Pavarsia e Kosovės asesi nuk duhet
Festa e Kurban Bajramit ne Medvegje
Medvegje/Banja e Sjarines/Kapit 21 Dhjetor 2007
Per kunder motit te lig qe mbretronte diten e 20 dhjetorit ne Medvegje shum qytetar shqiptar te besimit islam heret ne mengjes ja kishin mesy dy Xhamive te kesaj komune per te kry ritin tradicional te faljes se namazit te Bajramit.Pa dyshim se falja e namazit ne vete ngerthen edhe takimin e miqve e dashamirve shqiptar ne mes vete ne komunen e Medvegjes.
Si zakonisht ceremonia qendrore e faljes se Namazit te Bajramit u mbajt ne 2 xhamit e komunes se Medvegjes ,nderkoh qe manifestimi qendror u mbajt ne Xhamin e fshatit Kapit ne pranin e nje numri te konsiderushem te qytetarve.Moti I lig nuk I pengoj shum qytetar qe te marrin pjes ne ket manifestim 4 ditor,Namazin e drejtoi ne Xhamin e Kapitit kryeimami I Medvegjes Mulla Ajet ef Latifi I cili e ftoj popullin qe ti ik rrugve te liga te bashkohen ne rrugen e drejt te jen sa me dor lir me te verferit si dhe ftoj per nje unitet me te theksuar nder popullin tone.
Nderkaq ne Xhamin e Sjarines ne Banje te Sjarines Namazin e drejtoi mulla Ilham ef Hasani ,nderkoh qe dhjetra femi te shkolles fillore ,,Banja e Sjarines ish Zenel Hajdini ne Banje te Sjarines kishin pregadit nje program kulturor modest me recitime e Ilahi te ndryshme Islamo-Shqiptare.
Per ta kthy traditen e vjeter shqiptaro-Islame epitetin e se ciles edhe mban kjo fest Kurbanin ishte kujdes Bashkesia Islame e Kosoves rrespektivisht Keshilli I Bashkesi Islame te Kosoves ne Presheve,duke I dhuruar popullin shqiptar dy Kurban Lop qe u therren menjeher pas Faljes se Namazit te Bajramit.Njeri Kurban afer Xhamis se Kapitit kurse tjetri ne Banje te Sjarines ku me pas mishi ju shpernda te pranishmeve ne Xhami dhe te varferve.
Nderkoh qe permes valeve te shkurtra te Radio Medvegjes u transmetua komplet ceremonia e faljes se Kurban Bajramit dhe programi kulturor qe ishte organize ne Xhamin e Sjarines.
A.A
Shqiptarėt e Luginės sė Preshevės i shprehėn njė varg pakėnaqėsish ministrit Lajiq
Pėrfaqėsuesit politikė dhe institucional tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės nė takimin e mbrėmshėm me kryetarin e Trupit Koordinues tė Qeverisė sė Serbisė pėr Luginė tė Preshevės Rasim Lajiq, kanė diskutuar pėr situatėn politike dhe tė sigurisė dhe pėr zhvillimet e mundshme pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Ata kanė thėnė se edhe mė tej nuk do tė marrin pjesė nė punėt e Trupit Koordinues.
Gjatė kėtij takimi shqiptarėt e Luginės kanė paraqitur pakėnaqėsitė e tyre lidhur me pozitėn e vėshtirė tė kėtij rajoni dhe mosangazhimin e mjaftueshėm tė organeve shtetėrore pėr zgjidhjen e problemeve tė shumta tė popullatės shqiptare, si ato politike, ekonomike dhe tė lėvizjes sė lirė.
Ministrit Lajiq gjithashtu iu janė paraqitur pakėnaqėsitė e shqiptarėve lidhur me riorganizimin e Trupit Koordinues, tė cilin e udhėheq ai, duke thėnė se shqiptarėt nuk do tė kyēen nė tė deri sa ai tė mos udhėhiqet nga kuadrot e Luginės e jo nga ato tė rajoneve tė tjera tė vendit.
Shqiptarėt gjithashtu shfaqėn pakėnaqėsitė e tyre lidhur me mos inkuadrimin e duhur tė kuadrove shqiptare nė institucionet shtetėrore si dhe kundėrshtuan politikėn shtetėrore tė iniciuar kohėve tė fundit pėr punėsimin e kuadrove mjekėsore serbe nga rajonet e ndryshme tė Serbisė nėpėr institucionet shėndetėsore tė Preshevės, e jo tė kuadrove nga Lugina, qė numri absolutė i popullatės sė pėrgjithshme pėrbėhet nga shqiptarėt.
RTKlive
Lirohen nga burgu i Leskocit dy te rinje Shqiptar nga Medvegja
Leskovc/Medvegjė 10 Djetor 2007(Medvegjaonline.com)
Pergaditi: Avni Jusufi
Pas dyzet ditėve tė mbajtjes nė paraburgim tė dy tė rinjve shqiptarė nga Medvegja, Burim Jaha dhe Nazim Murati ,qė kanė qėndruar nė burgun e Leskocit, me vendim tė gjykatės komunale tė Lebanes janė liruar pasi qė janė shpallur tė pafajshėm.
Ky vendim i gjykatės i gėzoi shqiptarėt e paktė qė kanė mbetur aktualisht nė komunėn e Medvegjės, por nė anėn tjetėr i brengos fakti, se gjatė qėndrimit tė tyre nė paraburgim ishin keqtrajtuar tmerrisht nga organet e burgut. Shih pėr kėtė ,shqiptarėt e kėsaj komune edhe mė tutje jetojnė nė ankth sepse pushteti serb kur tė dojė mundė ti burgos dhe ti maltretojė ata, ka deklaruar sot pėr radion Blue Sky, lideri i partisė Lėvizja Demokratike pėr Integrim me seli nė Medvegjė Rexhep Abazi. Ndryshe ,kėta tė rinj ishin arrestuar nga ana e organeve tė rendit nėn pretekstin se paskėshin marrė pjesė nė rrahjen e njė serbi nga Medevgja.
Dita e flamurit na bashkon nga Lezha, Manastiri, Medvegja, Prizreni e ēamėria
Shoqata humanitare 'Medvegja' nė Fully tė Zvicrės kremtoi 95 vjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė
Pergaditi:Dashnim Hebibi
Fulla, Valis 02 dhjetor(Medvegja.info)
Pėrmes njė Akademie solemne, nė Fully tė Valisit Zvicėr, Shoqata humanitare 'Medvegja' shėnoi 28 Nentori Ditėn e Flamurit, pavarėsisė sė Shqipėrisė, daljen nė skenė tė UēK-sė, si dhe datėlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.
Shoqata humanitare 'Medvegja' njihet me organizimet e mirėfillta ndėr vite nė diasporė dhe pėr kontributin e dhėnė drejtuar atdheut nė situata tė ndryshme.
Festa e flamurit, kishte mbledhur qindra medvgjas nga e mbarė Zvicra, Franca dhe Gjermania nė Fully tė Zvicrės, qė njihet kjo pjesė si Medvegja e dytė dhe me zemėr hapur, pritėn Ambasadorin e shtetit shqiptar nė Zvicėr tė respktuarin Mehmet Elezi, kordinatorin e shkollės plotėsuese shqipe pėr Argau, veprimtarin e dalluar Riza Demaj, pėrfaqėsuesin e AAK-sė pėr Zvicėr z.Bajram Mulaj, kordinatorin e nėndegės sė LDK-sė pėr zvicrėn franceze z.Demė Xhaferaj dhe Skender Shehun kryetar i nėndegės pėr Shaple, familjarin e dėshmorit tė UēPMB-sė Mitat Musliut, z.Fazli Musliu, njėherit arkatar i shoqatės Lugina e Preshevės, miqė zvicerianė, si dhe veprimtarin Murat Avdiun.
