GAZMEND KRASNIQI

 

GAZMEND KRASNIQI

 

 

BAR PARAJSA

(roman)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dy sisėt e tua si zogjtė binjakė tė gazelės...

Sepse e fortė si vdekja ėshtė dashuria.

 

nga Kėnga e Kėngėve

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PJESA I

     

 

 

  

 

 

    E di (shumėkush do tė mė japė tė drejtė, besoj) se sot bota ėshtė mbėrthyer nga epidemia e gazetave, por kėtė vdekje mos e kėrkoni nėpėr to: kjo vdekje nuk pėrbėnte lajm pėr gazetat. Ose ato, sigurisht, do ta kishin trajtuar ndryshe, shumė larg thelbit tė sė vėrtetės.

    Dhe vetėm njė njeri mund ta pėrshkruajė atė vdekje, por, pėr fat tė keq, ėshtė ai qė mė pak se kushdo do tė donte tė thoshte qoftė edhe njė fjalė tė vetme pėr tė.

    Vetėm unė e di se sa zgjati kundėrshtimi kokėfortė i atij njeriu.

    A ka njė mėnyrė qė tė mund t’ia marrim kėsaj bote vetėm pafajėsinė? ngulmoi ai, nė tė parėn herė qė pranoi tė fliste.

    A mund tė japėsh Edipin pa pafajėsinė?

    Kuptohet, megjithėse e vrava mendjen gjatė, mbeta gojėmbyllur. 

    Nuk flas pėr tė drejtėn penale, tė cilėn, meqė ra fjala, nuk e njoh, por pėr disa shtylla besimi qė ėshtė munduar t’i krijojė njeriu nėpėr mijėvjeēarė: shoqėria totalitare i ndėrtoi ato ndryshe nga besimet fetare, tė cilat, pėr hir tė sė vėrtetės, i rrėnoi, pėr t’ua liruar vendin sėrish, pas vendosjes sė njė sistemi tjetėr shoqėror, dėshmitarė tė tė cilit jemi.

    Po sa vetė besojnė sot te krijimi e shpėtimi, qė mėsuan pėr shekuj e shekuj religjionet e mėdha?

    Jam nga ata qė mendojnė se kėta njerėz duhet t’i kėrkosh me qiri. 

    Qė tė kuptohemi, me gjithė mundin tim, nuk dua tė arrij te aforizmat (do tė ishin kaq vetjake), por te njė histori (e shpėtojnė kaq shumė gjėra pėr tė mos e quajtur vetjake), ēka mėton ta mbajė kėtė libėr vetėm me anėn e letėrsisė: psikologji, religjion, filozofi etj. mund t’i kėrkoni diku tjetėr, pavarėsisht se mund tė kenė tė njėjtin titull.

    Ēfarė mė ngushėllon mua kėtu, ėshtė se kjo ngushėllon atė qė i takon plaga: dhe pikėrisht kjo ndihmon qė historia tė jetė. Mbase ai ka iluzionin se kjo ėshtė njė mėnyrė pėr t’u shėruar plaga. Apo, ndoshta, ėshtė njė vetėndėshkim si nė historinė e njohur: Edipi nuk e dinte se flinte me nėnėn e tij, megjithatė, kur e mori vesh, nuk u ndie i pafajshėm, nuk mundi tė durojė pamjen qė kishte shkaktuar, sepse shkuli sytė dhe, i verbėr, iku nga Teba.

    S’e kemi tė lehtė ta pranojmė, por nė kėtė botė gjithēka falet nė sajė tė njė cinizmi tė pranueshėm, edhe pse Pafajėsia hyn nė fjalorin e fjalėve tė pakuptueshme, sepse ēdo interpretim qėndron mė vete apo bėhet pikėnisje pėr njė interpretim tjetėr, po aq arbitrar.

    Nėn dritėn e kėtij interpretimi m’u kujtua ajo teori qė thotė se askush nuk flet: ka vetėm diēka qė flet nga secili prej nesh.

    Kjo gjė flet.

    Gjuha flet.

    Ajo ka nevojė pėr kordat vokale, pėr alfabetet, qė tė dėgjohet, pėrndryshe nuk do tė kishte nevojė pėr ne. Kėshtu, shfaqet njė botė qė jep “mesazhe” dhe “programe”, tė cilat nuk vijnė prej askujt dhe nuk i drejtohen askujt – por qė janė veprues.

    Dimė se shkencat shoqėrore kanė zili saktėsinė e metodave, rezultatet dhe progresin e shkencave tė natyrės, prandaj u kuptua se njeriu i pėrkiste natyrės fizike dhe biologjike,  e cila ishte e kapshme nėpėrmjet metodave tė sakta dhe sasiore, por ajo qė u shpėtonte atyre qenė thelbi i njeriut: ndėrgjegjja, pėrgjegjėsia, liria, kuptimi.

    Por le tė kthehemi te historia jonė: duhet tė kujtoj se, megjithatė, nuk u ndava nga njeriu qė e mbart historinė pa ia marrė njė fletore shėnimesh dhe ca letra, tė cilat m’i dha jo pa u penduar. Tė paktėn kėshtu m’u duk mua, sepse ai, si gjithmonė, nuk shprehej.

    Megjithėse ngjan shumė e vėshtirė, unė do tė pėrpiqem qė, me kėta radhoj tė ēuditshėm, tė ngre nė kėmbė njė histori.

 

 

 

 

 

Nė entuziazmin e fillimit thashė se do ta ngre historinė nė kėmbė, por tashti para meje shtrohet ēėshtja: si duhet bėrė?

Borges-i ngul kėmbė se Alefi, pika ku mblidhen tė gjitha pikat e universit, ndodhet nė njė lagje tė kryeqytetit argjentinas, Buenos Aires: rruga Garay nr.14. Shkrimtari tjetėr argjentinas, T. E. Martines, te romani i tij “Kėngėtari i tangos” thotė se ajo u prish diku nga viti 2000.

