A besoni tek talenti natyral apo te profesionalizmi i shkrimtarit?
Njė shkrimtar s'duhet tė matet me askėnd jashtė tij, as me bashkėkohėsit, as me autorėt e tė kaluarės, por vetėm e vetėm me vetveten. Askush nuk arrin tė realizojė tė pamundurėn, siē do t'i pėlqente, megjithatė nė ēdo pėrpjekje tė re krijuesi ėshtė i bindur se do t'ia dalė: natyrisht qė nuk mundet, por pikėrisht kėtu qėndron kėmbėngulja e tij, sepse nėse vepra e tij do tė jetė ajo qė ka ėndėrruar, i mbetet tė vrasė veten, meqė s'ka mė asgjė pėr tė bėrė. Nuk ka recetė, gjithnjė mėson duke gabuar. Talentin natyral, nėse ka, ia nxjerr vetėm puna, me tė cilėn mund tė kuptojmė profesionalizmin, siē e quani ju. Librin tim poetik "Skodrinon" kėto ditė e botova pėr tė katėrtėn herė, tė ripunuar e tė plotėsuar nė secilin rast, pa harruar se ai vetė ngrihet mbi disa libra tė tjerė tė shkruar mė parė, dhe nuk e di nėse kjo do tė jetė hera e fundit. Kėtė e kam bėrė dhe kam ndėrmend ta bėj edhe me libra tė tjerė.
Pse shkruani prozė?
Kur lexoi romanin tim "Princesha kėmbėzbathur", F. Rreshpja, qė e ēmoj shumė si mik e si artist, mė tha se dialogun e kisha mė tė mirė se X-i. Mua s'mė hyri nė sy krahasimi i "madh", por u kujtova se te ky libėr mė pat tėrhequr kėnaqėsia e tė shkruarit tė dialogut: para tij pata shkruar njė pjesė teatri, mirėpo, pėr habinė time, tė shkruarit e njė dialogu tjetėr nuk po mė linte tė qetė, prandaj doli ky libėr. Pėr kėtė roman dhe dy tė tjerė qė janė nė shtyp, kompjuteri mė tregon se kanė nga 133 mijė karaktere secili, duke mė kujtuar kjo shifėr pak bestytnike rėndėsinė qė kanė patur pėr mua strukturat e, bashkė me to, skemat narrative: te i dyti nuk asnjė rėndėsi dialogu, ndėrsa i treti ėshtė pothuajse i gjithi dialog. Me sa kuptoj, kėto arsyet qė pėrmenda mė kanė shtyrė tė shkruaj prozė. Mund tė ketė edhe arsye tė tjera, besoj, por kėto mė vinė ndėrmend tė parat.
A ndiheni i ndikuar nga ndonjė autor i veēantė?
Tė jesh i ndikuar nga njė autor i vetėm mė duket e pamundur, kjo mund tė ndodhė vetėm nė njė periudhė kalimtare, gjėra normale pėr njė krijues nė rritje. Mund tė bėhet njė listė e gjatė poetėsh, prozatorėsh, piktorėsh, skulptorėsh, muzikantėsh, arkitektėsh, artesh tė ndryshme - tė Lindjes e Perėndimit - qė kam pėlqyer. Ēdo admirim qė kam patur pėr ta, jam pėrpjekur ta kthej nė nxitje pėr tė bėrė mė tepėr se ē'mundem. Edhe sot e kėsaj dite vazhdoj tė jem nė kėrkim tė asaj qė ende s'e kam takuar. Pėr artistin ndikimi mund tė vijė prej atje ku syri i zakonshėm s'e vė re. E dini (kam patur rastin ta shoh), dy muzetė e mėdhenj tė artit nė Paris (Muzeu i Artit Modern dhe Qendra Pompidou) nuk fillojnė me Mattise e Picasso, por me maska e figurina tė primitivistėve afrikanė! Nė muzeun historik tė Shkodrės mė kanė magjepsur ca vegla prej guri tė kohės sė neolitit. Sigurisht, e di mirė se ēdo art ka gjuhėn e vet: nė poezi, bie fjala, duhet tė djersish vetėm mbi fjalėt, sepse vetėm ato tė japin dorė tė bėsh diēka pėr atė ēfarė kėrkon.
Cila ėshtė, sipas jush, ngjarja mė e rėndėsishme nė letėrsinė shqipe tė shek.XX?
