APOKALIPSI I ANALTĖS
roman
Kjo histori i pėrket njė vendi tė pėrcaktuar nė kohė e hapėsirė: kush kėrkon aludime, mashtrohet.
Janė katėr kalorės: i pari mbi kalė tė bardhė, i dyti mbi kalė tė kuq, i treti mbi kalė tė zi dhe i katėrti mbi njė kalė pa ngjyrė. Kanė ardhur pėr tė shpėrndarė mjerimin ngado. Ai mbi kalė tė kuq sjell luftė, ai mbi kalė tė zi lė pas zinė e bukės, ndėrsa ai mbi kalin pa ngjyrė, qė ėshtė Vdekja vetė, shpėrndan murtajėn. Pastaj, i bardhi...
Zjarri djeg gjithė barin dhe bėn pluhur njė tė tretėn e pemėve. Njė kometė e madhe sa njė mal zhytet nė det, duke kthyer nė gjak njė tė tretėn e ujit, duke vrarė njė tė tretėn e organizmave atje, si dhe duke fundosur njė tė tretėn e anijeve.
Befas, prej detit del njė pėrbindėsh me shtatė kokė dhe dhjetė brirė. Ka blasfeminė nė shtatė ballėt e tij, ka kėmbėt e ariut dhe gojėn e luanit. Po tia presėsh njė kokė, i del menjėherė tjetra. Do tė mbretėrojė 42 muaj, duke shprehur gjėra dhe blasfemi tė mėdha.
Pėrbindėshi qė do tė vijė nga toka, ka dy brirė. Ai merr pushtetin nga pėrbindėshi i detit dhe, duke treguar dhuntitė e veta tė mbinatyrshme, shpėrndan ngado shi zjarri. Ata qė kanė mbetur gjallė, e njohin vullnetarisht si udhėheqėsin e tyre tė ri.
Megjithatė, duhej ta kishin njohur se kush ishte nė tė vėrtetė, pasi numri i pėrbindėshit ėshtė 666.
Kush ka veshė, le tė dėgjojė.
sipas Apokalipsit
NĖ VEND TĖ HYRJES
Shumė njerėz, edhe pa qenė religjiozė fundamentalistė, thonė se po vjen fundi i botės (Apokalipsi), duke vėnė njė listė tė gjatė arsyesh nė shėrbim tė kėtij argumenti. Pėrplasja e trupave qiellorė, vrimat e zeza, rrezet gama, entropia (rritja e vazhdueshme e universit), rritja e popullsisė, impotenca, sėmundjet, ndotja globale, ngrohja globale, ndryshimi i poleve, epoka e akullit, shkrirja e akullit, stuhitė diellore, shpėrthimi i madh, shkėrmoqja e madhe, ēarja e madhe, hėna, Andromeda, planeti X dhe alienėt, janė vetėm disa arsye qė kanė ngacmuar dhe vazhdojnė tė ngacmojnė fantazinė dhe imagjinatėn e shkencėtarėve, shkrimtarėve dhe artistėve tė tjerė. Teori nga mė tė pėrpunuarat qarkullojnė anekėnd botės, duke shfrytėzuar tė gjitha kapacitetet e mendjes njerėzore pėr tė krijuar njė shkencė futurologjike, si dhe njė letėrsi e art po tė tillė, ku, mbi tė gjitha, mbizotėron industria kinematografike e Hollywood-it.
Ky libėr kėrkon tė kundėrtėn: ai nuk do qė tju ēojė nėpėr metropole, por nė njė vend tė padėgjuar e tė panjohur nga hartat, ku dara e apokalipsit ndryshon nga tė tjerat, megjithatė darė apokalipsi ishte dhe vazhdon tė mbetet. E rėndėsishme ėshtė se do tė mungojė ēdo interpretim, pėr tė mos rėnė nė grackėn e shumėsive tė tyre, siē ka ndodhur aq shpesh nėpėr shekuj.
Kjo histori i pėrket njė vendi tė pėrcaktuar nė kohė e hapėsirė: kush kėrkon aludime, mashtrohet.
NGA NJĖ KUJTIM FĖMINIE
Me sa mbaj mend, nė fėmininė time nė Shkodėr nuk ka pasur ndonjė shprehje qė pėrdorej mė dendur se sa kjo: hė, more, se nuk u shemb Roma!, gjithmonė e shprehur me tonin e: hė, more, se nuk u shemb bota! Formula e saj e gatshme dukej si ngushėllimi apo shfajėsimi mė i madh qė mund tė gjendej nė kėtė botė. E kujtoj mirė, ajo vinte pas ēdo qaravitjeje, sado e rėndomtė, aq tė shpeshta nė kėtė moshė, sidomos pėr ndonjė fėmijė me shumė sedėr, ku, fatmirėsisht apo fatkeqėsisht, me dashjen apo pa dashjen time, futesha edhe unė.
Nė vitin 1976, kur unė isha trembėdhjetė vjeē, i bie qė Roma tė shėnonte 1500 vjetorin e rėnies, por meqė nuk i dija kėto data (para datave tė pafundme tė socializmit), sepse nuk na i mėsonin nė shkollė, hahesha me vete se pse flitej pėr Romėn, pėr tė cilėn dija shumė mė pak se pėr Parisin, bie fjala, qė e njihja mė mirė nga librat e filmat. Nė vitin 2000, nė ndėrrim tė mijėvjeēarėve, isha dy muaj nė Paris dhe pashė shumė gjėra mbresėlėnėse, qė i kisha ėndėrruar pėr njė kohė tė gjatė, megjithatė nuk thashė ndonjėherė: hė, more, se nuk e shemb Parisi! Romėn nuk e kam parė asnjėherė, por kam qėndruar nė aeroportin e saj, tepėr i zhgėnjyer nga autoritetet, qė u sollėn shumė keq me avionin e linjės sė aeroportit tė Tiranės, duke ia dhėnė atė avion njė linje tjetėr, para ca shqiptarėve tė pazot pėr tė reaguar. Tashmė, pėrsėrita me vete fjalėt e ilirit Jeronim, Drita e lavdishme e botės ėshtė zbehur e ndotur, ashtu siē i kishte thėnė 1500 vjet mė parė pėr kėtė qytet, megjithėse nuk i ka shqiptuar kėto fjalė nė Romė, nga e kishin zbuar pėr idetė e tij, por nė manastirin qė ngriti nė Betlehem. Nė atė kohė, viti 410, Romės i duheshin edhe 66 vjet qė tė binte, ku do tė bėhej mbret njė got, por vizigotėt e Alarikut kishin hapur njė derė me dredhi, duke e plaēkitur pėr tri ditė.
Historia thotė se Shėn Jeronimi nuk ishte i vetmi qė mendoi nė kėtė mėnyrė: edhe sivėllai i tij, Shėn Agustini, gjykoi gjithashtu se, megjithėse besohej pėrjetėsia pėr kėtė qytet, ku nuk kishte shkelur kėmbė armiku qė prej tetėqind vjetėsh, nė fakt, ēdo gjė kishte marrė fund, pasi, krejt i zhgėnjyer, iu vu punės pėr tė vėrtetuar se Qyteti i Perėndisė qe nė qiell e jo kjo INVICTA ROMA AETERNA (Roma e pėrjetshme dhe e pathyeshme). Mė kot kishte shkruar njė poet se: Roma vetėm tė bėrtasė dhe Rini urtohet. Me sa duket duhet tė ishe larg Romės pėr ta kuptuar tė vėrtetėn, pasi qytetarėt e saj besonin se vėrtet kishin plaēkitur tre ditė vizigotėt, por gjithēka ishte nė njė rregull tė shkėlqyer: institucionet e lashta iu dukeshin krejtėsisht tė palėkundshme dhe mund tė gėzonin nė kremtime pafund.
Faktin se nė Romė tronditja nuk shkoi nė dėshpėrim dhe zymtėsi fatale, e ilustron rasti i murgut Pelag, i cili ndryshe nga kundėrshtari i tij mesdhetar, kishte origjinė nga Britania e largėt. Ndryshe nga Agustini, qė fliste vetėm pėr hirin e Perėndisė, Pelagu ngulte kėmbė se shpėtimi arrihej me pėrpjekje tė forta individuale, pasi, sipas tij, nėse njerėzit do tė viheshin mė fort nė lėvizje, do tė bėheshin mė tė mirė e mė tė zotė.
Siē thuhet, polemika e tyre mori gjithė Evropėn.
Pelagu ishte arsyeja, ndėrsa Agustini ishte besimi. Fjala e parė pėrfaqėsonte shkėlqimin e botės pagane, ndėrsa e dyta atė tė botės sė krishterė, por tashmė kishte ardhur koha qė kėto dy botė tė ndaheshin. Alarmin e kishte dhėnė tmerri qė shkaktonte afrimi i barbarėve, tė cilėt njė historian romak i kishte pėrshkruar si kafshė me dy kėmbė, tė lidhur pėr kuajt e tyre, nga tė cilėt merrnin mishin dhe qumėshtin, duke mos pasur shtėpi dhe duke mos prekur plug me dorė. Nė kėtė kohė, kėta barbarė ende nuk e kishin bindur njerėzinė se do tė ndikonin mbi qytetėrimin vetė, sidomos nė njėqindvjetėshin e parė tė pushtimit, qė shkonte nga gjyshi te nipi (Octar Rua Attila; Karl Marteli Pepini Karli i Madh; Xhengis Ogadai dhe Gujuk Mangu dhe Kublai).
Duket e tepėrt tė thuhet se doktrina e Pelagut qe njė doktrinė pagane, pasi ai qe njė murg e teolog kristian (megjithėse mė vonė do tė shkishėrohet dy herė), mirėpo ajo qė ai mbron ėshtė njė stoicizėm i pastėr dhe kjo shpjegon edhe faktin qė u mirėprit nė lindje. Doktrina e tij pėrcaktohet nė tė njėjtėn mėnyrė si doktrina stoike: njė moral i bazuar sidomos te pėrpjekja dhe te qėllimi i sė mirės. Doktrina stoike na ēon te doktrina panteiste, sipas tė cilės ēdo gjė ėshtė te Zoti, duke e identifikuar Zotin me botėn. Teologjia (ashtu si e kuptonin kėtė Agustini me shokė) e identifikon panteizmin me ateizmin. Ajo do ta dėnonte edhe Spinozėn qė e kėrkon Zotin nė kėtė mėnyrė.
