GAZMEND KRASNIQI

GAZMEND KRASNIQI

KODI I VĖRTETĖ I DA VINĒIT

 

 

 

 

 

 

SHORTARI

SHKODĖR-KRAKOV

PASQYRAT

HISTORI ME ĖNDĖRRIMTARĖ

NĖNAT E TĖ MĖDHENJVE

ROJTARI

MARIONETA

KODI I VĖRTETĖ I DA VINĒIT

VETĖVRASJE

DY ALEKSANDRĖT

ALFABETI I FSHEHTĖ

GĖTE, SHILER E TĖ TJERĖ

KTHJELLTĖSIA E PAPĖRBALLUESHME E ZHGJĖNDRRĖS

BJESHKĖT E NEMUNA

ROBINSONADA

THIKA

CAFFE VOLTAIRE

ĖNDRRA

HISTORI E VJETĖR

MJEGULLA

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

                                                                                               

 

 

 

SHORTARI

 

Nė disa prej takimeve tona, Gjon Shllaku, pėrkthyesi i njohur i Iliadės, mė ka folur me entuziazėm pėr njė tekst tė vjetėr, tė njohur vetėm prej ndonjė bibliofili maniak, me autor njė farė Heleni, bir i mbretit Priam tė Trojės, plaēkė lufte te akejtė, pas pėrfundimit tė luftės dhjetėvjeēare. Pėrkthyesi, i cili ka nxjerrė njėqind e shtatėdhjetė fjalė shqipe nga teksti i Iliadės, shpresonte tė nxirrte edhe mė shumė nga tjetri, pasi ky, pėr shkak tė njohjes mė tė pakėt, nuk duhej tė kishte kaluar edhe aq nėpėr duart e shkruesve grekė, pėr t’iu larguar shumė autenticitetit. Nė pranverėn e vitit 2005, Gjon Shllaku nuk jetonte mė kur unė e gjeta kėtė tekst nė njė bibliotekė universiteti nė Londėr. Teksti, tashmė jo nė vargje, por nė prozė, qe nė anglishten e sotme. Gjithmonė pėr t’i ndejtur sa mė pranė autenticitetit, nuk mėtova ta kthej atė nė hekzametėr, apo nė 11-rrokėsh, siē kishte bėrė pėrkthyesi i Iliadės. Ja teksti i kthyer me besnikėri, pa titull nė origjinal, derisa tė biem ndonjė ditė nė gjurmė tė origjinalit tė mirėfilltė:

 

Kėndo, o Muzė, mėninė e njėrit pėr tjetrin, tė bekoftė Heshtia, hyjnesha e vatrės familjare.

Deri dje flitej pėr luftė, sot flitet pėr punė. Thonė se Homeri dhe Hesiodi, aedėt mė tė mėdhenj tė kohės sonė, janė takuar nė Eube, nė oborrin e mbretit tė atjeshėm, dhe janė vėnė nė garė. Disa thonė se ėshtė nderuar Homeri, tė tjerė thonė se ka fituar Hesiodi. Burimet mė tė besueshme thonė qė gjyqtari i kėsaj gare ka shpallur se kurorėn e meriton ai i cili i kėndon bujqėsisė dhe zejeve tė qeta, jo ai qė i bėn tė pavdekshme luftėrat e vrasjet. Por ithtarėt e Homerit janė gjallė dhe tė shumtė: pėr ta lufta ėshtė mė e lehtė se puna, prandaj ngrenė nė qiell idhullin e tyre dhe shajnė Hesiodin. Askush deri mė sot s’e priste tė dalė dikush e t’i thotė Odisesė: “Gjuha ėshtė begatia mė e madhe e njerėzve, nėse ajo pėrdoret me maturi”. Askush s’e priste ta vlerėsojnė punėn, aq sa e vlerėson Homeri trimėrinė, duke thėnė kaq prerė: “Kurrė s’do t’i mbushė hambarėt pėrtaci, as ai qė s’di tė kursejė”.

Sidoqoftė, pėr njerėzit ėshtė e qartė se nuk ėshtė mė si dje: heronjtė ose kanė vdekur, ose nuk dinė si tė sillen mė nė kėtė botėn tonė. Pėr fat (nėse mund tė thuhet kėshtu), tashti qė e shua Troja, askush s’po ia del tė shpikė diēka tjetėr si ajo, diēka qė mund ta hedhė nė luftė gjithė botėn, megjithėse ata qė s’e duan punėn, duhet tė mendojnė ditė e natė pėr tė.

Ēfarė dinė pėr luftėn kėta tė rinj qė u xixėllojnė sytė, kur pėrmenden heronjtė? Nga tė gjithė kėta njerėz qė mė rrethojnė kėtu nė Buthrot, askush s’mund ta imagjinojė si unė tmerrin e Trojės, sepse e kam jetuar atė si bir i Priamit dhe i Hekubės, si vėlla i Hektorit dhe i Paridit, si vėlla i Kasandrės dhe i Poliksenės, si xhaxha i Astianaksit tė vogėl, birit tė Hektorit, emrat e tė cilėve tashmė i njeh gjitha bota.

Anekėnd dheut aedėt i kėndojnė kėsaj lufte, pa e ditur se ēfarė bėjnė me zemrat e kėtyre tė rinjve. E pra, dy nga heronjtė mė pėrcaktues (njėri pėr vazhdimėsinė, tjetri pėr finalen e saj) fillimisht kanė bėrė ēmos pėr t’iu shmangur asaj. Shumėkush e di se Odisea ėshtė hequr si i marrė, duke mbjellė tokat e veta me kripė, derisa ia vunė djalin Telemak pėrpara plugut. Nga ana tjetėr, Akili u fsheh nė oborrin e mbretit Likomed, nė ujdhesėn Skiros, ku i takoi tė bijėn, Deidameian, me tė cilėn pati djalin Neoptolem.

Siē thonė kėngėt e Homerit, historia e djalit Telemak mbisundohet nga historia e heroit Odise, por historia e djalit Neoptolem, megjithėse e shkurtėr si ajo e tė atit, vazhdon pothuajse me tė njėjtin rrėmbim: kėtė e dėshmoj unė, qė qeshė plaēka e tij e luftės, sepse sot nuk mund t’u besohet tė gjithė atyre qė marrin pėrsipėr tė kėndojnė. Nė lindje, ėshtė quajtur Pirro, pėr shkak tė flokėve tė ēelėt, mė vonė ėshtė quajtur Neoptolem, sepse erdhi vonė nė Luftėn e Trojės. Kėto i di mirė, sepse qeshė unė arsyeja qė erdhi atje: pėr fatin tim tė keq, zotat kishin kumtuar te unė se Troja nuk do tė binte pa ndihmėn e tij. Pėr kėtė e bindi Odisea, pasi ky tashti trashėgonte pajimet e luftės sė heroit Akil. Zotat nuk donin qė fati i luftės tė merrte fund kėtu: thanė se duhej tė vinte edhe Filokteti, shoku i Herkulit, harkun dhe shigjetat e helmėta tė tė cilit i trashėgonte. Neoptolemi duhej tė bindte Filoktetin e braktisur nga shokėt nė ishullin Lemnos, pasi e kishte kafshuar njė gjarpėr. Dėshmoj, gjithashtu, se Neoptolemi qe nė barkun e Kalit tė Drunjtė. Ma ka thėnė vetė: qe diēka me tė cilėn krenohej.

Kėshtu bėri pėr vite me radhė: u krenua pėr vrasjen e Priamit, tim eti, tė cilin e tėrhoqi zvarrė nėpėr tempullin e Zeusit, u krenua pėr vrasjen e Poliksenės, sime motre, meqė kur po ndahej plaēka e luftės, fantazma e Akilit kėrkoi t’i flijohej kjo grua. Neoptolemi ia preu fytin tė gjorės mu sipėr varrit tė heroit tė paqetė. Ai krenohej pėr vrasjen e Astianaksit kėrthi, por unė kam dyshuar gjithmonė se kėtė duhej ta kishte bėrė Odisea. Ma tha shumė vonė, nė njė ēast zemėrthyerjeje, se i kishte bėrė kėto bėma ngaqė ndjehej i shtypur nga fama e tė atit. Kur i ra vlimi i gjakut dhe e kuptoi se qe edhe vetė qenie e vdekshme, si gjithė tė tjerėt, do tė donte t’i harronte tė gjitha, por ishte tepėr vonė, pasi e shkuara nuk zhbėhej mė, megjithėse kėtė pata parasysh kur e porosita t’i linte tė gjitha trashėgimitė pėr njė mbretėri tė re nė njė vend mė tė epėrm, nė Epir.

Megjithėse plaēka lufte, na trajtoi mirė edhe mua, edhe Andromakėn, gruan e Hektorit tė ndjerė, e cila i dha tre djem: Mollosin, Pergamin dhe Pielin. Deshėn zotat, edhe ai nuk u zhgėnjye prej nesh. Pas kthimit tė Odisesė nė Itakė, Neoptolemi u bind se ia kisha kursyer unė tė gjithė ato qė pat hequr shpikėsi i Kalit tė Drunjtė, sepse kur e takuam itakasin para nisjes nga Troja, i pata thėnė zotėrisė tim se “ai burrė do tė ketė nė shpinė zemėrimin e Poseidonit, zotit tė detrave, prandaj i duhen dhjetė vjet tė tėra pėr tė mbėrritur nė shtėpinė e vet”. E thashė kėtė me njė farė gėzimi, se nuk mė hiqej nga mendja fakti qė ishte ai flakėsi i Astianaksit tė vogėl nga bedenat. Historia dėshmon se, mė vonė, e shpėtova unė Enean (djalin e Ankizit) nga Skila e Haridba, kur kaloi kėndej nėpėr Buthrotum, me synimin pėr tė kapėrcyer detin e perėndimit: e mėsova se si t’u shmangej atyre pėrbindėshave, qė do t’ia pėrpinin shokėt Odisesė. Nė atė kohė e dija se pas dhunimit nga Ajaksi, mu nė tempullin e Athinasė, tė sime motre, Kasandrės, stuhia do tė mbyste gjithė flotėn akeje. Ka zėra qė thonė se Neoptolemi u kėshillua nga gjyshja Teti, perėndesha e detit, por s’kishte nevojė tė vinte ajo nereidė mes nesh, tė vdekshmėve: pra, qeshė unė qė kėshillova se duhej udhėtuar nėpėr tokė, konkretisht nėpėr Thrakė e Maqedoni.

Kur vendosi tė martohej me Hermionėn, vajzėn e Helenės dhe Menelaut, premtim i cili i qe bėrė sapo iu bashkua ushtrisė qė do tė pushtonte Trojėn, Neoptolemi na la tė lirė mua dhe Andromakėn, duke na dhėnė leje qė tė martohemi dhe tė qeverisim qytetin e bukur Buthrotum, ku gjendem sot e kėsaj dite e kėndoj travajet e njė jete njerėzore, i braktisur nga zotat dhe kohėt heroike, sepse qysh nga vdekja e Neoptolemit askush nuk ka mė nevojė pėr mua. Djali i Akilit nuk vdiq nė pallatet e Atridėve, siē duan tė thonė disa, por mu te tempulli i Apollonit nė Delf: pėr tė zbutur zemėrimin e Apollonit, vrasėsit tė tė atit, vendosi dhurata pėrkushtimi dhe ndezi pishtarė nė tempull. Disa thonė se e vrau prifti i Apollonit, ndėrsa tė tjerė thonė se e vrau mbreti i Fokisė, vendit ku ndodhet tempulli.

Vetėm atėherė e gėzoi Hermionėn Oresti, biri i Agamemnonit dhe Klitemnestrės.

Djali Mollos ka njė mbretėri nė veri tė Epirit. Ėshtė vend trimash dhe njė ditė do t’i dalė zėri pėr kėtė.

Djali Pergam shkoi nė Mysi, ku pushtoi qytetin e Teuthranisė dhe e quajti me emrin e vet. Ėshtė vend kulture dhe sė shpejti do ta ketė namin nėpėr botė.

Pėr djalin e tretė nuk di asgjė: tashti jam plak dhe prej kohėsh nuk e luaj kėmbėn nga Buthrotumi. Mė duket sikur jetova kaq gjatė vetėm e vetėm pėr ta pėrcjellė gjithandej kėtė histori, edhe pse zemrės nuk i vjen tė kėndojė.

Nganjėherė vjen Deidameia e takon Andromakėn: mbėshtesin kokat e bardha te njėra-tjetra dhe nuk nxjerrin asnjė fjalė.

Prandaj ka Hesiodi jehonė nė zemrat e njerėzve: pasi arriti kulmin me Luftėn e Trojės, jeta kalorėsiake ia la vendin brengave tė jetės sė pėrditshme, nė qytet e nė fshat. Gjendja e re dhe e qetė nuk ndodhi asnjėherė: shumė qė u larguan nga atdheu dhe shkuan nėpėr koloni, filluan tė kthehen prej andej tė zhgėnjyer.

Ndryshe nga unė, shumėkush e ka njė atdhe ku tė kthehet. Pėr fat tė keq, atdheu im ėshtė mbjellė me kripė.

Dodona nuk ėshtė larg prej kėtu, por nuk ma mban tė shkoj, sepse nuk ma mban tė pėrballem me zotat. Apolloni ia bėri sime motre tė pavlefshme cilėsinė e shortares, nė orėt e tmerrshme tė Kalit tė Drunjtė, sepse ajo nuk e dashuroi, por unė s’e gjej pse ma kanė hequr fare.

Aq mė pak mund tė shkoj nė Delf, ku e dinė se ēfarė qeshė unė pėr Neoptolemin.

Herė-herė, mė duket se ėshtė mė mirė qė tė mos di asgjė: nuk mund ta pėrballoj mė njė ngjarje tė re.

 

 

Shėnim i botuesit. Siē mund tė dallohet lehtė, qė nė vargun e parė kemi fjalėt shqipe, tė cilat i kanė qėndruar kohės:

mėni-nė (toskėrisht, mėri-nė)

Heshtia (heshtja, paqja)

 

           

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SHKODĖR-KRAKOV

 

 

Me 18 nėntor 1891, kur i duhej vetėm njė ditė pėr tė mbushur 25 vjeē, nė ditarin e kolegjit jezuit tė qytetit polak tė Krakovit, emri i Ndre Mjedės pėrmendet si ai qė do t’u bėnte pėrsėritjen e mėsimeve nxėnėsve tė tjerė. C. (karisimi) Miedia, Andreas, Albanice. Pas kėsaj pėrmendjeje tė parė, vijnė edhe disa tė tjera, pasi ai do tė studiojė kėtu dy vjet rresht: ky qytet i Evropės Qendrore, ėshtė njė farė limani paqeje, pasi nė perėndim (nė Francė) shkollat jezuite janė pėrndjekur egėrsisht dhe Mjeda i ri nuk ka mundur ta vazhdojė shkollėn nė njė vend, ashtu siē ka ndodhur me bashkatdhetarin e tij Anton Xanoni kėtu nė Krakov, i cili studion dy vjet mė lart.

            Rruga ku ndodhet shkolla jezuite quhet Kopernika – ky emėr s’ėshtė gjė tjetėr veēse i famshmi Nikolla Koperniku, zbuluesi i sistemit heliocentrik, i cili, me kėtė rast, rrėzonte besimin absolut se qe toka qendra e gjithēkaje. Ky emėr rruge tingėllon i ēuditshėm kur mendon se shoqėria jezuite themeloi inkuizicionin, i cili u tregua i tmerrshėm me dishepujt e zbulimit tė Kopernikut, sidomos nė Itali. Koperniku ka studiuar (1491-1495) jo shumė metra mė tej, nė universitetin Jagiellonian, i themeluar mė 1364, i dyti pėr kėtė zonė, pas atij tė Pragės.

            Sot e kėsaj dite, mbrojtėsit e inkuizicionit kėrkojnė t’ia zhveshin organizatės namin e tmerrshėm, duke e paraqitur, bie fjala, Xhordano Brunon si vagabond (bredharak e aventurier). Po kėta autorė bėjnė ēmistifikimin e Galileo Galileit, duke thėnė se kishte fėmijė tė paligjshėm me pastruesen. Mbrojtja mė e madhe qė i bėhet inkuizicionit nga kėta autorė lidhet me faktin se heretikėt e rrjedhur nga zbulimi i sistemit heliocentrik kėrkonin blasfeminė e tmerrshme: prekjen a korrigjimin e shkrimeve tė shenjta. Megjithatė, papa Gjon Pali II (Karol Vojtilja), qė ka studiuar po nė universitetin Jagiellonian, ka kėrkuar ndjesė publike pėr ato qė ka bėrė inkuizicioni.

            Ėshtė pėr t’u theksuar se universiteti nė fjalė krenohet kryesisht me kėto dy figura: Nikolla Koperniku dhe Karol Vojtilja.

            Ndoshta Anton Xanoni e ka ditur se njė humanist nga Durrėsi i tij ka qenė pedagog i Kopernikut. Ndoshta jo. Se ēfarė ka menduar Ndre Mjeda i ri pėr kėto ngjarje e fenomene nuk e dimė dhe, kuptohet, nuk do ta dimė ndonjėherė, pasi arkiva e shkollės ruan shumė pak gjėra pėr tė: kėto janė pėrmendjet nė ditar. Arkiva, e cila ndodhet nė kishėn shėn Barbara (shek. XIV), buzė kishės shumė tė njohur nė historinė artit (shek. XIII) pėr altarin e rrallė tė gdhendur nga nurembergasi Veit Stoss, nė tė vėrtetė ka disa foto te zėri Miedia, veēse nė kėto foto nuk gjendet Ndre Mjeda, por pamja e plotė dhe disa fragmente tė tablosė “Dy rrugėt” (Ferri e parajsa) tė piktorit shkodran Kol Idromeno. Nė ato foto, ky i fundit, plot humor tipik shkodran, shikohet i pėrqafuar me ata qė ndodhen nė rrugėt e ferrit, pra djajtė. Pėr fat, jezuiti i ri, drejtori i bibliotekės, dallon njė shishe nė dorėn e piktorit dhe thotė: é critico. Drejtori ėshtė i shėndetshėm, qesh me zė tė lartė, ka njė mjekėr nė tė kuqe dhe nuk mban rroba fetare, pra, krejt ndryshe nga ē’mund tė pėrfytyrohej pamja e njė jezuiti, por, mbi tė gjitha, bie nė sy gatishmėria e tij e lartė pėr tė pėrcjellė te shqiptarėt gjithēka qė ndodhet aty pėr Miedia, Andreas. Gatishmėria e tij nuk ndryshon as kur mėsohet se aty ndodhen disa gjėra qė i pėrkasin shqiptarit tjetėr, Anton Xanonit: nė arkiv, kėtij i dalin dy poezi nė latinisht dhe tre vizatime hokatare.

            - Ekziston, - i them drejtorit, duke treguar me gisht nga tabloja e Idromenos.

            - Sigurisht, - ma kthen dhe lexon vendin se ku ndodhet: bazilikata...

            Pėrmbahem dhe nuk i them se unė e njoh atė tablo jo nga ndonjė bazilikatė, por nga qenia e saj pėr disa dekada nė muzeun ateist tė Shkodrės (i vetmi muze ateist nė botė, siē thuhet), pasi ndoshta do tė duhet shumė kohė pėr tė shpjeguar ēudinė origjinale shqiptare. 

            Te kolegji jezuit i Krakovit ndodhet njė tabelė me emrat e jezuitėve tė vrarė nga hitlerianėt dhe kjo mė kujton bisedėn e bėrė nė Tiranė me njė profesor tė njohur: ai mė tregoi se disa dekada mė parė kishte shoqėruar njė shkrimtar komunist polak, i cili interesohej qė tė vizitonte Shkodrėn, pėr tė parė se ēfarė kishte bėrė komunizmi nė kėtė bastion tė katolicizmit shqiptar, pasi nė Poloni e kishin pasur tė vėshtirė, pikėrisht pse kleri kishte marrė pjesė nė rezistencė. Ndoshta nė kohėn qė ky shkrimtar kthehej nė Poloni, nė Shkodėr kthehej nga Krakovi, ku kishte studiuar nė Akademinė e Arteve tė Bukura, Danish Jukniu, i cili, nė rrethe tė caktuara, u mbajt si piktori dhe pedagogu shqiptar mė brilant i gjysmės sė dytė tė shekullit XX. Akademia e Arteve tė Bukura ndodhet pranė qendrės, nė njė vend me vlera tė rralla artistike e historike: aty ka fortifikime tė vjetra, tė ruajtura nė mėnyrė tė shkėlqyer, ku kalon rruga e dikurshme mbretėrore, ka teatėr mbi njėqind vjeēar, njė muze arti dyqind vjeēar, ku, pėrveē tė tjerash, ndodhet tabloja e famshme e Leonardo da Vinēit “Zonja me hermelin”. Vlen tė pėrmendet se aty ndodhet edhe vepra e Rembrandit “Peizazh me samaritanin e mirė”, pa harruar artefakte nga Egjipti i lashtė (fragmente nga Libri i tė vdekurve, sargofagė dhe skulptura tė ndryshme), nga grekėt, etruskėt (vazot e quajtura Buchero), romakėt, si dhe objekte tė ndryshme tė lidhura me mbretėrit dhe gjeneralėt e ndryshėm polakė. Interesante ėshtė ēadra ceremoniale, plaēkė lufte nga rrethimi turk i Vjenės, qė ndoshta i pėrkiste vezirit tė madh me origjinė shqiptare, Qypriliut, por kjo nuk e ndihmon kėtė tė fundit pėr t’u bėrė hero i kėtij tregimi.

            Danishi e ka kujtuar kėshtu kohėn kur i thanė se ku do tė studionte:

Kur fitova tė drejtėn pėr tė vazhduar studimet e larta nė Poloni ndesha nė njė problem: si gjithė tė tjerėt, kisha dėshirė tė shkoja nė B. S., sepse dija shumė pak gjėra pėr Poloninė. Profesori im, O. Paskali, qė ishte njeri me kulturė, mė shpjegoi se Polonia ishte njė vend shumė i pėrparuar. Kur shkova atje u binda: Akademia e Arteve nė Krakov, ku shkova unė, qe themeluar mė 1818. M“u desh punė e madhe tė korrigjoja shumė gjėra nga ato qė kisha mėsuar nė Liceun e Tiranės: shkolla ku kisha mbėrritur ishte shumė liberale. Tė gjithė profesorėt kishin mbaruar studimet nė Francė. Ēdo gjė qė ndodhte nė Francė mbėrrinte nė Krakov brenda njė jave. Pa kaluar as pesė ditė nga ekspozimi nė Paris, mbėrriti aty, i riprodhuar nė revistė, njė portret i Picasso-s. Van Gog shihej si histori, si formė artistike e kaluar. Shkolla nuk kishte kufizime: lulėzonin tė gjitha rrymat e artit. Tek unė nisi lufta e brendshme: ēfarė mėsoja dhe ēfarė mė priste nė Shqipėri.

             Nė thelb, tė njėjtėn gjė, por nė rrethana tė tjera, do tė thoshte edhe Ndre Mjeda: nė mėnyrė paradoksale, kultura e pėrkryer klasike duhej tė vihej nė shėrbim tė asaj ngjarjeje tė rėndomtė fshati qė quhet “Andrra e jetės”. Sot ne flasim pėr kėtė poet e kėtė piktor, gjė qė do tė thotė se ata ia kanė dalė, megjithėse ėshtė aq e ēuditshme t’i trajtosh punėtorėt e H/C me mėnyrat mė perėndimore tė pikturimit.

Faktin qė Krakovi ka qenė historikisht i vendosur nė kryqėzim tė rrugėve tė mėdha tregtare, nė pikėn e takimit tė kulturave dhe influencave tė ndryshme, ta kujton edhe ngulitja qė herėt nė kėtė qytet e njė komuniteti hebre. Bėhet fjalė pėr shekullin XV dhe njė sinagogė mė tė vjetėr se kėtu mund ta gjesh vetėm nė Pragė. Gjatė luftės II botėrore, pas ērrėnjosjes sė hebrenjve, kjo zonė u shkretua dhe u rrėnua pėr disa dekada, deri nė vitet ’80, kur filloi tė kthehej edhe njė herė jeta e saj. Nami i kėsaj zone u rrit edhe falė regjisorit Stiven Spielberg, qė erdhi kėtu e xhiroi filmin e njohur Schindler’s List. Por, kuptohet, para xhirimit tė kėtij filmi, shtrihej njė periudhė shumėshekullore: pranė njėrės nga sinagogat mė tė vjetra gjenden edhe disa varreza historike, ku varri i Rabinit Moses Isserless (Remuh) vizitohet prej pelegrinėsh hebrenj nga e gjithė bota. Origjina e sektit tė famshėm tė hasidimėve ėshtė mė pėrtej, nė Ukrainė, por letėrsia e ashtuquajtur hasidike ka qarkulluar gjithandej, deri te Martin Buberi, filozofi, i cili e ktheu atė nga Evropa nė Izrael. Nė njė nga trajtesat e tij, ai rrėfen diēka qė duhej ta mbyllte kėtė ekskursion pacak, nė njė farė mėnyre, duke kėrkuar ndihmė te forma parabolike e F. Kafkės. Martin Buberi shkruan:

Tė rinjve qė vinin tek ai pėr herė tė parė, rabini Bunam ish mėsuar t’u rrėfente historinė e rabinit Eisik, birit tė rabinit Jekel tė Krakovit.

Pas shumė e shumė vitesh tė njė varfėrie tė thellė, por qė nuk ia kish lėkundur besimin te Zoti, rabini mori urdhėr nė ėndėrr tė shkonte nė Pragė pėr tė kėrkuar thesarin e fshehur nėn urėn e cila tė shpinte te pallati mbretėror. Kur ėndrra iu pėrsėrit pėr tė tretėn herė, Eisiku u nis mė kėmbė pėr nė Pragė. Ura ruhej ditė e natė dhe ai nuk kishte guxim pėr tė gėrmuar nė vendin e caktuar. Kthehej ēdo mėngjes, duke iu sjellė urės rrotull deri nė mbrėmje. Nė fund, kapiteni i rojeve, i cili i kishte vėnė re ecejaket e tij, iu afrua dhe e pyeti miqėsisht nė kishte humbur diēka, apo nė priste njeri. Eisiku i tregoi ėndrrėn qė e kishte detyruar tė vinte deri aty. Kapiteni ia plasi tė qeshurit: “Dhe ti, o i shkretė, ke ardhur nė kėmbė deri kėtu pėr njė ėndėrr! Nuk duhet t’u besosh ėndrrave. Atėherė, edhe mua mė takon tė nis udhėtimin deri nė Krakov, pėr t’iu bindur njė ėndrre, e tė shkoja nė shtėpinė e njė hebreu, njėfarė Eisiku, biri i Jekelit, pėr tė kėrkuar thesarin poshtė sobės! Mendoje, Eisik, i biri i Jekelit! Gati e shoh veten duke hyrė e duke kontrolluar nė tė gjitha shtėpitė e hebrenjve nė njė qytet ku gjysma e hebrenjve quhen Eisik dhe gjysma tjetėr Jekel!” Dhe qeshi sėrish. Eisiku e pėrshėndeti, u kthye nė shtėpinė e vet dhe zhgroposi thesarin, me tė cilin ndėrtoi njė sinagogė.

Mesazhi i kėsaj historie: ka diēka qė nuk mund ta gjeni nė asnjė vend tė botės, megjithatė ka njė vend nė tė cilin mund ta gjeni.

Njė thesar i madh, nė kėtė rast, ėshtė njė pėrmbushje e ekzistencės.

            Kjo ka vlerė edhe pėr poetin e piktorin e sipėrpėrmendur.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PASQYRAT

 

 

 

            Sapo mė ra nė dorė e para, nuk pata asnjė dyshim se qe njė nga pasqyrat e tij: ai ka pasur njė prirje tė ēuditshme pėr kiminė qysh se qe nxėnės, kėshtu qė arrinte, krejt pėr sport, tė bėnte pasqyra si mjeshtėr i mbaruar, tė cilat gjithmonė, si nė njė lojė, i falte me lehtėsinė mė tė madhe, sepse nė ato kohė, pėr arsye tė njė shansi qė i qe paraqitur vetėm atij, e mendonte tė ardhmen tė sigurt. Pasqyra qė mė ra nė dorė, m'i kujtoi edhe njė herė ato vite tė shkuara, kur ai qe njė djalė i butė dhe i shtruar, pasi doja tė merrja nė shtjellim jetėn e tij, me pėrpjekjen pėr ta rindėrtuar atė, pėr aq sa mund tė rindėrtohet jeta e njė njeriu, kur disa gjėra i kemi dėgjuar dhe disa tė tjera mund tė merren me mend. Pikėrisht nė ato kohė, gjithė godina e lumturisė, e ndėrtuar me ėndrrat e shumė ditėve e netėve, u thėrrmua brenda njė ēasti tė vetėm: pulla postare, qė sipas katalogut kishte njė vlerė tė jashtėzakonshme financiare, doli se qe kopje. Meqė e mėsoi katastrofėn vetėm kur u detyrua ta nxirrte nė shitje pėr shkak tė disa problemeve financiare, nuk arrinte ta merrte veten nga e papritura, pėrkundrazi tek ai lėshonte rrėnjė thellė bindja (aq e njohur pėr kėto raste) se nuk ia vlen tė jetosh ndopak. Gjatė gjithė kėsaj kohe, nuk besonte se mund tė kishte diēka qė mund ta bėnte tė ndryshonte mendim, prandaj u habit kur, papritur e pakujtuar, njė siluetė e njohur gruaje pati aftėsinė ta shkundė nga pėrhumbja dhe po pėrpiqej tė gjente lidhjen  e gjėrave: pse ia tėrhoqi vėmendjen njė grua jo e re. Vetėm kur tiparet e gruas u ulėn nė moshė, e kapi arsyen e atij hutimi: ishte njė histori qė kishte lidhje me njė ngjarje tė ndodhur kohė mė parė, kur, ndėrsa i bėnte vizitė njė miku, i shkuan sytė te dritarja e shtėpisė sė asaj gruaje, ku, megjithėse largėsia qe e madhe iu duk se sytė e tij u takuan me sytė e njė vajze. Atėherė, pėr njė ēast nuk i dha rėndėsi, sepse edhe qe fjala pėr sy tė ftohtė akull, mirėpo kur u kthye, ndjeu njėfarė turbullimi, sikur sytė e panjohur i ngjallėn diēka qė nuk fshihet kurrė. Ktheu kokėn dhe pa se ajo vajza po e shihte akoma, pa lėvizur fare nga vendi: kur shikimet u takuan pėr herė tė dytė, turbullimi u bė edhe mė i madh, por nuk qe ngarkuar me ndonjė shtysė tė veēantė dhe shumė shpejt u ēlirua prej atij ngacmimi tė rastit.

