pėrktheu: Gazmend Krasniqi
Pėrmbajtja
Donald Barthelme, babai i prozės postmoderne amerikane
Vdekja e Edward Lear-it
Ferrėgjatėt nė universitet
Hapje
Fluturimi i pėllumbave nga pallati
Papunėsi
Biseda me Goethe-n
Qyteti i kishave
Gjeniu
Shpjegimi
Dashuri
Arti nuk ėshtė i vėshtirė sepse dėshiron tė jetė i vėshtirė, por sepse dėshiron tė jetė art.
D.B.
Te vepra ėshtė i magjishėm fakti se njėherazi e fton dhe e largon interpretimin, shkruan Barthelme-i te Mos-njohja, njė libėr qė do tė pėrmblidhte esse dhe intervista tė tij. Ndoshta kjo ėshtė njė nga arsyet qė i shtyn studiuesit tė thonė se japin gjeneralitete (parime tė pėrgjithshme), por kėto nuk duhet ta frenojnė lexuesin e Barthelme-it: tė vetmet kushte paraprake pėr tė vlerėsuar kėtė prozė janė mendja e hapur dhe prirja e shkuar dhe e ardhme pėr tė qenė njerėzor. Me fjalė tė tjera, megjithėse vepra e pėrmban nėntekstin filozofik, ėshtė e kushtėzuar mjaft qė nėse nuk mund ta kuptosh, do ta ndjesh dhe kėtu qėndron gjithė ēėshtja.
Barthelme-i mund tė quhet shkrimtar i thellėsive filozofike. Rrėnjėt mė tė thella intelektuale duken se i shtrihen te filozofitė e ekzistencializmit dhe postmodernizmit. Ky afinitet nuk ėshtė aq shumė i adresuar drejtpėrdrejt si i patundshėm te temat, stili dhe, mbi tė gjitha, tekstura e gjithė prozės sė Barthelme-it. Mund tė thuhet se stili i tij unik, qė nuk i rri besnik njė qendre, ėshtė funksion organik i afėrsisė me mendimtarė tė tillė si Barthes, Sartre, Foucault dhe Derrida, mė tepėr se sa njė pėrpjekje e vetėdijshme pėr tu ndeshur me dilemat e mėdha filozofike nė vetvete.
Shkurtimisht, ekzistencializmi dhe postmodernizmi theksojnė problemet qė pasojnė nė njė botė tė shmangur prej normave absolute dhe standarteve intelektuale. Kėshtu qė ato janė pėrgjigje pėr mungesėn e besimit nė zot (me urdhėresat e tij tė padiskutueshme, absolutisht tė drejta) dhe dobėsimin e autoritetit religjoz. Gjithė vlerat bėhen arbitrare, gjithė pohimet barabar tė vėrteta dhe tė rreme. Rezultati i pashmangshėm psikologjik i kėsaj ėshtė gjendja konfuze, ambivalenca e errėt, terrori, neveria, paniku. Ndonėse janė tė paqarta pėrfundimet pozitive tė ekzistencializmit dhe postmodernizmit qė Barthelme-i i bėri tė vetat, ėshtė e kuptueshme qė ky kornizim i gjendjes njerėzore bėn pėrshtypje tė thellė mbi njeriun dhe prozėn e tij.
I famshėm pėr tregimet, Barthelme-i ėshtė novator dhe eksperimentues i papėrkulshėm (me pastėrtinė e gjuhės sė Kafka-s dhe humorin e zymtė tė Beckett-it). Metodat e tij kryesore janė kolazhi dhe pastiche-i, por gjithashtu vuri nė pėrdorim dhe format mė tradicionale. Veprat mė tė hershme varen nga ērregullsia narrative nė pėrshkrimin e jetės sė zakonshme (Unė dhe zonjusha Mandible), ndėrsa veprat mė tė vona tėrhiqen prej pėrdorimit tė formave mė tradicionale nė pėrshkrimin gjithnjė e mė shumė tė skenarėve tė ēuditshėm e surealė.
Tregimet e Barthelme-it, krahas Dreka lakuriqe tė Burroughs-it, paraqesin shkrimet-kolazhe mė tė mira tė gjuhės angleze. Nė duart e Barthelme-it teknika bėhet e farefisshme me tipe tė artit tė gjetur, objekte gjoja tė mrekullueshme tė manipuluara prej koleksionimesh tė pėrditshme, skarcitete dhe hedhurina tė gjetura te vjetėrsirat, hendeqet dhe dyqanet e antikuareve. Por kur gjendja ndėrmjetėse ėshtė gjuha, lėnda e parė (prodhimi gjysėm i gatshėm) pėr kėtė tip arti, natyrisht, duhet tė nxirret prej klisheve, pamjeve demode dhe artikulimeve tė ndėrprera. Ēka pėrjeton Donald Barthelme-i si autor postmodern nuk ėshtė frika e ndikimit, por kėnaqėsia e ndikimit nė parimin e kolazhit: ku gjėra tė pangjashme ngjiten pėr tė krijuar njė realitet tė ri, i cili mund tė pėrmbajė njė koment pėr realitetin nga ka dalė, si edhe mund tė jetė shumė gjėra tė tjera. Proza ndėrtohet prej gjėrash tė rastit, duke krijuar njė univers qė ėshtė sajuar prej citatesh tė nxjerra nga shumėllojshmėria e ligjėrimit gjuha e njoftimeve dhe gazetave, e librave tė artit dhe traktateve, e filozofisė dhe teologjisė, e librave tė vjetėr dhe miteve, e vizatimeve dhe psikologjisė. Meqė kumtimet e njė fakti pėrplasen me njėri-tjetrin pa ndonjė lidhje tė dukshme, krijimet bėhen kryesisht njė tekst. Shpesh pėrdoren parodia dhe ironia, dy forma qė e shohin botėn tė shkėputur nga qenėsitė dikur tė besuara dhe tė marra pėr tė vėrteta (tregimi Nė muzeun e Tolstoy-t fillon me njė parodi tė psallmeve). Ėshtė me interes tė thuhet kėtu se nė kohėn kur zhvillon stilin e kolazhit, Barthelme-i drejtonte punėn e organizimit tė ekspozitave tė tilla nė Muzeun e Arteve Bashkėkohore tė qytetit tė tij, Houston.
Ky instalim klasikisht antiletrar i gjuhės do tė kthehej nė letėrsi erudite, pėr mė tepėr qė prodhimi pėrfundimtar duhej tė ishte i mrekullueshėm dhe elegant, ndonėse ka pėrbėrės vulgarė dhe tė shėmtuar, duke e bėrė autorin e tyre ironikun e parė amerikan tė shekullit XX. Nėnteksti filozofik i kolazhit dhe pastiche-it mund tė shihet si mbrojtje ndaj vdekjes sė tregimit/romanit, sjellur prej prozės banale, tė pavetėdijshme, shkurt, si talisman kundėr kalbėsirės.
Duke imituar dhe lidhur sė bashku stereotipe proze, klishe gjuhėsore dhe rregulla kanonike tė shkrimit tė prozės, Barthelme-i vė nė pėrdorim ato qė mund ti marrė nė mbrojtje, tė vetmet teknika tė sistemit tė tij nė njė epokė ku kanė shterrur fuqitė e letėrsisė, ndėrkohė bėn shaka me kėto konvencione duke realizuar faktin qė ato janė konvencione, si dhe pėrdoren nga autori nė mėnyrė tė pėrkryer. Njė term i zakonshėm pėr kėtė lloj shkrimi tė prozės ėshtė metafiksioni, sepse, sipas shumė kritikėve, veprat e Barthelme-it janė mė pak pėr temat e zakonshme tė prozės sė pavetėdijshme (njerėz, marrėdhėnie njerėzore, shoqėri) se sa pėr procesin e tė shkruarit vetė. Pėr Barthelme-in suksesi mė i madh nuk ėshtė nėse tregimi na bie si i vėrtetė, por nėse ai (tregimi) na tregon se si vepron.
Donald Barthelme-i vlerėsohet se, pothuajse i vetėm, e ka rilindur zhanrin e tregimit tė shkurtėr dhe e ka bėrė njė formė tė freskėt arti. Teknika formale mė goditėse e Barthelme-it ėshtė manipulimi e literariteti i metaforės apo klishesė, krijimi i fundit tė hapur apo situatat qartas tė pafiksuara. Nga kjo cilėsi e fundit tė hapur tė veprės - e cila megjithėse gjithmonė fillon me njė lidhje logjike jashtėzakonisht tė pėrdorur, ēahet dhe zgjerohet nė pjesė tė veēanta, tė lėvizshme njeriu nuk e ndjen qė e ka mbaruar njė tregim tė Barthelme-it.
