http://freewebs.com/atmarama
  


 
http://freewebs.com/atmarama
NAVIGATION
Home
Vegjetarianizmi
Proteinat
Recetat
Kontakti






    
Vegjetarianizmi

 

SHĖNDETI DHE TĖ USHQYERIT VEGJETARIAN

Sot, kur kemi mjaft fakte mbi rėndėsinė dhe ndikimin e ushqimit nė shėndet dhe jetėgjatėsi, ēdo ditė numri i madh i njerėzve po i kthehet kėsaj pyetje:

A ėshtė trupi i njeriut mė i pėrshtatshėm pėr ushqim vegjetarian apo ushqim tė mishit?

Nė kėrkesė pėr pėrgjigje duhet sqaruar dy gjėra – ndėrtimin anatomik tė njeriut dhe pasojat tė cilat mbesin mbi atė me konsumimin e mishit.

Shumė nutricist, biologė dhe fiziologė ofrojnė fakte bindėse mbi atė se njerėzve nuk i ėshtė caktuar ushqimi me mish.

Ata parashtojnė mendime se njerėzit fiziologjikisht nuk i pėrshtaten tė ushqyerit me mish, prandaj, mėlmesat i shtohen mishit pasi ai nuk ėshtė ushqimi i tyre natyral. Fiziologjikisht, njeriu ėshtė mė i afėrt me bimėngrėnės dhe pėrtypės, mė tepėr kafshėve tė cilat ushqehen me bimė se mishngrėnėsve sikur qeni, tigri apo luani.

Pėr shembull, mishngrėnėsit nuk djersiten nėpėrmjet lėkurės; temperaturėn trupore e kontrollojnė me frymėmarrje tė shpejtė dhe qitjen e gjuhės jashtė.

Nė anėn tjetėr, bimėngrėnėsit nė lėkurė kanė pore (vrima), me djerėsitje kontrollojnė temperaturėn trupore dhe eliminojnė toksinet.

Mishngrėnėsit kanė dhėmbė tė gjatė dhe kthetra pėr nxėnjen dhe mbytjen e viktimės; bimėngrėnėsit dhėmbėt frontal nuk i kanė tė mprehėt pasi nuk kėpusin mish, e zakonshme pėr mishngrėnės.

Pėshtyma e mishngrėnėsve nuk pėrmban ptijalinė, nė gojė nuk mund ta bėjnė tretjen e materieve nga skroki; pėshtyma e bimėngrėnėsve pėrmban ptijalinė dhe mund ta tretė skrobin.

Mishngrėnėsit sekretojnė sasira tė mėdha kripėrash acidike tė cilat ndihmojnė tretjen e eshtrave; bimėngrėnėsit sekretojnė pak kripėra acidike.

Nofulla e mishngrėnėsve lėviz poshtė-lartė, nofulla e bimėngrėnėsve lėviz edhe anash, kjo ėshtė shtesė nė pėrtypje.

Mishngrėnėsit duhet ti marrin lėngjet me lėpirje (sikur maca); bimėngrėnėsit marrin lėngje me thithje nėpėr dhėmbė.

Ka shumė krahasime tė ngjashme, sidoqoftė njeriu i pėrshtatet fiziologjisė bimėngrėnėse. Pra, nga pikėvėshtrimi i drejtė fiziologjik ekzistojnė argumentet se njeriut nuk i pėrshtatet mishi si ushqim.

TRETJA E USHQIMIT

Njėherit kur mishi gjendet nė lukth, pėr tretjen e tij nevojiten lėngjet tretėse me pėrqindje tė lartė tė kripėrave acidike.

Lukthi i njeriut dhe bimėngrėnėsve prodhon thartėsirė e cila ėshtė njėzet herė mė e dobėt se ajo tė cilėn e prodhojnė mishngrėnėsit.