Pėr mua, Ndre Mjeda dhe Lasgush Poradeci janė dy poetė qė, nė dy mėnyra tė ndryshme, kanė arritur pikun mė tė lartė tė fjalės artistike. Me njė besim absolut nė lėndėn e poezisė tė dy treguan se sa larg mund tė shkojnė mundėsitė e organit gjuhėsor, qė nga fonema deri te struktura e pėrkryer e njė poeme (Andrra e jetės). Vlerat vjershėruese e muzikale tė Fan Nolit dhe Ali Asllanit, kėrkimet moderne tė Migjenit e Gaspėr Palit mbeten tunduese. Them kėrkimet sepse kėta tė dy vdiqėn tė rinj, por pėr fat jetuan aq sa t'i shprehnin tendencat: Migjeni filloi tė ēlirojė format, G. Pali po fuste nė letrat shqipe kulturėn e mirėfilltė tė vargut tė lirė, veēse, fatkeqėsisht, mbeti pa pasues. Mjeshtėr i shquar mbetet Azem Shkreli, kurse Fahredin Gunga dhe Frederik Rreshpja (nė mėnyra tė ndryshme) sjellin fllade moderniteti. Pėr mua, pika mė e lartė e prozės shqipe (qė as sot e kėsaj dite s'e kap makina e pagrasatuar e kritikės dhe studimit tonė) mbetet Anton Pashku, i cili ēon mė tej atė rrugė tė ēelur nga Ernest Koliqi e Mitrush Kuteli.
Cila ėshtė ngjarja mė e papėrfillshme?
Gjithė realizmi socialist.
Kohėt e fundit ka patur debate, ku ėshtė zėnė shpesh nė gojė emri i I. Kadaresė. Ē'mendim keni pėr debate tė tilla?
Debati duhet tė jetė vetėm letrar dhe vetėm nė kuadrin e gjithė letėrsisė shqipe, pėrndryshe do tė kemi njė ngatėrresė tė pafund. Mandej, varet se ēfarė debati kemi parasysh. F. Konica pat marrė disa vargje dhe u pat shkrehur me ton asgjėsues ndaj N. Frashėrit, tė njėjtėn gjė bėri I. Kadare ndaj Fishtės, duke mos e ēuar ndėrmend se njė ditė e njėjta gjė do tė bėhej me tė: ajo qė mė duket mua e rėndėsishme ėshtė se nė asnjėrin rast sulmi nuk kemi shkrimtarin kundėr shkrimtarit - nė secilin rast kemi alergjinė ndaj diēkaje tė fabrikuar nga mendje dritėshkurtėra e tė squllėta, tė cilat kujtojnė se, ashtu si nė kokat e tyre, gjėrat (hierarkitė) kanė marrė fund njėherė e pėrgjithmonė. Unė mendoj se pėr tė emėrtuar tė madh njė shkrimtar ka vetėm njė gradė: sa ka ndikuar dhe sa ka sjellė risi nė njė traditė tė caktuar? Kuptimi i veprės sė artit nuk shterrohet nga ideja e saj e ai (kuptimi) s'ėshtė as baraz me kėtė ide, sepse, si sistem vlerash, ai bėn njė jetė tė pavarur. Kuptimi i plotė i njė vepre arti nuk pėrcaktohet nga kuptimi qė i kanė dhėnė asaj autori dhe bashkėkohėsit e tij, sepse nuk mund tė kthehet njė kohė diktature, apo lufte tė ftohtė, apo kushedi se ēfarė, vetėm e vetėm pėr tė lexuar disa libra.
Sipas jush, ēfarė e ka penguar ngritjen e atij sistemi vlerash pėr tė cilin keni folur qė nė 94-shin?
Mė thoni pak nėse nė kėto vite pluripartitizmi ėshtė botuar njė Histori e Letėrsisė Shqipe, e cila do tė presupozohej e pastėr politikisht dhe ideologjikisht. Mė thoni nėse nė ēdo rast nuk janė mbushur tekstet shkollore me simpatizantėt e partisė nė pushtet. Mė thoni se sa janė shoqėruar botimet e autorėve tė ndaluar me studime e kritikė autoritare. Mė thoni se si ka funksionuar mekanizmi i ēmimeve. Mandej, qė tė kesh tekste shkollore tė besueshme, duhet tė kesh sė pari njė antologji qė mėton se vendos rregull nė hierarkinė e fjalės artistike shqipe, psh.