Nė tė gjithė doktrinėn e tij, Spinoza ngulmon se arsyeja ėshtė e mjaftueshme pėr arritjen e virtytshmėrisė krejt si Pelagu. Mirėpo kjo kėrkesė pėr vullnet tė lirė nuk ecte te Agustini, i cili ia nėnshtronte atė besimit, hirit tė Perėndisė. Shkurt: ajo u cilėsua herezi. Pas shkishėrimit tė dytė, pėr Pelagun nuk dihet mė asgjė, megjithėse nuk kishte pasur mbėshtetės pa ndikim. Dy prej tyre u mirėpritėn te Nestori, peshkopi i Kostandinopojės, mė vonė heretik. Kisha nestoriane do tė pėrhapej deri nė Lindjen e Largme. Njė kinez ujgur, Rabban Sauma, do tė bėhej ambasador i khanit persian te papa dhe mbretėrit e Anglisė e tė Francės, duke pasur pėr mision marrjen e Tokės sė Shenjtė nga muslimanėt, atje ku dikur kishin humbur gjurmėt e Pelagut.
Fitorja e Agustinit u shtri nė disa shekuj, falė elokuencės sė rrallė dhe mbėshtetjes qė i dhanė predikues tė tjerė. Edhe Jeronimi qe me tė. Pėr mė tepėr, nė bazė tė kėsaj doktrine qenė Platoni, me teorinė e tij tė Formave, dhe Jezu Krishti, me shprehjen: mbretėria ime nuk ėshtė e kėsaj bote. Thėnė shkurt, doktrina e tij mbron idenė se qyteti i njerėzve ka njė qytet-amė, se ėshtė njė kopje e keqe e Qytetit tė Perėndisė. Vetėm kur drejtojnė njerėz tė pėrkushtuar ndaj besimit, kemi njė ngjashmėri tė turbullt midis dy qyteteve. Sipas kėsaj doktrine, nė qytetin qiellor tė uriturit janė tė ngopur, ata qė qajnė janė tė ngushėlluar, gjė qė Roma reale nuk e zotėronte. Njerėzit qenė shumė tė ngatėrruar, kurse Mbretėrinė e Qiellit mund ta fitojnė vetėm ata qė u ngjajnė fėmijėve, qė e pranojnė me ēiltėrsi dhe pa u menduar atė qė u jepet.
Siē shihet, njė mendje si kjo, njė mendje e vėrtetė zotash, e mbėshteste rėnien e Romės sė Pėrjetshme.
Megjithatė, njeriu i shkretė, aq di, aq bėn: edhe 1500 vjet pas rėnies sė saj, ai shprehte keqardhje atje nė Shkodrėn e vockėl, pėr tė cilėn nė Romėn e sotme rrallėkush ka dėgjuar.
Tashti nuk e di nėse pėrdoret mė aq dendur shprehja e vjetėr: kohėt e fundit kam shkuar rrallė nė vendlindje dhe sikur i kam humbur pamjet e rrugėve tė saj. E di, ato vetė janė tė ndryshueshme dhe tė paqėndrueshme. Ngaqė nuk e ndiej kohėn qė i prek, kam filluar tė mendoj pėr to me metafora, si pėr rrugėt e njė qyteti qiellor. Madje, sa mė shumė rritet kjo ndjesi, aq mė shumė ndiej se atje, lart nė qiell, Agustini dhe Pelagu janė i njėjti njeri. Nuk provoj ndonjė emocion pėr kėtė: fjala emocion ėshtė e fundit qė mund tė pėrdoret pėr ngjarjet e rėndėsishme tė jetės. Gjithēka i ngjan mė shumė asaj qė provon njeriu nė shtrat, pas njė gjumi tė gjatė, kur bėhet i ndėrgjegjshėm se ėshtė zgjuar.
Kushedi, dua kaq shumė ta besoj, mbase kėtė kanė provuar banorėt e Romės atė ditė qė e kuptuan se qyteti i tyre, i cilėsuar si i Pėrjetshėm, nuk ekzistonte mė.
NJĖ NJERI I TAKUAR RASTĖSISHT
Po ta shohim siē e shohin mistikėt, njė njeri nuk takohet rastėsisht, por ne detyrohemi ti bindemi tė folurit tė pėrditshėm.
Kur i tregova historinė e rrėfyer mė sipėr, ai ma ktheu:
Eh, more mik, nė apokalips, diku nga fundi i shekullit tė parė, qe profetizuar se nė qytetin e madh, i cili mbretėron mbi mbretėritė e dheut duke gėluar nga blasfemitė, gjyqi i Perėndisė do tė zgjasė njė orė tė vetme.
Nga biseda e tij e mėtejme rrjedhin dy argumente:
Argumenti i parė: Mendjet tona tė thjeshta nuk mund tė depėrtojnė nė mendjen e atij qė ėshtė Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi.
Argumenti i dytė: Ndryshe nga ēfarė ka ndodhur me Romėn, sė cilės i janė kushtuar disa libra shumė tė njohur nė botė, pėr Analtėn e vogėl, tė pagjendshme nė harta, nuk ėshtė shkruar, ose, tė paktėn, me siguri tė plotė, nuk ėshtė botuar asnjė rresht.
E kam takuar vetėm njė herė atė njeri dhe tashmė nuk di mė asgjė pėr tė: nuk e di nė cilin cep tė botės ndodhet, ashtu siē po ndodh sot rėndom me shumė shqiptarė. Ky fakt, pra njė rrėfimtar i zhdukur pa gjurmė, mė shqetėsoi vetėm deri atėherė kur mendova, mes tė tjerash, se njė libėr qė nuk i njihet autori, do tė shpėtojė nga interpretimi biografik, ku rreken njerėzit herė pas here.
Dua tė them, pėr hir tė sė vėrtetės, se pa u gjendur ky rrėfimtar, nuk do ti shtoj, as nuk do ti heq diēka rrėfimit tė tij (apo letrave qė la te unė), veēse po shfrytėzoj rastin kėtu nė hyrje pėr ndonjė pėrsiatje si kjo, pasi - ky ėshtė njė premtim - nė rrėfim nuk do tė ketė vend pėr ndėrhyrjen time. Meqė, sė fundi, i kam humbur plotėsisht shpresat pėr tė gjetur atė njeri, po marr guximin tė nxjerr nė dritė rrėfimin e tij, ashtu siē e ka pėrcjellė tek unė, sepse vetėm ai do tė kishte tė drejtė ti bėnte shtesa apo heqje. Siē thotė engjėlli qė shpalli Zbulesėn: nėse dikush do tu shtojė kėtyre gjėrave, Perėndia do tė shtojė mbi tė plagėt e pėrshkruara nė kėtė libėr.
Mė ngushėllon edhe njė fakt tjetėr: nėse marrim tė drejtėn pėr tė folur pėr Romėn, pse tė mos flasim pėr diēka qė e kemi kaq afėr! Mė duket se pikėrisht kėtė kishte parasysh gjatė kohės qė mė tregonte. Mandej, kur e mendon se sa pak kilometra katror ka Analta, vendi ku mbėshtillet gjithė kjo histori, duke folur me terma tė rėndėsisė historike, duhet thėnė se ka rėndėsi mė shumė se Guernika e Pikasos.
Kjo qė them edhe mund tė kundėrshtohet prej ndokujt, por, tė paktėn, duhet tė pajtohemi nė njė pikė gjithmonė, detyra e historisė ėshtė qė tė na mėsojė.
Nė historinė e njerėzimit ka pasur nga ata qė nuk kanė shkruar asnjė rresht e megjithatė kanė pasur ndikim tė jashtėzakonshėm pėrgjatė shekujve. Mund tė mendohet se kjo ka ndodhur ngaqė besonin se e vėrteta nuk mund tė ndahet nga ai qė e shpreh dhe nga ēasti kur ajo shprehet. Ja, pėr shembull, kristianėt e parė dėshiruan pėrzhitjen nė flakė tė Romės (ai pėrbindėshi me shtatė kokė, a nuk i atribuohet Romės sė ngritur mbi shtatė kodra!), kurse, kur ajo ra, e panė kėtė si fundin e botės (a si ndodhi kėshtu Shėn Agustinit me shokė!).
Me gjithė dyshimet ndaj natyrės sė shkrimit, duke pasur parasysh gjithė kėto imazhe qė lėvrijnė herė pas here nė kokė, nuk e marr pėrsipėr tė them se nuk do tė ketė ndonjėherė ndonjė Analtė tė pėrjetuar ndryshe. Pėr rrjedhojė, nuk e marr pėrsipėr tė them se ai pėrjetim nuk do tė ngulitet nė njė shkrim. Koha se kur merr jetė ky shkrim nuk ka asnjė rėndėsi.
As epoka.
Por dimė se njeriu ėshtė kėtu qė tė dėshmojė.
1.
- Dėgjo, mik i dashur, - e filloi ai rrėfimin, - nuk di ta them, sot e kėsaj dite, arsyen e vėrtetė pse e pata lėnė jashtė vėmendjes mėnyrėn se si e njoha vendin e quajtur Analtė (sigurisht, nėse kam arritur ta njoh). Ėshtė njė femėr nė kėtė mes, por nuk ka qenė kjo qė mė pengoi atėherė: besoj, kėtė e di mirė, sepse nuk kam ndier ndonjė nevojė qė ta fsheh, pėrderisa nuk e kam as tashti, por sesi i ndodhin ca gjėra nganjėherė njeriut, i cili pėr tė njėjtėn gjė ka interpretime tė skajshme nė kohė tė ndryshme. Sidoqoftė, mė nė fund, do tė flas pėr kėtė femėr, edhe pse nuk besoj qė kjo do tė hedhė dritė tė plotė mbi dyshimet e mia tė vazhdueshme, pėr tė cilat ende nuk e di se mund tė kenė vallė ndonjė kuptim. Mė ngushėllon fakti qė gjėrat duhet tė jenė mė tė thjeshta se kaq: nuk ndiej dėshirė tė hedh ndonjė dritė mbi diēka, por thjesht tė tregoj njė histori qė mė pėrket, njė histori sė cilės i ka ardhur ora tė rrėfehet.
Fillimisht, duhet tė them se ishim tė dy njėzetvjeēarė, por mė dukej se kishte njė dallim tė jashtėzakonshėm mes nesh, kaq i pazoti ndihesha para vetėsigurisė sė saj: vetėm mė vonė e kam kuptuar qė ai turbullim i marrė mė vinte prej dėshirimit. I besoj kėsaj qė them: ditėn qė mė kėrkoi ta shoqėroja pėr nė Analtė, e kujtoj si ditė kur njė mashkull i ri prek nė majat e lumturimit njerėzor. Tė paktėn mund tė them se brenda meje bėri vend diēka e kėndshme dhe e mirė, tė cilėn me zor e zotėroja, kaq e madhe ishte pėr mua.