Fakti vendimtar i dallimit midis mishngrėnėsve dhe bimėngrėnėsve mund tė vėrehet nė organet pėr tretje, ku bėhet tretja e mėtutjeshme e ushqimit ndėrsa pėrmbajtja ushqimore pėrcjellet nė gjak.

Copa e mishit nuk ėshtė asgjė pėrpos pjesė e njė kufomeje, pėrderisa, gjatė procesit tė kalbjes sė mishit nė organizėm krijohen materiet helmuese.

Prandaj, mishi duhet tė largohet shpejtė nga organizmi.

Gjatėsia e organeve pėr tretje tek mishngrėnėsit nuk e kalon mė tepėr se tri herė gjatėsinė e trupit tė tyre.

Ndėrsa te njeriu dhe bimėngrėnėsit kjo gjatėsi ėshtė dymbėdhjetė herė mė e madhe, pasi karakterizohet me kalbje tė shpejtė mishi do tė qėndrojė mė gjatė nė organizmin e tyre qė do tė thotė rritje tė pasojave toksike pėr organizėm.

Veshkėt janė organe tė cilat mė sė tepėrmi preken nga kėto toksine.

Si organe vitale pėr lirimin e materieve hudhėse nga gjaku, veshkėt ngarkohen me vėrshim tė helmeve tė ndryshme, madje, edhe tek mishngrėnėsit e shkallės mė tė lehtė, veshkėt duhet tė punojnė tri herė mė shumė se nė rastin e vegjetarianėve.

Veshkėt e njeriut tė ri mund tė dalin nė krye me ngarkesėn e tillė, proporcionalisht me plakje njeriut i ngritet rreziku pėr sėmundje, gjegjėsisht dėmtimit tė veshkėve.

SĖMUNDJET E ZEMRĖS

Pa-aftėsia e organizmit tė njeriut pėr dalje nė krye me sasirat e larta tė yndyrėrave shtazore nė ushqim, tregon nė natyrėn e kundėrt nga nrėnia e mishit.

Metabolizmi i mishngrėnėsve mund tė djeg sasira tė pakufizuara tė holesterinės dhe yndyrėrave pa kurrėfarė pasoja tė dėmshme.

Nė eksperiment me qenėt, nė sasinė ditore tė ushqimit gjatė dy viteve i janė shtuar 200 gr gjalpė, me qė rast sasia e holesterinės nė organizmin e tyre ka mbetur pa ndryshim. Pėrkundrazi, krijesat tė cilat janė vegjetariane e kanė mjaft shumė tė kufizuar mundėsinė e kontrollimit tė nivelit tė holesterolit apo yndyrėrave tė ngopura nė gjak mbi nivelin e nevojshėm tė trupit.

Pas grumbullimit shumėvjeēar tė materieve tė tilla, nė muret e brendshėm tė arterieve kemi deponim tė shtresave yndyrore, tė cilat janė shkaktare pėr sėmundjen e njohur si arterioskleroza, forcimi i arterieve.

Pasi qė deponimi i tillė e vėshtirėson qarkullimin e gjakut nė zemėr, rreziku pėr infarkt dhe koagulim tė gjakut rritet.

Nė vitin 1961 revista amerikane e "Shoqatės Mjekėsore" lajmėroi se 90-97% e sėmundjeve tė zemrės, tė cilat janė shkaktare tė mė se gjysmės sė rasteve tė vdekjes nė SHBA, mund tė ndėrpriten vetėm me kalim nė mėnyrėn vegjetariane tė tė ushqyerit.

Ky konstatim pėrkrahet edhe nė raportin e shoqėrisė amerikane pėr sėmundjet e zemrės nė tė cilin thuhet: "Nė hulumtimet e raportit midis metodės standarde tė ushqimit dhe sėmundjeve kronare nė popullatė... faktet tregojnė se mishi si ushqimi me ngopje tė lartė ėshtė faktor themelor nė pėrhapjen e sėmundjeve koronare tė zemrės."

