GAZMEND KRASNIQI

 

 

 

 

 

 

Gazmend Krasniqi   

 

 

 

POEZI SHQIPE

 

 

 

PĖR NJĖ QASJE TJETĖR NDAJ POEZISĖ

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

                  

 

 

 

BABELI I INTERPRETIMEVE

 

 

 

Ēfarė ėshtė poezia si e tillė dhe ēfarė pėrgjigjeje ofron tradita jonė pėr kėtė: njė pyetje si kjo merr vlerė tė veēantė tashti qė kemi kapėrcyer shekullin e njėzetė, njė shekull i shqetėsuar gjatė dhe praktikisht pėr pėrgjigjen e saj. Ku qėndron arsyeja e kėtij shqetėsimi, do tė thotė ndokush te ne, pasi nga pamja e pėrgjithshme qė mbizotėron jetėn shqiptare, tė krijohet pėrshtypja se ēdo gjė shkon nė rregull: mjafton tė shfletosh botimet e panumėrta, tekstet e shkollės e gjėra tė tjera qė lidhen me kėtė fenomen! Kėtė jehonė pėrcjell dhe media e pėrditshme, me tė gjithė fuqinė ndikuese tė saj.

Pėr t’u bėrė mė tė qartė nė kėtė sipėrmarrje, pra nė qasjen e re, le tė marrim njė poezi tė njohur si “Vaji i bylbylit”, shkruar mbi njėqind vjet mė parė nga Ndre Mjeda, botuar e propaganduar gjatė nė botime tė veēanta, sidomos nė tekstet e shkollore. Kur e pėrktheu atė poezi nė italisht, Leonardo de Martino e interpretoi si njė vaj pėr atdheun e robėruar. Nėn presionin e shoqėrisė sė rreptė jezuite (e cila pėr arsye tė veta tė brendshme reagoi ndaj interpretimit tė mėsipėrm), vetė autori e interpretoi poezinė si vaj pėr humbjen e njė shoku tė afėrt. Studiues mė tė vonė (si edhe tekste shkollore) thanė se me kėtė poezi Mjeda i kėndoi ndrydhjes nė shoqėrinė jezuite, ku poeti bėnte pjesė. Me kėtė lloj qasjeje, siē mund tė shihet, sipas logjikės sė mėsipėrme do tė kishim interpretime nė pafundėsi tė poemės, nga mė tė ndryshmet, deri tek ato pa asnjė lidhje me njėra-tjetrėn.

Ky nuk ėshtė shembulli i vetėm nė poezinė shqipe: para ngatėrresash tė tilla do tė ndodhesh herė pas here, nė krijime tė ēdo periudhe, por nuk ia vlen tė zgjatesh.

Po cilat janė pamjet panoramike qė na japin botimet mė tė specializuara nė vite? Njė botim i shekullit XX, ku mund t’i referoheshe traditės tonė poetike, titullohej “Shkrimtarė shqiptarė” (botim shumautorėsh i drejtuar nga Ernest Koliqi), siē shihet nga titulli, nuk ka tė parė tekstin por autorėt, por cilido qoftė karakteri i tij, pėr arsyen e njohur tė diktatit politik komunist, pėrjashtohet ndikimi i kėtij botimi nė jetėn kulturore zyrtare shqiptare. Botimi qė ushtroi ndikim tė pashmangshėm nė tė gjithė jetėn kulturore tė Shqipėrisė pėr disa dekada tė tėra (si i vetmi version qė i lejohej tė funksiononte nė njė shoqėri totalitare) mbetet Historia e letėrsisė shqipe I, II (Tiranė 1959, 1960). (Botimi i vitit 1983 nuk sjell ndonjė gjė tė re nė thelbin e saj). Siē mund ta gjesh sot edhe nė botime tė Akademisė sė Shkencave, teksti nė fjalė, me vėshtrime mbi rrethanat historiko-shoqėrore, me autorė qė vendosen nė tė njėjtėn mėnyrė – jeta, pikėpamjet, vepra dhe disa konkluzione – i kufizon mundėsitė pėr ta parė letėrsinė si proces qė ka edhe disa ligjėsi tė vetat, si njė proces ndryshimesh tė paprera[1].

Nė esenė e tij “Si tė lexohet” Ezra Pound-i do tė shkruajė: Po tė studiojmė fizikėn, nuk lypset tė shqyrtojmė biografitė e tė gjithė atyre nxėnėsve tė Njutonit qė kishin interesim pėr shkencėn, por qė nuk kishin bėrė ndonjė zbulim. Shėnime nga jeta e tyre erotike as konsiderohen pjesė qė i pėrkasin lėndės e as kėrkohet nga studenti qė t’i dijė[2]. Pra, vėshtrimet historiko-kulturore, metodat biografike apo sociologjike shuan edhe pėrpjekjet interesante qė patėn filluar nė mendimin kritik dhe estetik shqiptar, sepse ėshtė impresionuese kur shikon se studimi POETIKA e Lasgush Poradecit hapet me fjalinė: Nė hierarkinė e elementeve qė pėrbėjnė vleftėn e njė vepre poetike, forma ose trajta zė vendin e parė. Kuptimi ose pėrmbajtja nuk vijnė veēse nė radhėn e dytė[3]. Kutelin e karakterizon e njėjta kthjelltėsi edhe kur e mbyll tė njėjtin shkrim me fjalinė: Nėpėrmjet formės ose muzikalitetit, dhe pėrgjithėsisht nėpėrmjet formės, Lasgushi qėndron nė ballin e poezisė shqiptare[4]. (Shumė dėshmi gojore, apo me shkrim, thonė se Lasgushi shprehej me konsideratėn se Mjeda ishte mė i madhi i formalistėve) Mirėpo njė ese e tillė nuk mund tė bėnte jetė tė lirė nė kulturėn socialiste shqiptare. Kėtė e tregon edhe botimi “Mendimi estetik shqiptar...” qė nė edicionin e vitit 1979, nuk e pėrfshin atė, pasi nė kėtė kohė, nė bazė tė parimit marksist, mbizotėronte interpretimi qė synonte tė harmonizonte tekstet e shkuara me mėtimet e kohės.

Autorė si Naimi apo Fan Noli u interpretuan nė kėtė mėnyrė tė re[5].

 

 

 

 

TEORIA LETRARE MODERNE

 

 

Teoricieni anglez Terry Eagleton, librin e tij tė njohur Teoria e Letėrsisė e fillon me fjalėt:

 

Nėse duam tė pėrcaktojmė pikėnisjen e atyre ndryshimeve qė ka pėsuar teoria e letėrsisė nė shekullin e kaluar, nuk do tė ishte aspak e gabuar sikur tė merrnim nė konsideratė vitin 1917, vit nė tė cilin formalisti i ri rus Viktor Shkollvskij botoi esenė “Krijimi, si proēedurė”.[6]

 

Ndėrsa studiuesja tjetėr e njohur Ann Jeferson, bashkautore e librit Teoria Letrare Moderne, pohon:

 

Pikėpamja mė e pėrpunuar dhe fleksibėl pėr letėrsinė ka rrjedhur nga parimet themelore tė formalizmit. Studimet letrare mbeten njė shkencė specifike dhe koherente.[7]

 

Pėr tė kuptuar drejt natyrėn e Teorisė Letrare Moderne, duhet tė ricitojmė nė librin e mėsipėrm.

 

“Pėr tė bėrė tė qartė – thuhet aty - se ēfarė kuptohet zakonisht me Teori Letrare Moderne, duhet ta dallojmė atė nga dy sfera tė mendimit, me tė cilat lidhet ngushtėsisht: nga pikėpamjet filozofike rreth letėrsisė, ēka pėrbėn estetikėn, dhe nga refleksionet e shkrimtarėve rreth natyrės sė artit tė tyre. Kur flitet pėr teorinė letrare dikush mund ta mendojė atė si diēka qė pėrputhet dhe shtrihet deri te kjo sferė e mendimit; por termi nė tė vėrtetė ka tė bėjė me njė grup tė ndryshėm synimesh…”[8]

 

Te i njėjti libėr shkruhet:

 

“Duke patur parasysh pikėpamjet qė kanė lindur prej kohėsh, mund tė themi qė teoria letrare merret vetėm me qėndrimin ndaj pikėpamjeve tė ndryshme kritike, por gjithashtu krijon bazėn pėr tė ndėrtuar njė disiplinė mė racionale, tė pėrshtashme dhe tė vetėpėrgjegjshme pėr studimet letrare.”[9]

 

Ndėrsa pėr tė kuptuar bazėn e studimeve formaliste, mund tė citojmė Eikhenbaum.