Vepra e Donald Barthelme-it mund tė lexohet si njė sulm mbi ndėrgjegjen false lindur prej burimesh tė rreme tė informacionit qė janė pranuar si njė gjė e zakonshme nė shoqėrinė moderne, tė teknologjizuar, urbane. Por kjo ėshtė
ti lexosh tregimet me theks mė moralizues nga sa ėshtė patur ndėrmend. Pėr karakterin tipik barthelmian, ėshtė larmia e botės qė shqipton disfatėn, qyshse larmia ėshtė formė e shumėsisė dhe shenjė e mungesės sė saj: sfera e emrave nė shenjė, aluzioneve historike, ngjarjeve tė padyshimta dhe e temave tė modės, ekziston nė njė botė plotėsia e sė cilės rezulton nga mungesa e ndonjė sensi tė fortė hierarkik tė vlerave.
Nėse ka njė sens optimizmi te vepra e Barthelme-it, kjo nuk rrjedh nga besimi i njohur modernist se arti ofron mundėsinė e ikjes nga rrėmuja e botės moderne, apo qė arti mund ti ndryshojė rrethanat ekzistuese; Barthelme-i i pėrqesh haptazi kėto besime me kredo tė tjera mė moderne. Nė tė njėjtėn kohė, Barthelme-i parashtron mė pak funksion tė lartė mbi artin me sugjerimin qė ai ėshtė me vlerė thjesht sepse i jep njeriut njė shans pėr tė krijuar njė hapėsirė nė tė cilėn efektet e shuarjes sė vitalitetit tė jetės mund tė ngrihen sfidante.
Gjuha e shkrimtarit ėshtė e shenjuar prej impersonalitetit
trishtimi dhe gjakftohtėsia shfaqen pėr tė referuar te pėrmbajtja ku qėllojnė karakteret. Njeriu ėshtė si njė vizitor i rastit nė njė botė qė dėndet me universe. Barthelme-i derdh kronikė, fabul, karakter, kohė, hapėsirė, gramatikė, sintaksė, metaforė dhe krahasim, pėrveē veēorive tradicionale tė faktit dhe fiksionit. Ēfarė pėrdori pėr tė organizuar kohėn-realitet, hapėsirėn dhe strukturėn e gjuhės shpesh ėshtė pa lidhje, dhe gjuhė: vėshtirėsia nė pėrdorimin e saj bėhet ēėshtje e madhe e artit tė tij. Mė i dukshmi ėshtė refuzimi i tij pėr tė qenė pasqyrim i vjetėruar, me komentin sipėr, i njė bote tė qėndrueshme, tė jashtme.
Dikush thotė se ndoshta Barthelme-i ėshtė shkrimtari i fundit i postiluminizmit Njė absurd si (Samuel) Beckett mbron idenė se bota ėshtė nė mėnyrė themelore e dykuptimshme, ndėrsa njė surrealist lojcak si (Richard) Brautigan sugjeron se ajo ėshtė e ndarė mė dysh (ambivalente). Pėr Barthelme-in bota ėshtė tė dyja kėto. Askund fiksioni i Barthelme-it nuk e pėrjashton apo e miraton plotėsisht botėn bashkėkohore. Dhe njėkohėsisht, ai mbetet njėri prej shkrimtarėve tė paktė tė brezit tė tij qė e komunikon sensin e jetės moderne, si absurd e pa kuptim, pa u adresuar te marrėzia e ekzibicioni.
Shpesh fjalėt e njė personazhi (fragmentet janė tė vetmet forma qė besoj) janė marrė si kredo estetike e autorit, por vetė Barthelme-i, si shkrimtar mendjehollė, i rrėshqet kėsaj me elegancė, duke thėnė se ēfarėdo qė mendon pėr estetikėn do tė ishte pak mė e ndėrlikuar se ajo qė mendon njė personazh nė njė ēast tė veēantė tė pėrjetimeve tė tij. Tepėr i lexuar dhe influencues (shumė autorė tė postmodernes e radhisin ndėr mjeshtrat e tyre), qe i admiruar prej njė realisti si Raymond Carver, i cili nė njė recension do tė thoshte: Donald Barthelme-i ėshtė heroi ynė, djema!
Gazmend Krasniqi
UNĖ DHE ZONJUSHA MANDIBLE
13 shtator
Zonjusha Mandible dėshiron tė bėjė dashuri me mua, por ngurron sepse zyrtarisht jam fėmijė; sipas regjistrit, sipas librit tė klasifikimeve, sipas treguesit nė dokumentet kryesore, unė jam njėmbėdhjetė vjeē. Ka njė keqkuptim nė kėtė mes, diēka qė nuk e kam sqaruar ende. Nė fakt, unė jam tridhjetė e pesė vjeē, kam qenė nė ushtri, jam gjashtė kėmbė i gjatė, kam qenė nė vendet e duhura, zėri im ėshtė zė bariton, di mirė ēfarė tė bėj me zonjushėn Mandible nėse e ēon ndonjėherė ndėrmend.
Ndėrkohė, po studiojmė gjėrat e pėrditshme. Jam i pėrgjegjshėm pėr shumė gjėra, tė paktėn pėr shumė prej tyre (ka gjėra qė nuk i kujtoj). Por pėlqej tė ulem nė kėtė bankė tepėr tė vogėl duke shtrėnguar shalėt dhe duke kundruar botėn rreth meje. Jemi tridhjetė e dy vetė nė klasė, ku mėsimi fillon ēdo ditė me betimin pėr besnikėri para flamurit. Besnikėria ime, nė kėtė ēast, ndahet midis zonjushės Mandible dhe Sue Ann Brownly-t, e cila rri nė rreshtin pėrballė gjithė ditėn e gjatė dhe ėshtė, si zonjusha Mandible, e marrosur pas dashurisė. Midis tė dyjave, sot veēoj Sue Ann-in; megjithėse midis njėmbėdhjetė vjeēe e njėmbėdhjetė vjeēe e gjysėm (nuk e thotė moshėn e saktė) ėshtė grua e vėrtetė, me sulm tė maskuar dhe kontradikta tipike gruaje. Ēuditėrisht, as ajo e as ndonjė prej fėmijėve tė tjerė nuk duket se shohin ndonjė gjė qė sshkon me praninė time.
15 shtator
Pėr fat tė mirė, teksti i gjeografisė, i cili pėrfshin harta nga e gjithė bota, ėshtė aq i madh sa tė fshehė ditarin tim tė hedhur nė bllok tė zi. Ēdo ditė duhet tė pres orėn e gjeografisė pėr tė hedhur mendimet qė kam pasur gjatė mėngjesit rreth situatave dhe vėzhgimeve tė mia. Jam munduar tė shkruaj nė kohė tė tjera, por nuk ia dola. Edhe mėsuesja shkon e vjen midis rreshtave (qėllon, pėr fat, tė ngulet te harta nė murin pėrballė), edhe Bobby Vanderbilt-i, qė rri prapa meje, mė godet me grusht nė shpinė dhe do tė dijė se ēfarė po bėj. Vanderbilt-i, e kam marrė vesh nga disa biseda tė rastit nė shesh tė lojėrave, ėshtė i dhėnė pas makinave tė garave, njė tifoz i vjetėr i pistave tė garimit. Kėshtu shpjegohen tingujt e vazhdueshėm gjėmues qė vijnė nga banka e tij; ai po nxjerr njė album tė regjistruar tė quajtur Tingujt e Sebring-ut.1
19 shtator
Vetėm unė, nganjėherė (vetėm nganjėherė), kuptoj qė ėshtė bėrė njė gabim, pasi jam nė njė vend ku nuk mė takon tė jem. Mundet qė zonjusha Mandible ta dijė, afėrsisht, si qėndron puna, por pėr arsye tė pakuptueshme prej meje, e zgjat kėtė lojė. Kur u caktova kėtu sė pari, desha tė protestoj, gabimi qe i dukshėm pėr kėdo, edhe drejtuesit mė tė marrė e kuptonin; por u ndėrgjegjėsova ditė pėr ditė se qe e mirėmenduar, se isha unė gabim.
