
Mirėsevini nė bord ...
«Sy Literatura» ju fton thjesht nė shqip, nė njė udhėtim tė tjetėrllojtė, tė pazakontė dhe metaforik, ju fton tė sodisni tekste tė zhveshura, kini mirėsinė tė bashkudhėtoni me sytė e shpirtit, nė udhėtimin ku mund tė pikasni imazhe qė nuk dallohen me sy tė lirė nė realitet, nė pėrvojėn e asaj qė quhet jetė, njė lojė e ēuditshme qė, ...ja vlen ta pėrjetosh.
LOJĖ E ĒUDITSHME
So come, my friends, be not afraid
We are so lightly here
It is in love that we are made
In love we disappear
Leonard Cohen
Nata i mbathi rrobat e aktrimit. Dita e falėnderoi qė erdhi, sepse ja behu ora e ndėrrimit tė roleve. Ora e shtegtimit tė ėndrrės sė ditės nėpėr natė. Ora zvarranike e kapėrcimit tė rrugėve dhe semaforėve tė pėrskuqur tė Unazės sė qytetit, sė fundmi ishte qarkuar si gjarpėr rreth njė oazi ku, Nata i buzėqesh simotrės sė saj nė ikje duke i thėnė: Ēmund tė bėj tjetėr pėr ata qė e bėjnė natėn ditė? Ēmund tė bėj pėr disa tė tjerė qė realisht kalojnė njė jetė tė tėrė duke e bėrė ditėn natė?. Dhe Nata i hodhi njė vėshtrim rrugėve tė mbushura me mbishkrime nė copa letrash prej atdheut tė pamundur. Aty, nė rrugė, vuri re djaloshin me kėmbėt e mbledhura nėn vete. Ēmendonte? Kishte qerpikė si hala pishash nėn dėborė. Qerpikė qė, brenda tyre fshehin sy, si zogj shtegtar. Parajsėn e parasė e ėndėrronte natyrshėm nga njė vend nė tjetrin ku e zinte nata. Por paratė natyrisht nuk i mjaftonin as pėr njė pjatė nė mėngjesin e ditės tjetėr. Priste qė me rėnien e natės tė boshatisej rruga dhe tė strehohej nė ngrehinėn e rrėnuar pėrbri. Porta e sė cilės do tė shndėrrohej nė krevatin e tij. Copat e letrave do tė bėheshin ēarēafė tė bardhė, mbishkrimet jastėku, ku njolla zhuli do tė linte floku i ditės sė pluhurosur. Gjunjėt pėrherė tė mbledhura, pėr ti shpėtuar tė papriturave tė errėsirės. E kishte ndjekur mė kotė ėndrrėn pėrgjatė ditės; kish kapėrcyer tė gjitha urat e qytetit tė minuara nga poshtė me mut; ish bėrė burrė duke u hedhur nė rrjedhėn e lumit tė mbushur me shurrė, pėr tė mbėrritur gjer kėtu; pėr ti shpėtuar shpėrthimit tė kujtesės; pėr tė mos u mbėrthyer prej thonjve tė harresės; Nata mori fizionominė e fytyrės sė djaloshit. Zbriti pranė tij e njėtrajtėsuar me sytė e njė muri. Mur i cili, pėrngjan si ekran i braktisur kinemaje. Nata u shndėrrua nė Mis.Albania e pjekur nė vėshtrimin e saj. Djali dalloi nė ato tipare tė ravijėzuara mbi mur, fytyrėn e njė zonje tė vėrtetė, fytyrėn e klientes nė kafenenė e fundit tė ditės, pėrpara se errėsira tė binte njėtrajtėsisht.
Zonjė, zonjė, doni lule? Blini njė trėndafil tė kuq, zonjė!
Po. Do ta ble njė lule. Por me njė kusht. Do tė paguaj sipas mėnyrėn time.
Zonjė, lulet i shes vetėm me para. Keni para tė mė paguani? Tė tjerat nuk mė hynė nė punė.
Ēfarė i do paratė? Ēfarė do bėsh me to?
Do paguaj njė pjatė me paēa dhe pilaf nė mėngjes zonjė. Njė pjatė ku i gatuar tė jetė plėndėsi i lopės. Njė pjatė qė tė mė mbajė pėr gjithė vijimėsinė e ditės.
Hajde. Mos e vrit mendjen. Sot do tė jap unė pėr tė ngrėnė. Do ta paguaj unė pjatėn qė tė takon. Por mė parė tė nevojiten rroba tė reja shumė herė mė tė ndryshme nga kėto qė ke veshur.
