GAZMEND KRASNIQI

GAZMEND KRASNIQI

LUAJ PER MUA NE VIOLINE

 

dramatis personae

AI

AJO

ZONJA e moshuar, qė nuk e tregon moshėn 

 

 

 

 

Loja e njė violine.

Hapet perdja dhe shfaqet apartamenti i thjeshtė, por me shije, i njė ēifti tė ri. Nė mes ka njė lexhi pėr partiturat ku AI luan pjesėn nė violinė. Nė tė djathtė tė skenės, ZONJA e moshuar, qė nuk e tregon moshėn, rri nė njė shezlong lėkundės, pa u shfaqur nė dritė. AJO hyn me ēanta qė ka bėrė pazar dhe u gjen vend atyre nė tė djathtė tė skenės, pranė dy valixheve tė rėnda tė gatshme pėr udhėtim, ku ngrihet njė varėse rrobash nga ato tė butikėve. Gjithmonė pa zhurmė dhe duke dėgjuar muzikėn, afrohet te varėsja e rrobave dhe fillon tė merret me tė e me valixhet, duke provuar rroba tė ndryshme, me lėvizjet e njeriut dyshimtar.

 

ZONJA – (Shfaqet nė dritė) Duke parė moshėn time, ju mendoni se tashti unė do t’ia filloj me… Na ishte njėherė… Nė fakt, me gjithė moshėn, mė pėlqen tė mendoj pėr ēastin qė jemi tashti… Im shoq kishte njė teori, tė cilėn ia kam kundėrshtuar tėrė jetėn (sa ishte gjallė), por tashti e kam nxjerrė nga kujtesa kėtė teori, pėr tė vėnė pėrsėri nė diskutim. Sipas kėsaj teorie, brezat e tashėm janė mė tė vjetėr se brezat paraardhės. E… kam patur arsye pėr ta kundėrshtuar, apo jo?... Pyes veten, mos kam qenė unė e gabuara?... Kaq shumė pyetje, nė moshėn time! A ėshtė e vėrtetė, qė i riu apo e reja e sotme i japin pėrgjigje atyre pyetjeve tė cilat munduan gjithė jetėgjatėsinė time?... Nuk do ta keni pėrgjigjen nga unė. Unė vetėm do t’ju paraqes dy nga njerėzit te tė cilėt i kėrkoja dhe kėrkoja pėrgjigjet e mia. (Mendueshėm) Njerėzit ma kujtojnė qė ka patur njė histori nė rininė time tė parė, por nuk ėshtė kjo ajo qė dua tė tregoj… Unė nuk e pranoj qė ajo histori ėshtė e imja… Nuk e pranoj… Kurrė nuk e kam pranuar… Me duket absurde qė atė ma veshin mua… (Ikėn nga drita)

 

 Befas violinisti e ndėrpret lojėn dhe shfaqet nė skenė i pėrhumbur.

 

AI - (Qė e vė re tė shoqen) Kėtu je ti? O Zot, mė fal! Nuk arrija tė dalloja asgjė: kaq shumė kam punuar.

AJO - Koncerti, i dashur, koncerti, harro gjithēka tjetėr. Pjesa tjetėr ėshtė njė realitet i pėrditshėm. Koncerti! Pjesa tjetėr ėshtė bota monotone materiale.

AI - Kur kam njė grua si ti, pse jo?… Vazhdon tė dėgjosh me dėshirė muzikė?

AJO – Deri nė pėrjetėsi… Nuk tė fola, sepse nuk desha tė tė shqetėsoj. Si shkon puna? Je nė formė, apo jo? Mos na turpėro tashti nė ēastin e fundit. Dukesh mirė, dukesh mirė!

AI - Kam ndonjė pasiguri, por, nė pėrgjithėsi, ndjehem mirė. Ti si e kalove? O Zot, sa duhet tė jesh lodhur me gjithė kėto ēanta!

AJO – Rregullova djalin te nėna. Mė ranė kėmbėt duke ndarė ftesat. Yt kushėri, qė punon nė ministri, tha se mund tė vijė edhe presidenti i republikės. Ndėrkohė, mori pėrsipėr tė ftojė tė gjithė trupin diplomatik. Mandej bleva ushqimet pėr darkėn e nesėrme, pasi gjatė ditės s’do tė kemi kohė. Miqtė i kemi mėsuar keq me darkat tona, s’duhet t’i zhgėnjejmė as kėtė herė, apo jo? I kam lajmėruar njė pėr njė tė gjithė. Kjo darkė do tė jetė njė festė mbi tė gjitha ato qė kemi bėrė deri mė sot, sepse koncerti do tė jetė ēelėsi i karrierės tėnde. Shiko, mblodha edhe gazetat qė kanė shkruar pėr koncertin: flasin shumė mirė.

AI - (E puth nė ballė) Je shpirt!… Gati harrova: nėna tė ka bėrė njė dhuratė.

AJO - Si gjithmonė, e sjellshme. Kurrė nuk e lė ēastin tė ikė.

AI - Njeri je ti, a pėrbindėsh? Nėna qė qe aq fort kundėr martesės sonė, tashti tė do mė fort ty se sa mua.

AI - Njeri, i dashur, njeri. (Me nėnkuptim) E ke vėnė re, kur flemė bashkė, apo jo?

AI - (Fėrkon sytė) Po ky fustan?... O Zot, sa tė shkon!... (E vėzhgon) E kanė marrė vesh tė gjithė se do tė dalėsh jashtė shtetit: ke edhe plot dhurata tė tjera... Ty tė duan tė gjithė dhe unė bėhem xheloz pėr kėtė: tė dua tė gjithėn pėr vete.

AJO - (Qė pėrkėdhelet) E mirė tani, mjaft… Mė duhet tė merrem me darkėn dhe tė vė rregull nė gjithė kėtė rrėmujė. Ti… te violina. Nesėr mbrėma je pėrballė gjithė atij publiku. Tė duket shaka!

AI - (Qė vazhdon ta pėrkėdhelė) Nesėr tė dua nė rreshtin e parė. Nė qendėr, sigurisht. Me kėtė fustan.

AJO - (Gati pėr t’u ndezur) Mirė, mirė, po ik tashti. Nė rreshtin e parė: nė qendėr. Nuk ka si tė jetė ndryshe… Ndoshta jo me kėtė fustan. (Duke kundruar veten) Po pėrpiqem tė gjej figurėn time... Ik tashti.

AI – Cilėn figurė? Ti mbetesh e bukur edhe po tė vishesh me njė thes... Tė dua shumė.

AJO - Edhe unė tė dua shumė.

AI - S’mund ta shtyj asnjė ditė pa ty. Asnjė ditė? Jo, asnjė orė.

AJO - (Qė shikon nga valixhet) Pesė ditė janė tė shkretat! Nuk ėshtė hera e parė qė i kalon pesė ditė pa mua. Pesė ditė! (Tregon gishtat e njerės dorė)

AI - Nuk e di ē’po ndodh kėshtu me mua: tė dua pėrditė e mė shumė. A s’ėshtė shqetėsuese?  

AJO - (Serioze) Tė lutem, mos e ngarko veten kėshtu para koncertit: ke sakrifikuar kaq shumė pėr kėtė ditė. Tė lutem! Bėju i dėgjueshėm.

AI - Kemi sakrifikuar bashkė. U hutova: Vizėn e more?

AJO - Marrja e Vizės ishte ēudia e ditės. Ata tė ambasadės mė veēuan midis njėzet vetėve dhe ma dhanė Vizėn nė dorė. Ende jam e habitur: s’mė ka ndodhur asnjėherė tjetėr. Megjithėse ishin tė njėjtėt nėpunės.

AI - Kjo mė bėn xheloz mua: ty tė duan tė gjithė. Tė dua me frikėn e atij qė do tė tė humbasė.

AJO - Ti e di se unė tė dua.

AI - Kjo ėshtė vetėm njė fjalė: nuk mė mbush dot. Ėshtė vetėm njė fjalė: e kupton?

AJO - Tė janė dobėsuar nervat, mbase duhet tė flesh pak. Tė zgjoj unė kur tė duash.

AI - Jo tashti. Mė duhet tė merrem edhe pak me momentet e pasigurisė: nuk ka kohė. (Ndizet, sikur po kėrkon dashuri prej saj) Jo tashti… jo…

AJO - (Qė e kupton) Ti the sikur nuk ka kohė.

AI - (Ia mbledh flokėt, duke i bėrė dy bishtaleca anash kokės) Ē’mė kanė bėrė mua tė shkretit kėto dy bishtaleca! Njė Zot e di! O Zot, kur e kujtoj, mė dridhet mishi.

AJO - (Qesh) Ku e dija unė se mund tė dashuronte njė minuk me syze si ti! Pėrveē meje, tė gjithė tė thėrrisnin minuku me syze, apo jo?

AI - E ke ditur, por ke patur kėnaqėsinė tė mė mundosh. Sadiste!

AJO - Ishim kalamaj, mos ma lėr mua pėrgjegjėsinė. Si mund tė mė quash sadiste!

AI – (Mendueshėm) Mė tepėr kam qarė kur braktise violinėn se sa kur u lidhe me atė tipin. Vetėm kur braktise violinėn, e pranova humbjen. Sa i marrė kam qenė! Ato ditė kam pirė cigare e alkool sa ē’nuk kam pirė gjatė gjithė jetės sime. Ti s’e di: njė natė kam ardhur dhe kam bėrė serenatė pėrballė dritares tėnde. E mbaj mend si sot: m’u pre oreksi dhe humba gjithė ato orė studimi. Po vargjet e dashurisė a i mban mend? Njė fletore e mbushur me to. Sa i marrė kam qenė! Atėherė u betova se nuk do tė martohesha kurrė, se do tė tė doja ty gjithė jetėn.

AJO – (E pėrkėdhelur) S’ke qenė i marrė, ke qenė fėmijė. Madje as adoleshent jo, veēse fėmijė.

AI - Tashti tė dukem i rritur? Mė shih mirė.

