GAZMEND KRASNIQI

Poetė anglosaksonė

 

WILLIAM BLAKE (1757-1827)

 

TIGRI

 

Tigėr! Tigėr! Diell qė digjet

Pemishtės errėsirė

Cila dorė a sy ta ngriti

Simetrinė drithtirė?

 

Cilėt qiej a abisė

Flakė shikimi tė stolisin?

Cilat flatra ajrin t'harrin?

Cila dorė ta mban zjarrin?

 

Cilat forca, cilat arte

Tė zaptojnė muskuj parzmi?

E, kur hidhet zemra vetė,

Cilat putra, cilat kthetra?

 

Truri yt prej cilės furrė?

Cila farkė, cila kudhėr,

Cila hallkė, cila morsė

T'i ushtron tėrbimit forcė?

 

Sapo yjet zgjuan fate

Qielli pika lotėsh pati.

A me veprėn e vet qeshi?

Kush tė bėri, bėri qengjin?

 

Tigėr! Tigėr! Diell qė digjet

Pemishtės errėsirė,

Cila dorė a sy ta ngriti

Simetrinė drithtirė?

 

 

EDUARD FITZGERALD

 

RUBAIRAT E OMAR KHAJAM

 

2.

Nė ėndėrr, nėn njė qiell mėngjesherė

Pėrshkoi Tavernėn zėri si erė -

 Zgjohuni, o djem, e sillnani verė

Sa kohė qė lėng i Jetės ka vlerė.

 

5.

Pa trėndafila u shkret krejt Irami,

Potirit Magjik tė Xhamshidit nami

 S’i mbet: dersa Vreshta tė nxjerrė Verė

E kopshti me krua lule ballsami.

 

7.

Hidh Verė, nė Zjarr t’kėsaj pranverė

Flak Pendimin, helm i zi e vrerė,

 Zogut tė Kohės i mbetet rrugė

Dhe pak - e shih se si po ia therė.

 

8.

Pa shih - njėmijė gonxhe pėrnjėherė

Zgjohen - dhe pėrdhe njėmijė tė tjerė,

 Ditė e Verės qė sjell trėndafilin

Xhamshid e Kaj Kobad i kthen nė erė.

 

11.

Me Bukėn, poshtė peme, pėrsėri,

Me Verė, me Libėr  Vjershash - dhe ti

 Brenda meje nė shkreti tek kėndon -

Dhe kthehet Parajsė ajo Shkreti.

 

12.

Thonė disa - “Sa bukur tė jesh Mbret!”

“E bekuar Parajsa qė na pret!”

 Ah, Paratė kapi, ēdo Kusur lėre,

Muzika - teksa Lodėr larg buēet.

 

13.

Shiko si ēeli Trėndafili. Thotė:

Me buzė nė gaz lulėzoj nė botė -

 Sa kohė nuk ējerr Kuletėn mėndafshi

E Kopshti tė mbushet Thesare plot.

 

14.

Njė zemėr mbushur shpresė kthehet nė hi.

Apo edhe ca lulėzon: dhe tashti

 Posi dėbora nė shkretirė ndrin

Dy orė a tri dhe shkrin pėrsėri.

 

15.

Edhe kush ēon dashuri me Flori,

Edhe kush ia flaku Erės si Shi,

 Nė tokėn e artė asnjė s’u kthye

Nsa pritėn pritėn tė jenė lart pėrsėri.

 

16.

Nė kėtė Karvansaraj tė pamatė

Ndėr dyert herė Ditė, Herė Natė,

 Sa e sa Fanfara sulltanėsh vanė

Tė thuash se kurrė me sy s’i patė.

 

17.

Ka mbetur ndonjė luan e zhapi,

Ku pinte Xhamshidi plot lavdi;

 Edhe Bahrami, i rrepti gjahtar,

Edhe ai nė gjumin e madh u shtri.

 

 

23.

Me ba ma t’mirėn e asaj qė mund

Pėrpara dheu qė na gjen gjithkund;

 Dhe nė Dhe, e nėn Dhe, shtrirė

Pa Verė, pa Kėngė, edhe - pa Fund.

 

37.

Pa mbushni kupat! Fjalė pa dobi -

Nėn kėmbė jeta na shket pėrsėri:

 E djeshmja vdiq, e nesėrmja s’na di,

Pa mėrzi, nėse ka sot bukuri.

 

40.

Ju dini, o miq, ju dini me mua,

Pėr dasmėn qė shkonte pija si krua:

 Arsyen nag krevati im e bora

Dhe mora bijėn e Verės pėr grua.

 

60.

Ca poēe balte, sa ēudi kam parė,

Pa llafe ca, me to ca bėnin garė:

 Durimi dersa njėrėn na e la,

Kush, tha, ėshtė Poēe e kush Poēar?

 

 

 

WILLIAM BUTLER YEATS (1865-1939)

 

UJDHESA E LIQENIT INISFRI (INESFREE)

 

Do ngrihem tė shkoj, do shkoj n'Inisfri

Do ngre njė kolibe prej thuprash, argjile:

Do kem njė zgjua me bletė, perime,

Do bredh i vetėm lėndinėn erėmirė.

 

Do gjej pak paqe qė vjen ngadalė

Pikuar prej agu, ku ēirret njė bulkth:

Ēdo natė - lėbyrje, pasditja - pėrflakje,

Ēdo mbrėmje - e mbushur flatrime prej turtujsh.

 

Do ngrihem tė shkoj, e natė e ditė

Do shoh si bregun lėpin liqeni:

I ngulur dikur rruginash tė hirta

Do ndjej si rreh krejt thellė nė zemėr.

 

 

Kur plakja tė vijė

 

Kur plakja tė vijė dhe ty t'mbėshtjellė

Buzė zjarri - kėtė libėr shkėputė,

Shfletoje, kujto shikimin e butė

Qė t'patėn sytė, shikimin e thellė;

 

Disa ta deshėn gazin, hirin joshės,

Rininė - dashni false, e vėrtetė -

Ndokush ta deshi shpirtin tek tretė

Dhe brengėn qė mbin nga plagė tė moshės.

 

Bri kangjellash, kėrrusur, pashėndet,

Ti fshaj, pak mėrzishėm, afshit q'u end

Dersa pėrmbi maje mali zu vend

Dhe fshehu ndėr yje fytyrėn e vet.

 

 

          Magėt

 

Nė dua, imagjinata m'i sjell kėtu,

Nė rrobat krejt shik, nėn zbehjen q'i mpiu,

Duken e zhduken nėpėr qiell blu

Fytyrat si gurė tė frushkullt prej shiu.

Dhe helmetat anė pėr anė arlarė,

Dhe shikimet e ngulmėt, me shpresė se morėn,

Aq fort tė mpirė nga shtjella kalvari,

Magjikun mister mbi shtrojėn kafshore.

 

                                   

 

          Mjellmat e egra nė Coole

 

Pemėt veshė nga magjia vjeshtė,

Shtigjet veshė me heshtje e fletė.

Poshtė njė mugu tetori, pellgje

Pasqyra e qiellit tė qetė:

Pėrsipėr pellgjesh tė mardhur

Dyzet mjellma zbardhin.

 

Njėzet vjeshta erdhėn e shkuan

Erdhėn e shkuan mbi mua,

Kam parė pėrpara secilit prej fundesh

Flut'rimin qė rritej, q'u shua:

Plot rrathė tė mėdhenj shkruar nė erė

Prej krahėsh me rrahje potere.

 

Kundrova kėto pėrsosje flutraku

Dhe tash paskam njė zemėr sėmurė.

Sa kohė ka rrjedhė, qėkur i kapi

Sė pari kjo jetė, kaq fort shpenguar,

Ēdo rrahje flatrimesh tė shpejta, gjithė bujė,

Pėrsipėr kėtij uji!

 

Gjithmonė pa lodhje, i dashuri - e dashura,

Secili ndaj rryme ka prirė,

Ajrin vjeshtor tek ēajnė sėbashku

Tė mbushur me zemrėn e lirė.

Kudo ku venė, asnjėrin s'lėshon

Pushtim apo pasion.

 

Ja ku po shkasin nė rrjedhėn e qetė -

Miklime, mistere, magji.

Kush di, nė cilat shkurrishte do mbeten,

Nė cilat pellgjishte e brigje,

Shikime hutimi, tek ngrihem dikur

Dhe shoh se s'janė mė kėtu?

 

                              

        

 

          Njė pilot irlandez parasheh vdekjen e vet

 

Do takoj fatin kėtej

Diku reve pėrmbi mua;

Kė luftoj, s'do ta urrej,

Kė po mbroj, s'do ta dua:

Kiltartani - fshati im,

Tė mirėt kiltartan tė mi,

S'u ēoj halle si shpėrblim

As mė shumė lumturi.

As grada, as dekorime,

As turma qė nxit hare,

Njė hov i vetėm gėzimi

Ma ndoqi zhurmėn mbi re;

Gjithēka e peshova mirė,

Mė kot frymėn thith mė fort,

E ardhmja mė kot e prirė

Pėrballė kėtij jetė-mort.

 

 

          Ardhja e Dytė

 

Nė majė spirali qė shmanget e shmanget

Skifteri s'dėgjon stėrvitės tė vet;

Gjithēka rrėnohet; pa qendėr tashma;

Qartas pėrfshijnė botėn anarkia

Dhe valė e mbytur nė gjak, kudo

Ēdo festė pafajsie venitet e bie;

Tė mirėt i la besimi, tė kėqinjtė

Dėndur pasionesh tė gjithė.

 

Patjetėr ndonjė Zbulesė mbėrriu;

Patjetėr qė Ardhja e Dytė mbėrriu.

O Ardhja e Dytė! Nė kėto pak fjalė

Imazh i pamatė, i dalė prej Spiritus Mundi,

Mė trand pamjen: nė rėrė Sahare

Njė trajtė luani me kokė njeriu,

Njė ngulm i zbrazėt, pamėshirė si dielli,

Lėviz muskujt ngadalė, ndėrsa mbi tė

Mbėshtillen hije zogjsh hakėrryes.

Errėsira lėshohet rishtaz; por tash

E di, njėzet shekuj tė fjetur

Prej djepi lėkundės trazohen nė makth.

Ē'kafshė, qė orėn e vet kurdis,

Ēapitet e kap Betlehem tė lindė?

 

                                 

 

 

          Leda dhe mjellma

 

Njė gulēim: nsa rrahin flatra q'i jepen

Vajzės qė humb, membrana sipėr kofshe

I dhelen e kapet zverku prej sqepi

T'zogu q'i ndryn nė gjoks gjoksin plot ofshe.

 

Si mund gishta qė s'mund t'i pėrcaktosh

Tė shtrijnė kofshėsh lavdinė puplore?

Dhe trup, pėrmbytur prej sulmi bardhosh,

S'ndjeka zemrwn, ku shtrihet, t'rrahi prore?

 

Pėrqethje vithesh atje paska zgjuar

Murin e djegur, ēatinė qė bie,

Agamemnon tė vrarė. 

                                         Tek qe papeshė,

Prej gjaku tė ajrit kaq e zotėruar,

A shtoi tė shpendit fuqi e dije

Para se sqepi shpėrfillės ujin ta ndeshė?

 

                                   

 

 

          Drejt Bizantit

 

Nuk ėshtė njė vend pėr pleq. Pėrherė

Pėrkrah tė rinjtė, zogjtė ndėr pemė

- Brezni nė hjekė - te kėnga prej ere,

Ujvara magjike salmonėsh, makarelėsh,

Peshq, shpendė: tė mburrur gjithė verėn

Gjithēka qė lind dhe vdekja e merr.

Mbėshtjellė shpėrfillshėm muzike prej flake

Tė gjitha statujat e mendjes qė s'plaket.

