ELDORADO
PECUNAIE OBEDIUNT OMNIA
(parasė i binden tė gjitha gjėrat)
Nė njė botė (totalitare) tė ndėrtuar me siguri tė shenjtėruara, romani ėshtė i vdekur.
(Nga njė letėr drejtuar romancierit amerikan Phelipe Roth)
AVENTURA
Siē do tė bėhet edhe mė e qartė, nė zanafillė tė kėsaj historie ėshtė imazhi i njeriut qė i bie nė dorė njė arkėrkėrkues dhe ai, afėrmendsh, nuk mund ti ikė tundimit pėr ta shfrytėzuar rastin. E kujtoj mirė se atėherė, pėr mua, nga ky imazh shpėrthyen dy tė tjerė: imazhi i Eldorados nuk merrte formė tė saktė, sepse ndėrpritej nga shfaqja e vrullshme e imazhit tė dytė, i cili nuk merrte formė kurrė, megjithatė unė e dija se ky qe vetė Ferri. Nuk e kuptoja se ēhynte Ferri nė kėtė histori, por sidoqoftė njė ndjenjė e detyrės mė shtynte ti jepja formė vegimit tim, mė tepėr se sa Eldorados, edhe pse ky i dyti mė dukej mė i natyrshėm, po ja qė nuk kishte vend pėr mendje tė ftohtė.
Kur thua Ferri, ėshtė normale tė tė vijė ndėrmend Dante, mė saktė poema e tij: as unė nuk shpėtova prej kėsaj. Por nėse vetė ferri i Biblės ėshtė i papėrcaktuar, sa duhet ti besojmė mendjes (gjeniale!!!) tė poetit! Edhe Mbretėrinė e Qiejve, qė pėrbėn bazėn e mėsimeve tė tij, Jezui e ka bėrė tė njohur me njė sėrė parabolash, ai gjithmonė i ėshtė shmangur besimit pėr ta vendosur dikund, me tė dhėna tė sakta.
Pamundėsia pėr ti dhėnė formė kėtyre imazheve nuk e ka penguar rendjen pas aventurės: njeriu ėshtė njė udhėtar, shkruajnė mistikėt, pasi ekziston magjia e sė panjohurės, kėnaqėsia e zbulimit, tėrheqja ndaj rrezikut. Fillimisht nuk e pėrfilla as rendjen pas aventurės, me besimin se po kėrkoja mėnyrėn mė tė mirė pėr tė vėrtetuar njė portė drejt njė bote tė re, mirėpo, kur e injorova, ky imazh mu pėrsėrit me idenė se ruante njė farė fuqie misterioze: duhej, pėr hir tė kėsaj tė fundit, tė ishte e mbikohshme.
KUJTESA
Kujtesa, - ka shkruar dikush, - ėshtė pėr ata qė kanė harruar. Pra, kujtesa ėshtė pėr njerėzit, sepse Zotat, qė jetojnė pėrtej kohės, nuk kanė nevojė pėr tė. Ne njerėzit mund ta bėjmė tė qartė se nuk ka dallim midis tė mėsuarit dhe tė kuptuarit: tė mėsosh do tė thotė ta kthesh veten nė mendjen e njohjes universale, sepse ti ke qenė aty mė parė. Tė ndizesh nga pasioni pėr diēka, pėr shkak tė rindezjes sė kujtimeve pėr dashurinė e mėparshme, ėshtė arsyeja qė Eldorado pėrsillet nė botė prej qindra shekujsh, pasi ēdo pasion i ri ėshtė njė rifuqizim. Ferri nuk mund tė jetė njė pasion: dėshira, nevoja pėr mė tepėr, bėn tė lindėsh e tė rilindėsh nė kėtė botė tė lakmueshme.
Sigurisht, e vė re se fragmentet (qė po shkruaj) kėrcejnė nga njėra pikė te tjetra, pa zona kalimtare, ashtu si kujtesa: thuajse kam harruar qė kam njė histori pėr tė treguar. Ja ku
VAJZA
Vetėm kujtesa mė ndihmon qė ta
Vetėm kur e takova vetė vajzėn, arrita tė kuptoj se mendjet e njerėzve kishin vluar nga pyetjet e ngritura pėr kėtė histori: ja ku
ETHET E ARIT I KA VETĖM NJERIU
Ai e kuptoi qė njė kohė sado e shkurtėr ėshtė e mjaftueshme pėr tė thurur plane madhėshtore nė kokėn e nxehtė, sepse nuk i kishte shkuar nėpėr mend qė ari mund tė nxirrej aq lehtė. Pėrpara syve sikur iu rrokullisėn shekujt dhe po e shihte veten nė kulmin e lavdisė sė re, mbretėri e gjithėfuqishme, po e shihte veten njeriun mė tė pasur qė ka patur bota ndonjėherė (po tė ishim vetėm, ēfarė do tė ishte ari pėr ne!). Mund tė fillonte kėshtu kjo histori, veēse, mu tashti, nė rrjedhėn normale tė rrėfimit, njė gjė e paemėrtueshme mė shtyn tė kujtoj poetin zen-budist kinez Chuang Tzu (pa ėndėrr se qe flutur dhe, kur u zgjua, nuk e dinte nė qe njeri qė ka parė ėndėrr se qe flutur apo flutur qė sheh ėndėrr se ėshtė njeri), sepse e pranoj qė kjo histori (qė po tregoj) ka inkoherencėn, tė pazakonshmen dhe (mundet) mungesėn e Fundit, tė cilat, pėr njeriun e normalitetit, i kanė vetėm ėndrrat. I bindur pėr paaftėsinė time pėr ta tjetėrsuar, pėr ta kthyer nė normalitet (do tė thoshte ndokush), shtyhem vetėm drejt pranimit, ndoshta sepse me gjithė kėtė desha ti pranoj vetes (pres tė mė jepni tė drejtė) se jam real, pėr tu ēliruar disi nga ankthi i poetit kinez se qenkam njė fantazėm, gjė qė mė ka ndodhur, herė-herė, gjatė kohės sė shkrimit tė kėsaj historie, sepse qindra vizione e popullonin hapėsirėn e dhomės duke u bėrė (pėr mua) tė dukshme ndaj botės - me sa duket, pasiguria ėshtė mė e madhe nga se ia pranojmė vetes.
Dua ta siguroj lexuesin e painformuar se mjeti i arkėrkuesit ekziston me tė vėrtetė: ka nga ky mjet qė kėrkon ar ose sende tė tjera me vlerė, por nuk mund ta hasim dokudo, sepse mungon ligji qė do tu jepte mundėsi tė zotėrve tė pėrfitojnė pėrqindjen, e cila, mendojnė ata, u takon. Sidoqoftė, megjithėse arkėrkuesi ėshtė i rėndėsishėm nė kėtė histori, kjo nuk ėshtė historia e tij, por e njeriut qė e zotėron atė, ēka, besoj, do tė jetė edhe mė tej detyra e letėrsisė, pasi ėshtė e qartė qė Ethet e Arit mund ti ketė vetėm njeriu (tė paktėn, kėshtu ndodh nė kėtė histori).
ELDORADO
Dukej haptas se nuk e pėlqente pamjen time skeptike, ndėrsa unė nuk pėlqeja pamjen e saj provokuese, megjithatė mė pėrmbante ajo gjė qė zgjohet te mashkulli i vetėdijshėm kur i duhet tė pėrballet me seksin e dobėt, pasi, sigurisht, dija pėr princin Eldorado, i cili, sipas mitologjisė sė indigjenėve tė Amerikės sė Jugut, nė festivalet e pėrvitshme mund tė mbulonte gjithė trupin me pluhur ari; dija se termi u pėrdor pėr mbretėrinė e tij, me sa duket, tė pėrmbytur nė ar e gurė tė ēmuar, e cila u bė objekt i ekspeditave tė shumė aventurierėve nga vende tė ndryshme tė Evropės sė asaj kohe; dija se pėr dy shekuj ky vend u shkrua nėpėr harta dhe se mė vonė ky emėr u pėrdor pėr ēdo vis me pasuri pėrrallore.
Por as qė deshi tia dinte pėr shpalosje erudicioni ajo femėr, pėr mua njė infermiere e rastit, e cila, tek mė bėnte ca gjilpėra, qe shprehur, pa ia varur indiferencės sime:
- Unazė e bukur! Duket sikur keni gjetur Eldoradon
Apo
ndoshta ju nuk dini fare... pėr tė?
Sidoqoftė, nuk e zgjati, madje dukej sikur ishte gati tė kėrkonte ndjesė e tė merrte mbrapsht gjithēka qė kishte thėnė, me njė nga ato formulat standarde: qe njė ēast dobėsie, ose qe njė ēast moskontrolli i vetes, aq sa mua mė erdhi keq pėr tė dhe, pėr ta thyer atmosferėn e krijuar, e pyeta se pėr cilėn Eldorado e kishte fjalėn.
Megjithėse ishte pyetje me vend, nuk mora asnjė pėrgjigje me fjalė, veēse njė buzėqeshje tė padeshifrueshme, sepse pėr tė folur pėr Eldoradon e saj iu deshėn plot shtatė ditė, madje duke u shtuar kėtyre edhe ca takime tė tjera tė thjeshta, ku hidhej dritė mbi ndonjė ngjarje, ku sqarohej ndonjė detaj i thjeshtė e kėrkohej domethėnia e ndonjė ēasti. Ku ndahen historia e saj e imagjinata ime ėshtė e vėshtirė ta dish: gjuha e romanit, njė akt verbal i pastėr, synon tė mbajė njė hierarki graduale nė perandorinė e tė dhėnave, ti shpėtojė tmerrit tė tė folurit pa kufi, tė hyjė nė stil e tė kalojė pėrtej ligjėrimit. Kėmbėngul te kjo, sepse e ndjej tė domosdoshme nevojėn e njė marrėveshjeje me lexuesin, teksa fjalėt si rrėfehet? mė rrinė si ēekan mbi kokė jo si pyetje fillestari, por si diēka misterioze qė sa mė shumė e mendon dhe e praktikon, aq mė e pakapshme tė bėhet.
PA TITULL
Duhet pranuar qė shumėkush e di se nga moderniteti njerėzimi ka trashėguar tė quajturėn metanarrativa, e cila manifeston optimizmin e botės kundrejt aftėsive dhe mundėsive tė veta: jo arsyetuar si njė histori, por si e vėrteta e tė vėrtetave, duke legjitimuar dije, besime, praktika, si dhe duke pėrkufizuar disa tė tjera (kush mund ta ndjejė kėtė mė shumė se sa shqiptarėt me pėrvojėn e tyre tė utopisė komuniste!), ajo ėshtė parė si ndarja me tė kaluarėn arsyeja e mendoi veten si superiore, sepse e mposhti tė kaluarėn (siē arsyeton shkenca iluministe), sepse e pėrsosi tė kaluarėn (siē arsyeton Hegel). Njė veēori e kėsaj ndarjeje mbetet riparaqitja e natyrės sė vlerave: para epokės moderne kishte dy lloje vlerash vlera instrumentale (udhėheqėse te diēka mė me vlerė paratė, pėr shembull) dhe vlerat pėrmbyllėse (vlera e fundit te vargu i pėrfundimeve lumturia te Aristoteli, ataraksia te skeptikėt). Vlerat instrumentale ishin artificiale (krijime tė arsyes); vlerat pėrmbyllėse ishin natyrale. E para vihej nė diskutim, e dyta jo. Nė epokėn moderne vihen nė diskutim tė dyja: nuk ka rrugė natyrale tė jetuari, me pėrjashtim tė asaj qė pėrcakton metanarrativa, e cila premton se nėse e ndjek secili, gjithēka do tė shkojė mirė (Moderniteti kėrkoi tė racionalizojė ēdo gjė kujtoni Kohė Moderne tė Ch. Chaplin-it). Siē thonė studiuesit, ne jemi nė Modernen e Vonė, ku bazat ideologjike, artistike, politike dhe ekonomike, kanė filluar tė shpėrbėhen dhe ajo qė e pasqyron kėtė ėshtė Postmodernizmi, tė cilin kritikėt dhe akademikėt e pranojnė, por kanė kundėrshtime nė pėrcaktimin e tij.
Arsyetimin teorik nė faqet e kėtij romani e justifikojnė rrethanat nė tė cilat ndodhen personazhet, pasi, si ēdo natyrė njerėzore, ata rropaten nė llojin e vlerave: e vetmja gjė qė mund ti parazbulohet lexuesit, nė shenjė respekti tė ndėrsjelltė, nė fakt, e jo tė ndonjė paramendimi a prapamendimi. Qė tė kuptohemi drejt: nė bazė tė arsyetimit tė mėsipėrm, ne vazhdimisht vėmė nė dyshim nga njė gjė, kėshtu qė mirėkuptimi ėshtė faktor i rėndėsishėm.
Mė duhet tė shtoj se ka zėra qė konsensusi ėshtė bėrė njė vlerė e vjetėruar, e dyshimtė.
PAK IMAGJINATĖ
Atėherė le ta imagjinojmė atė skenė kur vetėm njė sy i mprehtė do tė mund tė dallojė se si i dridhet trupi, ndėrsa, para saj, mbi pullazin e njė shtėpie aty pranė, shfaqet hėna e plotė, por megjithatė, sikur tia kėrkojė hėna vetė baticėn e trupit tė errėt, nuk lėviz nga vendi, madje vjen e pėrhumbet, mund tė besosh se tashmė nuk e ndien praninė e tė tjerėve: silueta e saj bėhet pjesė e gėrmadhave tė trishta tė shtėpisė sė rrėnuar, sa qė askush sguxon ti avitet, sepse dukej sikur ajo kėtė ka dashur - terrin e plotė. Zėri qė thotė: e shkreta, nė kėtė moshė!, pasohet nga tė tjerė zėra, tė ēuditur se ēfarė kėrkon ajo aty, tashmė qė ėshtė vjedhur thesari, tashmė qė janė vjedhur pikturat dhe orenditė, tashmė qė muret e asaj shtėpie kanė shkuar rrafsh me tokėn. Vajza, e ngurosur sėrish, nuk reagon asnjėherė, prandaj kureshtarėve u mbetet tė jenė tė lirė nė hamendjet dhe fantazitė e veta: si ata qė thonė se ajo vjen aty pėr kujtimin e tė dashurit tė vdekur, si ata qė thonė se ajo vjen aty tė qajė thesarin e humbur. Fjalėt thesar, i dashur i vdekur, e shkreta, ėshtė ēmendur, e mbėshtjellin trupin e mbrėmjes me njė mister pėr tė cilin, me sa duket, mbetet e huaj vetėm vajza vetė.
Kaq indiferente ėshtė vetėm hėna, e cila, si njė bukuroshe sqimatare, ka nisur me qetėsi udhėn e vet nėpėr qiellin e pafund. Ėshtė njė hėnė e madhe, e plotė, e cila nuk mund tė mos ia tėrheqė vėmendjen edhe mė indiferentit, jo mė atyre qė kalojnė pėrpara gėrmadhave misterioze, ku sikur pritet nga ēasti nė ēast shpėrthimi i ndonjė stuhie pastruese e botės nga e ēuditshmja: njė nga ato tė pėrmendurat vetėm nėpėr librat e shenjtė, e cila e zhvesh qenien e zakonshme njerėzore nga ēdo dyshim pėr Providencėn. E vetmja gjė qė mund tė shquajnė menjėherė njerėzit pėrreth, ėshtė, padyshim, pėrhumbja e thellė e vajzės: mos vallė ajo po i flet dikujt?
Kjo ėndėrrhistori mėton tė na ofrojė pėrgjigjen e pyetjes: besoj se pajtohemi me mendimin qė, nėse njė pamje e padallueshme qartė ėshtė pėrmbushur prej zėrash tė dalluar qartė, ėndrra nuk ka shkuar kot.
Si banor i kėsaj kohe, e kam pyetur veten nėse pėrfytyrimi pėr kėtė tregim ka qenė komunikim me shpirtin e botės apo mjet i njohjes dhe kam parė se kjo histori kryen efektin e lakmimit tė vazhdueshėm pėr kuptimin: i gjithė kuptimi ėshtė i projektuar-ndėrtuar mė
Siē mund tė kuptohet lehtė, nuk largohem nga ideja se njė histori e shkruar mund tė ketė si fillesė njė imazh, rreth tė cilit janė vetė imazhet qė zhvillojnė nė mėnyrė spontane aftėsitė e tyre tė nėnkuptuara, duke u formuar kėshtu njė fushė pranėvėniesh, kundėrvėniesh, analogjish, sė bashku me qėllimin pėr ta rregulluar a pėr ti dhėnė drejtim, pasi hyjnė nė punė fjalėt, tė cilat fitojnė rėndėsi gjithnjė e mė shumė, duke tėrhequr pas gjithēka tjetėr.
ARKĖRKUESI
(Ose zėri i vajzės)
Vetėm kur doli yt atė do ta merrja vesh se me cilin vendim nuk pajtoheshin tė vdekurit e familjes tėnde (e dija se njerėzit e pėrmendur prej tij nuk jetonin): njė aparat pėr kėrkimin e arit ta kishte mbushur kokėn plot me ėndrra dhe plane, diēka qė tingėllonte si nė njė pėrrallė, por nuk mund tė mos tė tė besoja: fytyra tė qe pėrshkuar nga njė dritė e veēantė, drita e ėndrrės sė arit, Eldorados. Pikėrisht kjo dritė qe gjėja qė mė trembi mė shumė nė gjithė kėtė histori e, pėr tė shpėtuar sadopak prej saj, pjesėn mė tė madhe tė kohės i kisha mbajtur sytė te maēoku, i cili mė sillej tėrė kohėn nėpėr kėmbė. Kjo qe arsyeja qė, kur ngrita kokėn, thashė:
- Ky maēok ėshtė egėrsuar shumė.