AJO - Nuk e di. Di se mė thonė “zonja jote”. Di se sa me zor jam pėrshtatur me kėtė fjalė. Gjithmonė mė dukej vetja njė ēupėlinė.

AI - Atėherė, unė jam njė “zotėri” dhe ti kot mėrzitesh kur tė thonė “zonjė”.

AJO - Kur jam pa ty nuk mė thonė. Mė thonė zonjushė.

AI - Do tė ndėshkohesh pėr kėto qė thua.

 

Heshtje.

 

AJO - Dje pashė nė pasqyrė dy flokė tė thinjur… Nuk guxoj tė tė them mė plak.

 

Heshtje.

 

AI - Kur e mendoj se ky mund tė ishte koncerti i tė dyve!

AJO - (Qė tronditet lehtė) I tė dyve ėshtė. Nuk tė duket se ėshtė edhe koncerti im?

AI - Shko e luaj nė violinė. Unė do tė rri kėtu dhe do tė kujtoj atė kohėn kur vuaja pėr ty. Hajt, luaj pėr mua nė violinė, si atėherė kur tė tundeshin sa majtas-djathtas dy bishtalecat.

AJO - Jo.

AI - Po.

AJO - Jo.

AI - Po. Ma bėj qejfin. Pse ma prish?

AJO - (Tregon me dorė) Do tė mė pėrtėrihet kjo shenja qė lė violina nė qafė.

AI - Dhe…?

AJO – (Duke u shmangur) Ik te violina.

AI – Nuk luaj vendit, pa ma shpjeguar se ē`do tė thotė shenja nė qafė.

AJO - (Qė do ta heqė qafe) Ta them mė vonė.

AI – (Kėmbėgulės) Ti paske edhe sekrete!

AJO – S’kam sekrete, por ik tashti.

AI – Nuk luaj nga vendi.

 

Heshtje.

 

AJO – (Kur sheh se nuk po luan nga vendi) A dallohet mė kjo shenja qė lė violina? (Tregon vendin nė qafė)

AI – (Duke u afruar) Vetėm nėse tė afrohesh kaq afėr. S’po kuptoj, pse e thua kėtė.

AJO – (Nė mėdyshje) Kot... Ik tashti.

AI – Nuk iki, jo.

AJO – (Me bezdi) Ai, qė ti e quan “tipi”, prandaj u marros dikur pas meje: kujtonte se kėtė shenja ma linte kafshimi i njė mashkulli.

AI - (I hutuar) Frojdi i ka klasifikuar kėta perversė. Njė marrėzi e tillė tė ndau nga ajo gjė pėr tė cilėn ke sakrifikuar qė nė moshėn shtatė vjeē… Doja tė luaja futboll me shokėt, mė thoshin: duhet tė studiosh violinė. Doja tė shkoja nė kinema, mė thoshin: duhet tė studiosh. Doja tė luaja me balona, mė thoshin: studio. Doja…

AJO – (Me dhimbje) Tė paktėn ti ia dole. Nuk ke pse pendohesh pėr atė kohė. Po unė…?

AI - Tė lutem, luaj pėr mua sonte nė violinė!

AJO - Hiqe nga mendja! (Qesh) Mandej, do tė mė rikrijohet shenja nė qafė. Pse t’i nxjerrim sherre vetes?

AI - Je tepėr krenare: kėshtu ke qenė gjithmonė. Kėshtu ma ke ngrėnė jetėn.

AJO - Mos u bėj kalama. Mandej mė duhet tė gatuaj diēka. Ndėrkohė, do tė kem bėrė njė banjė dhe… do tė jem e tėra pėr ty.

AI - Do tė luash edhe nė violinė?

AJO - Nėse ty tė pėlqen.

AI - (E puth) Mua mė pėlqen gjithēka e jotja: pse e vė nė dyshim?

AJO - (E puth) Edhe mua mė pėlqen gjithēka e jotja: ik te violina.

 

AJO rifillon tė merret me rrobat.

AI shkon te vendi i tij dhe shikon partiturat me sy studiues.

ZONJA e moshuar, qė s’e tregon moshėn, lėviz shezlongun dhe i shfaqet nė dritė.

 

 

ZONJA – (Me ton rinor) E ke gjetur shpirtin binjak. Keni edhe njė fėmijė si pėllumb. Im shoq nuk donte fėmijė. Kishim diferencė tė madhe nė moshė, por nuk qe kjo arsyeja: kishte frikė nga ajo qė do tė dilte prej tyre… Kur do tė luaj unė kėto pjesėt moderne qė luan ti?… Thuaj diēka… Sepse dua t’i mbaj mend ato qė thua… Sa gjė e bukur: tė dy jeni artistė… Pėrse e la Zhorzh Sandi Shopenin? Ishin njė ēift ideal, apo jo? Ai, njė muzikant i madh, ajo, njė shkrimtare e madhe.

 

Atje, pas varėses sė rrobave, AJO duket duke folur nė celular.

 

Do tė tė jap tė lexosh diēka pėr jetėn e Shopenit. E ka pėrkthyer pėr mua njė pėrkthyes i njohur. Veēse nuk dua tė dalė emri im. Kupton: nė asnjė mėnyrė nuk dua tė dalė emri im… A tė do yt shoqe sa e do ti?

AI – (Qė hyn pėr njė ēast nė realitetin e saj) Sa unė? (Me ton lozonjar) Kjo ėshtė e vėshtirė tė dihet.

ZONJA – (E hutuar) Si flet ashtu?

AI – (Provokues) Unė jam i pėrgjegjshėm vetėm pėr pjesėn time.

ZONJA – (Thuajse e tronditur) Dukeni qė atje tej se jeni njė ēift ideal... Mos fol mė kėshtu… Sa i bukur ėshtė arti!… Thuaj diēka tė lutem!

 

AI luan nė violinė.

 

AJO shfaqet nė skenė. Sigurisht, me tjetėr veshje. Gjithė qenia e saj tregon shenjat e njė tronditjeje tė thellė.

 

AJO - Nuk ėshtė e mundur! Mė kanė bėrė veshėt. (Kėrkon tė pėrqendrohet) Nuk mund tė jetė e mundur!

 

Shikon nga telefoni qė mban nė dorė.

 

ZĖRI I ZHAN KLODIT - (Shoqėruar lehtė nga njė melodi tipike pariziene) Ardhja ime te ti do tė jetė vullnet zotash, e dashur. Ti mė ke thėnė se Zeusi ishte i juaji, para se t’ua merrnin atė grekėt: si Zeusi do tė vij tek ato vende ku paskam jetuar njė herė para mijėra vjetėsh. Ti e di, pėr njė Zeus nuk ka asnjė pengesė: Zeusi mund tė bėhet erė, mund tė bėhet shi i artė. S’mė beson? S’beson qė mund tė bėhem njė shi i artė? Ti s’mund ta marrėsh me mend se ē’bėn vullneti i zotave. Sepse ti nuk e di se sa tė dua unė, vogėlushe. Je t’aime. Je t’aime. Je t’aime.

 

AJO – (E tronditur) Nga mė vjen ky halucinacion!… Kohėt e fundit kam parė shumė filma qė, me siguri, janė ngacmues pėr njė imagjinatė si e imja. Duhet t’i rralloj.

 

AI ka lėnė violinėn dhe shfaqet nė skenė.

 

AI - A e dėgjove telefonin?

AJO - (Qė pėrpiqet tė pėrmbajė tronditjen) Violina jote ėshtė mė e rėndėsishme se zilja e telefonit.

AI - (I mikluar) Ti po mė dėgjoje mua?

AJO - Po.

AI – Dhe…?

AJO - Je shumė mirė.

AI – (Qė i bėhet qejfi) Vėrtet?… (Duke bėrė me kokė nga telefoni) Mos ishte ndonjė qė pyet pėr koncertin?

AJO - Mos u bėj merak: i kam lajmėruar tė gjithė. Mbase i kanė rėnė gabim. Ndodh shumė herė.

AI - Mbase.

 

Niset por ndalon kur dėgjohet zilja e telefonit.

 

AJO - (Ngre aparatin te veshi, por e mbyll menjėherė) Tė thashė? Nuk ka njeri.

AI - Dreq o punė! Edhe mua mė ndodhin shpesh kėsi telefonatash misterioze. Ku tė gjetėn ty qė je lodhur gjithė ditėn? Shko pusho pak.

AJO - Jo, do tė tė dėgjoj ty. Kėshtu ēlodhem.

AI - Atėherė, mbylle telefonin qė tė rrish rehat. S’ke frikė se tė shqetėsojnė prapė?

AJO - S’ka rėndėsi: rėndėsi ka tė tė ecė ty. Shko, vazhdo punėn. Sidoqoftė puna, ti mos e mbaj mendjen kėtu: merrem unė me telefonat.

AI - (E puth nė ballė) Je shpirt!

 

Shkon dhe fillon tė luajė nė violinė.

 

AJO - (Sillet nėpėr skenė) Shenjė plakjeje: kanė filluar tė mė bėjnė veshėt. (Merr ndonjė plaēkė dhe e rras nė valixhe) Janė ca zėra qė heshtja na i zgjon befasisht nė veshė. (Sillet nėpėr skenė dhe rras ndonjė rrobė tjetėr nė valixhe) U plaka! (Shikon valixhet) Ndoshta kujtimi i Parisit zgjoi kujtimin e zėrit tė tij. U plaka!

 

AI ka lėnė violinėn dhe ka dalė nė skenė.

 

AI - Mė ėshtė tharė goja: s’mund tė vazhdoj pa futur diēka nė gojė… Po ti ē’ke? Je zverdhur e tėra.

AJO - Mė duket se ka qenė njė ditė tepėr e lodhshme.

AI - Tė lajmėroj ndonjė mjek?

AJO - Jo, jo, se do tė mė kalojė.

AI - Je e sigurt?

AJO - Po, po. Ik, ti, shih koncertin, sa tė tė gatuaj diēka.

AI - Tė gatuaj unė: ik pusho ti.

AJO - Gatuaj unė… veēse…

AI - Veēse ēfarė?

AJO - …Afrohu… Mė shtrėngo fort.

