Pėrse na ka krijuar Allahu
Pėrgjigje:
Pėr ta adhuruar Atė dhe mos tė adhurojmė tė tjetėr veē Tij.
Dėshmi nga Suneti autentik:
"E drejta e Allahut ndaj robėrve ėshtė ta adhurojnė Atė dhe mos t'i shoqėrojnė ortakė Atij"
"Zemra ka njė pluhurosje, tė cilėn nuk e largon asgjė tjetėr pėrpos drejtimit kah Zoti, ka njė vetmim, tė cilėn nuk e largon asgjė tjetėr pėrpos shoqėrimit me Te nė mosprani tė askujt,
ka njė mėrzi tė cilėn nuk e largon asgjė pėrpos njohja e Tij, xhel-le ve a'la, dhe vėrtetėsia e raportit me Te, ka njė stres tė cilin nuk e largon asgjė pėrpos koncentrimit nė Te dhe ikja prej
Tij te Ai, ka njė zjar tė keqardhjes, tė cilėn nuk e fikė asgjė pėrpos kėnaqjes me urdhėrin, ndalesėn dhe caktimin e Tij dhe pėrqafimi i durimit nė kėtė rast deri nė kohėn e takimit tė Tij,
ka njė kėrkesė tė madhe, nuk ndalet nė kėtė drejtim derisa tė bėhet All-llahu, i kėrkuari i vetėm i tij, ka njė nevojė, tė cilėn nuk e mbush asgjė pėrpos dashurisė ndaj Zotit, kthimi te Ai,
pėrmendja e vazhdueshme e Tij dhe vėrtetėsia e sinqeritetit pėr Te. Po ti ipej dynjaja dhe ēka ka mbi te nuk do ti mbushej ajo nevojė asnjėher". (Medarixhus-Salikin, 3/164).
Ka shpėtuar ai qė pastrohet, qė pėrmend emrin e Zotit tė vet dhe qė falet. "(El-A'la: 14,15)"
Nėnėve Tė Mia Fisnike
Ju jeni nėna tė tė gjithė dijetarėve gjeni,
Pa fare interes me shpirt po shėrbeni.
Me mėshirėn tuaj smund tė bėhet rival,
Nė shėrbimin e fėmijėve su thotė kush ndal.
Ndėrsa pėrballoheni me tė kundėrtėn e saj,
Qė po ju ndėshkojnė djemtė tuaj hiē pa faj.
Nėna po vajton se shumė brenga ka,
Djali e hedh nė vetmi, bukėn thatė e ha.
O nėna fisnike! Ke hasur ku se ke pritur,
Qė do tė pėrballohesh me to nuk e ke ditur.
Djali nxorri nėnėn nė vendbanim azili,
Njė tjetėr ardhmėri nėna e priste me zili.
Nėnė e pafat me shpirt i rrite djemtė,
Nuk prisje nga qė ty tė lėnė vetėm.
Nėna qan me vaj, djali po kėrcen si hor,
A se pyesin djalin, pse e nxore me zor.
Nėna u pėrballua me djemtė fare tė pabesė,
Pėr ta nėna vraponte me plot ngarkesė.
A e priste kėtė kur e pėrkundi nė djep,
Djali tė zgjerohet e nėna vetėm nė njė cep.
O nėna ime fisnike qė je heroinė e mėshirės,
Adhuro All-llahun se ėshtė Mėshirėbėrės.
Ju prindėrit po pėrpiqeni pa pritur pagesė,
All-llahu jua paguan me xhennet-ul firdeusė.
VĖLLEZĖR TĖ DASHUR
Vėllezėr tė dashur qė kėrkoni tė jetoni qetė,
Gjithnjė kuvendoni e mos thoni se e di vetė.
Mbajuni tė drejtės se aty ėshtė shpėtimi,
Sepse tek tradhtia nuk ka kurrfarė fitimi.
Nė univers asgjė nuk ėshtė e ērregullt,
Madje edhe planetet qarkullojnė tė rregullt.
Studioni tė dy jetėt pėr tė mos u penduar,
Tė mos harroni se ku keni pėr tė shkuar.
Ruzulli tokėsor ėshtė njė urė e vjetėr,
Plotėsoni detyrat se nuk ka rrugė tjetėr.
Ne duhet tė zgjohemi pak mė herėt,
Qė tė mos pendohemi si ata tė tjerėt.
Urdhėrat e Krijuesit pranoji si burrė,
E fitoji mirėsitė qė nuk sosėn kurrė.
Mos harro se ke ardhur pėr tu provuar,
Se pas pak kohe ke pėr tė shkuar.
Mos i bėn kujt keq vėlla ti nė kėtė jetė,
Se kėnaqėsia pėrrallore atje po tė pret.
Kujdesu vėlla jetės sė pėrkohshme,
Se ke pėrpara njė jetė tė pėrhershme.
O vėlla! Tė mos tė mashtrojnė ty armiqtė,
Mos i beso atyre edhe kur tė thojnė shpirt.
Zgjidhe mikun e mirė pėr kokė e pėr shtatė,
Mos puno pa logjikė se mbetesh duarthatė.
Zoti tė ka pajisur me shumė lloj shqisash,
Ty tė ka ndėrtuar prej disa trilionė qelizash.
Shih aeroplanin madhėshtor qė e ndėrtoi dikush,
Por mushkonjėn e vogėl nuk mundet askush.
KU JENI O SHQIPTARĖ
Ej Shqipni moj nanė e bardhė,
t'gjithė mundohen pėr me t'ndarė,
po t'ndalojnė me lulėzue,
filizat nė rrėnjė duke t'i shkatėrrue.
Ku janė shqiponjat sot,
ku janė shqiptarėt qė s'po gjinden dot,
ku i ke bijtė qė t'dalin zot,
ku i ke trimat qė janė harrue ka mot.
Ku janė vllaznit qė s'dojnė me u nda,
ku janė shokėt qė bajnė shaka,
ku janė ata qė thėrrasin vėlla,
ku janė vllaznit qė bajnė duā.
Mjaft me mė mėrina,
ēoniu ju more trima,
t'shpėtoni mėmėdhenė,
kaosi ka pushtue atdhenė.
Tė bashkohemi me njėri-tjetrin,
t'gjithė sė bashku t'shpėtojmė vendin,
le ta shuajmė atė zjarr,
qė Shqipnia t'mos kthehet n'varr.
Le tė mblidhemi t'kuvendojmė,
si dikur tė parėt tonė,
Shqipninė ta shpėtojmė,
sa nuk ėshtė tepėr vonė.
Le tė shuhem dhe tė tretem,
dhe as kockat tė mos mė mbeten,
veē e mjera nanė Shqipni,
pash atė Zot t'mos bahet hi.
O VĖLLA I SĖMURĖ
O vėlla i sėmurė kurrė mos e kėput shpresėn,
Ti vazhdo duke forcuar tek All-llahu besėn.
Se Zoti ty po tė provon me fatkeqėsi,
Qė tė lartėsohesh po pėrballesh me vėshtirėsi.
Ekzistenca nuk varet vetėm nga filli i kėsaj jete,
Se ti ke ardhur qė tė zbulosh shumė sekrete.
Nuk u kujdese pėr moshėn qė tė shkoi,
E ēfarė mund tė tregosh pėr jetėn qė tė kaloi.
O vėlla sėmundja jote ėshtė njė adhurim,
Shumė vlen dhe tė ndihmon pėr mbarim.
Pėrpiqu qė tė durosh dhe kurrė mos u anko,
Duke radhitur vuajtjet kujt mos iu shkarko.
Pa kujdes e harxhove tė gjithė atė moshė,
Duke shpenzuar kapitalin nėpėr vende bosh.
Kėtu ke ardhur qė tė arrish njė rezultat,
Mos harro se sėmundja pėr ty ėshtė njė fat.
A sėshtė dėm tė ikėsh pa marrė prodhimin,
Ti me duart e thata ta pritėsh pėfundimin.
Mos iu tremb vdekjes se ajo ėshtė ēlirim,
Kot e kanė ata qė thonė se ėshtė mbarim.
Besimtarin vdekja e ēon drejt nė xhennet,
Mohuesin tortura e zjarrit atje po e pret.
O vėlla! Sėmundja pėr ty ėshtė njė mirėsi,
Inshaall-llah tė shpėton nga shume ligėsi.
MOS HARRO SE KE PĖR TĖ DHĖNĖ LLOGARI
O vėlla! Kujdesu e mos e ēo jetėn kot,
Se atje gjykimit nuk i shpėton dot,
Ose do tė kėnaqesh, ose sytė me lot,
Atė ditė kur ringjallesh dhe jep llogari.
Ty mos tė tė mashtrojė kurrė shėndeti yt,
Se tė kushton shtrenjtė nė jetėn e dytė,
Ku e shpenzove jetėn, Ai ka pėr tė tė pyetė,
Atė ditė kur ringjallesh dhe jep llogari.
Mos harro se ke ardhur pėr tu provuar,
Qė tė mos kalosh moshėn duke mohuar,
Se njė ditė para Zotit ke pėr tu gjykuar,
Atė ditė kur ringjallesh dhe jep llogari.
Askujt si kalon mosha fare pa dert,
Pėrpiqu qė ta pėrfundosh jetėn me festė,
Mos u mendjemadhėso por bėhu modest,
Ke mu ringjallė me dhėnė llogari.
Me veprimtarinė veten e ke sqaruar,
Minutat e sekondat kur i ke mbaruar,
Me fqinjtė e dashamirėt si ke kaluar,
Ke mu ringjallė me dhėnė llogari.