Tashti gjėrat po mė bėhen mė tė qarta. Ky rol jete ėshtė aq interesant sa roli i dikurshėm, ai i njė ndreqėsi pėr Shoqėrinė e Madhe tė Sigurimeve tė Veriut, njė detyrė qė ma ēonte kohėn midis shkatėrrimeve tė qytetėrimit tonė: masa mbrojtjeje tė rrokullisura, hangarė pa ēati, rrangalla shtėpie, gjymtyrė tė thyera. Pas dhjetė vjetėsh tė tillė njeriu priret ta shohė botėn depo tė madhe vjeturinash, tek shqyrton dikė dhe sheh vetėm gjymtyrė tė sakatuara rėndshėm, tek hyn te njė shtėpi vetėm pėr tė ndjekur rrugėn e zjarrit tė pashmangshėm. Prandaj kur mė ngulėn kėtu, megjithėse e dija se qe bėrė gabim, e miratova, u tregova finok; isha i vetėdijshėm qė mund tė kishte disa pėrparėsi pėr tė dalė i fituar aty ku dukej vetė dėshtimi. Roli i Ndreqėsit dikė-dikė e mėson shumė.
22 shtator
Jam shumė i kėrkuar pėr skuadrėn e volejbollit. E kundėrshtova, duke refuzuar qė tė marr pėrfitime tė padrejta nga shtatlartėsia ime.
23 shtator
Ēdo mėngjes apeli ka qenė ky: Besstvina, Bokenfohr, Broan, Brownly, Cone, Coyle, Crecelius, Darin, Durbin, Geiger, Guiswite, Heckler, Jacobs, Kleinschmidt, Lay, Logan, Masei, Mitgang, Pfeilsticker. Ishte si litania e kėnduar nė agimet pa shkėlqim e tė mėrzitshme tė Texas-it prej rreshterit tė shoqėrisė sonė qendrore tė stėrvitjes.
Nė ushtri, gjithashtu, isha nganjėherė po kaq keq. Duhej kohė tepėr e gjatė pėr tė realizuar diēka qė tė tjerėt e kishin kapur menjėherė: e gjitha ajo qė po bėnim dukej kaq pa kuptim, pa arsye. Mė mbėrthente habia. Pastaj ndodhi diēka prej nga dola me njė pyetje tė re. Po lyenim me gėlqere trungjet e pemėve nė zonėn e stėrvitjes. Tetari qė jepte urdhėrat, qe nervoz dhe e pėrligjte kėtė gjė. Mė vonė, njė kapiten i liruar, qė shėtiti andej, na pa, spėrkatur me tė bardhė dhe krejt tė lodhur, hapėrdarė nėpėr pamjet e ēuditshme qė kishim krijuar. Iku duke sharė e mallkuar. E kuptova parimin (urdhėrat janė urdhėra), veēse e pyeta veten: kush vendos?
29 shtator
Sue Ann-i ėshtė njė ēudi. Dje mi ra fort nyellit tė kėmbės ngaqė se pata mendjen kur pėrpiqej tė ma kalonte njė shėnim nė orėn e historisė. Nyelli vazhdon tė jetė i enjtur. Zonjusha Mandible po mė shikonte, kėshtu qė nuk mund tė bėja asgjė. Ēuditėrisht Sue Ann-i mė kujton gruan qė kisha dikur, ndėrsa zonjusha Mandible mė duket si fėmijė. Kjo mė ndoqi pa mi ndarė sytė, duke u pėrpjekur pėr tė mbajtur domethėnien seksuale nė vėshtrim; unė u frikėsova sepse fėmijė e tjerė e kanė kuptuar. Kam dėgjuar tashmė nė atė ngjeshjen vegullore, qė ėshtė mėnyra e komunikimit tė klasės, fjalėt i pėrkėdheluri i mėsueses!
2 tetor
Disa herė spekulloj me natyrėn e vėrtetė tė sė fshehtės qė mė solli kėtu. Mė parė besoja qė ishte shtyrė prej ish-bashkėshortes sime, emri i tė cilės ėshtė
Vetėm se bėra sikur harrova. E di mirė emrin e saj, po aq mirė sa e di vajin e mėparshėm tė motorit (Quaker State), ose numrin tim tė ushtrisė (US 54109268). Emri i saj ėshtė Brenda dhe biseda qė kujtoj mė mirė, njė qė mė bėn mosbesues tashti, ndodhi ditėn e ndarjes. Ti ke shpirt lavireje, i thashė, pa i rėnė anash. Ti, mu pėrgjigj, je njė i mjerė, njė ndyrėsirė dhe fėmijė. Po tė lė pėrgjithmonė dhe besoj se pa mua do tė kalbesh nė problemet e tua. Tė cilat tė dalin e tė teprojnė.
U drodha nga kujtimi i kėsaj bisede dhe Sue Ann-i mė mėshiroi ligėsisht. E ka vėnė re mospėrputhjen midis masės sė bankės dhe masės sime, por e sheh atė si tregues tė joshjes, tė qenies sė pazbėrthyeshme prej njeriu tė shėtitur.
7 tetor
Njėherė shkova vjedhurazi te tavolina e zonjushės Mandible (kur nuk ishte askush nė klasė) dhe kundrova sipėrfaqen e saj. Zbulova se zonjusha Mandible ėshtė njė mėsuese tavolinėpastėr. Nuk kishte gjė tjetėr aty, pėrveē regjistrit (nė tė cilin isha i gjashti) dhe njė libri tė hapur te faqja me titull Pėrgatitja, proceset kuptimplotė. Lexova: Shumė nxėnės i gėzohen punėve kur e kuptojnė se ēfarė po bėjnė. Kanė besim nė aftėsitė e tyre pėr tė bėrė pėrpara dhe pėr tė gjetur pėrgjigjen e duhur. Sidoqoftė, pėr ti dhėnė problemit njė domethėnie tė plotė shoqėrore, ėshtė e natyrshme qė shumė situata realiste, tė cilat i kėrkojnė proceset, tė zbulohen. Duke zhvilluar pėrdorimin e pjesėve tė veēanta, shumė probleme interesante dhe jetike do tė gjenin zgjidhje
8 tetor
Nuk jam i acaruar prej ndjenjės sė tė qenurit dikur brenda kėsaj. Gjėrat janė krejt ndryshe tashti. Fėmijėt, pėr mė tepėr, janė larg atyre gjėrave qė mė shoqėruan mua nė udhėtimin e parė nėpėr shkollat e ciklit tetėvjeēar: Kanė besim nė aftėsitė e tyre pėr tė bėrė pėrpara dhe pėr tė gjetur pėrgjigjen e duhur. Kjo ėshtė plotėsisht e vėrtetė. Kur Bobby Vanderbilt-t, qė rri prapa meje dhe ka pėrparėsinė e madhe taktike pėr tė pėrfituar prej mbulimit tim tė pazakonshėm, i shkrepet tė qėllojė nė fytyrė njė shok klase, sė pari i kėrkon zonjushės Mandible tė ulė perden duke thėnė se ia vret sytė dielli. Dhe e realizon atė qė kėrkon, pikėrisht kur perdja e tėrhequr bėn prraf! Brezi im nuk mund tė ishte kurrė i aftė tė mashtronte kaq lehtėsisht.
13 tetor
Mund tė jetė ky gabimi i parė - u impresionova tepėr prej autoriteteve (kush e vendos?) se paskan vendosur drejt dhe nė mėnyrėn e duhur pėr mua - qė e ngatėrrova autoritetin me jetėn vetė. Rruga ime nuk ėshtė pjesė e zgjedhjes sime. Karriera shtrihet pėrpara meje si njė gjah letre dhe unė e kam pėr detyrė qė tė kap tė dhėnat. Kur u shkėputa herėn e parė nga shkolla, e ndjeva qė kjo llogari ishte thellėsisht e drejtė dhe e kėrkova gjahun ethshėm. Gjeta tė dhėna me tepri: diploma, karta anėtarėsie, turrė kopsash, njė dėshmi martese, forma sigurimi, letra rekomandimi, evazion taksash, ēertifikata nderi. Ato qenė prova qė qe gjithēka nė rregull me mua. Por kjo ishte pėrpara gabimit tim tragjik me mėtimin e zonjės Anton Bichek.