Analta ngrihet vetėm rreth 500 metėr mbi fushė, prandaj duhet tė kemi qenė mė pak se nė gjysmėn e rrugės, kur mė tha me ton urdhėrues se duhej ti rrija larg, ndėrsa vetė u ul mbi njė gur, duke i dhėnė kokės prapa: po i shkonte gjak nga hundėt. E mbaj mend, si ta kem para syve atė ditė tė largėt, se hemorragjinė e hundėve e pat nga dielli i fortė, kurse vetėm njėqind metėr mė lart mjegulla u bė aq e dendur, saqė nuk arrija tė kuptoja pse ngulmonte pėr tė vazhduar rrugėn, sepse atėherė nuk e dija qė ishte bijė e atij vendi dhe e dinte mirė se ēfarė po bėnte. Ēfarė mė ra nė sy, kur hymė nė fshat, qe se takuam vetėm gra (ndoshta duhet thėnė se dėgjuam vetėm zėra grash), prandaj pyeta pa tė keq ku qenė burrat, por mora njė pėrgjigje me ton kaq tė prerė, sa nuk guxova tė pyes mė, veēse pėrsėritja me mend fjalėt qė kishte renditur: Qysh se ia behu mjegulla nė kėto anė, filluam tė vėmė rregull. Pėr njė njeri qė e njihte historinė e atij vendi, fraza e mėsipėrme donte tė thoshte: Qysh se ia behu mjegulla nė kėto anė, filluam tė ndajmė burrat veē e gratė veē. Siē mora vesh mė vonė, nuk kishte qenė kjo ndarja e parė, sepse gjithēka kishte filluar nga gjėra mė tė thjeshta: sė pari qenė ndarė dhitė nga delet, pulat nga gjelat, kuajt e bardhė nga kuajt e kuq, numrat tek nga numrat ēift, zjarret e mėdhenj nga zjarret e vegjėl, fiqtė nga kumbullat, ftonjtė nga shegėt e egra. Kuptohet, lista e gjėrave tė ndara mund tė zgjatet e zgjatet pa fund, me plot subjektivitete e gjėra kokėmėvete, pasi nė Analtė kishte mė tepėr vend pėr mosmarrėveshje se sa pėr marrėveshje.
Shkurt, edhe pse mė duket se ndenjėm nja dy orė, nuk mora vesh se ēfarė ndodhte nė atė vend ku nuk kishte shkuar kurrė drita elektrike, megjithėse ngrihej vetėm 500 metėr mbi fushėn ku kalonte rruga kombėtare.
Nuk mė hodhėn mė andej puna e jeta, kėshtu qė me atė femėr u takuam vetėm pas rreth njėzet vjetėsh, nė njė vend tė huaj, ku unė kalova pak kohė, kurse ajo vazhdon tė jetojė sot e kėsaj dite, duke marrė pėrsipėr tre fėmijėt e njė martese tė dėshtuar. Edhe shumė kohė mė pas e kam gjykuar tė pashmangshme, diēka jashtė forcave tė mia, ēfarė ndodhi atė ēast takimi.
- Kurrė mė nuk do tė jesh pėr mua djali i atyre viteve, - mė tha kur mė pa rroba nė trup.
Sishte nevoja tė fliste, sepse gjithēka e kuptoja nga vėshtrimi i saj. Veēse harronte veten: vitet kishin kaluar edhe pėr tė e dėshirimi i vjetėr nuk mė ekzaltoi siē e prisja. Nuk mund tė them se nuk doja tė rrija pranė saj, se nuk doja ta pėrkėdhelja herė pas here, i tėrhequr nuk e di prej ēfarė force, sepse nuk i emėrtoja dot ndjenjat e mia, por ndjehesha si mbi gjemba, prandaj u ngrita dhe u vesha, si i shtytur prej njė force tė verbėr, tė cilėn ajo, sigurisht, e nuhati. Vetė ajo shpiku diēka tė kotė si arsye pėr largimin tim, diēka ku ndjehej menjėherė frika se mund tė kuptohej e vėrteta. E aprovova atė arsyen e kotė, pėr forcė zakoni, dhe, kur mu var nė qafė pranė derės sė apartamentit, u ndjeva krejt i kthjellėt (nuk kam provuar mė parandjenjė aq tė kthjellėt), duke lexuar qartas nė trurin tim: kisha gabuar kur shkela aty dhe duhej tė zhdukesha menjėherė.
E gjithė kjo qė tregova, merr vlerė nga ēfarė pasoi mė tej: kur dola jashtė, mė hante gjithė trupi, nė njė mėnyrė qė smė kishte ndodhur herė tjetėr, njė si thirrje pėr tu kthyer po atė natė pranė asaj femre, pėr tu shtrirė pranė saj si pak ēaste mė parė, megjithatė u jepja kėmbėve shpejt, si tė mė ndiqte pas diēka kėrcėnuese. Me tė mbėrritur nė banesėn time, puna e parė qė bėra, qe banja: atėherė e kuptova se mė hante njė aromė e ēuditshme si prej lėnde gome, e cila, ngaqė nuk hiqej nga asnjė fėrkim, mė shtyu qė tė dorėzohesha para saj, por megjithatė kjo nuk mė ndihmoi pėr gjetjen e qetėsisė. Bėra gjithēka qė mund tė bėja nė atė ēast, ndeza televizorin, dėgjova kompaktdiskun e pėlqyer, dola nė ballkon, shfletova shpejt e shpejt dy revista, e, meqė pėr asnjė ēast nuk shpėtova nga sikleti i trupit tim, dola e brodha i vetėm nė rrugėt e shkreta tė mesnatės, pothuajse deri nė orėt e mėngjesit.
Nė mėngjes bėra njė tjetėr banjė, duke u munduar ta bind veten qė tashmė ajo vuajtje do tė merrte fund, sepse, sipas programit, e kisha ditėn plot lėvizje e punė. Gjatė kėsaj lėvizjeje, do ta kisha harruar tė keqen qė mė kishte zėnė, nėse nuk do tė afrohej, duke mė marrė erė, qeni i njė plake (nga ata qė ne shqiptarėt i kemi quajtur qenė kufiri), i cili nuk mė kishte trazuar kurrė mė parė, prandaj e zonja u zemėrua shumė nga ky veprim i tij i papritur dhe e qortoi rreptė. Unė e kapa menjėherė arsyen pse mė nuhati qeni dhe nuk arrita tė shqitem mė prej idesė se e mbartja pa pushim aromėn time tė ēuditshme. Mė e vėshtira ishte kur futesha nė vende tė mbyllura: bie fjala, nuk arrita tė shijoj fare njė muze arti, pėr tė cilin kisha ėndėrruar gjithė jetėn.
Nė mbrėmje u ndjeva mė mirė, sepse e kalova duke shėtitur nė park dhe ajri i freskėt sikur mi hapi pak mushkėritė. Me kėtė gjendje tė mirė shpirtėrore, bėra banjė disa minuta tė mira, duke u shkumuar fort dhe duke u fėrkuar deri nė dhembje. E kisha marrė lehtė, ia kisha bėrė kot qejfin vetes, sepse pashė qė ajo aromė jo vetėm nuk hiqej, por bėhej aq e fortė, sa mė largonte gjumin, prandaj, duke u rrotulluar nėpėr rroba, bėra njė zbulim tė frikshėm: ajo lėnda si prej gome qe lėnda e dikurshme e mjegullės, me tė njėjtin neps qė i mbėshtillte dikur trupat dhe mendjet e analtasve. Sigurisht, nuk ishte i lehtė pajtimi me kėtė mendim, pasi mu desh tė bindesha qė ajo aromė nuk vinte nga sapuni, nga peshqiri, nga rrobat e brendshme dhe ato tė jashtme, nga ēdo gjė e mbajtur nė xhepa, nga uji apo mjedisi, por nga vetė ai vendi me emrin Analtė.
Pėr disa ditė me radhė, ēdo gjė qė preka, apo pashė, mė kujtoi udhėtimin e parė dhe tė fundit nė Analtė. Kur fillova tė mėsohem pak nga pak me aromėn, mu shpif frika tjetėr: pas saj, a mos e kishte radhėn mjegulla vetė dhe, pas mjegullės, a mos e kishte radhėn ajo sėmundja e rregullit!
Qė nga ai ēast, interesimi im nuk qe mė pėr atė femėr, por pėr atė vend.
Mbėrrita nė atdhe pas dy javėsh dhe vazhdoja tė mbaja erė.
Shumė kohė mė vonė, pasi u njoha me Analtėn (nėse e kam njohur vėrtet), ajo erė iku vetė, pakuptueshėm, siē ikėn njė sėmundje.
Prej kaq kohėsh e pyes veten: a do tė shkruaj pėr atė vend?
Dhe them me vete: ku ta dish, jemi lodra tė verbra tė fatit!
Po ja, Zoti desh qė, njė herė pėr njė herė, vetėm tė rrėfej pėr tė.
2.
- Mik i dashur, - vazhdoi ai, - edhe pas pesėdhjetė vjetėsh, dėshmitarėt e paktė, tashti pleq, tė cilėt do ta kujtonin me hollėsi ditėn e parė kur nė Analtė u fol seriozisht pėr Fundin e Botės, diskutonin me bindje tė plotė pėr zanafillėn e kėsaj historie. Pothuajse tė gjithė thoshin qė, mė tepėr se prej faktit tė nisjes sė dikujt nė rrugėn e ndaluar, njerėzit qenė tronditur kur doli se ky njeri qe djali i madh i njėrit prej kasapėve tė fshatit: askush se kishte ēuar ndėrmend mė parė se njė njeri i tillė, pa emėr e lavdi, do tė sfidonte e pėrdhoste tabutė e vjetra.