Duke bėrė tregti dhe duke bėrė qar,
Duke rivalizuar me shokėt, duke bėrė garė,
A ke qenė pėr tjerėt shembull apo lara-larė,
Ke mu ringjall e me dhėnė llogari.
Ti nėpėr botė pėr kė e bėre vrapin,
Nė ēfarė vendesh e ke hedhur hapin,
Pėr secilėn frymė do ta japėsh hesapin,
Ke mu ringjallė me dhėnė llogari.
A je pėrpjekur ta kėnaqėsh Krijuesin,
A ke qenė i zoti ta mbrosh namusin,
Qė tė mos qash kur tė tjerėt bėrtasin,
Ke mu ringjallė me dhėnė llogari.
Se je i fortė mos i bėj kujt keq,
Bėhu si melek e mos u bėn si dreq,
Se njė ditė nga shokėt ke me u tėrheq,
Ke mu ringjall e me dhėnė llogari.
Mos harro vėlla se ke me dhėnė shpirt,
Doemos njė ditė do ti mbyllėsh sytė,
Ose do tė ndėshkohesh ose shumė dritė,
Ke mu ringjallė me dhėnė llogari.
Apo do tė mbyllesh nė dėnim e nė terr,
Apo do tė digjesh me katran nė ferr,
Apo ke merituar tė kėnaqesh pėrherė,
Nė atė ditė do tė duhet me dhėnė llogari.
GJENDJA E BESIMTARIT DHE E MOHUESIT
Besimtari duke vepruar nė kėtė jetė,
Pėrpjekjet nė jetėn tjetėr i mbėshtetė.
Duke vrapuar pas interesave materiale,
Sharron se nga bota njė ditė do tė dalė.
Beson se kėto arte nuk janė pa Mjeshtėr,
Nė kėto peshore zė vend logjika patjetėr.
Beson se natyra smund krijojė dot,
Sepse Revelatat hyjnore nuk janė kot.
Nė kėtė botė vetėm njeriu mban logjikė,
Gjithashtu ai nga hiēi asgjė smund tė shpikė.
Zoti e krijoi pranverėn me shumė ngjyra,
Mosbesimtari thotė se ato i krijoi natyra.
Shpifin se babai ynė ka qenė majmun,
Me mendime tė tilla gjėrat ndėrruan.
Pėrralla e tyre, gjoja majmunit i ra bishti,
Mashtruan shumė njerėz rreth kėtij afishi.
Ky u bė njė material pėr njerėz materialistė,
Formuesit e kėtij propozimi janė disa ateistė.
Ato ne na shtyjnė qė ta mohojmė mendjen,
Me kufizime logjike ne ta ndėrrojmė gjendjen.
Thonė shihe artin dhe mohoje Atė Mjeshtėr,
Natyra i ka krijuar mos mendo pėr dikė tjetėr.
Thonė ska llogari, njeriu mė nuk ngjallet.
Mos beso kėtė qė thonė se mahsheri shpallet.
Ata fare nuk mendojnė pėr krijimin e parė,
Nga elementet e ndryshme njeriu si ėshtė ndarė.
Tė shtyjnė tė mohosh shpėrblimet pėrrallore,
Tė mendosh si fėmijė nė moshėn madhore.
Jo vėlla, tėrė shijet e tyre janė me helm,
Se njė ditė Azraili do ti bie me njė shqelm.
Ne plotėsisht zėjmė besė pėr Krijuesin tonė,
Nuk marim parasysh se ēfarė ata na thonė.
Nė kėtė jetė do tė jetojmė me plot shpresė,
Mė pas inshall-llah ikėm nė xhennetul firdeus.
DITURIA SI MALL I MUSLIMANIT
Ajeti i parė ka zbritur duke urdhėruar leximin,
Prandaj tė lexojmė qė tė forcojmė besimin.
Kurani thotė se nuk janė tė njėjtė i dituri,
Me atė qė me injorancė ėshtė bėrė i padituri.
Dija ėshtė e jona qoftė ajo edhe nė Kinė,
Ta kėrkojmė atė nė ēdo ēast e nė ēdo stinė.
Farz para ēdo farzi ajo na ėshtė bėrė,
Ta zotėrojmė atė tė dobishmen si njė tė tėrė.
Por do tė studiojmė shkencat me ato tė fesė,
Se ndryshe tė njėanshmit bėhen tė pabesė.
Studimi vetėm i shkencave ekzakte po tė fikė,
Ahtu siē disa teologė qė janė bėrė fanatikė.
Ne duke studiuar shkencėn e biologjisė,
Tė habitur mbesim nė krijimin e gjithėsisė.
Doktori kur hulumton burimet mjekėsore,
Smund tia japė njeriun shkaqeve natyrore.
Qė ta njohim fizikėn do tė krijojmė fakultet,
Do tė zbatojmė fenė qė tė meritojmė xhennet.
Shumė vlen pėr ne qė tė studiojmė besimin,
Pėr ta argumentuar atė ta vazhdojmė hetimin.
Kapitalin e moshės kurrė mos e shpenzo kot,
Se tė ikėn nga dora dhe nuk kthehet mė dot.
Ne do tė studiojmė prej djepit deri nė varr,
Pėr ne dija ėshtė shije nuk ėshtė njė barrė.
Dituria ėshtė njė dritė qė na ndriēon jetėn,
Kur ti bashkon dy dijet ke siguruar veten.
Duhet studiuar shkakun e ardhjes kėtu,
Tė mos shkosh pa besė frikėsohu e tutu.
Tė pėrparojmė shpirtėrisht me ato fizike,
Qė tė mos pėrballohemi fare me rreziqe.
Nė kuadrin e fesė sonė injoranti ska vend,
Vendin e dijes nuk e plotėson asnjė send.
O vėlla! Vlerėsoje atė duke vazhduar leximin,
Nė kėtė mėnyrė e zotėron thesarin, pra besimin.
ĒFARĖ NA GARANTON BESIMI
Besimi nė fenė islame ėshtė forcė e madhe,
Mosbesimi tė ul deri nė fund shkallė pas shkalle.
Besimi ta garanton njė pasuri sa e gjithė bota,
Tė mos harxhojmė kohėn me fjalė tė kota.
Me atė mund tė pėrballosh ēdo vėshtirėsi,
Veēanėrisht kur vepron me pėrgjegjėsi.
Besimi ta garanton qetėsinė e tė dy jetėve,
Mosbesimi tė fut mes tė tė shkretėve.
Besimtari vdekjen duke qeshur e pėrballon,
Mohuesit zhdukjen nė vesh ia tingėllon.
Besimtari beson se vdekja ėshtė ēlirim,
Kurse mohuesi atė e konsideron mbarim.
Besimi zemrėn e besimtarit e shndritė,
E shndėrron nė atė gradė qė se ka pritė.
Ne duhet ti bindemi fort Krijuesit tonė,
Duke mos i vėrė veshin se tjerėt ēka thonė.
Se na duhet besimi edhe kur mbesim vetėm,
Nė jetėn e perkohshme edhe nė atė tjetėr.
Tė mos harrojmė vėlla se Ai na ka krijuar,
Pėr ēfarė kemi nevojė na ka parashtruar.
Ai na ka krijuar si pėrmbledhje e gjithėsisė,
Si komandant i qenieve, simbol i mjeshtrisė.
Besimtarėve u premton jetėn e pėrjetshme,
Tė jetojmė siē na takon si krijesa tė ndershme.
FALENDERIMI
Bamirėsi gjithmonė pret falenderim,
Qė tė vazhdojnė mirėsitė ai ėshtė burim.
Vlera e falenderimit dihet shumė mirė,
Besimtari fenė e tij kur e zbaton pa firė.
Tėrė mirėsitė burojnė nga Ai Fuqiploti,
Se njeriu as pėr nevojat nuk ėshtė i zoti.
Falendero Zotin tėnd duke e mirėnjohur,
Se Ai tė ka krijuar nė shkallėn e pėrsosur.
Pėr tė parė bukuritė Ai tė ka dhėnė sytė,
Se nė vleren e njeriut nuk ėshtė kush i dytė.
Ēėshtjet vlerėsohen kur mbetesh pa to,
Kurse i menēuri i vlerėson kur i ka ato.
Falendero Atė se je nė shkallėn mė tė lartė,
Pėr veglat e trupit dhe pėr bletėn me mjaltė.
Me dorėn e kafshėve Ai qumėsht tė solli,
Por njeriu Zotin e tij pėrsėri e harroi.
A smund tė ishe ti njė ferrė nė pyll,
Nuk i sheh tė vėrtetat, sytė i ke mbyll.
Ti me ēfarė meritimi e more kėtė gjendje,
Me cilin kontribut dhe me ēfarė endje.
Vallė tė jesh njeri, kėrkesė mos ke shkruar,
Apo me dėshirėn tėnde ti je kompletuar.
Falendero vėlla se je musliman shqiptar,
Qė tė shpėtosh nga ferri adhuro si fetar.
KĖSHILLĖ
Lutju All-llahut qė ėshtė shumė Bujar,
Mos u pėrul atyreve qė janė tradhtarė.
Mos iu lut atij qė ėshtė pa fare mėshirė,
Qė i mbėshtetet postit dhe ėshtė pa fytyrė.
Parashtroji kėrkesat Atij qė ėshtė Pasanik,
Qė si mohon premtimet dhe ėshtė besnik.
Fuqiploti ty tė ka krijuar si njė mrekulli,
Prapė tė ka parashtruar shumė bukuri.
Je shumė i pėrsosur si frut i gjithėsisė,
Plot me shqisa pasqyrė e pėrsosmėrisė.
