GAZMEND KRASNIQI
1.
Nxjerrė prej asgjėkundi dhe i pathirrur
2.
Njerėzimi tėrhiqet pak kohė nė aktet e pėrdhunshme tė foshnjėrisė sė vet
3.
Shkruhet diagnoza e temperaturės sė lartė emocionale
4.
Kur muza i vė nė dorė njė lirė, ndalon rrjedha e lumit,
zbuten bishat, pėrkulen pemėt dhe gurėt lėvizin
Pėrtej historisė, pėrtej sajesės
Ose, siē thotė vetė, sa madhėshtore ėshtė e gjitha kjo, ndonėse jo e vėrtetė
5.
Pėrveēse nxit ndjenja, pasione, pėrse tjetėr
e nxjerrin nga shteti kėtė tė shkretė,
ashtu pastrehė, ashtu rrėnjėzėnė
nė mbretėrinė e ideve
duke menduar pėr lirinė,
sepse kush tregon ėndrrėn e vet, duhet tė jetė
krejt i zgjuar nga gjumi
6,
Fjalėt thotė shpesh gjėra tė bukura, por pa e ditur se ēbėn si shi engjėjsh mbrojtės
7.
Duke hyrė nė masė, shkėlqim, harmoni
ky helm i ėmbėl quhet rrezatim i qenies hyjnore
8.
Megjithatė ndėrsa kėmbėt rrahin tokėn
e sheh se engjėjt i hapin rrugė
ndėrsa kundron shtėpitė, pallatet, qytetet
ndėrsa kundron artet dhe shkencat
mendon se sado i tokės tė jetė njeriu, ėshtė
Zot i saj, ėshtė Zot mbi tokė,
kurora e gjėrave tė gjalla
9.
Poeti luan, mendon, ėndėrron:
Zotit i duhet tia ndjekė shakatė
tek bėn gjėra mė tė mira se natyra,
tek bėn gjėra tė reja qė si njeh ajo
10.
Ndėrkaq rritja e gjėrave ėshtė e vėrtetė. Ndėrkaq
oqeani ėshtė oqean, alpet janė alpe,
ndėrkaq furtuna ėshtė furtunė
11.
Po aq e vėrtetė ėshtė edhe thirrja e tyre pėr ti riemėruar
12.
Prandaj ndjehet pesėmijė vjeē
13.
Shikon se ēfarė ishte, ėshtė vetėm hija e vjetėr
Si zogu qė desh tė jetė i ngjashmi qė kėndonte
i vetėm nė degėn mė tė lartė
14.
Shikon se mund tia heqė tė artin disk diellit
tė gjejė atė qė ndrin atje: lavdinė e vėrtetė
15.
dhe ėshtė vetė Ajo
16.
Shikon se duhet tė jesh Vetvetja, ti japėsh secilit ēfarė meriton
17.
Duhet tė jesh i Vetmi
18.
Dhe pse ėshtė ai qė ulet mes fushės ti marrė erė lules qė ēeli nė ag
19.
Dhe pse ėshtė ai qė vetėm pėr kėtė i duhet tė qajė
20.
Dhe pse shkon prapa kodrės sė vockėl tė kohės
tė zėrė njė metėr kub vend nė kuzhinė
21.
Dhe pse nė kopshtin fantastik me drurė tė vėrtetė
ecja ritmike
shkel gjethe tė vdekura palimpsestesh
tė ngurrimeve njerėzore
22.
Dhe pse njė palė kėpucė tė vjetra prapa derės
thonė tė vijė e nesėrmja e tė shohim
ROZAFA
Gjithė ditėn po punojmė
E gjithė natėn po na rrėnohet
Pak mjegull mbi Buene shpėrndan ēdo paqe tė pari:
legjenda tė nderet. Lamtumirė, o heshtje e mbramė!
kryqėzuar fatet tona e prapė tė ndara!
Tė gjitha vetėm pėr njė Rozafė qė spamė.
Po guri mbi gur, dėshmues i vetėm i mbetur,
heshton tendosur gjithmonė nė fat tė vet:
pa gojė, emocion, nuk ka pėrse kupton
si thithen tevona gjithė fuqitė tona.
Gjithkah tė dalėsh, asnjė krijesė e gjallė:
vetėm njė emėr. Me vrundull balade i flakur
flatron ngadalė e pyetje tė vjetra ndėrmend:
na ka ėndėrr Rozafa, a ėndėrr e kemi?
Mos sillet kalimesh magjike, atje tutje,
shquar vetėm nga Zoti, mendja hyjnore,
qė shumė tė gjorat trishtime, gėzime njerėzore
ti duken tė thjeshta aq sa si thua pa skuqje!
Mos ngul sa mundet flamurin e butė tė ngulmit
midis mundit e gjumit, ku vuan njė bulkth,
midis hijesh qė duhen si burrė e grua,
nė zvarrjen e ngadaltė tė gurėve drejt gjuhės!
A ndoshta ėshtė ai zog i dehur nga dielli
qė bredh me nge mbi ne nė ajrin e qetė:
njė pikė e vogėl ku vė fati gishtin,
njė pikė e errėt ku ngrin kujtesa pėrjetė!
Buena shket pa tym betejash, thirrma,
pa liburne, romakė, barbarė e Teutė:
lavdia e turpi i mbretit Gent shuhen
si avujt nėn pushtetin pazemėr tė erės.
Dhe fėmijė qė dinė tė tjera
lojė luftash.
Mbi gurin e ftohtė
dhe zemra e zjarrtė e njė trėndafili.
Asgjė sdo jetė si dikur, si disa
orė mė parė, a nė tė shkuarėn,
nė atė epokė tė artė
qė mori fund me mbajtjen e besės
- Tashti qė baladės i duhet njė stomak
me tretė pallate, shitore e kriza.
Qė mundet, si bisha, tė mbajė brenda
njė kėmbė xhinsesh firmato.
LITANI
ShkOdėr, e para ofshamė. FaltOre
E fatit tė mbramė.
ShkOdėr, jehOnė hyjnOre. MizOre.
SaOra dashnOre.
ShkOdėr, e dashur e natės, e reve,
E nderit, disfatės.
ShkOdėr, gjithēka qė thashė. Mistere.
Biseda mes grash.
ShkOdėr, e re gjithmOnė. AkOrd
ArOme, neOni.
ShkOdėr, ku dOt sjetOn. Avlli.
BallkOne. BetOn.
ShkOdėr, qė mallin ke fat. MetrOpol
Dhe fshat.
ShkOdėr, njė bOtė qė humba. ObOrre.
Pullaze. Pėllumba.
ShkOdėr, ritmim vetiu, nė lOdėr
Tė thirrur prej shiu.
ShkOdėr, e bardhė si bOra. Orgji
Qė mOshės i mOra.
ShkOdėr, njė jetė qė bOra. Ora
E ndOres dhe kOra
E dritės. E Orlit Ortake. Urtake,
AOrtė prej flake;
Nė shkrepje tė shpejta tė mOtit, dOra
Dhe syri i ZOtit.
PranO pa fitOre, triumfi
- JehOnė Orgjie.
PranO pa nėnshtrimin, pėrulja
- JehOnė e fyerjes.
Sa sshkOi vOnė, caktO
Durimi qė ndOshta teprOn
E krijOna.
(POEZIA) Do tė tė rrethoj me shenja dalluese tė tilla, qė kushdo tė tė shohė, ti bjerė me bėrryl shokut dhe ti thotė Ky ėshtė ai, duke tė treguar me gisht.
