LETĖRSIA SHQIPE DHE SHKRIMTARI SHQIPTAR
1.
Ēbėhet me shkrimtarin shqiptar (qė do tė thotė, ndėrkohė, se ēbėhet me letėrsinė shqipe)?
Si atėherė kur Paul Valery thotė se njė vepėr nuk mbaron kurrė, veēse ta merr botuesi nga duart, si atėherė kur W.B.Yeats thotė se ka njė klik qė lajmėron mbarimin e veprės, kemi tė bėjmė me tė njėjtėn gjė, pra me mbylljen e njė etape nė krijimtarinė e artistit dhe hapjen e njė tjetre, sepse te ky ēast i rėndėsishėm pėr tė, ku e ka shtėpinė mbijetesa e tij, shfaqet problemi i ndėrlikuar i tregut, i treti nė radhėn e katėr kushteve themelore qė pėrcaktojnė epokat mė tė mėdha artistike, ku thuhet se bėjnė pjesė frymėzimi, pėrvetėsimi i teknikės, tregu dhe vlerėsimi. Megjithėse artistė tė kalibrit Van Gogh kanė bėrė art tė madh edhe pa dy kushtet e fundit, rregulli vazhdon ta ruajė natyrėn e tij tipike, sepse arti pėrpiqet ta thotė fjalėn e tij edhe pėrtej kėtyre pėrjashtimeve, pasi siē thuhet nė deklaratėn e Droits de lHomme: liria ėshtė e drejta pėr tė bėrė gjithēka qė nuk i dėmton tė tjerėt. Mandej, ky rregull e ruan natyrėn e tij pėr shkrimtarin e varfėr shqiptar, i cili e bazon mbijetesėn te njė gjuhė e vogėl demografikisht, qė pėr mė tepėr numrin e lexuesve e ka fare tė vogėl.
Mund tė mendohet se nė letėrsinė shqipe nuk mund tė diskutohet me tone kaq tė ngritura. Dhe duket e drejtė: kaosi dhe rrėmuja qė e karakterizojnė pamjen e saj hierarkike i japin pak mundėsi kėtij diskutimi, pasi statusi i tekstit letrar vazhdon tė mos e ketė fituar qytetarinė. Ende nuk kemi hartuar njė antologji qė do tė paraqiste historinė e zbulimeve e risive dhe shprehjeve tė tyre nė kuadrin e fjalės artistike shqipe, gjendur vetėm te njė varg a dy, apo me cilėsi tė veēanta tė kadencės a sonoritetit, tė cilėn pasuesit e shumtė e pėrsėrisin, e zbusin ose e modifikojnė. Zgjedhja vetėm nė bazė tė zbulimeve qė shtrihen nė dimensionin e thellėsisė, jo vetėm tė ndonjė risie nė sipėrfaqe, do tė hidhte dritė mė tė qartė se sa paraqitja kuturu dhe en block. Kjo metodė qė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me metodat ose pėrpjekjet e atyre qė i ndajnė elementet e letėrsisė sipas disa kategorive joletrare, do tė ndihmonte qė tė dallojmė shpikėsit, mjeshtrit, ata qė kanė merita nė ngritjen e ndonjė forme nė shkallė mė tė lartė, apo mbllaēitėsit qė nuk kanė ndonjė efekt mbi rrjedhėn kryesore, pasi pėrndryshe do tė jetė tregu dhe mendimi amatoresk ai qė do tė vazhdojė ta pėrcaktojė fatin e letėrsisė shqipe edhe pėr shumė kohė.
2.
Pėrballja me vitrinat e librarive ėshtė vendi ideal pėr tė ngritur pyetjen se ēfarė po ndodh sot me letėrsinė shqipe, pasi shikon menjėherė se mungon ēdo mendim hierarkik i vlerėsimit tė saj. Kur tregtuesi i librit ngre supet dhe tė thotė se cilėt libra i shiten, prej rrėmujės sė madhe tė titujve zgjohet pyetja tjetėr: nė kėtė rrėmujė konsumiste pa krye cili ėshtė shkrimtari i sotėm shqiptar? Imazhet e krijuar nga media e pėrditshme, e cila gjithmonė noton nėpėr faktorė jashtėletrarė, jo vetėm qė nuk e sqaron kėtė problem, por e turbullon atė edhe mė keq: njė vend i vogėl si i yni nuk mund tė ketė me qindra shkrimtarė tė mėdhenj, siē duket se del prej saj. Mendimi i paspecializuar i bėn jehonė njė prodhimi mesatar dhe nėnmesatar, diēkaje qė ėshtė artikuluar pėr arsye tė ndryshme dhe diēkaje tė pranuar pėrgjithėsisht me sy mbyllur: prekja e kėtyre tabuve bie reagime tė ashpra, veēse pa asnjė argument tė mirėfilltė artistik, duke mbjellur tash e parė vetėm pamje kaotike, qoftė nė rastin e thjeshtė tė lexuesit fanatik, qoftė nė rastin e estetit tė socrealizmit. Rasti i kėtij tė fundit na tregon edhe njė herė se thembra e Akilit nuk ėshtė krijimi por gjykimi: prodhimi vulgar i socrealizmit do tė kishte vdekur me kohė pa kėtė tė fundit (ēdinė brezat e sotėm pėr komisarin, sekretarin e partisė, lejfenizmin?). Si njė herė e njė kohė, paaftėsia e plotė pėr tė folur pėr letėrsinė si letėrsi, paaftėsia e plotė pėr tė zotėruar kodet elementarė, pjell lista qesharake emrash qė nuk maten as me nivelin mediokėr tė letėrsisė shqipe, sipas parimit lista pjell listėn dhe kėshtu diēka do tė mbetet, pasi koha e kaluar e ka aprovuar kėtė, pėrderisa predikuesve tė mendimit tė ri u mungon pushteti pėr tė qenė tė bindshėm pėr turmėn, e cila si ka pėr qejf ndryshimet e shpeshta. Gjithēka qė u tha mė sipėr tregon se, si ēdo fushė tjetėr e jetės shqiptare, edhe letėrsia paguan ēmimin e lirisė sė fituar nė emėr tė demokracisė, ku parėsore janė fitimi i parave dhe thellimi i kėsaj tė fundit.
3.
Sot pėr sot, ndėr shkrimtarėt shqiptarė shquajmė sė pari ata qė vijnė nga periudha e djeshme e komunizmit, dy kampe krejt tė ndryshme nė pamje tė parė, por edhe tė pėrshkuar nga njė tipar i pėrbashkėt: ata pėrcaktohen nga marrdhėnja me politikėn dhe jo nga cilėsia e veprės. Nė rastin e parė kemi shkrimtarin me etiketėn e intelektualit tė shtetit, i cili lindi nė njė shoqėri strukturat e sė cilės u bėnė qartazi artificiale, pasi klasa sunduese e humbi funksionin e saj, por arrinte tė mbahej nė pushtet me forcė dhe mashtrim, duke premtuar mė tepėr njė kohė skizofrenie se sa njė kohė besimi, njė kohė qė nuk lejonte rregjistrimin besnik tė fakteve dhe sinqeritetin emocional tė krijimit: nga pikėshikimi i shoqėrisė totalitariste historia ėshtė diēka qė duhet krijuar e jo diēka qė duhet mėsuar, kėshtuqė lejohet vetėm njė opinion, i cili sjell pėr pasojė njė falsifikim tė plotė. Kasta sunduese e shtetit totalitar duhet tė ruajė sundimin e saj, prandaj duhet tė konsiderohet si e pagabueshme, mirėpo meqė nė praktikė askush nuk ėshtė i pagabueshėm, ėshtė e nevojshme qė ngjarjet e kaluara tė pėrshtaten nė mėnyrė qė triumfet e imagjinuara tė duket se kanė ndodhur vėrtet. Ky kamp i identifikuar lehtė si oportunist ishte dhe vazhdon tė mbetet mė i madhi, ngaqė nė gjirin e tij krijohej mundėsia e njė mėnyre mirėkuptimi me kastėn drejtuese tė shtetit, ēka nėnkupton vazhdimėsinė e tė shkruarit dhe tė botuarit, sigurisht kundrejt ēmimit tė vetėcensurimit apo gjuhės sė Ezopit, duke ēuar nėpėr disa simbolika dhe metafora tė stėrholluara. Si tė gjithė vendet e Evropės lindore, edhe Shqipėria ka njohur ekzistencėn e shkrimtarit disident, ēka pėrbėn modelin e dytė tė sipėrpėrmendur, por efekti i pėrftuar prej tij, pėr arsyet e njohura tė njė diktature tė shkallės mė tė lartė, ka patur njė minimizim tė skajshėm nė krahasim me vendet e tjera, kėshtuqė edhe sot e kėsaj dite vlerėsimi pėr kėtė shkrimtar vazhdon tė luhatet pėrmes uljengritjesh tė mėdha, shembujt ilustrues janė tė qartė pėr tė gjithė dhe nuk ka nevojė pėr pėrmendje emrash.
Kėto dy prerje tė mėdha nuk mbyllin gjithēka, sepse ka edhe pėrjashtime tė rralla pėr letėrsinė shqipe nė pėrgjithėsi, por shėrbejnė pėr tė krijuar njė ide pėr pamjet e saj mė tipike. Nė pamje tė parė, grupi i parė vazhdon tė jetė mė i fituari: vula zyrtare e vėnė njė herė e njė kohė pėr ta (sigurisht, njė verdikt politik) shtrėngohet me forcė, duke gėzuar edhe pėrkrahje mendjesh tė mpira individėsh tė caktuar, organesh shtypi, pėrgatitėsish tekstesh shkollore, apo fantazmash tė ndonjė institucioni kohėsh tė kaluara. Nga kėto koka, me media apo mjete tė tjera nėn zotėrim, mund tė dėgjosh se ndėr hierarki duhet tė hyjė dikush me emėr, duke harruar se gjykimi nuk ėshtė pėr emrat por pėr vlerat. Gjykime tė tilla vijnė nga njė kohė kur shkrimtarėt merreshin seriozisht si nga shteti ashtu dhe nga publiku, nga njė kohė ku dihej se ēduhej shkruar, ēduhej thėnė ose menduar: nga njė kohė kur shkrimtarėt vlerėsoheshin mė shumė se sa shkrimtarė, duke u marrė si ideologė, si ndėrgjegje morale, si mbartės tė disa vlerave apo tė drejtash tė njeriut.
Tashti qė nuk ka mė ideologji sunduese, vetė politika nuk ka mė interes pėr asnjėrin model dhe ēmimin e lirisė sė tyre shkrimtarėt e paguajnė tek tregu: tashti shtrohet problemi se mund tė shkruash ēfarė tė duash, po kush do tė tė lexojė. Tashti shtrohet problemi: cilėt shkrimtarė janė pėrgatitur tė shkruajnė pa marrė parasysh se kush do ti lexojė, a do tė kemi pas kėsaj shkrimtarė me vlerat e tyre tė vėrteta? Kėto pyetje ngrihen vetėm nė sferėn mė tė ndjeshme tė letėrsisė dhe studimit tė saj, sepse ēfarė mbisundon pamjen e pėrgjithshme mbetet konsumizmi, ngritja e supeve tė librarėve qė thonė kėto mė shiten, duke i bėrė jehonė herė pas here kėsaj dukurie edhe njė instrument ndikues te mendimi i pėrgjithshėm si media. Ende nuk kam hequr dorė nga pėrgjigjia qė i kam dhėnė dikur njė lexuesi, i cili besonte se mund ta ngrinte hierarkinė e letėrsisė shqipe me
anė tė leximeve tė veta: i thashė se mund tia rekomandoja vetėm pas tridhjetė vjetėsh autorėt qė duhej tė lexonte. Sepse shkrimtarėt nuk kanė mė funksion tė veēantė nė shoqėri, funksion ideologjik apo moral, atyre u mbetet veēse tė prodhojnė letėrsi, mirėpo mėnyra e vlerėsimit si e tillė do tė vonojė, kėrkohen vite pėr ta ndėrtuar hierarkinė sipas saj, pasi logjika e tregut favorizon njė letėrsi bulevardesh (qoftė nga ajo periferike, qoftė nga ajo qė pėrkthehet e botohet jashtė vendit), e cila ngrihet deri te imazhet mediatikė dhe mekanizmi i ēmimeve kombėtarė. Dikush mund tė thotė se tipari konsumist ėshtė fenomen tipik edhe nė shoqėritė mė tė zhvilluara perėndimore, por sduhet harruar se atje ai pėrballet me mendimin e specializuar, tė konsoliduar, i cili sqaron se kur diskutohet nė mėnyrė serioze pėr letėrsinė, W.S.Maughm dhe Archibald Cronin, bie fjala, janė shkrimtarė qė shėrbejnė pėr tė rritur numrin e lexuesve.