Me njė skenė shumė domethėnėse, qė ishte i vendosur flamuri ynė kombėtar e nė anėn tjetėr edhe ai zvicerian, ishte edhe njė portret i Skėnderbeur, Ismail Qemajlit, Adem Jasharit, presidentit tė ndjerė tė Kosovės prof.Dr.Ibrahim Rugova, si dhe fotoja e bėmirėses Nėnė Tereza.
Kryetari i Shoqatės humanitare 'Medvegja' z. Zenel Neziri e hapi programin dhe nė fjalė e tij, tha se jam i nderuar qe tiu pershendes dhe tiu uroj 28 Nentorin - Diten e Flamurit, ne emer te kryesisė sė shoqatės Medvegja dhe nė emrrin tim personal. Jemi mbledhur tė gjithė sot shumė larg atdheut, por nė njė vend mik tė kombit tonė, nė njė vend qė e ka pranuar dhe e pranon pavarėsinė e shtetit tė Kosovės, nė njė vend qė mė sė miri respekton tė drejtat e ēdo kombi, tė kujtojmė dhe tė festojmė 95 vjetorin e shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Para se tė fillojmė me programin Ju kisha lutur qė me njė minutė nė heshtje ti pėrkujtojmė tė gjithė dėshmorėt e rėnė pėr liri nėpėr kohėra tė ndryshme qė ka pėrjetuar atdheu.Lavdi tė gjithė dėshmorėve. Edhe pas 95 vjetėve pavarėsi tė shtetit amė Shqipėria, na vjenė erė e ftoftė robėrie qė ngrinė edhe ajrin nga Presheva, Bujanoci, Medvegja, Tetova, Malcia e ēamėria, me njė Medvegjė tė rrethuar me xhandarė serbė, me njė Malci tė rrethuar me ushtri tė hekurt dhe duke u burgosur vėllezėrit tanė tė pafajshėm e me Maqedoni tė zhurmshme, e me ēamėri tė lidhur nyje robėri.
Kryetari i shoqatės z.Neziri menjėherė ftoi Ambasadorin e shtetit shqiptar nė Bern z.Mehmet Elezin i cili u ndal me disa fjalė para tė pranishmėve:'Tė nderuar medvegjas, tė nderuar bashkėkombas, edhe medvegja, Malcia e ēamėria, janė nė flamurin kombėtar kuq e zi, sot jemi mbledhur tė gjithė rreth flamurit kombėtar, prandaj kjo datė, ėshtė e shenjtė dhe na don qė tė jemi edhe mė tė bashkuar, nė ēdo qytet a fshat qė flitet shqip.
Prezenca jonė, tregon qartė se Medvegja nuk harrohet asnjėherė.Jemi nė prag tė pavarėsisė sė Kosovės dhe shumė shpejt do ta festojmė sė bashku, prandaj ky shekull ėshtė i yni, tė punojmė dhe tė veprojmė unik pėr tė mirėn e atdheut'.
Moderatorėt e kėtij solemniteti, nxėnės tė shkollės plotėsuese shqipe treguan qartė, se gjuha shqipe do ruhet me vullnetin mė tė mirė qė e kemi. Referati kushtuar kėsaj date i pėrgatitur nga sekretari i shoqatės z.Fadil Selmani u mirėprit nga tė pranishmit. Fjalėn pėrshėndetėse e mori nga kryesia e shoqatės edhe kordinatori i shkollės plotėsuese shqipe pėr Argau, z.Riza Demaj, ku ndėr tė tjera potencoi: 'Se jemi mbledhur sonte nga Tirana, Peja e Rugova, Tetova e Malcia, rreth flamurit kombėtar, rreth njė ideali, dhe na bashkon hymni kombėtar, na bashkon gjuha amtare, prandaj duke e njohur gjuhėn tonė dhe duke nderuar traditat tona kombėtare e duke dashur atdheun, mendojmė shqip dhe respektohemi shqip.
Medvegja, Bujanoci dhe Presheva, si dhe viset tjera shqiptare, do jenė pjesė e pandashme e trungut etnik shqiptar.Me besa besė, do realizojmė qėllimin tonė final, ate qė kanė luftuar stėrgjyshėrit tanė nga Roma e lashtė e gjerė mė sot.Ndėrsa pėrfaqėsuesi i AAK-sė pėr Zvicėr, z.Bajram Malaj, para tė pranishmėve tha se: 'Jemi mbledhur sonte nė kėtė solemnitet me medvegjasit, me vėllezėrit tanė tė festojmė ditėn e pavarėsisė sė shtetit amė dhe datėlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.Medvegja, e tėrė Kosova Lindore, nuk do mbeten hije pėr ne kosovarėt, por Kosova Lindore do tė jetė temė e shpirtit dhe zemrės sonė'.
Xhaxhai i dėshmorit tė UēPMB-sė Mitat Musliut z.Fazli Musliu tha se:' Gėzimi dhe dhembja janė tė mėdha nė kėtė ditė tė 28 Nėntorit, por ēdo herė kur e shihni flamurin tonė duke valuar, mburruni, sepse jeni meritorė, dhe ky ishte ideali i tė gjithė atyre qė luftuan dhe u flijuan. Kosova po ecėn me hapa tė sigurt drejt ardhmėnisė dhe dashur pa dashur armiqtė tanė, Kosova do tė bėhet njė shtet pėr ta lakmuar tė gjithė. Kėtė e fituam me gjak, nuk na e dhuroi askush ,dhe kėtė do ta mbrojmė'. Edhe kryetari i nėndegės sė LDK-sė pėr Shaple z.Skender Shehi, falėnderoi pėr ftesėn dhe rikujtoi, se shoqata humanitare medvegja, para disa viteve nė njė solemnitet tė rėndėsishėm, po nė tė njetėn sallė, ka pasur musafirė edhe tė ndjerin Mandelėn shqiptare Pjetėr Arbnorin.
Kjo shoqatė ka punuar dhe ėshtė duke punuar gjithnjė pėr humanitet dhe nė sfera tjera qė kėrkohet nga atdheu.Kemi qenė bashkė me Medvegjė, jemi dhe do tė jemi. Prandaj, sa kemi hise nė flamur, aq ka hise edhe Kosova Lindore'.Me disa fjalė, tė pranishmit i pėrshėndeti edhe veprimtari Murat Avdiu nga Tėrnoci i Kosovės Lindore, ku theksoi, se flamuri ynė kuq e zi, njė ditė do tė valojė i lirė edhe nė Medvegjė, Bujanoc, Preshevė, e Malci.
