GAZMEND KRASNIQI

 

 

NDRE MJEDJA – POETI

 

 

Njėherė, Ernest Koliqi ka shkruar se Ndre Mjedja i ka thėnė qė krijimi i poezisė ėshtė njė “ēėshtje durimi”. Kuptohet, me kėtė rast Nd. Mjedja i thoshte atij njė mėsim shumė tė lashtė, por qė mbetet i ditės edhe pėr poetėt bashkėkohorė (tashti shumkush e di se ēfarė bėri Odiseas Elitis me poemėn Axion esti). Ai qė i prin argumentit nė fjalė, sepse, pa dyshim, Mjedja atė ka patur parasysh, ėshtė latini Horaci me teorizimin e vet te Ars Poetica, ku, mes tė tjerash, thotė “ngutu ngadalė” (festina lente), ose “veprat duhen mbajtur nėntė vjet nė sirtar pėrpara se tė botohen” (nonum prematur in annum). Mė tej, nė veprėn e tij, Horaci shkruan se poetit i duhet tė zotėrojė vetitė e punės, talentit dhe dijes, gjithēka qė e kemi tė mishėruar tek poeti ynė (pėr kėtė flet qartas vepra). Tė tjera pikėtakime tė poetit tonė me teoricienin qė ka sunduar botėn letraro-artistike pėr rreth dymijėvjeēarė, janė: kėrkesa pėr harmoninė e kompozicionit (nė kėtė pikė “Andrra e jetės” mbetet poema mė e shquar e letėrsisė shqipe), si dhe ndjenja e masės e respektimi i rregullave, zgjedhja e lėndės e shtjellimi i saj, sepse “nė shtjellimin e mirė edhe tema banale shkėlqen”. Si te Horaci, i cili i qesėndis poetėt qė besojnė se janė njerėz tė jashtėzakonshėm, Mjedja nuk merr pėrsipėr asgjė prej profeti, apo diēkaje tjetėr tė tillė, megjithėse e kuptojmė menjėherė dashurinė e thellė pėr ata qė shkruan; si te Horaci, Mjedja ėshtė kundėrshtar i rreptė i emfazės dhe trivialitetit (nuk ndjehet kurrė i parėndėsishėm dhe i vogėl), pasi me artin e vet u vu nė shėrbim tė kohės ku jetoi.

Vlera e kėmbėnguljes sė tij ėshtė se Mjedja e sheh traditėn nė konceptin eliotian tė fjalės, pra nė dinamikėn e saj. Krejt i vetdijshėm se ēfarė po bėn, se ēfarė kohe i pėrket, ai ndahet prej autorėve antikė qė nė thelb tė ligjėrimit: megjithėse i njihte mirė, nuk i imitoi, nuk mbeti rob i mėnyrės sė tė derdhurit tė mendimeve tė mėdha nė vargje muzikale e mjeshtėrore, tė cilat veshit modern i tingėllojnė disi monotone – ai, ndėrkohė qė kujdesej pėr kompozicionin, format strofike, metrin, u kujdes edhe pėr njėsitė mė tė vogla, qė nga fjala deri tek fonema, dhe dha pėrftime tingėlluese thellėsisht moderne, si kėto:

 

          shkon kau e avllin qė del prej arvet

          erton e nepet…

 

          ose:

          Asht i madh shendi

          kur ndihet shpendi

          ndėr pyje tuj pingrue;

          e knaqshme a’ i lule

          kur iu pėrkule,

          o fllad i lehtė, m’e lmue.

 

Me Mjedjen kemi njė nga mendjet mė tė mėdha tė kohės, njeriu qė dinte pothuajse gjithēka pėr poezinė. Duhet tė kujtojmė se ai nuk qe rob i rregullave tė ngurta tė vjershėrimit, pasi siē shkruan “masa e plotėson poezinė, por nuk asht nji gja e domosdoshme e saj”. Kjo thėnie ka vlerė tė veēantė kur kemi parasysh njė poet qė ka kultin e formės: duhet kuptuar se, megjithėse mjeshtėr i formės, ai nuk e ka kėrkuar atė, ka qenė ideja qė ia ka organizuar, duke u pėrftuar kėshtu katreni katėrrrokėsh me rimat ABAB, gjashtėvargėshi shtatėrrokėsh me rimat ABABCC, gjashtėvargėshi shtatėrrokėsh me rimat ABABCD etj.

Botimi i veprės “Juvenilja” mė 1917 pati fatin e veprave tė dorės sė parė, ato me tė cilat mediokriteti i zakonshėm nuk hyn dot nė marrdhėnje: pra, nuk u shkrua pėr tė. Gjergj Fishta ishte zėdhėnės i letėrsisė romantike kur do tė donte (Hylli i dritės, 1921) qė kjo poezi tė vinte “mė tepėr prej zemrės se sa prej mendjes”. Mirėpo s’duhet harruar se nė kulmin e postulatit romantik “poezia ėshtė shpėrthim spontan i ndjenjave” (Wordsworth), John Keats thoshte se poezia ėshtė diēka “impersonale”, pa dashur tė pėrmendim Edgar Alan Po e Charles Baudelaire, tė cilėt sollėn shkėputjen e plotė nga kjo atmosferė.

Ndre Mjedja (flasim pėr anėn zyrtare) ėshtė pranuar si poet, ėshtė botuar, ėshtė futur nė tekstet shkollore, duke iu mėshuar anės patriotike, humane, simpatisė pėr tė shtypurit dhe tė vegjėlit. Nuk ėshtė harruar tė pėrmendet si stilist i shquar, por meqė statusi letrar nuk e fitoi qytetarinė e vet, nuk u diskutua kurrė se ēfarė do tė thoshte kjo pėr letėrsinė shqipe. Edhe ithtarėt mė tė zjarrtė iu pėrshtatėn heshtjes sė tij stoike: vetėm nė korrespondencė private i zbrazte Fishtės dufin e vet Lazėr Shantoja. Dekadave nė vazhdim, ithtarėt firuan njė nga njė, megjithėse Mjedja lexohej e pėlqehej, deri te njerėzit mė tė thjeshtė. Ndėrkohė, u la mėnjanė vetė shkolla e tij poetike, sepse kohėt e reja, tė sunduara nga ideologji dritejetėshkurtėra, nuk patėn nevojė pėr kulturėn klasike, burimin dhe bazėn e ēdo kulture tė vėrtetė.