          “Nuk ka rėndėsi si ta studiosh letėrsinė, - thotė ai, - por ē’ėshtė realisht objekt i studimit letrar”[10]

 

Shkenca me tė do tė synonte ”studimin e atyre specifikave, tė cilat e dallojnė, apo e veēojnė letėrsinė nga ndonjė material tjetėr”. [11]

 

Qysh nė dekadat e para tė shekullit XX Teoria Letrare Moderne iu kthye tekstit duke i dhėnė statusin qė i takon (shumica e teoricienėve letrarė janė tė vetėdijshėm se i pėrkasin njė tradite qė fillon tė paktėn nga Platoni e Aristoteli), por ky fenomen qė u fillua nga formalistėt rusė dhe u pėrqafua dalėngadalė nga tė gjitha kulturat e mėdha tė Perėndimit, pėr arsyet e njohura e kapėrceu kufirin shqiptar vetėm nė dekadėn e fundit tė shekullit. (Disa libra tė mirė teorikė janė pėrkthyer vetėm nė vitet e fundit). Nga ana tjetėr, te ne kėto teori edhe pse hynė si teori, nuk mishėroheshin nė praktikė, as nė rivlerėsimin e traditės, as nė vlerėsimin e prodhimit letrar tė kohės: ky fakt bėhej i prekshėm nė tekstet e shkollės, nė ēmimet kombėtare, pėrmbledhjet antologjike dhe recensionimet e ndryshme – duke funksionuar pėrgjithėsisht si njė bisht i socrealizmit, megjithėse me emra tė tjerė.

Me Teorinė Letrare Moderne ndodh kthesa – ēfarė e bėn letėrsinė tė quhet letėrsi? Nėse thelbi i shekullit XIX (pozitivizmi) e shihte letėrsinė tė kushtėzuar vetėm nga faktorė tė jashtėm, shekulli XX e kthen vėmendjen brenda veprės, te mjeti themelor dhe i veēantė qė pėrdoret pėr formėsimin letrar tė saj, te gjuha. Tezat formaliste, strukturalisto-semiotike, hapėn dhe shtruan rrugė pėr njė varg interpretimesh tė reja.

Kėshtu, fjalėt nė poezi nuk merren ashtu siē janė nė tė folurėn e zakonshme, por rrethohen nga njė aureolė e re kuptimi: mjetet e poezisė nuk studiohen nė vetvete, por pėr aftėsinė tjetėrsuese tė tyre. Termat “formė” dhe “pėrmbajtje” pushuan qė qeni vepruese dhe u zėvendėsuan me dallimin midis “materialit” dhe “mjetit”: kur njė vepėr ndėrtohet me qėllimin qė tė shfaqė gjithė mjetet e saj, forma, nė vetvete, bėhet pėrmbajtje.

Kur ballafaqohesh intensivisht me gjuhėn, nė mėnyrė mė tė ndėrgjegjshme se zakonisht, realiteti qė pėrmban kjo gjuhė do tė ripėrtėrihet dhe gjallėrohet. Vepra tė Ndre Mjedės, Poradecit e Fan Nolit mund tė pėrmenden si njė shembull i veēantė nė kėtė kontekst. Drejtimi pozitivist e pėrjashtonte dukshėm rėndėsinė e letėrsisė nė vetvete, ai formalist pėrjashton letraren dhe karakterizohet nga pėrpjekja pėr tė krijuar njė shkencė tė pavarur tė letėrsisė. Megjithatė, duhet theksuar se termi “formalist” nuk u krijua nga grupi, por siē ka ndodhur shpesh nė historinė e artit, nga ata qė iu kundėrvunė kėsaj teorie.

“Poezia dallohet nga e folura e pėrditshme si vallėzimi nga tė ecurit”, kishte thėnė dikur poeti francez Mahlerbe, i cituar disa shekuj mė vonė nga Paul Valery te eseja “Poezia dhe mendimi abstrakt”[12]. Tė njėjtin formulim pėrdor edhe Shkllovskij kur do qė tė shpjegojė konceptin e defamiliarizimit tė gjuhės sė pėrditshme, duke thėnė:

 

”Vallėzimi ėshtė njė ecje e ndjerė (qė ndjehet)”.

 

Por, komentojnė studiuesit e teoricienėt formalistė, arti poetik nuk ndryshon nga e folura e pėrditshme pėr faktin se mund tė pėrfshijė konstrukte ose fjalė qė nuk gjenden nė tė, por sepse mjetet e tij formale (si rima dhe metri) veprojnė mbi fjalėt e jetės sė pėrditshme, duke ripėrtėrirė konceptin tonė mbi to dhe, nė veēanti, mbi konstruktin e tyre.

Jakobsoni e pėrcakton themeloren e formalizmit me kėtė frazė: ”Objekti i shkencės sė letėrsisė nuk ėshtė letėrsia, por letrarja, e cila bėn qė njė vepėr tė konsiderohet letrare”. Mė tej, shton: ”Nėqoftėse shkenca e letėrsisė synon tė bėhet shkencė e vėrtetė, duhet tė njohė “mjetin” si heroin e saj”. Sepse siē kishte theksuar Shkllovskij nė esenė “Arti, si teknikė”, forma dhe rregulli mund tė veprojnė si faktorė tė fuqishėm.

 

 

 

 

 

FORMA DHE PĖRMBAJTJA

 

 

Pastrimi i nocionit tė letėrsisė, si rezultat i pėrjashtimit tė autorit, realitetit dhe mendimit nga roli i tyre qendror, trashėguar nga pozitivizmi (si dhe socrealizmi), solli pėrcaktime tė mprehta nė konceptet mė tė thella tė mendimit pėr letėrsinė: nė formėn dhe pėrmbajtjen.

Nė mendimin perėndimor (kėshtu qė edhe nė Shqipėri), tradicionalisht, forma qe konsideruar si njė enė ku derdhej pėrmbajtja. Nėse ndonjėherė forma ndryshonte, kjo vinte si pasojė e pėrmbajtjes. Njė traditė e tillė ėshtė pėrgjegjėse pėr natyrėn heterogjene, pėr Babeli e Interpretimeve, nė studimet letrare.

Megjithėse qe shprehur si koncept qė nė antikitetin grek (nuk ka rėndėsi rėndėsi se ēfarė thuhet por se si thuhet) vetėm teoria formaliste (do ta kthente kursin nga e kundėrta: i dha pėrparėsi formės ndaj pėrmbajtjes. Pėrmbajtja, pra, bėhet e varur nga forma dhe nuk ka rėndėsi ndarja mes tyre. Jakobsoni e shpjegon raportin formė-pėrmbajtje ashtu si nė krahasimin enė-lėng.

 

“Poetikja – shprehet ai – ėshtė si vaji nė gatim, i cili nuk mund tė shijohet vetė, pa u shoqėruar me ndonjė ushqim tjetėr, por, kur, ai shoqėrohet me diēka tjetėr, atėherė e ndryshon shijen e ushqimit; njė sardele e freskėt – vazhdon ai – ėshtė ndryshe nga ajo e konservuar nė vaj. Principi i tjetėrsimit nė art, ka ekzaktėsisht tė njėjtin efekt nė “pėrbėrėsit” materialė tė tij. Ai vė nė vartėsi dhe transformon mėnyrėn se si ato ndodhen nė rrethana jo-letrare.”[13]

 

Kur njė vepėr ndėrtohet me qėllimin qė tė shfaqė gjithė mjetet e saj, forma, nė vetvete, bėhet pėrmbajtje. Sipas kėsaj pikėpamjeje, poema e F. Gungės “Rendja e gjatė drejt ėndrrės” pėrbėhet nga shumė shmangie konvencionesh letrare, tė cilat e drejtojnė vėmendjen tonė te forma.

 

E, tani, shkėmbėt, po shkel nėpėr hijen

e bjeshkės sė nėmave, pranė reve tė etura,

nėn mjegullėn e nėmėt, nga kohė e ime e thinjur

nga brymat e mėrive tė gėlltitura, nga etjet

e moteve i tharė, i shkalė nga gjaku i lėndtė,

po ec, i karmėt, nė rrėzė tė bjeshkės sė nėmave,

i nėmėt, nėpėr tokėn e nėmėt, tė nėmėt e tė pėrnėmėt,

i mbėshtjell me re motesh i kallur, nėpėr vrere

tė vrerta i grerė e gėrryhem, e thuhem, me mėri

tė ngjallur nė gjinj, me zjarmi motesh i thėlluar,

me gjak tė shpėrgjakur qė aorteve mė vrujon,

...

 

 

Te Lasgushi kemi vargje si kėto:

 

Kėto kopshte ku fryn era

Muar ngjyrėn e floririt...

Se ē’m’i shkel baluke - prera

Kėto kopshte ku fryn era

 

Parėvera! parėvera!

Po mė ēel nė mes tė gjirit -

Kėto kopshte ku fryn era

Muar ngjyrėn e floririt.

 

Nė kėto vargje ėshtė muzika ajo qė na rrėmben dhe na bėn pėr vete, pėrpara se tė priremi drejt kuptimit tė asaj qė thuhet aty.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NGA HISTORIA E LETĖRSISĖ TE HISTORIA LETRARE

 

 

Pra, dallimi esencial midis teorisė pozitiviste (apo socrealiste) dhe asaj formaliste ėshtė ai i qasjes ndaj tekstit: e para bėri qasje tė jashtme, kurse e dyta qasje tė brendshme.