Lexova gabim njė tė dhėnė. Mos mė keqkuptoni: ishte tragjedi vetėm nga pikėpamja e autoriteteve. E vendosa qė ishte detyra ime pėr tia siguruar shpėrblimin nga kompania tė fyerės, zonjė nė moshė (jo madje ndonjė prej tė siguruarave tona, por njė ankuese kundėr Korporatės Big Ben Bartje&Magazinim). Shlyerja ishte 165.000$; ende besoj qė ky qe mėtimi. Por pa nxitjen time zonja Bichek nuk do tė kishte patur kurrė egoizmin pėr tė vlerėsuar fyerjen e saj kaq fort. Shoqėria e shpėrbleu, por besimi te unė, nė efikasitetin e rolit tim, qe rrėnuar. Henry Goodykind, menaxheri rajonal, e shprehu kėtė mendim nė pak fjalė antipatie dhe mė tha nė tė njėjtėn kohė qė do tė kisha njė detyrė tė re. Gjėja tjetėr qė di, ėshtė se jam kėtu te kjo shkollė, nėn shikimin e paturpshėm tė zonjushės Mandible.
17 tetor
Sot do tė kemi njė manovėr zjarri. E di kėtė sepse jam
24 tetor
Ka sfida tė veēuara ndaj madhėsisė time, pozitės prej Guliveri. Shumica e shokėve tė klasės ma respektojnė kėtė gjė, si tė kisha njė sy, apo kėmbė tė trasha, me pafta metali. Shihem si shndėrrim i llojit, por nė thelb i barabartė. Sidoqoftė, Harry Broan, babai i tė cilit ėshtė pasuruar me Rubineta Banjoje Broan (Harry gjithmonė pyet se si shkojnė punėt nė kėtė fushė), sot deshi tė dijė nėse do tė ndeshesha me tė. Grupi i ndjekėsve tė tij qe mbledhur pėr tė ndaluar kėtė vetėvrasje. U pėrgjigja se nuk isha nė lartėsinė e tij, gjė pėr tė cilėn ai qe dukshėm mirėnjohės. Tashti jemi shokė tė pėrjetshėm. Me njė pamje modeste pėr tė qeshur, mė ka dhėnė tė kuptoj se mė jep tė gjithė rubinetat pėr tė cilat kam nevojė.
25 tetor
Duke zhvilluar pėrdorimin e sė veēuarės, shumė probleme interesante dhe jetike mund tė gjejnė zgjidhje Teoricienėt dėshtojnė nė realizimin e kėsaj, sepse ēdo gjė qė ėshtė edhe interesante edhe jetike, nė klasė zhvillohet nga ēfarė do ti quanin marrėdhėnie ndėrpersonale: Sue Ann Brownly qė mė godet nė nyellin e kėmbės. Sa jetėgjallė, sa femėrore, ėshtė pėrkujdesja e saj e ėmbėl pas veprimit! Krenaria e saj, pėrballė ēalimit qė mė shkaktoi, ėshtė shumė e lexueshme; gjithkush e di qė mė ka lėnė shenjė, qė kjo ėshtė njė fitore nė luftėn e pabarabartė me zonjushėn Mandible pėr zemrėn time tė madhe, tė pamasė. Madje, zonjusha Mandible e di dhe ia kthen goditjen nė mėnyrėn e vetme qė mundet, me sarkazėm. Mos je lėnduar, Joseph? Zjarre tė mėdha digjen pas qerpikėve tė saj, me dėshirėn e ndezur pėr marshallin zjarrfikės qė ia turbullon shikimin. Murmuris me zė tė ulėt se kam vrarė kėmbėn.
30 tetor
Kthehem vazhdimisht te problemi i sė ardhmes sime.
4 nėntor
Libraria qarkullimfshehtė ka sjellė njė kopje tė Sekrete tė Filmit televiziv, ku kopertina shumėngjyrėshe ka stemėn me titull Takimi i Debbie-t e fyen Liz-in! Ajo ėshtė dhuratė nga Frankie Randolf-i, njė vajzė mjaft e thjeshtė qė deri mė sot nuk mė ka folur asnjėherė, dėrguar me anė tė Bobby Vanderbilt-t. Unė pėrkula kokėn dhe buzėqesha mbi supin tim pėr falenderim; Frankie e fshehu kokėn nėn bankė. I kam parė kėto revista duke kaluar nėpėr duart e vajzave (shpesh herė ndonjėri prej djemve do tė begeniste tė kėqyrte pjesėrisht njė kopertinė sensacionale). Zonjusha Mandible i konfiskonte kudo qė i gjente. Shfletova Sekrete tė Filmit televiziv dhe i hodha njė shikim tė plotė. Pamja e veēantė e kėtyre faqeve nuk ėshtė ajo qė duket. Ne e dimė si duket dhe ēfarė do tė bėjė thashethemnaja. Kėshtu, pėr interesat e njė djaloshi tė mirė po i publikojmė faktet nga e para. Kėtu ėshtė nė tė vėrtetė ajo qė ndodhi. Pamja tregonte njė idhull tė ri filmi nė shtrat, qė po zgjohej nga gjumi, me pizhama dhe symjegulluar, ndėrsa njė femėr e pakrehur si ai, dukej e tronditur pranė tij. Gėzohem qė e di se pamja nuk ėshtė me tė vėrtetė ajo qė duket; ajo sduhet tė jetė mė pak se sa njė shfaqje divorci.
Ēfarė mendojnė kėta njėmbėdhjetė vjeēarė pa kėllqe, kur hasin, nė tė njėjtėn revistė, faqen e plotė pėr Maurice de Paree, ku reklamohet Hip helpers2 dhe duket prapanica e pambukuar? (Njė agjent i vėrtetė i fshehtė ndihmon qė tė duken mė joshėse paranicat dhe prapanicat!) Nėse ata nuk e deshifrojnė gjuhėn, ilustrimet nuk u lėnė asgjė nė imagjinatė. Lėvize atė tė ēmendur
vazhdon kopja. Ndoshta kjo shpjegon pėrkujdesjen e Bobby Vanderbilt-it me Lancias dhe Maseratis; ajo ėshtė njė mbrojtje pėrballė qenies njė i ēmendur i hedhur matanė.
Sue Ann-i ka vėzhguar afrimin e Frankie Randolph-it dhe, duke ma kapur shikimin, nxjerr nga ēanta jo mė pak se shtatėmbėdhjetė prej kėtyre revistave dhe i shtyn drejt meje, si pėr tė treguar qė asnjėri prej rivalėve tė saj nuk ka pėr tė ofruar gjė, se ajo do tė kryesojė. Unė hedh njė shikim tė zvarrė nėpėr to, duke veēuar hapėsirėn e gjerė editoriale:
Tė vegjlit e Debbie-t po qajnė
Eddie pyet Debbie-n: do tė
?
Ankthet qė ka Liz-i pėr Eddie-n!
Gjėrat qė Debbie mund tė thotė pėr Eddie-n
Jeta private e Eddie-t dhe e Liz-it
A ia kthen Debbie shpinėn asaj?
Njė jetė e re pėr Liz-in
Dashuria ėshtė dredharake
Eddie, Taylor ēerdhe dashurie.
Si ia bėri Liz-i njė burri si Debbie?
A kanė plane tė jetojnė sė bashku?
A sėshtė koha pėr tė ndalur shqelmat e Eddie-t?
Dilema e Debbie-t
Debbie bėhet pėrsėri baba
A po planifikon Debbie njė martesė tjetėr?
A mundet Liz-i ta pėrmbushė veten?
Pse Debbie ėshtė i sėmuri i Hollywood-it?
Nxehem dhe i shtyj revistat drejt saj, madje, pa asnjė pėshpėrimė falenderimi.
5 nėntor
Klasa e gjashtė e shkollės Horace Greeley ėshtė furrė dashurie, dashurie, dashurie. Sot ėshtė ditė me shi, por brenda ajri ėshtė i rėnduar dhe i tendosur me pasion. Sue Ann-i mungon; mendoj se sfida e djeshme i ėshtė pėrplasur mu te shtrati. Fajin ma hedh mua. Nuk e ka mendjen, e di, te ajo qė lexon, te modelet qė ia propozojnė nga njė industri e korruptuar publiciteti; nuk duhej tė isha kaq i pashpirt. Ndoshta ėshtė vetėm rrufė.