Ti, me veshėt te porta, smė dėgjove, por kjo qe mė mirė pėr mua, sepse mė mungonte plotėsisht dėshira pėr tė diskutuar mė gjatė, madje, atė ēast, ndieja njė nevojė tė tmerrshme pėr tė qarė: atė pasdite, pėr herė tė parė pas dy - tre vjetėsh, nuk u paraqit nė telefon shoku im, emigrant nė perėndim, dhe mė parandjente zemra keq.
Dikur, u ktheve nga unė e mė pyete:
- The gjė?
Hutimin tėnd e shfrytėzova pėr tė gėnjyer, mohova, dhe e fsheha shikimin prej teje, por as kur pashė orėn su ndieva mė mirė: ajo e shpallte kohėn nė mėnyrė monotone.
- Jo, jo, - pėrsėrita mekanikisht. Pas pak, shtova: - Ēfarė do tė thosha?!
Kėtė bidon qė mbaj nė dorė, e kam pėr tia qetėsuar shpirtin: sa tė ndahemi bashkė, do tė shkoj tia ftoh varrin me ujė. Ėshtė njė marifet qė ma mėsoi Sosja.
- Do tė shkojmė pas dritės sė hėnės, jo qorrazi, - tha. Kėto janė ditė tė liga, tė gjejmė ditėn e mbarė.
Pasi bėri ca llogari me vete, shtoi:
- Sot jemi mė trembėdhjetė, tė shohim datėn gjashtėmbėdhjetė.
I bie pikėrisht sonte.
Pak paqe mė duhet, pastaj di unė ēbėj: bota e madhe ka vend pėr tė gjithė. Njeriu duhet tė bėjė siē i thotė zemra.
Vetėm pėr njė gjė mė mungon siguria: nė je gjallė apo ke vdekur nė kėto rrėnoja qė mė sfilisin me idenė se gjithkush do tė donte tė rronte pėrgjithmonė, nė kėto rrėnoja nga shpėrthejnė zėra prej ku se pret: nga skutat, nga trupi i sendeve, nga vetė erėmimi i tyre.
Madje, edhe ty, fillimisht ta pashė zėrin, pastaj trupin.
E sheh kėtė hėnė tė ēuditshme? Ta pėrqeth trupin: askush nuk mund tė shpėtojė prej saj. As tė vdekurit, ma thotė mendja,.
Tmerri i kėsaj hėne ta ka zbardhur fytyrėn: ndoshta duhet ta ēosh njė copė herė mendjen te dielli.
HISTORI ME KALORĖS
(Ose zėri i djalit)
Dielli, i cili hodhi njė sy tė shpejtė brenda dritares dhe pastaj vazhdoi rrugėn e vet, mė ngjau me njė kalorės helmetėpraruar, kėshtu qė u hodha pas tij me gjithė shpejtėsinė time, por befas ndieva njė dorė nė ballė, pastaj zėrin e frikur e tė merakosur tė nėnės.
- Prapė ka temperaturė.
Gjyshes siu durua.
- Sdi gjė ti, - tha. - Ajo histori e bėn tė fortė djalin. Kjo shtėpi ka rritur vetėm djem tė fortė.
Fjalėt e fundit ia mbyllėn gojėn nėnės: kjo donte tė thoshte se ajo e kishte fajin qė unė qeshė njė shėndetlig i kėrcėnuar orė e ēast nga vdekja. Pas pak, nėna, qė kishte heshtur e trishtuar, foli nėn zė, sa pėr tė dėgjuar vetėm unė:
- Mė mirė dil e luaj me atė vajzėn, qė luaje dikur! Eshtė aty jashtė nė oborr.
Mė ishte fikur ajo dėshirė: nėna e kuptoi dhe doli duke psherėtirė. Por me mua ndejti gjyshja. Mbėshtetur mirė mbi bėrryla, u solla nga ajo dhe i thashė:
- E ke takuar ndonjėherė atė djalin qė u bė trim?
-
Dhe tregoi:
Atė natė ai ishte i hutuar, sepse kishte humbur rrugėn. Unė po rrija te dritarja, kur erdhi: rrėshqiti buzė Burgut tė Nikollėve dhe u dha para meje. Pyeti pėr rrugėn dhe unė ia tregova. Por vazhdonte tė ishte i hutuar.
- Sigurisht, je i vdekur, - ndėrhyra.
- Po ec nė tym, - tha.
- Faleminderit, qė erdhe e bisedove me mua, - i thashė. - Tashti shko e pusho i qetė.
Gjatė kohės qė tregonte, gjyshja u muar me pastrimin e njė peshku, tė cilin e hodhi nė njė tigan. Kureshtar pėr atė qė ndodhte aty, u afrova pas shpinės sė saj, por, kur pashė nga peshku, edhe ai ma nguli shikimin e tij. Kjo mu duk e ēuditshme, ndaj u afrova edhe mė, mirėpo ishte e vėrtetė: mė vėshtronte si tė pėlqente shoqėrinė time. I hutuar nga e papritura, hoqa sytė prej tij dhe mora ti ktheja shpinėn, por dėgjova njė zė qė mė tha:
- Mos ik kėshtu! Kam bėrė gjithė atė rrugė pėr ty!
Spata asnjė dyshim se foli peshku, prandaj ia ngula sytė fort.
- Mos u gėnje, - vazhdoi, - nuk ka ndonjė xhevahir nė barkun tim, por ama, unė di gjithė historinė se si u bė murosja nė kėmbėn e urės. Pasi ma treguan, tė parėt e mi mė thanė: tashti shko e rrėfeja atij djali, qė ti forcohet zemra e tė bėhet djalė trim e i fortė.
Kisha frikė tė lėvizja shikimin. Se njoha zėrin tim, kur pyeta:
- Gjyshe, a flasin peshqit?
Gjyshja su mendua asnjė ēast.
- Po, shpirt, - u pėrgjigj. - Veēse duhet njė marifet ti kuptosh.
Menjėherė u ndieva kalorėsi qė vrapon si rrufe para vajzės sė vogėl, e cila mahnitet nga guximi im.
- Gjyshe, a ėshtė martuar ndonjėherė ai?
Shikimi i gjyshes qe midis kėrshėrisė e dinakėrisė.
- Patjetėr, shpirt. Ėshtė martuar. Pse?
Se pata mendjen te pyetja e saj, se nė kokėn time vėrtiteshin dy kukulla tė mėdha: njė Princ e njė Princeshė.
Fillova tė merrem me to qė tė nesėrmen, duke kėrkuar me ngulm, pėr shumė kohė, formėn e duhur.
Isha i prirur nga ngjyrat e forta, nga ato qė mė vonė (kur tė studioja pikturė) do tė mėsoja se i pėrdornin piktorėt e quajtur fovistė.
Do tė bindesha shumė mė vonė se ngjyra ime e preferuar ishte e arta: ec e thuaj se kjo nuk qe njė nga ato qė quhen shenja paralajmėruese, pėr njė njeri si unė, te i cili nė ato kohė biseda pėr pasuri qe e fundit.
Them se duhet besuar te providenca. Pėr tu bindur pėr kėtė, mendoj se nuk ka libėr mė tė mirė se sa kujtimet vetė: kur i shoh se si zhduken nėpėr poret e harresės, them se nuk dimė tė sillemi si duhet me to.
Mos vallė i zbukuron jehona e sė kaluarės?
Apo nuk qenė aq tė mira, aq tė bukura?
RIKUJTIME
Binte shi i imėt dhe i butė, ishte njė ditė andej nga fillimi i verės: luanim duke u gajasur sė qeshuri, pa vėnė re se shiu na kishte bėrė qull. Jot ėmė, qė na kishte parė nga dritarja, u dha nė portė, e frikur dhe e merakosur.
- Sduhej ta kishe bėrė! tė tha. - Sduhej ta kishe bėrė!
Vetėm kaq, sepse gjithēka tjetėr nėnkuptohej: i zbehur dhe i dridhur, pa i kthyer pėrgjigje nėnės, ike me vrap pėrmes shiut dhe u fute te jerevia e vjetėr nė fund tė oborrit, ku njerėzit tuaj mbanin plot gjėra tė vjetra e vegla pune. Jot ėmė mua smė tha gjė, por unė i dija tė gjitha, dija pėr gardhin e pathyeshėm qė tė rrethonte ty, shėndetligun e kėrcėnuar nga vdekja: ti sduhej tė hipje nė pemė, sduhej tė lageshe nė shi, sduhej tė dilje nė rrugė, sduhej tė luaje me shokė. Vetėm unė e dija se sa shumė nxeheshe dhe se sa tė lėnduar e ndieje veten.
Mė dridhej buza, por arrita ti them nėnės tėnde:
- Duhet tė tregohesh mė me mend. Sduhet ta bėsh mė kurrė! Kurrė!
Kam qenė tepėr e vogėl pėr ato fjalė, prandaj jot ėmė zgurdulloi sytė e unė, ngaqė sdija si tė sillesha mė tej, i ktheva kurrizin dhe mora rrugėn e jerevisė, ku ti po rrije i mbėshtetur pas murit, me shikim tė ngulur nė boshllėk, e vetėm pasi luajtėm pėrsėri, tė tregova se ēfarė i kisha thėnė nėnės tėnde.
Dhe kėshtu u lidh marrėveshja: pas kėsaj, tė gjithė bėnin ēmos qė tė mos trazohej bota jonė, ajo botė brenda sė cilės ndienim njė siguri tė veēantė. Pikėrisht atėherė, duke parė infermieren qė vinte pėr ty, mė shkoi mendja pėr herė tė parė pėr atė zanat: isha gati tė tė mbroja nga ēdo e keqe.
Shpėrblimi im: ajo vetmi qė sarrija ta mbushja me asgjė, kur mė braktise. Rrija menduar mbi njė gur tė madh dhe tė heshtur.
Aty mė gjeti zėri i gjyshes, kur mė tha:
- Ēfarė po bėn vetėm atje jashtė?
Kėtė pyetje ia bėra edhe unė vetes.
- Ėshtė ditė e bukur, - thashė pas pak.
Pesė minuta mė vonė mendova se kisha dhėnė njė pėrgjigje qesharake, megjithatė, as qė u pėrpoqa tė them diēka tjetėr, pasi mė pengonte njė ekzaltim i pakuptueshėm: mė bėhej se nga ēasti nė ēast duart e dikujt do tė mi zinin sytė fshehurazi e unė do tė hidhesha pėrpjetė nga gėzimi, duke shqiptuar me forcė emrin e atij njeriu.
Pas kėtij kujtimi ndieva nevojėn tė kėrkoja takimin tonė tė fundit dhe e gjeta: atė ditė me shi vere u patėm fshehur nė jerevi, si zakonisht, sepse qemė bėrė qull. Atė ēast pata marrė vesh se sa tunduese qe lakuriqėsia ime pėr tu kundruar prej teje: ti pulite sytė padashje dhe mua sakaq njėra dorė mė shkoi te gjoksi qė po formohej dhe tjetra nė fund tė barkut.
- Mbylli sytė! thirra.
Kishte hyrė mes nesh diēka qė i bėnte tė vėshtira fjalėt dhe afrinė e zakonshme. Tė mėrziti kjo, pa bėre atė pyetje fėminore:
- Ēfarė mund tė bėj pėr tė tė nxjerrė turpin?
Nuk i lashė fare kohė mendimit.
- Zhvishu edhe ti, - thashė.
As qė e merrja me mend domethėnien e mbartur nga ajo buzėqeshje qė mu pikėzua nė qukat e faqeve, pasi secili ndiente rrahjet e zemrės sė tjetrit, tė cilat u shtuan edhe mė kur gjokset tona u cikėn.
- Ti nuk je zhveshur i tėri, - ngulmova. Kėshtu vazhdoj tė kem turp.
Vazhdimisht shtohej njė ndiesi e pareshtur dehjeje, diēka mė bėnte pa peshė dhe nė pėrmallimin tim ngėrthehej ndjenja e njė lumturie tė kthjellėt e tė pashueshme. Kur ti pashė mbathjet nė fund tė kėmbėve, u shtriva dhe, pas pak, ndieva pėrsipėr peshėn e trupit tėnd tė pushtuar prej ca gulēimash jo normale.
Smund ta ēoja ndėr mend se sdo tė mė shihje kurrė mė.
E kujtoja kėtė histori, ndėrsa shullehesha nė diell, pa arritur dot qė tė ndėrtoja njė mendim nė kokė. Po i thosha vetes: vėrtet i duhen njeriut kujtime si kėto, tė cilat nuk mund ti hedhėsh mėnjanė si njė palė rroba qė nuk i vesh mė?
NDARJET
Vendosa pėrfundimisht.
- Gjyshe!
- Urdhėro, vajza e gjyshes!
- Kėto ditė do tė kem shumė mėsime. Na janė shtuar shumė lėndė.
- Shiko shkollėn, zemra e gjyshes! Shiko shkollėn!
- A janė tė vėshtira ndarjet?
U bė e menduar.
- Ka ndarje e ndarje, - tha nė mėnyrė bishtnuese.
Ia ngula sytė.
- Sot nuk ke ēehre tė mirė.
E kisha luftuar me njė shprehje tė zakonshme tė saj. Buzėqeshi.
- Ashtu!
- Mos je trembur nga kometa?
- Shejtan! - tha. - Ku tė shkoi mendja?!... Nė tė vėrtetė, kėshtu mu duk nė mėngjes: sikur u zgjova nė parajsė.
- Pse sma the mė parė?
-
- Ka Zot?
- Ne na kanė mėsuar se ka.
- Po unė, a duhet tė besoj?
Gjyshja u mendua pak.
- Ndoshta, mė vonė, - tha. - Kur tė rritesh edhe pak.
Mė pas, kur po pėrshkoja oborrin, tė pashė tė hutuar e si tė tkurrur dhe mendova: kushedi ēi ka thėnė atij gjyshja e vet.
Ngaqė qielli po mbushej me re, shpejtova hapin. Do tė jetė shi i madh, thashė me vete, do tė jetė nga ai shiu qė i pėrmbyt rrugėt pėr orė tė tėra, prandaj duhet tė ngutem. Nė atė ēast, harrova ēdo gjė tjetėr.
Veēse tashti atė ēast e kam shumė tė qartė pėrpara syve: te njeriu, ndoshta ndarjet nguliten mė thellė se sa takimet.
NJĖ VDEKJE
Mund tė bėhesha qull se do tė dalloja ndopak ardhjen e shiut: ngaqė nuk arrija tė mėsohesha me tė papriturėn e lajmit, nuk pashė asnjėherė se ēbėhej rrotull meje.
Gjyshe, pėshpėrita me zė tė shuar, gjyshe pse mė le?
Dridhesha jo aq nga tė ftohtit, se sa prej lajmit tė papritur: njėherė, mu duk se ai lajm qe vetėm pėr mua, por pas pak e kuptova se po tregohesha i padrejtė me babain, kėshtu qė u nisa drejt dhomės sė tij. Ai po flinte dhe unė u gėzova se mendova qė shpėtova nga mundimi i dhėnies sė mandatės. Dola dhe mbylla portėn, por, kur dėgjova se mė thirri, ktheva dhe pashė se mė priste me njė fytyrė tė ngrysur.
- Se nxore qė se nxore maēokun plak nga kjo dhomė, - tha. - Ai spo mė lė tė bėj njė sy gjumė.
Mė qe prerė fjala.
-Sa tė jem duke fjetur, mos ta shoh mė nė dhomė! - shtoi, pa vėnė re hutimin tim.
Dėgjoja zhurmėn e njė ulluku pėrjashta.
Pastaj zėri i babait:
- Pse qan?! Stė thashė gjė!
Mezi munda tė pėshpėrisja:
- Ka ēuar fjalė nėna nga spitali... gjyshja vdiq.
Babai hodhi mbulesėn mėnjanė.
- Spaska qenė maēoku, - tha. - Paska ardhur nėna tė pėrshėndetej me mua.
Gjatė kohės qė mbajtėm trupin e gjyshes nė shtėpi, unė vazhdimisht prita qė ajo tė ngrihej nė kėmbė e tė na thoshte:
- Fle shumė, qė tė mėsohem me vdekjen.
Ndėrsa kur e larguan nga shtėpia, mu kujtua se njėherė kishte thėnė: Kur tė mos punoj unė mė, atėherė ne tė dy do tė kuvendojmė sa tė na dojė zemra.
E pyeta nėnėn:
- A do tė punojė mė gjyshja?
U pėrgjigj pa e pasur mendjen tek unė:
- Jo.
Mė vonė u kujtua tė mė pyeste nė mė dhimbsej gjyshja. I erdhi mirė qė tregohesha aq i fortė dhe mė la vetėm pa merak.
Asnjėherė nuk e mori vesh se si e pėrballoja vetminė: asnjėherė nuk e mori vesh qė unė jetoja pothuajse pėrditė me atė zė, tė cilin e ndieja brenda vetes nė mėnyrėn mė tė papritur, nė vendin dhe kohėn mė tė paparashikuar. Qysh atė atėherė mu rizgjua nė kokė ajo shprehja prej plake, Mjalti i mjaltit, dhe pėrpiqesha ta analizoja kuptimin e saj, derisa njė ditė nėna do tė ma priste shkurt:
- Do ta kuptosh vetėm kur tė bėhesh vetė gjysh!
Pas kėsaj, mezi ēprisja tė bėhesha i tillė, por kur llogarita se kėshtu do tė humbisja prindėrit e mi, u pėrpoqa gjatė, megjithėse me dhimbje, ta largoj kėtė mendim nga koka.