Akademia Amerikane e Shkencės, gjithashtu ka deklaruar se niveli i lartė i holesterinės, i cili ėshtė konstatuar tek shumica e amerikanėve, ėshtė faktori kryesor i "epidemisė sė vėrtetė" tė sėmundjeve koronare nė SHBA.

Sipas enciklopedisė britanike: "Pėr proteina tė fituara nga frytet nė trajtė arre, bishtajat, drithėrat dhe produktet e qumėshtit thuhet se janė relativisht tė pastėrta nė krahasim me mishin e lopės i cili nė vete pėrmban 56% tė ujėrave tė papastėr".

Nė Amerikė, shtetin me konsumim mė tė lartė tė mishit nė botė, ēdo i dyti person vdes nga sėmundjet e zemrės apo enėve tė gjakut.

KANCERI

Faktet e tjera mbi atė se organeve tė njeriut nuk i pėrshtatet tretja e mishit janė konstatuar pas hulumtimeve tė shumta ku zbulohet se ekziston lidhja midis kancerit tė zorrės sė trashė dhe konsumimit tė mishit.

Njėri shkak i pėrhapjes sė kancerit ėshtė pėrqindja e lartė e yndyrėrave, gjegjėsisht sasia e vogėl e fijeve nė ushqimin me mish.

Kjo konsiston deri nė kalim tė ngadalshėm tė materieve hudhėse nėpėr zorrėn e trashė, kėshtu i lejohet toksineve qė tė veprojnė dėmshėm nė organizėm. Dr. Sheron Fleming nga instituti i ushqimit nė universitetin e Kalifornisė "Berkli" thotė: "Si duket fijet nė ushqim ndihmojnė nė parandalimin e kancerit tė zorrės sė trashė."

Pėrveē kėsaj, pėr mishin dihet se gjatė tretjes krijohen metabolitet steroide tė cilat kanė veēori kancerogjene.

Me vazhdimin e hulumtimeve faktet mbi lidhshmėrinė e ushqimit me mish dhe formave tė tjera tė kancerit kanė marrė karakter alarmues.

Akademia amerikane e shkencės deklaroi nė vitin 1983 se: "Njerėzit mund ta parandalojnė krijimin e formave tė shumta tė kancerit me zvogėlim tė konsumimit tė mishit dhe rritjen e konsumimit tė perimeve dhe drithėrave."

Nė librin "Shėnimet e shkaktarėve tė kancerit", Rol Rasel shkruan: "Kam konstatuar se prej 25 kombeve tė cilat e konsumojnė mishin me sasi tė lartė, 19 pėrqind kanė pėrqindje tė lartė tė sėmundjeve tė kancerit, ndėrsa vetėm te njė komb kjo dukuri ėshtė e ulėt.

Nė anėn tjetėr, nga 35 kombe tė cilat ushqehen me pak mish apo nuk e konsumojnė aspak, asnjėra nuk ka pėrqindje tė lartė tė sėmundjes sė kancerit."

Disa nga rezultatet mė inkurajuese nė hulumtime i pėrkasin nitroamineve.

Nitroaminet krijohen kur amini sekondar, p.sh. dominon nė birrė, verė, ēaj dhe duhan, vie nė kontakt me konzervansat kimik nga mishi.

Ministria amerikane pėr ushqim dhe barėra (FDA) i karakterizoi nitroaminet sikur "njėrėn nga grupet mė tė rrezikshme dhe mė tė dėmshme nė radhėn e grupeve kancerogjene tė zbuluar deri tani, pėrderisa, roli dhe etiologjia e kancerit tek njeriu ende nuk dihen, brengosja e shkencėtarėve po rritet".

Dr. Villiam Liqinski nga laboratori amerikan i Oak Rigjit udhėheqi me eksperimentin nė tė cilin kafshėve ju dhanė nitroaminet.

"Kanceri", thotė ai, "gjindet nė gjithė trupin: nė tru, mushkėri, pankreas, lukth, gjėndra dhe zorrė. Kafshėt janė vetėm njė grumbull tmerrues i mishit tė sėmurė.