            Me dukjen e rastėsishme tė gruas, kėtė herė ai ngacmimi i rastit mori pėrmasa turbulluese, duke fshirė madje edhe atė mendimin asgjėsues pėr jetėn, megjithėse pak mė parė pat fshirė gjithēka: shikimi i dehur kapte vetėm njė dritare, ku duhej tė priste ėndrra e lumturisė, sepse ai besonte se, me daljen e gruas, ndėrkohė vajza ishte nė shtėpi vetėm. Nė gjėrat qė pat menduar deri sa u kap te dritarja e saj, sigurisht as ai vetė nuk mund tė vendosė rregull, kėto ēaste kanė vlerėn e epifanive ku pėrmblidhet, mbase, gjithė jeta e njė njeriu, kurse pėr ēastin qė ai prek dritaren gjėrat janė mė tė qarta: nė shkreptimėn mė tė vogėl tė sekondės iu kujtuan tė gjithė heronjtė romantikė tė librave e filmave dhe zemra sa s'iu ēa nga gėzimi. I pėrmbytur nga njė ndjenjė triumfi, nė vetėtimėn e asaj drite pa shumė koka njerėzish qė e shihnin me mahnitje e zili tė thellė, por pėrmbi gjithēka ngrihej fataliteti i tij: sytė e saj tė kaltėr, tė pastėr. Shkėlqimi i tyre jo i zakonshėm (aty pėr aty nuk e kuptoi se qe i zbrazėt) i theri vetėtimthi nė shpirt, por ai ishte aq gjakndezur sa kjo iu duk njė gjė pa rėndėsi: i mjaftonte fitimi i atij ēasti, ku vetėm njė puthje do tė ishte ēelėsi i lumturisė.

            Vetėm pasqyrės sė parė, tė cilėn e bėri qė atė pasdite, ia tregoi sekretin: i tregoi pickimin prej gjarpri tė zhgėnjimit, ngaqė buzėt e asaj vajze nuk kishin gjak, nuk kishin fare mish, sepse vetėm atėherė kuptoi tė fshehtėn e fatkeqėsisė, se vetėm atėherė e kuptoi se qe dashuruar me njė kukull. Ndėrkohė, ngjante se shikimi i tij depėrtonte pėrtej pasqyrės, sikurse ngjante qė pasqyra filloi tė shikonte mu nė thellėsi tė zemrės sė tij. Atė natė dhe tė nesėrmen e kuptoi se po e pushtonin ca ndriēime tė rralla tė mendjes, sepse po pėrdorte me lehtėsinė mė tė madhe ca formula qė mė parė s'i kishte ēuar as nėpėr mend: ishte kaq turbulluese kjo marrėdhėnie e tij me pasqyrėn e re saqė ai nuk e mban mend kur pa se pasqyra, edhe pa qenė e lakuar (e lugėt, e mysėt), nė sajė tė mjeshtėrisė sė tij, kishte vetinė qė ēdo gjė tė bukur e tė mirė ta nxirrte tė vogėl e tė tkurrur, aq sa gati nuk e njihje, kishte aftėsinė qė gjėrat pa vlerė e tė shėmtuara t'i shtonte e t'i zmadhonte, kishte aftėsinė qė njerėzit e hijshėm t'i shfaqte tė neveritshėm. Dihet, pasqyra i jep njeriut mundėsinė e vetme tė shihet, tė shohė fytyrėn, sytė, dhe, ndėrkohė, tė ngrejė njė dialog me vetveten (nėse ėshtė Narcis, tė pėsojė fatalitetin e dashurimit tė vetvetes, nėse ėshtė njeri i Mesjetės, pėr tė cilin triumfon shpirti mbi materien, do ta quajė pasqyrėn simbol i kotėsisė, nėse ėshtė njeri i kohėve moderne, do ta gėlltisė tė tėrin shkenca e semiotikės, thėnė thjesht, shkenca e shenjave), kėshtu qė as ai nuk shpėtoi prej kėsaj, madje ēoi nėpėr mend shumė gjėra tė tjera si kėto, para se tė arrinte nė pėrfundimin qė ne shohim pasqyrimin, por nuk mund ta prekim (pasi ėshtė dypėrmasor dhe i paprekshėm), kėsisoj, nė plan filozofik, pasqyra bėhet model i gėnjeshtrės dhe i mashtrimit. Dalėngadalė, komiciteti i imazheve tė pėrftuara ia ngriti nė qiell humorin e rrėnuar: pyetjen dialoguese nė e meritonin njerėzit kėtė lojė, e pasoi pėrgjigja se, sė pari, i duhej tė sigurohej qė ata, njerėzit, nuk qenkėshin njė konstruksion i thjeshtė drite e asgjė mė tepėr se kaq. Meqė shpresoi mė kot se pasqyra do tė rrėzonte ca perde dhe pėrpara syve tė tij do tė shfaqej ajo gjė tek e cila ėndėrrohen njerėzit (bota simbolike, siē e quanin mistikėt, ku ndėrhyn vetėm pėrsiatja, sepse ende nuk mund tė triumfojė fuqia e pasqyrės), ndjente nevojė tė rrethohej nga njė numėr sa mė i madh pasqyrash, thua se do t'ia dilte tė pėrjetėsonte imazhin e vet ndėr to, kėshtu qė prodhonte e prodhonte pa pushim, i mbushur me gjallėrinė e rrallė, qė i jepte iluzioni i madh se ndoshta ai ishte i pari qė po gjente tė vėrtetėn. Kur filloi t'i shpėrndajė pasqyrat, u gjetėn ca njerėz qė ia thanė copė se njeriu nuk mund t'i afrohet mė tepėr sė vėrtetės, por atij nuk iu drodh qerpiku nga kėto fjalė, madje pati njė pėrgjigje pėr ta: sipas tij, nuk ishte e rėndėsishme nėse e besonin, apo jo, por, sipas dėshirės, mund ta merrnin si njė pohim, si njė lutje, si njė fabul e vogėl dhe e ftohtė, ose si njė dėnesje. Mua mė tha se kėrkonte njė pasqyrė nga mund tė kundronte tė gjithė rruzullin, njė pasqyrė tė pėrsosur, tė pakorruptueshme, ē'qe mė e rėndėsishmja, e pandjeshme ndaj gjithēkaje qė pasqyrohej, por kur ia kujtova se kjo qe shqisa (e lartė dhe qiellore) e Judės, u rrudh, u fik, pastaj, qė prej asaj dite, u mbyll nė njė vetmi ndoshta kozmike, sepse askush nuk ia depėrton dot, lajmet pėr tė janė kontradiktore, i bien ndesh njėra-tjetrės, dhe nuk ia vlen t'u zėsh besė.

            Por njė gjė dihet me siguri: qoftė dhe vetėm pasqyra qė mė ra nė dorė, tregon se sa i pangopur ėshtė pėr formula tė reja, tregon se nuk i hyn aspak nė sy ēmimi Nobel, sepse ai ėndėrron tė ngjitet nė qiell qė tė tallet me engjėjt dhe me vetė Zotin. Askush nuk i ka dėgjuar kėto prej gojės sė tij, por, kur duam ne njerėzit, disa gjėra merren lehtė me mend.

            Megjithatė, me kohė, ideja se ėshtė e rremė gjithēka, se po sajon njė mistifikim, m'i ka lėkundur mendimet e para: ndoshta kjo qė kėrkon nuk gjendet tek ai, po diku tketėr, tek dikush tjetėr, sepse a nuk e ilustrojnė kėtė edhe vargjet e mėposhtme tė portugezit tė famshėm Fernando Pessoa, tė pėrkthyera nga njė gjuhė e dytė prej njė mikut tim:

 

            Nuk di kush jam, ēfarė shpirti kam. Kur flas me sinqeritet, nuk di me cilin sinqeritet flas.

            Jam ndryshueshmėrisht tjetėr prej njė uni qė nuk e di nėse ekziston.

            Ndjej besime qė nuk i kam. Mė mbėrthejnė ankthe qė i refuzoj. Vėmendja ime e pėrjetshme mbi veten pėrjetėsisht mė zbulon tradhtitė e njė shpirti, tė njė karakteri qė ndoshta s'e kam, e as ai beson se mund ta zotėroj.

            Ndihem i shumėfishuar. Jam si njė dhomė me pasqyra tė panumėrta fantastike qė japin nė mėnyra fallco njė realitet  tė vetėm e tė kaluar, i cili nuk gjendet nė askėnd dhe ėshtė nė tė gjithė.

            Ashtu siē pianisti ndjehet pemė e madje lule, unė ndjehem disa njerėz. Ndjej tė gjallojnė tek unė jetėt e tė tjerėve nė mėnyra tė paplota, a thua se qenia ime merrte pjesė nė ekzistencėn e shumė njerėzve jo plotėsisht tė secilit, nėpėrmjet njė mase jo un-ėsh qė shkrihet nė njė un sipėrfaqėsor (tė pėrkohshėm).

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

HISTORI ME ĖNDĖRRIMTARĖ

 

 

 

 

1.

Personazhi im mund ta ketė emrin Llesh. Mund ta kishte edhe Gegė, Dedė, por pėr mua kjo nuk ka shumė rėndėsi: ajo qė do tė desha tė them unė, ėshtė se nuk i duam ėndėrrimtarėt, sepse me ėndrrat e tyre ata na sfilitin, edhe pse dėshtimi i tyre i kalon sukseset e tė tjerėve. Nga ana tjetėr, tė vetmuar nė lavdinė e tyre tė ēuditshme, as ata nuk i duan njerėzit, ose, mė mirė, i duan nė mėnyrėn e tyre, por ky nuk ėshtė problem i tregimit tim – kjo mund tė ishte njė histori tjetėr, me njė trajtesė ndryshe.

 

2.

Le tė hyjmė drejtpėrdrejt nė temė. 

Si shumė tė tjerė, pėrpara se tė njihem me Lleshin, edhe unė kam pasur mendimin e njohur pėr zhdukjen e Mujit e Halilit: u zhdukėn kur u shpik pushka, sepse heronjtė e mėsuar me njė tjetėr mėnyrė luftimi nuk u pajtuan mė mėnyrat e reja. 

            Lleshi e hedh tezėn e tij tė re njė ditė tė bukur, nė tė hyrė tė verės. Fillimisht, kur sheh ēudinė te unė, ndryshe nga ē’e ka zakon, nuk e zgjat, por gati i prekur se po e quajnė fantazist, pėr tė vėrtetuar tezėn e tij, mė fton te tė parėt e tij, nė njė vend rrėzė Bjeshkėve tė Nemuna, ku ai ka njė shtėpi verimi. Ndėrkohė, i ka menduar gjėrat hollė dhe me shumė durim, sepse nuk e hap mė kėtė temė, derisa mė dėrgon te njė rapsod i vjetėr aty afėr, kushėri i tij. Rapsodi, njė specie e dalė vetė nga eposi, shtatlartė dhe i drejtė, me mustaqe tė mėdha dhe qeleshen e bardhė, sapo ėshtė kthyer nga Amerika, ku ka shkuar pas tė bijve, qė emigruan atje pas viteve nėntėdhjetė. Ėshtė aq jetėgjallė dhe pa moshė, saqė kur thotė me ēiltėrsi se ka ardhur pėr tė vdekur nė vendlindje, unė qesh me gjithė shpirt, si nga solemniteti nė njė bisedė fėmijėsh: mė duket se ai njeri mund tė vdesė, aq sa mund tė vdesė eposi. Ėshtė krejt e besueshme, siē tregon vetė, se atje nė Amerikė i ka mahnitur njė grup gjermanėsh, kur u flet pėr vendlindjen, saqė ata mezi ē’presin t’i thonė se pėrse ndodhet nė Amerikė. Pėrgjigja e tij nuk vonon: e kanė sjellė shtatėqind dreqėr. Pyetja se pse nuk kthehet prapė atje, ka pėrgjigjen: e mbajnė njėmijė tė tillė.

            Mė duhet ta pranoj haptas se, gjithė pėrshtypje pėr jetėn e tij tė gjallė, nuk u tregohem fort i vėmendshėm ndaj asaj qė kėndon. Aq vėmendje sa tregoj, e kam sa pėr tė mos e prekur Lleshin.

Mandej, tepėr vonė pėr t’u penduar: sado qė mė duket e pabesueshme, rapsodi vdes vėrtet disa ditė pas largimit tim nga ai vend.

Vetėm atėherė e kuptoj se ē’do tė thotė mosshkrimi i kėngės nė kohėn e duhur.

 

 

3.

Mendohem gjatė, por, gjithsesi, atė qė kėndon rapsodi, mund ta kujtoj vetėm nė prozė. Thelbi i asaj rapsodie ėshtė pak a shumė kėshtu:

            Muji e Halili zbresin nė njė han. Dalin tė gjithė t’i shohin dhe i presin me brohoritje e duartrokitje. Ata dy zėnė vend nė njė kthinė tė veēantė, sepse s’para i pėlqejnė kėto gjėra. Tė lodhur nga rruga, hanė shpejt e shpejt dhe shtrihen.

            Nė njė farė ore, Muji ndien se po e prekin nė krah dhe zgjohet menjėherė, duke ēuar dorėn te shpata, po Halili vė gishtin nė buzė, si shenjė qė tė mos bėjė zhurmė. Arsyeja e zgjimit: Halili ka kohė qė po dėgjon se ēfarė mendojnė njerėzit pėr ta. Muji s’do t’ia dijė dhe kthehet nė krahun tjetėr, por disa tė qeshura cingėritėse e mbajnė zgjuar pėr njė ēast. Kur dėgjon qartė se ēfarė po thuhet, edhe ai nuk mund tė flejė mė.

            Ēfarė dėgjon, janė gjėra si kėto:

Muji e ka hundėn me kurriz.

Kur zbret nga kali, i duken kėmbėt e shtrembra.

Halili e ka bukurinė pak prej femre.

Puna ėshtė se kėto thuhen mes tė qeshurash hokatare dhe nuk hidhen poshtė prej askujt.

Siē mund ta marrim me mend lehtė, kreshnikėt befasohen, sepse dinė pėr veten ato gjėra qė shihnin tė tjerėt ndėr ta, ato ēfarė dinin rapsodėt, dėgjuesit – tė cilat, kuptohet, janė aq ndryshe nga ēfarė po dėgjojnė.

 

 

4.

Kreshnikėt zhduken vjedhtas, pa bėrė zė: nuk ka vlerė se, kur hipin nė kuaj, tė gjithė i shikojnė me admirim, madje tė mahnitur.

Njė teori e shekullit XVII i jep tė drejtė kėsaj race heronjsh pėr tė qenė nėpėr disa gjini fisnike (tragjedi, epope), veēse duhet tė zhvishen nga e mbinatyrshmja, por te eposi ynė problemi qėndron nė zanafillė: Mujit i jepet forca nga zanat.

 

 

5.

Mbetur pa rapsodin, qė mund tė na i kėndonte edhe njė herė, i kėrkoj me kėmbėngulje mikut tim tė kujtojė vargjet, por as ai nuk ia arrin.

- Kjo nuk ka rėndėsi, - thotė, pa ia varur zhgėnjimit tim. 

Nė tė vėrtetė, as nuk do t’i kujtojė vargjet, sepse e ka mendjen diku tjetėr, por kėtė gjė e marr vesh mė vonė, disa javė mė vonė, kur, pasi i ka bluar gjėrat mirė e mirė nė ėndėrrimin e tij tė thellė, mė thotė:

- Atyre njerėzve ua ēoi fati kreshnikėt afėr, sepse mė parė nuk e kishin pasur kurrė kėtė mundėsi. Ata i vėshtrojnė poshtė-lart, i kthejnė sė prapthi, ua heqin koracėn mbrojtėse, i ndajnė, i analizojnė, i zhveshin dhe ua heqin maskėn. Ata gjejnė rast pėr tė bėrė njė kėrkim krejtėsisht tė lirė – tė qeshurit ėshtė elementi mė i rėndėsishėm nė krijimin e lirisė e tė guximit, nė zhdukjen e frikės e tė druajtjes.

Kur marr tė them se kreshnikėt mund t’i kapnin ata njerėz me shpulla, Lleshi bėn menjėherė njė shenjė mohuese: sipas tij, kreshnikėt janė njerėz tė kryer dhe tė pandryshueshėm, njėherė e pėrgjithmonė – nuk mund tė bėjnė kurrė gjėra tė tilla. Ata u bėnė gjithēka qė mundėn tė jenė dhe mundėn tė jenė veē ata qė u bėnė: tė pėrkryer nė nivelin mė tė lartė heroik. Ata nuk mund tė provokohen, nuk mund t’u kėrkohet diēka. Janė tė privuar edhe nga gjuha: kanė njė gjuhė tė vetme, tė veēantė dhe tė mbyllur pėrgjithmonė. As qeniet e mbinatyrshme nuk mund tė bėjnė dallim nga kjo.

Qė kėtej vjen kufizimi i kėtyre kreshnikėve dhe apatia nė kushtet e reja tė ekzistencės sė njeriut.

 

 

6.

Pėr shumė kohė, i kapluar nga pėrditshmėria, i shoh me indiferencė fjalėt e tij, por mė duhet tė pranoj, se dalėngadalė filloj tė bėhem edhe unė ithtar i kėsaj teorie, edhe pse mė bren pengu se mungon mundėsia pėr tė dėgjuar mendimin e atij qė e kėndonte rapsodinė. Megjithatė nuk jam i sigurt se rapsodi do tė kishte njė mendim ndryshe, jashtė kėngės, pasi kjo ėshtė punė e ėndėrruesve tė mėdhenj, si Lleshi, tė cilėt janė gjithnjė e mė tė rrallė nė kohėt tona.

Njė gjė ėshtė e sigurt pėr mua: atje rrėzė Bjeshkėve tė Nemuna, i ndjeshėm ndaj shpirtvogėlsive qė karakterizojnė jetėn tonė, Lleshi vuan mungesėn e njerėzve si Muji dhe Halili, prandaj zhytet thellė nė zonat e pashkelura tė ėndrrės dhe imagjinatės, siē bėri dikur, bie fjala, Aleksandri i Madh (pėr koinēidencė, emri Llesh vjen nga Alesio – Aleksandėr).

Historia tregon se, nė kėto raste, ne, kori i njerėzve tė zakonshėm, ia nisim avazit tonė:

- Kthehu, Aleksandėr! Kthehu, Aleksandėr!

Sepse na presin punėt, gratė, fėmijėt, pėrditshmėria qė na bėn pėr vete.

 

 

7.

Kėto shėnime tė hedhura shpejt e shpejt janė mėnyra mė e mirė pėr tė kėrkuar ndjesė: mes njerėzve nuk ka pak virtyte pėr tė zgjedhur.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NĖNAT E TĖ MĖDHENJVE

 

 

Disa historianė tė sotėm (mos janė vetė ata tė tillė) e kanė quajtur “dritėshkurtėr” Konstandinin e Madh, perandorin romak nga Iliria, kur vendosi tė ndėrmarrė njė luftė nė shkallė tė gjerė kundėr persėve, nė njė kohė qė kufijtė veriorė tė perandorisė qenė pothuajse tė pambrojtur: gjithė tė dhėnat historike janė nė njė mendje se nuk shteronin energjitė e fiseve gjermanike, pasi pėrtėriheshin pas ēdo disfate, megjithėse disa perandorė e gjeneralė mbanin epitete (qysh nga perandori Klaudi II Gotiku, qė Konstandini e mbante pėr gjysh, apo dhe Belisari, gjenerali i tmerrshėm po nga Iliria) pėr tė treguar mundėsit e barbarėve. Mirėpo, siē mund tė kuptohet, dikush si Konstandini i Madh mund tė udhėhiqej vetėm prej arsyesh madhore, tė cilat s’ėshtė e lehtė tė gjykohen prej njerėzish tė zakonshėm, siē jemi ne sot nė rutinėn e kohėve moderne, tė shtypur nga frika e eprorit mė tė rėndomtė. Sidoqoftė, koha jonė i ka dhėnė secilit mundėsinė qė tė ketė tė drejtėn e tij.

Atėherė tė hyjmė nė temė drejtpėrdrejt: duhet thėnė se Konstandini ia kishte mbushur mendjen vetes tė bėhej si Aleksandri i Madh, bindje qė, ndėrkohė, e kishte pėrhapur e pėrjetėsuar nė monedhat e prera ku shkruhej ”RECTOR TOTIVS URBIS” (Prijės i gjithė botės). Ndryshe nga paraardhėsi, Konstandini nuk mėtonte origjinė hyjnore, veēse qenien bartės vegimesh, por nga ato vegime qė mund t’ia kthenin drejtimin historisė – sot pėr kėtė nuk ka asnjė dyshim. Ndoshta kėto vegime i kanė parė dhe shumė tė tjerė, para e pas tij, por ne i pėrmendim se ato i pa Konstandini i Madh (prandaj u pikturuan edhe nga Piero dela Franceska). Nuk mund tė bėnte mė tepėr, sepse nė epokėn e tij u deshėn disa Kėshillė pėr tė mundur Ariusin, kundėrshtarin e madh, si dhe pėr tė arritur nė kėtė deklaratė tė Kėshillit tė Nikeas: Ne besojmė nė njė Perėndi, nė Atin e Plotfuqishėm, krijuesin e tė gjitha gjėrave tė dukshme e tė padukshme: dhe nė njė Hyjni, Jezu Krishtin, Birin e Perėndisė, ngjizur prej atit, dhe, meqenėse ėshtė i vetėmlindur, ai ėshtė nė thelb i njėjtė me tė Atin, pra Perėndia ka rrjedhur prej Perėndisė, Drita prej Dritės, Perėndia e Vėrtetė prej Perėndisė sė Vėrtetė.

Kjo donte tė thoshte shkishėrim i Ariusit. Sidoqoftė, dihet se Konstandini, mbėshtetėsi dhe organizatori i kėtyre Kėshillėve, pas kėtij debati teologjik qė s’dukej se e merrte vesh edhe aq mirė (s’e dinte sa duhet as greqishten), po bėnte ēmos t’u shtohej dymbėdhjetė apostujve, pra tė bėhej i trembėdhjeti. Do tė donte ta vlerėsonin si Shėn Pjetrin (guri mbi tė cilin ngrihet kisha), por e vlerėsuan si Shėn Pali (themelues i kishės). Kur vdiq, siē e kishte rregulluar vetė, e futėn nė njė mauzole ku rrethohej prej pėrmendoreve tė apostujve, ēka tregon qartė se ēfarė mendonte pėr veten sa qe gjallė. Pėr ne, nė kėtė rast, ka rėndėsi tė dimė se ēfarė mendonte pėr veten, sepse fakti qė pak mė vonė sarkofagu i tij do tė nxirrej nga Kisha e Apostujve ėshtė njė ēėshtje tjetėr.

Historia thotė se Konstandini vdiq pa filluar mėsymjen e sipėrpėrmendur ndaj Persisė, duke vdekur me tė edhe ėndrra aleksandriane, ndoshta pėr tė treguar se gjėrat nuk pėrsėriten dy herė njėlloj. Kjo dhe, sidomos, andrallat pa fund qė u la nė kėtė rast pasardhėsve, janė ēėshtje tjetėr. Ēėshtja qė paraqet interes pėr ne ėshtė: duhet tė kthehemi edhe njė herė nė tė gjallė tė kėtyre dy tė mėdhenjve pėr tė parė se ēfarė mund tė bėjnė dy gra, tė fyera nga burra qė i lanė ato pėr gra tė tjera, pėr tė pėrmbushur ambiciet pėr pushtet. Dy nėna qė bėnė tė pamundurėn kur erdhi ēasti i bijve, njė e pamundur me pėrmasat e botės, sepse si rezultat i kėsaj, edhe pse pėr njerėzimin kishin ardhur kohėt historike, epirotja Olimpia, nėna e Aleksandrit, pėr tė fituar njė perandor tė madh, kėmbėngulte se kishte hyrė nė shtratin e njė hyjnie; ndėrsa Helena, nėna e Konstandinit, vendosi tė kthente besimin nė ato qė ktheheshin pėr Tokėn e Shenjtė, duke u bėrė, pėr disa, njė nga arkeologet mė tė rėndėsishme tė botės. Thuhet se ajo vendosi nė heshtėn e tė birit njė gozhdė me tė cilėn qe kryqėzuar Biri i Zotit, qė ėshtė vetė Zot. Pėrmendet tė jetė thėnė “Unė kam pėr ta ndalur hapin vetėm atėherė kur ta ndalė Ai qė ecėn para meje”. Shprehja i takon Konstandinit, por askush nuk mund ta vėrė nė dyshim se atė mund ta ketė thėnė edhe Aleksandri, i cili nuk iu tremb as tė panjohurave tė Indisė dhe u kėrkoi tė vetėve ta adhuronin si perėndi. Ndryshe nga princesha epirote, Helena, shenjtja e ardhshme, njė stabularia (zonjė e njė taverne a pronare e njė bujtine), nuk u tėrhoq nga fakti se kishin mbetur pas kohėt mitike, pasi u pėrpoq tė ndėrlidhte dy epokat, duke sjellė nė tryezėn e njerėzimit disa gjėra qė diskutohen sot e kėsaj dite, herė-herė me tė njėjtin zjarr. I bėri tė gjitha: u besoi vegimeve tė veta, besoi se kryqi ku qe kryqėzuar Krishti mund tė shėronte njė tė sėmurė, si edhe qė i biri, me njė gozhdė tė tillė nė heshtė pėrcillte vullnetin e Perėndisė vetė. I biri, qė sipas historianėve nuk pagėzohej se nuk kishte besim te vetja, prandaj do ta bėnte kėtė vetėm nė orėt e fundit tė jetės, u pėrul me respekt para punės sė saj, duke premtuar se do tė pagėzohej te lumi Jordan, veēse e lanė fuqitė pėrpara se tė merrte njė udhėtim nė ato vise. Mė e rėndėsishmja nga tė gjitha ėshtė pėrshtypja e jashtėzakonshme qė lanė kėto gjėra nė mendjet e publikut tė gjerė tė perandorisė (nė atė kohė bisedat teologjike zinin vend tė veēantė nė bisedat e njerėzve, qoftė edhe takimet mė tė rėndomta tė ditės, si, bie fjala, nė treg). 

Kėto tė dhėna tė historisė janė besuar dhe vazhdojnė tė besohen, pavarėsisht nga hamendėsimet e herėpashershme, qė, nė njė farė mėnyre, do tė thotė se historia ėshtė bėrė. Megjithatė, do tė kishte vlerė tė na thoshte dikush pengun e Aleksandrit qė vdiste nė moshė tridhjetė e dy vjeēare, larg sė ėmės, duke e mbajtur lavdinė vetėm pėr vete, ndryshe nga Konstandini, i cili i fali sė ėmės mauzoleun dhe sarkofagun e bėrė pėr vete.

Shumė historianė e nxjerrin Olimpian si grua mizore, por tė tjerė e justifikojnė: bėri gjithēka vetėm e vetėm qė qytetėrimi antik, i pėrhapur nėpėr botė nga i biri, tė kishte trashėgimtar tė ligjshėm, gjak aleksandri, qytetėrim qė do tė pasohej nga ai me nėnė Helenėn – kristianizmi perėndimor: pėrfytyroni rrugėn e heshtės me gozhdėn e kryqėzimit, nga Kostandinopoja te Karli i Madh dhe pasuesit e tij, nga Perandoria e Shenjtė Romake deri te Rajhu i Tretė.

E ndjej se kėtu nxjerr krye mundėsia e kufizuar e njė tregimtari tė kohės sonė: ndoshta duhet kohė qė tė kuptohet se sa u detyrohet bota kėtyre nėnave, tė cilat punonin pa pushim qė edhe bindjeve tė thjeshta t’u jepnin ngarkesa emocionale tė mbinatyrshme, ngjyrime tė bazuara nė faktin se me disa Perėndia mban lidhje me mėnyrė tė veēantė, pėr t’i mundur kundėrshtarėt “me anė tė Frymės sė Shenjtė” (divino monitus instinctu).   

 

 

 

2.

Ndėrsa po mendoja se duhej tė kisha gabuar dy herė te ky tregim (e para, kur zgjodha dy nga mė tė mėdhenjtė, e dyta, se tė dy qenė tė shtyrė thellė nė histori), mė erdhi ndėrmend Frederiku. Nuk ėshtė fjala as pėr Frederikun e Madh tė Prusisė, as pėr Frederik Barbarosėn, as pėr kushedi sa Frederikė tė tjerė, por pėr poetin, jo pėr atė tė Spanjės, pėr atė tė Shkodrės. E pra, pėr nėnėn e tij nuk di asgjė, ndėrsa ai vetė nuk njihet si i Madh, veēse disa tė paktė, mendojnė se mund tė quhet i tillė (kėto janė vėshtirėsitė dhe kontradiktat e njohura tė historisė sė afėrt).

Verdiktin e munguar tė historisė nuk e shoh si pengesė pėr t’u marrė me njė personazh si Frederiku. Ėshtė vepra qė ka lėnė, e cila do tė pėrcaktojė apo jo madhėshtinė e tij, njė grusht lirikash do t’i nėnshtrohet shoshitjes nėse janė punė e njė dembeli apo njė talenti te rrallė: unė e kam shprehur publikisht se jam pėr kėtė tė dytėn. Vepra ėshtė nėpėr biblioteka dhe pret mendjet e kthjellėta, nė pritje tė aprovimit apo tė hedhjes poshtė, porse jeta e autorit tė tyre do tė humbasė me kujtimet e atyre qė e njohėn, prandaj vendos tė nxjerr nė dritė dėshminė time. Nuk do tė pėrmend data: vitet nėntėdhjetė te unė janė pėrjetuar si te Stendali, i cili s’mbante mend takimin me Napoleonin, por mund tė tė fliste me detaje tė holla pėr lėvizjen e krahut tė njė gruaje (zėvendėsoje punėn e femrės me zhvillimet dinamike tė shoqėrisė shqiptare tė asaj kohe).

Pėr tė qenė i vėrtetė deri nė fund, duhet ta them jetėn e tij ashtu si e lexoja: si e lexoja nė veprėn e Fan Nolit “Bethoveni dhe revolucioni francez”, jo pėr t’u fshehur pas njė libri tė vlerėsuar lart nga G. B. Show e T. Mann, por duke menduar se kjo duhet pėr t’u larguar sa mė pak nga e vėrteta. Pas ēdo takimi me Frederikun, ia lexoja jetėn nė kėtė mėnyrė, me ndonjė lėvizje tė vogėl fjalėsh (si mund tė merret me mend, aty ku gjendet emri i tij ka qenė mė parė ai i Bethovenit):

Pėr historianin ėshtė njė punė e lehtė tė provojė se njerėzit e mėdhenj janė si e gjithė bota; po adhuruesi i heronjve ėshtė e pamundur ta besojė. Kjo ėshtė arsyeja qė legjendat pėr njerėzit e mėdhenj jetojnė edhe pasi i vret e i varros historiani. Ata janė si kuēedrat me shtatė kokė. Kur u pritet njė kokė, u dalin menjėherė dy tė tjera. Detyra e historianit, pra, ėshtė si ajo e Herkulit. Ai jo vetėm qė duhet t’i presė tė gjitha kokat e kuēedrės, por duhet edhe ta ndalojė, qė tė mos i dalin kokė tė tjera.  

Legjenda tjetėr qė duhet rrėzuar ėshtė ajo qė i bėn tė gjithė heronjtė si vėllezėr tė Herkulit. Nė pėrgjithėsi ata nuk janė tė tillė. Frederiku, p.sh. kishte njė trup tė shkatėrruar e tė gjymtuar. Ai na thotė vetė se ka vuajtur gjithė jetėn nga sėmundjet. ...sėmundjet, nga tė cilat vuante Frederiku, ishin tė mjafta pėr t’ia bėrė jetėn njė mynxyrė. I duhej njė orė pėr tė folur pėr sėmundjet e tij, por nė ēastin qė ti doje ta mėshiroje, me njė oratori tjetėr vihej nė kundėrshtim me fjalėt e para.