Dėshmitarėt pajtohen tė gjithė nė pikėn se, atėherė, fshati, i prekur thellė nė pjesėn e vet mė delikate, pat menduar ta vendoste ndėshkimin sipas rasteve tė ngjashme, por, pėr ēudi, historia ishte mė e thjeshtė: pjesa mė e madhe e njerėzve nuk e dinte as se ku fillonte ajo rrugė e mbuluar prej kohėsh, mbase prej shekujsh, prej ferrash tė pakalueshme, sepse, gjithmonė, brezat rriteshin pa e mėsuar qenien e saj. Ishte mė se e qartė pėr kėdo qė, nėse mėsonte pėr tė dhe kėrkonte ta njihte, i kujtohej se po tėrhiqte mbi vete zemėrimin e kuēedrės, kėshtu, meqė qysh nė vogėli i ishte ngulur fort nė kokė frika prej saj, ai tėrhiqej menjėherė. Kjo qe arsyeja qė, kur pat guxuar tė jepte njė temė hartimi pėr perėndimet e diellit, mėsuesi (i vetmi nė gjithė historinė e fshatit) qe ndėshkuar: pas kėsaj, askush nuk i ēonte mė fėmijėt nė shkollė. Madje askush nuk pranonte ti jepte shpjegime pse e kishte kryer njė veprim tė tillė: disa shpiknin njėqind arsye tė ndryshme, vetėm e vetėm pėr tė fshehur tė vėrtetėn qė sua nxirrte goja. Kjo e vėrtetė u kėrcėnua vetėm nė njė muzg tė bukur tė diele, ku, ndėrsa rrėkėlleu ndonjė gotė mė tepėr, mėsuesi, pėr herė tė parė, filloi ti zbrazte me zė tė lartė mendimet e veta pėr perėndimet e diellit. Edhe kėtė herė, bashkėfshatarėt, qė ndodheshin aty pranė, siē mund tė merret vesh, u larguan menjėherė prej tij.
Vetėm njė njeri do tė kishte dashur ta dėgjonte deri nė fund: djali i hajthshėm i kasapit, i cili, i heshtur dhe i mbyllur nė botėn e tij melankolike, po kalonte rastėsisht andej. Por as ai nuk qėndroi atėherė pranė mėsuesit: kėtė djalė e njihnin pėr tepėr tė druajtur, sepse nė tė vėrtetė ashtu ishte, deri kur erdhi lajmi se qe nisur nė rrugėn e ndaluar.
Siē mbahet mend, njerėzit shtrembėruan buzėt nga kjo histori e nisjes sė tij, sepse, edhe ata qė e donin, u shprehėn kėsisoj:
- Ėshtė djalė i zgjuar, veēse Perėndia i ka dhėnė njė menēuri qė si duhet. Ia ktheu shpinėn zanatit tė mbarė tė tė atit! Mos i gjet gjė tė parėt tanė qė nuk dinin as tė shkruanin, as tė lexonin!
Vėrtet nuk u gjet rast i ngjashėm nė histori, por nga mendjet mė punėtore u pėrgatit njė ndėshkim i ri, i cili, kuptohej, nuk kishte pasur rast tė pėrdorej mė parė: dikush tha se mbi djalin e kasapit do tė derdheshin nė mėnyrė tė papėrballueshme pėrbuzja e fyerja, qė ti bėhej vetmia aq rraskapitėse sa vetėvrasja ti dukej e ėmbėl. U mor vesh menjėherė se ēdo tė thoshte pėr kėta njerėz shenjtėrimi i zakoneve tė tė parėve, themeli mbi tė cilin kishin ngritur jetėn e vet dhe tė fėmijėve: shumėkush e quajti atė nisje nė rrugėn e ndaluar si provė qė u bėhej karakterit tė tyre tė pėrgjumur nga pėrditshmėria, ose si provė se fshatin e kishte marrė malli pėr njė festė kolektive.
Qė optimizmi i madh kishte qenė njė mendjelehtėsi, u mor vesh vetėm atėherė kur u kthye nga rruga e ndaluar mė tepėr se gjysma e ndjekėsve: me ca fytyra tė zverdhura nga lodhja dhe tmerri, tė kthyerit thanė se pėrfund njė pllaje kishin parė diēka tė ndritshme, vezulluese e tė frikshme njėkohėsisht, joshja e sė cilės qe tunduese, porse, atje pėrtej, sprapsja e horizontit bėhej me njė shpejtėsi marramendėse, plot humnera tė mėdha, pėrpirėse, nga niste njė stuhi e paparė ndonjėherė, e cila stė linte tė shikoje dy hapa para. Mirėpo dėshmia e dytė, sipas sė cilės kishte mbetur vetėm njė njeri nė ndjekje, qe mė e ithtė: tė kthyerit e kėsaj radhe thanė se kur i mbėrriti njė erė e fortė (nga dielli, i cili ngjante si i fyer nga marrėzia e paturpshme njerėzore), i zbuloi shikimit tė tyre mrekulli tė panumėrta, por marrosėse, ajo gjė qė ndodh, siē thonė, me tė mbyturit e pa shpėtim, dhe, pėr njė njeri me mend nė kokė, kjo donte tė thoshte se ishte e pamundur tė bėje pėrpara. Sado tė pabesueshme tė tingėllonin kėto kallėzime, askush nuk mund tė kundėrshtonte para atyre njerėzve qė lodhja e tmerri u kishin lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė tė gjithė pamjen e fjalėt.
Sidoqoftė, pėrderisa kishte mbetur dikush nė ndjekje, ky nuk qe ēasti pėr shuarjen e shpresave. Mirėpo, nė buzėmbrėmje, me tė mbėrritur, ndjekėsi i fundit, sė pari, u ul dhe vodhi diēka tė verdhė, shkulm pas shkulmi, si tė kishte pirė dhjetė-pesėmbėdhjetė litra ujė, pastaj, pasi e mori pak veten, meqė askush nuk mund tė thoshte diēka tjetėr, me gjuhė tė ntrashur tregoi njė orė rresht se si duhet ta kishte vrarė kuēedrėn djali i kasapit.
Pakkush e dėgjoi deri nė fund, sepse kallėzimin e tij shumė nga analtasit e quajtėn pėrēartje prej tė marri, megjithatė, kjo nuk i ndihmoi aspak pėr tė shpėtuar nga njė epidemi tmerri qė linte pas e panjohura, tė cilėn, tashmė, pasi i lėshoi ndjenja e kolektivitetit, gjithsecili mundohej ta pėrballonte nė mėnyrė vetjake. Mirėpo njėri, duke mos e kuptuar se po fliste me zė tė lartė, kishte pėshpėritur me ankthin e njeriut tė tronditur thellė, qė nuk sheh shpėtim askund:
- Ky ėshtė Fundi i Botės.
Tė shumtė ishin ata qė do tė kishin dashur tė mos i dėgjonin kėto fjalė, pėr mė tepėr tė thėna me atė ton dėrmues. Shumė tė tjerė, pėrkundrazi, siē ndodh rėndom nė kėsi rastesh, filluan tė hamendėsojnė se si do tė ishte ky fund: u fol pėr gjėra aq tė ēuditshme e tė frikshme, saqė kushedi ku do ti ēonte fantazia, nėse nuk do tė gjendej dikush qė do tė thoshte se ishte koha pėr tė shkuar secili nė shtėpinė e vet, sepse atė ditė e kishin justifikuar ku smbante mė, sado tė pėrpiqeshin, nuk do tė mund ta fshihnin se i kishin nervat copė, kur, nė fakt, u duhej njė mendje shumė e freskėt.
Nėse pas pak minutash mbeti ndokush nė rrugė, ky ishte ndonjė nga ata kaproēėt e rinj tė pushtuar nga tragjedia e tmerrshme e njeriut qė nga njėra anė e ndjen se ka lindur vonė, nga ana tjetėr e ndjen se ka lindur pikėrisht nė kohėn e duhur, kur mund tė bėhet burrė i vėrtetė: tashti qė edhe heronjtė e fundit kishin filluar ta shohin shtrembėr njėri-tjetrin, kėta djem nuk kishin me kė tė shkėmbenin ndonjė fjalė, nuk kishin se kujt tia zbraznin atė qė u regėtinte nė shpirt, prandaj u binin rrugėve poshtė e lart. Ndokush priste ndonjė gjė nga kėta djem, tė cilėt nuk kishin spikatur mė parė me ndonjė aftėsi tė veēantė, veēse ishin njohur pėr pėrtacinė e tyre, pėr kokėfortėsinė dhe mungesėn e plotė tė sedrės, por atė natė, tė rėndė pėr tė, Analta nuk polli mė asnjė ngjarje pėr tu mbajtur mend, asnjė ngjarje qė do tė mund tė dilte pėrmbi tmerrin e shkaktuar nga fjalėt e thėna pėr Fundin e Botės.
Megjithatė, ajri mbetej thellėsisht i elektrizuar nga parandjenja tė liga se diēka mund tė shpėrthente nga se pandehje, pasi po bluheshin dalėngadalė ato qė bota moderne i njeh si teoritė e antiteoritė e komploteve tė mėdha: njeriu nuk e ka pėr natyrė qė ta pranojė lehtė humbjen.
Sigurisht, ajo qė e bėn universale kėtė histori ėshtė prania e konspiracionit, e cila rri nė themel tė saj, gjė aq e modės edhe nė kohėn tonė: pra, edhe nė kėtė histori, patjetėr duhet tė fshihet diēka pėrtej asaj qė do tė sjellė Fundin e Botės, diēka ose dikush. Edhe nė kohėn tonė teori tė suksesshme komplotesh kanė ushqyer besimin, si dhe dyshimin, qoftė nė nivel grupesh, qoftė nė nivel individėsh: gėlojnė teori e besime tė vėrteta mbi komplote e, sigurisht, edhe antiteori. Pėr socio-psikologėt shpjegimi ėshtė i thjeshtė: shoqėria, e cila ndahet nė grupime, njeh thyerje kulturore, qė kanė njė ndjenjė tė thellė mosbesimi ndaj njėri-tjetrit. Kjo thyerje i pjell dhe i shton kėto teori tė komplotit, pa pėrjashtuar mistikėn qė e shoqėron njeriun nė shumė aspekte, deri nė ditėn qė ndahet nga kjo botė.
Por le tė ecim nė rrėfimin tonė.
3.
Historia e ikjes nė rrugėn e perėndimit ishte mes tyre, por asnjė nga analtasit nuk foli mė pėr tė, derisa ndodhi vrasja, siē e quajtėn disa, apo vetėvrasja, siē e quajtėn disa tė tjerė.
Edhe dy javė pas asaj ikjeje qė kishte tronditur thellė jetėn e varfėr tė Analtės, mėsuesi, ndoshta i vetmi njeri pa teori komplotesh, mbushur vazhdimisht me emocione tė reja, tė paemėrtueshme, vazhdonte tė mos shihte njeri me sy, prandaj e kishte si pas njė mjegulle vajzėn e vetme tė kasapit, kur iu pėrgjigj, pa llogaritur nivelin e njeriut tė cilit i drejtohej:
- Yt vėlla ndoshta edhe ka mbėrritur aty ku ėshtė nisur... Sidoqoftė, askush smund ta vėrtetojė... Ne e pranojmė nė mirėbesim
Sepse ne, qė mbetėm kėtu, jemi vetėm... ca
jetimė tė mjerė.