Pėrderisa Borges-i thotė qė Alefi ka ekzistuar para se ta pėrshkruante ai nė rrugėn Garay, pėrderisa kishte mijėra vjet qė flitej pėr tė, pse tė mos e pranojmė se mund tė ndodhet edhe nė njė qytet mijėra kilometra larg nga Buenos Airesi? Sigurisht, nuk ka pse tė jetė i njėjti, por, pa dyshim, duhet tė jetė i njėjti nė thelb. Pėr mė tepėr, Borges-i ngulmon se Alefi nuk ka as fillim, as fund, ēka nuk e kundėrshton mundėsinė e ekzistencės sė shumė alefeve brenda tij, krejt ashtu siē pėrpiqemi t’i ndajmė gjėrat nga epiderma e Zotit, megjithėse nuk ia dimė kufijtė. A nuk flasim shpesh “pėr diēka nga Zoti”, pėr tė mos iu afruar shumė, pėr tė ruajtur largėsinė, apo ngaqė, duke mėtuar pėr njė liri tė plotė, humbasim nė tė pakufizuarėn.

U zgjata me kėtė argument, sepse, ndėrsa rrėfej kėtė histori, mė duket sikur shoh brenda njė Alefi tė tillė.

Kėndo, Alef, mėninė njerėzore pėr...!

Nė tė vėrtetė, nuk e di pėr kė e pėr ēfarė, sepse mė tepėr se njė roman, tashti pėr tashti, kjo qė po bėj, mė duket shėtitje rreth njė romani.

    Ai dhe Ajo (pa emra, pėr sa kohė nuk u duhen) tė nisur nė njė takim. Pėrderisa janė qenie tė gjalla, edhe po tė mos takoheshin, do ta kishin nga njė histori, veēse prej saj do tė pėrjashtohej gjithēka qė do tė pėr­mbante takimi, gjė qė tingėllon si arsye qė thotė le tė bėhet ky takim, thjesht njė numėr nė historitė e pafundme tė botės. Pėr ne ėshtė e ndershme t’i lėmė gjėrat nė dorėn e tyre, duke i besuar pėrgjithėsisht elementėve dialog, shėnim dhe meditim, sepse e dimė tashmė, pėrveē tė tjerash, qė e kemi tė vėshtirė me sėmbimet e ndėrgje­gjes.

    Kush ėshtė Bar Parajsa, lokali ku takohen Ai dhe Ajo: ėshtė mė i bukur, mė i shėmtuar, mė i madh, mė i vo­gėl se tė tjerėt? Pėr tė dhėnė njė pėrgjigje duhet pėrcaktuar mirė se kush janė tė tjerėt, por meqė ky s’ėshtė qėllimi i kėsaj historie, le ta anashkalojmė si pyetje. Edhe pyetja se ēfarė bėhet nė Bar Parajsa, nuk mė duket e lehtė, megjithėse kėto gjėra nuk kanė pėrbėrė asnjė problem pėr prozatorėt e shekullit XIX. Nė njė farė mėnyre edhe mė vjen mirė qė shekujt arrijnė tė dallohen nga njėri-tjetri: nuk besoj se ka kundėrshtime kur thuhet se janė edhe kaq shumė gjėra tė tjera qė na ndajnė prej tyre. E di, gjithė kėto pyetje ngrihen pėr tė hedhur pak dritė mbi atė qė pėrfaqėsojnė Ai dhe Ajo, njė arsye e fortė pėr tė mos humbur kohėn kot pas tyre, por e di ndėrkohė se bota qė jetojmė ėshtė e prekur rėndė nga dyshimi: askush nuk mėton dot se e vėrteta e tij qėndron pėrmbi tė tjerat, sepse pėrndryshe do tė kishim njė diktator, ose mė sė paku njė njeri tė vetmuar.

    Nuk e di mirė as nėse ky Bar Parajsa ėshtė i vėrtetė, apo ėshtė vetėm nostalgjia e atyre qė e kanė jetuar atė: duhet pritur njė tjetėr qė ta thotė mė mirė. Pėr mua ky ėshtė vendi ku takohen Ai dhe Ajo, vendi qė e bėn tė mundshme ngritjen nė kėmbė tė kėsaj historie.

    Dikush mund tė thotė se kur themi histori, kemi parasysh “kuptimin e historisė”, kuptim qė e lexojmė ose pėrpiqemi t’ia japim, pėrndryshe ėshtė njė zinxhir ēastesh. Por, pėr mua, kėshtu me absolutizmin e relatives ėshtė ndėrprerė absoluti transhendent, prandaj mė mirė ta lėmė historinė tė rrjedhė vetiu.

 

 

 

 

 

    Ē’ėshtė kjo? Mendoni se po shkruani historinė tonė? mė tha Ai me ton ironik, kur i fola pėr rreshtat e mėsipėrm.

    Nė fakt, gjėra qė duhej t’i kisha marrė me mend,.

    Pas pėrgjigjes sime se doja tė shkruaja njė histori ngacmuese, ndoshta, pse jo, njė nga historitė qė njerėzit nuk i lėshojnė kurrė nga dora, ai u zgėrdhi dhe vetėm atėherė e kuptova qė qeshė gabuar, pasi kisha tė bėja me njė njeri me tė cilin nuk ishte e lehtė tė flisje.  

    Tė gjithė njerėzit qė e njihnin, mė thanė se kisha marrė prej tij mė shumė se ē’mund tė mendohej, pasi klasifikohej si njeri qė nuk komunikonte me askėnd, kurse pėr historinė nė fjalė nuk e hapte gojėn kurrė. Sidoqoftė, fletoret dhe letrat ia mbajta pėr shumė kohė, pasi, pėr fatin tim, nuk shihej rrugėve, duke vėrtetuar ato qė fliteshin pėr tė.

    Ndėrkohė, takova dhe vajzėn e emaileve, e cila kishte pjesėn e vet nė kėtė histori dhe kėmbėngulte qė tė mos dilte prej saj, por nuk vendosa asnjėherė t’i hyja shkrimit, sepse nuk arrija ta bindja veten qė po bėja punėn e duhur.

    Mirėpo, pothuajse kisha harruar gjithēka, kur erdhi emaili i parė.

    E hapa me indiferencė, por, pėr ēudinė time, pashė se aty nuk ishte kėrkesa pėr t’ia kthyer letrat dhe fletoren.

    Shkruheshin gjėra krejt tė tjera.

    Jo shumė kohė pas tė parit, erdhi dhe emaili i dytė. Pas pak, i treti.

    Pas kėtyre emaileve, u ndjeva ndryshe, diēka mė guximtar: ndoshta qe thėnė qė kjo histori tė tregohej.   

