj tė po tė njėjtit vit u nderua me lavdėrim nė Festivalin e Poezisė nė Selanik dhe nė qershor mori ēmimin e parė nė konkursin poetik tė Delfit qė organizohet ēdo vit nga Lidhja Milianov KALLUPI Panhelene e Letrave. Nė gusht tė 2002 mori ēmimin e parė Panhelenik nė konkursin poetik qė organizoi pėr tė tretėn herė bashkia e Lefkimit tė Korfuzit.
Nga janari i 2002 ėshtė anėtar i Lidhjes sė Letrave tė Greqisė sė Veriut. Nė dhjetor tė 2002 mori ēmimin ndėrkombėtar GIOVANNI GRONCHI nė Piza tė Italisė. Sė fundmi ka shkruar studime tė interesit shkencor dhe folklorik, disa nga tė cilat i ka paraqitur nė simpoziume letrare dhe i ka botuar edhe nė periodikė shkencorė.
Kohėt e fundit ka qenė pjesėmarrės nė dy festivale poetike tė organizuar nė Shqipėri, nė atė Vjeshta, Pogradec dhe Netėt e Poezisė Korēare, nė Korēė.
Krahas poezisė ai ka shkruajtur edhe haiku me njė tematikė pėrgjithėsisht sociale dhe me njė respektim rigoroz tė rregullit metrik tė haikut me 5-7-5 rrokje.
Haikutė e tij kanė njė konceptim origjinal, lėvrohen nė pėrputhje me parimet themelore tė haikut. Ato janė tė ngrohta, tė ndjera dhe gati sureale.
Menduam qė njė cikėl me haiku tė tij tI botojmė pėr kėnaqėsinė e lexuesit tė Revistės Haiku
President i Haik Klub-it Shqiptar
***
E kalbur molla.
A sikur ti ta dije
Para kafshimit.
***
Dhé tė mėkatit
Kundėrmimi gatitet
Brenda parajsės.
***
Tė shkon kjo baltė
Vemje nė dėshpėrimin.
Ēkėrkon ti flatra?
***
Njė pushkė zjari
Zhytur brenda nė mjaltė
Pėr njė fund tėmbėl.
***
Nakrepat sipėr
Pėrgjon koha tinzare,
Tė na moshojė.
***
Shpėtoje, thotė
Elefanti me frikė
Pėr milingonėn.
***
Ne disk floriri
Na dhuron dashuria.
Ah, kokėn e saj!
***
Njė gjethe fiku
Si ndonjė munx e madhe
Na qorton lehtė.
***
Dendur mė pyet:
Pėllumbat egėrsorė
Prajnė tek unė?
***
Mė mirė thikė
Se sa fjalė qė therin
Veshur me pambuk.
***
Trupi lakuriq.
Ende kundėrmon lehtė
Zambak i shenjtė.
***
Si libri bardhė
Njolloset edhe jeta
Nga disa glasa.
***
Fanatizohet
Mushkonja qė dėshiron
Ca mė shumė gjak.
***
Dhe filikatet
Morėn tė skuqėlohen
Kur do mė prekėsh!
***
Nata po vajton.
E bėn atė qershori
Tė pakėsohet.
***
Kohė dinake.
Pas puthjeve tė ngrohta
Gjembėron gjemba.
***
Hėna e fryrė.
Po fryhet pra nga fjalėt
E dashnorėve.
***
Ėshtė dhe qepa
Shkaktari mė i mirė
Pėr lotėzime.
***
Flatrat e mizės.
Huazohen mendimet
Dhe na shushatin.
***
Bretkos e vogėl
Kėrcej brenda momentit
Pėr ta zbritur.
***
Komēa e madhe.
I mungoka gėzimi,
Vrima e komēės.
***
Kur juve flini
Poetėt pėrmbi letrėn
Rrinė nė roje.
***
Uji fajtohet.
Mbaroi pa arritur
Mėkat tė pastroj.
****
Mos u vono ti!
Qielli paska shtrirė
Ēelsat kopilė.
***
Ndizeni farin,
Mos zhyten n errėsirė
Ėndėrrat tona.
***
Gaz e pikėllim
Sdonin tė vėshtroheshin
Bėhen njėlekėsh.