Kur kėrkojnė tė pėrcaktohet objekti i i studimit letrar, studiuesit pozitivistė (apo socrealistė) thonė se ka njė mirėkuptim tė pėrgjithshėm pėr atė qė duhet tė studiohet si letėrsi: pra i referohen gjenezės historike, pa pyetur pėr tiparet e brendshme tė saj. Kėshtu qė duke u nisur nga tė ashtuquajturit “gjenitė” apo “madhėshtitė”, si dhe duke i vėzhguar ata si fenomene tė izoluar, kritikėt letrarė dhe studiuesit nuk arrijnė tė kapin ndonjė kuptim tė zhvillimit tė plotė historik tė letėrsisė.

Nga kuadri i parimeve formaliste, Tynjanov shprehet:

 

“gjuha letrare dhe zhvillimi i saj nuk mund tė kuptohet si njė zhvillim i planifikuar i traditės, por mė tepėr si zhvendosje kolosale e traditave”. [14]

 

Kjo do tė thotė se literariteti ėshtė produkt i deformimit tė elementeve tė automatizuar, pra, atyre elementeve apo faktorėve qė pėrbėjnė njė traditė: do tė thotė se parimi i defamiliarizimit prish idenė e traditės dhe paraqet njė dimension historik nė lidhjen midis mjetit letrar individual dhe gjithė sistemit, ku ndėrprerja zėvendėson vazhdueshmėrinė, si bazė tė progresit historik. Nė kėtė mėnyrė historia ndihmon qė tė krijohet karakteri unik i letėrsisė.

Formalistėt shohin dy rrugė qė ndikojnė evolucionin letrar. Te e para kemi familiarizimin e mjeteve tė veēanta tė pėrdorura nė njė gjini ose periudhė. Psh, vargjet e thjeshta monokolonė, apo strofat e thjeshta abab, gradualisht mund tė bėhen tė zakonshme dhe tė papėrceptueshme. Kur ka arritur kjo fazė, njė vepėr e re do t’i pėrdorė ato dhe do t’i bėjė pėrsėri tė pėrceptueshme. Trajtimi i ri, modern, i mjeteve i bėn ato tė evolojnė. Edhe nė situata tė tilla, poetė si Ndre Mjeda, Lasgush Poradeci, mund tė qėndrojnė nė majat e poezisė shqiptare.

 

 

nga Mjeda

 

e djerr a toka: krrut ndėr livadhe

shkon kau e avllin qė del prej arvet,

erton e nepet pėr stinė tė madhe,

          pėrreth t’kularvet.

...

 

nga Lasgushi

 

Fluturoi dhe shtėrg’ i fundit, madhėshtor, me shpirt tė gjorė

Dyke shkuar qė me natė sipėr malesh me dėborė...

Iku rėnd’ e i pėrmallshėm, dhe me sqep tė ti tė fortė

Zotėriut q’la folezėn i trokiti mu nė portė...

...

 

Rruga e dytė e zhvillimit ka tė bėjė me hyrjen e mjeteve tė reja, duke zėvendėsuar tė vjetrat, pasi, siē do tė thoshte Lotman, “Nė njė vepėr arti ēdo gjė ėshtė sistem (asgjė nuk ėshtė aksidentale, e rastėsishme) dhe ēdo gjė nė njė vepėr arti ėshtė thyerje sistemi”[15]. Gaspėr Pali ėshtė ai qė fut mirfilli i pari vargun e lirė nė poezinė shqipe kur shkruan:

 

Mbi syt t’lodhun, dalngadalė,

nji tymtajė ndehet.

Nė dhomė nga ēdo anė,

hije burojnė e qasen me hap t’ploshtė.

Dielli ka mshehė ballin e gjanė.

E poshtė

i njellė, zogu zogut, gjumė.

...

 

Metristi i njohur Gjergj Zheji bėn kėtė komentim:

 

“ Nė kėtė strofė vargjet organizohen rreth idesė sė hijeve tė muzgut qė ndjell gjumė. Nė tė flitet pėr tymtajė, pėr hije: nė mėnyrė tė veēantėbprania e a-sė dhe o-sė kalon si njė fill i kuq melodioz e lidh fhymtyrėt pa zėnė nė gojė kėtu rimat (nė fund tė vargjeve apo tė brendshme), vendosur me kujdes, si piketa paralajmėruese nė momente kyēe, nė fjalė qė tėrheqin vėmendjen (dalėngadalė-tymtajė-ēdo anė-e gjanė etj).

 

Nga kjo pikėpamje qė cekėm mė lart, vėshtrimi e pėrfshin letėrsinė si njė tėrėsi, nė fund tė fundit jo – historike, ose mė saktė kemi tė bėjmė me njė dalje nga koncepti i historisė sė letėrsisė dhe hedhjen nė konceptin e Historisė Letrare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

HORIZONTI I PRITJES

 

 

 

 

Shekulli i njėzetė ka njohur kundėrshtime tė mėdha ndaj interpretimit. Estetetja amerikane Susan Sontag nė esenė e famshme dhe antologjike “Kundėr interpretimit” ka shkruar:

 

“Interpretimi i stilit modern gėrmon dhe gjatė kėtij akti shkatėrron. Ai gėrmon pas fasadės sė tėkstit dhe nxjerr prej andej njė nėntekst, tė cilin e shpall si tekstin e vėrtetė. Nė disa qarqe kulturore interpretimi ėshtė njė akt ēlirues. Nė disa tė tė tjerė ka karakter reaksionar, trivial, mbytės dhe meskin”.[16]

 

Mirėpo teoria e interpretimit, apo receptimit, ka pėrfaqėsuesit e vet tė rėndėsishėm, ku shquhen ata tė Shkollės sė Konstancės. 

“Horizonti i pritjes”, teorizuar nga Jaus, thotė se vepra kur shfaqet vlerėsohet dhe interpretohet, por nuk pėrcakton kuptimin pėrfundimtar tė saj. Shembull ilustrues pėr Jaus ėshtė ai i vitit 1857 nė Paris. Kėtė vit janė botuar dy romane: Madame Bovary i Flaubert-it, tashmė me famė mbarėbotėrore, dhe Fanny i mikut tė tij Feydeau, sot i harruar plotėsisht. Megjithatė, fillimisht Madame Bovary u hijezua nga suksesi i librit tjetėr qė pati trembėdhjetė botime brenda njė viti. Horizonti i pritjes i publikut francez pėr vitin 1857, i skicuar kėshtu, sepse nuk pritej nuk pritej ndonjė gjė e madhe prej romanit qysh prej vdekjes sė Balzac-ut, i shpjegon sukseset e ndryshme tė dy romaneve vetėm kur ēėshtja e efekteve tė formave tė tyre narrative do tė zėrė vend. Risia formale e Flaubert-it me  teknikėn e “rrėfimit impersonal” duhet ta ketė shokuar tė njėjtin publik tė cilit i qasej edhe toni personal i njė romani rrėfimtar. 

Shembull disi analog i kėsaj ėshtė ky: disa dekada mė parė, poema “Nėnė Shqipėri” e Dritėro Agollit, ka njohur njė tirazh prej 100.000 kopjesh. Nuk ėshtė vetėm indoktrinimi politik dhe ideologjik qė e pėrjashton nga skena e sotme letrare, por edhe diēka qė lidhet me ligjėrimin. Shpjegimin e kėsaj do ta gjejmė nė pikat ku flitet pėr ligjėrimin klasik e modern.

          Pėr tė pėrforcuar idenė e nevojės sė lėvizjes sė horizonteve tė pritjes, le tė kujtojmė se ēfarė shkruante Eqerem Ēabej nė fillim tė viteve njėzet tė shekullit XX te eseja “Mbi poezinė e Lasgush Poradecit”, nė lidhje me atmosferėn letrare, shkallėn e shijes dhe horizontin e pritjes tė lexuesit shqiptar tė asaj kohe. “Nga Shqiptarėt qė kam pyetur, mė tė shumėve u pėlqejnė do vjersha  idilike si “Kroi i Poradecit”, kurse  shumė tė pakt i shijojnė thellėsitė  moderne tė tija; njė shenjė e cektėsisė sė shijes shqiptare tė sotme”[17] 

Njė tjetėr citim do tė pėrforconte tė njėjtin argument. Kėshtu Kolė Ashta  te punimi qė do te bėnte mbi poezinė e Mjedės, nė revistėn “Kumbona e sė djelės” do tė vėrente se “ D.N.Mjeda asht ma i kufizuem nė frymėzime poetike tė veta,  prekė disa pejza delikat tė ndjesive tona, por asht ma i pėrsosun nė trajtė e shi pėr kte arsye, tė zgjedhuni fjalėsh e shprehjesh, ma pak i kuptuem pėrgjithsisht e i shijuem ma fort prej atyne qė merren me letėrsi”[18]

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SI HYRJE NĖ METODĖ

 

 

 

 

 

Te eseja e sipėrpėrmendur “Si tė lexohet” Pound thotė se letėrsia e madhe ėshtė thjesht gjuhė e ngarkuar me kuptim nė shkallėn mė tė lartė tė mundshme dhe se kur nisim ta shqyrtojmė shohim se ky ngarkim ėshtė bėrė nga disa lloje shkrimtarėsh qė mund tė dallohen qartė dhe nga disa qė nuk dallohen lehtė. Ai propozon kėtė metodė:

               

Shpikėsit, zbuluesit e njė procesi tė veēantė apo tė mė shumė se njė rruge a procesesh.

