Allahu
Allahu eshte Zoti dhe Krijuesi i Universit, Meshiruesi, i Gjithedituri, Mbrojtesi, i Madheruari, Furnizuesi, qe degjon e sheh ēdo gje, i Pari, i Fundit dhe i Perjetshem. Ne Kur'ani permenden 99 emrat e bukur te Allahut te cilat shprehin cilesite Tij permes te cilave Muslimanet mund te kuptojne dhe njohin Ate.
Abdesi
Nje lloj pastrimi qe duhet bere para se dikush falet ose para se te lexoje Kur'an.
Ezani
Kjo eshte pershendetja e Muslimaneve kur takojne njeri tjetrin. Kuptimi i te ciles eshte "Paqja qofte mbi ju!" Kjo pershendetje mund te ndeshet edhe ne keto forma: "Es-selamu Alejkum ue Rahmetullah" qe do te thote "Paqja dhe Meshira e Allahut qofte mbi ju"; ose "Es-selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu", e cila perkthehet "Paqja, Meshira dhe Bekimi i Allahut qofte mbi ju!"
Falja e Namazit
Falėnderimi i qoftė All-llahut, i cili e bėri namazin farz pėr robėrit e Tij dhe i urdhėroi qė ta falin dhe ta kryejnė nė mėnyrė mė tė mirė. Bekimi dhe shpėtimi i All-llahut qofshin mbi Pejgamberin tonė, tė cilit i ėshtė drejtuar duke i thėnė: ''Ty ta zbritėm Kur'anin qė t'u shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre.''( Nahl: 44). Dhe Muhammedi saws e realizoi kėtė detyrė nė mėnyrė tė plotė. Prej gjėrave qė i shpjegoi me gojė dhe me punė ishte edhe namazi. Aq bukur e shpjegoi saqė njė herė fali namaz nė mimber, duke u ngritur e duke bėrė ruku, e pasi mbaroi faljen u tha: '' E kam bėre kėtė gjė qė tė mė pasoni dhe ta mėsoni namazin tim'' (Buhariu dhe Muslimi). Si dhe na e bėri obligim pasimin e tij duke thėnė: '' Faluni ashtu sikur qė mė shihni duke u falur.''( Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi). Muhammedi saws e ka pėrgėzuar atė qė e falė namazin ashtu siē e ka falur ai, duke i siguruar hyrje ne Xhennet nga ana e All-llahut duke thėnė : ''All-llahu azze we xhel-le i ka bėrė farz pesė namaze. Ai qė merr mirė abdest, i falė nė kohė tė tyre, i plotėson rukutė dhe sexhdet e tyre dhe i falė me frikė-respekt, All-llahu i siguron falje mekatesh, kurse ai qė nuk vepron kėshtu, nėse don ia falė, perndryshe e dėnon. (Hadithi ėshtė sahih, shiko Sahih Ebu Dawud) Bekimi dhe shpėtimi qofshin mbi familjėn e tij, shokėt e tij tė devotshėm e tė pastėr, tė cilėt neve na transmetuan ibadetin e tij, namazin, fjalėt dhe veprat e Muhammedit saws, vetėm keto i bėnė drejtim dhe shembull pėr to, dhe mbi ata qė ecėn rrugės sė tyre deri nė Ditėn e Kijametit.