Me njė Shqipėri tė fortė, e me Kosovė tė pavarur do tė jemi edhe ne mė tė lirė, prandaj le tė jetė ky vit i fundit qė festohet pa pavarėsinė e Kosovės.Edhe mėsuesi zvicerian Ferderik Carron, i fascionuar me unitetin e shqiptarėve dhe me organizimin e medvegjasėve, me disa fjalė pėrshėndeti tė pranishmit dhe theksoi se ėshtė kėnaqėsi e veēantė kur sheh njė numėr kaq tė madh shqiptarėsh pėr tė festuar ditėn e flamurit dhe tė shtetėsisė sė Shqipėrisė. Kėta nxėnės shembullor tė shkollės plotėsuese shqipe dhe tė gjuhės franceze, mė gėzon pa masė, me dhuntinė natyrore qė kanė drejt atdheut.Kosova njė ditė shpresojmė se do tė jetė e pavarur dhe kam shumė fjalė tė mira pėr shqiptarėt kudo qė janė. Respekt dhe gėzuar ditėn e flamurit.Kryesia e shoqatės humanitare 'Medvegja', ambasadorin Elezi, kordinatorin e shkollės plotėsuese shqipe pėr Argau z.Riza Demaj, pėrfaqėsuesi i AAK-sė pėr Zvicėr Bajram Mulaj, xhaxhai i dėshmorit tė UēPMB-sė Mitat Musliut, z-Fazli Musliu, kordinatorin e nėndegės sė LDK-sė pėr zvicrėn franceze, z.Demė Xhaferin, veprimtarin Murat Avdiu, si dhe producentin Husaj dhe ekipin e TV Diaspora pėr Zvicėr dhe redaksinė e gazetės kombėtare 'Bota sot', iu ndau nga njė mirėnjohje respekti pėr kontributin e dhėnė kėsaj shoqate dhe Medvegjės nė pėrgjithėsi.Kėto mirėnjohje i ndau kryetari i shoqatės Z.Zenel Neziri,
Gjithashtu, pėrfaqėsuesi i AAK-sė z.Bajram Mulaj, nė emėr tė AAK-sė iu ndau njė libėr 'Haradinaj dhe Haga' kryetarit tė shoqatės humanitare 'Medvegja'.Me njė program tė pasur kulturo artistik, i udhėhequr nga shoqėria kulturoro artistike 'Medvegja' e formuar para katėr muajsh, dha njė program tė pasur me kėngė, recitime e valle, nga trevat e ndryshme tė atdheut, sa qė tė gjithė tė pranishmit u ndanė tė kėnaqur me programin e pėrgatitur.Nė fund tė gjithė tė pranishmit u ndanė tė kėnaqur nga mikėpritja dhe programi i Shoqėrisė kulturo artistike 'Medvegja' dhe mbetėn me shpresė se njė ditė do ta festojnė edhe pavarėsinė e Kosovės.
Pėrgatiti:Dashnim HEBIBI
Fillimisht nė kuvendin komunal tė Preshevės ėshtė mbajtur akademi solemne ku ėshtė folur pėr rėndėsinė e Ditės sė Flamurit dhe angazhimin e popullit shqiptar pėr ta fituar lirinė. Mė pas, nė ndėrtesėn e Kuvendit komunal ėshtė vendosur flamuri ynė kombėtar dhe do tė valojė deri nė orėt vona tė mbrėmjes. Pastaj, u mbajt tubim protestues para objektit tė komunės nė sheshin e dėshmorėve nė Preshevė ku u lexua deklarata politike e miratuar nga liderėt politikė tė Luginės. Nė u tha se shqiptarėt autokton tė Luginės po pėrjetojnė ēaste tė vėshtira tė izolimit dhe keqtrajtimit tė herėpashershėm. Nė kėtė deklaratė politike u tha gjithashtu se Kosova do ta realizojė pavarėsinė e merituar tė cilėn e pėrkrahin pa rezervė edhe shqiptarėt e Luginės sė Preshevės. Ndryshe, gjatė tėrė ditės sė sotme do tė mbahen manifestime kulturore e sportive si dhe pėrkujtimore nga Organizata e Veteranėve tė Luftės sė UCPMB-s. Ditėn e Flamurit, Lugina e Preshevės e priti pa zyrtarizmin e flamurit kombėtar. Ngjashėm kjo ditė ėshtė shėnuar edhe nė komunat e Bujanocit dhe tė Medvegjės. Ndryshe manifestimet e sotme kanė kaluar pa eksese, pėrkundėr shtimit tė frekuentimit tė organeve tė rendit.
Dita e Flamurit u shėnua edhe nė Luginė tė Preshevės
Dita e Flamurit 28 Nėntori me manifestime tė shumta ėshtė shėnuar edhe te shqiptarėt e Luginės sė Preshevės duke u mbajtur edhe njė tubim protestues para Kuvendit Komunal tė Preshevės ku u kėrkua zyrtarizmi i flamurit kombėtar pėr shqiptarėt e Luginės dhe u mbėshtet realizimi i pavarėsisė sė Kosovės.
Pėr nderė tė 28 Nėntorit ditės sė Flamurit Kombtarė me 25 Nėntorė u organizu nė Reinek tė kantonin e St.Gallenit Zvicėr
Kėt festė e organizojė shkolla e muzikės Jehona nga Roshahu me korreografinė e msusit Muratė Avdiut dhe me ndihmėn e prindve tė shkollės qė janė shum aktivė ēdo her ,dhe me nxėnsat tė ksaj shkolle kishte nji programė me tė vėrtetė festivė kombtarė
Me hapjen e programitė u kėndue himni komtarė dhe pastaj u lexua nji referat i shkurter pėr ngritjen e flamurit qė me 28 nėntorė qė ėshtė ngritur nė Vlorė dhe pastaj u bė pėrshėndetje subjekteve dhe musafirve tė ftuarė pėr kėt rast
Organizatori Murat Avdiu i pėrshėndeti misafirėt si Shoqarėn Humanitare tė Luginės Preshevės ,Kryetarin Saip Bajramin dhe Arkatarin Fazli Musliun pėrfaqėsuesėt e xhamisė Rebteinit ,dhe shum subjekte tjerė pastaj fjalėn e mori shefket hasani ish kom i UĒPMB dhe me pakė fjalė tha pėr kėt flamurė ka luftu Skėnder Beu,Ismajl Qemali,Isa Buletini ,dhe ma nė fund Shefket Dobrosini,kėt festė e pėrshėndeti edhe veprimtari shkrimtari Hysen Ahmeti nga konēuli kom Bujanovcit
Kėto disa foto pėr atmosferėn e shenuarė pėr nderė 28.Nėntorit nė Reinek St.Gallen Zvicėrr
Dhe me kėt rastė ua urojmė 28 nėntorin tė gjithė shqiptarėve ku do qė gjinden :
Shaip Bajrami
SHHLP Zvicėrr 26.11.2007
Riza Halimi ne Medvegje
Tupalle 24 nentor 2007 (Medvegjaonline.com)
| ||
|
RTK live
Ndaj shqiptarėve tė Medvegjės po bėhet represion sistematik
Duke shkaktuar incidente tė intensitetit tė ulėt qė nuk do tė trazonin opinionin e gjerė, Serbia po udhėheq njė fushatė represioni me intensitet tė ulėt pėr tė shkaktuar pasiguri te rreth 600 shqiptarėt e mbetur nė kėtė komunė.