 

(Te ne, nuk mund tė shquajmė nga nga kėta, sepse edhe nė botė janė tė rrallė - Pound pėrmend ndonjė si Cavalcanti-n, bashkėkohėsin e Dantes)

 

Mjeshtrit, kjo ėshtė njė klasė shumė e vogėl dhe tė rrallė janė mjeshtrit e vėrtetė.

 

(Kėtu mund tė pėrmendim Mjedėn, Poradecin)

 

Mbllaēitėsit, ata qė imitojnė zbuluesit ose “shkrimtarėt e mėdhenj” dhe prodhojnė ndonjė gjė tė intensitetit mė tė dobėt, ndonjė variant mė tė flashkėt.

 

Njerėzit qė bėjnė punė pak a shumė tė mirė me njė stil pak a shumė cilėsor tė njė periudhe. Ata sjellin njė shije tė vogėl personale, ndonjė variant minor tė ndonjė rruge, pa pasur efekt mbi rrjedhėn kryesore tė ngjarjeve. Mu atėherė kur janė mė tė plleshmit, prodhojnė raste tė dyshimta.

 

Belles lettres. Nuk janė “mjeshtėr tė mėdhenj”, pėr ta vėshtirė mund tė thuhet se kanė ndonjė formė origjinale, por sidoqoftė kanė merita pėr ngritjen e ndonjė forme nė shkallė shumė tė lartė.

 

Njė klasė plotėsuese, vala e modės e sė cilės rrjedh nėpėr shkrime pėr disa shekuj a dekada e pastaj shuhet pa lėnė gjurmė.[19]

 

(Realizmi socialist)

 

 

 

 

 

METODOLOGJI

 

Teza e Pound ndihmon qė njė qasje tė ndalet nė pamjet tė cilat pėrftonte ose po fillonte tė pėrftonte procesi letrar i kohės, duke kryer ndėrkohė njė hierarkizim tė vlerave – problemi mė delikat i tė gjitha historive tė letėrsisė (sado i pėrkohshėm qoftė ky hierarkizim, i varur nga aftėsitė receptuese tė kohės apo edhe tė individit qė rreket t’i ngrejė ato.) Nevoja pėr tė theksuar nė mėnyrė tė veēantė aftėsinė e Naim Frashėrit pėr tė bėrė 8-rrokėsh tė dyzuar e thjesht 8-rrokėsh, aftėsinė e Ndre Mjedės pėr tė bėrė sonete e larmi metrike vargjesh, aftėsinė e Lasgushit pėr tė demonstruar muzikėn e fjalės shqipe, aftėsinė e pjesėve tė pastudiuara tė poezisė shqipe e autorėve tė shmangur pėr arsye jashtėletrare, lindin nevoja, herė pas here, pėr shtesa tė mundshme. Njė kolegjialitet i tillė do tė jepte statusin e njė antologjie nė kuadrin e tė quajturės Historia Letrare.

Kjo punė vėshtirėsohet edhe mė shumė nga mungesa e studimeve pėrkatėse pėr autorė e periudha, sidomos nė shekullin e njėzetė. Kjo punė kėrkon qė tė ndiqet ndihmesa e secilit autor nė lėvrimin e llojeve poetike, vargėzimit, formacioneve stilistike, si dhe tė pėrsosjes sė mjeteve. Kjo do tė jetė mėnyra pėr tė parė se poetėt e kanė e kanė ndjerė veten ngushtė brenda strukturave artistike tė paraardhėsve. Me pėrpjekjet e tyre, tė ndėrgjegjshme ose jo, e kanė pasuruar trashėgiminė, duke i modeluar ndryshe sistemet e njohura e e duke sjellė stile tė reja. Sidoqoftė, edhe nė kėtė rast forma sajohet nga “sistemi”, njė tėrėsi qė ekziston para poetit, sepse prej tij kushtėzohet.  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

DOMINANTJA

 

 

 

 

 

Ka njė koncept tė veēantė pėr formalistėt, koncept qė ndihmon pėr tė marrė formė shembėlltyra e Historisė Letrare, dhe ky ėshtė Dominantja.

 

“Dominantja, - thotė Jakobsoni – mund tė pėrkufizohet si elementi vatror i njė vepre arti” ajo drejton, pėrcakton dhe shndėrron elementėt e tjerė. Ėshtė pikėrisht ajo qė ruan kompaktėsinė e strukturės.”[20]

 

Karakteri i ligjėrimit vargėzues ėshtė, siē dihet, skema prozodike, forma nė vargje. Nga ana e tij, vargu nuk ėshtė njė koncept i thjeshtė, njė njėsi e pandashme – si ēdo system vlerash ai zotėron hierarkinė e vlerave tė ulėta e tė larta; midis tyre, njė vlerė kryesore – Dominanten, pa tė cilėn (nė periudha letrare e prirje tė caktuara) nuk mund tė qėndrojė si e tillė.

Nga kjo pikėpamje, nė letėrsinė tonė tė vjetėr, mund tė bėjmė dallimin mes vargėzimit me ndikim perėndimor dhe atij me ndikim lindor: ēfarė dominonte nė poezinė filobiblike dhe ēfarė nė poezinė e quajtur e bejtexhinjve. Deri nė shekullin e njėzetė njė varg i ēliruar apo i lirė nuk pranohej. Nė shekullin e njėzetė, kur poetėt shqiptarė kėrkuan vargun e lirė modern, as rima, as vargu rrokjesor nuk qenė tė detyrueshėm, pasi nė vend tė tyre lypsej intonacioni – i cili u bė dominante e vargut.

Kėrkimet mbi Dominanten kanė patur efekte tė rėndėsishme pėrsa i pėrket konceptit formalist mbi evolucionin letrar.

 

“Nė punimet e para tė Shkllovskit – thotė Jakobsoni – njė vepėr poetike pėrckatohej si shumė e procedimeve artistike dhe evoluimi poetik nuk ishte asgjė tjetėr pėrpos zėvendėsimi i disa procedimeve nga procedime tė tjera. Me zhvillimiet e mėvonshme tė formalizmit del koncepti mė i pėrpiktė pėr veprėn poetike si sistem i strukturuar, si tėrėsi e ndėrtuar nė mėnyrė harmonike sipas hierarkisė sė procedimeve artistike.”[21]

 

Me fjalė tė tjera, ndryshimet e vazhdueshme nė sistemin e vlerave artistike edhe te ne do tė shkaktonin ndryshime nė vlerėsimin e shfaqjeve konkrete tė artit. Bie fjala, do tė shihnim se njė poet i gjykuar si folklorizant, apo i papėrmendur fare nė tekstet e letėrsisė, si Ali Asllani, shkruan vargje tė tilla tė shkėlqyeshme nga ana fonike:

 

…

Paska vėnde gji-ergjėnde e pallate me shtat kate,

ku ka defe, ku ka qejfe, ku ka ēupa me kaēupa,

s’di, dhe s’di, se ē’ėshtė kaēupi, mė pėlqen mė tepėr kupa,

kur ma mbush e kur ma jep ajo dorė pa mėkate.

...

 

Jul Variboba do tė kishte shumė pėr t’u mėsuar poetėve tė sotėm me vargje si kėto, plot rima tė brendshme:

 

...

E bėr’ aposta pėr Tėnzonė,

shkele Dimonė, i re pirŗ mort;           pėr

ti vetėm qeve porsa u leve,

ndi trut’ ia ngjokeŗ, ia ngjoke fort.          ngjeshe

…

 

Impresionuese janė edhe sestinat e Preng Doēit:

 

…

S’asht mot pėr kangė, asht mot pėr vajė, o zanė!

Gjithė malet e dheut yt qi ke, gjimojnė.

Po derdhin vashat lot, e gjithė ka lanė

Shqypnia dit’t e gazit; e rrethojnė

sot mjerimet qi ka mbledh robnia,

sot qan e mjera, sot vajton Shqypnia.

...

 

Mirėpo te ne studime tė tilla mungojnė.