| Ebu Hanifeja |
|
Numan Ibn Sabit (Ebu Hanifja apo Imam Azem) ėshtė i lindur nė Kufe nė vitin 80 H apo 690. Babai i tij ishte Persiani cili pasi pranoi Islamin u shpėrngul nė Kufe ku pati rastin dhe ta takoj dhe halifin e katėrt Ali Ibn Ebi Talibin. Ebu Hanifja pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij e kaloi nė Kufe qytet i cili mbas Medinės ishte qendėr kryesore shkencore . Nė moshė tė re Ebu hanifja u morr me tregti por studimet pėr tė ishin prefesioni mė i dashur. Prandaj, lė tregtinė dhe i dedikohet kryesisht studimit tė drejtėsisė simbas udhėzimit tė dijetarit Shabia. Ka mėsuar pranė Hamad Ibn Suleimanit (120 737) dhe dijetarėve tė tjerė tė Kufes por pėr kėrkim tė diturisė ai nuk hezitoi edhe tė udhėtoj ashtu qė ai ishte edhe nė Basra, Meke dhe Medine ku ėshtė takuar me dijetarė mė tė mėdhej tė asaj kohe. |
| Festat Islame |
| Falėnderojmė All-llahun, i Cili i ka caktuar ligjet, ka dalluar hallallin nga haramin, kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi zotėriun tonė Muhammedin, i cili me sqarimin e tij largoi ēdo paqartėsi dhe mbi familjen dhe shokėt e tij
Popujt e mėparshėm festat i njhinin pėr lozje dhe dėfrim, pėr dehje dhe vallėzim, bile disa fe tė vjetra festat e tyre fetare i shfrytėzonin pėr nihilizėm dhe kaotizėm moral, e mos tė flasim pėr festėn e Pakosit te grekėt e vjetėr e pastaj te romakėt, festė e cila pėrsėritej disa herė nė vit, ku burrat dhe gratė detyroheshin tė ēveshen nda nderi dhe turpi dhe tė lirohen nga ēdo pėrkufizim tė xhelozisė dhe nderit, tua zgjidhin frerėt ndjenjave kafsharake, pėr tė kryer nevojėn e vet publikisht dhe haptazi, pėr tė kėnaqur hyjnitė e tyre, siē pretendonin ata. Saqė ai qė refuzonet njė gjė tė tillė nė atė kohė, kryetarėt e fesė sė tyre gjykonin qė tė varroset i gjallė nė shpella tė largėta dhe gropa tė panjohura derisa ti vjen vdekja, ose ta arrijė caktimi i Zotit.
| ||||||||||
| Bamirėsia ndaj prindėrve |
| Ebu Hurerja [radijall-llahu anhu] thotė: Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: Ėshtė i mėrishėm, ėshtė i mėrishėm, ėshtė i mrishėm! Thanė: kush o i Dėrguar i Allahut? Tha: ai qė arrinė prindėrit e tij duke qenė ata tė vjetėr, njėrin apo qė tė dy, dhe nuk hyn nė xhennet. (Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotė: Ne e kemi obliguar njeriun me punė tė mira ndaj prindėrve tė vet. (Ankebut 8), poashtu thotė: Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij, qė tė silleni nė mėnyrė bamirėse ndaj prindėrve. Nėse njėrin prej tyre, ose qė tė dy, i ka kapur pleqėria pranė kujdesit tėnd, atėherė mos u thuaj atyre as of - oh, as mos u bė i vrazhdė ndaj tyre, po atyre thuaju fjalė tė mira (tė buta respektuese). Dhe nė shenjė mėshire shtrije pranė tyre krahun pėrulės e respektues dhe thuaj: Zoti im! mėshiroi ata tė dy, sikurse mė edukuan mua kur isha i vogėl.
| ||||
Islami nė Medvegjė
Populli shqiptar i Medvegjes i perkasin besimit islam,ne Medvegje dikur kan egzistu disa gjami mirpo tani ne teritorin e kesaj komune egzistojn vetem dy gjami.
Njera gjendet ne Banje te Sjarines kurse tjetra ne f.sh Kapit 3 km larg qendres e qytetit te Medvegjes,50 m larg KK-te medvegjes gjendet nje tyrbe e cila tersisht asht renovu tash ne kohet e fundit me finansim te vet komunitetit.
Po ashtu ka levizje te ndertohet edhe nje Gjami ne qytez pasi qe pretendohet se dikur ka qen aty gjamia ku do ti plotsonte nevojat e qytetareve shqipar te kesaj komune.