All-llahu ty tė kumtoi arsyen e krijimit,
Shkuarjen nė ahiret pėrmes rigjallėrimit.
Lutju vėlla Zotit e Atė mos e harro kurrė,
Qėndro nė fjalėn qė ke dhėnė si burrė.
Qė tė pasojnė fenė edhe pasardhėsit e tu,
Se lumturia e tė dy jetėve fitohet kėtu.
Lutju pėr tė dy jetėt qė tė tė japė tė mirat,
Qė tė mbrojė familjen nga vėshtirėsirat.
Adhuro Zotin se ėshtė shkak shpėtimi,
Lutu qė duke adhuruar tė tė bėhet mbarimi.
Qė tė largohesh me hirėn e tė Gjithėdijshmit,
Ajo ėshtė lumturia e madhe e njerėzimit.
Lutju duke besuar se fjalėt po ti dėgjon,
Dhe tė gjitha lėvizjet e tua Ai po ti shikon.
ĒFARĖ TĖ SJELLĖ PLEQĖRIA
Po qe se ke jetuar duke mos dalė nga vija,
Ty asnjėherė tė tė mos dėshpėrojė pleqėria.
Ti armiqėsi ndaj vėllezėrve tė tu ske bartur,
Edhe nė qoftė se ata stė kanė ardhur, ti ke vajtur.
Ata ndoshta tė kanė bėrė keq, ti i ke bėrė mirė,
Duke besuar se xhenneti nuk ėshtė fare lirė.
Po qe se amanetin e Zotit fėmijės ia ke mėsuar,
I ke dhėnė shkencėn e fenė, duke u kujdesuar.
Meqė ke mundur tė jetosh me fytyrė tė bardhė,
Duke ditur se nė kėtė jetė pėr ēfarė ke ardhė.
Atėhere gėzohu e qesh se ke dhėnė provimin,
Ke merituar qetėsinė me kėnaqėsi prite mbarimin.
Ti mos e humb shpresėn se Zoti po tė don,
Tė gjithė besimtarėt si ti nė xhennet po i fton.
Se jeta e kėtushme sipas tė atjeshmes ėshtė torturė,
Pėr kėtė arsye shpresėn ti mos e humb kurrė.
MREKULLIA ĖSHTĖ NJERIU
Njeriu mrekulli e madhe e gjithėsisė,
Arti mė i bukur, fruta e pėrsosmėrisė.
Si njė gjė mė e vyer Zoti atė e krijoi,
Mė tė bukurin shtat atij ia ndėrtoi.
Ēdo pjesė e trupit ka nga njė detyrė,
Miliarda njerėz nuk ngjajnė nė fytyrė.
Zoti e pėrsosi atė me lloj-lloj shqisash,
Dhe e pėrbėu atė prej disa trilion qelizash.
Pėr tė shėtitur shpejt nėpėr fushė e mal,
Atij i ndėrtoi njė trup shumė normal.
Me syrin dhe gjuhėn shijet i teston,
Nganjėherė mban zi, nganjėherė feston.
Kėrkesat tuaja sekrete Ai po ti dėgjon,
Edhe nevojat qė ke prapė Ai ti pėrballon.
Kurrė mos harro se Ai po tė furnizon,
Pėr tė dhėnė llogari Ai tė rigjallėron.
Pse smendon si u rrite, e me ēfarė kushtesh,
Gjirin e nėnės pėr ty ēezme pėr qumėsht.
Sytė ti vendosi nė gropa dhe u krijoi kapak,
Pėr tė zbukuruar edhe vetullat si njė hark.
Veshka nė trup e ndan ujin dhe gjakun,
Duke u pėrpjekur ia jep detyrės hakun.
Ta ndėrtoi njė trup me shumė lloj qelizash,
Veshkat i vlerėson ai qė sillet dializash.
Zemra ditė e natė punon fare pa pushuar,
Prapė njeriu jeton nė Zotin duke dyshuar.
Smi jep sytė me ta dhėnė gjithė Shkodrėn,
Nuk ma falė mendjen me ta dhėnė edhe botėn.
Ku e gjete kėtė trup kush e hedhi nė rrugė,
Apo qe shumė i zoti dhe tė ra nė lugė.
Tė mos adhurosh Zotin tėnd a ka mundėsi,
A nuk ėshtė njė turp dhe kjo njė ligėsi.
Zbato urdhėrat e Zotit e mos u poshtėro,
Se jeta jote filmohet si nėpėr video.
MEDITIM
Njeriun e ka lartėsuar mendja dhe logjika,
Qė ti gjykojė veprimet me vetėdijen qė ka.
Kur pėrdor mendjen meriton lumturinė,
Lartėsohesh dhe fiton respekt dhe nderim.
Me atė mund tė ndajė tė keqen nga e mira,
Ta parapėlqejė tė bukurėn nga e vėshtira.
Gjithnjė vazhdo jetėn me pėrkushtim e shpresė,
Qė tė arrish qėllimin para se trupi tė vdesė.
Vlerėn e pakėt mendja e dallon nga e shumta,
E pėrjetshmja kushton ndaj atyre tė shkurtra.
Mendja pėr njeriun ėshtė shkak lartėsimi,
Mban cilėsitė e larta tė njė shėrbimi.
O vėlla mos adhuro gjėrat e pėrkohshme,
Pėrpiqu e merito kėnaqėsinė e perjetshme.
Ta pėrfundosh jetėn me fytyrė tė bardhė,
Tė ēlirohesh nga vendi thurur me gardh.
Nė kėtė jetė mos u bė vegla e sherrit,
Qė tė mos vuash kurrė torturėn e ferrit.
Pėrpiqu dhe pėrjeto kulmin e besimit,
Nė jetėn tjetėr bėn festimin e kujtimit.
Dije rezultatin qė tė sjellė meditimi,
Pėr njeriun kjo ėshtė njė shkak shpėtimi.
O BIJTĖ E BESIMTARĖVE SHQIPTARĖ
Qė moti tradhtarėt ne janė duke na sulmuar,
Duke zhveshur motrat pėr tė na pushtuar.
Na ndanė nga xhadeja na futėn nė udhė dhish,
Edhe sėmundja kaq shumė stė prishė.
Ndėrsa feja i shpėtoi femrat nga poshtėrsia,
Ajo ėshtė njė shkak shpėtimi nga vėshtirėsia.
Ligji i Kuranit muslimanėve i doli zot,
Tė tjera ligje qė formohen janė gafė e kot.
Nga syri i keq vajzėn ai e fshehi nėn perde,
Si xhevahirin nė kuti qė tė mos mbash derte.
Ne motrat tona me pėrkushtim ti mbrojmė,
Se nga All-llahu i kemi, janė amaneti jonė.
Nuk ėshtė mirė ato tė hynė nė ēdo vend,
Ėshtė gjė naziqe qė ndikohet nga ēdo send.
O motėr, mos ma kupto keq kėtė porosi,
Se dua tė jesh e pastėr si qelibar pa ndyrėsi.
Mbėshtetu Zotit qė tė pėrjetosh lumturinė,
Qė tė mos vuash ndėshkime nėpėr terrinė.
Kurrė mos ti pėrngjash lakuriqėve feministė,
Se ato nuk besojnė, janė nga rrėnja ateistė.
Se stėrgjyshėrit tanė kanė vdekur pėr namus,
E vetėm pėr njė njollė tė zezė, kanė rėnė nė pus.
BOTA
Bota ėshtė njė harmoni e pėrgjithshme,
Pėr besimtarin diēka shumė e shndritshme.
Zoti e shndriti atė me lloj-lloj gjelbėrimi,
Kodrat, malet e minierat pėr ne vend burimi.
Me begati pėrrallore e me fruta tė shijshme,
Trėndafila, lule dhe erėra tė kėndshme.
Shpendė, bylbyla me zėra tė bukur,
Gjethet e gjelbėra ku era rri duke i tundur.
I ka bėrė Krijuesi me artet e Tij madhėshtore,
Dhe mbi ato njeriun si njė mrekulli pėrrallore.
Atė e krijoi si komandant i shumicave,
Posedues i vetėdijes dhe i shumė shqisave.
Duke e angazhuar atė me vepra tė bukura,
Duhet qė ai tė mos i veprojė krijimit kundra.
Pėr tė dhėnė provimin i ka dhėnė vullnet,
Pajisur me mendje qė tė zgjedhė ai vetė.
I obliguar me adhurim tė pėrgjithshėm,
Sepse nė kėtė bujtinė ėshtė i kthyeshėm.
Kėtu jemi anėtarė tė njė jete tė pafundme,
Ku do tė meritojmė torturė apo shpėrblime.
Kėtu ka mundėsi ta fitojmė parajsėn,
Pėrse tė pėrulemi tė biem nėn kafshėn.
O njeri dije se universi po tė shėrben,
Po dole nga feja as pesė para nuk vlen.
LĖVIZJA POZITIVE
Kush pėrpiqet qė ta udhėzojė njeriun,
Me detyrim smund as plakun as triun.
Nė kohėn tonė secili quhet i qytetėruar,
Pėrmbaju pozitivizmit pa u shndėrruar.
Kur mėson dikė detyrimi skalon dot,
Parimet e vjetra tė gjitha sot janė kot.
E kuptove se ēfarė i paraqitesh llojit tonė,
Edhe pajtimi mes nesh mos tė mbesė vonė.
Kurrė mos u hidhėro me vėllezėrit shqiptarė,
Sidomos me ato tė afėrmit qė i ke fis e farė.
Me myslimanėt shqiptarė pėrqafoju mirė,
Duaji besimtarėt qė tė mos pėsojnė firė.