Lukiani, vepra tė zgjedhura
Njė kryq prej ikjesh ditėt tė gjitha. Martire -
kujtesa. Ua mbushim mė gjoksin me hėnė lamtumire,
kur kapin kumbime tė shurdhėr nga puset, biseda
Vetmirash: kaq shumė fėmijė tė fjetjes me netėt,
sa thua sdo mund tė vdesim mė kurrė
me vdekjen e vetme qė njohim aq mirė!
Nė hekė heshtja - e mbramja mburrje. Mos humbi
zemra: kush iku nuk dihet ku ka shkuar
e ndoshta ajo tashti pėr peng u desh!
A ndoshta u pėshtoll rrokoll rrokoll - ndėr kodra
sėrish tė ngjizur njė ngjitje po ngjesh,
pėr veten e vet pasigurt aq shpesh!
Ky trup - flamur. E s'zhduket kurrė, kur dheu
e ngjesh nė gji vrullin - tė bukurin mendim:
ėshtė ai!, qė dikur dėgjuan nė gjumė
Poetėt - minutat e urtė, njė shekull tė ēmuar,
ku zhytet me turr e digjet e digjet
libėr i moēėm mitologjik i trurit
E fruton kujtesė e hi. A ėshtė i njėjti
fryti qė ēajmė deri nė bėrthamė
me frytin e paēarė? Ndėrmjet kėsi pyetjesh
Mbin ėndrra e poezisė. Nėse
mund tė shohim pėrmes
lėkurės sė skuqur tė njė ēasti.
Poezia qė dėshiron tė pamundshmen,
madje vihet nė dyshim edhe
si gjithēka e vėrejtur, qoftė edhe dje.
Kur bėhet pėrkthim i dėshirės
dhe nevojės tė mos ngulet naive
nė tė dukshmen: nėnė imazhesh
Qė nė bazė tė rregullit zhduken
derisa tė mbetet mbi dhč -
i madh, i pathyeshėm
I ngulur nė botė
si fjalė Zoti
- i fundit kryq prej ikjesh
PA TITULL
Mbi shpinėn e kalit tė shtruar tė muzgut,
kohė qė kacavirret maskon kalimin,
sėrish, me mrekulli hipokrite, demode -
Baticė e ngjyrtė dite, qė nis dashurinė
tej yjesh e s'mban ndonjė thikė
nėn pelerinė, qė pa ngut e zhurmė
Rrėfen me gisht duna kujtimesh
nėpėr kėtė jetė me zemrėn kalldrėm
i paqetė dashuri urrejtjesh: cila
Kėngė do krezmohet pak mė vonė
shuguruar ajo lule e pėrjetshme? Cilat
lule qė e ruajnė kopshtin tonė, tundur
ere tė tejdukshme qė fryn jeta? Gjithsaherė,
fort e hedhur, ėndjehelme, do kėndellet
kėmbėkryq kėndej vjeshta, me njė muzg
nėpėr duar gjithė mbrėmja do tė fryjė
nėpėr yje kėto brenga: kėto qiej
tė shijuar sa dhe frika e tė bėrė
tė pavdekshėm qė tė gjithė
brenda ēantės sė pėrvojės, njėherė
e pėrgjithmonė. Trukuar
Me vuajtjen e muzgut, duke qesėndisė
skeptrin e rremė tė ditės, sėrish
kjo erė e hershme durimi: epitafmbėrthyer,
ku prekte veē frika mbi krye,
sėrish pėrpin amshimin e hapave. Hedh
hapa para prapa nderon ngapak
Hėnėn qė ndrin me gjithė shpirt.
Ose dėshmon, sė fundi, se bota
herė pas here bėhet mė pak e besuar.
Se muzgu na mban siē mban trupi
emrin. Ja njė qė zgjohet nga ėndrra
dhe shqyen sytė si filozof solemn
vdekur nė aktin e mendimit. Ja
njė vend ku mund tė ishte titulli
i poemės qė tash nuk duket.
- kalldrėmi i zemrės nuk qe zhdukur ende kur e ėndėrrova
- kali i muzgut, si varka e Noes, hyn nė shoqėrinė e astronomėve
- vrujojnė anekėnd njerėzit me ide pėr botėn
(vijojnė shembuj)
1.
E marra sintaksė e puthjes, te libėr
i borės qė iku, pyetje ligjėrimesh
tė dlira: do kem sėrish dashurinė?
Mė ka prej kohe pėrdore trishtim
i gjorė somnambul
Mė pa braktisur hapėsirash
Nė brigjet e sfilitur tė zemrės shikimi
sodit kujtime
Si duna prej ari vejevinė
Jam bėrė rebel e Zoti nderoi
me luftė, lypa devocion e Zoti
injoroi, mendimebjerrė tashti
po mbledh hyjnoret kujdesje
Qė thanė prej plagės sė parė
jam unė trashėgimtar
Kėshtu na janė poezitė, me mėshirė
pėr etjeshumin, antilulka tė gjuhės,
terrina ku digjen flutura
Dashuria,
sido ta ēmoje, njė soj infeksioni
Dhe unė,
sido tė doje, Adami qė Evėn takoi
2.
Te zog i gjorė mbi shtrojė prej gjethesh
qė kopshtin e lagėt pikėlloi anembanė,
e shpirti i vjeshtės lutet me gjėmė
tė gjatė tė shiut: o kambana
e humbur e diellit, ngrije
kishėn e meshės pėrbrenda zemre
zogu tė vdekur!, nėpėr kujtesėn
kryeneēe, ku maten e ēmaten jetėt
njė dru skandaloz tragjedish,
nga askushi te gjithkushi, tepėr
pranė vetes, tepėr pranė sendeve,
tepėr pranė dorės qė shkruan
- i zjarrtė, i afshėt,
i ajėrt, arkaik flatroi lajmi
se autori shpėton duke vdekur
te erė e ēfarėdo stine,
pa rrėnjė, si gjithė erėrat,
i hedhur nė botė si elegji
qė do ti bėjė fjalėt
pėrgjithmonė tė lira ndaj nesh.
Heshtja qė nderet edhe njėherė
rimarton fundin e fillimin:
As kėtė mbrėmje, prapė zemra
si shkundi mbi terr puplat e kuqe.
KOPSHTI I I. KANT-IT
Librat e filozofisė
Nė kopshtin e vogėl homazhe ujėrash e guaske.
Unė spata se kujt tia besoj humbjet nė kohė:
hendek i hollė nėpėr zallin e zemrės
Sikur tė vdekurit e largėt thėrret tė zgjohen.
Tė gjallėt mė larg janė. Se mbush gjė honin:
fjalė, qė na ngjajnė sadopak, bėhen mbrėmje
Pa flatra pulėbardhash. Po yje tė shpikur,
me kėmishė jermi, flasin me puse, cisterna,
tė gatshme tė ēikin edhe vetė marrėzinė
Derisa rrathėve tė hukamės hutaqe humbasin.
Duke dashur veēse tė mbahen mend.
Duke dashur veēse paksa tė pėrfillen.