Sipas legjendės, heroi ėshtė njė “chevalier sans peur et sans reproche (kalorės i pafajshėm dhe i patrembur). Nė qoftė se faktet e kundėrshtojnė kėtė pikė tė Kredos sė adhuruesve tė heroit, aq mė keq pėr faktet. Disa fakte tė shėmtuara nė lidhje me sjelljen e Frederikut kundrejt miqve duhet tė hidheshin nė shportė, sepse ato as nuk mund tė zvogėloheshin, as nuk mund tė shpjegoheshin.

Sipas legjendės, heroi nuk vete nė shkollė. Nė kėtė drejtim Frederiku ka qenė njė hero ideal dhe nuk u nxori ndonjė telash adhuruesve tė heronjve: ai nuk shkeli kurrė nė universitet, ashtu si Anton Pashku, talenti i madh i prozės, njė nga mė brilantėt qė kanė pasur letrat shqipe. Nė vitet e fundit tė jetės fotografitė e tė dyve ngjajnė shumė: pamja thellėsisht skeptike, duket sikur u thotė atyre qė po i fotografojnė se “pėr nga rėndėsia kjo (pamja) vjen e fundit”. Si ēdo poet, nuk kishte fushė qė e njihte me themel, megjithėse i pėlqente tė fliste mė fort pėr kiminė dhe pikturėn, por qė nga fėmijėria qe pėrpjekur tė rrokte ēfarė kishte mė tė mirė e mė tė menēur ēdo epokė. Ka pasur tė drejtė ai qė ka bėrė kėtė vėrejtje: “Kushdo qė do ta quajė Frederikun pa kulturė, nuk e kupton kulturėn ashtu si duhet”.

GOETTERN SCHADET NICHTS (Perėnditė nuk duan t’ia dinė pėr asgjė)     

Siē e thashė edhe nė fillim, nuk e di se ēfarė bėri e ėma pėr tė, por mund tė them se si ia ktheu Frederiku, me mundėsitė e veta prej poeti. Pėrveē disa poezive qė ia ka kushtuar (kėto kushdo mund t’i gjejė nėpėr librat e tij), do tė numėroj dy gjėra:

- nė moshėn mbi gjashtėdhjetėvjeēare, sa herė e pėrmendte, shkrehej nė vaj

- nė shumė intervista qė ka dhėnė, apo biseda qė ka bėrė, nė vitet e fundit tė jetės, ka folur pėr njė gjyshe tė bukur, e cila thirrej nė Vatikan pėr tė pozuar pėr madonat, por tė gjithė kėtė ai bėnte pėr tė ėmėn (s’e justifikonte ndryshe kohėn e socializmit, kur femra shqiptare nuk mund tė shkonte nė Vatikan) 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ROJTARI

 

 

            Pėr pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij kam treguar nė njė roman tė quajtur "Fundi i botės" e, meqė ato gjėra janė thėnė njėherė dhe kėto qė mbeten pėr t'u thėnė pėr ēastet e fundit tė jetės sė tij mund tė rrinė fare mirė si rrėfim nė vete, e shoh tė arsyeshme tė mos e mėrzis gjatė lexuesin, qė edhe kėshtu ka tė drejtėn e tij (nėse ai ėshtė njė lexues i mirė i poezisė) pėr tė shprehur rezervat  pėr artin e prozės, ose, mė saktė, pėr artin tim tė prozės. Kjo ėshtė njė punė e nisur dhe, siē ndodh rėndom edhe me mua, po pėrpiqem t'i shkoj nė fund, duke hyrė nė temė menjėherė, sapo tė kem kapur ēastin e duhur tė rrėfimit. Mendoj se e kam parasysh atė: silueta elegante e njė vajze rrėshqiti pėrmes shelgjeve buzė Urės sė tė Mbyturve, po rojtari i urės s'lėvizi as nga parmaku ku ishte mbėshtetur, vetėm sa e pa me indiferencė, siē mund tė shihet njė re e largėt qė kalon nė punėn e saj: ēiftet linin shpesh takim aty rrotull, por askush nuk bėnte ndonjė veprim tė tepėrt, sepse ishte e qartė pėr tė gjithė qė ndalohej kalimi mbi urė. Megjithatė, siē ia donte puna dhe siē i qe bėrė ves i pashqitshėm prej pėrvojės sė gjatė (e ruante qė nga rinia e tij atė urė dhe vazhdonte ta ruante me zellin e parė), rojtari i mprehu veshėt mirė, qė tė kapte edhe mė tė voglėn zhurmė tė dyshimtė. Emri i kobshėm urės i qe vėnė shumė kohė mė parė se tė fillonte ta kryente ai atė detyrė (ka qenė njė kohė kur shumė njerėz shkonin me kėmbėt e veta e i jepnin fund jetės duke u hedhur prej parmakėve tė saj), ndėrsa gjatė shėrbimit tė tij nuk dihej asnjė rast: ai bėnte njė punė shembullore, tė lėvduar gjithmonė prej autoriteteve, gjė qė e gėzonte pa masė, si ēdo njeri me botė tė varfėr, pa ndonjė lloj ngjarjeje pėr t'u vėnė nė dukje. Megjithėse flitej se qe shumė i moēėm, askush s'dinte tė thoshte pse s'kishte dalė nė pension, sepse askush s'ia pėrcaktonte dot moshėn e saktė. Nuk i bėhej vonė nėse flitej ndokund keq pėr tė (nė gazeta e libra, i pat thėnė dikush), ai ua linte kėtė punė nė dorė autoriteteve: i qe ngarkuar njė punė dhe ai e kryente atė me devotshmėri, siē do tė kryente ēdo punė tjetėr qė mund t'i ngarkohej. Prandaj kur pa se, pėr ēudi tė tij, vajza po ecte me nxitim drejt urės, me njė pamje qė s'para tregonte lumturinė e takimit tė dashurisė, por qe aq e hutuar sa nuk e dinte se ku po shkelte, ai u trondit dhe thuajse e humbi pėr njė ēast nga e papritura, sepse nuk donte ta besonte qė mund t'ia cenonin ndonjėherė namin e madh prej tė pathyeshmi. Pėr njė ēast mendoi qeshjen me tė cilėn ajo do tė shfajėsohej pėr shakanė e rėndė qė kishte bėrė dhe sa vend mund tė kishte mbetur brenda tij pėr tė pranuar kėtė shaka, prandaj fillimisht nuk tregoi forcėn e duhur pėrballė pėrplasjes sė saj mbi tė, por vajza e re, pėr fat, qe peshė e lehtė dhe ai e zuri mirė prej rrobash, megjithėse u ndodh para ushtrimit tė njė force thuajse mbinjerėzore dhe njė agresiviteti tė papėrballueshėm. Nga frika se mos i ikte, atij iu desh tė pėrmblidhte tė gjitha forcat, por kur filloi ta lironte pak nga pak, vuri re se ajo nuk po tregonte shenja ikjeje, madje sikur po ndjehej mirė me kokėn e zhytur nė gjoksin e tij prej plaku. Ndėrsa ai vetė filloi tė ndjehej keq: era e harruar e femrės po e shqetėsonte nė mėnyrė tė papėrballueshme shpirtin e tij tė tharė prej asketi. Nuk i kishte shkuar ndėrmend se erėn e gruas sė vdekur shumė e shumė vite mė parė mund ta gjente te njė femėr tjetėr, krejt e panjohur, prandaj gjaku i rrihte me shqelma nėpėr damarėt e plakur, por ai, i mėsuar gjithė jetėn tė fashiste ndjenjat dhe dėshirat, e zotėroi veten e, meqė kjo qė po i ndodhte i dukej njė turp, mori ta shqiste kokėn e vajzės nga gjoksi.  

            Pas pak e kuptoi se asnjėherė tjetėr nė jetėn e tij nuk ishte ndodhur mė ngushtė: i duhej mė shumė forcė pėr ta shqitur, se sa iu desh pėr ta mbajtur. Nga ana tjetėr, flokėt e vajzės aromonin si karafila dhe ia turbullonin shpirtin me njė etje tė fjetur lumturie, me njė shqetėsim tė hollė e dėshirė tė paqartė, midis mallėngjimit e gėzimit, sa pėrbrenda tij buronte ndjenja e pashpjegueshme qė tė hapte dyert e njė ėndrre tė ēuditshme, ku kėrkonte harresėn e njė mjerimi tė gjatė dhe dėshironte plotėsimin e njė shprese. Mendja, qė i punonte rrėmbimthi pėr tė shpėtuar njėherė e mirė nga ajo ngatėrresė e papėlqyeshme, e shtyu tė bėnte provėn tjetėr tė shqitjes dhe, kur s'ia doli, e kujtoi se ēfarė kish dėgjuar pėr ato femrat qė dridhen pa shėrim duke tė mbetur nė dorė, harroi, apo mė drejt s'pati kohė tė mendonte, qė mund ta shihnin tek e zhvishte, sepse flokėt e saj, qė i ngatėrroheshin nėpėr fytyrė, si dhe era e trupit tė njomė vajzėror e flakėn shumė vite pėrpara nė kohė, duke e bėrė tė paaftė tė arsyetojė mė: ēdo lėvizje e tij qe e pakontrolluar.

            Pak ēaste mė vonė, tek shihte vajzėn se si rrėshqiste pėrmes shelgjeve, edhe ai desh tė lėvizte, por e ndjeu se iu rėndua trupi i tėri, se e kapi njė plogėshti e padurueshme dhe njė dėshirė vaji, se hidhėrimi dhe pezmi iu ngjitėn pėr t'ia lidhur nyje fytin. Deshi tė lėvizte, por kėmbėt s'i punonin, deshi tė pėrfytyrojė veten sipėr asaj vajze dhe tė rijetojė muzikėn e atij ēasti, por shpirti i mbytur me pezm e rrėnonte: e kaploi njė trishtim dėrmues dhe ndjenjat e reja qė jetonin brenda tij e trembnin, sikur shpirti i tij s'do tė gjente prehje kurrė.

            Silueta e vajzės qė po largohej e bindte se ajo kishte qenė aty, por ai s'donte tė besonte se mund tė kishte ndodhur gjė, sepse ishte vetėm faji i imagjinatės sė tij tė sėmurė: pėr jetėn e tij asketike bota qe njė kapicė kotėsish, nė sytė e tij bota qe njė zbrazėti. Kishte qėlluar tė vinin aty gra shumė tė bukura, qė e kishin provokuar me gjithēka, por ai, i ndjerė i sigurt me jetėn e vet, nuk qe tunduar kurrė dhe nuk besonte se mund ta turbullonin ca gjėra pa kuptim, prandaj bėri ca vajtje-ardhje mbi urė, duke besuar nė gjetjen e qetėsisė, edhe pse gjithēka e jetuar nė ato ēaste ia rėndonte zemrėn me forcė tė tmerrshme, me forcėn e diēkaje tė ardhur nga njė largėsi e pafundme: ndėrsa bota e sigurisė qe shembur nė gėrmadha, njė botė e mohuar prej tij kishte shfryrė hakmarrjen e vet. Herė pas herė dėgjonte veten tė psherėtinte nga ankthi, ndaj mendoi se do tė bėnte mirė tė flinte njė copė herė, vetėm gjumi mund t'ia qetėsonte nervat e copėtuara, por sapo hyri nė kasollen e tij, doli prej andej edhe mė i turbulluar, duke parė urėn dhe ujin poshtė saj, tek e thėrrisnin me mijėra duar, tek i premtonin se vetėm ato do ta shpėtonin nga vuajtja.

            U kujtuan pėr tė kur ia gjetėn trupin nė det, mijėra kilometra larg Urės sė tė Mbyturve. Nė dhėmbė mbante zemrėn e njė peshkaqeni.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KODI I VĖRTETĖ I DA VINĒI-IT

 

Nuk mė ka rėnė mė rasti tė kaloj nėpėr Paris, saktėsisht nėpėr urėn e vogėl (kurrė s’ia kam ditur emrin) qė lidh atė anė tė qytetit me ishullin ku ngrihet gotika hijerėndė e Notre Dame, ura nėn tė cilėn kalon shėtitorja e piktorėve portretistė (kalonte, tė paktėn, sepse ndryshe nga piktorėt e Sacre Coeur, qenė tė palicensuar), por edhe po tė mė bjerė rruga andej, nuk shpresoj se mund ta takoj prapė Henrin (qoftė edhe pėr t’ia mėsuar emrin e vėrtetė, pasi nė kėtė histori do ta pėrmend siē mė qe paraqitur). Henri, i lindur dhe i rritur diku nė malin e Tomorit (fshat autokton, thoshte, se nuk ka asnjė vegėl muzikore), ditėn qė e njoha unė, ndodhej pėrmbi urėn e larpėrmendur, duke mė pritur, sepse, siē mė tha, mė kishte parė qysh nė ēastin e shfaqjes sė parė, pa u futur askund nė sheshin e katedrales, ku duhej tė gjeje vetė tė ēarėn nė kordonin e vizitorėve tė saj. Fakti qė mė kishte njohur prej shtampės sė bluzės (shqipja e flamurit tonė, rreth pesė cm e madhe) nė largėsinė prej qindra metrash, mė shtyu qė t’ia komplimentoja humorin me njė buzėqeshje tė lehtė: nuk e ndjeva tė nevojshme ta shtyja mė tej kėtė bisedė, sepse truri im qe troshitur pak nga takimi i parė me botėn e kryeqytetit tė famshėm. Mirėpo kjo nuk mė ndihmoi qė tė shpėtoja prej Henrit: pėrcaktoi njė makinė tė kuqe, parkuar nė cepin e rrugės ku qeshė shfaqur sė pari, dhe tha se lexonte targėn e saj, pa pyetur pėr bezdinė time me zgjatjen e tepėrt tė kėtij humori.

Ishte e vėrtetė, qe targa qė thoshte, por, i djersitur nga ecja, mizėria e turistėve dhe dielli i qershorit, nė vetvete e pata tė vėshtirė t’ia falja talljen, pasi menjėherė mendova se qe fjala pėr njė makinė tė njohur prej tij. I mėsuar me skepticizmin e njerėzve nė tė tilla raste, nuk e prishi terezinė: u tregua i gatshėm pėr tė vazhduar lojėn. Vetėm kur i gjeti edhe dy targa tė tjera, tė pėrcaktuara tashmė prej meje, u binda pėr atė qė i kalonte caqet e pėrvojės njerėzore.

Kur dolėm nė njė cep nga shihej Tour Eiffel dhe mė tregoi njė pėr njė se ē’bėhej nė katet, deri nė detajet mė tė imta, nuk kisha mė dyshime se truri mė qe pajtuar pak nga pak me realitetin. Mė pas e mora vesh se s’e kishte pėr gjė tė mė sqaronte se ēfarė ndodhte nė zyrat e Prefecture de Police, Hotel de Ville, apo nė dhomat e Shakespeare&Co, biblioteka-librari ku gati njė shekull mė parė James Joyce-i po humbiste shikimin, pak nga pak, si njė mėnyrė pėr tė kėrkuar nė poret e kujtesės skutat e vendlindjes, Dublin-it, qė thuhet se mund tė rishkruhet nėpėr harta vetėm e vetėm prej librit tė tij. Henri, qė as ia kishte dėgjuar ndonjėherė emrin Joyce-it, sigurisht do t’ia hidhte ēdo shkrimtari nė shpejtėsinė e bėrjes sė hartės sė atij qyteti (i cili e kishte pjesėn mė tė madhe tė lavdisė pikėrisht prej tyre), mirėpo s’bėhej fjalė pėr tė ēuar gjėra tė tilla ndėrmend, sepse nuk ishte nga ata njerėz qė ka lexuar ndonjėherė ndonjė libėr: faktin qė nėpėr vendlindjen e tij ka pas shkelur dikur Eduard Lear-i, ia kanė thėnė tė tjerėt. Nuk ėshtė fjala pėr ndonjė arsye tė rėndomtė, dembelizėm apo gjėra tė tjera tė kėtij lloji, tė cilat mund t’i hasėsh nė njė numėr tė madh njerėzish, por pėr njė arsye qė pa frikė mund ta quajmė madhore: prej fuqisė depėrtuese tė shikimit, germat e faqes sė parė i bėheshin lėmsh me ato tė faqeve pasardhėse, ndonjėherė (varėsisht nga trashėsia e librit) deri nė faqen e fundit. Njė herė, nė shkollė, tek lexonte diēka pėr Skėnderbeun, kishte interpretuar diēka qė mė tepėr tė kujtonte Robinson Cruzoe-n dhe mėsuesi i historisė e ndėshkoi me njė vizore tė trashė, duke ia dhėnė kokės tri herė. Qysh atėherė kundėrshtonte tė ngrihej nė mėsim, i sigurt se vetėm do tė ndėshkohej, dhe, meqė nuk e kuptuan kurrė mbeti mėnjanė, i papėrfillur dhe i pavėnė re, gjė qė, nė fakt, i interesonte, sepse ia doli mė nė fund tė merrte tetėvjeēaren, duke pėrsėritur dy vite tė vetėm. Sidoqoftė, nuk do tė harronte ngatėrresėn me datėn e themelimit tė PKSH, kur pat pėrmendur vitin 118 pas Krishtit, gjė qė provokoi njė maratonė mbledhjesh (zakon i rėndomtė i kohės), derisa e gjykuan si njė fėmijė me tė meta mendore dhe u mjaftuan me thyerjen e notės nė sjellje pėr atė vit.

Duhet vėnė nė dukje se kėto biseda nuk ia nxirrje kur doje ti, pėr mė tepėr mund tė ngatėrroheshe nga mėnyra se si i rreshtonte, pasi ai thoshte atė qė i pėlqente, duke fshehur, ndėrkohė, ca gjėra qė nuk i interesonte t’i dilnin. Pėr defektin e parakrahut tė majtė tha se e kishte tė lindur, mirėpo dikush qė e njihte nga koha e kaluar bashkė nė Itali, tha diēka mė tė besueshme: Henri, qė s’kishte lidhje me raftet e librave, nuk mund tė anashkalonte ato tė mbijetesės… ushqimeve (u pėrmend fjala “ēadra kampingjesh”). Qė kishte provuar kėtu njė burg tė shkurtėr, nuk ma tha asnjėherė me gojėn e vet. Pėr tė mė bindur se logjika e stomakut mund tė jetė mė e fortė se ajo e leximit, sqaroi (duke treguar me dorė) se libri me atė ēiftin idilik nė kopertinė (Poésies, Alfred de Museet, botim i Librairie Gründ, viti 1939), qė ndodhej dyqind metra larg nesh, nė vitrinėn e njė bukinisti tė Quai de la Tournelle, i kishte gjysmėn e faqeve tė paprera (kėtė libėr e ruaj sot e kėsaj dite, nė tė njėjtėn gjendje, midis librave tė mi): siē mund tė merret me mend, nuk mund tė ishte i saktė nė pėrcaktimin e faqeve, ose titujve, nuk mund tė sqaronte se kishte mbetur pa lexuar poezia Tristesse, Une soirée perdue, La nuit d’Octobre apo Ballade į la Lune.

Fakti qė, megjithėse qe plotėsisht amator, gjendeshin njerėz tė cilėt ia blinin vizatimet e ēuditshme, besoj se shpjegohet me njė pėrhirim tė fshehtė tė tyre: vizatimet pėrshkoheshin nga njė dritė mistike qė kapej nga pakkush, prandaj Henri merrte njė pamje pak tallėse para admiruesve tė tė vizatuarit akademik. Thoshte se frekuentonte Ecole de Beaux Arts (nuk kam arritur ta konfirmoj), prandaj herė pas here pėrpiqej tė hidhte ndonjė fjalė me tė cilėn donte tė tregonte njohjet mbi pikturėn. Kubizmi (me ato pikat simultane tė shikimit) i dukej njė lojė fėmijėsh dhe Picasso njė nga spekullatorėt mė tė mėdhenj qė ka njohur bota: muzeu Picasso, aty nė Paris, mbetej i preferuari i tij, megjithatė nuk kam parė ndonjėherė, deri mė sot, gjurmė tė asaj teorie qė duhej tė trondiste botėn e pikturės moderne, pse jo tė pikturės nė pėrgjithėsi. Nėse nuk gabohem, kėrkonte ndihmė nga enigmatiku art i Egjiptit tė lashtė, tė cilin e shikonte nė Louvre, duke e programuar kėtė vend (Egjiptin) si tė parin nė agjendėn e ardhshme, pasi vetėm tek arti egjiptian pėrputhej vizioni i tij gjysmė hyjnor pėr gjėrat. Nėse pranonte diēka te Picasso, ky qe interesimi qė pat ngjallur pėr maskat e tribuve tė Afrikės dhe Oqeanisė: vendi i dytė nė agjendėn e ardhshme. Njeriu qė u pėrpoq tė mė fliste pėr teorinė henriane pėr kėto maska, megjithė vėmendjen time tė plotė, nuk kishte formimin e duhur dhe u tregua konfuz: duke vėnė intuitėn nė punė mund tė them se qe fjala qė njė njeri me aftėsitė e Henrit e shikonte portretin njerėzor pėrtej muskujve, venave e kockave, pėrtej ēdo ndėrtimi tė mirėfilltė anatomik, pra, si maskat prej druri tė tribuve. Pėrderisa nuk kam tė dhėna mė tė sakta, nuk ngul kėmbė pėr tė bindur njeri me kėto qė thashė.

Sidoqoftė, pėr mua pjesa mė e vėshtirė e rrėfimit ėshtė kjo: implikimi i Henrit (jam i detyruar tė pėrdor kėtė term policesk) nė ēėshtjen mė tė bujshme dhe kurioze tė botės moderne. Dikur e mora vesh se nė Louvre Henri nuk shkonte vetėm pėr artin egjiptian, por edhe pėr pikturat e Leonardo da Vinci-t. Kohė mė parė, kėtu nė sallėn e madhe tė pikturės italiane, kishte takuar njė amerikan, relativisht tė ri, por qė e kishte intriguar thellė: ky amerikan po shkruante njė libėr me tė cilin donte tė thoshte qė Leonardo da Vinci me tė vėrtetė kishte pasur lidhje me tė ashtuquajturin sekti i fshehtė i Sionit, pjesėtarėt e tė cilit mėtonin se qenė pasardhės tė linjės Jezu – Maria Madalena dhe zotėrues sė kupės sė shumėpėrfolur tė Graalit, ku Krishti pat pirė herėn e fundit dhe mė pas i qe mbledhur gjaku. Jam i bindur se kėtė amerikanin Henri e ka gjykuar plotėsisht tė pazotin pėr t’i dhėnė shpjegimin e duhur fenomenit aq intrigues, prandaj kur u hap lajmi se Henri nuk shihej mė, se drejtimi i tij qenė Alpet e Evropės, ndoshta vetėm unė e dija qėllimin e kėtij udhėtimi, sepse kisha lexuar se pėrflitej qė nė atė vend ndodhej streha e sektit misterioz.

Me sa duket, kėtė qė thashė, pra tė vėrtetėn mbi tė, mund ta marrim vesh vetėm ndonjė ditė tė papritur kur pėrbri emrit tė Leonardo da Vinci-t, Victor Hugo-it e Zhan Koktoau-sė, si anėtar i sektit tė fshehtė tė figurojė edhe emri i Henrit. Amerikani i lartpėrmendur mund tė jetė autori i njė bestselleri planetar, i pėrkthyer edhe nė shqip, por megjithėse jam treguar i vėmendshėm, askush nuk mė ka thėnė se nė atė libėr flitet pėr njė djalosh me origjinė shqiptare.

E vetmja histori me interes qė dėgjova ndėrkohė pėr Henrin (nė tė vėrtetė,  pėr kėtė arsye e bėra kėtė rrėfim), ėshtė kjo: dikush i kishte thėnė se ka “syze pėr afėr”, pra ekzistonte zgjidhja pėr njerėz me cilėsinė e tij, mirėpo ky dikush qe refuzuar nė mėnyrė kategorike, pa mė tė voglėn mėdyshje. Dy ditė mė vonė prej kėtij refuzimi, Henri s’u pa mė nė Paris. E mbaj veten pėr ata qė mendojnė se dinė diēka rreth asaj ēfarė donte tė thoshte ai refuzim, por nuk do ta marr pėrsipėr ta shpreh kėtu: mė duket se kjo ėshtė njė e drejtė e secilit, sepse qysh nė fillim tė kėtij tregimi kam pasur parasysh qė do tė mbaj larg vetes ēdo koment dhe mė duket se ia kam arritur.

Pra, me sa di unė, Henri e mori kėtė tė fshehtė me vete. Sigurisht, zhdukja e njė emigranti pa letra tė rregullta nė Paris nuk pėrbėn ndonjė ngjarje, kėshtu qė nuk bėhej fjalė pėr t’iu drejtuar policisė: Henri u zhduk si ta kishte pėrpirė ndonjė vrimė e zezė.

Kohė mė vonė, nė Shqipėri shfletova koleksionin e njė gazete me emrin “Dielli i Tomorit”, por nuk gjeta gjė qė tė mė kujtojė njė njeri si Henri. Nuk e gjen as te “Fjalor enciklopedik”, Baccus, as te “Historical dictionary of Albania” i Robert Elsie.

Kurse kohė mė parė bėra njė udhėtim nė jug tė vendit dhe pamja madhėshtore e Tomorit mė mpiu njė copė herė tė mirė: m’u bė se Henri qė hidhej nga maja nė majė si Baba Aliu, kundronte botėn me vėshtrimin skeptik, pak tallės, i lodhur e i rraskapitur nga universi i pamjeve, kjo shaka perėndish, sepse nuk dinte ta merrte atė si dhuratė apo si ndėshkim (pasi ka parė Colosseo-n, Tour Eiffel-in, Alpet e Evropės dhe Piramidat e Egjiptit), kėshtu qė rri larg tė ngjashmėve, si shqipja, dhe bluan gjėra qė s’i bluan askush, sepse tė tjerėt nuk mund as t’i ēojnė nėpėr mend.

Sipas tė gjitha gjasave, sa pa dalė nė dritė diēka e re pėr sektin e fshehtė tė Sionit, argumenti i kėtij refuzimi do tė mbetet enigmė pėr hulumtuesit e psikologjisė dhe ideve bashkėkohore. Sidoqoftė, tregimi mbaron kėtu, ku duhej tė fillonin dokumentet (jermi i tmerrshėm i tyre), tė cilat njė njeri si unė nuk i njeh, pasi dėshmitė e ndryshme gojore nuk mund t’i pėrdor si tė tilla, sado tė besueshėm tė jenė njerėzit qė i thonė. Ndoshta ndonjėherė do tė kemi tė bėjmė me diēka qė do ta quajmė punė mė tė menēur: do tė kemi tė bėjmė me ese apo studim. 

 

 
 
 
 
 
 

            MARIONETA

 

            E njoh tė gjithė trupėn (regjisorin, autorin e pjesėve, dy aktoret), por i njoh prej piktorit, qė ėshtė njėkohėsisht mjeshtri i kukullave, megjithatė nuk ėshtė fjala pėr tė treguar pėr ndonjėrin prej tyre, edhe pse kjo mund tė ishte njė reklamė e mirė, sepse janė nė fillim tė punės: e vetmja gjė qė kam bėrė pėr ta ėshtė gjetja e fotos sė sirenės sė Andersenit, tė cilėn e kanė kthyer nė shenjė e vulė tė teatrit. Madje s'jam unė as ai qė do tė tregojė pėr marionetėn e vjetėr vėnė pranė kukullave tė reja, moderne: kėtė do ta bėjė miku im, piktori, aq sa unė do tė jem i zoti tė pėrsėris fjalėt e tij. Duhet ta shkruaj, sepse kujtesės s'i dihet, mė vonė mund t'ia nisė tekave tė saj.

 

            ... Nuk e shihja fare Mjeshtrin, shihja vetėm lėvizjet standarte tė marionetės, sepse ajo merrte poza nga mė tė ndryshmet dhe s'pyeste pėr ndėrprerjet qė i ndodhnin herė pas here deklamimit tė saj: ia kujtoj fare mirė tonin kėmbėngulės dhe fjalėt e dala nga thellėsia e shpirtit (nėse njė marionetė ka thellėsi shpirti). Dukej sikur e kishte shumė problem ta dėgjonin patjetėr, gjė qė po mė linte disi tė mahnitur dhe, sigurisht, gojėkyēur: edhe sot e kėsaj dite (sepse i kam thirrur shumė mendjes mė vonė) unė mund ta riprodhoj atė tė folur tė prerė si lėvizjet e saj prej marionete (edhe kėtė pėrcaktim e kam bėrė mė pas, vetėm kur isha bėrė i ndėrgjegjshėm pėr tronditjen qė mė pat shkaktuar ajo ngjarje). Mė poshtė, duke pėrmbledhur tė gjitha mundėsitė e mia njerėzore, po pėrpiqem tė rreshtoj fjalėt qė mė tha:

            - Zotėria im ėshtė disi i ēuditshėm: ka pak tė nxehtė, nė vend tė kokės ka njė gjyle tė rėndė e pot dhimbje. Gjymtyrėt i ka tė dėrmuara: ju tė gėzuar, plot gjallėri, e kini kujdes kėtė fatkeq! Do tė donte ta shkulte kokėn, ta varte diku nė diell e ta thante, do tė donte ta copėtonte trupin e vet me gjithė gjymtyrė... Sikur tė dinte se ēfarė do tė donte!... Sikur tė kishte nė gjithėsi diēka qė kėsaj kokė tė shkretė t'i jepte lehtėsim!... Mandej, mua mė duhet lavdia, mė duhet ngrohtėsia e frymės sė tij, kur pėr njė hop ndihet nė tė shkreptima e jetės sė lartė... Por mos mendo se mė ha meraku pėr ty njeri: mė ngrohe e tash po tėrhiqem tė sodis lavdinė time... Ju tė gėzuar, plot gjallėri...