A ka vdekur socrealizmi?
Dikur mjeshtėr tė njė shkolle, tashti nxėnės tė dobėt qė duhet tė nisin gjithēka nga fillimi, dikur prodhonin vepra qė quheshin tė rėndėsishme, tashti del se sdinė tė shkruajnė mė: kjo ėshtė pamja e sotme e autorėve tė socrealizmit shqiptar, megjithatė pyetja nėse ky fenomen ėshtė gjallė apo ka vdekur, ngrihet herė pas here, duke e futur arsyetimin nė disa labirinte social-kulturore, ku paqartėsia e koncepteve pėr letėrsinė e artit dhe letėrsinė si fenomene shoqėrore apo si tė tillė, vazhdimisht pjellin mjegull. Ky pikėvėshtrim ngre idenė se mėkati nuk u mbetet autorėve, nėse ata bėjnė sa munden, e keqja mbetet tek gjykimi qė u ėshtė adresuar dhe u adresohet. Fatkeqėsisht, konfuzioni shtohet se vazhdon tė gjykohet mė tepėr nga njerėz qė vijnė prej tė njėjtit formim, tė cilėve mediokriteti i mjerė u rreh shpatullat dhe u siguron njė gjendje komode mbijetese, pėr tė zgjatur edhe pak atė qė i ka ikur koha, duke krijuar aq shpesh situata tė vėrteta gazmore, sikur letėrsia shqiptare fillon e mbyllet me ta. Paranojat idiote tė kėsaj fryme, bie fjala, do ti gjesh nė disa antologji tė kohėve tė fundit, tė cilat janė tė shkėputura krejtėsisht, pra nuk mund tė gjesh asnjė sistem krahasimi me atė qė ka ndodhur nė traditėn e vėrtetė tė fjalės artistike shqipe. Sigurisht, jo gjithēka ėshtė pėr tė qeshur, sidomos kur kemi parasysh atė qė ndodh nė sferėn e superstrukturės, sepse atje nisin pasojat e pandreqshme lehtė. Nė njė studim tė famshėm tė tij, poeti dhe teoricieni francez Paul Valery tregon pėr njė histori qė piktori i madh impresionist Edgar Degas ia pėrsėriste shpesh. Sipas kėsaj historie, E.Degas, i cili shkruante poezi herė pas here, duke i filluar ato mjaft mirė, njė ditė ankohet te S. Mallarme se poezia ėshtė njė zanat ferri, se si ėshtė plot ide, por ai nuk arrin tė thotė atė ēfarė don. Mallarme i pėrgjigjet: i dashur Degas, poezia nuk bėhet me ide, por me fjalė. Kur Degas flet pėr ide, thotė Paul Valery, ai, para sė gjithash, po mendonte pėr ligjėrimin e brendshėm apo imazhet, tė cilat mund tė ishin shprehur me fjalė. Por kėto fjalė, fraza sekrete, qė ai i quan ide, tė gjitha kėto qėllime dhe perceptime tė mendjes nuk bėjnė vargje. Ka diēka tjetėr, njė modifikim apo transformim, i papritur apo jo, spontan apo i pėrpunuar gjatė, tė cilat zakonisht ndėrhyjnė te mendimi qė prodhon ide - kjo veprimtari dhe shumėzim i ēėshtjeve, zgjidhjeve tė brendshme, dhe, nė anėn tjetėr, ky fjalmim i pėrftuar, kaq i ndryshėm nga ligjėrimi i zakonshėm (i cili ėshtė poezi), kaq kuriozisht i rregulluar, i cili nuk flet tjetėr pėrveēse pėr mungesė gjėrash, ose gjėra tė ndjera thellė dhe fshehtėsisht: fjalmimi i ēuditshėm, si mendim i bėrė mė shumė nga tjetėrkush se sa nga folėsi dhe adresuar te tjetėrkush mė shumė se sa te dėgjuesi. Shkurt, ėshtė gjuhė brenda gjuhės.
Pra, poezia ėshtė art i gjuhės. Mė tej, nė studimin e tij, duke dashur tė bėjė krahasimin mes poezisė e prozės, P. Valery kujton raportin vallėzimi - tė ecurit, ēka e ka thėnė disa shekuj para tij poeti dhe teoricieni tjetėr francez Mahlerbe. Mungon plotėsisht mundėsia pėr ta parė poezinė shqipe nėpėrmjet kėtij pikėshikimi: ekzistojnė antologji tė ndryshme (mund tė justifikohen ato tė hartuara nė kushtet e diktatit politik e ideologjik, nuk mund tė justifikohen kurrė ato tė hartuara pa rėnjes sė kėsaj diktature), por nė peizazhin e sotėm kulturor shqiptar nuk e gjen njė antologji qė kėrkon tė japė momentet e zhvillimit tė poetikave tė shqipes. Kjo pamje tė shtyn tė kujtosh se realizmi socialist ngatėrroi nė dy krahė: manipuloi dhe ia nėnshtroi traditėn qėllimeve tė veta dhe shpiku brenda kallėpeve propagandistikė idhujt e rinj, duke sakatuar rrjedhat normale historike tė fjalės artistike shqipe, me pasoja tė hidhura sot e kėsaj dite atje ku pėrvijohen qėndrime zyrtare: nė tekstet shkollore dhe qėndrimet amatore mediatike. Pėrmbi tė gjitha kėto, i pafalshėm ėshtė roli i atyre prej tė cilėve pritet ndikimi nė opinion: koha tregon se ato sdalin nga natyra, ose sduan, ose e kanė tė pamundur (herė-herė, tė dyja bashkė). Mirėpo, dihet se prej tė quajturve tė mėdhenj, vjen dėmi mė i madh. Bie fjala, pėr ilustrim, si pasojė e keqkuptimeve jashtartistike dy poetė tė rėndėsishėm shqiptarė, L. Poradeci dhe Migjeni, ende se kanė gjetur emrin e vėrtetė nė letrat tona: ato i janė pėrcjellė lexuesit me uljengritje tė pakapshme. Kemi rastin e njė shkrimtari si I. Kadare, i cili abuzon nė sajė tė autoritetit tė emrit qė gėzon (kemi tė bėjmė me tendencė tė qėllimshme apo ēėshtje formimi kjo mbetet pėr tu diskutuar): nė parathėnjen prej shtatėdhjetė faqesh qė shoqėron botimin special (nė fund tė viteve tetėdhjetė) tė veprės sė Migjenit, pas gjykimesh sociologjike, krejt jashtėletrare, gjejmė pėrcaktimet uragan i ndėrprerė (tė cilit mund tia marrėsh lehtė anėn mosvlerėsuese) apo ēmitizues (kėtė cilėsim e kanė shumė autorė tė viteve tridhjetė), duke e lėnė autorin nė fjalė krejt tė zbuluar pėrballė interpretimeve amatoreske apo keqdashėse. Nė rastin e L.Poradecit dėmi rritet, pasi veprimi ndodh nė vitet 90-tė: asgjė se justifikon atė material qė pėrdoret si parathėnie pėr botimin e veprės sė plotė tė L.Poradecit nga Sh.B.Onufri. Portreti pėr poetin, qė mund tė rrijė shumė mirė diku tjetėr, nuk e ka vendin aty, pasi ai hedh dritė mbi personalitetin, por nuk luan asnjė rol nė zbėrthimin e veprės sė tij letrare.
Faktet e mėsipėrme janė tė mjaftueshme pėr tė treguar se realizmi socialist i shtrin shfaqjet e tij deri nė ditėt tona, edhe nė ato sfera ku duhej tė kishim ngjarje tė vėrteta letrare, prandaj gjykimit bashkėkohor i duhet ta mbyllė atė drejtim letrar brenda kohės e hapėsirės sė caktuar, brenda gjuhės sė vet tė politizuar e ideologjizuar, sepse vetėm kėshtu mund tė kthehet gjykimi i poezisė, dhe i letrave nė pėrgjithėsi, nė ditėt mė tė mira tė traditės, nivelet e sė cilės duhen pėrshėndetur sot e kėsaj dite. Ndėrtimi shpirtėror kombėtar dhe pozicioni historiko-gjeografik midis lindjes e perėndimit u ka dhėnė letrave shqipe poetika tė larmishme, duke u reflektuar mundėsitė e shumta qė ka fjala artistike, edhe pse kemi tė bėjmė me njė gjuhė tė vogėl demografikisht, veēse mbetet tė mprehet gjykimi qė pjell fryte, gjykimi qė rifiton pjekurinė dhe kodet e marrdhėnjes me tė vėrtetėn.
Hyrje
Kur ngacmimi nga leximi i parė i poezisė merr fund, kur bartja dhe dehja e tė papriturės shuhet, ēka mbetet pas nė vargjet e shkruara mirė janė mjetet e kujdesshme tė poezisė, qė mund tė na risjellin kėnaqėsinė dhe admirimin. Ēka do tė na bjerė nė sy qė nė fillimet e poezisė ėshtė vargu, shtjellimi nė vargje, ndryshimi thelbėsor nga paragrafėt e prozės. Shqyrtimi i vargut do tė nxjerrė nė pah njėsitė mė tė vogla qė e pėrbėjnė atė: bashkėtingėllorja, zanorja, rrokja, kėmba. Ndėrsa mbetet e vėshtirė pėr ne qenia objektivė nė qėndrimin ndaj ideve tė poezisė (tė njėjtės poezi mund t'i japim shpjegime krejt tė ndryshme, nė mos edhe kontradiktore), jemi lehtėsisht objektivė nė qėndrimin ndaj njėsive tė tingullit dhe lėvizjes. Fakti qė poeti zgjedh njė fjalė, a njė skemė rime, para njė tjetre, shton shfaqjet e paqėndrueshme tė zgjedhjes njerėzore, qė ne, si rezultat, tė zbulojmė njė zė tė qartė, individual, edhe nė poezitė mė formale. Dikush mund tė shqetėsohet kur shikon ndarjen nė pjesė tė poezisė, duke e gjykuar si prishje tė misterit dhe spontanitetit, por do tė shohė mė pas se nė madhėshtinė dhe ekscentrizmin e tyre poetėt janė larg tė kuptuarit tė zakonshėm. Sepse, edhe pasi gjithēka ėshtė thėnė, misteri mbetet.
Kur shqyrtohen krahasimi dhe metafora, ritmi dhe metri, figurat e ligjėrimit dhe tė tjera aparate tė poezisė, zbulohet roli qė ato luajnė nė tėrėsinė e saj. Shqyrtimi i njė poezie ka si shtysė admirimin pėr tė: kur lexojmė njė poezi qė na pėlqen, njohja e mjeshtėrisė sė krijimit tė saj mund ta bėjė atė mė tė gjallė dhe jetėgjatė. Dikush mund tė thotė se ai pėlqen te poezia atė qė i thotė ajo, ndjenjat qė i zgjon, dhe jo puna me metaforat, kėmbėt dhe metrat. Por, nėse pėlqeni atė qė poezia "thotė", kjo mund tė shterrohet nė njė fjali proze. Atje do tė jetė ideja, por diēka do t'i mungojė. Ajo qė mungon do tė jetė poezia. Le tė marrim kumtimin "unė jam i dashuruar". Tė shohim ēfarė ndodh kur N. Frashėri shkruan tė njėjtėn gjė nė poezi:
Do tė shtrihem,
tė venitem
si kandili, kur s'ka vaj,
balt' e pluhur
do tė bėhem
tė mė shkelnjė kėmb' e saj;
e tė prehem
duke puthur
atė kėmbė pasandaj.
