GAZMEND KRASNIQI

email: gazkrasniqi@yahoo.com

 

 

 

 

PROFIL ARTISTIK

 

GAZMEND KRASNIQI

 

            1.

Gjatė itinerarit tė tij shumėvjeēar poetik Gazmend Krasniqi ėshtė udhėhequr prej parimit tė formuluar nga poeti francez Stephane Mallarme: mė mirė njė libėr i vetėm, i organizuar dhe i punuar fort, sesa njė pėrmbledhje frymėzimesh tė rastėsishme, qofshin kėto edhe tė mrekullueshme. Kėtė prirje ai e komenton te eseja “Njė filozofi e kompozicionit”, me tė cilėn shoqėron botimin e librit “Poema”. Libri nė fjalė pasqyron pikėrisht kėtė prirje: nė faqet e tij pėrqendrohet gjithė mundi i pėrhapur nė librat e kaluar, jo tė paktė, poetikė tė autorit. Me qėndrimet postmoderne – jashtė ideologjive, dogmave dhe konvencioneve – gjuha zbulon mundėsitė pėr fragmentarizėm, apo pėr vetafirmim nė mes tė kaosit, duke kundėrshtuar format e mbyllura tė modernizmit, hierarkitė, kategoritė e llojeve dhe tekstet kanonike (veprat letrare tė pranuara). Autori propozon forma tė hapura e tekste multikulturore, tė rimodeluara prej tij.

Libri “Poema” ėshtė poezi e ideve (ka edhe ushtrime formaliste, si pėrtėritje a ēlirim forme prej njė suaze tė shėnuar nga disiplina e rreptė e poetit skrupuloz), e cila zhvillohet pėrmes metaforash tė gjetura pranė dhe tė pėrmbajtura mė shumė se sa tė zbuluara ēuditshėm, nė botė tė panjohura, por qė vijnė nėpėr njė gjuhė poetike tė pėrpunuar pėrtej ėmbėlsisė, disi ashpėr, dhe ngjan me baptima hapash kalldrėmesh tė tė ekzistuarit si artist e njeri.

Krasniqi i shmanget ndjeshėm personalitetit dhe mė pak shprehjes artistike tė kohės, duke synuar poezinė e kulluar. Pėrkorja ndaj fjalės dhe ndjenjės e ēon jo rrallė nė shtigje hermetizmi, prandaj udhėtimi nėpėr kėtė libėr shkon si nėpėr njė dritė pylli, ku gjithsesi freskia dhe kureshtja janė tė pranishme si shoqėruese tė pandara. Poeti e sheh poezinė si pėrmbyllje tė diēkaje, prandaj ajo duhet lexuar e plotė: nė fund tė saj ti ke ndiesinė e kėndshme se sapo je njohur me njė mjeshtėr tė artit tė poezisė.

Ja disa pėrcaktime qė gjenden nė kopertinėn e kėtij libri:

Krasniqi ėshtė metafizik dhe i thellė nė njė mėnyrė tepėr universale, ndonjėherė efemere.

Janice Mathie-Heck (Kanada)

Me poezitė e tij konēize, tė pasura me refleksione dhe aspak vanitoze, Gazmend Krasniqi bėn pjesė ndėr zėrat mė tė rėndėsishėm tė lirikės bashkėkohore shqiptare.

Hans Joachim Lanksch (Gjermani)

Qė nga vėllimi i tij i parė poetik, Na ishte njė tors dashurie (1993), dhe deri tek mė i fundit, Ungjilli sipas Djallit (2004), Krasniqi ėshtė bėrė pėrherė e mė i ndjeshėm ndaj aspektit formal tė teksteve tė veta. Tek ai, ėshtė zinxhiri i pėrfytyrimeve qė e krijon idenė dhe teksti i zbulon kuptimet e tij nėpėrmes rrugėtimit nga pėrfytyrimi te koncepti, duke qenė se te mesazhi i fjalės mbėrrihet vetėm me ndėrmjetėsinė e figurės poetike.

