Revista Letrare ADMET

nga Andi Mecaj

AGIM GJAKOVA

 

 

E BUKURA

 

 

Gruaja e re u ngrit nė kėmbė bashkė me tė tjerėt. Mjeku e pėrvodhi me bisht tė syrit gjatė njėmbėdhjetė hapave sa kaloi paradhomėn dhe kur u fut nė sallėn e vogėl, vizioni i saj iu nde nė pardesynė e bardhė. Tek po e vishte, sytė i kaluan nėpėr tė dy shtretėrit dhe ai ndjeu cytjen tė kthehej dhe t’i bėnte me shenjė asaj: “Ju”,por atė ēast u hap dera dhe infermierja thirri:

- Urdhėroni sipas radhės.

Ato ditė i ishte shtuar puna, sepse me kėmbėnguljen e tij, u qe mbushur mendja edhe eprorėve tė rritnin ēmimin pėr dhėnien e gjakut. Mjekut tė ri, i sapo ardhur nga jashtė, i qenė dhimbsur ata trupa tė hajthėm. Ndonėse nuk qe ndonjė rritje e madhe e pagesės, pėrsėri u ndje efekti. Dhėnėsit qenė shtuar.

Nė dhomė hyri njė burrė. Mjeku e njihte se i kishte marrė gjak dy herė.  Ndėrsa infermierja pėrgatiti pacientin, ai shėnoi emrin, tė dhėnat patologjike dhe grupin e gjakut. Para se tė shkruante gramaturėn, i hodhi njė vėshtrim tė shpejtė dhenta pamja e pacientit, gjallėrinė e tė cilės nuk i shkoi ndėrmend ta lidhte me ēmimin e ri, pėrcaktoi:

- Treqind gramė, Beti.

Sytė e pacientit shprehėn gėzim.

Atė ditė nuk do t’i vinte infermierja tjetėr dhe ai do tė punonte vetėmve njė shtrat. U kujtua se mund ta thėrriste edhe njė pacient tjetėr e ta shtrinte nė shtratin e dytė tė qetėsohej.

- Beti, thėrrit tjetrit.

Pėrsėri hyrinė burrė. Edhe atė e njihte. Pėr njė orė e njė ēerek ai mori dy litra e njė]qind gramė. E kishte caktuar qė pėr atė ditė tė grumbullonte tri litra gjak. Kishte njė rezervė prej mė se dhjetė litrash dhe ajo sasi pėrballonte jo vetėm operacionet e mundshme brenda qytetit, por edhe tė rrethinės. Spitali nuk pėrgjigjej pėr aksidentet qė mund tė ndodhnin. Nė ato raste tė sakatuarit i ushqenin me gjak tė afėrmit e tyre.

Sipas radhės u fut njė grua. Pėrsėri mjekut i shkoi mendja te vizioni qė pėrvodhi nė paradhomė. Infermierja e zgjoi:

A t’u them tė tjerėve tė shkojnė?

Mjeku hezitoi njė ēast. Vizioni iu ngri diku dhe ai nuk mundi ta shkulte nga sytė e mendjes. Megjithatė ia preu:

Po. Mund tė rrinė edhe katėr. Tė tjerėt tė shkojnė.

Ai pėrcaktoi grupin e gjakut tė pacientes,pyeti pėr sėmundjet dhe i bėri njė vizitė tė shkurtėr. Pastaj iu drejtua infermieres:

- Dyqind e pesėdhjetė gramė, Beti.

“Vizioni u duk i dhjeti. Dhjeta e kishte ndihmuar gjithmonė. Nė anatomi dhe nė sėmundjet infektive, ku kishte shkėlqyer, kishte tėrhequr tezėn numėr dhjetė. Kishte lindur me dhjetė tetor, pra muajin e dhjetė dhe ky numėr e kishte ndjekur deri nė lotari. U afrua pranė gruas sė re. Vizioni qė kishte pėrvjedhur nė dhomė u tret dhe vendin e tij e zuri qenia e gjallė. E shikoi gjatė. Gruaja e shmangu vėshtrimin.

 

- Shtrihuni kėtu, - tha ai duke bėrė me dorė nga shtrati. U hutua. Nė vend qė ta vizitonte e pastaj tė pėrcaktonte nėse mund t’i merrej gjak, ai e kaloi drejt e nė veprim. Gruaja e re u shtri, mblodhi kėmbėt, dhe i mbuloi me fundin e saj dy gishta nėn gjunjė. Ajo hasi sytė e mjekut nė tė sajtė dhe u detyrua tė vėshtronte tavanin, ndėrsa ndjeu se hija e tyre po i shėtiste nėpėr trup, nė fillim flokėve, hundės, gojės, qafės, gjinjve tė mbuluar me trikon  e lehtė limon, tė spėrkatur me lule pjeshke, barkut, kofshėve qė nuk kishin “formė”, nga qė ishin mbuluar me fund, kėmbėve me ēorape “satapurė” ngjyrė kafe dhe kėpucėve tė zeza, pak tė pėrdorura. Dhe ndėrsa ajo vėshtronte tavanin, mjeku i ktheu prapė sytė tek sytė e saj.

- Keni dhėnė gjak ndonjėherė?

Nė pėrgjigjen mohuese ai tha me vete se “ishte gjynah tė jepte gjak njė grua e tillė”. E kishte afėr. Do t’i thoshte tė zhvishej, tė shtrinte duart drejt trupit tė saj, t’i prekte lėkurėn, qafėn, shpinėn, gjoksin, t’ua dėgjonte zemrėn, t’ia shtypte barkun. Por...?! Jo. Gjithēka do tė zbehej, do tė pėrhumbej nė zanat dhe s’do tė mbetej asgjė e fshehtė, joshėse. Papritur e pa veten tė pėrkulur mbi. U largua njė hap.

- Dyqind gramė, Beti.

Gruaja hapi sytė si tė donte tė thoshte “pak, doktor”, por ai bėri sikur s’kuptoi. Pothuajse tė gjithė pacientėt vinin tė shitnin gjakun, se u duhej tė jetonin.

Gjaku i gruas kaloi nga damari nė shishe. Krahu i saj u mbulua me bluzė, pastaj me trikon limon me lule pjeshke.

Pas njėzetetetė ditėve ajo erdhi pėr herė tė dytė. Pėrsėri mjeku e vėzhgoi me tundimin tė prekte trupin e saj. Pėrsėri dyqind gramė. Por kėsaj radhe, kur ajo u ngrit nga shtrati e po rregullonte veshjen, po atė bluzė, po atė triko, po atė fund, ai e pyeti:

- Pėrse jepni gjak, zonjė,ju qė... – deshi tė thoshte “qė jeni kaq e bukur”, por ngeci.

- Jam e detyruar, zotni doktor.

Mjeku harroi pėr njė ēast motivet qė i shtynin kėta njerėz tė vinin e tė shitnin gjakun. Dhe kur ajo doli e ndoqi prapa deri te dera e jashtme dhe deshi t’i shtrinte dorėn tė ndahej, ēka nuk e kishte bėrė me asnjė pacient,por ajo ia priti:

- Ju lutem, mos mė pėrcillni.

Diēka e pashpjegueshme shtyri tė mos kthehej nė klinikė. I la tė dy infermieret tė mbaronin punė me ata pacientė qė njiheshin dhe zbriti nė kafe “Kristal”.

Herėn tjetėr ajo erdhi pas tridhjetė ditėsh. Ai ndjeu se atė ditė do tė bėnte njė hap para, por gjatė kohės qė ajo qe shtrirė dhe gjaku i saj kalonte nga damari nė shishe, ai tundua me mendimin ed prekjes sė trupit tė saj. Vetėm kur krahu i saj i bardhė u mbulua me po atė bluzė e triko, ai u hodh nga karrigia e tha:

- Kush ju detyron tė shitni gjakun, zonjė?!

- Jam e detyruar, zotni doktor.

- S’ka njeri nė botė qė mund tė ju detyrojė pikėrisht juve qė tė shitni gjakun. Ju s’keni...! Ju jeni...! Pastaj ju keni mundėsi tė tjera. Ju keni...! Ju keni...!

Goja i mbeti hapur. Gruaja e re hapi derėn dhe doli. Ai i ra pas nė paradhomė, nėpėr shkallė dhe ndodh pranė saj.

- Ju lutem mos mė pėrcillni, zotni doktor.

- Fundi i fundit ju mund tė..., jo tė shitni, por gjejeni vetė fjalėn e pėrshtatshme, ndoshta...po them tė manovroni qenien tuaj nė mėnyrė krejtėsisht tė padėmshme..., - ai s’po i ndahej.

Ajo u skuq flakė dhe ai ndjeu epėrsinė qė mund ta bėnte tė skuqej njė grua e tillė, e cila nxitoi hapin dhe kthejnė qoshe. Por ai nuk ia pa lotėt qė i rrodhėn. U kthye. Beti po bėnte regjistrimet. U afrua pranė dritares dhe vėshtroi oborrin e spitalit. Pranvera kishte futur jetė edhe nė shpirtrat e tė sėmurėve. Qė po rrinin nėpėr stola.

 

Mjeku priti dhjetė ditė. U end nėpėr rrugė se mos e haste papritur. Gruaja e re nuk u duk nė klinikė. Kot qė vuri kusht me dhjetė ditė. Nė kėtė rast nuk e ndihmoi numri i fatit tė tij. U mundua tė merrte me mend kushtet, rrethanat ku jetonte, tė pėrcaktonte gjendjen familjare... Dhe ajo erdhi pikėrisht kur nuk e priste. Njė ditė tė bukur vere hyri nė klinikė dhe pa fjalė u shtri nė shtrat e u bė gati. Ai vuri re se ajo ishte dobėsuar edhe mė.

- Ju nuk duhet tė jepni gjak, - tha ai.

- Jam e detyruar, zotni doktor, - dhe ajo mbylli sytė. Ai e vėshtroi si herėn e parė dhe pati po atė tundim. “Njeriu nuk mund tė dalė jashtė natyrės sė tij”, - tha me vete.

- Po ju them edhe njė herė, se nuk ėshtė mirė pėr shėndetin tuaj tė jepni gjak. Ju... ju mund tė mė pėrgjigjeni nė ato fjalė qė ju thashė atė ditė. – dhe pa ia vėnė veshin Betit qė po dėgjonte, ia preu: - Mė pėlqeni.

- Ju lutem, zotni doktor, kam ardhur pėr tė mė marrė gjak, - tha ajo me njė zė tė dridhur dhe mbylli sytė e shtrėngoi qepallat.

Mjeku u step. Pastaj tha ngadalė:

- Dyqind gramė, Beti.

Krahu i bardhė i gruas qė nuk po hapte sytė ndriti si brisk hėne. Ai nuk pati guximin ta shihte se si Beti shpoi damarin. Doli nė oborr, pastaj rrugė dhe shkoi e zuri vend nė qoshe pas njė shtylle qė ajo tė mos e shihte kur tė dilte.

Kur gruaja e re mori kthesėn pas spitalit, ai i ra pas deri sa ajo kaloi rrugėn e asfaltuar dhe ktheu nė] njė rrugicė tė lagjes me shtėpi pėrdhese. Mendimi se mėsoi ku banonte e qetėsoi pak. Zbriti nė kafe “Kristal”. Nuk ndenji shumė dh u nipėr shtėpi.

Atė natė e shtyu gjumin deri vonė. Iu tek tė lexonte njė libėr tė vjetėr pėr disa vrojtimi mbi psikikėn. E hodhi me neveri. Qenia e tij i kundėrshtoi tė dhėnat nė atė libėr. Iu duk se edhe vetėto bėhej objekt i vėzhgimeve.

Tė nesėrmen e bija e avokatit e thirri nė telefon, por ai gėnjeu se kishte punė dhe nuk shkoi. Tri ditė u end si nėpėr njė mjegull, pastaj iu resht punės si i ndėrkryer nė studimin qė po bėnte pėr disa ndryshime tė gjakut tė malarikėve. Por gjatė gjithė kohės nuk e la tė qetė “vizioni i paradhomės”.

Pa qenė plotėsisht i vetėdijshėm ai pėrshpejtoi procesin e marrjes sė gjakut, sikur kjo ta ndihmonte qė vizioni tė dukej mė shpejt, por vizioni ordhinė fund tė verės, kur ai kishte kryer gjysmėn e studimit. Numri i fatit tė tij kishte zbritur nė tetė. Gruaja e re hyri brenda dhe zuri vendin. Atė ditė i kishte vizituar tė gjithė pacientėt, tė njohur e tė panjohur.

- Ju lutem zhvishuni pėr vizitė, - i tha Beti gruas. Ajo u ēua ulur. Mjeku u afrua dhe qėndroi disa ēaste. Tundimit tė dikurshėm i ishte zbehur diēka.

- Jo,nuk ka nevojė pėr vizitė. – tha ai dhe u ul nė tavolinė tė bėnte vetė regjistrimin. Gruaja iu duk edhe mė dobėsuar. Kur “brisku i bardhė i hėnės” u mbulua,ai tha prerė:

-Ju duhet tė ushqeheni mė mirė.

Gruaja e vėshtroi mjekun si me ēudi. U takuan sytė. Tė sajtė thanė: “Jo, ajo qė mendon ti nuk mund tė bėhet. Mjeku u ēapit te dritarja. Vjeshta po pėrgatitej tė vinte.

“Ajo po shet veten pikė pėr pikė e grimė pėr grimė!”, - tha ai me sytė nė kupė tė qiellit. Nė kaltėrsi iu duk se figura e tij nuk ishte mė e mjekut, por e dikujt tjetėr qė pa kuptuar ishte futur nė tė. Por edhe ajo tjetra nuk ishte figura e gruas sė re. Diēka kishte ndryshuar nė mendimet e tij.

Ai u thyet atė natė edhe mė nė studimin e tij. Mostrat e gjakut, njerėzit qė kishte vizituar, fėmijėt e sėmurė, gratė shtatzėna me anemi Kule, shitėsit e gjakut..., tė gjitha e hodhėn nė vorbullėn e gjerė tė mendimeve. Gruaja e re e tundonte. “Njeriu nuk mund tė dalė nga lėkura e vet”. Por ky mendim i solli tjetrin: “A mund tė dalė jashtė mjedisit, jashtė natyrės sė njerėzve qė e rrethojnė?” Pėrfytyroi fytyrat e pacientėve, gjendjen e tyre familjare, ekonomike e shoqėrore dhe u ndal te vizioni i gruas sė re. Iu bė e qartė se ajo nuk mund tė dilte mė nga mėhalla me shtėpi pėrdhese. Pikėrisht nė ato ēaste e kuptoi se ajo qe ligur dhe nuk mund tė shite mė gjak. Dhe disi iu duk se kishte bėrė krim duke i marrė gjak asaj qė nuk kishte pėr vete dhe pėrfytyroi se si do tė lėngonte, tė shtrihej nė shtrat dhe tė bėhej objekt i studimit tė tij.

Vjeshta kishte shkelur njė javė nė shtratin e saj sė bashku me erėrat e shiun. Ai iu afrua spitalit. Vizioni i gruas ia mbushi perspektivėn dhe ai deshi ta largonte, por e kotė. Gruaja qe atje. “Fantazma e mėhallės me shtėpi pėrdhese kishte mbirė aty!” Atė ditė kishte anuluar seancėn e marrjes sė gjakut. Kur u afrua zbehtėsia e saj i ra nė sy menjėherė. Iu duk se ajo po dridhej.

- Paske ardhur?! – tha ai pa kurrfarė kuptimi.  

- Po, - zėri iu drodh, u skuq si atėherė kur tha “mė merrni gjakun, zotni doktor”.

- Sot s’ka seancė pėr marrje gjaku, - tha mjeku dhe diēka zemėrimtare e cyti.

- Isha e detyruar tė vija, - tha ajo.

- Tė shesėsh gjakun edhe kur nuk ke?! – bėrtiti mjeku

Ajo ēoi sytė. Buza iu drodh, qepallat iu pėrpėlitėn, tė zbehtit e tė skuqurit luftuan nė fytyrėn e saj. Mėrmėriti:

- Kam nevojė, zotni doktor.

- Eja. – e urdhėroi ai me zė tė stisur.

Mjeku e la gruan e re nė paradhomė. Hyri brenda dhe iu afrua Betit qė po merrej me klasifikime. Nxori nga xhepi disa bankėnota.

- Tė lutem Beti, thirre atė dhe jepja kėto.

Ia lėshoi nė dorė tė hollat dhe u drejtua nga porta qė shpinte nė sallėn e operacioneve, jo i bindur plotėsisht se gruaja e re do t’i pranonte.

- Kujt, zotni doktor? Asaj sė bukurės? – pyeti Beti, por ai nuk e pati mendjen kur Beti numėroi tė hollat. Me ato blihej njė’ litėr gjak.

Kaloi prapa spitalit, andej nga morgu. Pa orėn. Kishte kohė tė zbriste deri nė sallėn e bashkisė, ku do tė diskutohej pėr estetikėn komplekse tė njeriut modern nė kėrkesat e tij pėr rregullimin e qytetit. Ashtu i shpartalluar, i dėrmuar, i goditur diku nė thellėsi, ndjeu nevojėn tė kishte pranė njė shok qė t’i bėnte pak humor e ta fuqizonte shpirtėrisht.

Nė sallė zuri vend nė rreshtin e fundit. Pothuajse tėrė tė pranishmit ishin tė njohur. E bija e avokatit i hodhi njė sy tė shpejtė qė nga presidiumi dhe i dha tė kuptonte qė ta priste kur tė mbaronin. Kur filluan tė flisnin,ai e humbi fillin, u zhyt diku nė vete dhe nuk qe nė gjendje tė ndiqte bisedėn. Ata po flisnin aq larg sa qė atij iu duk se po thoshin gjėra tė pakuptueshme. Papritur i erdhi njė e qeshur dhe ai qeshi me zė, pa pasur fare turp nga tė pranishmit qė kthyen kokat. U ngrit e doli jashtė. U nis sheshit teposhtė rrugės duke shkelur nėpėr gjethet e para tė rėna tė vjeshtės me njė qeshje dehėse dhe me njė vaj qė iu dha nė fillim nė zemėr, pastaj nė sy e nė buzė.

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, korrik 2009)

 

MAHMUD TAYMUR

(1894 - 1973)

 

 

Muhammad Taymur u lind mė 1894. Ėshtė shkrimtar dhe dramaturg egjyptian.  Konsiderohet si njė nga  “themeluesit” e letėrsisė moderne arabe.

 

UDHETARI

 

Muhamet Haxhi-bej Abdallahu jetonte nė shtėpinė e tij, bashkė me nėnėn, njė dado dhe disa shėrbėtorė besnikė.

Jeta e Haxhi-beut ishte e siguruar mė sė miri: tė ardhurat e tij mujore arrinin nė njėqind lira egjyptiane; ai nuk kishte pėrse tė qahej e tė ankohej. Haxhi-beu i kishte kaluar tė dyzet e tetė vjetėt. Dhe mjekra e tij e zezė ishte prekur aty-kėtu nga thinjat. Ai mbante gjithnjė njė redingotė bojė hiri ose tė zezė, dhe nė kokė vinte kurdoherė njė qylaf tė gjerė, pak tė shtypur.

Haxhi-beu kish mėsuar dikur nė shkollėn fillore, por nuk kish marre dėftesė lirimi. Dhe megjithėse mė vonė kishte marrė mėsime nga disa mėsonjės privatė dhe kish ndjekur leksionet nė shkollėn AI-Azar, as atje nuk kishte pėrfituar gjė tė madhe. Nė moshėn rreth dyzet vjeē, Haxhi beu kish kuptuar se dituria e tij ishte mjaft e kufizuar, por nuk ishte dėshpėruar dhe kish dashur t'ju vihej pėrsėri librave. Ai vendosi tė merrte mėsime nga sheh Mabruk al-Hizami, njė profesor plak, qė kish dalė nė pension.

Me gjithė zellin e madh, Haxhi-beu nuk mėsoi asgjė, ngaqė ishte kokėtrashė, mirėpo miqtė e tij, qė e dinin, ē'pėrpjekje po bėnte ai pėr hir tė diturisė, filluan ta quanin Haxhi-beun “dijetar”, gjė qė atė e kėnaqte shumė. Haxhi-beu shkonte shpesh nė shkollėn Al-Azar, pėr tė vizituar miqtė e tij “dijetarė”.

Haxhi-beut i pėlqente mė fort tė lexonte dhe novela rreth udhėtimeve tė lashta. Nė bibliotekėn e shtėpisė sė tij kishte njė koleksion tė tėrė librash tė tilla. Ēdo ditė, pasdreke, ai shkonte nė njė librari jo larg Al-Azarit. Pronari i librarisė ishte njė student i dikurshėm, tė cilit nuk i kishte ecur karriera shkencore.

Koha qė kalonte nė atė librari ishte koha mė e bukur nė jetėn e Haxhi-beut. Libraria ishte njė ndėrtesė e vogėl, e vjetėr dhe plot lagėshti. Atje mund tė rrije vetėm duke u ulur nė njė fron prej druri, mbėrthyer nė mur dhe veshur pėrsipėr me njė copė qilim tė grisur dhe tė zbėrdhymur. Nė librari shiteshin libra tė shtypura dhe dorėshkrime, mė tė shumtėn, tekste pėr studentėt. Librat ishin vendosur nė mėnyrė tė ērregullt, nėpėr rafte tė mbuluara me njė shtresė tė trashė pluhuri.

Haxhi-beu hynte nė dyqan rėndė-rėndė dhe me ēap tė matur. I zoti i librarisė, Salami, brofte nga vendi, i delte shpejt pėrpara, i puthte dorėn dhe, duke shkundur me njė shami tė madhe, tė kuqe pluhurin e qilimit, thoshte gjithė respekt:

- Urdhėroni, zoti dijetar!

Haxhi-beu ulej nė fron dhe pyeste:

- Si jini me shėndet, sheh Salam? Si venė punėt? I zoti i librarisė buzėqeshte me ėmbėlsi:

- Ēka, mirė.

Pasi ulej mbi qilim, Haxhi-beu i drejtohej Salamit:

- Ju lutem, porositni njė kafe dhe njė gotė ujė tė ftohtė.

Pronari i librarisė e plotėsonte me tė shpejtė kėrkesėn e klientit tė tij tė pėrhershėm. Kishte plot pesė vjet qė, nė tė nxehtė e nė tė ftohtė - sido qė tė bėnte moti, - porosia e Haxhi-Beut ishte gjithmonė po ajo. I sillnin kafe dhe ujė, dhe ai nuk vinte re kurrė, nėse ishte e ėmbėl kafja dhe nėse ishte me akull uji.

Pastaj, duke u kollitur, bėnte kėrkesėn e tij tė dytė, qė ishte po aq e pandryshueshme sa e para.

- Po librat, o sheh Salam?