A s'mė thua:
ē'ke me mua?
Pse tė dua, paskam faj?
Shihet menjėherė qė diēka ka ndodhur tek ideja: janė shtuar metri dhe loja e kėndshme tingullore e rimave, sidomos zanorja "a" e ngulitur nė fund tė ēdo strofimi, ku kėngėzimi i fituar shfaq mrekullinė e rrallė tė ndjenjės sė dashurisė. Pra, kjo tregon se ne mund ta zbėrthejmė poezinė, ashtu siē zbėrthejmė njė orė, e me pjesėt e hapura ta ngremė sėrish nė kėmbė, duke rikthyer shėrbimin e saj. Veēse pėr kėtė jemi tė pėrcaktuar nga shkalla e njohjes sonė mbi figurat themelore tė stilistikės, tė tropeve e figurave tė fjalorit poetik, tė sintaksės e intonacionit, tė ligjėratės poetike dhe ritmit, tė sistemeve tė vargėzimit, me metrikė e prozodi.
Kjo pėrmbledhje antologjike, e pėrcaktuar prej parashtrimeve tė mėsipėrme, mėton tė japė njė pamje historike tė asaj qė ka ndodhur me fjalėn artistike shqipe, historinė e zbulimeve e risive, si dhe shprehjen e tyre: ajo qė mund tė gjendet vetėm te njė varg a dy, apo me cilėsi tė veēanta tė kadencės e sonoritetit, tė cilėn pasuesit e shumtė e pėrsėrisin, e zbusin apo e modifikojnė. Zgjedhja nė bazė tė zbulimeve e risive qė shtrihen nė dimensionin e thellėsisė, jo vetėm tė ndonjė risie nė sipėrfaqe, hedh dritė mė tė qartė se sa paraqitja kuturu a nė bllok. Kjo metodė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me metodat a pėrpjekjet qė i ndajnė elementet e letėrsisė sipas disa kategorive joletrare. Vetėm njė metodė e tillė na ndihmon qė tė dallojmė shpikėsit, mjeshtrit, ata qė kanė merita pėr ngritjen e ndonjė forme nė shkallė mė tė lartė, mbllaēitėsit qė nuk kanė ndonjė efekt mbi rrjedhėn kryesore. Vetėm njė metodė e tillė do tia shkurtonte jetėn terminologjisė sė vjetėruar dhe pėrshkrimeve sipėrfaqėsore.
Tradita dhe bashkėkohėsia
Qytetėrimi njeh kohėn e vet tė gurit dhe tė atomit, por kultura nuk njeh zhvillim tė tillė: mund tė flitet vetėm pėr kronologjine e dukurive kulturore, sepse matja e kohės nuk vlen edhe pėr artin. Nė fushėn e shkencės, ekonomisė, teknikės, bota e lashtė ėshtė aq larg botės sė sotme, por nė fushėn e artit nuk mund tė flitet nė tė njėjtėn mėnyrė: kush i afrohet sot Homerit dhe autorėve tė tjerė antikė? Nė asnjė rast nuk ka artist mė tė favorizuar se njė tjetėr nė arritjen e vlerave artistike, vetėm se paska lindur mė pas, kėshtuqė edhe teorikisht arrijmė nė pėrfundimin se artistėt u pėrkasin tė gjitha kohėve dhe se tradita ėshtė aktive. Me anėn aktive tė traditės kemi tė bėjmė edhe nė rastin e kėrkimit pėr modele tė reja: mjeshtrit e tė kaluarės, megjithė universialitetin e tyre, janė tė kufizuar nga moda (shkolla) pėr tė cilėn kanė bėrė aq shumė, sepse krijimtaria e tyre shpjegohet vetėm brenda kodeve qė i afirmojnė. Nė historinė e artit shohim se zgjidhja e njė problemi lind probleme tė reja, duke u dhėnė mundėsi tė tjerėve tė tregojnė se ēmund tė bėjnė: ēdo artist varet prej traditės pėr atė formė nxitėse qė u jep drejtim pėrpjekjeve tė tij. E gjithė kjo pėrcaktohet jo nga pėrmirėsimi i artit, por nga ndryshimi i materialit nė zotėrim. Ėshtė ky kuptim historik qė e bėn poetin tė ndėrgjegjshėm pėr bashkėkohėsinė e tij.
Bashkėkohėsia dhe tradita
Pėr gati pesėdhjetė vjet duket sikur ndėr poetėt shqiptarė ėshtė parė si shenjė e bashkėkohėsisė vargu i lirė. Po ta shohėsh me vėmendje, kupton se kemi tė bėjmė me njė keqkuptim tė madh qė lidhet me titullin e librit poetik tė Migjenit, i cili, nė tė vėrtetė, nuk ka aluduar pėr poetikė por pėr etikė, sepse nė vargjet e tij tė ēlira kemi vetėm ndonjė gjurmė tė vogėl tė atij qė duhet ta quanim varg tė lirė: nė origjinėn e tij, qė i pėrket shek. XIX, vargu i lirė nuk ka ardhur si vrasje e vargut tė rregullt, por si ndryshim rrėnjėsor nė vetvete prej prozės ritmike. Ky varg, i cili ka lindur pjesėrisht si dėshirė me shprehė mendimin e dikujt pa e shtrembėruar atė (Laforgue) dhe pjesėrisht nga qėllime muzikale, ka njohur abuzime nėpėr kohė. Poeti qė shkruan nė varg tė lirė, - shkruan W. H. Auden, - ėshtė si Robinson Kruzoe nė ishullin e shkretė: i duhet tė gatuajė dhe tė lajė vetė. Nė pak raste tė jashtėzakonshme kjo pavarėsi trimoshe prodhon diēka origjinale dhe mbresėlėnėse, por shpesh rezultati ėshtė me ēarēafė tė pistė mbi shtratin e ērregullt dhe shishe boshe mbi dyshemenė e pafshirė. Kjo qė pėrmend Auden ka ndodhur nė kultura tė mėdha e tė emancipuara, kurse ajo qė ka ndodhur nė poezinė e paimunizuar shqipe, ėshtė e pashembullt dhe me pasoja tė pariparueshme sot e kėsaj dite: kritika e qėllimshme apo e pandėrgjegjshme i ka ēuar ato nė skajin e fundit, pasi gjithēka ėshtė vetėparė e pėrjashtuar prej panoramės sė plotė tė artit shqiptar dhe trashėgimisė botėrore. Ēdo pėrpjekje qė pėrdor tė njėjtat kritere pėr tė vėnė rregull atje, ėshtė e destinuar tė dėshtojė, ose do tė kemi rėnjen nė sociologjizėm vulgar: ēka e tregojnė hartimi i teksteve shkollore apo i antologjive tė pakta e tė hallakatura. Ēdo pėrpjekje duhet tė fillonte nga dokumentimi mė i hershėm i orales apo tė shkruarit, ēka do tė ishte historia e zhvillimit tė fjalės artistike shqipe, ku shėnimet duhet tu vihen nė shėrbim e jo ti zėvendėsojnė, siē ndodh rėndom.
P.S.
- Kjo pėrmbledhje, e kushtėzuar nga mėnyra e gjykimeve tė mėsipėrme, duke iu larguar pikėpamjeve jashtartistike e thjesht muzeale, pėrpiqet tė paraqesė atė pamje tė traditės qė duhet ta tregojė aktive edhe sot.
- Lirisė sė zgjedhjes i nėnshtrohet edhe pikėpamja filogjike, pasi synohet tė afrohet te gjykimi dhe shijimi i poezisė njė rreth sa mė i gjerė lexuesish.
- Pėrmbledhja ėshtė njė sprovė qė kėrkon tė nxisė diskutime gjithnjė e mė konstruktive mbi traditėn e fjalės artistike shqipe, duke kėmbėngulur se vetėm duke e vlerėsuar drejt atė, do tė kemi gjykime tė drejta mbi prodhimin poetik ende tė hapėrdarė tė shekullit XX, sidomos tė periudhės sė gjatė socrealiste, e cila mė tepėr mbetet pėr tu parė nė njė kėnd fenomenologjik.
GAZMEND KRASNIQI
NJĖ FILOZOFI E KOMPOZICIONIT
(Nga tradita te postmodernia)
1.
Fjalėt e Edgar Alan Poe, kur flet pėr Korbin se e tėrė poema ka vijuar hap pas hapi, gjer nė pėrfundimin e saj, me pėrpikmėrinė dhe rigorozitetin e domosdosshėm matematik, si dhe fjalėt e Stephane Mallarme se mė mirė thjesht njė libėr i vetėm, i organizuar dhe i punuar fort, se sa njė pėrmbledhje frymėzimesh tė rastėsishme, qofshin kėto edhe tė mrekullueshme flasin pėr diēka mbase jombizotėruese gjerėsisht nė poezi, pasi lexuesi, zakonisht, as qė do tė dijė pėr mundin e krijuesit, megjithatė kjo pėrvojė zbret qė nga emrat e pėrmendur e deri te krijues pa shumė emėr. Pėrkimet e mėsipėrme nuk janė rastėsi, pasi Mallarme ėshtė nė linjėn e dishepujve tė Poe: kur analizon poezinė e tij Erashka, kritiku Marsel Raymond thotė: ky ėshtė, sigurisht, lloji i poezisė qė do ta joshte Poe-n. Siē thotė vetė, Mallarme ka mėsuar anglisht vetėm pėr tė lexuar Poe-n nė origjinal. Kur mendon se vetė Baudelaire, njeriu qė i dha Poe-s famė evropiane, e ka pėrkthyer Korbin nė prozė, duhet ti japėsh tė drejtė Mallarme-sė, pasi ai i ka dhėnė tė drejtė Baudelaire-it, kur e pėrktheu edhe vetė Korbin nė prozė.
Mallarme e ka pranuar provokimin e Poe-s, kur shprehet se ēdo rastėsi duhet tė pėrjashtohet nga vepra moderne dhe nuk mund tė jetė e pranishme aty, veēse gjoja. Pėr ne ky ėshtė rasti mė i mirė pėr tė pranuar kalimin e interesimit nga autori te krijimi fakt i admirueshėm, ēka vazhdon tė gjejė (si ēdo gjė qė admirohet fort) kundėrshtarė te pasuesit e pozitivizmit dhe socrealizmit. Teoria moderne do tė na thoshte se njė vepėr letrare lidhet me letėrsinė nė pėrgjithėsi dhe jo me personalitetin e asaj vepre: autori ėshtė njė ekspert nė punėn e tij. Thėnė shkurt, forma sajohet nga sistemi, njė tėrėsi qė ekziston para poetit. Jo intensiteti i emocionit, por intensiteti i procesit artistik, do tė thoshte Eliot-i.
Po tė shohim traditėn tonė, do tė vėrejmė se Poradeci fitoi mjaft ngaqė, qysh nė zanafillė, Mitrush Kuteli i mėshoi pikėrisht kėsaj ane pėr tė cilėn po flasim. Nė zanafillė, Mjeda, me sa duket, humbi mjaft ngaqė Fishta pat shkruar pėr poezinė e tij: vjen mė tepėr prej mendjes se prej zemrės. Pėr shumė kohė, Poradecit i duhet tė ndeshet me kodet psikanalitike tė Krist Malokit, ndėrsa Mjedės i duhet tė ndeshet me kodet e heshtjes. Mjedėn nuk e gjen te panoramat e Konicės, as te njė shkrim i gjerė i Skėnder Luarasit nė njė revistė tė Beogradit, por, dikur, simpatizantėt e tij provokuan shkrime dhe del nė sipėrfaqe dallimi midis shkollės letrare jezuite, qė pėrfaqėson Mjeda, dhe shkollės letrare franēeskane, qė pėrfaqėson Fishta.
Ėshtė e qartė se kjo mėnyrė e tė diskutuarit interesohet pėr rezultatin: ēfarė ėshtė poezia, pasi ėshtė shkruar?
Kjo ėshtė ēėshtja.
Arsyen Nga vjen dhe Pse vjen ajo ia lė psikologėve dhe psikanalistėve.
2.