Ardian Marashi (Francė)

 

 

2.

Prirja nė drejtim tė cilėsisė e jo tė sasisė, pėrcakton edhe veprėn narrative tė Gazmend Krasniqit.

Romanet dhe tregimet e autorit i nėnshtrohen njė kėrkimi tė parreshtur, ēka vėshtirėson paraqitjen e njė profili tė mbyllur, sepse kemi tė bėjmė me njė autor nė proces. Nė romanet Fundi i botės, Njė verė nė Paris, Eldorado, si dhe nė tregimet, ai interesohet mė fort pėr mėnyrėn se si tregohet njė histori, sesa pėr vetė historinė, sado e ēuditshme tė jetė ajo. Krasniqi bashkohet me idenė se “forma e pėrdorur njė herė del jashtė pėrdorimit dhe vlen pėr aq sa na nxit tė kėrkojmė njė tjetėr”. Nė vartėsi tė subjektit qė ndėrron pėr ēdo roman, ai ndėrron edhe stilin, duke kėrkuar atė qė kjo vepėr tė mishėrohet. Kėshtu, ēdo vepėr ndryshon pozitivisht nga pikėpamja e formės letrare.

Edukimi i parė si nxėnės i njė shkolle arti, si dhe puna shumėvjeēare si drejtues i njė galerie arti e shenjojnė thellėsisht edhe veprėn e tij letrare: kjo duket nė kolazhet dhe pastiche-t qė pėrzihen me format mė tradicionale tė tė rrėfyerit, ku gjėra, shpesh tė pangjashme, ngjiten pėr tė krijuar njė realitet tė ri, i cili mund tė jetė shumė gjėra tė tjera. Kjo pėrforcohet nga krijimi i fundit tė hapur dhe situatat e pangulitura. Nga stereotipet e prozės, klishetė gjuhėsore dhe rregullat kanonike tė shkrimit, ai pėrdor ato qė mund tė marrė nė mbrojtje nė njė epokė ku janė vėnė nė dyshim fuqitė e letėrsisė.

Vetė shkrimtari shkruan diku: Nga pėrvoja, pra a posteriori, shoh se aty jam i pėrcaktuar jo nga pikėsynimi por nga sensi i tė bėrit. Shoh se kjo punė (shkrimi! krijimi! kompozimi) ėshtė diēka si ēlirim nga njė sėmundje, prej tė cilės rrjedh njė kompleks krimineli: nuk do tė doja tė lija gjurmė apo dėshmi tė asaj qė mė ka shkaktuar ky mundim, sepse duhet tė mbetet vetėm libri i zhveshur dhe i pėrfunduar, njė pėrvojė qė nuk mund tė pėrsėritet prej kujt, pasi edhe vetė nuk ka pėrsėritur ndonjė tjetėr.

Pėr romanet Fundi i botės dhe njė Verė nė Paris, te revista Mehr Licht (nr. 22) kritikja Natasha Lushaj shkruan:

Ka njė rimodelim tė strukturave tė tė menduarit artistik e mbėshtetur nė traditėn vendase, mekanizmin e fantastikės sė pėrrallės dhe legjendės, e shfrytėzuar edhe nga autorė tė tjerė (Kadare, Agolli), por nė njė tjetėr cilėsi thurjesh e pėrdorimit tė fjalės qė nis nga indet, kombinimi i rrafsheve kohore dhe i ngjyrimeve tė ligjėrimit, deri nė makrostrukturėn e veprave, ku pikėtakohet me prozėn bashkėkohore.

Ndėrsa te romani Eldorado, tė cilin e quan “eksperiment autorial, i cili nuk mund tė kuptohet vetėm si eksperiment”, “ na lidh me idenė e postmodernes”, kritiku Ramadan Musliu shprehet: Krasniqi i ka ikur qėllimisht lirizmit, duke ndėrtuar njė rrėfim konkret, tė saktė, sa tė thuash, pėr tė nxjerrė njė imazh sa mė tė qartė tė realitetit qė, me gjithė trivialitet mbytėse, ka edhe fantastiken e vet, tė pabesueshmen, atė qė as imagjinata nuk mund ta trillojė. Tė gjitha kėto i rrėfen me bindshmėrinė se po jep njė fotografim tė qartė tė asaj qė po ndodh. Kėtu ėshtė edhe vlera kryesore e kėtij romani provokativ tematikisht dhe artistikisht.