E kjo e fshehtė, qė u jep mė tepėr hije,
tashti mė bėhet bisedė e vetme. Sidomos
kėtė do doja tė tregoja gjithmonė
Ndėrsa vėrtitem kėtu, ndėrsa mendoj
se ndoshta pėr kėtė ėndėrron nė kėto troje
pesėhapėshi, i pagoji kopsht vetė
Liria e mendimit (prapė i vetmi thesar
qė deklarohet me gjithė ato
vrapime planetėsh e detyra qytetare)
Tė cilėn nata e vetme smund ta shpjegojė:
jemi nė mesjetėn e mendimit duhet
ta ndajmė bukėn e gjuhės: dritaret
Ku mund tė ngulet ndonjėherė, kushdi,
si mik i rrallė - Zoti
SKODRINON
Skodrinon! Skodrinon! Shko drin! Njė shqipe
me kėngė floēkash e satirėsh, prej kullash tė kaltrive
vendon gardhin e ditėve: tė bulurojnė sa munden
buajt bujarė tė fateve: dehur me gjeste
Ngjeshur me ngjyra perėndishmėrie kur na deshėn,
tė shkulin nga kulmet e kėtushme kurthe qė sdimė
e ndoshta na luanin me punėt, pėrhumbur e heshtur,
duke na shkelur preludin e prehjes prekėse
Njė kopsht qė shkon e vjen nėn gjethet e ngrirė
tė bime kurrė tė dukshme, por plot kundėrmime.
Ndrojtje kaprolli lėshon tek sheh pa folė,
ku falen akoma, plot jehona, fytyrash tona
Dėshmia se jemi ato fėmijėt e vocėrr
qė luajtėm nė skutat ku flenė fillimi e fundi
me buaj dalldisur dashurie dardane pėr detin.
E gjithė dėshmia e dashurisė tonė pėr tokėn
Qė ėshtė e mirė dhe sepse diku kumbojnė
kambanat e varrosura qė mund tė qenė tonat.
Edhe sepse po pret padurim prangapraruar
tempujt e vet tė vjetėr prej shpirti a guri.
Njė dhomė nė njė farė qyteti.
Rezultati i njė takimi aty, duke
u mbėrthyer, duke gjetur zgjidhje
drejt ashpėrsisė sė buzėqeshjes
Duke ngacmuar dritėn e bollshme
me sigurinė e saj tė fundme
Si shqipe qė ngurron e ngurron
e pastaj sulet.
DUKE LEXUAR VOLTAIRE IN
Kur si njė alarm hapet dita
drejt perėndimit (e ėndėrr
a hajmali kurrė nuk hyn
nė punė), vret valle tė vdekurish
nostalgjinė intime dhe ēdo
pagjumėsi pushkaton njė Tanushė.
Kjo letėr shpjegon gjithēka dhe kurrė
sdo dėrgohet - mė torturė
se terri, tymi tinzar vjen
e kallėzon me gisht shkrimin
e vet tė vjetėr, veēmas i vetėsigurt,
si ta kishin fort pėr zemėr,
posi pėr tė pėrtallur disa
moskokėēarje, dhe merr nė dorėzim
njė qiell pabesish: ndėr fletė
ėshtė fjetja pėr shpirtra tė shuar?
Viktimė e fillit qė duket e zhduket
kam parė makthe toke me idenė
e jetės tė vishnin njė pandehmė
qė ta ndernim ndėrgjegje.
Kam parė ti pėrlajė shiu
ciklik tė gjitha - ku plasi gjak
kurbanesh, ku hemorragji drite
tha: mė e vogla gjė nuk i takon
asnjėrit. Dhe secili atom
i qetėsisė sė vonė, dhe zėrat
qė aviten e pastaj heqin dorė.
Dashur, pa dashur, jemi kėta
qė jemi. Tė gatshme palimpsestet,
ashtu prej pergamene, tė mėdha
sa ti marrin gjithė gjėrat e mundshme.
Ku ēapiten ēuditė, fanitjet e fetishet.
Ku dhe babushi diell nuk kursen
kozmetika, ashtu pa sy e duar
njeh mėngjesin e muzgun. Yjet
qė se ushqejnė ndopak me gjakun
e tyre, sepse si arlekinė do shoqėrojnė
mitet: dikur ishte e lehtė
pėr tė shėnuar e rrėzuar idhuj.
1.
Shpirti nė shkurren me ferra shfrimesh
dhe re dhe zogj qėndisur qiejsh:
nėnshtruar e mundur, nisur nostalgjitė
Nė botėn me shkretira pa shije tė ikjeve:
mė fort se larg pėrbrenda gjėmon
gjithmonė asnjė epitaf smungon,
ēorapet e lėna nga nėna pėr dimėr,
muzikė e trishtė e ikjes sė shpejtė
qė popullon, pjeston pikėllime mė tė vogla
Sėrish vetmia, buka, uji - njeriu
qė ka nevojė tė rrijė menduar
gjatė pėrmbi gjithēkanė e panjohur
Pėrmbi pohimin e jetės vetė
- vetimė qė vjen vlerėson nė dhomė
sekretet e botės: prova qė bėn
qetėsia, m'e vėshtira nga gjitha.
2.
Braktisur e gjitha prej Zoti
qė fshehtas nesh lajkaton
njė lojė fėmijėsh nėpėr pluhur,
jeta mė kthehet sferė sekretesh
Braktisur prej nesh, mbi kokat tona,
nė radhė rrahin flatrat engjėjt,
dhe rrjedhin lot nga sytė e tyre,
qoftė, sė paku, nga tė qeshurit
Braktisur nga ēdo zbaticė zemre
qė dikur nga zėri im zbutej,
vizatoj e vizatoj veēse heshtjen,
qė ronitet elegji e madhėrishme
Mua burrė mė bėn vaji
baba, mė thuaj se kur do vdesėsh
Ēunak mė kthen botė e zbrazėt
nėnė, mė thuaj se kur do vdesėsh
3.
Pas netėsh me dimėr, pafund,
njė plak me lundėr mbi lumė
peshkon dėborė e ngricė
dhe shtangie tė kulluar gjithėsie
Veēuar tė fshehtash tė veta,
ku theksi amtar i vetdijes
e rras te ēdo dhimbje,
nė zemėr karont mishėrohet
Nė kurm rituali pėrkundet,
ngadalė, si t'ish prej uji,
shpėrbėhet pėrdėllimi tė pellgėt
pėr ndonjė grimė jetė
disa ndjesi tė shtera
apo tepėr tė fshehura
aqsa tė pandehet dikur
se jeta ėshtė e mundshme
4.
Se the nga ētyl i lyrtė hėne
u ndėrsyen drita e hije e, stinė
mbi stinė, stisin ėndrrėn femrat,
posi gjethet, e ndėrrojnė maninė
rėnėse: njėherė pėrkunden
nga qielli, njėherė
pėrkunden nga dheu!
Te dimėr pa afsh nė vatėr, sa dal
dhe kėngė vjelėsesh mė sjellin
vjeshtė nė veshė: ngadalė,
nė ēdo pėrrallė, shesin sekretin
e errėt, tė gjorėn shtatore
rroposur
nė raftin marroq tė kohės.
Dhe ajėr paradhėnė pranvere tek prehet
pranėvėnė pengjeve qė presin
njė verė ngushėlluese. Dhe orgji
a koktej kungues ose kulti
dhe vdekja ime. Ku di vetėm
njė pikė tė helmėt:
tė vjetrėn palumturi tėnde.
Se the: prapa maskės prapė
rri edhe gjykim i ēfarė
ėshtė fine. Rrallė
shfaqet dhe kur e bėn
po vdes tashmė
mbi shpinėn e flladit
qe solli te pragu i ligjėrimit.
5. (BREZI I HALORĖVE)
Pėrpara ngulmim kurioz kullotash
prapa sėpatė pazemėr druvari (pa njohje
mbi shkallėt hyjnore tė limfės) ngutshėm
ngulur nė trupin e trungut - rrėqethja
e tokės smungon nė brezin e halorėve.