Pyetja e mėsipėrme vjen mė e lehtė kur e bėjmė brendapėrbrenda traditės, por vėshtirėsohet nėse e bėjmė nga pozita e re e postmodernes, prirja mbizotėruese e kulturės sė sotme. Pėr atė qė do tė thotė kjo pyetje, duhet ti kėrkojmė ndihmė filozofit tė rėndėsishėm tė kėsaj prirjeje, Francois Liotar. Ai shprehet: Artisti apo shkrimtari postmodern ėshtė nė pozitėn e njė filozofi, teksti qė shkruan apo vepra qė krijon nuk udhėhiqet nga rregulla tė paravendosura dhe nuk mund tė jenė tė paragjykuara prej aplikimit tė teorive tė dhėna te ky tekst apo kjo vepėr. Tė tilla rregulla dhe kategori janė ēfarė teksti apo vepra po hetojnė.
E pra, ēndodh nė kėtė lloj artisti?
Gjithmonė, kjo natyrė pyetjeje mė kujton ngjarjen qė tregon Octavio Paz, kur i ēon Marsel Duchamp-it esenė e shkruar pėr tė. Kartolina qė vjen nga Duchamp, shkruan: Faleminderit qė mė tregove ca gjėra pėr veten tėnde.
Konkluzioni: po tė flasėsh pėr pėrvojėn tėnde je mė i mbrojtur.
3.
Mbase amatorėt e delirit do tė ndihen tė zemėruar pėr shkak tė kėtyre maksimave cinike; por gjithsekush mund tė marrė prej tyre atė qė i duhet. Kėshtu shkruan Baudelaire-i pėr esenė e Poe-s. Qysh nga eseja e Poe-s e deri mė sot, shumkujt i djeg ideja se ajo qė ne quajmė frymėzim, ėshtė nė tė vėrtetė njė mendim i shpejtė, qė nuk pushon sė qeni llogari, megjithėse zhvillohet nė njė kohė tė shkurtėr (por, herė pas here, kėrkon pėrjetimin dhe korrigjime tė pafund).
A ėshtė tallur Poe me kritikėt e vet? Gjenden argumente pėr tė dyja pėrgjigjet e kėsaj pyetjeje, megjithatė, prapėseprapė, ėshtė e rėndėsishme qė kjo nuk na pengon tė flasim pėr njė filozofi tė kompozicionit, prandaj marrim nė shqyrtim (siē thamė, nga pėrvoja vetjake) poemėn Odė Dodone. Fillimisht ajo qe quajtur Divnesė Dodone, pra qe pėrdorur fjala e bukur divnesė profecia qė pėrcjell orakulli. Qe joshės, jo pa muzikė, pėrftimi Divnesė Dodone, por megjithatė fitoi fjala Odė, sipas argumenteve qė do tė vijojnė, megjithėse ardhja e njė forme kaq serioze poetike si oda nė kohėn tonė duket njė paradoks.
Historikisht oda i kėndon me ton serioz dikujt qė meriton adhurime dhe lėvdata tė larta pėr vepra tė mėdha e fitore tė rėndėsishme, ndėrsa solipsismi e skepticizmi (dy fjalė qė barazohen nė fjalorėt enciklopedikė) pėrfaqėsojnė atė doktrinė ku bota ėshtė ēfarė perceptojmė vetė. Flasim pėr atė skepticizėm qė rrjedh nga Berceley, i cili konsiston nė dyshimin ndaj realitetit tė botės sė jashtme dhe nė tė besuarit e realitetit tė njė bote shpirtėrore. Ky solipsisėm ėshtė esenca e botės postmoderne.
Si kusht i parė, mbi kėtė bazė paradoksi, rrjedhimisht, duhet tė ndodhė dekononizimi i standarteve kulturorė, i veprave dhe autoriteteve tė mėparshėm. Historikisht, qė nga antikiteti njihen disa lloje odėsh, si ajo nga doli strofa safike, si dhe odat e quajtura pindarike e horaciane, me forma vargu dhe strofash tė pėrpunuara. Dimė se, mė vonė, nė letėrsitė e vendeve tė ndryshme, oda u bė njė poezi e gjatė, nė tė cilėn shprehen ndjenja tė fuqishme, por gjithnjė duke ruajtur tonin solemn dhe madhėshtinė e kėndimit. Psh, nė traditėn tonė, poezia e Ndre Mjedės Mustafa Pasha nė Babunė pėrbėhet prej trembėdhjetė strofash safike.
Odė Dodone ringjall njohjen tonė pėr kuptimin e odės, por e sheh atė vetėm si pikė referimi: kjo sjellje me odėn shkon nė parodi, cilėsi e postmodernes qė, sipas Jameson, sfidon dhe shkatėrron atė qė imiton. Shihet lehtė se nuk ka mbetur asgjė nga forma e hershme, si nga pikėpamja e vargut, ashtu dhe nga pikėpamja e strofės. Nga pikėpamja e vargut kemi, sipas Pound, jo metronom, por frazė muzikore, e cila fillon qė nė titull: Odė Dodone. Pėr tė evokuar njė kohė si koha pellazgjike, kėrkohen burime, por kėto burime hyjnė nė shėrbim me ironi dhe pastiche, duke i fragmentuar tekstet dhe duke i kthyer nė kolazhe e montazhe.
Qė shija e kohės tonė ėshtė njė shije intertekstuale, kėrkon ta thotė edhe poema Palimpsest poeti. Kjo shije kėrkon ēmistifikimin dhe desakralizimin e aktit poetik, prandaj poema qė nė fillim do ta lėrė tė ēmeritur lexuesin e poezisė tradicionale. Ndryshe nga toni serioz i poemės sė parė, ndėrfutja e citimeve dhe gėrshetimi i materialit letrar me atė jo letrar, pra qarkullimi i teksteve nga libra tė njė natyre tjetėr, kėrkonte natyrėn e pėrmbajtur, ku diēka nuk gjykohet mbi a nėn diēka tjetėr, kushtėzuar nga kėrkimi i mitit poetik.
Ky lloj ndėrtimi duhej tė sillte njė teksti tė ri mbi shtresat e teksteve tė vjetra, i cili duhet tė funksionojė si njė realitet i ri artistik, pra si njė tekst i ri poetik.
4.
Sa vlejnė provokimet?
Provokimi mund tė ketė reagime tė ndryshme. Baudelaire dhe Mallarme e pėrkthyen Korbin nė prozė, por, me pėrkthimin e tij, portugezi i famshėm Fernando Pessoa kėrkoi ti afrohej origjinalit, ndėrsa Noli ynė e dha atė me tetėrrokėshin shqiptar.
POEZIA DHE KOHA
Poezia shfrytėzon mjetet e veta pėr tė kėrkuar tė vėrtetėn. Gjithmonė tė vėrtetėn qė e tejkalon saktėsinė e fotografimit, duke kaluar nė transcendencė. Prandaj mbarimi i njė poezie ėshtė shkuarje drejt dėshpėrimit. (Pėrderisa njeriu nuk pėrkufizon dot jetėn sė pari).
Me Baudelaire (me tė cilin poezia franceze bėhet fakt europian) dhe simbolistėt e tjerė, nisi ajo poetikė, nė tė cilėn krijuesi e ka qėllimin nė prodhimin e njė vepre tė mbyllur nė vetevete, por edhe lejon njė rreth kuptimesh tė mundshme, sipas shkallės sė mprehtėsisė, tė tejndjeshmėrisė dhe predispozitės. Ndjeshmėria bashkėkohore, ku dhe logjika e shkencat i kanė zėvendėsuar vlerat unike me ato tė shumėvlerėshme, e ka stimuluar kėtė fenomen. Simbolizmi modern edhe se mbyll veprėn, edhe ia lė pėrcaktimin e fushės sė tejndjeshmėrisė lexuesit. Ca tė vėrteta nė njohura nė botė. Porse lexuesi shqiptar njeh vetėm kuptimin tradicional tė veprės artistike, ndėrsa kritika shfaqet nė nivelin e vulgariteteve e sprovave qesharake.
Nga kritika diēka ndjehet e nevojshme tė sqarohet, sepse nė fund tė fundit, edhe kritika mė profesionale mbetet e pafuqishme. Mjetet racionale qė pėrdor ajo janė tė destinuara tė dėshtojnė - me konfirmimin e tė qenit tė fjalės jo shenjė e mendimit, por qė i ndjenjės, jo ide po klithmė, poezisė sė pastėr iu krijua mundėsia e ngritjes nė teori: kjo poezi karakterin e vet tė pastėr poetik ia ka borxh pranisė, rrezatimit dhe efektit bashkues tė njė realiteti misterioz.
Fatkeqėsia e artistit ėshtė se kėrkon tė vėrtetėn e vet, pa mundur tė shpjegojė fillimisht ēfarė ėshtė jeta vetė, pa mundur tė shpjegojė se pse aty ku ėshtė mė shumė i turbullt, aty ėshtė mė shumė ai vetė. Fatmirėsia e artit ėshtė se nuk don tė bindė e tė indoktrinojė, por ėshtė njė pjesėmarrje.
Kur diskutohet pėr poezinė, mė kujtohet kur kam pirė pėr herė tė parė njė verė franceze, emrin e tė cilės e kisha lexuar dikur te Guy de Maupassant. Nė fytyrėn time prej njohėsi jo tė mirė verėrash, miku francez pa njė hije zhgėnjimi, sepse buzėqeshi dhe mė porositi qė tė kisha kujdes prej saj. Poezia ėshtė si verėrat: duhet aftėsia e veēantė pėr tė kapur dallimin qė ekziston midis njė vere tė prodhuar nė njė fshat tė Lezhės a tė Myzeqesė, bie fjala dhe asaj tė prodhuar nga njė fshatar francez i Champagnes. Kėto shėnime do tė donin tė shėnonin fillimin e njė diskutimi mbi poezinė. Nė njė situatė komerciale, ku vlerat e vėrteta janė tė diskriminuara, diskutimi pėr artin merr vlera, sepse shoqėria e sotme shqiptare ėshtė prekur dhe po pushtohet nga stanjacioni shpirtėror. Se e dimė, se aty ku ndjenja zhduket arti ėshtė i pafuqishėm. Dikur arti ėshtė quajtur shėrbėtori i teologjisė, kurse nofkėn shėrbėtor i tregut zor se mund ta quash tė nderuar.
Letėrsia shqipe, qė nė shoqėrinė totalitare i kėrkohej tu drejtohej e tu shėrbente tė gjithėve, sot po polarizohet siē ndodh nė shoqėrinė perėndimore: letėrsi qė shkruhet sipas disa recetave pėr stomakun e lexuesit, dhe letėrsi qė kėrkon ta marrė lexuesin me vete. Vitet 90 tek ne kanė stimuluar njė problem historik - mbisundon njė sistem i ri normash, modelesh e konvencionesh letrare. Ka prurje tė reja, por edhe shfaqje tė dinamikės nė vetvete tė hierarkisė sė vlerave. Nė dallim me letėrsinė e dekadave tė kaluara, letėrsia shqipe fitoi diēka tė rėndėsishme pėr artin: ēlirohet nga prangat jashtėartistike dhe fiton statusin e brendshėm - statusin e tekstit letrar. Puna e kritikės me njė poet fillon me analizėn e ligjėrimi tė tij. Vetėm ligjėrimi mund tė dėshmojė atė qė poetit mund ti ketė kushtuar tėrė jetėn. Ta reduktosh njė vepėr nė atė qė ajo nuk ėshtė dhe as qė dėshiron tė jetė, do tė thotė ta mohosh atė.
Kjo kėrkesė do ia priste rrugėn manipulimit ideologjik tė shijes, artit tė vėnė plotėsisht mbi motive dhe faktorė tė jashtėm, kjo do tė ndihmonte pėr ta parė poezinė si religjion tė pastėr. Kjo etikė, pa forcėn nė shėrbim tė ideve a tė interesit, por me dinamizmin e brendshėm, tė fuqishėm, tė pėrcjellur me vetmohim, do tė demostronte forcėn e njė opozite psikologjike.