            Nga shkrimtari:

            Pėr fjalėt

Synoj njė minimum fjalėsh.

Edhe ndonjė fjali e gjatė hyn nė tė shkruarin thjesht: ajo pėrpiqet qė ta nxjerrė lexuesin nga pėrditshmėria.

Duhet tė ēlirohem prej tyre, pėrndryshe do tė mė persekutojnė.

            Pėr romanet

Hyj nė lojė me pėrvojėn, vėzhgimin dhe imagjinatėn.

Hyj mjaft i kompletuar me linjat, situatat, karakteret, tonin, stilin, megjithatė mė pėlqen ta zbuloj historinė, qė ende nuk e di tė gjithėn, nė kohėn qė shkruaj.

Pėr lexuesin

Nuk kam parasysh asnjė lloj lexuesi, nė tė njėjtėn kohė nuk pėrjashtoj asnjė. Nuk besoj te dija e lexuesit, por te temperamenti i tij artistik, i cili ėshtė mė i qėndrueshėm. Lexuesi krijohet, do tė thoshte Henry James. Por krijohet qė tė marrė fuqi.

                                                       

 

Veprimtaria letrare

a) Krijimtari letrare

Na ish njė tors dashurie, Shkodėr 1993

Skodrinon (poezi), Shkodėr 2001

Ungjilli sipas djallit (poezi, ese, intervista), Tiranė 2004

Poema, Shkodėr 2005

Mesha e demonėve (tregime), Tiranė 1996

Alfabeti i fshehtė (tregime), Tiranė 2003

Princesha kėmbėzbathur (roman), Shkodėr 1998

Fundi i botės (roman), Shkodėr 2002

Njė verė nė Paris  (roman), Shkodėr 2002

Eldorado (roman), Prishtinė 2006 – ēmim nė konkursin mbarėkombėtar “Buzuku”, Prishtinė

Tri drama, Shkodėr 2006 – ēmim nė konkursin mbarėkombėtar Albdramatika, si dhe pjesė e repertorit nė skenėn e teatrit “Migjeni”, Shkodėr

Edipi, dramė, Tiranė 2007

Gazmend Krasniqi pėrfshihet nė projektin e antologjisė “Poetėt bashkėkohorė evropianė”, tė shtėpisė sė mirėnjohur botuese amerikane Graywolf (Minesota, 2008).

Gjithashtu, ėshtė pėrfshirė nė projektin e antologjisė “Letėrsia bashkėkohore e Shqipėrisė” (nė gjuhėn italiane), hartuar nga prof. Nasho Jorgaqi. (Romė 2007)

Pjesė tė krijimtarisė janė pėrkthyer nė anglisht, frėngjisht, gjermanisht, italisht, gjuhė sllave etj.

b) studime

1) Poezi (sprovė antologjike, poezia shqipe qė nga fillimet deri mė sot), Tiranė 2003

2) Poezi shqipe (studim, bashkautor), Tiranė 2007

3) Pėr njė qasje tė re ndaj poezisė shqipe (dorėshkrim)

c) pėrkthime

1) Unė dhe zonjushė Mandible (tregime nga Donald Barthelme), Tiranė 2004

2) Poezi anglosaksone e shek. XX (antologji poetike, bashkautor), Tiranė 2003

3) Presidentėt e Amerikės, jetėshkrime, Tiranė 2006

4) Deizi Miler (roman nga Henry James), Tiranė 2007

5) Ishulli i Thesarit (roman i pėrshtatur pėr fėmijė, R.L.Stevenson), Tiranė 2007

 

 

S. Z.