Lart trishtim i truar i dritės e diell
i dehur prapa terresh vuajnė tė kridhen
nė mistikėn e gjelbėr tė fotosintezės. Vrapi
i zogjve tė panjohur dhe toka e lėpirė
nga krimbat janė sa duhet tė ndarė, mrekulli
qė qielli kurrė skėrkon tė ulet
mbi Bjeshkėt e Nemuna, nė shkrepat
qė nė kėnde tė fshehtė tė mendjes njerėzore
janė sende tė hapėrdarė: shėnojnė
diēka jo tė sigurt ndėr kohė, qė soje
shenjtėrie snobe e orė tė ngarendin
nė ngenė e vjetėr, tė lidhin kursin tonė
(njė humnerė, si shpėrthim botėsh tė humbura)
me mahnitjen qė smbaron - mė duhet tkujtoj
njė puthje qė mdhe nė gur paemėr tė globit.
UNGJILLI SIPAS DJALLIT
(Ndėr duar tė mbushura prej uji
e porta copė - copė) Tė parat qenė
shtėpi prej gjethesh qė bie e shiu
rishtas vagabond. Qė tė varet (mbi
limonti drurėsh) njė fryt
psherėtime, qė tė ēmendet pėrmes
zemrės aromė me mall
dashurie (si lart nė qiell
tė zi njė yll i kėsaj ndjesie), njė
tetor i marrė, qė gjithė
kujdese shpėrthen me ngjyra
e drita trėndafilė, shkruan hieroglife
dashurie: sakaq i fshin, i nxjerr
kujtese. Dhe sheh se kjo qenka
e mirė. Shkreptimė aleluje, ogure
shiu (gjithmonė) janė qė tė fshijnė
mėkate bukurie. Po heshta sekondash
i ke nė shpirt - tatuazh sekret. E svjen
e fundit qė thonė se vret: sa herė
nga zemra heshtja largohet, pranga
deri vonė groposen nė ankth
imagjinatash, tabela ku renditen ēdo orė
urdhėresa, si: me qenė gjithmonė
ai qė sishe: udhėkryq ēastesh
hibride tė lakmisė. Ose (siē tha Horaci),
kurdise atė orė e ec duke shkelur
mbi dyshimet: shi, shtėpi, duar,
gjethe, ujė, qiell i pasqyruar.
Ato janė sepse heshtja i ka pjellė.
Ato janė shkallė versetesh.
- Kėshtu erdhi ky rrėfim, pa tė lartėn pėrndritje tė pėrsosjes
(Gjithkush, pėrgjithmonė, ka dorė tė lirė pėr riprodhimin e saj)
VESI I LEXIMIT
U lind 3, 6, 13
U bind 4, 7, 9, 18
Nderė
Erė
Terri
Ferri
Freri
Vreri 16, 21, 72
U grind 5, 31
Dhe prind 40, 60
Gjeneza
Rinia
Lavdia
Vetmia
- Turizėm ndėr varreza 15, 23
Listė leximesh 63, 77
Ditė votimesh 50, 56, 69
Re ndėshkimesh 34, 42, 90
Dhe pirg kujtimesh tė zeza 83, 92
Mite tė mardha 19, 36, 85
Mure tė bardha
(Si mure pushkatimesh) 16, 97
Bėri pėrpara 37, 46
Paris
I vetmi arrest 87
Ēdo stinė njė palimpsest 89, 93
Rraqesh
Flakur 67
Flatrash
Plakur
(Ejxumtrialalilala) 92, 95
Mori mollėn
Qė se kafshoi 67, 82
Kush shkoi 76, 93, 97
Ftoi 53
Dragoi 44, 64
Dhe palloi 81, 86
Thikė 62, 68
Frikė 65, 83
Gjithēka
(Hapat qė la
Artet qė pa)
(Elonlalerelonlala)
Kėrkojnė tė bėhen muzikė 100
Qė del nga gojėt e dheut
Nė gjuhėn e heshtur tė Zotit
E flet thelbin e pakapshėm
Tė kujtesės gjigante 102
Letra, po thotė, libri
Qė mban nė prehėr
Pėrmban dioksinė,
Mė e forta lėndė
Kanceri 105
MALLKIMI I UJIT
Ky qytet do tė mbytet nga uji
Gojėdhėnat
Edhe njėherė ėshtė fjala pėr shiun:
I ngulur kėtu e nėn ushta shirash
sikur s'u struka kurrė - i ngulmėti turr,
i rremė tė thuash, kujtese tė lashtė po sulej
Ku vendi i pėrket njė hyu uji.
E ku, pjellė peshqish nė squhesh,
gjithēka pėrgjithmonė lėshohet
tė kėrkohet me lundėr jeta.
Tė duan, sulin luanė, thonė shkrimet
E shenjta, tė duan, sulin ujqėr urie:
ndoshta, hyjnitė e lashta, thashė, dhanė
zgjidhjen e mbrame - pėrmbytjen!
A ndoshta, vallė, te jetė
kryqėzuar kaq gjatė prej shirash,
ku kam vetėm njė zemėr tė zbrazėt,
mos ėshtė ky trup ndonjė guackė!
Qielli - i pafund. Fytyra, qė kurrė
se shfaq tė vėrtetėn, po aq e fshehtė:
a mund tė ketė tė vėrtetė tjetėr,
pėrveē njė zemre shpėshtjellė si uji!
A mund tė ketė tė vėrtetė tjetėr,
pos kuajve tė kohės, qė shuajnė etjen,
qė tundin me kokė kortezi tė shpejta
e mbas ia mbathin tutje!
A pos ndonjė baptime tė shurdhėr
qė, zvarrė pėrmbi zemėrrrahje,
kujton kalimthi se shi i ngulmėt
dhe mund tė riduket kėsaj ane!
Apo, ndoshta, sėrish u duhemi
atyre qė kanė ikur dikur!
A mos ndoshta duan tė na luten:
tashma, mjaft! Mjaft ma me ju!
I ngulur kėtu, dhe nė svjen dikush,
diku dihat diēka ta sodisėsh
nė hapėsirė tė virgjėr: ku digjet kuturu
njė dritė e butė, qė ėshtė zemra,
Gjuhė e zgjuar nė terr pėr mbylljen
e botės nė shtatė dryna - qė nėse
i thyen ndopak, mė keq e tregojnė
zbrazjen dhe mundin
Absurd tė midhjes profetike
kur nė guaskėn e madhe, pafund,
tė vetė universit mėton
tė bėhet diamant, tė shkėlqejė
tė gdhendė fytyra nė sipėrfaqen
e ndritshme. Tė lėvizė herėdokur atė
qė tė vdekurit e kėtushėm e quajnė
fund deti dhe verbėrt i pėrgjunjen,
Duke u thėnė tė gjallėve qė braktisi
siguria - ēėshtė e rėndėsishme
ėshtė mė e rėndėsishme se sa
e parėndėsishmja.