            Shpeshherė ėndrrat e gjumit tė pasdites mė japin njė ankth tė tmerrshėm, kėshtu qė kur hapa sytė, kjo qė kisha parė e dėgjuar nuk m'u duk ndonjė gjė kushedi se ēfarė, megjithėse nė njėfarė mėnyre ma kishte transmetuar shijen e vet tė keqe, gjė qė mė hodhi pėrpjetė, me njė tė sharė tė shpejtė pėr kohėn e tepėrt tė kaluar nė gjumė. Megjithatė, konstatimi se nuk mė qe pėrsėritur ankthi i zakonshėm, mė ndihmonte pėr t'u shkėputur sa mė shpejt prej asaj gjendjeje: qėrova njė portokall (pasi kisha zgjedhur mė tė thartin) dhe e kullufita pa e pasur aspak mendjen tek tretja e mirė apo e keqe, sepse sforcohesha pėr tė mbėrritur nė njė shije tjetėr. Nga dritarja vėrshonte pasditja e njė moti kapitės dhe unė, i pa mėsuar ende me orėt e zgjatura tė ditės, po detyroja veten tė gjente ndonjė mundėsi sa mė tė thjeshtė pėr t'u hedhur nė njė mbrėmje ku shpresoja tė gjeja ndonjė tjetėr mundėsi kalimi tė kohės, sepse e kuptova menjėherė qė nuk po mė tundonte ndonjė gjė me vlerė. Kujtimi i shpejtė i ėndrrės mė mikloi me mendimin pėr t'u hedhur njė herė nga Mjeshtri: mund tė ndėrroja ndonjė dorė muhabet me tė. Por ky miklim nuk zgjati shumė, kur u kujtova se mund ta gjeja nė shfaqje, apo tė paktėn nė prova, dhe s'do tė kishte mundėsi tė mė kushtonte kohė, sepse mė duhej njė njeri i ngeshėm, qė mund tė duronte gjendjen time tė kotė. Rrėmbeva njė portokall tjetėr dhe e qėrova me tė shpejtė me shpresėn se ndėrkohė do tė kthjellohesha e do tė gjeja mėnyrėn pėr tė shtyrė pjesėn tjetėr tė ditės, kur, nė kullufitje e sipėr, mė zunė sytė celularin, pamja e tė cilit ndikoi tek unė mė shumė se sa shija e portokallit: meqė, gjithmonė, pėr tė mos shqetėsuar njerėzit rreth e rrotull, e mbaj zilen e tij shumė ulėt, prisja tė kisha pasur ndonjė thirrje tė cilėn, duke qenė nė gjumė, s'e kisha dėgjuar. Hamendja ime e fundit u shpėrblye, por, ndėrkohė, hamendja ime e kaluar se Mjeshtri (ai kishte telefonuar) duhej tė ndodhej nė shfaqje mė la keq: i rashė numrit tė tij shumė herė, por nuk mora asnjė pėrgjigje nga telefoni i tij dhe, mė sė fundi hoqa dorė, duke menduar pėr njė orė tjetėr mė tė mirė, sepse ia njihja mirė disiplinėn e hekurt shumėvjeēare tė punės. Meqė jetonte krejt vetėm (megjithėse teatrin e tij e pat quajtur "Miqtė e Andersenit"), ashtu i lidhur pas punės sė tij, nuk gjendej ndonjė njeri qė mund ta pyesje pėr tė, prandaj vendosa t'i shkoja nė mbrėmje pėr tė mėsuar se pse mė kishte kėrkuar, pasi mė tha mendja se mund tė kishte ndonjė nevojė pėr mua: e kishte shpikur e ndėrtuar vetė marionetėn e tij, por kohėt e fundit pat pranuar qė unė t'i bėja asaj ca prekje tė lehta, sepse e kishte ndjerė se fėmijėt e sotėm, tė rritur me tv me ngjyra e sa e sa revista tė ndryshme, kėrkojnė diēka mė tė kohės. Nė fakt, kėtė ndėrhyrje e bėra vetėm pasi m'u lut, sepse mė jepte dhimbje prekja e asaj marionete, tė cilėn e kisha parė tė tillė qysh se kisha filluar tė merrja vesh nga bota: ishte si tė kėrkoje t'i ndėrroje identitetin njė njeriu. E dija se edhe Mjeshtrin e mundonte kjo gjė, por pėrpiqej ta fshihte, sepse e dinte se jeta e tij do tė ishte e pamundur pa fėmijėt qė ia shihnin shfaqjet: dukej sikur vetėm pėr kėtė merrte frymė.

            Hamendja ime doli e vėrtetė: i kishte hequr prekjet e mia dhe e kishte kthyer marionetėn nė gjendjen e vet tė pėrparshme. Tashti, i kthyer edhe vetė nė njė marionetė pazot (vetėm ai mund ta dijė se ēfarė ka hequr nė ēastet e fundit), Mjeshtri po e merrte tė fshehtėn me vete, njėherė e pėrgjithmonė: goja, megjithėse e mbetur pak e hapur, nuk mund tė mė sqaronte asgjė, sado tė rritej dėshira ime pėr njė gjė tė tillė, sado e madhe tė ketė qenė dėshira e tij e fundit. Kur ia pashė dorėn e shtrirė, krejt bosh, u kujtova pėr celularin dhe hamendėsova menjėherė se dikush kishte hyrė aty para meje dhe, duke ia nisur me celularin, kishte kryer ca vjedhje tė shpejta, pasi mendova nė ēast se ka njerėz qė mund tė pėrdhosin edhe njė vdekje. Meqė nuk dallohej ndonjė rrėmujė vjedhjesh, i thirra mendjes dhe fillova tė kėrkoj nėn shtrat, te njė kovė ku mbante vinovilin, pastaj sa tė hante syri rreth e rrotull, por nuk rashė nė tė dhe m'u fanit pėrsėri ai dyshimi i vjedhjes. Nė njė ēast, besoj, marrėzie, e ndava mendjes qė tė mos largohesha pa e gjetur, sepse pata tundimin (megjithėse jam njeri qė kėrkon t'u shmanget parandjenjave) se me gjetjen e tij do tė hyja, mė sė fundi, nė tė fshehtat e asaj dite munduese. Vendosmėria ime u shpėrblye. E gjeta te vendi i vetėm qė nuk mund tė mė shkonte ndėrmend: celulari qėndronte nė dorėn e marionetės, te e cila, krejt i mahnitur, shikoja pamjen e kėnaqėsisė sė atij qė i ėshtė dhėnė, tė paktėn njė herė tė vetme, mundėsia pėr tė kapėrcyer tė gjitha parashikimet e mundshme, edhe pse kjo mundėsi jepet vetėm nė njė ėndėrr.

            Ne nuk dimė pėr gjumin tonė, sigurisht qė nuk dimė pėr vėmendjen e Perėndisė, edhe pse mund t'i pranojmė astrofizikanėt kur thonė se mbarė universi dhe gjithēka qė do tė pėrmbante ai mė vonė (galaksitė, planetėt, ujėrat, pemėt, lulet) qenė mbyllur nė njė sferė me njė vogėlsi qė as e imagjinojmė dot, por qė edhe pas big-bang funksionojnė shkėlqyeshėm edhe shpejtėsia e dritės, gravitacioni apo forcat e lidhjes nė brendėsi tė atomit, edhe shifra jashtėzakonisht tė sakta, ku nuk lėviz as edhe njė fraksion dhjetor. Ne qė pas njė mali me perceptime shqisore nuk mund tė dimė pėr cikjen e shpirtrave tė bashkuar nga magjia, nuk mund ta kapim ēastin kur ekzistenca ėshtė nė rrezik. Marioneta mė bindi se perceptimet janė njėkohėsisht edhe shenja tė pėrdorura prej Perėndisė pėr tė komunikuar me ne, veē nėse tregohemi si gjithmonė tė padurueshėm. Kur disa kushėrinj tė largėt tė mjeshtrit e bėnė tė tyren shtėpinė e mbetur pa zot, e vetmja gjė qė u rezultoi e pavlerė, qe (e imagjinoja) marioneta, kėshtu qė mė mundoi gjatė druajtja se a do mund ta ēmoja si duhet diēka tė fituar me aq lehtėsi, edhe pse qe mė rėndėsi tė dalloja shkėndijat mė tė ēuditshme tek gufojnė nga pėrplasja me botėn e ndjenjave. Nuk mund tė heq dorė nga mendimi se ajo (marioneta) ėshtė kėtu pėr njė qėllim: herė pas here sikur mė thotė se nuk ka asgjė absolute, ose, mė saktė, edhe absolutja ka kushtin qė tė zhduket ashtu siē shfaqet, apo tė avullohet siē formohet. Pėr kėtė mė vjen nė ndihmė ajo qė tregon Shėn Gjoni pėr fjalėt e vetme tė shkruara nga Jezusi: kėto fjalė tė ravijėzuara nė pluhur u fshinė pėrpara se t'i shihnin.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

DY ALEKSANDRĖT

 

 

 

 

 

Adhuruesit e Aleksandrit tė Madh mund tė thonė (jo pa tė drejtė) se ē’kėrkon njė Aleksandėr tjetėr pėrbri tij. Ky i dyti nuk ėshtė qiellor sa i pari, por, sidoqoftė, ka disa gjėra qė i bashkojnė: i Madhi qe nipi i tjetrit (djali i motrės), progresioni ndryshon (ky ndryshim do tė zgjasė gjithė jetėn e tyre), por tė dy u rritėn nė tė njėjtėt oborre mbretėrorė (Aleksandri i maqedonėve shkoi sa herė nė Epir, te e ėma, kur iu rimartua i ati), tė dy patėn edukim grek, megjithėse tė dy vinin nga fise jogreke. Njėkohėsisht, pėr tė dy u kujdes Filipi II, pėr njėrin si djalė, pėr tjetrin si kunat, sepse njėri qe vėllai i epirotes Olimpia, gruas sė Filipit, ndėrsa tjetri i biri.

            Sigurisht, letėrsia ėshtė arti i ndryshimeve dhe midis tė dyve ka mjaft ndryshime, kėshtu qė bie frika e uniformitetit. Aleksandri i maqedonėve e di veten si pasardhės i Akilit (siē thuhet e mbante Iliadėn nėn jastėk), ndėrsa Aleksandri i mollosėve si pasardhės i birit tė Akilit, Neoptolemit; pra, i pari ka njė paraardhės mė fisnik, ndėrsa i dyti njė mė tė ashpėr. Dihet se si iu zbut zemra Akilit pėrpara lotėve tė Priamit plak, qė po kėrkonte kufomėn e djalit tė vrarė, dihet mizoria e Neoptolemit nė Trojėn e pushtuar: ai vrau Priamin, Astianaksin e shumė trojanė tė tjerė, si dhe bėri skllave Andromakėn. Sidoqoftė, kur ia deshi puna, as Aleksandri i Madh nuk qe i pamėshirshėm. Pas vdekjes sė Filipit II, tebanėt bėnė njė pėrpjekje tė egėr, tė pasuksesshme, pėr tė rifituar lirinė, por mė 335 qyteti u mor nga Aleksandri, i cili e rrafshoi pėrtokė, duke e shitur gjithė popullatėn (8000 vetė) si skllave. Thuhet se, nė kėtė rast, Aleksandri ka kursyer vetėm tempujt dhe shtėpinė e poetit Pindar. Nuk qe mė pak i mėshirshėm as kur ka vrarė nė pije e sipėr njė nga shokėt mė tė ngushtė, sepse pas njė fitoreje tė tij, ky (Kliti) filloi tė lėvdonte Filipin. Kur u bė esėll, Aleksandri e kuptoi se kishte bėrė njė nga gabimet mė tė mėdha tė jetės sė tij. Fakti se disa nga oficerėt ndėrtuan dėshmi qė Kliti qe tradhtar, mund ta ketė ndihmuar pėr tė dalė nga kjo gjendje. Veēse, pas kėsaj, askush nuk guxoi ta korrigjonte mė.                   

Njė e pėrbashkėt tjetėr e Aleksandrėve qe se tė dy ishin pushtues: njė e pėrbashkėt qė ka dallimet e veta, sepse njėri pushtoi nga lindja e tjetri nga perėndimi. Aleksandri i mollosėve mori njė ftesė nga tarentinėt nė Itali, qė kėrcėnoheshin nga federata e fiseve malore tė quajtur samnitė, tė cilėt, sipas dėshmive tė kohės, qenė luftėtarė tė shkėlqyer.

E pėrbashkėta ėshtė se kjo ndodhi nė vitin 334, i njėjti vit nė tė cilin Aleksandri i maqedonėve pėrshkoi Helespontin (Dardanelet e sotme) dhe nisi luftėn kundėr persėve, me njė ushtri prej 35.000 maqedonėsh e grekėsh; oficerėt kryesorė qenė tė gjithė maqedonas. Pranė qytetit tė lashtė tė Trojės, ai sulmoi njė ushtri prej 40.000 persėsh dhe grekėsh mercenarė. Pas kėsaj beteje, iu nėnshtruan tė gjithė shtetet e Azisė sė Vogėl.

Ndoshta nuk ishte vetėm ftesa qė e ēoi nė Itali Aleksandrin e mollosėve, pasi lufta kundėr piratėve mund tė ketė qenė njė motiv shtesė. Burimi mė i rėndėsishėm historik pėr kėtė fushatė ėshtė Tit Livi, qė e pėrshkroi nė librin e tetė te Historia e Romės qė nga themeluesit e saj, kreu 24. Mirėpo, sipas kėtij historiani, motivi mė i rėndėsishėm qe se orakulli i kishte thėnė qė do tė vritej pranė Akeronit, lumit nė perėndim tė gadishullit. Kėshtu, siē ėshtė e kuptueshme, vendosi tė ikte sa mė larg tė ishte e mundur prej fatit qė e priste: pra, matanė detit.

Edhe ai doli fitimtar: i mundi luftėtarėt e shkėlqyer samnitė dhe hyri nė negociata me fuqinė udhėheqėse nė Italinė Qendrore, Romėn, e cila, gjithashtu, i frikėsohej luftės me federatėn samnite. Dihet mėnyra e vdekjes sė tij: u vra nga njė aleat, ndėrsa kapėrcente njė lumė, sė bashku me ushtrinė e vet. Data e saktė nuk dihet, ose ngatėrrohet, ngaqė kishin mbėrritur nė Romė lajmet e vdekjes sė Aleksandrit tjetėr, pushtuesit tė Persisė. Ai mbėshteti ftuesit e vet, ndaj samnitėve, pa e llogaritur qė kjo do t’u sillte ndeshjen e pashmangshme me romakėt. As nipi i tij, Pirroja i famshėm, nuk do t’i ndihmonte dot, megjithėse do tė korrte disa fitore mbi romakėt: tarentinėt do tė pėrfundojnė nė njė marrėveshje paqeje me Romėn. Bota mesdhetare qe gati pėr t’u bėrė njė, por nė vitin 331 nuk ishte e qartė se do tė bėhej Roma fuqia udhėheqėse. 

Pikėrisht nė pranverėn e atij viti Aleksandri i maqedonėve bėri njė pelegrinazh te tempulli dhe orakulli i madh Amon-Ra, zoti egjiptian i diellit, tė cilin grekėt e identifikonin me Zeusin. Faraonėt e hershėm egjyptianė besonin se qenė bij tė Amon-Ra; edhe Aleksandri, sunduesi i ri i Egjyptit, donte qė zoti ta njihte pėr birin e vet. Pelegrinazhi, me sa duket, ka qenė i suksesshėm, duket se e ka bindur Aleksandrin nė natyrėn hyjnore. Pas kėsaj, ai kaloi lumenjtė Tiger e Eufrat dhe u ndesh pėrsėri me Darin (sipas llogarive, tė pabesueshme sot, ky i fundit me njė milion ushtarė), duke e mundur nė betejėn e Gaugamelas, mė 1 tetor 331. Brenda njė kohe tė shkurtėr Aleksandri realizoi shkatėrrimin e perandorisė persiane dhe pėrfundoi nė Indi, pikė qė i rebeloi maqedonasit e tij, sepse nuk donin tė shkonin mė tej. U kthye nė Babiloni nė pranverė tė vitit 323, ku nė qershor e pushtuan ethet dhe vdiq. Ia la perandorinė “mė tė fortit”, testament ambicioz qė rezultoi nė njė konflikt tė tmerrshėm, i cili zgjati njė gjysmė shekulli.

Ngaqė nė kokėn e Aleksandrit tė maqedonėve kishte vend pėr tė gjithė hapėsirėn e botės sė atėhershme (sipas shėnimeve tė Borges-it te tregimi Aleph, nė lindje ia vishnin Aleksandrit qenien e njė pasqyre ku pasqyrohej gjithė universi), edhe orakullin e vet e gjeti tepėr larg vendlindjes. Amon qe emri grek i njė zoti orakull egjiptian, faltorja kryesore e tė cilit ishte nė oazin Siva nė shkretėtirėn e Libisė, 500 km nė perėndim tė Memfisit, kryeqyteti i Egjyptit tė lashtė. Siva qe vendi ku fiset e shkretėtirės libiane adhuronin njė zot qė kishte trajtėn e njė dashi. Nuk dihet qė Aleksandri ta ketė adhuruar zotin-dash pėrpara se tė vizitonte Sivan, megjithėse e ka parė trajtėn e tij edhe mė parė, tė paktėn nė dy raste. Sidoqoftė, ai pėrshėndetej si djali i Amonit dhe filloi tė besonte edhe vetė se qe gjysmėperėndi. Sipas njė burimi armiqėsor ndaj tij (Efipi i Olintit), Aleksandri i mbante brirėt e babait tė vet hyjnor nė raste publike. Nė fakt, menjėherė pas vdekjes, Aleksandri ėshtė paraqitur kėshtu nėpėr vepra tė ndryshme arti, tė cilat njihen edhe sot, sepse i gjen nė muze tė ndryshme tė botės.

Nė dallim prej tij, ngjan krejt e besueshme qė orakulli nga varej Aleksandri i mollosėve, te ketė qenė Dodona, aty nė Epir. Si pėrgjigje nga Zeusi, priftėrinjtė e tempullit interpretonin fėshfėritjen e gjetheve tė njė lisi tė madh, veprimet e pėllumbave, tingėllimėn e vazove tė tunxhta, varur nėpėr degė, si dhe murmurimėn e njė burimi. Edhe Homeri, edhe Hesiodi e pėrmendin Dodonėn, pasi orakulli i Dodonės qe njeri prej mė tė respektuarve nė kohėt e lashta, tė cilit i qenė kėrkuar kėshilla si nga banorėt pėrreth, ashtu edhe nga tė huaj tė largėt e tė famshėm.

Mos vallė Aleksandri i Maqedonisė qe i mėshirshėm me shtėpinė e Pindarit nė Tebė, vetėm e vetėm se kishte marrė mėsime letėrsie nga Aristoteli? Edhe mundet, kur ke njė mėsues tė tillė, veēse nuk duhet harruar se, sipas fakteve, Pindari qe greku i parė qė i kushtoi njė ode Amonit, duke i ngritur njė statujė tė vėrtetė kėtij orakulli. Lidhja e Alesandrit me kėtė orakull del edhe pas vdekjes, megjithėse, siē kuptohet, nuk ėshtė ai qė vendos pėr kėtė. Nė kėtė kohė Kleopatra, gruaja e Aleksandrit tė mollosėve, njėkohėsisht vajza e Filipit II dhe Olimpisė, qe kthyer nė shtėpinė atėrore dhe u martua me Perdikasin, regjentin e familjes, tė cilit i qe dhėnė unaza, kur qe thėnė testamenti se “perandoria i mbetej mė tė fortit (kratistoi)”.

Kratistoi do tė thotė edhe te Krateri, i cili ishte gjenerali mė i rėndėsishėm, sa qe gjallė Aleksandri. Krateri qe njėri nga gjeneralėt qė u revoltua ndaj Perdikas, mirėpo i pari veproi Ptolemeu, sunduesi i Egjyptit. Perdikasi kishte urdhėruar kthimin e eshtrave tė Aleksandrit nė atdhe, por kur dėrgata me trupin mbėrriti nė Damask, Ptolemeu e bindi udhėheqėsin e saj se Aleksandri kishte dashur tė varrosej nė tempullin e babait qiellor, Amonit, kėshtu qė trupi u ēua nė Aleksandri. Secili nga Diadokėt (pasuesit), me sa duket, kėrkon tė bindė tė tjerėt se ėshtė mė i forti, pasi luftrat nuk reshtin nė perandorinė e Aleksandrit tė maqedonėve.

Ndėrkohė, shumė shpejt, shfuqizohet dhe humbet vlerėn urdhri qė Aleksandri kishte dhėnė pėrpara se tė vdiste: qytetarėt e tij ta adhuronin si zot. E pra, asgjė nuk arriti ta fshijė nga historia se qe i biri i Filipit II, mbretit tė Maqedonisė. Siē qe Aleksandri tjetėr i biri i Neoptolemit, mbretit tė mollosėve, njėrit prej fiseve mė tė mėdha tė Epirit. Ky fis jetonte nė rrethinat e Janinės sė sotme. Gjatė mbretėrimit tė Neoptolemit kishin filluar urbanizimi dhe zyra tė tjera administrative, duke i bėrė mollosėt pjesa mė e rėndėsishme e Epirit. Kur vdiq Neoptolemi, u bė mbret vėllai i tij Arybass, i cili i forcoi pozitat nga njė marrėveshje me mbretin e ri tė Maqedonisė, Filipin II. Aleanca u ēimentua prej njė martese diplomatike: Olimpia, vajza e Neoptolemit, u bė mbretėresha e Maqedonisė. Vėllai mė i vogėl i saj, Aleksandri, gjithashtu u dėrgua nė Maqedoni pėr tė marrė njė edukim grek. Mė 350, Filipi i pushtoi mollosėt dhe e shpalli Aleksandrin mbret, por nuk dihet ndonjė gjė e veēantė pėr tė, gjatė kėtyre viteve tė mbretėrimit, pėrveē qė i nėnshtroi fiset e tjera epirote dhe se i ofroi azil tė motrės, Olimpias, kur ajo pat nevojė, pas njė martese tjetėr tė Filipit II.

Sidoqoftė, (gjithmonė sipas historisė) edhe pse mbret, Aleksandri i mollosėve nuk qe aq i fortė pėrballė Filipit: u detyrua tė martohej me vajzėn e tė motrės, ēka e izoloi edhe mė shumė kėtė tė fundit, deri nė vdekjen e tė shoqit. Rasti i martesave tė Aleksandrit tjetėr, ėshtė ndryshe: ai jo vetėm qė i shtynte oficerėt e vet tė martoheshin me gra tė huaja, por edhe e bėri vetė njė gjė tė tillė. Dy martesat e tij figurojnė me gra nga lindja; njėra ėshtė Roksana, bija e sundimtarit tė Sogdisė, ndėrsa tjetra ėshtė Barsine (ose Stateira), vajza e madhe e Darit. Kur Aleksandri vdiq, Roksana ishte shtatzėnė. Pėr njė vajzė tė lindur nė Sogdia, qė kishte parė Indinė e qė kishte jetuar nė pallatet e Persisė e Babilonisė, duhet tė ketė qenė e ēuditshme jeta nė njė qytet privincial tė quajtur Amfipolis nė Evropėn barbare, megjithatė ajo erdhi me djalin e vogėl dhe u bė pjesė e lojės politike qė zhvillohej kėtu. Ka pasur mbėshtetjen e Kleopatrės, kunatės, ish-gruas sė Aleksandrit tjetėr, e cila po luante njė rol tė rėndėsishėm nė njė botė ku intrigat e grave kishin peshė, por punėt i bitisnin burrat, prandaj nuk e patėn tė gjatė: i vranė, si pėr tė thėnė se dy Aleksandrėt (me gjithė progresionin e ndryshėm aritmetik tė madhėshtisė sė tyre) i ndiqte e pėrbashkėta edhe pas vdekjes.

Ndėrkohė, aty afėr po rritej Roma; Aleksandri i mollosėve ia kishte shtruar rrugėn pėr t’u bėrė fuqi udhėheqėse, ndėrsa Aleksandri i maqedonėve pėr t’u bėrė perandoria e botės. Perandoria e re i njihte orakujt, por nuk i bėri pėr vete. Ato po rrėnoheshin, veēse jo nga kujtesa: ata qė kanė dėgjuar pėr Aleksandrin e mollosėve, e dinė se lumi ku u vra, pa dalė mirė trupi i tij nga uji, u quajt Akeron.

 

qershor 2006

 

 

            VETĖVRASJE

 

            Kjo histori ėshtė rrėfyer nga dy njerėz tė ndryshėm tė cilėt i bashkonte tė qenit nga e njėjta krahinė e thellė malore, ku ka ndodhur ngjarja, dhe i ndante pėrvoja jetėsore: njėri qe tridhjetėvjeēar, kurse tjetri gjashtėdhjetė. Sė pari historia u tregua nga tridhjetėvjeēari, pastaj (megjithėse unė nuk kisha ndonjė dyshim nė fjalėt e tij), si tė doja tė sigurohesha deri nė fund pėr vėrtetėsinė e ngjarjes, i dhashė liri kureshtjes, prandaj ajo u rrėfye sė dyti nga gjashtėdhjetėvjeēari. Mė vonė u binda se kisha vepruar me mend, sepse dy rrėfimet jo vetėm qė vėrtetuan njėra-tjetrėn, por pasuruan vetė historinė: kjo erdhi nga fakti i sipėrpėrmendur se dy rrėfyesit qenė njerėz me pėrvoja tė ndryshme jetėsore. (S'di sa ka vlerė tė theksoj se mė i vjetri e ka kapur qytetin diēka mė herėt, kurse mė i riu u takon ardhjeve tė rrėmujshme gjatė lėvizjes sė lirė tė popullsisė, tė cilat, pėrgjithėsisht, janė shoqėruar edhe me mendime jo tė mira pėr to, megjithatė fati e ka sjellė qė tė dy tė pėrfundojnė si miq tė mi.) Tridhjetėvjeēari e pėrmendi kėtė histori shkarazi (tashti nuk mė kujtohet se si erdhi fjala aty, sepse kemi shkėmbyer me njėri-tjetrin histori nga mė tė ndryshmet, sidomos pėr njerėzit e ngujuar maleve, ku unė, i prekur prej damari poetik me sa duket, kėrkoja shqiptarin e paprekur nga qytetėrimi), prandaj nuk tha emra, kurse gjashtėdhjetėvjeēari u kujtua pėr to: historia, tha, i ka ndodhur Bal Tonės, njė trimi qė pėrmendet te Lahuta e Malcis e Gjergj Fishtės. Sipas tij, thuhej se ky burrė nė jetėn e tij kishte vrarė nėntė vetė. I intriguar prej vetė historisė, nuk e pyeta se kė e si, pasi ai detaj ishte i mjaftueshėm pėr tė kuptuar se kishim tė bėnim me njė trim tė ēartur, qė nuk i dilet lehtė pėrpara, pėr asnjė arsye. Nė shtėpinė e kėtij burri (pėr arsyen e sipėrpėrmendur nuk mund tė mos e pėrfytyroj atė njė tip tė sertė) fillon historia: dikush bujti njė natė atje. Sipas zakonit, kur ka njė bujtės, i zoti i shtėpisė e sakrifikon fjetjen me gruan e vet: njė gjė e tillė na tregon se Bal Tona qe njė burrė zakoni, sepse atė natė e zbatoi kėtė rregull pikė pėr pikė. I doli gjumi natėn dhe pėr njė ēast deshi tė dijė nėse po flinte mirė miku, por pa se atje pėrtej vatrės mungonte bujtėsi i asaj nate. Meqė koha po kalonte e miku s'po dukej, Bal Tona u ngrit ndenjur, ndezi njė duhan (kėtė e tha tridhjetėvjeēari) dhe priti, por pa asnjė hije dyshimi (kėtė e tha gjashtėdhjetėvjeēari): njerėzit kanė edhe nevoja vetjake. Dikur, me merak pėr mikun, ėshtė ngritur nga vendi (kėtė e thanė tė dy).

            Asnjėri nga rrėfyesit nuk dha ndonjė shpjegim pse e tradhtuan Bal Tonėn e shoqja dhe bujtėsi i asaj nate: mė duket se ata i dhanė kėsaj ngjarjeje gjykimin e njė tradhtie tė rėndomtė. Bal Tona nuk e nisi gruan tradhtare, megjithėse (kėtė e tha gjashtėdhjetėvjeēari), pėr njė burrė tė asaj kohe, ndarja pėr ēėshtje nderi ishte njė nga tė drejtat e vetme, ēka do tė thotė, po sipas gjashtėdhjetėvjeēarit, se divorcet e pakta nuk vinin vetėm nga kisha, por edhe nga disa zakone mė tė lashta e tė ngulitura thellė tek njerėzit e ngujuar tė maleve. Tek tė dy rrėfyesit ka diēka qė pėrkon pikė pėr pikė: bujtėsit besėprerės Bal Tona i tha se, nėse nuk do ta vriste veten, as ai nuk do ta vriste. Unė besoj se kjo duhet marrė si diēka mė tepėr se sa mosvrasja e dikujt qė tė ka shkelur nė shtėpi (ndoshta kėtė mendim ma kanė nxitur mė tepėr fjalėt e gjashtėdhjetėvjeēarit, i cili gjithmonė pėrpiqej t'i lidhte faktet me zakonet, por nuk e kujtoj dot se si ka ardhur kjo, sepse mjaft gjėra tė kėsaj historie i bluaj edhe sot e kėsaj dite, duke menduar se ndoshta dikur mund ta rishkruaj atė): pėr kėtė mė siguron ajo qė ndodhi mė pas, pra, besėprerėsin nuk do ta cenonte njeri as pėr shtatė vjetėt qė pasuan.

            Shtatėvjetėshin e pėrmendi gjashtėdhjetėvjeēari. Gjithė kėto vite Bal Tona jetoi me tė njėjtėn grua, ēka tregon se ruajtja prej tij e tė fshehtės sė asaj nate nuk ka tė bėjė aspak me burracakėrinė, por me diēka tepėr tė thellė, dramės sė rėndė tė sė cilės i ka dalė pėr zot me vetėdije tė plotė, edhe pse, siē u tha mė sipėr, karta e nderit atė si burrė e nxirrte tė palagur. Duhej tė kalonin kėto shtatė vjet qė bujtėsi i dikurshėm ta shijonte pėr herė tė parė para tė tjerėve ndjenjėn e vjetėr tė triumfit. Po punonte nė fushė (nė fushėn e pakėt me misėr) me disa burra tė tjerė, kur disa tė rinj (siē ndodh shpesh nė njė shoqėri meshkujsh) filluan tė ngacmohen me histori femrash. Pas shumė e shumė historish tė tilla, bujtėsi i dikurshėm nuk i ka qėndruar tundimit tė fortė: dhe me tė vėrtetė i ka ngrirė tė tjerėt kur ka treguar historinė me gruan e Bal Tonės. Pėr ta bėrė historinė sa mė tė besueshme, para habisė tė bashkėbiseduesve ka pėrsėritur me naivitet edhe fjalėt qė i pat thėnė burri besėprerė: se nėse nuk do ta vriste veten, as ai nuk do ta vriste.

            Edhe nėse nuk e ka ditur mė parė kuptimin e kėtyre fjalėve, mėngjesi i nesėrm ia ka bėrė tė qartė gjithēka: atė ēast kur arma e Bal Tonės po ia mbushte gjoksin me plumba.  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

            ALFABETI I FSHEHTĖ         

 

 

            Tregoi (sigurisht, siē i kishte hije rastit, me tonin e njė shpalljeje) se ishte ai vetė shpikėsi i alfabetit tė fshehtė, pėr tė cilin qe folur te bar "Snack" midis meje dhe njė tė njohurit tonė tė pėrbashkėt. Nuk zgjati shumė dhe u kujtova se pata folur dikur pėr ato qė mė thoshte: nuk pata dyshim se kisha thėnė gjėra tė tilla, tė cilat ndjehej menjėherė se i kishte tė kthjellėta nė kujtesė, ashtu siē ndodh me disa gjėra qė janė shumė tė rėndėsishme pėr ne. Ndėrkohė, fillova tė ndėrtoja ngjarjen: nuk ishte shfaqur vetė atėherė, i njohuri ynė i pėrbashkėt mė pat folur pėr shpikėsin e njė alfabeti, duke mė treguar njė vizatim tė bėrė me laps. E pata parė me vėmendje vizatimin, duke thėnė fjalė tė mira pėr tė, por nuk kisha menduar mirė diēka: pėr autorin kishte pak rėndėsi vizatimi, sa kishte alfabeti, i cili lexohej vetėm prej tij. Atėherė, siē ma kujtoi ai vetė gjatė bisedės tonė, kam pyetur nėse ky person jetonte nė shoqėrinė e njerėzve, duke shtuar, sa me humor, sa me seriozitet, vėrejtje tė tjera tė kėtij lloji, sepse mendova se bėhej fjalė pėr ndonjė tė sėmurė, njė njeri jashtė normales, pa e ēuar dot ndėrmend se ky mund tė ishte (siē po rrinte para meje) njė djalė shumė i ri, serioz dhe i pashėm, i sulmuar tash e parė nga femrat, megjithėse vetė tregohej indiferent ndaj tyre.