NĖN HIJEN E PEMĖVE
I zoti i hartės sė thesarit qau para syve tė mi, me njė vaj prej skizofreni, kėshtu qė mė erdhi keq pėr tė dhe i premtova se do tė ktheheshim pėrsėri njė herė tjetėr, kur tė ishim mė tė lirė, pasi na prisnin ca punė tė frytshme, tė cilat kėrkonin shpejtėsi nė kohė. Pas kėtij premtimi, si tia kishin hequr shqetėsimin me dorė, u ndie mė i lehtėsuar.
- Mendoje vetė, - tha, - ėshtė punė zemre.
Siē shpjegoi, donte tė bėnte varrin e tė dashurės (vdekur para mė se tridhjetė vjetėsh), pasi jetonte vetėm me kujtimin e saj.
Pasdite (ndoshta ngaqė qeshė krejt i zbrazėt) sdi se si mė erdhi qė tė kėrkoja kukullat, mirėpo as qė e mbaja mend ku i kisha lėnė, kėshtu qė mė zuri mbrėmja duke kėrkuar te jerevia e vjetėr. Vazhdoja tė shtrydhja kujtesėn, kur mė zuri veshi njė zė tė panjohur burri:
- Ēbėn aty?... Tė kam thėnė njėqind herė, kur vjen mbrėmja mos rri nėn hijen e shtėpisė e tė pemėve, se shkel orėt.
Sado qė dola me kujdes, sapo mė pa, fėmija, tė cilit po i flisnin, u shtang nga frika. Qenė ato qė mendova: fqinjėt e rinj, tė cilėt kishin ardhur nga malėsia kohėt e fundit, me lėvizjen e lirė tė popullsisė. Burri mori fėmijėn pranė vetes dhe mė zgjati njė duhan.
- Ndoshta ti nuk beson nė to, or mik, - mė tha si i zėnė ngushtė, - por unė di shumė njerėz qė i kanė takuar. Atje nė anėt tona, njė trim tė ēartur, qė spyeste pėr asgjė, e kishin porositur qė tė mos bridhte vetėm natėn, por ai nuk bindej dhe e pėsoi: njė natė, orėt po e pėrqeshnin pas shkurreve. I gjuajti me pushkė, harxhoi gjithė fishekėt qė kishte, por nė mėngjes e gjetėn shakull dhe memec. Goja si erdhi mė kurrė.
E dėgjova deri nė fund, jo thjeshtė nga respekti, por dhe nga dėshira pėr ta parė veten nė vendin e tij, sepse terri i thellė i kopshtit i jepte krahė imagjinatės sime (tė shfrenuar, do tė thosha mė vonė).
- Do tė shihemi prapė, - i thashė kur u ndamė.
Nuk e mora vesh se si mu pėrgjigj, por ndoshta sqe faji i tij, sepse befas mė kapi njė dobėsi, qė ma turbullonte pamjen, pasi shihja mė shumė se dy njerėz para meje: disa mė vinin pėrballė, disa mė ecnin pėrkrah. Megjithatė, asnjėri smė takonte, sepse secili shikonte punėn e vet dhe pėrpjekja pėr ti takuar qe e kotė: unė ndiq e ato ik nėpėr njė peizazh qė gjithnjė e mė pak e njihja. Ndryshe nga ēmė qe dukur nė fillim, pata pėrshtypjen se ata diē mė thoshin, mirėpo asnjėherė nuk i arrija dot.
Vetėm kur mė lėshuan kėmbėt nga lodhja, mori mundimin tė ndalonte njėri prej tyre, i cili, duke u pėrkulur mbi mua, mė tha:
- Mos ke ndonjė nevojė, zotėri?
Atėherė fillova tė kthjellohem e pashė se njeriu qė foli, qe njeriu me tė cilin sapo isha ndarė. Pas pėrsėritjes sė pyetjes, pamja e druajtur iu theksua edhe mė: dukej qartė se i vinte zor qė mė shihte nė atė gjendje.
- Tė pashė se u rrėzove, zotėri, prandaj erdha, - tha.
Atėherė kuptova se nuk isha askund tjetėr, pėrveēse nė kopshtin tim. Malėsori e kapi hutimin tim, prandaj ndieu nevojėn tė shpjegohej.
- Ka njė orė qė sillesh nėpėr kopsht, zotėri!
Edhe fosfori i orės sime aq tregonte. Pėr tė shtypur njė ndjenjė turpi, e cila mė vloi nėpėr tė gjithė trupin, vendosa tė ngrihesha.
- Jam mirė, - thashė. - Veēse...
Kur u ndodha nė kėmbė, malėsori mori guxim tė mė fliste pėrsėri:
- Sduhej tė rrije nėn hije, zotėri.
Ai mbeti aty, derisa unė hyra brenda dhe i bėra me dorė nga dritarja. Vetėm atėherė arrita ta plotėsoj fjalinė qė kisha nisur pranė tij.
- Jam mirė. Veēse... e kam kokėn plot me zėra.
Nė mėngjes u zgjova mė lehtė. Vetėm atėherė e kuptova se ato njerėz qė kisha parė dhe ato vende qė kisha shėtitur, kishin lidhje me historitė qė mė tregonte gjyshja: veēse gjėrat ndodhnin mė pėrtej. Nuk ishte hera e parė qė mė ndodhte kjo.
ĖNGJĖJ DHE PARĮ
- Shiko nė qiell pa i mbyllur sytė! Shiko nėpėr kaltėrsi, para se tė afrohen retė... Ashtuuu...
- Sduken.
- Kurse unė i shikoj. Ia bėjnė me krahė: fėsht - fėsht. Duken si ca balona qė bėja kur isha i vogėl.
- Unė nuk i shikoj... Kur vdes njeriu, sa kohė i bredh shpirti nėpėr tokė?
- Shtatė ditė. Shpirti i gjyshit qėndroi njėmbėdhjetė. Shpirti i njė shoku tė gjyshit qėndroi njė muaj.
- Nga e di ti?
- Gjithė kėto ditė, herė pas here, se ēkėrciste nė bodrum dhe kuzhinė. Kisha frikė tė rrija pranė mobiljeve tė vjetra.
- Kur do ti shoh unė ėngjėjt?
- Shikoji mė parė nė ndonjė libėr. Ta jap unė njė tė tillė. Mė ka ardhur nga Italia.
Dola nga jerevia, por pashė se nuk i njihja fėmijėt qė bisedonin, megjithatė, nuk u riktheva mė, i bindur tashmė se nuk i gjeja qė nuk i gjeja dy kukullat: hyra nė shtėpi dhe instiktivisht hapa disa piktura nėpėr dhomė. Nėse nuk i mblodha menjėherė, e para qe plogėshtia ime, e dyta interesimi i maēokut pėr to, i cili, megjithėse e shtyva me dorė, nuk lėvizi nga vendi: dukej sikur kishte dalluar te pikturat peshqit dhe pėllumbat.
- Nuk hahen! - i bėrtita, duke u mėshuar fjalėve fort, si nė ndonjė dėshirė pėr tė dėgjuar zėrin tim, duke e kuptuar befas se ndėrkohė qeshė njė i shenjuar nga vetmia.
Nga dhoma tjetėr erdhi zėri i zvargur i babait.
- Mė thirre?
- Jo, - thashė. - Tremba maēokun.
- Ėshtė bėrė shumė i egėr, - vazhdoi babai me tė njėjtin ton.
Qe e vėrtetė: unė e pengoja maēokun, se lija tė bridhte pas maceve dhe, pa dyshim, ky denatyrim e egėrsonte shumė. Ky mendim ma kujtoi se kisha ėndėrruar vazhdimisht pėr ty, porse u desh ky ēast qė tia pohoja vetes.
- Mos harro tė pyesėsh prapė nesėr, - u dėgjua zėri i babait.
- Mirė! premtova. Megjithėse
- Ēfarė?
- Mua mė duket se erdhi koha tė heqim dorė.
- Do tė gjenden, - ngulmoi.
- Po sikur tė mos gjenden?
Spati zė pėr pėrgjigje dhe atėherė mua mu duk se ngulmonte pėr forcė zakoni.
- Po sikur? pėrsėrita pyetjen.
- Do kemi kohė pėr tė menduar edhe pėr kėtė, - mu pėrgjigj.
Bėhej fjalė pėr njė histori tė vjetėr: shteti komunist i kishte ndėrprerė tim eti pensionin qė i jepte njė shoqėri e huaj, me tė cilėn ai bėnte dikur tregti lėkurash, por me hapjen e kufijve i qenė ngjallur shpresat sėrish. Megjithėse pėr vete qeshė mjaft skeptik, pėr hatėr tė tim eti, qeshė interesuar te shokė e tė njohur tė mi, tė cilėt kishin zėnė vend pikėrisht nė qytetin ku e kishte patur qendrėn ajo shoqėria e huaj e lėkurėve.
Siē mund tė kuptohet, ky qe rasti i vetėm ku mė qe folur pėr pasuri.
DĖSHTIMI I DYTĖ
Ishin nxjerrė pak lopata dheu, kur njė fishkėllimė e beftė erdhi qė nga brenda dheut - dy gjarpėrinj, njėri i zi e tjetri i bardhė, dolėn dhe u fshehėn nėn ca gurė pranė. Askush nuk i goditi, sepse qemė mpirė nga e papritura, veēse, i zoti i shtėpisė, qė shpjegoi se bora qe shkrirė vetėm para dy ditėsh, kapi vetė lopatėn nė dorė, por meqė pikėrisht nė kėtė ēast u ndie njė goditje nė xham, e hodhi atė menjėherė. I nxori fjalėt me zor, duke hequr frymė thellė, si pėr tė treguar gjithė pėrmasėn e fatalitetit:
- Duhet lėnė kjo punė.
Nuk i la kujt kohė pėr pyetje, se shtoi:
- Babai thotė: ėshtė amaneti i atij qė e ka groposur, pėr tė mos dalė gjė prej dheut. Sa kohė qė sdimė formulėn, lodhemi kot.
Atė natė fjeta keq dhe pashė ėndėrr sikur isha nė njė karrocė me Enver Hoxhėn qė, tek grahte kalin, bėnte me gisht nga njė trup i palėvizur, te i cili, kur mua mu qartėsua pamja, njoha kryeministrin e eleminuar dikur prej atij vetė.
Skishte gjė qė tė mė bindte se nuk e kisha parė edhe herė tjetėr kėtė ėndėrr, megjithėse smė kujtohej se kur: nė mėngjes, meqė mė dukej e pamundur zgjidhja e kėtij dyshimi, dola dhe, siē bėja nganjėherė nė atė orė, ktheva nga rrojtorja. Pikėrisht atėherė u kujtova se nuk e kisha parė unė ėndrrėn herėn e parė: atė e kishte parė natėn e dėnimit me vdekje njė njeri tė cilit pastaj i qe falur jeta. Njeriu i kėsaj historie qe berberi plak: ky burrė i ditur dhe i urtė (dikur kishte mbaruar universitetin nė perėndim) pas daljes nga burgu politik, pėr mbijetesė, ushtroi zanatin e berberit.
Kur hyra unė nė lokal, radioja po jepte horoskopin.
- Tė tjerėt le tė pajtohen me fatin, unė jo mė, - thashė duke u ulur.
Nė shikimin e berberit slėvizi asgjė, megjithėse unė e dija mirė se ēfarė zgjuarsie fshihej tek ai njeri.
- Duhet tė fejohesh, - ma priti thatė.
Atė ēast, befas, indiferenca jote sikur doli nga asgjėja e mė ra surratit. Do ta nėnshtroj, u betova, do ta nėnshtroj, do ta bėj tė mė ulet nė gjunjė. Tė gjitha gjėrat i binden parasė. Pėr mė tepėr, kėtė shprehjen e fundit dija ta thosha edhe nė latinisht, pra e shqiptova atė: PECUNAE OBEDIUNT OMNIA.
- Si the? ia bėri berberi.
Ngrita supet nė shenjė dinakėrie.
- Asgjė, - thashė, - asgjė!
Ai nėnqeshi dhe vazhdoi tė merrej me veglat e punės.
Sapo ktheu shpinėn berberi, pėrsipėr njė gazete u dha koka lapėrdhare e njė plaku pijanec, tė cilin se kisha vėnė re mė parė. I veshur keq dhe i lėnė pas dore, ai afroi kokėn nga unė dhe mė tha:
- Lėre plakun nė filozofinė e tij.
Megjithėse nuk ia mbėshteta fort, sepse mu pėrplas nė fytyrė erė alkooli, vazhdoi:
- Je i ri: gėzoje jetėn. A e di si ka thėnė Liza?
- Liza?!
- Liza e shtėpisė sė dikurshme publike.
- Aha!
E dėgjova pa interes, gati i bezdisur.
- Qenka njė rebus, - ia ktheva, duke fshehur shijen e vėrtetė qė linin fjalėt banale tė prostitutės.
Ai hodhi gazetėn mėnjanė dhe u ngrit sikur tė ishte pėrtėrirė vetėm prej fjalėve qė tha: pėrshėndeti dhe doli. Kur humbi sysh i sapongrituri, erdhi nga pas zėri i berberit:
- Dikur ka qenė njė nga djemtė mė tė bukur tė qytetit. I kėndohej ajo kėnga
Berberi ia mori lehtė melodisė sė njė kėnge tė njohur ashikėsh.
Unė nuk mendova rininė, por vdekjen e atij qė iku, sepse befas e pashė veten tė rrethuar prej shumė pleqsh pamje funebre e njė grupi njerėzish qė marrin pjesė nė njė mort. Njėri prej tyre, qė nuk ndryshonte shumė nga e pėrbashkėta e grupit, bėri njė hap para dhe mė tha:
- Zgjidh mėnyrėn pėr tė vdekur.
Brenda njė kohe tė papėrcaktuar dot prej meje, dikush tjetėr mė pyeti:
- Ēfarė tha?
Pikėrisht ky zė mė zhveshi nga figurat misterioze, sepse, nė tė vėrtetė, zėri i fundit qe zėri i berberit.
- Nuk e mora vesh, - ia ktheva. Dava plaku!
Berberi mė zhbiroi me shikim, por mė foli vetėm kur ktheu shpinėn.
- Duhet tė fejohesh! tha.
Si edhe mė parė, i fsheha mendimet: vetėm unė i dija punėt e mia.
Dhe, sigurisht, e para, por qė tėrhiqte pas gjithė tė tjerat, qe puna me arkėrkuesin. E dija mirė se pėr kėtė mė kuptonte vetėm ai njeri qė i ka provuar mė parė Ethet e Arit. Dola duke belbėzuar me vete fjalė qė ma praronin tė hirtėn e ditės: Thesaret e Mbretit Priam, Arka e Besėlidhjes sė Vjetėr, Varri i Tutankhamonit.
PLAKU
Sapo e pashė, mu zhduk ēdo entuziazėm: para atij plaku tė zymtė, su ndieva mirė jo vetėm unė, por edhe tė tjerėt, pasi gjatė kohės qė hanim, askush sguxoi tė hapte bisedė. Dikur, i zoti i shtėpisė, qė e kishte shfrytėzuar kėtė kohė pėr tė menduar, duke shpresuar se e gjeti atė qė duhej, ngriti gjoksin e gjelit nga pjata dhe, pasi e drejtoi nga plaku, tha:
- A ma shikon, axhė?
I nipi mendoi se duhej ti bėnte tė gjitha, se nuk duhej ta humbiste kurrsesi kėtė rast.
- Kallėzoi mikut se je me nam pėr kėtė punė, - e nxiti.
Ishte tepėr vonė pėr tu penduar: ajo pak qesėndi nė sytė e nipit u fik menjėherė kur plaku i artikuloi fjalėt pastėrtisht, siē ndodh zakonisht nė njė vendim pėr vdekje.
Mu pre buka nė vend, kurse kur dola jashtė, pashė se me zor e shquaja rrugėn, megjithatė i ktheva pas tė gjithė ata qė kėrkuan tė mė shoqėronin.
- Kam nevojė tė rri vetėm, - kėmbėngula.
Thashė tė vėrtetėn: vetmia qe gjėja e vetme qė mė duhej atė ēast.
Nė ēastin e vetėm qė u kthjellova, i pashė fare qartė fjalėt e lexuara nga plaku, pashė fytyrat e verdha tė tė gjithė tė pranishmėve, tė cilėt nuk kishin asnjė forcė mbi fatalitetin e verdiktit: i zoti i shtėpisė do tė vdesė brenda muajit.
Edhe mė i padurueshėm se fjalėt qe shikimi i rreptė i plakut.
E pra, sipas tė zotit tė shtėpisė, pata shkuar nė kohė: siē tha, brenda ishte njė plak i fisit, i cili ishte kundėr dhunimit tė varreve, prandaj, duke qėndruar pėr drekė, do tė ndihmoja pėr tia kthyer mendjen qė i zoti i shtėpisė dhe nipat tė zbulonin gropat e pėrbashkėta tė tė afėrmėve tė pushkatuar nga komunistėt e tu merrnin dhėmbėt e arit.
Nė fakt, atė mėngjes kishim nisur njė gėrmim nė fshatrat e fushės, porse ky gėrmim zgjati shumė: qe gėrmuar disa metra dhe ari ende sqe shfaqur, ndaj e humba durimin dhe mora rrugėn nė kėtė vend. Siē thuhet nė kėto raste, nuk qe e shkruar.
Tashti, qė pėrpara syve kisha njė kodėr, mu kujtua se si silleshin me arkėrkuesit spanjollė udhėrrėfyesit indianė, duke i ēuar kodėr pas kodre, vetėm e vetėm pėr ti larguar nga vendbanimet e tyre. Shumė vonė e kuptova se kėmbėt po mė ēonin te kodra pėrballė, porse qeshė krejt i vetėm, pra askush nuk po mė mashtronte.
RRUGA E KAGURIT
Nuk e di se sa kisha ecur kuturu, kur mė folėn. Ktheva pėrshėndetjen dhe pyeta pėr vendin.
- Kjo rrugė ēon vetėm nė Kagur, zotėri, - ma kthyen.