Dhe sheh Salami merrte nė raft tre libra nga “Njėmijė e njė net”. “Udhėtimi i Ibn Batutit”, dhe “Mrekullitė e Indisė”, Haxhi-beu nuk lexonte kurrė libra tė tjera. Pasi hiqte kėpucėt, ai ulej nė gjunjė, i vinte librat pranė dhe, duke pirė pak nga filxhani i kafesė ose gota e ujit, ja niste leximit. Kohė mė kohė thėrriste:

- Ah, ē'mrekulli! Ē'fjalė mahnitėse!

Pranė librarisė kalonin studentėt dhe pėrshėndetnin me zė tė lartė Salamin. Haxhi-beu u pėrgjigjej hijerėndė pėrshėndetjeve, duke kujtuar se ato i drejtoheshin atij.

Nganjėherė, nė librari vinte Bistavisi - njė kopist.

Ai vishte njė kaftan dhe nė kokė mbante njė qylaf. Qė poshtė vetullave dhe qepallave tė tij tė rralla vėshtronin ca sy tė mufatur, tė skuqur. Duart i dridheshin vazhdimisht, megjithėse nuk kish mbushur ende tė dyzet e pesė vjetėt. I ngathėt dhe i ndytė, ai tė bėnte ta neverisje. Nė bisedė e sipėr pėrpiqej ta hiqte veten si dijetar, sido qė ishte njė injorant i madh.

Haxhi-beu e ngarkonte, rrallė e tek, qė tė kopjonte libra tė rralla mbi udhėtime prej bibliotekave dhe depove private.

Kur hynte nė librari, ky njeri pėrkulej pėrpara Haxhi-Beut, i puthte dorėn dhe ulej me ndrojtje nė cepin e fronit. Atėhere fillonte njė bisedė e gjatė pėr motin, politikėn dhe zakonet e kohės.

Njėherė, kopisti tha se kish gjetur njė dorėshkrim me vizatime ngjyra-ngjyra, qė tregonte gjithfarė mrekullish nė ishujt e Oqeanit Indian. Ēmimi i fundit i dorėshkrimit, sikundėr tha Bistavisi, ishte pesėqind kurushe, jo mė pak.

Haxhi-Beu dėgjoi duke ēapėlyer sytė dhe murmuriti me habi:

- Pesėqind kueushe ėshtė njė shumė tepėr e madhe.

Bistavisi, duke fshirė sytė me njė shami tė ndyrė e tė grisur, bėri menjėherė lėshime:

- Ky ėshtė ēmimi qė kėrkon i zoti i dorėshkrimit; por unė do tė pėrpiqem ta zbres gjysmė pėr gjysmė.

- Dua ta shoh atė libėr.

- Do t’ja sjell nesėr shkėlqesisė suaj.

Haxhi-Beu u krodh pėrsėri nė leximin e njė tregimi rreth Sindbad-Lundėrtarit. Kėtė tregim ai e kish lexuar nja pesėdhjetė herė dhe e kish mėsuar pothuaj pėrmendsh.

Edhe atė ditė qė Bistavisi e turbulloi qetėsinė e tij me njė libėr tė ri rreth ishujve indianė, ai tha si zakonisht:

- Ah, ē'mrekulli! Ē'fjalė mahnitėse! Dhe kopisti pėrsėriste si zakonisht:

- Sigurisht, gjė e mrekullueshme! Fjalė mahnitėse!

Haxhi-beu ri i hodhi njė vėshtrim dhe psherėtiu:

- Ah, sikur tė kisha fatin tė bėja njė udhėtim nė Oqeanin Indian, tė veja nė Indi, nė Iran dhe nė ishujt ku, pas udhėtarėve tė pėrmendur, nuk ka shkelur gjer mė sot kėmbė njeriu.

- Keni ndėr mend tė udhėtoni, zotėri i dashur?

- Po, sheh Bistavisi, por nuk mė le nėna. Ajo ėshtė plakė dhe mua mė vjen zor tė ndahem. prej saj.

- Po sikur tė dalė ndonjė rast i volitshėm, ju do tė niseni pėr nė Oqeanin Indian?

- Sigurisht, do tė vete atje ku nė kohėt e lashta shkonin udhėtarė arabė. Atje ka thesare tė mėdha, qė gjer mė sot nuk kanė arritur t'i zbulojnė tė huajt. Unė dua t'i shėtis pėllėmbė pėr pėllėmbė ato vende pėrrallore. Pastaj do tė vete nė Indi dhe nė Iran tė admiroj mrekullitė e atjeshme.

- Sa bukur do tė jetė! Ē'plane madhėshtore! Emri juaj do tė hyjė nė histori!

- O sheh Bistavisi, por unė nuk largohem dot nga nėna; ajo ėshtė plakė dhe e dobėt; mė vjen zor tė ndahem prej saj.

Dhe Haxhi-beu pėrsėri filloi tė lexonte udhėtimin  e tretė tė Sindbadit.

 

***

Kėshtu kalonte njė ditė pas tjetrės, njė muaj pas tjetrit. Asgjė nuk ndryshonte nė jetėn e Haxhi-beut. Ai vinte ēdo ditė nė librarinė e sheh Salamit dhe kuvendonte me tė.

Nė moshėn tetėdhjetė e tetė vjeēe, nėna e Haxhi-beut vdiq. Pėr njė farė kohe jeta e tij ndryshoi. Tė nesėrmen, pas varrimit, gazetat botonin njė artikull lavdėrimi pėr tė ndjerėn; bėhej njė pėrshkrim i varrimit madhėshtor, ku kishin marrė pjesė paria e vendit dhe dijetarė tė shquar tė Egjyptit.

Haxhi-beu u vesh nė zi. Nė fytyrėn e tij tė topitur dukeshin tani shenja hidhėrimi dhe vuajtjeje. Nuk vente mė nė librari, po rrinte i mbyllur nė shtėpi ose shkonte nė varreza.

Por pesė muaj pas vdekjes sė nėnės, ai u kthye pėrsėri nė librarinė e sheh Salamit. Hyri prapė hijerėndė, si mė parė.

- Si jeni me shėndet, sheh Salam? Si venė punėt? Pasi kėrkoi librat, kafen dhe ujin, Haxhi beu u ul nė fronin e mbuluar me qilimin e zbėrdhymur. Sheh Salami i dha po ato libra qė i kishte lexuar qė prej shumė vjetėve, dhe Haxhi-beu ja nisi pėrsėri leximit tė tregimit mbi Sindbadin.

Nė librari erdhi dhe kopisti Bistavis. I puthi dorėn Haxhi-beut, dhe nisi biseda e zakonshme pėr motin, politikėn, zakonet, librat e rralla, udhėtimet... 

Befas, Haxhi-beu zuri tė kollitej. Kaluan kėshtu nja pesė minuta. Pastaj ai lėvizi nga vendi dhe, duke marrė mė nė fund njė pamje krenare dhe tė vendosur, tha me njė ton tė prerė e tė sigurtė:

- Mė vjen rėndė t’jua them, o miqtė e mi, por sė shpejti do tė ndahemi – unė do tė nisem pėr udhėtim.

Sheh Salami dhe Bistavisi vėshtruan njėri-tjetrin me habi dhe pyetėn me njė zė:

- Do tė niseni pėr udhėtim, zoti ynė?

Habia e tyre dukej sikur e theksonte edhe mė tepėr pamjen hijerėndė dhe tė vendosur tė Haxhi-beut.      

- Kam ndėr mend tė vete nė Iran, Indi dhe nė ishujt e Oqeanin Indian.

- Ky ėshtė njė vendim i prerė apo vetėm shestim? - pyeti Bistavisi, duke fshirė me duart e tij tė ndragura me bojė shkrimi, sytė e skuqur pothuajse pa qerpikė.

Haxhi-beu u duk sikur u zemėrua; ai u krekos dhe, duke nxjerrė nga kuleta disa letra, tha tėrė inat:

- Shikoni kėtu! Ju! A nuk ėshtė kjo njė pashaportė pėr tė dalė jashtė?  

Pas njė hopi, Haxhi-beu u qetėsua dhe tha:

- Nesėr do tė ndahem nga profesor Mabruk al-Nizami dhe pasnesėr do tė jem nė Suez.

Sheh Salami, duke u shtirė si shumė i pikėlluar, tha:

- Do tė rrini shumė nė Suez?

- Jo, ndonjė javė, pėr punė qė kanė lidhje me udhėtimin. Unė mora vesh se dijetari i njohur, sheh Kamili, qė jeton nė Suez, paska njė libėr tė vjetėr, ku pėrshkruhen hollėsisht udhėt tokėsore dhe detare pėr nė Iran, Indi dhe nė ishujt e Oqeanit Indian. Kam vendosur t'i kėrkoj sheh Kamilit leje qė ta lexoj librin, sepse mund tė mė vlejė rrugės.

Duke fshirė sytė me duart e tij tė ndragura me bojė shkrimi, Bistavisi psherėtiu i hidhėruar.

- S'ndahemi dot prej jush, zoti ynė! Na ėshtė mbushur zemra me brengė dhe pikėllim. Urojmė tė ktheheni sa mė shpejt!

Haxhi-beu u krekos edhe mė tepėr.

- Udhėtimi im do tė zgjatė tetėmbėdhjetė muaj. Tė nesėrmen, Haxhi-beu shkoi tė pėrshėndetej me profesor Mabruk al-Hizamin. U bė njė takim prekės ndėrmjet profesorit dhe dishepullit tė tij, gjatė tė cilit Haxhi-beu mori kėshillat, urimet dhe udhėzimet e duhura.

Pas katėr ditėsh Bistavisi vajti nė librari. Sa u habit, kur pa pėrsėri Haxhi-beun qė kishte ndenjur si zakonisht nė vendin e tij! Ai kishte pranė tre librat e famshme. Kohė mė kohė pinte ndonjė gėrqe kafe ose ujė tė ftohtė nga gota. Bistavisi qėndroi, pa ditur ē'tė thoshte.

- Unė pandehja se ju do tė ishit tani nė Suez, zoti ynė!

Haxhi-beu e vėshtroi i turbulluar dhe ja preu:

- Pėr arsye familjare e shtyta udhėtimin dy javė.

Pas dy javėsh do tė hyp nė anijen “Azia”, qė ėshtė e shoqėrisė sė lundrimit anglo-lindor.

Dhjetė ditė pas kėtij takimi, njė gazetė e vendit botonte nė rubrikėn e kronikave kėtė njoftim:

“Ju urojmė udhėn e mbarė, o udhėtar i guximshėm! Po largohet nga vendi ynė shkėlqesia e tij - dijetari i madh dhe udhėtari i lavdishėm Muhamed Haxhi-bej, kryetar i fisit tė Abdallahėve, i njohur pėr kulturėn e tij tė gjerė, pėr aktivitetin e tij letrar dhe pasionin qė ka pėr tė bėrė udhėtime nė Indi, Iran dhe nė ishujt e Oqeanit Indian, vende qė ka ndėrmend t'i studiojė dhe t'i hulumtojė.

I urojmė udhėtarit tė nderuar kthim tė lumtur dhe njė mbarim me sukses tė kėtij udhėtimi tė tij tė parė, qė ne jemi tė sigurtė se do tė sjellė njė dobi tė madhe. Ne u kėshillojmė bashkatdhetarėve tanė qė ta ndjekin kėtė shembull tė madh dhe tė dobishėm “.

 

***

Anija “Azia” u nis nga Suezi mė 14 maj tė vitit 1920, me drejtim pėr nė Indi.

Kaluan tre muaj... Nė librarinė e sheh Salamit po rrinte nė vendin e vet, si zakonisht, Haxhi-beu dhe po lexonte tregimin e Sindbadit, duke murmuritur kohė mė kohė:

- Ē'gjė e mrekullueshme! Ē'fjalė mahnitėse!

Dhe kopisti Bistavis, qė kish ndenjur pranė tij, pėrsėriste fjalėt e Haxhi-beut.

Befas, Haxhi-beu ngriti kokėn.:             .

- Ah, sikur tė mund tė bėja njė udhėtim, nė ishujt e Oqeanit Indian, tė veja nė Indi, nė Iran!

- O zoti ynė, - u pėrgjegj sheh Bistavisi, - ju ishit bėrė gati tė niseshit para tre muajsh, por e latė pėr mė vonė!

Haxhi-beu tha duke psherėtirė:

- Ah, mė parė mė pengonte nėna: ajo ishte plakė dhe unė nuk mund ta lija... Sot...

Ai heshti sikur ish lodhur nga biseda. Pas njėfarė kohe, ai tha si me pahir:

- Tani jam i zėnė me punė... Do tė mbledh nga bujqit e mi qiratė e tokave... Kam shumė punė, shumė, shumė punė... Ēiflikun e kam nė gjėndje tė ērregullt...

Ai heshti pak dhe shtoi:

- Por, sidoqoftė, do tė nisem patjetėr pėr udhėtim.

Do tė vete medoemos nė Ishujt e Oqeanit Indian, nė Iran dhe nė Indi. S'do mend qė do tė studioj vise tė panjohura, ku janė fshehur thesare tė pallogaritshme, dhe tė gjitha kėto punė do t'i bėj brenda njė kohe sa mė tė shkurtėr.

 

Pėrktheu Eqerem Biba

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, qershor 2009)

             

GUNTER GRASS

 

 

Gunter Grass u lind nė Gdansk, mė 1927. Ėshtė shkrimtar gjerman si dhe autor i disa prej veprave mė tė rėndėsishme nė prozė tė gjysmės sė dytė tė shekullit xx. Mė 1999 i ėshtė dhėnė Ēmimi Nobel.

 

ZJARRI

 

 

S'mė mbetet gjė tjetėr veēse tė pėrsėris atė qė shėnova edhe nė procesverbal. Nuk kam qenė e dashura e tij. Nė ēdo rast e besuara e tij, nėse ekziston njė term i tillė. E ashtuquajtura jonė besueshmėri, pėr tė cilėn do tė pyes pareshtur, pėrkufizohej nė profesionalizėm. Kjo do tė thotė: nga profesori de Groot mėsova mė tepėr unė se zonjusha Manthey, tė cilės i ishte dhėnė leje nga muzeu Kassler, ashtu si dhe mua nga muzeu Wallraf-Richartz, sepse qė tė dyja duhet tė pėrfundonim studimet me njė kurs

restaurimi gjysmėvjeēar nė Amsterdam.  Profesori de Groot ishte njė gjeni i shquar ndėrkombėtar. Gjithė nxėnėsit si dhe zonjusha Manthey, e cila u shpreh se ishte ndier e shpėrfillur, u janė mirėnjohės mėsimeve tė tij.

Vetėm dy herė mė ėshtė dhėnė mundėsia ta ndihmoj profesor de Groot pėr pėrzgjedhjen e sfondit tė pikturės nė studion e tij private, pjesėn tjetėr tė kohės, ashtu siē pohoi dr. Janku, punonim tė gjithė sė bashku, nė sallėn e restaurimit. Gjithsesi, ėshtė plotėsisht e vėrtetė qė nga tė gjithė nxėnėsit, profesori de Groot mė merrte vetėm mua kur aparati i tij fliste pėr rėnie zjarri nė qendėr tė qytetit. Pėr fatin tim, jo gjithmonė kėto shėtitje mė shkėputnin nga puna, tė cilėn e ndiqja me mjaft interes. Kolegėt e mi mund tė vėrtetojnė se sa mė nevrikosnin kėto parapėlqime, por, pėr kėtė

gjė nuk mund tė mėrziteshe hapur me profesorin de Groot.

Siē ėshtė e njohur gjithkund, edhe mėsuesi ynė, kur ulej tė punonte, dėgjonte vazhdimisht stacionin e njoftimeve policeske. Pėr kėtė veēanėsi tė tij, kisha dėgjuar

tė flitej e tė tregohej nė Kėln. Atje thoshin: "I zoti, por tekanjoz".

Aksidentet automobilistik, zėnkat e tė shtunės, po edhe vetė vjedhjet nė dyqanet e argjendarive kurrė nuk e linin profesorin de Groot tė ngrinte vėshtrimin nga puna, sidoqoftė atė e shkėpusnin komentaret me sarkazėm qė ne i pėrqeshnim, puna delikate e tij nuk mund tė shkėputej nga ajo sallatė gjuhėsore qė vijonte e qė na ishte bėrė zakon. Dr. John e kuptoi qė ne e parodizonim atė, padisnim djegien e njė dėrrase tė ēatisė. Ende e shoh profesorin de Groot duke rrėmuar nė xhepin e xhaketės dhe duke tringėlluar ēelėsin e makinės: "Do tė vini zonjusha Schimmelpfeng?"

Gjatė njė gjysme viti pashė 4 zjarre tė mėdhenj - 2 nė Heeren Gracht, njė nė Dirnen pranė kishės ė vjetėr dhe njė nė Waterloo Plein - krahas kėtyre edhe njė dyzinė zjarresh tė mesėm, sepse nė Amsterdam bie shpesh zjarr. Profesori de Groot i shihte kėto zjarre qetėsisht dhe me gjakftohtėsi, shpeshherė disi i zhgėnjyer, por pėrherė i interesuar shkencėrisht, siē e mėsova gjatė punės nė sallėn e restaurimit. Kėto zjarre - kjo ėshtė thėnė dhe, nėse dėshironi, ėshtė shėnuar edhe nė procesverbal - shpesh kundėr dėshirės sime, mė shqetėsonin, madje, mė nevrikosnin aq shumė sa shpeshherė mė ngacmonte ideja e pamotivuar se profesori de Groot e vazhdonte kėtė lojė me mua pėr njė qėllim tė caktuar. Me vendosmėri vėrtetoj: kjo gjė pėrjashtohet plotėsisht.

Unė dėshtova kryekėput. E papjekur dhe pa shumė qėndresė, lashė tė mė shkiste nga duart ēdo disiplinė shkencore. Profesorin de Groot, me vetėpėrmbajtjen e tij tė theksuar mund ta kisha shembull: kur luftohej me zjarrin, ai zakonisht heshtte. Dhe nėse fliste, biseda vėrtitej gjithmonė rreth piktorit tė tij tė preferuar Turner, veēanėrisht pėr pasionin e zjarrit, pikturuar mė 1835, djegia e parlamentit, ose djegia e Romės, pra, pėr ēdo pikturė pikturuar nga Turner i frymėzuar nga djegia e parlamentit, qė e kishte parė me sytė e tij. Pėr kėtė, dhe vetėm pėr kėtė gjė thashė, po,

kur nė maj tė njė viti mė parė, profesori de Groot pati mirėsinė tė mė ftonte pėr njė ekskursion tre ditor nė Londėr. Shumė kohė qėndruam nė galeri. Nė tė famshmin libėr skicash tė Turnerit, gjetėm shumė herė e rastėsisht tė sipėrpėrmendurėn djegie tė parlamentit dhe u ndalėm gjatė tek ajo. Nėse tani do tė them se mėsuesi im, profesori de Groot u miqėsua me mua gjatė atyre ditėve tė shkurtra dhe tė lumtura pėr tė dy, vetėm mund tė shpresoj se me kėtė thėnie, jo ēdo dyshim pėrtėrihet dhe ėshtė i gatshėm pėr gjykatėn e lartė. Nuk e dija qė, edhe nė shtėpi, profesori de Groot dėgjonte stacionin me lajme policore. Pėr shtėpinė, ai fliste pėrgjithėsisht rrallė, kurse nė Londėr nuk foli kurrė pėr tė. Vjet u ftova dy herė pėr darkė nga e shoqja nė shtėpinė e tij, njė tė diel qershori dhe njė tė diel tė fillimkorrikut. Gruaja e profesorit de Groot mė krijoi njė pėrshtypje tė ndrojtur, tė ngurtė - mė dukej e lodhur, e dėrrmuar - por kurrė nuk do tė mė kishte shkuar ndėr mend se radioja, vesi i zakonshėm i ēdo nxėnėsi, kishte varrosur shėndetin e saj, sepse profesori de Groot - sipas mendimit tim - ēdo natė e linte ndezur aparatin me tė gjithė volumin e zėrit dhe ndėrkohė qė ai flinte, e shoqja mezi vinte gjumė nė sy.

Kėshtu qė ashtu sapo e mora vesh njoftimet pėr rėnie zjarri, tė gjitha njoftimet pėr rėnie zjarri e zgjonin menjėherė dhe e shoqja, shpesh pa dėshirė, ishte detyruar tė vishej dhe ta shoqėronte atė nė vendet ku njoftohej pėr zjarr. Sa mė shumė e gjykoj

kėtė gjėegjėzė, aq mė tepėr e bėj tė vlefshėm vėrtetimin se vetėm interesat profesionale, pra ato shkencore - si parėsore, studimet e lartpėrmendura tė Turnerit - i ofruan profesorit de Groot kėtė sjellje tė pazakontė. Sot, kur e di se si u dogj nė shtėpinė e vet mėsuesi im, Henk de Groot, kur duhet tė pranoj se ai ka dėgjuar nė radio pėr zjarrin nė shtėpinė e tij, kur pėrfytyroj pareshtur se si ėshtė pėrpjekur tė shpėtojė vetė dhe dorėshkrimet nga dhoma e gjumit tė katit tė sipėrm pėr nė papafingon e shtėpisė, e cila si gjithė shtėpitė e vjetra tė qytetit digjet nga poshtė lart, sot, kur nuk mund ta shfajėsoj dot gruan e profesorit de Groot, e cila paditet pėr vėnie

zjarri me paramendim pėr qėllim vrasjeje - sepse mė kujtohet vazhdimisht vėrejtja gjatė darkės, afėrsisht "Ndonjė ditė do tė djegėsh gishtat...", sot e kėsaj dite qortoj veten qė nuk u pėrpoqa tė ndikoj me maturi tek mėsuesi im aq mė tepėr qė isha e sigurtė pėr besimin e tij, edhe pse kurrė nuk kam qenė e dashura e tij, siē hamendėsohet, as edhe nė Londėr gjatė ekskursionit tė shkurtėr treditor. Sė fundmi, alibia ime tregon qartė qė gjatė natės sė zjarrit, unė me kolegen time, zonjushėn Manthey, ishim nė kinema, nė njė shfaqje tė orėve tė vona.