AI - (E shtrėngon) Tė dua shumė.

AJO - Edhe unė.

AI - Sa e mirė je!

AJO - I mirė je ti.

AI - Unė thjesht jam me fat. Ta kam thėnė sa herė! Pse duhet ta pėrsėris njėqind herė tė njėjtėn gjė?

AJO - Unė s’tė meritoj.

AI - Ē’thua! Unė pa ty s’kam jetė. Mos mė thuaj mė tė tilla marrėzira!

AJO - Ky koncert ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr karrierėn tėnde. Shko te violina.

AI - Tė lutem, mos e veēo jetėn time nga e jotja. Ti e di se kėto fjalė mė trishtojnė.

AJO - Ti ke talent dhe di ta pėrdorėsh atė.

AI - Mos mė thuaj mė fjalė tė tilla. Tė lutem! S’tė lejoj tė mė flasėsh kėshtu!

AJO - Unė krenohem me ty.

AI - Kur tė kthehesh nga Parisi, duhet fillosh tė mendosh mė shumė pėr veten. Do tė kujdesem unė pėr gjithēka.

AJO - (E habitur) Pėr veten?

AI - Ti ke talent.

AJO - Unė kam talent? (Me mosbesim) Sa shumė talente nė njė shtėpi kaq tė vogėl!

AI - Ti ke talent nė gjithēka qė bėn.

 

Heshtje.

 

AJO - A mendon se do ta pėrballoja edhe njė dėshtim tė dytė?

AI - (I habitur) Ku e ke fjalėn, se s’po tė kuptoj.

AJO - Po ja… amatore nė violinė… amatore nė… kėto qė thua ti.

AI - Ėshtė hera e parė qė thua gjėra tė tilla.

AJO - Gjithmonė ka njė herė tė parė.

AI - Si tė erdhi sonte?

AJO - Kur mė thua tė luaj nė violinė pėr ty, mė duket sikur ngulmon tė ma kujtosh… dėshtimin.

AI - Si mund tė mendosh kėshtu pėr mua? Si guxon? Si mundesh? Thuamė, si guxon?

AJO - (E lodhur) Shtrėngomė dhe mė thuaj ndonjė fjalė tė mirė.

AI - (E shtrėngon) Tė dua shumė. Ti e di. Ta kam thėnė njėmijė herė.

AJO - Kjo ėshtė vetėm njė fjalė: nuk mė mbush dot.

AI - Mos mė lufto me armėt e mia.

AJO - (Buzagaz) Nuk kemi luftė mes nesh.

AI - Luaj pėr mua nė violinė: nuk ke idenė sa do tė mė gėzosh.

AJO - Vėrtet? Do tė luaj, por jo tashti. Mė vonė. Tashti ėshtė ora jote. Hajt, te violina: vetė the se nuk ka kohė.

AI - Mė premton?

AJO - Tė premtoj. Tashti mos m’u ngatėrro nėpėr kėmbė se do tė gatuaj. Sonte duhet punė, qė tė kemi nesėr festė.

AI - (E puth) Je shpirt! Dua qė tė ketė vetėm festė pėr ty. Pėr ty qė me gjithė qenien ēliron vetėm festė. O Zot, sa me fat qė jam! (E puth pėrsėri, pastaj shkon te violina)

 

ZONJA shfaqet nė dritė.

 

ZONJA – (Si zakonisht me ton rinor) A jam e bukur unė? A jam e bukur?... Brenda dy javėsh bėj tetėdhjetė vjeē – a mund tė flitet pėr bukuri tek unė?... (Toni rinor bie) Kur isha trembėdhjetė vjeē, njė djalė pak mė i rritur se unė, mė shoqėronte pėrditė, nga shtėpia nė shkollė, nga shkolla nė shtėpi. Babai e kapi atė djalin dhe i tha se e kishte kohėn pėr tė mėsuar, si dhe ca gjėra tė tjera si kėto. Pėr tre muaj nuk u duk, por pas kėsaj kohe filloi nga e para. Derisa njė ditė mė doli pėrpara dhe mė tha, “A mė do ti mua”?

 

Pas varėses sė rrobave, AJO duket duke folur nė telefon.

 

I thashė se s’doja tė dija pėr tė dhe vazhdova rrugėn. Pasi kam bėrė vetėm dy-tre hapa, ka nxjerrė revolen pa zhurmė dhe ka vrarė veten. Ma thanė shoqet, se aty pėr aty nuk mora vesh gjė… Nuk pata faj... Nuk pata asnjė faj... Pas asaj ngjarjeje, u bėra njė tip i mbyllur, prandaj pėr tė vrarė mėrzinė, im atė mė pajtoi njė mėsues privat pėr violinė... Jam martuar e re. Megjithė kėmbėnguljen e tim shoqi... u largova gjithnjė e mė shumė nga violina. Kur i bie ndonjėherė, ky ėshtė ēasti i vetėm kur harroj tė gjitha problemet e kėsaj bote. Megjithėse jam vetėm njė amatore. Fjalėt e fundit qė mė tha im shoq, para vdekjes, qenė kėto, “Mos e lėsho violinėn, vetėm arti ka kuptim nė kėtė jetė”… Ndonjėherė, ma kėrkojnė qė t’i bie nėpėr gėzime familiare, por mė tepėr mė pėlqen t’i bie kur jam vetėm... Qysh se tė pashė, e dallova te ti thellėsinė e artistit tė madh. Megjithėse pėrpiqesh ta mbulosh kėtė me modesti.

 

AJO shfaqet me njė tjetėr veshje.

 

AJO - (Me ton pak ironik) Buon soiree! Bien, e vous? 

 

(Mė dramatike) Pse po mė ndėshkon kėshtu?… Ti i zmadhon vlerat, se je tepėr bujar… Po, ishin ditė tė bukura: dhuratė e Zotit…

 

Heshtje.

 

Ti e ke kurdisur ardhjen time nė Paris?… Mė thuaj se e gjitha kjo ėshtė pėr humor… Zhan Klod, je njė i marrė. Je njė i ēmendur… (Ėshtė shumė e tronditur)

 

Nuk mund tė torturohet kėshtu njė grua… Mos ji kaq mizor: tė tė vijė keq pėr mua. Tė pėrgjėrohem… Sigurisht qė mė pėlqejnė shėtitjet buzė Senės. Pontnėf, Pontezar, Pont Aleksandėr, Pont Mirabo. Ende i mbaj mend fjalėt e poezisė sė Apolinerit… Kam qenė naive; ne s’duhet tė bashkoheshim kurrė. Nuk e dija se mund tė ndėshkohet kėshtu kureshtja. Isha njė provinciale kureshtare dhe naive…

 

Sapo more divorcin nga gruaja!?

 

Ti e bėre kėtė vetėm e vetėm qė tė martohesh me mua?… Ti je i marrė. Ti je i marrė… (E tronditur) Si mund tė ma bėsh kėtė, kur mė thua se mė do? (Tronditja e saj thellohet gjithnjė e mė shumė) Au revoir! Au revoir! (Vazhdon tė jetė e tronditur) I marrė! I marrė! I marrė! Duket sikur e ka me tė vėrtetė! O Zot, ē’mė gjeti! I marrė! I marrė!

 

AI ka lėnė violinėn dhe del nė skenė.

 

AI - Do tė ha pėr shtatė ditė. (Afrohet) Ē’ke kėshtu ti? Akoma s’e more veten? E dashur, pėr ēfarė ke nevojė? Tregoji mikut tėnd. Hajde.

AJO - (Pėr t’u fshehur prej tij, rras njė rrobė tjetėr nė valixhe) Nuk kam gjė, jo.

AI - (Pak i zhgėnjyer) Nuk ke gatuar gjė? Po unė dua tė ha pėr shtatė vetė! (I afrohet) Mė dėgjon?

AJO – (Rras njė rrobė tjetėr nė valixhe) Sigurisht!

AI – (I ēuditur) Nuk je mirė?

AJO - (Pėrballė tij) Mė qėllo… Mė rrih…

AI - (I lodhur) Lėri shakatė: mė trego pėr ēfarė ke nevojė.

AJO - (Edhe mė e vendosur) Mė qėllo… Mė rrih… Unė nuk jam njė grua e mirė pėr ty.

AI - (I hutuar) Sonte nuk ėshtė natė pėr tė bėrė kėtė lloj humori. Para syve kam vetėm nota muzike.

AI - Kur tė kam goditur ty ndonjėherė? Kur e kam ēuar kėtė ndėrmend, thuaj!… Tė lutem shumė!

AJO - Unė… unė… tė…

AI - Lėri shakatė, tė lutem. Jam tepėr i uritur pėr ta pėrtypur kėtė humor. Do tė ha pėr shtatė ditė, tė thashė. Po, sonte do tė ha pėr gjithė kėtė javė.

AJO - (Me tė njėjtin ton) Shiko…

AI - Nuk shikoj asgjė: na bėj ndonjė gjė tė ēastit. Sado e thjeshtė tė jetė, vetėm tė fus diēka nė gojė. Hajde, vėri nė punė kėto duart e tua tė vockla.

AJO - Prit…

AI - Pse ke vendosur tė na prishėsh humorin sonte?

AJO – (Mė e kthjelluar) Tė kėrkoj ndjesė!

AI – Kėshtu po! Ja sa e lehtė ėshtė tė jesh njė grua e mirė!

AJO – (E hutuar) Unė…

AI – E dashur, pėrse tė ka hipur pėr kaq shumė fjalė! Mandej, pėrse nuk e heq nga dora atė telefon?… Do ta hedhėsh, apo jo?… (Dėgjohet zilja, por ajo nuk e hap telefonin) Pse nuk e hap?… Kush ėshtė?

AJO - (Shikon celularin) Ėshtė… dikush… qė sapo telefonoi.

AI - Kush?

AJO – (Me pėrtesė) Dikush.

AI – Nėse s`paska identitet, pse i kushton vėmendje?

AJO – Atė po bėj.

AI – (E zhbiron me sy) Mos vallė po tė duhet tė sforcohesh pak? (Pas pak) Mė fal, desha tė bėja shaka! (Afrohet dhe e pėrqafon me dashuri) Bėra shaka. 