Keshilli i bashkesis islame te Medvegjes me ne krye me kryeimamin Ajet ef Latifin i perkasin Bashkesis Islame te Kosoves.Ky Keshill ballafaqohet me probleme te shumta si ekonomike po ashtu edhe ne infrastruktur.
by:
1.Cka ėshtė Islami?
Fjala Islam ėshtė njė fjalė Arabe qė do tė thotė t'ia nėnshtrosh dhe dorėzosh vullnetin tėnd Zotit tė Gjithfuqishėm. Fjala e ka tė njėjtėn rrėnjė sikurse fjala Arabe selam, qė do tė thotė paqe. Ndryshe nga emrat qė pėrdoren pėr fetė tjera, siē janė Budizmi, Hinduismi dhe Krishterimi, emri pėr fenė Islame ėshtė shpallur nga Zoti dhe bart njė domethėnie tė thellė shpirtėrore vetėm duke ia nėnshtruar vullnetin personal Zotit tė Gjithfuqishėm njeriu mund tė arrijė paqen e vėrtetė ne kėtė jetė dhe nė Jetėn e Pėrtejme. Islami na mėson se fillimisht tė gjitha fetė e kanė pasur porosinė esenciale tė njėjtė nėnshtrimi me tėrė qenien ndaj vullnetit tė Zotit dhe adhurimi i Tij dhe vetėm i Tij. Pėr kėtė arsye Islami nuk ėshtė fe e re, por ėshtė e njėjta e Vėrtetė Finale e shpallur qė Zoti ua shpalli tė gjithė pejgamberėve, pėrfshirė Nuhun (Noa), Ibrahimin (Abrahamin), Musain (Moisiun) dhe Isain (Jezusin).
2.Kush janė muslimanėt?
Fjala Arabe Musliman do tė thotė dikush qė i nėnshtrohet vullnetit tė Allahut. Porosia e Islamit ėshtė e destinuar pėr tėrė botėn dhe kushdo qė e pranon kėtė porosi bėhet musliman. Disa njerėz gabimisht mendojnė se Islami ėshtė vetėm njė fe pėr Arabėt, por asgjė smund tė jetė mė larg nga e vėrteta, meqė nė tė vėrtetė mbi 80% e muslimanėve tė botės sjanė Arabė! Edhe pse shumica e Arabėve janė muslimanė, ka edhe Arabė tė cilėt janė tė Krishterė, Ēifutė dhe ateistė. Nėse shikohet nė popujt e ndryshėm tė cilėt jetojnė nė botėn muslimane prej Nigerisė deri te Bosnja dhe prej Marokos deri te Indonezia ėshtė mjaft lehtė tė shihet se muslimanėt vijnė nga raca, grupe etnike dhe nacionalitete tė ndryshme. Prej fillimit, Islami kishte njė porosi universale pėr tė gjithė njerėzit. Kjo mund tė shihet nė faktin se disa Shoqėrues tė hershėm tė pejgamberit Muhamed nuk ishin vetėm Arabė, por poashtu Persianė, Afrikanė dhe Romakė Bizantinė. Tė qenit musliman nėnkupton pranim tė plotė dhe dėgjueshmėri aktive ndaj vullnetit tė shpallur tė Zotit tė Gjithfuqishėm. Muslimani ėshtė njė person i cili lirshėm pranon qė besimet, vlerat dhe dogmėn ti bazojė nė vullnetin e Zotit tė Gjithfuqishėm. Nė tė kaluarėn, edhe pse sot nuk shihet edhe aq, fjala Muhamedan shpesh ėshtė perdorur si emėrtim pėr muslimanin. Ky emėrtim ėshtė njė term i gabuar dhe ėshtė rezultat i njė shtrembėrimi tė bėrė qėllimisht ose i injorancės sė plotė. Njė prej arsyeve pėr idenė e gabuar ėshtė ajo se Evropianėt pėr shekuj qenė mėsuar se muslimanėt e kanė adhuruar pejgamberin Muhamed nė mėnyrė tė njėjtė siē e adhuruan tė Krishterėt Jezusin. Kjo absolutisht sėshtė e vėrtetė, meqė muslimanit nuk i ėshtė e lejuar qė tė adhurojė ndonjė apo ēfarėdo qoftė veē Zotit tė Gjithfuqishėm.