HEMIKALIET E RREZIKSHME NĖ MISH

Nė mish dhe produkte tė mishit ekzistojnė edhe kemikaliet e tjera tė rrezikshme pėr shėndet, pėr tė cilat konsumuesit nuk janė tė vetėdijshėm.

Nė librin e tij "Helmet nė trupin e juaj" Geri dhe Stiven Nal i ofrojnė lexuesit nė shqyrtim marifetet mė tė reja tė cilat po i pėrdorin korporacionet e prodhimit tė mishit dhe ushqimit tė tij.

Ata shkruajnė: "Kafshėt mbahen nė jetė dhe majen me shtim tė pandėrprerė tė mjeteve pėr qetėsim, hormone, antibiotikė dhe 2700 barėra tė tjera.

Procedura e tillė fillon madje para lindjes, ndėrsa vazhdon edhe pas vdekjes.

Ndonėse, barėrat e tilla do tė mbesin nė mish kur do t’i ngrėni, ligji nuk kėrkon qė ato tė ceken pėr prodhim tė caktuar.

Njėra nga kėto kemikalie ėshtė Dietilstilbestrol (DES), hormon i rritjes i cili nė SHBA shfrytėzohet 20 vjetėt e fundit, ndonėse hulumtimet kanė zbuluar se ėshtė materie kancerogjene.

E ndaluar si e rrezikshme pėr shėndet kjo kemikalie ėshtė ndaluar nė 32 shtete, ajo ende shfrytėzohet nė SHBA, sipas FBA-sė ajo prodhuesve tė mishit ju kursen 500 milionė dollarė nė vit.

Stimulansi tjetėr pėr rritje mjaft i njohur ėshtė arseniku. Seksioni i bujqėsisė nė SHBA (USDA), nė vitin 1972, zbuloi se sasia e kėtij helmi tė njohur tejkalon kufirin ligjor prej 15 % nga prodhimi i gjithėmbarshėm i mishit tė kafshėve.

Shėndeti gjithashtu kėrcėnohet nga natrium-nitratet dhe natriumnitritet, kemikaliet tė cilat shfrytėzohen pėr konzervim si ngadalsues tė kalbjes sė mishit tė thatė dhe produkteve tė mishit sikur proshuta, sallama, suxhuku i tymosur dhe peshku.

Kėto kemikalie i japin mishit pamjen e kuqe e shėndritshme pasi ndikon nė pigmentet e gjakut dhe muskujve.

Pa kėto kemikalie ngjyra natyrale e mishit gėshtenjė e shėndritshme, do t’i largonte konsumuesit.

Pėr fat tė keq, kėto kemikalie nuk bėjnė dallim midis gjakut tė ngordhėsirės dhe gjakut tė njeriut tė gjallė, prandaj, ka shumė raste tė vdekjes nga helmimi si shkak i dozės sė lartė. Madje edhe dozat e vogla mund tė tregohen si tė rrezikshme, posaqėrisht pėr fėmijėt dhe foshnjet.

Mu pėr kėtė arsye ėshtė formuar komisioni i bashkuar i shkencėtarėve pėr shtesa nė ushqim nga organizata pėr ushqim dhe bujqėsi (FAO) dhe organizata botėrore pėr shėndet (WHO) e cila punoi nė kuadėr to Kombeve tė Bashkuara, proklamoi lajmėrimin: "Nitratet asesi nuk guxojnė tė pėrdoret nė ushqimin pėr foshnje."

A. Xh. Leman nga reparti i bujqėsisė SHBA (USDA) thotė se "midis sasisė sė parrezikshme tė nitrateve dhe asaj tė rrezikshme ekziston njė vijė e ngushtė".

Pėr shkak tė kushteve tė kėqia, papastėrtisė dhe sipėrfaqeve tė vogla, industria blegėtorale shfrytėzon sasi tė mėdha antibiotikėsh tė cilat ju jepen kafshėve.