 

Ēdo plak pėrngjet vogėlimė e shkretė,

Dordolec, pėrveēse qė shpirti s'i ka

Pėrmbas tė vdekshmesh rrecka tė veta

Shuplaka me thirrma e kėngė tė mėdha.

Nė vend tė festave, lexim vetėm

Statujash tė ēfarė qe njėherė:

Prandaj kėrceva sot detin e jam

Te qytet i shenjtė i Bizantit.

 

Urtakė nė zjarr tė shenjtė Perėndie

Siē rri nė mur mozaik prej ari,

Nga zjarr i shenjtė, me shtjellėvėrvitjen,

Ejani e shpirtit m'i jeni kėngėtarė.

Bremani zemrėn: e ligur dėshirash

Nė kafshė tė vdekshme lidhur e mbajtur

Aq sa s'e di se ē'ėshtė: mbėshtillmėni

Pėrbrenda arti Amshimi.

 

Asnjėherė s'do kem pranuar

Formėn nga sende natyre me marrė,

Veē formėn prej mjeshtrash helenė punuar,

Tė rrahur nė farkė, praruar nė ar,

Njė skeptėr tė fjetur ta mbaj tė zgjuar;

Tė ulem ēdo ēast nė degėn arlarė

T'u prralli sojlive me gra tė veta

Si shkoi, si shkon e kthehet jeta.

 

                                         

 

 

          Bizant

 

Imazhet e pista tė ditės, pagjurmė;

Ushtarėt e pirė tė gardės, nė gjumė;

Jehona e kėngė, heshtjeprishės,

Pėrbrenda gongut tė madh tė kishės;

Shpėrfill njė qiell plot hėnė e yje

Ē'ėshtė qenia njeri,

Moēali, tėrbimi i tij

Nė vena, i ngjajnė gordianes nyje.

 

Mė shfaqet njė imazh, njė njeri a hije.

Njė hije - jo njeri, imazh - jo hije;

Rrotull e Hadit, fashuar si mumje,

Mendimin e gjarpėrt shpėshtjell pa mund ;

Njė gojė qė frymė nuk mund tė ketė

Gėrthet nga buzė tė ngrira;

Ngjatjetova mbinjeriun: i thirra

Njė jetė - nė vdekje, njė vdekje - nė jetė.

 

Magji a zog, punim prej ari,

Mė shumė magji se zog a art,

Mbi degėn e artė prarimeplotė

Kėngės si gjelat e Hadit ia thotė.

A, zilepsur prej hėne, pėrēmime nuk ndalė

Pėr mburrje pafund metali

Familje me zogj, petale,

Secilėn prej nyjesh prej gjaku, moēali.

 

Bredhin terracės sė mbretit pas darke

Ca fjalė pa joshje: s'u ndez farka,

Stuhia s’trazon, janė flakė prej flakėsh,

Kur shpirtėra ngjizur prej gjaku shfaqen

Braktisin secilėn nyjė tėrbimi

E vdesin nė valle sėbashku,

Agoni prej flake, ekstaze,

Qė s“mund tė pėrzhisė ndoj kind pelerine.

 

Kalėruar moēali e gjaku delfini

Njė shpirt pas shpirti! Thyejnė vėrshimin

Harktarėt e mbretit, harktarėt e artė!

Mermerė terrace ku ėshtė vallja

Thyejnė tėrbime tė idhta ndėrlikimi;

Kėto imazhe ku do ketė

Imazhe tė reja, dhe detin

Stėrlodhur prej gongu, sfilitur delfinėsh.

 

                                         

 

 

          Vizita nė shkollė

 

Pėrshkoj pyetje - pėrgjigje skollore:

Murgesha kapuēbardhė jep shpjegime,

Fėmijėt ngasin, kėndojnė nė kore,

Mėsojnė mbledhje - zbritje, lexime,

Tė presin, tė qepin, tė kapin ēdo orė

Metodat moderne - shikimi i tyre

Mė kap me habinė kalimtare

Buzėqeshjen prej gjashtėdhjetėvjecari.

 

Kujtoj njė trup Leda-je, i varė

Nė zjarr ku zhduket, pėrrallė q'e nxori

Prej qortimi tė ashpėr, a ēasti tė marrė

Q'i kthen tragjedi ditėt fėminore.

E tregoi dhe duket se natyra na mbarė

Pėrzier nė sferė me tėrheqje rinore,

Ose, sipas parabolės sė Platonit,

Brenda tė bardhėverdhės sė vezės.

 

Tek mendoj nėpėr shpėrthime vrulli

Vajzuket kundrova kokė pėr kokė

Mos ndoshta tė njėjtės moshė rri ngulur -

Edhe vajzat e mjellmės mund t'jenė copė

E diēkaje qė rrjedh prej ēdo shpendi uji -

Kishte t'njėjtėn ngjyrė nė ēehre e flokė,

Kėtij mendimi zemra s'i bėn ballė:

Mė del pėrpara vajzuke e gjallė.

 

Ai imazh nė mendje i ngrirė -

Mjeshtra Katėrqinde ia hoqėn vijat

Fytyrės sė zbehtė, sikur erė ka pirė,

Sikur u ushqye me pjata hijesh?

Te unė, gjithashtu, pupla patėn mbirė

Dhe pse jo prej Leda-je – mjaft me kwto,

Gazit me gaz, me thanė sadopak

Se ka tip ngushėllues dordoleci plak.

 

Cila nėnė e re, me njė trajtė nė bark

Qė mjaltit tė brezave i bėn tradhti,

Qė duhet tė flejė, t'i ikė dhimbjes larg,

Ashtu siē droga, a kujtimi, di,

E mendon djalin  kur e sheh plak

Me gjashtėdhjetė a mė shumė dimra,

Si ngushėllim pėr dhimbjen e lindjes

Apo dyshimet e t'ardhmes sė tij?

 

Pėr Platonin natyra qe lojė shkume

Pėrmbi paradigmė fantazmė gjėrash:

Mė bindės, Aristoteli i dha thupra

Kurrizit mbretit tė mbretėrve:

Kėrciarti Pitagorė, aq i shquar,

Luajti nėpėr kordėn e ndehur

Ēfarė njė yll shpėrfillur muzash kėndoi:

Zhele tė vjetra mbi shkop pėr trembje zogjsh.

 

Adhurojnė imazhe murgeshat dhe nėnat,

Ēfarė ndriēojnė qirinjtė s'i merr

Pėr ēfarė frymėzojnė ato fantazi,

Por japin njė prehje bronzi, mermeri.

Por prapė thyejnė zemra - O prani

Qė shendi, mėshira, i njohin pėrherė,

Dhe gjithė kjo ėshtė lavdi qiellore -

O tallės tė vetlindur veprimesh njerėzore;

 

Vuajtje ėshtė vallja e lulimi

Ku trupi s'mundi shpirtin ta kėnaqė,

S'lind bukuri prej atij dėshpėrimi,

S'lind dije symjegull prej bishtuku nate.

O gėshtenjė, prej rrėnjėsh e lulimi,

Je gjethi, je lulja a trungu i lartė?

O trup, nėn muzikė, o shikim i zjarrtė,

Si mund ta shquajmė valltarin nga vallja?

 

 

ROBERT FROST (1874-1963)

 

NDANĖ PYLLI MBRĖMJES ME BORĖ

 

E njoh pronarin e shpatit pyjor.

Nė fshatin pėrtej ku prehet kėtė orė

s'ka ēuar ndėrmend ndopak se ndala

tė shoh pyllnajėn e zbardhur me borė.

 

Kalushi i mbushur dyshim, ēudi,

se vallė ēdo jetė kjo prehje tashti

nė zemėr tė pyllit, liqenit tė ngrirė,

tė nate fundviti, sterrė e zi.

 

E jep njė shkundje nė zilka tė frerit -

mos ndoshta gjithēka nga faj i territ!

E vetmja pėrgjigje stuhia e sertė

ku ngjishen kėrleshje dėbore e ere.

 

O, drurėt magjepsės, tundues, pėrkundė!

Po unė kam dhėnė premtime kaq shumė.

Mė duhen sa milje pėrpara njė gjumi.

Sa milje mė duhen, ik udhe, o gjumė!

 

 

 

WALLACE STEVENS (1879-1955)

 

TREMBĖDHJETĖ MĖNYRA PĖR TĖ PARĖ NJĖ MĖLLENJĖ

 

1.

Pėrgjatė njėzet malesh me borė

E vetmja gjė lėvizėse

Ishte syri i mėllenjės.

 

2.

Qeshė tri mendjesh,

Si pemė

Ku rrinė tri mėllenja.

 

3.

Mėllenja tretej ernave vjeshtore.

Ishte grimcė e pantomimės.

 

4.

Njė burrė dhe njė grua

Janė njė.

Njė burrė, njė grua dhe njė mėllenjė

Janė njė.

 

5.

Nuk di kė tė shijoj,

Bukuri pėrkuljesh,

Apo bukuri aluzionesh,

Pingėrimėn e mėllenjės

Apo atė qė do ngjasė mė pas.

 

6.

Dritaren e lartė

Krongjijtė e veshėn me qelq primitiv.

Hija e mėllenjės

E pėrshkoi atė lart e poshtė.

Pėrgjonte te hija

Njė shkak i pazbėrthyeshėm.

 

7.

O burra thatimė tė Hadamm-it,

Pėrse pėrfytyroni zogj tė artė?

Nuk shihni se si mėllenja

Shetit rreth kėmbėve

Tė grave pėr ju?

 

8.

I njoh thekset e fisėm

Dhe tė kthjellėt, ritmet e pashmangshme.

Veēse e di, gjithashtu,

Qė mėllenja u pėrfshi

Nė atė qė njoh.

 

9.

Kur mėllenja fluturoi te s'kap mė syri,

Shenjoi skajin

E njėrit prej shumė elipseve.

 

10.

Te pamja e mėllenjave

Pėrsipėr njė drite tė gjelbėr

Madje putanat zėėmbla

Do ēirreshin vrazhdė.

 

11.

Ai shetiti mbi Connecticut

Me ballon tė qelqtė.

Njėherė, e kapi frika,

Kėshtu ngatėrroi

Hijen e ekuipazhit tė vet

Me mėllenja.

.

12.

Lumi rrjedh.

Mėllenjės i duhet tė fluturojė.

 

13.

Ishte pasdite si mbrėmje.

Binte borė

E s'dukej se do reshtte.

Mėllenja ndali

Nė degėt e qitros.

 

 

PETER QUINCE NĖ KLAVIER

1.

Siē bėjnė muzikė gishtat e mi

Nė taste, vetė ato tinguj

Mė bėjnė muzikė nė shpirt.

 

Muzika ėshtė ndjenjė, prandaj jo tingull;

Ėshtė ē'ndjej,

Kėtu nė dhomė, ndėrsa tė dėshiroj.

 

Kujtim i tėndit mendafsh blu

Ėshtė muzikė. Ėshtė tundimi

Q'u zgjoi Suzana plakushėve tė lashtė.

 

Njė mbrėmjė tė gjelbėr, tė kthjellėt, tė ngrohtė,

Lahej nė kopshtin e vet tė qetė e, ndėrsa,

Vėshtronte plakushėt sykuq, u ndjeu

 

Baset e rektimave

Nė korda magjie dhe gjakun

Q'u bėnte picikate Hosanaje

 

2.

Nė ujin e gjelbėr, tė kthjellėt, tė ngrohtė

Suzana u shtri.

Kėrkoi

Prehje pranverash

E gjeti fytyrime tė fshehura.

Psherėtiu

Pėr kaq shumė melodi.

 

Qėndroi mbi stol

Nė fresk

Emocionesh tė sosura.

Ndjeu, pėrmes gjethesh,

Vesė

Devocionesh tė moēme.

 

Ende shtatdrithmuar

Shetiti mbi bar.

Flladet qenė shėrbėtore

Kėmbėzbathura.