Njeriu qė mė foli, qe njė djalosh shtatlartė, tė cilit, njė herė pėr njė herė, nuk arrita tia dalloj mirė tiparet, megjithėse e kisha mjaft afėr, thuajse zėri i tij dilte nga brenda meje. Ndėrkohė, hodha vėshtrimin pėrpara dhe pashė se gjithēka rrezatonte njėfarė tė prituri, por mua mė pėrshkoi njė ndjenjė e ngjashme me trishtimin: vendi qe krejt i shkretė.
- Kjo ėshtė Ura e Gurit, zotėri, - vazhdoi ai, duke treguar me dorė. - Edhe pak e jemi nė Kagur.
Balta, qė ngjishej nė kėpucė, ishte e kuqe. Mali i zhveshur ishte nė njė ngjyrė plumbi, e cila filloi tė zbutej pak nga pak, derisa e kuptova se kishte qenė efekti i ndonjė shiu tė lehtė. Nė njė farė vendi, njeriu qė ecte me mua, mori majtas.
- Nėse nuk ju pret njeri, kėrkoni Diellėn dhe i thoni se ju dėrgova unė, - tha. - Shkoni rrėzė burgut tė Nikollėve dhe shtėpia e parė qė do tju dalė pėrpara ėshtė shtėpia e saj. Mė dėrgoi Sokoli, i thuaj.
Nuk e di pse mu duk se duhej tė thoshte: jam Kostandini e po kthehem ca nė ajodhimė.
U fundosa i vetėm nė njė farė muzgu tė pistė, ku zogj, qė sua dija emrin, mė silleshin mbi kokė. Nėpėr disa dyer, ku pyeta nė kishte njeri brenda, nuk mu pėrgjigjėn, por u gjend diku njė zė qė mė tha: Mirėmbrėma!. Njė plak mė fliste qė nga dritarja. E pėrshėndeta edhe unė dhe i kėrkova tė mė tregonte ku banonte Diella. Pasi mė tregoi me gisht, mė humbi nga sytė, kėshtu qė nuk munda ta dėgjoja mė atė zė i cili mu duk si pėrtej caqeve njerėzore.
Qe errėsuar, prandaj u dhashė kėmbėve, sepse mė rrėshqisnin kėpucėt nėpėr kalldrėmin e vjetėr, gati pėr tu rrėzuar: nuk kisha siguri tė plotė nė drejtpeshim. U hutova edhe mė tepėr kur u kujtova se nuk kisha hasur ndonjėfarė burgu, siē mė tha djali me emrin Sokol.
Pėr mė tepėr, nė ato shtėpi qė mund tė shikoja nga dritaret, mė zinte syri vetėm dhoma tė zbrazėta.
SURPRIZA
Duhet tė dalėsh nga ajo dhomė, mė thoshte shoku im intim. More vesh? Sapo tė vij unė, duhet tė dalėsh nga ajo dhomė. Sepse
kam njė surprizė pėr ty. Mė dėgjon?
Apartamenti i prindėrve ka vetėm njė dhomė e njė kuzhinė e, meqė nuk mė vinte pėr mbarė tė flija nė kuzhinė, flija nė njė dhomė me ta, prandaj ai mė thoshte ashtu. Megjithėse e thoshte me tė qeshur, kėmbėngulte se nga kjo (fjetja nė njė dhomė me prindėrit) vinin gjėra shumė tė kėqija, tė cilat mund tė ndikonin nė marrėdhėniet tona.
Fjalėt e mėsipėrme i takojnė telefonatės sė tij tė fundit. Kurrė mė nuk ia dėgjova zėrin.
Jo vetėm mė teproi, por madje mė doli me tepri koha nė tė cilėn rendita surprizat qė mund tė bėjė njė djalė, pasi i ka shpallur ato me shumė vendosmėri para njė vajze. E nisa me njė pallto, njė xhakavento, njė palė xhinse firmato, e vazhdova me njė makinė, njė apartament, njė udhėtim jashtė shtetit.
Atėherė nuk ēohej nėpėr mend ideja pėr tė menduar sė pari pėr shėndetin, pėr jetėn e tij.
Ka kohė qė e kam hequr nga fjalori shprehjen: kam njė surprizė pėr ty. Ka kohė qė mendoj se ka diēka idiote nė kėtė shprehje.
BANORĖT E KAGURIT
Njė zhurmė qė vinte deri tek unė, tė kujtonte njė festė, por, kur mendova se iu avita, pashė vetėm njė grua tė heshtur, e cila shpejtonte nėpėr rrugėn e shkretė: gruaja, qė mė foli kalimthi, mė premtoi se do tė lajmėronte Diellėn. Sa u zhduk, pashė tri gra tė tjera, qė bisedonin me njėra - tjetrėn: qenė zėra tė dobėt, por arrinin deri tė veshėt e mi kureshtarė.
- Jo, kurrė nuk ėshtė vonė pėr tė kujtuar dikė.
- Qetėsinė nuk e meritojnė.
- I vajti lajmi Diellės: e ndezi bishtukun.
Unė vura dorėn si hinkė para gojės dhe thirra, por mu pėrgjigj vetėm jehona e zėrit tim: papritur, isha gjendur vetėm nė rrugė.
Por tani e dija se duhej tė orientohesha nga drita e ndezur dhe su gabova: Diella, qė mė priste nė portė, dukej si tė kishte kohė duke pritur. Mezi kaluam nėpėr njė korridor ku pėrplasnim gjunjėt herė pas here me rraqe tė vjetra.
- Ėshtė njė dhomė e lirė... mė tha, si pėr tė mė qetėsuar. Dikur, shtoi: - Si erdhe deri kėtu?
Mė bėhej sikur nga ēasti nė ēast, nga ēdo anė e territ, do tė mė shfaqej pėrpara portreti i gjyshes.
- Mė ra rruga kėtej, - ia kėputa pa u menduar.
Ajo mė vėshtroi me ēudi, sepse dukej qartė se nuk e priste kėtė pėrgjigje. Madje, nuk mė la as kohė ta ndreqja.
- Kujtova se ke ardhur pėr Urėn, - tha.
Fjeta menjėherė e, kur mė doli gjumi, vazhdonte tė ishte natė: Diella, qė ishte nė kėmbė pranė bishtukut, deshi tė dinte se kush mė drejtoi tek ajo dhe iu bė qejfi qė Sokoli e kujtonte. Kur mė doli gjumi herėn e dytė, ishte prapė natė: ende symbyllur, dėgjoja hapat e dikujt qė tėrhiqte kėmbėt, prandaj e thirra Diellėn me emėr. Hija e gruas mu afrua, por e pashė se nuk qe Diella.
- Unė jam Hana, - tha. - Kunata e dytė. Po ndiqja kunatėn e vogėl.
I gėzuar qė jetonin njerėz nė atė vend tė shkretė, pyeta:
- Ka njerėz jashtė?
- Jo, - mu pėrgjigj. - Vetėm kunata e vogėl po kalon. Se dėgjon? Sipas gjasave, ėshtė diku mes Burgut tė Nikollėve dhe Burgut tė Bulkthit.
Megjithėse u pėrqendrova, skapa gjė, pasi edhe nuk i kuptova shenjat qė mė dha.
- Po kthehet, - vazhdoi ajo. - As tashti se dėgjon?
Mohova. Ajo u largua nga dritarja, duke mėrmėritur nėpėr dhėmbė.
- Atėherė mė pėrket vetėm mua, - tha.
Dhe doli.
Pėrtej dritares pashė hėnėn e plotė: nuk dukej si njė kopile, qė i vjen rrotull rruzullit, por si e dashura dhe zonja e tij. Poshtė saj, lumi ngjante si njė rrjedhė qumėshti, qė rrėshqet ndėrmjet brigjeve.
Paqja e kėsaj pamjeje mė ndolli gjumin sėrish.
PLAKU I SHENJTĖ
- A ėshtė dukur Sokoli? - dėgjova.
- Je Diella apo Hana? - pyeta pėrgjumėsh.
Qe Diella. Pas ikjes sė saj, dėgjova hapa tė rinj: qe Hana. Spo mė pėlqente heshtja, prandaj i fola.
- Diella mė pyeti pėr Sokolin.
- Sokoli ėshtė djali ynė, - u pėrgjigj. - Ne e duam shumė.
Pyeta mė tepėr pėr shprehi:
- I kujt ėshtė?
- I Marės.
- Ende nuk erdhi?
- Mua mė bėhet se e shoh, tė tjerėve jo.
Nuk e ndieva kur iku: pashė bishtukun tė zbehet, mandej tė fiket, dhe mendova se kishte shkuar pėr tė sjellė njė tjetėr.
Por u mėrzita nga pritja, u ngrita, dola nė korridor dhe shtyva njė derė: te dhoma ku hyra, eca me zor prej rrangallave tė vjetra, derisa ngeca diku. Mė kishte kotur gjumi tė mbėshtetur diku nė terr, kur ndieva hapa dhe pashė se njė hije rrėshqiti nga dera deri nė mes tė dhomės: nuk ma vari, ose mendoi se po flija, sepse kapi diēka nėpėr terr, e ēoi mė tutje, mandej doli nė majė tė gishtėrinjve. Kur kaloi pranė dritares, unė e njoha prej dritės sė hėnės: qe plaku qė mė tregoi shtėpinė.
Mė erdhi fryma vetėm kur pashė Hanėn te dera.
- Ishte dikush, - thashė me shqetėsim. - Njė plak.
- Duhet tė ketė qenė Plaku i Shenjtė, - shpjegoi. - Ėshtė dhoma e sė bijės.
- Nuk e dinit?
- Ka kohė qė nuk di mė asgjė, - mu pėrgjigj.
Sė bashku me pyetjen pse?, bėra dy hapa para, por papritur u gjenda krejt vetėm: thirra e mu pėrgjigj vetėm jehona e zėrit tim.
Skaloi shumė dhe nė heshtjen e thellė dėgjova prapė zėra qė bisedonin.
- Qėparė pashė dritė te Kullajt.
- Tė ėshtė dukur.
- Jam krejt i sigurtė.
- Nuk mė besohet.
Dola jashtė, por ndesha nė rrugėn e shkretė, veēse, sa mora tė kthehem brenda, mė tėrhoqi vėmendjen njė dialog tjetėr.
- Sapo dėgjova dikė tė thoshte se ka parė dritė te Kullajt.
-
- Kjo shtėpi ka shtatė breza qė ėshtė shuar tėrėsisht. Nuk e ke ditur?
- Jo. Ka kohė qė nuk di mė asgjė.
- Unė e di me siguri se ajo shtėpi ėshtė shuar.
U nisa andej nga vinin zėrat, i ndiqja me ngulm, megjithėse herė pas here ndieja vėshtirėsi nė gjoks: ajri qė thithja, sikur rrallohej gjithnjė e mė shumė. Me sa dukej, kisha vrapuar nė drejtim tė kundėrt me to, sepse erdhi njė ēast qė nuk ndieva mė as zėra e as ndonjė gjė tjetėr.
NJĖ BURRĖ DHE NJĖ GRUA
Fjalėt dėgjoheshin, por pa tingėllimė, si nė ėndėrr.
- Ėshtė i pirė?
- Sbesoj. Nuk i vjen erė. Kush e di se nga ėshtė trembur!
- Tremben burrat?
- Qėllon.
- Nuk e kam ditur.
- Shumė gjėra njeriu si mėson kurrė. Mė bėj vend, se po mė kėrcasin dhėmbėt: jam nė brekė.
- Edhe ai po dridhet.
- Mjaft! Kthehu nga unė!
- Mos ėshtė hajdut?
- Lėri llafet dhe kthehu!
- Mė hahet. Bėra gabim qė u martova me ty.
- ...
- Kam frikė: ai po lėviz prapė e ne skemi as thikė e as bukė.
- Thikė kemi. Edhe qumėsht kemi. Fli!
- Kam frikė. Edhe ti ke erėn e tij. Pse e more nė krahė?
- Vetė mė the. Mandej, kush do ta gjente tjetėr te njė vend si Burgu i Nikollėve!
Heshtje. Prapė zėri i femrės.
- Kurrė spo zbardhet! Kam frikė.
- E di? Do tė kemi djalin tonė dhe unė kurrė nuk do shkoj mė nė burg. Kurrė nuk do tė mbetesh mė vetėm.
Zhurma e lėvizjes sė trupave, atje pėrtej, zgjati disa ēaste: vetėm me qetėsimin e tyre, erdhi gjumi im.
Kur u zgjova ishte mesditė: dukej nga pozicioni i rrezeve tė diellit, sepse, nė atė shtėpi tė vjetėr, qė kishte vetėm njė dhomė tė madhe, rrezet e diellit hynin nga tė katėr anėt.
Nuk kisha pikė force pėr tė lėvizur, por pasi u shtrėngova, pashė se mund tė flisja.
-
- Unė sdal kurrė nga shtėpia. Snjoh njeri, - mu pėrgjigjėn.
Atėherė u ngrita nė bėrryla dhe pashė se gruaja qė mė fliste, qe e metė.
- Unė jetoj me burrin, - vazhdoi ajo. - Ėshtė jashtė me bagėtinė. Fėmijė skemi, por do tė bėjmė djalė, megjithėse burri im ėshtė plak.
- Kush mė solli kėtu? - pėrsėrita.
Kėtė herė mė kishte dalė zė mė i fortė dhe burri, qė hyri brenda, mė pyeti se ku kisha qenė natėn e mbrėmshme. Pėrmenda Kullajt. Pas kėtyre fjalėve, ai lėshoi njė aha!.
- Prandaj pashė dritė mbrėmė atje, - tha. - Ēdesha atje?
Pyetja e tij mė kujtoi atė qė kisha kaluar njė natė mė parė dhe mu morėn mendtė, por mė parė munda tė them:
- Ju sjeni tė vdekur?
Kur erdha nė vete, kishte rėnė muzgu. E marra ishte vetėm: e pashė se ishte e kotė tė bisedoje me tė, kėshtu qė, pasi piva pak qumėsht, i dhashė vetes dhe dola.
Qielli filloi tė ndizte yjet. Pranė hėnės qe Afėrdita.
Pyeta veten: sa vjeēe do tė jetė kjo pamje?
Pėr njė ēast pata pėrshtypjen se mund tė shtyhesha thellė nė kohė: deri nė zanafillė, deri ku gjėrat janė vetėm nė ide.
TJETĖR SURPRIZĖ
Kam pėrshtypjen qė mė shumė se ideja e surprizės, mė ngacmonte ideja e bindjes sė tij se nuk kishte asnjė ndikim nė marrėdhėniet tona fjetja ime nė dhomėn e prindėrve. Tashti flija nė dhomėn e tyre vetėm e vetėm pėr kėtė qėllim, si njė surprizė qė po pėrgatisja nga ana ime.
Por ai ngulte kėmbė nė tė tijėn. Njė herė mė foli pėr njė film: mė duket se bėhej fjalė pėr njė vajzė qė jetonte me tė ėmėn. Unė vetė nuk e kam parė kurrė kėtė film.
HISTORIA E URĖS
- Smė the tė vėrtetėn! Ti ke ardhur pėr Urėn.
Diella po mė priste te porta.
- Unė duhej ta kuptoja kėtė, - vazhdoi ajo. - Sduhej tė tė lija tė silleshe kot.
Dhe mė tregoi:
Plaku i Shenjtė u tha tre vėllezėrve:
- Sipas zėrit tė lumit, janė zemėruar perėnditė e nėntokės dhe kėrkojnė fli pėr tė marrė me tė mirė shpirtėrat qė vėrtiten aty. Vetėm kėshtu mund tė qėndrojė Ura.
Nuk kishin dyshim nė hyjninė e atij plaku, pėr tė cilin thuhej se kishte njė vajzė me hėnėn, prandaj vendosėn tė flijojnė nusen qė do tu ēonte ushqimin. Tė tre lidhėn besėn qė tė mos nxirrnin sekretin, por, nė darkė, im shoq mi tha tė gjitha. Siē do ta merrja vesh mė vonė, tė njėjtėn gjė bėri edhe kunati i dytė me tė shoqen, Hanėn, kėshtuqė u muros kunata e vogėl, Mara. Nė ēastin e fundit, i shoqi u kujtua pėr murosjen e hijes (hijes sė trupit tė njeriut), por Plaku i Shenjtė ndėrhyri me njė arsyetim qė i la pa fjalė.
- Edhe mund ta bėni, - tha. - Por brenda njė kohe tė shkurtėr ajo do tė vdesė nga njė sėmundje e ngadalshme misterioze.
Ura u ngrit dhe qėndroi, por duhet tė kesh parė se shpirtėrat nė kėtė vend nuk janė pakėsuar, madje janė shtuar mė shumė. Hana sapo mė tha se edhe shpirti i atij Plakut Shenjte vazhdoka tė bredhė nėpėr botė.
- Nuk e ke ditur?
- Jo. Ka kohė qė nuk di mė asgjė.
- Pse?
- ...
Me sa duket, pat dalė kur ia bėra kėtė pyetje, sepse nuk mora pėrgjigje. Pengun mė tė madh e pata qė nuk arrita ta pyes se ku qe Burgu i Nikollėve.
HISTORIA E SOKOLIT
Dikush lėvizte nėpėr dhomė.
Thirra:
- Diella.
Ishte Hana. Pyetjes sime, nė qe dukur Mara, ia vonoi pak pėrgjigjen.