 

 

 

 

 

    Emaili i parė

 

    Nuk u largova asnjė ēast nga dhoma ku Ajo rrinte prej ditėsh nė koma dhe, siē ėshtė e kuptueshme, e kisha humbur nocionin kohė.

    Dikur, nuk e di nė cilėn ditė, mjeku pyeti nėse unė shkruaja, duke u munduar tė ndėrhyjė nė hutimin tim tė plotė. Nuk mė dilte zėri, as pėr tė bėrė njė pohim tė thjeshtė (pėrveē tė tjerash, atė ēast jo vetėm qė nuk kisha ndonjė konsideratė, por e pėrēmoja punėn e shkrimit), dhe ai vazhdoi nė tė tijėn, duke radhitur ca komplimente pėr karakterin e shkrimeve tė mia, por ia doli tė mė nxirrte nga hutimi vetėm kur mė tha “nėse doja ta mbaja gjallė atė femėr”. 

    Gjithmonė e mė i hutuar, ngrita kokėn e vetėm sa pashė vagullt treguesit e ulėt jetėsorė tė saj, por mjeku nuk m’u nda.

    - Me ato merrem unė, - tha. - Me anėn e shkencės, sigurisht… Poezinė e bėn ti... Duhet vetėm t’i flasėsh... T’i flasėsh... tė bisedosh lirshėm. Besoj, e dini... ajo mund t’ju dėgjojė.

    Fillimisht, duket sikur shqetėsimi i madh i bllokon fjalėt, mirėpo, pas pak, mund tė kuptosh se atje, nė tė errėt, ai po bėn zgjedhjen dhe zgjidhjen e tyre.

    Dikur e kuptova se ēfarė po thoshte. E kuptova se ēfarė thoshte, por jo ēfarė donte tė thoshte, pasi arti dhe shkenca kaq herė nuk janė kuptuar bashkė. Qytetėrimi njeh kohėn e vet tė gurit dhe tė atomit, por kultura nuk njeh zhvillim tė tillė: mund tė flitet vetėm pėr kronologjinė e dukurive kulturore, sepse matja e kohės nuk vlen edhe pėr artin. Nė fushėn e shkencės, ekonomisė, teknikės, bota e lashtė ėshtė aq larg botės sė sotme, por nė fushėn e artit nuk mund tė flitet nė tė njėjtėn mėnyrė: kush i afrohet sot Homerit dhe autorėve tė tjerė antikė? 

    Ndėrsa me shkencėn qėndron puna ndryshe: kurba e saj ėshtė gjithmonė nė rritje.

    Kėtė donte tė thoshte mjeku: sot shkenca mund t’i shtojė ditėt e jetės sė njeriut.

    Dhe kėtė ma tha pikėrisht nė ēastin kur unė nuk mund tė thosha jo.

    Ēfarė do tė thoshte Ajo vetė pėr kėtė, nuk mund ta dimė mė, por unė besoj se gjuha e saj mistike do tė shprehej kėshtu:

     Shoqėrohesha nė fshehtėsi me njė djalosh tė bukur dhe nuk i thashė kujt, pikėrisht se isha me tė Dashurin.

    Me shigjetėn e saj dashuria ka shpuar zemrėn e ēdo tė dashuruari. Gjaku qė buis pėrjashta ėshtė i padukshėm.

    Kėrkova te jeta dhe pashė se dashuria ka qenė e vetmja shoqe e shpirtit tim. Nga brendėsia e errėt, shpirti thirri: Mos prit, jepu pėr hirin e dashurisė.

    Vetėm me zemėr mund tė kapet qielli. Trėndafili i lavdisė mund tė ngrihet vetėm nė zemėr.

    Fjalėt e atyre qė kanė heshtur, nuk mund t’i dėgjojnė vetėm ata qė i keni bėrė tė pavetėdijshėm: unė hesht dhe tronditem pėr ju si deti.

    Ky ėshtė argumenti mistik i asaj qė s’mund tė rrijė pa Zotin: kėrkimi i qenies sė dashur, drama e heshtjes dhe e dėshirės sė zjarrtė, tė cilat janė vetė Zoti.

    Po ē’ėshtė mistikja?

    Mistikja, na thonė, ėshtė diēka qė na duket se e kemi parė dhe kėrkojmė vazhdimisht.

    Teoricienėt modernė tė letėrsisė do tė thoshin “njeriu shkon te Zoti, ndėrsa teksti te teksti”, megjithėse kjo, duhet ta pranojmė, mund ta ngatėrrojė pak lexuesin e pastėrvitur.

    Pėr fat tė mirė, lexuesi besnik ka aftėsinė qė tė mos preket.

 

 

 

   

 

    Emaili i dytė

 

    Mjeku se ē’bėnte me njohjet e tij tė thella prej kimisti dhe treguesit jetėsorė tė saj rriteshin si me dorė.

    Sot besoj se qe pikėrisht pas tri ditėve kur ndėrpreu gjithēka. Me zor i dėgjoja fjalėt e tij, pasi ato sikur kapėrcenin botė tė tėra pėrpara se tė mbėrrinin tek unė.

    - Nuk ecet mė tej... Jemi kundėr ligjeve tė natyrės... E bėra vetėm pėr ju... E kuptova se ēfarė donte tė thoshte kjo pėr ju... Kisha ndėrmend ta bėja vetėm njė ditė, e shtyva tri...

    Siē thashė mė sipėr, pėr mua koha nuk kishte pasur matjen e zakonshme. Nuk e di as se ēfarė kam thėnė. Megjithatė, kam sigurinė se thelbi i asaj qė kam thėnė, ka qenė ēfarė duhej tė kishte thėnė Ajo vetė:

    - Ėshtė e rėndėsishme tė jesh i kėnaqur nga stili i jetės qė ke zgjedhur!

    Te dėshtimi ndieja heshtjen gjėmuese tė qenies: nihilizmi nuk kapėrcehej ndryshe veēse duke kaluar mes tij. Kėrcėnimi mė i pėrbindshėm ēlirohej nga ajo asgjė qė mohonte edhe kuptimin mė tė vogėl, qė shkatėrronte gjithēka qė deshėm tė ndėrtonim apo tė krijonim si tė vlefshme.