3. Kush ėshtė Allahu?
Shumė shpesh mund tė dėgjohet fjala Arabe Allah duke u pėrdorur nė lidhje me Islamin. Fjala Allah ėshtė thjesht fjala Arabe pėr Zotin e Gjithfuqishėm, dhe ėshtė po e njėjta fjalė e cila pėrdoret nga tė Krishterėt dhe Ēifutėt qė flasin Arabisht. Nėse merret pėrkthimi Arab i Biblės, do tė shihet se fjala Allah pėrdoret aty ku fjala Zot pėrdoret nė Shqip. Nė tė vėrtetė, fjala Arabe pėr Zotin e Gjithfuqishėm, Allah, ėshtė majft e ngjashme me fjalėn pėr Zot ne gjuhėt e tjera Semite pėr shembull, fjala hebreje pėr Zot ėshtė Elah. Pėr shkaqe tė ndryshme, disa joMusliman gabimisht mendojnė se muslimanėt adhurojnė njė Zot tjetėr pos Zotit tė Moisiut, Abrahamit dhe Jezusit. Sigurisht se ky nuk ėshtė rasti, meqė monoteizmi i pastėr Islam thėrret tė gjithė njerėzit qė tė adhurojnė Zotin e Noas, Abrahamit, Moisiut, Jezusit dhe tė gjithė pejgamberėve tjerė.
4. Kush ėshtė Muhamedi?
Pejgamberi i fundit qė Zoti ia dėrgoi njerėzimit ishte pejgamberi Muhamed. Muhamedi shpjegoi, interpretoi dhe jetoi mėsimet e Islamit. Pejgamberi Muhamed ėshtė mė i madhi nga tė gjithė pejgamberėt pėr shumė arsye, por kryesisht pėr shkak se rezultatet e misionit tė tij kanė sjellur mė shumė njerėz nė besimin e pastėr nė njė Zot se ēdo pejgamber tjetėr. Ndonėse komunitetet tjera fetare pohojnė se besojnė nė njė Zot, gjatė kohės ata i kanė bastarduar besimet e tyre duke i marrė pejgamberėt dhe shenjtėt e tyre si ndėrmjetėsues me Zotin e Gjithfuqishėm. Disa fe besojnė se pejgamberėt e tyre janė manifestime tė Zotit, Inkarnim i Zotit ose Biri i Zotit. Tė gjitha kėto ide false ēuan deri nė adhurimin e krijesės nė vend tė Krijuesit, gjė qė kontribuoi nė praktikimin e idhujtarisė sė besimit se Zotit tė Gjithfuqishėm mund ti afrohet pėrmes ndėrmjetėsuesve. Me qėllim qė tė ruajė nga kėto pavėrtetėsi, pejgamberi Muhamed gjithmonė theksonte se ai ishte vetėm njė qenie njerėzore i ngarkuar me predikimin e porosisė sė Zotit. Ai i mėsoi muslimanėt qė ti referoheshin atij si i Dėrguar i Allahut dhe Rob i Tij. Pėr muslimanėt, Muhamedi ėshtė shembulli mė i lartė pėr tė gjithė njerėzit ai ishte pejgamber shembullor, burrėshtetas, udhėheqės ushtarak, sundues, mėsues, fqinj, bashkėshort, baba dhe shok. Ndryshe nga pejgamberėt dhe tė dėrguarit tjerė, pejgamberi Muhamed jetoi nė driten e plotė tė historisė. Muslimanėve nuk iu duhet qė tė kenė besim se ai ka ekzistuar dhe se mėsimet e tija janė ruajtur ata e dinė se kjo ėshtė fakt. Edhe atėherė kur pasuesit e tij ishin tė paktė, Zoti i Gjithfuqishėm e informoi se ai ėshtė dėrguar si mėshirė pėr njerėzimin. Pėr arsye se njerėzit kishin shtrembėruar apo harruar porosinė e Zotit, Zoti e mori mbi Vete qė ta mbrojė porosinė qė iu shpall Muhamedit. Kjo pėr atė se Zoti i Gjithfuqishėm premtoi qė mos tė dėrgojė lajmėtar tjetėr pas tij. Meqenėse tė gjithė pejgamberėt e Zotit kanė predikuar porosinė e Islamit d.m.th. nėnshtrimin ndaj vullnetit tė Zotit dhe adhurimin e Tij Muhamedi faktikisht ėshtė pejgamberi i fundit i Islamit, jo i pari.