A mendoni se poezia shqipe, mė sė fundi, kur janė hequr diktatet politike e ideologjike nė kulturėn shqiptare, e meriton njė antologji pėrfaqėsuese tė saj?
Padyshim. Poezia shqipe meriton disa antologji: e kam fjalėn pėr disa versione, pėr disa pikėshikime. Sidomos kur bie fjala pėr edukimin shkollor, unė jam pėr njė antologji qė e shpėton poezinė shqipe nga spekulimet e mbrapshta tė sociologjisė, sepse, pėrndryshe, kurrė nuk do tė merret vesh kush ėshtė poet, e kush... nuk e di se ēfarė. Ndjenjat e fuqishme dhe dokumentet shpirtėrore (gjithkush ka nga ato) nuk janė medoemos poezi.
A pajtoheni me mendimin se shtėpia e vėrtetė e poetit ėshtė gjuha (akti i shkrimit, teksti)?
Po. Por kjo nuk do tė kuptohej pa themelin: jetėn e brendshme, aventurėn e pėrvojės. Shkrimi ndodh kur i korrespondon diēkaje tė thellė, diēkaje qė lidhet me pavetdijen. Prandaj, krijuesit shpesh neveriten nga ajo qė ėshtė nė sipėrfaqe, megjithėse ai pėrkushtim u mori jetėn: vepra artistike ėshtė vetėm gjurma e zjarrit tė brendshėm (nė poezi - teksti).
Cila ėshtė, sipas jush, rėndėsia e tekstit?
Poetėt e mirė e dinė se gjetja e njė fjale tė rėndėsishme e ēliron poezinė e ngecur, si nė lojėn e shahut ku u bėhet udhė disa figurave tė tjera. Kėta poetė e dinė se i njėjti subjekt dhe pothuajse tė njėjtat fjalė do tė mund tė merreshin pambarimisht e tė zinin njė jetė tė tėrė. Dituria filologjike i karakterizon tė gjithė poetėt e mėdhenj. Tek Stephane Mallarme, madje, ndodh mungesa e lirikės sė ndjenjės e frymėzimit: fantazia shėtit prej intelektit, duke operuar me impulsin e gjuhės. Ky heroizėm i tij, i temperuar me ironi, ka pasuruar imagjinatėn e gjeneratave tė reja: vepra e tij, e quajtur sterile, ka prodhuar fryte.
Ē'mendime keni pėr pėrkthimet e sotme tė poezisė?
"Na njihni dhe ju njohim, i thotė O. Elitis Akademisė Suedeze, nėpėrmjet 20 - 30% qė mbetet nga pėrkthimi i poezisė".Sigurisht, Elitis e ka fjalėn pėr pėrkthimin e specializuar, ndėrsa ne, nė kėtė vrapim pėrkthimi shqiptar, ē'na mbetet tė themi! Nuk e tėrheq vėmendjen pėr vrapimin, i cili ka disa arsye tė veta qė ndodh, por pėr pėrgatitėsit e antologjive dhe tė ndonjė gazete a reviste (pėr sa kohė kėto kanė aftėsi ndikuese nė opinionin e sotėm shqiptar). - Pėr sa kohė qė shqiptarėt nuk munden tė bėjnė botime dygjuhėshe, tė paktėn t'u vihet pak fre kėtyre pėrkthimeve pa pėrgjegjėsi me anė tė njė botimi me karar, tė kontrolluar nga ata qė e njohin Poezinė (poezinė me tė madhe, pra, sepse unė kam parė shumė njerėz qė i dalin pėr zot, pa u skuqur ndopak pėr injorancėn e tyre).
Po ju vetė, pėrse pėrktheni poezi?
Pėr njė krijues pėrkthimi i poezisė ėshtė diēka e vlefshme. Prej tij vijnė gjėra tė mira, por sa vijnė nuk dihet, sepse gjithēka ndodh nė mėnyrė tė pavullnetshme. Siē thotė proverbi italian, ēdo pėrkthim ka tradhėtinė brenda, prandaj interesi im i parė ka qenė tė kuptuarit e mekanizmit krijues tė autorėve tė mėdhenj, ndėrsa kalimi nga gjuha nė gjuhė mė dikton Dominanten, diēka qė pėrcaktohet ndryshe te poezia me ngarkesė muzikore, ndryshe te poezia ku vallėzojnė imazhet, ndryshe te poezia ku vallėzon intelekti. Kjo punė, nė vetvete, ėshtė njė pėrvojė e mirė. Mandej, autorė si Yeats, Eliot, Pound, Ungaretti, Montale, S. G. Pers etj, edhe pas situatash dyshimi tė madh, arrijnė tė t'i japin vlerė artit tė poezisė.