Mjedja, i cili ka shkruar se tė mėtosh qė ia ke dalė pėrkthimit tė tė mėdhenjve ėshtė si tė dalėsh me qiri nė mes tė ditės dhe tė thuash se ia zbehe dritėn diellit, i ka parafytyruar tė gjitha kėto keqkuptime e dashakeqėsi dhe kjo pėrbėn njėfarė ngushėllimi pėr aspiruesit e poetikave cilėsore, apo pasurimit tė fjalės artistike shqipe.

 

 

 

 

HYRJE NĖ NJĖ POEZI MODERNE
(poezia e Frederik Rreshpjes)




 


1.
Pamjet e thjeshta tė sendeve mund tė ngrihen deri nė simbole, prej nga tė paraqesin e tė bėjnė tė dukshme e tė prekshme forma tė tjera mė tė fshehura e mė tė pėrkryera. Ndoshta kjo ėshtė e para gjė qė tė vjen ndėrmend kur lexon poezinė e Frederik Rreshpjes.
Kur mbaron leximi i kėsaj poezie, sigurisht, na vjen ndėrmend mėnyra e ndėrtimit tė saj. E dimė, qė nga Aristoteli, se shpirti krijues pyeste se ē’tip vargu i pėrshtatej mė mirė kėsaj apo asaj gjinie letrare. Dimė se poezia sa ē’ėshtė e lirė, aq ėshtė edhe e disiplinuar nga metodat, programet. Ajo ka historinė e saj tė zhvillimit dhe pavarėsinė e saj konceptuale. Asnjėherė nuk ka patur Poetikė Universale (pa folur pėr barrierat ndėrmjet gjuhėve) – poezia varet nga idioma lokale, distanca gjeografike, sociale. Ka poetė oborri, rrugėsh, profesionistė dhe amatorė, tė ditur ose popullorė, fetarė ose profanė – pra, qė nuk pėrdorin tė njėjtat procedime. Si ēdo shkollė poetike, edhe krijimtaria e Frederikut shpjegohet vetėm brenda kodesh tė caktuara, vetėm brenda atyre kodeve qė e afirmojnė. Nė historinė e artit shihet se zgjidhja e njė problemi, edhe mė tė guximshmit, bėn tė lindin probleme tė tjera, duke u dhėnė mundėsi mė tė rinjve tė tregojnė se ē’mund tė bėjnė. Sepse edhe artisti qė ngre krye ndaj traditės, varet prej saj nga ajo forcė nxitėse qė u jep drejtim pėrpjekjeve tė tij. Por, ndryshe nga krijuesit e tjerė tė brezit tė vet, Frederik Rreshpjen e karakterizon pakėnaqėsia nga efektet e lehta e zgjidhjet gjysmake, pėr hir tė njė vepre serioze dhe tė mundit e tė djersės qė kėrkon ajo.
Pėr kėtė poet, si pėr ēdo poet tė mirė, i vetmi realitet ėshtė ligjėrimi. Nė kėtė poezi, ashtu siē thotė Elioti, nuk duhet tė kėrkojmė personalitetin e Frederikut-njeri, pasi ligjėrimi ėshtė vetėdija e tij, por pa tė. Nė kėtė ligjėrim fjala vepron si njė fuqi e fshehtė, i bėn sendet tė pranishme jashtė ekzistencės sė tyre reale, tė njohur. Ligjėrimi formėson lojėn e vet pa njeriun qė e ngriti atė. Por njė letėrsi e tillė, qysh nga pėrcaktimi i saj, krejt ndryshe nga mendimi kritik zyrtar qė ka mbizotėruar shumė dekada nė Shqipėri, kėrkon njė lexues tė ri.
Sot njohėsi i poezisė ndėrgjegjėsohet se ligjėrimi poetik ėshtė strukturė e njė kompleksiteti tė madh – ėshtė gjuhė mė e ndėrlikuar se ajo natyrale. Nėse volumi i informacionit nė ligjėrimin poetik do tė ishte i njėjtė me atė tė ligjėrimit tė zakonshėm, atėherė vlera e ligjėrimit artistik do tė pushonte sė qeni. Nėse mundėsia e transmetimit tė njė informacioni nė gjuhėn e zakonshme njeh kufij, kjo s’mund tė thuhet pėr ligjėrimin artistik, sepse kėtu kemi zgjerim kufijsh: i njėjti informacion mund tė njohė shumė mėnyra transmetimi. Gjatė ritregimit tė njė poezie me gjuhėn e zakonshme – siē ka ndodhur pėrgjithėsisht nė studimet tona apo nė librat qė kanė formuar breza tė tėrė - ne do tė kryenim shkatėrrimim e strukturės sė saj, duke ēuar kėshtu te lexuesi njė volum informacioni tėrėsisht tė ndryshėm nga ēfarė parakupton poezia vetė.
albanovaonline.com
Metoda qė merret me interpretimin e ide - pėrmbajtjes sė veprės dhe ajo qė merret me tiparet artistike tė tekstit, kėtu ndahen. Pėr tė thėnė se letėrsia ka gjuhėn e vet, e cila nuk pėrputhet me gjuhėn e zakonshme, por mbivendoset mbi tė, ėshtė njė mėnyrė tjetėr pėr tė thėnė se letėrsia zotėron njė sistem tė veēantė e tė qenėsishėm shenjash e rregullash. Kombinimet e kėtyre tė fundit shėrbejnė pėr tė transmetuar mesazhe tė veēanta, tė patransmetueshme nga ndonjė mėnyrė tjetėr. Kėshtu kemi qė, nga njė grusht fjalėsh – fat, hėnė, yll, zog, dru, shi, dhembje, ishull, gjeth – do tė pėrftojmė njė pafundėsi botėsh.
Nė poezinė e Frederik Rreshpjes nuk mund tė kėrkojmė ide tė mėdha, siē jemi mėsuar rėndom nga metodat shkollareske, pasi poezia e tij ka lidhje me atė qė nuk mund tė shprehet. Kjo poezi nuk ėshtė zbukurim apo pėrshkrim i thjeshtė i realitetit, por krijim i njė qenieje poetike. Duke iu bindur disiplinės sė thelbit tė saj verbal, ajo zotėron njė pushtet emėrtues, por shenjat e saj mbėshtjellin me njė ndjeshmėri tė mistershme. Poezia e Frederikut shpjegohet si vetėdije e shpirtit tė fėminisė dhe pasioneve tė saj. Pėrcaktimi thelbėsor qė i bėhet kėsaj poezie ėshtė: ligjėrimi i imazheve tė kėsaj fėminie. Ky poet, tashmė burrė e plak, u vesh ndjenja e pasion sendeve dhe gjėrave tė pandjeshme. Pėrmes fjalėve tė poezisė ndodh ēlirimi i tensionit tė organizuar tė fjalėve. Poezia vjen nga bashkėshoqėrimi i ideve dhe ngjyrimeve qė nxisin fjalėt pėrmes kujtimeve, emocioneve dhe dėshirave. Pėr t’u shprehur, poeti pėrdor sendet qė e rrethojnė, imazhet e ėndrrave dhe objektet e ėndrrave tė veta.
Me Frederikun kemi tė bėjmė me atė lloj poeti pėr tė cilin poezia ėshtė brenda vetes dhe nuk ka nevojė tė kėrkohet larg. Si poet ai ka nė dispozicion fjalėt, por i shtyn ato nė punė ndryshe nga njerėzit e tjerė, kur kanė nevojė pėr to. Janė tė njėjtat fjalė, por jo tė njėjtat mėnyra e vlera pėrdorimi. Kėshtu poezitė e tij marrin njė pafundėsi kuptimesh tė mundshme, pasi nė thelb ato janė njė muzikė shenjash tė shumėllojta, e cila mund tė kundrohet si njė kaleidoskop.
Poet thellėsisht modern, por pėr tė cilin ligjet e sė bukurės janė tė pėrjetshme, ai ka pėrjetuar jetėn e burgut apo vetminė e plotė, pasi asgjė nuk mund t’ia zėvendėsonte atė qė shikonte duke ėndėrruar. Forma mė e lartė e tij ėshtė akti i krijimit, ku ndodh akti i lirisė sė tij, i cili ėshtė akti mė i kulluar i shpirtit.
I pėrket atij grupi poetėsh qė, edhe pse me njė jetė relativisht tė gjatė, krijojnė njė libėrth tė vetėm. Nė kėtė mėnyrė, ai siguron njė vend nė mes tė tė ndritshmėve, tė atyre qė i japin poezisė si poezi respektin mė tė plotė e tė thellė.