 

Pėrktheu: Ornela Canaj

 

Pėrgatiti Hiqmet Meēaj

 

 

VATH KORESHI

 

 

Vath Koreshi u lind nė vitin 1936 nė qytetin e Lushnjės. Mė 1960 kreu Fakultetin e Histori-Filologjisė, pranė Universitetit tė Tiranės, nė degėn e Gjuhės dhe Letėrsisė. Ai ėshtė autor i shumė librave, ku veēohen njė sėrė vėllimesh me tregime, novela dhe romane. Ka shkruar shumė skenarė filmash tė suksesshėm dhe tė pėlqyer pėr publikun shqiptar. Duke filluar qė nga “Rrugė tė bardha” (1974), “Liri a vdekje”(1978), “Nga mesi i errėsirės” (1978), “Dasma e Sakos” (1998), “Porta Eva” (1999) dhe deri te filmi mė i fundit “Syri Magjik”, njė bashkėpunim i 2005-ės me regjisorin Kujtim Ēashku. Ky mbeti edhe suksesi i fundit qė ai arriti ta pėrjetonte. Pa e ditur, mendimet e fundit letrare i hodhi te romani “Ēafka” i botuar nė nėntor nga “Onufri”, Vath Koreshi ėshtė nderuar nė vitet ‘80, me Ēmimin e Republikės pėr librin “Dasma e Sakos” dhe pėr skenarin e filmit “Gjeneral Gramafoni”, ndėrsa njė vit mė parė Kėshilli i Qarkut tė Fierit i dha titullin “Qytetar Nderi”.

Romane: “Dy tė shtunat e Suzanės”, “Mars”, “Mali mbi kėnetė”, “Haxhiu i Frakullės”, “Rrugė pėr larg”, “Balada e Kurbinit”, “Rekuiem pėr njė grua”, “Ulku dhe Uilli”, “Njė grua me tė verdha”, “Ēafka”.

Tregime: “Kur zunė shirat e vjeshtės”, “Toka nė hijen e shtėpive”,  “Ndėrrimi i qiejve”, “Tregime tė zgjedhura”, “I dashuri i saj i parė”.

Novela: “Dasma e Sakos”, “Konomea”, “Pelegrinėt e Samarkandės”.

 

 

SHTĖPIA BETHOVEN

 

 

Ndėrsa ndėrronim kėmbėt herė mbas here nga mėrzia, domethėnė ndėrsa herė hidhnim tė djathtėn mbi tė majtėn dhe herė bėnim tė kundėrtėn, miku im, Mana, tha:

- Te paktėn tė ishte Sofija.

Sikur tha: "Ē'dreqin kemi qe nuk flasim?" Foli me rėnkim, me dėshpėrimin e atij qė s'di ē'tė bėjė nga asgjėja. Mė dukej i shpėrqendruar, sytė sikur i ndėrronin ngjyrė, u ikte e blerta dhe vendin e zinte njė gri e lėngėsht.

- Nė rrugėn e lumit, - tha.- Nuk ėshtė njė shesh afėr fabrikės se miellit? Qė janė ato dy ndėrtesat e verdha ku ka qenė rekrutimi?

Po, mor Mana, por po na pinin mizat nė atė me nder bar- restorant bėrė me gurė dhe pajisur me orendi karakteristike. Na kishte rraskapitur njė vapė e keqe dhe e padurueshme dhe si tė bėja tė duroja edhe histori tani? U mundova t'i ikja shikimit tė tij, por ai e kishte prere qė tė mos mė ndahej. U kthye sėrish te Sofija.

- Njė drogmene, - tha. - Njė narkotike me fytyrė tė vrarė dhe sy nervozė. E kishe vėnė re? E tharė dhe krejt e shkundur nga mishi, me cigare ne buze dhe, sigurisht, me kollėn me vete.

Sofija ishte njė mėsuese muzike, protagoniste nė njė ngjarje qė kishte ndodhur midis saj, pianistit Lukė dhe ish tė fejuarės sė tij, koristes Viktori, sė cilės shkurt i thėrrisnin Viko. Kishim qenė tė heshtur e tė mėrzitur gjer nė atė ēast, por ja, Mana ia kishte nisur asaj ligjėrate pėr njė gjė qė e dinin tė gjithė. Nuk e mora vesh se ē'qejf qe ky, sidomos pėrmes asaj vape qė po na shkrinte. Mė pyeti (mbasi bėri pėrshkrimin e njė pjese tė periferisė sė qytetit) se a e mbaja mend kthinėn qė kishte pasur Luka matanė ndėrtesave tė rekrutimit? Unė i thash po (ē'pyetje ish kjo, kthinėn e Lukes e dinin tė gjithė), por Mana kaq donte, i mjaftonte sikur edhe njė tundje e lehtė e kokės qė tė ndjehej nė rregull me bashkėbiseduesin. Dyqind metėr karshi saj, vazhdoi ai nė tė tijen, ishte shtėpia e Vikos dhe Sofija, qė po luante mendsh mbas Lukės, shkoi e iu lut qė t'i jepte aty njė dhomė me qera. Tė dyja nuk ishin mė tė reja. Vikoja kishte qenė e fejuara e Lukės qė nuk u martua kurrė, kurse Sofija qe gruaja qė po bėnte njėzet vjet qė qe ndarė nga i shoqi. Vikoja banonte fili nė shtėpinė e saj tė madhe e tė vjetėr dhe dora dorės Sofja ia gjeti anėn t'i merrte me qera njė dhomė aty tė fuste kokėn brenda. Vikoja ia dha, se ēdo tė humbte nė atė katananė e saj, qė i ngjante njė anijeje tė pėrmbysur mbetur nė mol? Shtėpi me ca si direkė e me ca si kthina rreth e rreth, me njė ēati tė sajuar gjysmė me tjegulla e gjysmė me llamarinė, shtėpi artistėsh, ē'i do llafet. Mori njė dhomė aty dhe shkaku dukej qartė: tė ishte pranė Lukės. Vikoja, dikur aq e bukur dhe delikate, ishte bėrė njė nėnole e rreptė, me njė zė tė trashė prej burri. Njė mister qė nuk dihej si e ēonte jetėn midis atyre vjetėrsirave... a tė kujtohet Vikoja, e fejuara e Lukės? Ti e di Lukėn?

Ja, njė histori tė tillė nisi tė mė tirte, njė gjė qė ruan farėn e kureshtjes edhe kur njihet e dihet nga tė gjithė. Si nuk mori ndonjė pėrgjigje nga unė, tha pėrsėri:

- E di Lukėn, pse nuk mė thua po ?

- Jo,- i thashė unė, enkas ta ngacmoja. - Nuk di ndonjė Lukė.

- Ah, ti kėrkon tė tallesh, - ma priti me pezmin e njeriut qė e kanė fyer kot sė koti.

Unė vėrvita tė djathtėn mbi tė majtėn dhe Manas iu deshėn disa ēaste ta treste njė hije pakėnaqėsie qė i shkaktova. Pastaj (sigurisht, ku i rrihej Manas?) vazhdoi pėrsėri:

- Si e futen Lukėn nė burg, Vikos, qė ishte nė korin e Operas atėherė, iu vardis ai qė i binte timpanit nė orkestėr, histori pėr tė qeshur gjithaq, por s'paskėsh qenė tamam ashtu. Vikoja luante mendėsh mbas Lukės dhe ia pohoi kėtė me zė tė lartė edhe nė sallėn e gjygjit. "Tė dua, Lukė!" i bėrtiti, kur e pa nė bankėn e tė akuzuarve tė ligur e tė qethur. Ndonjė edhe shqeu sytė, por Vikoja tregoi faqeza tė gjithėve se s'do tė hiqte dorė nga Luka edhe sikur tė vdiste. Por me kė bėnte kokėfortėsi?! E zhdukėn nga faqja e dheut dhe me kaq humbi, kurse ne nuk ditėm gjė. S'ditėm, por edhe sikur tė dinim, s'ishte ndonjė ēudi tė humbte e fejuara e njė njeriu qė e kishin futur nė burg me aq bujė. Do ta kishin ēuar nė ndonjė punė tjetėr, thamė, s'u pa mė Vikoja ne skenė, pėr shkak tė Lukės, sigurisht.

Ndėrkohė qė fliste Mana, m'u kujtua njė burrė i ri i shkretė qė e quanin Sandrino. Ai kishte. vdekur e qe harruar tani, por kishte qenė ndėr ata amantėt fatzinj qė digjej pėr Vikon. Vikoja ishte atėherė njė bukuri e rrallė dhe Sandrinoja pat lajthitur krejt mbas saj. Bėnin qyfyre djemtė e rinj me tė, por ai ishte i lumtur. Rrinte te dera e Teatrit sa ta shihte njė ēikė Vikon, sa t'i jepte njė buzėqeshje, duke pėrkulur atė trupin e tij tė hollė e tė vogėl dhe kaq ishte e gjitha. I kishte shkuar syri te mishi i bardhė i Vikos te gjorit dhe te flokėt e saj pis tė zinj.

- Iku jeta e tyre,- m'i 'ndėrpreu mendimet Mana. - Ajo kohė s'kthehet. Lukėn e kane lėnė keq edhe tani dhe s'ėshtė i zoti pėr asgjė. Shtatėmbėdhjetė vjet burg dhe pėrsėri i fundit?! As shtėpi, as punė, nuk dihet me se rron.

- Ndoshta i bie pianos nė ndonjė bar, - thashė unė.

- Pianos? Pikėrisht prandaj edhe thashė "tė paktėn tė ishte Sofija". S'ke si ia bėn kėsaj mėrzie, - u ēart papritur ai. - Pastaj edhe kėsaj vape. Sikur tė zinte njė shi, do tė dilja jashtė tė lagesha si dordolecėt e ujit.

Ky Mana ja kėshtu tė mahniste me kėto kapėrcime trallisėse. Ē'lidhje kishte pianoja e Lukės me dėshirėn e tij pėr t'u lagur ne shi?

- Njė marrėdhėnie e paparė, - erdh e u pėrqendrua Mana. Pėrfytyro Vikon tė bėrė zhele, gjithė atė bukuri, qė dihet se si i shkoi jeta nėpėr internime. Nisi me pėrdhunimin qė i bėri shoferi, ai qė ēonte ujin me autobot nė kampin e tė burgosurve. U bė ortak me kapterin ai horr shofer dhe jeta e Vikos shkoi keq e mė keq. E vėrvitėn kamp mė kamp neper internime; sa pa mbėrritur mire diku, e ēonin ne njė vend tjetėr dhe s'ka dyshim se qe ēėshtje dinjiteti, kur Luka u lirua nga burgu dhe shkoi dhe e gjeti Vikon ne shtėpinė e saj. Por Vikoja nuk e pranoi. E quajti veten tė padenjė tė mblidhej sė bashku me tė. Nuk jam Vikoja unė, i tha, shko dhe gjeje Vikon ku e ke! Qe si njė lloj qortimi ky nga ana e saj ngaqė pėr shkak te tij e kishte pėsuar ashtu. Nuk ishte mė ajo Vikoja e parė, sikur i thoshte, por edhe ai nuk ishte Luka. Mbase mė ndryshe puna e tij, por sidoqoftė edhe ai nuk ishte Luka. Kur nuk kishte qenė e zonja ta mbronte veten, sikur i thoshte, nuk i duhej ajo lloj ujdie tani. Mė mirė tė rronin me njė kujtim, ehu, kishte ikur jeta. Dhe Luka, i sėmurė dhe i pafuqi, mori atė kthinė me qira as dyqind metra pėrballė shtėpisė se saj, te ndėrtesat e rekrutimit. Pėrfytyro gjithė atė njeri! U mbyll brenda dhe askush nuk e dinte se si i kalonte ditėt. S'merret me mend se perse u suall Vikoja

ashtu, ndoshta nga dėshpėrimi. Ndoshta nga njė dėshpėrim i madh qe bie njė dashuri e madhe e humbur.

- Ti se ē'ke, - i thashė Manas. - Po mė tregon njė gjė qė e dine tė gjithė.

- Ah, e ditkan te gjithė! - Mana nxori gjuhėn tė mė pėrqeshte. - Mėrzi totale, ēfarė mund te kern tjetėr! Asgjė. Njė kėnete ku s'lėviz asgjė. Njerėzit rendin te fitojnė, te shqyejnė njeri-tjetrin. Sulet vėllai kundėr vėllait dhe askush nuk mendon mė pėr shpirtin. Po vdes shpirti e s'ka me Sofi, s'ka me Lukė e Viko. Ja se ē'kam, ē'tė kem tjetėr! Me se ta mbush ketė hiē, kur nuk ndodh asgjė? Nuk e ve re? Asgjė nuk ndodh. Ti pret tė tė shfaqet diēka dhe asgjė nuk shfaqet... unė do te flisja pėr marrėdhėniet e Sofise me Vikon, asnjeri nuk ka treguar pėr ketė. Asnjeri nuk e ka ditur shkakun e afrimit te tyre dhe shkaku ka qenė Luka, dashuria e tė dyjave pėr Lukėn. A e dije ti ketė?

- Verret? - ia prita unė, duke u treguar tashmė i dorėzuar.

- Qe kur ishin tė reja, tha Mana, qė kur Luka qe i fejuar me Vikon, kurse Sofija ishte atėherė nusja e prokurorit. Ajo e dashuronte nė heshtje Luken. Ai qe bėrė ėndrra e saj, ideja fikse. Nuk besoj se ėshtė me munduese dashuria e njė vajze te re sesa ajo e njė gruaje qe i ka kėmbėt te lidhura. Sidomos te lidhura me njė njeri si prokurori, ti e di... Dėgjo, sikur te lėviznim qė ketej? Gjejmė ndonjė vend me te freskėt, kėtu te zihet fryma. Shkojmė tek ajo tavolina tjetėr.

Mana i mori pjatat dhe gotat dhe i ēoi te njė tavolinė prane dritares.

- Merre me mend, - tha, - Gjithė ato bukuri tė dikurshme, si Vikoja dhe Sofija, te katandisur si mas me keq . Vikoja, qė e ka lėshuar veten, vishet si me lecka, ēuditėrisht nga njė grua e pafjalė dhe e ngathėt ėshtė herė e rreptė dhe noprane! Kurse Sofija ėshtė tharė e nxirė, pi duhan vazhdimisht dhe vazhdimisht tė duket sikur diēka i qan dhe i dridhet nė shpirt. Pėr to tani ka njė tė tashme qė nuk ekziston, njė tė tashme qė nuk vlen pėr asgjė. Sofija ka shkuar te Vikoja dhe kėshtu gjenin rast pėr te folur pėr atė kohė tė largėt. Vikoja e ka pranuar kėtė gjė, ndonėse e djeg pėrbrenda njė xhelozi dhe nje inat i pafashitur.

Kėshtu jane gjėrat, ē'i do skemat dhe a e kuptojmė dot ne shpirtin tonė? Luka pėrbėnte ngjarje... si tė ta shpjegoj, ti e mban mend Lukėn si dilte nė skenė, i gjate, i bukur, me ato leshra te dredhura si tė njė gruaje, pothuaj magjik, sidomos kur ekzekutonte "Koncertin Nr. l pėr Piano dhe Orkestėr" te Ēajkovskit. Domethėnė pėrbėnte diēka tė veēante, njė gjė qė tė mbetej nė mend, njė ngjarje. Kur e dėgjoje thoshe me vete se ndodh diēka, unė kėshtu e kuptoj, njė gjė qė vjen e hyn tek ty. Njė virtuoz i bie pianos dhe ti ndjen se diēka ka ndodhur, s'e di konkretisht se ēfarė, por diēka ka ndodhur dhe jeta ėshtė bėrė mė e plotė dhe mė e gėzuar. Cila do tė qe ajo grua qė nuk do ta donte Lukėn? Sidomos njė mėsuese muzike si Sofija! Sofija qe ēmendej mbas jetės se artisteve: Bethoven; Moxart, Shubert. Pastaj pėr Shopenin e sėmurė, qe qe pėr shume kohe ne meshiren e Zhorzh Sandit, tė kėsaj shkrimtareje me pseudonim emrin e njė burri. Ah, ti e di sa e egėr ishte treguar ajo kundėr Shopenit! Nuk e aprovonte veprimin e saj qė kishte nxjerrė nė rrugė njė gjeni si ai, sidomos nė njė kohe kur ky, i shtrirė nė shtratin e vdekjes, kishte pasur aq shumė nevojė pėr tė.

Nuk ndjente pikė droje tė fliste hapur pėr dashurinė e saj tė pafajshme. I kishte thėnė Vikos qė nė natėn e parė qė kishte shkuar nė shtėpinė e saj, se e kishte pasur zili qė kishte qenė e fejuara e tij. I tregoi pėr njė natė nė Teatėr, kur Luka, mbas njė suksesi vėrtet tė plotė dhe kur i kishin dhuruar aq shumė lule, ishte pėrkulur dhe e kishte tėrhequr Vikon nga plateja lart ne skenė dhe atje e kishte pėrqafuar ne sytė e tė gjithėve. Vikoja qe dorėzuar para kėtij miklimi tė sedrės dhe i vinte mirė tė tregonte edhe ajo histori nga dashuria e saj me Lukėn.

Nisi kėshtu njė marrėdhėnie mes dy grash qė nuk u rrihej mė vetėm, por hero shkonte njėra e hero vinte tjetra dhe, si bėheshin to dyja, si merrnin filxhanėt e kafesė no dorė dhe i rrufitnin, nisnin e flisnin pėr Lukėn. Ia niste Sofija, qė tregonte me njė pasion te veēantė, kurse Vikoja shikonte nė njė kėnd tė kthinės dhe dėgjonte fjalėt e saj, qė ishin si njė balsam pėr shpirtin e saj tė vrarė. Ia kishte dashur shumė Luken Sofja, ndoshta mė shumė se vetė ajo.

Erdhi njė kohė aq e ēuditshme, kur ato u ridashuruan me Lukėn. Zemrat nisėn t'u rrahin pėrsėri si atėherė. Merre me mend, edhe po rinoheshin. Njė ditė Vikoja mbėshtolli flokėt bishtkali si nė ato vite kur ishte nė kor, kurse Sofija zbriti nga kthina e saj e veshur me njė fustan tė gjelbėr tė erret dhe nė gjoks kishte vėnė njė trėndafil bojė alle. Vikoja nxori njė shishe liker dhe ca biskota, u ulėn nė njė dhomė qė qe ujdisur pėr miq me njė kanape tė vjeter dhe me njė tavolinė servisi dhe aty, mbasi pinė nga njė gotė, u mallėngjyen aq shumė sa qė nuk mundėn t'ia fshihnin dot lotėt njėra tjetrės.

Por pastaj ia behu ndarja aq e papritur dhe aq e menjėhershme. Njė mbrėmje, teksa kishin folur si pėr herė me njė lloj malli dhe enderritje, e qepėn gojėn papritur dhe ndjen se u qe gjalluar nė shpirt njė gjė pėrcėlluese dhe e rėndė Vikos iu ndez drita e armiqėsisė, kurse Sonja u ndje e braktisur. U ndanė, duke bėrė kujdes se mos thonin ndonjė gjė mė shumė pėr Lukėn, domethėnėė mos ndonjėra tregonte se e donte mė shumė se tjetra, mbasi po tė ndodhte kjo, atėherė do tė shpėrthente njė sherr qė e parandjenin se do tė qe shumė i ashpėr.

Si u ndanė kėshtu, secila nisi tė mendojė vetė pėr vete, tė mbyllura ne ato kthinat e tyre. Lukėn s'e kishin as dyqind metėr larg, por asnjėra e as tjetra nuk guxonte tė shkonte tek ai. Nuk e dinin se ē'bėnte atje i drobitur nga sėmundja. Sofija s'e kishte njohur kurrė nga afėr, nuk pat biseduar kurrė me tė, kurse Vikoja, mbasi s'e pat qasur tė rronin bashkė, s'mund tė shkelte mė nė pragun e tij.

Por ishte e pamundur ta duronin gjatė ate gjendje. Sofija kalonte ēdo ditė nėpėr ca kallurėme tė rrjepur pranė shtėpisė sė tij dhe shikonte morine e dritareve e tė syrėzve me qepene tė pluhurosur me shpresė se mos

kushedi e shihte rastėsisht. Por Luken nuk e pat parė kurrė. Njė dritare, qė thoshin se ishte e tija, rrinte vazhdimisht e mbyllur nga njė grilė qė kishte qenė dikur e gjelber, por qė qe ēngjyrosur, nxirė e shkatėrruar tani. Ja, as dyqind hapa dhe mbrrije tek ai, nė njė kohė qė kishte njėzet vjet qė e digjte dėshira pėr ta takuar. Kishte qenė e pamundur, kishte ikur gjithė ajo kohė nė pritje tė njė dite qė nuk vinte kurrė. Nė fillim kishte qenė nė mes Vikoja, pastaj ai burg aq i gjatė.

Jo, nuk mund tė duronte mė Sofija dhe njė mbasdite, kur tė gjithė bėnin gjumin e drekės, veshi fustanin e gjelbėr me trendafil bojė alle dhe, ndėrsa zemra i rrihte sikur do t'i ēahej nė kraharor, u nis. Hyri nėpėr ca labirinthe oborresh qė tė ēonin te Luka, dy plaka i treguan rrugėn nga duhej tė kalonte dhe ajo ndjehej aq e shashtisur, sa i thoshte vetes se ishte mė keq sesa njė vajze e re qė shkon nė takim pėr herė tė parė. Trokiti nė derėn e tij dhe nga brenda dėgjoi zėrin e zvargur tė Lukės qė i tha "Hyr!".

Ai rrinte shtrirė nė njė krevat tė vjetėr me kokėn mbėshtetur nė jastėkėt e vėnė te pėrkrerėsja. Ishte i drobitur dhe nuk po shquante dot se kush kishte ardhė tek ai. Sytė e mėdhenj, dikur aq tė bukur, i qenė futur nė gropėzat e thelIa dhe i digjeshin si nga ethet. "Dua tė bisedoj me ju", i tha Sofija. Atij i rrėshqiti njė nėnqeshje nė fytyrė dhe puliti qepallat, sikur ta kishte pushtuar prehja. Mbas njė hopi i ēeli sėrisht sytė dhe i ktheu nga ajo. "Jeni ju?", i tha nė njė mėnyrė tė tille qė Sofisė iu duk tepėr intime. Kėrceu dhe i tha me njė zė qė i mbytej nga mekja: "Mė njhni? Ju mė njihni?". "Po, jeni ju, - ia kishte kthyer Luka me sytė e pulitur, si i zhytur nė njė kohė tė largėt, - Jeni ju". Sikur i thoshte: "Ju qė kishit rėnė nė dashuri me mua, por qė nuk patėm rast tė flisnim ndonjėherė".