Bujanoc, 25 nėntor
Nė Medvegjė po ushtrohet njė fushatė represive e intensitetit tė ulėt e cila ka pėr qėllim tė krijiojė gjendjen e pasigurisė si pėr shqiptarėt qė janė duke jetuar atje, ashtu edhe ata qė janė zhvendosur mė 1999 dhe qė llimi i tė cilėve ėshtė kthimi nė vendlindje ishte konstatimi i takimit tė deputetit Riza Halimi me Degėn e PVd-sė dhe banorė shqiptarė tė Medvegjės. Nė takimin e mbajtur tė shtunėn nė fshatin Tupallė, Halimi fillimisht njoftoi tė pranishmit me aktivitetin e tij si deputet, aktivitetin e pėrgjithshmė tė PVD-sė dhe rrjedhat politike nė rajon tė cila, siē tha ai, Sa vijnė e tensionohen kur po ofrohet 10 dhjetori.
Halimi mė tej tha se nė parlamentin e Serbisė ėshtė arritur njė homogjenizim i plotė politik ndaj ēėshtjes sė Kosovės, i cili thyhet vetėm me deklarimet e deputetit shqiptar dhe 15 tė tjerėve tė grumbulluar rreth LDP-sė sė Ēeda Jovanoviqit. Nuk mund tė dallosh sot qėndrimin e radikalėve serb nga ai i demokratėve tė Koshtunicės apo tė Tadiqit lidhur me tė ardhmen e Kosovės, tė vetmet dallime qėndrojnė nė pikpamjet lidhur me mėnyrėn e reagimit tė Serbisė nė rast tė shpalljes sė pavarėsisė. Halimi me kėtė rast kritikoi zyrtarėt e lartė serb qė paralajmėrojnė pėrdorim tė ushtrisė nė rajonin tonė, mbylljen e kufijve me Kosovėn nė rast se ajo bėhet e pavarur dhe akuzat e pabaza pėr ekzistimin e militantizmit islamik ndėr shqiptarėt e kėtij rajoni siē thuhej nė raportin e shėrbimit shtetėror serb (BIA) tė publikuar ditė mė parė. Nė kėt rast Lugina e Preshevės do tė getoizohej me mundėsi tė madhe tė rritjes sė represionit tha Halimi
Aktivistė dhe qytetarė tė Medvegjės sqaruan se incidentete njėpasnjėshme qė kanė ndodhur nė kėtė komunė gjatė tėrė vitit tė cilėt po e bėjnė jetėn e qytetarėve tė padurueshme. Rrahjet e pleqėve shqiptarė nga ana e serbėve lokal, keqtrajtimet qė bėn policia nė raste tė caktuara, represioni qė vjen nga organi komunal pėr kundėrvajtje duke i dėnuar mė ashpėr shqiptarėt pėr kundrvajtje tė njėjtė pėr dallim nga serbėt, janė vetėm disa nga format e presionit qė po ushtrohen daj rreth 600 banorėve shqiptarė sa kanė mbetur nė kėtė komunė. Mė tej ata theksuan edhe mungesėn e njė plani lokal qė do tė stimulonte dhe ndihmonte tė kthyerit. Aq mė keq, ka familje shqiptare qė janė kthyer para tri viteve por, ato nuk lejohėn tė kyēen nė rrjetin elektrik. Integrimi i shqiptarėve ėshtė diēka pėr tė cilėn nuk bisedohet.
Nė pėrfundim tė kėtij takimi, nė tė cilin veՌ deputetit shqiptar dhe aktivistėve tė PVD-sė nga Bujanoci, morėn pjesė edhe pėrfaqėsues tė KDNJ-sė nė Bujanoc, pėr tė grumbulluar infomacionet mė detale rreth keqtrajtimeve qė po bėhen ndaj shqiptarėve tė kėsaj komune. Ndėr rastet mė drastike duhet veēuar arrestimin e Faik Hajdarit, Nazim Muratit dhe Burim Jahės, pėr gjoja sulmin fizik ndaj njė serbi lokal, rrahjen e tyre nė stacionin e poliicsė, caktimin e paraburgimit nė afat prej njė muaji dhe lirimin nė mungesė tė fakteve tė Faik hajdarit i cili nga brutaltetit polcor kishte pėsuar keqtrajtime tė rėnda.
Pėr tė shtuar efikasitetin e aktivtetit politik dhe grumbullimit tė informacioneve tė menjėhershme pėr ēdo incident tė ndodhur, PVD, do tė hapė njė zyrė tė veten nė kėtė komunė, duke angazhuar njė punėtorė profesinal i cili do tė merrej me kėto ēėshtje.
Shaip Kamberi
Po vazhdon dhuna ndaj Shqiptareve te Medvegjes
Medvegjė 20 Nėntor 2007(Medvegja.info)
Rrahja e fundit e Zeqir Sinanit (74 vjeqar) Kapiti i Medvegjes nga ana e disa te rinjeve serb ne token e tij per arsye ta pa shpjegushme si dhe rasti i te moshuarit tjeter Tahirit (85 vjeqar) ku keti te fundit i hyjn ne shtepin e tij disa persona te maskuar .E tera kjo vije si rezultat i futjes se frikes tek shqiptaret edhe ashtu pak te mbetur ne ket komune.Te theksojm se Zeqiri 74 vjeqar ishte rrah brutalisht nga dy serb ne token e tij ne Kapit ,edhe pse ai kishte lajmru policin keta te fundit nuki e kishin pa te arsyshme qe te dalin ne vendin e ngjarjes.
Ndonse keto akte anti shqiptare u denuan nga politikanet shqiptar ket guxim nuk e mori as nje politikan serb apo ndonje pushtetar i komunes.Per ta shqyrtuar gjendjen e siguris si dhe ate te shqiptareve te Medvegjes ne Medvegje per nje vizit do te qendroj edhe nje delegacion nga Presheva e Bujanovci i prir nga Riza Halimi Kryetar i PVD-se si dhe deputeti i vetukm shqiptar ne parlamention republikan ,kjo vizit do te zhvillohet diten e shtune me 24 nentor 2007.
Nderkoh qe nje delegacion i shqiptareve te Medvegjes do te qendroj diten e Hene me 26 nentor ne Beograd me ftes te ambasadorit shqiptar ne Beograd ,tem e diskutimeve do jet situata e siguris dhe ajo politike ne Medvegje.
A.A
Skenarė i Serbisė pas njohjes sė Pavarsisė sė Kosovės
Shkruan : Refik Hasani
Gjilan 13 Nentor 2007(www.medvegjaonline.com)
Tė kemi kudes se me skenarė shteti Serb luan qė mbi njėqindė vjetė dhe ėshtė koha kur mė sė shumti mundė tė luhet dhe ngjarjet mund tė zhvillohen qė as ne nuk i marrim parasysh ndoshta .
Lugina e Preshevės ėshtė njė territor kompakt dhe i pėrbėr prej njė popullate homogjene Shqiptare prej tri komunave Medvegja,Bujanoci dhe Presheva ku kanė njė shtrirje gjeografike afėr Kosovės .
Sėrbia me njė pėrvoj nė organizimin e luftrave , lėvizjes sė popullatave prej njė vendi nė njė vendė tjetėr si nė Bosnjė , Kroaci dhe sė fundi nė Kosovė p.sh nė krijimin e enklavave Mitrovicė , Anamoravė etj .Nėse njifet Pavarsia e Kosovės nga faktori Ndėrkombėtar nuk do tė jetė alternativė pėrvec tė bėj njė skenarė tė pregaditur vetė qė gjoja Sėrbėt e Kosovės nė afekt do ti marrin tė gjitha masat qė komunėn e Medvegjės ta pastrojnė nga elementi Shqiptarė edhe ashtu ėshtė me shumė pakė banorė Shqiptarė , por punėn mė tė vėshtirė do ta ketė nė komunėn e Bujanocit qė sė pari ta pastroj vetė qytetin e Bujanocit me gjithė Tėrnocin dhe atėher ia ka arrit qėllimit kur dihet se banorėt e Malėsisė sė Bujanocit veqė janė dėbuarė tėrėsishtė nga etnosi Shqiptarė .