Kėto tha dhe e tėrhoqi djalin prej dore jashtė ngrehinės sė rrėnuar. E shpuri mu nė zemėr tė qytetit. Nė dyqanin ku e prisnin dy vajza tė bukura si flutura qė, e mbathėn me pahun e krahėve tė tyre. Me rroba tė bardha si puhizė bore. Mė tej. Njė tjetėr mikeshė e pambėrishme, flokėt ja lau nga zgjyra e ditės, ku shkruhej historia e jetės, duke ia futur gishtat thellė-thellė, tej-e-tej, tek rrėnjėt e flokėve qė zgjatoheshin gjer mbi sy, mė tej.
Hej, hej, hej! Besoj se jemi gati?! foli zonja. Djali nuk fliste. Jashtė njė makinė i priste.
Shoferi i mbathur me doreza tė bardha i hapi me mirėsjellje dyert duke i ftuar tė rehatoheshin nė ndenjėset e veshura me lėkurė tė lustruar. Diēka e ēuditshme filloi tė pėrhapej brenda xhamave tė mbyllura, ndėrsa filluan tė lėviznin nė rrugėt e qytetit. I ndodhur nė njė botė tė panjohur, i trembur njėkohėsisht dhe kureshtar, djali me qerpikė si hala pishash nėn dėborė, pyeti me sy, si zogj shtegtar:
Ēfarė ėshtė kjo zonjė?
Muzikė biri im, nuk ke dėgjuar ndonjėherė?
Tė vetmen gjė qė kam dėgjuar ėshtė zhurma e motorit tė makinave dhe buritė nėpėr rrugė; tė sharat me rob shpie dhe pėshtymat qė mė vinė drejt e mbi fytyrė nga fytyrat qė shfaqen pas xhamave tė makinave nė semaforė; goditjen e tamtamit kur ndezim zjarre pranė plehrave tė periferisė; tė shtėna armėsh nė mesnatėn e batėrdisė; si dhe tringitringet e celularėve kur lule shes nėpėr kafene; a nuk mjaftojnė tė gjitha kėto zonjė? Pėrse nevojitet muzika pėr ne?
Sepse, siē thotė Leonard Cohen: « Ne jemi tė shėmtuar, por me vete kemi muzikėn». Muzika ekziston pėr tė na shpėnė aty ku trupi ynė nuk mund tė mbėrrijė. Muzika ėshtė dashuri qė papritur troket tek porta kur, prej shumė kohėsh tė gjithė tė kanė harruar. Muzika na bėn mė tė bukur, biri im.
Ata qė vranė prindėrit e mi nė mesnatė, zonjė, nuk kishin dėgjuar asnjėherė muzikė?
Mė duket se mbėrritėm... foli zonja pa e vėshtruar djalin nė fytyrė, me kryet e kthyera tek hyrja e njė restoranti.
Shoferi hapi dyert e makinės dhe i shoqėroi gjer tek porta e lokalit brenda tė cilit, i priste njė tavolinė e shtruar me tė gjitha tė mirat e botės; vezulluar nėn drita qirinjsh tė kuq; peceta tė kuqe; njė tufė me trėndafila tė kuq; kamarjerėt me papion kuq-e-zi u shėrbenin verė tė kuqe.
Merr ēfarė tė duash foli zonja.
Djali zgjati gishtat e holla dhe mori njė copė bukė tė thekur vetėm nga njėra anė. E ngjeu nė gotėn e verės. E pėrtypi, dhe nė pjesėn tjetėr tė asaj copė buke iu shfaq atdheu. E si mund tė pėrtypej mė tej? «Atdheu ėshtė dhimbje» thotė njė poete.
Pėrse nuk ha? Ha, kėtu i ke gjithė tė mirat qė ke ėndėrruar gjatė ditės.
Hėngra zonjė. U ngopa, tė falėnderoj pėr tė mirat qė mė ke shtruar. Por, ētė shtyn ti bėsh tė gjitha kėto mirėsi pėr mua?
Nuk kam bėrė asgjė, thjesht, doja tė tė zbavitja paksa. Jeta ėshtė lojė. Jeta ėshtė e shkurtėr pėr ti shijuar dhe parė me sy tė gjitha mirėsitė e botės. Kėshtu ėshtė? Apo jo? Tė pėlqen? Do ta ndjekėsh? Do tė vazhdojmė mė tej?