Kjo kishte qenė shkatėrruese pėr Sofinė dhe nuk kishte mundur tė pėrmbahej mė. "Mė njihni?! Mė njihni?!", i kishte britur dhe ishte gati t'i hidhej nė gjoks. T'i hidhej dhe ta merrte pranė vetes, t'ia kapte duart e t'ia puthte. Pastaj t'i lutej me pėrgjėrirn. Qė ta pranonte tė rrinte me tė gjithe jeten, deri nė vdekje. "Mė lini tė rri kėtu me ju!" i thirri, duke u dridhur e tera. Pastaj i kishte rrėfyer me njė tiradė tė gjatė se e kishte dashur aq shumė sa qė, kur i shoqi dha atė denim aq tė rėndė pėr tė, ajo kish nisur ta urrente, gjersa kishte ardhė dita e lumtur qė e kishte ndarė. Si mund tė dėnohej njė njeri si ty, i tha, dhe pse? Vetėm e vetėm sepse ekzekutove ne piano ca pjesė tė Bethovenit sipas Bart Bakarakut, i cili konsiderohej si njė modernist i rrezikshėm. 0 kuje, 0 tmerr, shih se ēfarė shtaze! Si mund tė rrija mė me atė njeri? Jo, kurrėn e kurrės. Sidomos mbas asaj qė ai me pyeti nje herė se ē'kisha qė isha bėrė ashtu mbas burgosjes tuaj? Por unė as qė pyeta dhe i thashė se isha bėrė ashtu ngaqė ju dashuroja. Dhe qė atėherė s'kish patur asnjė njeri tjetėr nė zemėr veē Lukės. Kėshtu i kishte folur si te shfrynte njė duf dhe Luka qe pikėlluar shumė pėrpara shpirtit tė saj. Dukej fare qartė se qe e semurė dhe e marrosur nga dashuria pėr tė. Luka, duke tundur kokėn nė menyre dramatike, perfytyro leshrat e tija tė dendura, tė gjata dhe tė thinjura krejt, ata sytė e mėdhenj bojė kafe nė tė errėt me njė shkėlqim prej tė sėmuri, fytyrėn e tij tė hequr, tė zverdhur nga burgu me xigoma tė kercyera qė i jepnin hijeshinė e njė aktori, pra, tek tundte kokėn kėshtu nė mėnyrė dramatike, kishte bėrė shenjė me gisht nga ana e murit si pėr tė treguar diēka nė mėnyrė tė fshehtė dhe i kishte thėnė: "Jam nė tė ikur". Prapa, nė mur, ishte nje pllakat me Nurejevin, nė njė skenė nga baleti Zhizel. Tartari fluturues, balerini mė i madh i tė gjitha kohėrave, kishte qenė mik me tė, kishin jetuar bashkė nė njė konvikt tė Petėrburgut pėr disa vjet, por tani Nurejevi po bėnte kohė qė kishte vdekur. Kur kishte qenė student edhe ai, si Nurejevi, i kishte bėrė pedagogėt ta duartrokisnin mbas njė ekzekutimi virtuoz nė piano. Nurejevi kishte vdekur, pra kishte ikur nė rrugėn pa kthim, dhe ja tani edhe Luka, edhe ai ishte nė tė ikur. Sofija e kishte kuptuar se ēfarė i thoshte, lotėt i binin si breshėr, sepse ai sikur psherėtinte pėr fatin e tij dhe i thoshte se s'donte tė gėnjente njeri pėr ca ditė jetė qė i kishin mbetur. E kishin kapur Sofinė ca tė dridhura konvulsive, donte tė qante me ulurimė, por s'mundej. Ishte ngritur dhe kishte ikur si e mbėrthyer nga ngerēi i vdekjes.

Edhe Vikoja. Edhe ajo do tė bente po atė gjė dhe nė tė njėjtėn mėnyrė si Sofija. Domethėnė, ashtu si kishte shkuar Sofija fshehurazi saj, do tė shkonte edhe ajo te Luka fshehurazi Sofisė. U nis me mendjen t'i thoshte fjalėt mė tė bukura. T'i kėrkonte ndjesė qė s'e kishte pranuar nė shtėpi, tė qante pėpara tij pėr tė lehtėsuar shpirtin dhe ta merrte me vete nė shtėpinė e saj e t'i thoshte se nuk do tė ndaheshin mė kurrėn e kurrės. Por, sa kishte shkuar te Luka, tė gjitha i kishin dalė tjetėr pėr tjetėr. S'dihet se pėr ēfarė shkaku, por, nė vend tė atyreve qė kishte menduar se do t'i thoshte, fjalė pas fjale, kishte dalė te sherri. I kishte thėnė se kishte qenė ai qė qe bėrė shkak qė u qe prishur jeta ashtu, kishte qenė faji i tij qė nuk e kishte ruajtur veten dhe ishin marrė nė qafė kot sė koti. Kushedi se si i vinin sė thelli ato fjalė qė nuk e kishte menduar kurrė se do t'ia thoshte Lukės ndonjė ditė. Ai e shikonte me sy tė ēuditur, tė vrarė dhe me njė nėnqeshje gjithė brengė. Mbase kujtonte Vikon atėherė nė gjyq tė skuqur flakė, tė tronditur dhe gati t'i sulej kujtdo qė do tė guxonte tė prekte Lukėn? Ndoshta kujtonte sa zemer i kishte dhėnė, kur kishte thirrur mes heshtjes dhe frikės sė njerezve nė sallė tė gjyqit: "Tė dua, Lukė!" Ē'ishte kjo Viko tani, si qe bėrė ajo ashtu ?!

Vikoja kishte ikur nga Luka duke qarė dhe pa ditur se si tė ngushellohej. Erdhi dhe u mbyll nė shtepi dhe nuk dha shenjė mė nė ishte e gjalle apo jo...

Mana e qepi dhe foli njė copė herė me vete. Unė mendova se e la me aq atė histori tė dhimbshme, por ai u hodh nė njė degė tjetėr dhe nisi tė mė tregojė pėr xhuboksin e Sofisė. Sofia, mbas zėnkės qė pati me Vikon, kishte ikur nga shtėpija e saj dhe, mbasi nuk qe dukur kund pėr disa kohė, ishte kthyer pėrsėri nė atė lagje tė humbur, qė Mana i thoshte periferi. Tani fjalėn "periferi" ai e pėrdorte nė mėnyrė metaforike. Isha i bindur pėr kėtė, ky kishte qenė edhe shkaku qė e kishte nisur atė tregim anės e anės. E kishte nisur me historinė e vjetėr te Sofisė me Vikon pėr tė dalė te njė barrakė qė ndėrtoi Sofija. Foli pėr Klod Debysi, tha se Sofija ishte e ēmendur mbas muzikės se tij dhe nisi te flas pastaj pėr "Hėna zhduket mbas tempullit qe s'ėshtė mė" dhe pėr pėrfytyrimet qė tė ngjall njė muzikė qė tė zbret nė shpirt si mister, si ngjyrė, si largėsi. Pastaj pėrqeshi veten dhe tha se nuk ishte as mė shumė e as mė pak veē njė banor i periferisė, njė nga ata "bohemėt" qė jeta e kishte hedhur nga qendra nė skaj. Nuk i bėnte dot ballė qendrės. Qendra tani qe mbushur me matrapazė dyqanesh, me matrapazė gazetash, me matrapazė politik , me matrapaze shtetėrorė. Qendra qe mbushur me pluhur e me zhurmė te ēmendurish, me rrėmujė e berihajė qė as qė pyeste mė pėr kurrfarė shpitti. Ajo qė ndodh ne qendėr ėshtė njė centrifugė qė s'do' t'ia dijė pėr njė shpirt delikat, por e hedh nė periferi si plehrat, si gjithė mbeturinat. Njė artist, njė violinist i njė orkestre sinfonike, siē ishte ai, nuk mund tė hahej me asnjėrin nga ata tė qendrės, ata e mundnin. E quanin edhe tė marre kur e shihnin me kutinė e violinės nėn sqetull. Edhe Sofinė po ashtu e kishte mundur jeta. Ajo kishte prurė aty atė xhuboks, njė klithme pėr njė gjė qė kishte zėnė ta mbulojė pluhuri, njė thirrje pėr t'u pėrmendur. Mana bėhet pėrqeshės nė atė dėshpėrim qė e ka zėnė.

- Ah, qendra, perc, - ia bell. - Atje ndėrtohet lloj- lloj pallati, lloj- lloj hoteli, por nuk ekziston asnjė lloj kujtese pėr godinat, ke vėnė re? Ato marrin njė kuptim kur lidhen me botėn e shpirtit. Shih pėr shembull njė barrakė tė shtrembėr me njė gjė aq tė veēante pranė njė gjeniu tė semurė si Luka...

Mana skuqet i tėri dhe sytė i erren si njė qiell i mbyllur nga retė. Ai ka njė keqardhje tė pafund qė njerezit nuk dijne t'i vleresojnė disa gjėra. Mbas prishjes me Vikon dhe mbas asaj qė i kishte ndodhur me Lukėn, Sofija ishte zhdukur pėr disa kohė dhe ishte shfaqur sėrish nė njė pasdite me diell qė tė digjte. Qe fare e shkatėrruar. Qe nxirė e qe tharė edhe mė keq, cigaren s'e hiqte nga buza dhe kishte prurė me vete nja dy si biēim punėtoresh a si biēm hamejsh, tė cileve u jepte lloj- lloj urdhrash. Kishin filluar tė hapnin njė cope vend nė njė shesh qė kishte qenė me plehra, diku nė mesin e ca godinave qė ndėrtoheshin, diku mes njė restoranti dhe njė moteli me fasade nga rruga. Sajuan njė truall tė vogel, prunė njė karroce me dėrrasa dhe askush nuk pyeti se ē'do tė bėhej aty. Zgėqe tė tilla ndėrtoheshin kudo, sidomos nė periferi, pėr tė cilėt as qė pyeste kush. Sofija ndėrtoi aty barrakėn e vogel me dėrrasa, njė bar ku do tė shėrbente vetė dhe pruri njė xhuboks, njė si arkė me mekanizmin e ngrehjes e me altoparlantet qė kushedi se ku i kishte gjetur. Gjithēka sikur mori hijen e njė kohe tė largėt me atė kuti teneqeje tė zezė me dy altoparlantėt qė i hapeshin si hinka anash dhe sidomos me nje tabelė tė vėnė nė hyrje tė derės, ku shkruhej "Shtepia Bethoven". Njė tabelė e bėrė me shkronja gotike nga nje piktor, me ca viza te perdredhura tė verdha te arta, qė tė kujtonin pentagramin e muzikės. Shumė as qė e dinin aty se kush qe ky Bethoveni dhe pse ishte ajo shtepi e tij. Par erdhi njė pasdite, pėr tė cilėn ėshtė nisur Mana tė tregojė, pra erdhi njė ēast kur Sofija, pasi e kishte kurdisur xhuboksin dhe kishte vėnė nė tė njė pllakė me Sinfoninė Nr.6 tė Bethovenit, pastaj, si e kishte hapur dhe e kishte ngritur nė maksimum volumin e tij, qė dėgjuar buēima e orkestres qė tė trondiste. Sofia kishte dalė te dera dhe shikonte e priste tė shihte se ēfarė do tė ndodhte. Sikur reshtėn zhurmat, sikur u prenė lėvizjet para asaj buēime orkestre dhe gjithēka po mbulohej me njė dritė magjike. Muzika pėrhapej si njė erė me freski dhe sa vinte e behej mė e fortė. Njerėzit mbanin kėmbėt e linin punėt, dikush ēelte derėn e oborrit a kanastat e dritares.

- Pėrfytyro, - tha Mana me sytė e ndezur, - ato shtėpi tė vjetra, njerėzit e fishkur nga asgjėja, gjithēka e pėrgjumur dhe banale, karroca qė gėrvėlijnė dhe shkarkojnė grumbuj plehrash nė periferi. Njė Bethoven qė i mbulon tė gjitha, del si nga qielli me njė gjė hyjnore qė kėrkon tė pėrtėrijė dhe tė gjallėroje gjithēka. Sofija thėrret me shpirt Lukėn, do qė ta zgjojė dhe ta ribėjė, thėrret teė vijė pėrsėri njė ēast qė ai tė dalė nga vdekja e tij dhe tė eci drejt saj, drejt Sofisė qė i dridhet shpirti nga malli. Tė vijė me ata flokėt e gjata qė ia shpupurit era dhe me ata sytė e tij tė bukur. A ka vrull mė tė madh shpirtėror se ai qė tė pushton duke dėgjuar atė muzikė qė ka vėrshuar mbi atė gri tė vdekur dhe mbi atė pluhur tė skajeve tė qytetit? Sikur vėrshojnė erėra e ujėra dhe sikur shushurijnė pyje, mbushet gjithēka me frymė e me gėzim qė, o Zot, ku kanė fryrė edhe njė herė tjetėr ashtu? Si nuk qenė lėkundur me parė ashtu kurora lulesh e maja drurėsh, si nuk kishte rendur nėpėr livadhe erė e lagėsht e njė mati pas shiut, ku pikojnė pika dhe shtillen re tė bardha nė njė qiell pafundėsisht tė kthjellėt dhe pafundėsisht tė kaltėr? E jashtėzakonshme! - thotė Mana i pėrlotur nga fjalėt e veta. - Kjo ėshtė ngjarje, kėshtu mund tė thuash se ndodh diēka...

Nė kėtė ēast, kur Mana qe pėrndezur kėshtu, zuri tė bjerė njė shi i ngrohtė vere. Kishte fryrė njė erė qė nuk e kishim vėnė re, jashtė qe ngritur pluhuri dhe vėrtiteshin shtjella dhe nė toke binin pika tė mėdha. Mana sikur i harroi tė gjitha. Mana u ēmend kur vuri re shugullimėn e drurėve dhe shtjellimin e shiut. Vetėtiu nėpėr qiellin e vrenjtur.

- Zuri?! - kėrceu e pyeti tė zotin e bar-restorantit qė dremiste te banaku.

- Ja, erdhi, - tha ai, i zgjuar e i pėrmendur.

Mana u hodh me vrull dhe doli pėrjashta. Qe bėrė mė keq se njė kalama, e kishte pasur tė vertetė dėshirėn tė lagej si dordolec. Lėshoi njė britmė dhe rendi nėpėr kallurėmet drejt ures. Ndurkaq shiu binte i rėndė, i ngrohtė, i vrullshėm. Po ndjeja se ai shi mė kishte shpėtuar nga diēka qė s'doja tė zihej me gojė. Po tė mos kishte zėnė shiu, Mana do tė ishte duke mė treguar tani se si ia prishėn Sofisė "Shtėpinė Bethoven". Vėllezėrit e Vikos, tė tmerrshmit. Thanė se ishte pronė e tyre trualli i atij bari, do tė bėnin aty njė supermarket, dhe s'pyetėn pėr kėrkėnd. Ky shi mė kishte shpėtuar nga trishtimi qė tė kap, kur pėrfytyron se si i vėnė kazmėn barrakės dhe si e hedhin xhuboksin jashtė. Edhe Mana prandaj pat kėrcyer ashtu nga vendi, me siguri kishte dashur edhe ai tė shpetonte nga kjo gjė e trishtme. Por mbase edhe nga qė tė ngjallen shpresa nė njė ditė tė tillė me shi. Tė ngjan se diēka do tė ndodhė, se diēka do tė vijė e do tė shfaqet, mbasi tė pushojnė pikat e shiut dhe mbasi tė reshtė lėkundja e drurėve nėpėr mjegull. Mbase njė dritė tjetėr do ta ketė pushtuar qiellin, thua, mbase diēka e tillė si e blertė bojė manushaqe...

 

Pėrgatiti Hiqmet Meēaj

 

 

CHARLES BUKOWSKI

(1920-1994)

 

 

Henry Charles Bukowski u lind nė Andernach, Gjermani mė 16 gusht 1920. Familja e tij mėrgoi nė Shtetet e Bashkuara kur Charles-i ishte tre vjeē. U rrit nė varfėri nė Los Angeles, ku dhe jetoi pjesėn mė tė madhe tė jetės. Bukowski shkruante qė nė fėmijėri. Tregimin e parė e botoi nė moshėn 24 vjeēare dhe filloi tė botonte poezi kur ishte 35 vjeē. Mė 1969 braktisi pėrfundimisht punėn nė postė dhe u dha tėrėsisht pas tė shkruarit. Nė njė letėr drejtuar njė miku, shkruan: “Kam dy zgjidhje – tė vazhdoj punėn nė postė dhe tė ēmendem, ose ta lė kėtė punė, tė merrem me shkrimtarinė, dhe tė jetoj me barkun thatė. Kam vendosur tė jetoj me barkun thatė”. Pėrgjithėsisht Bukowski shihet si “shkrimtar nderi” i Beat Generation, meqenėse asnjėherė nuk u shoqėrua me Jack Kerouac-un, Allen Ginsberg-un dhe shkrimtarėt e tjerė tė kėtij brezi. Nė stilin e tij tė tė shkruarit shpaloset njė prirje tė fortė pėr tė qenė i drejtpėrdrejtė dhe pėr tė lėnė mėnjanė strukturat standarde dhe formale. Bukowski ishte si nė shtėpinė e vet pranė njerėzve tė rrugės, me pijanecėt endacakė dhe me mashtruesit, duke jetuar tė tashmen sikur nuk do tė kishte kurrė tė nesėrme. Prej kėtej mori dhe famėn “Poet i Laureuar i Qoshes sė Pijetarėve”.

 

 

GRUAJA MĖ E BUKUR E QYTETIT

 

 

Cass-i ishte mė e vogla dhe mė e bukura nga pesė motrat. Cass-i ishte gruaja mė e bukur e qytetit. ½ indiane, me trup tė zhdėrvjellėt dhe tė pazakontė, njė trup gjarpėrush dhe pėrvėlues, me sy qė pėrputheshin nė mėnyrė tė pėrsosur me tė. Cass-i ishte zjarr i lėngėsht nė lėvizje. Dukej si njė shpirt i burgosur brenda njė forme qė nuk e nxinte dot. Flokėt i kishte tė zinj, si mėndafsh dhe pėrdridheshin sa andej-kėndej, siē pėrdridhej dhe trupi i saj. Zakonisht humorin e kishte ose shumė tė mirė, ose shumė tė keq. Nuk kishte gjendje tė ndėrmjetme pėr Cass-in. Thoshin se ishte e ēmendur. Vetėm torollakėt e thoshin kėtė. Torollakėt s’kishin pėr ta kuptuar kurrė Cass-in. Pėr burrat ajo ishte thjesht njė makinė seksi dhe nuk shqetėsoheshin nė ishte e ēmendur apo jo. Dhe Cass-i vallėzonte dhe flirtonte, puthte burrat, por veē pėr njė ēast a dy, sepse kur vinte puna pėr t’ia hedhur Cass-it, Cass-i kishte gjetur njė mėnyrė pėr tė rrėshqitur, duke i shmangur burrat.

Tė motrat e akuzonin se e shpėrdoronte bukurinė, se nuk e pėrdorte mendjen aq sa duhej, por Cass-i kishte mendje dhe shpirt; pikturonte, vallėzonte, kėndonte, krijonte sende prej argjile dhe, kur njerėzit lėndoheshin qoftė nė trup, qoftė nė shpirt, Cass-it i dhembte zemra pėr ta. Mendjen e kishte thjesht ndryshe; mendja e saj thjesht nuk ishte praktike. Tė motrat e kishin zili se Cass-i tėrhiqte burrat e tyre, dhe pastaj zemėroheshin, pasi u dukej se nuk i pėrdorte siē duhej. E kishte zakon tė tregohej e ėmbėl me mė tė shėmtuarit; tė ashtuquajturit burra tė pashėm e acaronin: “S’kanė kėllqe”, thoshte, “janė qullacė. Le tė mbahen fort pas llapave tė veshit, tė vogla dhe tė pėrkryera, pas hundės me formė tė bukur... vetėm sipėrfaqe, aspak brendi...”. Kishte njė temperament qė ngjasonte me ēmendurinė, kishte njė temperament qė disa e quanin ēmenduri. I ati kishte vdekur nga alkooli, kurse e ėma ia kishe mbathur, duke i lėnė vajzat vetėm. Vajzat kishin shkuar tek ca tė afėrm, tė cilėt i kishin ēuar nė njė manastir. Manastiri ishte vend i trishtuar, mė shumė pėr Cass-in, sesa pėr tė motrat. Vajzat e kishin zili Cass-in dhe Cass-it i ishte dashur tė kacafytej me shumicėn e tyre. Pėrgjatė krahut tė majtė kishte tė prera brisku qė i kishte marrė duke u mbrojtur nė dy zėnie. Kishte dhe njė shenjė tė pėrhershme pėrgjatė faqes sė majtė, por ajo shenjė jo vetėm qė nuk ia pakėsonte bukurinė, po dukej sikur ia nxirrte mė nė pah. E takova nė West End Bar disa net pasi e kishin liruar nga manastiri. Meqenėse ishte mė e vogla, e kishin liruar tė fundit nga motrat. Thjesht, hyri brenda dhe erdhi u ul pranė meje. Me ē’dukej isha mashkulli mė i shėmtuar i qytetit dhe kjo, ndoshta, mund tė ishte njė arsye.

– Pije, – e pyeta.

– Sigurisht, pse jo.

Nuk po them se kishte ndonjė gjė tė pazakontė nė bisedėn tonė atė natė, gjithēka vinte nga ndjesia qė mė jepte Cass-i. Mė kishte zgjedhur mua, dhe kaq. Pa u shtyrė nga askush. I pėlqente pija qė po pinte dhe piu shumė gota. Nuk dukej se e mbushte moshėn pėr tė pirė alkool, megjithatė i shėrbyen. Ndoshta kishte dokumente false, nuk e di. Sidoqoftė, sa herė qė kthehej nga tualeti dhe ulej pranė meje, ndjeja njė farė krenarie. Nuk ishte vetėm gruaja me e bukur e qytetit, por dhe gruaja mė e bukur qė kam parė ndonjėherė. I shkova dorėn rreth belit dhe e putha.

– A tė dukem e bukur, – mė pyeti.

– Po, sigurisht qė je e bukur, po ka diēka tjetėr... diēka tej pamjes...

– Zakonisht njerėzit mė akuzojnė se jam e bukur. Vėrtet mendon se jam e bukur?

– E bukur nuk ėshtė fjala e duhur, nuk tė shkon dhe aq pėr shtat.

U zgjat pėr nga ēanta e saj. Mendova se donte tė merrte shaminė. Por qė andej nxori njė gjilpėrė tė gjatė kapelash. Pėrpara se ta ndalja, e kishte ngulur gjilpėrėn e gjatė nė hundė, nga njėra anė nė tjetrėn, shi sipėr flegrave. Ndjeva neveri dhe tmerr. Ajo mė vėshtroi dhe qeshi: “Po tani, a tė dukem e bukur? Po tani, si tė dukem?” Ia hoqa gjilpėrėn qė andej dhe i vura shaminė time pėrmbi vendin e gjakosur. Disa vetė, pėrfshi dhe banakierin, e kishin parė ē’ndodhi. Banakieri u afrua:

– Shiko, – i tha Cass-it, – po lėvize dhe njė herė, tė flaka pėrjashta. Dhe dramatizmat e tua kemi mangėt kėtu!

– Shko qiu, – ia ktheu ajo.

Banakieri u kthye nga unė:

– Bėn mirė ta kesh kujdes.

– Do tė rrijė mirė, – thashė.

– Ėshtė hunda ime, bėj ē’tė dua me tė.