Shembulli mė i mirė, ai qė mund tė quhet pionier i kėsaj disipline tė re, ėshtė Mitrush Kuteli. Kur thotė, si nė rastin e lartpėrmendur me shkrimin pėr poetikėn e Lasgush Poradecit, se forma ėshtė e para, pastaj vjen pėrmbajtja, ai arsyeton:

 

“... sa e sa nuk mundin tė kenė mendime tė nalta e mbasse hyjnore, sa e sa nuk mundin tė kenė ndjenja tė thella e tė kėthellta, sa e sa nuk mundin tė ndjejnė e tė shijojnė shpirtėrisht bukuritė e jetės dhe tė natyrės – gazin e ditės, magjinė e mbrėmjes ose misterin e natės – sa e sa nuk nuk mundin tė pėrmbushin vepra tė nalta, po tė gjithė kėta dyke mos patur mundėsinė e brėndėshme t’i shprehin kėto ndjenja e mendime tė veshura me veshjen e poezisė, pra tė formės, nuk janė vjershėtorė. Janė e mbeten –ndofta – mendimtarė, shkencėtarė, shkrimtarė, e mbasse heroj, por jo vjeshėtorė.

Kjo ėshtė arsyja pėr tė cilėn nė vėzhgimin e veprės poetike tė Lasgushit, ne fillojmė me formėn, dyke pėrmbledhur nė kėtė fjalė fjalorin, pėrfytyrimet, rimėn, rithmin, fonologjinė e stilin pėrgjithėrisht.”[22]

 

Shembullin e jep ai vetė, kur analizon nga pikėpamja fonologjike elegjinė e Lasgushit “Ku qajnė motrat tė vėllanė”.

 

...

Vajtó, moj botė,

Vajtó me ne:

Se ra zėmbaku

U shtri pėrdhe.

...

 

“Ky tropar – thotė Kuteli – na jep nė mėnyrė intuitive efektin e njė gjėme, e njė dhembje tė thellė, jo vetėm me pėrmbajtjen, me kuptimin e fjalėve, por edhe me tingėllimin e tyre, si kush veēan e tė gjitha bashkė. Kėtu zotėrojnė zanoret e trasha o, a, u. Vargu:

 

Vajtó, moj botė,

 

i pėrbėrė prej tri fjalėsh, ka tri o, nga tė cilat njėra “vajtó”, me tingėll tė mbyllur dhe tė dy tė tjerat me tingėll tė hapur e tė sgjatur si njė ushėtimė. Shkronja gjysmė-zėrore j e rradhosur pas shkronjės o madhon efektin dyke i shtuar gjėmės sė madhe edhe fellėsirėn e dhembjes[23]

Kuteli e ēon mė tej kėtė disiplinė edhe kur flet pėr poezinė e Fan Nolit. Ja disa nga pėrcaktimet nė komentin qė i bėn kėsaj poezie: 

 

“Vargu i tij nuk ėshtė vizual, por auditiv. I drejtohet, pra, veshit – jo syrit.”[24]

 

Kur komenton poezinė “Shėn Pjetri mbi mangall”, thotė:

 

“Gjith pėr t’u nėnvijuar ėshtė prezenca e shkronjės r nė pesė nga gjashtė fjalėt e vargjeve tė parė si dhe fjalėt veriu – njeriu – i riu, sukcesion tingujsh tė njėjtė, mėnyrė fort dėndur i pėrdorur prej Nolit, pėr t’i shtuar dinamismin vjershės.”[25]

 

Ndėrsa pėr poezinė “Marshi i Barabbajt” thotė:

 

“Pėr tė plotėsuar fjalorin e tingujve tė fortė qė i mungojnė shqipes dhe veēanėrisht toskėrishtes, Noli pėrdor kėtu njė varg tė gjatė fjalėsh arabisht, turqisht dhe persisht, tė asimiluara prej shqipes.”[26]

 

Gjithė kjo na shtyn tė pėrsėrisim maksimėn e njė poeti tė madh si Robert Frost se “Poezia ėshtė ajo qe humbet gjatė pėrkthimit”, pra poetėt tanė mė tė mirė i pėrkasin gjuhės shqipe: ata u duhen ofruar dygjuhėsh tė huajve, sepse vetėm kėshtu do tė kuptohet se ēfarė qenė nė gjendje tė bėjnė me gjuhėn, me mjetin e dhėnė nė pėrdorim.

Pėr tė mos qenė tendencioz nė zgjedhjen e njė vargu mė onomatopeik, le tė tė themi se as vargu ”Fluturoi dhe shtėrg i fundit madhėshtor me shpirt tė gjorė” zor se mund tė gjejė tė barazvlershmin e vet nė dorėn e njė pėrkthyesi, sado i zoti qoftė: ky varg ėshtė i burgosur nė gjuhėn shqipe. Mund tė ndihmojė vetėm ndonjė fat i pikur nga qielli.

Entuziasmon fakti qė nė poezinė tonė mund tė gjesh vargje qė i nėnshtrohen teorizimeve mė moderne, si “vdekja e autorit”, apo “shkalla zero e shkrimit”. Me kėtė rast vjen ndėrmend poezia “Pamje dimri” e Asdrenit, njė poet i popullarizuar te ne pėr poezitė patriotike.

 

…

Lart qielli

          Si plumbi,

Shkoi dielli,

          Na humbi.

 

S’ka jetė -

          Ra brymė,

Bar, fletė

          Pa frymė.

...

 

Por pėr kėto teorizime ka vend nė njė studim mė tė gjerė se ky.

Shkurt, mund tė thuhet se kjo nuk mund tė jetė njė rastėsi e poezisė shqipe, po tė marrim parasysh qė nė veprėn teorike “Prisi nė lamė tė literaturės”, 1912, Anton Xanoni shkruante se, tė shkruash mirė,

 

“Duhet me i vu nė rend fjalėt qė tė bien sa mė mirė, ma ambėl e kumbueshėm pėr vesh. Sidomos nė vjershė asht mirė tė pėrdoret edhe ndo’ i herė harmonija ndjekore (imitativa), d.m.th., fjalė, qi me tingell tė vet ndjekin sendin a veprėn e shenjueme prej sosh (zane onomatopejke).[27]

 

 

 

(RI) DIMENSIONIMI I POEZISĖ SHQIPE

 

 

Kur ngacmimi nga leximi i parė i poezisė merr fund, kur bartja dhe dehja e tė papriturės shuhet, ēka mbetet pas nė vargjet e shkruara mirė janė mjetet e kujdesshme tė poezisė, qė mund tė na risjellin kėnaqėsinė dhe admirimin. Ēka do tė na bjerė nė sy qė nė fillimet e poezisė ėshtė vargu, shtjellimi nė vargje, ndryshimi thelbėsor nga paragrafėt e prozės. Shqyrtimi i vargut do tė nxjerrė nė pah njėsitė mė tė vogla qė e pėrbėjnė atė: bashkėtingėllorja, zanorja, rrokja, kėmba. Ndėrsa mbetet e vėshtirė pėr ne qenia objektivė nė qėndrimin ndaj ideve tė poezisė (tė njėjtės poezi mund t'i japim shpjegime krejt tė ndryshme, nė mos edhe kontradiktore), jemi lehtėsisht objektivė nė qėndrimin ndaj njėsive tė tingullit dhe lėvizjes. Fakti qė poeti zgjedh njė fjalė, a njė skemė rime, para njė tjetre, shton shfaqjet e paqėndrueshme tė zgjedhjes njerėzore, qė ne, si rezultat, tė zbulojmė njė zė tė qartė, individual, edhe nė poezitė mė formale.

Dikush mund tė shqetėsohet kur shikon ndarjen nė pjesė tė poezisė, duke e gjykuar si prishje tė misterit dhe spontanitetit, por do tė shohė mė pas se nė madhėshtinė dhe ekscentrizmin e tyre poetėt janė larg tė kuptuarit tė zakonshėm. Sepse, edhe pasi gjithēka ėshtė thėnė, misteri mbetet.

          Kur shqyrtohen krahasimi dhe metafora, ritmi dhe metri, figurat e ligjėrimit dhe tė tjera aparate tė poezisė, zbulohet roli qė ato luajnė nė tėrėsinė e saj. Shqyrtimi i njė poezie ka si shtysė admirimin pėr tė: kur lexojmė njė poezi qė na pėlqen, njohja e mjeshtėrisė sė krijimit tė saj mund ta bėjė atė  mė tė gjallė dhe jetėgjatė. Dikush mund tė thotė se ai pėlqen te poezia atė qė i thotė ajo, ndjenjat qė i zgjon, dhe jo puna me metaforat, kėmbėt dhe metrat. Por, nėse pėlqeni atė qė poezia "thotė", kjo mund tė shterrohet nė njė fjali proze. Atje do tė jetė ideja, por diēka do t'i mungojė. Ajo qė mungon do tė jetė poezia. Le tė marrim kumtimin "unė jam i dashuruar". Tė shohim ēfarė ndodh kur N. Frashėri shkruan tė njėjtėn gjė nė poezi:

 

          Do tė shtrihem,

          tė venitem

          si kandili, kur s'ka vaj,

 

          balt' e pluhur

          do tė bėhem

          tė mė shkelnjė kėmb' e saj;

 

          e tė prehem

          duke puthur

          atė kėmbė pasandaj.

 

          A s'mė thua:

          ē'ke me mua?

          Pse tė dua, paskam faj?