Kur e mbaroi gjithė frazėn, pėr herė tė parė gjatė atyre ditėve, iu kthjellua pėr njė ēast shikimi, veēse kėsaj here, pėr ēudinė e tij tė madhe, pėrnjėherėsh iu turbullua nga bukuria e vajzės sė re, kėshtu as qė u pėrpoq ta kėrkonte pėrgjigjen e asaj pyetjeje: vetėm atė ditė u bind se kishte brenda tij diēka qė e mposhtte arsyen me tė cilėn mburrej aq shumė. Pikėrisht nė atė ēast ai e kuptoi se nuk donte tė humbiste praninė e asaj vajze, pėr tė cilėn ishte gati tė duronte edhe pyetje nga mė tė ēuditshmet: i kishte dhėnė mėsim dikur, por kurrė se kishte menduar se do ta takonte ndonjėherė nė kufijtė e tė bėrit grua, diēka qė po ia pėrziente vetė lėndėn e kockave, sepse ajo vajzė truppakėt, por me syrin pishė, ia plaste, nė mėnyrė shkallmuese, fuqinė femėrore mu nė fytyrė. Me gjithė pėrpjekjet e mundimshme, pas pak, ai smundi ta duronte mė atė djersitjen prej akulli dhe ngėrēin e fortė ndėr zorrė, ato duar dhe atė gjak qė ia urdhėronte njė forcė e panjohur, sepse sakaq mbeti pa frymė, sikur po e damkosnin me hekur tė skuqur, apo sikur po e kapte njė ndjenjė e pakontrolluar vaji: fare papritmas, pa thėnė asnjė fjalė, pa parė nėse qe vendi i duhur, por krejt i sigurt se pikėrisht atė gjė duhej tė bėnte, ai e rrėmbeu trupin e brishtė tė vajzės dhe e puthiti pas tė vetit, duke kėrkuar, ndėrkohė, buzėt e saj. Ai mish i butė, si punė zoēke, qė shtrinte nėn vete, i jepte tėrbim, klithma tė pakontrolluara dashurie, por edhe ia thithte shpėrthimin e gjakut, duke e mbushur me njė ndjenjė, e cila e mbante mes qiellit e tokės, diēka e rrallė, qė ai e quajti vetė lumturia (megjithėse mė pėrpara qe tallur me kėto gjėra), dhe nuk deshi kurrsesi ta humbiste mė, thuajse vetėm pėr atė ēast kishte jetuar. Atėherė, befas, i thirri sedrės dhe i pėlqeu ta tregonte gjithė fuqinė e tij prej mashkulli, derisa u bind se jo gjithēka varej nga vullneti i tij, sepse dikur vajza, qetė-qetė, i shpėtoi nga duart dhe u ngrit nė kėmbė, duke shkundur dheun nga rrobat.
- Ti e di, - tha ajo, pa e parė nė sy. - Dikur kėto punė i ndante plumbi.
Me kėto fjalė, as mė shumė, as mė pak, i kujtonte se ishte vajzė e fejuar, nė njė fshat pėrtej Analtės, megjithatė, ai nuk po luante nga vendi. Qe ai qė i thirri mendjes i pari, kur, ndėrsa po e zhbironte vajzėn me shikim, i shkrepi njė dritė e beftė dhe mendoi se qe para njė situate me tė vėrtetė dramatike. Nuk kishte gabuar, sepse papritur ajo nxori diēka nga gjiri dhe ia la nė dorė, rėndė-rėndė, thuajse ishte duke peshuar nė atė veprim e gjithė jeta saj prej femre.
- Jepi, - tha prerė, kėtė herė duke e parė me ca sy ku digjej flaka e fatalitetit. Meqė nuk mund tė jem fati yt, por pas kėtij ēasti as unė nuk dua tė shkoj te fati im i parė, vramė... Kėtė punė e ndan vetėm plumbi...
Vetėm atėherė e kuptoi mėsuesi se ēfarė kishte bėrė dhe, rrėmbimthi, u ndje i fundosur nė terrin e njė tragjedie pėrpirėse: shtrėngonte revolen, pa mundur tė thotė diēka, veēse tė rendte drejt diēkaje qė e ndillte pareshtur, me njė thirrje tė papėrballueshme, me pastėrtinė e njė zjarri shfarosės qė zhdukte tė gjitha gjurmėt e dyshimit. Nė tė vėrtetė, siē do ta kuptonte mė vonė, kėmbėt i kishte nė tė njėjtin vend, ishte vetėm njė pjesė, nga mesi i trupit tė tij, qė po rendte, po shtrinte pushtetin e plotė mbi tė dhe po e drejtonte drejt njė pike pėrvėluese. Se dinte se ēishte kjo pikė, qė i dukej aq pėrvėluese sa i ngjante me qendrėn e kozmosit, prandaj kėrkonte ta gjente, ta identifikonte me dijet e tij astronomike, sepse i dukej se atje do tė gjente tė vėrtetėn e atij ēasti: asgjė tjetėr skishte rėndėsi, as zogjtė, as era, as malet, as qielli, as gjėrat e tjera tė natyrės, pėr tė cilat kishte mėsuar dikur nė njė shkollė tė qytetit. Befas ndjeu se filloi tė rritej mbi gjithēkanė zėri i njė fėmije, njė zė i veēantė, qė dukej se nuk i pėrkiste as kėsaj bote, as asaj tjetrės, prandaj e mprehu dėgjimin aq sa filluan ti gjėmonin veshėt: zėri qė e rriste sigurinė vazhdimisht, si zėri i njė fėmije nė orėn e mėsimit, e shponte me njė saktėsi pothuajse matematike. Ashtu siē ishte duke kėrkuar symbyllur burimin e zėrit, ai besoi se gjeti atė pikėn qė kėrkonte prej disa minutash, megjithėse nuk i vinte dot emėr, dhe shpėrtheu, nė mėnyrė histerike, sa egėrsisht, aq edhe butėsisht.
Shumė mė vonė, shumė larg kėtij vendi, ai do ta kuptonte se kishte thėnė:
- Ėshtė e vėrtetė: ti duhet tė vdesėsh!
Sigurisht, as atėherė, as mė vonė, nuk diti ta shpjegojė se ēfarė donte tė thoshte e gjithė kjo. Nga ana tjetėr, e sigurt se e pat me tė dhe e gėzuar se ia arriti aq lehtė qėllimit, vajza mori pamjen e njeriut qė e pret vdekjen nė mėnyrė sublime, duke e ngjeshur trupin nė grykėn e revoles, por tjetri tashmė as e shihte as e ndiente mė, sikur tė ishte ndalur koha njėherė e pėrgjithmonė, sikur asnjė grimė e qenies nuk i pėrkiste atij vetė: as krisma e mbytur e armės qė qėllonte nė mish, sepse befas qenė zhvlerėsuar gjithė ato ligje qė ua mėsonte nxėnėsve prej shumė vitesh, qenė zhvlerėsuar ligjet e fizikės dhe ligjet e moralit. Veēse kur ndjeu ti rėndonte pesha e trupit tė vajzės, me njė qartėsi tė pamėshirshme prej filmi iu shfaq marrėzia e veprimit tė nxituar dhe pafundėsia e gjėrave qė do tė mund tė kishte bėrė nė atė fshat, me tė cilin e kishte tė lidhur jetėn nė mėnyrė tė pashmangshme, porse ai po e shpėrblente nė mėnyrėn mė tė paparashikueshme, duke ia pėrmbysur pikėrisht gjėrat qė i mbante si atribute pa asnjė hije dyshimi: pati kohė vetėm sa tė merrte tė vrarėn nė krahė, ta nxirrte nė njė vend ku do ta gjenin njerėzit.
U zhduk sa hap e mbyll sytė, tė gjente njė vend ku do tė mund tė mblidhte mendjen, sepse nuk arrinte ta besonte se kishte bėrė njė vrasje, prandaj po ia mbathte larg njerėzve qė do tė mund tia dėshmonin diēka tė tillė, do tia dėshmonin vetė tmerrin e pėrmbledhur nga realiteti, i cili po i kthehej pėrnjėherėsh te shqisat, me tė gjithė peshėn e ndėshkimit, me tė gjithė pėrmasat e ligjeve tė shpallura dhe tė njohura mirė prej tij. Megjithėse ecte gjithė ngut, nė faqen e njė pllaje, si nė faqen e njė libri, iu renditėn kėto fjalė, qė ishin vetė zakonet e vendit: Njė vajzė e fejuar, duke u martuar me njė tjetėr, i jep tė drejtė tė fejuarit ti vrasė vėllanė, tė atin, xhaxhanė ose kushėririn e parė. Nėse vajza ėshtė e rrėmbyer, tė afėrmit, ose i fejuari, kanė tė drejtė tė vrasin rrėmbyesin, ose ndonjė prej tė afėrmve.
Disa ditė pas ngjarjes, nė vendin ku u gjet trupi i vajzės, bari qe rritur shumė, por midis fijeve tė gjelbra nuk gjendej asnjė gjallesė nga ato qė gjenden rėndom nėpėr livadhe, ndėrsa bagėtitė, edhe nė kohė thatėsire, nuk pranonin ta hanin. Nuk dihet se cila plotėsonte tjetrėn, sidoqoftė duhet thėnė se te varri punėt ishin ndryshe: atje nuk dilte asnjė fije bari.
4.
Nė njė kohė me vrasjen, disa metra mė tej, tek shihte se qeni i shtėpisė se hante ushqimin prej dorės sė tij, veēse e kundronte me ca sy tė trishtuar e enigmatikė, djali i vogėl i kasapit hoqi dorė nga ajo qė po bėnte, duke e ēuar mendjen tek e motra, pas tė cilės qeni qe shumė i lidhur, dhe vendosi ta kėrkonte, por nuk kishte bėrė asnjė hap, kur u pėrzien bashkė angullima ējerrėse, krejt e papėlqyeshme, e qenit dhe krisma e armės. Mu nė atė ēast, ai dalloi lot nė sytė e qenit dhe u pushtua menjėherė nga parandjenja e keqe, megjithėse atėherė, kurrsesi, nuk deshi tė besonte nė diēka fatale.