E konsideroni tė domosdoshėm elementin kombėtar nė krijimet letrare?
Nuk besoj se mund tė jetė ndonjėherė qėllim mė vete, ėshtė vetėm shėnjim: nėse je i shėnjuar nga qenia shqiptar, vepra jote do ta transmetojė kėtė patjetėr. Ndjehem shqiptar, me tė gjithė vlerat e tė metat qė pėrmban ky cilėsim e, njėkohėsisht, njė pjestar i njerėzimit tė kėtij planeti. Gjuha jonė ėshtė njė vlerė qė mund t'i afrojmė bashkėsisė sė madhe njerėzore e kjo, mendoj, duhet ta bėjė krenar njė njeri tė letrave.
me Gazmend Krasniqin
Kohėt e fundit teatri Migjeni i Shkodrės ka vėnė nė skenė dramėn Luaj pėr mua nė violinė. Si e gjykoni kėtė eksperiencė tė parė me teatrin?
Me vlerė. Drama e parė Qyteti pa ngjarje, e shkruar nė vitin 1997, mbeti nė dosje pėr rreth gjashtė vjet, deri atė ditė kur mė thanė: ėshtė shpallur njė konkurs kombėtar, sille edhe atė dramėn tėnde. Pjesa pėr tė cilėn pyesni, ėshtė shkruar vitin e shkuar dhe ėshtė vėnė nė skenė po atė vit, pra pata dy pėrvoja krejt tė ndryshme. U jam mirėnjohės tė dy rasteve, sepse ndėrsa pjesa e parė ka mbetur krejt e imja, e dyta ka dorėn e njė regjie dhe interpretimin e aktorėve. Ende nuk e di se cila ėshtė mė e kėnaqshme pėr mua. Mė mbetet kohė pėr ta zbuluar. E kush e di ēfarė na pret nesėr!
Pėrse Alb-dramatika, ku u vlerėsuat me ēmim, nuk funksionoi?
E keni fjalėn pėr vėnien nė skenė? Disa regjisorė mė kanė thėnė se pjesa ime u ėshtė rekomanduar nga disa anėtarė tė jurisė sė konkursit. Me sa mė thonė, ajo rekomandohet te teatri edhe tashti qė ėshtė botuar te revista Mehr licht. (Megjithėse njė mik shkrimtar mė tha: mendon se ka ardhur koha qė kjo pjesė tė vihet nė skenė!) Ndoshta kemi tė bėjmė me probleme tė teatrit, tė cilat nuk i njoh, sepse nuk jam njeri i teatrit. Me sa duket, ka njė tėrheqje ndaj komedisė, e cila shihet si njė mėnyrė pėr tė tėrhequr spektatorin e lodhur dhe tė ēorientuar prej disa dekadash. Nė njė jetė teatrale tė vakėt ėshtė e vėshtirė tė imponosh njė frymė tė re, tė freskėt, qė do tė edukonte estetikėn e tė ardhmes. Sidomos nė Shkodėr, ku shfaqja teatrore mund tė vijė pas njė koncerti me muzikė qė nuk dihet se nga vjen.
A mendoni se drama shqiptare ėshtė nė krizė?
Varet nga e sheh. Them qė nėse teatri shqiptar nuk ka fituar autorė, pjesė tė mira, duhet ta kėrkojė te vetja. Shumė e pranojnė se teatri ėshtė i autorit: autori (pjesa) ėshtė jetėgjatė, sepse shfaqjet vdesin. Disa vjet mė parė njė mik nga Parisi kėrkonte ti rekomandoja pjesė nga dramaturgjia shqiptare dhe mė erdhi ndėrmend vetėm njė emėr qė mund tė shkonte nė mėtropole arti: Anton Pashku. E pra Anton Pashku nuk ka ndonjė jetė tė veēantė nė teatrot shqiptarė. Me kėtė dua tė them se kriza e teatrit kushtėzon krizėn e dramės.