          …

 

          Shihet menjėherė qė diēka ka ndodhur tek ideja: janė shtuar metri dhe loja e kėndshme tingullore e rimave, sidomos zanorja "a" e ngulitur nė fund tė ēdo strofimi, ku kėngėzimi i fituar shfaq mrekullinė e rrallė tė ndjenjės sė dashurisė. Pra, kjo tregon se ne mund ta zbėrthejmė poezinė, ashtu siē zbėrthejmė njė orė, e me pjesėt e hapura ta ngremė sėrish nė kėmbė, duke rikthyer shėrbimin e saj. Veēse pėr kėtė jemi tė pėrcaktuar nga shkalla e njohjes sonė mbi figurat themelore tė stilistikės, tė tropeve e figurave tė fjalorit poetik, tė sintaksės e intonacionit, tė ligjėratės poetike dhe ritmit, tė sistemeve tė vargėzimit, me metrikė e prozodi. 

          Kjo pėrmbledhje antologjike, e pėrcaktuar prej parashtrimeve tė mėsipėrme, mėton tė japė njė pamje historike tė asaj qė ka ndodhur me fjalėn artistike shqipe, historinė e zbulimeve e risive, si dhe shprehjen e tyre: ajo qė mund tė gjendet vetėm te njė varg a dy, apo me cilėsi tė veēanta tė kadencės e sonoritetit, tė cilėn pasuesit e shumtė e pėrsėrisin, e zbusin apo e modifikojnė. Zgjedhja nė bazė tė zbulimeve e risive qė shtrihen nė dimensionin e thellėsisė, jo vetėm tė ndonjė risie nė sipėrfaqe, hedh dritė mė tė qartė se sa paraqitja kuturu a nė bllok. Kjo metodė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me metodat a pėrpjekjet qė i ndajnė elementet e letėrsisė sipas disa kategorive joletrare. Vetėm njė metodė e tillė na ndihmon qė tė dallojmė shpikėsit, mjeshtrit, ata qė kanė merita pėr ngritjen e ndonjė forme nė shkallė mė tė lartė, mbllaēitėsit qė nuk kanė ndonjė efekt mbi rrjedhėn kryesore. Vetėm njė metodė e tillė do t’ia shkurtonte jetėn terminologjisė sė vjetėruar dhe pėrshkrimeve sipėrfaqėsore.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

TRADITA DHE BASHKĖKOHĖSIA

 

 

 

 

Qytetėrimi njeh kohėn e vet tė gurit dhe tė atomit, por kultura nuk njeh zhvillim tė tillė: mund tė flitet vetėm pėr kronologjine e dukurive kulturore, sepse matja e kohės nuk vlen edhe pėr artin. Nė fushėn e shkencės, ekonomisė, teknikės, bota e lashtė ėshtė aq larg botės sė sotme, por nė fushėn e artit nuk mund tė flitet nė tė njėjtėn mėnyrė: kush i afrohet sot Homerit dhe autorėve tė tjerė antikė?

Nė asnjė rast nuk ka artist mė tė favorizuar se njė tjetėr nė arritjen e vlerave artistike, vetėm se paska lindur mė pas, kėshtuqė edhe teorikisht arrijmė nė pėrfundimin se artistėt u pėrkasin tė gjitha kohėve dhe se tradita ėshtė aktive. Me anėn aktive tė traditės kemi tė bėjmė edhe nė rastin e kėrkimit pėr modele tė reja: mjeshtrit e tė kaluarės, megjithė universialitetin e tyre, janė tė kufizuar nga moda (shkolla) pėr tė cilėn kanė bėrė aq shumė, sepse krijimtaria e tyre shpjegohet vetėm brenda kodeve qė i afirmojnė. Nė historinė e artit shohim se zgjidhja e njė problemi lind probleme tė reja, duke u dhėnė mundėsi tė tjerėve tė tregojnė se ē’mund tė bėjnė: ēdo artist varet prej traditės pėr atė formė nxitėse qė u jep drejtim pėrpjekjeve tė tij. E gjithė kjo pėrcaktohet jo nga pėrmirėsimi i artit, por nga ndryshimi i materialit nė zotėrim. Ėshtė ky kuptim historik qė e bėn poetin tė ndėrgjegjshėm pėr bashkėkohėsinė e tij.

Nėse praktikojmė pikėpamjen e mėsipėrme, nuk do tė humbasim nė detin e madh tė botimeve, por do tė ndalojmė pėrpara disa veprave esenciale, tė cilat mund tė anashkalohen nga pikėvėshtrime tė tjera. Raste tipike tė pėrjashtimit do tė kemi me autorė qė kanė prodhuar pak.

Arshi Pipa i ri vėrtet e quante Fan Nolin amator nė poezi (ngaqė kishte prodhuar pak)[28], por njė amator gjenial, veēse kjo vinte nga kuotat mė tė larta tė pikėvėshtrimit, nga ato botėrore. Nė atė kohė, reagimi i Mitrush Kutelit[29] vinte ngaqė ne duhet tė diskutojmė brenda prodhimit letrar tė gjuhės shqipe, i cili ka natyrėn e vet tė veēantė, tė papėrsėritshme nga ndonjė kulturė tjetėr, kėshtu qė vlerat e autorit nė fjalė janė me tė vėrtetė tė rralla. Mandej edhe gjykimi sasior nuk mund tė ngrihet mbi atė cilėsor: mjafton tė sjellim ndėrmend fjalėt e Mallarme-sė se “mė mirė njė libėr i vetėm, i organizuar dhe i punuar fort, se sa njė pėrmbledhje frymėzimesh tė rastėsishme, qofshin kėto dhe tė mrekullueshme.”

 

Nėse do tė “harronim” autorė qė kanė prodhuar pak, do tė humbisnim kėto vargje tė Luigj Gurakuqit:

 

…

Shumė herė te bregu i prronit, mblue prej barit

Ku, rrokun dorė pėr dorė,

Valles ia krisėshin nymfat, me flokė arit,

E mblidheshin kunorė,

 

Shkojshe prej nadjes, e nėn t’kandshmen hije

T’njij lisi veshun n’gjeth,

Pėr t’gjatė u shtrijshe, e t’etshėm bukurije

Sytė sjellshe rreth e rreth

…

 

Ose kėto tė Lazėr Shantojės:

 

Kufom’ varrosun tash kahmot n’humnerė

T’detit n’tallaz asht dashunija ime:

kurr dielli nuk e gzoi e pse n’andrrime

si nėnqeshje fantazmash ndonji fnerė

 

i zbet pėr pak e shndrit e kndoi ndojherė

e diell e drandofille edhe dėfrime

qen’ kangt’ e saja vetėm vezullime

flake mjes krizantemave t’kalterė

…

 

 

Ose tė Esad Mekulit (pjesa e parė e krijimtarisė):

 

...

... Dhe drita e mbrame shuhet mbi ēdo sukė:

cipa e natės shtrihet mbi fushat e pėrhime,

malet heshtin n’errėsi si me qenė tė ngrime,

si tė humbte jeta - ēdo gja u nxi, u zhduk.

 

N’ajri ndihen klithmat e natės qė ra -

drujt pranė rrugės era i pėrkund...

Ndėrsa dita e bardhė, e tretun dikund,

...

 

 

 

Ose tė Frederik Rreshpjes:

 

...

Netėt e lumtura, si zilka

Tringėllijnė nė degėt e kujtesės...

Vizatohen nė sfond tė vetėtimave

Hėnėzat qė hėngrėn dhentė e vjeshtės.

 

Rėnė nga xhami i thyer i qiellit

Kristal i akullit yllėzon netėve

Dhe mbi pastelet e borės mardhet

Shelgu i trishtuar, fatkeq si Serembe.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

BASHKĖKOHĖSIA DHE TRADITA

 

 

 

 

Pėr gati pesėdhjetė vjet duket sikur ndėr poetėt shqiptarė ėshtė parė si shenjė e bashkėkohėsisė vargu i lirė. Po ta shohėsh me vėmendje, kupton se kemi tė bėjmė me njė keqkuptim tė madh qė lidhet me titullin e librit poetik tė Migjenit, i cili, nė tė vėrtetė, nuk ka aluduar pėr poetikė por pėr etikė, sepse nė vargjet e tij tė ēlira kemi vetėm ndonjė gjurmė tė vogėl tė atij qė duhet ta quanim varg tė lirė: nė origjinėn e tij, qė i pėrket shek. XIX, vargu i lirė nuk ka ardhur si vrasje e vargut tė rregullt, por si ndryshim rrėnjėsor nė vetvete prej prozės ritmike. Ky varg, i cili ka lindur pjesėrisht si dėshirė me shprehė mendimin e dikujt „pa e shtrembėruar atė“ (Laforgue) dhe pjesėrisht nga qėllime muzikale, ka njohur abuzime nėpėr kohė.