– Jo, – thashė, – mė lėndon mua.

– Kur unė shpoj hundėn, tė dhemb ty?

– Po, mė dhemb, me gjithė mend e kam.

– Nė rregull, nuk e bėj mė. Gėzohu!

Mė puthi, mė shumė duke u zgėrdheshur, me shaminė tek hunda. Kur erdhi ora e mbylljes, u nisėm pėr nė shtėpinė time. Duke biseduar filluam tė pinim birrėn qė kisha nė shtėpi. Atėherė kuptova se ishte njeri plot ėmbėlsi dhe dashamirėsi pėr tė tjerėt. E jepte veten pa e kuptuar. Nė tė njėjtėn kohė kapėrcente pas, nė vende tė egra dhe pa kuptim. Ishte skizofrene. Njė skizofrene e bukur dhe shpirtėrore. Ndoshta ndonjė burrė, diēka, kishte pėr ta shkatėrruar pėrgjithmonė. Shpresoja tė mos isha unė. U shtrimė dhe, pasi shova dritėn, Cass-i mė pyeti:

– Kur do, tani apo nė mėngjes?

–Nė mėngjes, – i thashė dhe i ktheva shpinėn.

Nė mėngjes u ēova dhe bėra dy kafe, njėrėn ia solla nė shtrat. Qeshi.

– Je i pari burrė qė nuk pranon ta bėsh natėn.

– Nuk ka gjė, – thashė, – nuk kemi pse ta bėjmė fare.

– Jo, prit, dua ta bėjmė tani. Prit sa tė freskohem pak.

Shkoi nė banjė. Doli pas pak, dukej e mrekullueshme, flokėt e gjatė i shkėlqenin, sytė dhe buzėt i shkėlqenin, shkėlqente e gjitha... E shfaqte trupin qetėsisht, si diēka tė mirė. U fut nėn ēarēafė.

– Afrohu, djalosh i ėmbėl.

U futa nėn ēarēafė. Puthte me dėshirė, por pa u ngutur. I lashė duart tė pėrshkonin gjithė trupin e saj, ia shkova nėpėr flokė. Hyra mes saj. Ishte e ngrohtė dhe e ngushtė. Fillova tė lėvizja ngadalė, duke dashur tė zgjaste. Sytė e saj vėshtronin drejtpėrdrejt tė mitė.

– Si e ke emrin, – e pyeta.

– E ē’dreq ndryshon, – pyeti.

Qesha dhe vazhdova. Pastaj u vesh dhe e ēova me makinė deri tek bari i njė nate mė parė, por e kisha tė vėshtirė ta hiqja mendjen prej saj. E kisha pushim atė ditė, ndaj fjeta deri nė orėn 2 pas dreke. Mė vonė u ēova dhe lexova gazetėn. Isha nė vaskė kur ajo hyri me njė gjethe tė gjerė nė dorė – njė vesh elefanti.

– E dija se do ishe nė vaskė, – tha, – prandaj tė solla diēka pėr tė mbuluar atė gjėnė, djalosh xhungle.

E hodhi veshin e elefantit pėr nga unė.

– Nga e dije se do isha nė vaskė?

– E dija.

Pothuaj ēdo ditė Cass-i vinte kur unė isha nė vaskė. Nė kohė tė ndryshme tė ditės, por rrallė gaboi, dhe gjithmonė sillte gjethen e elefantit. Pastaj bėnim dashuri. Njė ose dy herė mė mori nė telefon natėn dhe m’u desh t’i paguaja garancinė pėr ta nxjerrė nga burgu, ku e kishin rrasur se kishte qenė tapė dhe kishte bėrė sherr.

– Bijtė e kurvave, – thoshte, – vetėm se tė qerasin ca gota dhe kujtojnė se kanė tė drejtė tė tė futen nėn brekė!

– Po pranove njė tė qerasur, i hapur telashe vetes.

– Kujtoja se interesoheshin pėr mua, jo vetėm pėr trupin tim.

– Mua mė intereson edhe ti, edhe trupi yt. Me ē’ma ha mendja, shumica e burrave nuk shikojnė tej trupit tėnd.

U largova nga qyteti pėr gjashtė muaj, u enda lart e poshtė, pastaj u ktheva. Kurrė s’e harrova Cass-in, megjithėse patėm bėrė njė farė zėnke. Nuk mė rrihej nė qytet. Kur u ktheva, mendova se kishte ikur nga qyteti dhe, pasi kisha nja gjysmė ore qė rrija nė West End Bar, ajo hyri dhe u ul pranė meje.

– Me ē’po shoh, qenke kthyer, maskara.

I porosita njė pije. Pastaj e vėshtrova. Kishte veshur njė fustan me qafė tė gjatė. S’e kisha parė kurrė tė vishte diēka tė tillė. Poshtė ēdonjėrit sy kishte tė ngulura dy gjilpėra me koka tė qelqta. E vetmja gjė qė dukej ishin kokat e gjilpėrave, kurse tehet zhdukeshin nė fytyrėn e saj.

– Tė marrtė dreqi, ende pėrpiqesh ta shkatėrrosh bukurinė tėnde, hė?

– Jo, ėshtė modė, gomar.

– Ti je e ēmendur.

– Mė ka marrė malli pėr ty, – tha.

– Ke ndonjė tjetėr?

– Jo, nuk kam tjetėr. Vetėm ty. Mirėpo, kam filluar tė jepem me para. Ēmimi ėshtė njė dhjetėshe. Kurse pėr ty, falas.

– Hiqi ato gjilpėra.

– Jo, ėshtė moda.

– Po mė bėn tė mėrzitem.

– Me gjithė mend e ke?

– Dreq o punė, po, me gjithė mend e kam.

Cass-i i hoqi gjilpėrat ngadalė dhe i futi nė ēantė.

– Pse bėn pazar me bukurinė tėnde, – e pyeta. – Pse nuk e pranon siē tė ėshtė dhėnė?

– Sepse njerėzit mendojnė se ėshtė gjithēka kam. Bukuria nuk ėshtė gjė, nuk ka pėr tė mbetur. S’e ke idenė sa me fat je qė je i shėmtuar, pasi nėse njerėzit tė kanė pėr zemėr, ti e di se kjo ndodh pėr arsye tė tjera.

– Nė rregull, – i thashė, – jam me fat.

– Nuk dua tė them se je i shėmtuar. Njerėzit mendojnė se je i shėmtuar, dhe aq. Ke fytyrė magjepsėse.

– Rrofsh!

Pimė dhe nga njė gotė tjetėr.

– Me se po merresh, – mė pyeti.

– Asgjė. S’po bėj gjė. S’mė tėrheq asgjė.

– As mua. Po tė ishe grua, mund tė shiteshe pėr para.

– S’ma merr mendja se do ia dilja tė kisha kontakte me aq shumė tė panjohur, ėshtė punė rraskapitėse.

– Ke tė drejtė, ėshtė rraskapitėse, gjithēka ėshtė rraskapitėse.

U larguam bashkė. Njerėzit nė rrugė vazhdonin t’ia ngulnin sytė Cass-it. Ishte grua e bukur, ndoshta mė e bukur se kurrė. Arritėm nė shtėpinė time, hapa njė shishe verė dhe ia shtruam bisedės. Gjithmonė na shkonte biseda fjollė. Ajo fliste, unė dėgjoja, pastaj flisja unė. Biseda jonė thjesht rridhte, pa u tendosur. Dukej sikur bashkė zbulonim tė fshehta. Kur zbulonim ndonjė tė fshehtė tė bukur, Cass-i qeshte pa fund me atė tė qeshurėn e saj si askush tjetėr. Ishte si gėzim qė dilte nga zjarri. Gjatė bisedės u puthėm dhe u afruam pranė njėri-tjetrit. Pasi u nxehėm, vendosėm tė shkonim nė shtrat. Ishte ky ēasti kur Cass-i zhveshi fustanin me qafė tė gjatė dhe i pashė atė shenjėn dhėmbė-dhėmbė dhe tė shėmtuar pėrqark qafės. Ishte e gjerė dhe e trashė.

– Budallaqe, – thashė qė nga shtrati, – tė marrtė dreqi, ē’ke bėrė?

– E provova njė natė me njė shishe tė thyer. Nuk po tė pėlqej mė? A jam ende e bukur?

E tėrhoqa nė shtrat dhe e putha. U largua prej meje dhe qeshi.

– Ca burra mė paguajnė dhjetėshen, pastaj unė zhvishem dhe ata nuk kanė mė dėshirė. Unė mbaj dhjetėshen. Ėshtė shumė zbavitėse.

– Po, – i thashė, – s’po e mbaj dot tė qeshurėn... Cass, kurvė, tė dua... boll e shkatėrrove veten; je gruaja mė e gjallė qė kam njohur ndonjėherė.

U puthėm pėrsėri. Cass-i po qante pa zė. Ndjeja lotėt. Flokėt e gjatė dhe tė zinj shtriheshin pranė meje si flamur vdekjeje. Shijuam njėri tjetrin, bėmė dashuri dalė nga dalė, njė dashuri melankolike dhe e mrekullueshme. Nė mėngjes Cass-i ishte ēuar dhe po pėrgatiste mėngjes. Dukej e qetė dhe e gėzuar. Kėndonte. Unė qėndrova nė shtrat dhe shijoja gėzimin e saj. Mė nė fund erdhi tek unė dhe mė shkundi:

– Ēohu, plehėr! Hidhi njė ujė tė ftohtė fytyrės dhe pallės, dhe eja tė shijosh gostinė.

Atė ditė e ēova nė plazh. Ishte ditė jave, vera nuk kishte ardhur ende mirė, prandaj gjithēka ishte e braktisur deri nė pėrsosmėri. Endacakėt e plazhit kishin hapur shtrojat e veta nėpėr lėndinat mbi gungat e rėrės dhe flinin. Ca tė tjerė ishin ulur nėpėr stolat e gurtė dhe kalonin shishen dorė mė dorė. Pulėbardhat endeshin nė ajėr, tė shkujdesura, por disi tė hutuara. Zonja plaka, rreth tė shtatėdhjetave apo tė tetėdhjetave, rrinin ulur nė stola dhe diskutonin pėr shitje pronash tė patundshme tė lėna trashėgimi nga bashkėshortėt kohė mė parė, tė vrarė nga qetėsia dhe marrėzia e mbijetesės. Por, mbi tė gjitha, kishte paqe nė ajėr; ecėm pa folur midis tė shtrirėve nėpėr lėndina. Thjesht e ndenjura bashkė sillte njė ndjesi tė mirė. Bleva dy sanduiēė, ca patate tė skuqura dhe pije, u ulėm nė rėrė dhe hėngrėm. Pastaj e mbajta Cass-in nė krahė dhe fjetėm bashkė ndonjė orė. Pothuaj ishte mė bukur se tė bėje dashuri. U lėshuam tė dy bashkė, krejt lirshėm. Kur u zgjuam u kthyem nė shtėpinė time dhe unė pėrgatita darkėn. Pas darke i sugjerova Cass-it tė jetonim bashkė. Ajo qėndroi pėr njė kohė tė gjatė pa lėvizur, duke mė shikuar, pastaj tha lehtė: “Jo”. E ēova me makinė tek bari, e qerasa me njė pije dhe dola. Tė nesėrmen gjeta punė si punėtor parkingu nė njė fabrikė dhe punova gjatė gjithė javės. Isha tepėr i lodhur dhe nuk kisha fuqi tė endesha vėrdallė, megjithatė atė tė premte mbrėma shkova tek West End Bar. U ula dhe prita pėr Cass-in. Orėt kalonin. Si isha dehur mirė, banakieri mė tha: “Mė vjen keq pėr tė dashurėn tėnde”.

– Ēfarė, – e pyeta.

– Mė vjen keq, nuk e dije?

– Jo.

– Vetėvrasje. E varrosėn dje.

– E varrosėn, – pyeta. Ngjante sikur nga ēasti nė ēast ajo do tė kalonte pragun dhe do tė hynte brenda. Si kishte mundėsi tė kishte vdekur?

– E varrosėn motrat.

– Vetėvrasje? Nuk dua ta teproj me pyetje, por, mos di gjė si?

– Preu fytin.

– Kuptoj. Ma mbush dhe njė gotė.

Piva deri sa u mbyll. Cass-i ishte mė e bukura nga pesė motrat, ishte gruaja mė e bukur e qytetit. Arrita ta ēoja makinėn deri nė shtėpi dhe vazhdoja tė mendoja se duhej tė kisha ngulur kėmbė mė shumė atė natė, nė vend qė tė kisha pranuar atė “jo”. Gjithēka tregonte se ajo donte. Thjesht, unė isha treguar tepėr i papėrgatitur, dembel, shumė i papėrqendruar. Meritoja vdekjen time dhe tė sajėn. Isha qen i poshtėr. Jo, pse t’ua hedhim fajin qenve? U ēova, gjeta njė shishe vere dhe piva me gllėnjka tė mėdha. Cass-i, vajza mė e bukur e qytetit kishte vdekur nė moshėn 20 vjeēare. Pėrjashta dikush i ra borisė sė makinės. I binte fort dhe me ngulm. Lashė shishen poshtė dhe ulėrita: “Tė marrtė dreqi, bir kurve, pusho!” Nata vazhdonte tė vinte dhe unė nuk bėja dot asgjė.

 

Shqipėroi: Sokol Ēunga

 

Pėrgatiti Hiqmet Meēaj

 

 

NAUM PRIFTI

 

 

Naum Prifti u lind mė 1932. Ka studiuar pėr Gjuhė Letėrsi nė Universitetin e Tiranės. Disa nga librat e tij janė: “Tregime tė fshatit”, “Ēezma e floririt”, “Libėr i zjarrtė” dhe “Njėqind vjet”.

 

 

ZOGU PREJ DRURI

 

 

Me kėmbėt nė ujėt e kėnetės e me sqepin e gjatė ngritur vertikalisht drejt qiellit, ai sikur priste diēka. Shpendi dukej se kishte vetėm kėmbė e sqep e njė dorė pupla nė mes. Sikur Stiliani ta kishte parė duke ēepkatur farėza nėpėr lėndinat e zabelet, s’do t’i kishte lėnė mbresė, kurse atje nė blacė zogu me  sqepin e hollė drejt qiellit, dukej se dėgjonte diēka mahnitėse. Stilianit nuk i hiqej nga mendja figura e tij. Kėmbėt e gjata e sqepi thuajse po aq i gjatė, me njė trumbė puplash nė mes,  i parafytyrohej edhe kur mbyllte sytė.  Nuk ia dinte emrin zogut, ndėrsa cicėrimat e lehta si ca mėrmėritje qė po ia besonte qiellit dhe bllacės, ia dėgjonte. Ndofta zogu priste a ftonte zogėzėn duke cicėritur: “Jam kėtu, jam kėtu. Tani vij, vij, vij, vij!” Pamja e zogut e ngacmoi Stilianin ta gdhendte figurėn e tij nė dru. Tek e parafytyronte tė modeluar, i shkonte njė e therur mes pėr mes, sikur i

fėrgėllonte shpirti prej padurimit. Zogu do tė qėndronte me sytė e pulitur kudo qė ta vije dhe kushdo qė ta shihte do tė kishte mbresėn se po ia dėgjonte cicėrimat qė delnin nga sqepi.

Ndėrsa  dielli derdhte mbi luginė afsh tė ngrohtė, dhentė kullosnin si pėrherė tė qeta nė lėndinat me bar. Herė pas herė nė qiellin e kaltėr fluturonin zogj tė vegjėl duke hapur e mbledhur krahėt. Qielli mbushej me cicėrima e Stiliani mendonte sa mirė do tė kishte qenė sikur  ta dinte gjuhėn e zogjve qė tė kuptonte ēfarė thoshin midis tyre. Vetėm te pėrrallat kishte njerėz qė e kuptonin gjuhėn e zogjve dhe Stiliani e besonte si tė vėrtetė.  Nuk thonė kot pleqtė, kanė ngjarė, prandaj tregohen.

U fut nė zabel tė kėrkonte njė dru bushi tė trashė sa llėra dhe pėr fat  e gjeti shpejt. E preu nė rrėzė me sakicė, pastaj i shkurtoi majėn dhe copa e bushit  thuajse  dy pėllėmbė e gjatė, akoma e pa zhveshur nga lėkura, tani ngjante si kopėr pėr tė shtypur hudhrat, po ai do ta kthente nė shėmbėlltyrėn e zogut pa emėr  qė sodiste i mahnitur diellin dhe qiellin. 

Ēdo cefėl qė hiqte biēaku nga druri, i ngjallte pėrbrenda gėzimin e paēanėsuar se po nxirrte nga duart njė zog po aq tė bukur sa ai ii vėrteti dhe kėnaqej tek e pėrfytyronte tė pėrfunduar. Do ta quante thjesht “Zogu i bllacės.” Dhentė ecnin duke kullotur dhe ai po ashtu ecte duke gdhendur copėn e drurit. E ndėrsa gdhendte kėrēelen, Stilianit i ngjante se ia dėgjonte kėngėn zogut, me refrenin “tani vij, vij, vij.” Mes cicėrimave biēaku shkiste lehtėsisht mbi drurin e butė tė bushit. Mė sė fundi e arriti qė donte, njė zog me kėmbė tė gjata e me nyje nė mes, trupi sa njė dorė fėmije me pendėt e krahėve tė  palosura njėra mbi tjetrėn dhe qafa e ngritur lart me sqepin si shigjetė. Tani zogu i tij ishte si ai qė pa nė kėnetė. E soditi i gėzuar dhe duke e mbajtur zogun nė dorė, e vuri kopenė pėrpara dhe e nisi drejt fshatit, qė tė arrinte t’i fuste dhėntė nė shtrungė pa perėnduar dielli,

pėrndryshe Sabriu, do tė turfullonte si kalė teknefes.

Rrugės hasi njė udhėtar qė la xhadenė dhe mori monopatin e fshatit tė tij. Sikurse e donte mirėsjellja, e pėrshėndeti i pari:

- Mirėmbrėma, o mik!

- Mirėmbrėma, - iu pėrgjegj udhėtari.

- Nga vjen zotrote?

- Nga qyteti.

- Ke ndonjė mik kėtu, apo...

- Jo, jam inspektor arsimi.

- A, paske punė me shkollėn... Shkolla tė bėn njeri, po ē’e do qė s’e patėm

atė fat.

Sapo inspektorit i ranė sytė mbi zogun e gdhendur, e pyeti:

- Ku e gjete kėtė zog?

- E bėra vetė, -iu pėrgjegj Stiliani. – Kaloj kohėn duke gdhendur lugė druri, koka 

kėrrabash, qepshe...

- E bukur, - tha tjetri pasi e vėrejti hollėsisht, se vėrtet e befasoi forma elegante e zogut.

- Tė pėlqen? – e pyeti bariu.

- Shumė, -pohoi inspektori.

- Merre! – ia ofroi bariu.

-Po ndoshta ta ka porositur dikush... – deshi tė davariste dyshimet inspektori.

- Jo, jo, - e siguroi ai. – Kush porosit gjėra tė tilla? – u habit Stiliani.

Inspektor Misto Kavaku u mendua pak. Zogu i pėlqente, por kishte tė ngjarė

qė ēobani t’i kėrkonte njė ēmim tė lartė dhe ai nuk ishte i prirė pėr shpenzime luksi. Sikur tė kishte kuptuar dyshimet e tij, bariu  i tha se ia falte.

- Kam dhe njė lugė druri, - tha ēobani duke nxjerrė nga torba qepshen e lėmuar me prarime bojė lajthie.

 - Kėtė do ta ble, - i tha inspektori, duke menduar se e shoqja do t’i gėzohej    dhuratės.

 

***

E shoqja e Mistos, Pavlina, iu gėzua qepshes, ndėrsa skulpturėn prej druri s’e pėrfilli aspak. Si vajzė fshati, edhe pse jetonte nė qytet prej vitesh, ajo ēmonte vetėm sendet qė i hynin nė punė, ndėrsa objektet artistike i shihte si rrangulla tė kota.

- Po kėtė ē’e deshe? – e pyeti tė shoqin qortueshėm, sapo ai nxori nga ēanta zogun prej druri.

- Thashė mos e doje ta vije te komoja pėr bukuri, - ironizoi i shoqi.

- Unė s’e shoh dot me sy, ti mė thua ta mbaj atje si ikonė...

– Po nuk e deshe, e shpie nė zyrė.

- Shpjere ku tė duash, veē ma hiq nga shtėpia, - erdhi pėrgjigja e saj.

Tė nesėrmen Mistoja e mori skulpturėn prej druri nė zyrė dhe e vuri mbi tryezėn e punės.

Doemos ishte njė objekt i rrallė qė tėrhiqte vėrejtjen e secilit vizitor a nė punės qė hynte nė zyrė.

- Ku re nė kėtė kryevepėr? – e pyeti Jeton Shtuni, drejtori i Arsimit, sapo hyri nė zyrė. Shkoi pranė tryezės, e mori zogun nė dorė dhe po e sodiste hollėsisht.

- Ma falėn, - ia ktheu Mistoja.

- Mos fol gjepura, nuk tė fal njeri sende tė tilla...

- Pėr nder ma falėn nė Arrėz.

- Thuaj, sa e ke blerė?

- Unė tė harxhoj pėr tė tilla gjėra? – protestoi Mistoja.

- Atėherė e ke peshqesh nga ndonjė mik, qė ta ka nevojėn... – e ngacmoi Jetoni

-As nuk e njoh fare, - u mbrojt Mistoja duke e befasuar shefin akoma mė shumė. – U takuam rastėsisht nė rrugė. “Tė pėlqen?” mė pyeti.  “Po,” i thashė. “Mbaje!” mė tha. As emrin nuk ia mėsova. Qe ēoban dhensh, mė duket...

Misto Kavaku u kujtua se nuk ia dinte autorit as emrin e mbiemrin, veē profesionit ēoban dhensh. .

- Ky u bė imi, - deklaroi shefi duke pėrdorur formulėn e njohur tė pėrvetėsimeve shoqėrore. 

- Merre! – ia ofroi zemėrgjerėsisht Misto Kavaku. – Unė e solla pėr zyrėn. – Madje ndihej i gėzuar qė iu dha rasti t’ia falte shefit diēka qė i pėlqente. E dinte se Jetoni mblidhte objekte etnografike, ēorapė me lule, qėndisje me grep, mblatėsa, kupa druri, etj. Disa thoshin se e shtynte pasioni pėr artin popullor, disa tė tjerė pėshpėritnin se synonte tė nxirrte fitime tė majme prej tyre. i donte pėr tregti.