    Nuk jemi nė gjendje tė dimė pėrse ekziston bota: pėrballė heshtjes sė saj nuk ke ēfarė tė bėsh tjetėr veēse tė heshtėsh. Nėse provoje ta thyeje atė heshtje, fjala pėrhapej pa pėrmbajtje: shprehja e zbrazėt parmenidiane “qenia ėshtė” pėrputhej me ndėrgjegjen e thjeshtė tė reales. Pėr dijen, ajo qė kalon nė botė dhe nė kohė, nuk ėshtė fundi i botės dhe i kohės, por, pėr heshtjen, ėshtė vetė bota qė ka kaluar.

    Dhe pėr mua kishte heshtur universi.

 

 

 

    Emaili i tretė

   

    Kur u bashkuam, arritėm tė kemi njė apartament tonin, siē e ėndėrron ēdo ēift.

    E gatshme tė mė pranonte ēdo tekė, ajo e pranoi nė heshtje vendimin pėr tė hapur nga veriperėndimi njė dritarez tė re, e cila nuk kishte ekzistuar kurrė mė parė dhe mund tė binte ndesh me urbanistikėn vetė.

    Atė dritarez qė do tė shkatėrronte gjithēka: sepse, megjithėse ishte a s’ishte 100x80 cm, ia doli tė shkatėrronte gjithēka.

    Dritarja u bė arsye pėr tė menduar mė tė paparashikuarėn: se gruaja ime mė tradhtonte. Vetėm atėherė bėri vend te unė ajo qė kisha dėgjuar shpesh si njė pėrvojė perėndimore: mė mirė njė femėr me pėrvojė seksuale, sesa njė pa kėtė pėrvojė.

    Nuk e besoj se e ka provuar njė burrė atė xhelozi qė kam provuar unė, megjithėse nga dritarja e vockėl shihej vetėm njė kopsht fėmijėsh, me disa edukatore tė ngathėta, tė cilat lodheshin shpejt nga puna e tyre.

    Kur grindesha pėr daljet e saj tė herėpashershme nė dritaren e vockėl, vetėm qeshte, por kjo e qeshur pa tė keq mua mė tėrbonte. Justifikimet se atė dritare pėr dritė e ajėr e kishim hapur, se Ajo vetė qe klaustrofobe (se kishte qenė gjithmonė e tillė, se i merrej fryma edhe vetėm kur mendonte njė vend tė mbyllur), mė dukeshin sajesa ēiliminjsh.

     Pritja e pėrgjigjes sė njė projekti pėr tė shkuar nė Londėr na shkrehu, sepse nuk bėnim asgjė dhe kohėn mė tė madhe e kalonim brenda nė shtėpi, ku problemi i dritares nuk merrte fund asnjėherė.

    Dikur, projekti qė lidhej me Londrėn pati pėrgjigje pozitive, por menjėherė pas kėsaj kapitulluam plotėsisht: nuk na dhanė vizė.

    Duhet tė nėnvizoj se, sigurisht, pėr tė tjerėt ne ishim njė ēift i lumtur, madje duke u zgjuar njė farė xhelozie, diēka jo e panjohur pėr kėto raste.

    Por sa mė e paqtė bėhej jeta jonė, aq mė tė ashpra qenė grindjet e mia pėr atė dritarez. Gjatė zėnkave, qė ajo nuk i merrte asnjėherė seriozisht, mė kishte premtuar se do tė largohej nga dritarja, por unė prapė e shihja atje, disa herė brenda njė dite, kėshtu qė, herė pas here, kalonim orė tė tėra pa folur dhe nuk mund ta shtyja mė kėtė gjendje. Tashti ajo tronditej nga mėnyra si kėrkoja tė mė tregonte se ē’donte nė dritaren e vogėl, sepse nuk arrinte t’i artikulonte justifikimet e para, tė cilat ia mohoja duke i pėrqeshur, megjithėse ajo ngulmonte qė po i kėrkoja diēka absurde.

    Meqė unė kėrkoja tė dilja njė herė e mirė nga gropa ku kisha rėnė, grindja e fundit qe shumė serioze dhe nuk kishte mė vend pėr tė pyetur nėse po i bėja keq.

    Mė mbahet fryma tani qė shkruaj, kam nevojė tė shkoj te dritarja e vogėl, tė shikoj fėmijėt e vegjėl e edukatoret e tyre tė ngathėta, tė shikoj pafundėsinė e qiellit tė kaltėr, por nuk e bėj kėtė pa mbaruar letrėn, edhe sikur tė mė duhet ta ēoj dorėn te gryka e tė bie rėndshėm pėrdhe, ku nuk ka dobi asnjė frymėmarrje artificiale (krejt ashtu siē i ndodhi asaj nė ēastin kur po ikte nga kjo jetė), duke mbajtur pėrbrenda fjalėt qė nuk arriti tė m’i thotė kurrė, dramėn mė tė madhe pėr qenien njerėzore tė tė gjitha kohėve:

    - Miku im, nuk po bėj atė jetė qė do tė doja tė bėja!

    Por unė nuk shkoj te dritarja: kurrė nuk do tė mund tė shikoj ēfarė donte tė shihte ajo.

    As nuk do t’i mėsoj kurrė ato qė mė la pa thėnė.

    Nuk do ta mėsoj kurrė ēfarė donte tė mė thoshte me atė dritarez.

    Ose, nėse do ta mėsoj, do ta kem vėshtirė ta pranoj, tashti qė Ajo nuk bėn mė pjesė nė njerėzit e kėsaj bote.

    Nuk do ta mėsoj as nga i vetmi libėr qė mė rri vazhdimisht pėrpara: autori qė kishim nisur ta pėrkthenim nė tė njėjtėn kohė, pavarėsisht nga njėri-tjetri.

 

 

 

 

 

    Kėto qenė tre emailet e tij.

    Me pėrvojėn e njeriut qė shkruan romane, e kapa menjėherė: fillonte nga fundi, vendi ku rėndonte mė shumė pesha e fajėsisė, gjė qė nuk mė ndihmonte pėr t’ia nisur historisė ashtu si doja unė, prandaj ndenja nė pritje, por emailet u ndėrprenė po aq papritur sa ē’nisėn.

    E kuptova qė mė kishte nė dorė, prandaj i shkrova qė tė vazhdonte, por ishte si t’i flisje njė muri: nuk dha asnjė pėrgjigje.