            Kėtė herė qė po rrinim bashkė, i kishte sjellė me vete tė gjitha vizatimet, tė cilat bėheshin si nja pesėmbėdhjetė copė. Ē'ėshtė e vėrteta, i shikoja ato fletė (siē i kisha parė edhe herėn e parė) si ca vizatime interesante e kaq, por pata njė farė tronditjeje kur, duke treguar me gisht nė njė cep, tha se qe fjala pėr ca vargje lirike. Megjithėse e ndjeva se qe e kotė, kėrkova tė m'i lexonte, por pashė se si u tkurr: pėrveē tij, pėr ato vargje nuk dinte asnjė njeri tjetėr i kėsaj bote. Vetėm atėherė u ndėrgjegjėsova pėr mendimin qė kishte pėr alfabetin e vet. Edhe me tė kishte ndodhur si me sumerėt (e popuj tė tjerė qė kanė shpikur alfabete): njė send i njohur duhej tė paraqiste njė shkronjė (qė me gjuhėn shkencore quhet ideogramė). Dallimet ishin tė parėndėsishme: te sumerėt shohim mė shumė femrėn, zogun, kurse tek ai, derisa ta kuptonte se gjėrat mund tė jepeshin mė thjeshtė, me njė vijė a pikė, qe bazuar te tavolina, karrigia. Ēfarė kishin bėrė sumerėt, i thashė unė, sepse nuk dinte asgjė pėr mėnyrat e tyre: gjithēka i kishte ardhur vetvetiu (megjithėse nė dy tre raste kishte ngjashmėri tė madhe mes tij e sumerėve). I tregova (e kam parė nė njė libėr metodik) se si e pėrdorin penelin kaligrafėt kinezė, me synim qė ta ndėrgjegjėsoja mė tepėr pėr anėn artistike tė kaligrafisė, por e priti ftohtė: pėr tė mbi gjithēka ishte alfabeti.    

            Ngela njė ēast, por nė fund tė fundit, s’ėshtė pėr t’u habitur, sepse historikisht ēėshtja e alfabetit ka qenė njė shqetėsim i veēantė pėr shqiptarėt: njihen gjithė ato raste tė alfabetit pėr tė gjithė shqiptarėt, gjithė ato raste tė alfabetit vetėm pėr familjarėt dhe miqtė. Mandej, historia flet pėr ekzaltimin e tė njohurit von Hahn, i cili mendonte se pat gjetur ndėr shqiptarė alfabetin pellazg, megjithėse koha e sqaroi ngatėrresėn e tij, kur u mėsua se ky qe alfabeti i shpikur nga Dhaskal Todhri. Veēse me rastin e njė alfabeti vetėm pėr veten po pėrballesha pėr herė tė parė, sepse, megjithėse nuk e pyesja mė drejtpėrdrejt, tek ai ndihej shumė qartė kjo bindje e patundur: pra, qė kishte bėrė njė alfabet. Kur i premtova se do ta ndihmoja pėr hapjen e njė ekspozite (gjėja e parė qė mė erdhi nė mend atė ēast), nuk qe kundra, veēse shfaqi dyshimin se mos ia kopjonin dhe m'u desh ta qetėsoja: sipas meje, kjo nuk do tė ndodhte, sepse kushdo qė donte tė merrej me kėtė punė, duhej tė kalonte mė parė te burimi.

            Ia vlejti qetėsimi, sepse e mbajti pėr njė kohė jo tė shkurtėr atė gjendje tė ndezur, tė cilėn mund ta ketė pasur vetėm Lajbnici (dijetari i parė qė e lidhi ilirishten me shqipen), kur ka thėnė: mė jepni njė alfabet, t’ju jap njė gjuhė tė mirė, mė jepni njė gjuhė tė mirė, t’ju jap njė qytetėrim shumė tė mirė. Jo mė kot, nė kohėt e lashta shkrimi u atribuohej perėndive, siē ndodh, bie fjala, me Thot-in e egjyptianėve. Sipas studiuesve tė besueshėm, atėherė ėshtė menduar se ai qė kupton fshehtėsinė e shkrimit, mban ēelėsin e krijimit dhe se zbėrthimi simbolik i shkronjave ka pėrfunduar nė alfabet. Sipas traditės hebraike, shkronjat e alfabetit zotėrojnė fuqinė krijuese qė njeriu nuk e njeh: “askush nuk e di burimin e tyre, sepse fragmentet e Torės nuk janė radhitur sipas renditjes sė vėrtetė, kėshtu qė nėse dikush mund t’i lexojė ato, do tė mund tė krijonte botėn, tė ngjallte tė vdekurit dhe tė bėnte mrekullira, prandaj renditja e Torės ėshtė fshehtėsi qė e di vetėm Zoti”. Se ēfarė fshihet nė kėto germat latine, qė pėrdorim sot, zhytet nė errėsirėn etruske, ashtu siē nuk kanė ditur as grekėt se prapa germave me prejardhje fenikase alfa, beta, gama, delta... nė hebraisht - mė saktė nė kanaanisht, qė ėshtė gjuhė semite si fenikishtja – kėto shkronja quhen aleph, beth, ghimel, delesh, me domethėnie tė qartė dem, shtėpi, gamile, deve, por rrinė pa kuptim nė gjuhėn greke.

Tė paktėn sipas Ēabejt, gramema greke (vizė, germė) te ne ėshtė germė (gėrmė), e lidhur me fjalėn gėrmoj, me kuptimin “gdhend”, ēka tregon natyrėn e parė tė alfabetit e shkrimit. Fjala shkruaj, qė lidhet me fjalėn scribo tė latinėve, apo schreiben tė gjermanėve, me kuptimin e parė grith, kruaj, vizatoj, dhe qė i pėrgjigjet fjalės greke graphein (grith diēka) ka mė tepėr kuptim teknik se fjala legein (greq.), lego (lat.), tė cilat nė kuptimin e tyre tė parė do tė thonė mbledh (shkronjė pėr shkronjė), pėrkatėsisht mendoj diēka. Shumė studiues atė fjalė e vėnė nė lidhje me fjalėn logos (siē e ka pėrdorur Herakliti) me mė tepėr se dhjetė kuptime (1. ēfarėdo qė ėshtė thėnė; 2. vlerė; 3. meditim; 4. arsye, argument; 5. masė; 6. marrėdhėnie; 7; parim i pėrgjithshėm, 8. aftėsi intelektuale; 9. definicion ose formulė; 10. parafrazim idiomatik i fjalės).           

Nė kohėn qė flisnim bashkė, djaloshi i ndjente kėto gjėra (besoj, si njė zgjim platonian kujtese), por nuk dinte t’i artikulonte: tė paktėn, kėshtu mė tha.

            Duke njohur natyrėn e tij, nuk u habita shumė qė nuk u duk pėr njė vit rresht. Sepse ato punime mė riranė nė dorė vetėm pas njė viti: dhe jo nga dora e tij, por e njė vajze qė m'u paraqit si shoqja e tij e ngushtė. Sipas kallėzimit tė saj, ai ishte ndarė nga jeta para njė muaji, me njė vdekje qė askush nuk diti ta emėrtojė: ishte shkrirė si qiriri. Nuk mund tė mos e besoja se qe shoqja e tij e ngushtė, pėrderisa zotėronte punimet qė ai i ruante me xhelozinė mė tė madhe, por kėrkesa e mbajtjes sė premtimit pėr hapjen e ekspozitės mė zuri ngushtė: kur dhashė premtimin kisha parasysh gjėrat e reja qė do tė bėnte. Megjithatė i mbajta punimet: ajo kishte njė argument ta fortė pėr tė kėmbėngulur, sepse, siē tregoi, edhe pse ajo u fejua, ai vazhdoi ta trajtonte si njeriun e vetėm qė duhej t'ia shihte vizatimet, derisa, pak para vdekjes, ia fali asaj tė gjitha.

            I mora adresėn dhe i premtova se do ta informoja pėr ēdo gjė. Njė muaj rresht nuk bėra asgjė pėr ekspozitėn, por bėra diēka qė e ēmova mė shumė se sa disa ekspozita sė bashku: ia dola deshifrimit tė alfabetit. Kėto fjalė i them me njė farė triumfi, megjithėse edhe mua mė ndihmoi fati si atė francezin e famshėm tė hieroglifeve egjyptiane nė qytetin e Rosetės: jo se kishte pėrkthim nė gjuhė tjetėr si nė rastin e tij, por ngula kėmbė nė deshifrimin e njė fjale qė pėrsėritej mė shumė se tė tjerat. Kjo fjalė, e cila rrinte shumė shpesh nė krye tė teksteve tė para, mė shtyu tė kėrkoja emrin e vajzės qė zotėronte vizatimet dhe nuk u zhgėnjeva: emri i saj u bė ēelėsi i zbulimit tim, ashtu siē qe bėrė pėr francezin emri i Kleopatrės sė famshme. Ndėrsa provoja kėnaqėsinė e veēantė tė shpėrblimit tė pėrkushtimit njė mujor, asaj nuk i thashė asgjė, arsyeja kuptohet, besoj, gjatė leximit tė teksteve. Mandej, pėrderisa ai nuk ia kishte thėnė vetė, nga ta merrja unė kėtė tė drejtė?

            Tashti ajo ka ikur nė Amerikė, pas tė fejuarit, prandaj marr guximin tė radhis mė poshtė njė pjesė tė vogėl tė atij kaligrafimi tė fshehtė. 

 

            "Nėse dyert e qiellit janė mbyllur pėrgjithmonė e shkretėtira e pasosur ėshtė thirrje e vdekjes: pėr beduinin varfanjak, qė i kanė mbaruar rezervat e ujit, ky ėshtė fundi. Varr i bėhet shkretėtira e heshtur.

            Pasi kjo nuk ndodh, ai gati sa nuk ēmendet nga gėzimi (njė dalldi e paprovuar ndonjėherė): mendon se hasi nė njė pagure me ujė. Torba pa zot, pas njė dune rėre, ka tjetėr gjė: ėshtė plot me xhevahire.

            Duket, bujaria e qiellit mbetet tė jetė mė e madhe se e shkretėtirės, sepse shfaqet njė re e pason njė tjetėr. Pasi ia ka hapur gojėn shiut, beduini mendon oazin mė tė afėrt: atje ka njė qytetth tė vogėl me njė bujtinė tė famshme, ku gatuhen gjellėra tė mrekullueshme. Pasi tė ngopet, do tė ėndėrrojė si do tė ēojė nė Kinė squfurin e Persisė, si do tė marrė farfuri kineze e do t'i ēojė nė Bizant, si do tė marrė mėndafshe bizanti e do t'i ēojė nė Indi, si do tė ēojė ēelikun e Indisė nė Alep, qelqin e Alepit nė Jemen dhe pėlhurėn e Jemenit nė Persi.

            Bujaria e qiellit vazhdon me njė rrufe tė shpejtė. Ajo nuk gabon shenjė: beduini shkon pa e marrė vesh se nuk ka gjetur njė torbė me xhevahire, por njė pagurė me ujė.

            Megjithėse i pėrkas njė race kureshtare, nuk kam qenė kurrė nė shkretėtirė: nuk e di nėse ka kuptim apo jo kjo parabolė, veēse dua tė them se sė pari desha tė shpėtoja nga skllavėria e dashurisė, pastaj nga barra e lirisė, tashti rri e mendoj pėr njė femėr qė nuk munda ta kem timen."  

 

            "Unė nuk mund t'i them asaj, se ne jemi luanė, por jo luanė tė vėrtetė. Jemi luanė tė qėndisur nė flamur dhe valojnė me fryrjen e erės: luanėt duken, kurse era ajo. Dhashtė Zoti qė ai i padukshmi tė mos mungojė: me kėtė dashuri u krijua gjithėsia."

 

            "Ai qė njeh veten, njeh edhe Zotin. Nuk e di nė po digjem pėr veten, apo pėr Zotin"

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

GĖTE, SHILER E TĖ TJERĖ

           

            Atė natė dukej i pėrtėrirė nė mėnyrė tė ēuditshme, gati tė frikshme: me zėrin e pastruar papritur prej sėmundjes pesėvjeēare, ishte i gatshėm pėr tė folur gjatė pėr varrimin e kolegut tė vet, qė kishte ndodhur vetėm dy-tri orė mė parė, megjithėse kėrkoja tė ndėrroja temė herė pas here. Gjatė gjithė kohės nuk m’u hoq nga mendja ajo qė tregon Ekermani pėr Gėten, i cili, kur nusja e djalit i tha se leximi i Shilerit tė vė nė gjumė, u zemėrua dhe u shkreh: tė gjithė ju jeni tepėr tokėsorė para tij.

Edhe nė kėtė rast, kėtu nė Vajmarin e vogėl, tė panjohur prej botės, ai qė vdiq, qe temperamenti shilerian. Piktori me temperament getean, qė duhej ta pėrballonte kėtė vdekje, nuk qe aq plak sa Gete, megjithatė mund tė quhet edhe mė i pamundur: nuk ngrihej nga shtrati qė prej pesė vjetėsh. Shto edhe dy-tre vite ku kishte humbur tė shoqen, i bėheshin shumė vjet pa pikturuar, prandaj e priste me emocion tė veēantė reabilitimin: e kujtonte shpesh foton e Renuarit qė pikturonte me penelin e lidhur nė dorėn e paralizuar.

            Njė muaj mė vonė, kur u dha lajmi i vdekjes sė tij, mua m’u fanit pikėrisht pamja e kėsaj nate: ajo pėrtėritja e tij paskėsh qenė ndryshe nga ē’i dhashė kuptim unė, sepse ajo pėrtėritje e ēuditshme kishte mė shumė lidhje me mendimin pėr vdekjen se sa pėr jetėn. Ēfarė ka menduar, e ka marrė me vete pėrgjithmonė, por mund tė kujtojmė se ikja e papritur e kolegut, e cila ia bėri vdekjen mė fizike se sa mund ta kishte menduar plot pesė vjet me radhė sėmundjeje tė rėndė, i erdhi kur, megjithėse kishte mendje tė kthjellėt, qe shtatėdhjetė vjeē dhe nuk e dinte se edhe sa kohė do t’i zgjaste reabilitimi. Mė duhet tė shtoj se ai e dinte me detaje qė atė natė historinė e kėsaj vdekjeje tė papritur, kurse unė e mėsova mė vonė. Tashti, qė tė bėhem i besueshėm nė hipotezėn time, duhet ta rrėfej atė pa humbur kohė.  

            Nė qytetin e vogėl provincial nuk mbahej mend ndonjė lajm mė i pabesueshėm vdekjeje: habia rritej mė tepėr kur thuhej se nuk ishte fjala pėr ndonjė aksident por pėr vdekje natyrale, sepse kėtė piktor e njihnin pėr shėndetplotė dhe bir tė dy prindėrve qė kishin jetuar mbi nėntėdhjetė vjet. Vitet e fundit e kishte shitur studion pėr tė pėrmbushur disa nevoja dhe pikturonte nė shtėpinė e rrethuar me pak kopsht, midis kafazesh me kanarina e gardalina, prandaj nuk shihej edhe aq shpesh nėpėr rrugėt e qytetit, mirėpo njė ditė para se tė vdiste mori pjesė nė njė veprimtari pėrkujtimore dhe aty qe takuar e pat biseduar me shumė miq e tė njohur: ishte i pastėr, i veshur me shije si gjithmonė, njė figurė ku vdekja nuk hidhte asnjė hije. Mė fort se kujtdo ky lajm iu duk i pabesueshėm tė bijės, sepse ai pat biseduar me tė nė telefon njė apo dy minuta para se tė vdiste: kishte vdekur nga zemra njė njeri qė s’qe ankuar kurrė prej saj. E bija, qė jetonte prej kohėsh larg tij, nė kryeqytet, mė vonė, kur realiteti i vdekjes nuk mund tė kundėrshtohej mė, do tė kujtohej pėr dy bisedat e mėparshme, tė bėra po brenda asaj dite. Nė bisedėn e parė ajo qe pėrpjekur t’ia hiqte mendjen nga vendimi kokėkrisur pėr ta vjelė shegėn vetėm, por kur pa se mė kot kėmbėngulte (tė gjitha frutat e kanė njė ditė tė tyren, tha ai), e la nė tė tijėn, duke shpresuar se ai do tė hiqte dorė sapo tė shkonte pranė pemės sė madhe por tė brishtė, e cila atė vit kishte mbajtur mjaft: ajo shpresoi se ai do tė vilte aq kokrra sa do t’i duheshin pėr njė nga ato natyrat e qeta qė i punonte gjithmonė me dashuri. Nė bisedėn e dytė (tashti ai e kishte vjelė gjithė shegėn), pat pasuar njė tjetėr kundėrshtim: megjithėse e dinte qė shtysa e tij pėr tė fituar lidhej vetėm me sigurimin e parave tė dasmės sė saj, s’e bindi tė hiqte dorė nga kopjimi i njė pune tė porositur nga njė grua qė edhe ajo e njihte. Pėr t’ia arritur qėllimit, ajo e mori pėrsipėr tė gėnjejė: tha se kishte ndėrmend tė merrej vesh me tė fejuarin pėr ta shtyrė datėn e dasmės. Kėshtu qė ai t’i linte kopjimet e porositura dhe tė mendonte vetėm pėr ėndrrėn e vjetėr tė njė ekspozite tė madhe retrospektive, ku lypeshin punėt mė tė zgjedhura nėpėr vite. Ai doli nė mėnyrė tė prerė kundra mendimit tė shtyrjes sė dasmės: tha se ajo ende nuk e dinte ē’baba me duar tė arta kishte. Toni i tij plot sinqeritet fėminor e la vajzėn tė hutuar, kėshtu qė ai gjeti rast tė thoshte se kjo qe dita nė tė cilėn priste galeristin e vet nga kryeqyteti dhe gjėrat do tė shkonin pėr sė mbari. Ajo ishte bindur se, i detyruar nga nevojat e ditės dhe nga nevoja qė ajo kurrė tė mos e ndiente ngushticėn ekonomike, ai e shiste veten lirė, por edhe e bindur se s’merrte erė nga tregtimi i pikturave, nuk mund tė shkonte mė tej se sa t’ia pėrsėriste tasheparė qė s’duhej tė shiste, pasi do tė vinte edhe dita e tij. Njerėz tė besueshėm i kishin thėnė se i ati po jetonte njėfarė rilindjeje si artist, ndryshe nga kolegėt e brezit tė vet, nuk po nxirrte asnjė skarcitet, prandaj, megjithėse i dukeshin tė ēuditshme, nuk mund tė mos ia besonte fjalėt e asaj dite, kėshtu qė pranoi tė mbyllej biseda, ndonėse dilte pak e turbullt prej saj. Mirėpo i ati s’i ndahej: fliste plot pasion pėr tė kuqen e qiellit e kafen e thellė tė tokės, pėr tė blertėn e pjekur tė pemėve e tė zezėn e trungjeve, shkurt, po nxirrte nga dora njė kryevepėr. Ajo e dėgjonte pa folur, sepse e dinte qė peizazhi i kopjuar prej tij ishte tjetėr gjė: atje ishte njė vjeshtė me tė verdha tė ngrohta e tė kaltrėn e qiellit tė qetė. Mė vonė, kur i pa bashkė, origjinalin dhe kopjimin, u tmerrua: tek e dyta kishte ushtruar pushtet njė vizion i rrallė, me siguri i ardhur nga tejjeta, diēka qė tė sillte ndėrmend punėn e fundit tė Van Gogut, atė grunoren me korbat e zinj, por prapė mė mistike se aq. Kurrė nuk arriti ta shpjegojė se si i qe pėrgjigjur ai porosisė sė njė gruaje me atė lloj pikture: siē nuk arriti ta shpjegojė faktin nėse vdekja ėshtė mė fizike se sa mund ta mendojmė.

            Galeristi kryeqytetas, qė erdhi sė bashku me njė biznesmen, e pa punėn dhe e pėlqeu menjėherė, por s’deshi ta besojė se kishte vetėm njė orė punė nė tė, pasi artisti vazhdimisht ngulmonte gjatė nė telajo. Kundėrshtimi kėmbėngulės por edhe shpjegimi i artistit krijuan njė atmosferė tė veēantė: Kjo ėshtė arsyeja pse galeristi dhe biznesmeni kanė folur mė vonė pėr njė situatė humori tė krijuar qė nga fillimi i vizitės. Artisti, i njohur pėr natyrėn e pėrmbajtur, e ka shfrytėzuar kėtė situatė humori pėr ta pyetur galeristin se pse e kish rritur trefish ēmimin e njėrės prej pikturave tė tij. Kjo situatė sa ē’e ndihmoi, aq edhe e dėmtoi, sepse pyetja, me sa duket e menduar gjatė prej tij, pat njė pėrgjigje tė shpėlarė, por dinake, prej tregtari: hajt, hajt se ashtu ėshtė puna. Pas kėsaj, si zakonisht, artisti e ka shfrytėzuar sensin e humorit vetėm pėr tė pėrballuar nėnshtrimin ndaj ēmimeve tė ulėta, duke llogaritur me vėmendje ēka ishte fitimi i tij tek kjo humbje e re, sa pa ardhur koha pėr tė shfryrė si gjithmonė kundėr shitjeve qė qe i detyruar tė bėnte, njė histori e pėrsėritur pamėshirshėm prej shumė vitesh, tė cilės ia dorėzon vazhdimisht energjitė dhe talentin, njė gjendje qė ka filluar ta quajė njė farė mjerimi. Mirėpo kėtė herė skema e njohur ėshtė thyer: qenia zot i situatės prej galeristi ka zgjuar njė farė zilie tė biznesmenit, thuajse njė farė ndjenje poshtėrimi, qė e ka pėshtjelluar, duke i dhėnė tė kuptojė se duhej tė dėgjohej, mė sė fundi, zėri i tij prej njeriu tė suksesshėm. Dy shifrat e pėrmendura prej biznesmenit qenė minimale pėr kolegėt kryeqytetas, por artistit i mjaftonin pėr tė mbuluar me to dasmėn e sė bijės, kėshtu qė as e ēoi ndėrmend (siē thuhet me gjuhėn e rastit) tė bėnte pazar me tė: duke u munduar tė fshihte ngazėllimin qė  provonte, iku nė dhomėn tjetėr dhe i telefonoi shpejt e shpejt njeriut qė donte ta lumturonte.

            Kur ai kthehet nė dhomėn qė shėrben si studio, ne mund tė pėrfytyrojmė njė treshe burrash tė lumtur: sigurisht, imagjinata na vjen nė ndihmė edhe nė rastin kur artisti kėrkon ta festojė pjesėn e tij tė lumturisė, pasi ai merr gotėn e uiskit dhe e vė nė buzė, veprim ky i natyrshėm nė njė mjedis ku punėt po shkojnė siē duhet pėr secilin. Veēse pėr sytė e galeristit dhe biznesmenit ėshtė e panatyrshme ajo qė vjen pas: gota bie nė qilim e derdhet, artisti humb drejtpeshimin dhe menjėherė nxihet nė fytyrėn qė ėshtė gjithmonė e kuqe. Ata hidhen pėrpjetė dhe arrijnė t’ia rregullojnė gjuhėn, por nuk mund t’ia kthejnė dot tė folurit, i japin shtypje nė gjoks, por shohin se si i fiket zemra, se si i plas shkuma nė cepat e buzėve, se si pėrpjekjet pėr ta mbajtur nė jetė vinė e firojnė njė nga njė, para syve tė tyre qė s’dinė ta shprehin tronditjen, kaq tė ēuditur janė.

            I ēliruar prej pushtetit poshtėrues tė materies, mishėrim i idealit burrėror dhe ideal i mishėruar i burrėrisė, i guximshėm, i vrullshėm, i butė, me vėshtrimin e shpėtimtarit, me fytyrė mbretėrore tė drejtuar nga yjet, i tillė u shfaq ai, nė ēastin e shfaqjes nė arkivol… shkruan njė shkrimtar pėr Shilerin e vdekur, diēka qė, pėr ēudi, rri fare natyrshėm nė rrėfimin tonė, gati pas dy shekujsh. Nėse do tė zėvendėsojmė fjalėn poezi me fjalėn pikturė, do tė kemi edhe vazhdimin, Ajo qė Shileri quan poezi, nuk ėshtė fare poezi pėr Geten. Shkrimtari nė fjalė na vjen pėrsėri nė ndihmė, edhe pas kėsaj deklarate nė dukje tė llahtarshme, kur thotė (kujtoni fjalėt e Getes me tė renė), Por Shileri, pas vdekjes, u bė pėr Geten ai qė Getja nuk qe kurrė pėr Shilerin; njė si shenjt.

            Pėr hir tė sė vėrtetės, mė duhet tė pohoj qė (me kaq kapėrcime) ende nuk e di se kujt i takon ky rrėfim; nuk e di (me kaq citime) as se kush mund tė quhet autori i tij.

            Madje, rri me frikė se ky rrėfim ekziston vetėm e vetėm qė tė nxitė njė tė dytė.   

 

 

            Passhkrim. Pas vdekjes sė piktorit shilerian, jeta e sė bijės ka marrė njė kthesė tė plotė: jo vetėm qė nuk u martua (ata qė e njohin, ngulin kėmbė se ėshtė e virgjėr sot e kėsaj dite), por nė mėnyrėn mė tė papritur, nė njė vend nordik siē ėshtė Suedia, ajo ka vendosur qė tė bėhet piktore. Nuk e di nėse kėtė ide ia kanė rekomanduar psikologėt si terapi (kjo mė kujton poeten amerikane Anne Sexton), apo thjesht ėshtė vendim i saj (rast i pazakonshėm, pasi bėhet fjalė pėr tė vazhduar veprimtarinė e njė artisti tė dorės sė parė, e jo tė diēkaje tė rėndomtė), por marr pėrsipėr tė them se kemi tė bėjmė me njė piktore tė vėrtetė, pasi i kam parė punėt e saj nė internet: ėshtė fjala pėr njė dorė tė sigurtė prej profesionisteje, ēka tė shtyn tė mendosh se nuk e ka kaluar kohėn kot nė studion e tė atit. S’ėshtė vetėm dora qė ka pėrparuar, por edhe shija e kultura profesionale (shkruan: kur e pashė nė origjinal, ai Shagalli qė kam dashur aq shumė, mė zhgėnjeu). Fillimisht, ndjehej ndikimi i fortė i punėve tė tė atit (e njėjta ndjeshmėri ndaj tė kaltrave tė forta, thuajse jeta e tij vazhdonte nė jetėn e saj), por unė i shkrova se nėse e bėnte kėtė me vetėdije tė qartė, tė vazhdonte ashtu, pasi kushedi ku do tė dilte, siē bėjnė artistėt postmodernė, tė cilėt nuk i fshehin gjėrat qė u shėrbejnė si pikėnisje, sigurisht nė bazė tė disa kėrkesave tė veēanta. Ėshtė pikėrisht pėrgjigja e kėsaj letre qė e mbylli letėrkėmbimin tonė: hė pėr hė nuk di asgjė pėr tė (megjithėse unė besoj se libidoja e saj vazhdon tė shkarkohet nė njė vepėr arti qė nuk pranon tė ndėrpritet – providencė e pacenueshme), prandaj, pėr tė hedhur ndopak dritė nė jetėn e saj tė re, le tė mjaftohemi me disa copėza tė letrave tė dikurshme tė renditura kėtu mė poshtė.

 

 

Nė kėtė moment qė po tė shkruaj, shikoj dėborėn qė bie pa pushim. Ėshtė aq e bukur ta shikosh nga brenda: pemėt janė rėnduar shumė, ka shumė zogj e ketra qė tė vijnė fare afėr nė kėrkim tė ushqimit. Ėshtė vėrtet bukur, si nė mes tė njė ėndrre. Gjithnjė ky peizazh mė kujton tregimet, pėrshkrimet e shkrimtarėve rusė, me udhėtimet me trojka, ndoshta ngaqė dėgjoj muzikė tė ciganėve rusė, tė cilėt tė ēojnė nė njė tjetėr atmosferė, dhe pi me kėnaqėsi pak verė tė kuqe. Mungon vetėm zjarri nė oxhak.

Kėto ditė kam parė njė ekspozitė tė Modilianit: ėshtė me tė vėrtetė piktor i madh. Mjaft i ngrohtė. Ky dhe Sezani mė kanė lėnė vėrtet mbresa: vėrtet mė japin njė dėshirė pėr tė pikturuar, megjithėse kėto kohė jam duke u marrė mė tepėr me vizatime e grafika. Kjo dėborė duhet pa tjetėr tė hidhet nė telajo: tė them tė drejtėn mė frikėson pak, pasi asnjėherė nuk jam shquar pėr peizazhe, aq mė tepėr tė pikturoj dėborėn, por them qė do ta provoj. Tashti kėtu ėshtė koha mė e bukur e vitit, pasi christmas dhe viti i ri janė nė derė. Ėshtė sezoni mė i bukur pėr mua, kudo ndihet atmosfera e festės: gjėja qė mė pėlqen mė shumė janė muzikantėt endacakė, qė i shikon kudo, duke krijuar me kėngėt e tyre njė atmosferė vėrtet magjike.

 

 

 

Pėr sa i pėrket pikturave tė mia, ku jam e lidhur shumė me subjektet e babait (nuk e di ēfarė ke parė), janė vetėm disa vizatime qė i jam rikthyer motiveve tė tij, thjesht nga mungesa e madhe qė ka lėnė tek unė. Ėshtė ndoshta (as unė nuk arrij ta kuptoj tėrėsisht) njė bisedė e heshtur e imja me tė, njė nevojė pėr tė mos pranuar ikjen e tij, ashtu siē nuk do ta pranoj kurrė, njė nevojė e domosdoshme pėr ta ndier sa mė pranė. Ėshtė thjesht njė rikthim herė pas here, por them qė krijimtaria ime lundron nė tė tjera ujėra: nuk mė lidh asgjė me subjektet e tij, pasi ėshtė diēka qė nuk e kam jetuar e kėshtu qė nuk mund ta ndjej. Kjo ėshtė dhe arsyeja qė kėto vizatime nuk mbajnė as firmėn time: ėshtė diēka qė, megjithėse e punuar nga unė, nuk mund ta quaj timen.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KTHJELLTĖSIA E PAPĖRBALLUESHME E ZHGJĖNDRĖS

 

 

E di mirė se thellimi nė problemin e ngacmuesve fizikė dhe ėndrrės ėshtė si thellimi nė problemet e pafundme tė Krijimit, ēka nuk pėrbėn synimin tim nė kėtė rrėfim, veēse do tė mė pėlqente me nxjerrė nė dritė disa detaje tė prekshme pėrmes pyetjes (tė ngresh njė pyetje tė saktė a s’ėshtė njė nga gjėrat mė tė rralla tė kohės sonė?): pra, sa jemi tė ndėrgjegjshėm pėr sinjalet qė merr trupi ynė, herė pas here, por ne nuk i kapim ato? Mua kjo pyetje mė kujton njė periudhė dimri tė kaluar nė njė zonė alpine ku, megjithėse i kisha tė humbura lidhjet me jashtė, provoja ndjesinė se po binte borė, ēka aprovohej sapo dilja nė dritare: atėherė nuk arrita ta bind veten se kjo qe e vėrtetė, duke arsyetuar se, meqė nė atė vend binte shumė borė, kishim tė bėnim me njė koinēidencė. Kjo zgjati deri atėherė kur rasti e solli tė dėgjoja njė njeri qė vinte nga ato zona, tė thoshte (nė njė ditė pothuajse tė larė nė diell) se atje (nė zonėn e tij) do tė binte borė (do tė binte borė shumė shpejt). Kur pa kėrshėrinė time, shtoi: ma ndjen trupi. Kishte gabuar fare pak: nė mėnyrėn mė tė paparashikueshme, bora ra edhe nė qytet.