- Ndoshta nuk vjen kurrė, - tha. - E di? Diella nuk e ka dashur Marėn, sepse Sokoli mund tė kishte qenė djali i Diellės: Diella qe rritur me tė atin e tij, porse e fejuan me djalin e madh tė shtėpisė. Ajo e pėrballoi fejesėn, por u shkatėrrua nga martesa, sepse sa mė shumė jetonte me tė shoqin, aq mė shumė i neveritej, pasi gjėrat nuk ndreqeshin mė, edhe pse i shoqi linte kokėn pas saj. Dinte vetėm njė shpėtim - tė lidhej pas njė fėmije - por pat njė shtatzani tė tmerrshme: jo vetėm dėshtoi, por pas kėsaj, as nuk mund tė lindte mė. Ditėn qė u martua i ati i Sokolit, ajo u rrėnua plotėsisht: megjithėse nė sy tė tė tjerėve sillej mirė, nė thellėsi tė zemrės sė vet, Diella donte qė nusja e vogėl tė vdiste...
Befas ra heshtje. Thirra:
- Pse nuk vazhdon, Hana?... Hana!
- Jam Diella, - qe pėrgjigja.
- Ku shkoi Hana? Ajo po mė fliste pėr Sokolin.
- Pėr Sokolin?
- Mė trego edhe ti pėr tė.
U tregua e gatshme.
- Kisha arsye ta merrja unė Sokolin, - tha. - Mara kishte probleme me tė shoqin, sepse megjithėse ajo pėrgjėrohej pėr tė, ai nuk e deshi kurrė. Vetėm njė herė bėri ai burrė pėr tė shoqen: kur nxori sekretin njė natė para flijimit. Mė pas u pendua si dreqi.
- A pat Hana fėmijė?
- Jo.
- Prapėseprapė Sokolin e more ti.
- Po. Unė nuk jepesha pas tim shoqi, kėshtu qė mund tė jepesha pas Sokolit dhe nuk u zhgėnjeva, pasi ai u bė njė djalė trim dhe i fortė: nami i tij u pėrhap nė tė gjithė krahinėn.
- Nė tė gjithė krahinėn?
- Vetė valiu i ēoi fjalė dhe e mbajti pas vetes. Sokoli mori pjesė nė shumė luftėra dhe pėr bėmat e tij u ngritėn shumė legjenda, sipas tė cilave besohej se qe i pavdekshėm.
- I pavdekshėm?
- Kur erdhi nė fshat nuk mbeti njeri brenda, por i zhgėnjeu tė gjithė, sepse nuk pranoi tė takonte njeri dhe u ndry menjėherė nė dhomėn e vet: nuk doli as tė takonte njeriun e valiut. Ditėn qė doli nga dhoma, pyeti se ku e kishte shtėpinė Plaku i Shenjtė. Ia thanė. Dhjetė minuta mė vonė e pamė tė dilte, ngjeshur me rrobat e veta prej kalorėsi. Dy orė mė vonė e pamė tė kthehej vetė i dytė: kur zbriti nga kali, pamė se mbante pėrdore vajzėn e bukur tė Plakut tė Shenjtė.
- Djalė i bukur ishte edhe Sokoli.
- Padyshim. U ndrynė nė dhomė dhe nuk dolėn njė javė ditė. Mėngjesin e ditės sė tetė, nga dhoma e tyre erdhi njė britmė e thekshme gruaje. Burrat e shpėrthyen portėn dhe tė gjithė ne pamė me tmerr se ēfarė kishte ndodhur, sepse trupi i varur i Sokolit tundej sa majtas, djathtas: vetėm atėherė u muar vesh se ai, luftėtari i madh, ishte njė shpirtcoptuar nga tmerret e luftės, qė nuk gjente paqe nė asgjė, qė tash e parė i dilnin parasysh njerėz duke dhėnė shpirt mes llahtarės sė luftės dhe, midis gjakut, figura e nėnės sė vet.
- Kush tha se qe kjo arsyeja e varjes? E shoqja?
- Po. E besova pa asnjė dyshim.
- Tė gjithė e besuan?
- Pė mua skishin rėndėsi tė tjerėt.
Diella hapi derėn dhe doli.
Jashtė ishte ēuar pak erė. Era sillte njė zė qė ia thoshte si kantilenė:
- Hana, Mara, Maruka, Ejlli, Prenda, Shuka, Diella...
Mirėpo unė nuk e kapja dot burimin e atij zėri.
SOKOLI
Kėrciti njė derė dhe mendimi se qe dera e Sokolit mė hodhi pėrpjetė. Plaku, thashė me vete.
Ishte Sokoli, i cili nuk mė priti mirė.
- Shoh se kanė mbetur ca psherėtima tė mia nė kėtė dhomė, - tha.
U bind se mund tė mė hiqte qafe vetėm pasi tė mė tregonte pėr martesėn e vet.
- I ēova fjalė pėrpara, - sqaroi. - I thosha: Plaku i Shenjtė, do tė shohim nėse je vėrtet njeri i pavdekshėm, tashti qė do tė ngrejė dorė mbi ty njė njeri me tė vėrtetė i pavdekshėm. Mendova se do tė mė fshihej, por ai bėri tė kundėrtėn: mė priti me ceremoni. Kur e pashė: truplartė, tė pashėm e lėkurėbardhė, me sy tė gjallė e plot shkėlqim; kur ia dėgjova zėrin e ėmbėl e kumbues, mu drodh dora; mu duk se me tė vėrtetė kishte diēka hyjnore tek ai. Plaku, qė e nuhati menjėherė dobėsinė time, mė nxori pėrpara vajzėn, atė tė cilėn nuk e nxirrte kurrė para njė burri. Shikimi robėrues i vajzės mu duk se kėrkonte ndihmė pėr tė ndarė me mua atė femėri tė magjishme. I thashė vetes se duhej tė shpėtoja prej atij kurthi tė keq, por sia arrita: ndieva tėrbimin e njė maceje tė egėr, qė mė gėrricte nė fund tė barkut. Tė gjithė menduan se bėmė shtatė ditė dashuri. E vėrteta qe ndryshe: bėmė dashuri njė herė tė vetme. Arsyeja - i ati kishte abuzuar qysh se ajo qe nė moshė tė mitur.
Ndėrsa fikej zėri i Sokolit, diku u dėgjua ai zėri qė thoshte:
- Hana, Mara, Maruka, Ejlli, Prenda, Shuka, Diella...
SHTATĖ DITĖT E JAVĖS
Nė korridor thuajse u pėrplasa me dikė dhe pėr njė ēast u tremba.
- I kėsaj shtėpie jam, - tha zėri. - Jam vėllai i madh, tashti mė quajnė Jakup, por emrin e parė e kisha Jak, pra, ndėrrova fe. Si ndodhi? Desha tė marr grua mbi grua: feja myslimane kishte lehtėsira. Doja njė fėmijė, mor zotėri. I zbatoja tė gjitha shartet, por, sidoqoftė, sgjeja rehat: unė qė sisha dukur kurrė nė kishė, tashti shkoja atje pas namazit.
Dukej se kishte nevojė tė largohej dhe unė e lashė tė lirė. Skishte kaluar shumė kohė, kur mė zuri nė befasi njė zė femre. Sishte as Diella, as Hana.
- Kush je ti, - e pyeta, - nėna e Sokolit?
- Jo, - mu pėrgjigj, - jam nusja.
- Sapo u ndava me Jakupin, - thashė pėr tu treguar i shtėpisė.
Nėnqeshi.
- A tė tregoi se si deshi tė ndėrtonte kishėn?
Pasi mohova, pyeta nėse e ndėrtoi. Mohoi edhe ajo.
- U kujtua tepėr vonė, - tha. - Kur qe lodhur e plakur.
- Fėmijė bėri, ama, - ndėrhyra me tonin e njeriut qė ka pjesė nė sekrete.
Mohoi pėrsėri.
- Ai qyqar, - tha, - asnjėherė nė jetė nuk e tradhėtoi dot tė shoqen. Kaq i dobėt qe. Si e kalova unė me kėta njerėz, do tė thuash ti. Shkėlqyeshėm. Ata as qė patėn kohė tė merreshin me mua. Hana, psh, shkonte pėrditė e rrinte sipėr Urės. Atė ditė qė e zuri i shoqi aty, e gjeti duke qarė. Kur ai e pyeti se pse po qante, ajo iu pėrgjigj: - Si tė mos qaj, more burrė? Ne do tė bėjmė njė djalė, do ta dėrgojmė nė punė, do na bjerė qė kėtu, do na bėhet copė. I shoqi spat fat mė tė mirė: u ēmend dhe ai. Ndėrsa Mara
U dėgjua prapė:
- Hana, Mara, Maruka, Ejlli, Prenda, Shuka, Diella...
Tashti kuptohej kėto emra sishin tjetėr veēse shtatė ditėt e javės.
- Mjaft, - bėrtita.
Por ajo dukej shumė kėmbėngulėse.
- Do tė tregoj si u ēmend, - tha, - ėshtė histori interesante.
Befas, ia dhashė vrapit me sa pata fuqi e pas mė ndiqte e qeshura e saj tallėse: kur u pre kjo e qeshur, sdėgjova mė asgjė, sepse njė heshtje e plotė kapėrdiu gjithēka.
Gjithėsinė vetė.
I PANJOHURI
Flladi i freskėt mėngjesor, qė hynte e dilte nėpėr gojėn gjysmė tė hapur, mė rrėmbente avujt e ngrohtė: thitha tėrė frymėn e mėngjesit, tėrė jetėn e tij, qė rrėshqiste pa u ndier, me dinakėrinė e njė bishe, tashmė i sigurtė se kėto qenė shenjat e pėrmirėsimit tim, sepse mu deshėn mė se tre javė, nė tė cilat nuk mund tė haja asnjė lloj ushqimi pa mu pėrzier nė stomak, pėr tė rivendosur lidhje me njerėzit e mi, qė prej kthimit nga Kaguri. Nuk ishte tamam kthim, sepse nuk qeshė kthyer me kėmbėt e mia, siē thanė, dikush mė pat dorėzuar nė spital, por vetė qe zhdukur pa gjurmė: askush sarrinte ta pėrshkruante kėtė njeri si duhet, sepse kur u kujtuan pėr tė, ai qe zhdukur.
Kur po kujtoja se nė gropėn qė kisha lėnė nė gėrmim e sipėr, kishte humbur jetėn njėri nga punėtorėt (sipas disave, nga magjia e fshehjes sė thesarit), u ndieva i lodhur, ndaj u shkėputa nga dritarja, veēse ndėrkohė mė zuri syri dikė te dera e oborrit. Njė herė kujtova se qe njeriu qė mė kishte sjellė nė shtėpi, prandaj zbrita poshtė, mirėpo vetėm se mė kishin bėrė sytė: edhe pas kaq ditėsh nga kthimi, nuk po mėsohesha dot me realitetin.
Sigurisht, e kam fjalėn pėr atė realitetin qė mė flisnin tė tjerėt.
Pėr vdekjen e punėtorit hamendjet vazhdonin: nga njė gėrmues pusesh dėgjova se nė thellėsi tė mėdha ēliroheshin gazra vdekjeprurės prej tokės, prandaj, zakonisht, lidhej njė gjel i gjallė nė brez, si paralajmėrues.
MARTESA
Ato qenė tė vetmet fjalė, tė cilat ēuan nė martesėn tonė, e unė u ndėrgjegjėsova se vullneti yt ėshtė i madh sa natyra, nė ēastin kur mė drejtove pėr nė shtrat, pikėrisht atėherė kur ndodhi e papritura: krejt tė shtangur e tė paaftė pėr tė dhėnė shpjegime, tė dy po shikonim njė rėnie gurėsh nė dhomė, megjithėse dyer e dritare qenė tė mbyllura.
Yt atė, kur doli pėr shėtitjen e mėngjesit, i pa gurėt me indiferencė.
- E kam parė edhe herė tė tjera kėtė histori, - tha. - Pesėdhjetė vjet mė parė.
Te dera e oborrit, qėndroi edhe njė herė dhe bėri me dorė njė shenjė, e cila donte tė thoshte: Largojini ato gurė.
Pas gati dy orėsh pastrim, ajo qė patėm kaluar nja natė mė parė, na ngjau me njė ėndėrr tė keqe, mirėpo, vetėm kur pas dhjetė minutash gjithēka filloi nga e para, nuk ishim as ata qė lajmėronin njerėz tė tjerė: kush na siguronte se do tė binin edhe nė sytė e tyre!
Nė mėnyrė tė pavullnetshme erdha e u mbusha me kujtimin e njė dite mė parė, mu desh pak kohė tė rishihja fytyrėn e ngrysur tė kryepunėtorit, kur tė shpjegoi se njerėzit e interesuar pėr varrin e pashait turk, donin tė gėrmohej natėn: varri sishte nė tokat e tyre, por nė ato tė xhamisė. Pastaj mu fanit fytyra jote, kur na treguan se harta e plakut qe vepėr e njė tė sėmuri psiqik: ai e kishte krijuar vetė atė. Se parandjeva tė keqen as kur shoferi, i cili na ēonte nga liqeni, na qėlloi njė djalė i ri qė e grahte makinėn shumė shpejt. Do ta merrnim vesh mė pas se ai kishte vetėm tre muaj shofer, sepse, me ti dalė pėrpara njė makinė prej njė rruge anėsore, nuk mundi tė frenojė si duhet. Ata qė na gjetėn, u habitėn se si qemė gjallė: makina jonė, qė shkoi njė herė majtas e njė herė djathtas, bėri njė fluturim nė ajėr dhe ra nė kurriz. Kishim patur tre shanse: dheu qe i lehtė, konstrukti i benzit e kishte pėrballuar pėrplasjen, karburanti, qė qe naftė, nuk mori zjarr.
Kėtu vinte formula e famshme, qė na ēoi te martesa.
- Do jesh gruaja ime qysh sonte! the.
Pikėrisht nė kėtė ēast kishte dalė hėna pėrmbi mal.
- Sikur tė kishte hėna gojė! - thashė. - Shumė sekrete do tė merreshin vesh.
Sytė bajame u rrumbullakuan kur the:
- Ka kohė qė pyes veten nė ka hėna gojė. Atė natė, qė bėmė aksident me furgon (atėherė unė ende nuk e kisha arkėrkuesin), pashė njė njeri duke vdekur. Ndėrsa jepte shpirt, vėshtronte hėnėn: unė jam i sigurtė se ai i linte asaj amanetet.
NGJYRAT PRIMARE
Pas asaj qė ndodhi (historisė mė rėnien e gurėve), sigurisht qė nuk tė mbaja mė dot nė shtėpinė time: megjithėse do tė doja shumė, nuk e gjeja dot gjithė atė forcė
Atė natė, edhe tim eti, qė mė gjeti tė shtrirė nė minderin e vet, si thashė mė tepėr se sa: desha tė flas me tė vdekurit. Nuk i thashė se, ndėrsa isha i papėrmendur, e kisha parė si njė trup transparent, ku i shikoja pėrtej organeve, tė cilat i rrihnin nė brendėsi. Nuk i thashė se atė ēast, nė mendjen time qe pėrhapur njė hapėsirė e re: universi shfaqej sipėr njė reaksioni tė ri kimik.
Por nuk e mbajta dot vetėm pėr vete kėtė ngjarje: gjithēka qė pashė ia tregova berberit me hollėsi. Miku im, i cili mė dėgjoi me kujdes deri nė fund, tha mendueshėm:
- Ashtu ėshtė! Jetojmė nė njė vazhdimėsi, nė tė cilėn gjithēka ėshtė e ndėrlidhur.
Vetėm atėherė mora frymė lirisht: kisha patur frikė mos kujtonte se po fantazoja. Fjalėt e tij i kam shkruar nė fletoren Dimensionet e panjohura. Mė tha, pak a shumė, kėto: Gjithēka funksionon dhe mund tė shpjegohet, duke u nisur nga ēdo drejtim. Ne nuk njohim asgjė mbi fuqitė energjitike tė trupit. Nuk njohim bashkėpunimin e tij me energjitė e tjera: tė qytetit, tė planetit, tė sistemit diellor dhe tė galaktikave. Duhet menduar pėr njė dimension tė ri. Do tė dilte menjėherė nė dritė njė mozaik forcash, qė do na lejonin kuptimin e botėve pėrrallore, pėr tė cilat na flasin legjendat, mitet e ėndrrat. Jetojmė nė njė oqean rrezatimesh. Trupi, me tė cilin jemi mėsuar, nuk ėshtė fare i qėndrueshėm. Ai ėshtė nė lėvizje, shpėrbėhet, ribėhet dhe vdes miliarda herė nė ditė. Ajo formė e qėndrueshme, tė cilėn ne e perceptojmė, ėshtė veēse sipėrfaqėsore. Nė realitet ne jemi vazhdimisht tė tjerė, vazhdimisht tė ndryshuar. Nė ēdo shtatė vjet, gati gjithė trupi ynė rigjenerohet nė atė masė, sa nuk mbetet as edhe njė molekulė nga ai i vjetri
Nė ėndrrėn e gjumit tė drekės ti mė the:
- Heronjtė sbėjnė gjilpėra.
Por unė u tregova njė hero: tė nesėrmen do ti tregoja berberit gjėra tė reja. I ekzaltuar, i tregova se ngjyrat mė klithnin nė veshė. Frekuencat e tyre i perceptoja drejtpėrdrejt nė veshė, sikur tė qenė kthyer nė tinguj.
- Janė ngjyrat primare qė rregullojnė marrėdhėniet kozmike, - thashė. Ato qė patėn tronditur pionierėt e pikturės abstrakte. Vetėm unė do tė mundem ti vėrtetoj nė mėnyrė tė prekshme. Do tė jetė njė ngjarje botėrore. Gjithmonė kam patur mendimin se metropolet duhet tė kthejnė shikimin nga periferitė.
Mu duk se po mė dėgjonte vetėm pėr mirėsjellje. Ashtu qe.
- Dėgjo! - ma pat. - Lėri ato eksperimente dhe mė premto se do tė shkosh tė vizitohesh.
- Mė parė do vizituar psika historike, - thashė.