- Nuk besoja se qemė kaq tė dėnuar nga fati, - do tu thoshte mė vonė, nė ditėt e gjata tė zisė, prindėrve tė dėrmuar.
Por ngurrimi i tij nuk zgjati shumė, se e ėma u shfaq nė derė, duke treguar me gisht dy pula tė ngordhura nė mes tė oborrit, e pazonja ta mbante pėrbrenda njė tė vėrtetė tė tillė.
- Dil e kėrkoje motrėn, o djalė, - tha. - E kanė
vrarė.
Qysh atė ēast, ajo u duk njėzet vjet mė e vjetėr, sikur tia kishin hequr nga jeta ato vite, befas, me dorė.
I biri, i cili nuk ndjeu dhimbje mė pak, as atėherė, as mė vonė, qė nga ajo ditė do tė fillonte tė pėrdorte gjithfarė mėnyrash pėr tia larguar asaj mendjen nga ndjenja e fajtores. Vazhdimisht ishte i bindur se nuk ia arrinte dot qėllimit, qė i kishte vėnė vetes, dhe e bėnte veten fajtor edhe pėr gjėra tė tjera, tė cilat nuk kishin asnjė lidhje mė kėtė histori. Nuk priste ndonjė gjė tė madhe as atė ditė kur solli nė shtėpi njė orė tavoline, tė cilėn e kishte ndėrruar me njė dele te njė i panjohur i rastit. Pa thėnė asnjė fjalė, filloi tė bėnte zhurmė me zilen e orės, derisa u tėrhoqi vėmendjen prindėrve tė shushatur nė njė qoshe tė dhomės, e, kur ia arriti qėllimit, u hodhi atyre njė shikim tė kėnaqur, sepse shumė rrallė mund tė ndodhte njė gjė e tillė.
- E kurdisa, - tha. - Por mė duhet tė dal tė pyes pėr orėn e saktė.
Pa e drejtuar fare trupin e lodhur, e ėma i hodhi njė shikim tė vakėt, qė prej cepit ku po rrinte, si njė perėndi e mefshtė, e pa mėsuar qė ta besojnė.
- Mos u lodh kot: ēoje shtatė e njėzet, - i tha me pėrtesė, mė tepėr pėr forcė zakoni, pa asnjė prapamendim pas atij veprimi.
Pėr tė mos ia prishur qejfin dhe pa e vrarė mendjen mė gjatė, djali e vuri orėn aq sa tha ajo, por mė vonė, kur ndeshi nė rrugė njė tregtar ēikėrrimash, i cili mbante orė, u mahnit: qe fjala pėr njė saktėsi tė plotė. Dhe nuk qe njė rastėsi kalimtare; gruaja e kasapit, qė e gjente pėrmendėsh orėn e saktė nė ēdo kohė, pėrditė filloi tė nxirrte nga kujtesa ca data martesash, lindjesh, vrasjesh, vdekjesh, sėmundjesh masive e pushtimesh, tė papėrmendura kurrė mė parė, ca emra njerėzish, tė cilėt i linin gojėhapur edhe mė pleqtė, ca histori tė varrosura mashtrimesh a dashurie, tė cilat rrezikonin tia vinin flakėn gjithė fshatit.
I biri bėri ēmos tia kanalizonte kėto dhunti jo vetėm nga frika e ndonjė tė papriture, por, mė tepėr, pėr qėllimet e tij. Ka mbetur vrimė e zezė, sepse nuk u mor vesh kurrė, nėse qe e sinqertė, apo e fshehu tė vėrtetėn, por pas njė jave mundimesh e pėrpjekjesh, i tha tė birit se nuk ia dilte dot, pra nuk po e gjente emrin e vrasėsit. I biri se ngacmoi mė: siē u mor vesh mė vonė, atij i interesonte mė tepėr njė nuk e di, se sa njė pėrgjigje e gabuar. Vetėm kur vrau kushėririn e parė tė mėsuesit e kuptuan njerėzit se ēfarė bluante nė kokė ky djalė i pafjalė.
U arrestua vetėm njė ditė pas vrasjes: i thanė se tashti kishte shtet dhe nuk mund tė bėnte mė sipas qejfit.
Siē e dimė, regjimi komunist pat vėnė dorė qė nė fillim mbi kėto situatat e gjakmarrjes.
5.
Kur drejtuesi i kursit kundėr analfabetizmit aty nė burg, i cili krijoi menjėherė simpati tė veēantė pėr tė, sepse demonstronte para tij njė kujtesė tė mahnitshme, megjithėse nuk mbante fare fletore, mori pėrsipėr tu drejtohej autoriteteve pėr tia zbutur dėnimin, por donte tė dinte mė parė se ēfarė do tė bėnte ai nė liri, djali, pa pasur nevojė tė mendojė ndopak, iu pėrgjigj se do tė merrte pushkėn dhe do tė qėllonte edhe nė varr viktimėn e tij. Drejtuesi i kursit, megjithėse u ngri i pezmatuar, gjithė dhembje se nuk po ia dilte asaj qė po kėrkonte, hodhi edhe njė hap tjetėr.
- Vrasėsi su zbulua kurrė, - ia kujtoi, - pse je i sigurt se ke bėrė pikėrisht atė qė duhet?
Djali nėnqeshi nė mėnyrėn mė tė padeshifrueshme: tha se qe i sigurt ngaqė e kishte ndėrgjegjen e qetė.
Megjithatė, pikėrisht nė kėtė kohė, pranoi tė merrte prej tij mėsime vizatimi, pasi kishte dhėnė prova si njė gdhendės i mirė nė materiale nga mė tė ndryshmet, deri te mbetjet e njė ftoi. Qenė mėsime tė pėrshpejtuara, sepse pritej nga ēasti nė ēast tė transferohej nė burgun mė tė largėt, diku nė njė zonė tė thellė, ku, pėr arsye tė dėborės, nuk udhėtohej fare disa muaj dimėr. E la gojėhapur mėsuesin e vet, edhe me pėrparimet e pabesueshme nė kėtė fushė.
Prindėrit, pėr fat, arritėn ta vizitojnė pak para transferimit. Pikėrisht nė kėtė udhėtim tė tyre tė fundit nė qytet, u kuptua se plakėn nuk e kapnin shkrepjet e fotoaparatit, megjithėse njė fotograf i shkathėt, i cili i kishte zbuluar po vetė si personazhe, u mor tepėr gjatė me ta, sa qė me zor iu shkėputėn nga duart.
Nė shtėpi, qė tė nesėrmen, kasapi filloi ti merrte tash e parė fotografitė nė dorė, pa ua ndarė njėherė vėshtrimin e pikėlluar: siē do tė thoshte mė vonė, vazhdimisht ushqente shpresėn se dikur plaka do tė shfaqej nė to. Meqė kjo, afėrmendsh, nuk ndodhi asnjėherė, pushtohej gjatė nga ndjenja tė pashpjegueshme, duke bėrė herė pas here biseda pa lidhje, derisa e shoqja mėrzitej nga sjellja e tij. Qe njė pasdite e butė maji kur, mė tepėr pėr ta qortuar, se sa pėr ta ndėshkuar, ajo i bėrtiti:
- Lėre atė dreq! Njė copė letėr ėshtė.
Kasapit si iku trishtimi nga fytyra, megjithatė e uli fotografinė.
- E di se ėshtė njė copė letėr, - i tha sė shoqes. - Veēse, mė mundon fakti se, nganjėherė, mė duket sikur ti nuk je me tė vėrtetė.
Nė fillim e shoqja qeshi nga kėto fjalė tė thėna me aq sinqeritet, por kur ia pa fytyrėn, u murrėtua dhe ajo, prandaj u ngrit ngadalė dhe ia hodhi duart nė qafė, me shpresė tė vakėt se kėshtu do tia zbuste ndopak trishtimin bashkudhėtarit tė rrugės sė gjatė tė jetės, siē e quajti atė ēast nė mendjen e saj.
- Mos u bėj fėmijė, - i tha me ton filozofik. Edhe pak e po shkojmė atje ku nuk kemi nevojė pėr asgjė.
Ishte kohė dreke dhe pėr tė qenė nė lartėsinė e detyrės bashkėshortore, siē po i pėlqente tė dukej, duhej tė merrej me gatimin, por pėr ēudi, pa se nuk po i pėlqente tė ndahej prej tij: ia zbėrtheu kėmishėn, filloi tia pėrkėdhelte gjoksin dhe barkun, me njė lloj ndjesie se sa mė shumė qė e prekte, aq mė shumė fundosej bota pėrreth, duke mbetur vetėm zėri i saj qė thoshte se atij i vinte era plak. Mirėpo, ai pėrcaktim, nė vend qė ta pėrmbante, e eksitoi mė keq: i pėlqente ajo qė pėrcillej brenda saj nėpėrmjet prekjeve qė pėrparonin pa pushim. I shoqi kėrkoi njė rast, ku ajo do tė ndalonte pak, dhe e pa i qetė.
- Nuk do tė mė vinte keq, tė mė vijė era plak, nėse do ta kishim shtėpinė plot, - ia ktheu.
Pikėrisht atėherė e kuptoi ajo se e urrente pėr vdekje fotografin: kjo ndjenjė e re ia pėrtėriu krejt qenien, thuajse me tė vėrtetė e risolli edhe njėherė nė botė. Mė pas, kur zbuloi se urrejtja dha dashuria janė dy gjėra tė ndėrsjella, sepse me tė njėjtėn fuqi qė urreu fotografin filloi tė dashurojė tė shoqin, befas ndėrroi mendje: ia diti pėr nder atij njeriu, qė i linte vend pėr ndjenjėn e saj ndaj tė shoqit, tė cilin vazhdonte ta pėrkėdhelte nė vende gjithnjė e mė delikate. Plaku, i cili po pėrpiqej prej kohėsh tė rregullonte frymėmarrjen, nuk tha asnjė fjalė, i sigurt se nė atė fyt tė rėnduar nuk do tė mund tė artikulohej njė fjali e rregullt, i sigurt se nuk do tė mund tia dilnin asaj qė po kėrkonte e shoqja, megjithatė i dukej e mjaftė zhytja nė njė si banjė tė vakėt, edhe duke e quajtur iluzion mė tepėr se sa jetė.
Do ta kuptonte vetėm mė vonė shndėrrimin e vaktėsisė nė njė nxehtėsi tė papėrmbajtshme, qė pa u marrė vesh nėse shpėrthente nga brenda apo vinte nga jashtė, i shkriu pėr tė nė njė qiellin e tokėn, gjithė atė gjithėsi qė mund tia rrokte mendja, e cila sikur premtonte diēka, tė paktėn njė iluzion mbarsjeje, njė iluzion se jeta nuk mbaron me vdekjen e njeriut.