    E humba durimin dhe u shkėputa prapė prej kėsaj historie tė lodhshme, derisa e bėri tė fliste njė letėr tjetėr, megjithėse nuk e prisja kurrė se pikėrisht ajo do t’ia arrinte qėllimit.

    Pas kėsaj letre dhe pėrgjigjes sė tij, u krijua njė marrėveshje e pashkruar: i dėrgoja ēdo gjė qė skedoja pėr ngjarjen dhe ai plotėsonte, sigurisht, kur t’i tekej dhe si t’i tekej.

    Megjithatė, mirė, thashė me vete, nuk duhet t’i lė tė mė humbasin kėto qė mė dėrgon, pasi ndoshta ndonjė ditė do t’ua gjej radhėn. Sidoqoftė, unė vetė pėrpiqesha ta gjeja radhėn qysh se shkruaja apo merrja pėrgjigje, duke hulumtuar me kujdes te letrat dhe fletorja, qė nė fund tė kisha mė pak punė.

    Ia dėrgoja me kujdes ēdo gjė qė shtohej nė tekst, nė kėtė ndėrtim qė shkonte nga fundi te fillimi (siē donte ai), gjithēka, deri te hedhjet, nė dukje, mė tė rėndomta.

    Njė punė aspak e lehtė, por ndjeja tė mė rritej besimi se qe shkruar qė kjo histori duhej tė tregohej. Megjithėse mė velte pak saktėsia e kėsaj historie, megjithėse do tė doja tė isha mė i lirė, si me njė dramė, pėr shembull, vendosa tė mos i ndahem punės sė nisur.

    Nga mėnyra se si po shkojnė gjėrat, ndoshta ndonjėrit nga lexuesit do t’i duket se tani po krijohet njė gropė nė roman: mirėpo, kėmbėngul se as Ai as Ajo nuk arrinin tė kujtonin se si filluan tė jetojnė bashkė, pak kohė pas njė letėrkėmbimi tė beftė tė tyre, kėshtu qė as unė nuk do tė humbas kohė pėr kėtė. 

    Ai mban mend vetėm se, kur e ka zhveshur dhe e ka shtrėnguar nė krahė pėr herė tė parė, ka lėshuar njė britmė gėzimi, ndėrsa Ajo ka qeshur prej kėtij gjesti, me sa duket pa e kuptuar ende se ēfarė mund t’i jepte njė mashkulli me ndjenja tė ndezura.

    Qe njė ēift qė njerėzit e pranuan lehtė, si njė padrejtėsi e shtyrė padrejtėsisht aq gjatė, dhe atyre dyve kjo u jepte njė kėnaqėsi tė brendshme, molisėse, deri nė limonti, duke i zėnė vendin nervave tė rrėnuara, prej tė cilave sikur kishin mbetur vetėm ca gropa pa emėr, si dėshmi e njė kohe gati krejt tjetėr, gati e papėrfytyrueshme.

    Nuk kishin arsye ta thoshin me fjalė, e kishin krejt tė qartė nevojėn e jashtėzakonshme pėr njėri-tjetrin.

    Prandaj, shumėkush nuk e beson vdekjen e saj as sot e kėsaj dite.

    Kush ngul kėmbė se mund tė vdesė njeriu nė njė situatė si kjo?

    Sigurisht, vetėm njė njeri mund tė flasė pėr kėtė.

    Mirėpo, siē u tha mė sipėr, ai kėrkon qė tė zbresim sa mė shpejt nga vdekja, t’i largohemi asaj sa mė parė tė jetė e mundur, diēka qė mund ta jepte shumė lehtė vetėm njė filmim i kryer sė prapthi, por jo njė vepėr letrare.

    Mirėpo kjo histori varet prej tij dhe kjo mbetet mėnyra e vetme pėr tė vazhduar.

    Dhe ėshtė pikėrisht koha pėr tė vendosur njė marrėveshje me lexuesin.

    Pėrndryshe duhet tė presim qė kjo histori tė shkruhet nga dikush tjetėr.

 

 

 

 

    Ēfarė i shkroi Ai Asaj

 

    Me sa kuptoj, ju mendoni se ėshtė shkruar romani i jetės sonė, i ėshtė vėnė pikė!

    Kush mund tė vendosė pėr kėtė?

    Ėshtė mėngjes tani qė po tė shkruaj, kohė e pėrshtatshme pėr tė parė njeriu me besim mendimet e veta, veēse qė tė jem i ndershėm me ju, nuk po mendoj pėr romanin e jetės sonė, por pėr energjinė seksuale: pėr dymijė vjet rresht qytetėrimi perėndimor kėrkoi ta shtypė, ndėrsa tashti kėrkon ta shpenzojė tė gjithėn.

    Qė tė mos keqkuptohemi, vajza e emaileve mė la: nuk mund tė gjente lidhje me huqet e mia, me mėnyrėn time (tė ēuditshme, sipas saj) tė jetesės, sepse nuk mund tė gjente drejtpeshimin e gjėrave qė pėlqente apo nuk pėlqente tek unė. Dua tė them qė nuk po flas pėr tė, pasi fshehja e energjisė nė fjalė, i shkon rastit tė parė: aty ku jemi unė dhe ti.

    Shkaku i parė, them, ishte Egoja: frika nga varėsia prej tjetrit, pasi asgjė nuk mund tė ndodhė pa bashkėveprim.

    Frika e dytė, them, ėshtė ajo e refuzimit: ky duhej tė ishte njė tmerr tjetėr.

    Mundet qė mbi tė dyja tė qėndronte frika e pikėshikimit tė atij fenomeni si diēka prej kafshėrie. Po tė jesh i pavetėdijshėm, po nuk vėshtrove pėrmes dukurisė, deri nė pikėn mė tė imėt, po nuk besove se ai elektricitet do tė bėhet njėri nga partnerėt e tu, po nuk besove se je njė instrument pėr qarkullimin e energjisė jetėsore – kjo frikė do tė tė mbizotėrojė gjithmonė.

    Sigurisht kjo e mundon njeriun inteligjent, i cili ka bėrė tė vetat kaq shumė gjėra qė e ndajnė prej kafshės.

    Ana e kundėrt, nėse nuk keni kundėrshtim, ėshtė dashuria, pėr tė cilėn pres tė mė flisni ju.