I sjellin shallet

Nėpėr valzime tė lehta.

 

Njė frymė mbi dorėn e saj

Shushati natėn.

Ajo u kthye -

Kėrcitje ēembali

Dhe korna shungulluese.

 

3.

Pėrnjėherėsh, me zhurmė tamburini

Erdhėn vizitorėt bizantinė.

 

Mahniten tek shfrente Suzana

Ndėr plakushė andej matanė.

 

Refreni, ndėrsa secili pėshpėriu,

Ėshtė si shelg i hedhur nga shiu.

 

Tashti, flaka e llampės me vaj

Zbuloi Suzanėn dhe nervat e saj

 

Pastaj zėnė gafil bizantinėt

Ia mbathėn me gjithė tamburinėt.

 

4.

Bukuria nė mendje ėshtė kalimtare -

Kopjim jojetėgjatė qemeri.

Por mbetet ajo nė trup pėrherė.

 

Trupi mbaron: bukuria trupore jeton.

Kaq mbrėmje vdesin me trupin e blerė,

Njė valė qė shket thellė te terri.

Kaq kopshte vdesin, t'i bėjnė aromim

Ndonjė kapuēi dimri nė kalim.

Kaq virgjine vdesin, t'i falin prorė

Koralit tė gjatė tė kremte hyjnore.

Suzana preku telat e ndyrė

Tė pleqve tė bardhė: lė nė ikje

Vetėm tė vdekjes mbetje ironike.

Tashti, amshimit luan fort

Me korda viole tė pastėr kujtese

Dhe ngre pėr lavde njė festė pamort.

 

 

WILLIAM CARLOS WILLIAMS (1883-1963)

 

SHTĖPIAKJA E RE

 

Nė ora dhjetė shtėpiakja e re

u nis shkujdesur prapa

mureve tė drunjtė tė shtėpisė sė burrit.

Unė shkova te makina, vetėm.

 

Pas pak erdhi sėrish buzė makinės

me thirrė akulloreshitėsin, peshkshitėsin dhe qėndroi

gjithė druajtje, pa korse, duke pėrthyer

fundēet e flokėve, dhe unė e krahasova

me gjethen e rėnė.

 

Rrotat pa zhurmė tė makinės

patėn njė tingull kėrcėllitės pėrmbi

gjethet e thata, ndėrsa unė pėrshėndeta lehtė

                   dhe ika buzagaz.

 

 

KARROCA E KUQE

 

sa fort

pėrkulet

 

karrocė

e kuqe

 

zmaltuar

rrebeshesh

 

bri pulkash

tė bardha

 

 

ZGJIMI I ZONJĖS SĖ MOĒME

 

Pleqėria ėshtė

flatrimi i zogjve tė vegjėl

qė kėlthasin

duke rjepur

pemė tė zhveshura

mbi glazurė dėbore.

Duke ia dalė dhe duke dėshtuar

u rrahėn

nga njė frymė e errėt -

Ē’tė jetė vallė ajo?

Mbi shkurre tė egra

tufa ka ndejtur,

bora

mbuluar me farėra

lėvorethyera

dhe era temperuar

nga shirit

i begatė kėlthitjesh.

 

 

 

 

EZRA POUND (1885-1972)

 

KOPSHTI

 

Si shkul mėndafshi i fryrė pėrballė muri

Ajo shkon parmakėve tė rrugės

                               Kensington Garden,

Ndėrsa venitet

                 ushqim enemie emocionale.

 

Pėrreth ka fundėrrinė

E rrugaēėve tė pistė, plot forcė, shėndet.

Ato trashėgojnė tokėn!

 

Nė tė - fund iluzionesh,

Mėrzia e saj - e pazakontė, e stėrhollė.

I pėlqen t'i fliste ndokush

Dhe ėshtė pothuaj e trembur, qė unė

                        do kryej hapin e pamatur.

 

NĖ NJĖ STACION TĖ METROSĖ

 

Shfaqja e kėtyre fytyrave nė turmė:

Petale nė degėn e lagėt, tė murrmė.

 

 

VALLTARJA

(pėr dasmėn nė Cana tė Galilesė)

 

Syzezė,

O grua e ėndrrave tė mia,

Sandalefildishte,

Nuk ka asnjė si ti mes valltareve,

Asnjė me kėmbė tė shpejta si ti.

Erdha e s'tė gjeta ndėr ēadra,

Nė terrin e thyer.

S`tė gjeta as nė krua

Pranė grash me kotruve.

 

Krahėt e tu janė si fidanėt e parė nėn lėkurė;

Fytyra jote si njė lumė plot drita.

 

Tė bardhe si bajame janė krahėt e tu;

Si bajame e re nxjerrė nga lėvorja.

S'tė ruajnė ty me eunukė;

As me shufra bronzi.

 

Ka gurė tė ēmuar dhe qrgjend ku gjendesh.

Fustani i kaftė me fije ari praruar

                   tė mbėshtjell trupin,

O Nathat-Ikanae, "Dru mbi lumė".

 

Si rrėke ndėr gjethe rrjedhin duart e tua mbi mua;

Gishtat njė rrėkezė e ngrirė.

 

Virgjėritė e tua janė tė bardha si zajet;

Muzika e tyre tė rri pėrsipėr!

 

Nuk ka asnjė si ti mes valltareve;

Asnjė me kėmbė tė shpejta si ti.

 

 

DYQANI I ĒAJIT

 

Kjo vajzė nė dyqan tė ēajit

          Nuk ėshtė e ēmuar sa dikur

Gushti i ka lodhur mjaft

S'i ngjit mė shkallėt aq epshėm:

Po bėhet njė meso grua

Dhe afshi rinor qė hedh ndėr ne

          Ndėrsa na sjell ēajin

Nuk zgjat aq shumė.

          Edhe ajo po bėhet njė meso grua.

 

PĖRSHĖNDETJE

 

O brez i tė fort vetkėnaqurve

            i tė fort parehatuarve

Kam parė peshkatarė tek bredhin nė diell.

I pashė me familjet e tyre tė ēlira

U pashė buzėqeshjet

             dėgjova gajasjet e ēmendura

Dhe jam mė i lumtur se ju

Dhe ata ishin mė tė lumtur se unė

Dhe peshku noton nė det

          dhe s'bėn kurrė kostum.

 

 

GRUAJA E TREGTARIT TĖ LUMIT: NJĖ LETĖR

 

Kur ende mbaja balluket shkurt,

Luaja pėrjashta nė rrugė, mblidhja lule.

Ti erdhe mbi ongajka bambuje, luajte mbi kalė,

Ece mbi ndejtėsen time, luajte me kumbulla blu.

Dhe shkuam sėbashku nė fshatin Chokan:

Dy njerėz tė thjeshtė, qė s’dinė mospėlqime, dyshim.

 

Katėrmbėdhjetė vjeēe u bėra gruaja jote, Im Zot.

Nuk qesha kurrė, kaq qeshė e ndrojtur.

Ndėrsa mbaja kokėn ulur, shikoja murin.

Edhe njėzet herė e thirrur, s’tė ktheva njė herė shpinėn.

 

Pesėmbėdhjetė vjeēe ēehren e vrerėt e hoqa,

Doja tė bashkohej me tuajin pluhuri im

Pėrgjithmonė.

Pse duhej tė fshihja shikimin?

 

Kur u bėra gjashtėmbėdhjetė vjeēe, ti ike,

Shkove tej Ku-to-yen, nėpėr lumin e vorbullt,

Plot pesė muaj tė shkuar,

Kaq kohė mbi kokė majmunėt bėnė poterė brengosėse.

 

I hoqe kėmbėt osh kur shkove.

Tashti te porta janė rritur kėneta,

Tepėr tė thella pėr t’i hequr!

Nėpėr erė gjethet bien herėt kėtė vjeshtė.

Ēifte fluturash zverdhuar nga gushti

Te barishtet e vona nė kopshtin e perėndimit;

Mė japin dhimbje. Jam plakur.

 

Nėse po kthehesh pėrmes pengesash tė lumit Kiang,

Tė lutem mė bėj tė di,

Do vi tė dal pėrpara

                   Deri te Cho-fu-Sa.

 

 

 

EDWIN MUIR (1887-1959)

 

KAFSHĖT

 

Kurrė s'jetuan nė botė,

Hapėsirė, as kohė nuk mbajnė mend.

Nga lindja te vdekja u hodhėn

Pa fjalė, pa ngulur

Mė parė njė kėmbė diku,

Kurrė nuk njohėn ndonjė vend.

 

Qe thirrur me emra bota

Nxjerrė nga hiēi, zbrazėtia,

Me emra mori formė

Me rrathė, katrorė e vija,

Me smerald e pluhur:

Rrokur prej vdekjes mashtruese

Drejt e nga fryma.

 

Veēse s'i shkelėn kurrė ato

Dy herė gjurmėt familiare,

Nuk janė kthyer fare

Te dita e futur nė kujtesė.

Gjithēka e re, e pranėvėnė

Nė Kėtu-nė qė mė s'prishet

Tė tė pestės ditė tė madhe tė Zotit,

Se kjo do mbetet e njėjta atje,

Kurrė s'do kenė tjetėr pjesė.

 

Nė ditėn e gjashtė vimė ne.

 

T. S. ELIOT (1888 - 1965)

 

KĖNGĖ DASHURIE E A. PRUFROCKUT

 

Hajt, tė dalim, pra, sėbashku,

Kur faqe qielli shtrihet nata

Si pacient nė tryezė kirurgu.

Tė bredhim mes rrugėsh tė shkreta

Dhe lokalesh tė paqeta,

Ndėr hotele me ēmime tė lira

Me dyshemenė plot guacka stridhesh:

Rrugė qė ndjekin si argument vulgar

Synimi tinzar

Qė tė ēon nė pyetje shtypėse.

 

Mos pyet "Ē'pyetje"?

Tė nisemi vizitėn ta kryejmė.

 

Nė dhomė vejevinė gratė

Qė flasin pėr Mikelangjelon.

 

Mjegull e verdhė qė shpinėn rjep ndėr qelqe,

Tymi i verdhė qė kruan fytyrėn ndėr qelqe

Frushkulloi gjuhėn ndėr qoshet e natės

Kėmbėmarrė mbi prroskat nė tharje,

Priti kurrizit bloza oxhakėsh

Tej varej terracės, ka bėrė njė hedhje,

Kur pa njė natė tė butė vjeshte,

Mbeti kruspull mbi strehėt e fjeti.

 

Nė tė vėrtet kohė do ketė

Pėr tymin e verdhė qė shket tatėpjetė

Duke kruar shpinėn ndėr qelqe,

Kohė do ketė, kohė do ketė

Ta bėsh gati fytyrėn pėr takime

Do ketė kohė pėr vrasje e krijime

Kohė pėr vepra e ditė duarsh

Qė ngrenė e hedhin pyetje pėr ty

Kohė pėr ty e kohė pėr mua

Dhe kohė pėr njėqind mėdyshje

Pėr njėqind shqyrtime e rishqyrtime

Para se tė marrim ēaj e panine.

 

Nė dhomė vejevinė gratė

Qė flasin pėr Mikelangjelon.

 

Nė tė vėrtet kohė do ketė

Pėr pyetjen - A kam guxim? A kam guxim?

Kohė pėr zbritje e kohė pėr kthim

Me shogė tullace majė kokės

(Do thonė - tė rrallė iu bėnė flokėt!).

Kostum mėngjesi e jaka e ngritur pėrpjetė

Kravata moderne, karfica e lehtė.

A do guxoj tė shqetėsoj gjithėsinė?

Nė njė ēast ka kohė pėr vendime dhe korigjime.

 

Sepse tashti e njoh gjithēkanė

Kam njohur mbrėmjet, mėngjeset, pasdreket

E mata me lugė kafeje dhe jetėn

I njoh zėrat qė shuhen me ritmin e mekur

Pėrposh muzikės sė dhomės matanė.