5. Ēfarė janė Mėsimet e Islamit?
Baza e dogmės Islame ėshtė besimi nė njėsinė e Zotit. Kjo do tė thotė tė besosh se ėshtė vetėm njė Krijues dhe Furnizues i ēdo gjėje nė univers, dhe se asgjė sėshtė hyjnore apo e denjė pėr adhurim pėrveē Tij. Tė besosh nė njėsinė e Zotit do tė thotė shumė mė shumė se thjesht tė besosh se ėshtė Njė Zot pėrkundėr dy, tre apo katėr. Janė disa fe qė pohojnė besimin nė Njė Zot dhe besojnė se pėrfundimisht ekziston vetėm njė Krijues dhe Furnizues i universit. Mirėpo, Islami, jo vetėm qė insiston nė kėtė, por poashtu refuzon pėrdorimin e fjalėve si Zot dhe Shpėtimtar pėr ndonjė pėrveē Zotit tė Gjithfuqishėm. Islami poashtu refuzon pėrdorimin e tė gjithė ndėrmjetėsuesve nė mes Zotit dhe njeriut, dhe insiston qė njerėzit ti afrohen Zotit drejtpėrdrejt dhe ta kufizojnė adhurimin vetėm nė Tė. Muslimanėt besojnė se Zoti i Gjithfuqishėm ėshtė Pėrdėllyes, don dhe ėshtė i mėshirshėm. Esenca e tė pavėrtetės ėshtė pohimi se Zoti nuk mund tė pėrballet dhe ti falė krijesat e Tij drejtpėrdrejt. Duke ritheksuar barrėn e mėkatit, si dhe pohimi se Zoti smund ti falė mėkatet drejtpėrdrejt, fetė e rrejshme mėtojnė qė ti dėshprojnė njerėzit nga mėshira e Zotit. Pasi qė ata tė jenė bindur se smund ti afrohen Zotit drejtpėrdrejt, njerėzit mund tė ēorientohen duke iu kthyer/lutur zotave tė rrejshėm pėr ndihmė. Kėta zota tė rrejshėm mund tė marrin forma tė ndryshme, siē janė shenjtėt, engjėjt, apo dikush i cili besohet tė jetė Bir i Zotit apo Inkarnim i Zotit. Gati nė ēdo rast, njerėzit tė cilėt adhurojnė, luten apo kėrkojnė ndihmė prej njė zoti tė rrejshėm nuk e konsiderojnė apo thėrrasin atė zot. Ata pohojnė besimin nė Njė Zot Suprem, por pohojnė edhe atė se u luten dhe i adhurojnė tė tjerėt krahas Zotit vetėm qė ti afrohen Atij mė afėr. Nė Islam, ekziston nje dallim i qartė nė mes Krijuesit dhe tė krijuares. Nuk ka dykuptimėsi nė hyjni ēdo gjė qė ėshtė e krijuar nuk vlen qė tė adhurohet dhe vetėm Krijuesi ėshtė i denjė qė tė adhurohet. Disa fe gabimisht besojnė se Zoti ėshtė bėrė pjesė e krijimit tė Tij, dhe kjo i ka shtyrė njerėzit tė besojnė se ata mund tė adhurojnė diēka tė krijuar me qėllim qė ta arrijnė Krijuesin e tyre.