Askund nuk kam ndeshur njė atmosferė tė ngarkuar me kaq seksualitet tė ndėrprerė si ky. Zonjusha Mandible ėshtė e pafuqishme; sot asgjė nuk shkon si duhet. Amos Darin ėshtė gjetur duke vizatuar njė pamje tė pistė nė tualet. E pandreqshme dhe e pasaktė, ajo nuk ofrohej si shenjė e diēkaje tjetėr, por si vetė akti i dashurisė. I ka eksituar madje edhe ata qė nuk e panė, madje edhe ata qė e panė, por vetėm kuptuan qė ishte e pistė. Klasa gumėzhin nga kilikosjet e pakapshme. Amos rri nga dera, duke pritur qė ta marrin nė zyrėn e drejtorit. Ai luhatet midis frikės dhe gėzimit tė famės sė pėrkohshme. Herė pas here, zonjusha Mandible vėshtron nga unė me qortim, duke mė fajėsuar pėr prishjen e qetėsisė. Por nuk e krijoj unė kėtė atmosferė, jam kapur brenda saj si gjithė tė tjerėt.
8 nėntor
Ėshtė premtuar ēdo gjė prej meje dhe shokėve tė klasės, pėrmbi tė gjitha e ardhmja. I pranojmė mosbesimet fyese pa dridhje qerpiku.
9 nėntor
Pėrfundimisht kam marrė guxim qė tė kėrkoj njė bankė mė tė madhe. Nė pushim tė orėve eci rėndshėm; kėmbėt e shtyjnė me zor njėra-tjetrėn. Zonjusha Mandible shprehet se nuk do ti thotė kujdestarit qė ta ēojė lart. Ėshtė e shqetėsuar pėr natyrėn e motiveve tė mia. A spaskam pėrfituar ndihmė, thotė. Pėr njė ēast, gati i tregoj historinė time. Diēka, sidoqoftė, mė kėshillon tė mos e bėj. Kėtu kam mbėshtetje, kam strehė; nuk dua ta lėshoj veten si dikur te tekat e autoritetit. Vendosa qė ti realizoj ēėshtjet e mia mė pak tė veēanta nė tė ardhmen.
11 nėntor
Njė martesė e dėshtuar, njė karrierė e dėshtuar ndreqėsi, njė parantezė e zymtė nė ushtri, ku isha pothuajse pa identitet. Kjo ėshtė shuma e pėrvojave tė mia qė jep njė tė pėrgjithshme tė trishtueshme. E habitshme qė riedukimi u duk shpresa ime e vetme. Ėshtė e qartė madje te unė qė kam nevojė tė ripunoj nė disa mėnyra themelore. Sa e frytshme ėshtė shoqėria qė kujdeset nė kėtė mėnyrė pėr shpėtimin e pjesės mė tė pavlefshme tė saj!
Duke marrė guxim nga jeta e shqyrtuar midis tė rinjve amerikanė tė kėnaqur, tė dėshpėruar, tė kamur, flakur keqas nė hapėsirė dhe kohė, fillova tė kuptoj se nuk i kam punėt mirė, se ne tė gjithė nuk i kemi punėt mirė. (Megjithėse kjo ėshtė diēka tjetėr nga ēkishin parasysh ata qė mė sollėn kėtu; ata kėrkuan vetėm qė unė tė jem nė rregull.)
14 nėntor
Dallimi midis fėmijėve dhe tė rriturve, qė e pėrdorin pėr disa qėllime, nė fund tė fundit ėshtė diēka e shtirė, mendoj. Ka vetėm ego individuale, tė lojtur pas dashurisė.
15 nėntor
Kujdestari e ka informuar zonjushėn Mandible qė bankat janė krejt tė sakta pėr klasėn e gjashtė, kėshtu ėshtė thėnė prej Bordit tė Vlerėsimit dhe furnizimit tė shkollave nga Korporata e Mbėshtetjes sė Arsimit. Ai ka thėnė se banka ėshtė nė rregull, por nxėnėsi nuk duhet tė jetė nė rregull. Zonjusha Mandible, tashmė e pajtuar me tė njėjtin mendim, ngurron ta shtyjė kėtė ēėshtje mė tej. Mendoj se e di pse-nė. Njė kėrkesė nė administratė mund tė rezultonte me largimin tim nga klasa, me njė transferim tė llojit tė organizimit pėr fėmijė tė veēantė. Ky do tė ishte shkatėrrim i shkallės sė parė. Tė ndenjurit nė njė dhomė me gjeni tė vegjėl (apo, mė bukur, fėmijė qė janė tė vonuar) do tė mė rrėgjonte brenda javės. Le ti pėrkasė pėrvoja ime ecurisė sė pėrbashkėt, them; le tė jem, tė lutem, o Zot, tipik.
20 nėntor
I lexojmė shenjat si premtime. Zonjusha Mandible e kupton prej shtatit tim, prej zėrit kumbues, qė do ta kem njė ditė nė shtrat. Sue Ann-i i interpreton tė njėjtat shenja pėr tė thėnė qė unė jam i vetmi midis njohjeve tė saj mashkullore, prandaj mė i dėshirueshmi, si rrjedhim vetia e saj e veēantė kėshtu ėshtė - ēdo gjė qė ėshtė Mė e dėshirueshmja. Nėse asnjėri prej kėtyre parashtrimeve nuk
Unė vetė, me pėrvojėn time, e lexoj moton e kompanisė (Ndihmė nė kohė nevoje) si njė lloj detyre tė ndreqėsit, qė mungon tepėr nė pėrkujdesjet mė tė thella tė saj. Besoj se kėshtu e kam fituar njė grua qė pėrbėhej prej shenjash-grua (bukuri, joshje, butėsi, aromė, gatim), duke gjetur dashurinė. Brenda, duke lexuar tė njėjtat shenja qė tani kanė mashtruar zonjushėn Mandible dhe Sue Ann Brownly-n, e ndjeu qė ishte zotuar se nuk do ti nxirrte mė telashe vetes. Tė gjithė ne, zonjusha Mandible, Sue Ann-i, unė vetė, Brenda, z.Goodykynd, ende besojmė qė flamuri amerikan tregon njė lloj drejtėsie tė pėrgjithshme.
Por unė them, duke parė rreth meje nė kėtė inkubator qytetarėsh tė ardhshėm, qė shenjat janė shenja dhe disa prej tyre gėnjejnė. Ky ėshtė zbulimi i madh qė kam bėrė kėtu.
23 nėntor
Mund tė jetė kjo pėrvojė prej fėmije qė do tė mė mbrojė nė fund tė fundit. Nėse do tė rri i qetė nė kėtė klasė, duke bėrė shėnimet e mia, ndėrsa Napoleoni vuan mespėrmes Rusisė nė zėrin monoton tė Harry Broan-it, qė lexon me zė tė lartė tekstin e historisė. Tė gjitha misteret qė mė hutojnė si tė rritur e kanė origjinėn kėtu, ku i numėroj njė nga njė, duke ua ndriēuar burimin. Zonjusha Mandible ėshtė kundra mbetjes sime njė i parritur. Duart e saj rrinė tepėr nxehtėsisht dhe pėr njė kohė tė gjatė mbi shpatullat e mia.
7 dhjetor
Janė garancitė qė jep ky vend, garancitė qė nuk mund tė shlyhen, tė cilat mė ngatėrrojnė dhe mė pas mė bėjnė tė ndjehem se nuk po shkoj askund. Ēdo gjė paraqitet si rezultat i disa proceseve tė njohshme; nėse dua tė arrij te katra, mbledh dy e dy. Nėse dua tė djeg Moskėn, rruga qė duhet tė ndjek ėshtė pėrcaktuar prej dikujt tjetėr. Nėse, si Bobby Vandervilt-i, kam mall pėr timonin e Lancia-s, do tė shkoj vetėm nėpėrmjet proceseve tė duhura, qė janė paratė. Nėse ėshtė paraja vetė qė dėshiroj, duhet ta fitoj atė. Tė gjithė kėto synime janė barabar tė mrekullueshėm nė sytė e Bordit tė Vlerėsimit; dėshmia ėshtė kudo rreth nesh, nė shėmtinė ashiqare tė kėsaj ndėrtese me ēelik e xham, nė prakticitetin e thatė me tė cilin zonjusha Mandible trajton disa prej luftrave tona mė pak tė nderuara. Kush e vė nė dukje qė rregullimet disa herė nuk zėnė vend, qė janė bėrė gabime, qė shenjat janė keqlexuar? Ata kanė besim nė aftėsinė pėr tė bėrė pėrpara dhe pėr tė gjetur pėrgjigjet e duhura. Unė bėj ecjen qė duhet, fitoj pėrgjigjet e sakta dhe gruaja mė lė pėr njė tjetėr.