Mė vėshtirė do ta ketė me Preshevėn por atje njėher nuk do tė insistoj por pasi tė ketė suksese nė Medvegjė dhe nė Bujanocė pasė njė dhjetė (10) vjeqari edhe pėr kėto vjet ėshtė suksese i tyre i arritur . Ne e dimė qe veqė janė 3650 Sėrbė nė banim kolektiv nė Bujanocė edhe ato do ti shfritėzoj me skenarė si dinė vetė Sėrbėt dhe banorėt Shqiptarė do tė frigohen nga ndonjė dhunė e tyre e shfrenuarė do ti lėshojnė vatrat e tyre dhe do tė kalojnė nė Kosovė . Anamorava ėshtė me kufizim me Luginėn dhe kėto banorė do tė kalojnė kufirin te Konēuli dhe Muēibaba me njė prezencė tė KFOR-it tė mediave tė mbrendshme dhe ato tė huaja sidomos do tė pregaditet skenario ku tė zemruarė , frustruar pėr ikje Serbet do tė thonin : ,, Serbet e Kosovės nuk e ndien veten tė sigurtė nė njė shtet tė dytė Shqiptarė , kjo do tu shėrbente bile diēka tė marrin nga e gjithė ajo ēė kanė humburė , edhe OSBE-ja dhe UNHCR-i do ta kenė rolin e tyre nė kėto rrėmuja tė pėrgaditura dhe tė orkestruara nga shėrbimet e mshevta Sėrbe ku bashkėsia Ndėrkombėtare do tė do tė mirrte masat e tyre pėr kėso raste . Sėrbia ėshtė e interesuare qė mos tė ketė Shqiptarė nė mesė kufirit Sėrbo Maqedone dhe afėr kufirit me Bullgarinė kjo do ti konvenonte ndoshta edhe Maqedonve e Bullgarve .
Me gjithė arsenalin politike , diplomatik dhe tė shėrbimeve tė mshefta si tė asaj ushtarake edhe civile . Sidomos do tu mundohej tė shkėputet teritori nė mesė tė Bujanocit dhe Preshevės se mė lehtė do ta kenė se edhe ashtu i shkėputur vashdimsia Bujanocė e Medvegjė .
Kosovarėt dhe banorėt e Luginės sė Preshevė duhet tė jenė shumė syēel nė kėto momente tepėr delikate pėr gjithė Shqiptarė qė po kalojmė ti parashohin kėto lojra tė Sėrbėve dhe mos tė biem pre e kėtyre skenareve famėkeēe qė pushtuesve kėto plane ju kanė shkrepur nė favore tė tyre .Ti marrim tė gjitha masat paraprake qė mos tė na dalin gjėra tė pa parashikuara asnjėherė e sidomos gjatė procesit por edhe pas njė periudhe deri sa tė kryhet njohja e shteteve me relevancė e me ndikim ndėrkombėtarė .
Tė kemi kudes se me skenarė Serbia luan qė mbi njėqindė vjetė dhe ėshtė koha kur mė sė shumti mundė tė luhet dhe ngjarjet mundė tė zhvillohet qė as ne nuk i marrim parasysh ndoshta .
Edhe pas njohjes sė Pavarsisė apo shpalljen nga deputetėt e Parlamentitė tė Kosovės suksesi mė i madhė ėshtė tė jemi tė pregaditur pėr tė gjitha skenarėt e mundėshėm dhe ti marrim tė gjitha masat e duhura qė etnosi Shqiptarė tė vazhdojn tė mbetet aty ku ka qenė se ky ėshtė sukses i tė gjithė neve e jo tė na ndodhin tė pa pritura dhe tė pastrohet Lugina e Preshevės nga popullata vendase .
Banorėt e Kosovės duhet tė jemi nė gjendje edhe ti parashikojm mė herėt shumė plane e skenare tė dreqit e tė birit tė realizueshėm e tė parealizueshėm apo edhe tė dėmshėm janė vetėm edhe ato qofshin si gjysėm tė realizueshėm se arrihet dēka nė dėmė tė neve dhe nė fitim tė atyre qė kurrė nuk u ngopėn me troje tė tona .
Autori ėshtė me profesion ekonomistė i diplomuarė ka vazhduar edhe studimet posdiplomike nė lėmin e ekonomisė .
13.11.2007
G j i l a n
Surroi takoi delegacionin e Luginės sė Preshevės
Prishtine 5 Nentor 2007 (Medvegjaonline.com)
Anėtari i Ekipit tė Unitetit, dhe njehesrish kryetari I Partis Reformiste ORA Veton Surroi ka thėnė se gjatė takimit tė sotėm nė Vjenė me palėn serbe, do tė kėrkojė nga BE-ja njė ekip monitorues tė kufirit ndėrmjet Kosovės dhe tri komunave shqiptare nė Luginėn e Preshevės(Presheve,Medvegje dhe Buajnoc)
Kjo pėr shkak tė paralajmėrimeve tė zyrtarėve serbė se nė qoftė se Kosova shpall pavarėsinė, do tė mbyllen tė gjithė kufijtė. Kėto komente Surroi i bėri pas takimit qe pati dje me liderėt shqiptarė tė Luginės sė Preshevės, ne perberje Riza Halimi lideri i PVD-se dhe njeherish deputet ne parlamentin republican,Ragmi Mustafa kryetar i PDSH-se dhe njeherish kryetar i komunes se Presheves si dhe kryetarin e Bujanocit zotri Nagip Arifin.
Para takimit tė Vjenės nesėr, unė konfirmova qėndrimin e Grupit tė Unitetit, qė ēėshtja e Luginės sė Preshevės, ēėshtja e tė drejtave tė njeriut nė Luginėn e Preshevės ėshtė njė ēėshtje e cila ėshtė pjesė e preokupimit dhe duhet tė jetė pjesė e obligimeve tė ēfarėdo marrėveshje qė tė arrihet me Bashkėsinė ndėrkombėtare pėr zgjidhėn e statusit tė Kosovės, deklaroi me kėtė rast Surroi.
Ndėrkaq Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevės ka shprehur kėnaqėsinė e tij qė politika nė Kosovė ka njė vėmendje tė posaēme, pėr shqiptarėt nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė.
Presim qė angazhimet e tyre ti justifikojnė sidomos nė momentin kohor ku po afrohet statusit tė Kosovės, nė ēfarėdo marrėveshje qė do tė bėhet mes Kosovės dhe Beogradit tė kihet parasysh qė ēėshtjet e tė drejtave shqiptare tė realizohen nė atė shkallė siē do tė realizohen nė Kosovėn e pas statusit dhe nė Serbi. Besoj qė pėr kėtė do tė ketė mirėkuptim edhe bashkėsia ndėrkombėtare, ka thėnė ai.
Grupi i studentėve tė Medvegjės nė UNIVERSITETIN E PRISHTINES
REAGON
Ndaj keqtrajtimit tė tre tė rinjeve bashkomshatar ton nga ana e policis Serbe,aktet e tilla vetum sa i kontribojn destabilizimit te rajonit.