2.
Kjo poezi, moderne nė tėrėsinė e saj, e realizon ritmin poetik jo nė bazė tė elementėve qė pėrsėriten gjatė vjershės, mėnyrat mė tė njohura te poezia tradicionale, por pėrmes njė uniteti brenda shumėllojshmėrisė. Nė kėtė poezi si faktorė tė organizimit ritmik janė zgjedhja e fjalėve, rendi i veēantė i tyre, vargjet e mirėkontrolluar: tė gjitha kėto nė unitet me kuptimin e fjalėve, me asociacionin qė pėrēojnė te lexuesi. Raporti i metrikės tradicionale dhe i pėrpjekjes pėr krijimin e formave tė reja tė studimit tė vargut ėshtė raporti mes retorikės silabike dhe stilistikės sė re, mirėpo teoria e re mbi vargun krijohet nė bazė tė vjershėrimit tė vjetėr, madje edhe atėherė kur i kundėrvihet. Rasti i poezisė sė Frederik Rreshpjes e ilustron mė sė miri kėtė argument. Pėr shembull:

Vjeshtė 1990

Qanė dreri nė korije dhe lotėt bėhen shi.
Trishtohet era mbi shkėmb.
Nuk ka mė gjethe tė gjelbra. Po bien
Ėndėrrat e pyjeve njė nga njė.

Ikin zogjtė nga shkretimi i drurėve:
Lamtumirė, o pyje tė Ballkanit!
Veē nėn njė ferrė kaltėron ende
Vjollca e fundit e kėngės sė bilbilit.

Ardhtė njė vjeshtė pa shtegėtim zogjsh!
Ardhtė njė Zot, vėntė dorė mbi stinėt!


Shohim menjėherė se poezia nuk ėshtė nė rregullat e normat e poezisė klasike, nuk kemi as vargun e matur rrokjesh, as strofat fikse dhe skemat e njohura rimike, pasi ajo ėshtė ndėrtuar sipas kėrkesash qė ndryshojnė prej tyre.
Hapi i parė i kuptimit tė kėsaj poezie ėshtė leximi i disahershėm i saj, pėr tė kapur ēdo fjalė e referencė. Kėrkohet vetėdija e kapjes sė kuptimit tė dytė tė fjalės, ashtu siē duhet pėr tė kuptuar kodin e pėrdorimit tė saj: duhet tė pėrcaktohet qartė ngjyresa e hollė e kuptimit. Ėshtė e nevojshme tė dihet ngjyresa e zakonshme e fjalės dhe ngjyresa e veēantė nė kontekstin e poezisė. Pėr shembull, fjala vjollcė e pėrdorur aty, ndryshon shumė nga kuptimi qė ka kjo fjalė nė njė fjalor.
Poezitė, kryesisht, lidhen me emocionin dhe jo me idetė, prandaj kėto emocione pėrēohen pėrmes ngjyresave tė fjalėve dhe asociacioneve midis tyre, duke formuar kėshtu botėn poetike tė tekstit. Meqė pjesa mė e madhe e intensitetit emocional ėshtė krijuar nga tingujt dhe ritmet e kombinimit tė fjalėve, kjo poezi duhet lexuar me zė. Ajo duhet lexuar me kujdes, por nė mėnyrė tė natyrshme, duke shqiptuar ēdo fjalė, duke ndaluar nė ēdo shenjė pikėsimi dhe duke vėzhguar fundet e vargjeve me ndėrprerjen e duhur. Disa vargje duhet tė kenė ndalesa tė theksuara, ndėrsa disa tė tjerė duhet tė hidhen menjėherė te vargu tjetėr, pas njė ndalese tė lehtė, duke pėrjashtuar ēdo ton monoton, artificial e mekanik, tė cilėt, shpesh, shihen si poetikė.
Poezia ka njė model tė veēantė tingujsh, thyerjesh dhe rrjedhe ritmike, dhe lexuesi i mirė pėrcakton nuancat dhe zhvillimet emocionale, duke i paraqitur ato sa mė saktė nė leximin e tij. Ēdo lexim i njė poezie tė shkruar mirė duhet tė rikrijojė emocionet fillestare qė ka patur poeti nė intensitetin e tyre tė parė.