Si mund tė gėnjej mė veten?

 

Tasjhmė i kam njohur tė gjithė shikimet,

Shikimet qė tė ngulin nė frazėn e gatshme,

Te frazė e gatshme, tek shtrihem prej kapjes

Kut t'jem gozhduar, tek bėj dredha nė mur,

T'ia nis, a mundem,

Tė pėshtyj si fundēe cigaresh ditėt dhe rrugėt e mia?

          Si mund tė gėnjej mė veten?

 

Tashmė i kam njohur tė gjithė krahėt,

Krahė me relike tė bardhė e cullakė

(Nėn dritėn e llampės pushi duket i murrmė).

Parfumi qė vjen nga gratė

Mė bėn tė humb toruan?

Krahė tė shtrirė mbuluar me shall.

          Si mund tė gėnjej mė veten?

          Si mund tė nis tashti?

 

Do them pėrshkova nė muzgje sa udhė

E ndoqa tymėrat qė ngrihen nga llulla

Burrash tė vetmuar nė dritare?

 

Mė mirė tė isha njė palė kthetra vrastare

QĖ ngasin te fundi i detit nė gjumė.

 

Pasditja, nė mbrėmje, kotet e paqtė

Pėrkėllelė nga pak nga gishta tė gjatė,

Pėrgjumur... e lodhur... a lėngimtare,

E shtrirė pėrdhe, pranė meje, a teje.

Pas ēajit, akullores dhe kekut,

A e ēoj ēastin nė krizėn e vet?

Edhe pse qava, kreshmova, u luta,

Edhe pse pashė kokėn (tė bėrė tullace)

                                    t'ma sjellin te pjata,

Nuk jam profet - e kjo vlerė nuk ka.

Kam parė tė dridhet ēastin e ndritur

Kam parė Lakeun e Pėrjetshėm t'mė mbajė

                                 pallton, ckėrmitur,                           

E, shkurt, frikė pata.

 

Nė fund tė fundit, ia vlente dot

Pas ēajit, filxhaneve, reēelit,

Mes bisedash mes meje teje

Do vlente mundimi tė presėsh

Ēdo gjė me darėn e qeshjes,

Gjithėsinė ta kthesh nė top

Qė shtyhet drejt pyetjes dėrmuese,

Me thanė:"Jam Llazari, kthehem nga vdekja,

Kthehem t'ju them gjithēka, gjithēka - sot" -

Nėse dikush vė nėnkrejsė vetes pėrposh

Do thoshte: "Ē'pata parasysh, s'ėshtė kjo,

S'ėshtė kjo."

 

Nė fund tė fundit, ia vlente vallė,

Do vlente mundimi

Pas muzgjesh, pas kopshtesh e rrugėsh tė lagura,

Romanesh e kupash tė ēajit, fustanesh

                          qė fėrfėrijnė mbi dyshemenė,

Pas kaq e shumė herė mė tepėr se kaq? -

E pamundur tė them se ē'mė bren pėrbrenda,

Sikur fanar magjik tregon nervat e shfaqura nė ekran

A do vlente mundimi

Nėse dikush vė nėnkrejsėn a heq njė shall,

Duke kthyer nga dritarja tė thoshte:

"Ē'pata parasysh s'ėshtė kjo,

S'ėshtė kjo."

 

Nuk jam princi Hamlet, as dua tė jem:

Jam njė oborrtar shpure, me dobi

Me ngritė njė sukses, skena dy a tri,

Kėshilla pėr princin; padyshim, instrument i ri,

Sajdisės, gjithė qejf pėr tė bėrė ndere,

Diplomat, pėr kujdese i prerė,

Dendur me fraza solemne, por ndodh qė vesh t'mos merren,

Ē'ėshtė e vėrteta, gati gaz pėr tė tjerėt,

Gati i marrė, disa herė.

 

U plaka... u plaka...

Pantolla me mangjet do mbaj tash e prapa.

 

Do ndaj flokėt nė mes? Tė ha njė pjeshkė, do guxoj?

Do vesh dona tė gjata, nė breg tė detit tė shkoj,

Dėgjova sirenat, shoqja shoqes t'i kėndojė.

 

S'besoj ta kenė me mua.

 

I pashė kalėruar drejt detit tė hapur

Duke krehur floknajėn e dallgėve

Kur uji nga era kthehet nė zi e bardh

 

Nė kthinat e detit jemi vonuar

Pranė sirenash me kurora algash tė murrme

Derisa zėrat njerėzorė na zgjuan, e shkuam drejt fundesh.

 

 

TOKĖ E SHKRETĖ

1922

 

 

“Sepse Sibilėn e kam parė me sytė e mi nė Cumis, pezull mbi ampullė, e nėse e pyetnin fėmijėt: Sibila ēfarė dėshiron? Ajo do t’u pėrgjigjej: Dua tė vdes.)

                          PETRONIO, Satyricon

 

(Pėr Ezra Pound-in

mjeshtrin mė tė mirė)

 

 

I.Varrosja e tė vdekurve

 

Prilli ėshtė mė i shpifuri muaj: pjell

Jaseminė nga dhe i vdekur, pėrzien

Kujtesė e dėshirė, rilind

Me shi pranvere rrėnjė tė topitura.

Dimri na mbajti ngrohtė, mbėshtolli

Tokėn me dėborė harrese, duke ushqyer

Njė fill jete nga pipa tė mbijetuar.

Vera na ēuditi, tek ēapitej mbi Starnbergersee-n

Me njė mėrmėrimė shiu; ndalėm midis kolonash,

U endėm nėpėr diell deri nė Hofgarten.

Dhe pimė kafe, dhe folėm ndonjė orė.

Bin gar keine Russin, stamm'aus Litauen, echt deutsch.1)

Kur ishim fėmijė, tek rrinim tek im kushėri

Arqiduka, nė njė slitė mė mori.

Dhe unė u frikėsova. Mė tha, Marie,

Marie, mbahu mirė. Rrėshqitėm.

Ndjehesh i lirė nė male.

Lexoj, pothuaj, gjithė natėn, shkoj nė jug dimrit.

 

Ē'tė jenė rrėnjėt qė kapėrthehen, ē'degė rriten

Nga kjo mbretėri guri? Bir njeriu,

S'e thua kurrė, as e merr me mend, sepse njeh vetėm

Njė vandak vegimesh tė thyera, ku bjerret dielli.

Pema e vdekur s'na jep strehė, bulkthi s'na zbut.

Dhe guri i harruar, pa murmur uji. Vetėm

Njė hije rri nėn kėtė gur tė kuq,

(Eja nėn hijen e kėtij guri tė kuq),

Dhe diēka ndryshe do tė tė pėrshkruaj

Nga hija qė s'tė hiqet mėngjes pėr mėngjes

Dhe hija qė ngrihet tė tė pėrshėndesė mbrėmjė pėr mbrėmje;

Do tė tė pėrshkruaj frikėn nė njė grusht pluhuri.

                             Frisch weht der Wind

                             Der heimat zu

                             Mein Irisch kind,

                             Wo Weilst du?2)

"U bė viti qė kur mė dhurove tė parat lulekumbona;

Ata mė thirrėn vajza e lulekumbonave,

(Krahėt - plot, tė lagur - flokėt) unė nuk arrija

Tė flisja, shikimin e kisha tė ngrirė, nuk isha

As gjallė, as vdekur dhe asgjė s'dija,

Tek shihja heshtjen nė zemrėn e dritės,

Oed' und leer das Meer.3)

 

Madamė Sosostris, e famshmja fallxhore,

Pat ftohmė tė gjatė, po prapė

Merret si femra mė e mėnēur nė Evropė,

Nga njė pako letrash djallėzore. Ja, tha,

Letra jote, detari fenikas i mbytur,

(Kėto janė perla qė ishin sytė e tij. Shiko!)

Kjo ėshtė Belladonna, Zonja e Shkėmbinjve,

Zonja e rrethanave.

Ja njeriu i tre shkopinjve, ja timoni,

Ja tregtari gati i verbėr dhe kjo letėr,

Qė ėshtė e bardhė, ėshtė diēka qė mbi shpinė e mban,

Qė ta shoh mė ndalohet. S'e gjej dot

Djalin e Varur. Trembju vdekjes nga uji.

Shikoj turma njerėzish, qė ngelen nė njė rreth.

Faleminderit. Nėse e shihni tė dashurėn Mrs Equitone,

I thoni horoskopin e sjell vetė:

Dikush duhet tė jetė i kujdesshėm kėto kohė.

 

Qytet i rremė,

Nėn mjegull esmere tė njė agimi dimri,

Njė turmė rrėshqiti sipėr London Bridge, kaq e madhe,

Sa kurrė s'mendova se vdekja zhbėri zemra kaq shumė.

Psherėtima, tė shkurtėra, tė rralla, avullonin herė pas here,

Secili shikimin mbėrthente pėrpara kėmbėve tė veta.

Merrnin pėrpjetė kodrės dhe merrnin pėrpjetė King William Street,

Ku Shen Meri Woolnoth pėrgjonte orėt

Me tingull tė vdekur nė rrahjen fundore tė nėntės.

Atje pashė dikė qė njihja, e ndala duke i thirrur: "Stetson!

Qė ishe me mua nė anije, nė Milae!

Kufoma qė mbolle njė kohė nė kopsht,

Ka nisur tė mbijė? Ka lulėzim kėtė vit,

Apo ngrica e natės ia ka prishur shtratin?

Oh, mbaje larg qenin, kėtė mik tė njerėzve,

Pėrndryshe, me thonjtė e tij, rishtas do tė tė zhvarrosė!

Ty! hypocrite lecteur! - mon semblable, - mon frere!"4)

 

II. Njė lojė shah

 

Karrika, ku rrinte, shkėlqente mbi mermer

Si fron qė flakėron, aty ku pasqyra

E mbajtur prej kornize me pjergulla tė gdhendura

(Ku Kupidon i artė hidhte vėshtrim tinzar

E fshihte njė tjetėr veshtrimin pas krahėve)

Dyfishonte flakė shandani shtatkrahėsh

Duke hedhur dritėn mbi tryezė, ndėrsa

Vezullimi i brilanteve tė saj ngrihej ta sajdiste,

Prej kėllėfėve tė atllastė derdhej me tepri;

Nė shishėzat e fildishta dhe xhamet shumėngjyrėshe

Tė pambyllura, pėrgjonin parfumet e saj tė ēuditshme,

Pomadė, pudėr apo locione - turbullonin

Duke pėrmbytur masėn e nuhatjes; shtytur prej ajri

Qė sillte flladin nga dritarja, duke u ngjitur

Ushqyen flakėt hollake tė shandanit,

Dhe tymin ua hodhėn nė laquearia,

Duke drithėruar kuadratet e tavanit.

Njė hallkė e stėrmadhe detare, veshur me bakėr,

Shkėlqente nė gjelbėr-portokall, rrethuar prej guri me ngjyra,

Me dritėn e trishtė, ku delfin i gdhendur rrėshqet.

Mbi tymtarin antik piktuaruar

Si dritare me vėshtrim nga pylli

Metamorfoza e Filemonit, egėr dhunuar

Nga mbreti barbar, po prapė atje bilbili

Shkretimin e mbushte me zėrin e pacėnueshėm

Dhe ende ajo rėnkon (dhe ende e ndjek bota)

Xhak-xhak nė veshė tė shurdhėr.

Tė tjerė kėrcunj tė tharė kohe

Rrėfenin mbi mure; forma ēapėlyer

Nxirrnin kokėn, ndereshin, mbillnin me heshtje dhomėn e mbyllur.

 

Hapa tė zvarrur rrėshqanė nėpėr shkallė.

