.:Medvegja.info:.

Enklavizimi i Kosoves Lindore

Megjithėse nė rajon, termi enklavė mbetet ende sinonim i zonave qė pėrkufizohen mbi kriterin e mungesės sė sigurisė; rajoni i Preshevės,Medvegjės dhe Bujanovcit   paraqet fatmirėsisht njė pėrjashtim nė kėtė drejtim.

Posaēėrisht pėr shkak se nė krahasim me kohėn kur nė kėto hapėsira zhvilloheshin konflikte tė armatosura, sot ėshtė pėrmirėsuar dukshėm niveli i sigurisė nė tri komunat me shumicė shqiptare tė Serbisė, edhe pse akoma vazhdon prania e shtuar e forcave tė sigurisė.

Mirėpo, fatkeqėsisht, gjendja e tanishme dėshmon se ky element pozitiv nuk ka mjaftuar qė tė mos izolohet formalisht rajoni historikisht mė i pazhvilluar i vendit. As rreth pesė vjet tė procesit tė paskonfliktit nuk kanė arritur qė ta pėrfshijnė mjaftueshėm Medvegjen,Bujanovcin dhe Preshevėn nė proceset e brendshme dhe tė jashtme. Mė shumė se mė parė, rajoni mbetet thuajse tėrėsisht jashtė proceseve rajonale politike, ekonomike, kulturore, sportive etj...

Nuk nevojitet ndonjė hulumtim i thellė pėr tė konstatuar se pėr momentin; shqiptarėt e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės janė fare pak tė pranishėm nė jetėn shoqėrore tė shtetit, por edhe tė kombit tė tyre.

Edhe pse duke pasur parasysh krijimin e realitetit tė ri tė krijuar gjatė vitit 1999 ėshtė e kuptueshme se shqiptarėt e Serbisė janė shkėputur domosdoshmėrisht nga strukturat administrative tė Kosovės; mjerisht, kjo ėshtė pėrcjellur edhe me shkėputjen e pranisė sė tyre nė jetėn shoqėrore kosovare. Jo edhe pa fajin e udhėheqjes sė tyre institucionale; shqiptarėt e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės integrohen nė jetėn shoqėrore kosovare kryesisht nė mėnyrė individuale.

Ata janė praktikisht tė padukshėm nė evenimentet e rėndėsishme “gjithėkombėtare” me karakter shkencor, kulturor, sportiv etj.

Presheva, Bujanoci dhe Medvegja mbeten nė shumicėn e rasteve tė “harruara” edhe nga mediat nacionale shqiptare. Pjesėrisht tė Kosovės, por veēanėrisht tė Shqipėrisė.

Me ndonjė pėrjashtim tė mundshėm simbolik; Presheva, Bujanoci dhe Medvegja nuk e tėrheqin fare vėmendjen e redaksive nė Prishtinė dhe nė Tiranė, pos ndoshta kur ėshtė fjala pėr ngjarje qė i pėrkasin sferės sė gazetarisė protokollare.

Derisa nė Beograd mund t’i takosh qytetarėt e rėndomtė shqiptarė tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės vetėm para ambasadave tė huaja ose para institucioneve shėndetėsore; nė jetėn shoqėrore tė rajoneve fqinjėsore ku jetojnė shqiptarėt janė tė pranishėm qytetarėt e Luginės sė Preshevės, por jo edhe vetė Lugina e Preshevės.

Realiteti i tanishėm i Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės vėrteton mė sė miri se politikat e integrimeve kėrkojnė njė angazhim mė gjithėpėrfshirės se integrimi politik. Ndėrkaq, veēoritė e shqiptarėve etnikė tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės imponojnė vetvetiu nevojėn e zhvillimit tė raporteve edhe me hapėsirat e tjera ku jetojnė shqiptarėt.

Mjerisht, kjo ende perceptohet sikur rrezik nga ana e shtetit, ndėrsa nuk trajtohet mjaftueshėm nga ana e institucioneve tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės; por edhe tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė. Rezultatet e deritanishme tė procesit politik nė Luginėn e Preshevės reflektojnė sė paku se ka qenė e gabueshme tė mendohet se mund tė ketė integrim tė qėndrueshėm politik pa integrim tė mirėfilltė shoqėror. Po qe se nuk ndryshon qasja; Presheva, Bujanoci dhe Medvegja do tė vazhdojnė tė mbeten tė padėshiruara nė veri pėr shkak tė politikave sistematike tė shtetit, tė papranishme nė perėndim pėr shkak tė amullisė sė politikave kombėtare dhe tė vetizoluara pėr shkak tė paaftėsive tė politikave lokale.

 Thėnė ndryshe, njė enklavė e qetė.Mbete te shifet nese shtetit Shqiptar apo shteti i ardhshem i Kosoves do te kujtohet se keto tri komuna dikur ishin pjes e Shqipris e me von edhe te vet Kosoves dhe te ngrij zerin per keto toka shqiptare.

 

 

 

                                       www.medvegja.org

 

Create a free website at Webs.com