 

 

 

 

 

 

 

 

NJERIU I KULTURĖS

midis legjendės e reales

 

 

 

          E dini si ka vdekur Asdreni? mė tha njė mik poet para disa ditėsh. Dhe vazhdoi: njeriu qė kishte ndihmuar shumė bashkatdhetarė (pėrfshirė L. Poradecin) atje nė tokėn rumune (ku ishte sekretar ambasade), autori i tekstit tė himnit kombėtar tė shqiptarėve, ka vdekur nėn kujdesin e njė lypėseje. E dini sa u gėzua Gjon Shllaku kur u rikthye nė burg? mė pat thėnė kohė mė parė njė tjetėr. Sipas tij, Gjon Shllaku do tė gjente nė burg pėrkthimin qė i kishte bėrė Iliadės, tė cilin e pat fshehur nėn dyshek. Se non č vero, č ben trovato, mė thanė diku, ku kėrkova tė ndaja legjendėn prej reales. Dhe mė shpjeguan diēka qė duhet tė jetė mė afėr reales: kėto pėrkthime tė bėra nė rripat e bardhė tė gazetės “Bashkimi” vėrtet kishin mbetur brenda burgut: autori, tė cilit dėnimi me vdekje i qe kthyer nė burgim tė pėrjetshėm, por e vuajti atė vetėm dhjetė vjet, kishte tė drejtė tė emocionohej dhe tė kujtohej vetėm nė Shkodėr pėr ēfarė kishte harruar. Kėshtuqė iu desh t’ia niste pėrkthimit nga fillimi.

          Kur Gjon Shllaku mbushi 80 vjeē, mori njė dekoratė nga Presidenti i Republikės, por nė njė gazetė kryesore tė kryeqytetit u shkrua se kishte vdekur para pesėdhjetė vjetėsh. Vite mė parė, kur njė studiues kosovar, admirues i veprės sė tij, i afronte ndihmė, pėrkthyesi i veprės monumentale botėrore i thoshte se kishte nevojė pėr letra format A4, qė t’i hidhte nė tė pastėr mijėra vargje tė pėrkthyera nga kultura antike greko-latine, deri te epi francez Kėnga e Rolandit. Tashti qė mosha nuk e lė tė pėrkthejė letėrsi artistike, ai merret me hartimin e njė fjalori tė latinishtes, prej tė cilit ka shtypur 5.000 faqe. Mė kanė mbetur edhe 600 tė tjera, tė thotė me ēiltėrsi ky tetėdhjetėvjeēar tė cilit me sa duket i ėshtė ngulitur nė mendje bindja se puna mund ta shtyjė kufirin e vdekjes. Nė tė vėrtet, kjo bindje ėshtė gjėja kryesore pėr ta pasur kultura shqiptare kėtė fjalor jashtėzakonisht tė pasur, por ajo s’ėshtė e vetmja: duke ditur pafuqinė e shtėpive botuese shqiptare (vizionet e paqarta dhe kulturėn e mangėt, si dhe arsye tė tjera qė nuk janė nė dorėn e tyre), tė shkon mendja tek ndėrhyrja e mekanizmave shtetėrorė, sepse ėshtė e qartė qė pėr pika tė veēanta tė kulturės kombėtare lypset dora e shtetit. Duhen pėrgėzuar veprimet e ndryshme tė disa miqve tė paktė, por kjo nuk ėshtė e mjaftueshme, sepse nuk e pėrligj atė qė meritohet prej tij dhe tė tjerėve si ai, pasi me Gjon Shllakun mbyllet ajo plejadė njerėzish qė i dhanė kulturės kombėtare disa vepra themelore pa tė cilat nuk mund tė kuptohet njė kulturė. Vetė ai ėshtė njė shkollė pėrkthimi mė vete. Pėrkthimi i Gilgameshit ndoqi modelin e Iliadės sė tij. Penės sė tij i takojnė dy variante tė Iliadės: ai gegėrisht dhe ai nė gjuhėn e njėsuar. Prej gojės sė tij kemi shprehjen lapidare se tė pėrkthesh nga njė gjuhė e dytė ėshtė si tė lashė rroba nė njė ujė ku kanė larė mė parė tė tjerėt. Nė shtėpinė e tij gjendet njė fletore ku ka shėnuar 170 fjalė tė qėmtuara gjatė pėrkthimit tė Iliadės, tė cilat i mendon si tė fondit tė shqipes, duke i bėrė jehonė rishikimit me gjak tė ftohtė tė kėtij fenomeni shumė intrigues e joshės, ngaqė shfaq njė pikė pamjeje shumė origjinale dhe unike.

          Diktatura komuniste e reabilitoi Asdrenin me vonesė, pasi i peshoi mirė ato qė thuheshin pėr tė: ia solli eshtrat nė vendlindje dhe i dha njė dekoratė patriotike tė klasit tė dytė. Asdreni poet, nė fakt, as sot e kėsaj dite nuk e ka marrė notėn qė duhet pėr atė shenjė qė lė nė historikun e fjalės artistike shqipe. Nė vv. 30 mendja idealiste e Gjergj Fishtės nuk kishte ngurruar tė tregojė pėr kuptimin qė i jepte ai historisė: me tė mbėrritur nė Shkodėr Asdreni me Lasgushin, kishte marrė pėr krahu E. Koliqin, por edhe disa intelektualė tė tjerė tė qytetit, dhe i qe drejtuar studios sė Kel Marubbit, njeriut qė i ishte dhėnė pikėrisht syri dhe ndjeshmėria pėr ta fiksuar historinė. Prej kėsaj dite kemi dhuratė atė qė koha jonė konsumiste e quan fotografi, por njė sy larpamės do tė shquante se si shfaqet historia pėrmes katėr fytyrave tė saj. Shqiparėt ende nuk e kanė atė vetėdije glorifikuese pėr artistėt e vet: nė vende tė tjera artistėt e kanė fytyrėn nėpėr kartmonedha, e kanė emrin nėpėr pllaka lokalesh, e guida pėr kėto tė fundit, kurse tek ne hasesh pėrditė me gjėra tė politizuara keqas (si dje, si sot). Ende s’ėshtė bėrė vetėdije tek ne se arti vepron si kulturė dhe ėshtė i vetėmjaftueshėm nė kėtė cilėsi.

          Pyetjes “a dini si ka vdekur Asdreni”? mund t’i shtonim emrat e De Radės, L. Gurakuqit e shumė tė tjerėve, por koha jonė konsumiste duket se s’ka shumė nevojė pėr pyetje tė tilla. Duket se asaj i shkojnė pėr shtat imazhet e trėndafiltė tė spektakleve me miss e mister, me amatorizma tė tė gjitha llojeve e ēmime qė harrohen tė nesėrmen, me spektakle politike e vlerėsime periferike nga bota, tė cilat sigurisht kanė vendin e vet, por nuk mund tė jenė kurrė tė njė rėndėsie tė parė nė jetėn e kulturėn e njė kombi.