Muslimanėt luten pėr ne pesė herė nė ditė,
Ne edhe me ata duhet tė jemi vėllezėr pėr shpirt.
Kur shėrojmė dikė mos ti hapim edhe plagė,
Qė tė jesh ndikues politikės qėndroji larg.
Binde vėllain se ti me tė vėrtetė e do atė,
Nė kėtė rast fjalėt e tua mund tė kenė fat.
Udhėzimi ska shans kur shpik pėrēarje,
Nuk bėhet pėrmirėsim duke bėrė ndarje.
O vėlla nuk janė ndikues fjalėt artificiale,
Se ēėshtjet serioze sbėhen vetėm me llafe.
LIRIA
Liria ėshtė njė mirėsi pėr tė kulturuarin,
Por tradhtarėt atė shumė keq e pėrdorin.
Tek ata liria e demokracia mbesin nė teori,
Se ata janė me dy fytyrė nuk kanė burrėri.
Me intriga tė ndryshme na vjedhin tė drejtat,
Na okupojnė vendet na i marrin sendet.
Materialisti gjithnjė egon e adhuron,
Kur ti arrijė qėllimi negativen ai tregon.
O Zot shpėtona nga dėmi i materialistėve,
Qė tė lirohemi nga zgjedha e egoistėve.
Qė ta fitojmė lirinė e pastėr tė fesė hyjnore,
Duhet shpėtuar nga veset e kėqija shtazore.
Ta pėrjetojmė fenė e vėrtetė tė botėkuptimit,
Qė tė arrijmė nė majėn e kulturės sė shpėtimit.
Nėn maskėn e drejtėsisė tė mos bėjmė dhunė,
Duke i kundėrshtuar Zotit tė mos bėjmė punė.
Se feja i edukon tė rinjtė, i ndalon nga dhuna,
I shtyn ti nderojnė pleqtė, e tė vrapojnė nga puna.
Femrat i largon nga turpi qė ta mbrojnė nderin,
Tė mos ecin zhveshur e tė mos sulmojnė tjetrin.
Islami mirėsi e madhe, lehtė pėr tu zbatuar,
Atje me lumturinė pėrrallore ke pėr tu pėrballuar.
O vėlla, liria e duhur ėshtė nė fenė islame,
Aty ku ēdo gjė ėshtė thurur si muslimane.
Ėshtė zbritur njerėzve qė tu garantojė jetėn,
Ta pėrjetojnė xhennetin, kur tė ikin nė atė tjetrėn.
KULTURA
I kulturuari kurrė nuk e ha hakun e kujt,
E fiton me djersė duke e gėrmuar me thonjtė.
Duke njohur Krijuesin e zbaton fenė,
I copton tėrė dyshimet, mitet i thyen.
E pėrmirėson njeriun e bėn tė sjellshėm,
Nė zemėr kontrollin, e bėn tė ndershėm.
Kėshillėn e bėn me vepėr e jo me fjalė,
Nėse e ngacmon dikush menjėherė ia falė.
Kėtė mund tė na garantojė ligji hyjnor,
Ta pranojmė me dėshirė e jo me zor.
Ai mund tė na sigurojė qetėsinė pėrrallore,
Duke na ruajtuar fort nga jeta shtazore.
Kjo besimtarin e qetėson edhe nė varr,
Nė jetėn tjetėr rezultat tė mirė do tė marrė.
Besimtari i del zot fesė, qėndron si burrė,
Se Islami ėshtė njė shije qė nuk soset kurrė.
Duke i nderuar pleqtė mėshirohet me tė rinjtė,
Mirė sillet me fqinjėt, shumė i do fėmijėt.
Bashkėshortja e tij nė tė kurrė nuk dyshon,
Bėhet besnik i vendit e rrugėn nuk e lėshon.
Kurrė nuk i bėn keq kujt, vetėm se mirė,
Qė tia falė gabimin dikujt nuk i vjen vėshtirė.
I kulturuari ndaj Krijuesit bėhet i sinqertė,
Nėse e sheh dike nė zor vrapon me tė shpejtė.
Ndaj kushteve tė All-llahut ėshtė besues,
Bile edhe ndaj krijesave shumė sakrifikues.
VĖLLEZĖR SHQIPTARĖ
Vėllezėr shqiptarė mbrojeni nderin,
Sepse shkoi dimri, tani pritni verėn.
Sikurse fėmijėrinė qė e pret rinia,
Ashtu edhe despotizmin e pason liria.
Fraksionet e huaja keq na tradhtuan,
Pa masė dhe pa hesapė ne na dėmtuan.
Ndėrsa na zhduken traditat e mira,
E humbėm thelbin po na pason fira.
Ligjeve tė pahijshme i dolėm zot,
Pa menduar fare se ajo ėshte kot.
Nga kokat e burrave e hoqėn plisin,
Ajo qe fillimi pėr tė na humbur fisin.
Nga kokat e grave u hoq shamia,
Nuk shkoi vetėm ajo po edhe lumturia.
Burrat u shndėrruan e u bėnė si femrat,
E humbėm burrėrinė sė bashku me emrat.
Me forcat e huaja i kundėrshtuam fesė,
Tek ne nuk mbeti, as respekt as besė.
Mbrojini vėllezėr cilėsitė e larta,
Dhe ligjet e fesė se ato janė tė arta.
O vėlla! Traditat e tua kombėtare,
Janė pėrgatitur me brume fetare.
Kombi me fenė janė si lėkura me mish,
Ato nuk ndahen kėtė duhet ta dish.
Nderi, respekti dhe bujaria,
Janė famėt tona nga historia.
Shumė na do neve Perėndia,
Ajo na pėrmblodhi nga gjithėsia.
Duke na mbushur me pasuri,
Na ka parashtruar ēdo mirėsi.
Ajo na ka afruar frymėn tek hunda,
Asgjė nuk i vjen mendjes kundra.
Tė gjitha qeniet njeriut shėrbėtor,
Madje edhe diellin madhėshtor.
Nuk luan rol asnjė menēuri,
Qė tė shpėtojmė pa dhėnė llogari.
Pa hy nė varr smund tė shpėtosh fare,
Pa e dhėnė kėtė shpirt nuk ke ti ēare.
Secili nė varrin e tij ka me hy vetė,
Duhet tė pėrgatitemi pėr tė fjetur qetė.
Kurse nga kjo jetė ikin tė barabartė,
Tė gjithė tėmbėlat me ato tė thartė.
Ndėrsa mizori shkon me tė shtypurin,
Edhe i vobekti bashkė me tė ngopurin.
Ēdo mirėsi duke pritur falenderimin,
Ne pa u pėrgatitur po presim mbarimin.
Tė bėhėmi gati se na pret lumturia,
Por pėr mėkatarin edhe vėshtirėsia.
O NJERI
O njeri! Pse krenohesh me begatitė e huaja,
Dije se edhe veglat e trupit nuk janė tė tuaja.
Ke angazhuar trupin me shumė ngarkesė,
Duke mos mbajtur fjalėn u bėre i pabesė.
Kush i ngjyrosi njerėzit me shumė ngjyra,
Asnjėri nuk pėrgjan tjetėrkujt nė fytyra.
Pa mangėsi po tė shėrbejnė tė gjithė qeniet,
Mos kundėrshto Zotin dėgjoji thėniet.
Duke patur mundėsi ta zgjedhėsh tė mirėn,
Fare nuk mendove dhe e zgjodhe firėn.
E shpenzove moshėn nė vende boshe,
Me shokėt e kėqinj mendjen e bėrė shoshe.
Se mendon fare se kush ta dha kėtė trup,
A e ke blerė nė Tiranė apo nė Shkup.
Pėr tė vėrtetėn pėrse nuk mendon,
Vlerėsoje jetėn se po ikėn e po shkon.
Falendero Zotin se tė krijoi si njeri,
Pėrkundra ndėshkohesh e vuan tek ferri.
Kujdesu e mos i vepro krijimit kundra,
E mos jeto vėlla me mendime tė shkurtra.
Duhet ti nėnshtrohesh fesė sė vėrtetė,
Se Zoti tė krijoi ty si mrekulli e sekret.
Ti duke qenė qenie e gradės eprore,
Si po mund tė pėrulesh nė jetėn shtazore.
I dėgjove tradhtarėt dhe e humbe besėn,
Duke iu bindur veseve e zhduke shpresėn.
Ti pėrpiqu tė bėsh punėn qė tė ka hije,
Fito rininė e pėrjetshme plot bukurije.
Ligji i All-llahut gjithnjė ty po tė thotė,
Kapitalin e moshės mos e harxho kot.
O DJALĖ I RI
O vėlla i dashur mysliman shqiptar,
Ashtu si gjyshėrit e tė tu, bėhu fetar.
O vėlla qė ke pasur stėrgjyshėrit trima,
Kurrė mos u ndaj nė copa e nė grima.
Pėrgjigjen e pyetjes se ēfarė sjellė rinia,
E merr nė burgje e spitale plot vėshtirėsira.
Nė vend qė i riu tė drejtohet me mendje,
Veset atė e fusin nėpėr tė tjera gjendje.
Armiqtė po tė godasin me armė tė forta,
Duke tė sulmuar tė kanė ardhur tek porta.
Mjaft i kanė zbuluar motrat shqiptare,
Qė tė mos mbesė tek ato mė turp fare.
Vėlla i dashur! Zgjohu e mos u mashtro,
Ke qenė me sedėr e tani mos u poshtėro.
Njė krijesė qė skrijon as veten dot,
Tradhtarėt atė e bėnė Krijues dhe Zot.
Mendja duke i parė gjėrat fare pa dritė,
Detyrėn ia dha syrit, tani spo ndritė.