TOKA E KUJTESĖS
1.
nga ama te ama
riosh
nga mjalti te mjalti
majhosh
nga balta te balta
bardhosh
e qosh prej nape
nate
2.
plepiplakiplasur
pakpalcėpaskapasur
3.
nga kali nė kalė
kokallė
nga koka nė kokė
i kallė
nga koha nė kohė
pėrrallė
nga toka nė tokė
i gjallė
e partalle mijėvjeēarėsh
ēasti
4.
njeri zezone
njeri prej zoti
njeri prej toke
njeri sė koti
njeri prej flake
njeri prej loti
njeri prej fati
dhe zbuar bote
5.
me njeri
ky skelet
me pusģ
ky qytet
me uri
ky shėndet
nga kryqi te kryqi
rrėmbyer
nga fryma te fryma
mbėrthyer
nga fyti te fyti
urryer
6.
kush ėshtė zoti
kush vasali
kush ėshtė kali
e kush moti
kush ėshtė toka
kush sinjali
7.
ar
ar(ė)
(b)arrė
(b)ar
arģ
njeri
erė
(v)erė
(v)rimė
rimė
imė
im
i
8.
nė tokėn e nderė tė kujtesės
unė dhe tė miat pėrkujdesje
mijėra vjet rrojmė nė heshtje
me premtimin e resė sė shiut.
DUKE DĖGJUAR SONATĖN E HĖNĖS
Gatitur nėpėr poza tė ngrira ligjėrimi,
dhe pse njė kulm harrese mbetur, pėrsėri,
aty ku rrinė shikimpėrdhe tė vdekur
Ku shqyhen sytė e ikjeve, dhe vetė shikimi,
ndoshta i buti shikim i engjėjve mė rrok.
Por vendi ku buaj e ka portėn copė -
Njė dallgė qė hapet e arta sonatė. Pa ndalje
nė ēastin fatal, me ndarjen e thartė dhe fjalėt
qė ende su thanė mbi tokėn e ashpėr, por zonjė.
E di, mallėngjimi tė vonė gjithmonė e ēlirė
shosha e kohės qė tokėn kėtu praron:
ditė pa emėr. Vetėm vėrshim i mpirė
Njėlloj me ėndrrat kur shpresė te drita peshkoj,
kur gjuaj fetishe festivė nė vazo arketipi,
kur ruaj Egnatias qerre mitesh. Ēdo gur
Kokė statuje tė shembur. E zemra
njė majė ku smund tė prekė kurrė poema:
sonatėn e thur e mbetet pėr tė e huaj.
Ndėr fjalė me tė cilat mund tė shohėsh
e ardhmja kalon. Ose
fundi erdhi te fillimi. As qendėr,
as skaje. Ose nėn arin e mekur
tė pėrjetimit sakaq
fragmente - fragmente vdesin sendet
Deri nė zemrėn Hiēit (ku sipėr thėrret
vlera absolute e suksesit e poshtė
ndjenja madhėshtore e humnerės)
E mbledhin paqen tragjike tė vėshtrimit
hedhur nė asgjėkund
si vrimat e zeza nė hapėsirė
ODHISEA
(Udhėsi)
Sėrish tė ripashė,
dikur jeta
vetė, o itakė
e pragut,
tashti njė pikė
pėrpirė
nga pafundėsia.
pėr dhuratat qė jep
ēasti -
me heshtė trupash
tė kėputur
shuma e horizonteve ngul
nė fushė
qytet shkėndijues herezish
qė vetė
parajsėn ėndėrruan.
i njėjti qė kėtu
jetoi,
u kthye, kur shpirti
ndjehet udhėtar
qė befas ndodhet nė qytet
tė huaj
pa ditur si arriti; qė det
fantazie
si duhet, qė sguxon me marrė
pėrsipėr,
megjithėse vrapon diku
njė zė
qė sėshtė i detit?
Kjo ėshtė
zhgjėndrra: shpirti pafund
e jeta
sa han syri, sa hapet
dėshira.
Do zgjohem nga qenie
i zgjuar,
ta kem tė paktėn dhuratėn
e ėndėrrimit!
Mos ndoshta dijet
qenė
njė hap prapa! A ndoshta
dikush
vjen e na zgjon nga ky gjumė!
Ndoshta
kėtė kėrkon tė thotė
njė zė
qė sėshtė zėri i detit,
qė nėse
pėrgjojmė e zgjohemi,
hesht
e mbetet vetėm
deti
qė ėshtė amė e marrė
qė si kthen magjistare,
ashtu i gjen
dhe i bėn tė duken
tė tilla
11 KOMENTE NĖ VETĖ TĖ PARĖ DHE TĖ TRETĖ
***
Mburrin brirė tė artė
drerė tė fjetur resh
nė perėndim.
S'e dinė se te Amin zėlartė
pagėzon vjeshtėn bubullima.
***
Duke u vjeshtuar
e qarė gjinkalle
kumbon mė fort.
Tė hapura dritare e dyer
diēka, e di, mė mungon.
***
Njė pemė e zhveshur: e tashme.
Lulja: e lashtė.
Me mesazh tė farės sė shmangur kujtese
vjeshta pėrhedh gjeste dėshpėrimi
tė dheut
pėr atė qė s'mbėrrin.
***
Kujdesur vjeshta tė rrėfejė
se gjethi nė kopsht mė i madh ėshtė
se bota e madhe nė gjithėsi. Se ėshtė
mbi gjeth mė i madh krimbi.
Ai s'ka pushuar sė rrėmuari nė pluhur
e kurrė se di se yjet janė nė qiell.
***
Kudo folėn pėr kė mendoi
kuptimin t'ia kapė
e vjeshta e bėri tė madh. Dėgjoj
muzikėn e lojės,
edhe imazhin e vdekjes harroj
edhe snėnshkruaj pa vuajtje
dy tre hapa.
***
Cili mundet tė dijė se pati
dikur orė madhėshtie njė diell i mbyllur
nė kupėn e qiellit: dėshirė e vakėt
dielli tė shtrihet mbi qilim gjethesh
melankolia! Do thotė se ēėshtė nė vjeshtė
njė prekje buze te hija.
***
Nė kanavacė tė ajrit vjeshtak, me ankthet
tona si tė Van Gogut tėrbimi i shiut plak
ritmon. Pigmentin e vjetėr tė brengės
ende se kemi hequr prej zemre:
mungon ndonjė prag i pafajshėm.
***
Ti ngjash njė zogu qė kohėn bishtnon
e borėn e parė lajmon te vjeshta,
thotė qielli
sovran, pafund. Mendimet e hershme
e holla melankoli e zakontė
mė duhen qė prapė tė jem unė.
***
Nuk vilet nga vjeshta
nė arėn e qiellit
lulediell i hėnės
pėr tė mė thėnė qaj
mungesėn e nėnės.
***
Fėmija i lodhur nė lojė flluskash
mbledh ylbere nė ėndrra. Gjithė natėn
vjeshta u flet ditėve tė ardhshme
si vėnė nė dyshim tė vėrtetėn, si qeshin
si plasin pastaj nė hiēin e zbrazėt.
***
Tutje dritares diku duken duart
e buta tė erės. Nė fytyrėn prej shiu
tė vjeshtės si gjej portretet qė vetėm
unė i njihja: do jetė ngulur nė hėnė
kujtimi i ikjes sė prindėrve. Kurrė mė
sdo njoh rrufenė e shkurtėr tė mahnitjes,
germat e saj prej zjarri qė dridhin
dimrin e ndarjes njerėzore. Qė dita
tė jetė ditė, rreshtat kthehen nė letėr,
stuhia ikėn nga librat e Platonit. Ėshtė
pa trajtė, pa ngjyrė, pa zė, si kujtesė
qė vjen tė mbushet: hap gojėn e madhe,
por ka njė gjuhė mė tė vjetėr se hėna
dhe mbetet e vetmja shpresė po tdinte
ndopak pėr telat e nderė tė zemrės.