 

“Poeti qė shkruan nė varg tė lirė, - shkruan  W. H. Auden, - ėshtė si Robinson Kruzoe nė ishullin e shkretė: i duhet tė gatuajė dhe tė lajė vetė. Nė pak raste tė jashtėzakonshme kjo pavarėsi trimoshe prodhon diēka origjinale dhe mbresėlėnėse, por shpesh rezultati ėshtė me ēarēafė tė pistė mbi shtratin e ērregullt dhe shishe boshe mbi dyshemenė e pafshirė“. [30]

 

Kjo qė pėrmend Auden ka ndodhur nė kultura tė mėdha e tė emancipuara, kurse ajo qė ka ndodhur nė poezinė e paimunizuar shqipe, ėshtė e pashembullt dhe me pasoja tė pariparueshme sot e kėsaj dite: kritika e qėllimshme apo e pandėrgjegjshme i ka ēuar ato nė skajin e fundit, pasi gjithēka ėshtė vetėparė e pėrjashtuar prej panoramės sė plotė tė artit shqiptar dhe trashėgimisė botėrore. Ēdo pėrpjekje qė pėrdor tė njėjtat kritere pėr tė vėnė rregull atje, ėshtė e destinuar tė dėshtojė, ose do tė kemi rėnjen nė sociologjizėm vulgar: ēka e tregojnė hartimi i teksteve shkollore apo i antologjive tė pakta e tė hallakatura. Ēdo pėrpjekje duhet tė fillonte nga dokumentimi mė i hershėm i orales apo tė shkruarit, ēka do tė ishte historia e zhvillimit tė fjalės artistike shqipe, ku shėnimet duhet t’u vihen nė shėrbim e jo t’i zėvendėsojnė, siē ndodh rėndom.

Ēfarė ėshtė quajtur pėrgjithėsisht varg i lirė ėshtė mbi njėqind vjet i vjetėr. Nė vitin 1886 revista pariziene La vogue e Gustave Kahn botoi “Marine” dhe “Mouvement” tė A. Rimbaud, pėrkthime tė W. Whitman nga Jules Laforgue, dhjetė poezi nė varg tė lirė tė kėtij tė fundit dhe eksperimente tė dy-tre poetėve tė tjerė. 

          Mė 1913, nė revistėn Poetry, pound do tė shfaqte parimin e famshėm:

 

“me kompozue nė sekuencėn e njė frazė muzikore, jo nė sekuencėn e njė metronomi”

         

Mė 1942, te “Music of Poetry” Eliot do tė kujtonte njė frazė po aq tė famshme, tė cilėn e kishte thėnė 25 vite mė parė:

 

“Asnjė varg nuk ėshtė i lirė pėr njeriun qė do tė bėjė njė punė tė mirė”

 

Sepse, sipas tij, “vetėm njė poet i keq do tė uronte mirėseardhjen e vargut tė lirė si ēlirim prej formės”.

          Studiuesi Gjergj Zheji e gjen vargun e lirė sė pari te disa poezi tė Asdrenit[31]. Fuqia mesatare artistike e kėtyre poezive nuk i lejon ato tė bėjnė kthesėn. Duke lėnė mėnjanė vargjet e sipėrcituara nga G. Pali, vlen pėrmendja e kėtyre vargjeve nga Migjeni:

 

Mbramė

qiella dhe hyjt’ e vramė

nji ngjarje tė trishtueshme panė:

Hije... jo! - por nji grue

me fytyrė tė zbehtė edhe me sy

tė zez si jeta e saj,

me buzė tė vyshkuna nė vaj,

ma plagė nė gjoks e stolisun,

me veshje dhe me shpirt tė grisun,

nji hije grueje,

nji kens kėso bote,

nji pantom ujė

vallzonte valle nė rrugė tė madhe.

 

Siē shihet, me shumė me asonanca se sa me rima, dhe me vargjet e “hallakatur”, autori ndėrton njė intonacion me tė cilin kėrkon tė japė idenė e valles sė personazhit tė tij, krejt ndryshe nga si do ta bėnin poetė tė tjerė para tij.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LIGJĖRIMI KLASIK

 

 

 

 

Arsyetimet e mėposhtme, qė kėrkojnė tė shpjegojnė ligjėrimin modern dhe klasik, rrjedhin nga eseja “A ka shkrimtari poetike?” e Roland Barthes.[32]

Poezia mbetet tė jetė njė marrėveshje ligjėrimore. Nė artin klasik njė mendim i plotė pjell fjalė qė e “shprehin e “pėrkthejnė” atė, kemi takimin e njė shenje, qė ėshtė fjala, dhe synimit: “mendimi” ėshtė pėrgatitur dhe zė vend pak nga pak prej rastėsisė sė fjalėve. Po tė kalojmė apostrofimin e fillimit, mjaft mjeshtėror, tė poemės “Bagėti e bujqėsia”, do tė vėmė re se poeti nuk kėrkon fjalė tė reja, mė tė ngarkuara e pėrshkėnditėse, por pėrkryen simetrinė e saktėsinė e njė raporti, duke ēuar mendimin e vet nė cakun e pėrpiktė tė njė metri.

Kemi njė art tė shprehjes, jo tė shpikjes: fjalėt rrotullohen nė syprinė, sipas njė sqime elegante e zbukuruese. Ato ne i pėlqejmė nga formulimi qė i bashkon, jo nga fuqia a vetė hijeshia e tyre, sepse e kanė humbur mundėsinė e tyre ngarkesore nė dobi tė njė gjendjeje mė solide tė ligjėrimit. Kemi tė bėjmė me njė ligjėrim tė folur, megjithė kodifikimin e rreptė, ku fjalėt nuk e kanė kurrė peshėn e tmerrshme tė sendeve, siē do tė ndodhė nė artin modern.

          Te “Bagėti e bujqėsia” kemi kėto vargje:

 

…

Shqipėri, o mėma ime, ndonėse jam i mėrguar,

dashurinė tėnde kurrė zemėra s'e ka harruar,

 

Kur dėgjon zėthin e s'ėmės, qysh e le qengji kopenė,

blegėrin dy a tri herė edhe ikėn e merr dhenė,

edhe nė i prefshin udhėn njėzet a tridhjetė vetė

e ta trembin, ai s'kthehet, po shkon nė mest si shigjetė,

ashtu edhe zemėra ime mė le kėtu tek jam mua,

vjen me vrap e me dėshirė aty ndėr viset e tua.

...

 

Ky argument na kthen te arsyetimi i pakmėparshėm pėr poemėn “Nėnė Shqipėri” tė Dritėro Agollit, pra ideja e “pėrkthimit” tė njė mendimi nė vargje.

 

 

 

 

LIGJĖRIMI MODERN

 

 

 

 

 

Nė poetikėn moderne fjalėt krijojnė njė vazhdimėsi formale nga ku buron pak nga pak njė denduri intelektuale a ndjesimore: bėhet fjalė qė njė qėllimtari raportesh pėr ta kthyer nė njė shpėrthimtari fjalėsh. Kemi te “Marshi i Barabbajt” i Fan Nolit:

 

          O i ēgryer, i zhyer, i vyer pėr hu,

          Turp-e-ndot-kundėrmonjės tė krusen mbi gju

          Dallkaukėt, kopukėt e turmat pa tru,

          Zemėr-krund-e-gėrthu: Hosanna, Barabba!

 

Gramatika ėshtė zhveshur nga synueshmėria e saj, ajo ėshtė shndėrruar nė prozodi, njė pėrthyerje qė zgjat sa pėr tė paraqitur fjalėn, si furi e mister. Pėrthithėsi i poezisė pėrplaset te Fjala, ballas, dhe e merr atė si njė sasi absolute, tė shoqėruar me tė gjithė mundshmėrinė e saj. Ēdo fjalė poetike ėshtė kėsisoj objekt i papritur, nga ku brofin tė gjitha aftėsitė finoshe tė ligjėrimit.

Ndėrsa te “Rendja e gjatė pas ėndrrės” e F. Gungės do tė shohim se rrėmbimi pėr autonomi i ligjėrimit shkatėrron ēdo rėndėsi etike. Ai nuk ėshtė qėndrim ndėrgjegjje, por akt detyrimi, mbruajtja e poezisė jo si njė ushqim shpirtėror, por si shkėlqim dhe freski e njė ligjėrimi tė mėnjanuar: vetėm efekt strukture – pa pėrfillur pėrmbajtjen e ligjėrimit – pa u ndalur nė pėrforcimin e njė ideologjie.  

 

E, njė klithmė e shkalėryer e kohės, shortet

m’i grish, e nuk mė flet, e diellit tė pėrhėnėt

sytė ia shterron me ėndrrėn e pėrėndėrrt, e s’di,

kush mėkon, e kush mė nanuris nė djep tė moteve

dhembėn e pėrtrolltė, dhe, e vė nė gjumė

tė pėrgjumėt, e njė mot, i ėndėrrt, rend e mė rend

nėpėr gjakėsime tė shflakura shpresash e plojnaja

pėrrallash, e klithmė e motit, e shkalėryer, eshtrave

mė ulqėrin duke mė hapur plagė, e lėnė vrragė,

e mė lėvomė, e, me ėndėrr tė pėrėndėrrt mashtrohem

duke u gėlltitur, i mashtruar nga nėma e rėndė e gjakut

kur u lėshohet i ortekėt vrerimi mbi kokė,

i shtreztė mbi ėndrrėn e pėrėndėrrt, kur i zgjuar

jam duke u ėndėrruar, nė dheun e nėmave i nėmėt,

...