Aktet e shpeshta koheve te fundit anti shqiptare ne komunen e Medvegjes vetum e vetum sa e pengojn kthimin e popullsis se debuar nga vatrat e tyre shekullore ne Medvegje gjat viteve 1999.
Andaj ne si student te kesaj komune reagojm ashper kunder diskriminimit te shqiptareve ne cilen do menyr qofte ajo.
Dhe njeherish i bejm thirrje politikaneve te Lugines qe ta perdorin influencun e tyre dhe ti denojn keto akte te dhunshme kunder keti populli te shumpervujtur dhe njeherish te bej thirrje per nje prani nderkombetare ne Medvegje,e cila prani ne keto momente te zgjidhjes se statusit final te Kosoves eshte tejet e domosdoshme.
Grupi i studenteve te Medvegjes ne Universitetin e Prishtines
30 tetor 20007
Medvegje -Prishtine
Policia ka torturuar tre te rinjė shqiptarė nė Medvegjė
Medvegjė 28 tetor 2007(Medvegja.info)
Policia ka torturuar tre tė rinjė shqiptarė Nė Medvegjė, totura policore po rikthehet si mjet i zakonshėm nė komunikim me shqiptarėt.
Bujanoc, 28 Tetor, Pėr shkak tė dyshimit se kanė rrahur njė punėtor serb tė stacionit tė benzinės, tre shqiptarė nga Medvegja janė torturuar rėndė nė policinė e kėsaj komune.
Tė rinjtė Faik Hajdari, Burim Jaha dhe Nazim Murati janė torturuar rėndė nga polica lokale si tė dyshimtė pėr rrahjen e serbit Goran Simiq. Pas mbajtjes nė paraburgimin policor prėj 48 orėsh nga akuza ėshtė liruar Faik Hajdari i cili menjėherė ka qenė i detyruar tė kėrkojė ndihmėn mjeksore.
Ndaj dy tė tjerėve, gjykatėsi hetues i gjykatės komunale nė Lebanė, ka caktuar paraburgim njė mujor. Pas kėtij incidenti tė rėndė, Kėshilli pėr tė drejtat e njeriut nė Bujanoc, ka gjykuar rėndė incidentin e ndodhur nė Medvegjė duke e cilėsuar atė si akt represiv sistematik i cili po ndėrmirret ndaj shqiptarėve tė kėsaj komune.
Nė kumtesėn e KDNJ-sė theksohet se me kėtė akt tė dhunės polica i ka vėn nė dijeni shqiptarėve se hapėsira pėr jetė normale pėr ta ėshtė e kufizuar. KDNJ ka tėrhequr edhe mė herėt vėrejtjen e institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare se emėrimi i kryeshefit tė policisė nė komunėn e Medvegjės, pėr shkak tė trashėgimisė sė tij politike ėshtė akt i rrezikshėm dhe i dėmshėm.
Me kėtė rast KDNj tėrheq vėmendjen se tortura fizike ndaj qytetarėve gjatė qėndrimit tė tyre nė stacionin e policisė pėr tu marrė nė pyetje, ėshtė akt nė kundėrshtim me tė drejtėn e brendshme dhe atė ndėrkombėtare, por, nė komunikim me pjesėtarėt e komuniteteve kjo po bėhet mjet legjitim i punės.
Ky incident dhe tė ngjashmit, qė me vite po ndodhin nė komunėn e Medvegjės, po vėshtirėson pozitėn edhe ashtu tė vėshtirė tė popullatės shqiptare, dhe paraqet akt pėr pengimin e kthimit tė atyre qė janė tė dėbuar nga vatrat shekullore gjatė vitit 1999. KDNJ, me kėtė rast tėrheq vėrejtjen se deklarat senzacionale tė disa zyrtarėve tė lartė tė Trupit koordinues, tė publikuara mė 24 tetor nė Telegrafin Javor, ku shqiptarėt paraqiten si terrorist dhe kriminogjen po pėrgatisin legjitimimin e akteve tė kėtilla tė cilat nė tė ardhmen mund tė ndėrmerren daj popullatės shqiptare.
Shaip Kamberi
Presheva.com
Lugina e Presheves 27 tetor 2007(Medvegja.info) | ||
|
GNK-Thirrje qe mos te destabilizohet Lugina e Presheves
Prishtine,Beograg/Bruksel 15 Tetor 2007(Medvegja.Info)
Lugina e Presheves ishte skene e veprimeve me dhune ne vitin 2000, e nxitur nga perpjekjet per shkeputjen e saj nga Serbia dhe bashkimin e saj me Kosoven
Grupi Nderkombetar i Krizave u ben thirrje Serbise dhe udheheqesve te shqiptareve te Kosoves, si dhe komunitetit nderkombetar qe te marrim masa per te garantuar qe pavaresia e Kosoves te mos behet shkendije e trazirave ne pjesen jugore te Serbise. Ne raportin e tij me titull : Ruajtja e paqes ne Luginen e Presheves, ky grup paralajmeron se qetesia ne Luginen e Presheves do te prishej ne qofte se Kosova do te ndahej ose ne qofte se atje do te shperthenin trazira mes shumices shqiptare dhe pakices serbe.
Lugina e Presheves ishte skene e veprimeve me dhune ne vitin 2000, e nxitur nga perpjekjet per shkeputjen e saj nga dhe bashkimin e saj me Kosoven. Dhuna morri fund me marreveshjen e ndermjetesuar nga Perendimi, marreveshje qe u njohu me shume te drejta komuniteteve vendase. Grupi i Kontaktit, nderkaq, paralajmeron se si ekstremistet shqiptare ashtu edhe ata serbe mund te perpiqen te nxisin luftime ne Luginen e Presheves, shqiptaret me shprese qe te bashkohen me Kosoven dhe Serbet me qellimin per ta perdorur nje dhune te tille per te kamufluar spastrimin etnik ne rajon.
VOA-shqip
Fotoreportazh i Shoqatės humanitare 'Medvegja' me seli nė Fully tė Zvicrės
Zvicer Tetor 2007(Medvegja.info)
Shqiptarėt e Kosovės duhet tė mos harrojnė vitet e mėhershme, kur armiku u mundua tė fshijė nga harta Kosovėn, prandaj na duhet unitet dhe jo vrapim pas pozitės, na duhen vende tė lira tė punės, tė hapen fabrika, tė investojmė nė atdheun tonė.Mos e harroni Kosovėn Lindore, edhe kjo pjesė ėshtė e atdheut, ne jemi me zemėr, shpirt e me gjak, me Kosovėn, kemi qenė pjesė e saj dhe do tė jemi njė ditė.
Zvicėr, tetor 2007 - Qė nė titull lexuesi do kuptojė, se nė kėtė qytet tė Zvicrės qenka njė sofėr e madhe e bashkimit, e frymėzimit dhe e bashkėpunimit. Kėtu, nė Zvicėr, nuk i vjenė ashtu era Medvegjė, por bashkatdhetarėt mundohen qė tė frymėojnė si nė MEedvegjė, falė Besa-Besės qė e kanė dhe e mbajnė.