Nėn gjuhėt e flakės, poshtė brushės, flokėt e saj

Lėshohen deri nė kufinj tė zjarrit

Flakėruar ndėr fjalė, pastaj u mbėrthyen nė heshtje tė thellė.

 

"I kam nervat keq sonte. Tepėr keq. Rri me mua.

Bisedomė. Pėrse nuk flet kurrė? Folmė.

Ēfarė po mendon? Ēfarė mendon? Ēfarė?

Kurrė s'e dita ēfarė mendon. Mendo."

 

Mendoj se sillemi qerthujve tė miut

Ku tė vdekurit tretėn ėshtrat e veta.

 

"Ē'ėshtė kjo poterė?"

                                       Era nėn derė.

Po kjo potera tjetėr? Ēfarė po bėn era?"

 

                                       Asgjė, pėrsėri asgjė.

                                                                    "Nuk

Di asgjė? Nuk sheh asgjė? Nuk kujton

Asgjė?"

 

          E kujtoj

Kėto janė perla qė qenė sytė e tij.

"Je gjallė, apo jo? Nuk ka gjė brenda koka jote?"

                                                          Por

O O O O kjo Maskaradė Shakespeherian - e...

Ėshtė kaq elegante

Kaq kuptimplotė.

"Ēfarė do bėj tashti? Ēfarė do bėj?"

"Do ia mbath pėrjashta, siē jam, e rrugėve do bredh

Me flokėt hedhur zverkut. Ēfarė do bėjmė nesėr?

Ēfarė do bėjmė ndonjėherė?"

                                                Uji i ngrohtė - nė dhjetė.

Dhe, nė bie shi, veturė e mbyllur nė katėr.

Dhe shah do luajmė,

Duke pulitur sytė dhe duke pritur njė trokitje nė derė.

 

Kur la ushtrinė burri i Lilit, i thashė,

Pa bėrė dredha, i thashė vetė asaj,

NXITO, TĖ LUTEM, MBYLLET

Tashti qė kthehet Alberti bėhu mė e menēur.

Ai do dijė tė dijė ē'bėre me paratė qė tė dha

Tė vėsh dhėmbėt. Qeshė aty, kur t'i dha.

Ti i bitise tė gjitha Lil, kur bleve servisin e zgjedhur.

Tė tha, betohem, tė tha nuk mund me tė pa mė kėshtu.

As unė nuk mundem, shtova, dhe mendoj Albertin e gjorė.

Ka qenė ushtar katėr vjet, do jetė mė tė mirė tashri.

Nėse s'ia jep ti, ia japin tė tjera, thashė.

Ashtu? ma ktheu.  Kėshtu e ka kjo punė, thashė unė.

Aherė do di kė falenderoj, tha ajo, dhe fort ma nguli shikimin.

NXITO, TĖ LUTEM, MBYLLET

Nėse s'bindesh, shtyje prapė me tė, thashė unė.

Dinė tė zgjedhi tė tjerat, nėse ti s'di.

Kur tė iki Alberti, nevojė ankese s'do ndjesh.

Dhe turp tė tė vijė, i thashė, pėr kėtė pamje prej rroleje.

(Dhe ėshtė vetėm tridhjetė e njė vjeēe.)

Nuk mund tė bėj asgjė, tha, duke rrudhur fytyrėn,

Janė pasojat e ilaqeve qė mora pėr abortin.

(Kishte pesė fėmijė dhe gati e pėsoi prej Xhorxhit tė vogėl.)

Doktori tha s'ka probleme, por unė s'ja mė ajo qė qeshė dikur.

Je e tėra budallaqe, thashė unė.

Epo, nėse Alberti s'tė braktis mė zi pėr tė.

Pse duhet martesa, kur s'do fėmijė?

NXITO, TĖ LUTEM, MBYLLET

Natėnemirė Bill. Natėnemirė Lou. Natėnemirė May. Natėnemirė.

Hu hu. Natėnemirė. Natėnemirė.

Natėn e mirė, zonja, natėn e mirė, zonja tė ėmbla, natėn e mirė,

                                                                             natėn e mirė.

 

 

III. Ligjėrimi i zjarrit

 

Tenda e lumit ėshtė thyer; tė fundit gishta tė gjethit

Ngėrthehen e rrasen mbi bregun e lagėsht, Era

Pėrshkon tokėn brune, heshtas. Nimfat kanė ikur.

Thamez i shtrenjtė, ėmbėl vrapo, derisa kėngėn ta mbaroj.

Lumi nuk bie shishe tė zbrazėta, letra sanduiēesh,

Shami mėndafshesh, kuti kartoni, fundēe cigaresh,

Apo dėshmi tė tjera netėsh vere. Nimfat kanė ikur.

Dhe shokėt e tyre, sorollatėsit trashėgimtarė tė shefave tė qytetit

Ia kanė mbathur, pa lėnė adresa.

U ula buzė ujėrave tė Leman dhe qava...

Thamez i shtrenjtė, ėmbėl vrapo, derisa ta mbaroj kėngėn pamort,

Thamez i shtrenjtė, ėmbėl vrapo, sepse nuk jam as ai qė kėndon gjatė,

                                                                    as ai qė kėndon fort.

Por pas shpine, nė shkulm ere mbaj vesh

Kėrkėllitje eshtrash dhe mbushje universi me ngėrdheshje.

 

Njė mi rrėshqiti shtruar pėrmes gjelbėrimit

Duke zvarrė barkun e pėrbaltur nė breg

Ndėrsa hidhja grepin nė moēalin vrerėt

Njė mbrėmje dimri, prapa gazetashpėrndarėsit.

Ndėrmendja mbytjen e mbretit, vėllait tim,

Dhe vdekjen, para tij, tė mbretit, babait tim.

Trupa tė bardhė lakuriqonin mbi dheun e lagėsht

Dhe eshtra tė hedhura nė papafingo tė ulėt dhe tė thatė,

Shkelur nga kėmbė minjsh, muaj pėr muaj.

Por pas shpine, kohė pas kohe ruaj

Ēirrjen e borive e motorave, tė cilėt pėrherė

Sjellin Sweeney-n tek Mrs Porter nė pranverė.

Dhe hėna shkėlqente Mrs Porter te oda,

Dhe vajzėn e vogėl me rroba jashtė mode

Ato lajnė kėmbėt me ujė sode

Et O ces voix d'enfants, shantant dans la coupole!5)

 

Tuit tuit tuit

Xhak xhak xhak xhak xhak xhak

Kaq brutalisht  dhunuar

Tereu

 

Qytet i rremė

Nėn mjegull esmere tė njė pasdite dimri

Mr Eugenides, tregtar nga Smirna,

I parruar, me xhepin dėng me stafidhe,

C. i. f. London, dokumente nė dukje,

Mė ftoi me njė frėngjishte demotike

Tė drekoja te Cannon Street Hotel

Pastaj - njė fundjave te Metropol.

 

Te ora vjollcė, kur shikimi dhe shpina

Ikin prej skrivanisė, kur motori njerėzor pret,

Si taksi qė pulson ndėrsa pret.

Unė Tirezias, ndonėse i verbėr, pėrpėlitem mes dy jetėsh,

Plak njeri, me gjoks prej femre tė vyshkur, kam parė

Te ora vjollcė orėn e mbrėmjes qė zvarret

Nė kthim, dhe sjell nė vatėr detarin.

Daktilografja nė shtėpi, nė vaktin e ēajit, pastron mėngjesin,

Ndez shporetin dhe nxjerr ushqimin nga konservat.

Jashtė dritares, gjithė rrezik, shpėrndan sutjenet e thara,

Qė rrahen nga tė fundit rreze diellore,

Mbi divan (natėn shtrati i saj) janė bėrė mullar

Ēorape, pizhama, pantofla, qafore.

Unė, Tirezias, plak me rrudha,

Nuhata dukjen, parathashė kusurin -

Dhe prita mikun e parashikuar.

Ai, njė riosh me puērra, mbėrriti dikur,

Agjent i njė banke tė vogėl, shikimvėngėr.

Njė i rėndomtė, siguria e tė cilit lėkundet

Si kapė mėndafshi pasunarėsh tė pagdhendur.

Tash ėshtė koha, shpalli ai, fill nė thela,

Ushqimi mbaroi; ajo u mėrzit dhe u lodh.

Pėrpjekje pėr ta fituar me llela

Tė padėshirueshme, e prapė tė holla.

I vendosur dhe i ndezur, ai iu vėrsul atje vonė;

Nuk hasėn mbrojtje duart kėrkimtare;

Kotėsia e tij pėrgjigje s'donte

I bėri pritje indiferente fare.

(I kam paravuajtur tė gjitha, unė Tirezias,

Vendosur nė tė njėjtin divan apo krevat;

Unė qė jam ulur poshtė mureve tė Tebės

Dhe brodha mes mė tė pėrvuajturve prej fatit.)

Tė mbramen puthje ia dha tė zbutur, efemere,

Dhe doli si i verbėr, duke kėrkuar shkallėt nė terr...

 

Ajo u kthye dhe u pa nė pasqyrė njė grimė,

Krejt e vetėdijshme se ia mbathi dashnori;

Truri i skicoi njė gjysėmmendimi:

"As qė do ta kujtoj. Fund gjithēka mori."

Kur gruan e ėmbėl marrėzia e kapi,

I ra cep mė cep dhomės,

U dha fort flokėve, pa vetėdije, lart

Dhe vuri pllaka nė gramafon.

 

"Kjo muzikė e ėmbėl qė vjen drejt meje sipėr ujėrash."

Dhe pėrgjatė Strand-it, nga Queen Victoria Street.                            

O qytet, qytet, shpeshherė mund tė mbaj vesh

Brenda njė Bar-i nė Loėer Thamez Streeit

Ankimin e ėmbėl tė njė mandoline

Dhe ēdo poterė dhe ēdo llomotitje qė ngrihet

ku peshkatarėt pushojnė nė mesditė: ku muret

E Magnus Martyr mbajnė shkėlqime enigmatike

Tė tė bardhės e tė artės jonike.

 

Lumi djersin

Vaj dhe katran

Barkat lėshohen

Me zbaticėn

Vela tė kuqe hapen

Nėn erė, koloviten mbi direkun e fortė.

Trapet shtyjnė

                        Trarė mbi rrjedhė

Drejt Greeėich-it

Tej ishullit tė qenve.

                    Ueialala leia

                    Uallala leialala

 

Elizabeth dhe Leicester

U japin rremave

Ėshtė berė pupa

Prej guacke tė praruar

E arė dhe e kuqe

Grafullima e paqetė

Llokoqitej mbi dy brigjet

Era e jugperėndimit

Ēonte pėrgjatė rrjedhės

Kumbime kambanash

Kulla tė bardha

                    Ueialala lala

                    Uallala leialala

 

"Tramvaje dhe drurė tė pluhurt.

Highbury mė trishtoi. Richmond dhe Kew

Mė zhbėnė. Nė Richmond ngrita gjunjėt

E mpirė nė shtrojėn e kanoes sė ngushtė."

 

"Janė nė Moorgate kėmbėt e mia, vetė zemra rri

Poshtė hapave. Lotoi, pas ndarjes.

Mė premtoi "njė fillim tė ri".

Unė heshta. Pėrse duhet tė qahem?"

 

"Mbi rėrėn e Margate-s

Nuk mundem me tėrheqė

Hiēin me hiēin.

Thonjtė e thyer tė duarve tė pista.

Tė mitė, njerėz modestė qė asgjė mė

Nuk presin."

 

                                        la la

 

Nė Kartagjenė pastaj erdha

 

Duke djegur duke djegur duke djegur duke djegur

O zot, Ti, mė merr prej kėtej,

O Zot, Ti, merrmė

 

Nė zjarrin tėnd.

 

IV. Vdekja nga uji

 

Fenikasi Flebas, qė prej dy javėsh vdekur,

S'i ka nė kujtesė klithmat e pulėbardhave dhe grafullimin e thellė tė detit.