Shfrytėzimi i tillė masiv i antibiotikėve natyrisht se krijon bakterie tė cilat janė imune ndaj kėtyre antibiotikėve, bakteriet e tilla pastaj kalojnė nė konsumuesit e mishit tė tillė. FDA vlerėson se penicilini dhe tetraciklini industrisė sė mishit i kursejnė 1.9 milionė dollarė, duke i dhėnė arsye tė mjaftueshme qė tė mos kujdesen pėr rrezikun potencial pėr shėndet.

Pėr arsye tė traumave nėpėr tė cilat kalojnė kafshėt para aktit tė mbytjes, vie deri te lirimi i "helmeve traumatike" nė mish (sikur tė jetė fjala pėr ndonjė stimulans tė fortė).

Kjo shoqėrohet me mos lirimin e materieve hudhėse sikur urina dhe acidi urik tė cilėt e ndosin edhe mė tepėr mishin e pėrgatitur pėr pėrdorimin ushqimor.

SĖMUNDJET E MISHIT

Pėrveq kemikalieve tė rrezikshme, mishi shpesh nė vete pėrmban edhe sėmundjet e vetė kafshėve.

Pasi jetojnė nė kushte mjaft tė kėqija, me dhunė tė ushqyera, tė traumatizuara, kafshėt e pėrcaktuara pėr therje edhe mė tepėr janė tė rrezikuara nga sėmundjet e ndryshme. Personat tė cilėt e bėjnė kontrollimin e mishit mundohen qė ta largojnė mishin e papėrdorueshėm, mirėpo pėr shkak tė presionit nga ana e industrisė dhe kohės sė shkurtė pėr kontroll detal, shumica e mishit e cila kalon kontrollin ėshtė shumė mė pak e shėndetshme se qė mund ta paramendojnė konsumuesit.

Raporti i USDA-sė nė vitin 1972, thekson numrin e kafshėve tė cilat kaluan kontrollėn pasi ju janė larguar organet e sėmura. P.sh.: 100.000 lopė tė sėmura me kancer nė sy dhe 3,596,302 raste tė kallies sė qelbėzuar tė mėlqisė.

Qeveria gjithashtu lejon shitjen e zogjėve me sakulitis ajror, sėmundje tė ngjajshme me sekretin e qelbėzuar nė mushkėri.

Pėr hir tė kėnaqjes sė standardeve federative, zgavėrat nė mushkėritė e zogjve pastrohen me pistona thithėse ajrore.

Mirėpo, gjatė procesit tė pastrimit qesėzat ajrore pėlcasin dhe qelbi depėrton nė mish.

Ėshtė zbuluar se USDA ka qenė madje i pakujdeshėm nė pėrcjelljen e standardeve tė tyre sado tė ulėta.

Nė rolin e organit i cili i vėzhgon resorset e ndryshme tė ministrisė shtetėrore, inspekcioni federal i Amerikės (USGAO) akuzoi USDA-nė pėr mbylljen e syve gjatė gabimeve tė bėra nė thertoret.

Ngordhėsirat e kontaminuara me ndyrėsirat e minjėve, insekteve dhe korozionit janė gjetur nė kompanitė pėr prodhim tė mishit sikur SFIT, ARMOR, KARNEJT. Disa inspektorė i arsyetojnė lėshimet e tilla me fjalėn se nėse ata do t’i zbatonin rreptėsisht parimet ligjore atėherė asnjė nga fabrikat e mishit s’do tė punonte.

Sot, jemi dėshmitarė tė sėmundjeve tė reja tė cilat po i kaplojnė kafshėt, sėmundja e lopėve tė ēmendura.

A e pyesni ndonjėherė vehten se sa ėshtė i sigurtė mishi sikur ushqim?

 

 

 

 

Marrė nga revista "ATMA" botuar nga:

Shoqėria Vegjetariane Kosovare

"ATMARAMA"







    Want your own free site like this? Try Freewebs.com