Vėllezėr tė dashur, ju lavdia e ardhmėrisė,
Ju qė jeni shpresa e fortė e shqiptarisė.
Mos pyesni mėsuesin pėr Zotin tuaj,
Pyesni shkencat e trimėrisht thuaj.
Nė universin e madh nuk ka rastėsi,
Secila krijesė ėshtė njė mrekulli.
Bėhu besimtar i fesė sė vertetė,
Adhuro Krijuesin qė tė jesh i qetė.
Nuk po ngop materia frutin e gjithėsisė,
Se vetėm islami ėshtė burim i qetėsisė.
Nė qoftė se do tė jesh rehat e qetė,
Asnjėherė problemet mos i zgjidh vetė.
Po tė pret njė rini qė nuk zhduket kurrė,
Pėr tė mos e humbur qėndro si burrė.
Kurrė mos harro se Zoti po tė provon,
Pėr tu penduar fare nuk ėshtė vonė.
Kujdesu mirė se koha ėshtė e vėshtirė,
Lumturia e xhennetit nuk ėshtė e lirė.
Atje do tė pėrballohesh me plot mirėsi,
Ose do tė ndėshkohesh me shumė vėshtirėsi.
LIBRAT
Librat janė shkruar pėr tė lexuar,
Dhe duke i lexuar duhen kuptuar.
Pėrqafo librin pėr tė pėrparuar,
Dhe jetėn tjetėr duke mos e harruar.
Duhet tė mėsohemi qė tė lexojmė,
Duke lexuar mund tė mėsojmė.
Kur ta marrėsh librin pėr tė lexuar,
Mėsoje atė se kush e ka shkruar.
Me ēfarė qėllimi nė tė ėshtė betuar,
Me ēfarė mendimi gisht ka luajtur.
Apo ka qenė ndonjė zullumqar ateist,
Apo shpall dyshime ndonjė reformist.
Po qe se ka qenė autori simbol me vepėr,
Kjo ty tė mjafton e mos kėrko tjetėr.
Ti pas kėsaj mase vazhdo leximin,
Duke lexuar, mos ndėrpre hetimin.
Qė tė kuptosh ēdo ngjarje qė ndodh,
Duhet tė lexosh e tė shkosh nė shkollė.
Pėr tė shpėtuar nga errėsira e keqe,
Nga koka yte injorancėn hiqe.
Duke operuar libri nuk hap plagė,
Ka nevojė tė lexojė qoftė i ri apo plak.
Dija skufizohet vetėm me diplomė,
Lexo vėlla sa nuk ėshtė tepėr vonė.
Mosha ėshtė kapital, mos e ēo atė kot,
Mėsoje pse ke ardhur ti nė kėtė botė.
Libri edhe dija e lartėsojnė njeriun,
Mosdija gjithnjė ty ta afron terrin.
Mosdija tė bėn armik me ēdo send,
Dija tė pėrparon nuk tė lė nė vend.
Lexo dhe pėrgatitu pėr tė dy jetėt,
Duke lexuar mos ia numėro fletėt.
I dituri gjithmonė di si tė sillet,
Kurse i padituri vazhdimisht shkilet.
Injoranti kurrė nuk ėshtė fytyrėbardhė,
As di si tė shkojė as edhe me ardhė.
Njeriu ėshtė i fshehur nėn gjuhėn e tij,
Qė tė flasė mirė ai shumė duhet tė dijė.
SHPRESA
Shpresa ėshtė njė forcė qė tė jep zell,
Pashpresia ėshtė ajo qė tė bėn dembel.
Tė pashpresit i ndalet jeta nė vend,
Jo, pa tė smund tė bėsh asgjė send.
Shpresa ėshtė cilėsia qė tė shpėton,
Me to shumė kėnaqėsi pėrjeton.
Nė sajen e tij arrin nė vendet e larta,
Se me to mund tė hapėsh portat e arta.
Shpresa ty tė nxitė qė tė pėrparosh,
I thyen pengesat qė tė mos mbarosh.
O mik i dashur! Mos e humb shpresėn,
Bindu tek Zoti e mos e humb besėn.
Ajo ėshtė shkak qė tė bėsh sukses,
Pėr kėtė jetė dhe pėr ditėn kur vdes.
Shpresa ndriēon jetėn tamam si dielli,
Atė mund ta humb vetėm dembeli.
Ngjitu shpresės fort e atė mos e humb,
Se dembeli gjithnjė jeton nėn turp.
Pra shpresa ėshtė burimi i ēdo mirėsie,
Me tė mund ti dalėsh ballė ēdo vėshtirėsie.
PUNO
Puno, puno ditė e natė,
Ditėt e punės bėji shtatė.
Puno qė ti shėrbesh njerėzimit,
Qė tė mos vuash urinė e dimrit.
Qė tė mbrosh nderin e lartė,
Qė tė mos mbetesh duarthatė.
Qė tė mos tė kapllojnė brengat,
Qė t`i shmangesh pengesat.
Qe tė jetosh me fytyrė tė bardhė,
Qė ti thuash mikut, mirė se ke ardhė.
Puna pėr punėtorin ėshtė njė qetėsi,
Edhe nė zemėr ndien lehtėsi.
Me lehtėsi ai i zgjidhė problemet,
Atė nuk e duan vetėm dembelėt.
Punėtori nė jetė bėn edhe mirė,
E liron fatkeqin nga ēdo e vėshtirė.
Puno kur tė punojnė kėmbėt e duart,
Pushon kur shpėrblehesh me paratė.
Puna nuk ėshtė turp kur je shėndosh,
Ėshtė turp tė endesh si pėrtac bosh.
Sėmurėt punėtori kur ėshtė pa punė,
Pėrtaci vjedh apo bėn edhe dhunė.
Puna vlen shumė kur fal namaz,
Mos harro kurrė se atė e kemi farz.
Nė kėtė rast jeta jote quhet adhurim,
Duke kaluar sprovat ke dhėnė provim.
Ardhja e Profetit zhduku errėsirėn,
Nga zemrat e njerėzve e fshiu kotėsirėn.
Kur erdhi ai ngjyra e jetės u shndėrrua,
U zhdukėn armiqėsitė njerėzimi u shpėtua.
Ai ėshtė mėshirė pėr tė gjithė njerėzimin,
All-llahu me tė, botės i solli shpėtimin.
Ai ėshtė lavdia e tėrė qenieve tė gjithėsisė,
Drita e universit dhe sjellėsi i qetėsisė.
Njė argument qė flet pėr ekzistencėn e Zotit,
Edhe shkak i xhennetit tė Atij Fuqiplotit.
Ai ėshtė imami i xhamisė sė rruzullit tonė,
Edhe armiqtė pėr besnikėrinė e tij dėshmojnė.
Me gishtin fisnik u nda hėna nė dy,
Pėr tė parė kėtė ska nevojė pėr tė veēantė sy.
Profetėsinė e tij e dėshmuan ujku dhe deveja,
Personalitetin dhe botėkuptimin ia vėrteton feja.
All-llahu i doli zot atij me njė mijė mrekulli,
Ndaj Tij ai ka qenė i lidhur si vetė hekuri.
Miliona hadithe tė tij janė nga njė yll,
Bulevardin e tij askush nuk e mbyll.
I Dėrguari i Zotit ėshtė njė prijės shembullor,
Fenė qė shpalli tė gjithė e pranuan nė kor.
Ėshtė kryetari dhe vula e tė gjithė profetėve,
Simbol i moralit tė mirė dhe drita e qyteteve.
Ai ėshtė shkaku i lumturisė sė tė dy jetėve,
Edhe shkak i ndritjes sė tė gjitha shteteve.
O Zot! Pashė Madhėrinė Tėnde mos na dėno,
Sipas gabimeve tona pėr tė keq mos na shėno.
Pėr nder tė Profetit (a.s.m.), neve mos na turpėro,
Duke na dhuruar kėnaqėsinė ne mos na torturo.
Amin Amin Amin
Kurani njė kushtetutė deri nė mbarim,
Atij nuk i pėrngjan as edhe njė shkrim.
Ai ėshte i freskėt qė kurrė nuk plaket,
Po edhe vlera e tij asnjėherė si paket.
Atė asnjė libri nuk mund tia pėrngjasėsh,
Dhe njė shok tė Tij nuk mund ta hasėsh.
Kur e krijoi njeriun Ai Zot Fuqiplotė,
Ia dėrgoi ligjin qė tė mos shkojė kot.
I zbritur e i plotėsuar pėr njė periudhė tė gjatė,
Nuk ėshtė si tė tjerėt qė janė bosh e thatė.
Ai ėshtė i freskėt, megjithė se ka shumė vjet,
Ka mundėsi tė qeverisė me ligj ēdo shtet.
Kur`ani ėshtė njė libėr krejt i paarritshėm,
Derisa tė krisė kiameti ai ėshtė i shndritshėm.
Ajetet Kuranore pėrbėhen prej disa kuptimesh,
Janė tė mbushura plot me lloj-lloj shpėtimesh.
Nga ai kanė dalur mbi treqind mijė komente,
Prapė ėshtė njė thesar plot me sekrete.
Atė e dinė pėrmendsh miliona Hafizllarė,
Smund tė formojė njė tjetėr asnjė shkollar.
Njeriu pėr njeriun pak ka mundėsi tė mėsojė,
Kuptohet se ligj pėr tė smund tė formojė.
Sot gjendja e shteteve ėshtė njė fakt i gjallė,
Njė ligj tė ngjashėm a mundėn ta bėjnė vallė.
Unė dua ta kėndoj Kur`an derisa tė vdes,
Shumė mirė e di se njė ditė sdo tė mbes.