Si ujėrat (anti) heraklitė pėr ne
pėrherė bie mbi nisjen fundi: kėtu ku nata
e dėbortė shkon tė dėborojė e pėrmes
ditės qė zgjohet shikon ajėr
i populluar me botė tė kulluara,
plot ėndrra kapur fustanit
tė ditės e motit, ku zemėr
dyshimtare kotet (kurdo gjallė
prej kryqesh nuk zbritet dot), kėtu,
ku koha i ngjan plazhit nė gjumė
e shelgje ajri gufojnė vela ilire, nė kalkun
e ujit ku peizazh i vakėt kopjohet, ku fjalė,
qė mbret i kėtij bregu mė mbanin, sa
nxjerrin pėrsipėr vite qė sngjallen a thua
se kurrė skryqėzohet mė gjė me ne, kėtu,
natyra e bėn tė vetėn: ēdo fėmijė vdes pas zogjve.
Kėtu, midis fėmijėsh e zogjsh, vajin lakmoj,
se sdi flatrime apo jetė pėrrallash, sdi tė rri
nė dreka a darka tė vetėdijes, ku lojė karuseli
ēdo orė numėrojnė moshat (ēdo kat, secili
pėrmbi zemrėn i fortė). Kėtu, ku pema lotoi
mbi hijen e butė se kurrė e kurrė
nuk mundi ta shtijė nė dorė, ku ka
numėruar hija ēastet, jo muajt, e prapė
kėshtu gjithmonė mjaftohet - kjo vetmi,
ku ngrihet fuqi ligjėrimi, sėrish shpėrthen
e shtyllat e veta thėrrmon: Zoti vetė,
i qeshur e duarnderė, nėpėr njėzet erėra,
as ai se di cili flatrim, cila rreze a velė
lėshuar sė fundi diku vetėm pėr mua,
do ēojė kah aventura dhe kah deti shpirtin
qė tash kushdi ku ka humbur. (Tashmė dihet)
as era si mbush mungesat
fshehur nė sende tė tretura tė vjeshtės, ku ka
nostalgji tė gjallėsh e vdekjesh, qė orė
pėr orė rrethon e kurrė slėshon, sikur
po pret ndonjė pėrmallje tė fortė
vetime qė brenda dheut i hedh dritrat, aq thellė
sa ēburon pėr ne pėrshėndetja e ditės: miq
tė njeriut qė tash pesėmijė vjet
thėrret ndėr buzėt e ujit - Kur
Ta kėndellėsh bulurimėn tėnde
nė re qė rendin rėnduar me shtamba
E zgjatur n'ekage vetimash pambarim
tė vdesin vdekje tė hershme tė zemrės
Kur shikime mbushur pikėllime qielli
tė shtyjnė mbyllje sysh nharrim
Pėrmbytjen pranoma, ari altruist i dimrit,
t'njė dalldie dite nė t'brishtėn britmė
SHĖNIMET MATERIALISTE
Nė nepsin e nervave qe vallė tė mbramit e mbarė
ky ag vetvrarė kaq vagullt si lulėz e brishtė
ku kurrė tė dashur fatin s'e kanė parė?
Ku shkon a kthehet bohemi, si plumb nga unė
i ndarė e ēapur pėrēartjesh tė gjata orakujsh
kafen e ditės pa ngarė, gazetėn pa blerė,
te Bar i zgjedhur, pas parku, ku ulen pėllumba,
ku orėn shikon pėr mua sa herė kamerieri?
Vera po vjen. Vesi qė qulli zemrėn po vjen
shkoi vonė pėr ėndėrr ndriēimi suprem.
Njė mendje mė thotė t'ia lėmė mendimet kokės.
T'ia shtonte vetminė i lutej dikush Zotit:
A kam ambicie? Fatin ta vė nė provė?
Veshur i tėri kostum faturash tė vjetra
E sdi kush jam: do di se kush do jem?
Gjatė prita tė zbresė prej taksie njė vajzė
Qė bashkė ta hamė ēokollatėn. Arrin
ndokush tė hedhė nė varg varaqesh metafizika!
Dėshmi se kapet e njėjta njohje vėrtetėsie!
Apo do jem kush kohėn ēon menduar:
do vdesė patjetėr njė ditė galaktika, rruzulli -
nė llum misteri, nė cep gjithėsie, i riu
panair planetėsh tė pluhurt kotėsie!
Kamerier qė mė sheh e mė qesh. Andej - kėndej
dhe shpirti dhe gjėrat distiluar me sy prej vitesh.
Mbetet bezdi ēasti metafizika: jam
dhe vdekja vjen me tė vėrtetė, dialektika
i ndan dackat prapė: buka - m'u ble,
kėmisha pėr hekur, vendim gjyqi mu pritė,
pėr ngjatjeta - ēupa e pastrueses,
unė e toka ti hapemi njėritjetrit,
pėrjetė, nė mė tė ndyrat detyra sekrete.
Etnosi pellazgjik, qė barazohet me perėndinė, e mbiu mbi malet e larta tokėn e zezė, pėr t'u bėrė prijėsi qė lindi tė gjithė njerėzit
Asios
1.
Kurrė se thamė, kurrė se dimė,
as ēgjen njė zog te vrapi i diellit
2.
Vetėm hyjnesha Hes(h)tia
zemėrshpuar nga thika britmash,
me neps pėr gjumė pakthim agimesh
ku mbahet metali i fortė i kohės,
pėrgjithmonė nė gjakun e ftohtė i ndryrė
3.
Derisa ti flakim tė gjitha detyrat
4.
Di pse shkėlqejnė metalet dhe deti:
Siē jam, njė lis i varur nė ty, uromė,
urti prej ajri e ere! A shpirti me flatra
si flakė e qetė, nė diell
tė hyjė tė humbė pėrjetė!
5.
Ekstaza orakujsh e dyndje tymi
qė bien erė tė mirė. Faltore,
therore, altarė, kurora, falltarė
dhe gra llėrėbardha, diell
pėrzhitės dhe lule dhe fruta
Tokė e gjerė shtrihu e rritu
sa vetė dėshira! Ke parė
aq hėna, ke parė aq diej, ke prekur
te gjallė, ke prekur tė vdekur: ushqeji
kėto derte tė vjetra
6.
Fushuar deri pėrtej detesh! Apo
nė zemėr tė gurit dergji!
7.
Kur qeshet e qeshet hyjnesha (H)Erė,
kėndellin dheun stinė Kronidesh
8.
Kur nis bekimin Re(j)a Nėnė: vajzė
pranvera, nuse - vera, e ve - vjeshta, plakė
dimri
9.
Ndokush mund tė ēmendet nėn fjalėt sundim
mbi tė gjitha shenjat e tokės.
10.
Dikė se lė tė vdesė ndėrgjegjja, nga falje,
gjithēkaja, pėrditė sfilitur
11.
Tė jetė fėmija, qė qau e qan, derisa
ti gjejnė dhuratė pajtimi
12.
Vetė njė botė: i lehti,
i shpejti valėzim madhor
13.
Qė tundi tė shumtat flatra qė sduken
Nė frymėmarrjen e thellė tė tokės.
Qė derdhi dehjen e vet tė errėt
Brenda gojės sė saj tė gjerė
14.
Nesėr tė jetė gjethe-divnesė.
15.
Ku gjatė mbahet vesh njė zemėr
qė na desh
16.
Porsi pėr(H)Erė, me dy kuptime
17.
Si yll qė rri i fundit gjithmonė
e thotė pėr ne Afėr Dita.
