
Ushqimi pa mish
Pėr shkak tė frikės nga mungesa e proteinave, shumė njerėz asnjėherė nuk e pranojnė ushqimin vegjetarian.
Mendimi se mishi ka monopol mbi proteinat dhe sasi tė mėdha tė proteinave qė janė tė nevojshme pėr enegji dhe fuqi ėshtė shpifje.
Njerėzit pyesin: "Vallė ushqimi vegjetarian mund ti ofrojė njeriut proteina me cilėsi tė lartė dhe ato qė i nevojiten?"
Para se ti pėrgjigjemi kėsaj pyetje, sė pari le ta definojmė proteinėn.
Kimisti Holandez Gerit Jan Madler nė vitin 1838 ka izoluar njė substancė tė pėrbėrė nga karboni, hidrogjeni, oksigjeni dhe mikroelemente tė tjera.
Ka treguar se ky bashkėdyzim kimik paraqet bazėn e mbarė jetės dhe e ka quajtur "proteinė", qė do tė thotė "e dorės sė parė".
Mė vonė ėshtė vėrtetuar se proteinat biologjikisht kanė rėndėsi kyēe: ēdo organizėm i gjallė duhet ti marrė nė sasi tė caktuar pėr tė mbijetuar.
Ėshtė vėrtetuar se kjo ėshtė kėshtu pėr arsye se proteinat pėrbėhen nga amino acidet, "blloqet ndėrtuese tė jetės".
Bimėt mund ti sintetizojnė amino acidet nga ajri, toka dhe uji, ndėrkaq kafshėt nė kėtė pikėpamje krejtėsisht varen nga bimėt, qoftė drejtpėrdrejtė, duke i ngrėnė, qoftė jodrejtpėrdrejtė, duke ngrėnė mish shtazor.
Njė nga shkaqet pėr harxhimin e madh tė kėtij tė dytit qėndron nė atė se kafsha ėshtė e detyruar tė hajė njė sasi enorme tė proteinave bimore pėr tė arritur peshėn e duhur pėr therje.
Sipas kėsaj, mishi nuk pėrmban amino acide tė cilat fitohen nga bimėt, ose tė cilat njerėzit gjithashtu smund ti marrin nga bimėt.
Pėr mė tepėr, konsumimi i ushqimit nga mbretėria bimore ka pėrparėsi plotėsuese e cila pasqyrohet nė kombinimin e amino acideve me substancat e tjera tė domosdoshme pėr shfrytėzim korrekt: karbohidratet, vitaminat, mineralet, klorofilin dhe elementėt tjerė qė gjenden vetėm tek bimėt.
Mirėpo, vegjetarianėt duhet tė njoftohen me teorinė e kombinimit tė ushqimit, pėr tė cilat disa shkencėtarė thonė se ka rėndėsi kyēe nėse dėshirojmė tė arrijmė deri te "tė gjitha proteinat".
Mendimin e kėtillė, tė njohur si "komplementim i proteinave", e ka popullarizuar Frensis Mur Lap nė bestsellerin e saj "Ushqimi pėr planetin e vogėl", ku shpjegon se tek ushqimi i baraspeshuar vegjetarian, proteinat komplomentare bashkėdyzohen nė mėnyrė tė natyrshme, vetvetiu.
Pėr shembull, nėse hamė gjalpė kikirikash, e lyejmė nė bukė; rėndom ashtu e hamė gjalpėn nga kikirikat.
Po tė hanim bukė nga mielli i plotė, do tė kishim pėrplot proteina.
Ja, nė kėtė pasqyrohet kjo ide. Kur hamė, trupi i zbėrthen proteinat nė amino acidet e tyre pėrbėrėse.
Ato shfrytėzohen njė nga njė, ose pėrsėri bashkėdyzohen nė proteina tė reja tė nevojshme pėr trupin.
Janė tė njohura njėzet e dy amino acide. Ndėr to, tetė janė tė quajtura "kyē". ("Kyē" kėtu thjesht do tė thotė se smund ti krijojmė nė trup nė mėnyrė tė natyrshme, por duhet ti marrim nėpėrmjet ushqimit.)
Amino acidet kyē janė leucina, izoleucina, valina, lizina, triptofani, treonina, metionina dhe felilalanina.
Sipas F. M. Lapovės, tė gjitha kėto duhet tė jenė tė pėrfshira nė ēdo racion, nė raport korrekt, qė tė kemi ushqim tė baraspeshuar.