8 dhjetor
Ndriēimi im po pėrparon mrekullisht.
9 dhjetor
Dėshtim tjetėr. Nesėr duhet tė jem te mjeku pėr vėzhgim. Sue Ann-i na gjeti mua dhe zonjushėn Mandible nė garderobė, gjatė pushimit, dhe pothuajse e kapi njė krizė. Pėr njė ēast mendova se e la fryma. Doli nga dhoma duke qarė, drejt e pėr nė zyrėn e drejtorit, e sigurtė tashti se cili prej nesh ishte Debbie, Eddie, Liz. Mė vjen shumė keq qė jam arsyeja e zhgėnjimit tė saj, por e di qė ajo do ta kalojė. Zonjusha Mandible ia mbathi, veēse krejt e pėrmbushur nė vetvete. Megjithėse do tė akuzohet pėr shkeljen e tė drejtave tė njė tė mituri, duket e qetė; ia arriti qėllimit qė i kishte vėnė vetes. Tashti ajo e di se ēdo gjė qė ka thėnė pėr jetėn, pėr Amerikėn, ėshtė e vėrtetė.
Unė jam pėrpjekur tė bind autoritet e shkollės qė jam i mitur vetėm nė njė kuptim tė veēantė, qė jam nė fakt i pėrgjegjshėm pėr pjesėn mė tė madhe por kjo nuk bėri dobi. Janė aq kokėngjeshur. Bashkėkohėsit habiten qė e paraqes veten asgjė mė shumė se njė viktimė e pafajshme. Si gardisti i vjetėr qė marshon nėpėr hapėsirėn ruse, klasa marshon nė pėrfundimin se e vėrteta ėshtė dėnim.
Nė ndarje Bobby Vandebilt-i mė ka dhėnė njė kopje tė Tingujve tė Sebring-ut.
VDEKJA E EDWARD LEAR-it
Vdekja e Edward Lear-it ndodhi njė mėngjes tė diele, nė maj tė vitit 1888. Ftesat qenė dėrguar nė kohė. Nė to shkruhej:
z. Edward Lear
shkrimtar i pazbėrthyeshėm dhe piktor peizazhesh
kėrkon ta nderoni me praninė e tuaj
me rastin e ikjes sė tij nga kjo botė
San Remo 2:20 pasdite
29 maj ju lutemi jepni konfirmimin
Njeriu mund ta marrė me mend ēfarė ndjenė ata qė morėn ftesat. Miku ynė i dashur! a diēka si kjo. Z.Lear! kush na ka dhėnė kėtė kėnaqėsi! a diēka si kjo. Nga ana tjetėr, mbante jo pak vite mbi shpinė. Z.Lear! kush duhet tė jesh, lermė tė tė shoh Dhe ishin shumė nga E kujtoj tė parėn kohė, e (kredhur nė) (ishte kapur prej) Por nė tėrėsi, tė njohurit e Lear-t iu qasėn rastit me njė pėrzierje tė solemnitetit me prakticitetin, ndoshta duke kujtuar vargjet e mikut tė madh tė Lear-it, Tennyson-it:
Pleqtė duhet tė vdesin
Ose bota do tė rritet mėrzitshėm
dhe:
Se njerėzit mund tė shkojnė e vijnė,
Por unė do tė iki pėrgjithmonė.
Njerėzit u pėrgatitėn ta merrnin vdekjen e Edward Lear-it si njė ditė qė kalohet nė fshat. U paketuan rrjeta pikniku (do tė ishte gabim qė tė prisje nga mikpritja e z.Lear nė ato rrethana); shishet e verės u ambalazhuan me peceta tė bardha. U zgjodhėn lodrat pėr fėmijėt. Pat debate nėse duhen lėnė, apo duhen marrė qentė me vete. (Disa nga qentė e pranishėm nė mort nuk mund tė pėrmbaheshin; u dėfryen nėpėr dhomėn e tė vdekurit, tėrhoqėn rrobat e shtratit dhe bėnė aq ngatėrresa sa u desh tė hiqeshin prej aty).
Miqtė mė tė afėrt vendosėn se koha mė e mirė e arritjes te
Fjalėt e para tė Lear-it qenė: Nuk kam para! Nuk kam! Edhe grupit tė dytė tė tė ftuarve, kur hynė nė dhomė, ua pėrsėriti: Nuk kam para! Nuk kam! Dukej tepėr i lodhur, megjithatė i qetė. Mjekra e shtruar, e thinjur, por edhe duke ruajtur ndonjė njollė tė zezė, kishte qenė mbajtur mirė qė prej disa ditėsh. Dukej nervoz dhe shumė shpejt filloi tė flasė, ndėrsa i pengonte tė tjerėt tė bėnin tė njėjtėn gjė. I falenderoi tė pranishmit pėr vėmendjen, duke shpresuar qė nuk i kishte bezdisur shumė, duke e ditur qė ora sishte e pėrshtatshme pėr vizita. Tha se nuk i gjente dot fjalėt e mjaftueshme pėr tė dhėnė kėnaqėsinė qė shikonte gjithė miqtė e vet nė mbledhur nė atė qosh. Pastaj shpalosi njė leksion tė kėndshėm, prej dymbėdhjetė minutash, pėr shkrimet qė nuk ua nxirrnin kuptimin, megjithėse gjithkush e pranonte se ishin gjithė sharm, tė shkėlqyera dhe tė zgjuara.
Pastaj i sulmoi mysafirėt me njė pyetje, nxjerrur me njė farė piskame: A tė martohem? Tė martohem? A duhet tė martohem?
Mė pas ofroi njė predikim tė shkurtėr pėr Miqėsinė. Miqėsia, tha, ėshtė mė e larta e kėnaqėsive. Shpesh, tha, ajo gjithashtu ėshtė mė e forta e lidhjeve njerėzore, duke u mbijetuar lodhjeve dhe shtrėngatave pa marrėdhėnie sublime. Theksoi se shumė miqėsi pėrbėjnė pasurinė mė tė madhe tė jetės.
Vazhdoi njė diskutim mbi Macet.
Kur z.Lear preku temėn e fėmijėve, mysafirėt i pėrshkoi njė farė shqetėsimi. (Nuk i kishte dhėnė fund te thirrmat, A tė martohem? dhe Nuk kam para!) Pastaj nxori librat e tij, por asnjėri nuk i kishte lexuar, qoftė edhe pėr mirėsjellje. Tregoi akuarelet, pamje tė vendeve antike dhe piktoreske. Kėto, gjithashtu, qenė tė njohura: ishin tė njėjtat akuarele qė xhentėlmeni plak i kishte nxjerrė pėr shitje, pesė deri nė dhjetė pound, qė prej dyzet vjetėsh.
Tashti, z.Lear kėndoi njė kėngė me tekst tė Tennyson-it, duke e shoqėruar vetė me mandolinė. Megjithėse zėri qe i hollė dhe i ngjirur, kėnga nxiti duartrokitje tė forta.
Nė fund, tha qė shėrbėtorėt tė sillnin njė tabllo tė madhe me vaj, me pėrmasa 7x10 kėmbė, ku qe pikturuar
Nė
Nė
Ata qė morėn pjesė nė vdekjen e Edward Lear-it, ishin nė njė mendje se, nė tėrėsi, kishte qenė njė shfaqje e mėrzitshme. Pse e kishte parė tė pėrshtatshme tė lexonte tė njėjtat vargje tė vjetra, tė kėndojė tė njėjtat kėngė, tė tregojė pikturat e mirėnjohura, tė pėrsėrisė repertorin e vet edhe njėherė? Po ftesat, pse? Pastaj diēka ishte e pakuptueshme: z.Lear bėri ēfarė kishte bėrė gjithmonė, prandaj kėto nuk pėrbėnin asgjė tė jashtėzakonshme. Z.Lear e kishte shndėrruar tė jashtėzakonshmen nė tė kundėrtėn e saj. Kishte krijuar, nė tė vėrtetė, njė keqkuptim gjenial.