    Ndėrsa pėrpiqem ta bluaj kėtė nė mendje, kėmba e femrės qė ka fjetur me mua gjatė natės, prek kėmbėn time: pra, megjithėse i mban sytė mbyllur, ėshtė zgjuar. E kemi diskutuar me tė problemin e esencės sė freskėt, siē shprehen mistikėt e mi tė dashur, prandaj i pėrkėdhel barkun dhe i them:

- Mbrėmė kėtu kam prekur diēka tė freskėt.

    Fytyra e saj ruan tė njėjtėn pamje tė paqtė, kur ashtu, symbyllur, thotė:

    - Duhet tė ketė qenė tokėza e rripit.

    Thonė: ajo qė ėshtė e gėzueshme dhe e dashur, vjen kur nuk je nė pritje tė saj.

    Ēfarė pres dhe ēfarė do tė vijė?

    Si do tė mė gjejė ajo qė do tė vijė?

    Mė duket se harrova mė tė rėndėsishmen: do tė udhėtojmė pėr nė Londėr, pasi pres pėrgjigjen e njė projekti.

    - Mos kjo do tė thotė qė duhet tė shkruhet njė libėr? – pyes.

    Ajo nuk bezdiset nga kjo pyetje.

    - Di vetėm se ditėt e Londrės janė ndryshe nga ditėt tona, - ma kthen.

    - Moti? – them unė.

    - Edhe moti, - pėrgjigjet ajo.

    Zgjas dorėn ta pėrkėdhel edhe njė herė: mė duket se ajo ka nevojė pėr kėtė pėrkėdhelje.

    Mirėpo nuk ka femėr, nuk ka njeri pranė meje – ėshtė njė ėndėrr erotike, nga ato qė shikon ti.

    Kjo hije, qė mezi largohet prej kėtu, je ti.

    Dua tė besoj se po shikon njė nga ato ėndrrat filozofike qė shoh unė, prandaj nuk mund tė rrija pa tė shkruar.

    Sigurisht, mė vjen tė tė pyes edhe njė herė: pse u ktheve nga Parisi?

    Pse ndenje vetėm njė stinė nė Paris?

    Megjithatė, kam njė dyshim se mos ndoshta po e teproj me pyetjet e mia!  

    Pėrpara se tė kem prej teje kuptimin e fjalės dashuri, po tė nis Dhjetė Urdhėresat qė pėrmban kuptimi i fjalės seks.

 

1) tė flesh mė mirė

2) tė ulėsh tensionin e gjakut

3) tė mbrohesh nga stresi

4) tė forcosh zemrėn dhe qarkullimin e gjakut

5) tė bėhesh mė i bukur nė trup e nė shpirt

6) tė harxhosh rreth 200 kalori

7) tė kesh humor tė mirė

8) tė dukesh shtatė vjet mė i ri

9) orgazmėn ta pėrjetosh si diēka shpirtėrore qė arrin kufijtė e mistikes, deri nė njė lloj vdekjeje tė vogėl.

10) ta ngulitėsh mirė nė kokė se nė ēastin e orgazmės tė gjithė, ateistė e agnosticistė, thėrrasin “O Zot!”

 

    P.S. Sapo mėsova se, te kėrkimet e kinezėve nė internet, vetėm fjala “aksione” ia kalon fjalės “seks”.

 

 

 

 

 

    Ēfarė i shkroi Ajo Atij

   

    Dikur, si shumė vajza, ose mė saktė, si shumė njerėz, isha e gatshme pėr veprime, vuajtje dhe flijime, isha e mahnitur me gjurmėt e tė madhėrishmes, kisha besim, kėrkesa, sfida, por tashti kam kuptuar se bota nuk m’i kėrkon medoemos. Si shumėkush, kam thėnė sa herė se ah, po tė mė ndihmonte fati, sepse e pranoja shumė herė qė isha me talent e prirje. Tashti qė kam marrė vesh se bota nuk ėshtė njė poezi patriotike, gjėja kryesore qė do tė doja tė bėja ėshtė shkuarja nė Bar Parajsa (pėr sa kohė nuk ka mbėrritur vjeshta e vėrtetė) dhe tė kundroj gjatė shelgun tėnd, tė kundroj kėmbėnguljen e tij pėr tė qenė ndryshe nga tė tjerėt, njė kėmbėngulje qė, dalėngadalė, pas meditimit tė gjatė, fillon t’i ngjajė njė gjuhe tė fsheh­tė para tė cilės njeriu i kohės sonė ėshtė mospėrfillės dhe injorues, pa e kuptuar se kjo i vjen nga paaftėsia pėr tė gjetur atje shpjegimin e shumė gjėrave qė e mundojnė, duke ia vėshtirėsuar jetėn, sepse padyshim qė ka qenė njė kohė kur ai ka pasur njė kuptim dhe njė ndjenjė pėr shenjat e mrekullueshme tė natyrės, pasi, duke qenė i pafajshėm, e ka pasur mė tė lehtė se sa mund ta kemi ne.

    Ideja e njė njėsimi tė fshehtė pas gjithė kėsaj shumėllojshmėrie, ideja e njė krijuesi pas gjithė kėtyre krijesave, padyshim ėshtė dėshmia mistike qė flet pėr qenien e gjėrave tė mundshme si valė e detit tė qenėsisė sė Perėndisė, dėshmia e zhytjes atje, duke e konsideruar qenien vetjake njė pikė tė kėtij deti, derisa nuk shihet mė as pika, sepse shfaqja ėshtė rezultat i ndarjes: mistikėt kanė parė universin dhe qėlli­met e tij tė fshehta, kanė parė malet qė dolėn nga ujėrat, kanė parė Perėndinė pa fytyrė, panė zhvillime tė pafundme qė formojnė njė lumturi tė vetme dhe, duke i kuptuar tė gjitha, do tė mė thjeshtonin edhe gjuhėn e kėtij shelgu.

    Tė jetė kjo dashuria?

    Kush arrin tė ma thotė? 

    Mos vallė dashuria ėshtė e vėrteta?

    Po kush ėshtė e vėrteta?