Me lirinė dhe tė vėrtetėn, dy mundėsi pėr tė ndryshuar botėn, brezi tashmė hedh tė dhėna tė reja nė tryezat e poetikave: fundi i luftės sė ftohtė she i shoqėrisė totalitare idha fund njė kulture dhe, pėrmes njeriut zgjon njė tjetėr interpretim tė botės. Ėshtė mė e drejtė tė thuhet se njė libėr e shkruan vetė vetveten: kjo e kapėrcen mundėsinė e kufizimit nė njė formė tė vetme pėr shprehjen e botės sė brendshme. Padyshim, ky kėrkim pėr modele tė reja ėshtė ēelėsi kryesor pėr tė shpjeguar atė qė mund tė quhet krizė e poezisė sė sotme. Mjeshtrit e tė kaluarės, megjithė universialitetin e tyre, janė tė kufizuar nga moda (shkolla) pėr tė cilėn kanė bėrė aq shumė: krijimtaria e tyre shpjegohet vetėm brenda kodeve qė i afirmojnė.
Nė historinė e artit shohim se zgjidhja e njė problemi lind probleme tė reja, duke u dhėnė mundėsi tė tjerėve tė tregojnė se ēfarė mund tė bėjnė. Ēdo artis varet prej traditės pėr atė formė nxitėse qė u jep drejtim pėr pjekjeve tė tij. Ajo qė mund tė pėrcaktohet sot si kryesore ėshtė fakti se, ndryshe nga njė botė ku gjėrat janė tė fabrikuara dhe tė standartizuara, ku mjetet shprehėse janė bėrė banale e inerte, abuzive e shtampa, artisti kėrkon tė jetė vetvete.
Nė fund tė kėtij shekulli estetikat janė shkruar edhe njė herė: artistėt e kanė kthyer pėrmbys kodin e estetikės aristoteliane deri nė formula antiapoliniane. Pyetja ēėshtė arti? tregon gjithnjė e mė shumė se e vėrteta ėshtė misterioze, e vėshtirė pėr tu kapur, kjo mbetet gjithmonė pėr tu fituar nė kėtė botėn tonė ku ēdo mur ėshtė njė portė.
SHĖNIME MBI PĖRKTHIMIN
Poezia ėshtė ajo qė humbet gjatė pėrkthimit, thotė Frost, ēka duhet tė pėshtjellojė kėdo qė merr pėrsipėr pėrkthimin. Sigurisht, ai ka thėnė tė vėrtetėn, njė e vėrtetė qė mban emrin R. Frost: poezitė e tij, qė janė nderi i antologjive anglosaksone, nuk e kapėrcejnė dot pengesėn e gjuhės, duke dhėnė mundėsinė e shijimit tė vėrtetė vetėm nė gjendjen e tyre origjinale. Mandej, tradita e pėrkthimit tė poezisė anglosaksone tek ne nuk ofron ndihmė tė madhe: i pari qė tė vjen ndėrmend ėshtė Noli. Ėshtė e njohur se pėrkthimin e poezisė Korbi tė E.A.Poe na e ka dhėnė tė pėrkthyer nė tetėrrokėsh shqiptar, pra, megjithėse kemi njė shqipėrim tė vyer, ndodhin firo tė autenticitetit, kėshtuqė gjetja e rrugėve optimale mbetet njė mund i madh dhe i pafund.
Duhet theksuar se me kohė, pra nė shek. XX, nė poezinė anglosaksone kemi shfaqje fenomenesh tė reja. Diku nė vv. tridhjetė tė kėtij shekulli, E. Pound pat thėnė se, pėrjashto Yeats, qė nga vdekja e Th. Hardy-t janė amerikanėt ata qė shkruajnė poezinė. Qė nga viti 1910, tė gjitha ndryshimet nė vargun anglez janė bėrė gati kryesisht prej amerikanėve. Nė fakt, nuk ka mė ndonjė arsye qė ajo (poezia) tė quhet angleze dhe nuk ka ndonjė arsye qė tė mendohet mė pėr Anglinė. Sigurisht, poetėt anglezė nuk kanė reshtur sė shkruari dhe nxjerruri personalitete, por para tradicionalizmit tė tyre, poetėt amerikanė spikasin me frymėn e veēantė dhe format e reja tė shprehjes, duke ia dalė herė-herė tė zvogėlojnė edhe firot e pėrkthimit, ēka do tė thotė pėrhapje dhe njohje mė e madhe nė botė. Kėto natyra tė skajshme krijimesh flasin pėr mė shumė se njė metodė pėrkthimi: njė pėrkufizim ngacmues pat dhėnė E.Pound nė essenė Si tė lexohet. Nė kėtė esse ai vėren se, duke pėrjashtuar formėn e jashtme dhe momentin e krijimit, do tė shohim se gjuha gjallėrohet nė mėnyra tė ndryshme, ēka mund tė na lejojė pranimin e tre llojeve tė poezisė. Kemi MELOPAEIA, ku fjalėt ngarkohen me muzikė pėrtej kuptimit tė zakonshėm tė tyre. Kemi PHANOPAEIA, ku mbisundon loja e imazheve. Kemi LOGOPAEIA, ku ndodh vallėzimi i intelektit ndėrmjet fjalėve. Nė rastin e parė, vazhdon Pound, pėrkthimin mund ta ndihmojė rastėsia hyjnore, por gjithmonė pjesė-pjesė. Nė rastin e dytė kemi pėrkthime mjaft tė mundshme. Nė rastin e tretė, pas shumė mundimesh, mund tė nxirret njė derivat apo ekuivalencė.
Nga shprehja e sipėrmendur e Frost bėhet e qartė se shijimi i vėrtetė i njė poezie i mbetet origjinalit, ēka parakupton ngritjen e njė mekanizmi i cili e servir poezinė nė dy gjuhė, duke parapritur njė pėrgatitje tė veēantė tė lexuesit, formė, nė planin e gjerė, e parakohshme pėr shqiptarėt. Pėrcaktimi i bėrė nga Pound e shikon pėrkthyesin si njė qenie e marrė nė konsideratė, sepse nė disa kultura, padyshim edhe tek ne, disa nga librat mė tė mirė janė pėrkthime. Ēdo kulturė ushqehet nga pėrkthime, ēdo dalldi e valė e re stimulohet nga pėrkthime, ēdo periudhė e ashtuquajtur e madhe ėshtė periudhė e pėrkthimeve: poetėt mė tė rėndėsishėm shqiptarė i kemi ngaqė ata ditėn ta lexojnė dhe ta pėrkthejnė poezinė e huaj, tė antikitetit, tė lindjes apo perėndimit.
Kur Harold Bloom thotė se poetėt e fuqishėm tė shekullit XX janė Thomas Hardy dhe Wallace Stevens, ai qė ka njė njohje mbi poezinė angloamerikane, do tė kujtohet se bėhet fjalė pėr dy burra qė kanė punuar gjatė dhe shtruar. I pari shkruante dhe botonte romane, duke u bėrė i njohur me to, kurse poezitė, ambicjen mė tė madhe, i mbante nė sirtar dhe i latonte me durim e kujdes. Arritjet mė tė mira dhe tė pėrsosura i ka nėnshkruar nė njė moshė mjaft tė thyer pėr njė poet e, megjithėse ka lindur mė 1840, vlerėsohet si poet i shekullit XX. Rasti i tė dytit ėshtė mė se i rrallė nė fushėn e poezisė: pati njė karrierė tė shkėlqyer nė profesionin prozaik si drejtues i sigurimeve shoqėrore, larg qendrave tė mėdha tė kulturės e artit, dhe shumė vonė u muar vesh se ishte njė poet i madh.
Shumkush e di se nė kėtė epokė tė modernizmit emrat mė tė lakuar kanė qenė ato tė Ezra Pound e T.S.Eliot, tė cilėt, pėrveēse me veprėn krijuese, u angazhuan edhe me zėrin kritik, qė vinte si rezultat i interesave tė tyre tė gjithanshme dhe i njohjes sė thellė mbi botėn e artit dhe tė krijimit, duke u bėrė kėshtu ikonathyes shumė autoritarė, si dhe shpikės rrymash poetike e termash tė rinj kritikė. Njė tjetėr amerikan i famshėm i kėsaj kohe ėshtė W.C.Williams: nė dorėn e tij poezia nuk u bė objekt i pėrkryer artistik, si te Stevens, ose njė dukuri e rikrijuar me kujdes, si te Frost, pėrkundrazi ajo kapte ēastin kohor si njė foto, duke aluduar pėr rėndėsinė e objekteve te dukshme, konkrete. Krijimtaria e tij shpesh fikson modelin spontan, emotiv, tė pėrjetimit dhe ndikoi nė krijimtarinė beat nė fillim tė viteve 1950. Kėto tė fundit ndikuan qė ta kthenin tek tradita e W.C.Williams edhe njė poet me formim akademik e tradicional si Robert Lowell, megjithėse e kishte njohur mė parė suksesin. Duket sikur asnjė poet tjetėr se ka parė me tė vėrtetė Amerikėn, apo dėgjuar me tė vėrtetė gjuhėn e saj, do tė thoshte Lowell pėr tė. Nėn shembullin e Lowell, duke lėvruar forma tė mbėshtetura nė traditė, por dhe duke i zgjeruar ato me forma e ndjeshmėri tė reja bashkėkohore, do tė kemi poetė si Sylvia Plath, Anne Sexton, John Berryman, Theodore Roethke, James Dickey, Adrienne Rich etj. Pastaj do tė kemi poetė tė tjerė qė u pėrkasin shkollave tė ndryshme krijuese si Dylan Thomas, Robert Creeley, A.R.Amons, Allen Ginsberg, John Ashbery, W.S.Merwin, Charles Simic, Ted Hughes, Mark Strend, Derek Walcott, Seamus Heaney etj. Njė listė kjo jo shterruese pėr atė qė ka ndodhur nė poezinė angloamerikane tė shekullit XX.
Imitime, i quan Lowell pėrkthimet e veta, duke u ngritur kėshtu nė mbrojtje tė pėrkthimit: pra, duhen gjetur mėnyrat pėr tė komunikuar me kulturat e tjera, pėr tė ushqyer apo pėr tė vėnė nė provė kulturėn e vendit tėnd, pėr tė ushqyer dhe pėr tė vėnė nė provė mundėsitė e tua si poet, si njohės i mekanizmit krijues tė poezisė, pasi krijimi dhe pėrkthimi shkojnė paralel, njė fatbardhėsi qė prodhon emrat N. Mjedja, L. Poradeci, F. Noli, traditė qė u pėrēudnua nė periudhėn socrealiste. Ėshtė koha qė pėrkthimi tė rilidhet me traditėn e vet mė tė mirė, pėr tė rifituar qartėsinė, ėshtė koha pėr tė freskuar mundėsitė e mėdha tė gjuhės sė bukur shqipe, duke ringritur diskutimet serioze pėr natyrėn e vėrtetė tė poezisė si art i gjuhės, sepse kultivimi i njė poezie amatoreske do tė dėmtojė edhe mė tepėr kur tė ketė mbėshtetjen e pėrkthimeve edhe mė amatoreske. Koherenca e poezisė angloamerikane tė shekullit XX, ēka do tė thotė ligjshmėria e pjelljes sė njėpasnjėshme tė fenomeneve, janė model i shkėlqyer pėr tė parė se ēndodh me poezinė e kulturės sė njė gjuhe kur diskutohet, studiohet e sistemohet si duhet, kėshtuqė njė njohje sado panoramike saj ka vlerė, sidomos kur nuk mungon fisnikėria e synimit. Mandej, edhe kur nuk dilet te rastet fatlume tė quajtura imitime, ėndėrr e ēdo pėrkthyesi, pėrkthimin e justifikon nevoja e komunikimit: nevoja e komunikimit me poezitė e mėdha.
DHURATĖ ARBĖRESHE
Sot e kėsaj dite, nė krye tė antologjisė sė poezisė sė shkruar nė shqip qėndron emri i njė arbėreshi (Matrėnga), njėmbėdhjetėrrokėshi i tė cilit tingėllon i freskėt edhe pėr lexuesin e kohės sonė. Shumė emra tė asaj ane (De Rada, Variboba, Serembe, Dara e Ri, Skiroi etj.) janė nga emrat mė tė qėndrueshėm tė njė antologjie tė tillė. Edhe shekulli XX ka listėn e vet tė poetėve tė mirė e cilėsorė arbėreshė, njė pjesė e tė cilėve janė botuar dhe bėrė tė njohur edhe nė Shqipėri. E gjitha kjo do tė thotė se letėrsia shqipe i detyrohet shumė asaj pjese tė letėrsisė sė vet, e cila, pėrveē prurjeve tė njė tradite tė disashekullore, i ka shėrbyer si urė lidhėse me letėrsinė italiane dhe atė perėndimore nė pėrgjithėsi, kur ėshtė fjala pėr format dhe frymėn qė ajo pėrēon.