Pėrafėrsisht nė tė gjitha lojnat ka fitues dhe tė humbur. Dhe ti zonjė i di shumė mirė rregullat e lojės. Kėshtu ėshtė? Apo jo? Veēse ti, ndryshe nga tė tjerėt, ke sy, dhe i sheh tė gjitha. Ju pėlqen kjo lojė vėrtetė?
Nė kėtė lojėn tonė nuk ka humbės biri im. Do e shohėsh nė fund. Ēfarė dėshiron tė bėjmė mė tej?
Do doja tė shkonim nė cirk. Dua tė shoh klounėt.
Poshtė tendės sė cirkut tė qeshurat e fėmijėve pėrngjanin me njė kėngė gazmore. Djali i nguli sytė tek klounėt qė e zbavitnin aq shumė. Ishin tė shtirura buzėqeshjet e tyre vesh-mė-vesh, sikurse tė gėnjeshtėrta ishin lotėt e tyre tė bojatisura ndėr faqe, kėtė e dinte shumė mirė, por seē kishte diēka tė vėrtetė tė fshehur pas buzėqeshjes sė tyre tė ēuditshme? Diēka qė e magjepste? Diēka qė e zbaviste aq shumė me sytė e ngulur drejt e mbi lojėn e tyre, po aq tė ēuditshme? Papritur, iu shfaq ati i tij nė rolin e klounit.
Baba! klithi i trembur.
Ēfarė biri im? Mos u tremb. Jam unė. Kam marrė rolin e kėtij tipit gazmor pėr pak, sa pėr tu zbavitur sė bashku. Jam gjithmonė pranė teje. I gatshėm pėr tė tė udhėhequr nė jetė.
Pėrse nuk mundem tė tė shoh vazhdimisht kaq pranė?
Ēfarė shohim nuk ėshtė gjithmonė e vėrtetė biri im. E vėrteta ndodhet nė tjetėr vend. Ajo banon tek uji qė pi. Tek oksigjeni qė thith. Tek buzėqeshja e petaleve tė hapura tė njė luleje. Tek yjet qė duken me vėshtrim tė lirė. Tek metamorfoza e njė fluture.
Baba, ku ėshtė mami?
Bir, mė e rėndėsishme ėshtė tė jesh i lidhur fortė me tokėn ku jeton, paēka se mundet tė jesh njė larvė. Kur njerėzit fluturojnė larg, humbin nė hapėsirė, ėshtė e vėshtirė ti shohėsh dhe takosh si mė parė. Nuk mund ti kesh pėrjetėsisht pranė. Nuk mundet ti shohėsh vazhdimisht. Por ti mos u mėrzit, ajo mesiguri vazhdimisht tė vėshtron prej diku, dhe natyrshėm do tė shfaqet njė ditė nėn krahėt e njė fluture.
Baba, cila ėshtė kjo zonja qė mė ka prurė kėtu tek ti?
Ėshtė Nata biri im, grua e hekurt dhe e ashpėr, poshtė petkut tė saj tė errėt fsheh mirėsi tė padukshme. Mund tė shkosh me tė, kudo qė ajo tė tė shpjerė. Mos nguro, por, mos i beso kurrė plotėsisht asaj.
Babai u zhduk. Klouni rimori fytyrėn e vet tė vėrtetė duke zgjatur nė rreshtin e parė tė spektatorėve, grushtin e nderur drejt djaloshit. Mes gishtave tė mbledhur diēka shtrėngonte. I bėnte shenjė djalit qė ta hapte pėllėmbėn e dorės dhe ta pranonte dhuratėn qė kishte taksur pėr tė. Djali ja hapi gishtat. Aty gjeti njė ēelės tė vogėl tė shndritshėm, si njė yll i largėt qė feks nė gji tė natės, nė errėsirė, duke e bėrė dritė vėshtrimin. Atėherė zonja Natė iu afrua pas koke dhe i pėshpėriti ėmbėlsisht nė vesh:
Mbaje me kujdes kėtė ēelės biri im, ndoshta do tė nevojitet. Tashti qė u argėtove me klounėt dhe e ke me vete dhuratėn e ēmuar, si thua?, do tė vazhdojmė mė tej?, apo je i lodhur?
Jo. Jo. Dua tė vazhdojmė mė tej. Dua tė shkojmė nė stadium e tė shoh njė ndeshje futbolli.