          Megjithatė njeriu i shkretė s’mund tė rrijė pa bėrė pyetjen se pėr ēfarė ka nevojė Gjon Shllaku, pasi hė pėr hė ėshtė fjala pėr njė sekretare tė thjeshtė, qė do t’i sistemonte materialet e fjalorit tė tij nė njė kompjuter, vetėm njė sekretare e thjeshtė nga kontigjenti i madh i sekretareve qė veprojnė nė jetėn administrative shqiptare tė sotme. 

                  

 

 

***

Postcriptum:

Shėnimet e mėsipėrme janė hedhur para atij gushti qė do ta ndante Gjon Shllakun nga jeta. Midis kėtyre dy datave pata rastin tė gjendem nė shtėpinė e tij dhe tė shoh se sa shumė ishte marrė me tė sėmundja e gjatė, mirėpo ai sikur kishte bėrė njė marrėveshje me vdekjen: ia kishte dalė t’i jepte fund punės me fjalorin.

          Gėzimi i kėtij lajmi shoqėrohet me njė tis trishtimi, pasi me humbjen e njė njeriu si Gjon Shllaku duket sikur kemi marrėdhėnjen e fundit tė kulturės shqiptare me kulturėn klasike: kush mund ta parashikojė tė ardhmen e kėsaj marrėdhėnjeje?

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Botimi i njė romani

“Oh”, Anton Pashku

          Nė ditėt e sotme, tė mbushura me mistifikime e ēmistifikime nga mė tė rėndomtat, ngjarjet e mirėfillta lerare rrezikojnė tė anashkalohen. Sepse sot kur flitet pėr gjithēka, pėr ēdo tollumbace ajri, pėrveēse pėr faktorė letrarė, mund tė anashkalohet njė ngjarje e tillė siē ėshtė botimi pėr herė tė parė brenda kufinjve shtetėrore tė Shqipėrisė i romanit “Oh” tė Anton Pashkut. Kėtė libėr tė botuar nė Prishtinė qė prej tridhjetė vjetėsh (me disa botime tė njėpasnjėshme), tė interesuarit e kanė futur nė dorė prej kohėsh, por nė shtypin e kėndejshėm ėshtė pėrmendur vetėm shkarazi. Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė mė mirė qė nuk ka rėnė pré e shkarravitėsish, si mbijnė si kėrpudha, me motiv e pa motiv. E gjithė kjo ka vetėm njė shpjegim: nuk ngjiten nė nivelet e tij, sepse ky libėr xhojsian, me aftėsinė pėr t’ua prerė rrugėn shkrimtarėve naivė, kėrkon kritikė e studiues tė nė kalibri tjetėr, qė do tė ēonin peshė gjithė superstrukturėn e letrave shqipe. Kritika dhe studimi shqiptar, tė sfilitur prej sociologjisė tė letėrsisė, nė kėtė libėr pėrballen me strukturėn e paparė dhe mundėsitė e mėdha shprehėse tė shqipes artistike, gjėra qė pėrcaktojnė dinamikėn e re te hierarkia e ardhur nga realizmi socialist e lufta e ftohtė. Kjo vepėr pikante moderniteti shqiptar i ka mundėsitė tė zgjojė reflektime nė tė gjitha kahjet e atmosferės letrare deri nė tekstet dhe antologjitė shkollore, ku, nė tė vėrtetė, siē dihet, duhet tė nisė gjithēka, nėse duam tė orientojmė drejtė kulturėn dhe njerėn nga shtyllat e saj, letėrsinė. Nėse letėrsia shqiptare ka mjaft autorė qė shėrbejnė pėr tė rritur numrin e lexuesve, ēka, sidoqoftė, ėshtė njė kontribut, ajo ka edhe autorėt e vet cilėsorė, nga tė cilėt pret vlera reale dhe shtysa pėr zgjerimin e hapėsirave tė saj krijuese, duke hyrė nė raporte serioze me letėrsinė mė tė mirė bashkėkohore.

          Rasti i Anton Pashkut, heshtja dhe ishullimi i tė cilit shpjegohen vetėm me anė tė vetdijes sė lartė artistike, ėshtė rasti i shkrimtarit tipik qė vjen nė ndihmė tė shpjegimit se e ashtuquajtura “formė”, me tė cilėn abuzohet vend e pa vend, shpesh deri nė alergji, ėshtė njė shumė keqkuptimesh, gjithmonė jashtėletrare. Prandaj, nėse kultura modeste shqiptare, gjithsesi e pėrmbushur nga shpirtėra tė mėdhenj, kėrkon fytyrėn e saj tė vėrtetė nė kushtet e njė lirie politike dhe ideologjike, pas pesėdhjetė vjetėve nėn diktatin e totalitarizmit, duhet tė pėrvijojė mė sė fundi kriteret e saj tė sakta qė e shohin letėrsinė vetėm si letėrsi, ku do tė kuptojė se gjithė kjo zhvendosje qė kėrkohet te mendėsitė e ngulitura thellė nuk ėshtė e lehtė, sepse kėrkon strukturat e duhura, me mungesėn e tė cilave po spekullohet pėr ditė. Por arsyeja dhe vullneti i mirė do tė mund tė vendosnin piketat e para. Rasti i njė prozatori tė plotėsuar si Anton Pashku i jep letėrsisė shqiptare mundėsinė tė fitojė lexues mė cilėsorė, ēka do tė ishte nderi i njė kulture si kjo e jona, ēka do tė hiqte mundėsinė e vazhdimėsisė sė spekullimeve tė lodhura akademike e mediatike shqiptare, sepse rasti i mėsipėrm ėshtė rasti i njė fenomeni tė buruar natyrshėm, jashtė ēdo fabrikimi a klisheje tė paracaktuar diku, jashtė ēdo inferioriteti tė mjerė a superioriteti pėr tė qeshur.