Kėto mendime ishin njė arsye e fortė pėr ta pritur tė nesėrmen, pavarėsisht se sa e zymtė mund tė dukej ajo.
Asnjėri nuk mund ta ēonte ndėrmend se atė ēast pėr ta po ngjizej njė fėmijė i bukur dhe i shėndetshėm.
6.
Fėmija rritej duke ruajtur shėndet tė plotė, por, i pushtuar nga njė xhelozi pakufi, i ati nuk e lejonte as njė ēast tė vetėm ti shkėputej prej syve, nuk e linte as tė dilte nė oborr, e jo mė tė pėrzihej me fėmijėt e fqinjėve, saqė pakkush e besonte se ky qe njė fėmijė i vėrtetė, duke dyshuar nė ndonjė rreng prej pleqsh tė krisur.
Deri nė moshėn pesė vjeē ai fėmijė nuk u largua asnjėherė nga shtėpia: u deshėn shumė e shumė kėrkesa, derisa plaka ia mbushi mendjen tė shoqit qė ta merrte fėmijėn me vete nė gjininė e saj. Plaku pranoi, por meqė pėr tė kjo qe njė ditė e veēantė, e porositi gruan ta vishte fėmijėn me teshat mė tė mira, ca tesha qė qenė gati, tė kuqe all. Ajo ditė qe njė ditė e vėrtetė feste: tė veshurit e fėmijės i ngjau njė riti emocionues, thuajse mbretėror, ku asnjė parandjenjė, sido tė shfaqej, nuk mund tė merrej nė konsideratė, megjithėse mė vonė, kur gjėrat u bėnė tė pakthyeshme mė, kasapi do tė ngulte kėmbė se kishte pasur shumė tė tilla.
Ndoshta, mund tė thuhet qė kėtė herė parandjenjat bėnė tė kundėrtėn, sepse pikėrisht ngjyra e kuqe e solli gjėmėn: te shtėpia e dajave tė vet fėmija u sulmua nga njė dem i tėrbuar dhe nuk bėri dobi asnjė ndėrhyrje, sepse vdiq nė vend.
Shterrja e lotėve, as mė shumė e as mė pak, kasapit i solli humbjen e shikimit.
Njė muaj mė vonė, kur filloi ti kthehej shikimi, njeriu i parė qė dalloi nė dhomė, qe e bija, e cila rrėmoi nė njė kosh rrobash dhe doli pėrsėri. Meqė tė njėjtin veprim ajo e bėri edhe pas dy-tri orėsh, plaku u ngrit nė kėmbė dhe e ndoqi pas, duke thirrur emrin e saj, derisa ndeshi tė shoqen nė derė. Gruaja nuk i tha nėse e besonte apo jo, iu afrua pa thėnė asnjė fjalė, e zuri ngadalė pėr dore dhe, kur e afroi pranė shtratit, filloi ta zhvishte si njė fėmijė, duke e dėgjuar se si pėshpėriste, gati duke u ngashėryer:
- Pėrnatė e shoh veten nė ėndėrr, kėshtu siē jam tashti. Janė njerėz tė shumtė qė mė sodisin lakuriqėsinė. Por mė tepėr se pėr kėtė, unė druhem se mos ma lexojnė atė pyetjen qė ia bėj vazhdimisht vetes: vėrtet na vijnė prapėsitė prej asaj qė bėri djali ynė i madh?
Plakės nuk i pėlqeu ajo pamja e tij prej qaramani.
- Marrėzira! - i briti me tonin e njė perėndie mbrojtėse. - Djali ynė qe njė engjėll. Dhe mos e vrit mendjen! Jeta vetė ėshtė njė ėndėrr dhe njė ditė do tė zgjohemi.
Nė zėrin e saj ndjehej menjėherė pasiguria, por sdonte ta jepte veten. Ndėrsa mendonte kėshtu, befas, nėpėr shpejtėsinė e pazakontė tė emocioneve iu shfaq fytyra e sė bijės, veēse gjithēka qė ndodhte ishte kaq e vrullshme, sa nuk e mori vesh se ēfarė donte tė thoshte kjo, mirėpo, pas pak, provoi njė lehtėsim tė papritur, sepse iu duk se te ai veprim zbuloi arsyen e moskapjes nga fotoaparati: duhej tė kishte dalė nė fotografi kur qe e re, e bukur dhe plot shėndet, e jo tashti qė pleqėria po e vinte gjithnjė e mė poshtė. Asnjėherė nuk e mori vesh nėse e kishte pėr vete a pėr tė shoqin, kur tha:
- Mos u mėrzit. Ēdo e keqe vjen pėr tė mirė. Pikėrisht prej nesh do tė lindė dragoi qė do tė vrasė kuēedrėn e mallkuar. Tė shpėtojė njėherė e mirė ky fshat i marrė.
I fliste si njė fėmije, te i cili fjala do tė zinte vend patjetėr, ashtu si pėrrallat e ninullat, por ia pėrkėdhelte trupin prej burri me nepsin e gruas epshore. Kasapi, i gėzuar nga kthimi i dritės sė syve, e vėshtroi gjatė dhe, pasi pa qė pushtohej edhe ai vetė nga ndjenja e dashurisė, u bind menjėherė se nuk kishte kuptim asnjė ndjenjė kundėrshtimi: iu dorėzua i tėri, megjithėse skishte asnjė shpresė se do tė mund tė gjente mė atė qė kishte humbur. Por e shoqja, qė shihte shpesh ėndrra me dragonj e kuēedra, mendonte ndryshe dhe pėrpiqej ta mbante edhe atė nė formė.
- E shoh se si po vijnė, - thoshte si nė jerm, - jo njė, por dy djem.
As vetė nuk ishte e zonja ti besonte si duhet ato fjalė, megjithatė i thoshte herė pas here, ngaqė i dukej se kishte ngecur koha nė vend, pasi nė Analtė, si zakonisht, nuk ndodhte asgjė.
7.
Njė mėngjes, nė tė dalė tė vjeshtės, u pa tė pėrshkonte njėrėn nga rrugėt qė tė ēonte nė qendėr tė Analtės, njė njeri qė ecte shpejt, pa pėrshėndetur as majtas, as djathtas: kishte pamje eremiti tė harruar prej tė gjithėve (rrobat e tij qenė lecka tė vjetruara, flokėt dhe mjekra e paqethur hallakateshin nė erė), por duhej tė zotėronte njė fuqi tė papėrballueshme shpirtėrore, sepse nuk i bėnin pėrshtypje fare shikimet e ēuditura dhe injoruese. Me tė mbėrritur nė qendėr, gjeti vendin mė tė lartė, vuri duart si hinkė para gojės dhe shpalli me ton profetik:
- Fantazmat i pjell mungesa e dashurisė!
Zėri i kishte mbetur po ai, i shumė viteve mė parė, kur predikonte dijen para nxėnėsve tė vet, prandaj e njohėn se kush qe: prapė pa pėrshėndetur as majtas, as djathtas, mėsuesi mori rrugėn e shtėpisė sė vet.
Nė Analtė historia e tij nuk preku askėnd, megjithėse ai e tregoi pikėrisht pėr kėtė qėllim: si njė parabolė nga duhej tė dilte njė moral i madh, siē tha vetė, ashtu si nė bibėl.
Kjo histori, me sa mbahet mend, qe pak a shumė kėshtu: kur kreu vrasjen, gjashtė vjet mė parė, meqė e kishte zėnė gjaku, ia mbathi vrapit si i ndėrkryer nė drejtim tė malit dhe pėrfundoi nė njė shpellė tė madhe me plot guva tė fshehta. Pėr aq sa i premtoi koha, zgjodhi njėrėn nga kėto guva dhe, i lodhur e i hutuar nga ajo qė kishte ndodhur, u shtri tė mblidhte veten, derisa e zuri njė gjumė i rėndė, plot ėndrra tė kėqija. Do tė donte tė flinte mė gjatė, do tė donte tė flinte njė javė rresht, kaq i dėrmuar ishte, por nė mesnatė e detyrua tė zgjohej nga njė zhurmė e ēuditshme dhe, pasi iu deshėn disa ēaste pėr tė kuptuar se ku ndodhej, filloi tė mbante vesh nė qetėsinė e thellė ku ulej e ngrihej njė frymėmarrje e rėndė, ndėrsa njė erė e keqe ia shponte hundėt: pėrnjėherėsh e kuptoi se frika po ia ngrinte qimet pėrpjetė, por kėrkoi te vetja dhe gjeti forca qė tė mos pipėtinte, derisa drita e parė e agut e ndihmoi tė kuptonte se kishte fjetur nė strofkėn e njė ujku. Pasi mallkoi rrahjet e forta tė zemrės, nga frika se do tė zgjonte bishėn, filloi tė kėrkojė me gishta ndonjė gur tė mprehtė, me tė cilin do ta qėllonte kafshėn nė kokė, por drita e rritur dhe pak i tregoi atė muskulaturė tė shkėlqyer qė zotėronte armiku i tij dhe u zbyth. Ujku duket e ndjeu lėvizjen, sepse hapi sytė dhe e shikoi njeriun me vėrejtje, pa lėvizur fare: vetėm atėherė ia pa mėsuesi turirin e zhyer me gjak, por kjo pamje tmerruese, nė vend qė ta ēorodiste, e ngrohu pak, sepse iu bė e qartė (si nė njė histori tė ngjashme, ndodhur dikujt tjetėr shumė kohė mė parė) qė bisha e kishte kursyer ngaqė ishte e ngopur me prenė e natės, njė pjesė e tė cilės vazhdonte tė ishte aty brenda guvės, duke ia bėrė me sy pėr njė zjarr tė mirė dhe haje tė shijshme. Siē do tė shihte mė vonė, edhe ujku e shijonte mjaft mishin e pjekur e kjo e pėrcaktoi fatin e tė dyve: patėn plot gjashtė vjet bashkėjetese. Ditėn qė bisha nuk u kthye mė nė strofull (siē do tė merrej vesh, dikush e kishte vrarė tashmė damtorin e madh), mėsuesi pa se, sigurisht, nuk e shtynte dot pa mikun e rrallė, tė cilit ia kishte mbėshtetur jetėn, prandaj zbriti nė fshat: ishte e diel kur mbėrriti nė shtėpi, ishte po e diel, veēse shtatė ditė mė vonė, kur doli pėr herė tė parė prej saj.