Herė pas here shfaqeni nė forma tė ndryshme. Sa e vėshtirė ėshtė kjo pėr ju?
Shumė e vėshtirė. Mund tė tė ngushėllojė vetėm fakti se sėbashku bėjnė njė tė tėrė. Kjo gjė (tė shkruarit nė disa gjini) pėrcaktohet shpesh nga nevoja pėr tė shkruar njė dialog, ose ngopja prej tij. E vėshtira ėshtė se tė janė dhėnė gurėt e shahut dhe ti nuk mund tė kėrkosh tė tjerė, pra nuk mund ti thuash dramės roman e anasjelltas, sepse, njė vepėr qėndron nė kėmbė vetėm pas mishėrimit tė saj formal. Atmosfera e sotme letrare shqiptare nuk ėshtė joshėse pėr asnjėrėn gjini, por tė vjen tė shkruash, shkruan dhe kaq. Dua tė them se ka shumė prodhime amatore dhe shumė gjykime po aq amatore, kėshtu qė mbetet tė pėrballesh vetėm me vetveten dhe tė punosh nė heshtje. Ezra Pound kėshillon: mos u merr me atė njeri qė nuk ka bėrė diēka qė mbetet.
Ky koncept ju ka shtyrė qė tė bėni njė antologji tė poezisė shqipe?
Pikėrisht. Kjo punė, pėr natyrėn e saj specifike, nuk mund tė fillojė askund mė mirė se sa te poezia.
Faleminderit.
Letrat 55
Intervistė pėr gazetėn SHQIP
Gazmend Krasniqi ėshtė autor i shumė librave me poezi, tregime, romane, drama, eseistikė, pėrkthime.
ELDORADO, botoi sh.b Buzuku, Prishtinė
Py. Dua tė di pėrse ky libėr ėshtė botuar nė Kosovė mė parė se sa tė botohej nė Shqipėri?
P. - Arsyet duhet tė jenė shumė, por unė po pėrpiqem ti pėrmbledh disa. Sė pari, mendoj unė, kjo lidhet me botuesit tanė: nė politikėn e tyre tė botimit ata janė robėr tė disa klisheve qė nuk arrijnė ti kapėrcejnė dot dhe kėto klishe, tė kushtėzuara nga niveli i kritikės dhe i studimit, kthehen nė pengesa pėr zhvillimin e mirėfilltė tė letėrsisė. Kėto klishe kalimtare, tė lidhura me politikėn, pornografinė, trajtimin e librit si mall konsumi, kanė lėnė dhe vazhdojnė tė lėnė pasoja negative nė letėrsinė shqipe sot e kėsaj dite. Botuesit tanė tė pafuqishėm dhe tė paorientuar nuk arrijnė tė ngrenė nė kėmbė atė sistem qė do tė ndihmonte pėr tė fituar vlera reale tė letėrsisė. Duke rėnė pre e botimit pa kriter, botuesit kanė mbjellė hutim e mjegull pa fund te lexuesi, ēka ka rezultuar nė njė bumerang pėr ata vetė, sepse lexuesi-blerės nuk ėshtė edukuar asnjėherė, ai gjithmonė ėshtė i rastėsishėm. Kjo mund ti interesojė vetėm antikulturės. Pėr momentin, unė e shikoj si njė situatė pa rrugėdalje. Dua tė them, mungon ai botues qė e bind lexuesin se ku po e ēon: provoni tė hyni nė njė librari, qoftė edhe nė mė tė mirėn, dhe mundohuni tė orientoheni nė ato qė ka brenda. Por ēka e gjykoj problematike, mungon ai botues qė e bind shkrimtarin pėr ta kėrkuar letėrsinė si letėrsi, ai kėrkim i pafund vetėm prej tė cilit mund tė vijnė veprat e vėrteta, tė cilat i qėndrojnė kohės. Mungesa e kėtij botuesi do ta lėrė prapa letėrsinė tonė pėr shumė kohė. Te botuesit tanė gjendesh si pėrpara njė perimeshitėsi, i cili ta shikon librin si njė bostan qė duhet tė blihet rrėmbimthi, pa provė. Mangėsitė e trashėguara nga koha e realizmit socialist, pėrzier me problemet e ekonomisė sė tregut, janė rezultantja e asaj qė ndodh sot. Edhe panairet kombėtarė tė librit janė kthyer nė vendshitje tė librit, sikur nuk mjaftojnė libraritė, kur ato duhet tė ishin vende promovimi e njohjesh, pėr ta kapėrcyer pikėshikimin e librit si produkt konsumi, drejt pikėshikimesh mė kulturore tė tij.