Muslimanėt bėsojnė se edhe pse Zoti ėshtė unik dhe pėrtej tė kuptuarit Ai nuk ka Bir, ortak apo ndihmues. Sipas besimit musliman, Zoti i Gjithfuqishėm nuk lind e as sėshtė i lindur as nė kuptim tė plotė tė fjalės, as nė mėnyrė alegorike, metaforike, fizikisht apo meta-fizikisht Ai ėshtė absolutisht unik dhe i pėrjetshėm. Ai kontrollon ēdo gjė dhe ėshtė nė mėnyrė tė pėrsosur i aftė qė tė vendosė mėshirėn dhe faljen e Tij tė pakufishme ndaj kujtdoqoftė qė Ai e zgjedh. Kjo ėshtė ajo pėrse Ai quhet i Gjithfuqishmi dhe mė i Mėshirshmi. Zoti e ka krijuar universin pėr njeriun, dhe si i tillė dėshiron ēdo tė mirė pėr qeniet njerėzore. Ēdo gjė nė univers muslimanėt e shohin si shenjė tė aftėsisė krijuese dhe dashamirėsisė sė Zotit tė Gjithfuqishėm. Poashtu, besimi nė njėsinė e Zotit nuk ėshtė thjesht njė koncept metafizik. Ėshtė njė besim dinamik qė ndikon nė pikėpamjen e njeriut ndaj njerėzimit, shoqėrisė dhe tė gjitha aspekteve tė jetės. Si njė pėrfundim logjik ndaj besimit Islam nė njėsinė e Zotit, ėshtė besim nė njėsinė e njerėzimit dhe humanitetit.
6. Ēėshtė Kurani?
Ai ėshtė shpallja finale e vullnetit tė Zotit tė Gjithfuqishėm ndaj tėrė njerėzimit, e cila qe bartur pėrmes engjėllit (Xhibril), nė Arabisht, deri te pejgamberi Muhamed nė fjalėt dhe domethėnien e saj tė plotė. Kurani u qe transmetuar shoqėruesve tė pejgamberit, tė cilin ata e mėsuan pėrmendsh tekstualisht, dhe i cili ka qenė recituar publikisht dhe vazhdimisht nga ata dhe pasardhėsit e tyre deri nė ditėt e sotme. Shkurtimisht, Kurani ėshtė libri i udhėzimit prej Zotit par exellence. Kurani ende mėsohet pėrmendsh dhe mėsohet nga miliona njerėz. Gjuha e Kuranit, Arabishtja, ende ėshtė gjuhė e gjallė pėr miliona njerėz, pra ndryshe nga shkrimet e feve tė tjera, Kurani ende lexohet nė gjuhėn origjinale tė tij nga miliona njerėz. Kurani ėshtė mrekulli e gjallė nė gjuhėn Arabe; dhe dihet se ėshtė i paimitueshėm nė stilin e tij, formėn dhe ndikimin shpirtėror. Shpallja e fundit e Zotit ndaj njerėzimit, Kurani, i qe shpallur pejgamberit Muhamed gjatė periudhės 23 vjeēare. Kurani, nė kontrast me shumė libra tjerė fetarė, ka qenė gjithmonė i menduar si Fjalė e Zotit nga ata qė besonin nė tė, d.m.th. nuk ka qenė diēka e dekretuar nga njė kėshill fetar shumė vite pasi ka qenė shkruar. Poashtu, Kurani ka qenė recituar publikisht para komuniteteve muslimane dhe joMuslimane gjatė jetės sė pejgamberit Muhamed. I tėrė Kurani poashtu qe shkruar plotėsisht gjatė jetės sė Pejgamberit, dhe njė numėr i shoqėruesve tė pejgamberit e mėsuan pėrmendsh tėrė Kuranin fjalė-pėr-fjalė ashtu siē ishte shpallur. Pra, ndryshe nga