18.
Q'i them, sot e mot: njė(H)Erė
t'jetoj si Zot dhe kjo mjafton
19.
A ndoshta vėrtet
vetėm Zotat janė tė lumtur
20.
Prapė e prapė tė flasėsh
siē flet njė lis
21.
Siē flet njė copė druri
nė bashin e anijes
22.
Siē mbjellin argonautėt
ecejake, ligjėrime e ligje:
E sheh Eterin qė mban tėrė qiellin
Nė krahėt e vet tė lagėsht ai mban tokėn,
Ja ky ėshtė Ze(aė)si, atė si Zot nderoje
23.
Qielli qė ngjan sikur ulet e ulet
njė meshė e madhe e brishtė.
Na kujton lutjet.
24.
Secili prej nesh kėndoi aedi i verbėr -
mund tė jetė ajo erė qė, herė pas here,
tokėn pllenon me mėrmėrimat:
Po ēfarė ėshtė ky Ze(aė)si, se di,
shpesh e kam dėgjuar vetėm pėr emėr
ODA E VJESHTĖS
Do shkrijė shiu tė shkrifėtat lamtumira
do shkrijė tė gjitha sfilitjet e gjetheve,
ku ngjeshin tė fundmen frymė pareshtur?
Ka ankth a paqe pėr shqisat e ndera,
nėse tashti fare papritmas,
o era, o shiu, o ndoshta njėherėsh,
i kthejnė tjetėr fletė hapėsirės?
Shqisa tė ndera - shqisa tė mpira:
fletė nuk ka, a nuk dinė ku janė - nė botė
vetėm kortezhi qė shti nė dhé
njė vjeshtė moderne: tirania e risive
tė vdes. Rruga e gjethit shpjegon
se thelbi, jo stina, pėrpirė
nga ardhje e ikje e reve, bėhet
dihatje e dimėrt dielli, erė
kalitur me tinguj kambanash
qė zemrėn telkėputur e quan njė gur
nė shenjė tė gjakut tė zbutur si bisha, bėhet
heshtja mbi pisha, ku moshė e ngulmėt
shpalos pafund kohė pakthim - atdheut
q'u pėrket, t'u kthehen ēi janė botės trishtimi:
ngulur te gravura makute e shirave
duke ėndėrruar qyrkun e diellit,
mbyllur nė qyrkun e zbėrdhulėt tė diellit
Duke ėndėrruar gravurėn e shirave.
Ku lypa ca zogj tė lodhur amshimi,
vetėm tė ikshmit shpirtra. Sizif fillimi
Tashti s'ka mė: sa thellė, sa ngulmėt
fytyrėn e dytė tė gjėrave ruan
kujtesa - njė togė e truar drejt pambarimi,
Relikte e asaj qė sarrij
me avuj tė dridhshėm dritash gjithėsie,
ku ikėn sėrish kuptim pafundėsie
Dhe ēdo mendim qė ėshtė edhe njė qoshe
e fshehtė, dhe ēdo fjalė
qė gjithashtu ėshtė njė maskė.
Vetėm akorde sendesh qė shkundin
besimin se bota shkon tė mbyllet
nė libėr qė Zoti vetė
Nė ėndėrr e pa. Njė Zot i
hapėrdarė, qė shfaqej te pamje
qė para shikimi shkojnė e vijnė,
Madhėruar nga gėrmadha
Zemėrrahjesh, pėrtej sė mirės
e sė keqes e gjitha ēfarė dihet
Mbi tokė e nuk shihet, e gjitha
ēfarė u dashka ditur
e smund tė paraqitet
Pyetja qė smund ti shmangemi:
tė mbyllim sytė apo
kemi pėrpara ditė tė mėdha
RAPSODIA E HĖNĖS
Kur ēukat mbrėmje e bardhė si varg
mjellmash ujanėn e avujve tė zemrės,
do ngasė posi nė netėt e veta
tė vjetra njė varkė e ēarė ėndrrash!
Nėn leshra yjesh, si kokė aedi njė hėnė
e vetmuar prapė do gdhendet! Dhe fryt
i brengės, pagėzuar prej zemre,
a do rrėmbejė rremb bohem lahute: kujtim
i shpejtė ėmbėlosh i kohės
qė shkon e vjen si uji qė kėndon -
Ndoshta shquajmė kė qajnė statujat!
Kėshtu tunden e shkunden tė vėrtetat.
Me flatrat e fshehta qė zhyten e s'mbyten,
qė janė ankthi im nė moshat e ajrit, ku
kaq shumė fyejsh fytesh u fryn jeta, kėshtu
Si kumt i butė mbin bimė e soditjes.
Nga toka nė qiell, kėshtu gjithmonė
te sofra e reve, mpirė nga vera e vrerit
tė vet, vetė vullneti i hėnės piqet. Piqen
Fytyrat e shumta tė saj, pasqyra ku rrinė
tė ndryrė imazhet, dhe pse se thonė
kurrė kornizat pafund (megjithėse
na mbajnė tė gjitha, siē mbajmė fjalėt pellazge)
Tia lypim Zotit: ta lėmė
tė rrojė pėr tė vdekurit panumėrt!
1.
Trupi simbol i mendimit qė mbulon, vetė mendimi simbol i diēkaje tjetėr qė mbulon
E prapė sdi nė shkon te liria a ikėn prej saj
2.
Ende ska besim a fjalė tė shenjta, parajsė a ferr
tė vetmet pasuri - mendimi, ndijimi
Sa pa u shfaqur shkallė e shkaqeve e sendet tua pinė energjinė
3.
Mendimin e ēmon sepse siē mendon ashtu bėhet: ndjehet krimb por beson se ėshtė nė rrugėn qė shenjt tė bėhet
Shikon shenjtin madje edhe tek krimbi
4.
Koha i duket veēse njė mėnyrė mendimi
kur rreket unin ta ngrejė te fjalėt kam tė drejtė
Kur sheh se Zoti nuk ka nevojė pėr asgjė
2) EVA
Ngaqė plasėn sheshi tundime e dreqėr
E hija prej fėmije mė rri nė prehėr tė Zotit
I pandari nga qielli qeshė
E martė e enjte e diel
Vere vjeshte dimri
Shpirti im kėrkonte njė kokrrizė rėre
Me lexu pafundėsinė
Dhe pashė fjalė qė humbnin
Si aromė, dhe pashė heshtje qė lėrohej
Dhe rrahje zemre
Dhe kėngė bilbili
Dhe shorte shiu
Dhe shumė u zhyta nė zell tė racės
Dhe shumė u rrasa nė njollė tė tmerrit
Dhe rreth gjithė kėsaj kėndojnė Muzat
Gjithė njerėzimi ka njė tė dashur
Me ajrin e mbledhur
Si mund ta dish kujt i pėrket kur je
Si mund ta dish ku ēon shkėlqimi endacak
Ai qė bėn pyetje
Se mos e njihje rrezatimin tėnd
Se mos e njihje pėr shenjė epėrsie dhe force
Hapur rrokje pėr rrokje nė zemėr tė shėndetit
Deri nė fund, hyri brenda meje
Dhe u bė Ai qė jam
Hyri si thikė e mprehtė e ndjenjės (ēgropė nė zemėr)
Hyri si hyn notė e kėngės qė ia merr
- Natyrės si pėlqen
Tė vėzhgohet: na do shokė tė lojės:
Pra, asgjė smbetet pėrveē vdekjes,
I vetmi realitet
(Ka vend pėr kėnaqje) qė bisht sna bėn.