Dhe lavdinė dhe dėshtimin.

                                       Njė rrymė poshtė detit

Me pėshpėrima ia mblodhi eshtrat. Ndėrsa ngrihej dhe binte

Pėrshkoi moshat e burrnimit e tė rinisė

Derisa e gėlltiti vorbulla.

                                       Pagan apo Hebre

Ti qė rrok timonin dhe drejtimin e erės ndjek

Kujtoje Flebasin, qė dikur ishte i pashėm dhe shtatlartė si ti.

 

V. Kumti i bubullimės

 

Pas flakės sė pishtarit mbi fytyra tė djersira

Pas heshtjes sė brymtė nė kopshte e gardhe

Pas agonisė nė gurishta

Gjėma dhe vaji

Burgu, pallati dhe gjėmimi

I bubullimės pranverore sipėr malesh tė largėt

Kush ka jetuar ka vdekur tashmė

Ne qė jetonim tashmė po vdesim

Me njė fill durimi ndėr dhėmbė

 

Kėtu nuk duket ujė por vetėm gurė

Gurė pa ujė dhe rrugė tė shkrumta

Qerthuj rruge deri lart nė male

Qė janė male tė thata pa ujė

Ujė po tė kish do ndaleshim dhe do pinim

Mes gurėve askush nuk mund tė ngulet pėr mendime

Djersė e pėrtharė dhe kėmbė nė rėrė

Po tė kish ujė te gjiri i shkėmbit

Gojė e vdekur mali, e dhėmbėt tė kalbur, qė as pėshtyn fare

Kėtu askush s'mundet tė ulet, tė shtrihet, tė rrijė

Madje ndėr male nuk ka qetėsi

Por vetėm gjėmime shterpe e pa shi

Madje ndėr male nuk ka vetmi -

Fytyra tė pėrskuqura hakėrrėhen e zgėrdhihen

Nga porta kasollesh baltėplasura

                                       Po tė kish ujė

 

Jo gurė

Po tė kish gurė

Dhe ujė gjithashtu

Dhe ujė

Njė burim

Njė pus midis gurėsh

Po tė kish jetuar murmur uji

As gjinkalla

As bari i pėrtharė tė mos bėzajnė

Por njė murmur uji pėrmbi gur

Ku zogu Eremit kėndon nėpėr pisha

Drip drop drip drop drop drop drip

Po ujė nuk ka asnjė pikė

 

Kush ėshtė i treti qė ec pranė teje?

Kur numėroj mė dalin dy vetė - unė dhe ti

Por kur hedh tė parin te rruga e bardhė

Krah teje pėrherė ec njė tjetėr,

Ēapet rrasur nė pallton e kaftė, kokė mbuluar

Nuk e di ėshtė burrė, apo grua

- Kush ėshtė ai tjetėr krah teje?

 

Ē'ėshtė ai tingull sipėr ajri

Vikamė e vajės amnore

Lush janė ato hordhi hijesh qė shkasin

Mbi rrafshina pambarim, kalamendur mbi dheun plasa-plasa

Kumbojnė vetėm nga horizonti i rrafshėt

Ē'qytet ėshtė lart mbi male

Ēahet dhe ribėhet dhe shpėrthen nė ajrin vjellvė

Duke rrėzuar kulla dhe kolona

Jrusalem Athens Alexandria

Vienna London

Vegime

 

Njė grua zgjati flokėt e vet tė zez

Dje luajti melodi pėshpėrimash nė ato tela

Dhe lakuriqė nate me fytyra fėmijėsh nė dritėn e venitur

Kėlthasin dhe rrahin krahėt

Dhe krellin kokėn pėrfund njė muri tė murrėt

Tė pėrmbysura nė ajėr shfaqen kullat

Duke tė kujtura kambanat qė shenjuan orėt

Dhe zėrat kėngėtarė pėrtej ēisternave tė zbrazura dhe burimeve tė shterra

 

Kjo e ēarė e kalbur pėrgjatė malesh

Tatėpjetė dritėhėnės sė ligur, bari mėrmėrin

Sipėr varrėsh tė pėrmbysur, sipėr kishės

Ka njė kishė tė braktisur, vetėm banesė e erės,

S'ka dritare dhe ējerret dera,

Eshtrat e pėrthara nuk mėrzisin njeri.

Vetėm njė kokosh qėndron mbi traun e ēatisė

Kiki riki kiki riki

Nėn njė shkrepje rrufeje. Pastaj njė bashkė reje

Tek sillte shiun

 

Ganga ishte fundosur dhe gjethet e molisura

Prisnin shiun, ndėrsa retė e zeza

U shfaqėn sėlargu, sipėr Hamavantit.

Xhungla u pulit kruspull nė heshtje.

E ja, foli bubullima

DA

Datta: ē'kemi dhėnė?

O mik, gjaku qė mė shkumėzon nė zemėr

Ēarja e tmerrshme e ēastit braktisės

Qė nė moshė urtėsie nuk mund tė tėrhiqet mė

Nga kjo, dhe vetėm nga kjo kemi mbijetuar

Kjo nuk ėshtė gjetur nė nėkrologjitė tona

A mbi kujtimet e pikuara prej merimangės mirėdahsėse

A mbi vulat e thyera nga avokati i dobėt

Nė dhomat tona boshe

DA

Dayadhvam: e kam dėgjuar ēelėsin

Nė derė rrotulluar vetėm njė herė

mendojmė pėr ēelėsin, secili nė burgun e tij

Lur mendon pėr ēelėsin, secili pohon njė burg

Vetėm nėse shembet nata, murmurima tė eterta

Risjellin pėr njė ēast njė Coriolanus tė thyer

DA

Damyata: barka u pėrgjigj

Gėzueshėm, nėn dorėn e mėsuar me vela e rrema

Deti ishte i qetė, gėzueshėm duhet tė jetė pėrgjigjur

Edhe zemra jote, kur barka u lėkund, duke dhėnė goditje tė lehta

Te muskujt e tendosur

 

                             Unė qėndrova nė mol

Duke peshkuar, me djerrinat pėrvėluese pas shpine

A do mundem mė nė fund tokat e mia nė rregull t'i vendos?

London Bridge po rrėzohet, po rrėzohet, po rrėzohet

Poi sįscose nel foco che gli affina7)

Quando fiam uti chelidon8) - o dallandyshe dallandyshe

Le Prince d'Aquitaine a la tour abolie9)

Unė kam mbajtur rrėnimet e mia nė kėto copėra

Sepse pastaj Ile ju tėrboi. Hieronimo sėrish u marros.

Data. Daydhvam. Damyata.

                    Shantih Shantih Shantih10)

 

 

shėnime

1) Nuk jam aspak ruse, lituane me origjinė, gjermane e vėrtetė. (Shėnimet e konteshės Marie Larisch)

2) E freskėt fryn era/ drejt atdheut/ Vajza ime irlandeze/ Ku je? (Nga “Tristan und Isolde” e Wagner)

3) I shkretė dhe i zbrazėt ėshtė deti. (“Tristan und Izolde”)

4) Ti, lexues hipokrit - I ngjashmi im, vėllai im. (“Lulet e sė keqes”, Baudelaire)

5) O dhe kėto zėra fėminorė qė kumbojnė nė kupolė. (“Parsifal”, Verlaine)

6) Datta, dayadhvam, damyata - jep, admiro, kontrollo. (Domethėnja e bubullimės ėshtė gjetur nė Brihadaranyaka - Upanishad)

7) Purgatorio, XXVI, 148.

8) Kur do t’I ngjaj unė dallėndyshes? (Pervigilium Veneris)

9) Princi I Aquitanės nė kullėn e rrėnuar (El Desdichado, Gerard de Nerval)

10) Kėshtu e pėrsėritur kjo fjalė ėshtė mbyllja e njė riti tė njė Upanishade. Pėrafėrsisht, mund ta shqiptojmė atė si “paqe e parrėfyeshme”.

 

 

W. H. AUDEN (19O7-1973)

 

NJĖ QYTETAR I PANJOHUR

(Ky monument ėshtė ngritur nga shteti)

 

Nga zyrė statistikash vjen vertetimi

Se s'pat pėr tė pakėnaqėsi zyrtare,

Aprovojnė tė gjitha raportet, nė kuptimin

Modern tė fjale tė dalė jashtė mode, qe shenjt fare.

Bashkėsisė sė madhe nė ēdo gjė ia fali sherbimin.

Tė heqish kohėn e luftės sė shkuar,

Punoi nė fabrikė, pa u nxehur kurrė,

Sepse ua bėri qejfin punėdhėnėsve tė vet.

S'qe grevėthyes, pikėpamje tė dyshimta s'pati

Paguan kuotat, raporton sindikata,

(Raportet tregojnė se qe i drejtė, i pėrkorė).

Njerėzit tanė tė Shoqėrisė Psikologjike - popullor

E gjejnė, sėbashku me gruan, dhe se pijen pėlqen.

Shtypi ka bindjen se blinte pėrditė njė gazetė

Reagimin ndaj shpalljeve publike e ka tė qetė.

Policėt e ēojnė si shembull njeriu tė siguruar,

Kartela tregon se qe nė spital, por doli i shėruar.

Kėrkimet nė Standartin e Lartė e bijnė

I ndjeshėm ndaj pėrparėsive tė planit me kredi,

Pėrmbush kushtet e njeriut tė ri:

Fonograf, radio, frigorifer, makinė.

Vėzhgimet tona pėr Opinion Publik kėnaqin,

Ēdo kohė mbante njė opinion tė caktuar:

Kur kishte luftė, e pranonte, nė paqe ishte pėr paqen.

U martua, i shtoi botės pesė fėmijė,

Normale, sipas eugjenistėve, pėr prind tė brezit tė tij,

Mėsuesit raportojnė - edukimit tė tyre s'iu pėrzi.

A ishte i lirė? A ishte i lumtur? Pyetje pėr dreq:

Do kishim marrė vesh, tė shkonte gjė keq.

 

 

MUSSE DES BEAUX ARTS

 

Pėr vuajtjen s'gabuan kurrė

Mjeshtrat e vjetėr: sa mirė ia dinin

Pozitėn njerėzorė; si zė vend

Ndėrsa dikush, hap dritaren a ēapet kuturu;

Ndėrsa tė tjerėt presin me respekt e pasion

Lindjen-mrekulli, si duhet gjithmonė tė jenė

Fėmijė qė s'urojnė tė ndodhė, tek shkasin

Te pellgu nė anė tė pyllit:

Ato s'harruan kurrė,

Gjithsesi, martirizimi ngjethės dikur

Pėrmbushet te njė kėnd, qoshk i keqmbajtur,

Ku qenė ēojnė jetė qeni dhe kali i torturės

Tė pafajin e skelfit te pema.

 

Nė "Icarus" te Breughel, pėr shembull, gjithēka si pėrsėritet

Pas fatkeqėsisė, krejt lirisht; duket lavėrtari

Do ketė dėgjuar llokoēinė, britmėn pa pėrgjigje.

Por pėr tė nuk qe rrėzim me rėndėsi; dielli shkėndriti

Siē diti mbi kėmbėt bardhoshe qė zhdukeshin fare

Nė ujin e gjelbėr; dhe anija liksoze, qė duhej tė kishte parė

Diēka tė habitshme, njė ēun qė bie nga qielli,

Diku qe nisur dhe tutje u shtye me plogėshti.

 

 

EPITAF I NJĖ TIRANI

 

Pėrsosja e sojit ishte se ēfarė arriti,

Poezi e shpikur prej tij kuptohej pa zor;

E njihte marrinė njerėzore si shpinėn e dorės,

Ushtri e flota tė parat i ēonte ndėrmend;

Kur qeshte, shkreheshin nė gaz tė ndertit senatorė,

Bėrtiste e vdisnin fėmijėt e vegjėl nė vend.