***
Mbrėmje e bukur.
Nuk dėgjova pėr fare
Thirrje njeriu.
***
Bletėzė jete.
Tjetėrkund dhuron mjaltin,
Tjetėrkund thumbin.
***
Po cila flutur
Pendėt e saj ia fali
Njė krimbi toke?
***
Valėzo tani.
Nesėr tė gjithė krimbat
Na kanė festė.
***
A nuk po gdhihet?
Tė paskam mbajtur yjet
Brenda nė xhepa.
***
Njė milingonė
Mori pushime vere
Me njė gjinkallė.
***
Mashtrim kam emrin
Dhe unė tė betohem:
Them tė vėrtetėn.
Poetė evropianė tė Haikut
Poeti i radhės
Martin Berner (Gjermani)
***
Njė unazė e pėrgjysmuar
nė barin e verės
nė Verdum.
***
Strucėt pėrqeshin
tufat e gushėkuqėve
qė shpupuriten.
***
Dielli telajo e shndritshme
nga kjo mizat kalojnė
dhe rehatohen.
***
Pa ngurim
derri i egėr gllabėron
gjethet e ngrira.
***
Tani njoh
gjithė fatkeqėsinė time
molėn e murit.
***
Dhe nėse trembet
prej maces tribuna
po karkaleci?
***
Vetėm kukullėn
pranė veturės sė shkatėrruar
nuk e mbulojnė.
***
Faleminderit xixėllonjė
por pėr Kafkėn
drita jote nuk mjafton.
***
Krenari
thotė orteku
pėr jaseminin e bardhė.
***
Gjithė kuriozitet
bulkthi shihet
nė perlėn e freskisė.
Pėrktheu: Joan Gjica
Poetė belgė tė Haikut
Bart Mesotten
***
Mulliri zgjatet shumė lart.
Kryqi i krahėve tė tij tė mėdha
mbi shtėpitė e vockla.
***
Pas gostisė me thėrrime,
zogjtė largohen,
bora shkrin.
***
Njė engjėll i vjetėr ka ngecur
nė bredhin e Krishtlindjes,
por merr frymė ende.
***
Lėndinė pranverore:
plot luleshqerra,
si pushi i rosės.
***
Nga larg, kėnga
e njė kudhre apo e njė ēekiēi
nuk e thyen qetėsinė.
Marcel Smets
***
pemė pas peme
gjithė rreshtin e pėrshkon
zogu i mėngjesit
***
re e brishtė
mes dy plepave
rrėshqet me ndrojtje
***
dritė e bardhė
mbi pemėt e brymėta
qetėsi e ngrirė
***
pėrsėri
nė kuzhinėn e nėnės...
uji zien
***
nė shtėpinė bosh
lajmi i vdekjes sė tij
bėn tė cicėrijnė harabelat
Willy Vande Walle
***
Nė rrethinėn e tempullit
muzgu nė bambu:
papritur turiri i njė qeni.
***
Pranė gurėve tė varrit
kallamat e bambusė pėrkulen,
askush su falet.
***
Njė Buda prej graniti
ngrihet mbi tempullin
mė lart se fluturimi i korbave.
***
Lodrojnė nė kashtė:
fėmijėt rijetojnė
fimijėrinė time tė lumtur.
***
Rrugės drejt spitalit
lėvozhga gėshtenjash
tė zbrazėta mbi shteg.
Pėrktheu: Marjana Papamihali
Poetė botėrorė tė Haikut
Poeti i radhės
Matsuo Basho (Japoni)
***
Fytyrėn e vetė freskisė
Vizaton xhufka e bambusė
Nė korijen e fshatit Saga.
***
Oh, zgjohu, zgjohu!
Mė bėj shoqėri,
Flutur vogėloshe e fjetur!
***
Qė thėllimin ta dehnin me aromė,
Prapė ēelėn lulet
Vjeshtės sė vonė.
***
Ēterr i shurdhėt!Tė tremb.
Desha tė kujtoj xixėllonjėn
Dhe u gjakosa me gjemb.
***
Pellgu i vjetėr
Dhe njė bretk qė hidhet nė tė:
Uji ėshtė tingull.
***
Oh, ēshi pranveror!
Pullazeve vrapojnė rrėkezat
Kryq e tėrthor folezave tė grerėzave.