Me zor mė ēuan kėmbėt deri nė shtėpi. Isha kaq i rraskapitur, sa u shtriva menjėherė. Isha krejt pėrgjumėsh, kur mė hasi babai nė korridor.
- Po ti? - mė pyeti.
- Trokiti nėna, - u pėrgjigja. - Dola ta pres.
- Ke parė ėndėrr, - tha.
- Kėtė meritoj, - thashė pa zė. - Mė mirė herėt se vonė: kalon mė shpejt.
- Ēfarė? - tha babai.
Hyra nė dhomė pa i dhėnė pėrgjigje: e kisha mendjen te nata qė do tė vinte.
Pikėrisht atė natė do tė lexoja diku se mistikėt shkonin deri atje ku nuk shikohen fare ngjyrat.
Atė natė gjeta edhe kuptimin e fjalės burg. Sipas njė etimologu tė shquar, pėrveē tė tjerash, kjo fjalė donte tė thoshte pirg shkėmbinjsh dhe pėr mua qe krejt e besueshme. Etimologu thoshte se kjo fjalė me burim indoevropian mund tė ndihmonte edhe austriakėt pėr tė shpjeguar disa emra toponomastikė tė vendit tė tyre.
LUTJU ZOTIT PĖR NE
Natėn e tretė spat gjė tė re: gdhiva i lodhur fizikisht dhe psikologjikisht.
- Nuk do tė dal, - iu pėrgjigja pyetjes sė babait.
- Mirė bėn, - tha. - Pusho.
Se pėrmbajta veten.
- Nuk po rri pėr tu ēlodhur, - thashė, - por se nuk di ku tė shkoj.
Nuk kisha folur kurrė me kėtė ton, megjithatė ai diti tė ruante qetėsinė.
- Je i ri, more bir, - tha. - Bėj detyrėn!
Pas kėtyre fjalėve, doli.
Kur u kthye, mė gjeti tė shtrirė nė minderin e vet, por kėsaj here, se kisha mė aftėsinė pėr tė parė pėrmes trupit tė njeriut. I mbushur me keqardhje, qė se kisha mė atė aftėsi, mora tė ngrihesha, por e kuptova shpejt se nuk kisha pikė fuqie.
- Baba! - thirra. - Mė ndihmo pak tė ngrihem!
Ai veē mė vėshtronte i shtangur, si tė mos dėgjonte nga veshėt. Unė e pėrsėrita thirrjen pėr ndihmė, por qe i njėjti reagim prej tij: njė heshtje e shtangur. Si kishte luajtur ende qepalla, kur tha:
- Lutju zotit pėr ne!
Pas kėsaj, mė la vetėm. Kur u kthye, dhoma u mbush me njerėz, por gjithnjė e mė shumė e pata tė pamundur ta bėja ndonjėrin tė dėgjonte thirrjen time pėr ndihmė. Vetėm mė i riu, qė mi kishte ngulur sytė e smi ndante, njė ēast i ra me bėrryl atij qė kishte nė krah dhe i bėrbėliti:
- Lėvizi!
Tjetri mi nguli sytė me qetėsi.
- Sėshtė gjė, - tha. - Ētendosen muskujt. Kėshtu ndodh me tė gjithė tė vdekurit.
Pėr mua, i vdekuri qe im atė: kaq i zverdhur dhe i lodhur qe.
ZEMRA ĖSHTĖ NJĖ DRITĖ
- Mė duket se e keqja fillon me ndėrrimin e mbiemrit
Ti e ke ditur?
Pyetja ime e bėri nėnėn tė mendohej.
- Ndoshta, - u pėrgjigj. Por tashti smė kujtohet asgjė.
- Stė kujtohet, apo sta kanė treguar kurrė?
- Tashti, kėtu poshtė, ska rėndėsi as njėra, as tjetra.
- Ashtu ėshtė!
- Atėherė ēdeshe qė erdhe?
- Nuk e di se si ndodhi! U pėrpoqa tė flas me ju dhe pėrfundova kėtu pėrgjithmonė.
- Po yt atė ēbėhet?
Ishte njė pyetje gati prej shprehisė. Nuk lėviza prej pėrgjigjes qė i kisha dhėnė edhe gjyshes.
- Them se do tė na vizitojė shumė shpejt.
Pas njė grime shtova:
- Prandaj do tė doja tė pushoja pak.
- Si tė duash, - ma ktheu. Kemi mjaft kohė pėrpara. Puna ėshtė tė mos na vdesė zemra.
- Zemra?
-
- Aha!
KĖRKIME TĖ PASUKSESSHME
- Kam dashur tė tė them njėqind herė pas kėrkimeve tona tė pasuksesshme se nuk shpėtojmė dot nga ky vend i mallkuar.
Ky ishte zėri i njėrit prej punėtorėve tė mi. E pyeta se si kishte ndodhur qė gjendej edhe ai aty dhe mu pėrgjigj me pyetje:
- A se ke dėgjuar ministrin e rendit nė njė konferencė shtypi, ku tha se tashti numri i vrasjeve nė muaj ka rėnė nga njėqind nė pesėdhjetė?
Mohova. Pastaj pyeta:
- Si ndodhi?
- Pas dėshtimeve tona nuk rrija dot duarkryq, - tha. - Pėr mė tepėr, i kisha kėmbėt e lidhura: familja e tė fejuarės ishte me rregulla shumė tė ngurta. Sa herė kam dalė me tė fejuarėn, ajo ėshtė shoqėruar nga tė sajėt. Njė ditė rrėmbeva njė ish-shoqe tė shkollės dhe ia mbatha me mendimin pėr tu larguar diku jashtė vendit. Familja e ish tė fejuarės i ēoi fjalė familjes sime se pėr kėtė veprim kėrkonte njė kokė njeriu. Meqė skishte shtet, vendoste zakoni. Ti e di, sekzistonte as polici, as gjykatė.
- Po, - thashė. Mandej?
- Mandej ndėrhynė njerėz pėr pajtim, por njerėzit e ish tė fejuarės nuk luanin nga e tyrja. Njė ditė, njė axhė i ish tė fejuarės premtoi se do tė ndėrhynte pėr tu pranuar njė pėrfaqėsi pleqsh nga pala jonė, mirėpo kur kjo pėrfaqėsi u nis, dikush e ndaloi nė rrugė pėr ti thėnė se qe porositur tu thoshte qė nuk pranoheshin. Atėherė njėri nga pleqtė ka thėnė se do linte pengun. Nėse lihej pengu (njė kuti duhani, lekė, etj.), njeriu qė i ndali duhej tia ēonte atė tė atit tė ish tė fejuarės sime dhe atėherė ky i fundit duhej tė mblidhte pleqtė nga ana e vet, pėrndryshe binte nė gjak me njeriun e pengut. Pėr fat, tė tjerėt nuk e lejuan ta linte atė peng. Tė gjithė kėto i mora vesh nė njė fshat tė thellė, ku mė strehoi njė shok ushtrie. Atė ditė nė atė fshat ndodhte diēka e rrallė: vajtohej me gjamė shkrimtari i famshėm C.M.. Ti e di mė mirė se unė, qė ai qe varrosur diku nė perėndim, ku pat kaluar jetėn qysh i ri. Mirėpo tė afėrmit e tij i kishte shtruar mbi njė shtroje kostumin dhe kėpucėt. Te vendi i kokės rrinin dy-tre libra. Aty u binda plotėsisht: asesi nuk shpėtojmė nga ky vend. Prandaj zbrita menjėherė nė qytet dhe ja ku jam tani me ty, me dy-tri plagė plumbi nė trup
Tashti mė trego pėr veten.
- Mė vonė, - thashė. Kemi kohė. Tashti le tė mbajmė vesh se ējanė kėto hapa sipėr nesh.
- Mirė, - pranoi.
SOSJA
Qeshė vonuar shumė: yt atė po jepte shpirt i vetėm.
Qe i vetėdijshėm pėr atė qė po ndodhte, ndaj nuk e pėrfilli tonin ngushėllimtar qė pėrdorim ne tė shėndetėsisė.
- Nuk e di ku po shkoja kėshtu, i harruar nga vdekja, - tha.
Ishte e kotė pėrpjekja pėr tė ndėrruar drejtimin e mendimeve tė tij.
- Ndoshta e gjitha ndodh se unė spaskam qenė nė rregull me Zotin e kjo mė mundon, - vazhdoi. - Edhe vdekjen e gruas e pėrballova, por kur doli arkivoli i tim biri prej kėsaj shtėpie, e ndieva veten kaq tė vogėl, kaq tė mjerė, sa nuk e pata ndjerė ndonjėherė. Jeta mu duk e shpėlarė, krejt e kotė.
Njė pushim i shkurtėr e ndihmoi tė rregullonte frymėmarrjen.
- Punė tė tjetėrkujt kėto, - shtoi. - E ke dėgjuar atė historinė e pensionit tim? E kam shpikur pėr ti mbajtur fėmijėt e mi me shpresė pėr jetėn. Tashti mė dėgjo mirė: ēelėsat e kėsaj shtėpie ti lė ty. Dhe thesari qė ndodhet nė themelet e kėsaj shtėpie, tė takon ty. Veēse mos harro: ai sduhet tė nxirret prej aty pa i ardhur dita, kėshtu e desh fati...
Pėr ēudi, sikur qeshė familjarizuar me vdekjen: sisha mė ajo vajza e parė, qė, me vajin e saj, e detyroi berberin, i cili kumtonte vdekjen tėnde, ti vinte ēelėsin portės sė lokalit dhe tė pyeste i hutuar:
- Pėrse mendon se qe vetėvrasje, moj bijė?
Sigurisht, ia thashė njė nga njė se ēfarė mė kishte treguar pėr aksidentin nė furgon parukierja, e cila ishte motra e shokut tim, dhe tė gjithė hipotezat e mia pėr ta ngritur nė kėmbė atė histori, ku ti pėrvetėsoje arkėrkuesin e shokut tim, ndėrsa ai po vdiste.
- Them se filloi tė shikojė ėndrra me sy hapur, - pėrfundova, duke u munduar tė zgjedh fjalėt mė tė buta.
Berberi mi nguli sytė me qetėsi dhe mė ktheu:
- Bota, qė shohim pėrditė, ėshtė njė iluzion i ndjenjave. Prandaj realiteti ėshtė diēka tjetėr: kėshtuqė pėrfytyrimi ėshtė i nevojshėm pėr tė bėrė qė tė funksionojnė magjepsjet dhe ekstazat. Sigurisht, realitetin mund ta kontrollojmė brenda disa caqeve tė arsyeshme, tė cilat mbeten akoma pėr tu pėrcaktuar, por mua mė intereson diēka mė tepėr se kaq.
Dhe me gjithė ngulmimin tim pėr tė mos shkelur mė nė kėtė shtėpi, dhe me gjithė pėrsėritjen e historisė sė gurėve, kėrkoi qė tė shihja pėr ndonjė ditar, apo fletore shėnimesh. Kėto qenė fjalėt e fundit qė dėgjova prej tij.
Fletoren, ku shkruhej Dimensionet e panjohura, e hodha tej, duke menduar se kishte tė bėnte vetėm me pikturėn. Vetėm kur desha tė ikja, e rishfletova instiktivisht: lexova dy - tre rreshta dhe u shtanga.
I lexova dy javė rresht dhe vazhdoja tė kisha tė njėjtėn ndiesi habie. E mbaj mend mirė se qenė dy javė: atė ditė mė thanė se mė thėrriste njė plakė e panjohur. Qe njė plakė e thatė.
- Jam Sosja, - u paraqit.
DHOMA E SHPIRTĖRAVE
Dhoma, ku flitej me shpirtėrat, qe e errėt dhe fillimisht nuk dallohej asgjė, por vetėm pėr pak kohė, sepse spiritualisti ndezi ca qirinj dhe filluan tė dalloheshin gjėrat. Ishte vetėm njė baule e madhe nė mes tė dhomės, sipėr tė cilės qenė vendosur qirinjtė. Ajo qe e lyer me tė zezė. Pas pak, u pa se ēdo gjė qe lyer me tė zezė: edhe muret, edhe tavani.
Kėshtu e pėrshkroi Sose Shpata dhomėn ku do tė pėrcaktohej gjithė jeta e saj (atėherė ishte rreth trembėdhjetė - katėrmbėdhjetė vjeē). Qe pėrshtypja e parė dhe e fundit, sepse kur pa se si u shkėput nga baulja qiriu i parė dhe, pa ndihmėn e njė tė gjalli, filloi ti avitej spiritualistit, Sosja nuk mundi ta zotėronte veten: u shemb pėrdhe, pa u ngritur dot mė, derisa spiritualisti mbaroi punė. Kishte vetėm njė amanet nga tė vdekurit e fisit: tu merrej gjaku. Por kėtė mbetej ta kryenin Sosja dhe e motra e sėmurė, sepse prej hasmėrisė shekullore nuk kishte mbetur asnjė mashkull nė fis.
Te Sukajt, fisi kundėrshtar, kishte mbetur njė mashkull.
Ndodhi ajo qė spritej: pikėrisht ky djalė zu merak pas Soses sė re. Pėr kundėrpėrgjigje, Sosja u shpall virgjėreshė. Djali i Sukajve u tėrbua dhe, nė zemėrim e sipėr, tha:
- E pra, virgjėrinė e saj do ta marrė njė burrė nga Sukajt!
Por nuk mundi tė shkonte mė larg se kėto fjalė: disa ditė mė vonė, mblodhi plaēkat dhe u zhduk pa adresė.
Pak kohė pas tij, u largua edhe Sosja: mori djalin e motrės sė vdekur dhe u rregullua me shtėpi nė qytet. Mirėpo nuk i dolėn hesapet: e ēoi nipin nė shkollė pėr oficer, sepse kjo ishte njė mėnyrė pėr tė mbajtur armė nė ēdo kohė, porse ai u kthye nga shkolla me mendime krejt tė tjera nga ēi kishte ushqyer ajo. U zunė keq.
Nuk u takuan mė kurrė.
- Pse mi thua mua gjitha kėto? - e pyeta.
Sosja mė pa si me qortim.
- Ki durim, - tha. - Dėgjoje historinė deri nė fund.
Skisha rrugė tjetėr.
LEONE
Mblodha veglat e rrojes, u vesha dhe, pasi pėrshėndeta babanė, dola me shpejtėsi, por pas njė cepi pallati, desh u pėrplasa me trupin e plakur tė Soses. U gėzua shumė, kur pa se qeshė unė.
- Ke takim me ndonjė princeshė? - mė ngacmoi.
- Me njė princeshė kėmbėzbathur, - qesha. - Po ti, ēbėn kėtu?
Ajo bėri me dorė nga sheshi ku ngrihej gjigante Pema e Madhe.
- Deshėn ta prisnin, - tha.
E mata vendin me sy.
- Ndoshta duan tė bėjnė ndonjė supermarket, - thashė.
Asaj nuk i pėlqyen kėto fjalė.
- Tė bėjnė ētė duan, - tha, - por Pemėn tė mos e prekin.
Nuk e zgjata mė, por i premtova se do ti tregoja mė pas se pėr ēfarė po ngutesha: ato ditė na ishte rikthyer njė pronė nga shteti (im atė kishte qenė vetėm bashkėpronar, por tė tjerėt nuk kishin lėnė pasardhės). Bėhej fjalė pėr njė godinė tė vjetėr, ndoshta dyqind vjeēe, e cila dikur kishte shėrbyer si magazinė e njė tregtie tė madhe lėkurėsh, si konsullatė e huaj dhe si shtėpia publike me emrin e Lizės. Pas Luftės sė Dytė, ndėrtesa, qė u shtetėzua e shėrbeu pėr banim, nuk u mirėmbajt: suvatimet dhe shkallėt qenė dėmtuar, hekurat e dritareve qenė shtrembėruar. Pėr tė bėrė njė galeri arti, siē ėndėrroja unė, duhej investim i madh, prandaj kisha vendosur tė pėrgatisja njė plan tė studiuar me imtėsi dhe tė kėrkoja ndihmė.
Qeshė nė gjysėm tė rrugės, kur vura re se ai qė i binte borisė sė makinės pėr mua, qe Leone, njė djalė diēka mė shumė se njėzet vjeē, tė cilin se njihja mė gjatė, veēse kisha vėnė re se i pėlqente tė shoqėrohej me mua, por nuk hapej nga druajtja. Tashti, qė kishte makinė, ndihej mė lirshėm. U avita mė tepėr pėr mirėsjellje dhe ngaqė nuk mė pėlqente tė flisja me zė tė lartė nė rrugė. Ndihej shumė mirė brenda makinės: dukej menjėherė se kishte nevojė ti hipte dikush nė tė.
- E bleva, - tha. - Tashti duhet shumė makina. Duhet gėzuar jeta, apo jo?
Ky djalė merrej me tregti dhe e fitonte lekun me lehtėsi, prandaj unė i fola pėr planet e mia. Pasi pa vendin me kujdes, ia plasi i ekzaltuar:
- Bingo, o njeri i mirė. Ky ėshtė njė vend ideal pėr bingo. Do tė jemi milionerė brenda pak kohėsh.
Nuk orientohesha se ku e kisha dėgjuar atė fjalė.
- Lojėra fati?
Toni im e ftohu.
- Bėra gabim?
Dukej se e kishte problem, nėse unė e shihja si gabim ndėrhyrjen e tij tė ngutshme.
- Bingo, jo, - thashė, duke iu shmangur vlerėsimit, nėse kishte gabuar apo jo.
- Si tė duash, - tha, - ti je njeri i menēur.
Pak mė vonė, para se tė largohej, mė kėrkoi shpjegimin e fjalės komplekse.
Sosen e takova pėrsėri nė kthim. Kur pashė se si futi nė gjoksin e thatė ca gjethe tė Pemės sė Madhe, mė goditi fati i saj prej lėneshe, po se ēfarė lidhjesh mund tė ekzistonin mes saj dhe Pemės e kuptova kur, para portės sė saj, mė pėshpėriti me zė lutės:
- Eja fli sonte tek unė!