 

 

 

THEODORE ROETHKE (19O8-1963)

 

ZGJIMI

 

I zgjuar pėr tjetėr fjetje, e marr shtruar.

Ku mungon ēdo frikė e ndjej tash fatin.

Mėsoj nė ecje ku duhet shkuar.

 

Mendojmė me ndjenja. E ē'duhet mėsuar?

Dėgjoj vallen e qenies anembanė.

I zgjuar pėr tjetėr fjetje, e marr shtruar.

 

Drita me pemė si janė pėrqafuar?

Njė krimb i mefshtė nė dredhėn e shkallės.

I zgjuar pėr tjetėr fjetje, e marr shtruar.

 

Natyra diēka na ka dhuruar:

Prandaj pėrqafe ajrin e gjallė.

Mėso nė ecje ku duhet shkuar.

 

Kjo shtytje mė pjek: duhet mėsuar.

Ē'kėputet nuk zhduket. E kemi pranė.

I zgjuar pėr tjetėr fjetje, e marr shtruar.

Mėsoj nė ecje ku duhet shkuar.

 

 

 

DYLAN THOMAS (1914-1953)

 

NĖ ZANATIN TIM TĖ VRERĖT

 

Nė zanatin tim tė vrerėt

Tė ushtruar nat'n e qetė

Ndėrsa vetėm hėna ēmendet

Dhe dashnorėt shkundin shtratin

Me gjithė ankthet nė krahė.

Unė rrekem nėpėr dritėz

Jo pėr ego, a bukė goje

As pėr dukje, as pėr joshje

Nėpėr skena tė fildishta,

Veē pėr pagat e zakonta

Tė tė fshehtave zemėrza.

 

As pėr tipin timid

Nėn tė egrėn hėnė, s'shkruaj

Nėpėr fletėt e stėrpikura,

As pėr tė vdekurit ndėr varre

Me bilbilat, edhe psalmet,

Veē pėr ēiftet qė ndėr krahė

Pėrkundin ethe moshe

E nuk japin lavd, as paga

As nuk dinė pėr artin tim.

 

 

JOHN BERRYMAN (1914-1972)

 

KĖNGĖ ĖNDĖRR #14

 

Miq, jeta po bėhet e mėrzitshme. Na duhet ta fshehim.

Pas gjithēkaje, qielli shkėlqen, ka mall deti,

shkėlqejmė, mallohemi ne vetė,

pėrveē kėsaj, si tė voglit, nėna mė flet

(kaq shpesh) "Sa herė mėrzinė pėrmend

do thotė se s'ke

 

 

Burime tė brendshme. "E di, nuk kam

burime tė brendshme, se ndjej mėrzi tė thellė.

Njerėz, mė mėrzitni,

libra mė mėrzitni, sidomos libra tė mėdhenj,

Henri mė mėrzit, me hallet e sėmundjet

pafund,

 

qė do njerėzit dhe artin trimosh, qė mua mė mėrzit.

Dhe kodrat e qeta, & xhini, zvarrje mė duken

e dosido njė qenush

u dha veten e bishtin

detit, malit, qiellit, deri

matanė: mua, shkundje. 

 

ROBERT LOWELL (1917 - 1977)

 

ORĖ QELBĖSI

 

Trashėgimtare eremite e ujdhesės Nautilius

dimrit nė vilė spartane jeton qetė-qetė;

delja e saj ende kullot mbi det.

Ipeshkėv - i biri. Fermeri -

nga fshati i pari zgjedhės:

ajo zhytur manive tė veta.

 

E etur pėr norma

hierarkike

tė monarkes Viktoria,

blen rroba tė shpifura

e jashtė mode

dhe i lė ato tė prishen.

 

Stinė e sėmurė - kėtu

humbėm verėn milionere

qė dukej e gatshme m'u hedhė

prej katalogu L.L.Bean. Varka me vela

e shitur nė ankand kaherė.

Njė njollė e kuqe dhelpėr mbulon Kodrėn Blu.

 

Tashti dekoratori ka ndrirė

punishten e vet tė vjetėr;

tapat portokalli nė rrjetat peshkatare

banaku me biz kėpucari;

s'i jep mė puna pare,

tė martohej mė mirė.

 

Njė nate tė errėt

Fordi mori rrashtės sė kodrės pėrpjetė;

po gjuaja dashuri makinash, sėbashku,

trup mė trup, tė shtrira

te kopshti-varrezė pėrmbi qytet...

Nga mendtė nuk jam nė rregull.

 

Njė radio makine blegėrin "Dashuri,

e shkujdesur dashuri..." mbaj mend ahere

ngulshet shpirtsėmura nė ēdo qelizė gjaku

sikur t'ua kisha hedhur lakun...

Vetė unė jam ferri:

kėtu s'ka tjetėr njeri -

 

Vetėm qelbėsa, rrėmorė

nėn dritėhėnė pėr njė kafshatė.

Marshojnė gjysėmshojesh nėpėr rrugėn qendrore:

me rripa tė bardhė, zjarre shikimesh tė ēmendur

nėn suvanė e tharė e maja trarėsh

tė kishės ungjillore.

 

Qėndrova nė vend

dhe thith ajrin e dendur -

njė qelbės-nėnė me kėlyshėt lėpin plehrat.

Nguli kokėn-pykė nė kupė

ēokollate tė thartė, ul bishtin prej struci

dhe frikėn s'e ēon ndėrmend.

 

 

 

JAMES DICKEY (1923 -    )

 

QIELLI I KAFSHĖVE

 

Kėtu janė. Sytė e butė hapin.

Nė kanė jetuar nė pyll

Kėtu ėshtė pyll.

Nė kanė jetuar nė fushė

Ėshtė bari qė pėrkulet

Nėn kėmbė tė tyre pėrgjithmonė.

 

Ngaqė s'kanė shpirtėra, kanė ardhur,

Ēdo rast, pėrtej dijes sė tyre.

Instiktet e tyre lulėzojnė tė plota

Dhe ato ngrihen.

Sytė e butė hapin.

 

Lulet, t'u bėjnė shoqėri,

Tejkalojnė, dėshpėrimisht

Tejkalojnė, ēka u kėrkohet:

Pyllin mė tė pasur

Fushėn mė tė thellė.

 

Disa prej tyre

Nuk mund ta kishin kėtė vend

Pa gjak.

Ata gjuajnė, si pėrherė,

Veēse me kthetra e dhėmbė tė pėrkryer

 

Mė vdekjeprurės se sa mund ta mendonin.

Pėrvidhen dhe mė tė pazhurmė

Dhe zėnė prita nėpėr dėgė,

Dhe zbritja

Mbi shpirtrat e ndritshme tė presė

 

Mund tė dojė vite

Pėr tė fituar njė vėrshim sovran gėtimi.

Preja

E ka parė kėtė si jetėn e vet,

Shpėrblimi i tyre: tė ecin

 

Nėn tė tilla pemė, duke ditur mirė

Ē'pėrmban, sipėr tyre, lavdia,

Dhe frikė t'mos kenė,

Po lojėn tė pranojnė.

Pėrmbushin vetveten pa dhimbje

 

Nė qendėr tė kėtij cikli,

Fėrgėllojnė, ecin

Nėn pemė,

Bien, shqyhen,

Ngrihen, rinisen.

 

 

ALLEN GINSBERG (1926 - 199   )

 

NJĖ SUPERMARKET NĖ KALIFORNI

 

          Ēfarė s'mendova pėr ty sonte, Walt Whitman, sepse u enda anėrrugėve nėn pemė me dhimbje koke, duke soditur i kthjellėt hėnėn e plotė.

          Me timen pėrpjekje tė etshme, tek bėja treg imazhezh, shkova nė marketin e neontė tė frutave, duke tė ndėrmendė enumeracionet!

          Ē'pjeshka dhe ē'lojė dritash nė to! Sa shumė familje bėjnė treg! sa rrugina tė mbushura prej ēiftesh! Sa gra me dardha! Sa vajza me patate! - dhe ti Garcia Lorka, te shalqinjtė ē'doje!

 

          Tė pashė Walt Whitman, pa fėmijė, plak endacak, tek shtyheshe pėrmes mishrash ndėr frigo dhe shihje shitėsit djelmosha.

          Tė dėgjova si bėje pyetje: kush e preu bėrxollėn? Sa kushtojnė bananet? Ti je, ėngjėlli im?

          U enda pas teje pas stivash e kupash me vlerė, u hodha nė mendje tė vazhdoj atje ndjekjen.

          Pėrshkuam rruginat sėbashku, me trill vetmitar, duke pėrtypur farėza, duke treguar elegancė, pa kaluar kurrė arkėtarin.

 

          Ku shkojmė Walt Whitman? Dyert mbyllen brenda njė ore. cilėn rrugė ke synim sonte?

          (Tė prek librin, ndėrmend odisenė tonė nė market dhe ndjehem absurd.)

          Do bredhim gjithė natėn rrugėve tė shkreta? Rrugėt shtohen hije pas hijesh, hedhin dritė brenda shtėpive, ne dy do jemi tė vetmuar.

          Do bredhim ėndrrėn e Amerikės sė humbur, veturave tė dashura blu qė ngamė dikur, e jetės familiare nė heshtjen e vilės sė vetmuar?

          Oh, babush i dashur, mjekėrbardhė, i vetmuari mėsues i moēėm guximi, ēfarė Amerike tė ra pėr hise, kur karoni la rremat, ndėrsa ti dole te njė ledh duhani dhe ndejte duke vėshtruar varkėzėn qė zhdukej nė ujėrat e zeza tė Letes?

 

 

 

 

ROBERT CREELY (1926-    )

 

MUZIKĖ UJI

 

Ato fjalė janė muzikė e kulluar.

Ato fjalė hidhen si mbi ujė.

 

Muzikė uji,

poterė nė shqitje

 

barkash

zogjsh e gjethesh.

 

Ato kėrkojnė njė vend

tė ulen e tė ushqehen -

asnjė kuptim,

asnjė zgjidhje ēėshtjesh.

 

KĖTU

 

Ajo

qė ka ndodhur

vizaton botėn.

Jeto

nė njė cep

 

dhe vėshtro

 

ATA

 

Brodha ēfarė kishte

ndodhur te kordat.

Melodi qe,

 

po ndiqnin

njė model. Ndoshta

qe njė qėllim.

 

Boshėsi

megjithatė ecin

nė tė. Asgjė

 

pa to, ēdo zgjedhje

ėshtė e kotė.

Pėlqejnė njė kohė, kanė

 

njė kohė, secili

nė vendin e vet, njė

arritje e pafundme.

 

PĖRSĖRI

 

Njė tjetėr ditė shkoi,

e sosur, e rinjohur

nė formėn e ditėve.

 

Filloi,

mbaroi - ishte

pėrpara, mė pas,

 

e ngadalshme, e shpejtė, njė

diell shkėlqyes, re,

lart nė qiell qėndrova

njė ēast me tė tjerėt,

 

pastaj u ktheva

prapė mbi tokė.

 

S'ka hėnė. Njė dhomė

hoteli - me fillue

rishtaz.

 

E DASHURA IME

 

E dashur,

nė kohė tė tjera

edhe kjo qė jemi tashti

ishte vėrtet e bukur.

 

E ti flet

me theks tė panjohur

qė as edhe unė

ndoshta s'e kuptoj.

 

E nga ēasti nė ēast

e nėpėr kaq hallakatje

ditėt e stinėt

bėjnė njė vend.

 

Jo si kjo

ngathtėsi

qė mezi hiqet

nė kėtė ēast.

 

 

LULJA

 

Kujto se si

u pėrkule tė parėn

herė te shtrati, ndėrsa

aviteshe shtati

 

tė ngjante i gjithi

si gjoks. Ishte

si me pa botėn

tė vijė drejt meje. Ndjeva

 

jetėn dhe krenarinė.