***
Rigon shi i imėt paprerė.
Veē mėllagat shkėlqejnė
Sikur dita mbi to ska re.
***
Si djelmosha tė brishtė,
O ju lule tė harruara fushe,
Mė kot veniteni!
***
Njė shtėpi e vetmuar.
Hėnė...krizantema...Shtoju kėtyre
Njė fjongo tė ngushtė fushe.
Rrobalarėset
Harkuar mbi pėrrua, lajnė tė pambukta.
Harqe violine, teli prej shkume -
Kėtu nė korijen e bambuve.
Pėrktheu: Qazim Shemaj
Jane Reichhold (SH.B.A)
Kohėt e fundit unė kam studiuar konceptin e Uiliam Eversonit tė Bota e metaforės nė tė cilin ai pasqyron tė gjithė elementėt fizik tė universit tonė si; rėndėsinė e substancave, tė vėrtetat, mė tė bukurėn dhe thellėsisht mė madhėshtoren. Shėrimet e luleve tė shenjta janė njė zbatim praktik i kėtij besimi. Distilimet e esencės sė luleve janė ndarė jo pėr ndonjė kualitet mjeksor tė plantacionit, por pėr emocionet e botės tjetėr qė i zbulon ato.
Besoj se kjo ėshtė metoda e tij e tė menduarit qė e bėnė Basho-n njė poet tė madh siē ėshtė. Kur historianėt thonė: hajku degjeneroi pas vdekjes sė Basho-s unė u vura nė dyshim se ky pėrcaktim iu bė ngaqė hajkut i ishte mohuar e drejta pėr tė qenė njė mjet drejtues pėr poezinė dhe vizionin poetik.Unė e pohoj pėrfundimin shumė interesant nė shkrimet e personave, qofshin japonezė apo jo japonezė, qė i lejojnė vetes tė shkruajnė se, poetėt duke u varur nė moton e poezisė dhe qė janė tė aftė tė transmetojnė tė gjitha teknikat e mėparshme poetike, brenda formave tė reja, duhet tė frymėzohen nga vizionet e poetėve tė tė shumė kulturave.
HAJKU I GRUAS PLAKĖ
***
Duke u vėrtitur
Plaka e kėrrusur
Nė qoshe..
***
Gruaja plakė
Duke tėrhequr njė balonė
Shfryn e rėnkon...
***
Plaka
Duke blerė njė balonė
Tė fundit
***
Lėvozhgat e vezės hi kocke
E bardha e hėnės
Magji shtrige
***
Duke vėnė buzėkuq
Para shkruarjes sė letrės
Dorezėbardha zonjė...
***
Duke luajtur nė harpė
Kėngėt e vjetėra tė ungjillit
Shtrydh lotėt...
***
Qeniet e dimrit
Mė lanė mua vetėm
Me vjeshtėn...
***
Duke shkruar kujtimet e saj
Nė vjershat e hershme lexova
Hajkun e saj tė parė...
***
Jeta ime-
Njė eklipsim i yjeve
Njė sy i mirė...
***
Natė e dimrit
Vetėm njė llampė
Lexon vjershat e mia...
Pėrktheu: Kujtim Agalliu
Shėnime pėr librat me Haiku
Fatmir Minguli
Gracka e shiut
(Pėrsiatje rreth vėllimit me haiku Flatra shiu tė poetit Milianov Kallupi)
- Ēfarė ėshtė poezia? pyeti murgu.
- Ėshtė njė mister i pashprehur, - u pėrgjigj Juko.
- Maxence Fermine: Dėbora
Me librin e ri Flatra shiu, poeti Milianov Kallupi ra nė grackėn e shiut. Nė kėtė grackė kanė rėnė shumė poetė dhe shkrimtarė, artistė tė mėdhenj: Hofmani i filmit The rain man dhe Njeriu i shiut i Samėrset Mum, Heminguei qė frymėzoi Kadarenė me shiun e tij, shiu strugan i Elita-5 dhe shiu tiranas i Fitnete Tudės. Pastaj tė pamunėrtit poetė Zen tė Japonisė dhe jashtė saj.