Thuhet se tek ne ka humbur Besa-Besė, por Ju them me plot sinqeritet, se kėtė Besa-Besė e pashė tek kjo kryesi e shoqatės humanitare 'Medvegja' me seli nė Zvicėr, ku me njė numėr tė madh tė anėtarėve dhe sipmatizantėve tjerė bashkatdhtearė nga tė gjitha trevat shqiptare ishte nde dhe e fortė, ku kontribuojnė edhe pėr atdheun e tyre edhe ate nė situata tė ndryshme pa u friguar situatės sė trishtuar qė po e jetojmė dhe e jetojnė. Flitet e pėrflitet, se nė Medvegjė po boshatisen fshatrat, tė rinjtė po largohen e situatat e ndryshme janė nė disfavor, por tė mos mendohet se nuk po punohet pėr kėtė vend, pėr kėto Medvegjė shqiptare.
Pėr kėtė respekt tė veēantė ka edhe Bashkėsia Islame e Kosovės e nė veēanti kryetari i kėsaj Bashkėsie Myftiu Mr.Naim Tėrnava me ekipin e tij, qė po ua bėnė me dije kėsaj pjese tė Dardanisė sė Lashtė apo Penis Dardane-Preshevė-Bujanoc dhe Medvegjė, se nuk do ju harrojmė dhe ju kemi pjesė tonėn. Kudo qė po prezenton i nderuari Mr.Naim Tėrnava nuk e lenė pa e pėrmendur edhe Kosovėn Lindore, ashtu po ndodh nė Kosovė, Medvegjė por edhe nė Diasporė, e konkretisht para pak ditėsh ishte edhe nė Zvicėr dhe ashtu deklaroi dhe u mirėprit nga tė gjithė se Kosova Lindore, do dikush apo nuk do ėshtė pjesė e Kosovės edhe pse jemi dėshmitarė tė kėsaj kohe parazit kohe. E ndoshta dikush po donė me trumbetu nė kėtė rast, por nuk mundet sepse 'bishti' po i zihet tek pragu i derės.E kėtu nė Zvicėr ėshtė diēka pak mė ndryshe, sepse Fully ėshtė njė peisazh natyror mė i rreptė, mė i zėshėm nė aspektin ekonomik, me njė vreshtari tė zhvilluar e me njė kohė tė ndryshueshme atmosferike tė shpeshtė, e Medvegja jonė kreshnike qėndron e rrethuar me dhunė dhe e diskriminuar nė mėnyrė tė trishtueshme.Por, medvegjasit, kudo qė janė, mendojnė pėr Medvegjėn e tyre tė bukur, mendojnė pėr gurin, pėr ujin, pėr Sjarinėn, Topallėn, e kėshtu me radhė, pėr ēdo pėllėmbė tė tokės dhe megjes.Medvegjasit nė Zvicėr, janė shumė tė bashkuar mes veti, dinė tė komunikojnė mirė mes veti, tė vendosin mė pastaj me vendime tė shkėlqyeshme. Rreth njė sofre tė humanitetit, nė situata tė ndryshme, kjo pjesė e kombit tonė mėrgimtarė qė gjendet larg atdheut, ka nda nga goja bukėn, qė tė ndihmohet me modesti nė atdhe, edhe ate me situata tė ndryshme, me ndihma tė pakursyera, me ndihma qė edhe vetė kryesia e shoqatės nuk dėshiron ti pėrmend, sepse i duket se po rrahin gjoksin e krenaris qė kanė ndihmuar. Shumė i madh ėshtė kontributi qė po jep aktivisti i palodhur Zenel Neziri, mė pastaj Fadil Selmani me bashkėpunėtorėt e tij, me bashkatdhetarėt e kėsaj pjese tė Peonis Dardane.
Nė ēdo situatė, afėr, nuk bėjnė gjumin e qetėsisė, por kėrkohet diēka, ata me zgjuarsi janė afėr. Vlenė tė pėrkujtohet vetėm njė rast, i paraqitur nė mas mediumet e dikurshme shqiptare se Informatori ditor nr.1995-APrishtinė, e enjte, 12 mars 1998.Edicioni i parė ( ora 13: 00 ).Nė Delemont janė grumbulluar 45.000 Sfr, nė Siebenen janė grumbulluar 134.000 Sfr, nė Sion shqiptarėt kanė vendosur tė japin nga 500 Sfr. Shoqata Humanitare nga Medvegja me seli nė Fy ka grumbulluar njė sasi tė madhe tė tė hollave pėr Drenicėn dhe Kosovėn tė cilat do tė derdhen nė Fondin e Republikės, ndėrsa nė Horgen shuma e pritur duhet tė jetė 70.000 Sfr.Prandaj nė sofrėn e bėmirėsisė shekullore tė traditės sonė kombėtare, mėrgimtarėt, pėrveē problemeve tė ndryshme tė jetės qė i kalojnė larg atdheut dhe mallit, po hapėrojnė shkėlqyeshėm edhe nė kėtė milenium tė ri, drejt ndihmave dhe kujtimit edhe mė tė madh pėr fėmijėt e dėshmorėve, invalidėt e luftės, arsimin shqip, dhe skamnorėt nė pėrgjithėsi.Kėshtu vlenė tė pėrmendet edhe pse ėshtė publikuar nė TV Diaspora-RTK se nė Fully tė Zvicrės para pak mujave, u organizua njė koncert humanitar tė mbajtur nė stadium si dhe turniri tradicional i 12 me radhė i zhvilluar, njėherit u festua edhe 17 vjetori i themelimit tė saj. Organizatore e kėsaj sofre tė madhe ishte Shoqata e Pavarur Humanitare 'Medvegja' me seli nė Zvicėr.Me kėtė rast ishin mbledhur 32 ekipe futbolli nga tė gjitha trevat shqiptare.E veēantja e kėtij organizimi, ishte se koncerti humanitar u zhvillua nė hapėsirė, ku u mblodhėn mbi 2500 bashkatdhetarė tė tė gjitha moshave, ku me programin argėtues tė ikonės sė muzikės popullore Shyhrete Behluli dhe Mahmut Ferati, tė pranishmit u argėtuan gjerė nė orėt e para tė mėngjesit. Me rastin e 17 vjetorit tė kėsaj shoqate, u prezentua pėr herė tė parė para tė pranishmėve edhe SHKA 'Medvegja' e kėsaj ane.Participimi i tė gjithė tė pranishmėve nė kėt manifestim kulturo-sportiv, kanė bėrė tė mundur qė sė paku edhe njė vitė tė vazhdohet me vijimin e arsimit shqip nė Medvegjė, ku kjo shkollė ėshtė e vetmja e mesme nė Medvegjė, tė cilėn pushteti serb e kishte mbyllur atė nė fund tė vitit shkollorė 1983/84, me qėllime tė qarta politike.
Presheva.com
Kapitė/Medvegjė 12 Tetor 2007(MedvegjaOnline.com)
Ne mengjesin e hershem te dites se premte te dates 12 tetor shqiptaret e
Medvegjes ja kishin mesy dy Xhamive te kesaj komune per te kry lutjet e
Mengjesit dhe per te fal namazin e Fiter Bajramit.
Te dy Xhamit e kesaj komune si ajo ne Banje te Sjarines (Xhamia e
Sjarines),po ashtu edhe ajo ne fshatin Kapit(Xhamia e Kapitit ) ishin mbush
perplot besimtar.