3) DĖBIMI
- Si ėshtė parajsa, nėse tė kujtohet?
- Ai vend ku sdashurohet.
4) LIBRI I HISTORISĖ
Me dalė, thanė, nga bustet e vjetra
Me dalė, thanė, nga tunel pafundėsie
Pėr ne uratat e gjata ushqenin pa ndarė
qiellin qė shkiste mbi plumbin e fjalėve
Agimin tjetėr smbeti asgjė: as duart tona;
zhuritur nė etjen e ethes pamort qarkoi
karvanin e maleve puthja e detit
Mė sqeshe kur ritit tė puthjes iu dhe
Hape sytė e kthjellėt, duke parė kanune
tė parėsh shtatė pashė poshtė, afruar
fytyrės bojėgjake tė mbrėmjes ku drita
tė bėn tė qash pėr ditėt e rėndomta
Tė padukshmen e ndritshme qė jetėn ushqen
E shkrove njė zemėr mbi gjumė pluhurash
Pėrkundur orėsh tė vona nė kopsht, shėmbėlltyra
tė mbrame llamballesh ende
gėlltisin ndriēimin e pakėt tė saj: paqja,
emblema e moēme, zgjedhuar nė gjitha kohėt
humbet pėrbrenda pasqyrash tė veta:
Ata qė morėn gjithēka e prapė pėrbėjnė
popullin qė ka fare pak, ende na zgjojnė
yllin e vonė qė mbyll me mure shpresėn
brenda qepallash, si kumt kristali
ku zėri pėrplas dritėn e pėrjetshme
Ku shtyhen engjėj qė lypin muzgun
Qė pa shpirtrat tanė tė ėnjtur me puthje
Se mbeten kėto shkallė shndritėse iluzionesh,
stacione resh tė lara nga hėna, ku ditėt
kalojnė me hapa gjeli, duke nisur pėrtej
qiejsh zėra tė djegur prej ajri: grumbull
vegimesh gjithmonė tė zbrazura
Qė sheh se drita ėshtė e mirė, qė sheh
mishra foshnjash me ngjyrėn e gjumit tė gjatė.
Secila, planet i mbytur i fjalės. Ose vendim
pafund me qenė gjithė njerėzit: njė libėr
ku janė tė gjithė
Me engjėjt qė dinė gjithēka pėrmendėsh
Me punėt qė Zoti si bėn dot pa ne
Ja, historitė e sfilitura nga rrėfimi,
tė ngjashme, tė pastra, tė ftohta. Janė
horizontale, paralel me tokėn
si tė vdekurit: ėshtė koha
tė rilexohet kjo nuk janė
Melankolia. Ēfarė ndjej
Rreket tė zėrė vend, njė kontekst
i madh, njė nėnshtrim i gjatė
dhe druaj se do tė jetė njė krim
kundėr Pafundėsisė
Druaj se shquaj nė dritė fytyrėn e Zotit
Ēastin e vetėm kur flet hapur
5) BESĖLIDHJA E SHENJTĖ
I vėmė emėr dritės e bėhet ditė. Ngrihet drita e bėhet natė. Nata vizaton njė yll tė shenjtė. Ylli na lėkund fatin. Fati pikon ekstazė. Ekstaza shtyn dritėn nga zemra. Zemra numėron gjarpėrinjtė. Gjarpėrinjtė ndajnė tė mirėn nga e keqja. E mira dhe e keqja rrinė nėn engjėll. Engjėlli shkel mbi gurė. Gurėt pėshpėrijnė lutje.
Tashti flasim pėr kamjen: vjen Zoti e pyet pėr dhuratat e veta.
6) MATANĖ HISTORISĖ OSE ZBULESA
si druajtje dritash, si lum qiellor.
Shpirti i zbrazėt njė rreth
qė vetėm qendrėn tregon,
totem latuar
mbi dru lahute tė heshtur
Qė ėshtė epokė qė shembet
nė erė. A ėshtė ky njė kuptim?
Njė hy tjetėr kundron
gjeste heronjsh a shenjtėsh
tė kthyer nė kitch? Njė tjetėr
ndėshkim gatitet? Me fjalė
Dalė boje si rroba,
nė kopshte tė mitit, kėtu,
kundruall pasionit
tė diellit, ikona e dritės
sėrish skicon
habinė e pėrlotur
Tė jetės - relikte e shpėrdorur
Nė zejen tragjike tė mirėsisė.
Emrat Adam e Eva tregojnė
se si filloi. Nė muret e pafundme tė ditės
ujdhesa Utopia
ngulmon ti vidhet shikimit -
Bukuri e gjakut qė rreh
ballin e kohės, trėndafili mizor
me tė cilin gėnjen zemra
NJĖ FILOZOFI E KOMPOZICIONIT
(Nga tradita te postmodernia, ose njė lojė mbi esenė e famshme tė E. A. Poe-s.)
1.
Fjalėt e Edgar Alan Poe, kur flet pėr Korbin se e tėrė poema ka vijuar hap pas hapi, gjer nė pėrfundimin e saj, me pėrpikmėrinė dhe rigorozitetin e domosdosshėm matematik, si dhe fjalėt e Stephane Mallarme se mė mirė thjesht njė libėr i vetėm, i organizuar dhe i punuar fort, se sa njė pėrmbledhje frymėzimesh tė rastėsishme, qofshin kėto edhe tė mrekullueshme flasin pėr diēka mbase jombizotėruese gjerėsisht nė poezi, pasi lexuesi, zakonisht, as qė do tė dijė pėr mundin e krijuesit, megjithatė kjo pėrvojė zbret qė nga emrat e pėrmendur e deri te krijues pa shumė emėr. Pėrkimet e mėsipėrme nuk janė rastėsi, pasi Mallarme ėshtė nė linjėn e dishepujve tė Poe: kur analizon poezinė e tij Erashka, kritiku francez Marsel Raymond thotė: ky ėshtė, sigurisht, lloji i poezisė qė do ta joshte Poe-n. Siē thotė vetė, Mallarme ka mėsuar anglisht vetėm pėr tė lexuar Poe-n nė origjinal. Kur mendon se vetė Baudelaire, njeriu qė i dha Poe-s famė evropiane, e ka pėrkthyer Korbin nė prozė, duhet ti japėsh tė drejtė Mallarme-sė, pasi ai i ka dhėnė tė drejtė Baudelaire-it, kur e pėrktheu edhe vetė Korbin nė prozė.
Mallarme e ka pranuar provokimin e Poe-s, kur shprehet se ēdo rastėsi duhet tė pėrjashtohet nga vepra moderne dhe nuk mund tė jetė e pranishme aty, veēse gjoja. Pėr ne ky ėshtė rasti mė i mirė pėr tė pranuar kalimin e interesimit nga autori te krijimi fakt i admirueshėm, ēka vazhdon tė gjejė (si ēdo gjė qė admirohet fort) kundėrshtarė te pasuesit e pozitivizmit dhe socrealizmit. Teoria moderne do tė na thoshte se njė vepėr letrare lidhet me letėrsinė nė pėrgjithėsi dhe jo me personalitetin e asaj vepre: autori ėshtė njė ekspert nė punėn e tij. Thėnė shkurt, forma sajohet nga sistemi, njė tėrėsi qė ekziston para poetit. Jo intensiteti i emocionit, por intensiteti i procesit artistik, do tė thoshte Eliot-i.
Po tė shohim traditėn tonė, do tė vėrejmė se Poradeci fit