          Duhet tė jetė e qartė pėr tė gjithė se Anton Pashku nuk ka nevojė pėr ne, veprėn e tij prej artisti brilant e ka mbyllur vdekja fizike, por jemi ne tė gjithė, aspiruesit e tė vėrtetės artistike, qė kemi nevojė pėr tė: pėr tė vėnė nė dukje gjeninė e gjakut e mundėsitė e pashtershme tė shqipes artistike, sepse ai i pėrket atij grupi tė vogėl artistėsh konsekuentė (raste fatlume pėr ēdo letėrsi), te tė cilėt s’ka vlerė numri i faqeve, por shkuarja drejt fuqisė mė tė epėrme tė artit tė tyre, art qė, ashtu si vera e mirė, do t’i shfaqė cilėsitė me kohė. Do tė ishte i pafalshėm pėr ne besimi i verbėr ndaj njė kohe prej konsumizmi tė cekėt si kjo qė kalojmė: edhe tradita jonė ka shembuj tė shumtė tė daljes nė dritė tė figurave tė saj pas shumė vitesh, por unė dua tė marr njė shembull nga njė kulturė e madhe siē ėshtė ajo franceze. Libri “Lulet e sė keqes” i Sh. Baudelaire (1821-1867) pėrfillet ngado si njė nga pranverat mė tė mira tė letėrsisė moderne, por tek Marcel Raymond, autori i librit tė njohur “Nga Baudelaire nė Surrealizėm”, do tė gjesh frazėn “... me 1905 Baudelaire ende nuk pėrfillej si njė autoritet...”

          Vlera e vėrtetė e artit vepron ngadalė dhe, padyshim, Anton Pashku ka shtatin e njeriut tė sė ardhmes.

 

 

 

SI U BĖ NJĖ INTERVISTĖ

HOMAZH DANISH JUKNIUT

Pesė vitet e fundit tė jetės sė tij Danishi kaloi njė sėmundje tė rėndė, ku edhe nė gjendjen mė optimale, pati regjim shtrati, porse pa ia prekur mendjen asnjė hije turbullimi, gjė tepėr munduese pėr njė njeri qė ka kėrkuar gjithmonė tė marrė mė tė mirėn nga jeta, prandaj e ka pritur me ngulm reabilitimin e shėndetit. Ai pėrmendte njė foto tė Renuarit, nė tė cilėn piktori impresionist e ka lidhur penelin pėr dorėn e paralizuar dhe vazhdon tė pikturojė, ēka tregon se ėshtė arti ai qė e mban njė artist tė lidhur me jetėn. E kujtova kėtė histori pėr tė treguar se pas reabilitimit shėndetėsor Danishi mendonte tė punonte dhe jo tė jepte intervista, tė punonte dhe tė mos fliste pėr punėn, ashtu siē ishte bėrė gjatė gjithė karrierės sė tij tė gjatė artistike. Me sa di, intervistat nuk kanė qenė nė natyrėn e tij: njėherė njė shkrimtar-gazetar ma pat shfaqur ankimin e vet pėr kėtė natyrė tė Danishit, gjė qė pėr mua, sigurisht, s’pėrbėnte asnjė habi.

A fliste Danishi? Piktori shkodran Franc Ashiku, njeri me kulturė dhe i shijes, mė pat treguar se kur njėherė u pėrmend Van Ejk, Danishi nuk foli por bėri njė poezi. Piktori i mėsipėrm mė ka treguar njė tjetėr histori, se si pas njė dite pune nė Tiranė, Sali Shijaku, piktori mė i famshėm i asaj kohe, i thoshte para hotelit: ia kishte lakmi qė kishte fatin tė rrinte me Danishin. Qysh heret, kam njohur njerėz qė thoshin se duhen mbajtur shėnim ato qė thotė njė pedagog si Danishi, kaq admirim zgjonte ai nė  rrethe tė caktuara, por ai vetė, si tė gjithė njerėzit e ditur, kishte plot dyshime pėr konceptet, edhe tė aprovuara, tė dijes. Njė ilustrim pėr kėtė, bie fjala, ėshtė ēasti kur thoshte gjėra si kėto: s’kam parė as Egjyptin, as Greqinė.

Danishi i takonte asaj plejade intelektualėsh e artistėsh cilėsorė, tė cilėt mbeteshin jashtė politikave kulturore tė regjimit komunist, sepse ndėrkohė ky regjim po i pėrgatiste kallėpet qė i duheshin, por nė rastin e kėtij artisti kemi luftėn e gjatė pėr tė mos rėnė pre e dėshpėrimit, apo e heshtjes sė plotė, siē ndodhi me shumė artistė e intelektualė tė ēmuar tė kohės, pėrkundrazi nė mendjen e tij kėrkohej ndėrgjegjėsimi i pritjes sė ēastit ku thuhet fjala e fundit. Duket se njė ide e tillė e ka shoqėruar deri nė ditėt e fundit, pasi kjo kohė pėrkoi me atė erė lirie qė sollėn proceset  demokratike ku u pėrfshi vendi ynė, megjithatė ai iku pa e thėnė atė. Nuk e tha atė as atėherė kur i kėrkova tė komentonte fjalėt e piktorit Edi Hila qė “vetėm Danishi e dinte se nuk pikturohet kėshtu si pikturohet nė Shqipėri”: jeta e ēuar pėrmes censurės dhe autocensurės, e ndihmuar ndoshta (sipas meje) dhe nga natyra e tij e dyzuar, si i lindur nė shenjėn e binjakėve, nxori krye sėrish, duke e shmangur edhe mė tej shprehjen e drejtpėrdrejtė tė qėndrimit estetik nė njė vend dhe nė njė fushė ku mungojnė kritika dhe studimi i rangut tė parė. Ilustrim i kėsaj ėshtė edhe pyetja qė mė bėri kur kjo intervistė u botua nė njė gazetė tė pėrditshme: hė, tha, ē’thonė pėr tė?

I ndėrgjegjshėm pėr ato qė duhej dhe mund tė thoshte, pas kėsaj interviste, i thashė se do t’i sillja ca pyetje, pėr tė cilat do tė gjenim kohė pėr tė biseduar mė vonė: ngurroi si pėr tė thėnė po, si jo. Kjo ide nuk u realizua kurrė, sepse qeshė unė ai qė nuk nguli kėmbė si duhet: edhe bisedat e zakonshme, por me orė tė gjata, ndikonin pėr keq nė gjendjen e tij shėndetėsore, sepse imagjinata e vėnė nė punė pas asaj jete inaktive shumėvjeēare, e linte pa gjumė gjithė natėn vijuese, kur kishte nevojė tė lehtėsohej sadopak nga dhimbat. Kjo ishte kryesore pėr mua, pastaj vinte frika se do tė vazhdonte tė mos zbėrthehej, si atėherė kur rrėfente nė njė mėnyrė tė fshehtė provokuese pėr atė piktorin rumun qė kishte qėndruar gjatė para tabllosė me punėtorėt e h/c dhe nė fund kishte thėnė se ajo punė ishte gjithė kontradikta. Mos kishte kontradikta midis temės sė zgjedhur dhe mjeteve qė pėrdoreshin pėr tė mishėruar atė? Apo ishte diēka tjetėr pėr tė cilėn ai s’donte tė shprehej lehtėsisht? Apo gjithė bukuria e njė vepre arti qėndron tek ngritja e pyetjeve dhe jo tek nevoja e dhėnjes sė njė pėrkufizimi  tė vetėm? Rasti i Danishit ėshtė rasti i artistit qė iku pa e thėnė fjalėn e fundit, megjithėse shumė gjėra tė bindin se fara e saj pjellore rrinte brenda tij..

