KF Besa Kavaje
Adresa: Lagja 3, Kavaje
Tel: +355 5 426 17
Fax: +355 5 432 20
Krijuar me date: 1925
Stadiumi: Besa (1974)
Kampionate: 0
Kampionate Kat. I: 3
Kupa: 1
Superkupa: 0
Klubi Sportiv Besa eshte nje klub qe vjen si trashegimtare e Shoqerise Kulturore-Sportive "Adriatiku" te themeluar ne Kavaje nga popullsia sportdashese e Kavajes ne vitin 1925. Kjo shoqeri pas nje kohe te shkurter (1930) behet e njohur si "Sportklub Kavaja" dhe si "Sportklub Besa". Ndeshjen e pare te ekipit te futbollit e ka zhvilluar kunder Institutin Shqiptaro-Amerikan ne malin e Robit te Golemit. Ne vitin 1935 klubi merr formen e nje klubi te organizuar dhe ka kryesin e perbere nga: Irfan Berati - kryetar , Fehmi Kazazi - nenkryetar , Dervish Cara - sekretar , anetare Sulejman Karkini dhe Reshat Asllani , arketar Rasim Sulejmani , anetar per degen e zejtarise Dhori Fora. Po ne kete vit "Besa" anetaresohet ne FSHF dhe merr pjese ne kampionatet kombetare 1930,1931 dhe 1932 ne kategorine e dyte. Ne vitin 1933 hyne ne kategorine e pare kombetare. Gjate viteve 1933-1937 radhitet e treta pas SK Tirana dhe SK Vllaznia.
Gjate luftes se dyte boterore si luftetare humbin jeten disa anetare te klubit si: Mehmet Babamusta, Adil Alushi, Sami Karriqi dhe Millan Radosalja. Ne kete kohe fillon zvogelimi i aktivitetit te klubit dhe mbeshtetej vetem nga banoret e Kavajes.
Gjate viteve 1945-1950 skuadra pasurohet me lojtare te rijne dhe arrin disa suksese ne nivel kombetare dhe nderkombetare. Keshtu ne sezonin 1945-46 fiton Kupen e Kryesise se Federates Sportive, po ne vitin 1945 del ne arenen nderkombetare me ndeshjen kunder "Sarajevo" te Jugosllavise (1-2) ne Sarajeve. Gjate ketyre viteve nje pjese e madhe e lojtareve te klubit luanin edhe per kombetaren. Ne historine e klubit gjate ketyre viteve hyne dhe goli i Qamil Telitit qe ne ndeshen kunder Rumanise e nxjerre Shqiperine si Kampione ballkanike e vitit 1946.
Me 1958 Besa arrin njerin nder sukseset me te larta te saj ne kampionatin shqiptare, zene vendin e dyte. Me 1961 dhe 1963 arrin ne finale te Kupes se Shqiperise dhe fiton kupen e gazetes "Sporti" ndersa me 1965-en fiton kupen e gazetes "Bashkimi"
Vitet e ˘60 pershkohen nga patriotizmi dhe nga motoja e kubit besa-bese, e cila e dominon edhe lojen e futbollisteve ne fushe. Gjate ketyre viteve Besa zhvilloi disa ndeshje me skuadra nga Rumania, Gjermania dhe Rusia. Ne mungese te nje stadiumi keto ndeshje i zhvillonte ne Durres.
Viti 1971 per SK "Besa" ishte vit i ndeshjeve per Kupe Ballkanike. Pas fitoreve kunder dy skuadrave Jugosllave ajo takohet ne finalen e Kupes Ballkanike me skuadren greke " Panionasin" e cila pas dy ndeshjeve e fiton kupen.
Keto vite (1965-1975) ne qytetin e Kavajes jane te njohura si "breza i arte" i klubit te tyre Ne vitin 1972 merr pjese ne Kupat e Evropes dhe me 1974 behet Inaugurimi i Stadiumit "Besa".
Me 1981 dhe me 1992 KS "Besa" gjendet ne finalen e Kupave te Shqiperise. Ne sezonet 1977-78 dhe 1985-86, Besa zbret nga kategoria e pare e Shqiperise per te mbetur vetem nga nje sezon ne kategorin e dyte.
Me 2007 KS "Besa" kthehet perseri ne finalen e Kupes se Shqiperise. Kesaj rradhe ata arrijne te triumfojne kunder rivaleve historike KS Teuta me rezultatin 3-2 dhe fitojne trofeun e pare madhor ne historine e klubit.
Ne sezonin 2007/08 Besa ben nje kampionat shume te mire dhe renditet ne vend te trete ne Superligen shqiptare duke fituar te drejten qe te perfaqesoje perseri Shqiperine ne Europe, ne Kupen Intertoto. Besa persei beri nje paraqitje te mire ne Europe duke eleminuar skuadren qipriote Ethnikos Achnas ne raundin e pare me dy barazime 0-0 dhe 1-1. Ne raundin e dyte pavarsisht nje loje te mire nga Besa, verdhezinjte u eleminuan nga Grashoppers Zyrih me dy humbje 2-1 dhe 3-0.