Ti japėsh shiut flatra, nuk ėshtė veprim i thjeshtė. Ky shi ngrackėngritės ėshtė vėshtirė pėr tu veshur, p.sh. me kostum tė zi dhe kėmishė tė bardhė e me kravatė kunkuruese pėr Vip-a. Flatrat qė i vesh Milianovi shiut janė tė poezisė sė lartė, tė poezisė qė vjen nga natyra. Dhe si i tillė shiu ėshtė jo vetėm frymėzim poetik, ai ėshtė edhe i keq, se tė lag, tė lė pa punė, tė ligėshton shėndetin me lagėshtirėn e tij tė mallkuar. Ai pėrmbyt fshatra. Ai tė shton trishtimin qė ka filluar kur koha ishte pa shi.
Shiu ėshtė edhe politikan. Ai i bėn ose i bėnte mirė grurit, ai ushqen ose ushqente hidrocentralet me ujė Milianov Kallupi brenda grackės sė shiut ia del tė manovrojė me njė ndihmės tė madh dhe tė vogėl njėkohėsisht: haikun trevargėsh.
1. Ndryshimi i poetit
Kur Milianovi botoi librin e parė me haiku Krizantemat e shiut nė vitin 2000, Moikom Zeqo shkroi pėr tė se ėshtė ndėr tė paktėt poetė qė kėto dhjetė vitet e fundit ka ndryshuar. Kjo ėshtė e vėrtetė, sepse ai mbas kėtij libri tė parė me haiku, botoi edhe dymbėdhjetė libra tė tjerė po me haiku, duke u bėrė njė qendėrzim i veēantė i poezisė qė ndryshon.
Nė grackėn e shiut Milianovin e futi disiplina e hekurt e poezisė Zen, qė kėrkon nga poeti thjeshtėsinė mė tė madhe dhe pėrqendrimin e mendjes pėr njė fenomen tė natyrės. Pa hyrė kėtu nė analizė tė poezisė Zen, dua tė theksoj se libri i ri, Flatra shiu, ėshtė njė ndryshim cilėsor i poetit Kallupi, i cili ėshtė mė rigorozi nė zbatimin e rregullave tė lojės sė haikut. Sa mė rigoroz paraqitet nė kėtė pamje, aq poetik dhe pranveror shfaqet ai me poezitė e tij qė vetėm ndryshojnė, qė vetėm rinovohen.
Shiu, si shėnjestėr e Zenit, shfaqet edhe nė poezitė e mėparshme tė Milianovit. Por Zenistėt e futėn tashmė atė nė grackė. Dhe ai e shpalos shiun nė 222 poza natyrore dhe shpirtėrore.
Haiku dhe shiu tashmė janė bashkė. Por edhe bashkimet e tjera po zhvillohen: poezia japoneze dhe haiku shqiptar, Shqipėria dhe qendėrzimi i haikut, Elbasani dhe Festa e Verės, Milianovi dhe ripėrtėritja e natyrės.
Si ėshtė e mundur qė haiku qėndroi nė Elbasan dhe ngriti folenė e lejlekut japonez? Ēfarė bėjnė kėta poetė qė sot janė tė shumtė nė Elbasan dhe qė ndryshojnė tė gjithė, gjithmonė sipas parimeve tė haikut? Rinovimi i haikut ėshtė i lidhur me rinovimin e natyrės.
Festa e Verės e 14 marsit ėshtė njė festė pagane dhe, si e tillė, ka njė ngjashmėri tė skajshme me teoritė Zen, tė cilat njohin zhvillimin e jetės nėpėrmjet natyrės dhe dukurive tė saj. Ndoshta do tė vijė dita qė do tė gjendet arsyeja e kėsaj pėrqasjeje paganėsh.
Milianovi, duke botuar Flatra shiu, duket se ia blaton kėtė libėr Ditės sė Verės, duke u bėrė kėshtu krejt i natyrshėm jo vetėm nė personin e tij, por edhe nė poezinė e tij. Duke qenė njėkohėsisht President i Klub-Haikut Shqiptar, ai i ka tė gjitha mundėsitė qė kėtė natyrshmėri ta pėrhapė nė tė gjitha viset shqiptare ku ai bredhėron vazhdimisht. Ėshtė koha e ndryshimeve cilėsore nė poezinė tonė dhe e evidentimit real tė poezisė elitare. Nuk ka arsye qė kjo tė mbetet e patrajtuar, qoftė nga opinioni pėrkatės ekzistues, qoftė edhe nga shtėpi botuese prestigjioze, si organe private qė mund tė bėjnė kėtė pėrzgjedhje.