O All-llah! Plotėsomi ditėt me Kur`an e besim,
Tė fitoj kėnaqėsinė Tėnde qė tė gjej shpėtim.
Zoti me fuqinė e Tij ėshtė Absolut,
Mbėshtetu tek Ai dhe kurrė mos u tut.
I urdhėron Bėhu e bėhen tė gjitha,
Lumenj, kodra, male dhe lisa.
Lloj-lloj qeniesh i krijoi me dije,
Mirėsitė e botės asnjėrėn pa shije.
Ka parashtruar botėn plot me mirėsi,
Dhe tė gjitha bukuritė pa fare ligėsi.
Drurėt pėr ne, tė mbushur me fruta,
Ndonjėri i gjatė e disa tė shkurtra.
Bleta njė makinė vetėm pėr mjaltė,
Mollėn e bukur, tė ėmbėl e tė thartė.
Delen e bukur pėr mish e pėr lesh,
Qumėshti i lopės pėr tė bėrė pėrshesh.
Ditėn e shndritshme pėr tė punuar,
Natėn e kapllon terri pėr tė pushuar.
Kafshėt i veshi nga koka tek thembra,
Ato janė dy lloj, mashkuj dhe femra.
Njeriu si pėrmbledhje dhe frut i gjithėsisė,
E ka nė dorė vetė ēelėsin e lumturisė.
Vėllazėrimi
Shumė ju thirra ju kėrkova,
zėrin tuaj s'jua dėgjova.
O ju vėllezėrit e mi,
se ku jeni nuk e di.
Mė mori malli mua pėr ju,
nga kjo ėndėrr dua me u zgju.
Mė kllaposi dhimbje e madhe,
zemra ime ėshtė dėrmuar fare.
Pėr njė vėllazėri po flitet shumė,
por unė i gjori s'po e gjej askund.
O ju vėllezėrit qė sakrifikoni,
njėri-tjetrin pse s'po e kėrkoni.
Jeni fshehur edhe zhytur,
nė kėtė botėn e mbytur.
Pa mė thoni ju tė dashur,
ē'ka qė qan kjo zemėr e plasur.
Ē'ka qė qan dhe gjėmon,
shpirti im fort mė rėnkon.
Ėndrra ime po mė shkatėrrohet,
Gjumi im po mė trazohet.
...le tė mblidhemi edhe njė herė,
le ta sjellim atė pranverė.
Pranverė me gonxhe plot,
lule tė harruara nga mot.
MOTRA IME FISNIKE
Motra ime, vajza e nėnės fisnike,
ruaje nderin, e bėhu besnike.
Mbroje moralin si vajzė fetare,
se femra pa to nuk vlen fare.
Ajo ėshtė caktuar pėr burrin e vet,
duhet tė mbrohet si letėr sekret.
Nė qoftė se do tė jetosh rehat e qetė,
asnjėherė natėn mos shko diku vetė.
Fatkeqėsisht tė tjerėt ua kanė empozuar,
ke marrė pa zgjedhur dhe i ke huazuar.
Veshu e mbathu si vajzė besimtare,
dhe nėpėr rrugė bėhu kėshilltare.
Gjendja shprehjet i argumenton,
se vetėm fjala kudo nuk ndikon.
Kujtoje mirė punėn qė po bėn,
duhet ta mendosh se ku ajo tė ēon.
Duhet tė adhurosh Krijuesin tėnd,
se nuk je e krijuar nga tjetėrkėnd.
O motra ime bėhu shembullore,
mos u pėrul si disa shėrbėtore.
Femrat All-llahu nuk i ka burgosur,
por me mbulesėn e tyre i ka pėrsosur.
Ai shumė mė mirė i di nevojat e saj,
vajza tė mos mbesė asnjėherė ndėr faj.
Mosmbulesa e femrave pėr kohėn e tashme,
ėshtė njė armė e mirė forcave tė jashtme.
Ata ta hoqėn formėn qė ke pasur,
ke marrė pa zgjedhur atė qė ke hasur.
Nėn maskėn e kulturės femrėn e abuzojnė,
me femrat tona ne fort po na lėndojnė.
Pėr stėrgjyshėrit tuaj lexo historinė,
ēfarė ka qenė namusi pėr shqiptarinė.
Duke patur shansin ta fitosh xhennetin,
mos tė tė bėjnė tradhtarėt dru pėr xhehennemin.
Mėshira e Allahut tė dhuroi ēdo gjė,
sepse ti pėrpara nuk ke qenė asgjė.
Motra fisnike ke shans sa je gjallė,
tė ikėn nga dora kur tė mblojnė me zallė.
O vajza besimtare dhe nėna fisnike,
mbroje fenė tėnde dhe bėhu besnike.
O ZOT!
O Zot! Sjelli vėllazėrive qė tė pėrhapin dashamirėsinė,
Qė tė mos coptohen mes vehtes duke pėrhapur armiqėsinė.
O Zot! Sjellu shqiptarėve qė tė gjejnė virtytet e humbura,
Qė tė mos vazhdojnė jetėn duke i vepruar krijimit kundra.
O Zot! Sjelli vėllezėrit tė mos e shpenzojnė moshėn kot,
Sepse shumė ėshtė gabim tė mendojnė vetėm pėr sot.
O Zot! Sjelli qė tanėt tė fitojnė lumturinė e tė dy jetėve,
Edhe nė kėtė jetė tė shpėtojnė nga ndėshkimi i tė tjerėve.
O Zot! Sjelli vėllezėrve qė tė shpėtojnė nga ateizmi,
Tė mos harrojnė se vetėm islami ėshtė shkak shpėtimi.
O Zot! Mėsoju tanėve shkakun e ardhjes nė kėtė botė,
Duke u kujdesur tė mendojnė se njeriu ēka do tė thotė.
O Zot! Sjelli vėllezėrve ta ndiejnė nevojėn e bashkimit,
Duke vėnė re se ajo ėshtė shkaku mė i madh i shpėtimit.
O Zot! Sjelli shqiptarėve qė ti pėrulen urdhėrave tė fesė,
Qė tė fitojnė ndaj tė gjithė botės respekt dhe besė.
O Zot! Sjelli vėllezėrve qė tė zotėrojnė besim tė fortė,
Pėr ta zotėruar atė nuk duhet ta kalojnė kohėn kot.
O Zot! Sjelli shqiptarėve qė tė gjejnė Krijuesin e vet,
Qė tė mos u pėrulen krijesave dhe tė jenė tė qetė.
O Zot! Shpėtoji vėllezėrit nga ndėshkimi i armiqve,
Tė ndjekin rrugėn Tėnde qė i ēojnė pas shpėtimeve.
O Zot! Sjelli shqiptarėve qė tė mos harrojnė vdekjen,
Ajo ėshtė njė shkak i bukur pėr tė vlerėsuar pėrpjekjen.
O Zot! Zgjoji vėllezėrit shqiptarė qė tė gjejnė rrugėn,
Qė tė mos harrojnė se kush atyreve ua sjellė bukėn.
O Zot! Kujtoju tanėve qė tė dinė se do tė japin llogari,
Tė mos kalojnė jetėn nė vende boshe si nė angari.
O Zot! Zgjoji vėllezėrit tanė qė tė bėhen besimtarė,
Pėrndryshe nuk vlen jeta, vetėm se ėshtė njė barrė.
O Zot! Sjelli vėllezėrve tanė qė tė bėhen tė sjellshėm,
Duke u zgjuar, tė pėlqejnė sendin mė tė vlefshėm.
O All-llah! Sjelli vėllezėrve qė tė fitojnė hirėn Tėnde,
Duke u mbėshtetur tek Ti, tė mos adhurojnė tjera sende.
O All-llah! Sjellna tė bashkohemi me besim nė Zot,
Pėr ndryshe nuk vlen jeta, pėrpjekjet shkojnė kot.
F E J A I S L A M E
Ėshtė dritė e Zotit
Rrugėn na ndriēon,
Nga terri i kobshėm
Tė gjithėve na shpėton.
Mė e vleshmja dhuratė
Nga i madhi Perėndi,
Amanet i parė dhe i fundit
Pėr krijesėn njeri.
Qė nga hazreti Ademi
Njeri e pejgamber i parė,
Kjo e vėrtetė nga All-llahu
Pėrherė ėshtė shpallė.
Sa herė qė njeriu
Ėshtė tjetėrsuar,
Pejgamberi i kohės
E ka udhėzuar.
E ka udhėzuar
Njeriun e shkretė,
Nudhėkryqe tė jetės
Sa herė qė ka mbetė.
Nė formėn e pėrsosur
Kjo Fe e Vėrtetė,
Ju shpallė e plotėsuar
Tė Lavduarit-Muhammed.
Kėtė e dėshmon Kurani
Fjala e Perėndisė,
Tė vėrtetėn e plotėsuar
Qė ia shpalli njerėzisė.
Le tė jetė krenar,
Aq mė tepėr vlen
Kur tjetė atdhetar
!
FJALA E DĖSHMISĖ
La ilahe il-lall-llah
Muhammedur-resul-ullah.
Fjala e dėshmisė
Shenjė e dashurisė.
Rreze e jetės
Thelbi sė Vėrtetės.
Guri besės
Shkėndijė e shpresės.
Dritė e amshuar
Zjarr i pashuar
Gjurmė ndėr shtigje
Urė ndėr brigje.
Dy emra nė fjali
Mė e shtrenjta stoli.
La ilahe il-lall-llah
Muhammedur-resul-ull-llah.
LAVDI ZOTIT
Lavdi paē i Madhi Zot
Je plotė Mėshirė e Mirėsi,
Asgjė nuk krijove kot
Ne tpaskajshmen gjithėsi.