Py. Ju keni mendimin se nė Prishtinė qėndrojnė punėt ndryshe?
P. Nė Prishtinė botohen shumė mė pak libra se nė Tiranė. Kjo ka arsyet e veta. Ajo qė unė dua tė vė nė dukje ėshtė se ndryshon cilėsia e gjykimit letrar: ndryshe nga shndėrrimet e plota qė kanė ndodhur nė Shqipėri, nė tė gjitha aspektet e jetės, atje gjykimi letrar ėshtė koherent qė prej disa dekadash. Teoritė letrare moderne dhe disa nga veprat mė tė shquara tė shekullit XX atje kanė hyrė qė herėt. Shtėpia botuese ku ėshtė botuar libri im ndjek, njė procedurė qė unė e gjykoj shumė tė respektueshme: shpall konkurs letrar nė gjini tė ndryshme letrare. Kjo do tė thotė se shtėpia botuese afron pranė vetes kritikė dhe gjykues tė letėrsisė, pra botuesi i zgjeron mjetet me tė cilat priret nga bota e letėrsisė dhe e librit. Mua mė duket njė mėnyrė shumė e mirė, e cila nuk i lė shteg rastėsisė, pėrkundrazi mund ti sjellė shumė shėrbime situatės aktuale pa rrugėdalje tė letėrsisė shqipe. Pėr fat, atje nuk mendohet vetėm pėr librin e shkruar nė Kosovė, por pėr librin e shkruar nė tė gjitha trevat shqiptare, sepse, megjithė mjetet moderne tė komunikimit, duhet thėnė se libri, njė ndėr mjetet themelore pėr tė njėsuar njė komb, bėn jetė shumė tė veēuar, si shekujt e mėparshėm. Ėshtė e tmerrėshme edhe ta mendosh!
Py. A nuk e bėjnė panairet kombėtarė tė librit kėtė punė?
P. Thashė, ato janė mė tepėr pika shitjeje. Nuk ngrihen nė nivelin e promovimit dhe seleksionimit tė vlerave. Shpesh, ka njė hendek tė madh midis botuesve dhe shkrimtarėve, kėshtu qė libri mbetet njė gjė e vdekur nė vitrinė. Pėr mė tepėr, nė kėto panaire nuk praktikohet edhe aq ulja e ēmimeve.
Py. Nė kopertinėn e librit tuaj ELDORADO lexojmė se ky roman provokativ tematikisht dhe artistikisht, ka fantastiken e vet, tė pabesueshmen, atė qė as imagjinata nuk mund ta trillojė. Si ta kuptojmė kėtė?
P. - Janė fjalėt e kritikut Ramadan Musliu, anėtar i jurisė sė konkursit. Unė jam nga ata qė mendojnė se kritikėt, interpretuesit, mund tė flasin pėr librin shumė mė shumė se ēmund tė flasė autori. Madje, autori shpesh nuk ka nevojė as tė hapė gojėn, sepse nuk mund tu shtojė asgjė atyre gjėrave qė ka dhėnė nė roman. Por meqė pyesni, po ju them se e pranoj termin provokativ nė tė dy aspektet, edhe atė tematik, edhe atė artistik. Ky i dyti, sigurisht, ėshtė mė i mundimshėm. Provokimi tematik ka vlerė nėse ai arrin tė mishėrohet nė njė vepėr: nė jetė kemi mė shumė tema tė rralla e tė veēanta se sa libra. Fati e do qė shumė prej tyre tė mbijetojnė dhe tė shpėrndahen nga librat e shkruar mirė.
Py. Po nga kritiku Ramadan Musliu gjeta nė internet fjalėt qė tha pėr librin Eldorado nė Panairin e Librit tė Prishtinės. Aty ai thotė se libri ėshtė njė eksperiment autorial, i cili nuk mund tė kuptohet vetėm si eksperiment, ose na lidh me idenė e postmodernes. Si i komentoni kėto?