I mrekulluar nga punimi, Jeton Shtuni e vuri mbi tryezėn e vet qė t’ua dėftente shokėve tė vet, sidomos atyre qė dinin t’i ēmonin vlerat e artit popullor. I joshur nga punimi artistik i veprės “Zogu me kėmbė tė gjata,” -titullin vepra e mori vetvetiu- ai mendoi tė shkonte  nė Arrėz e tė takonte autorin. Shpresonte se artisti popullor do tė kishte nė inventarin e vet edhe vepra tė tjera dhe ai s’donte t’i linte t’i shpėtonin nga duart mrekulli tė artit popullor. Ai u nis me veturė drejt fshatit Arrėz mes pyllit me pisha e bredha. Kėrkoi mėsuesin e shkollės fillore dhe e pyeti nėse njihte ndonjė gdhendės figurinash prej druri. Mėsuesi u mendua. Me frikė nė zemėr Jetoni priti pėrgjigjen e tij.

- Mė duket se Stilian Ademi, gdhend kupa gjize, lugė me bilbil, vazo, koka kėrrabash... Kėshtu mė kanė thėnė, - bėri njė parapritė mėsuesi, - por unė vetė s’i kam parė.

-A thua tė ruajė nė shtėpi sende tė gdhendura? – e pyeti shefi.

-Nuk e di.  Ai s’ka shtėpi fare, as familje, - u kujtua mėsuesi. - Fle nė plevicėn e  Sabri Tulanit.

- Kush ėshtė ky?

- Kryetari i komunės pra, ai qė e ka pajtuar ēoban.

Shefi kėrkoi ta takonte ēobanin sapo tė kthehej nga kullota nė darkė, ndėrsa mėsuesi qe i mendimit tė takonin Sabriun mė parė, ndryshe atij do t’i ngelej hatėri.

 

***

Sabri Tulani nuk e pyeti mikun nga qyteti pėrse qe munduar, se te shtėpia e tij vinin vazhdimisht blerės  leshi, gjalpi, lėkurėsh ose mish nė kėmbė. Mysafiri mbase donte katėr a pesė shelegė pėr dasmė a ndonjė festė familjare.  Pas pėrshėndetjes tė zakonshme, miku nga qyteti filloi tė interesohej pėr punėt e ēobanit qė ruante dhentė e tij.

-Ē’punė? – pyeti me dyshim Sabriu, duke menduar mos merrej me kontrabandė.

- E ka fjalėn pėr lugėt, kokat e kėrrabave qė gdhend ai, - e sqaroi mėsuesi.

- Ooo! Ēeplendiset me brisk nė dorė e vret kohėn duke gdhendur druēka, - e zhvleftėsoi Sabriu. – Kalamajve , u ka lezet tė gdhendin bilbila druri, e asi sendesh, jo burrave!  Rri gjithė ditėn burri duke gdhendur njė kokė kėrrabe. Pse stoli pėr ta varur nė gushė ėshtė kėrraba? Si e gdhendur, si e pagdhendur njė punė bėn. Apo e kam gabim?

- Jo, e ke mirė, - e pėrkrahu mėsuesi.

-Nė krye xheku vinte m’i tregonte, - vazhdoi Sabriu, - mė lutej t’ia shihja si e kishte stolisur dashin te koka e kėrrabės, mė tregonte turinjtė, buzėt,  brirėt e tij tė kthyer. Dashin e dua tė gjallė, ia ktheja unė, qė ta shes nė pazar, qė ta pjek nė furrė, ndėrsa ky i kėrrabės tėnde s’mė hyn nė qese. Mirė i thosha? – pyeti Sabriu.

-Bukuri, - e miratoi mėsuesi.

- Xhingla-minglat s’i hyjnė askujt nė sy, - shpėrtheu Sabriu.

- Mė falni, - ndėrhyri Jetoni, - por edhe ato kanė vlerėn e tyre....

- Vlerė? – u habit Sabriu. Ai s’mund ta besonte se nga duart e ēobanit tė tij delnin gjėra me vlerė.  – Te fundēat e  shqopave tė Tilit mbeti vlera? – pyeti mospėrfillės.

- Njė tavan i gdhendur e kėnaq syrin, ndėrsa atij  me tavanishte s’ia hedh sytė kush, - vėrejti mysafiri.

Kundėrshtimi i matur dhe argumentet e tij, e shtynė Sabriun tė mos acarohej me blerėsin e ri.

- Jo, unė s’e ndaloj, - deklaroi Sabriu, - ama i mjeri ai po mė humbi ndonjė sheleg. Qumėshtin e nėnės kam pėr t’i nxjerrė.

-Kur mund ta takojmė? – e pyeti Jeton Shtuni.

Gėzimi avulloi nga fytyra e Sabri Tulanit. Pra ai kishte ardhur tė takonte argatin e tij. Doli mė i rėndė bishti se sqepari..

- Sonte s’besoj se vjen, - shtoi kryetari, - e kam dėrguar nė stan tė qethė dhentė.

-Po nesėr? – pyeti i ardhuri nga qyteti.

-As nesėr. Do tė rrijė atje tre katėr ditė, - i gėnjeu.

Miku i largėt u ngrit nė kėmbė e pas tij edhe mėsuesi.

-Nuk mė premton koha ta pres, - tha me hidhėrim Jetoni.

I zoti i shtėpisė i pėrcolli deri te gardhi dhe kur mbylli me zimbicė tokatin, uroi me mend tė mos i shkelnin mė nė shtėpi miq tė tillė.

 

 ***

Ndėrkohė as Jeton Shtuni nuk e gėzoi gjatė skulpturėn. “Zogu prej druri” dukej prirej tė shkonte drejt sferave tė larta dhe vrullin s’mund t’ia ndalte askush.. Sapo drejtori i Artit i Ministrisė sė Kulturės, Klement Tufa, e pa te tryeza e shefit, u sevdallis pas tij.

-Kryevepėr, - tha duke e soditur me ėndje. - Kush e skaliti kaq hijshėm? Ē’elegancė! Sodit pėrhedhjen qė ka qafa tok me sqepin! Duket sikur pas pak do tė ngrihet si shigjetė drejt qielli. Kush qenka ky artist?

- Njė ēoban dhensh nga Arrėza, - i tha shefi.

- Besoj se nuk e ke vėshtirė tė gjesh njė tjetėr si kjo, - i tha duke ia rrėmbyer  pa ceremoni.  - Do t’ia tregoj ministrit, - deklaroi pėr tė larguar ēdo kundėrshtim tė mundshėm e ndėrkohė i lėmonte sqepin zogut si ta pėrkėdhelte.  – Besoj se edhe ai do ta pėlqejė. - Doli nga zyra pa e lėshuar zogun nga dora.

 

***

As Klement Tufa nuk mundi ta mbante gjatė te dollapi me xham prapa tryezės sė tij. Sapo veprėn artistike e diktoi zėvendės ministri, u interesua tė dinte si i kishte rėnė nė dorė dhe ku mund tė prokuroronte njė kopje tjetėr si ajo. Klementi i tregoi se e kishte gjetur nė rrethin e Korēės, te zyra e shefit tė arsimit. Pas njė jave zėvendės ministri Perlat Maska u nis me shėrbim nė Korēė “pėr disa pune administrative” tė sektorit. Nė ēantė futi edhe “zogun me kėmbė tė gjata,” qė porosia tė ishte e saktė dhe vartėsit tė mos e hanin sapunin pėr djathė. Pasi mbaroi kontrollin e sipėrfaqshėm nė prefekturė e pasi la detyrat pėr tė ardhmen, e pyeti prefektin nėse asaj ane kishte njerėz qė gdhendnin nė dru ashtu si qėmoti.

- Kėtej tė gjithė gdhendin, - iu pėrgjegj prefekti pa u menduar.

- E kam fjalėn pėr punime artistike, - e sqaroi zėvėja.

Prefektin e ngatėrroi fjala “artistike” dhe nuk po e kuptonte pėrse interesohej zyrtari i ministrisė.

- Lugė prej druri, figurina, kafshė, gjela pėr shishet e rakisė, koka kėrrabash... – vazhdoi sqarimin Perlat Maska.

Nėnprefekti u shtensionua menjėherė.

- Shiten nė pazar me okė, - i informoi, - prit deri ditėn e shtunė dhe i shohim bashkė po deshe. Do t’i gjesh si t’i duash e sa tė duash....

- Pranojnė porosi?

Pyetja i erdhi e papritur, por si nėpunės i shkathėt, nuk e humbi toruan.

- Pse jo? – iu pėrgjegj nėnprefekti. – Edhe me porosi...

- Dua njė zog tė tillė, - shfaqi dėshirėn ai, duke nxjerrė nga ēanta zogun prej druri. – Dua t’i kem ēift.

Vepra kaloi dorė mė dorė te nėpunėsit e prefekturės. Pėr hatėr tė mikut u hoqėn sikur e pėlqyen. “Po. Po shumė e bukur!” “Punim i hollė..” “Shihe si e ka sqepin, si fėndyell.” Veē pa pėrjashtim vrisnin mendjen pėrse duhej? Kėrraba e luga e kurrizit e kryejnė nga njė funksion, ndėrsa zogu, zog sot, zog mot. As cicėron, as ecėn...

- Tė pyesim, - tha prefekti, - se tė tilla s’kemi parė nė pazar. Atje shesin qepshe, lugė druri, sende qė hyjnė nė punė.

Pastaj dikush u kujtua se njė zog tė tillė e kishte parė nė zyrėn e shefit tė arsimit dhe me ndihmėn e tij zbuluan adresėn e Stilian Ademit dhe tė pronarit ku ishte pajtuar. Meqė vetura nuk shkonte deri nė Arrėz, pėr shkak tė shembjeve dhe shkarjeve tė dheut, i dėrguan lajm Sabri Tulanit tė zbriste nė qytet. Mė mirė se ai, askush s’e mbaronte atė porosi. Mjaft t’i jepte urdhėr ēobanit tė tij.

Sabriu i lajmėroi tė afėrmit se e kėrkonte njė zyrtar nga Tirana, sigurisht pėr ndonjė punė tė rėndėsishme dhe do tė zbriste nė qytet. “Njerėzit e sėrės sime i thėrresin,” mendonte duke kalėruar krenar me frerėt ndėr duar, veshur me rrobat mė tė mira. Portofolin e mbushi me kartėmonedha qė t’u shtronte drekė nė ndonjė lokal, nėse nuk do t’i lejonte koha tė vinin deri nė fshat, te shtėpia e tij. “Jam i modės sė vjetėr,” thoshte Sabriu, “mė pėlqen mė shumė kali se vetura. Pse, do pyesėsh ti. Se kali tė shpije tė shpije atje ku do ti, ndėrsa vetura atje ku do ajo.”

 

***

Prefekti i prezantoi zyrtarin e shquar e ndėrsa Sabriu e pėrshėndeti, ai nxori nga ēanta zogun prej druri dhe pasi e ēpėshtolli, nisi tė fliste pėr stilin e modelimin sa tradicional, aq dhe modern. Sytė e Sabriut shkonin sa te zogu te fytyra e butė e zyrtarit nga Tirana. Shtrėngonte nofullat nga inati,  qė ai zyrtar me peshė,  interesohej pėr njė palo ēoban qė gdhendte ca druēka, nė vend tė nderonte kryetarin e komunės. A durohej kjo shpėrfillje? Mundohej ta fshihte inatin me buzėqeshje tinėzare.

-Ma jep atė druēkėn mua, - e luti Sabriu zyrtarin.

Ai u step dhe vėrejti se zogu nuk i duhej.

- Ta ketė pėrpara si yrnek, a model, si i thonė sot, se ai ėshtė paksa i lajthitur dhe ē’bėn sot e harron nesėr...

Pa e besuar krejtėsisht, drejtori e mbėshtolli me letėr me kujdes dhe ia dorėzoi. Atij iu duk se zogu u drodh sapo e mori Sabriu.

- Mos ki merak! – e qetėsoi ai. – Pėr njė javė, e shumta, ia shpije nė zyrė zotit prefekt.

 

***

Nė mbrėmje Sabri Tulani, me xhaketėn hedhur krahėve e me dorėn fshehur pas kurrizit, i doli pėrpara kopesė. I bėri shenjė me kokė Stilianit t’i vinte pranė e ndėrkohė vuri re njė sheleg qė ēalonte.

Pse ēalon shelegu? – e pyeti vrazhdė.

- Vikoja? – Stiliani u kishte vėnė emra dhenve e shelegėve tė kopesė. – Ka dy ditė e gjora qė ēalon... iu ēa thundra.

Thundra? Po pse?

- Ku ta dish? Bagėti ėshtė, s’ka gojė tė flasė. Ka shkelur nė ndonjė ēakull tė mprehtė, a...

Po ti ē’bėn? Pse nuk i mban hapur sytė?

Mal i thonė, o zot. Ka vende tė buta, ka edhe grill.

- Ti e ke mendjen tė gdhendėsh nga kėto, - tha duke nxjerrė qė prapa kurrizit zogun e mbėshtjellė me letėr. E grisi nga qė s’i durohej ta hapte sa mė shpejt dhe ia futi nė surrat. – Ti e ke sajuar kėtė? Jotja ėshtė kjo?

- Unė... – Stiliani po habitej si i kishte rėnė nė dorė pronarit, zogu tė cilin ia kishte falur njė udhėtari.

- Qen e bir qeni! Tėrė ditėn gdhend ca syfete e ca hiēmosgjėra, e mė le bagėtinė azat. Nuk tė mbaj pėr kėto unė, e more vesh? Nuk ta jap ēapin e bukės pėr marrėzi tė tilla. – Ai e vendosi zogun mbi gju dhe i mėshoi me tė dy duart. Qafa e hollė e zogut krisi dhe Stilianit iu duk sikur dėgjoi njė cicėrimė dhimbje qė iu mek nė grykė. Tė dy copat ia hodhi mbi kokė Stilianit dhe ndėrsa ai ngriti duart tė mbrohej, copat e zogut dergjeshin pėrtokė.

- Ē’ke aty nė torbė? – e mbėrtheu me sy Sabiti.

- Hiē ... – tha ēobani i habitur, se torbėn s’ia kishte kontrolluar kurrė. Mos dyshonte se i vidhte ndonjė dorė lesh, a ndonjė kupac hurle?

- Derdhi kėtu! – e urdhėroi.

Pranė kėmbėve tė Stilianit ranė sendet e torbės, njė kokė kėrrabe me figurėn e nuselalės, njė fyell i zbukuruar me lale-lule, njė dorėze thike dhe disa copėra shqope e bushi. Sabriu i shkeli me kėpucė me inat, deri sa i bėri bėrllok.

- Tė pashė dhe njėherė duke gdhendur, kėtu tek unė s’ke mė vend. Hajt, shporru tashti!

Duke zvarritur kėmbėt ngadalė, i tronditur nga tėrbimi i pronarit, Stiliani u ēapit drejt plevicės. Shtyri derėn dhe u shukos nė errėsirėn e saj.

 

Pėrgatiti Hiqmet Meēaj

 

 

 

O’HENRY

(1862-1910)

 

 

 

O’Henry, pseudonimi i William Sydney Porter, u lind mė 11 shtator 1862. Ishte shkrimtar amerikan dhe ka lėnė rreth 1400 tregime tė shkruara. Janė tregime tė shkėlqyera me shpirt tė pastėr dhe humor tė gjallė plot lojėra fjalėsh. Gjithashtu tregimet e tij tė befasojnė me fundin e papritur e tė paparashikuar.

 

 

INGREDIENTI I TRETE

 

 

E ashtuquajtura “Shtėpi e mobiluar e Ballambrozit”, nuk ėshtė tamam shtėpi e mobiluar. Kjo pėrbėhet prej dy ndėrtesash mė vete, tė vjetra, prej guri tė murmė, tė bashkuara me njėra-tjetrėn. Katin e poshtėm e gjallėrojnė, nga njėra anė, kapelat dhe shallet e vitrinės sė dyqanit tė modės, kurse, nga ana tjetėr, e zymton vitrina e tmerrshme dhe premtimet dinake tė dentistit “Mjekim pa dhembje”. Nė Ballambroz mund tė marrėsh njė dhomė me qira pėr dy dollarė nė javė, por mund tė zėsh ndonjė tjetėr edhe pėr njėzet dollarė. Nė kėtė shtėpi banojnė ca stenografiste, ca muzikantė, ca agjentė burse, ca shitėse, ca reporterė, ca piktorė fillestarė, ca batakēinj fatmėdhenj si dhe ca njerėz tė tjerė qė varen te parmaku i shkallės, sa herė qė bie zilja te dera e korridorit .

E kam fjalėn vetėm pėr dy banorė tė “Ballambrozit”, me gjithė respektin tonė tė madh pėr fqinjėt e tyre tė shumtė.

Njėherė, kur Heti Peperi u kthye nė orėn gjashtė tė mbrėmjes nė dhomėn e saj nė “Ballambroz” (kati i tretė, dritarja nga oborri, qiraja tri dollarė e pesėdhjetė sente nė javė), hundėn dhe mjekrėn e kishte mė majuce se kurdoherė. Tiparet e hequra tė fytyrės janė shenjė tipike e njė njeriu qė ka marrė pagėn nė dyqanin universal1), ku ka punuar tre vjet me radhė, dhe ka mbetur me pesėmbėdhjetė sente nė xhep.

Ndėrsa Heti po ngjitet nė katin e tretė, mund ta tregojmė shkurt biografinė e saj.

Kėtu e katėr vjet mė parė, Heti me shtatėdhjetė e pesė vajza tė tjera donin tė zinin punė nė repartin e bluzave pėr gra. Falanga e pretendenteve ishte mu si njė vitrinė e hatashme bukuroshesh me gjithė ata flokė té verdhė tė dendur, qė do tė mjaftonin jo pėr njė ledi tė rėndė, po pėr njėqind si kjo.

Njė i ri hijerėndė, i ftohtė, tullac e turirėndomtė, i cili duhej tė zgjidhte gjashtė vajza nga kjo turmė qė po priste, e ndjeu se do tė mbytej nė detin e kėtyre parfumeve tė lira, nėn retė e bardha plot qėndisma dore. Papritur, u duk njė velė nė horizont. Heti Peperi, e shėmtuar, me atė vėshtrimin pėrbuzės sė syve tė saj tė vegjėl, tė gjelbėr, me flokė bojė ēokollate, me njė fustan tė thjeshtė prej pambuku e me njė kapelė qė i shkonte pėr shtat, doli para tij, pa fshehur nė sytė e botės asnjė nga tė njėzet e nėntė vjetėt e saj.         

“Ju pranoheni!” - thirri i riu tullac, e ky qe shpėtimi i saj. Kėshtu ndodhi qė Heti nisi nga puna nė “Dyqanin mė tė mirė”. Ky tregim qė flet pėr kėtė vajzė, qė arriti tė merrte tetė dollarė nė javė, do tė ishte njė plagjiaturė nga biografia e Herkulit, e Zhan D'Arkės, e Jovit dhe e Kėsulėkuqes.

Sa i paguan nė fillim, s'do ta mėsoni prej meje. Se nė kėto ēėshtje ndizen pasionet, e nuk dua qė ndonjė milioner, pronar i njė dyqani si ky, tė ngjitet nga shkalla e pasme nė dritaren e buduarit tė papafingos sime e tė mė zėrė me gurė.

Historia e pushimit tė saj nga “Dyqani mė i mirė” i ngjan aq shumė historisė sė hyrjes sė saj atje, sa kam frikė, po ta tregoj, mos duket monotone.

Nė ēdo repart tė dyqanit ka nga njė shef, me kravatė tė kuqe e me njė defter shėnimesh... njeri qė fut hundėt kudo, i merr vesh tė gjitha, pėrpin gjithēka. Fatet e tė gjitha vajzave tė ēdo reparti, qė rrojnė me... (shih statistikat e zyrės tregtare) me kaq; dollarė nė javė, janė nė duart e shefit.

Nė repartin ku punonte Heti, shef ishte ai i riu hijerėndė, i ftohtė, tullac e turirėndomtė. Kur hynte nė pronat e tij, i bėhej sikur notonte nė njė det parfumesh tė lira, midis reve tė bardha plot qėndisma makine. Ishte ngopur me gjithė ato fytyra tė ėmbla. Fytyra e shėmtuar e Heti Peperit, sytė e saj ngjyrė smeraldi dhe flokėt e saj bojė ēokollate, i dukeshin si njė oazė nė shkretėtirėn e bukurisė sė velshme. Nė njė qoshe tė humbur pėrtej banakut, ai ia pickoi ėmbėl krahun, tre gisht sipėr bėrrylit, mirėpo ai u flakėrit tre hapa tutje, i flakur nga dora e saj e vogėl, tėrė muskuj, por jo dhe aq bardhoshe. Tani e morėt vesh pse tridhjetė minuta mė pas Heti Peperit iu desh tė largohej pėr fare nga “Dyqani mė i mirė”, me tri monedhėza bakri nė xhep.

Sot nė mėngjes gjoksi i kaut bėnte gjashtė sente.

Por atė ditėn kur Heti Peperi u pushua nga puna nė dyqanin universal, mishi e kishte pasur ēmimin shtatė sente e gjysmė. Vetėm kjo i ēeli shteg tregimit tonė. Pėrndryshe, me ato katėr sentet e tjera do tė...

Me té blerė gjoks kau, Heti u ngjit nė dhomėn e saj (dritarja bie nė oborr, qiraja tri dollarė e pesėdhjetė sente nė javė). Tė hante pėr darkė njė copė mish tė zier, tė ngrohtė, tė shijshėm, t'ia kėpuste njė gjumi tė mirė e tė nesėrmen nė mėngjes tė ishte prapė gati pėr tė bėrė heroizmat e Herkulit, tė Zhan D'Arkės, tė Jovit dhe tė Kėsulėkuqes.

Njė tė hyrė nė dhomėn e saj, ajo nxori nga njė dollap shumė i vogėl njė tenxhere dhe zuri tė kėrkonte nėpėr tė gjitha qeset dhe paketat mos gjente ca patate e ndonjė kokėrr qepe. Pasi rrėmoi nga tėrė anėt, hunda dhe mjekra e saj u bėnė edhe mė majuce se ē'ishin.

As patate, as qepė! Por a mund tė bėsh mish vetėm me mish? Mund tė bėsh supė guaskash pa guaska deti, supė breshke pa breshka, tortė kafeje pa kafe, por ama tė bėsh mish tė zier pa patate e pa qepė; as qė ėshtė e mundur fare.

Vėrtet, nga e keqja, edhe vetėm njė gjoks kau tė mbron nga uria. Po t'i shtiesh pak kripė, pak piper dhe njė lugė miell e t'i trazosh qė mė parė nė njė sasi tė vogėl uji tė ftohtė, hajde-dé. S'do tė ishte dhe aq e shijshme siē janė karavidhet dhe aq e zgjedhur si njė gosti festive, po prapė hahet.