    Ja ēfarė lexova me zė tė lartė nga libri qė pret pėr t’u pėrkthyer nga ne dy, pavarėsisht nga njėri-tjetri:

 

    Vdekja e Zotit i lė engjėjt nė pozitė tė vėshtirė. Befas kapen prej problemit themelor. Njeriu mund tė pėrpiqet ta pėrfytyrojė kėtė ēast. Si duken nė ēastin qė i pushton problemi, duke pėrmbytur ndėrgjegjen engjėllore, duke i mbėrthyer me darėn e tmerrshme? Ēėshtja ėshtė, “Ēfarė janė engjėjt?” Nga mosnjohja e problemit, tė pamėsuar me terrorin, tė pavrarė nga vetmia, engjėjt (e marrim me mend) bien nė dėshpėrim.

    

     Dhe mė tej:

 

    E ēuditshmja e shkrimeve pėr engjėjt ėshtė se shumė shpesh nxirren si shkrime pėr njerėzit. Temat gjuajnė nė tė dyja anėt.

   

    Pasqyra pėrballė mė ngacmon gjithnjė e mė tepėr: nuk pėrtoj t’ia nxjerr nga pak gjuhėn vetes.

 

 

 

 

     

 

 

 

    E pėrfytyroj gėlltitėsin e romaneve qė mė thotė, duke tundur gishtin, se nuk mund tė mėtoj se ia kam hedhur, se nuk mund tė mėtoj se ky qė po shkruaj qenka roman, sepse kėtu nuk ka parė asgjė nga ato qė ėshtė mėsuar tė shohė, pasi ai e ka krijuar me kohė idenė se si ėshtė njė roman; dhe i jap tė drejtė, dua tė them se as sot e kėsaj dite s’e kam marrė vesh se si duhet tė jetė njė roman, prandaj, siē pata lajmėruar nė fillim, i pamėsuar me sėmbimet e ndėrgjegjes, i lashė tė rrjedhin gjėrat vetė.

     Tashti po pėrpiqem tė kujtoj se si e takova (a ta quajmė Meri-Aurora-Linda) me shpresė se do tė mėsoja prej saj diēka pėr xhelozinė e provuar kur pa se po i ikte shoku nga duart. Dua tė them kur ajo ishte gjallė. Tundi kokėn gjatė me dyshim: sipas saj, edhe po tė kisha bėrė tė pamundurėn, nė fund tė fundit do tė kishim vetėm njė fotografi, sepse ajo tashti medoemos do tė ishte njė njeri tjetėr (siē shprehet Shėn Pali, tha, unė vdes pėrditė).     

    Sa mė shumė qė fliste, aq mė shumė ndėrgjegjėsohesha se mė kishte dalė nga tema, ose, siē kishte thėnė vetė, nuk ishte mė i njėjti njeri, prandaj e pashė se ishte e kotė ta zgjatnim mė tej dhe ajo mė premtoi se po t’i vinte pėr tė thėnė diēka, do tė ma thoshte.     

    Herėn e parė qė e pashė pas kėtij takimi, mė buzėqeshi, por kėsaj nuk ia dhashė dot kuptimin qė do tė doja, pra, tė ulesha me tė; kėshtu qė mė pas as unė nuk vendosja tė ulesha me tė, as ajo nuk vendoste tė ulej me mua. Mė pėlqente ta kundroja, megjithėse fshehurazi, sikur doja ta pėrngjaja atė femėr me njerėzit e ēmuar, tė cilėve u mungon ambicia pėr tė qėndruar nė majė, ose pėr tė pasur gjithmonė tė drejtė, por erdhi koha t’i lija hamendjet dhe t’i kthehesha realitetit: sjellja ime sikur kishte qenė parandjenjė e humbjes, sepse u zhduk pa mė thėnė se ku.

    Mendimi i parė qė mė erdhi nė kokė, qe ai pėr vetėvrasjen e saj, por mė vonė mė erdhi turp pėr kėtė: nuk kisha tė drejtė ta mendoja vdekjen as pėr njė personazh libri e jo mė pėr njė njeri tė gjallė.

    Njeriu i sotėm, qė e ka lėnė pas epokėn totalitariste, nuk pranon ta marrim nė mėnyrė tė njėtrajtshme. Pa harruar se epoka globaliste po rėndon po aq sa epoka sė cilės po i zė vendin me shpejtėsi.

    Cili ėshtė vendi i individit tė vockėl pėrballė dy dallgėve tė pamatshme?

    Kjo ėshtė ēėshtja.

    Ose, pa harruar tolerancėn, kjo duhet tė jetė ēėshtja themelore e njeriut tė kohės sonė.

    Ai dhe Ajo janė figura tipike apo atipike?

    Kjo, sigurisht, varet nga ajo se kujt do ia lėmė fjalėn e fundit nė kėtė botė plot dyshime.

 

 

 

 

    Ēfarė mė shkroi Ai

 

    Asgjė nuk ėshtė thėnė: s’ka shumė kohė qė ekziston njerėzimi. Megjithatė, pėr fat, kemi pėrparėsinė tė vijmė pas tė vjetėrve.

    Tė vjetrit thonė:

    Rrėfimi mbin e rritet kudo, nė tė gjitha drejtimet, si njė bimė.

    (Shtrembėrim buzėsh nė sallė)

    Ose:

    Dhjetėmijė diej shndrisin brenda njeriut.

    (Cinizėm nė sallė)

    Ose:

    Kėta grekėt e vjetėr! Imagjinojnė se, pėr tė gjetur parajsėn, perėnditė zbresin nė tokė.

    (Tallje nė sallė)

    Ose:

    Jeta ėshtė aq e pasur sa njerėzit ndoshta mund tė mos njohin asgjė.

    (Zgėrdhirje nė sallė)

    Ose:

    Ia heq mbulesėn zėrit tė urisė seksuale.

    (Fishkėllima nė sallė)

    Ose:

    Kėnaqėsia e ditės sė kulluar duket sikur nxiton.

    (Salla zbrazet)

    Ndėrsa unė them:

    Atė ditė qė vinte nga Parisi, engjėllore si portret i Modilianit!

 

 

 

 

 

 

    Nga fletorja

   

    Pas asaj vape tė papėrsėritshme te Bar Parajsa, mjeku hoqi dorė shumė shpejt prej meje dhe m’u desh tė kthehesha nė shtėpi, ku mė pėlqente tė rrija vetėm, pa vizita.

    Kėshtu mė pėlqente t’u thosha tė tjerėve, por e vėrteta qe se nuk mund tė merrja pėrsipėr t’u thosha qė ėshtė brenda, jashtė, rretheqark meje, njė botė e padukshme, e cila mė sundonte, por unė nuk mund ta pėrshkruaja dot.