P. Tė dyja kėto gjėra qė pėrmenden, edhe eksperimenti, edhe Postmodernia, kanė qenė dy synime tė veēanta nė realizimin e kėtij libri. Nė gjykimin tim, ēdo element i librit lind dhe zhvillohet vetėm pėr tiu nėnshtruar mishėrimit tė veprės. Tė gjithė ato elemente qė nuk ia arrijnė kėsaj, humbasin rrugės, si tė mos kenė qenė: libri ka pak faqe jo pėr arsye dembelizmi, por pėr arsye kėrkimesh pa fund. Mė ka kushtuar shumė vite punė. Ėshtė njė njė ndėrtim intelektual, qė megjithatė nuk i drejtohet intelektit, duke kėrkuar vėmendjen mė tė lartė tė lexuesit. Eksperiment? Tradita e afėrt e socrealizmit, megjithė prodhimtarinė e madhe nuk na ka lėnė njė model tė qėndrueshėm romani. Edhe tradita e madhe evropiane, megjithė modelet qė ofron, nuk e ka krijuar etalonin e kėsaj gjinie. Sa pėr Postmodernizmin, kjo kryetemė e epokės sonė, ėshtė preokupimi im i vazhdueshėm. Megjithėse nė Perėndim flitej pėr tė prej disa dekadsh, ne shqiptarėve na mjaftuan vetėm vitet 90-tė, pėr ta marrė tė gjithė njėherėsh kėtė gjendje tė veēantė tė njerėzimit. Pėr mua ėshtė si zanafilla vetė: gjėrat kėrkojnė emėr. Ėshtė edhe mė keq se zanafilla: atėherė gjėrat nuk kishin fare emėr, ndėrsa tashti jemi para njė emri tė gabuar, tė vėnė nga idolėt dhe idhujt tanė tė rrėzuar. Njė temė mė vete kjo, pėr tu trajtuar veēan.
Py. Vazhdojmė me citimet. Romani i Krasniqit ėshtė njė roman me njė rrėfim konkret, tė saktė, si dhe fantastiken, tė pabesueshmen, atė qė as imagjinata nuk mund ta trillojė. Si mund tė qėndrojnė bashkė dy veēori tė tilla?
P. Nuk e kam tė lehtė tė sjell nė kujtesė kohėn kur u shkrua romani, sepse kanė kaluar shumė vite. Por njė gjė e kam tė pashlyeshme ende sot: shkruaja nė atė dhomė ku mė duhej tė flija, por nė atmosferėn e mbushur me zėra dhe fantazma, tė cilat duhej tė lidhnin dy kohė shumė tė largėta me njėra-tjetrėn, shumė herė nuk kam arritur tė fle, duke e ndjerė nevojėn tė dal, nė njė Shkodėr qė netėt nuk i kishte fort tė sigurta. Ka qenė njė pėrvojė e rrallė, qė nuk mė ėshtė pėrsėritur mė. Gjithė kjo qe pėr arritjen e saktėsisė sė sipėrpėrmendur nė pėrshkrimin e njė bote tė pakapur nga shqisat njerėzore
Py. A mendoni se kėto vite ka zhvillim nė prozėn shqipe?
P. Padyshim. Ka shumė qasje ndaj njė proze tė re, e parė kjo e lidhur ngushtė me traditėn tonė mė tė mirė, duke filluar nga Koliqi e Kuteli. Sot pėr sot ato nuk bien nė sy dhe nuk vlerėsohen, sepse tregu ėshtė pėrmbytur me libra tė njė efekti kalimtar dhe mungon pavarėsia nga ngjyrat politike nė vlerėsimin e tyre. Vetėm nė raport me traditėn mund tė krahasohen kėto libra: efektet e tjera anėsore si pėrkthimet jashtė, statistikat e thata dhe mbėshtetjet politike, klanore, janė gjėra kalimtare. Pyetja shtrohet: ēfarė i shtojnė ato letėrsisė shqipe dhe ēvend zėnė nė tė? Sigurisht, kam parasysh edhe autorė nga Kosova, apo nga kudo qė jetojnė shqiptarė.
Py. Emra?
P. Koha do ti zbulojė shumė shpejt.
Py. Diēka pėr planet?
P. Tė paktėn njė roman dhe njė libėr me tregime do tė doja ti shikoja tė botuar. Jam nė pritje tė shpalljes sė ndonjė konkursi!!!
Bisedoi: Alda Bardhyli