Unė - e fundit e mundėsive,

megjithatė nė shtrat para teje,

o lule qė di tė jepesh.

 

 

PREJ VITESH

 

Prej kėtyre pak vitesh

sosin nė fokus -

paqe e mirėkuptime,

virtyte jo tė lehta.

 

Prej njė mjegulle.

Paqe e njė nate

qė zgjohet me trishtimin,

shoqėri jo e lehtė -

 

prej forcės,

prej shtrėngesash, detyrimesh,

prej qortimeve, dyshimit

ngulmues.

 

Prej hiēi

mė shumė se sa prej ēasti.

Sajo dritėn e qiriut

qė ka rrėnuar natėn.

 

 

INTERVALE

 

Kush

jam unė -

kėngė

identiteti.

 

Vendose

njė liqen

pėrtokė, uji

merr njė formė.

 

Tymos

nė ajrin

qė ngrihet

tė zhduket

 

Shkėlqim dielli,

pemė tė errta,

njė tundje e lehtė

nė gjethe.

 

Kėnga e zogjve

qė mat hapėsirėn,

intervale nė

heshtjen e jehonės.

 

 

JOHN ASHBERRY (1927)

 

PASDITE QYTETI

 

Njė velė tymi ruan kėtė

Pasdite tė gjatė harruar nga tė gjithė

Me fotografime, ndėrsa mė i madhi i tyre tashti

I pėrthithur pisket ndėrmjet plakjes dhe vdekjes.

 

Sikur ndokush tė mund ta kuptonte Amerikėn

Apo sė paku njė harresė fine

Qė kullon nė horizont

Ku sosin format tona nė njė njollė

E cila gjithashtu kalon shpejt

 

Veēse mbetet nė kujtesė

Sepse, nė fund tė fundit, ajo zhduket:

Kurorė tė hirta, qė ashtu treshe

Presin dritėn t’i ndryshojė,

Ajėr qė shpėrndan flokėt e ndokujt

Lart e poshtė pellgut pasqyrues.

 

 

 

W. S. MERWIN (1927)

 

PRANVERĖ

 

Trungjet e qelqtė tė reve janė copė

lulet gri janė venitur

dhe kthyer nė heshtje me malin e tyre tė padukshėm

njė fill muzike fluturon

sipėr horizontit tė liqeneve tė ftohtė

nga ku kanė origjinėn sytė tanė

ēdo gjė nė botė ėshtė humbur e harruar

po sė shpejti do ta rigjejmė

dhe do ta kuptojmė ēfarė na tha kur e dashuruam

 

 

NĖ ĒDO UDHĖTIM

 

Meqė nė ēdo udhėtim ka

njė heshtje qė i bėn shoqėri

nė fund tė tij tė shkojmė

sėbashku

edhe pse dielli me koret e tij tė largėsisė

ngrihet mes nesh edhe pse

ėshtė m’e varė atje tė shkuarėn si njė ditė

pėr ta ngrirė pėrgjithmonė

e vetėm ne vazhdojmė

secili vetėm secili me asgjė

veēse jo njė heshtje

 

 

 

ANNE SEXTON (1928-1974)

 

KY SOJ

 

Pa fre si shtrigė kėrceva pėrjashta,

Mė trimi qėlloj nė ajrin e zi,

Ėndėrrligė u ngrita, pa drashtje,

Dritė pas drite, shtėpive pėrmbi:

E krisur, e marrė fund e majė.

Dikujt si kjo - grua s'i thirret.

Unė qeshė ky soj i saj.

 

Gjeta shpellat e ngrohta nė male

I mbusha tigane, sergjenė e lesh

WC, mėndafshe, nallane, sandale

Gatova pėr krimba, insekte e desh:

Kujėn vura, ndreqa tė pafaj.

Njė grua si kjo s'e marrin vesh.

Unė qeshė ky soj i saj.

 

Kalorės qė nise ngaherė arabanė

Nga bėra me dorė nėpėr fshatrat -

Mėsova rrugėt qė presin anembanė,

Ku afshet e tua m'i ndezin shalėt

E brinjėt kėrcasin rrotash curalaj.

Njė grua si kjo as vdekja s'e mban.

Unė qeshė ky soj i saj.

 

 

ADRIENNE RICH (1929 -      )

 

ZHYTJA NĖ GĖRMADHA

 

Pasi lexova sė pari librin e miteve

dhe mbusha fotoaparatin,

pasi vėzhgova tehun e thikės,

vura nė armurėn plastike

fletėzat absurde

maskėn e rėndė e tė ndėrlikuar.

I bėj kėto jo si Kousteau

me ekipin e zellshėm

nė bordin e skunės sė vet diellpėrmbytur

por krejt vetėm.

 

Ka njė shkallė.

Ėshtė gjithmonė e gatshme

tek varet e pafaj

te cepi i skunės.

E dimė pse varet

kush e ka pėrdorė -

pėrndryshe

ėshtė njė copė litari detar

a paisje ēfarėdo.

 

Zhytem.

Shkallė pas shkalle

oksigjeni mė mbyt

atomet e pastra

tė ajrit njerėzor.

Sulem poshtė.

Krahėt humbin forcėn

si insekt rrėshkas

dhe s'ka kush mė thotė

ku ka fundin oqeani.

 

Sė pari ajri ėshtė blu, pastaj

blu i thellė, pastaj i gjelbėr, pastaj

i zi, unė po errem dhe ende

maska ėshtė e fortė

pompon gjakun me fuqi

por deti ėshtė tjetėr histori

nuk pyet pėr fuqinė deti

duhet tė mėsoj, vetėm,

ta kthej trupin

nė element thellėsie.

 

Dhe tash: sa lehtė harrohet

pse erdha

midis kėtyre qė kanė banuar

gjithmonė kėtu

duke sunduar fletėzat e paprajta

ndėrmjet koralesh

pa harruar

se merret ndryshe frymė kėtu poshtė.

 

Erdha tė eksploroj gėrmadha.

Fjalėt janė qėllime.

Fjalėt janė harta.

Erdha tė shoh dėmin e bėrė

dhe thesaret e taksur pėr mua.

E hodha dritėn e llampės

ngadalė, pėrgjatė

diēkaje mė jetėgjatė

se peshku, barishtet.

 

Pėr kėtė erdha kėtu:

gėrmadhat, jo historia e tyre,

fakti vetė, jo miti,

fytyrat e mbytura qė sytė pėrgjithmonė zgurdullojnė

kundrejt diellit,

pamjet e dėmeve

sfilitur nga kripa, lėkundje, brenda kėsaj bukurie

                                          tė shumėpėrdorur,

brinjėt e thyerjes

tek lakojnė pohimin e tyre

pėrgjatė fanitjesh.

 

Ky ėshtė vendi.

Dhe unė jam kėtu sirena-mashkull, qė flokėt errėt

i kullojnė zi, sirena-femėr me trupin e futur nė armurė.

Sillemi ngadalė

mbi gėrmadha

fundemi drejt ruajtjes sonė.

Unė jam ajo: unė jam ai

qė fytyra e mbytur i fle syhapur

qė gjoksi ende i duron shtypjen

qė barrėt argjed e bakėr i rrinė

brenda fuqish

tehmprehta e lėnė pasdore

ne jemi instrumente gjysėm tė prishur

qė mbanim dikur njė drejtim

tashti matės i ecjes ėshtė prishur nga uji

busulla ėshtė kalbur

 

Ne jemi, unė jam, ti je

prej frike a guximi

dikush qė zbulon rrugėn tonė

kthehet te kjo skenė

duke mbajtur nje thikė, njė fotoaparat

njė libėr mitesh

ku

emrat tanė nuk duken.

 

 

TED HUGHES (1930)

 

MENDIM - DHELPĖR

 

Sonte solla pyllin nė mendje:

Tjetėr gjė gjallon

Brenda vetmisė sė orės

Dhe fletės ku gishtat lėvizin.

 

Nuk shoh yje te dritarja:

Diēka mė e afėrt

Ndonėse nė terr mė e zhytur

Pėrshkon vetminė:

 

E ftohtė, e brishtė si borė e errėt

Njė hundė dhelpre prek degė, gjeth:

Dy sy bėjnė lėvizje qė, tash

E parė, e tash e parė,

 

Lė gjurmė tė kthjellta mbi borėn

Mes pemėsh e, kujdesshėm, njė hije

Vonohet nė ēalime dhe boshin

E njė trupi qė guxon

 

Me ndeshė kthjellime, njė vėshtrim,

Njė gjelbrim qė hapet thellė e mė thellė,

Shkėlqyer, gjithė vėmendje,

Tek ecėn mbi veprėn e vet

 

Dersa, me erė tė mprehtė dhelpre,

Hyn nė zgavrėn e errėt tė kokės.

Dritarja prapė pa yje: tik-takė ore,

Faqja ėshtė shkruar.

 

 

 

DEREK WALCOTT (1930-     )

 

KALLAMISHTE DETI

 

Mė kanė vdekur gjysma e shokėve.

Do bėj ndonjė tė ri pėr ty, tha toka.

Jo, siē qenė m'i kthe,

me tė meta e gjithēka, i thirra.

 

Sonte bisedat arrita t'ua kap

te gumėshima e dobėt e dallgės

pėrmes kallamesh, por s'bėra dot njė hap

 

mbi gjethet hėnėndritura tė oqeanit

i vetėm pėrposh asaj rruge tė bardhė,

as dhe tė pluskoj me gjestin ėndėrrimtar

 

tė hutėve qė barrėn e tokės kanė ngarkuar.

O tokė, numri i shokėve qė mė mban

kėrcen tė drejta tė qeni i dashuruar.

 

Prej honi kallamet gjelbėr dhe argjend shkreptijnė:

qenė heshtat serafime tė besimit tim,

sepse nga ē'humb diēka mė e fortė rritet

 

me shkėlqimin bujar tė gurit,

dritėhėnė e shtrirė, pėrtej dėshpėrimi,

e fortė si era, qė ndėr kallamet tek tunden

 

sjell bri nesh, siē qenė, kė deshėm,

me tė meta e gjithēka, jo mė tė fisėm, por siē qenė.

 

 

SYLVIA PLATH (1932-1963)

 

KOPSHTI

 

Janė tharė shatėrvanė, trėndafila.

Vdekja mbi gjithēka. Afrohet dita jote.

Dardhat ntrashur si buda tė vegjėl.

Njė mjegull e errėt liqenin e ndotė.

 

Ti lėviz nėpėr epokėn e peshqve,

Nė shekujt e vetėkėnaqur tė derrit -

Kokė, gishta kėmbe e gishta dore

Vizatuar me hijen.

                             Historia

 

Ushqen kėto fate tė thyer

Kėto kurora tė lėna mėnjanė,

Dhe sorra i bėn vend veshjes sė vet.

Pėr ty - shqopa e bardhė, njė krah blete,

 

Dy vetėvrasje, familja e ujve.

Orė tė territ. Disa yje tė rėndė

Tashmė qiellit ndrijnė,

Rrezja me fillin e vet

 

Kryqėzon liqenin. Krimbat

Braktisin banesat e zakonshme.

Zogjtė e vegjėl pėrzihen, pėrzihen

Me dhuratat drejt mėngjesi tė vėshtirė.

 

 

FĖMIJĖ

 

Syri yt i kthjellėt ėshtė vetė mrekullia

Unė dua ta mbush me ngjyra e rosa,

Edhe mė dua ta rris kėtė kopsht

 

Qė emrat ia mediton -

Flokėbore prilli, llullė indiani,

Kėrcell

 

Pa rrudha, i brishtė,

Pus ku imazhet

Do jenė madhėshtorė dhe klasikė

 

Jo ky shtrėngim

I trazuar duarsh, ky tavan

I errėt pa njė yll

 

 

PEMĖ DIMRI