Kjo do tė ndihmojė realizimin e ndryshimeve nė ēdo njeri qė bėn vjersha, ose poezi. Shembuj ka plot. Nė takimin e 4 marsit nė Durrės me poetin bashkėkohor amerikan, Eliot Veinberger, ky i fundit shpjegoi se pėr hartimin e Antologjisė sė poetėve amerikanė mė 1950 e kėtej, u pėrzgjodhėn 10 mijė autorė dhe u pėrfaqėsuan vetėm 36 poetė. Pra, ėshtė koha pėr ndryshime tė dukshme nė poezinė tonė.
2. 222 poza tė shiut.
Milianovi kėrkon tė kapė sfera tė larta, tė cilat kėrkojnė mė shumė se sa poezia e thjeshtė. Ai kėrkon mendimin brenda vetes sė tij nė referim me natyrėn dhe nė pėrqasje me veprimet e njerėzve. Duke ndėrtuar tablotė e ndryshme tė shiut, ai shėnon ēdo gjė qė ka tė bėjė me jetėn. Dhe jo vetėm me jetėn e njerėzve, por edhe:
A mė dėgjon?
Mos ma lag
Zogthin e rrėzuar.
Ai kalon nė kaleidoskopin e natyrės dhe ēdo pamje tė saj e ka burim tė energjive dhe tė rregullimit apo ndryshimit tė gjendjes shpirtėrore:
Shi qė breron,
falmė njė haiku,
tia rrokullis brengosjes!
Duke qenė tepėr besnik ndaj parimeve, ai i kėndon nė kėtė libėr nėpėrmjet shiut edhe kalit. Pse kalit dhe jo veturės?
222 haiku pėr shiun nuk janė vetėm pėr shiun. Aty janė hėna, dielli, pemėt, lulet, zogjtė, retė, rrugėt, fushat, ēatitė e shtėpive Pse ai nuk e hiperbolizon shiun? Duke lexuar poezitė e reja pėr shiun, herė-herė tė duket sikur bie shi vetėm nė Elbasan. Duket sikur vetėm nė kėtė qytet ēelin lulepjeshkėt e lulekumbullat, sikur vetėm nė kėtė qytet pemėt ēelin sythe dhe bari ridel i gėzuar nė kodrat pėrreth. Ēti bėsh! Janė poetėt ata qė na prishin mendjen. Pėr Milianovin ėshtė meritė poetike, kur ai bėn krahasime tė veēanta, jashtė formave tė vjershave tė shkurtra. Ja, si e jep ai mė tė bukurin haik pėr mua:
Te krahėzit e akacies
lėvaren pikat e shiut.
Dielli i kthen nė diamante.
Ose ēdo pikė shiu zgjon tinguj uji nė shpirtin e tij. Ai arrin teknikėn e poezisė Zen pėr tė thėnė atė qė nuk e thua dot nė format e zakonshme jo Zen. Duke iu pėrshtatur Zenit, ai shiun e shndėrron nė hieroglife.
Nė kėtė libėr tė bukur ka edhe ndonjė pėrsėritje tė figurave. Prania e tyre nuk e prish librin, por mosqenia e pėrsėritjes do ta pėrsoste akoma mė shumė.
Libri Flatra shiu ėshtė monografia e shiut nė bashkėjetesė me njeriun nė gjirin e natyrės. Nė kėtė libėr Milianovi na jep figurat e reja tė kalit, rrapit, kallamave e zogjve. Brenda kėtyre gjithmonė njeriun.
Kur lexoj haikutė pėr rrapin, mendja mė shkon te njė vėzhgim interesant televiziv. Duke folur pėr fshatrat shqiptare dhe italiane, njė gazetar theksoi se fshatarėt shqiptarė mblidhen rreth rrapit pėr tė biseduar dhe medituar, nė njė kohė qė fshatarėt italianė grumbullohen pranė kishės. Paganizmi nxjerr pėrsėri krye.