AJO – (Me psherėtimė) Mė qėllo.

AI - (I hutuar) Si?!… Ē`dreqin ke kėshtu! Mė sqaro pak, dreqi e mori.

AJO - Mė qėllo. (Godet ajo)

AI - (I kthen pėrgjigje nė mėnyrė instiktive) O Zot, ē’ėshtė kjo? Njė mėnyrė eksitimi?

AJO - Tė lutem, mė shtrėngo! Tė lutem! Mė ndihmo, se do tė ēmendem!

AI – (I hutuar) Po nuk mė sqarove, do tė ēmendem unė para teje.

AJO – (Shkėputet nga pėrqafimi i tij) M`u kujtua njė histori e shkuar.

AI – Kjo u ndodh tė gjithėve: ndoshta tė janė lodhur nervat. Nuk ke pushuar fare kėto ditė.

AJO – Ndoshta!

AI – Atėherė fillo tė pushosh qysh tashti.

AJO –  (E bindur) Po pėrpiqem.

AI – Tashti, menjėherė. (Dėgjohet zilja e telefonit) Kush ėshtė?

AJO – (Pa ia vėnė veshin ziles sė telefonit) Shumė kohė mė parė, kur isha nė Danimarkė, jam njohur me njė burrė.

AI - (Qė pret mė shumė) A ka emėr?

AJO - Ėshtė i huaj… ėshtė francez.

AI – Edhe…?

AJO – Ėshtė ai qė mė mori dhe vazhdon tė mė marrė nė telefon.

 

Heshtje.

 

AI - Francez, the? Mos vallė e ke prej tij ftesėn e konferencės nė Paris?

AJO - Sapo ma tha.

AI – (Zilja pushon) Prej tij, sigurisht, e ke edhe lehtėsinė e marrjes sė Vizės?

AJO - Po.

 

Heshtje.

 

AI - Ēfarė kėrkon prej teje?

AJO - (Thatė) Tė martohet me mua.

AI - (I ēuditur) Po ti je e martuar! Je e martuar, apo jo? Jam yt shoq, apo jo?

AJO - Po.

AI - Atėherė ēfarė ka pėr t’u shqetėsuar? (Pas pak heshtjeje) Mandej, unė e di se tė gjithė burrat duan tė martohen me ty.

AJO - (Pak mė e lehtėsuar) Mė fal. Do tė mė falėsh?

AI - (Me dashuri) Vetėm kur tė ha gjėrat e shijshme qė gatuan kjo dorė. (I puth dorėn) Po mė gėrryen uria: tė lutem, gatuaj diēka. Unė kam edhe pak minuta punė dhe po e mbyll pėr sonte. Dua tė rri kėtu pranė teje. Mirė?

AJO - Mirė.

AI - Je shpirt.

AJO – Shko tashti.

 

AI niset, por ndalon kur dėgjohet zilja e telefonit.

 

 AI - Ėshtė ai?

AJO - (Shikon numrin) Ai ėshtė.

AI - (Nė pritje) Pėrgjigjiu.

AJO - (Ngurruese) Jo.

AI - (Qė dėgjon zilen) Ai s’e ka ndėrmend t’i ndahet telefonit.

AJO - E shoh.

AI - Pėrgjigjiu, pra.

AJO - Lėre tė mėrzitet. Do tė mėrzitet dikur.

AI - (Qė dėgjon zilen) S’e ka ndėrmend tė mėrzitet ai manjak.

AJO - Do tė mėrzitet dikur. Shko te violina.

AI - (I stepur) Pamja jote po mė tremb. Dėgjon? Pamja jote po mė tremb… Pamja jote s’po mė pėlqen.

AJO - Mos fol marrėzira. S’ta kam ngenė tashti.

AI - (Me shqetėsim) Ti je zbardhur e tėra.

AJO - (Me pamje tė lodhur) Jam e lodhur. Do tė mė kalojė.

AI - (Me ton tė vendosur) Ma jep mua atė telefon.

AJO - (E trembur) Nė asnjė mėnyrė.

AI - Nė asnjė mėnyrė?

AJO - (E prekur) Ēfarė do t’i thuash?

AI - Diēka. Ku di unė se ēfarė!

AJO - Je xheloz?

AI – (Pak ironik) Pėrgjigja jote do tė mė ndihmonte ta marr vesh. Hape telefonin dhe foli. Tregoje qė je ndėrgjegja ime, siē kam dashur gjithmonė.

AJO - Ti po mė kontrollon? Ky ėshtė presion?

AI - Ndoshta.

AJO - Ndoshta?

 

Heshtje.

 

AI - A ke provuar ndonjėherė tė kesh probleme me ndėrgjegjen tėnde?

AJO - S’po tė kuptoj.

AI - S’ta kam thėnė ndonjėherė, por ja ku e solli rasti: unė tė kam dėgjuar njėherė tek flisje me kėtė francezin tėnd.

AJO - Po ti s’di frėngjisht! Ēfarė paske dėgjuar?!

AI - S’ishte edhe aq e nevojshme: ishte e mjaftueshme sa pėr tė lindur njė krimb sikletosės brenda meje.

AJO - Ti mė ke pėrgjuar? Mė thuaj: ti mė ke pėrgjuar?

AI - Kurrė. Ka ndodhur rastėsisht. Tė betohem se kurrė nuk kam menduar pėr pėrgjim.

AJO - Je bėrė xheloz? Mė thuaj, je bėrė xheloz, apo jo?

AI - Tė fola pėr njė krimb sikletosės. Tė them tė drejtėn, nuk ishte e lehtė tė jetoje me tė: ēdo lėvizje e dyshimtė e jotja ma nxinte ditėn. Mendoje se deri ku shkon fantazia e njė njeriu tė ndjeshėm! E ke provuar ti ndonjėherė kėtė gjendje?

AJO - Pse s’ma ke thėnė? Pse i bluan kėto gjėra vetėm pėr vete?

AI - Edhe unė kam miqėsitė e mia, por kam ditur t’i kontrolloj ato. Prej teje prisja tė njėjtėn gjė. Normale, apo jo?

AJO - (Qė dėgjon zilen) Do ta fik.

AI - Kjo s’ėshtė pėrgjigje.

AJO - Ti mė premtove ndihmė.

AI - Po.

AJO - Atėherė afrohu. (Ai afrohet) Shtrėngomė dhe thuamė ndonjė fjalė tė mirė.

AI - (E pėrqafon) Je shpirt.

AJO - Ti je shpirt.

AI - Mė premto se do t’i kthesh pėrgjigje.

AJO - Tė premtoj.

AI - Je shpirt.

AJO - Shko te violina. Po pėrpiqem tė gatuaj diēka.

AI - Do tė rri kėtu me ty.

AJO - Shko. Ndjehem mė mirė.

AI - Je e sigurtė?

AJO - Po.

 

Heshtje.

 

AI - (Mendohet) Zilja s’po bie mė, por ai tė pret nė Paris… (Me ngurrim) Sikur tė mos shkosh fare kėtė herė?

AJO - Nuk do tė ishte gjė e mirė pėr karrierėn time. Mė ke thėnė se i do tė gjitha gjėrat e mia, apo jo?

AI - Ai manjaku do tė tė shqetėsojė.

AJO - Unė jam e pėrgjigjshme pėr jetėn time, apo jo? Tė lutem, shko te violina: ky koncert ėshtė i rėndėsishėm pėr tė dy ne.

AI - Mė gėzon kur thua kėshtu.

AJO - Shko.

AI - Je shpirt.

AJO - Shko.

AI - Fjala jote ėshtė urdhėr pėr mua.

AJO - Atėherė, tė urdhėroj.

AI - (Me ton ushtarak, pak qesharak) Urdhėri nuk diskutohet, por zbatohet.

 

AI niset dhe fillon tė luajė nė violinė.

 

AJO - (Duke ndjekur muzikėn me lėvizje duarsh) Mirė ėshtė, mirė. (S’reagon ndaj ziles sė telefonit) Ėshtė mirė teknikisht: njė jetė nė violinė.

 

AJO vazhdon tė mos reagojė ndaj ziles sė telefonit.

 

AI ka lėnė violinėn dhe shfaqet nė skenė.

 

AI - Pse nuk i pėrgjigjesh atij dreq telefoni: nuk mund tė punohet kėshtu… A s’e dėgjon zilen?

AJO - (Qė ende s’e ka marrė veten) Cilėn zile?

AI - (I ēuditur) S’e dėgjon zilen e telefonit?

AJO - (Edhe mė e ēuditur) Zilen e telefonit? Cilit telefon?

AI - Ti nuk je mirė. O Zot, ti po mė ha tė gjallė sonte!

AJO - Mė merret pak fryma: hapi dritaret… Dritaret, tė lutem!

AI - (I habitur) Hapur janė dritaret.

AJO - (Me dorėn nė gjoks) Kam vėshtirėsi nė frymėmarrje.

AI - (I shqetėsuar) Tė thėrras njė mjek?

AJO - Jo. Do tė mė kalojė.

AI - (Me tė njėjtin shqetėsim) Ēfarė tė bėj pėr ty?

AJO - Shko, luaj nė violinė.

AI - Nuk tė lė vetėm. Ēfarė po bėje? (Shikon valixhet) Mos po mbaje pesha tė rėnda?

AJO - S’po bėja gjė. Po dėgjoja muzikėn.

AI - Mos janė probleme shtatzanie?

AJO (Qesh) Jo, jo. Thjesht po dėgjoja muzikėn, kur m’u bllokua frymėmarrja.

AI - Nuk tė lė mė vetėm. Do tė rri kėtu pranė teje.

AJO - Nesėr ke koncertin. Janė lajmėruar gjithė ato njerėz.

AI - As vetė karriera ime nuk ka kuptim pa ty, jo mė njė koncert.

AJO - Ky ėshtė kyēi i karrierės tėnde. Sonte nuk po i bie mė violinės: nė djall ato pasiguritė e vogla. Do tė rri kėtu pranė teje.