Prandaj deri nė gjysmėn e viteve tė 50-ta kėtij shekulli mendohej se mishi ėshtė burim i shkėlqyer i proteinave tė gjitha tetė amino acidet i pėrmban nė raport pėrkatės.
Por, megjithatė, nutricionistėt sot pajtohen se nė pikėpamje tė pėrmbajtjes sė proteinave shumė ushqime vegjetariane janė baras me mishin, nėse jo edhe mė tė mira, meqė poashtu i pėrmbajnė tė gjitha tetė amino acidet.
Kryesisht, qė nė njė racion tė fitohet ushqim i lartė proteinik duhet kombinuar drithėrat (bukė, brum...) dhe bishtajoret (sojė, thjerrėza, kikirika...) sikur nė rastin e pėrmendur me sendviēin me gjalpė kikirikash.
Frutet me trajtė arre dhe farat e kombinuara me bishtajoret madje edhe me drithėrat, poashtu japin ushqim tė lartė proteinik.
Nėse krahas kėsaj marrim edhe prodhime tė qumėshtit, ende mė tė vogla janė gjasat pėr paraqitjen e problemeve me proteinat, meqė qumėshti pėrmban tė gjitha amino acidet kyēe.
Gjithashtu ėshtė vėrtetuar se perimet e gjelbra me gjethe pėrmbajnė sasi tė konsiderueshme tė proteinave tė plota.
Njė gotė lėngu karrotash ka cilėsi tė njejtė sikur edhe njė vezė, ndėrsa nė djathė, kikirika dhe thjerrėza ka mė shumė proteina sesa nė hamburger, mish tė derrit ose nė njė shnicėl nga mishi i lopės.
Dr. Xhon A. Mekdugal, docent i klinikės sė fakultetit pranė universitetit tė medicinės nė Havaje dhe drejtues medicinal i programit pėr kulturėn e jetesės dhe tė ushqimit nė spitalin Shėn Helena nė Parkun Dir, Kaliforni, thotė se tė kombinuarit e proteinave sėshtė i domosdoshėm.
Ai konfirmon se nė ushqimin individual vegjetarian ka mė shumė se mjaft proteina.
Me tė pajtohen edhe autoritete tė tjera, ashtu qė mendimi i F.M. Lapovės pėr kombinimin e proteinave, tė cilin atėherė fortė e kanė pėrkrahur ekspertėt e ushqimit, ėshtė sjellur nė pyetje.
Por, megjithatė, pa marrė parasysh nėse dikush ndjen se i pėrgjigjet tė mos e kombinojė, ekzistojnė mjaft prova se vegjetarianizmi ėshtė i thjeshtė, i shėndoshė dhe i aftė pėr ti siguruar sasitė e nevojshme tė proteinave.
Tek shumė amerikanė proteinat pėrbėjnė mė shumė se 20% tė ushqimit tė tyre, gati sa dyfish mė tepėr se sasia qė rekomandon organizata botėrore e shėndetit.
Edhe pse sasitė jopėrkatėse tė proteinave shkaktojnė humbje tė fuqisė, trupi smund ti shfrytėzojė proteinat e tepėrta; pėrkundrazi ato shėndrrohen nė lėndė mbeturinore karbonike tė cilat i ngarkojnė veshkėt.
Karbohidratet janė burimi kryesor i energjisė.
Nė vargun e testeve paralele tė qėndrueshmėrisė, tė udhėhequra nga Dr. Irving Fisher pranė Universitetit Jejl, vegjetarianėt kanė qenė dyfish mė tė mirė se mishngrėnėsit.
Pasi qė jovegjetarianėve ua ka zvogėluar konsumimin e proteinave pėr 20% Dr. Fisheri ka vėrtetuar se aftėsitė e tyre janė zmadhuar pėr 33%.
Edhe shumė hulumtime tė tjera kanė treguar se ushqimi pėrkatės vegjetarian siguron mė shumė energji ushqyese se mishi. Pėr mė tepėr, hulumtimet e drejtuara nga Dr. J. Itokejo dhe V. Kipani pranė Universitetit tė Brukselit kanė treguar se vegjetarianėt janė nė gjendje tė kryejnė teste fizike dy ose tri herė mė gjatė se njerėzit qė hanė mish, para se tė dėrmohen, dhe pesė herė mė shpejtė kėndellen.
Marrė nga revista "ATMA" botuar nga:
Shoqėria Vegjetariane Kosovare
"ATMARAMA"