Nė fėmini kisha fjetur disa herė nė prehėrin e saj, sa mė shihte qė po kthehesha nga shkolla, mė dilte pėrpara dhe mė fuste nė kopshtin e saj plot me fruta, derisa kujtohesha se mė prisnin nė shtėpi, por tashti dukej qartė se njė refuzim do ta vriste.
Kur mė mbuloi me njė pėrkujdesje tė gjatė, i dėgjova qartė fjalėt je bėrė burrė dhe nė gjakun tim sikur filloi tė vraponte njė kalė: pamundėsia pėr tė kuptuar se qeshė nė shtėpinė e saj si fėmijė apo si burrė, mė turbulloi, mirėpo qeshė kaq i lodhur, sa mė zuri gjumi.
Nė mėngjes, kur mėsoi pėr idenė e galerisė sė artit, mė bėri dhuratė njė kafaz me papagaj. Nuk mė la kohė tė ēuditesha: filloi menjėherė tė fliste pėr zogjtė.
- I kaltri me tė verdhin janė ēift, - shpjegoi. - Me to ske probleme, por kujdes tė gjelbrin: shpesh ai del jashtė.
I premtova se sdo tia lija kurrė derėn hapur. Sosja qeshi lehtė.
- Sėshtė punė dere, - tha.
Unė fillova tė kontrolloja telat me gisht, por ajo mė ndėrpreu:
- Mos u lodh kot: i kam kontrolluar unė mė parė. Kurrė se mora vesh se si del ai zog prej kafazit.
Ngrita supet me ēudi, por ajo se zgjati mė.
Atėherė mbulova kafazin me njė tabak tė hollė letre dhe dola.
LIZA
- Kam pyetur pėr atė punėn e galerisė sė arteve. Tė gjithė mė thanė: ku ecėn piktura sot! U entuziazmua vetėm motra ime: por ajo ėshtė budallaqe: smerr vesh nga jeta.
Kur pa nė mimikėn time, Leone e nuhati se sqe nė rregull, por, nė vend qė tė heshtte, u bė edhe mė llafazan.
- Ti je i menēur, o njeri i mirė, ti di, - tha. - Faleminderit qė mė pranon... Tė dhemb koka?... Edhe mua mė dhemb nganjėherė. Deri nė moshėn njėzet vjeē, skam patur kurrė dhimbje koke. Unė frikėsohesha dhe thosha me vete: a thua jam i marrė unė, qė smė dhemb koka?
E pyeta nėse i kishte ecur puna me supermarketin. Ai ndėrtoi njė mimikė pa pikėn e entuziazmit.
- Ėshtė ngritur si karabiną, - tha. Dhe shtoi: - Punė muti! Tjetėr gjė kėrkoj unė: mua po mė sfilitet shpirti pėr njė ēikė dashuri. Tamam - tamam, a e di pse kam ardhur? Sot do tė tė tregoj se cila ėshtė zgjidhja e kėsaj bote. Eja nė makinė!
Se kundėrshtoje dot. I ramė nga periferia, nėpėr ca rrugė ku mezi kalohej, dhe qėndruam te njė vend ku bėhej treg fshatar. Pasi gjeti vend pėr tė parkuar makinėn, mė priu pėrmes njė oborri, pėr tė cilin sdukej se kujdesej kush mė, derisa hymė nė njė dhomė pėrdhese. Njė plakė e rrėgjuar ngriti sytė nga ena, ku po pastronte groshė, dhe na pa, derisa u bind se skishim shkuar pėr tė keq, pastaj vazhdoi punėn e vet. Leone u ul i pari.
- Tė kam sjellė njė njeri tė menēur, - i tha plakės. - Sė pari, do ti tregosh sa burra ke shpėtuar nga vdekja. Mė pas, na trego pse nuk erdhi mbreti.
Merrej vesh se Leone nuk vinte pėr herė tė parė nė atė vend, mirėpo pėr plakėn kishte rėndėsi vetėm puna qė po bėnte, madje, pata pėrshtypjen se na harroi fare: me ca lėvizje, me tė cilat dukej e mėsuar mirė, ndezi njė furnellė vajguri dhe vuri kusinė mbi tė. Kur shikimi i saj ra mbi mua, u rrėnqetha, por kėtė rrėnqethje duket se e pati edhe ajo, sepse u kthye nga ana tjetėr. Kur u kthye, mė hodhi njė palė sy prej tė marre dhe mė pyeti me njė zė pa ngjyrė:
- A ke vrarė ndonjėherė?
Shikimi im ishte shikim prej burri: ajo plakė kishte qenė dikur njė femėr shumė e bukur. Befas asaj as qė i interesoi pėrgjigjia ime: mė ktheu shpinėn dhe u muar me punėt e veta, por Leone, me sa duket i mėsuar me kėto pamje, se prishi terezinė.
Mė vonė do tė merrja vesh prej njė fqinji tė saj se ajo plakė e rrėnuar qe Liza e famshme e shtėpisė publike, e cila kishte shpėtuar kot dikur pa e vrarė njė burrė qė kishte rėnė nė dashuri me tė. Qė prej asaj kohe, jetonte si e ēmendur.
Pas kėtij zbulimi, ia ngula sytė Leones dhe e pyeta pse na kishte sjellė aty, sepse nuk u kujtova se duhej ta kisha marrė me mend pėrgjigjen e tij. Sytė e tij digjeshin, kur tha:
- Tė gjithė e dinė se ajo ndėrtesa jote ka qenė dikur Hani i Lizės, pse mos ta bėjmė si dikur?
Iku te makina duke iu marrė kėmbėt. Kur iu avita, pashė se rrinte me njė dorė mbėshtetur mbi makinė, si njeriu qė bėhet gati pėr tė vjellė. Fytyrėn e kishte dyll.
- Ēpate? - i thirra.
Tundi kokėn.
- Se si mė erdhi! - mu pėrgjigj.
Kishim ecur pak me makinė, kur befas tha:
- Endėrroja prej kohėsh pėr tė.
- Pėr kė? - thashė i habitur.
- Pėr shtėpinė publike, pra, - ma ktheu.
E pashė nė sy dhe e besova.
- Endėrron shpesh? - pyeta gati pėr shprehi.
- Ou! - ia pat. - Gjithė jetėn kėtė punė kam bėrė.
Mė ra e papritur.
- Gjithė jetėn?!
- Po.
- Kisha pėrshtypjen se ke pasur njė fėmini tė lirė.
- Unė?! Pėrkundrazi. Kurrė se mora vesh pėrse babai na fshehu kaq shumė nga bota.
- Kė ka fshehur?
- Motrėn time e mua.
- Pse mendon kėshtu?
- Nuk mendoj. Jam i sigurtė.
Nė kėto fjalė e sipėr, frenoi. Kishim mbėrritur te shtėpia ime.
PEMA E MADHE
E hapa derėn pa trokitur dhe e pashė se si krihej para pasqyrės: mu duk aq gjakftohtė, saqė mendova se nuk e kishte mėsuar atė qė kishte ndodhur.
- Kanė prerė Pemėn e Madhe, - thashė me njė frymė.
Pohoi pa e kthyer kokėn nga unė. U ēudita, por edhe u gėzova qė e kishte pritur kaq lehtė, por, megjithėse vazhdonte tė krihej me nge, si tė ishte vetėm nė dhomė, pamja e saj rrezatonte nevojėn e njė pranie tė afėrt, prandaj mė erdhi keq ta braktisja: u shtriva nė shtratin e saj tė vetėm, sepse ndiehesha shumė i lodhur, dhe u kota menjėherė. Pashė ėndėrr sikur mė afrohej njė kafshė e panjohur: ajo nuk dukej e rrezikshme dhe unė sdruhesha prej saj, veēse vetėm pėr pak kohė, sepse kafshės iu shfaqėn dy brirė nė ballė dhe unė u pėrgatita pėr mbrojtje, por ndėrsa kėrkoja pėr njė gur, mė doli gjumi.
Njėherė mendova se duhej tė kisha thirrur nė gjumė, sepse trupi i Soses ndodhej sipėr meje, por nuk mu desh shumė qė tė kuptoja se qenė punėt ndryshe: ajo plakė, qė sarrinte tė rregullonte frymėmarrjen, pėrpiqej tė bėnte zap kafshėn e dashurisė. Shkėlqimi i njė nuri vajzėror, i bėnte lėvizjet e saj qesharake dhe solemne njėkohėsisht: ngutej, si pėr tė mos lėnė kohė tia ndieja erėn prej plake. Ndėrkohė, mblidhte nėpėr kohė gjėra, qė vetėm ajo mund ti shihte e tu jepte jetė: i rrasi dalngadalė mbi mua dhe e flijoi pa dhimbje virgjėrinė e vonuar, madje me njė epsh tė egėr.
Ngaqė nuk dija si tė sillesha pas asaj qė ndodhi, fjeta nja njė orė e, kur hapa sytė, pashė se rrinte nė kėmbė me njė ēantė nė dorė. Unė u shqetėsova, por ajo bėri njė shenjė qetėsuese dhe tha:
- Ai djali qė preu Pemėn... ka humbur shikimin. Nė fillim i ktheva tė gjithė njerėzit qė mė ndėrhynė, por tashti... qė jam mė mirė... mendoj se duhet parė njėherė.
Bėri njė punė tė shkėlqyer: djali nxori njė legen qelb prej hundėve dhe i erdhi shikimi nė vend.
Por, kur u kthyem nė shtėpi, ajo mė pėrzuri.
- Kam nevojė tė rri vetėm, - tha.
Pas pak, shtoi me njė solemnitet tė thatė:
- Kam nevojė tė vdes vetėm.
Mendova se do vdiste me tė vėrtetė: kaq e lodhur dukej. U rras nė vete, si ndėr ethe.
- Ik! ngulmoi. Nuk dua tė mė shohė njeri nė kėtė gjendje.
Fliste pa mė parė nė sy.
- Ėshtė ajo gjendje kur unė mund ti shtrija dorėn e miqėsisė tė fundit tė Sukajve, tha.
Pas kėtyre fjalėve, ma mbylli derėn nė fytyrė.
Unė afrova gojėn te vrima e ēelėsit dhe kot, pa asnjė qėllim, para se tė largohesha recitova disa vargje nga poezia popullore Vaji i malėsores: pėr ēudinė time, pata sukses. Atėherė mėsova pėr herė tė parė historinė e lindjes sė kėsaj kėnge: vajza qė vajtohej, e penguar pėr tė marrė djalin qė dashuronte, sepse qe e fejuar qė nė fėmijėri me njė tjetėr, kėrkonte vdekjen prej tė dashurit dhe bie pėrtokė prej plumbave tė tij.
Nė fund tė rrėfimit Sosja shtoi me njė zė tė kėputur:
- Sa herė nxjerr xhubletėn nga sepeti, mė kujtohen sa e sa histori tė tilla.
Xhubleta qe njė mrekulli: e shihja me admirim e, ndėrkohė, pėrfitova prej kėtij frymėzimi pėr tė parė Sosen nė sy.
- Dėgjo! bėlbėzova. Jam kėtu vetėm pėr tė tė thėnė njė gjė: ēfarė mund tė bėj unė pėr ty?
Ajo mė nguli njė shikim pa shprehje. Meqė nuk mė jepej tė pėrsėrisja pyetjen, prekja thuajse instinktivisht me gisht motivet e xhubletės, por befas, mė shkundi zėri i saj i rreptė.
Mė tregoi shenjat qė nuk duheshin prekur.
- Janė insekte, - tha. Insekte qė na i dėmtonin bimėt nė arė. Prandaj merren me tė mirė.
Sosja kujtoi se u zbeha prej fjalėve tė saj, porse diēka tjetėr mė lėvrinte nė tru: duke rikujtuar vargjet e poezisė sė saj, mu duk se po e kuptoja frymėzimin e krijimit tė tyre.
- I ėshtė shembur gjithė mitologjia! bėlbėzova.
Fjalėt si ty, i thashė pa zė. Kurse me zė thashė:
- Ka qenė poete e vėrtetė.
E kuptoi se pėr kė e kisha fjalėn.
- Gazetare?
- Diēka e tillė.
Soses i erdhi mirė qė lavdėroja diēka nga bota e saj e me kėtė rast mori guxim tė pyeste:
- Ēfarė ėshtė kjo mito
?
Pikėrisht atė ēast mora vesh se qeshė i pafuqishėm, pavarėsisht se qeshė plot me dėshirėn pėr tė bėrė diēka tė mirė.
Kur Sosja e pėrsėriti pyetjen, u ndieva i detyruar tė pėrgjigjesha.
- Ėshtė
diēka qė, po e humbe, tė mori lumi, - thashė.
Pas kėtij ēasti mezi ēprita tė largohesha.
NDĖSHKIMI
Pyetjen se kur do tė shkonte te nipi, e ndalova vetėm kur plasi krejt afėr njė breshėri automatiku. Bėra njė lėvizje me dorė sikur tė thosha dreqi e marrtė: e kisha fjalėn pėr armatosjen e popullsisė, pas trazirave nė jug tė vendit. Sosja mė nguli njė shikim tė akullt.
- Kurse unė, - ma priti, - njė jetė tė tėrė kėtė ditė kam pritur.
Sapo mbaroi fjalėn, u pėrkul nėn divan dhe nxori dy arka: te njėra kishte bomba, te tjetra fishekė. Pas tyre u shfaq njė pushkė.
Pas kėtyre lėvizjeve, Sosja drejtoi shikimin nga unė.
- A ske dėgjuar, - tha, - qė po merren tė gjithė gjaqet e vjetra?
- Po ti nuk di ta pėrdorėsh armėn, - i thashė.
Ma ktheu zymtė:
- Mjafton tė gjej gjurmėt e Sukajve.
Ma kishte treguar historinė.
- Po sikur Sukajt tė jenė shuar? Kush tė siguron se janė gjallė?
Mė pa si kryeneēe.
- Parandjenja, - tha. Pas pak shtoi, pak mė e zbutur: - Mbrėmė... tė pashė nė ėndėrr tė vdekur.
- Ndonjė plumb qorr, - thashė me humor tė rėnė. - Unė sjam nė gjak me njeri.
Ajo mė pa njė copė herė.
- Megjithatė, - tha me dhimbje, - smė vjen mirė. Je i vetmi mik qė kam.
Qe njė ēast qė na tradhtoi tė dy: kjo qe e vėrteta.
- Dhe qė pėrmende vizitėn, bėre mirė, - vazhdoi. - Jam interesuar pėr tim nip, por kam marrė vesh qė ka vdekur. Mirėpo ka lėnė njė djalė, qė thonė se ėshtė i shkathėt e ēapkėn... Do tė mė shoqėrosh?
Kur u kthyem, Sosja qe nė prakun e ēmendurisė: dyshonte se nipi i saj, qė sishte tjetėr veēse miku im Leone, atė ditė kishte dashur tė pėrdhunonte tė motrėn.
- Diku kam gabuar, - tha. - Ky ėshtė ndėshkim i rėndė!
Mė tregoi se diēka e tillė i kishte ndodhur edhe Lizės, ish pronares sė shtėpisė publike, me dy fėmijėt e saj. Kur e pyeta se si u rritėn ato fėmijė, Sosja mė hodhi njė vėshtrim tė akullt.
- Nuk u rritėn, - tha. Mbi njeri tjetrin i pat gjetur njė xhandar qė qe frekuentues i rregullt i shtėpisė publike. Ai i vrau nė vend.
Mezi ēprita tė kalonte ora e ndalim-qarkullimit dhe u nisa nė kryeqytet me makinėn e parė. Po largohesha nga qyteti me shpresė se do tė mund tė mendoja mė kthjellėt, por nuk qe ndonjėfarė zgjidhjeje, pasi edhe nė kryeqytet kishte panik e rrokopujė, pėr shkak tė gjendjes sė jashtėzakonshme, kėshtu qė u ktheva po atė natė me njė furgon tė rastit: tė gjitha lėvizjet e mia qenė gati instinktive.
Kisha tė njėjtėn gjendje, kur rrėmbeva ēantėn me arkėrkuesin. Kėtė ēast i zoti ishte ende gjallė, por nuk ishte i aftė tė bėnte diēka, sepse ishte goditur rėndė nė kokė.
Vetėm mė vonė pata kohė tė mendoja veprimet e mia: e pata nė dorė tia shpėtoja jetėn atij njeriu, prandaj e mora frikė hėnėn, dėshmitaren e vetme.
Vazhdimisht mė dukej sikur ma tundte gishtin. Edhe tashti, ashtu mė duket.
Nata mė kaloi krejtėsisht pa gjumė: kjo qe arsyeja qė slashė gjė pa shfletuar, derisa mora nė dorė ca dokumente tė vjetra tė shtėpisė, tė cilat si kisha prekur kurrė mė parė. Atje, krejt papritur, zbulova identitetin tim tė vėrtetė: unė isha pinjoll i fisit Sukaj, sepse im atė e kishte ndėrruar mbiemrin tonė nga frika e hakmarrjes sė Soses.