AJO - Mos u bėj i marrė: bėje pėr mua. Shko te violina!

AI - Mos ma kėrko kėtė. Do tė rri kėtu pranė teje.

AJO - (Me ton lutės) Duhet ta bėsh pėr mua.

AI - Ndryshon puna: nėse thua ti, bėj edhe mė tepėr se kaq.

AJO - Je shumė i mirė.

AI - E mirė je ti.

AJO - Shko.

AI - Ėshtė urdhėr?

AJO - Pothuajse.

AI - Kėshtu, po. (E puth) Je shpirt.

AJO - Shko.

AI - Ēfarė do tė isha unė pa ty?

AJO - (E shtyn butė) Shko. E dua kėtė koncert. Ti duhet ta bėsh atė edhe pėr mua: i kam emocionet sikur do tė dal vetė nė skenė.

AI - Po mė detyron shumė: s’di nė do t’ia dal kėsaj qė mė kėrkon.

AJO - Je shumė mirė: veēse mbylli edhe kėto problemet e fundit.

AI - Ti mendon se jam mirė? Mė intereson shumė mendimi yt: ti mendon se jam mirė?

AJO - Padyshim. Mund tė tė gėnjeja ty, por nuk dua tė gėnjej veten.

AI - Tepėr e madhe pėr mua kjo qė po ma beson. A do ta mbaj, thua?

 

Heshtje.

 

AJO - Unė pres qė tė ndryshojė edhe jeta ime, jo vetėm e jotja, pas kėtij koncerti.

AI - Mos mė kėrko kaq shumė, tė lutem. Unė njė copė violinist jam!

AJO - Unė di ēfarė kėrkoj. Gjithmonė e kam ditur ēfarė kėrkoj.

AI - Nuk tė kuptoj. Fol mė shkoqur, tė lutem!

AJO - Njė takim me Presidentin e Republikės mund tė ndikojė pėr tė ardhmen e karrierės sime.

AI - Pėr ēfarė e ke fjalėn? Hapju mikut tėnd.

AJO - Do ta tregojė koha. Durim, i dashur, durim!

AI - (Picėrron sytė) Nuk tė ėshtė hequr nga mendja ajo ideja pėr tė shkuar nė ndonjė ambasadė?

AJO - Rekomandimi i Presidentit do tė na hapte rrugė pėr punė nė njė organizėm ndėrkombėtar. Sidomos, po u prit mirė tema qė do tė mbaj nė Paris.

AI - Mendoja se kėto ide kanė mbetur nė njė kohė tė shkuar: s’mė ke folur mė pėr to. E dashur, pse mė mban kaq larg?

AJO - S’ka rėnė biseda. Ja ku ra.

AI - Mė vjen mirė qė s’tė kanė lėshuar dėshirat pėr jetėn. E unė ta qaja hallin!

AJO - S’jam plakur akoma. Pse ti je plakur?

AI - Nganjėherė mė duket vetja njėqind vjeē.

AJO - Avash, avash… (Qesh) Si do ta shtyj unė me njė njėqindvjeēar?

AI - Mosha ime ėshtė nė dorėn tėnde.

AJO - Ē’ėshtė kėshtu me ty sonte: ik more luaj nė violinė.

AI - (Me ton ushtarak, pak qesharak) Si urdhėron! (Shkon, por qėndron nė mes tė rrugės) S’bėre mirė qė mė tregove pėr ato dy thinjat.

AJO - E di mirė. Tė dhashė njė mundėsi qė tė mė kundėrvihesh kur tė tė them “xhaxhi”, siē tė tha ai djali atė natė.

AI - (Bėn me dorė nga koka e vet) Dua tė them se tė gjitha kėto tė miat kanė emrin tėnd.

AJO - (Buzagaz) S’ėshtė e vėrtetė.

AI - (Tund kokėn nė mėnyrė kundėrshtuese) Eh! E vėrtetė, the!

 

Shkon.

 

ZONJA shfaqet nė dritė.

 

ZONJA – Ta tregova historinė e atij djalit me revole, sepse pas kaq shumė vitesh dikush e ringjalli atė nė njė revistė – duke mė quajtur “bukuri pėr tė cilėn janė flijuar dikur”. E ē’bukuri qenkam unė sot nė moshėn tetėdhjetė vjeē? Ė? ...A ndjeva unė ndonjėherė pėr tė?… Jo, jo. Ata tė familjes sė tij thoshin se ishte pak budalla.

 

Pas varėses sė rrobave, AJO duket duke folur nė telefon.

 

Hynte e dilte nga pusi. Bėnte sa e sa lojėra tė tjera si kjo. Merrte njė dylbi dhe, pasi ngjitej nė njė shtyllė pėrballė dritares sė klasės sime, mė vėzhgonte prej atje.

AI – (Qė hyn pėr njė ēast nė realitetin e ZONJĖS) Pse u lidh vetvrasja e tij me emrin tėnd?

ZONJA – Sepse e gjetėn me fotografinė time nė dorė... Ia kishte siguruar njė njeri qė hynte e dilte nė shtėpinė tonė.

AI – (Pėrsėri nė realitetin e saj) Po armėn ku e gjeti?

ZONJA – Ec e merre vesh. Me sa duket, njeriu qė e kėrkon edhe mund ta gjejė... A do tė mė vish pėr tetėdhjetėvjetorin? Kam edhe njė dhuratė pėr shpirtin tėnd binjak… Eh, shpirti binjak!... Ėshtė e bukur... Ėshtė bukuri tjetėr kjo e sotmja.  

 

AJO shfaqet nė plan tė parė.

 

AJO - (Ka njė tė folur dramatik) Erdhi njėri dhe trokiti nė portėn e sė dashurės. E pyetėn nga brenda: “Kush ėshtė?” dhe ai u pėrgjigj:”Jam unė”, por porta nuk u hap. ai erdhi pėr tė dytėn herė e thirri:”Unė jam”, por prapė s’u dėgjua gjė nga brenda. Kur erdhi tė tretėn herė, e pyetėn:”Kush je ti?” dhe ai u pėrgjigj:”Jam ti vetė, o e dashura ime”. Vetėm atėherė porta u hap…

 

Nuk ka mė Romeo e Zhulietė, i dashuri im, se na quajnė arkaikė…

 

Nėse njeriu guxon tė deklarojė se ėshtė i lirė, mund tė jetė menjėherė i lirė?… Qė nė fėmijėrinė time, gjithė njerėzit rreth e rrotull mė mėsuan vetėm dobėsinė: qė nė ēastin e lindjes mė thanė se unė jam njė qenie e dobėt… Kam bėrė shumė gabime nė jetėn time, por jam e sigurtė se pa kėto gabime, pa asnjė pėrjashtim, s’do tė isha kjo qė jam: pėr kėtė arsye jam e kėnaqur qė kam bėrė gjithė ato gabime. Parapėlqej tė pėrdor fjalėn “gabim”, pasi fjala “mėkat”, megjithėse e shkėlqyer nė origjinėn e saj, ka pėrfunduar nė diēka qė mė frikėson...

 

Nervat e mia janė mė tė tendosura se njė tel violine. Gjithė tė mirat, Zhan Klod. Paē fat!

 

Sigurisht, qė tė dua. Dhe habitem se si ka kaq shumė dashuri nė zemrėn time. Mos duhet t’ia heq vetes dhe tė shpėtoj nga ky fatalitet idiot? A mund ta liroj zemrėn nga kjo dashuri vrasėse?… Ti nuk ke fuqi Zoti, Zhan Klod, i dashur… Tė lutem… (Lėshohet e dėrmuar) Ti nuk ke fuqi Zoti… Harro gjithēka… Ashtu si unė… qė nuk e pata tė lehtė, por sė fundi ia dola tė ngrihem mbi ndjenjat e mia… Pėrse paskam pjesėn time tė fajit? Pėrse?… Ndoshta ke tė drejtė…

 

Le ta ndajmė fajin pėrgjysėm dhe ta mbyllim kėtu… Jo… Tė lutem…

 

AI ka dalė nė dritė dhe e vėshtron.

 

AI – (Ndėrsa ajo po pėrgatitet tė pėrplasė celularin pėrtokė) I dhe pėrgjigje atij manjakut?

AJO - (E trembur nga befasia e shfaqjes sė tij) I thashė… diēka.

AI - (Nė gjendje gazmore) Ta festojmė me njė gotė verė, atėherė. Na mbush nga njė gotė. Do tė jepja mbretėrinė pėr njė gotė verė. Hape shishen.

 

Heshtje.

 

AJO - Jo.

AI - Pse?

 

Heshtje.

 

AJO - Duhet tė bisedojmė.

AI - Jo. Tashti duhet tė pijmė verė.

AJO - Duhet. Pikėrisht tashti duhet.

AI – (Duke kėnduar si tenor) As mos e ēo nėpėr mend. Ti duhet tė bėhesh zot i jetės tėnde: kaq. Harroi vogėlsirat e papėrfillshme tė jetės. Mbyti me verė.

 

Heshtje.

 

AJO - (Pak melankolike) Muzika qėparė mė ēoi nė qiell.

AI - Muzika kėtė synon.

 

Heshtje.

 

AJO - Veēse me disa shpirtėra ia arrin e me disa jo.

AI - (Pa e humbur gjendjen gazmore) Ta thyej violinėn, thua ti?

AJO - E kotė: tashti muzika ėshtė nė ajėr. Unė jam e mbushur me tė.

AI - (Pak i trembur) Tashti duhet tė pijmė verė. Nesėr e mbledhim mendjen dhe flasim pėr kėto gjėra.

 

Heshtje.

 

AJO - Ti si artist e di se arsyeja dhe logjika nuk i japin zgjidhje kėsaj bote.

AI - (I shqetėsuar) Ti mendon se e njeh veten nė kėto ēaste?

AJO - (E qetė) Po pėrpiqem ta njoh.

AI - Lėri vendimet pėr nesėr: do tė pendohesh pėr kėto qė po thua.

AJO - Jam esėll. Dhe, them, mė esėll se kurrė mė parė.