Je burim i dashurisė
Rrugėn prej Ademit e trasuat,
Besimit,Paqjes,Drejtėsisė
Mos ti ndahemi na urdhėruat.
Pėr ēdo popull dėrguat
Nga njė pejgamber,
Disave edhe libra u dhuruat
Qė tė ketė dritė pėrherė.
Musai, Dauti dhe Isaja
Me Teurat,Zebur dhe Ungjill,
Vula e tyre-Muhammed Mustafaja
Me Kuran si Hėnė e Diell.
E para fjalė qė na zbuluat
Ikre! Mėso! Nemėr tė Perėndisė,
Sheriatin Ligj e pruat
Pėr tė mbarėn e njerzisė.
Njerėzinė nė fise e kombe i ke ndarė
Qė tė njihemi mė mirė,
Por,tė lutemi e bashkoni kombin shqiptar
E mos tė jetė mė nė errėsirė.
Lavdi paē i Madhi Zot
Nė rrugė tė mbarė na drejto,
Se tmirat smund ti numėroj dot
Veē nė fenė Islame na udhėzo.
Mėshira e njerėzimit
( Muhammedit a.s. nė pėrvjetorin e lindjes)
Lavdia tė qoftė pėrherė o i Madhi Zot
Pėr krijesėn mė tė pėrsosur nė gjithėsi,
Pėr Muhammedin (a.s.) qė lindi sot
Shembulli mė i shkėlqyer pėr njerėzi.
Lavdia tė qoftė gjithmon o i Madhi Zot
Pėr kėtė ditė- lindje vėrtet tė bekuar,
Nga mallėngjimi kemi gaz edhe lot
Nė kėtė ditė tė bardhė, vėrtet tė madhėruar.
Ai na mėsoi Fenė Islame e Kuranin
Qė janė Drita dhe Fjala e Jote,
Na urdhėroi tė duam Atdheun-Vatanin
Djepin e qėndisur tė kėsaj bote.
Ai ia mbylli tė gjitha dyert errėsisė
E varrosi ēdo besim tė rremė, tė kotė,
Pishtar i pashuar i mbarė njerėzisė
Me besimin e pastėr, tė vėrtetė, nė njė Zot.
Ai mposhti urrejtjėn-ndezi dashurinė
Urdhėroi vetėm mbarė pėr tė vepruar,
Kudo qė ta gjejmė ta marrim diturinė
Se vetėm ajo ka pėr tna lartėsuar.
Tė lutem bekoi o i Madhi Zot
Muhammedin dhe Familjen e Tij,
Shokėt, shehidėt, pėr jetė e mot
Dhe tė gjithė besimtarėt e rinj.
Pėr ty o Muhammed i Lavdėruar
Salavate e selame tė dėrgojmė gjithė jetėn,
Se rrugėn e shpėtimit na ke ndriēuar
Me besnikėri na pėrcjelle tė Vėrtetėn.
Miliona haxhinjė-miliona dashuri
Miliona haxhinjė
Miliona dashuri
U nisėn, po nisėn
Nga toka, deti dhe qielli
Atje ku lindi Dielli
Pėr tė vizituar
Vendin e Shenjtėruar
Qaben e Madhėruar
Meken e Bekuar
Pėr tė zbritur
Nė Medinen e Ndritur
Miliona haxhinjė
Miliona dashuri
Nga tė dy gjinitė
Me mall, me lot,
Por me shpirtin plot
Veē pėr tMadhin Zot
Miliona haxhinjė
Miliona dashuri
Tė bardhė e tė zinjė
Tė vjetėr e tė rinjė
Rradhė-rradhė kėndojnė
All-llahun e Madhėrojnė
Para Tij nėnshtrohen
Para Tij pendohen
Haxhinjtė shqiptarė
Rreth flamurit kombėtar
Me zemėr tė pastruar
Me shpirt tė lartėsuar
Kujtohen edhe pėr ne
Qė jemi nAtdhe:
Lutėn pėr Kosovėn, Ēamėrinė
Lutėn pėr Shqipėrinė
Lum Shqipnija pėr kėtė burrė
(Haxhi hafiz Sabri Koēi)
(1921-2OO4)
E rrėxojnė-pėrsėri ēohet.
Natė e ditė me shpresė duke pritė
Qė mėngjesi tė zbardhė me dritė.
Nė Shkodėr kur Xhamia e Plumbit u ēel
Sikur trėndafili nga gonxhja kur
Haxhi Hafiz Sabriu fliste kjartė
Pėr Udhėn e Drejtė e tė Lartė.
Errėsirės si lė vend askund
Dritėn Islame e pėrhapi gjithkund.
La Ilahe il-Lall-llah
Muhammedur-Resul-ull-llah.
Si valė deti i shkonte zėri kah qielli
Nė Shqipėri po lindė Dielli.
Fliste Hafiz Sabriu pėr Komb e Atdhe
Jemi vėllezėr nga cilado Fe.
Kemi njė Krijues, All-llahun,Perėndinė,
Kemi njė Atdhe-me Kosovėn e Camėrinė.
Fjalėt e tij- rreze tė Kuranit
Kanė me ndriēue pėr jetė e mot
Sepse ėshtė Drita e tė Madhit Zot.
Tė Madhit Zot i lutem pėr mėshirė
Pėr Hafizin-Njeri,Burrė e Dashamirė.
Se goja mjaltė i rrjedhte si gurrė
Lum Shqipnija pėr kėtė burrė.
FLUTURIMI I FUNDIT
ME DALLĖNDYSHET
Shehides-Yllka Domi (1982-1999)
Fluturimi i fundit me dallėndyshet
nuk ishte i fundit,
por ishte Dėshira
pėr Dashurinė
pėr Bukurinė
pėr Lirinė e Kosovės
Yllka e Gjakovės,
mos u shqetėso
Zoti lutjen e pranoi,
Pėllumbesha jonė,
pėr ēupėrinė
pėr djelmėrinė e Kosovės
Amaneti, Lotėt,
Dashuria e Amshuar,
Kėnga e Pranverės,
Liria, Lumturia, Malli,
janė kristale qė nuk thyhen
Nuk thyhet Dashuria,
Nuk thyhet Afrimi,
Nuk thyhet as Kosova
Pėrderisa jemi afėr Zotit
Pėrderisa jemi afėr Zotit,
Fluturimi fundit
me dallėndyshet na pret
nė tjetrėn jetė,
sikur qė je ti, vetė,
nė Xhennet
(Shėnim: Yllka Domi u lind me 18 gusht 1982, nė Gjakovė.
U vra me 7 maj 1999, nė Gjakovė, nga forcat serbe. Trupi
i saj , sikur i mijėrave tė tjerėve, u mbajt peng nė gropa tė
Sėrbisė. U rivarros me ceremoni fetare, bashkė me dhjetė
bij tė Gjakovės, me 23 dhjetor 2OO3, nė kodrėn e Cabratit
tė Gjakovės.
Yllka Domi ka qenė nxėnėse e shkėlqyeshme, ishte
besimtare, recituese e dalluar dhe valltare. Kishte prirje pėr
poezi
Ishte ēikė pėr hasret, bija e vetme e Dashurije dhe Afrim
Domit, ish-kryetar i Kėshillit tė Bashkėsisė Islame tė Gjakovės
)
ATY KU KA RAMAZAN
..
Aty ku ka Ramazan
Aty ka dritė
Aty ka paqė
Pėr tė gjithė ne
Mbi kėtė dhe
Qė gjuhėn e vet
E mbajnė nė fre
Aty ku ka Ramazan
Aty ka frymėzim
Aty ka gjallėrim
Pėr tė zgjuarit
Pėr tė penduarit
Dhe nga dita nė ditė
Ju hapen sytė
Aty ku ka Ramazan
Aty ka dashuri
Aty ka mėshirė
Pėr tė gjithė
Qė janė vullnet mirė
Dhe zemrėn, shpirtin
Nuk e lėnė mu nxirė
Aty ku ka Ramazan
Aty ka shumė gėzime
Aty ka edhe lot
Ata qė kanė nevojė
Janė gati tė pranojnė
Ata qė kanė dhurojnė
Ju mbushen zemrat plot
Aty ku ka Ramazan
Aty ka harmoni
Aty ka barazi
Pėr tė gjithė ne
Mbi kėtė dhe
Qė dhėmbjet
Njėri-tjetrit
Me kohė
Ja kanė ndi
Aty ku ka Ramazan
Aty ka bekime
Aty ka lehtėsime
Pėr secilin nga ne
Nė kėtė dhe
Qė flakė zemėrimin
Qė mposhtė hidhėrimin
Aty ku ka Ramazan
Aty ka shėndet
Aty ka jetė me ibadet
Aty ka shpresė
Pėr secilin qė kupton
Pse ka lind
Pse po jeton
Pse duhet tė vdes
Aty ku ka Ramazan
Aty ka pėrparim
Aty ka zhvillim
Aty ka fitore
Pėr secilin qė e ushqen
Mendjen, zemrėn dhe shpirtin
Me Dritėn Hyjnore
Aty ku ka Ramazan
Aty ska pikėllime
Aty ska dėshprime
Aty nuk ka etje
Aty ska uri
Ėshtė njė jetė e re
Ėshtė njė agim i ri
Aty ku ka Ramazan
Aty unė jam
Aty jemi ne
Ku gjindesh?
Ku je
?