Pėr fatin e mirė, herė pas here nuk kemi tė bėjmė vetėm me pamjen historike tė asaj letėrsie, pasi kemi faktin e admirueshėm qė kjo degė e ndarė prej pesėqind vjetėsh nga trungu i vet vazhdon tė nxjerrė fryte: nė mėnyrėn mė mbresėlėnėse, ajo pjesė e kulturės sonė po kėrkon tė gjitha rrugėt qė tė justifikojė vetveten nė vazhdimėsi. Kėto shėnime i ka nxitur botimi i njė antologjie poetike me titull ... nga njėri breg a tjetri i kėtij deti (Zėra dhe rrugėtime tė poezisė italiane bashkėkohėse). Kjo antologji dygjuhėshe, e mbėshtetur nga Komiteti Kombėtar i Pakicave Etno-Linguistike dhe qeveria italiane, por e pėrgatitur dhe e pėrkthyer nga studiues e krijues arbėreshė, sjell poetėt e mėdhenj bashkėkohorė tė Italisė, pėrgjithėsisht (me pak pėrjashtime) autorė tė ndikuar nga ajri dhe uji i Mesdheut, ēka pritet tė tingėllojė e afėrt pėr lexuesin dhe komunitetin poezidashės shqiptar. Janė zėra poetėsh qė i kanė rrėnjėt nė ato zona tė Italisė jugore, ku banojnė bashkėsitė gjuhėsore arbėreshe, ndėrmjetės tė privilegjuar tė njė takimi dhe dialogu midis Italisė dhe Shqipėrisė.
Hartuesi i antologjisė, i cili e shoqėron atė me parathėnie dhe njė ese pėr ēfarė ndodh sot nė letėrsinė italiane (poezi e prozė), Pierfranco Bruni (autor i librave tė tillė studimorė si Ndėrmjet De Radės e Ernest Koliqit), del edhe me platformėn e vet estetike. Qėndrimi i tij estetik ėshtė kryekėput ndryshe me atė qė mbizotėron nė Shqipėri prej shumė dekadash. Pėr shembull, ai thotė se poezia nuk ėshtė dogmė, fakt i shenjtė, apo pasqyrė e realitetit (nuk ka qenė kurrė dhe nuk do tė jetė ndonjėherė); apo vitet e fundit janė grumbulluar mėsimet e Nėntėqindės, qė nga Krepuskolarizmi, Hermetizmi, deri te format e realizmit tjetėr e disa trajta eksperimentalizmi, me pėrpjekje pėr njė gjuhė qė pėrfshin nė vetvete njė larmi elementesh stilistike, formale dhe letrare-tematike. Nuk mund tė flitet pėr njė poezi novatore tout court, por ka rrėnjėzime qė shfaqen me ngulm, pavarėsisht nga sprovat letrare qė jetėsojnė propozime tė cilėt ngėrthehen me njėri-tjetrin.
E vė nė dukje kėtė, pėr tė thėnė se kjo antologji e ballafaqon lexuesin e zakonshėm shqiptar me mėnyra tė tjera tė qasjes ndaj poezisė bashkėkohore (nė kėtė rast, asaj italiane), duke kėrkuar njė lexim ndryshe, njohje kodesh tė reja, pasi, pėrndryshe, mbetet i huaj ndaj saj. Pra, pėrveēse ka njė traditė qė fillon me Danten e vazhdon me tė tjerė emra tė mėdhenj nėpėr shekuj, poezia italiane njeh kulme edhe nė shekullin XX. Shumė nga kėta autorė, pėrveē rėndėsisė kombėtare, kanė edhe vlerė ndėrkombėtare.
Kjo mėnyrė argumentimi tregon se ēfarė barre e madhe ka rėnė mbi pėrkthyesen, sė cilės iu desh tė kalonte gjithė kėto poezi nė njė gjuhė si shqipja, ku diskutime tė tilla pėr poezinė pothuajse mungojnė, ose ende nuk e kanė fituar si duhet qytetarinė. Pra, pėr tė shijuar kėtė projekt, duhet tė kemi njė njohje pėr ēfarė ka ndodhur nė poezinė italiane kėtė shekull. Guximi i saj bėhet dy herė i lavdėrueshėm, kur kujton se nuk po pėrkthen nė gjuhėn e vet (qė ėshtė ajo italiane ose arbėreshe), por nė njė shqipe tė mėsuar, mbase nė mėnyrė shkollareske. Ėshtė njė provė e kaluar me sukses, ndėrsa elementet e pėrdorura nga arbėrishtja tingėllojnė tė kėndshme. Madje, kur autori ėshtė arbėresh, pėrkthyeja shkon tek ato forma ku sikur po e rishkruan edhe njė herė poezinė. Shembulli mė ilustrues ėshtė poezia Nėnės e Franko Espozito, i cili vjen nga i njėjti fshat me De Radėn.
Varreza e vogėl e Maqit
ėshtė vend i fshehtė.
Hijet e tė vdekurve enden
tė holla e tė zeza
tė varura te njlimon.
Dielli djeg tė ftohtin e trupave.
Natėn njė muzikė e bardhė
pėshpėriti njė lutje tė vagėlluar
pėr nėnėn e poetit.
Nė kėtė tetor pikėllimi
dielli plasarit gėlqeren e varreve.
Rreth e rrotull gjithkund heshtja ime.
Nga fytyra e saj si kukull dilli
Frikė e lotė ende
pėr ikjet e mia tė gjata.
Era. Fshati nė erė,
fėrshėllen njė vaj tė ėmbėl
ledhaton sytė e saj tė mbyllur.
Lamtumirė pėrgjithmonė, lamrtumirė more nėnė.
Hartuesi i antologjisė thotė: Poetė si DAnuncio-ja, Kardarelli (Cardarelli), Paveze-ja (Pavese) i vonė (ai i pėrmbledhjes La terra e la morte) e kishin kuptuar mirė rėndėsinė e muzikalitetit tė vargut. Vargu qė duhej tė kėndonte. I cili ėshtė ndryshe nga tensioni ritmik i fjalės. Pėrkthyese Kate Xukaro i duhet tė matet me poetėt qė rrjedhin nga kėto dy linja tė poezisė italiane, gjė qė mund ta kryejė vetėm njė njėri me kulturė tė plotėsuar, vetėm njė njeri qė e kupton se poezia jeton nėse ka ritėm theksimi i disa fjalėve, mbėshtetja e disa mbiemrave a emrave.
Prirja e parė ka vėshtirėsitė objektive tė zvogėlimit tė mundėsisė sė ruajtjes sė tingujve nga njė gjuhė nė njė tjetėr, ēka kėrkon rishkrimin e poezisė ose vendosjen e origjinalit pranė pėrkthimit. Nė kėtė antologji, poezinė Rrethina Krishtlindore tė Andrea Xanxotos, qė pėr nga prirja tė kujton poezinė e famshme Shiu nė pishnajė tė DAnuncio-s, duhet ta lexojmė herė pas here nė origjinal, pasi mbahet shumė nga muzika e fjalėve, gati duke tė kujtuar kėngėt e fėmijėve.
Prirja e dytė ngėrthen vėshtirėsitė e kapjes sė ritmit dhe ngjyresės sė fjalėve, sipas shkollės poetike pėrkatėse, jo pak tė suksesshme nė shėkullin XX, me ndonjė jehonė, sado modeste, edhe nė Shqipėri, deri nė botime ciklesh apo antologjish, pėrfaqėsuar, sidomos, me emrat e Montales dhe Ungaretit.
Suksesi i kėsaj antologjie nė shqip vjen nga mundėsia e familjarizimit tė pėrkthyese Kate Xukaro me kėto probleme tė tė kulturės e letėrisė italiane tė traditės dhe asaj moderne, meqė, pėrveēse pėrkthyese, ėshtė edhe dashuruese dhe krijuese e poezisė. Shumė ardhje tė kėtyre poezive tingėllojnė si tė jenė shkruar drejtpėrdrejt nė shqip, duke e pasuruar gjuhėn tonė me ritme, ndėrtime e forma tė reja poetike.
Ajo qė duhet theksuar nė veēanti, ėshtė se vlera e kėsaj antologjie qėndron nė faktin sė mėton tė transportojė pikėrisht atė qė ndodh sot nė njė poezi tė madhe tė kontinentit, siē ėshtė ajo italiane, gjėra qė nuk ndodhin edhe aq shpesh nė kulturėn tonė. Prandaj, kėrkohet mirėnjohje thellė pėr kėtė botim, qė mund ta quajmė dhuratė arbėreshe, e bėrė nė emėr tė dashurisė pėr rrėnjėt.
ABSTRAGIMI
Pas abstragimit tė gjatė poeti i ngjan atij piktorit abstrakt qė, pasi ka pikturuar gjithė jetėn vetėm kopshtin e tij, ėshtė mė se i ndėrgjegjshėm se lulet e pemėt e pikturave tė tij abstrakte janė mė tė vėrteta tashti se sa kur i shihte ato me syrin e biologut.
Shpikja e fotografisė hoqi nga piktura atė qė nuk ishte pikturė. Kjo gjė mund tė ndodhė edhe me artin e tė shkruarit mjetet e reja tė pėrhapjes, bartės tė tjerė pėrveē librit, mund tė pushtojnė pjesė tė shprehjes verbale. E detyruar tė jetė vetvetja, letėrsia do tė mbetet ligjėrim i cilėsisė sė lartė.
BOTIMI
Refleksioni qė vjen pas veprės (qė nė fakt e ndan prej saj), e ndryshon autorin, megjithėse mund tė qe me idenė se kjo sdo tė ketė rėndėsi pėr tė.
DEKLARIMI
Edhe njė ithtar i deklaruar i traditės, ėshtė krejt i qetė kur ia pėrdredh qafėn herė pas here retorikės sė njohur e tė pranuar. Kjo, besoj, ėshtė e kushtėzuar prej besimit tė dyfishtė te forma: asaj solide dhe asaj fluide.
DETYRIMET
Nuk besoj se njė tekst i mirė mund tė dalė nga detyrimet.
DĖSHMIA
Nga pėrvoja, pra a posteriori, shoh se aty jam i pėrcaktuar jo nga pikėsynimi por nga sensi i tė bėrit. Shoh se kjo punė (shkrimi! krijimi! kompozimi) ėshtė diēka si ēlirim nga njė sėmundje, prej tė cilės rrjedh njė kompleks krimineli: nuk do tė doja tė lija gjurmė apo dėshmi tė asaj qė mė ka shkaktuar ky mundim, sepse duhet tė mbetet vetėm libri i zhveshur dhe i pėrfunduar, njė pėrvojė qė nuk mund tė pėrsėritet prej kujt, pasi edhe vetė nuk ka pėrsėritur ndonjė tjetėr. Katėr libra poetikė tė botuar, si dhe katėr variante paraprakė, po tė botuar. kanė shėrbyer si fletore ushtrimesh pėr tė ardhur te libri SKODRINON. Do tė doja ti bėja tė padukshme kėto gjurmė e dėshmi, por, pėrveēse ėshtė e pamundur, mė duhet ti falem shėrbimit tė tyre: njė artist e gjykon punėn e tij me gjak tė ftohtė vetėm kur e heq atė nga dora.
ELIOT T.S.