AI - (Qė mban vesh zilen e telefonit) Jepi pėrgjigje dhe tė shohim se sa esėll je. Jepi pėrgjigje. (Ngre zėrin) A dėgjon nga veshėt: jepi pėrgjigje.

AJO - Ti po bėhesh i dhunshėm?

AI - Do tė bėhem edhe i dhunshėm nė qoftė nevoja.

AJO - Si guxon?

AI - Si guxoj? Ti mė thua mua si guxoj?

AJO - Sigurisht.

AI - Jepi pėrgjigje.

AJO - Jo.

AI - Atėherė unė gjej shumė arsye pėr tė guxuar.

AJO - Lėre kėtė bisedė.

AI - Jepi pėrgjigje.

AJO - Jo.

AI – (Tėrhiqet pas) Jo?

 

ZONJA – Si t’u duk jeta e Shopenit?... Prandaj janė tė mėdhenj artistėt. Gjithmonė mendoj: “ah sikur tė kishte pėrfunduar me Zhorzh Sandin”. Ti si mendon?... Fol. Sa i heshtur qė je!

 

AI - (I tronditur) Atėherė ti mė ke mashtruar gjithė kėtė kohė… (I afrohet tė shoqes) Mjaft e gėnjeva veten se ai na qenka njė manjak. (E kap pėr krahėsh qė ta kthejė mirė nga vetja) Shikomė nė sy!… (Gjithnjė e mė i tronditur) O Zot, s’desha ta besoja: ti mė paske tradhtuar me tė vėrtetė. (E shkund me forcė) Ti mė paske tradhtuar! Ti mė paske tradhtuar! Ti mė paske tradhtuar! (E lėshon) Si nuk tė kam kuptuar! Si nuk tė kam kuptuar! Kaq i trashė paskam qenė! Si ke guxuar tė ma bėsh kėtė? Si ke guxuar? Si? (Dėgjohet zilja njė copė herė) Jepi pėrgjigje.

AJO - (E hutuar) Tė thashė se nuk i jap.

AI - (Me ton tė prerė) Ti do t’i japėsh pėrgjigje tani, kėtu nė praninė time: nuk mund tė mė mashtrosh mė.

AJO - Jo.

AI - Po. (E godet me pėllėmbė)

AJO - Ti nuk mund tė shikosh asnjė arsye pėr tė mė goditur, sepse tė janė errur sytė.

AI - Ti e sajove kėtė dramė, hajt na nxirr prej saj.

 

Heshtje.

 

AJO – (Thatw) Pėr personazhet nuk vendos dramaturgu: ata kanė jetėn e vet.

AI - Dhe…?

AJO - Ata kanė jetėn e vet.

 

Heshtje.

AI - Unė duhet ta di cili ėshtė roli yt, qė ta kuptoj se cili ėshtė roli im… Ti ke shkuar me atė burrė?… Ke shkuar me atė burrė dhe nuk ke patur fare probleme me ndėrgjegjen tėnde?… Unė qenkam njė leckė pėr ty?… Pse ma ke fshehur?… Mė ke thėnė kaq kohė se mė doje!…

 

Heshtje.

 

AJO - Tė doja.

AI - Nuk di ta kuptoj kėtė qė thua. Nuk di ta kuptoj nėse kjo tė justifikon.

AJO - Ti ishe dhe je burri im.

AI - Pranoj qė jam i trashė: tė lutem mė sqaro.

AJO - Ti je aq i trashė aq sa mund tė pajtohem unė me dėshtimet e mia.

AI - (I hutuar) Kush ta ka kėrkuar kėtė?

 

Heshtje.

 

AJO - Jeta… Jeta qė bėjmė bashkė.

AI -  Unė jam njė njeri qė e di se ē’ėshtė dialogu.

AJO - Ne po e bėjmė kėtė dialog.

AI - Po e bėjmė dialogun?… Tashti!?

AJO - Pse jo?!… A s’mė trajton si njė njeri tė dėshtuar? A s’je ti qė e ke harruar fare personalitetin tim?

AI - Ti mendon se mund tė shtyhet jeta me mashtrime?

AJO - Ke tė drejtė: unė nuk dua ta mashtroj mė veten. Por ti pėrgjigjiu pyetjes sime.

 

Heshtje.

 

AI - Porse mua mė ke mashtruar pa pikėn e brerjes sė ndėrgjegjes… Si ma bėre kėtė?… Vazhdoj tė mos e besoj se ėshtė e vėrtetė… (Hakėrrehet) Thuamė se sajove njė shkak qė unė tė tė lė tė shkėputesh prej meje.

 

Heshtje.

 

AJO - Nuk dua ta shtyj mė jetėn mbi gėnjeshtra. Mjaft mė! S’ėshtė mirė as pėr ty, as pėr mua. S’ėshtė mirė pėr tė ardhmen tonė, pra.

AI - (I pikėlluar) Qenka e vėrtetė, pra… Ku e merr kurajon tė ma thuash me kaq lehtėsi? Ku?… Zoti tė ka dėrguar nė kėtė botė qė tė mė kujtosh mua dėshtimin… (I zemėruar) Por ti e di mirė qė nuk ėshtė nė natyrėn e njeriut qė ta pranojė dėshtimin…

AJO - Ti nuk je i dėshtuari. Ėndrra e jetės tėnde ka qenė njė koncert si i nesėrmi. Njėzet e katėr orė tė ndajnė prej saj… E dėshtuara jam unė.

AI - Prandaj e kėrkon dėshtimin e kėtij koncerti.

AJO - (E indinjuar) Mosmirėnjohės.

AI - Mendon se nuk e ke shkatėrruar kėtė koncert?

AJO - Puno edhe pak minuta dhe ia ke dalė.

AI - Ti po mė ha tė gjallė mua!

 

Shkon te njėra nga ēantat, nxjerr njė shishe dhe fillon tė pijė.

 

AJO - (Qė e shikon gjatė) Mos pi.

AI - Pse s’mė shikon si xhentėlmen?… Lut Zotin qė pate njė burrė… artist… Njė burrė tjetėr… njė burrė tjetėr… njė nga ata… qė…(Pi)

AJO – (E trembur) Mbaje veten. Ti s’je nga ata qė pi… mund tė tė bėjė keq.

AI - Po pi pėr fitoret e gruas sime… A nuk jam njė xhentėlmen? (Pi)

AJO - Mos pi.

 

ZONJA – A e pėlqeu dhuratėn time shpirti yt binjak? E di, qe diēka shumė e thjeshtė, por nuk gjeta nga ajo qė dėshiroja, sepse kishte mbaruar.

 

AI - Thuamė se nuk ėshtė e vėrtetė… se sajove njė shkak… budalla… pėr tė mė provokuar… Thuamė se nuk ia arrite qėllimit… Thuamė diēka… nėse...

AJO - Mos pi.

AI - Vetėm kėtė fjalė di tė mė thuash? Ēfarė mė ka mbetur nga sedra e burrit?

AJO - (Me ton tė vendosur) Jeta jonė nuk duhet tė shtyhet mė mbi gėnjeshtra… Jeta ėshtė e gjatė.

AI - Frazė dramash mediokre.

AJO - (E fyer) Deri kėtu shkove? (E zemėruar) Mos duhet tė ta kujtoj se talenti isha unė? Mos duhet tė ta kujtoj se ti ia ke dalė vetėm nė sajė tė punės sistematike qė ke bėrė?

 

Heshtje.

 

AI – (Ironik) Atėherė mos duhet parė mė mirė pėrcaktimi i talentit?

AJO - (E gatshme pėr sherr) Ashtu!

AI - (Nė mėdyshje, pa ia varė zemėrimit tė saj) Kush di pėr kėtė histori?

AJO – (Me ton nėnēmues) Ti je rob i opinionit.

AI - (I pikėlluar) Pse e bėre?

AJO - Ka veprime qė nuk ua mendojmė dot pasojat.

AI - Ky arsyetim nuk ėshtė justifikim.

 

AJO hap njė ēantė dhe hedh te kėmbėt e tij njė tufė me zarfe.

 

AJO - Po, janė tė pahapur: qyshse e mora vesh se kėrkonte martesė prej meje, nuk hapa mė asnjėrin nga zarfet. (Tregon secilin zarf) I shikon?

AI - (Ftohtė) E ēfarė tė shikoj: ti ke bėrė ēfarė ke dashur. Ke luajtur me mua, ke luajtur edhe me atė. Ti paske qenė njė pėrbindėsh! Si ka mundėsi qė kam jetuar nėn njė ēati me ty?! Si ka mundėsi?!

 

Heshtje.

 

AJO - E kam respektuar martesėn tonė.

AI - (Me ironi) Kjo ėshtė pak e pakuptueshme pėr mua.

 

Instiktivisht merr shishen dhe pi.

 

AJO - Jo mė pak, edhe pėr mua. Mos pi.

AI - (Me ironi) Po unė jam njė njeri qė nuk i mungon dashuria, apo jo. (Pi)

AJO - (Provokuese) Ti s’e ke parė kurrė veten tė pirė: mbase ajo tė bėn qesharak.

AI – Qesharak!?… Pse u dashka tė pi qė tė bėhem qesharak: ti ia dole tė mė bėsh qesharak edhe pa pirė.

 

Lė shishen. Niset instiktivisht.

 

AJO – Ku shkon?… Ku shkon?

 

AI qėndron nė tė dalė tė skenės.

 

AI – Pėrse don tė dish pėr mua?… Mė ke nxjerrė nga skena e jetės tėnde, apo jo?…

 

Niset, por pas pak ndalon edhe njė herė.

 

AJO – Ku shkon?

AI -  Bėra gjithēka pėr ta ngritur dhe pėr ta mbajtur kėtė familje, por ti vendose vetė pėr gjithēka.

AJO – Ku shkon?

AI – Ku shkon?!…

AJO – Ti tėrhiqesh me qėllim qė t`i fyesh veprimet dhe vendimet e mia. T`i injorosh.

AI – Ti s`ke lėnė asnjė grimė vend tė them edhe unė diēka, apo jo?