E si mundet tė tė them jo kėtė natė?! i tha Nata.
Pėr herė tė parė djaloshi vuri re buzėn e qeshur, po aq sa tė ēuditshme, tė Natės. Dhe kėmbėt e saj tė lehta si sorkadhe qė ngjiteshin shkallėve tė stadiumit ku ndeshja pritej tė fillonte. Me sytė e ngulur nė fushėn e gjelbėr ku, topi rrotullohej nėn kėmbėt e lojtarėve, djaloshi filloi tė pėrplaste shuplakat dhe tė kėndonte i lumtur sė bashku me tifozėt kuq-e-zi.
Tė gjithė lojtarėt rendin pas topit, i pėshpėriti ėmbėlsisht me njė gjuhė sherbetlije Nata. Topi pėrngjan me jetėn. Nėse duhet ta shpiesh pėrpara drejt rezultatit pozitiv, nuk duhet vetėm tė rendėsh pas tij kuturu. Duhet tė mėsosh ta ndalėsh. Duhet ta perfeksionosh teknikėn e ledhatimit. Ta zotėrosh dhe ta drejtosh aty ku duhet. Po qe se nuk je i zoti pėr tė gjitha kėto, topi tė ikėn nga kėmbėt. Ta vjedhin lojtarė e tjerė.
Djali nuk kuptoi asgjė nga tė gjitha kėto, por u kėnaq sė tepėrmi me lojėn. U ndje si nė shtėpinė e tij me familjaritetin dhe shpirtin e tifozerisė kuq-e-zi.
Po tashti? Ēfarė do tė doje tashti i vogli im?
Po mė flihet zonjė. U bė vonė. Nesėr njė ditė e gjatė mė pret sėrish. Tė falėnderoj nga zemra. Mė duhet tė kthehem nė shtrat qė, nė tė vėrtetė ėshtė njė portė e rrėzuar, mbi dyshemenė e shkallmuar, te ngrehina e rrėnuar, ku edhe mė gjetėt nė orėt e para tė kėsaj nate. Aty mė presin ēarēafėt e mi - copa letrash tė mbushura me mbishkrime prej atdheut tė pamundur. Por, ju falėnderoj nga zemra zonjė, sepse jastėku ku do e mbėshtes kokėn sonte, nuk do tė ketė njolla zhuli.
Jo, biri im, djali im, qysh sonte do tė flesh tjetėrkund. Do tė vishė me mua nė ngrehinėn time.
Duke menduar se ēe priste atje ku kishte fjetur pėr kaq net, djali nuk kundėrshtoi. Tek e fundit nuk kishte se ēfarė tė humbiste po tė shkonte nė shtėpinė e saj. Ishte njė shtėpi e hatashme e veshur me tė gjitha orenditė e nevojshme. E ndriēuar gjithandej me shandanė qė mbartnin qirinj tė kuq. E veshur me perde tė kuqe. Nata i hapi derėn e dhomės sė tij duke i thėnė:
Tė gjitha kėto qė kam unė janė edhe tė tuat tash e tutje. Ēfarė mė pėrket mua ėshtė edhe e jotja. Me njė ndryshim tė vogėl. Qė nga ky ēast nuk do tė shihemi mė tė dy. Unė fle nė mėngjes dhe zgjohem nė mbrėmje. Por mos u mėrzit, do tė komunikojmė sėrish me mėnyrėn time.
Kėto i tha, i uroi «natėn e mirė!», dhe u largua Nata. Shtrati ishte i veshur me njė mbulesė ngjyrė trėndafilash. Mbi mbulesė qėndronte njė kuti e vogėl. Djaloshi bėri ta hapte kureshtar, por, kutia ishte e mbyllur me dryn. Menjėherė i erdhi ndėr mend ēelėsi i vogėl qė mbante nė xhep. E hapi me njė frymė kutinė. Brenda saj gjeti njė copė pusullė tė zhubrosur, si ato copat e letrės me mbishkrime nga atdheu i pamundur. E hapi. I shtrirė mbi shtratin e trėndafilave filloi tė lexonte ngadalė, pa ngut:
Ēfarė shohim rreth-e-qark na pėrket tė gjithėve. Ēfarė mbartim nė kėtė ēast Ne, nesėr do ta trashėgojnė edhe tė tjerėt. Njerėzit marrin duke lėnė jetė. Pėrthithin duke ēliruar dashuri. Mos nguro tė marrėsh pjesė nė lojėn e saj.
Mars, 2009