- poeti, sado origjinal tė jetė, nuk mund tė ndahet nga e kaluara e poezisė
- poezia ngrihet nga historia e poezisė dhe jo nga ajo e poetit
- ajo qė poezia sjell si tė re, nuk mund tė mohojė atė qė ka qenė para saj
- ndryshimi nė vetvete ėshtė funksion i tė shkuarės
EDGAR ALAN POE
Nė essenė Filozofia e kompozicionit thotė se metrika qė ka pėrdorur te Korbi ėshtė njė oktametėr akatelektik, kombinuar me njė heptametėr katalektik, pėrsėritur nė njė refren me pesė vargje e duke pėrfunduar me njė tetrametėr katalektik. Mirėpo, po tė thuash se, megjithė pėrkthimin e shkėlqyer tė Fan Nolit, ngaqė poezia ka ardhur nė tetėrrokėsh, kemi firo tė autenticitetit, rrezikon tė tė vėrsulen e tė tė thonė, Kėrkon ti zėsh vendin nė kartėmonedhė. Tė mos harrojmė se gjetja e O-sė kumbuese te Nevermore, qė aq shumė e kishte gėzuar poetin, nė shqip ka ardhur vetėm Kurrėmė.
FAMA
Pėr mu ba njeri i madh nė Shqipni, duhet me fitue spaku nji anmik nė ditė. Gjindja kur ndigjojnė se dikush shahet pajada e me ngulm, fillojnė e brehen nga kureshtja me njoftė, me dijtė pse pėrmendet e pse urrehet me aq furi. Fito nji anmik nė ditė dhe syt e botės kanė mu sjellun kah ti...
Bėri vetėm ato pėr tė cilat koha pati nevojė. Qe njė artist gjenial nė mundėsi i fjalės poetike shqipe. Marshi i Barabbajt, njė kryevepėr.
FJALĖT
Synoj njė minimum fjalėsh.
Ndonjė fjalė qė mund tė tingėllojė e rrallė, e pėrdor nė gjuhėn e pėrditshme.
Edhe ndonjė fjali e gjatė hyn nė tė shkruarin thjesht: ajo pėrpiqet qė ta nxjerrė lexuesin nga pėrditshmėria.
Duhet tė ēlirohem prej tyre, pėrndryshe do tė mė persekutojnė.
FORMA
Arritja e njė forme ka vlerė tė qėndrueshme pėr artistin deri atėherė ku ajo i jep nxitje formave tė tjera.
GJUHA
Pėr poetin gjuha ėshtė njė material qė lė mjaft mėnjanė dhe personalitetin e tij: konotacioni kap skajet mė tė largėta tė kuptimit.
Mandej, vijnė metri dhe tingulli.
HISTORIA, GJEOGRAFIA
Gjithmonė mė ka magjepsur neoklasiku (siē quhet, megjithėse nuk e di nė ka mė modern se ai) Nd. Mjedja, i cili praktikon njė disiplinė tė rreptė nga pikėpamja e formės, por teorikisht e pranon se kjo nuk ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė bėrė vargje. Kjo mė ėshtė dukur gjithmonė si njė thirrje pėr syēeltėsi nė njohjen e mundshme tė gjithēkaje qė ka ndodhur dhe ndodh nė poezi (nė gjuhėn shqipe dhe mė gjerė), pėr mė tepėr kur jemi njė vend pikėtakimesh tė admirueshme historiko-gjeografike.
KRIJIMI
Krijimi ėshtė si ėndrra.
Veēse krijimi operon nė bazė tė disa rregullave teknike.
KRITIKA
Vepra duhet tė vlerėsohet nė raport me besnikėrinė ndaj kodit qė e afirmon dhe jo ndaj atij qė e injoron. Ta reduktosh njė vepėr nė atė qė nuk ėshtė dhe qė as dėshiron tė jetė, do tė thotė ta mohosh atė.
KUJTESA
I kujtoj vazhdimisht vitet 80-tė, kur brenda njė nate lexova librin Tregtar flamujsh tė E. Koliqit: atėherė mė pat mbetur gjatė nė mendje shija e veēantė qė lė goditja e parė e veprės sė artit, sa pa filluar studimi i mjeteve me tė cilat ia ka dalė nė krye autori. Nė ndėrkohė, kjo ndjenjė e kėnaqėsisė estetike mė pėrzihej me atė tė keqardhjes pėr shqiptarėt qė sia dilnin tė miradministronin vlerat e veta. Pėrshtypje tė veēantė mė ka bėrė edhe zbulimi i poetėve kaq tė ndryshėm si Gaspėr Pali, i cili po i sillte shqipes vargun e lirė, e Ali Asllani, qė dinte si rrallėkush tia zbulonte asaj muzikėn e fjalėve. Pėr tė mos pėrmendur shumė emra tė tjerė ku hyn edhe Lasgushi vetė, apo tė tjerė tė shtyrė nė histori apo gjeografi, mbetur rajonalė sot e kėsaj dite.
LAZĖR SHANTOJA (1892-1945)
Lazėr Shantoja e ekzekutua mė 1945 si kundėrshtar i regjimit komunist dhe kjo ngjarje pėrcaktoi daljen nga njohja zyrtare e njėrit prej stilistėve tė shquar tė letėrsisė shqipe. Pėr mė tepėr, ai hyn nė radhėt e atyre shkrimtarėve qė nuk dolėn me libra tė veēantė, duke i mbetur shkrimet e shpėrndara nėpėr gazeta tė kohės, prandaj deklarimet nė mėrgim tė njė E.Koliqi se (L.Shantojėn) Shkrimet e tij, tė pakėt por shembullore, e vendosin nė historinė e letėrsisė sė Shqipėrisė pranė mė tė rafinuemit stilist shqiptar, Faik Konicėa, ose (Lazėr Shantoja) princi i pėrkthyesve shqiptarė, mbetėn njė zė nė shkretėtirė.
Pjestar i shkollės sė rafinuar letrare jezuite, falė kulturės qė zotėronte, si dhe ndikimit tė shkollave e mjediseve stilistike perėndimore, ai qe njė nga ata qė gjuhėn shqipe, pėrpunuar pak deri vonė, e ngritėn nė instrument tė aftė pėr realizimin e projekteve mė ambicioze tė krijimit letrar duke u prirur drejt modeleve qė bota i nderon si shembuj tė pėrsosjes letrare. Nė pėrgjithėsi, te kjo prirje historike bėhet fjalė pėr njė frymėzim qė buron nga librat (Shantoja u muar me pėrkthime nga Goethe, Schiller dhe autorė italianė), por nė sajė tė cilėsive tė veēanta qė zotėron ky autor, prej dorės sė tij kemi njė buqete sonetesh tė titulluara Pėr nji puthje tė vetme, ku frymėzimi merret nga jeta e gjallė,madje duke shėnuar pikė tė nxehtė pėr nje njeri qė mban veshur rrobėn e klerikut katolik, pasi i kėndohet dashurisė. Pikėrisht E. Koliqi e merr nė mbrojtje edhe anėn etike tė problemit, kur thotė: Janė sonetet e hjekjes dorė nga dashuria, atė tė priftit Shantoja, qė mbeten ndėr ma tė bukurat poezi tė letėrsisė shqipe kushtue nji gruaje. Edhe pse i sigurt se ēdo lloj pseudonimi del njė ditė, Shantoja e ka ekspozuar krijimin, duke na e bėrė tė qartė shqetėsimin qė kishte pėr artin e vet, njė shqetėsim i madh i tij, qė shihet qartė nė njė shkrim tė titulluar Shkrimtarėt e rij, ku thekson fjalėt e Theophile Gautier-s senji artist i ri do tė shkruej sė paku 50.000 vargje pėr ushtrim para se me botue nji tė vetėm. Dhe shton po aty: : Unė kam botue pak fort vjersha, por mė kėnaqin fort ato qi nuk kam botue. Pse? Pse sod ato nuk mė duken vjersha ma, por vetėm vargje. Mė poshtė ai flet (janė vitet 30) pėr atė qė ėshtė cilėsia e veēantė e artit modern: masėn. Duhet me e lanė edhe lexuesin me mendue, me bashkėpunue me ne.
Nė sajė tė kėsaj konsekuence, edhe pse me njė prodhim tė vogėl letrar, me vlerat e artit tė tij L.Shantoja arrin tė rreshtohet me autorėt mė tė mirė tė letėrsisė shqipe, duke na kujtuar edhe njėherė rikompozimin e panoramės sė traditės.
LEXUESI
Nuk kam parasysh asnjė lloj lexuesi, nė tė njėjtėn kohė nuk pėrjashtoj asnjė. Nuk besoj te dija e lexuesit, por te temperamenti i tij artistik, i cili ėshtė mė i qėndrueshėm. Lexuesi krijohet, do tė thoshte Henry James. Por krijohet qė tė marrė fuqi.
LIBRI I PARĖ
Mbaj mend (kujtesa nis nė moshėn pesė vjeē, thonė psikologėt) njė libėr dhe disa revista Pionieri me ilustrime pėr Skėnderbeun. Sigurisht, pjella tė vitit 1968, ku u kremtua 500 vjetori i vdekjes sė heroit. Njė figurė gjithmonė tunduese nė kohėn qė realizmi socialist po trumbetonte figurat e veta shterpė. Pasi kam lexuar e parė, ndoshta, gjithēka qė qarkulloi pėr tė, mendoj se dimė se si na duhet, por jo si ėshtė.
LIGJĖRIMI
Emerson-i pėrshėndeti W.Whitman-in sepse qytetėrimi i ri amerikan kishte nevojė pėr vizione, por bėri tė kundėrtėn me E.A.Poe qė qėndronte nė skajin tjetėr, atė tė kėrkesave tė zejes. Pėr kėtė tė fundit kishte nevojė kontinenti i vjetėr, prandaj dolėn njė Baudelaire, njė Mallarme, njė Valery, pėr ta pėrshėndetur. Pėr tė dy rastet kemi njė si krizė vetėshkatėrrimi tė letėrsisė: tė prodhohet dhe tė funksionojė ligjėrimi.
Autorėve u mbetet tė provojnė me tė gjitha mėnyrat mundėsitė qė u ofron ligjėrimi, i cili ėshtė i njohur, por mbetet i pashterrshėm. Qysh nga koha e Homerit ēdo poet krijon ligjėrimin e vet. Qė nė krye tė herės, vetė Aristoteli thotė se gjinitė u ndanė sipas llojit tė vargut.
NATYRA E POEZISĖ
Poezia e fragmentarizon gjuhėn nė dukje dhe e plotėson kuadrin e saj nė atė qė nuk duket.
Verlaine ėshtė tėrėsisht poet i lindur, plot siguri, i rafinuar dhe kompleks, nė aftėsinė pėr tė pėrfituar nga influencat, veēse spontan dhe i menjėhershėm, thellėsisht origjinal, qė e merr forcėn nga jeta e vet. Askush sishte teoricien mė pak se ai, mė pak i interesuar nė ambiciet estetike e filozofike tė bashkėkohėsve tė tij, mė pak alkimist (si Mallarme), mė pak visionar dhe profet (si Rimbaud). Ai kishte lindur pėr tė ēuar nė perfeksion lirikėn intime dhe sentimentale tė themeluar nga Marceline Desbordes-Valmore dhe Lamartine, pėr tė zbuluar tonin e tė folurit nė poezi, i cili fillon pikėrisht me tė, i pėlqyeshqėm pėr lutjen e sinqertė dhe besimin e pėshpėrimtė, pėr shprehjen e dėshirės sė ashpėr apo shfrimin e ndjeshėm, njė ton nė tė cilin njė i quajtur kontur zėri i brishtė shtrihet gjithmonė poshtė, deri nė fund, si arabeskė e ēastit nė njė aureolė kumbuese. Me dendėsi tė pashoqe kjo poezi evokon muzikėn e kėnaqėsive dhe brengave tė pėrditshmėrisė, sensin e jetės, jetė e zhveshur fiziologjike nė tė cilėn mendim ėshtė vetėm njė ėndėrr e gjakut qė mban trupin.
Por nuk ėshtė e lehtė tė pėrvijohet njė mėsim nga Verlaine, tė citohet nė mbėshtetje tė njė doktrine artistike apo tė njė qėndrimi moral. Nė kėrkimin pėr absoluten, njė i tillė zhvillim i poezisė pėr pothuaj tre ēerekė shekulli pėrmblidhet nė pikpamje tė ndryshme, emri i Verlaine nuk ėshtė simboli i njė hopi, fitoreje apo dėshtimi. Shumė risi tė Romances sans paroles humbėn prestigj kur filloi tė njihej mė mirė Rembaud. Reputacioni i Verlaine, i konsiderueshėm rreth 1900-ės, pati rėnie deri rreth 1930-ės.