AJO – Ti je burri im dhe ne duhet tė diskutojmė bashkė.  

AI – (Me ironi) Burri yt?!

AJO – Ti nuk mė konsideron mė si gruan tėnde?… Jo?

AI –  (Ngatėrrohet) Ti… ti…

AJO – Mbase ke tė drejtė tė mė dėnosh. Mbase… unė…

AI – (Afrohet) Pėrse… pėrse nuk… e anullon kėtė udhėtim? (Lutės) Tė lutem, anulloje! Bėje pėr vete dhe pėr tė gjithė ne.

 

Heshtje.

 

AJO – Ti e di se kam pėr tė mbajtur temėn time shkencore. Ti e di se nuk duhet t’i bie me shqelm kėtij shansi.

AI - (Me dhimbje) Edhe kjo ėshtė punė e tij, apo jo?

 

Heshtje.

 

AJO - Ėshtė njeri me pushtet dhe influencė tė madhe.

AI - (Kėrkon tė thotė diēka, por ndėrron mendje) Mė ke kthyer nė njė njeri qesharak.

 

Niset edhe njė herė.

 

AJO – Ku shkon?… Ku shkon?… Duhet tė bisedojmė… Ku shkon?… Pėr ty gjithēka ėshtė muzika, apo jo?

AI – (Ndalon sa pėr tė folur) Kujtova se gjithēka ėshtė te muzika. Kur luajta qeshė i fortė, por kur ndalova heshtja qe mė e fortė.

 

Niset pėrsėri.

 

AJO – Ku shkon?… Ku shkon? … Ku shkon?

 

Ai nuk pėrgjigjet dhe del.

 

O Zot, qenkam e dėnuar me ēmimin e tmerrshėm tė lirisė sime!… Pėr kėtė kam ėndėrruar?…

 

Pėr kėtė kam luftuar?… Kur do ta gjej origjinėn e ēdo ndjenje?… A do ta sistemoj ndonjėherė jetėn time?

 

Dėgjon zilen dhe hap telefonin. Dėgjon njė copė herė, duke bėrė hapa nėpėr skenė. Mė nė fund e hedh telefonin nga dora.

 

Nuk ke fuqi Zoti, Zhan Klod, nuk mė ndihmon dot... A mė premton dot se ke fuqi Zoti?… Vetėm njė Zot mund tė vėrė rregull kėtu… Ky ėshtė realitet, i dashur: s’hyjnė mitet kėtu… Si kanė shkuar gjėrat, asgjė nuk ka vlerė… Ti nuk mund ta kuptosh, prej atje ku jeton, dallimin e madh midis dy mentaliteteve tona… Ti nuk mė kupton kur tė them se asgjė s’ka vlerė…

 

Vėrtitet e tronditur nėpėr skenė.

 

E ka me tė vėrtetė... Avioni do ta sjellė kėtu pėr tri-katėr orė... E ka me tė vėrtetė.

 

Nga lart bie njė letėr, tė cilėn Ajo e ndjek me sy. Kur letra prek tokėn, AJO e merr dhe e shikon. Fillon ta lexojė mė zėrin e tė shoqit.

 

AI - 

Ne nuk duam ashtu si lulet, qė ēelin vetėm njė herė nė vit.

          Kur dashurojmė, nė krah e nė gjak na vėrshojnė

          Rrėkera lėngjesh jetėdhėnėse.

O vajzė, ja cila ėshtė e fshehta:

          Ē’dashurojmė,

Nuk ėshtė vetėm njė gjė,

          Diēka qė pritet tė vijė nė tė ardhmen,

          Por gjithēka qė gėlon e valon nga brenda e panumėrim.

          Jo vetėm njė fėmijė,

          Por tė gjithė etėrit, qė si rrėnjė vargmalesh

          Janė ngulitur brenda nesh,

          Porsi shtrati i nėnave tė dikurshme:

Porsi tė gjitha peizazhet pa zhurmė,

Nėn qiellin e njė fati me re apo tė kthjellėt.

Moj vajzė, ja e fshehta.

Dhe kjo e fshehtė ka qenė para teje.

 

Heshtje.

 

AJO - Frikacak!… Burra frikacakė: kėrkojnė t’i zgjidhin gjėrat qė larg… me telefona… me... A do tė jem ndonjė ditė ballė pėr ballė me njė burrė tė vėrtetė! 

 

Heshtje e gjatė.

 

AJO vėrtitet nėpėr skenė, derisa i mbetet shikimi te violina.

 

AJO – (Imiton) Luaj pėr mua nė violinė!… Shumė mirė!... Ja ku po luaj edhe nė violinė pėr ty... Shumė mirė.

 

Shumė e gėzuar, gati e lumtur, shkon dhe fillon tė luajė nė violinė.

 

Pas pak, AI hyn nė skenė me njė shishe pijeje nė dorė, tė cilėn e kthen herė pas here.

Vėrtitet i hutuar.

 

AI – (Pasi ia tėrheq vėmendjen muzika) Ti po i bie violinės?… Ti po i bie violinės?… Nuk i re pėr mua, por po i bie pėr atė… Ti kėrkon tė pėrtėrish shenjėn nė qafė dhe tė tundosh atė perversin, francezin tėnd. Ashtu siē tundove atėherė atė tipin…

 

Kur tė la ai tipi, ti s’e vuajte fare, sepse e dije se tė prisja unė, i ndjeshmi, i dashuruari dhe, pėr mė tepėr, i virgjėri… Ti prapė kėshtu mendon: sa tė mėrzitet ky francezi, do tė kthehesh te unė. Tek unė i ndjeshmi, i dashuruari… Kėshtu ėshtė, apo jo!… Veēse unė nuk do tė jem ai qė ēmendet pas dy bishtalecash. Veēse tashti unė nuk do tė jem mė njė i virgjėr. Veēse tashti unė nuk do tė jem njė deklamues qesharak vargjesh dashurie. Veēse tashti unė do tė jem njė burrė i vėrtetė. Ti nuk do tė ikėsh te perversi yt pa… pa… Tashti do ta marrėsh vesh se ē’ėshtė njė burrė i vėrtetė. Tashti… do tė kuptosh… Gjithmonė vjen ēasti i njė burri…

 

AI  lėshon njė britmė tė thekshme prej burri tė fyer. Dritat fiken duke u shoqėruar nga njė zhurmė e potershme.

 

Dritat rindizen dalėmgadalė dhe shihet se AI po qėndron nė gjunjė pėrballė njė shporte tė madhe me lule.

 

ZONJA – Pse mė the se nuk e di, nėse ajo tė do?… Unė e pashė vetė, ajo tė donte shumė... Mos fol mė ashtu!

 

AI - Ku je, o Zot?

AJO - (Futet nė skenė) Ja ku jam.

AI - (E shikon gjatė) Ēfarė do mė?

AJO - Dua djalin.

AI - Ti nuk je Zoti, je djalli.

AJO - Kam ardhur pėr djalin.

AI - (Qesh) Ha, ha, ha. Pėrsėrite, pėrsėrite!

AJO - Dua djalin.

AI - Siē e sheh: me shkrive sė qeshuri. Dashka djalin, zonja!

AJO - Dua djalin.

AI - Si mund ta mendosh kėtė?

AJO - (Bie nė gjunjė nė anėn tjetėr tė shportės me lule) Ai ka nevojė pėr pėrkujdesjet e nėnės.

AI - Ai ka nevojė pėr njė baba si unė e jo pėr njė nėnė si ti.

AJO - Le tė mos grindemi kot pėr kėtė: djali ka nevojė pėr pėrkujdesjet e nėnės.

AI - Ta dhashė njėherė pėrgjigjen.

AJO - Nuk ke tė drejtė.

AI - Ti flet pėr tė drejta? Ti ke gojė e flet pėr tė drejta?

 

Dėgjohet zilja e telefonit dhe ajo shikon numrin.

 

AJO - E shikon, mė mori mua! Dėgjoje!

 

ZĖRI I FĖMIJĖS - Mami pse s’pėrgjigjesh? Ku ėshtė babi? Pse s’dėgjohet violina? Mami! Babi! Pse s’dėgjohet violina? Mami! Babi! (Zėri sa vjen e sfumohet) A s’ėshtė nesėr koncerti: pse nuk dėgjohet violina? Mami! Babi! Mami! Babi! Jam unė! Mami! Babi!

 

AI - A di ēfarė i mbetet njė burri kur i humbet tė gjitha?

 

Heshtje acaruese.

 

AJO – Po ja, thuhet se hyjnia qė vdes e fundit, ėshtė shpresa.

AI – (Me ton olimpik) Gabim, e dashur. Kush ka qenė ai budalla qė e ka thėnė kėtė?... Hyji qė vdes i fundit, ėshtė nderi.

AJO - E ke gabim: hyjnia qė vdes e fundit, ėshtė shpresa.

AI - Jo, e dashur, gabim e ke ti. Hyji qė vdes i fundit ėshtė nderi. (Egėr) Unė e di shumė mirė kėtė.

AJO - Jo…

AI - Jo?! Ti je njė fatalitet, e dashur, ti njė fatalitet! Ti nuk duhet ta marrėsh mė botėn nė qafė. Dėgjomė mua: hyji i fundit ėshtė nderi. Unė e humba edhe atė. Ka vdekur nderi, kupton, apo jo?… Unė i pėrkas asaj race, ku kjo ėshtė gjėja mė e shenjtė: e kupton apo jo?

AJO - Ti i ke tė gjitha.

AI - Tė gjitha?! E di, ti edhe djalin do tė ma marrėsh.

AJO - Djali ka nevojė pėr pėrkujdesjet e nėnės.

AI - Jo tė njė nėne si ti.

AJO - Mblidhe mendjen.

AI – (Me ton tė ftohtė) Kishe tė drejtė: nuk durohet dėshtimi. Kėtu tė kėrkoj falje: nuk e kam ditur se ēfarė do tė thotė tė dėshtosh. Tashti e kuptoj: edhe shikimi tė erret. Ja unė tashti nuk shikoj asgjė… (Me ton tė frikshėm) Ti mos je gjė kėtu?