HĖNĖ SONATASH
E tillė si sonte, sonatash, qe hėna edhe atė natė, kur u nisa me fletoren te berberi, veēse u desh njė shkak qė ta vija re kėtė, u desh tė mė dilte parasysh pamja e shtėpisė tėnde: nuk mė kishte gabuar parandjenja, po shikoja se si rrėzohej shtėpia para syve tė mi, nė fillim pak nga pak, pastaj me mė shumė vrull. E stepur nga befasia, harrova se qeshė nisur te miku yt, megjithatė e kuptova se qeshė e pafuqishme para forcės qė rrėzonte, prandaj nuk bėra pėrpjekje pėr tė shpėtuar diēka, smund tė bėja diēka as pėr pikturat, u binda kur u pėrpoqa tė tėrhiqja njėrėn prej tyre, sepse pikėrisht kur po hiqja dorė prej saj, pashė nė themele qypin e thesarit: isha e sigurtė qė, edhe pse qe errėsirė, nuk mė gaboi syri. Por tufani i shkatėrrimit, qė dendėsonte errėsirėn, mė hoqi mėnjanė, para tij qeshė njė leckė e mjerė, me tė cilėn ai bėnte ētė donte, jo vetėm qė si ndieja gjymtyrėt e mia, por isha edhe pa ndonjė mendim nė kokė: kisha humbur vetė nocionin e kohės, thuajse kisha rėnė nė njė mallkim biblik.
E para gjė qė vėrejta, pas gjithė kėsaj, qe hėna: atėherė, nėn dritėn e saj, pashė se shtėpia, e rrėnuar plotėsisht, qe pėrmbytur prej kureshtarėsh. U nisa nga qypi i thesarit me njė shpresė tė vagullt, por ai sishte: fillimisht ndieva kėnaqėsi, duke menduar se ke ardhur ti pėr ta marrė, mirėpo mė pėrmendi tringėllima e ēelėsave mbi gur dhe u ula pėr ti marrė. Mė pas, mbaj mend vetėm klithmat e mia tė mbytura, por tė tmerrshme, dhe dy kureshtarė, qė hapėn gojėn nga habia, duke mbetur me nofullėn e poshtme varur: ato mė shihnin mua qė, e shtangur dhe e zbehtė, shtrėngoja me ngėrē njė thikė. Dhe para meje, nė njė tra, varur me litar rrobash dy kukulla tė mėdha, fundi i Princeshės qe shqyer dhe njollosur me tė kuqe, Princit i qenė nxjerrė sytė dhe i qe shpuar zemra: skena qe groteske dhe reale, sa tė ngjethte mishtė. Ndėrsa vazhdoja tė sodisja kukullat e mjera, dėgjoja frymėmarrjen e diēkaje qė afrohej brenda territ, diēka shumė mė e pushtetshme se unė, dhe atėherė, e ndėrgjegjshme se po merrja ēmimin e pashmangshėm tė netėve tė mia tė paqta, ndėrpreva ēdo lėvizje.
Kėshtu mė gjeti berberi.
E mohova gjetjen e fletores.
Edhe pas kaq ditėsh pyes veten pse e bėra kėtė, por edhe pse se kam gjetur pse-nė, mbetem me tė njėjtin mendim: kėtė fletore nuk do tia jap askujt, megjithėse rreth meje ndiej tė ēohet diēka qė i ngjet ngrohtėsirės sė njė morie njerėzish.
Mė duket gjė e mirė qė nuk mė trazon njeri. E di se kėtė privilegj e kam qysh atė ditė kur, para berberit, pėr herė tė dytė mohova gjetjen e fletores: mė vėshtronte i buzėqeshur, por unė e kisha fytyrėn tė tkurrur. Mė pas filloi tė mė shihte mė me vėmendje. - Si ndiehesh? - pyeti.
Gati mė shpėtoi shprehja: desha tė pi; nė ēastin e fundit, bėra formulimin tjetėr.
- Pėr zotin..., - bėrbėlita, - keq e mė keq...
Ai mė vuri dorėn nė sup.
- Shko nė shtėpi! - tha me ėmbėlsi. - Mjaft mė!
Pohova me njė zė qė mezi dėgjohej.
U nis pėrpara. Me trinėn e dorės, i dhashė njė fshirje syve tė lagėsht, mora ēantėn e, pa u ngutur, u ngrita nė kėmbė, mirėpo nuk bėra hap pėrpara, kurrė smė kishte ndodhur tė ndihesha aq e dėshpėruar, as dhe nė ditėt e fatkeqėsive: pėr ca ēaste, fola pėrēart, mė erdhi tė shtrihesha pėrtokė e aty tė vdisja.
Mė shkundi njė zhurmė hapash. Shquajta majėn e ndezur tė njė cigareje dhe njė figurė tė turbullt: qe kthyer berberi.
- Deshe gjė? - tha.
Nuk pata nevojė tė mendohem gjatė.
- Jo, tė faleminderit, - u pėrgjigja. Mė pas, mė shumė pėr vete, shtova: - Ia dal mbanė vetė.
Prita qė tė largohej, rregullova ēantėn dhe i dhashė trupit drejt.
Do tė kem ndihmė, mendova. Kėshtu nuk ėshtė e mundur tė vazhdohet mė. Do tė mė vijė forca pėr tė jetuar.
Dhe vėshtrova lart.
Por, si gjithnjė, ndesha nė heshtjen misterioze tė hėnės e tė yjeve.
Sosen e takova vetėm sonte. Sdo ta njihja kurrė nėse sdo mė fliste ajo e para: kaq shumė u tremba nga shkėlqimi katastrofik i syve tė saj.
- Edhe ti po bėn pazarin? tha duke bėrė me shenjė nga bidoni qė mbaja nė dorė.
Atėherė dallova se mbante nė dorė njė ēantė plot me ushqime. Tunda kokėn nė mėnyrė mohuese.
- Bidoni ėshtė pėr varrin, - thashė. Sot i bie data.
Ajo tundi kokėn me dhimbje.
- E shoh sa je lodhur! tha.
- Ti dhe Zoti, - ia ktheva. Do tė vish?
As qė e pata ēuar ndėr mend kundėrshtimin e saj.
- Lėri tė vdekurit, - tha. Tė vdekurit me tė vdekurit, tė gjallėt me tė gjallėt.
Nuk mė dilnin fjalėt: i vetmi njeri te i cili kisha shpresuar pėr ndihmė po mė braktiste, megjithatė munda ti thosha nėse po ngutej. Pohoi lehtas me kokė: po me kokė, tregoi siluetėn e njė burri, tė cilit sia dalloja dot moshėn prej mbrėmjes qė kishte filluar tė binte. Vetėm kur Sosja e mbėrriti atė burrin dhe i futi krahun, munda tė kuptoj pėrgjigjen e saj.
- U martova! kishte thėnė.
Sido qė tė ishte puna, mua smė kthente mė asgjė nga rruga.
Vetėm tani e kuptoj sa tė drejtė pata: ky rrėfim mė bėri aq mirė. Padyshim, qe gjėja mė e mirė qė duhej tė bėja. Madje mund tė them se ky rrėfim qe njė mrekulli, nėse
nuk do tė ma kishin marrė bidonin e ujit.
Jam e sigurtė: kanė menduar se nė tė kisha fshehur florinjtė.
UJI DHE ZJARRI
Hiqe mendjen nga uji, sepse purifikimi bėhet me zjarr e jo me ujė: pur do tė thotė zjarr. Kjo do tė thotė se nuk ke vdekur, pasi vetėm vdekja i zbulon kėto sekrete. Vetėm vdekja bėhet pėrcaktimi i tė papėrcaktueshmes, sepse i gjalli nuk mundet edhe tė dijė, edhe tė nėnshtrohet. Kėtė po ta thotė ai qė nga shthurja e ndijimeve normale, kėtu te pragu i Pėrjetėsisė Kohore (e pavarur nga ēdo rrjedhė ngjarjesh) ka fituar njė ndijim absolutisht tė pėrsosur shkrirė nė ndijimin e vetėdijes sė tė qenurit dhe kohėzgjatjes pa pėrpjekje e qėllim; kėtu ku, nė pritje tė sovranėve mė tė pėrjetshėm, ka vetėm njė dritė qė mund tė mė prekė Drita e Dashurisė sė Pėrjetshme qė sėshtė tjetėr veēse shuma e kėtyre zėrave bredharakė, nė pritje tė ethshme qė ti zgjojė njeriu, diēka qė ndoshta do ta mbėrrijė nė ndonjė tė ardhme.
E di, prej njė tė vdekuri tė gjallėt nuk kanė pyetje pėr Eldorado e Art, pėr pėr ēfarė ka matanė: si ėshtė parajsa apo ferri? Shqetėsim i natyrshėm i tė gjitha kohėrave, diēka qė e ka munduar njerėzimin nė krejt historinė e tij. Mund tė flas shumė pėr ato qė kam lexuar e dėgjuar nė vite, por skam gjė pėr tė thėnė pėr diēka qė paskam parė me sytė e mi: njė shqetėsim i lidhur me rrethanat e mia vetjake nuk mė lejon qė tė shoh as nga mrekullitė e parajsės as nga flakėt e ferrit, sepse drita e zemrės sime nuk shpėrthen asnjė lloj vizioni. Pyetja qė mė mundon, ėshtė e njėjtė me atė tė ēdo tė gjalli: ēfarė ėshtė jeta?
Herė-herė, mė duket sikur te kjo pyetje rrinė bashkė parajsa e ferri. A thua mund tė kisha patur njė fat tjetėr? Kjo paaftėsi pėr tė dalė nga rrethi i profanes mė shtyn tė mendoj: ndjehem pesėmijė vjeē dhe ajo qė di ėshtė fare pak, aq sa, herė-herė, mė duket e barabartė me asgjėnė.
NĖ PRITJE
Sigurisht, njė njeri si unė, nuk kishte pėrgjigje pėr pyetjet e tij tė shumta, kėshtu qė u duk sikur filloi tė mos ndiehej mirė.
- Po iki, - tha dikur.
Nuk e kundėrshtoja dot, sepse isha e rraskapitur. Kjo e nxiti tė shtonte:
- Po iki, por mė duket se po eci nė tym.
U pėrndrita nė ēast.
- Si kalorėsi! i thashė. Si kalorėsi!
Tek shihja se si e humbte pak nga pak, pata keqardhje. Pas njė pėrndritjeje tjetėr, i thashė vetes: o Zot, kjo ėshtė dashuri! I ke parasysh ato vdekjet e befasishme, kur tė duket sikur po ta merr dikush nga duart njeriun tėnd? Kėtė ndjesi po provoja. Thellė vetes u bėra gati qė tė mos e pranoja humbjen e tij, por krejt papritur u shkund nė qiell njė pluhur yjor dhe zbriti mbi tė, e mbuloi dhe e mbėshtolli tė gjithin: nuk pata kohė tė kuptoj se si brenda asaj drite verbuese njeriu kalėroi me furi drejt qiellit, duke u zvogėluar e duke humbur nė hapėsirėn e pafundme, si fanitja e beftė e njė komete, me heshtjen tingėlluese qė po ia linte si dėshmi tokės sė dėrmuar pėr fatin e bijve tė saj. Gjithēka ndodhi me aq vrull sa besova se ai po i drejtohej vetė banesės sė Zotit, pėr tia vėnė nė diskutim punėn gjashtėditėshe, gabimet e shpėtuara prej saj, sa mendova se do tė kthehej shumė shpejt dhe do tė mė informonte pėr shpėrblimin e njeriut ngulmues pėrpara vetes, tė ngjashmėve tė vet dhe krijimit: nė paqe me veten, se i ka pėrdorur tė gjitha qė ka patur prej fatit.
Faleminderit qė mė dėgjove, megjithėse nuk e di nėse bėre mirė apo keq qė ma pėrtėrive kėtė histori. Vetėm vazhdimi i saj do tė na lidhte pėrsėri: edhe sot e kėsaj dite rri nė pritje tė kthimit tė tij ėshtė kalorės, apo jo!
Nganjėherė mė duket se pėr ne njerėzit pritja ėshtė atributi kryesor: te njė gjė kaq e thjeshtė si pritja mund tė rrijė edhe e madhėrishmja.
FJALOR POSTMODERN
Lexuesi (qė ka krijuar ca ide fikse pėr romanin) do tė thotė: nė gjithė kėtė prirje pėr format e hapura, lojės, hapjes sa nė kohė e hapėsirė, fragmentaritetit, heshtjes qė artikulohet, mos ka njė vullnet tė pamatshėm pėr mosbėrje, kur vetė fjala poezi (poesis) do tė thotė bėj, krijoj! A mos sprovojnė njėra-tjetrėn qenia me gjuhėn dhe shkėlqimi i klepsidrės i takon tė dytės, e cila kėrkon tė projektojė perceptimet tona deri te skaji mė i largėt i universit, apo deri te e ēara mė fantazmagorike e materies!
Fjalė tė tilla sikur duan tė bėjnė ndarje epokash nė idetė qė kishim pėr autorin, audiencėn, leximin, shkrimin, librin, zhanrin, teorinė kritike dhe letėrsinė si tė tillė pa shpjeguar ende nėse kjo ėshtė turpėruese e qortuese, pasi kjo mbetet e hapur. Qysh nga kohėt antike pėr autorin vjen njė ngushėllim paqtues se estetikat shkruhen pas krijimit dhe njė frikė shfarosėse e cila ndan veprat qė mbeten nga veprat qė smbeten, mirėpo gjithsesi (sipas logjikės sė absurdit) Sizifit i duhet tė ngjisė gurin nė majė. Nė fund tė fundit, gjithmonė ėshtė pyetja: ēfarė ėshtė kjo pėr mua? (F. Nietchsze)
Pėr lexuesin e durueshėm kujtojmė se Postmodernia ėshtė lulėzim i Shumėsisė, ndėrsa fakti legjitimues i saj ėshtė lufta kundėr Uniformitetit: pėrmes kėtij mentaliteti njeriu shikon se pėr tė realiteti ėshtė evoluim konvergjent. Mundet qė renditja e kėtij fjalori postmodern do tė japė mundėsinė pėr tė hedhur dritė sadopak pėr shqetėsimin nė fjalė: renditja nuk do tė ketė rend alfabetik, por diēka qė kushtėzohet nga nevoja mė tė ēastit.
Metanarrativa kupton njė histori apo rrėfim qė mendohet tė bėjė pėrgjithėsimin e madh, duke paraqitur njė tė vėrtetė pėrfundimtare dhe apodiktike. Modernėt besojnė nė tė, kurse postmodernėt jo: kėta janė eklektikė dhe i nxjerrin besimet e tyre nga burime tė ndryshme, duke e trajtuar rezultatin si tentativė.
E vėrteta apodiktike ėshtė njė koncept imagjinar i tė vėrtetės ku mendohet se dimė diēka me siguri absolute: te njė e vėrtetė e tillė nuk duhet tė ketė asnjė mundėsi gabimi.
Modernia nė fjalorin postmodern nuk kupton bashkėkohėsinė, pasi Modernia dhe Postmodernia shihen jashtė datash. Modernia u duk nė shekullin XVII kur filozofėt iluministė po sfidonin besimin nė supersticion me besimin qė shkenca dhe objektiviteti mund tė na ndėrtojnė njė botė mė tė mirė. Postmodernia ėshtė e zhgėnjyer nga fuqia e ėndrrės iluministe pėr tė na ēuar tek utopia dhe pėr kėtė i drejtohen, pėrmes tė tjerash, shkencės pas masakrės naziste ndaj hebrenjve, apo hedhjes sė bombave atomike.
Postmodernia ėshtė metagjuhė, metaroman si kompromis nė pamundėsi pėr tė ērrėnjosur tė kaluarėn nga realiteti nė tė cilin jetojmė.
Realiteti ėshtė njė prodhim labirintesh qė ndryshojnė vazhdimisht dhe pambarim.
E vėrteta ėshtė njė gjė e kėsaj bote: ėshtė prodhim i vetive tė formave tė shumėfishta tė detyrimeve. Me fjalė tė tjera, institucionet dhe shkollat tona tė mendimit, universitetet dhe udhėheqėsit karizmatikė, ministrat, prindėrit tanė, bashkėpunojnė qė tė krijohet njė kontekst nė tė cilin diēka tė vendoset si e vėrteta.
Loja ėshtė njė zėvendės pafund i kuptimeve: ēdo term, ēdo frazė ka njė varg tė sigurtė kuptimesh dhe kėto zėvendėsojnė kuptimet nė kontekstet mospėrfillės.
Tregimet e mėdha ėshtė njė emėr tjetėr i metanarrativės.
Tregimet e vogla ėshtė term pėr njė histori nė tė cilėn termat kyē janė pėrcaktuar lokalisht dhe kuptimi i kėtyre termave ėshtė i kufizuar dhe i pėrkohshėm.
Legjitimimi i narrativės nė komunitetet paramoderne ėshtė bėrė prej njerėzve tė cilėt thonin se kėto histori i kishin dėgjuar pėrpara. Nė modernitet deklamimet legjitimohen, nė njė masė tė madhe, prej referimeve (kėshtu ka thėnė Marksi!). Nė postmodernitet legjitimimi mund tė ndodhė me anė tė praktikės sė paralogjisė.
Paralogjia ėshtė njė bisedė e nxitur qė zakonisht prodhon ide tė cilat nuk pėrmbyllen nė konsensus: ato shfaqen, nė pjesėn mė tė madhe, sepse paralogjia na lejon ti pėrkufizojmė rregullat e termave gjuhėsorė lokalisht dhe pėrkohėsisht. (Sistemi ideal sot pėr sot mbahet demokracia, po a biem tė gjithė dakord me kėtė!)·
Shkodėr, 1997
Shkodėr, 2004
· Modernia dhe Postmodernia janė pa data, sepse mund tė themi se ēdo epokė ka postmodernen e vet: pėrballė Modernes Postmodernia thotė se e shkuara duhet tė rishikohet, meqė nuk mund tė shkatėrrohet, sepse do tė fitonim heshtjen: duhet tė rishikohet me ironi e jo nė mėnyrė tė pafajshme. Mirėpo, pėr Modernitetin perėndimor (pėr paralogji) disa vėnė kėto data: Moderniteti i Hershėm shkon nga 1600-1789, Moderniteti i Lartė shkon nga 1768-1945, ndėrsa, siē ėshtė thėnė edhe mė parė, ne jemi nė Modernitetin e Vonė, ose nė periudhėn Postmoderne.