Mundet qė ta harroja kėtė histori, nėse nuk do tė ndodhnin gjėra tė cilat do tė ma nxirrnin nga kujtesa. Kėto gjėra qenė dy ėndrra, ėndrra mėngjesi, kur njeriu qė fle ėshtė mė pranė ndėrgjegjes, prandaj ka njė pėrcaktim mė tė qartė tė forcave qė veprojnė. Janė nga ėndrrat psikologjike, jo nga ato profetike, megjithatė kjo nuk ka ndikuar qė ato tė harrohen lehtė, sa qė mė shtyn tė mendoj se po t’ua kuptosh gjuhėn e fshehtė, mund t’ua kapėsh edhe profecinė (pasi, siē thonė specialistėt, nuk janė gjithmonė tė ndara). E para ėndėrr lidhet me kohėn kur bėhej fjalė pėr rehabilitimin shėndetėsor tė njė profesorit tim tė vjetėr (njė njeri qė mund tė ndikonte mbi arsimin kombėtar nė pėrgjithėsi): shoqja ime e ngushtė, qė do tė kalonte pushimet nė tė njėjtin vend me tė, mori pėrsipėr tė mė tregonte pėr ecurinė e kėtij procesi. Shkuan disa ditė pa asnjė lajm, derisa njė mėngjes pashė nė ėndėrr gruan qė i shėrbente tė sėmurit, ose mė saktė dėgjova zėrin e saj qė ankohej se ai nuk i bindej sa duhej. Ma nxori gjumin zilja e celularit: shoqja ime mė informonte se profesori nuk i kishte bėrė pushimet nė vendin e pėrfolur. Largėsia fizike midis zėrit nė ėndėrr e zėrit nė zhgjėndėrr ėshtė njė kohė qė nuk mund tė matet saktėsisht, por unė, jo pėr herė tė parė, shikoja lidhje midis lėvizjes valore dhe trurit tim, i cili qe ngacmuar prej saj. Mė ka ndodhur nė njė numėr tė madh rastesh qė ta ēoj ndėrmend njeriun telefonues, pa mė ardhur ende thirrja e tij: shuma e madhe e rasteve i ka shėrbyer kėsaj bindjeje.

Nė ėndrrėn tjetėr, e cila ndodhi shumė mė vonė se e para, pashė Martin Camajn, i cili ndryshe nga fotot qė qarkullojnė pėr tė, qe plak i dobėt nga shėndeti dhe mbante veshur njė pallto tė trashė. Figura e tij nuk pėrcaktohej qartė, megjithatė ndjesia se qe pikėrisht ai, mė rrinte nė kokė e ndezur si njė llambė, prandaj kur mė kėrkoi ta drejtoja nėpėr bibliotekėn time, u tregova i gatshėm dhe i lumtur qė mė jepej njė rast i tillė. Befas dhomėn e pėrshkoi errėsira dhe nuk i lexoja dot titujt, por as pėr t’u tėrhequr nuk tėrhiqesha, sepse ai pėrsėriste:

- E kam tė domosdoshme ta gjej atė libėr.

Dridhej nga tė ftohtit: sigurisht, jashtė vullnetit tė tij, sepse dukej qė i vinte turp nga kjo. Kur u bė mė i vendosur, unė qeshė nėn peshėn e rėndė tė librave dhe nuk e ktheja dot kokėn as majtas, as djathtas: nė ēastin qė ktheva kokėn, njeriu i cili qe dukur si Martin Camaj, qe zhdukur e unė kisha nevojė tė ngopesha me frymė, sepse duhma e librave mė rėndonte gjoksin, por qeshė pré e ankthit – ėshtė ai ēasti kur vrapi yt tė duket shumė herė mė i vogėl se i atij qė po tė ndjek, sikur toka po tė ngjitet ndėr kėmbė e ti je brenda tunelit tė errėt. Kur u gjenda te dritarja, i gjithė trupi im mori frymė thellė: nuk pashė asgjė pėrveē njė bardhėsie tė plotė, megjithatė provova njė ndjenjė tė papėrcaktuar gėzimi.

Se si ndodhi ajo qė erdhi mė pas, nuk e pėrshkruaj dot, pasi kalimi nga ėndrra nė zhgjėndėrr qe i pakapshėm: te kuadrati i dritares (tashti nė zhgjėndėrr) shikohej vallėzimi vėrshues i borės, duke mė ushqyer mendimin se me tė njėjtėn lehtėsi qė kisha dalė nga ėndrra nė zhgjėndėrr, do tė bėja tė kundėrtėn, pra, do tė kthehesha nė ėndėrr, pasi nuk ekzistonin kufij midis tyre, sa qė edhe kur realiteti i borės u shtri mbi gjithēka, unė thashė: vetėm se qe afruar te dritarja mė kishte zbuluar aq shumė gjėra, po nėse do tė shkoja tė zhytesha nė zemrėn e saj!

Qe njė ndjesi shumė e fortė ajo qė mė mbajti aty, prandaj zgjati derisa preka njė libėr mbi sipėrfaqen e komodinės sė abazhurit: ai libėr qe vėnė aty njė natė mė parė prej meje, sepse duhej tė mė kujtonte 80-vjetorin e papėrkujtuar tė lindjes sė shkrimtarit tė parė nė ėndėrr, pėr ēka mė shkruante njė i huaj, nxėnės, pėrkthyes dhe mik i tij, i cili nėnshkruante “gjermani i ēmendun”. Gjermani (i ēmendun), qė ėshtė partizan(!) i hartimit tė pyetjeve tė sakta nė modernitetin shqiptar me bazėn nė periudhėn totalitare tė socializmit, bėhet njė arsye mė tepėr pėr t’u kthyer nė botėn e ėndrrave, tė cilat s’di pse i injorojmė kur pranojmė (Voltaire) se kanė zgjidhur problema matematikanėsh, kanė trajtuar ēėshtje avokatėsh, kanė shkruar vargje poetėsh, kur pranojmė (Emerson) se na japin njė lehtėsi dhe pasuri mendimi, qė do tė thotė se na pajisin me njė liri tė tmerrshme. Jashtė, bora (realiteti i shtrirė kudo) e mbulonte botėn si te novela “Rrungaja nė mars”, por ėshtė kthjelltėsia e papėrballueshme e zhgjėndrrės ajo qė e mposht njė njeri si unė, qė e mposht dhe e bėn tė mendojė gjėra si kėto, qė shumėkush i ka menduar para meje:

... zemra rreh mė fort prej vetėdijes qė kam pėr tė...

… ja ku jam duke marrė nė pyetje jetėn…

... nė pamundėsi me ditė, shkruaj…

E di se tė zihesh ngushtė nė modernitet, ėshtė njė ndjesi e pakėndshme, ėshtė shenjė inferioriteti intelektual – po ku ėshtė ai burrė qė pėr njė ēast e mohon modernitetin, duke ia vėnė nė dyshim pėrgjigjet e sakta, duke e quajtur hartimin e pyetjeve tė sakta njė gjė jo pa rėndėsi. Tė gjithė do ta pranonim se bora mund tė na jetė dukur gri, madje edhe e zezė, por bėjmė ēmos pėr tė fshehur gjithēka si nė pėrrallėn e mbretit lakuriq, prandaj e pyes veten se ku shkojnė kaq energji, kaq ėndrra dhe pėrpjekje, pėr ēfarė vlejnė tė gjitha ato.

Sidoqoftė, ndoshta duhet ta quaj veten me fat – nė shpėrthimin e ndonjė pyetjeje, ndonjėherė, e kam parė Veten nėn njė dritė qė djeg gjithēka, megjithėse nuk e dita se ēfarė qeshė, sepse vėshtirėsia e hartimit tė pyetjes sė saktė ishte si vetė vėshtirėsia e ndėrrimit tė realiteteve, si vetė kthjelltėsia e papėrballueshme e zhgjėndrės – e cila mbante pezull frymėn time, ku po kėrkoja njė ngushėllim tė vetėm, ku, i lehtėsuar dhe i poshtėruar, e ndjeja se dikush tjetėr po mė shikonte mua nė ėndėrr.

 

mars 2005

 

 

 

 

            BJESHKĖT E NEMUNA

 

            1.

            Fshati i thellė malor, ku do tė veroja pėr disa ditė, fundosej nė njė gropė tė madhe plot livadhe, pėrrallore pėr syrin tim prej qytetasi, dhe rrethohej nga disa maja malesh tė veshura dendėsisht me pyje, veēse nga lindja, pėrmbi to, tė thata, tė frikshme, tragjike, si njė dekor gjigant, ku dukej se gjithmonė do tė shfaqej diēka e papritur, pothuajse gjithmonė me re, lartoheshin Bjeshkėt e Nemuna. Njeriu qė m'i tregoi, e pikasi mahnitjen time dhe shtoi pėr to fjalėn labirint, ndėrkohė qė mua po mė sillej nė kokė fjala mur i pakalueshėm. I kam soditur nė dritė agu, ku nganjėherė qielli gdhinte krejt i kaltėr, i kam soditur nė orė tė tjera tė ditės, ku thuajse gjithmonė sulmoheshin nga retė, i kam soditur ndėr pasdite, ku rrezet depėrtuese mes reve tregonin plastikėn e njė skulpture madhėshtore, dhe u binda se fjala labirint qe mė e sakta pėr to. Ndoshta, arsyeja qė i sodita kaq gjatė, qe se isha plot kureshtje ta dija kush mund tė ngjitej atje (pėrveē, sigurisht, shqiponjave, arinjve e kaprojve), sepse emri Bjeshkė tė Nemuna ma ndizte vrudhshėm fantazinė. (Me nemė dikė do tė thotė se e ke mallkuar, ēka sipas besimit parakupton ndėshkimin, kurse se sa e vjetėr ėshtė si fjalė, e tregon perėndesha antike Neme(sis), perėndesha e drejtėsisė, pra e ndėshkimit.)

Jam i bindur se nė krahinat rrotull duhet tė qarkullojnė shumė kallėzime pėr mėnyrėn se si u ka mbetur epiteti i kobshėm atyre bjeshkėve, megjithėse unė dėgjova vetėm njėrin: njė zanė i bėri tre vėllezėr tė vriten me njėri-tjetrin, mirėpo atij tė vetmit qė mbeti gjallė, i tha se nuk qe zanė, por vetė qoftėlargu, kėshtu qė edhe ai ia hoqi vetes. Edhe pas kaq kohėsh qė i shikoj fotot e tyre me diell, me mjegull, me pak re, me shumė re, nuk mund tė zbuloj ndonjė gjė tė madhe nė to, veēse mė fanitet gjithmonė fytyra plot shprehje e vajzės me emrin Norė: njė njeriu qė nuk i ke marrė pjesė nė varrim, ėshtė e vėshtirė t'ia pranosh vdekjen. Apo ndoshta ėshtė e vėshtirė tė pranosh vdekjen e njė vajze si ajo: i kam parasysh, si t'i kisha parė dje, sytė e saj tė mėdhenj, tė zez, flokėt e pashtruar dhe gojėn sensuale, ashtu siē m'u shfaq atė natė befas nė dritare. Atė ēast nuk ia shihja mirė trupin, por e dija se bėhej fjalė pėr njė trup tė lidhur fort, thuajse dėrdėng (nėse mund tė thuhet kjo pėr njė pesėmbėdhjetėvjeēare), ku shpėrthente femėria e pashembullt e njė moshe nė lulėzim, sepse e kisha parė tek hidhte vėshtrimin kureshtar te dritarja ime, kurse njė ditė mė pas tek fluturonte, po te ai vend, mbi njė kalė tė bardhė. Kur e pashė mbi kalė, e qetėsova veten pėr pėrdorimin e atij epiteti mashkullor, sepse vetėm atėherė u binda qė nuk kisha gabuar: ndjehej menjėherė se brenda saj kishte njė forcė qė kėrkonte t’i kapėrcente kufijtė e femrės. Pėr mė tepėr, atė ēast, nuk pata dyshim qė ajo kishte qenė nė dritaren time pėrnatė, megjithatė nuk ia thashė, veēse sa e pyeta se pėrse po shikonte aty. Kishte tė njėjtėn masė trimėrie dhe druajtjeje nė zėrin e saj, kur tha se do tė donte tė dinte pse shikoja unė aq gjatė nga Bjeshkėt e Nemuna. U tremba pak, kur e mendova njė nga ato femrat fatale, pėrballė tė cilave nuk mund ta mendosh ēfarė vjen mė pas, prandaj u pėrpoqa me tė gjithė fuqinė qė tė pėrmbaja emocionin.

            - Mė duken si njė metaforė, - ia ktheva, pa e vrarė mendjen nėse duhej tė flisja para saj me kėtė gjuhė. Pas pak, meqė u krijua pak heshtje disi shpėrfillėse pėr mua, shtova: - A e di se kujt i thonė metaforė?

            Tha se e kishte dėgjuar nė shkollė, por nuk i kujtohej mirė: shkolla nuk i interesonte mė, nuk kishte shkuar asnjė ditė nė tė mesmen.

            - Shkolla i squll njerėzit, - shpjegoi, me njė gjuhė qė nuk pranonte kundėrshtime.

Kujtova se mbaroi me kaq, mirėpo fjalėt e tjera i tha nga shpina e kalit, mė tepėr duke parė nga Bjeshkėt e Nemuna se nga unė.

- Edhe ti, qė rri kėtu brenda e vetėm lexon libra, i tillė je, megjithėse mė duhet tė them se mua se si mė shikon. Nėse do tė rrish gjatė kėtu, do tė bėhesh si vendasit: e kam parė se si tė hapet goja herė pas here. Ndryshe ėshtė puna me Bjeshkėt e Nemuna: ato tė forcojnė. Njerėzit qė rrinė nė krahinat matanė tyre, janė tė tillė njerėz tė fortė. Kėndej nga ne thonė se janė tė egėr, por unė e di: ata janė tė fortė. E di, sepse kam qenė atje, pasi nėna ime ėshtė gjak i tyre.

            Mė pas, shpjegoi se pėr tė dalė matanė Bjeshkėve tė Nemuna, njerėzit ndiqnin rrugė anash tyre, por ato qenė tepėr tė gjata, zgjatnin me ditė e ditė, kėshtu qė asaj s'i pėlqenin, sepse dinte njė rrugė qė i ēante pėrmes: njė rrugė kėmbėsore, ku ajo (e theksoj, ajo) mund tė kalonte edhe me kalė.

            Siē qe shfaqur, ashtu edhe iku: me lirinė e erės e tė zogut. Veēse sa tha: ika tashti. I bindur se tė nesėrmen mbrėma, nė mos nė orėt e vona tė asaj nate, do ta kisha brenda nė shtėpi dhe unė kurrsesi s'do tė mund t'i shpėtoja tundimit, e pėrfytyrova veten nė njė kryq tė madh (apo s'kishte lėndė druri ai vend), duke larė mėkatet e tė gjithėve, pėrmes shikimesh mėshiruese, qė pastroheshin nga pėrvuajtja. Kėtė ndjesi mė provokonte natyra e saj e pakapshme, sa tunduese aq edhe e tėrhequr nė botėn e vet tė fshehtė.

Pas pak, kur u kujtova se pėr njerėzit e maleve ėshtė kanuni qė ndėrhyn e vė rregull mbi instinktet e lira, nė njė raft tė thjeshtė librash tėrhoqa disa revista periodike, sepse njė natė mė parė atje pata shfletuar disa komente mbi tė. Aty flitej se kush duhet tė ngjyejė kafshatėn e parė dhe tė fundit nė sofrėn me miqtė, flitej si duhet organizuar prona dhe kufijtė, ekzogamia e rreptė dhe varrezat e veēanta, shpagimi i gjakut dhe marrėdhėnia zotni-rrogėtar, por pėr rastin tim nuk gjendej asnjė fjalė. Kisha dėgjuar pėr rastin e asaj nuses qė erdhi shtatzėnė tek burri e u kthye fėmija dhe u mbajt nusja, mirėpo as kjo s'i pėrqasej rastit tim, kėshtu qė vazhdonte tė mbetej nė fuqi ajo ideja e kryqit. Dalėngadalė, ideja se do tė ndėshkohesha nėn hijen e Bjeshkėve tė Nemuna, filloi tė mė joshte si diēka profetike, gjė qė ma shtyu sė tepėrmi gjumin, tek rropatesha tė ngrohesha me jorgan e batanije nė tė ftohtin e natės sė maleve: ishte aq ftohtė sa nuk mund t’i mbaja duart jashtė mbulesave as pėr tė lexuar njė libėr.

Nė mėngjes u zgjova me ndjesinė se pata Norėn ndėr krahė, prandaj hapjen e syve e pėrjetova nė mėnyrė zhgėnjyese: nuk kishte ndodhur asgjė e tillė gjatė asaj nate. Nuk kishte ndodhur ajo qė mendoja unė, por pas pak do ta merrja vesh se kishte ndodhur mė fatalja (pra, nuk kisha gabuar kur e quajta femėr fatale): Nora qe zhdukur, pa lėnė adresė, me gjithė kalin e saj tė bardhė dhe u kthye vetėm nė tė pestėn ditė tė ikjes. Rrija mbi njė gur dhe shikoja si zakonisht nga Bjeshkėt e Nemuna, kur m’u shfaq para syve kali i bardhė, derisa e shqova edhe atė vetė: dukej e hequr nė fytyrė, por rrinte pip drejt mbi kalin e dėrmuar qė mezi i hidhte kėmbėt. U avita i emocionuar dhe plot dashamirėsi, por mė shkoi kot pėrpjekja pėr t’ia nxjerrė njė fjalė nga goja: u ndje e justifikuar te njė pėrshėndetje me kokė.

Fjalia e vetme qė tha, edhe para njerėzve tė familjes sė vet, kur shkeli nė prag, qe kjo:

            - Mė bėni gati rrobat e vdekjes!

            Qe e pamundur qė tė mos bėhej e saja: doli se kjo qe e vetmja mėnyrė pėr t’ia dėgjuar zėrin. Duke mos qenė i pranishėm atje, e kam humbur atmosferėn qė ka krijuar ai rrėfim, prandaj jam i detyruar tė jap vetėm ato pak tė dhėna qė mė ranė nė vesh asokohe. Madje, ato qė di, i kam mėsuar copa-copa, mė fort nga imagjinata ime se nga kallėzimet e tė tjerėve.

Nė vija tė trasha e gjitha kjo ėshtė kėshtu: e mahnitur prej bukurisė sė njė hėne tė plotė, Nora nuk pa se ku po shkelte kėmba e kalit tė saj, kėshtu qė e kuptoi shumė vonė se ėshtė ēarė mali dhe e ka gėlltitur nė barkun e madh, duke e pėrballur nė mėnyrė tė papritur me ca burra tė fuqishėm qė pinin duhan me llulla gjigante. Shumė shpejt e kuptoi se s’ishin gjė tjetėr veēse Muji e Halili me trimat. Ata e kanė pėlqyer menjėherė dhe i janė lutur gjatė (ajo nuk e maste dot kohėn e kaluar aty) qė tė rrijė me ta, por dikur, pas shumė lutjesh, ia pranuan kėrkesėn pėr tė ikur, duke kėrkuar prej saj premtimin se s’do tė flasė pėr ēka parė, pasi kjo ka ēmimin e vdekjes vetė.

Dhe ajo e bėri kėtė premtim, ngaqė nuk mund ta dinte se ēfarė mbante brenda vetes, ngaqė nuk mund ta dinte se Neme(sis) kishte pushtet edhe pas kaq mijėra vjetėsh, ngaqė nuk mund ta dinte se mjafton ta dijė edhe i fundit njeri nė botė qė metafora tė mbijetojė.

 

 

 

 

2.

U ktheva nė ato vende vetėm pas tre vjetėsh. Mikpritėsi im, po ai i radhės sė parė, kėsaj here mė vendosi nė njė bujtinė ngritur sipėr kodrės, pasi shtėpia e vjetėr ato ditė kishte brenda disa nga njerėzit e saj emigrantė prej disa vitesh nė Amerikė.

Kur i tregova rrėfimin e mėsipėrm, mikpritėsi im, pėr tė mos pėrdorur fjalėt mashtrues e gėnjeshtar, mė quajti fantazist, ndėrsa pėr ta zbutur edhe pak, mė tha se kisha parė ndonjė ėndėrr. Ndėrkohė, unė lėshova argumentin e fundit: duhej tė mė ēonte pėr tė parė nga varret e fshatit. Mirėpo fitoi ai, sepse, vėrtet, atje ndodhej varri i adoleshentes Norė, por datonte i njėqind vjetėve pėrpara: me gjithė kėmbėnguljen time tė jashtėzakonshme, nuk u gjet ndonjė varr mė i afėrt nė kohė, qė t’i takonte asaj adoleshentes sė njohur prej meje. Mė sė fundi, i mundur, m’u desh tė dėgjoj historinė e varrit tė vjetėr, diēka qė nė atė fshat e dinin pothuajse tė gjithė, pasi ishte njė vend qė izolohej pėr muaj tė tėrė nga bora dhe kalohej koha me gjėra si kėto. Pak a shumė, me sa mund ta riprodhoj, historia ėshtė kjo: Nora e kėtij varri i pėrkiste shtėpisė ku pata veruar, veēse kishte jetuar nė njė kohė tjetėr, qė numėronte tė paktėn njėqind vjet mė parė. Saktėsisht familja e saj qe shuar, kėshtu qė shtėpia banohej nga disa njerėz tė farefisit.

Ja si kishte ndodhur:

Nė ato kohėra, njė malazias, me gjithė mosbesimin e shokėve tė vet, u qe mburrur atyre se do t’u sillte njė kokė shqiptari. (Nė fotot e asaj kohe shqiptarėt paraqiten me kokė tė rruar, por mė njė krifė tė gjatė sipėr saj, e cila shėrbente pėr mbajtje kur ajo tė pritej, sepse malazezėt e kishin kėtė zakon: pra, prerjen e kokave tė kundėrshtarėve tė vet). Edhe pse u qe mburrur shokėve, rrugės malaziasin e lėshoi pak zemra: megjithėse i kishte mė afėr, ai iu shmang atyre zonave ku shqiptarėt qenė mė tė ashpėr dhe u drejtua nė ato zona ku kėta mendoheshin mė tė butė. Sidoqoftė u sorollat shumė ditė e netė pėrpara se t’i dilte nė pritė shqiptari i parė, pasi, siē kuptohet, ai fshihej, sepse duhet tė mbetej i gjallė vetė pėr tė pėrmbushur premtimin. Ia arriti qėllimit pikėrisht atėherė kur gati e kishte humbur durimin: bėri atė qė i kishte vėnė qėllim vetes dhe u fsheh nė mjegullėn e dendur, nga ku dėgjoi ca krisma armėsh, prandaj filloi tė lėvizte me frikė, ngaqė nuk e gjente rrugėn. Kėshtu e zuri nata, ku mjegulla ia la vendin territ. Kur i zuri syri njė dritė, iu ngroh zemra dhe ia mbushi mendjes vetes se ndodhej jashtė ēdo rreziku. Nuk zgjati shumė kjo parandjenjė, sepse nuk mund tė sigurohej se ajo shtėpi nuk qe e shqiptarėve: nuk qe as ai qė largohej, as ai qė hynte brenda. Sidoqoftė duhej ta kishin parė, prandaj zgjodhi tė dytėn: iu drejtua shtėpisė.

Njeriu qė hapi derėn, qe shqiptar, kėshtu malazezi, i cili e dinte shumė mirė shqipen, u paraqit si njė rrugėhumbur: do tė bujte atė natė ndėr ta, derisa tė zbardhte. Ndonėse me njė pamje tė zymtė (aspak normale pėr mikpritjen e vendasve), njeriu i shtėpisė e ftoi brenda. Vetėm kur dėgjoi piskama nė njėrėn nga dhomat, malaziasi e kuptoi pse kishte pamje tė zymtė njeriu qė e ftoi brenda: po hynte nė njė shtėpi me mort. E vuri pas derės thesin me kokėn e prerė dhe hyri te dhoma e burrave qė ruanin kufomėn, tė cilėt i ngushėlloi me njė tė folur nėpėr dhėmbė. Nuk kishte kthim prapa, prandaj zuri vend sipas zakonit, me pėrpjekjen e sforcuar pėr tė mbajtur qetėsinė.

Nora, fėmija i vetėm i viktimės, tha e para: Po del gjak prej kėtij thesi. Meqė ishte heshtje e thellė, zėri saj u dėgjua mirė edhe nė dhomėn e burrave. Malaziasi, i cili i njihte mirė zakonet e shqiptarėve, u ngrit nė kėmbė e tha: Besė, burra.

Siē e thoshte zakoni, askush s’e preku me dorė atė natė, megjithėse kishte nga ata tė rinj qė donin ta hanin tė gjallė. Pėrkundrazi, ai u lejua ta merrte me vete kokėn e prerė, pėr t’ua treguar tė vetėve, si ēmim i trimėrisė, veēse do t’ua kthente menjėherė trimave qė do ta shoqėronin. Pas kėtij ēasti nuk do tė kishte mė besė pėr tė: asgjė nuk e siguronte mė nga hakmarrja.

Megjithėse ky qe rast i rrallė, askush nuk mundi ta pengojė Norėn pėr t’u bashkuar me burrat qė e ruanin malaziasin pėr ta vrarė. Ngaqė i ati nuk kishte pasur djem, e kishte trajtuar atė vetė si tė tillė, prandaj ajo pėrfitonte prej kėsaj.

Disa duan tė thonė se plumbi i saj e mori hakun, disa tė tjerė thonė jo (ka kaluar shumė kohė dhe disa gjėra edhe mund tė ngatėrrohen), veēse pėr njė nuk ka dyshime: ajo u vra gjatė tėrheqjes pėr nė shtėpi.

Edhe pse e ka marrė hakun e tė atit, nėpėr breza ėshtė thėnė se ka vdekur e paqetė, ēka nėnkuptonte se hija e saj do ta vizitonte kėtė botė herė pas here, nė kėtė anė e atė anė tė Bjeshkėve tė Nemuna.

 

 

           

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

            ROBINSONADA

 

 

Kėtė histori ma kanė treguar nė tren (trenat tanė tė ngadalshėm, pa drita e xhama, janė tė pėrshtatshėm pėr histori nga mė tė ndryshmet). Kallėzuesi, njė burrė i veshur pastėr dhe i rruar taze, e tregoi atė dy herė, sepse kėtė ia kėrkoi njėri nga bashkudhėtarėt kur nė kompartimentin tonė ia behu njė mik i tij. Ndoshta vetėm unė e di qė kjo histori u ritregua nė mėnyrėn mė tė pėrpiktė, diēka qė unė s'do ta arrij, megjithatė marr guximin t'i dal pėr zot. Ai tha:

 

            Nuk e di se si ka pėrfunduar kjo histori (nuk e di as nėse ka pėrfunduar), sepse nuk kam dėgjuar mė pėr tė dhe nuk mė bie mė rruga nėpėr atė qytet: meqė kishte personazh kryesor regjisorin e varietesė, qysh nė atė kohė shumėkush e mori pėr lojė, si njė shpikje tė regjisorit tė mbetur pa punė, si njė pėrpjekje tė tij pėr t'u tallur me ata qė kishin sjellė vdekjen e varietesė. Por unė e mbaj mend mė sė miri fillimin e kėsaj historie, megjithėse nė ato kohė kam qenė shpesh nėn efektin e alkoolit: regjisori kishte kohė qė kthehej thumb ēdo mbrėmje, por atė ditė, kur vuri re se shtėpia e tij e rehatshme e hutoi mikun e panjohur, i cili e pat sjellė pėrkrahu qė nga pijetorja, ai u kthjellua pak nga pak dhe, pasi u pėrpoq tė mbushej me frymė e tė siguronte drejtpeshimin prej tė dehuri, me njė qesėndi tė lehtė nė buzė i briti gruas qė nga salloni, se kė do tė zgjidhte ajo midis kėsaj shtėpie dhe njė ishulli si tė Robinsonit. Nė zėrin indiferent tė gruas, e cila s'u duk fare para tyre, kishte njė si gatishmėri pėr t'u nisur nė ēast nė ishull. Qė nga dhomat e tyre, me njė zė tė bezdisur nga thirrja, edhe fėmijėt, djalė e vajzė, dhanė tė njėjtėn pėrgjigje: pėlqenin ishullin e Robinsonit. Meqė ēoroditja e mysafirit e argėtoi, ai shpejtoi t'i thoshte se para se tė pinin kafetė, do tė bėnte ca telefonata tė shpejta me miqtė dhe do t†u linte tė gjithėve tė njėjtėn orė takimi, tė cilėt do t'i priste pasi ta kishte fshehur atė vetė pas perdes.

            Miqtė ia mbėrritėn me shpejtėsi rrufeje, sepse, siē thanė, kishin kujtuar se po ndodhnin grindje nė familje dhe ishin gati, si gjithmonė, pėr ēdo ndėrmjetėsim pajtimi, por,  kur u bėri pyetjen, ai, pėrmes njė tė qeshure, qė u bė ngjitėse si njė ekstazė, mblodhi tė njėjtėn pėrgjigje: miqtė pėlqenin ishullin e Robinsonit. E qeshura e ndėrkryer i ngriu nė buzė (dhe i doli pija nė vend), kur shtyu perden, ku mbante tė fshehur mikun e panjohur: miku, tashmė, pėr ēudinė e tij, me pamjen e njė njeriu tė egėr, shikonte qetė-qetė, por nė mėnyrė tė frikshme, zhbiruese.

            I acaruar nga britmat e thekshme tė grave (dihet se si klithin gratė nė kėto raste) dhe nėn efektin e zgjatur tė avujve tė alkoolit, ai i bėrtiti tė egrit, duke kėrkuar prej tij qė tė zhdukej njė ēast e mė parė nė punėn e vet, pasi bėri, ndėrkohė, njė leksion tė tėrė pėr dallimet midis qytetėrimeve, deri sa u mor vesh se i egri s'pyeste as pėr fjalėt, as edhe pėr armėt e zjarrit, as edhe pėr gjėra tė tjera tė kėtij lloji, me tė cilat u kujtua tė kėrcėnonte dikush mes tyre, sepse shikimi i tij prej inkuizitori nuk u zbut asnjėherė. Prej debateve tė pafundme, nė tė cilat i zuri nata, i zoti i shtėpisė, njeriu tė cilit ia kishin parė sherrin tė gjithė tė tjerėt, u detyrua tė nxirrte njė pėrfundim si ky:

            - Duam, s'duam ne, jemi pėrfshirė tė gjithė njėherėsh nė tė njėjtėn ėndėrr. Mbetet tė zgjohet tė paktėn njėri prej nesh e tė na e thotė se si ėshtė kjo punė. Nė tė kundėrt, na mbetet vetėm njė rrugė: tė pajtohemi me tė, ose tė pėrpiqemi tė tregohemi indiferentė, derisa tė mėrzitet e tė ikė.

            Kėto fjalė mbetėn gjėja mė e zgjuar qė mund tė thuhej prej tė gjithė tė pranishmėve.