Heti mori tiganin dhe shkoi nė fund tė korridorit. Sipas reklamės sė “Ballambrozit”, atje ishte njė ēezmė, por, ta themi nė mes tonė, ajo herė-herė shteronte dhe rridhte vetėm me pika tė pakta; po kėtu ē'na duhen hollėsitė teknike. Kėtu kishte njė lavaman, rrotull tė cilit takoheshin shpesh qiraxheshat e kėsaj shtėpie, qė vinin pėr tė derdhur llumin e kafesė e pėr tė parė kimononė2) e njėra-tjetrės.

Te lavamani, Heti pa njė vajzė me flokė tė dendur, tė verdhė tė mbyllėt e me sy tė pikėlluar, e cila po lante dy patate tė mėdha irlandeze. Si zor ta njihte tjetėrkush “Ballambrozin” mė mirė se Heti. Kimonotė ishin enciklopedia e saj, manuali i saj, zyra e agjenturės sė saj, kur merrte informata pėr tė gjitha gratė qė vinin e shkonin. Vetėm nėpėrmjet kimonosė bojė trėndafili me shirit tė gjelbėr, ajo e dinte prej kohėsh se kjo vajzė me tė dy patatet ishte piktore, vizatonte miniatura dhe banonte nė njė papafingo mu nėn ēati a nė njė studio, siē thuhet zakonisht. Heti nuk e dinte dhe aq mirė se ē'ishte kjo studio, por ishte e bindur se nuk qe shtėpi, sepse bojaxhinjtė, megjithėse mbajnė pantallona tė spėrkatura me bojė dhe rrugės ju dalin gjithnjė para syve me shkallėn ndėr duar, nė shtėpinė e tyre, siē dihet, hanė ushqim boll, jo shaka.

Vajza e patateve ishte e hollė dhe e shkurtėr e sillej me ato patatet e saj si njė plak beqar me njė foshnjė, qė sapo i dalin dhėmbkat. Nė dorėn e djathtė mbante njė thikė tė mprehtė kėpucari, me tė cilėn zuri tė qėronte njėrėn nga patatet.

Heti foli me njė ton tė rėndė zyrtar, por u duk sheshit se, qė nė frazėn e dytė, ishte gati ta ndėrronte kėtė me njė ton gazmor dhe miqėsor.

- Mė falni qė po pėrzihem nė punėt e tjetrit, - i tha, - por po ta qėrosh kėshtu pataten, njė pjesė e mirė shkon kot, Kjo ėshtė patate e re, duhet kruar. Dale, t'jua tregoj.

Ajo mori pataten dhe thikėn e zuri t'i tregonte se si duhej kruar.

- Ju falem nderit, - pėshpėriti piktorja. - Nuk e dija. Edhe mua mė vinte keq t'ia hiqja lėvoren kaq tė trashė. Por e dija se patatja duhet gjithnjė qėruar. Po kur tė mbetet njė patate e vetme, edhe lėvoret tė hyjnė nė punė.

- Nuk mė thoni, e dashur, - ia priti Heti, e thika i mbeti nė hava, - edhe ju jeni ngushtė?

Piktorja e miniaturave buzėqeshi me njė buzėqeshje tė hidhur.

- Mezi ia dal. Kėrkesat pėr vepra arti si ato, bie fjala, me tė cilat merrem unė, nuk janė dhe aq tė mėdha. Kam pėr drekė vetėm kėto dy patate. Po dhe kėto s'janė tė kėqija, po t'i hash tė ngrohta, me kripė e me pak mish.        .

- Moj bijė, - i tha Heti, e njė buzėqeshje e shkurtėr ēeli fytyrėn e saj tė vrenjtur. - Na bashkoi fati. Edhe unė jam nė pikė tė hallit. Por nė shtėpi kam njė copė mish, bėra ēmos qė tė gjeja ndonjė patate, veē zotit nuk iu luta. Hajde t'i bashkojmė depot e intendencės sonė e tė bėjmė njė mish tė pjekur. Ta gatuajmė nė dhomėn time. Veē tė gjenim edhe njė qepė! Si thoni, moj shpirt, mos ju ka rėnė, dimrin qė shkoi, ndonjė dhjeē nė astarin e qyrkut? Do tė sulesha pėr njė qepė gjer nė qoshe, te plaku Xhuzepe. Mishi i pjekur pa qepė ėshtė mė i keq se njė ēaj pa ėmbėlsira.

- Mė quajnė Sesilia, - tha piktorja. - Jam pa njė dhjeē. Ka tri ditė qė prisha sentin e fundit.

- Atėherė ta bėjmė pa qepė, - tha Heti. - Mund t'i merrja hua sė shoqes sė portierit, po nuk dua qė ta marrin vesh menjėherė se unė jam pa punė. Mirė do tė qe tė kishim njė kokėrr qepė!

Nė dhomėn e shitėses u pėrveshėn tė bėnin darkėn. Sesilies iu desh tė rrinte nė divan, e me njė zė tė hollė po lutej nėpėr dhėmbė qė ta lejonin tė ndihmonte sadopak.

Heti e shtiu mishin nė ujė tė ftohtė me kripė dhe e vuri nė syzen e vetme tė furnelės.

- Mirė do tė qe tė kishim njė kokėrr qepė! - tha duke mbaruar sė kruari patatet.

Nė murin pėrkarshi divanit ishte mbėrthyer njė pllakat me ngjyra tė gjalla qė binin nė sy e qė reklamonte vijėn e re hekurudhore, tė ndėrtuar me qėllim pėr ta shkurtuar njė tė tetėn e minutės udhėn midis Los-Anxhelos dhe Nju-Jorkut.

Duke hedhur sytė sa andej-kėtej nė mes tė monologut tė saj, Heti pa tė binin lot nė faqet e mysafires sė saj, e cila ia kishte ngulur sytė njė tabloje me njė avullore qė ēante mes pėr mes valėve tė shkumėzuara.

- Ē'ke, moj Sesilie e dashur? - e pyeti Heti, duke ndėrprerė punėn. - Mos tė duket tablo e shėmtuar? Unė s'jam kritike e zonja, por mė duket se kjo e gjallėron njė ēikėz dhomėn. Njė piktore mund ta thotė menjėherė nė ėshtė kjo njė tablo e neveritshme. Nė s'tė pėlqen, e heq... Tė shkretėn, kur s'kemi njė qepė!

Po miniaturistja ktheu kokėn nė anėn tjetėr dhe ia shkrepi tė qarit, duke futur hundėn nė divanin e fortė.

Kėtu fshihej diēka mė e thellė se ndjenja e njė piktoreje, qė lėndohet kur sheh njė litografi tė keqe.

Heti e kuptoi. Ajo ishte mėsuar prej kohėsh me rolin e saj. S'gjenden shumė fjalė pėr pėrshkrimin e vetive tė njeriut! Sa mė tė natyrshme tė jenė fjalėt qė dalin nga goja jonė, aq mė mirė kuptojmė njėri-tjetrin. Po tė shprehemi nė mėnyrė tė figurshme, mund tė themi se nė mes tė njerėzve ka Kokė, Duar, Kėmbė, Muskuj, Shpina, qė mbajnė njė barrė tė rėndė.

Heti ishte Supi. Supi i saj ishte i thatė, i fortė, e tėrė jetėn e saj njerėzit mbėshtetnin kokėn nė kėtė sup (si nė kuptim metaforik edhe literal) dhe i linin atje tė gjitha hallet e tyre ose pėrgjysmė. Po ta shohim jetėn nga pikėpamja anatomike, qė, s'ėshtė mė e keqe se pikėpamjet e tjera, mund tė themi se Heti, qė sapo lindi, u caktua tė bėhej Sup. Si zor tė ketė ndonjė njeri tjetėr heqės si tė sajtė qė tė ngjallnin mė shumė besim.

Heti ishte tridhjetė e tre vjeē, e s'kishte pushuar sė ndieri hallet e vogla, sa herė qė njė kokė e hijshme rinore mbėshtetej nė supin e saj, pėr tė kėrkuar ngushėllim. Por njė vėshtrim nė pasqyrė ishte gjithnjė mjeti mė i mirė pėr ngushėllim. Prandaj ajo e vėshtroi prapė kėtė ēast fytyrėn e saj nė pasqyrėn e vjetėr, tė ēarė, sipėr furnelės, vuri dhe njė ēikėz zjarr nėn tenxheren me mish qė po ziente, pastaj njė t'iu afruar divanit, shtrėngoi kokėn e Sesilies nė supin e saj-nunosės.

- Hajde, moj zemėr, - i tha, - tregoji tė gjitha si kanė ndodhur. - E shoh se s'qenka arti ai qė tė paska brengosur. Mos je njohur me tė nė lundėr, apo jo? Hajde, qetėsohu, moj Sesilie e dashur, dhe tregoja tė gjitha teto... teto Hetit.

Mirėpo tė rinjtė e brengosur duhet t'i derdhin nė krye rėnkimet dhe lotėt rrėke, tė cilėt e shpien varkėn e romantikės drejt ishujve tė dėshiruar. Po pas pak, duke u mbėshtetur te grila e rrėfimit, mėkatarja e tronditur tregoi nė njė mėnyrė tė thjeshtė e tė natyrshme se ē'i kishte ndodhur.

- Kjo ndodhi vetėm tri ditė mė parė. Po kthehesha me anije nga Xhersi-Siti. Plaku mister Shrum, tregtar pikturash, mė tha se njė pasanik njujorkas kėrkonte tė porosiste portretin e sė bijės nė miniaturė, Shkova tek ai e i tregova ca nga punimet e mia. Kur i thashė se miniatura do tė kushtonte pesėdhjetė dollarė, ai u shkul sė qeshuri, si njė hienė. Tha se portreti nė qoshe, njėzet herė mė i madh se miniatura ime, i kishte kushtuar vetėm tetė dollarė.

Mė kishin mbetur ca para vetėm sa pėr t'u kthyer nė Nju-Jork. Isha aq e dėshpėruar sa s'mė rrohej mė. Ndoshta kėtė dėshpėrim e tregonte fytyra irne, e kur vura re qė njė i ri po rrinte pėrballė e po mė vėshtronte, m'u duk se e kuptoi si e kisha hallin. Ishte i bukur, fytyra e tij kishte sidomos njė shprehje mirėsie. Kur e ndien veten tė lodhur, tė mjerė e kur e humbet besimin nė gjithēka, mirėsia vlen mė shumė se ēdo gjė.

U ligėshtova aq shumė, sa s'kisha mė fuqi tė luftoja; u ngrita dhe dola mengadalė nga dera e prapme e kabinės. Nė anije s'kishte njeri. Kapėrceva parmakun shpejt e shpejt dhe u hodha nė ujė. Ah, moj Heti e dashur, sa i ftohtė ishte uji!

Mė erdhi njė ēast tė kthehesha nė “Ballambrozin” tonė, e prapė tė vuaja urie dhe tė rroja me shpresa. Por mbeta si e ngrirė dhe aq mė bėnte jeta. Pastaj ndjeva se pranė meje, nė ujė, se kush ishte e po mė mbante. Ai, siē duket, kishte dalė pas meje e qe hedhur nė ujė pėr tė mė shpėtuar.

Na hodhėn njė si timon tė madh, tė bardhė, e ai mė detyroi tė fusja duart nė tė. Pastaj na ngritėn e na shpunė nė anije. Ah, moj Heti, sa turp qė mė vinte, se ishte gjynah tė mbytesha, pa le ata flokėt qė mė ishin bėrė qull, mė ishin shpupurisur, dhe dukesha si njė dordolec.

Na u afruan ca burra me rroba blu, e ai u dha fotografinė e tij tė vogėl, dhe e dėgjova kur u shpjegoi se mė kishte rėnė ēanta mu nė skaj tė anijes e, duke u pėrkulur pėr ta marrė, kisha rėnė nė ujė. Aty pėr aty m'u kujtua qė kisha lexuar nėpėr gazeta se ata qė bėjnė orvatje pėr vetėvrasje i futin nė burg po ashtu si vrasėsit, e u drodha e tėra.

Pastaj ca gra mė shpunė te kabina e fokistit, mė ndihmuan qė tė thahesha dhe mė krehėn. Kur zbritėm nė stere, ai m'u afrua dhe mė futi nė njė karrocė. Edhe ai ishte bėrė qull, por qeshte, Sikur i dukeshin tė gjitha kėto si njė zbavitje. Mė kėrkoi emrin dhe adresėn, po nuk ia dhashė, se mė erdhi shumė turp.

- Bėre njė marrėzi, moj bijė, - i tha me dhimbsuri Heti. - Dale, sa tė vė dhe ca zjarr. Eh, tė shkretėn kur s'kemi njė qepė!

- Atėherė, ai nxori kapelėn, - vazhdoi Sesilia, - e mė tha: “S'ka gjė, prapė do t'ju gjej. Shpresoj tė marr njź shpėrblim qė ju shpėtova nga tė mbyturit”.  Ai pagoi karrocierin, i dha urdhėr tė mė shpinte ku t'i thosha unė, pastaj iku. U mbushėn tri ditė, - rėnkoi miniaturistja, - e ai akoma s'mė ka gjetur!

- Bėj durim, - i tha Heti. - Se Nju-Jorku ėshtė njė qytet i madh. Mendo se sa vajza tė lagura, flokė-shprishura duhet tė shikojė ai, gjersa tė mund tė tė njohė. Mishi ynė po zien pėr bukuri, veē qepa i mungon! Nga e keqja do t'i shtija njė kokėrr hudhėr.

Mishi me patate po ziente e po hidhte valė, duke lėshuar njė kundėrmim qė tė hapte oreksin, megjithėse i mungonte njė gjė shumė e nevojshme, dhe Heti kishte njė dėshirė tė pamposhtur pėr tė gjetur ingredientin qė i duhej gjellės.

- Mend u mbyta nė atė lumė tė tmerrshėm, - tha Sesilia, duke u dridhur e tėra.

- Ka mbetur pak lėng, - tha Heti. - Ashtu duhet. Ja, tani e sjell.

- Sa mirė kundėrmoka! - tha piktorja.

-Po ai lumi i Veriut a kundėrmonte? - ia priti Heti, - Ai gjithnjė bie erė gjiri tė Shkumėzuar dhe qensh tė lagur... Ti e kishe fjalėn pėr mishin e pjekur. U bė pėr bukuri, veē tė kishte dhe qepė! Po ai t'u duk pasanik, hė?

- Kryesorja ėshtė se m'u duk njeri i mirė. - tha Sesilia. - Jam e bindur qė ai ėshtė i pasur, po kjo s'ka hiē rėndėsi. Kur pagoi karrocierin, vura re se kishte nė portofol qindra, mijėra dollarė. E kur zgjata kokėn nga karroca, pashė se hipi nė njė makinė dhe shoferi i dha pallton e vet prej lėkure ariu tė mbushur brenda e jashtė me vatė, sepse ishte i tėri qull. E kjo ndodhi kėtu e tri ditė mė parė!...

- Ē'marrėzi! - ia preu Heti.

- Po shoferi nuk ishte i lagur, - pėshpėriti Sesilia. - E sa mirė qė e ngiste makinėn.

- Ta dish se bėre njė marrėzi, - tha Heti, - qė s'i dhe adresėn.

- S'ua jap kurrė adresėn shoferėve, - tha me krenari Sesilia.

- Sa do tė na duhej! - tha e sėndisur Heti.

- Pėrse?

- Pėr mishin e pjekur, s'do mend. E kam fjalėn gjithnjė pėr qepėn.

Heti mori shtambėn dhe shkoi te ēezma nė fund tė korridori nė fund tė korridorit.

Kur po i afrohej shkallės, nga kati i sipėrm po zbriste njė i ri. Ishte veshur mirė, po dukej i sėmurė e i kėputur. Sytė e tij tė turbullt tregonin njė vuajtje, trupore ose shpirtėrore. Mbante nė dorė njė qepė bojė trėndafili, tė lėmuar, tė fortė, tė shkėlqyer, tė vogėl sa nėntėdhjetė e tetė tė qindtat e njė ore me zile.

Heti u ndal. Djaloshi gjithashtu. Nė vėshtrimin dhe nė qėndrimin e kėsaj shitėseje kishte diēka nga tė Zhan d'Arkės e tė Herkulit, se rolet e Jovit dhe tė Kėsulėkuqes nuk bėnin tani pėr tė. I riu qėndroi nė shkallinėn e fundit dhe e mbyti kolla. As vetė nuk e dinte pse ndiente sikur po e fusnin nė kurth, po e sulmonin, po e kapnin me rrėmbim, i kėrkonin haraē, e rripnin, e gjobitnin, e trembnin, i mbushnin mendjen. Tėrė fajin e kishin sytė e Hetit. Duke i vėshtruar kėta dy sy, i bėhej sikur shihte tė ngrihej majė direkut flamurin e zi tė piratėve e sikur marinari i tėrbuar me thikė ndėr dhėmbė do tė turrej nėpėr pallastartat me shpejtėsinė e njė majmuni dhe do ta mbėrthente aty. Mirėpo ky djalosh nuk e dinte se mend do tė kishte shkuar pėr dhjamė qeni, pėr shkak tė mallit tė ēmuar qė mbante ndėr duar.

- Mė falni, - i tha Heti, me njė ton aq tė ėmbėl sa ē’mund tė lejonte zėri i saj i thartė. - Mos e gjetėt kėtė qepė, kėtu, nė shkallėt? Mė ishte grisur paketa me ato ē'kisha psonisur, e tamam kėtė ēast dola tė kėrkoja qepėn.

Tė riun e mbyti kolla. Ndėrkaq vuri tėrė forcat e tij pėr tė mbrojtur pronėn e vet. Duke shtrėnguar fort nė dorė thesarin lotshkaktues, i bėri ballė, si burrat, grabitėses sė tėrbuar, qė po orvatej t'ia rrėmbente.

- Jo, - foli ai me hundė, - nuk e gjeta te shkalla. Ma dha Xhek Bivensi, qė banon nė katin e sipėrm. Nė s'besoni, shkoni e pyesni vetė. Po pres kėtu.

- E njoh Xhek Bivensin, - i tha me tė ashpėr Heti. - Ai shkruan libra dhe turli-turli gjepurash, qė s'bėjnė pesė para. Tėrė shtėpia e dėgjon kur i kėput ca fjalė tė ndyra postierit, qė ia kthen prapė zarfet e fryra. Nuk mė thoni, mos banoni dhe ju nė Ballambroz?

- Jo, - u pėrgjigj djaloshi. - Vij herė-herė te Bivensi. E kam mik. Banoj dy lagje mė tutje.

- Mė falni, por ē'keni ndėr mend tė bėni me kėtė qepė?

- Do ta ha.

- Tė pazier?

- Po. Sapo tė vete nė shtėpi.

- Pse, s'paski gjė tjetėr pėr tė ngrėnė?

I riu u mendua njė ēast.

- Jo, - tha. - Nė shtėpi s'mė ka mbetur mė asnjė thėrrime. Edhe plaku Xhek s'ka shumė zahire. S'deshi e s'deshi tė ma jepte kėtė qepė, por unė ngula kėmbė e mė nė fund ma dha.

- More i shkreté, - i tha Heti, pa ia hequr sytė, qė tregonin se ajo ishte e rrahur me vaj e me uthull, pastaj vuri gishtin e saj tė thatė, shprehjeplotė nė krahun e tij, - edhe ju, siē duket, paski telashe, hė?

- Sa tė duash, - ia ktheu pronari i qepės. - Po kjo qepėz ėshtė imja, e kam gjetur me rrugė tė ndershme. Ju lutem, mė falni, nxitoj.

- E dini, - tha Heti, duke u zbehur pak nga emocioni, - se qepa e pazier ėshtė aq e pashijshme sa s'ka? Po ashtu edhe mishi i zier pa qepė. Meqė qenki mik i Xhek Bivensit, sigurisht qė jeni njeri i ndershėm. Nė dhomėn time, matanė korridorit, po rri njė vajzė, qė e kam shoqe. Qė tė dyjave nuk na eci, tė dyja kemi vetėm njė copė mish dhe ca patate. Gjella po zien, por s'ka shije. Diē mungon. Nė jetė ka ca gjėra qė duhet tė jenė sėbashku, domosdo. Ja, bie fjala, byrynxhyku bojė trėndafili me trėndafilat e gjelbėr ose gjoksi i vicit me vezėt, ose irlandezėt me trazirat. Po ashtu edhe mishi i zier me patate e me qepė. Gjithashtu njerėzit qė janė ngushtė me ata qė rrojnė me tė keq.

Tė riun e ngau kolla njė hop. Me njėrėn dorė po shtrėngonte nė gji qepėn e vet.

- S'do mend, s'do mend, - tha ai mė nė fund.

- Por, ju thashė de, nxitoj...

Heti u qep pas mėngės sė tij.

- Mos hani qepė tė pazier, more djalė. Sillni pjesėn tuaj pėr darkė, dhe keni pėr tė shijuar njė mish tė zier, qė s'ju ka takuar ta hani shpesh. Mos vallė dy tė shkreta gra duhet ta heqin zvarrė e ta shpien me forcė nė dhomė njė xhentėlmen té ri, qė ky t'u bėjė nder, duke ngrėnė darkė me to? S'do t'ju bėjnė asgjė tė keqe. Hajde, jepini karar, dhe shkojmė.

Fytyra e zbetė e djaloshit u ēel mes njė buzėqeshje.

- E po..., - tha duke u gjallėruar, - po qe se qepa mund tė shėrbejė si rekomandim, e pranoj ftesėn me gjithė qejf.

- Posi, posi, - tha Heti, - Edhe si rekomandim, edhe si erėzė. Veē prisni pak te dera, sa tė pyes shoqen time, nė pranoftė. Veē, mos krisni e ikni bashkė me letėrrekomandimin.

Heti hyri nė dhomėn e saj dhe mbylli derėn.

- Moj Sesile e dashur, - i tha shitėsja dhe e zbuti sa mundi zėrin e saj tė ngjirur. - Atje, prapa derės, ėshtė qepa. Bashkė me tė dhe njė djalė i ri. E ftova pėr darkė. Si thua, s'ke kundėrshtim?

- Ah, o zot! - tha Sesilia, duke u ngritur mė kėmbė e duke rregulluar flokėt e shprishur si prej artisti. I vajtėn sytė trishtueshėm te pllakati me anijen.

- Jo, Jo, - tha Heti, - nuk ėshtė ai. - Kėtė herė puna ėshtė fare e thjeshtė. Sikur the qė heroi yt ka para boll dhe makinėn e vet, hė? Kurse ky ėshtė zorrėtharė, bile s'ka asgjė pėr tė ngrėnė, pėrveē njė kokrre qepė. Por ėshtė gojėmjaltė dhe sedėrli. Do tė ketė qenė xhentėlmen, po, siē duket, ka mbetur pa njė dysh nė xhep. Po qepa na duhet! Hė, si thua, ta sjell? Tė siguroj se ai do tė sillet mirė.