 

Ja edhe disa vargje nga Fatos Arapi:

 

Ja, edhe gjyshja nė arkėz,

kukull e vogėl nė kartėz.

Ėshtė... dhe prapė s’ėshtė e tėra,

sikur nuk ėshtė si pėrhera.

Gjithė karfica, gjilpėra,

kapur satenet nė kokė,

lidhur kėpuckat pėrposh,

shami e lule nė gjoks.

Mbyllur kapakėt e syve

(ē’diej u shuan brenda tyre?).

 

 

 

POETIZMI

 

Edhe po tė zbulojmė procedimet poetike tipike tė njė periudhe tė caktuar, nuk do tė thotė se kemi zbuluar kufinjtė e poezisė: siē e pamė Historia e Letėrsisė (por mė qartė Historia Letrare) dėshmojnė pėr ndryshimin e saj tė vazhdueshėm teknik e procedurial. Poetė tė tillė si Naimi, Fishta, Adreni etj, nė kohė tė ndryshme provojnė provojnė situata tė ndryshme krijimi. I pari, ndryshe ėshtė te njė lirikė erotike, ndryshe te njė poemė epike. I dyti, ndryshe ėshtė te lirika “Nji lule vjeshtet”, ndryshe te pjesa tjetėr e krijimtarisė sė tij, epike apo satirike. I treti, ndryshe ėshtė te poezia patriotike, ndryshe te pjesa tjetėr e krijimtarisė, ku fillon moderniteti.

Duhet theksuar se shkenca formaliste e letėrsisė nė rrethe tė caktuara ngjall pasiguri me natyrėn e saj – ēka shpjegohet, pėrveē tė tjerash, pėr arsye formimi – duke u akuzuar pėr kantizėm apo vėrejtje tė tjera si kjo. Kėsaj akuze i ėshtė pėrgjigjur vetė Jakobsoni, thonė studiuesit, kur shkruan te eseja “Ē’ėshtė poezia?”: “As Tynianovi, as Mukarovskyj, as Shkllovskij, as unė nuk predikojmė se arti mjafton nė vetvete; ne tregojmė, pėrkundrazi, se arti ėshtė njė pjesė e institucionit shoqėror, njė pėrbėrės nė lidhje me tė tjerėt, njė pėrbėrės i ndryshueshėm, sepse sfera e artit dhe raporti i tij me sektorėt e tjerės tė strukturės shoqėrore ndryshohet papushim nė mėnyrė dialektike. Ajo qė ne nėnvizojmė, nuk ėshtė separatizėm i artit, por autonomia e funksionit estetik”.[33]

Sipas kėtij koncepti, edhe pse pėrmbajtja e nocionit tė letėrsisė ėshtė e pasigurtė dhe ndryshon nė kohė, ėshtė njė element qė nuk mund tė shndėrrohet nė elementė tė tjerė – dhe ky ėshtė funksioni poetik ose Poetizmi.

Nėse flasim pėr poezi, mbetet pėr detyrė qė ky element tė zbulohet dhe tė shfaqet i pavarur. Pėrgjithėsisht, ai nuk ėshtė veēse pėrbėrės i strukturės komplekse, por njė pėrbėrės qė shndėrron medoemos elementė tė tjerė dhe pėrcakton me to sjelljen e tė tėrės. Pa u shfaqur me natyrėn e pllakatit, nuk i vė poshtė vlerat e tjera nė tėrėsinė e vlerave shoqėrore. Nėpėrmjet cilėsisė ku fjala ndihet si fjalė dhe jo si zėvendėsuese e objektit tė pėrmendur, as si shpėrthim emocioni, nėpėrmjet asaj qė fjalėt dhe sintaksa e tyre, kuptimi, forma e jashtme dhe e brendshme, nuk janė shenja indiferente tė realitetit, por zotėrijnė ndikimin dhe vlerėn e vet.

Ėshtė ky orientim qė na ndihmon tė pėrcaktojmė poezinė e cila na mbron nga ndryshku i automatizimit; qė nga vlerat muzeale tė ngrihen monumente poetike.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bibliografi

 

 

 

 

 

1.     Aristoteli, Poetika, Tiranė, 2003

2.     Bart, Roland, Aventura semiologjike, Prishtinė, 1987

3.     Baumgarten A.G, Kant I. Pagėzimi i estetikės, Shkodėr, 2001

4.     Borges, etj. Njė univers nė njė rrokje, Tiranė, 2002

5.     Brooks, Cleanth, Symbolist Poetry and the Ivory Tower, New York, 1965

6.     Burke, Kenneth, The philosophy of literary form, New York, 1961

7.     Ēapaliku, Stefan, Estetika moderne, Tiranė, 2004

8.     Eagleton,Terry, Hyrje nė Teorinė e letėrsisė, Shkodėr, 2005

9.     Eliot, S. Th. The Waste Land and other Writings, New York, 2002

10. Ferry, Lyk, Homo Aestheticus, Tiranė, 2002

11. Jorgaqi, Nasho, Antologji e mendimit estetik shqiptar, Tiranė, 2003

12. Kaller, Xhonatan, Teoria letrare, Prishtinė, 2002

13. Krasniqi, Gazmend, Poezi (Sprovė antologjike), Tiranė,2003

14. Malpas, Simon, The postmodern, London, 2005

15. Newton, M.K. Twentieth century Literary Theory, New York, 1997

16. Pound, etj. Si tė lexohet (ese angloamerikane), Ulqin, 1996

17. Robey, D. &Jefferson, A. Teoria Letrare Moderne, Tiranė, 2004

18.  Walder, Denis, Literature in the modern world, Oxford, 1993

19. Uellek, R. & Uoren, O. Teoria e letėrsisė, Tiranė, 1993

20. Vinca, Agim, Panteoni i ideve letrare, Shkodėr, 2002

21. Zheji, Gjergj, Bazat e Vargėzimit shqiptar, Prishtinė 1990

22. Zheji, Gjergj, Studime metrike, Prishtinė 1996

 



[1] Xhiku, A. Letėrsia si polifoni, Tiranė 2004, f 7

[2] Pound, etj. Si tė lexohet, Ulqin 1996, fq 7-8. 

[3] Kuteli, Mitrush. Pėrpjekja shqiptare, nr 17, Tiranė 1938, fq 243

[4] Vep. cit, fq 252

[5] Zamputi, Injac. Fishta, njeriu dhe vepra. Tiranė 1992, fq 58

[6] Eagleton, Terry. Hyrje nė teorinė e letėrsisė, Shkodėr 2005, fq 7

[7] Jefferson, Ann,etj. Teoria Letrare Moderne, Tiranė, 2004, fq 51

[8] Vep. cit, fq 32

[9] Vep, cit, fq 41

[10] Vep, cit, fq 46

[11] Vep, cit, fq 47

[12] Lodge, David. 20th Century Literary Criticism, London 1977, fq 254

[13] Vep, cit, f 58

[14] Vep, cit, fq 53

[15] Lotman, J. Structure of artistic text, London, fq 54

[16] Sontag, Susan, Against interpretation, ese e pėrfshirė nė pėrmbledhjen  “20th Century Literary Criticism”, botuar nga David Lodge, London 1977,  fq 652

[17]  Cabej, E. “Poezia e Lasgush Poradecit”, “Gazeta e Re”, Tiranė, 1929

[18] Ashta, Kolė, “Nji odė klasike e Mjedės”, rev. “Kumbona e sė djelės”, nr. 31, v.V,fq. 371, 1942

[19] Vep. cit, fq 20-21

[20] Neėton, K.M. Tėentieth-Century Literary Theory, Neė Jork 1997, fq 6

[21] Vep, cit, fq 7

[22] Vep, cit, fq 242

[23]  Vep, cit, fq 251

[24] Kuteli, Mitrush. Shėnime letrare, Tiranė 1944, fq 12

[25] Vep, cit, fq 16

[26] Vep, cit, fq 14

[27] Jorgaqi, Nasho. Antologji e mendimit estetik shqiptar, Tiranė 2000, fq 157

[28] Pipa, Arshi. Kritika, nr 2, Tiranė 1944.

[29] Jorgaqi, Nasho. Antologji e mendimit estetik shqiptar, Tiranė 2000, fq 292

[30] Lodge, David. 20th Century Literary Criticism, London 1977, fq 642

[31] Zheji, Gjergj. Bazat e vargėzimit shqiptar, Prishtinė 1990, fq 221

[32] Borhes, etj. Njė univers nė njė rrokje, Tiranė 2002, fq 79

[33] Vep. cit, fq 51