            Por ka disa dėshmi qė nuk i hedh dot poshtė askush: fantazma bredh shtėpi mė shtėpi e, si fantazmė qė ėshtė, nuk konsumon ushqim si ata, por kjo nuk e lehtėson punėn, sepse ajo nė vend qė tė mėrzitet, sikur ushqehet me mėrinė e tyre. Duket se e njeh mirė imunitetin e vet dhe nuk e prish terezinė, sepse nuk njeh as frikė, as nuk ėshtė agresive: rri gjithė ditė nė dhomė, por asnjėherė s'ka pėrfituar nga rasti ta cenojė heshtjen. Duan tė thonė se, nganjėherė, por kjo ėshtė e vėshtirė tė konfirmohet prej tė gjithėve, ndokush shikon se si rrjedhin lotė nė sytė e saj: mundet qė edhe njė fantazmė tė ketė dėshira njerėzore. Me kalimin e ditėve u kuptua se as po ndodhte zgjimi nga ėndrra, as po bėnte puna indiferenca, siē u pat profetizuar, madje ndodhi ajo qė s'pritej: ashtu siē ndodh shumėfishimi i virusit nė njė kompjuter, me atė shpejtėsi u shumėfishua rrethi i njerėzve nė tė cilin bėnte vizita i egri, ēka do tė thotė se njeriut qė e solli i pari, iu shtuan presionet pėr tė gjetur zgjidhjen e daljes nga telashi. Ky, dashje pa dashje, filloi tė ndjehej filozof: shfletoi aq shumė libra, sa ē'nuk kishte shfletuar mė parė gjatė gjithė jetės sė tij, me njė besim tė tepruar se ajo do tė gjente dikur pėrgjigjen, qė tė shpėtonte, mė sė fundi, veten dhe tė tjerėt. Rilexoi faqe pėr faqe Daniel Defoen, duke pritur tė kapte nė ēdo rresht nyjėn e sekretit, rilexoi, apo e thelloi leximin e Platonit, thelloi Frojdin, Kabbalėn dhe ēdo gjė tjetėr nga e cila priste tė pėrfitonte diēka. Ajo ēka deklamoi pėrpara auditorit tė ethshėm, mund tė pėrmblidhet pak a shumė nė kėto fjalė:

            - Gjuha e ėndrrės ėshtė njė gjuhė e huaj tė cilėn duhet ta mėsojė secili nga ne, sepse me tė do tė mund tė viheshim nė kontakt me njė nga burimet mė tė rėndėsishme tė menēurisė, me njė nga nėnshtresat mė tė thella tė personalitetit tonė. Ajo na ndihmon pėr tė kapur njė pikė tė tillė pėrvoje e cila, pėr nga pėrmbajtja e forma, ėshtė e njėjtė pėr tė gjithė njerėzimin: me njė fjalė, pas kėsaj, askush, kushdo qoftė, s'mund tė na thotė se i pėrkitka njė qytetėrimi mė tė lartė se i yni. Mė e rėndėsishmja gjė qė mund t'ju them ėshtė kjo: ėndrra ėshtė njė shprehje, e pajisur me kuptim e domethėnie, prandaj, pėr mė hollė, vriteni vetė mendjen. Pas njė jave, secili do tė sjellė mendimin e tij. Dakord?

            Aty pėr aty, nuk kundėrshtoi njeri, por pas njė jave nuk pat asgjė tė re: tė gjithė e prisnin shpėtimin prej tij.

            Atėherė ai tha njė shprehje (me kėtė rast mezi u pėrmbajt pa e quajtur, fare pa modesti, lapidare):

            - Vetėm Zoti (shijet estetike tė tė cilit kurrė nuk do tė mund t'i njohim) ka tė drejtėn tė konkretizojė pėrfundimin: historia qė del nga hija, kthehet nė hije.

            S'u gjet dikush qė do tė mund t'i rrėzonte kėto fjalė me argumente, kėshtu qė ato e shtrinė hijen e tyre pothuajse nė tė gjithė qytetin, duke arritur, ndonjėherė, tė ngushėllojnė ndonjė fatkeq.

            Ata njerėz qė e pranonin Robinsonin pa ditur pėr ishullin e oqeanit, nuk janė mė tė pakuptimtė se unė qė e pranoj Robinsonin vetėm nėpėrmjet veprimeve tė tyre te njė rrėfim qė ėshtė simbol i njeriut qė jam unė: pėr ta rrėfyer, mė ėshtė dashur tė jem ky njeri dhe, pėr tė qenė ky njeri, mė ėshtė dashur ta rrėfej. E kėshtu ky njeri, meqė ky udhėtim nuk premton pėr t'u shkuar gjėrave deri nė zanafillė, duhet tė vėrė pikė kėtu. Por s’do tė harroj t’ju them se ndoshta e gjitha kjo ėshtė ēėshtje ndjeshmėrie. 

 

 

 

           

           

 

            THIKA

 

            Ndoshta s’ėshtė e vėrtetė aspak, por mua mė ėshtė mbushur mendja se ai djalė quhej Ernesto: mbase mė pėlqen mua tė jetė kėshtu, sepse mė kujtohet Ernest Koliqi, i cili ka shkuar me qėllimin e caktuar pėr t’i njohur ato zona aq larg e aq pranė qytetėrimit tė quajtur perėndimor, pėr t’i njohur dhe pėr tė shkruar pėr to nė studimet dhe prozėn e tij. Ėshtė e nevojshme tė sqarohet qė nė fillim se Ernesto (le ta quajmė kėshtu personazhin tonė) i dinte vetėm emrin shkrimtarit tė ndaluar zyrtarisht pėr disa breza lexuesish. Ernesto ishte krejt apatik dhe pa ndonjė qėllim tė pėrcaktuar: ato dy javė verimi priste tė fitonte ndonjė mendim tė ri pėr veten, duke besuar mė tepėr te fati se sa te ndonjė vramendje. Gjatė gjithė kėsaj kohe, i vetmi ngushėllim i mbeti lidhja me natyrėn, mė saktė shkrirja me tė, e cila i dukej si rruga e vetme pėr tek Krijuesi. Ndėrkohė, mundohej tė pėrfytyronte Atė dhe krijimin e tij nė atė dallgėzim malesh tė rrepta, qė duhej ta bėnin jetėn tė ashpėr nė dimėr, nė gėrryerjen mijėvjeēare tė kanionit tė lumit, nė rėnien e mbrėmjes dhe agun, nė kalimin madhėshtor tė reve kontinentale dhe ajrin e kulluar, nė mbetjet e borės dhe ulėrimėn e largėt tė njė ujku. Kishte parandjenjėn se nuk duhej tė hynte asgjė mes tij e natyrės dhe i ndejti besnik asaj, kėshtu qė njeriu i vetėm me tė cilin shkėmbeu ndonjė fjalė ato dy javė (edhe kėto qenė mė tepėr formula pėrshėndetjeje) ishte i zoti i kullės, pra i ati i mikut qė ia krijoi atė mundėsi verimi pa pagesė vendbanimi. E quajti fat qė i vetmi send me tė cilin u dashurua nė atė shtėpi qe njė thikė, e cila s'kishte asgjė tė veēantė nė vetvete, edhe tehu edhe doreza qenė punuar nė mėnyrė arkaike, pėr mė tepėr, e hedhur nė njė qoshe, s'pėrdorej prej askujt, por atij i hyri nė zemėr, sepse me tė qėronte fruta, bisqe tė ndryshme pemėsh, duke u ndjerė herė pas here nė njė kohė tjetėr, mė tė vjetėr, prej njeriu tė parė, thuajse zanafillė. Kur e pashė atė thikė, pata tė njėjtat ndjesi: ta marr nė dorė e tė bėj tė njėjtat gjėra qė bėnte atėherė Ernesto me tė. Ai ma mori me butėsi thikėn nga dora dhe pas pak u sqaruam se m’i kishte lexuar mendimet pikė pėr pikė, megjithėse nuk arrinte ta shpjegonte nga i vinte kjo aftėsi e veēantė.

- Ndoshta unė shoh njė ėndėrr qė ti s’mund ta shohėsh, - mė tha.

Unė buzėqesha me mėnyrėn e tė folurit tė tij, por ai shtoi me tė njėjtin ton serioz:

- Megjithėse nganjėherė mė duket se jam unė ėndrra e dikujt tjetėr.

Kėtu mori shkas njohja ime me kėtė histori. Siē mė tha, nė ato  mbrėmje verimi ishte i qetė, nuk vuante edhe aq shumė pėr tė fjetur, prandaj nuk dyshonte se po ia kalonte mirė, e bindte veten se nuk kishte pritur mė shumė se kaq: thėnė shkurt, i pėlqente kjo jetė pa ngjarje. Ditėn qė do tė ndodhte ngjarja, e mundoi njė parandjenjė e fshehtė, por nuk arriti ta deshifrojė, prandaj shkoi drejt ashtu si i verbėri: me besimin se gjithēka ėshtė e paracaktuar dhe nuk i shmangesh dot. Nuk kishte marrė asnjė libėr me vete (pėr ta vėnė veten nė provė se sa do tė mund tė bėnte pa to), aq mė pak mund tė gjente ndonjė libėr nė atė kullė ku po banonte (pėrveē disa gazetave tė vjetruara nga koha, qė i thurnin lavde ekipit brazilian tė futbollit), prandaj, ditėn e fundit tė qėndrimit, kur i zoti i kullės i tha se do tė shkonin nė njė dasmė aty pranė, Ernesto u gjet aq bosh sa nuk u mendua fare kur pohoi: filloi tė arsyetojė mė vonė dhe nuk gjeti ndonjė arsye pėr tė mos shkuar.

            Nuk gjeti arsye as pėr tė mos u ulur nė atė vendin bosh te dhoma e burrave nė dasmė, prandaj u habit kur u kthye e pa se shoqėruesi i tij kishte zėnė vend diku afėr derės dhe s'i jepte ndonjė shenjė pse kishte vepruar ashtu. Thuajse i fyer qė e lanė vetėm ashtu dhe ngaqė e kuptoi se ēfarė donte tė thoshte tė mos ishe njohės i zakoneve tė vendit, Ernesto nuk hapi bisedė me njeri dhe as tė tjerėt nuk hapėn me tė, por nuk i takoi ta mundonte shumė veten, sepse njė burrė i gjatė qė ia behu nė dhomė erdhi e u ul pranė tij. Ky burrė qėlloi edhe mė i ftohtė se sa tė tjerėt, madje Ernesto besoi se kapi tek ai nuanca armiqėsore dhe e vuri mendjen nė punė: mendoi se kėshtu po ia shpėrblenin mospėrfilljen dyjavore. Mezi ē'priste t'ua bėnte tė ditur atyre njerėzve se nuk kishte asgjė me ta, se thjesht kishte vetėm problemet e veta, dhe ky rast iu paraqit mė shpejt se ē'e mendoi: kur burri i gjatė pranė tij filloi tė rrotullojė nė dorė njė kokėrr mollė, Ernesto me shpejtėsinė e erės nxori nga xhepi i brendshėm thikėn qė e mbante gjithmonė me vete dhe ia zgjati gjithė njerėzi. Burri i gjatė nuk e mori thikėn, veēse, pasi e pa mirė e mirė, tha:

            - Shumė vjet mė parė, baba e ka humbė kėtė thikė bashkė me njėqind napolona. Tash qė gjeta thikėn, miku mė ka borxh edhe njėqind napolonat.

            Ernesto e pa njė grimė herė burrin e gjatė qė nuk i luante as qerpiku, pa babėn e mikut tė vet, qė prapė nuk i jepte asnjė shenjė, megjithėse ia kishte ngulur sytė me tmerr thikės, dhe u ndje i kthjellėt, si nė njė rol tė shkruar teatri, kur ia ktheu:

            - Mė nė fund e njoha tė zotin e thikės qė para shumė vjetėsh e kam gjetur tė ngulur nė gjoksin e babės.

            Mė vonė, kur e mori vesh se dilte i palagur nga ajo ngatėrresė, Ernesto, i pazoti pėr tė fituar kthjelltėsinė e gjykimit, kėrkoi t'ia shpjegonin atė histori ku nuk e kishte kuptuar asnjėherė rolin e vet, dhe i zoti i shtėpisė, me njė buzėqeshje lehtėsuese nė buzė, i tha:

- Kanė kaluar shumė vjet, por e kam kaq tė qartė gjithēka: u ula, pa ma afruar njeri, nė vendin qė priste bajraktarin. Mandej kėtij njeriu i zgjata thikėn (tregoi me sy thikėn) pėr tė qėruar mollėn, pa ma kėrkuar kėtė shėrbim. Ai mė tha pikė pėr pikė ato fjalė qė tė tha ty i biri sot. Ia ktheva pikė pėr pikė me ato fjalė qė the ti. Ēėshtja u pleqnua pikė pėr pikė si sot: njėqind napolonat dhe thika e humbur e babės sė bajraktarit mbeten njė pėr njė me babėn e vdekur tė mikut.

 

             

           

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

            CAFFE VOLTAIRE

 

            …Ka dėborė e llohė

…Nėse gjen kohė

…Mos i humba lidhjet me kėtė qytet

…Zemėr, era tė pret

…Kush flet

…Pa gjumė tash dy net

…Tė thashė, s’po e lexoj dot Emersonin

…Merci. Shkoni kur tė doni

…Tone, Tone mėthja, dil te dera,/ thuaji burrit buona sera

…Ha peshk, sallamin e ke nė frigorifer

…Pėrralla me mbret

…I ka marrė koka erė

…Kur tė vijė vera

…Vihen re ndryshime

…Si mund t’ia bėsh pa dashurinė

…Mesazh i nisur gabim: takohemi kur tė gjesh kohė

…Ēfarė rimon nė fatkeqėsinė tonė

…Dy me njė, atėherė

…Ajo shkon me atė

…Kėtė qytet do ta lė, njėherė e mirė

…Lamtumirė, ėndrra rebele

…Ndoshta punon edhe nė kėtė orė

…Gruaja ime

…Eja, eja luleborė,/ se me ty do thur kurorė

…Mashtrime

…Urime, duhet tė jeni njeriu mė i lumtur i botės

…Tė prita gjithė ditėn

…Nuk mungojnė dėshmitė

…Budallė, mos rri pėrballė

…Vjen koka vėrdallė

…Pikojnė ēatitė

…A je gjallė

…Prapė do bie nė peshė

…Mandala

…Ka-ba-la

…Vesha, kopilesha

…Kėtu psh banonte kundėrshtari

…Njė engjėll qėndron nė kopsht dhe qan

…Quot capita

…Pyetja shtrohet se kush i lan ēorapet

…Deo gratias

…Sėmundje e njohur nėpėr biblioteka me fonde tė vjetra

…Qui non est mecum, contra me est

…Keni humbur zėrin, s’keni humbur nderin

…Ai qė tundi letrėn, tė cilin e njihnin pėr shkrimtar, ia nisi: - Kishte mundėsi tė mė takonte sa herė tė donte (m'i dinte lėvizjet: nė qytetin tonė jo edhe aq tė madh, mė zinte pritė kur ia donte qejfi) dhe, pėr mė tepėr, kisha treguar durim gjithmonė me tė, prandaj provova pak ēudi kur mė erdhi nė dorė prej tij njė letėr, kėshtu qė, sė pari, pata frikė se mund tė ishte lėnduar ndokund prej fjalėve tė mia, mirėpo edhe pasi i thirra kujtesės e nuk mė rezultonte se kisha bėrė ndonjėherė diēka pėrtej tė zakonshmes, nuk pata qetėsi: pėr dreq, s'di pse m'u kujtua ajo poezia e Kavafis, ku thotė se (duke aluduar pėr Ēezarin, qė e la pėr mė vonė letrėn ku i flisnin pėr komplotin) duhet lexuar sa mė parė letra qė tė vjen nė dorė. Sigurisht, unė nuk kam ndonjė gjė prej Ēezari dhe s'di pse m'u kujtua kjo, megjithatė iu binda kėshillės sė Kavafis, edhe pse kisha punė tė tjera pėr tė bėrė, u ula nė lokalin mė tė afėrt dhe, pasi porosita njė kafe, ia ngula sytė zarfit. Them ia ngula sytė zarfit sepse pėrgjithėsisht mė vjen keq tė prish pamjen e saktė tė njė zarfi, mė duhet pak kohė deri sa tė vendos pėr tė grisur njėrėn prej anėve tė tij, me gjithė tundimin qė tė hap nė kėto raste, ku shpesh mė duket se atje mund tė jenė ato fjalėt e Perėndisė e cila, duke parashikuar mjerime e rrėnime pėr qenien e ngutshme njerėzore, nė ditėt e krijimit ka pasur parasysh (mė saktė, ka hartuar) njė frazė magjike kundra tė gjithė tė kėqijave. Kur u kujtova se mund tė ishte ndonjė nga ato krijimet pėr tė cilat aspironte me gjithė shpirt, i lėshova njė tė sharė tė shpejtė, sepse pėr gjėra tė tilla ka kohė gjithmonė e nuk ke pse sakrifikon diēka mė tė rėndėsishme se ato.

…A e di ti pse bota tjetėr nuk mbushet kurrė

…Si je me frėngjishten

…Agjenci funeralesh “Ringjallja”

…Jo tashti, ju lutem, as kėtė herė jo

…Bota s’ka parė nga kjo mynxyrė

…Ulu tė rrimė, bashkojmė vetminė

…Mė jepni pak pakon

…Thuamė, a mund ta fotografosh kėtė dimėr

…Ndoshta na kujton perėndia

…Tė lutem, mos shiko aparatin

…Ndoshta mesazhet

…Amori finiti nel cuore dell’inverno

…Kaloni, ju lutem

…Nga e merr vesh qė edhe ajo tė do

…Dikur kishte burra

…Skulptori, qė kishte nevojė ta kalonte ditėn vetėm, i tha tė shoqes se mund ta ftonte miken e vet pėr drekė dhe ta gostiste me tė gjithė tė mirat. Kur mbėrriti nė shtėpi, pa se ē’mund ta zemėronte burrin mė tė qetė nė botė: qe hapur shishja mė e ēmuar e koleksionit tė tij tė verėrave, njė dhuratė France. Mė vonė, piu pjesėn e mbetur, e cila e shijoi sa mė s’bėhet.

…Tė gjithė e mori vesh se vajza e pastrueses mėson frėngjisht. Dikush e pyeti nė atė gjuhė se si quhej dhe ajo u pėrgjigj menjėherė. Iu pėrgjigj edhe pyetjes se ku banon, mirėpo pas kėsaj nuk pasuan pyetje tė tjera, kėshtu qė ajo ka mundėsi ta sodisė peizazhin e ftohtė pas xhamave.  

…Pastaj erdhi antikuaristi dhe tregoi edhe ai historinė e tij: - Nuk kam marrė guximin ta rrėfej mė pėrpara kėtė histori (e cila ka pėrcaktuar jetėn time prej antikuaristi), sepse mendoja se ndoshta e zonja ma kishte besuar atė vetėm mua dhe s'mund tė ndėrmerrja ndonjė hap pėr sa kohė qe gjallė, meqė, ndėr tė tjera, na njihnin tė njėjtėt njerėz, apo mbase se nė atė kohė, si shumė tė tjerė, nuk isha zhveshur ende nga disa paragjykime njerėzore. Mund tė qėndrojė sa njėra, sa tjetra arsye, madje e dyta edhe mė shumė: a s'ka edhe kėsaj dite nga ta shkrimtarė qė megjithėse mėtojnė se s'bėjnė gjė tjetėr, pėrveēse traskriptojnė kujtime tė vėrteta, kanė shumė frikė se kjo botė ėshtė e mbushur aq shumė me romane e tregime, saqė ėshtė e vėshtirė qė tė merret pėr e vėrtetė historia e njė personi tė veēantė, qė i mban tė fshehur emrat dhe rrethanat e tjera! Nuk do tė tregoj nė vetėn e parė, pasi nė kokė mė kanė mbetur mė fort imazhet e kallėzimit se sa fjalėt e saj. Do tė pėrpiqem ta tregoj me saktėsinė mė tė madhe, edhe pse parashikoj, gjithsesi, se nuk do t' shpėtoj dot tundimit letrar pėr tė theksuar apo shtuar ndonjė hollėsi. Historia fillon aty kur ajo u kujtua se nuk e kishte ēuar ndėrmend se mund tė rrėqethej ashtu duke u parė nė pasqyrėn e lėnė kujtim prej tė dashurit pėrpara se ky tė vdiste: dukej menjėherė se diēka kishte ndryshuar, qenė thelluar sytė dhe mungonte freskia e zakonshme. Gjatė gjithė asaj kohe, nė shenjė zie e, duke mos u kujdesur fort pėr veten, pat pėrdorur njė pasqyrė tė vockėl dhe jo aq tė mirė, prandaj kėto vėzhgime tė reja e tronditėn gjatė, sa vetėm dobėsia ndaj kujtimit tė tė dashurit e mbajti qė tė mos e pėrplaste pėrtokė pasqyrėn qesėndisėse, kėshtu qė vetėm sa e ktheu atė nga muri dhe mori tė ikte, por i tėrhoqi vėmendjen diēka e shkruar nė tė: shkrimi i thoshte se e kishte fatin nė Pyllin e Zi. Ajo e njihte mirė shkrimin e tė dashurit, por s'arrinte t'i merrte seriozisht ato fjalė profecie, i dukeshin si lajthitje tė njė njeriu qė po i fikej jeta, i cili mbetet i pafuqishėm pėr tė bėrė diēka pėr njeriun e dashur qė po e lė njėherė e pėrgjithmonė. Qe ditė karnavalesh dhe ajo po bėnte gati njė maskė tė madhe me buzė tė shpėrvjelura qė tregonte njė njeri tė kėnaqur nga jeta, ēka do ta lejonte t'ia hidhte pėr atė ditė, sepse po pėr herė tė parė po ndėrgjegjėsohej pėr pamjen e vet tė jashtme, kur, befas, u kujtua tė pyeste veten se pse ato fjalė qenė shkruar pas pasqyrės, e jo diku tjetėr, dhe u pėrpoq tė gjente se mos kishte kjo njė kuptim tė veēantė. Nuk e gjeti pėrgjigjen, veēse arriti tė bėnte dallimin midis ditėve tė shkuara tė dashurisė dhe ditėve nė shoqėrinė e re: ditėt e dashurisė nuk ishin pėrsėritur mė dhe, me sa shihte, as mund tė pėrsėriteshin. Nė shoqėrinė e re flisnin pėr gjėra qė s'kishin tė bėnin me dashurinė, sepse nė bisedat e tyre flitej pėr lule, yje, vargje - burime naive tė njė pasioni tė venitur pa lulėzuar, qė mė kot pėrpiqej tė ndizej me mjete tė jashtme. Shpresonte se nė njė nga takimet e ardhshme do tė gjente njė lumturi, pastaj nė vetvete e kuptonte menjėherė se nuk ndjente asgjė tė jashtėzakonshme. Ky zhgėnjim davaritej nga njė shpresė e re, por sillej pėrsėri, sepse nė qenien e saj kishte diēka tė pamasė, tė papėrcaktuar dhe tė zymtė, qė, duke rrėshqitur pa u ndjerė, ia thėthinte ēdo ditė e mė shumė personalitetin. Atė qė gati e bėri mė parė me pasqyrėn (thotė historia), e bėri mė pas me maskėn e karnavaleve: e pėrplasi pas murit, sepse kur vendosi tė gjente atė qė i mungonte, edhe vetė ideja i ngjante me njė lloj lumturie. Pyllin e Zi nuk para e kapnin hartat, kėshtu qė me zor i ra nė tė, por, megjithėse donte tė nisej sa mė parė, udhėtimi u shty shumė: ai vend ishte shumė larg dhe varej nė njė shpat tė pjerrėt mali. Pėr mė tepėr u desh tė freskohej koha, se vapa e madhe e asaj vere zgjati deri nė shtator. Pas vapės sė madhe, nisėn shirat e vjeshtės, tė cilat ia lanė vendin dėborės, kurse prilli i marsi patėn pėrrenjtė e rrezikshėm tė pranverės: ajo mundi tė nisej vetėm nė maj. U var me shumė mundime nė shpatin e pjerrėt tė malit, ku dhelprat, ujqit dhe egėrsira tė tjera i gjeje pa vėshtirėsi, por ajo, sigurisht, vendosi tė mos kishte punė me to, sepse nuk mund ta mendonte qė duhej tė ishte kjo arsyeja e ardhjes nė atė vend. Pylli ishte shumė i frikshėm, megjithatė ajo vazhdonte t'i bindej mė kėmbėngulje njė thirrjeje tė brendshme qė s'e linte rehat me shtysėn pėr t'iu pėrgjigjur fjalėve tė profecisė. U kthye nė shtėpi (vazhdon historia) vetėm kur i shteruan forcat dhe, meqė s'pa rrugė tjetėr, vendosi t'i dorėzohej jetės sė amullt. Por nuk kishte llogaritur diēka: nuk ishte e zonja t'i rezistonte qesėndisė sė pafundme tė pasqyrės, kėshtu qė majin e ardhshėm nisi gjithēka nga fillimi. Kėtė radhė hyri mė nė thellėsi tė pyllit dhe ndeshi pėr herė tė parė nė kaprojtė, qė, tmerrėsisht tė shkathėt e tė shpejtė, me t'u afruar ajo, zhdukeshin si erė. Dikur pa se sa mė shumė largoheshin ata prej saj, aq mė shumė ndjehej ajo e tėrhequr prej tyre, prandaj filloi tė pėrdorė prita e rrengje, duke shpresuar se kėto marifete ia ushqenin disi besimin e lėkundur. Njėrit prej tyre mund t'i avitej deri-diku, por ky qe njė ēalaman dhe besėtytnia e shtynte t'i shmangej, me frikėn se mos i ndillte ters. Majin e ardhshėm u pėrsėrit gjithēka, deri te dėshtimi. Ndėrsa pėrsėriteshin shumė maje e dėshtime, pasqyra vjetrohej e leskėrohej. Por erdhi dhe njė kohė qė asaj nuk i hynte mė nė punė: u plak dhe nuk donte tė shihej mė nė tė. Vetėm atėherė kur gjykoi se nuk kishte ēfarė tė humbiste mė, mori vendimin e guximshėm: i doli para kaprollit ēalaman, i cili, pėr ēudinė e saj, dukej sikur kėtė ēast kishte pritur, sepse nuk u tregua i egėr si shokėt e vet, por, pėrkundrazi, pranoi qė ajo t'ia pėrkėdhelte kokėn si njė tė dashuri. Ndėrsa po e merrte veten nga emocionet, ajo pa se si u rrokullis njė lot nėpėr faqen e kaprollit dhe, gjithė dhembshuri, shtriu dorėn t'ia fshinte, por pa se si mpiksej atje njė monedhė e mrekullueshme, tė cilėn e njohu menjėherė, sepse ishte monedha e lumturisė, qė po i kujtonte se sa shumė qe plakur, qė po i kujtonte se sa vonė qe pėr tė: kishte gabuar.

…Ai qė e njihnin pėr shkrimtar, mori frymė thellė pėr disa ēaste, pastaj hapi letrėn dhe lexoi: - I nderuari koleg! Mbase, pėr njė ēast, aty-kėtu, fjalėt e mia do t'ju vinė ndopak tė paqarta, ēka ėshtė e natyrshme pas tronditjes qė pėsova, dhe pėr kėtė ju kėrkoj ndjesė. E dashura (ti e di pėr kė ėshtė fjala) mė la. Mbase nuk ėshtė kjo veta e saktė e foljes, sepse duke pasur parasysh se ēfarė donte tė thoshte pėr mua ajo dhomė (kjo dhomė me pamje nga rruga do tė ishte njė librari ideale pėr librat qė presin tė shkruhen prej nesh), mund tė thosha se e lashė  unė. Ajo qė duhet thėnė, ėshtė kjo: dje paradite pashė se po i ecte biseda me njė tjetėr. Atė ēast s'e kuptova mirė se ēfarė donte tė thoshte kjo: e kuptova vetėm pasdite kur mė thanė se mė kėrkonte njė grua (ti prapė e di se pėr kė ėshtė fjala). Dua tė them se kujtimi i sė parės m'u shenjtėrua nė mėnyrė tė ēuditshme, kėshtu qė vendosa se, nėse unė nuk i pėrgjigjem dot njė vajze si ajo, asaj tjetrės qė tashti ka burrė e fėmijė, pra njė familje, nuk do t'i dal pėrpara. Sigurisht ti i beson karakterit tim nė kėsi rastesh, prandaj nuk shoh arsye tė zgjatem mė tepėr. Qė tė mos mė gjente kjo e dyta, gjer nė mbrėmje ika larg dhomės sime, duke e parė me ēudi, siē isha i zhytur nė njė vetmi tė thellė,  kujtimin qė mė qe shenjtėruar aq pa menduar. Sigurisht, unė nuk mund ta di si u kthye pika ime e thjeshtė e shikimit nė pikėn Aleph tė Borges (ti e di, ai i pa tė gjitha pikat e universit nė tė njėjtin ēast), mbase nuk qe e njėjta gjė, por dua tė them se pashė disa sėpata, qė sot i quajmė tė neolitit, se si ecėn nė kohė dhe ranė nė dorėn e njė bujku tė shekullit XX, pashė kodrėn e kėshtjellės sonė nė pamjen e parė natyrale, pra pa asnjė shenjė tė legjendės sė famshme, mandej tė gjithė ndėrtimet e saj dhe tė gjithė qė e kėnduan baladėn, tė cilat s'mu dukėn asgjė kur pashė krijimin ashtu siē i kėndohet nė vargjet e Pjetėr Bogdanit. Pashė njė botė qė nuk ekziston, tė ėndėrruar nga dikush, i cili as vetė nuk ekziston, pashė njė botė qė lėviz prej ideve, duke ėndėrruar pėr Platonin, derisa erdhi boshėsia dhe mė ēliroi nga e mira, e keqja, dashuria, duke mė bėrė tė pavdekshėm. Unė besoj se jam kthyer prej atje (padyshim, e di se nuk jam i pari, por, pėr modesti, nuk dua ta vė veten me ata - profetėt) vetėm pėr t'u kthyer mbrapsht (pėr sa kohė qė nuk e fshin harresa kėtė mendim). Sepse harresa vepron pa pushim, pasi unė e kam gjithnjė e mė tė vėshtirė ta kujtoj se sa e bardhė qe boshėsia. Mbase do tė kisha harruar gjithēka qė nė mėngjesin e nesėrm, nėse nuk do tė kisha nė shtratin tim trupin prej mishi e gjaku tė njė femre (jo njė pasqyrim prej drite, siē do tė doja). Sidoqoftė, ajo qė mund ta kujtoj mė lehtė ėshtė mbėrritja nė realitet (a quhet realiteti ky): nė kėtė qė po e quaj realitet, mė duheshin edhe pak metra pėr tė mbėrritur nė shtėpi, kur vura re dy hije qė dolėn nga porta ime, duke zbritur shkallėt e duke dalė nė rrugė. Desha t'i mbėrrij, por ata shpejtuan hapin nė njė kohė me mua dhe u futėn nė rrugėt e pandriēuara qė tė ēojnė nė park, pikėrisht aty ku unė qeshė ngulur kohė mė parė (mė saktė, te pika ku filluan tė mblidheshin pikat e universit). Qenė ulur nė tė njėjtin stol dhe ngurrova t'u avitem, por, kur mbi to ra njė dritė makine, vura re se mė ngjitnin tmerrėsisht dhe fillova t'i shikoj gjatė. Nė fillim u skuqėn disi tė hutuar, por mė pas e morėn veten dhe filluan tė hiqen indiferentė, duke mė zgjuar shtysėn e avitjes. Tė gjitha kėto skena tė njė nate mė parė po i kujtoja duke parė se femra e shtrirė pranė meje nuk qe aspak indiferente: ajo e ndjeu zgjimin tim dhe filloi tė mė pėrkėdhelė, si femrat qė duan tė tė zgjojnė afshin. Por zgjoi vetėm kthjelltėsinė time, duke mė zgjuar tė mbrėmshmen, dhe vura re se nuk ia thosha mė ato fjalėt e ėmbla qė ia mbushnin sytė me lotė, nuk ia bėja mė ato ledhatimet qė ia merrnin mendtė fare: poshtėrimi, ngaqė ndjehesha i zhgėnjyer, se ajo ishte njė keqkuptim nė shtratin tim, mė kthehej nė pezm e m'i zbuste epshet. Nuk e kujtoj dot se nė cilin realitet i paskam parė ata dy, qė ende nuk e di se kush janė (veēse e kam tė qartė se njėri qe shumė i ndjeshėm, kurse tjetri shumė i verbėr), por jam i sigurt se prej tyre e kam kėtė femėr nė shtrat, nga ata dy tipa qė dukej sikur m'i lexonin edhe mendimet. Ai mė i ndjeshmi qe avitur pranė meje me atė vajzė pėrdore, por nuk mund ta di se sa ėshtė fajtor, sepse ajo femėr qė s'mė kishte bėrė ndonjėherė pėrshtypje (megjithėse e dija mirė se kush qe), atė mbrėmje m'u duk aq e ėmbėl sa, me t'u ulur nė stol, e pėrqafova. Nuk mund tė bėja ndryshe, sepse, gjatė gjithė kohės, yjet na shihnin ndėrmjet gjetheve, fresku i natės na bėnte tė shtrėngoheshim te njėri-tjetri e ofshamat e lehta, qė na dilnin nga buzėt, na dukeshin edhe mė tė fuqishme. Sytė e njėri-tjetrit, qė mezi i shquanim nėpėr terr, na dukeshin mė tė mėdhenj dhe, nė atė qetėsi tė plotė, fjalėt na binin nė shpirt me njė kumbim tė kristaltė, duke e bėrė natėn gjithnjė e mė pėrrallore, pasi nga trupi i saj sikur dilte njėfarė ėmbėlsie: ndjeja zemrėn qė rrihte dhe gjakun qė mė rridhte si njė lumė qumėshti. Rri e pres se, ndoshta, do tė mė sqarojnė diēka ata dy tipat, tė cilėt nuk m'i ka zėnė syri mė, mirėpo, edhe pa to, hapėsira (dhoma, dua, tė them) ėshtė ngushtuar shumė, prandaj nė ēdo ēast mė duhet tė mendoj nė do ta fitoj mė lirinė e dikurshme, vlerėn e vetme tė jetės sime. i juaji

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ĖNDRRA

 

            Ajo duhej t’i thoshte trupit gjykues se zjarri qė shkaktoi djegien e shtėpisė, qe pasojė e vendosjes sė gabuar tė sistemit elektrik, duke ngarkuar me faj firmėn pėrkatėse, por pėr habinė e madhe tė tė gjithėve, nė mėnyrė tė veēantė tė tė shoqit, ajo tha diēka krejt tjetėr: tha se kishin marrė flakė perdet ngaqė ajo kishte harruar njė furnelė ndezur. Kėshtu ma dha Zoti, i tha mė pas tė shoqit. Tė shoqit ia mbylli gojėn jo kjo “Kėshtu ma dha Zoti”, por pėrmendja e njė ėndrre tė parė prej saj: pak para se tė artikulonte dėshminė, ajo u kujtua se i ishte shfaqur nė ėndėrr dhe i kishte thėnė ca fjalė njeriu prej tė cilit erdhėn paratė pėr t’u ngritur ajo shtėpi qė u gėzua vetėm shtatė ditė. Kėtė njeri, gjyshi i tė shoqit, e kishte parė fare pak, sepse ai pat jetuar dhe vdekur nė fshat, por nė ėndėrr e njohu menjėherė dhe ia dėgjoi fjalėt shumė qartė. E kishte parė pak atė plak, por figura e tij i ngulitej gjithnjė e mė thellė nė mendje, qysh se varri i qe bėrė njė vend pelegrinazhi, ku njerėzit linin shuma tė mėdha parash, megjithėse ai burrė nuk kishte grumbulluar kurrė para sa qe gjallė. Nipi i tij, pra i shoqi i saj, nuk i shpėtoi dot tundimit: ia rrethoi gjyshit varrin me hekura, duke lėnė njė derė, ēelėsin e sė cilės e mbante vetėm ai, e me kėto para ia doli tė ndėrtojė shtėpinė qė ėndėrronte. Pikėrisht mė kėtė derė lidheshin fjalėt e ėndrrės: i vdekuri kishte thėnė qė tė mos ia mbyllnin derėn rrethimit.