shkrimet tjera, Kurani gjithmonė ka qenė nė duart e besimtarėve tė rėndomtė, gjithmonė ėshtė menduar tė jetė fjalė e Zotit, dhe pėr shkak tė mėsimit pėrmendsh tė pėrhapur ka qenė ruajtur nė mėnyrė tė pėrsosur. Nė lidhje me mėsimet e Kuranit ėshtė njė shkresė universale dhe i adresohet tėrė njerėzimit, dhe jo ndonjė fisi tė veēantė apo njerėzve tė zgjedhur. Porosia qė ai na e sjellė sėshtė asgjė e re, por e njėjta porosi e tė gjithė pejgamberėve nėnshtroju Zotit tė Gjithfuqishėm dhe adhuroje vetėm Atė. Si e tillė, shpallja e Zotit nė Kuran fokusohet nė tė mėsuarit qenieve njerėzore rėndėsinė e tė besuarit nė njėsinė e Zotit dhe inkuadrimit tė jetėve tė tyre rreth udhėzimit qė Ai solli. Veē kėsaj, Kurani pėrmban rrėfime tė pejgamberėvė tjerė, siē janė Abrahami, Noa, Moisiu dhe Jezusi, si dhe shumė urdhėra dhe ndalesa nga Zoti. Nė kohėn moderne nė tė cilėn shumė njerėz kanė rėnė nė dyshim, dėshpėrim shpirtėror dhe korrektėsi politike, mėsimet Kuranore ofrojnė zgjidhje ndaj zbrazėtires sė jetėve tona dhe trazirave qė e kanė kapluar botėn sot.
7. Si e shikojnė muslimanėt natyrėn e njeriut, qėllimin e jetės dhe Jetėn e Pėrtejme?
Nė Kuranin e shenjtė, Zoti i mėson qeniet njerėzore se ata janė krijuar me qėllim qė ta adhurojnė Atė, dhe se baza e tėrė adhurimit tė vėrtetė ėshtė tė qenit i vetėdijshėm pėr Zotin. Meqenėse mėsimet e Islamit i pėrfshijnė tė gjitha aspektet e jetės dhe etikės, tė qenit i vetėdijshėm pėr Zotin inkurajohet nė tė gjitha ēėshtjet njerėzore. Islami e bėn tė qartė atė se tė gjitha veprat njerėzore janė akte tė adhurimit nėse ato bėhen vetėm pėr Zotin dhe nė pajtueshmėri me Ligjin e Tij hyjnor. Si i tillė, adhurimi nė Islam nuk ėshtė i kufizuar nė rituale fetare. Mėsimet Islame shėrbejnė si mėshirė dhe shėrim pėr shpirtin njerėzor, dhe vetitė siē janė nėnshtrimi, sinqeriteti dhe lėmosha janė fort tė inkurajuara. Pėr mė tepėr, Islami dėnon fodullėkun dhe vetėkėnaqėsinė, meqė Zoti i Gjithfuqishėm ėshtė i vetmi gjykatės i ndershmėrisė sė njeriut. Qeniet njerėzore nuk besohet tė jenė trashėgimisht mėkatare, por shihen si barazisht tė afta pėr tė keqen dhe tė mirėn. Islami poashtu na mėson se besimi dhe veprat shkojnė sė bashku. Zoti u ka dhėnė njerėzve vullnet tė lirė, dhe masė pėr besimin e njeriut janė veprat dhe punėt. Mirėpo, qeniet njerėzore janė krijuar tė dobėta dhe rregullisht bienė nė mėkat. Kjo ėshtė natyra e qenieve njerėzore e krijuar nga Zoti nė Urtėsinė e Tij, dhe nuk ėshtė trashėgimisht e bastarduar apo e nevojitur pėr riparim. Kjo sepse bulevardi i pendimit ėshtė gjithmonė i hapur ndaj tė gjitha qenieve njerė
Create a free website at Webs.com