Aty ku ka Ramazan
Aty gjenė vatan
Aty gjenė atdhe
Pėr tė gjithė ne
Aty gjenė njė votėr
Aty gjenė nė njė sofėr
Aty gjenė vlla e motėr
Aty ku ka Ramazan
Aty mprehet mendimi
Aty kthjellohet kujtesa
Qė tė mos fundosemi
Duhet tė forcohet besa
Aty ku ka besė
Aty ka edhe shpresė
SI TĖ JETOJMĖ NĖ RAMAZAN
Hapi sytė zemėr,
Nuk jeni tė huaj
Nė natėn mė tė vlefshme
Se njė mijė muaj,
Filloi tu zbresė
Krijesave njerėzore
Drita Hyjnore
Mė i dashuri i Perėndisė,
Mė i zgjedhuri i njerėzisė,
Mėshirė, rahmet,
Pėr botėn mbarė
Me frymėzime hyjnore
Erdhi pėr tna udhėzuar
Pėr nė fitore
Por,
Nė kėtė muaj
Aq tė bekuar,
Si tė jetojmė,
Qysh tė veprojmė
Qė tė fitojmė
?
Asnjė ditė
Tė mos na kalojė
E gjymtuar:
Pa agjėruar,
Kuran pa kėnduar
Asnjė natė
Tė mos flejmė
Pa u penduar
Pa bėrė llogari:
A veprova sot
Sikur ka urdhėruar
I Madhi Zot
?
Pyete veten:
Kend e ndihmova?
Sa ndryshova?
A dashurova?
Sa pėrparova?
Qė tė lulėzojė
Kjo Fe e Vėrtetė,
Ky komb i shkretė,
Pa e harruar
Atdheun e coptuar
.
MIRĖ SE NA VJEN RAMAZANI
Mirė se vjen pėr botėn mbarė,
Zoti me Kuran tė ka madhėruar
Me gėzim tė prźt ēdo besimtar!
Mirė se na vjen o muaj i agjėrimit,
Qė shkėlqen nga rrezet e sė vėrtetės,
Mirė se na vjen pranverė e njerėzimit
Stina mė e bukur e jetės!
Mirė se na vjen o muaji i adhurimit,
Tė presin xhamitė e mbushura plot,
Aty, po, shtrihet dora e pajtimit,
Aty ,po, lidhet besa me tė Madhin Zot!
Mirė se na vjen o muaji i pendimit,
Jemi mėkatarė, ishim tė verbuar,
Kurrqysh se gjenim rrugėn e shpėtimit,
Zotin e Vėrtetė e kishim harruar!
Mirė se na vjen o muaj i ngadhėnjimit
Kurrė sna ke gjetur kaq tė hutuar,
Por me shpresė jemi nisur drejt qėllimit
Siē ka urdhėruar Zoti i Lartėsuar!
Mirė se vjen nė trojet arbnore,
Ku ende
Por fundi ynė ėshtė i lidhur me fitore
Si fundi yt me Ditėn e Bajramit!
Mirė se na vjen nKosovėn me diell
Me diell qė shkėlqen zbehtė,
Zbehtė nė tokė, zbehtė nė qiell,
Ashtu zbehtė qysh jemi edhe vetė
!
Tė falenderojmė o i Madhin Zot,
Qė tė pritėm edhe sivjet,
Lamtumirė deri nė mot
Dhėntė Zoti, nė Dritė tė Vėrtetė
!
PĖRKUJTIM DHE FALĖNDERIM
Krijuesin e Gjithėsisė,
Falenderoj All-llahun
Burimin e Mirėsisė.
All-llahun e pėrkujtoj
Zemra mė qetėsohet,
All-llahun e falėnderoj
Shpirti mė freskohet.
Pėrkujtoj All-llahun
Pėrplotė Dashuri,
Falėnderoj All-llahun
Pėr gjithė kėtė begati.
All-llahun e pėrkujtoj
Nėpėr dallgė e stuhi,
Allahun e falėnderoj
Tė vetmin Perėndi.
Pėrkujtoj All-llahun
Qė ėshtė Dritė mbi Dritė,
Falėnderoj All-llahun
Qė mu hapėn sytė .
Muhammedit a.s.
Injorancė mbretėronte
Kishte humbur ēdo arsye
Bota dritėn e kėrkonte.
(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)
Nė Mekė, n'kėtė vend tė bekuar
U lind i dashuri i Perėndisė
Muhammedi i lavdėruar
Shpėtimtari i njerėzisė.
(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)
O Muhammed o i dėrguar
Dritė dhe mėshirė pėr mbarė njerėzinė
Salavate duke t'kėnduar
Falėnderojmė Perėndinė
(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)
Ti je dritė qė kurrė nuk fikesh
Flakadan-Udhėzim hyjnor
N'zemrat tona gjithmonė rritesh
N'ty gjejmė prehje pėrgjithmonė
(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)
Gjithmonė ishe dhe do t'mbetesh
Ideal-Shembull pėr ne
Fjalėt tua kurrė nuk zbehen
Deri sa t'ketė jetė mbi dhe.
(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)
Syri gjak po mė pikon
Zemra ime ėshtė pikėlluar
Rini, ndalu! - ku po shkon
Zotin pse e ke harruar?!
A s'u ngope me shfrenime
Jetė tė quar pa kuptim
Kohė e humbur janė kėto ēaste
Fundin e ke veē dėshpėrim.
Kthehu ti nga ardhmėria
Zgjohu, zgjohu oj rini
Lėri veset e kėqija
Se kjo rrugė nuk ėshtė pėr ty.
Ti je e ardhmja e kėtij ymmeti
Ti je shpresa qė na mban
Ti je drita e kėtij vendi
Sytė nė ju, tė gjithė i kanė.
Ardhmėria ėshtė Islami
Zoti siē na ka mėsuar
Rruga e dritės ėshtė Kur'ani
Pejgamberi ka kėshilluar.
Urime hixhabi !
Urime oj motėr hixhabi
Shamia e bukur nė kokė
Sa e bukur sot ti po dukesh
I lartėsuar qofsh o Zot!
Nė fytyrė po t' shkėlqen nuri
Sa bukur tė rri shamia
Asgjė ty s'tė pėrkuli
Gėzim t'madh ka shoqėria.
E lumja ti oj motėr
Qė kėtė rrugė e zgjodhe
Atė qė urdhėroi Zoti
Nė vepėr e jetėsove.
Tė jesh gjithmonė krenare
Pėr kėtė gjest tė mirė
E devotshme dhe fetare
Motėr oj zemėrdlirė.
Urime, urime oj motėr
Tė gjithė po tė pėrgėzojmė
Dashuria ndaj Allahut
Pėrjetė le tė shoqėrojė.
O Allah i Plotfuqishėm
O Allah i Plotfuqishėm, na ndihmo ne nė kėtė botė
Vėshtirėsitė t'i tejkalojmė, zbrit mėshirė o i Madhi Zot!
Emri yt i lavdėruar, drita Jote pėrjetėsi
O Allah i Madhėruar, zbrit mėshirė mbi kėtė njerėzi.
O Allah i Gjithmėshirshėm, na udhėzo nė mirėsi
Hapi shtigjet e lumturisė, mos na le nė errėsirė.
Lutjet tona t'i drejtojmė, mėshira Jote shpresė pėr ne
Vetėm Ty t'falėnderojmė, Islamin na e zgjodhe fe.
Na nderove me dy drita, me Kur'an e pejgamber
Muhammedin tonė tė dashur, dritė e diellit pėr Ymet.
Rrugės Tėnde na udhėzoi, vetėm Ty tė adhurojmė
Me urtėsi na kėshilloi, Islamin tė mos e lėshojmė
O Allah, o Mėshirėplotė, vetėm Ti, jep e merr.
Na ringjall me njerėz tė mirė, me dėshmorė e pejgamberė.
O Krijues i kėsaj gjithėsie, toka e qielli t'madhėrojnė
Na e mundėso qė n'botėn tjetėr, Nurin Tėnd ne ta shikojmė
Nata e varrit
Dheu i zi kur tė mbulon
Lamtumirėn t'gjithė ta thonė
Sonte, vetėm vepra jote
Nė vetmi tė shoqėron.
Nėse je ti vepėrmirė
Mos kij frikė as shqetėsim
Dy melaqe me plot dritė
Ta largojnė ēdo dėshpėrim.
Varri yt tė zbukurohet
Kopsht Xhenneti plot hijeshi
Vepra jote shumė lart ēmohet
Besimtar, i lumi ti!
Nėse je ti vepėrkeq
Do tė jesh gjithmonė fatkeq
Dritė pranė teje s'do tė kesh
Vetėm zjarr aty do t'gjesh.
Ky ėshtė fundi i kafirit
Zotin Njė qė s'e besoi
Ky ėshtė fati i ēdo katili
Zjarri do ta pėrcėllojė.
Pse o njeri?!
A s'mė thua o njeri
Pse Allahun e harrove
Pse nuk shkove rrugės sė Tij
Por shejtanin e pasove.
Pse harrove amanetin
Nė Ezel qė ia ke dhėnė
Pse ti ike prej rahmetit
U mashtrove me dynjanė.
Pse s'u ndale me mendue
Se n'kėtė botė je udhėtarė
A harrove o i mjerė
Para Zotit qė ke me dalė.
Nė kėtė botė ti veē punove
Pa mendue se ke me vdekė
Fjalėt e Zotit i harrove
Se n'dhe trupi ka me t'u tret
Po ti dije ore vėlla
Pėr pendim kurrė nuk ėshtė vonė
Me lot nė sy gjithė duke qarė
Ktheju Zotit mėshirėplotė
Fytyrėn tėnde ti ndriēoje
Me namaz dhe ibadet
Jetėn me Kur'an kaloje
T'jesh i lumtur nė Ahiret.