Disa i thanė se gėnjente, disa tė tjerė kėmbėngulėn se ajo histori i pėrkiste dikujt tjetėr, se kishte ndodhur shumė vite mė parė. Megjithatė, dėshtimi i efektit tė parabolės nuk e theu, pasi prapėseprapė iu vu punės pėr rihapjen e shkollės: shkoi shtėpi mė shtėpi, kudo ku kishte fėmijė pėr shkollė.
Pikėrisht nė kėtė kohė gruas sė kasapit i erdhėn dhimbjet e lindjes: megjithėse qe mesi i korrikut, filloi njė borė e shtruar, si prej lulesh, dhe lehona, qė u parashikoi fatbardhėsi binjakėve tė sjellė nė jetė, se kishte ēuar frazėn deri nė fund, kur mėsuesi u shkeli pėr herė tė parė nė prag.
- Kėta dy djem kanė njė tė ardhme tė shkėlqyer, - profetizoi ai. - Sigurisht, po tu nėnshtrohen mėsimeve tė mia. Aleksandri i Madh u bė i madh, sepse mori ca thupra shpinės nga Aristoteli.
Pa u turbulluar aspak nga fjalėt e tij tė mėdha, e ėma e binjakėve, qė mezi priste tė mbetej vetėm e ti shikonte foshnjat nėn sqetulla (nuk e humbte besimin se mund tė lindte dragonj), ia preu shkurt.
- Kjo botė ėshtė pėllėmbė-pėllėmbė, - i tha. - Varet nė cilėn pėllėmbė do tė shkelin.
Kur mbaroi, ajo i ktheu shpinėn, duke treguar se me kaq ishin thėnė tė gjitha.
Nuk mjaftoi vetėm kjo, pasi ai dėshtoi nė tė gjitha dyert ku trokiti. Mė e keqja qe se mė nė fund e pranoi dėshtimin edhe vetė dhe u zhyt nė njė vetmi tė thellė, tė paprekshme prej askujt, larg ēdo gjallese. Ishte njė shtator, dita e planifikuar pėr fillimin e mėsimit, kur u dha nė dhomėn e menduar si klasė, vajza e vrarė e kasapit: kishte moshėn e asaj dite kur e pat pėrshkuar plumbi, veēse pa atė tė kuqin e faqeve qė ia pat marrė mendjen dikur, megjithatė, diēka ia bėnte po aq familjare, po aq tė domosdoshme, si prani. Ajo nuk deshi tia dijė pėr hutimin e tij: i kėrkonte tė merrej me edukimin e binjakėve tė mbetur nė dorėn e pleqve.
Po nė shtėpinė e kasapit mėsuesin se qasi njeri brenda. Plaka, e mėrzitur qė nuk shihte ndonjė shenjė nėn sqetullat e tė vegjėlve, ia nguli shikimin fort dhe u mėshoi njė nga njė rrokjeve tė fjalėve qė po thoshte, duke lėnė tė kuptohej se kjo duhej ngulitur mirė nė tru.
- Kjo botė ėshtė pėllėmbėpėllėmbė, - pėrsėriti. - Varet se nė cilėn pėllėmbė do tė shkelin.
Po atė ēast, i ra fort ballit me dorė, nė shenjė kujtese: i vendosi djepet e binjakėve nė anėn e kundėrt me atė tė vėllait tė tyre fatkeq, qė nuk qe bėrė mė shumė se katėr vjeē, sepse binjakėt kishin njė tė qarė tė paparė ndonjėherė. Ndėrkohė, nga frika e verbimit, mė shumė i mbanin nė krahė se nė djepa. Dikur e ėma u kujtua se ai ishte vendi ku flinte e bija dhe prapė i ra ballit me dorė, duke psherėtirė: as ai fat nuk qe pėr tė vegjlit e saj. U gjet vend tjetėr pėr djepat, por fėmijėt filluan tė qanin gjithnjė e mė fort: duke e pėrmbytur shtėpinė me njė ndjenjė tmerri. U qetėsuan nė mėnyrėn mė tė papritur, atėherė kur nuk kishte mbetur asnjė rreng pėr tu pėrdorur. Mbahet mend qė atėherė, nė moshėn tre muajsh, njėri tė ketė thėnė:
- Zoti ėshtė mė i madhi.
Nuk u mėsua kurrė se cili foli, sepse fjalėt i dėgjoi vetėm plaku, qė nė kėtė kohė e kishte shikimin mjaft tė dobėsuar. Kur binjakėt mbėrritėn moshėn dhjetė vjeē, prindėrit u thyen nė vendimin e marrė dikur dhe u dha para tyre mėsuesi, i cili, meqė po i jepej pas kaq shumė vjetėsh mundėsia tė ushtronte profesionin e vet, shfaqi pėrkushtim tė lartė, por ndryshe nga ēkishte parashikuar, pa se binjaku te i cili kishte mė shumė besim, nuk mėsoi kurrė tė shkruajė e tė lexojė: ishte si ti jepje mėsim njė cope druri. Meqė edhe tjetri ishte natyrė e mefshtė, megjithėse dinte tė shkruante e tė lexonte shumė mirė, prindėrit ua ndėrprenė mėsimet, duke shpėrfillur plotėsisht kėmbėnguljen e gjatė e tė pafund tė mėsuesit.
8.
Binjaku qė mėsoi shkrim e kėndim, po i humbiste kėto aftėsi, kur, krejt papritur, mbėrriti letra e parė nga burgu.
Meqė nuk i munguan pėrgjigjet, i gėzuar se nė familjen e tij dikush shkruante e lexonte, djali i burgut, e shpeshtoi numrin e letrave, aq sa binjaku lexues u mėrzit prej tyre, por binjaku tjetėr e detyronte ti lexonte me zė tė lartė, derisa ti mėsonte vetė pėrmendėsh, sepse herė pas here mrekullohej nga ato qė shkruheshin aty. Pėr shembull, letrėn ku shkruhej pėr teorinė e relativitetit, e mėsoi pėrmendėsh qė me herėn e parė, aq sa e merrte atė nė dorė dhe, krejt i dalldisur, e lexonte fjalė pėr fjalė, edhe pse nuk njihte asnjė germė. Pikėrisht atėherė kur lexonte kėtė letėr, mendoi pėr herė tė parė pėr makinėn fluturuese dhe nuk e hoqi kurrė mė nga mendja. I studioi gjatė llojet e makinave fluturuese, pėr tė cilat i shkruante i vėllai, por i kushtėzuar edhe nga mundėsitė e veta, veēoi njėrėn, duke ia kushtuar asaj gjithė kohėn e vet, derisa e ngriti nė kėmbė, mu nė mes tė kopshtit tė madh, ku, mė njė pasion fėmijėsh, bėnte prova pambarim.
E shqetėsuar tepėr nga rrezikshmėria e kėtij pasioni tė ethshėm e tė pakuptueshėm qė i mbėrtheu tė birin, e ėma filloi tė studiojė me imtėsi vendin e tij tė fjetjes: dilte se nė atė vend kishin ndodhur gjėra tė mira dhe tė kėqija, prandaj vendosi njė copė pasqyrė pėr tė shpėrndarė forcat e sė keqes. Meqė nuk pa ndonjė ndryshim tė shpejtė, hoqi pasqyrėn dhe mori njė vendim tė ri, por nuk pati guxim tė pėrdorte ujė tė bekuar, sepse iu shpif frika e ndonjė pėshtjellimi, dhe ia nisi punės me njė flakė qiriri. Meqė qiriri bėnte tym e i dridhej flaka, si e shtytur nga njė parandjenjė e ligė, gruaja e mbushi atė cep tė dhomės me degė lisi e bredhi.
Vetėm pas kėtyre veprimeve tė fundit mori frymė lirisht.
- Tashti do tė qetėsohet, - tha shkurt, me njė ton qė nuk pranonte kundėrshtime prej askujt.
Mė pas, gjėrat rrodhėn pėr binjakun, sepse ato ditė ndodhi eklipsi i diellit. Binjakut i kujtohej pikė pėr pikė se ēshkruante i vėllai pėr kėtė fenomen tė natyrės dhe tregoi nė mėnyrėn mė shkencore se si do tė hyjė hėna mes diellit dhe tokės, tregoi pėr datėn dhe orėn kur do tė ndodhte kjo, por mori vetėm tallje e pėrqeshje: madje, askush se ēau kokėn pėr pėrdorimin e xhamave tė tymosur, tė cilėt qenė pėrgatitur me shumicė dhe shpėrndarė gjithandej prej tij.
Mirėpo eklipsi ndodhi: nė orėn e caktuar kafshėt u nisėn drejt vathės, zogjtė u tulatėn, gjelat ia nisėn kėngės, era pėrkundi pemėt e nemitura dhe filluan tė shfaqen yjet, duke krijuar te tė gjithė ndjesinė se po ndalej koha dhe dielli nuk do ta merrte veten kurrė mė. Analtasit, zakonisht tė ftohtė e stoikė, u pėrfshinė nga njė tmerr i papėrshkrueshėm dhe u bėnė mė tė butė e tė arsyeshėm me njėri tjetrin. U bėnė pajtime tė disa zėnkave qė mendoheshin tė pėrjetshme, mirėpo, pothuajse nė tė kthjellėt, njė rrufe u dha flakė disa mullarėve, duke i pėrvėluar zemrat e acaruara, dhe, atėherė, marrėdhėniet e njerėzve morėn rrugė tjetėr: ata prapė u bėnė inatēorė, tė sertė, ngatėrroheshin pėr asgjėsend.
Megjithatė ndarja qė binte mė tepėr nė sy nė kėtė kohė nė Analtė, qe kjo: nga njėra anė qenė ata qė, pėr tė shpėtuar nga ankthi i gjėmės, sdonin tė dinin pėr asgjė dhe, nga ana tjetėr, ata qė pėrdorėn tė gjitha mėnyrat pėr tė nxjerrė ndonjė fjalė mė tepėr prej binjakut, i cili nėnqeshte i qetė dhe i bindte tė vetėt pėr kotėsinė e kėsaj frike. Meqė gjėma e pėrfolur nuk po ndodhte, gruaja e kasapit, e siguruar se i biri merrte erė nga punėt e qiellit, e la tė lirė, mirėpo, ndėrkohė, ai e kuptoi se i mungonte diēka fillestare: i shkoi ndėrmend tė pėrpiqej edhe njė herė pėr tė mėsuar shkrim e kėndim.