 

Heshtje.

 

AJO - Nuk ke dėshtuar: nesėr ke koncertin.

AI - Nesėr?! Nesėr kam koncertin? Tė dėshtuarin e lė edhe kujtesa.

AJO - Duhet tė merremi vesh pėr diēka.

AI - S’na ka mbetur ndonjė gjė pėr t’u marrė vesh.

 

Heshtje.

 

AJO - Nesėr vjen Zhan Klod. Dua ta marr djalin me vete. I rregullon ai dokumentet e djalit.

AI - (I befasuar) E thashė unė: ti je njė fatalitet, e dashur, ti je njė fatalitet. Si mund ta mendosh?

AJO - Do tė humbasėsh ēdo gjyq: mos u lodh kot. Mjaft. Bėre ēfarė kishe pėr tė bėrė, tashti mjaft.

AI - S’i kam bėrė tė gjitha. E di, nuk ėshtė faji yt. Ti je gatuar kėshtu. Nuk ėshtė as faji im. Unė jam gatuar kėshtu… Nuk duhet tė marrėsh mė askėnd nė qafė… Ėshtė shkruar drama jonė: nuk tė mbetet tė bėsh asgjė…

 

ZONJA – Muzika i qetėson shpirtėrat.

 

AI - (Bie nė gjunjė) Kthehu. Mė jep edhe njė shans tė vetėm. Po tė kemi vullnetin e mirė, do t’ia dalim. Kthehu.

AJO - (Ftohtė) Nuk ka mbetur mė shans pėr ne.

AI - Jo, mos e thuaj.

AJO - Me keqardhje… Mė duket se i thamė tė gjitha.

AI – (Ironik) Kurrė nuk mund tė thuhen tė gjitha. (Me ton tė frikshėm) Tė gjitha… i mbyll vetėm vdekja.

AJO – (Ftohtė) Mendoj ndryshe.

 

Heshtje.

 

AI – (I tėrhequr) Unė dua tė mė provosh edhe njė herė.

AJO – Se ku i kam dėgjuar kėto fjalė!… Ndoshta nė njė film… apo dramė… Ndoshta kemi parė shumė shpesh drama... Mė shpesh se sa duhet... A nuk mund ta themi dot njė fjalė nga vetja? Si thua?

AI – (I dorėzuar) Fundi i fundit, arti i prin jetės, siē thotė Oskar Uajlldi…

 

Heshtje.

 

AJO – Mundet tė jetė ashtu. Po a nuk tė duket se njė ditė duhet tė lexojmė tė palexuarėn, atė qė ėshtė vetja jonė e pastėr, qė nuk mund tė pėrsėritet te tė tjerėt?

AI – (Me ton tė hidhur) Ndoshta filluam t’u ngjajmė engjėjve. Thuhet se engjėlli qė rri mbi gjithė tė tjerėt, thotė njė fjalė tė vetme… Njė… Cila tė jetė kjo vallė?

AJO – (E zėnė nė grackė) Ndoshta, fjala “Zot”.

AI – (Me tė njėjtin ton tė hidhur) Ashtu thua?!

AJO – (E bezdisur) Po humbasim kohė me gjėra pa vlerė.

 

Heshtje.

 

AI - (Kėmbėngulės) Dua njė shans tė vetėm.

AJO - (E prerė) Ėshtė shumė vonė. Zhan Klod duhet tė jetė nisur dhe avioni e sjell kėtu brenda pak orėsh. Tashti duhet tė flasim pėr djalin.

AI - Ē’mė mbetet mua nėse ti merr edhe djalin! Ti i rrėnove tė gjitha.

 

Heshtje.

 

AJO - Tashti unė e di se kur bėja dashuri me ty, kisha parasysh atė. Fytyrėn, zėrin, erėn e trupit tė tij.

AI – (I indinjuar) Edhe kėtė po e thua!

AJO - (Me ton sofist) Ėshtė e vėshtirė tė mos e lėndosh atė qė dashurohet.

AI - Gratė e ngjajnė fėmijėve: jetojnė me ėndrrat e tyre.

AJO – Aforizma, aforizma!

AI - Kjo tregon se nuk na ka mbetur gjė tjetėr.

AJO - Unė nuk kam folur kaq gjatė pėr dėshtimet e mia: jam pėrpjekur tė jetoj. Dhe kam vendosur t’i shkoj kėsaj deri nė fund: njė jetė ka njeriu.

AI - Po ti s’ke ndjenja.

AJO - (Me dhimbje) Oh, jo. Unė i kam ato me tepri… Padyshim qė edhe ti s’ke pak.

AI - Mjaft. Shumė-shumė mund tė them ndonjė aforizėm tė thukėt pėr dashurinė, martesėn. Sigurisht nga pikėpamja e tė dėshtuarit… Si ndodhi qė mė tradhtove?

 

Heshtje.

 

AJO - Njė ditė ai u afrua dhe mė tha se goja ime buzagaze kishte nxjerrė nė pah dhėmbėt e bukur, tė rregullt, dhe ai mė kishte ėndėrruar gjithė ditėn.

AI - Unė pyeta: si mė tradhtove?

 

Heshtje.

 

AJO - Kjo gjė, komike apo tragjike, ndodhi nė njė rast kur ne s’i pėrkisnim mė vetes. Ishte njė ujdi qiellore, qė iu nėnshtrua tė njėjtit rregull mirėsjelljeje misterioze: instiktit tė pakapėrcyeshėm seksual. Gjithēka ishte prej njė fuqie tė verbėr.

AI - Mirėsjellja e stėrholluar e mashkullit francez gjeti humusin e ambicjes tėnde.

AJO - Ndoshta ishte humusi i dėshtimit tim.

AI - Pse mė bėn mua fajtor?

AJO - Unė nuk tė bėja ty fajtor.

AI – Ke fjalor tė varfėr, e dashura ime, por tė mjaftueshėm pėr tė… pėr tė… Mos tė duket vetja militante?

AJO – (Me ton tė qartė) Jo.

AI – Jo?

AJO – (E kthjellėt) Unė pėrditė kėrkoj mėnyrėn time tė shfaqjes sė personalitetit… qė tė… shkatėrroj hipokrizinė e burrave… Mėnyrė qė buron sė brendshmi… natyrshėm, pa e ditur as vetė… Mėnyrė qė do tė rrezikojė sjelljen tradicionale tė burrave… qė do t`i bėjė tė mos dinė tė vendosen para meje… para njė gruaje qė do tė jem unė…

 

Heshtje.

 

AI – (I lodhur) Ti mė doje mua, apo jo?

AJO - Dashuria ėshtė si feja: nuk arrihet me forcė.

AI - (Cinik) Vetėm kjo na ka mbetur: aforizmat. Tu, deorum hominimque tyranne, Amor! Ti, Dashuri, tiran i perėndive dhe i njerėzve! (Me ton ligėsor) Po si do t’ia bėsh zhgėnjimit, qė vjen si rrjedhojė e plotėsimit tė dėshirės? Si? As qė ke menduar pėr kėtė?

AJO - Sikur kemi dalė nga tema. Zhan Klod mund t’ia behė nga ēasti nė ēast dhe ne duhet tė vendosim pėr djalin.

AI - (Egėr) Djalin, qaje.

AJO - Nuk ke tė drejtė.

AI - Ti mė flet pėr tė drejta? Djalin qaje, tė thashė.

AJO - Vendos ligji pėr kėto gjėra. Ti s’mund tė dalėsh mbi ligjin. Pėrveē tė tjerash, ky ėshtė ligj i natyrės: ti s’mund tė dalėsh mbi natyrėn. Mbi krijimin.

AI – (Me ton ligėsor) Mbi natyrėn? Mbi krijimin? E ēfarė di ti mbi natyrėn e krijimin? Ēfarė? Oh, ato kanė gracka tė tmerrshme, e dashur. Ti gjithmonė e ke mbajtur veten pėr tė zgjuar, po ja ku po ta them unė tė vėrtetėn, tė hidhur apo jo tė hidhur: kanė gracka tė tmerrshme.

 

Ja, ku po tė kėrkoj falje qė nuk ta kam dhėnė kėtė kėnaqėsi mė parė. Si ka mundėsi qė ia kam hequr vetes kėtė emocion! Mė thuaj: a do tė mund ta pėrballosh zhgėnjimin e plotėsimit tė dėshirės? Do tė mundesh? Ajo do tė jetė njė vuajtje e tmerrshme. E tmerrshme. Ferri vetė. Vetėm unė mund tė tė shpėtoj prej saj. Vetėm unė. Kupton? Vetėm unė. Dhe ti do tė ma dish pėr nder gjatė gjithė kohės atje nė pėrjetėsi. Vetėm unė. Edhe unė kujtoja se kjo dorė ėshtė vetėm pėr violinėn, por ja qė ajo mund tė pėrdorka (fut dorėn te shporta me lule) edhe armėn. Madje, mė mirė se ē’mund ta pėrfytyroja. Shumė mė mirė. (Fjalėt i dalin nga goja si krisma) Shumė. Shumė.

 

Dy aktorėt ngrijnė nė STOP KAMERA, ndėrkohė qė e gjithė skena pushtohet dalėngadalė nga njė dritė ireale. Nė sfond dėgjohet lehtė muzika qė luante mė parė violinisti.

 

RADIO PURGATOR – (Pasi ndalon muzika) Kėtu radio Purgator. Ju kujtojmė se do tė keni pak probleme me kujtesėn.

TĖ DY - Deri kur do tė rrimė kėtu?

RADIO PURGATOR – Po nuk u gjet vend tjetėr pėr ju, do tė rrini kėtu deri nė pėrjetėsi… Tashti, pėrsėri muzikė.

(Rifillon muzika)

 

ZONJA – (Nuk e ka mė gjendjen e ekzaltuar) Tė gjitha artet, ka thėnė njė i ditur, tė gjitha priren drejt gjendjes sė muzikės (duke tundur kokėn nė mėnyrė nanuritėse, sipas muzikės) qė ėshtė formė e kulluar.

 

Muzika vazhdon edhe pak.

 

SIPARI