    Nuk e di ēfarė kishte mes nesh, intuitė apo imagjinatė, frymėzim apo revelacion, por, herė pas here, mė fanitej ndonjė varg, tingull apo zė qė nuk ishte zė njeriu, dhe, mbi tė gjitha, botė tė pafundme, tė cilat vazhdimisht kėrkonin tė mė bindnin se qenė pėrtej sė mirės e sė keqes.

    Tashti pėr tashti kam frikė tė flas mė tepėr pėr kėto gjėra, megjithatė mė duhet tė them se njėherė fluturova pėrmbi Alpe, ktheva nga Lindja, pastaj nga Jugu: pashė ndėrtimin e piramidave nga skllevėrit dhe eksodin e hebrenjve, pashė ekspeditėn e parė tė ariasve dhe Aleksandrin e madh duke vėzhguar nga Kina, pashė Farin e Aleksandrisė dhe Kleopatrėn, pashė vikingė dhe hordhi­tė e Xhingis Khanit, pashė raca tė verdha dhe tė kuqe, pashė Arkimedin dhe hareme sulltanėsh, pashė turqit te portat e Bizantit dhe Ēezarin, arabėt nė Spanjė dhe Leonardo da Vinēin, Ajnshtajnin dhe Skėnder­beun, Spinozėn dhe Borhesin, mjeshtrit e ikonave dhe kaligrafėt kinezė, Martin Luterin dhe Pilatin, Leninin dhe Marubėt, Rainer Maria Rilken dhe Omar Khaja­min, Atilėn dhe Hanibalin, pashė veten duke shkuar nė klasė tė parė dhe njė ndjenjė tė vjetėr qesharake, pashė se si bota qe bėrė njė njeri i gjallė dhe ky njeri qeshė unė vetė.

    Gjithėsia u bė madhėshtore: unė vetė isha e madhe dhe madhėshtore. Diēka si pigment kishte dalė prej meje dhe qe pėrzier me gjithēka: di se me zor dola prej kėsaj ndjenje dhe menjėherė fillova tė mendoj pėr atė djalin qė mė nxori nga ankthi.

   

 

 

 

 

 

    Nė shėnimet e saj ajo flet  pėr historinė me atė djalin qė e nxori nga ankthi, mirėpo, i prekur nga njė frymėzim i papritur, mora guximin ta bėj unė rrėfimin.

    Ja si ndodhi:

    Djaloshi qė e ēliroi nga thonjtė e ankthit, mezi doli vetė nga trans-i, prandaj ajo, duke e parė me mirėnjohje dhe keqardhje tė thellė, kėrkoi tė dinte se edhe sa gjendje tė tilla mendonte tė kalonte nė jetė. Ai nėnqeshi butė para se t’i pėrgjigjej.

    - Asnjė, - i tha. - Pėr ty e bėra se m’u lut njė miku im qė merret me shkrime. Ai mė tha se edhe ju merreni me shkrime.

    Kur pa se ajo aprovoi e lehtėsuar vendimin e tij, ai nėnqeshi sėrish.

    - Mos kujtoni se tėrhiqem prej vėshtirėsive, - sqaroi. - Unė kėrkoj tė vėrtetėn dhe e kam kuptuar se nuk ėshtė kjo rruga.

    Ajo i mprehu tė gjitha shqisat, sa kohė qė priti pėrgjigjen e pyetjes se cila qe kjo rrugė, derisa gjithė ndehja e qenies sė saj u mbėrthye me njė goditje, si tė ishte vetėm njė flutur, prej fjalės:

    - Zemra!... Detyra mė e rėndėsishme nė jetė mbetet pėrgatitja pėr perspektivėn e pafundme, apo jo! Dhe kjo bėhet me anėn e njohjes sė vėrtetės sė zemrės, me mbrojtjen e saj prej tė kėqijave dhe drejtimin kah morali i bukur: dy gjėra me tė cilat janė e lidhur drejtpeshimi shpirtėror dhe lumturia, pėr sa kohė zemra lėkundet mes ndėrhyrjeve engjėllore dhe djallėzore. Zhvillimi, pėrsosja e prapambetja, rėnia, zhdukja e individėve dhe shoqėrive a kombeve, a s’ka tė bėjė gjithmonė me ēėshtjet e zemrės! Mė falni, ju lutem, qė ju fola kaq gjatė pėr gjėra qė i dini mė mirė se unė.

    Megjithėse u pėrpoq, ajo nuk arriti tė kapė ndonjė dozė dinakėrie te fjalėt e tij tė fundit, prandaj desh mendoi se mund tė mbyllej dita aty, por nuk ia arriti, sepse nuk u pėrmbajt pa pyetur:

    - A i keni kthyer nė jetė tė gjithė ata me tė cilėt jeni marrė?

    Ai ruajti qetėsinė e tij tė zakonshme.

    - Nė jetė? - tha. - Varet se si duhet kuptuar kjo. Njėherė dikush dha shpirt nė duart e mia e, megjithėse sytė e tė afėrmve tė tij qenė drejtuar nga unė, buzėqesha me habi nė mėnyrė tė pakuptueshme. Tė ēuditur pėr buzėqeshjen e pavend, sigurisht ata mė kėrkuan shkakun. Ēasti nė tė cilin kisha buzėqeshur, qe njė ēast zbulimi shpirtėror, diēka krejt intime pėr mua, prandaj kėrkova t’i shmangem pėrgjigjes, por, pas kėmbėnguljes sė tyre, u detyrova tė flas. U thashė se zemra e tij ishte kuptimisht e gjallė, prandaj ai u habit me mua, sepse te unė pa njė zemėr tė vdekur: atė ditė unė e kisha zemrėn tė vdekur.

    Atėherė ajo formoi bindjen se nuk ishte nė dorėn e saj pėr tė pėrcaktuar mbylljen e ditės: dhe, pas kėsaj, pėrnjėherėsh, u ndie si i ēliruar prej njė ngėrēi tė lashtė qė i kishte pasur pushtet tė padiskutueshėm mbi jetėn.

    Qė nga ky ēast qe nė gjendje tė ngrihej nė kėmbė dhe tė pėrzihej me jetėn e zakonshme