            Arsyen pse i shoqi nuk ia vinte nė diskutim ėndrrėn, unė jam nga tė paktėt qė mendoj se e di: burimin e kėsaj njohjeje do tė pėrpiqem ta rrėfej mė poshtė. Sė pari, ėshtė ēasti pėr tė thėnė qė para se tė shkonin nė shtėpinė e re, banonim nė tė njėjtin pallat. Ngaqė ishim komshinj vetėm disaditėsh nė pallatin e ri, s’na kishte qėlluar as tė pėrshėndeteshim me njėri-tjetrin, prandaj nuk mund tė mos ma tėrhiqte vėmendjen ndalesa e saj e gjatė pėrpara njėrės prej pikturave qė po fotografoja nėn sheshpushimin midis kateve, kėshtu qė, duke mos i qėndruar kureshtjes dhe kėnaqėsisė pėr t’u njohur (gjė qė, duhet pranuar, s’mė ndodh me tė gjithė), e pyeta se mos edhe ajo ishte piktore, sepse s’mund ta gjykoja ndryshe gjithė atė interesim tė papritur. Njė mashkull ndjehet i shpėrblyer kur sheh qė njė grua e re dhe e hijshme ėshtė e ēlirėt nė bisedė, nė atė ēast e ndjeva se duhet respektuar kjo dhuratė e Krijimit: kėshtu dėgjova se si rrėfeu qė njė njollė e kuqe nė pikturė papritur i kishte kujtuar ėndrrėn e parė njė natė mė parė. Buzėqeshja ime pėr kėtė mėnyrė njohjeje kishte tė njėjtėn pafajni ēiltėrie, por nuk mbeti e tillė pėr shumė kohė, zgjati sa pa m’u treguar ėndrra: nė kėtė ėndėrr unė isha pėrkulur (nė mėnyrė tė shėmtuar, tha) mbi trupin lakuriq nga mesi e lart tė tė shoqit e, duke ia bėrė atij me penelin tim buzėt e zeza me tė kuqe, pamjes sė saj habitore i pėrgjigjesha se a s’e shihte qė ai kishte vdekur. Nuk bėhej fjalė pėr tė mos e besuar, kaq e qartė qe nė rrėfimin e saj, por, megjithėse pėr njė ēast u habita se si kisha dalė nė ėndrrėn e njė gruaje tė panjohur, ia mora me tė qeshur shqetėsimin, duke i thėnė se, me sa kujtoja, Freud-i nuk  kishte folur pėr cilėsi paralajmėruese tė ėndrrave, por kishte folur pėr cilėsinė qė shpreh shqetėsimin tonė tė pavullnetshėm mbi diēka a dikė, prandaj ėshtė normale qė ne tė shqetėsohemi pėr jetėn e njė njeriu tė afėrt, tė cilin (me fjalėt e fundit desha tė krijoj njė gjendje hokatare) e duam shumė. Por nuk mund t’ia pėrcillja as tonin hokatar as ndėrgjegjen e qetė: me saktėsinė e historisė sė pėrjetuar thellė, mė rrėfeu fije e pėr pe se si para njė viti e ca, i shoqi e kishte kaluar njė vdekje klinike. E quajta fat kur pashė se, edhe pas kėtij kallėzimi, nuk mė la nė baltė aftėsia pėr ta parė gjithēka tė zhveshur nga dramatikja: me tė njėjtėn ndėrgjegje tė qetė, i premtova se nė darkė do tė rishfletoja psikanalistėt e mėdhenj, qė t’i tregoja tė nesėrmen se si i interpretojnė rastet si ėndrra e saj.

            Do ta kuptoja vetėm njė ditė mė vonė se ia kisha mbushur mendjen vetes sime por jo asaj. Kam qenė mėse njė herė i pranishėm aty ku ka rrėfyer vazhdimin e historisė, prandaj, nė njėfarė mėnyre, arrij ta ndėrtoj atė nė mendjen time: kur u nda prej meje, nuk e kishte fituar qetėsinė siē pata menduar, kėshtu qė ia rrėfeu ėndrrėn disa tė afėrmve derisa dikush, qė asaj iu duk me ton orakulli i tha se ajo qė do tė ndodhė, do tė ndodhė shpejt. Pat prej atyre qė qeshėn me kėta fjalė, por njė gjė e tillė nuk ndodhi me tė, madje iu duk sikur sapo kishin lexuar mendimet e saj: gjėja e parė dhe e fundit qė provoi, qe alarmi, i cili zmadhohej vetvetiu, derisa mori njė masė tė pangritshme e tė pazbritshme mė, duke u bėrė pjesė e plotė e shpirtit tė saj tė paqetė. Dikur, gjėja mė me mend iu duk vendimi i prerė: tė gjente tė shoqin.

            I shoqi, arkitekt, i cili po mendonte se po bėnte punėn e vet mė tė mirė nė njė nga ato lokalet e quajtura pub, kur mbėrriti ajo, sapo kishte dalė dhe qe larguar pa lėnė adresė, kėshtu qė alarmi i saj u pėrtėri dhe arriti kulmin, gati duke i mbajtur frymėn, derisa kėmbėt e ēuan nė bibliotekėn publike, ku ai po shfletonte njė botim tė fundit pėr dekorimet e dizajnin modern. Ai ishte shėndosh e mirė dhe i gatshėm pėr tė lėshuar ca tė shara prej tė cilave ajo u tkurr, duke menduar se me tė vėrtetė mund ta kishte shkelur, por, sidoqoftė, nuk tha asnjė fjalė pėr ėndrrėn, megjithėse e ndjeu se e tėrboi tė shoqin me pamjen e saj tė vendosur pėr tė mos e lėnė vetėm. Nė atė ēast nuk mė punonte mendja nė mėnyrė normale, do tė thoshte mė vonė, por tashti e kuptoj pse nuk i fola pėr ėndrrėn: te ai mund tė vepronte autosugjestioni. Gjithēka e bėri me kėtė ngarkesė tė tepruar nė mendje: nuk u lirua as kur i shoqi filloi t’i tregojė se paratė e marra nga ky projekt do tė thoshin ėndrra e njė vile nė periferi, buzė liqenit, njė projekt qė e kishte gati dhe e komentonte me pasion poetik, duke dashur ta ndėrgjegjėsojė tė shoqen se, pėr t’ia arritur qėllimit, duhej tė punonte me orė tė zgjatura, duhej tė sakrifikonin shėtitje e vizita te miqtė, e kushedi sa gjėra tė tjera.

            Rreth orės katėr tė pasdrekes dėgjova se si ai po i thoshte dikujt (pėr gruan dhe djalin) qė i kishte vėnė nė gjumė. Kur u zgjua, ajo pa se kishte fjetur tri orė dhe e shau veten, megjithatė vetėm atėherė e kuptoi qė gjatė gjithė ditės i kishte pasur nervat copė, kurse tashti mund tė kthehej nė njė nga ato mbrėmjet rutinė, tė herėpashershme pėr to, ku nuk po gjente asgjė, qė tė mund t’ia kujtonte se kishte parė ndonjė ėndėrr, pėr ta studiuar e pėr tė nxjerrė prej saj diēka me vlerė. Unė e pashė kur po zbriste qė tė blinte ushqime te marketi poshtė pallatit dhe i qesha me njė pėrpjekje pėr tė fshirė ēdo shenjė qė mund tė mė tradhėtonte, pasi nuk isha kujtuar pėr tė shfletuar psikanalistėt e mėdhenj, siē pata premtuar, por pamja e saj e hutuar, ishte shpėrfillėse para kėtij shqetėsimi: nuk pėrmenda as harresėn, as premtimin. Edhe ajo bėri tė njėjtėn gjė: buzėqeshi dhe s’tha asnjė fjalė. Un e di, nėse do tė fliste atė ēast, apo do tė thoshte kėto fjalė, qė do t’i nxirrte vetėm ditė mė vonė: ta mendosh qė zgjohesh e prek pranė teje njė trup tė ftohtė.

            Nė pesė tė mėngjesit e zgjoi njė zhurmė e ēuditshme dhe te ajo pak dritė qė hynte nga rruga pa siluetėn e tė shoqit qė hapte e mbyllte syzat e dollapit. Megjithėse pėrgjumėsh, e kapi menjėherė se qenė veprime tė pakontrolluara dhe kjo i kujtoi fjalėt e mjekut se truri e pėsonte i pari, ndėrsa zemra gjallonte edhe ca, prandaj u hodh nga shtrati dhe sa ndezi dritėn pa tė shoqin tė hiqte kėmishėn, kanotierėn, derisa mori pamjen e treguar nė ėndrrėn e saj tė njė nate mė parė dhe u shtang, duke mos e kuptuar pėr disa ēaste dallimin midis ėndrrės e zhgjėndrrės: klithi fort qė ta kuptonte se nuk qe nė gjumė.

            Mjeku dezhurn, qė qėlloi kardiolog, i tha: nuk do t’ia falja kurrė vetes nėse s’do ta risillja nė jetė kėtė djalosh. Ajo nuk harron asnjėherė ta theksojė kėtė, por gjithsesi ndjehet menjėherė se personazhi kryesor i historisė mbetet ėndrra,

 

 

 

 

HISTORI E VJETĖR

 

            Kjo histori na kthen prapa nė kohė, njeriu qė e ka treguar, qe nė moshė tė thyer dhe tashti nuk rron mė, por as atė s’e kemi tė pranishėm nė ngjarje: rrėfeu ēfarė kishte dėgjuar prej tė atit. Po tė llogarisim se vetė i ati, dėshmitar i ngjarjes, e ka treguar atė shumė kohė pasi ajo ka ndodhur, mund tė krijojmė njė pėrshtypje tė pėrafėrt pėr kohėn e saj. Mandej, koha e saktė s’ka shumė rėndėsi, ideja ėshtė se kemi tė bėjmė me njė kohė kur shteti ligjor s’ndėrhyn dot nė jetėn e njerėzve, tė paktėn nė ēastin e duhur. Nga rrėfimi mėsojmė se dėshmitari, njė tregtar shkodran lėkurėsh, pat shkuar nė bajrakun e largėt malor thjesht pėr biznes dhe mentaliteti e zakonet e vendasve i interesonin aq sa tė mos i prishnin punė atij vetė, prandaj kur agjenti tregtar i pėrmendi leverdinė e lidhjes me Soko Tonėn, u pushtua si zakonisht nga padurimi i fitimit dhe nuk po e kuptonte pse hezitonin pėr t’ia thirrur kėtė njeri, edhe pse i shpjeguan se qe fjala pėr njė mikprerė.

Pėr tė kuptuar sot se ē’ėshtė njė mikprerė, mė mirė se ēfarėdo tjetėr na vijnė nė ndihmė disa komente tė Shtjefėn Gjeēovit, mbledhėsit tė shquar tė kanunit. Buka tė nderon por edhe tė nxjerr punė, thuhet nė kėtė kanun, shkruan Gjeēovi, ēka do tė thotė se malėsori e jep jetėn pėr mikun, se ėshtė gati tė shuhet “me caran e me votėr” pėr atė qė i hangri bukėn, madje veē gacėn me ia lypė kush, sa me ndezė ēibukun nė oborr, i mbetet mik i prerė pėr njėqind e njė vjet. Ndera e marrė shlyhet o me falje bujare, o me pushkė, ndryshe s’ka pse del ndėr burra, pasi, pėrveēse gjithēka ia japin me dorėn e majtė (gotėn e rakisė ia japin nėn gju ose mbi krah), e therin idhėt me fjalė. Ky njeri pėrbuzej prej tė gjithėve, quhej mė i lanuni e ma i poshtri i shoqėrisė, Bajrakut e mbarė Shqipėrisė. Ėshtė nga ato rastet e veēanta tė gjakmarrjes qė nuk mund tė zgjidhen kurrė me anėn e pareve. Prej kėsaj kanė mbetur shprehjet “Mos na kėrkoftė kush bukėn!”, “Pasha miqėsinė qė kemi bashkė! Pasha bukėn e kripėn qė kemi hangėr bashkė!”

            Kur i folėn pėr kėto gjėra, tregtari pati bindjen se qenė tallur me tė, kėshtu qė nguli kėmbė pėr tė takuar vetė Soko Tonėn. Ende nuk ishte afruar mirė Soko Tona, kur u ndjenė krisma pushke brenda kullės sė tij: pas njė ēasti u panė tė dilnin dy njerėz qė iknin me vrap, duke qėlluar me gėzim nė ajėr, shenjė se qe kryer njė shpagim. Nuk u desh shumė kohė pėr ta marrė vesh se si qenė punėt: djemtė e bajraktarit kishin vrarė pėr mikprerė djalin dymbėdhjetėvjeēar tė Kol Sokolit, sepse dy ditė mė parė, nė festėn e njė bajraku tė largėt, djemtė e rritur tė Soko Tonės kishin vrarė gjakėsin, veēse nė ndore tė djemve tė bajraktarit. Tė dy palėt, si djemtė e Kol Sokolit, si djemtė e bajraktarit, qenė ngutur tė kapnin tė parėt katundin, por ia kishin dalė tė dytėt: dhe historia u mbyll me vrasjen e dymbėdhjetėvjeēarit.

            Tregtari, qė disa minuta mė vonė u gjend nė dhomėn ku shtrihej trupi ende i nxehtė i dymbėdhjetėvjeēarit, tė cilit i ati po ia vishte njė palė ēakēirė prej burri, mjaft tė mėdha pėr trupin e njomė, e ēoi nėpėr mend se, meqė fėmijėn po e bėnin burrė nė kėtė mėnyrė, pritej vetė hataja: ajo qė kishte pėrjetuar Soko Tona nė mikprerje, para asaj qė pritej, duhej t’i ngjante njė flluske sapuni, sepse vetėm tashti e kuptoi se ēfarė i kishin thėnė. Kur u kthjellua pak dhe e kuptoi se ku ndodhej, u pendua pėr hapin e hedhur, s’e deshi veten, por nuk e pat tė lehtė tė dalė prej atij rrethi burrash qė pinin duhan tė fortė dhe herė-herė, komentonin mbi ngjarjen: ai u tmerrua mė tepėr kur pa se me tė vėrtetė kishte njė gjė qė nuk mund tė zgjidhej me pare.

            Ėshtė pėr t’u besuar se ka njė ēast heroik nė jetėn e ēdo njeriu: 

vdekja qė vjen nė mėnyrė tė rrufeshme nuk ėshtė edhe aq e frikshme, ka thėnė mė vonė tregtari, megjithatė pothuajse i mbylli sytė kur bajraktari iu avit Soko Tonės, pasi iu duk se s’kishte guxim pėr tė parė rrugėn e plumbit, dhe nė kėtė rast, siē mund tė merret me mend, mora fuqi shqisa e dėgjimit.

            Qė tė shkojė edhe vrasėsi vetė pėr kryeshėndosh kjo ėshtė njė ēudi tjetėr e rregullatorit tė lashtė tė maleve, por kjo do tė pėrbėnte materialin e njė tregimi tjetėr, veēse ėshtė vendi pėr tė treguar se bajraktari u printe dy djemve tė vet, pikėrisht atyre qė kishin qėlluar mbi dymbėdhjetėvjeēarin e shtrirė pa jetė nė mes tė dhomės. Kėta dy s’ia ndanin sytė ēakēirėve qė donin ta bėnin burrė me zor atė fėmijė tė brishtė, duke gjetur pikėrisht aty arsyen pėr t’u ndjerė edhe vetė burra: kishin qitur pushkė si duhet. Mirėpo tregtari kėtė gjė do ta vinte re mė vonė, hė pėr hė jemi te shqisa e tij e dėgjimit: u theksua se ajo mori fuqi, kėshtu qė ne nuk mund tė kemi asnjė dyshim se bajraktari paska thėnė:

            - I paē baftin Soko Tona!

            Meqė nuk pasoi asnjė krismė, tregtari hapi sytė dhe pa se si Soko Tona i shtrėngonte dorėn atij bijtė e tė cilit i kishin vrarė djalin, duke u pėrgjigjur:

            - Baft e nafakė paē, Bajraktar, se pasha Zotin, pesėqind grosh po mė dukesh mė i mirė sot se sa dje; se pėr nji djalė s’e kisha lėnė Bajraktarin mikprerė e tė koritur.

           

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MJEGULLA

 

Nuk di ta them, sot e kėsaj dite, arsyen e vėrtetė pse e pata lėnė jashtė vėmendjes mėnyrėn se si e njoha vendin e quajtur Analtė (sigurisht, nėse kam arritur ta njoh). Ėshtė njė femėr nė kėtė mes, por nuk ka qenė kjo qė mė pengoi atėherė: besoj, kėtė e di mirė, sepse nuk kam ndjerė ndonjė nevojė qė ta fsheh, pėrderisa nuk e kam as tashti, por se si i ndodhin njeriut ca gjėra nganjėherė, i cili pėr tė njėjtėn gjė ka interpretime tė skajshme nė kohė tė ndryshme. Sidoqoftė, mė nė fund, do tė flas pėr kėtė femėr, edhe pse nuk besoj qė kjo do tė hedhė dritė tė plotė mbi dyshimet e mia tė vazhdueshme, pėr tė cilat ende nuk e di se mund tė kenė vallė ndonjė kuptim. Mė ngushėllon fakti qė gjėrat duhet tė jenė mė tė thjeshta se kaq: nuk ndiej dėshirė tė hedh ndonjė dritė mbi diēka, por thjesht tė tregoj njė histori qė mė pėrket, njė histori sė cilės i ka ardhur ora tė rrėfehet.

Fillimisht, duhet tė them se ishim tė dy njėzetvjeēarė, por mė dukej se kishte njė dallim tė jashtėzakonshėm mes nesh, kaq i pazoti ndihesha para vetėsigurisė sė saj: vetėm mė vonė e kam kuptuar qė ai turbullim i marrė mė vinte prej dėshirimit. I besoj kėsaj qė them: ditėn qė mė kėrkoi ta shoqėroja pėr nė Analtė, e kujtoj si ditė kur njė mashkull i ri prek nė majat e lumturimit njerėzor. Tė paktėn mund tė them se brenda meje bėri vend diēka e kėndshme dhe e mirė, tė cilėn me zor e zotėroja, kaq e madhe ishte pėr mua.  

Analta ngrihet vetėm rreth 500 metėr mbi fushė, prandaj duhet tė kemi qenė mė pak se nė gjysmėn e rrugės, kur mė tha me ton urdhėrues qė duhej t’i rrija larg, ndėrsa vetė u ul mbi njė gur, duke i dhėnė kokės prapa: po i shkonte gjak nga hundėt. E mbaj mend, si ta kem para syve atė ditė tė largėt, se hemorragjinė e hundėve e pat nga dielli i fortė, kurse vetėm njėqind metėr mė lart mjegulla u bė aq e dendur, saqė nuk arrija tė kuptoja pse ngulmonte pėr tė vazhduar rrugėn, sepse atėherė nuk e dija qė ishte bijė e atij vendi dhe e dinte mirė se ēfarė po bėnte. Ēfarė mė ra nė sy, kur hymė nė fshat, qe se takuam vetėm gra (ndoshta duhet thėnė se dėgjuam vetėm zėra grash), prandaj pyeta pa tė keq ku qenė burrat, por mora njė pėrgjigje me ton kaq tė prerė, sa nuk guxova tė pyes mė, veēse pėrsėritja me mend fjalėt qė kishte renditur: “Qysh se ia behu mjegulla nė kėto anė, filluam tė vėmė rregull”. Pėr njė njeri qė e njihte historinė e atij vendi, fraza e mėsipėrme donte tė thoshte: ”Qysh se ia behu mjegulla nė kėto anė, filluam tė ndajmė burrat veē, gratė veē”. Siē mora vesh mė vonė, nuk kishte qenė kjo ndarja e parė, sepse gjithēka kishte filluar nga gjėra mė tė thjeshta: sė pari qenė ndarė dhitė nga delet, pulat nga gjelat, kuajt e bardhė nga kuajt e kuq, numrat tek nga numrat ēift, zjarret e mėdhenj nga zjarret e vegjėl, pemėt e fiqve nga ato tė kumbullave, pemėt e frashrit nga ato tė shegėve tė egra. Kuptohet, lista e gjėrave tė ndara mund tė zgjatet e zgjatet pa fund, plot subjektivitete e gjėra kokėmėvete, pasi nė Analtė kishte mė tepėr vend pėr mosmarrėveshje se sa pėr marrėveshje.

Shkurt, edhe pse mė duket se ndenjėm nja dy orė, nuk mora vesh se ēfarė ndodhte nė atė vend ku nuk kishte shkuar kurrė drita elektrike, megjithėse ngrihej vetėm 500 metėr mbi fushėn ku kalonte rruga kombėtare.

Nuk mė hodhėn mė andej puna e jeta, kėshtu qė me atė femėr u takuam vetėm pas rreth njėzet vjetėsh, nė njė vend tė huaj, ku unė kalova pak kohė, kurse ajo vazhdon tė jetojė sot e kėsaj dite, duke marrė pėrsipėr tre fėmijėt e njė martese tė dėshtuar. Edhe shumė kohė mė pas e kam gjykuar tė pashmangshme, diēka jashtė forcave tė mia, ēfarė ndodhi atė ēast takimi.

- Kurrė mė nuk do tė jesh pėr mua djali i atyre viteve, - mė tha kur mė pa rroba nė trup.

S’ishte nevoja tė fliste, sepse gjithēka e kuptoja nga vėshtrimi i saj. Veēse harronte veten: vitet kishin kaluar edhe pėr tė e dėshirimi i vjetėr nuk mė ekzaltoi siē e prisja. Nuk mund tė them se nuk doja tė rrija pranė saj, se nuk doja ta pėrkėdhelja herė pas here, i tėrhequr nuk e di prej ēfarė force, sepse nuk i emėrtoja dot ndjenjat e mia, por ndjehesha si mbi gjemba, prandaj u ngrita dhe u vesha, si i shtytur prej njė force tė verbėr, tė cilėn ajo, sigurisht, e nuhati. Vetė ajo shpiku diēka tė kotė si arsye pėr largimin tim, diēka ku ndjehej menjėherė frika se mund tė kuptohej e vėrteta. E aprovova atė arsyen e kotė, pėr forcė zakoni, dhe, kur m’u var nė qafė pranė derės sė apartamentit, u ndjeva krejt i kthjellėt (nuk kam provuar mė parandjenjė aq tė kthjellėt), duke lexuar qartas nė trurin tim: kisha gabuar kur shkela aty dhe duhej tė zhdukesha menjėherė.

E gjithė kjo qė tregova, merr vlerė nga ēfarė pasoi mė tej: kur dola jashtė, mė hante gjithė trupi, nė njė mėnyrė qė s’mė kishte ndodhur tjetėr herė, njė si thirrje pėr t’u kthyer po atė natė pranė asaj femre, pėr t’u shtrirė pranė saj si pak ēaste mė parė, megjithatė u jepja kėmbėve shpejt, sikur mė ndiqte pas diēka kėrcėnuese. Me tė mbėrritur nė banesėn time, puna e parė qė bėra, qe banja: atėherė e kuptova se mė hante njė aromė e ēuditshme si prej lėnde gome, e cila, ngaqė nuk hiqej nga asnjė fėrkim, mė shtyu qė tė dorėzohesha para saj, por megjithatė kjo nuk mė ndihmoi pėr gjetjen e qetėsisė. Bėra gjithēka qė mund tė bėja nė atė ēast, ndeza televizorin, dėgjova kompaktdiskun e pėlqyer, dola nė ballkon, shfletova shpejt e shpejt dy revista, e, meqė pėr asnjė ēast nuk shpėtova nga sikleti i trupit tim, dola e brodha i vetėm nė rrugėt e shkreta tė mesnatės, pothuajse deri nė orėt e mėngjesit.

Nė mėngjes bėra njė tjetėr banjė, duke u munduar ta bind veten qė tashmė ajo vuajtje do tė merrte fund, sepse, sipas programit, e kisha ditėn plot lėvizje e punė. Gjatė kėsaj lėvizjeje, do ta kisha harruar tė keqen qė mė kishte zėnė, nėse nuk do tė afrohej, duke mė marrė erė, qeni i njė plake (nga ato qė ne shqiptarėt i kemi quajtur qenė kufiri), i cili nuk mė kishte trazuar kurrė mė parė, prandaj e zonja u zemėrua shumė nga ky veprim i tij i papritur dhe e qortoi rreptė. Unė e kapa menjėherė arsyen pse mė nuhati qeni dhe nuk arrita tė shqitem mė prej idesė se e mbartja pa pushim aromėn time tė ēuditshme. Mė e vėshtira ishte kur futesha nė vende tė mbyllura: bie fjala, nuk arrita tė shijoj fare njė muze arti, pėr tė cilin kisha ėndėrruar gjithė jetėn.

Nė mbrėmje u ndjeva mė mirė, sepse e kalova duke shėtitur nė park dhe ajri i freskėt sikur m’i hapi pak mushkėritė. Me kėtė gjendje tė mirė shpirtėrore, bėra banjė disa minuta tė mira, duke u shkumuar fort dhe duke u fėrkuar deri nė dhembje. E kisha marrė lehtė, ia kisha bėrė kot qejfin vetes, sepse pashė qė ajo aromė jo vetėm nuk hiqej, por bėhej aq e fortė, sa mė largonte gjumin, prandaj, duke u rrotulluar nėpėr rroba, bėra njė zbulim tė frikshėm: ajo lėnda si prej gome qe lėnda e dikurshme e mjegullės, me tė njėjtin neps qė i mbėshtillte dikur trupat dhe mendjet e analtasve. Sigurisht, nuk ishte i lehtė pajtimi me kėtė mendim, pasi m’u desh tė bindesha qė ajo aromė nuk vinte nga sapuni, nga peshqiri, nga rrobat e brendshme dhe ato tė jashtme, nga ēdo gjė e mbajtur nė xhepa, nga uji apo mjedisi, por nga vetė ai vendi me emrin Analtė.

Pėr disa ditė me radhė, ēdo gjė qė preka, apo pashė, mė kujtoi udhėtimin e parė dhe tė fundit nė Analtė. Kur fillova tė mėsohem pak nga pak me aromėn, m’u shpif frika tjetėr: pas saj, a mos e kishte radhėn mjegulla vetė dhe, pas mjegullės, a mos e kishte radhėn ajo sėmundja e rregullit!

Qė nga ai ēast, interesimi im nuk qe mė pėr atė femėr, por pėr atė vend.

Mbėrrita nė atdhe pas dy javėsh dhe vazhdoja tė mbaja erė.

Shumė kohė mė vonė, pasi u njoha me Analtėn (nėse e kam njohur vėrtet), ajo erė iku vetė, pakuptueshėm, siē ikėn njė sėmundje.

Prej kaq kohėsh e pyes veten: a do tė shkruaj pėr atė vend?

Dhe them me vete: ku ta dish, jemi lodra tė verbra tė fatit!