Ceremonia qendrore e faljes se namazit te Bajramit u be ne Xhamin e Kapitit
ne pranin e shum qytetarve,
Namazin e udhehoqi edhe drejtoj kryeimami i Medvegjes Mulla Ajet ef Latifi,i
cili mbajti edhe nje ligjerat mbi parimet e fes.Pėrveq qytetarve shqiptar te
Medvegjes ne Xhamin e Kapitit ishin te pranishem edhe zavendeskryetari i KK
te Medvegjes zotriu Florim Sahiti,
Kryeshefi i sherbimeve publike pran KK te Medvegjes zotriu Bajram Mustafa
e tjer.Nderkaq ne Xhamin e Sjarines te stermbushur me besimtar
Namazin e faljes e Bajramit e udhehoqi dhe drejtoj Mulla Elham ef Hasani,i
cili po ashtu mbajti nje ligjerat kushtuar parimeve morale te njeriut
gjithashtu ne ket Xhami ishte pregadit edhe nje program kulturor modest nga
disa femij qe ndjekin mesim besimin en ket Xhami.Pas faljes se namazit te dy
prijsit fetar te Shqiptareve te Medvegjes ben thirrje per solidaritet me te
varfrit ,unitet ndermjet vete e tjer.
Me pas besimtaret perqafuan njeri tjetrin,uruan qe Bajramin tjeter ta presin
ne numer edhe me te madh ,duke uruar njeri tjetrin qe ti plotsohen te gjitha
deshirat.Ne frymen e sinqert vllazrore besimtaret u shperndan neper shtepit
e tyre per te ngren dreken tradicionale te Bajramit e qe pas kesaj dreke ata
vazhduan festen duke vizituar njeri tjetrin ,e tera kjo ngjallte nje ndjenje
krejt ndryshe nga ajo se qfar ishim mesuar te shifnim me par.Per te fal
Bajramin ne Xhamit e tyre te vendlindjes Medvegjes ate dit ja kishin mesy
edhe shum bashkvendas nga Kosova te cilet e begatuan edhe me shum ket fest.
Nga ana tjeter ne turneun e Streetballit qe kishte organizu USAIDI ne
Medvegje,moren pjes edhe disa ekipe te rinjesh shqiptar te Medvegjes.Dy prej
ketyre :ne grupmoshen e vajzave,,Shqiponjat'' nga Banja e Sjarines si dhe
nga grupmoshat e djemve ,,Zenel Hajdini'' nga Tupalla kishin arrit deri ne
finale.Ne finale e cila u mabajt diten e Bajramit fatkeqesisht u mposhten
nga dy ekipe te rinjsh serb,mirpo kjo pa dyshim tregonte se shqiptaret kan
talent dhe din te fitojn perkunder asaj qe ne ket turne kishin marr pjes
shum ekipe prej tyre 9 ekipe shqiptare.
Shoqata Humanitare
Luginės Preshevės
Postfach 1053
9002 Gossau SG
Zvicėr
SHHLP me rastin e Fitėr Bajramit uron besimtarėve mysliman festėn e Fitėr Bajramit dhe nji kohėsishtė i falemnderonė tė gjitha xhamitė nė zvicėr,antarėt,e sipatizuesit e humanizmit ,me veprėt e tyre qė kontribuanė qė nė fondin e shhlp sė kanė dhėnė kontributin e tyre qė shhlp tė ketė nė kėt vitė mundsi qė ti trokasė nė derė ,familjeve tė dėshmorėve,fėmive jetim ,invalidve tė luftės,skamnorėve dhe tė ja pėrcjell mesazhet dhe ndihmėt e juaja .Qė mos ta ndien veten qė janė tė harruarė dhe tė vetmuarė .Kėt e kemi obligim fetarė dhe kombėtarė ,duke shpresuarė se do tė vazhdojė kontributi I bashkėatdhetarėve edhe nė tė ardhmen .SHHLP do ti dorzoi ndihmat nė prag tė Kurbanė Bajramit konkret ka mesi dhjetorit 2007 pra bashkatdhetarė keni mundsi tė kontriboni pėr kėt vit kohė ka mendojmė se edhe vullneti juajė nuk mungonė:
Info: pėr vitin qė shkoi pėr mesė SHHLP ja pėrcjellur 14 kubana dhe ju informoimė kushė dėshironė prapė tė bėjė pagesėn ju lutemi qė te paraqiteni nė kėt vit ma heret sė paku 10 ditė
Pėr infotmata:www.luginapresheves.nixfree.com E/email: shhlp_2006@hotmail.com
Kryesia e SHHLP/sė pör Zvicer
Kryetari:Shaip Bajrami
KĖSHILLAT E BASHKĖSISĖ ISLAME
PRESHEVĖ BUJANOC
NR.171/07 -123/07
DT. 04.10.2007
NĖ MEDVEGJĖ U SHTRUA IFTAR NGA MYFTIU I KOSOVĖS MR. NAIM EF. TĖRNAVA
Medvegjė 4 Tetor 2007(Medvegjaonline.com)
Mė datė 03.10.2007 (e mėrkurė) , nė donacion tė Kryesisė sė Bashkėsisė
Islame tė Kosovės me nė krye Myftiun Mr. Naim ef. Tėrnava, nė Xhaminė e fsh.
Sijarinė tė komunės sė Medvegjės,pėr besimtarėt e kėsaj pjese mė veriore tė
Luginės sė Preshevės, u shtrua iftar i cili prej tri vitesh radhazi
organizohet nga ana e Kryesisė sė Bashkėsisė Islame tė Kosovės nė
bashkėpunim me dy kėshillat e saj nė Preshevė dhe Bujanoc .
Nė kėtė iftar tė pėrbashkėt krahas xhematlinjėve tė shumtė, morėn pjesė:
pėrfaqėsuesit e Kryesisė sė Bashkėsisė Islame tė Kosovės ,mr. Qemal ef.
Morina ,zv. Sekretari dhe anėtari kėsaj Kryesie H. Rexhep ef. Luma dhe
M.Abdulla ef. Abdiu , kryetari i Kėshillit tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės
nė Preshevė dhe njėri nga anėtarėt e tij , M.Mumin ef. Tahiri e hfz. Hevzi
ef. Nuhiu,sekretari i Kėshillit tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės nė Bujanoc ,
M. Sevder ef. Bajrami , imami i Xhamisė sė Sijarinės , m. Elham ef. Hasani ,
kryetari i Bashkėsisė lokale nė fsh. Tupallė , z. Sokol Halimi ,politikani,
prof. Rexhep Abazi , aktivisti veteran , z. Hasan Xhema e tjerė.
Sdo mend se ishte ky njė moment i rėndėsishėm i cili aludon nė at se
Bashkėsia Islame e Kosovės me degėt e saja nė Preshevė dhe Bujanoc ,
fuqishėm do tė jenė nė anėn e kėtyre hallexhinjve tė cilėt , pa dashjen e
tyre kanė ngelur anash duke u margjinalizuar nga pjesa tjetėr e hapėsirave
Shqiptare.
Kėto troje dikur ishin tė mbushura pėrplot me Shqiptar dhe lusim tė Madhin
Zot Fuqiplotė qė tė rikthen gjallėrinė nė kėto vise tona dhe ta rikthen
buzėqeshjen dhe harenė nė fytyrat e njerėzve tė cilėve gati njė decenie u
mungon ,pėr tu kthyer nė vatrat e tyre stėrgjyshore tė gjithė ata tė cilėt
padrejtėsisht e lėshuan kėtė vend pitoresk.
Njofton Sektori pėr informim pran Kėshillave tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės
nė Preshevė dhe Bujanoc
Create a free website at Webs.com