Ky libėr duhet studiuar vazhdimisht nga njerėz tė specializuar, tė cilėt nuk i mungojnė Shqipėrisė. Nuk ėshtė koha e botimeve pafund. Ėshtė koha e pėrzgjedhjeve.
JAMES W. HACKETT
20 KĖSHILLA PĖR TĖ KRIJUAR POEZINĖ E HAIKUT
1. Tani ka njė gurė prove pėr eksperiencėn e tė shkruarit tė haikut, kėshtu mbetet tė pėrqėndrohesh nė kėtė pėrjetshmėri tė jetės aktuale.
2. Kujto Natyrėn Madhėshtore (jo natyrėn njerėzore) ajo ėshtė provinca e haikut.
3. Soditi objektet e natyrės me vėmendje: mrekullitė e padukshme (dhe dramat), do tė zbulojnė vetveten.
4. Mbaj njė bllok shėnimesh tė shėnosh momentet e holla tė haikut, sepse kjo eksperiencė intuitive mund tė harrohet.
5. Interpretimi i natyrės shpirtėrore dhe ndjeshmėria pėr natyrėn. Bėhu njė me sendet, sepse nė fund tė fundit, Ky Art je Ti.
6. Reflekto mbi shėnimet e tua pėr natyrėn nė vetmi dhe heshtje. Lejoi kėto ndjenja reflektive tė jenė baza e poezisė tėnde tė haikut.
7. Shkruaj pėr natyrėn pikėrisht siē ėshtė ajo. Haiku nuk ėshtė as lojė fjalėsh as gjė-a-gjėzė. Basho e solli poezinė e haikut nga jeta dhe natyra; le ta vazhdojmė misionin e tij fisnik.
8. Zgjidh ēdo fjalė me kujdes. Pėrdor fjalėt qė sugjerojnė ēastin mė tė mirė tė eksperiencės sė haikut qė dėshironi tė shpalosni.
9. Pėrdor foljet nė kohėn e tashme dhe emrat nė njėjės kurdo qė tė jetė e mundur.
10. Pėr tė shtuar dimensionin estetik, zgjidh ėmbėlsinė e fjalėve qė i japin jetė, duke pėrfshirė ato qė kėshillon stina, treva ose koha e ditės.
11. Njė poezi e haikut mund tė jetė mė shumė se njė fotografi gojore e ēastit.
12. Pėrdor gjuhė tė thjeshtė. Mos atako pėrdorimin e kopjeve minimale tė Japonisė.
13. Shkruaj nė tre vargje duke pėrdorur pėrafėrsisht 17 rrokje, sipas rregullit tradicional japonez tė 5-7-5 rrokshit.
14. Lexo ēdo rresht me zė tė lartė qė tė sigurohesh qė ai tingėllon natyrshėm. Mėnjano fundin rimik.
15. Kujto qė jeta e vėrtetė, e kompletuar dhe jo bukuria, ėshtė esenca e haikut.
16. Mos pėrdor kurrė iluzione tė paqarta: haiku i vėrtetė ėshtė intuitiv dhe i drejtėpėrdrejtė, jo abstrakt, simbolik ose intelektual. Fut humor, por lėre jashtė menēurinė e dukshme.
17. Mėnjano poetizmin. Poezia e haikut duhet tė jetė direkt, e ndjeshme dhe metafizikisht e vėrtetė.
18. Puno me ēdo poezi gjersa ajo tė tė sugjerojė saktė ēfarė duan tė shohin dhe ndjejnė tė tjerėt. Qėndro vėrtetėsisht te eksperienca jote e mėparshme dhe shpėrthimi i ndjenjave.
19. Kujto qė haiku ėshtė njė gisht qė tregon hėnėn, dhe nė qoftė se dora mbushet me xhevahire, ne, jo larg, shohim se pėr cilėn tregon ajo.
20. Ndero ndjenjat e tua me urtėsi dhe Shpirtin me dritė tė shenjtė. Truri i haikut duhet tė jetė relfektiv si njė liqen malor i qartė: reflektiv jo pėr mendimin, por pėr hėnėn dhe ēdo fluturim pėrtej...
Pėrktheu: Kujtim Agalliu
Shtypur nė shtypshkronjėn GERSI
Cel: 0692536765