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

DONALD BARTHELME (1931-1989)

Babai i prozės postmoderne amerikane

 

 

“Arti nuk ėshtė i vėshtirė sepse dėshiron tė jetė i vėshtirė, por sepse dėshiron tė jetė art.”

D.B.

 

Te vepra ėshtė i magjishėm fakti se njėherazi e fton dhe e largon interpretimin, shkruan Barthelme-i te Mos-njohja, njė libėr qė do tė pėrmblidhte esse dhe intervista tė tij. Ndoshta kjo ėshtė njė nga arsyet qė i shtyn studiuesit tė thonė se japin gjeneralitete (parime tė pėrgjithshme), por kėto nuk duhet ta frenojnė lexuesin e Barthelme-it: tė vetmet kushte paraprake pėr tė vlerėsuar kėtė prozė janė mendja e hapur dhe prirja e shkuar dhe e ardhme pėr tė qenė njerėzor. Me fjalė tė tjera, megjithėse vepra e pėrmban nėntekstin filozofik, ėshtė e kushtėzuar mjaft qė nėse nuk mund ta kuptosh, do ta ndjesh dhe kėtu qėndron gjithė ēėshtja.

Barthelme-i mund tė quhet shkrimtar i thellėsive filozofike. Rrėnjėt mė tė thella intelektuale duken se i shtrihen te filozofitė e ekzistencializmit dhe postmodernizmit. Ky afinitet nuk ėshtė aq shumė i adresuar drejtpėrdrejt si i patundshėm te temat, stili dhe, mbi tė gjitha, tekstura e gjithė prozės sė Barthelme-it. Mund tė thuhet se stili i tij unik, qė nuk i rri besnik njė qendre, ėshtė funksion organik i afėrsisė me mendimtarė tė tillė si Barthes, Sartre, Foucault dhe Derrida, mė tepėr se sa njė pėrpjekje e vetėdijshme pėr t’u ndeshur me dilemat e mėdha filozofike nė vetvete.

Shkurtimisht, ekzistencializmi dhe postmodernizmi theksojnė problemet qė pasojnė nė njė botė tė shmangur prej normave absolute dhe standarteve intelektuale. Kėshtu qė ato janė pėrgjigje pėr mungesėn e besimit nė zot (me urdhėresat e tij tė padiskutueshme, absolutisht tė drejta) dhe dobėsimin e autoritetit religjoz. Gjithė vlerat bėhen arbitrare, gjithė pohimet barabar tė vėrteta dhe tė rreme. Rezultati i pashmangshėm psikologjik i kėsaj ėshtė gjendja konfuze, ambivalenca e errėt, terrori, neveria, paniku. Ndonėse janė tė paqarta pėrfundimet pozitive tė ekzistencializmit dhe postmodernizmit qė Barthelme-i i bėri tė vetat, ėshtė e kuptueshme qė ky kornizim i gjendjes njerėzore bėn pėrshtypje tė thellė mbi njeriun dhe prozėn e tij.

I famshėm pėr tregimet, Barthelme-i ėshtė novator dhe eksperimentues i papėrkulshėm (“me pastėrtinė e gjuhės sė Kafka-s dhe humorin e zymtė tė Beckett-it”). Metodat e tij kryesore janė kolazhi dhe pastiche-i, por gjithashtu vuri nė pėrdorim dhe format mė tradicionale. Veprat mė tė hershme varen nga ērregullsia narrative nė pėrshkrimin e jetės sė zakonshme (Unė dhe zonjusha Mandible), ndėrsa veprat mė tė vona tėrhiqen prej pėrdorimit tė formave mė tradicionale nė pėrshkrimin gjithnjė e mė shumė tė skenarėve tė ēuditshėm e surealė.

Tregimet e Barthelme-it, krahas Dreka lakuriqe tė Burroughs-it, paraqesin shkrimet-kolazhe mė tė mira tė gjuhės angleze. Nė duart e Barthelme-it teknika bėhet e farefisshme me tipe tė “artit tė gjetur”, objekte gjoja tė mrekullueshme tė manipuluara prej koleksionimesh tė pėrditshme, skarcitete dhe hedhurina tė gjetura te vjetėrsirat, hendeqet dhe dyqanet e antikuareve. Por kur gjendja ndėrmjetėse ėshtė gjuha, lėnda e parė (prodhimi gjysėm i gatshėm) pėr kėtė tip arti, natyrisht, duhet tė nxirret prej klisheve, pamjeve demode dhe artikulimeve tė ndėrprera. Ēka pėrjeton Donald Barthelme-i si autor postmodern nuk ėshtė frika e ndikimit, por kėnaqėsia e ndikimit nė parimin e kolazhit: ku gjėra tė pangjashme ngjiten pėr tė krijuar njė realitet tė ri, i cili mund tė pėrmbajė njė koment pėr realitetin nga ka dalė, si edhe mund tė jetė shumė gjėra tė tjera. Proza ndėrtohet prej gjėrash tė rastit, duke krijuar njė univers qė ėshtė sajuar prej citatesh tė nxjerra nga shumėllojshmėria e ligjėrimit – gjuha e njoftimeve dhe gazetave, e librave tė artit dhe traktateve, e filozofisė dhe teologjisė, e librave tė vjetėr dhe miteve, e vizatimeve dhe psikologjisė. Meqė kumtimet e njė fakti pėrplasen me njėri-tjetrin pa ndonjė lidhje tė dukshme, krijimet bėhen kryesisht njė tekst. Shpesh pėrdoren parodia dhe ironia, dy forma qė e shohin botėn tė shkėputur nga qenėsitė dikur tė besuara dhe tė marra pėr tė vėrteta (tregimi “Nė muzeun e Tolstoy-t” fillon me njė parodi tė psallmeve). Ėshtė me interes tė thuhet kėtu se nė kohėn kur zhvillon stilin e kolazhit, Barthelme-i drejtonte punėn e organizimit tė ekspozitave tė tilla nė Muzeun e Arteve Bashkėkohore tė qytetit tė tij, Houston.