Kėshtu, ndėrsa koha shkonte, mysafirėt filluan ta shohin punėn nė njė dritė historike. U folėn miqve, e ringritėn nė skenė pėr fėmijėt dhe nipėrit. Do tė riprodhonin me zė komik mėnyrėn se si e kishte shfryrė plakushi frazėn Nuk kam para! dhe do tė citonin vėrejtjen e ēuditshme qė kishte bėrė pėr martesėn. Vdekja e Edward Lear-it u bė shumė popullore, sa mė shumė qė kalonte koha, nė ēdo cep tė vendit, me sukses tė konsiderueshėm. Vdekja e Edward Lear-it mund tė gjendet ende nė qytetet mė tė vogla, nė versione mė tė pasuruara prej interpretimeve, korrigjimeve tekstuale dhe modave qė ndryshojnė. Njėri interpretim ėshtė mė i ēuditshėm; askush nuk e di se si erdhi. Trupa luan nė mėnyrė tradicionale, por Lear-i vetė duket duke bėrtitur, duke fėrgėlluar, duke buēitur me tėrbim.
MBI ENGJĖJT
Vdekja e Zotit i lė engjėjt nė pozitė tė vėshtirė. Befas kapen prej problemit themelor. Njeriu mund tė pėrpiqet ta pėrfytyrojė kėtė ēast. Si duken nė ēastin qė i pushton problemi, duke pėrmbytur ndėrgjegjen engjėllore, duke i mbėrthyer me darėn e tmerrshme? Ēėshtja ėshtė, Ēfarė janė engjėjt?
Nga mosnjohja e problemit, tė pamėsuar me terrorin, tė pavrarė nga vetmia, engjėjt (e marrim me mend) bien nė dėshpėrim.
Ēėshtja se ēfarė janė engjėjt ka histori tė gjatė. Swedenborg-u, pėr shembull, bisedoi me shumė prej tyre dhe dėshmoi me forcė se ato e kishin rrėmbyer. Engjėjt janė si qeniet njerėzore, thotė ai. Qė engjėjt janė qenie, apo forma, njerėzore, e kam parė me mijėra herė. Dhe mė tej: Nga pėrvoja ime, qė tashti ėshtė shumėvjeēare, jam nė gjendje tė shpall se engjėjt janė plotėsisht nė formė njerėzore, me fytyrė, sy, veshė, trupa, krahė dhe kėmbė Veēse njeriu nuk mund ti shohė engjėjt me sytė e zakonshėm, por vetėm me ato tė shpirtit. Swedenborg-u ka prapė pėr tė thėnė pėr to, e gjitha plot interes: asnjė engjėlli nuk i lejohet tė qėndrojė prapa tjetrit, sepse kjo do tė turbullonte shpėrthimin e tė mirės dhe tė vėrtetės sė Zotit; engjėjt kanė Lindjen, ku Zoti duket si njė diell, vetėm pėr sytė e tyre; engjėjt janė tė veshur sipas inteligjencės. Mė inteligjentėt kanė veshjen qė shkėlqen si flakė, tė tjerėt kanė veshjen qė vezullon si dritė; mė pak inteligjentėt kanė veshjen qė ndriēon me tė bardhė ose jo; apo dhe mė pak inteligjentėt kanė veshjen me ngjyra tė ndryshme. Por engjėjt mė tė thellė nuk kanė veshje.
E gjitha kjo (me sa duket) nuk mjafton.
Gustav Davidson, nė Diksionerin e Engjėjve, ka sjellė shumė gjėra qė dihen pėr to. Emrat e tyre janė: engjėlli Elubatel, engjėlli Friagne, engjėlli Gaap, engjėlli Hatiphas (gjeniu i veshjes sė bukur), engjėlli Murmur (njė engjėll i pėrmbysur), engjėlli Mqttro, engjėlli Or, engjėlli Rash, engjėlli Sandalfon (dy herė mė i lartė se njė udhėtim pesėqind vjeēar mė kėmbė), engjėlli Smat. Davidson dallon kategoritė: Engjėjt qė Dridhen, tė cilėt qarkojnė fronin qiellor, Mjeshtrat e Ulėritjes dhe Zotėrit e Britmės, puna e tė cilėve lavdėrohet; lajmėtarėt, ndėrmjetėsit, vėzhguesit, kėshilluesit. Diksioneri i Davidson-it ėshtė njė libėr shumė i madh; bibliografia e tij pėrmbledh mė shumė se njėmbėdhjetė mijė artikuj. Ndėrgjegja e mėparshme engjėllore u pėrshkrua mrekullisht nga Joseph Lyons (nė njė shkrim tė titulluar Psikologjia e Engjėjve, botuar mė 1957).
Secili engjėll, thotė Lions, gjen gjithēka qė dihet, pėr veten dhe ēdo engjėll tjetėr. Asnjė engjėll nuk mund tė ngrejė probleme, sepse problemet dalin prej situatės sė njohjes dhe qenies sė vetėdijshme pėr mosnjohjen. Njė engjėll nuk mund tė jetė kurioz; nuk ka asgjė qė mund ta bėjė kurioz. Ai nuk duhet tė habitet. Gjithė puna ėshtė tė dihet se bota e njohjes sė mundshme duhet tė duket si njė tėrėsi e rregullt e fakteve e cila i qėndron pas, plotėsisht e ngulitur, e sigurt dhe e mbėrthyer nė fuqinė e tij.
As kjo, gjithashtu, nuk mjafton.
E ēuditshmja e shkrimeve pėr engjėjt ėshtė se shumė shpesh nxirren si shkrime pėr njerėzit. Temat gjuajnė nė tė dyja anėt. Kėshtu qė pėrfundimisht gjithkush e kupton se Lions, pėr shembull, nė tė vėrtetė nuk po shkruan pėr engjėjt, por pėr skizofrenėt evokon pėr njerėzit kur shkruan pėr engjėjt. Dhe kjo ngėrthen tė vėrtetėn e shumė shkrimeve si ky njė pikėpamje, ne mund ta mbajmė, qė nuk humbi kur filluan tė shqyrtojnė marrėdhėniet e tyre tė reja nė kozmos, pasi analogjistėt (njė engjėll ėshtė mė shumė si zogu quetzal1, apo si njeri? Apo si muzikė?) ndihmonin pėr kėtė.
Mund tė mbajmė mendimin se disa pėrpjekje pėr vetėpėrcaktimin bėhen prej vetė funksionit. Njė engjėll ėshtė ēfarė ai bėn. Kėshtuqė ėshtė e thjeshtė pėr tė gjurmuar rolet e mundshėm (ju kujtoheni se ky ėshtė spekullim i pistė). Pas vajtimit tė kaluar pėr qindra e qindra tė asaj qė engjėjt pėrdorin pėr kohė, njė engjėll propozoi qė vaji tė jetė pėrjetėsisht nė funksion tė engjėjve, siē ishte mė parė adhurimi. Mėnyra e vajtimit tė jetė e heshtur, nė kundėrshtim me kėngėn e pandėrprerė tė Glorias, qė ka qenė profesioni i tyre i mėparshėm. Veēse heshtja nuk ėshtė nė natyrėn e engjėjve.
Njė kundėrqėndrim thotė se engjėjt pohojnė kaosin. Ka pesė dėshmi pėr ekzistencėn e kaosit, e para e tė cilave ėshtė mungesa e Zotit. Edhe katėr tė tjerėt sigurisht qė mund tė pėrcaktohen. Puna e pėrkufizimit dhe shpjegimit mund ti pushtonte engjėjt pėrgjithmonė, nėse kjo bėhet mirė, siē i ka pushtuar teologėt njerėz. Por engjėjt nuk janė dhe aq shumė tė dhėnė pas kaosit.
Mė seriozi, sepse propozimi mė radikal u muar nė konsideratė prej engjėjve, ėshtė kundėrshtimi kur deshėn tė lėviznin nga qenia nė mosqenie. Dinjiteti i madh, i shtuar te engjėjt qė nga ky veprim, ėshtė ndjenja e qenies manifestim i krenarisė shpirtėrore. Kundėrshtimi u hodh poshtė.
Ka tė tjera sugjerime, mė tė holla dhe mė tė ndėrlikuara, kėshtu pėrherė e mė pak ndonjė qė tė rrėmben plotėsisht.
Pashė njė engjėll tė famshėm nė tv; veshja e tij shkėlqente si dritė. Ai foli rreth gjendjes sė tashme tė engjėjve. Engjėjt, tha, nė shumė mėnyra janė si njerėzit. Problemi i adhurimit duket se ėshtė kryesori. Tha se dikur engjėjt janė pėrpjekur tė adhurojnė njėri-tjetrin, siē bėjmė ne, por e gjetėn pėrfundimisht si jo tė mjaftueshėm. Ai tha se janė nė kėrkim tė parimeve tė reja.