Kjo pjesėrisht shpjegohet prej klimės sė pėrgjithshme intelektuale dhe emocionale tė kohės sė tij si edhe nga fakti qė shumė poetė tashti e kėrkonin frymėzimin jashtė botės sė ndjenjave, kėnaqėsive dhe brengave tė zemrės. Veēse sa e padrejtė ėshtė tė pohohet, siē bėn botuesi i njė Anthologie de la nouvelle poesie franēaise tė shfaqur nė kėtė kohė, i cili thotė qė Verlaine paraqet fundin e diēkaje.... Le tė kujtojmė se sa shumė morėn prej tij poetė kaq tė ndryshėm si Francis Carco, Georges Chenneviera, Guillaume Apollinaire. Kjo lėnie pas dore nė orientimin e tashėm tė poezisė - a nuk po e dėshmojmė me njė gjė tė tillė? - duhet tė na mjaftojė me e riparė influencėn e Verlaine, natyrshmėria pėr tė cilėn i detyrohet automatizmi ėshtė e denjė pėr njė nderim tė madh: brezi tjetėr sigurisht, do tė jetė i aftė tė ēmojė ēpengimin dhe lirinė qė rrjedhin nga njė sinqeritet i natyrshėm; peshorja tė cilėn nė tėrėsi (deri Sagesse), Verlaine ky poet i padrejtpeshuar, e mban ndėrmjet grishjeve tė tij, pothuaj pabesueshmėrisht, pavetdije tė pasur dhe inteligjencė tė ndjeshme; dhe sė fundi aftėsinė me vendosė qenie mbi gjendjet e brendshme mė tė zhdukshme.
nga Nga Baudelaire nė Surealizėm
PĖLQIMET
Tė gjithė artistėt e mirė janė tė mirė sipas mėnyrės sė tyrė. Nė kohė tė ndryshme njėri pėrfillet si mė i rėndėsishėm se tjetri.
PĖRKTHIMI
Kuptimi si duhet i dukurisė sė pėrkthimit tė poezisė bėhet edhe mė i dobishėm pasi hedh dritė mbi virusin e tmerrshėm qė sakatoi poezinė shqipe pėr rreth pesėdhjetė vjet, me pasoja tė shtrira edhe sot e kėsaj dite: ėshtė fjala pėr tė ashtuquajturėn poezi pėrkthimi, e cila ėshtė e lidhur fort me keqkuptimin e vargut tė lirė.
PROJEKTET
Pas njė botimi vijnė ēaste boshėsie ēaste reflektimi pėr shkrimin dhe krijimin nė pėrgjithėsi. Librat e rinj vijnė vetė: shpesh nė ēastin mė tė paparashikueshėm, nga njė imazh, apo fjalė e hedhur mė kot.
PUNA
Gjeniu ėshtė puna. Puna e pėrditshme e durueshme teknike, nė njė mishėrim formal brenda idesė se fenomenet artistike kanė jetėn e tyre tė pavarur, si edhe elementet e nevojshėm pėr njė sistem tė mbyllur. Njė letėrsi qė nė kulturėn perėndimore vazhdon tė fitojė terminologjinė, tipologjinė dhe metodologjinė.
ROMANET
Hyj nė lojė me pėrvojėn, vėzhgimin dhe imagjinatėn.
Hyj mjaft i kompletuar me linjat, situatat, karakteret, tonin, stilin, megjithatė mė pėlqen ta zbuloj historinė, qė ende nuk e di tė gjithėn, nė kohėn qė shkruaj.
SENDET
Sende tė veēanta (folklorike, antike) i pėrgjigjen nevojave tė ndryshme: dėshirė, kujtim, nostalgji, evasion. Nė to mėtohet qė tė shihet mbijetesa e tė zakonshmes tradicionale e simbolike. Gjithashtu ndryshojnė ndėrmjet tyre: bėjnė lojėn e modernitetit, merren nė njė kuptim tė dyfishtė.
TREGIMET
Afėrsia me poezinė, mė tepėr se sa me romanin, siē e pohojnė shumė mjeshtėr tė respektuar, i jep tregimit shumė tė drejta pėr tė hyrė te artet e bukura, duke e lėnė ende nė diskutim idenė e Henry James pėr tė futur aty edhe romanin, gjininė qė mendohet se zėvendėson epikėn e lashtė, pėr tė cilėn E.A.Poe teorizon se doli nga loja ngaqė qe e papėrkryer, pikėrisht prej gjatėsisė sė saj. E.A.Poe shikon te kjo gjatėsi humbjen e efektit, sepse kėrkohet unitet leximi: shkėputja nuk ėshtė nė tė mirė tė tij. Megjithatė, edhe pas kėtij teorizimi njėqind e pesėdhjetė vjeēar, romani vazhdon tė shkruhet e tė lexohet, duke kėrkuar veten shpesh edhe nė trajtėn e epopesė. Ky ėshtė njė problem tjetėr, pėr tu trajtuar nė vetvete, por nuk besoj prej meje, pasi si Borges (jo pėr tu krahasuar) kam dalė i mundur me romanin shumėfaqesh: edhe romanet qė kam shkruar (Princesha kėmbėzbathur, Fundi i botės, Njė verė nė Paris) (po i quaj romane, megjithėse nuk jam i bindur pėr ndarjen e prerė tė gjinive e zhanreve), nuk i kanė kaluar kurrė njėqind faqet. Kur janė shkruar, kam kujtuar gjithmonė kėtė teorizim tė E.A.Poe, qė fuqia e tė lexuarit ėshtė tė dalė nga tėrėsia, ēka ėshtė derdhur te shqetėsimi pėr kompozicionin.
Ideja pėr tė shkruar tregime (prozat e librit Mesha e demonėve (1994) ishin ca vizione dhe mė shėrbenin pikėrisht si tė tilla) mė ka ulur disa herė mbi letėr, derisa miq krijues, nė shijet e tė cilėve besoja, mė thanė se duhej tė pranoja se paskam shkruar tė tillė. Jam njė dyshimtar i madh, megjithatė e shoh se dyshimi nuk arrin tė na ngushėllojė, pėrderisa pranoj qė tė botohet libri.
Sidoqoftė, ende se marr pėrsipėr tė them se ēėshtė tregimi, edhe pse nganjėherė kam qenė afėr asaj qė do tė kisha dashur tė shkruaj.
WILLIAM BUTLER YEATS (1865-1937)
"Ndokush habitet qė unė besoj nė ekzistencėn efektive tė cikleve tė mi diellorė e hėnorė... Por kur, i rrėmbyer prej sensit tė sė mrekullishmes - siē na ndodh tė gjithėve - i kam hedhur gjėrat pikė pėr pikė, arsyeja ime ka ndėrhyrė. Tashti qė sistemi im ėshtė pėrvijuar plotėsisht nė imagjinatė, unė e vlerėsoj si prirje stilistike tė pėrvojės, paralele me kubat e vizatimeve tė Wynllam LeWis e vezoidėt nė skulpturėn e Brancusi-t."
Kėshtu shkruan Yeats nė traktatin "A vision", ku shtjellon sistemin e tij filozofiko - kozmogonik. Madhėshtia e poezisė sė tij i detyrohet pjesėrisht pikėrisht kėsaj nevoje pėr rregull nė fushėn estetike, nė sensin shumė tė fortė tė formės, nė fuqinė pėr tė vėnė rregull me skema tė pastra kompozimi nė pėshtjellimet e imagjinatės e tė koncepteve. Pėr kėtė e ndihmojnė dy elementė. Sė pari, njė sens i rrallė i vlerės muzikore tė fjalės: poezitė e tij tingėllojnė gjithmonė tė reja e tė njė harmonie origjinale, komplekse e tė papėrkueshme njėherėsh, por tė dominuara prej ritmit tė saktė e njė saktėsie pėrkuese tė tingujve. Sė dyti, njė sens humori, i cili premton njė shkėputje objektive prej materies pėrvėluese qė pėrdoret. Yeats ka filluar shumė herėt tė eksperimentojė me formėn metrike tė lirė bisedimore dhe me ritmet e poezisė popullore, duke u shqetėsuar gjatė gjithė jetės pėr artin e vet: i ka pėrmirėsuar dhe ndryshuar poezitė pareshtur. Shqetėsim tjetėr pėr tė ka qenė mendimi pėr ta skalitur artin e vet nė njė tėrėsi, duke u ndihmuar kėtu nga poeti i ri amerikan Ezra Pound, i cili i shėrbeu disa vjet si sekretar.
Lindur nė Dublin mė 13 gusht 1865, djalė i njė avokati irlandez qė e la kėtė profesion pėr t'iu kushtuar pikturės, Ė.B.Yeats i kaloi fėmininė e rininė mes Dublinit e Londrės, nė kontakt, mbi tė gjitha, me ndjekėsit e shkollės prerafaelite. Pėr studime zgjodhi Akademinė e Arteve dhe hyri shumė shpejt nė kontakt me njė grup tė vogėl okultistėsh. Duhet thėnė se parimet bazė tė bindjeve simbolike i kishte prej pėrpjekjeve pėr tė shpjeguar shkrimet, poezitė dhe vizatimet e poetit, piktorit dhe vizionarit William Blake. Ai ndjente se thelbit tė vėrtetė shpirtėror tė besimit i kundėrvihen shpirtngushtėsia dhe mosmarrveshjet midis religjioneve, si dhe karakteri kalkulues i shkencėtarit, kėshtuqė iu kthye mistikės dhe okultizmit, besimeve tė Lindjes, teozofisė, kabalės dhe spiritualizmit, duke forcuar anėn ėndėrruese dhe intelektuale tė shpirtit tė tij. Nė poezitė e mėdha tė kohės sė pjekurisė kėto elemente janė shkrirė nė figura tė pasura poetike tė shprehura nė njė gjuhė tė thjeshtė, tė drejtpėrdrejtė. Me kėtė rast ai zhvilloi paraqitjen komplekse tė forcave shpirtėrore pėr tė cilat mendonte se u japin trajtė jetės sė individėve dhe rrjedhave tė historisė. Njėri prej simboleve, i cili shfaqet shpesh nė poezitė e tij, ai i dy sferave qė lėvizin shpejt, duke u fituar figura pėr pėrfytyrimin simbolik tė forcave tė kundėrshtive qė ndėrhyjnė tek njėra-tjetra, ėshtė i pranishėm nė tė gjithė poezinė e tij tė vonė.
Nė fillimet tij autor lirikash nostalgjike e dramash ėndėrrore, evokues i njė Irlande mitike e legjendare, mbėshtjellė me mjegull magjike, po ta kishte ndėrprerė krijimtarinė mė 1900, do tė kujtohej sot si njė viktorian minor, mirėpo arriti tė bėhej njėri prej poetėve mė influencues dhe tė pėrfillej prej disave si mė i madhi poet i gjuhės angleze pėr shekullin XX, duke respektuar vetėm madhėshtinė e njė Shakespeare-i, Milton-i, apo John Donne-i. Nė tė hyrė tė viteve '20 zgjidhet senator i shtetit tė lirė tė Irlandės dhe nderohet me ēmimin Nobel (1923). Nuk e ndėrpret tė shkruarin deri nė vitet e fundit tė jetės, duke shkruar kėshtu disa nga poezitė mė tė bukura e mė vitale.
Vite mė parė, kur mė ra nė dorė botimi i Yeats nga njė shtėpi botuese e njohur italiane, besova (dhe vazhdoj tė besoj) se ai qe botimi ideal i njė poeti nė njė vend tjetėr: pėrkthimi i lirė pa sensin e jashtėzakonshėm yeatsian tė fjalės dhe pa pėrkime tingujsh kishte pėrballė tekstin e origjinalit. (Kultura jonė e vogėl ka deridiku arsyet e veta qė nuk ia ka mbėrritur kėsaj dite por vazhdon tė paguajė difiēitet e moskomunikimit me poetė tė kalibrit, ēka pėrbėn njė temė diskutimi mė vete.)