Ky instalim klasikisht antiletrar i gjuhės do tė kthehej nė letėrsi erudite, pėr mė tepėr qė prodhimi pėrfundimtar duhej tė ishte i mrekullueshėm dhe elegant, ndonėse ka pėrbėrės vulgarė dhe tė shėmtuar, duke e bėrė autorin e tyre ironikun e parė amerikan tė shekullit XX. Nėnteksti filozofik i kolazhit dhe pastiche-it mund tė shihet si mbrojtje ndaj “vdekjes sė tregimit/romanit”, sjellur prej prozės banale, tė pavetėdijshme, shkurt, si talisman kundėr kalbėsirės.

Duke imituar dhe lidhur sė bashku stereotipe proze, klishe gjuhėsore dhe rregulla kanonike tė shkrimit tė prozės, Barthelme-i vė nė pėrdorim ato qė mund t’i marrė nė mbrojtje, tė vetmet teknika tė sistemit tė tij nė njė epokė ku kanė shterrur fuqitė e letėrsisė, ndėrkohė bėn shaka me kėto konvencione – duke realizuar faktin qė ato janė konvencione, si dhe pėrdoren nga autori nė mėnyrė tė pėrkryer. Njė term i zakonshėm pėr kėtė lloj shkrimi tė prozės ėshtė “metafiksioni”, sepse, sipas shumė kritikėve, veprat e Barthelme-it janė mė pak pėr temat e zakonshme tė prozės sė pavetėdijshme (njerėz, marrėdhėnie njerėzore, shoqėri) se sa pėr procesin e tė shkruarit vetė. Pėr Barthelme-in suksesi mė i madh nuk ėshtė nėse tregimi na bie si i vėrtetė, por nėse ai (tregimi) na tregon se si vepron.

Donald Barthelme-i vlerėsohet se, pothuajse i vetėm, e ka rilindur zhanrin e tregimit tė shkurtėr dhe e ka bėrė njė formė tė freskėt arti. Teknika formale mė goditėse e Barthelme-it ėshtė manipulimi e literariteti i metaforės apo klishesė, krijimi i fundit tė hapur apo situatat qartas tė pafiksuara. Nga kjo cilėsi e fundit tė hapur tė veprės - e cila megjithėse gjithmonė fillon me njė lidhje logjike jashtėzakonisht tė pėrdorur, ēahet dhe zgjerohet nė pjesė tė veēanta, tė lėvizshme – njeriu nuk e ndjen qė e ka “mbaruar” njė tregim tė Barthelme-it. 

Vepra e Donald Barthelme-it mund tė lexohet si njė sulm mbi ndėrgjegjen false lindur prej burimesh tė rreme tė informacionit qė janė pranuar si njė gjė e zakonshme nė shoqėrinė moderne, tė teknologjizuar, urbane. Por kjo ėshtė… t’i lexosh tregimet me theks mė moralizues nga sa ėshtė patur ndėrmend. Pėr karakterin tipik barthelmian, ėshtė larmia e botės qė shqipton disfatėn, qyshse larmia ėshtė formė e shumėsisė dhe shenjė e mungesės sė saj: sfera e emrave nė shenjė, aluzioneve historike, “ngjarjeve tė padyshimta” dhe e temave tė modės, ekziston nė njė botė plotėsia e sė cilės rezulton nga mungesa e ndonjė sensi tė fortė hierarkik tė vlerave.  

Nėse ka njė sens optimizmi te vepra e Barthelme-it, kjo nuk rrjedh nga besimi i njohur modernist se arti ofron mundėsinė e ikjes nga rrėmuja e botės moderne, apo qė arti mund t’i ndryshojė rrethanat ekzistuese; Barthelme-i i pėrqesh haptazi kėto besime me kredo tė tjera mė moderne. Nė tė njėjtėn kohė, Barthelme-i parashtron mė pak funksion tė lartė mbi artin me sugjerimin qė ai ėshtė me vlerė thjesht sepse i jep njeriut njė shans pėr tė krijuar njė hapėsirė nė tė cilėn efektet e shuarjes sė vitalitetit tė jetės mund tė ngrihen sfidante. 

Gjuha e shkrimtarit ėshtė e “shenjuar” prej impersonalitetit… “trishtimi” dhe “gjakftohtėsia” shfaqen pėr tė referuar te pėrmbajtja ku qėllojnė karakteret. Njeriu ėshtė si njė vizitor i rastit nė njė botė qė dėndet me universe. Barthelme-i derdh kronikė, fabul, karakter, kohė, hapėsirė, gramatikė, sintaksė, metaforė dhe krahasim, pėrveē veēorive tradicionale tė faktit dhe fiksionit. Ēfarė pėrdori pėr tė organizuar kohėn-realitet, hapėsirėn dhe strukturėn e gjuhės – shpesh ėshtė pa lidhje, dhe gjuhė: vėshtirėsia “nė pėrdorimin” e saj bėhet ēėshtje e madhe e artit tė tij. Mė i dukshmi ėshtė refuzimi i tij pėr tė qenė pasqyrim i vjetėruar, me komentin sipėr, i njė bote tė qėndrueshme, tė jashtme.

Dikush thotė se ndoshta Barthelme-i ėshtė shkrimtari i fundit i postiluminizmit… Njė absurd si (Samuel) Beckett mbron idenė se bota ėshtė nė mėnyrė themelore e dykuptimshme, ndėrsa njė surrealist lojcak si (Richard) Brautigan sugjeron se ajo ėshtė e ndarė mė dysh (ambivalente). Pėr Barthelme-in bota ėshtė tė dyja kėto. Askund fiksioni i Barthelme-it nuk e pėrjashton apo e miraton plotėsisht botėn bashkėkohore. Dhe njėkohėsisht, ai mbetet njėri prej shkrimtarėve tė paktė tė brezit tė tij qė e komunikon sensin e jetės moderne, si absurd e pa kuptim, pa u adresuar te marrėzia e ekzibicioni.

Shpesh fjalėt e njė personazhi (fragmentet janė tė vetmet forma qė besoj) janė marrė si kredo estetike e autorit, por vetė Barthelme-i, si shkrimtar mendjehollė, i rrėshqet kėsaj me elegancė, duke thėnė se ēfarėdo qė mendon pėr estetikėn do tė ishte pak mė e ndėrlikuar se ajo qė mendon njė personazh nė njė ēast tė veēantė tė pėrjetimeve tė tij. Tepėr i lexuar dhe influencues (shumė autorė tė postmodernes e radhisin ndėr mjeshtrat e tyre), qe i admiruar prej njė realisti si Raymond Carver, i cili nė njė recension do tė thoshte: ”Donald Barthelme-i ėshtė heroi ynė, djema!”