SHKOLLA
Ja, nxorėm gjithė kėta nxėnės qė tė mbjellin pemė, e kuptoni, sepse me motivin qė
qė kjo ėshtė pjesė e edukimit tė tyre, tė shohim se si, e dini, sistemet bazė
dhe gjithashtu ndjenja e pėrgjegjėsisė, pėrkujdesja pėr gjėrat, pėrgjegjėsia si individ. E kuptoni ēdua tė them. Edhe pemėt u thanė. Qenė portokalle. Nuk e di pse u thanė, por ja qė u thanė. Ka diēka qė sshkon te toka ndoshta, apo materiali qė morėm tek fidanishtja nuk ishte mė i miri. U ankuam. Mblodhėm tridhjetė fėmijė, secili mbolli pemėn e vet, prandaj kemi tridhjetė pemė tė thara. Gjithė kėta fėmijė qė shikojnė fidanet pa jetė - ėshtė diēka shumė dėshpėruese.
Kjo mbase do tė kapėrdihej, veēse dy javė para kėsaj historie me pemėt, ngordhėn gjithė gjarpėrinjtė. Mendoj se gjarpėrinjtė
hėm, arsyeja qė ngordhėn, ju kujtohet, ishte se kaldaja u fik katėr javė pėr shkak tė grevės: gjė e shpjegueshme. Ishte diēka qė mund tua shpjegoje fėmijėve. Sepse, ngaqė prindėrit nuk i linin tė kalonin piketat, ata e kuptuan se po bėhej grevė dhe ēdonte tė thoshte e gjithė kjo. Kur gjėrat rinisėn si mė parė dhe i gjetėm gjarpėrinjtė, edhe ata ndryshuan.
Sa pėr kopshtin me bimė mjekėsore, mundet qė qe punė mbiujitjeje dhe tashti ata vunė mend. Disa mundet e dini, hodhėn pak mė tepėr ujė kur nuk e kishim mendjen. Mundet hėm, smė pėlqen tė mendoj pėr sabotim, megjithėse u ngritėn dyshime. U ngritėn dyshime sepse mė pėrpara patėn ngordhur minjtė e shkretėtirės, minjtė e bardhė dhe salamandra hėm, tashti e dinė se nuk duhet ti mbartin nė qese plastike.
Skishte asnjė habi pėr ne ngordhja e peshkut tropikal. Pėrkulu pak dhe i sheh me bark pėrpjetė nė sipėrfaqe. Por programi mėsimor e kėrkonte, skishim ētė bėnim, kėshtu ndodh ēdo vit, duhet tė dish ta kalosh.
As qė e kishim ēuar ndėrmend se do tė kishim njė kėlysh.
As e kishim ēuar ndėrmend se do tė kishim njė tė tillė, ai ishte njė kėlysh tė cilin vogėlushja Murdoch e gjeti nėn kamionin e Gristede-it dhe pati frikė se do ta shtypte kamioni kur tė nisej, kėshtu qė e futi nė ēantė dhe e solli nė shkollė. Pra, u bėmė me kėtė kėlysh. Sapo e pashė, mendova, o Zot, vė bast se do ta shtyjė vetėm dy javė e pastaj Doli fjala ime. Sduhej lejuar mbajtja e tij, se pėrmban rregullorja, por smund tė thuash gjė kur kėlyshi ėshtė aty, pikėrisht pėrpara tyre, duke rendur nėpėr dysheme dhe duke lehur. E quajtėn Edgar, pra nė emrin tim. Zbaviteshin duke e ndjekur pas dhe duke thirrur, Kėtu, Edgar! Tė lumtė, Edgar! Shkriheshin nė gaz. U pėlqente dykuptimėsia. Mė pėlqente dhe mua vetė. Nuk mė prek tallja. I bėnė njė shtėpizė tė vogėl nė depo. Se di pse ngordhi. Murtaja, besoj. Ndoshta nuk ėshtė vaksinuar. E nxora prej andej para se tė vinin fėmijėt. E kontrolloja depon ēdo mėngjes, sepse e dija se ēfarė do tė ndodhte. Ia dhashė rojes.
Dhe pastaj qe ky jetim korean, tė cilin klasa e mori me anė tė programit Ndihmoni Fėmijėt: kalamajtė sillnin njėzet e pesė centė nė muaj, sepse kjo ishte ideja. Doli diēka e pafat, fėmijėn me emrin Kim mbase e birėsuam tepėr vonė. Nė letrėn qė morėm, nuk pėrcaktohej shkaku i vdekjes, vetėm se sugjerohej birėsimi i njė fėmijė tjetėr, duke nisur disa tė dhėna interesante, por ne sna bėnte zemra. Fėmijėt u mėrzitėn mjaft, ata filluan tė ndienin (mendoj, sepse askush sma tha) se mbase kishte diēka qė sshkonte. Por unė smendoj si ata, kam parė mė mirė, kam parė dhe mė keq. Ishte thjesht njė varg fatkeqėsish. Qe njė numėr i madh prindėrish qė ndėrruan jetė, pėr shembull. Pati, mendoj, dy goditje nė zemėr dhe dy vetėvrasje, njė tė mbytur dhe katėr tė vrarė nė njė aksident automobilistik. Njė lėnie zemre. Patėm tė zakonshmen vdekshmėri tė lartė midis gjysheve e gjyshėrve, ose ndoshta ajo ishte mė e lartė kėtė vit, kėshtu dukej. Dhe sė fundi, tragjedia.
Tragjedia ndodhi kur Mathew Wein-i dhe Tony Mavrogordo po luanin te themelet e ndėrtesės sė re tė zyrave federale. Qenė gjithė ato trarė, tė stivuar, e dini, buzė gėrmimit. Ka njė padi gjyqėsore pėr kėtė, prindėrit mendojnė se trarėt ishin stivuar keq. Se di ēfarė ėshtė e vėrtetė dhe ēfarė jo. Qe njė vit i ēuditshėm.
Harrova tė pėrmend babanė e Billy Brandt-it, i cili u qėllua pėr vdekje kur u kacafyt me dikė qė i hyri nė shtėpi me maskė.
Njė ditė bėmė diskutim nė klasė. Ata mė pyetėn, ku shkuan, ku shkuan peshku tropikal, Edgar-i, baballarėt dhe mamatė, Mathew dhe Tony? U thashė, nuk e di, nuk e di. Ata thanė, kush e di? Dhe unė ua ktheva, askush nuk e di. Ata thanė, a ėshtė vdekja ajo qė i jep kuptim jetės? Unė u thashė, jo, ėshtė jeta qė i jep kuptim jetės. Pastaj ata thanė se nėse sėshtė vdekja, e parė si njė e dhėnė themelore, mėnyra me tė cilėn rėndomtėsia e hamendėsuar e sė pėrditshmes mund tė kapėrcehet nė drejtimin e
Unė u thashė, mundet.
Ata thanė, nuk na pėlqen kjo.
Unė thashė, kjo ėshtė e pakundėrshtueshme.
Ata thanė, ky ėshtė njė turp i ndyrė.
Unė thashė, ėshtė.
Ata thanė, a do tė bėsh dashuri me Helenėn (asistenten tonė), tė shohim si bėhet? Ne e dimė se tė pėlqen Helena.
Mė pėlqente Helena, por u thashė se nuk do ta bėja.
Kemi dėgjuar shumė, thanė, por nuk kemi e parė asnjėherė.
Unė u thashė se do tė mė largonin nga puna dhe kjo nuk bėhet kurrė, ose pothuaj kurrė, si demonstrim.
Helena shikonte nga dritarja.
Ata thanė, ju lutemi, ju lutemi bėni dashuri me Helenėn, kėrkojmė njė pohim vlere, jemi tė frikėsuar.
U thashė se nuk duhej tė ishin tė frikėsuar (megjithėse unė vetė jam shpesh i frikėsuar) dhe qė ka vlera kudo. Helena erdhi e mė pėrqafoi. Unė e putha disa herė nė ballė. U mbajtėm pėr njėri-tjetrin. Fėmijėt qenė tė eksituar. Pastaj u dėgjua njė trokitje, unė hapa derėn dhe miushi i shkretėtirės hyri brenda. Fėmijėt brohoritėn si tė marrė.