- Moj. Heti e dashur, - rėnkoi Sesilia, - mė gri u uria! Princ a rrugaē qoftė, aq na bėn! Sille kėtu, meqė paska diēka pėr tė ngrėnė.

Heti doli nė korridor. Djaloshi me qepėn qe zhdukur. Hetit i ngriu zemra e i ra njė hije e zezė fytyrės sė saj, pėrveē mollėzave tė faqeve dhe majuckės sė hundės. Pastaj prapė erdhi nė vete, kur pa se ai po rrinte nė fund tė korridorit dhe kishte nxjerrė kokėn jashtė dritares qė binte nė rrugė. Ajo iu qas me nxitim pranė. Ai po ēirrej, duke folur me njė njeri, poshtė. Zhurma e rrugės i mbyti hapat e saj. Ajo hodhi sytė pėrtej supit tė tij dhe pa se me kė po fliste, vuri veshin e i dėgjoi mirė dhe fjalėt e tij.

Heti ia nguli sytė, porsi dy turjelėza ēeliku.

- Mos gėnjeni, - i tha urtė e butė. - Ē'keni ndėr mend tė bėni me kėtė qepė?

I riu e mbajti kollėn dhe e vėshtroi serbes mu nė sy. Dukej sheshit se ai s'po i duronte mė talljet e saj.

- Kisha ndėr mend ta haja, - tha me zė tė fortė dhe shkoqur, - siē ju thashė dhe mė parė.

- E ju s'paski nė shtėpi asgjė? Asnjė thėrrime pėr bé.

- Po me se merreni?

- Hėpėrhė me asgjė tė rėndėsishme.

- Atėherė, - i tha Heti aq ashpėr sa s'bėhet, - pse nxirrni kokėn nė dritare e u jepni urdhra shoferėve tė makinave tė gjelbra?

I riu u nxeh, dhe sytė e tij tė turbullt shkreptinė.

Sepse, zonjė, - tha ai, gjithė duke shpejtuar zėrin, - unė ia paguaj rrogėn kėtij shoferi, e kjo makinė ėshtė imja, po ashtu si kjo qepė... po, po... ashtu si kjo qepė!

Po e tundte qepėzėn mu pėrpara hundėve tė Hetit. Shitėsen aty e kishte.

- Atėherė pse hani vetėm qepė e asgjė tjetėr, - e pyeti me njė pėrbuzje dėrrmuese.

- Nuk thashė se ha vetėm qepė, - ia priti i riu me inat. - Thashė se nė shtėpi s'kam mė, asgjė pėr tė ngrėnė. Unė s'mbaj dyqan gastronomik.

- Atėherė pse donit tė hanit qepė tė pazier? vazhdoi Heti, duke ngulur kėmbė nė tė sajėn.

- Im mė - tha djaloshi, - mė ka dhėnė gjithnjė qepė tė gjallė kundėr rrufės. Mė falni qė po e them me gojė se jam pa qejf, por ju e shihni vetė se jam shumė i ftohur. Kisha ndėr mend ta haja kėtė qepė dhe tė bija nė shtrat. E s'kuptoj pėrse po rri kėtu e po ju jap llogari.

- Ku e morėt rrufėn, - e pyeti si me dyshim Heti.

I riu u nxeh aq sa s'thuhet. Kishte dy rrugė pėr tė shpėtuar prej saj: tė shfrente lirisht inatin e tij. Ose tė tregonte situatėn komike. Zgjodhi rrugėn e drejtė, dhe korridori i zbrazėt u mbush me tė qeshurėn e tij tė ngjirur.

- E po, ju qenki e hatashme, - i tha. - S'po ju shaj qė po tregoni kaq kujdes pėr mua. Bile po ju shpjegoj si ėshtė puna. U bėra qull. Kėto ditė po kaloja me anije nėpėr lumin e Veriut, dhe njė vajzė u hodh nė ujė. Unė, s'do mend...

Heti ia preu fjalėn, duke i zgjatur dorėn.

- Nėmani qepėn, - i tha.

I riu shtrėngoi dhėmbėt.

- Nėmani qepėn, - pėrsėriti ajo.

Ai buzėqeshi dhe vuri qepėn      nė pėllėmbėn    e saj.

Hetit i lėvriu njė buzėqeshje e trishtme, qė rrallė ia ēilte fytyrėn. Ajo e kapi pėr dore tė riun e i tregoi derėn e dhomės sė saj.

- Mik i dashur, - i tha, - ejani kėtu. Ajo budallaqja... e vogėl qė ju e nxorėt nga lumi po ju pret. Ejani, ejani. Do t'ju lė nja tri minuta tė dy vetėm, pastaj do tė hyj edhe unė. Atje ėshtė patatja, e po pret. Hyr, moj qepė!

Kur ai i ra derės dhe hyri brenda, Heti qėroi qepėn, pastaj zuri ta lante te muslluku. U hodhi nga dritarja njė vėshtrim tė trishtėm pullazeve tė zymta, dhe buzėqeshja rrėshqiti mengadalė e u zhduk nga fytyra e saj.

- Sidoqoftė, - tha me vete, e sėndisur, - sidoqoftė mishin do ta hamė tė shijshėm.

 

1) Dyqan i madh ku, pėrveē artikujve tė ndryshėm, ka edhe rroba e ndėrresa tė gatshme, qė qepen nė repartet brenda dyqanit.

2) Rrobė dhome qė i ngjan kimonosė japoneze.

 

Pėrktheu Klio Evangjeli

 

Pėrgatiti Hiqmet Meēaj

 

 

TEODOR KEKO

 

 

Teodor Keko ka lindur mė 2 shtator 1958 nė njė familje kineastėsh tė njohur nė Tiranė. Pėrfundoi studimet e mesme nė gjimnazin "Qemal Stafa" nė vitin 1977 dhe nė vitin 1983 u diplomua nė fakultetin Filologjik, dega Gjuhė-Letėrsi shqipe. Nga kjo kohe deri nė vitin 1991 punoi si redaktor nė gazetėn "Drita". Mė pas nė vitet 1991-1996 u zgjodh dy herė deputet i KP. Ai ka botuar dhjetė libra dhe shumė artikuj publicistikė, si dhe ka qenė kryeredaktor pėr disa kohė i gazetave Aleanca dhe AKS. U nda nga jeta mė 20 gusht 2002. Nė treg ende vazhdojnė tė shiten dhe kėrkohen librat e tij me tregime e novela, si "Lajmėtarja e vdekjeve", "Prostituta", "Made in Albania", apo "Hollėsi Fatale". Nė libraritė kryesore tė Tiranės, konstaton lehtė se vepra e Teodor Kekos, renditet ndėr mė tė shiturat. Njeri, pastaj, poet, shkrimtar, publicist, politikan, pėr Teodor Kekon vdekja ishte sfida mė e madhe. Njeriu dhe pastaj dėshira pėr jetėn ishin gjithēka pėr Dorin, qė, sikundėr ishte nė jetė, pikėrisht atė arriti tė shkruajė me stil tė kthjellėt dhe mendim tė sinqertė nė tri gjinitė qė punoi; publicistikė, poezi, ashtu edhe nė tregimin dhe romanin shqiptar.

 

 

SPEKTRI

 

 

Vana B. u shfaq nė skajin e djathtė tė rrugės tė mbushur me shitėsa ambulantė tė tė gjitha racave, pikėrisht atė ēast kur Erioni po mendonte se ēfarė mrekullie do tė ishte, sikur ndonjėri prej ambulantėve tė vegjėl rom, tė ulėrinte duke ekspozuar Vana B.

Shikojeni kėtė alamet cope, kush kėrkon ta blejė?

Sa tė kushtonte do ta blija, mėrmėriti ai, pa ia ndarė sytė tjetrės, teksa i afrohej me ecjen e saj mospėrfillėse e nerva-shkatėrruese. Kishte rėnė keq me Vanėn pas asaj darke nėn vrushkujt e tėrbuar tė shiut, qė sa nuk i thyen dritaret e restorantit, e me vetėtimat e njė pas njėshme, si copėra limoni mbi peshkun nė pjatancė. Ishte goditur drejt e nė tru nga vėshtrimi i saj pak pjerrtas, as i ftohtė e as i ngrohtė, i padeshifrueshėm, dhe gjithė asaj darke, pati patur dėshirėn e marrė tė zgjaste pėllėmbėn e ti pėrfshinte gjinjtė e saj as tė mėdhenj dhe as tė vegjėl, ato gjinj si domate eksporti, me peshė e formė ideale, pėr ti shtrydhur ngadalė, duke kundruar thithkat e tyre tė ngritura lart. Mirėpo, kuptohet, asgjė e kėsaj natyre nuk pati ndodhur dhe ai, si njė frikkacak dhe tinzar tipik, e kishte bėrė realitet dėshirėn nja njė javė mė pas nė ėndėrr.

-Mirėmėngjes! - e pėrshėndeti Vana B. duke e puthur lehtė nė faqe e duke mbledhur me kujdes fudnin e nguhstė rreth kofshėve, teksa ulej bri tij.

-Si nuk i bėrė njėherė punėt tamam njė e nga njė!- psherėtiu Erioni duke nuhatur parfumin e saj, ndėrkohė qė Vanės i qeshėn sytė djallėzisht.

-Nuk ėsnhtė as vendi dhe as personi adapt pėr tė bėrė atė punė shtruar!-, ia ktheu qetėsisht, pastaj, si porosity njė lėng limoni hodhi kėmbėn njė mbi njė, gjithė me kujdes, qė tė mos i zbuloheshin kofshėt e bukura mė shumė nga ēduhej dhe ndezi njė cigare. Njė cigare tė bardhė dhe tė hollė si gishtėrijntė e saj.

Erioni u bė shpėrfillės nė fytyrė. I bėri shenjė njė ambulanti tė vogėl se nuk dėshironte tė blinte cigare, pasatj iu kthye tjetrės.

-Ti, mund tė mė refuzosh ditėn, por natėn je totalisht e imja, me gjithė seks, lecka e komēa bashkė! Vetėm ta shohėsh veten se si e bėn atė punė.!

Vana u shkri. Ra mbi tryezėn e vogėl, duke e mbuluar atė tėrėsisht me kaēurrelat e saj tė zeza e tė dendura dhe pyeti gjithė kuriozitet:

-Pa hė! Si jam?

Erioni u mendua njė hop pa ia ndarė sytė. Dukej sikur nuk donte tė fliste pėr atė film tejet personal, tė parė e stėrparė vetėm prej tij, mirėpo diēka ia zbuti vėshtrimin dhe ai ia nisi rrėfimit me sytė tashmė tė hedhur nga rruga, ku njerėzit ven e vinin nga tė gjitha drejtimet nė njė kaos tė plotė.

-Mbrėmė po hanim darkė tė dy. Ishim nė njė restorant tė ēuditshėm, me muzikė dhe klientė e kamarierė...

-E mora vesh fundin!-ia preu ajo-Mos e vazhdo kot!...

E shqiptoi kėtė fjali mospėrfilėse, pa ia ndarė sytė Erionit, mirėpo krejt papritur ai zgjat drejt saj e i kėputi njė tė puthur tė mirė mu nė cep tė buzėve tė saj tė plota me dhėmbėt e bardhė tė dalė paksa pėrpara, njė tė puthur qė e bėri gri Vana B-nė dhe e hutoi keqas kamarierin dhe e sėmuri pėr parkison, derisa i dridhej nė atė farė feje gota me lėng portokalli nė dorė.

Vana priti sa ia mbathi kamarieri i tmerruar, pastaj i tha nėn zė Erionit, duke fshirė buzėt me shpinėn e pėllėmbės sė saj hollake.

-Ti, qėnke fare idiot!

Tani ishte purpur. Tamam si flamur kombėtar, kuq e zi! E skuqur, me flokėt pis tė zeza dhe me gjinjtė e plotė, qė i hidheshin nga rrahjet e zemrės lart, ishte njė Vanė tjetėr, ajo e zemrave.

Erioni i kundroi tė gjitha kėto, por ndjehej se pak pėrshtypje i bėnin. Siē i rrinte mendja Jezuit tė gozhduar te gozhdėt, edhe atij i ishte fiksuar mendja te mėnyra se si mund tė bėhej realitet ajo ėndrra aq seksi e magjike.

-Gjoksin e kishe pa rrudha,-ia nisi si me vete ai,-numur tre, me njė thithė tė plotė...

Vana qeshi lehtė. Tjetri i kishte rėnė pikės. Ajo ishte e asaj mase!

-Mos ke pirė? - nuhati ajo, duke u zgjatur drejt tij. Pasatj u tėrhoq e shtoi qetėsisht: Le qė tani ty nuk tė bėn mė dėm alkooli, i bėn, ti, dėm atij!...

Tjetri nuk ia vuri veshin. Tashmė i qenė ndezur motorėt.!

-...Kurse kofshėt i kishe tė lėmuara. Pa asnjė qime e pa pikė yndyre. Po gjėja mė e mirė ishte beli yt. Unė nuk kam provuar bel mė joshės! Tė hynte e tė dilte nga pėllėmba, si me magji! Lėvizte gjithė kohėn si kushinetė!...

Vana B. u trishtua befas. Filloi tė vizatojė me gisht nė suprinėn e tryezės, pastaj pyeti befas:

-E bėmė, si pėrfundim atė punė?

Mori si pėrgjigje njė PO tė thatė, pa pik emocioni.

-Si isha?

-E shlėlqyer! E ngushtė, rėnkoje lehtė, i mbaje sytė mbyllur dhe kėrkoje mamin gjatė kryeres sė aktit...

Vanės iu varėn disa fije rricash anash faqeve tė kėrcyera paksa. Tani lexohej qartazi trishtimi.

-Po flokėt deri ku mė arrinin? -e pyeti ajo, duke menduar vetėtimthi se ai nuk e kishte parė kurrė me flokėt tė lėshuar.

-Deri te kėrthiza, -ia ktheu Erioni.-Mė kujtohet mirė, sespe u detyrova tė t'i hap flokėt, kur desha tė tė thithja gjinjtė!...

Vana B. heshti njė hop pa ia ndarė sytė e saj pa shprehje. Pastaj hapi gojėn aq joshėse e artikuloi:

-Atėherė, ēkėrkon tani prej meje?! Tek unė ty tė shtyu kurioziteti. Nė ėndėrr, ti, i ke parė tė gjitha. Tė betohem! Unė jam krejtėsisht ajo, qė, ti ke parė e prekur nė ėndėrr!..

Dhe sakaq ishte nė kėmbė me ēantėn e hedhur nė sup.

-Po tė mos kishe hyrė nė kėto hollėsira, mbase do tė bėnim diēka. Me atė mendje erdha. Tani nuk ka mė kuptim!-tha dhe iku gati duke dėnesur. Fill pas kėtyre fjalėve ndodhej nė rrugė. Ecte ngadalė, me vithet e kėrcyera, qė i vallėzonin lehtas, tamam si nė ėndėrr...

 

Pėrgatiti Hiqmet Meēaj

 

 

O’HENRY

(1862-1910)

 

 

O’Henry, pseudonimi i William Sydney Porter, u lind mė 11 shtator 1862. Ishte shkrimtar amerikan dhe ka lėnė rreth 1400 tregime tė shkruara. Janė tregime tė shkėlqyera me shpirt tė pastėr dhe humor tė gjallė plot lojra fjalėsh. Gjithashtu tregimet e tij tė befasojnė me fundin e papritur e tė paparashikuar.

 

 

PANINET BAJATE

 

 

Mis Marta Miēem mbante njė dyqan tė vogėl buke te qoshja, (atė dyqanin, ku, me tė ngjitur tri shkallina, bie zilja, kur hap derėn).

Mis Marta kishte mbushur tė dyzetat, kishte ca dollarė nė Bankė, dy dhėmbė tė vėnė dhe njė zemėr tė ndjeshme. Shumė gra ishin martuar, duke pasur shumė mė pak burime se mis Marta.

Nja dy-tri herė nė javė vinte nė dyqanin e saj njė klient, pėr tė cilin pak nga pak ajo zuri tė interesohej. Ky ishte njė mesoburrė, qė mbante gjyslykė dhe njė mjekėr majuce.

E fliste anglishten me njė shqiptim tė theksuar gjerman. Kostumi i vjetėruar, i pahekurosur, vende-vende me vrima i rrinte si thes. Mirėpo dukej njeri i pastėr e sidomos me sjellje shumė tė mira.

Blinte gjithnjė nga dy panine bajate. Paninet taze kushtonin pesė sente copa. Nga bajatet mund tė merrje dy copė pėr pesė sente. E kurrė nuk blinte gjė tjetėr.

Njė ditė, mis Marta vuri rč nė gishtat e tij njolla boje tė kuqe dhe kafe. Kujtoi se ai ishte njė piktor shumė i varfėr. Sigurisht qė banonte nė ndonjė papafingo, hante bukė bajate, duke ėndėrruar lloj-lloj gjėrash tė shijshme, qė ishin nė dyqanin e mis Martės.

Shpeshherė, kur mis Marta hante nė mėngjes kotoleta dashi, kulaēka, xhem1) dhe ēaj, lėshonte njė rėnkim dhe dėshironte qė ky artist tė hante nė tryezėn e saj gjithė kėto gjėra tė shijshme, nė vend qė tė pėrtypte krodha tė thata nė papafingon e vet, qė e rrihte era nga tėrė anėt. Dhe mis Marta, siē thamė, e kishte zemrėn tė ndjeshme.

Pėr tė provuar nėse e kishte marrė me mend tamam zanatin e kėtij njeriu, solli njė ditė nga dhoma, e saj (prapa dyqanit) njė tablo, qė e kishte blerė dikur nė ankand dhe e vuri mbi raft, pėrtej banakut.

Paraqiste njė pamje nga Venecia: njė pallat madhėshtor prej mermeri (siē ishte shkruar poshtė tablosė) ngrihej nė ujė nė plan tė parė. Pastaj gondolat (me njė zonjė qė trazon ujin me dorė), retė, qielli, dhe dritėhije boll. Njė piktori s'do t'i shpėtonte nga syri kjo tablo.

Pas dy ditėsh, klienti erdhi prapė nė dyqan.

- Dy panine bajate, ju lutem. Paskeni njė tablo tė pukur,2) - tha ndėrsa mis Marta zuri t'i mbėshtillte paninet me letėr.

- Ashtu? - u pėrgjigj ajo, duke fluturuar gazit pėr dhelpėrinė e saj. - Mė pėlqen aq shumė arti dhe...  -jo, nuk ishte e udhės tė thoshte qė tani : “artistėt”... - dhe tablotė, - shtoi shpejt e shpejt. - Ju pėlqen kjo tablo?

- Ballati nuk ėshtė fisatuar mirė,3) - u pėrgjigj klienti. - Perspektifa jo e saktė4). Mirupafshim, zonjė.

Mori paninet, u pėrkul me nderim dhe doli.

Duhej tė ishte piktor, pa dyshim. Mis Marta e shpuri prapė tablonė nė dhomėn e saj.

Sa ėmbėl i shkėlqenin sytė prapa gjyslykėve! Ē'ballė tė lartė paskėsh! Tė kuptosh perspektivat me njė vėshtrim dhe tė rrosh me bukė thatė! Po gjeniut i duhet shpeshherė tė luftojė pėr bukėn e gojės, para se ta njohė bota talentin e tij.

Sa do tė fitonte arti dhe perspektiva, po tė mbahej gjeniu me ca dollarė, me njė dyqan buke dhe me njė zemėr tė ndjeshme... Po kėto ishin ėndrra nė diell!

Tani, kur vinte klienti, qėndronte te banaku ca ēaste pėr tė bėrė njė copė muhabet me mis Martėn.

Siē dukej, ai kėnaqej me sjel1jen e saj tė mirė. Vazhdonte tė blinte bukė bajate. Asgjė tjetėr, as petulla, as byreēka, as biskota.

Mis Martės iu duk sikur ai ishte ligur kohėt e fundit, sikur ishte i sėndisur. Plasi t'i shtonte ndonjė gjė tė shijshme paketės sė tij tė varfėr, por sa herė qė matej, i pritej guximi. Kishte frikė mos e fyente. E njihte sedrėn e artistėve.

Mis Marta zuri tė mbante bluzė tė mėndafshtė me pika tė kaltra. Nė dhomėn e saj prapa dyqanit, ajo bėnte njė pėrzierje tė mistershme me fara ftoi dhe acid boriku. Shumė veta e pėrdorin kėtė mjet pėr t'i dhėnė bardhėsi lėkurės.

Njė ditė klienti erdhi nė dyqan, vuri mbi banak, si zakonisht, monedhėn e tij pesėsentėshe dhe kėrkoi paninet bajate. Ndėrsa mis Marta po zgjaste dorėn pėr t'i marrė nė raft, u dėgjua pėrjashta njė ulėrimė sirene; njė kėrkėllimė rrotash, dhe kaloi me zhurmė njė .makinė zjarrfikėse.

Klienti u sul te dera, siē do tė bėnte ēdo njeri tjetėr. Me njė frymėzim tė menjėhershėm, mis Marta pėrfitoi nga rasti.

Nė raftin poshtė banakut kishte njė funt5) gjalpė taze, qė qumėshtshitėsi ia kishte sjellė dhjetė minuta mė parė. Me thikėn e madhe, mis Marta i preu thellė paninet e thata, vuri nė secilėn prej tyre nga njė sasi tė madhe gjalpi dhe i shtrėngoi mirė gjysmat e sipėrme pas tė poshtmeve.

Kur klienti u kthye te banaku, ajo po i mbėshtillte paninet me letėr.

Artisti iku pas njė bisede tė shkurtėr, por mė tė kėndshme se herėt e tjera, dhe mis Marta vuri buzėn nė gaz, me njė dridhje tė lehtė nė zemėr.

Mos u tregua shumė e guxuar? Po sikur ta merrte pėr fyerje. Jo, jo, s'qe e mundur! S'kanė gjuhė gjėrat qė hahen. Gjalpi nuk ėshtė shenjė paturpėsie jovirgjėrore.

Atė ditė, me orė tė tėra Marta mendoi pėr kėto gjėra. Pėrfytyronte skenėn, kur ai do tė zbulonte dhelpėrinė e saj pa tė keq.

Ai do tė lėshonte furēėn dhe paletėn pėrballė kėmbalecit me tablonė me tė cilėn po merrej e ku perspektiva s'kishte tė sharė.

Do tė bėhej gati tė hante mėngjes bukė thatė e ujė. Do tė priste njė copė panine dhe... Ah!

Mis Marta u skuq nė fytyrė. A do ta merrte ai me mend, duke ngrėnė, dorėn bamirėse? A do tė...

Ra zilja e derės me rrėmbim, Xhr-r-r-r-r!... Se kush hyri duke pėrplasur kėmbėt. Mis Marta u sul nė dyqan. Dy burra kishin qėndruar te banaku. Njėri ishte njė i ri me ēibuk nė gojė; po e shihte pėr herė tė parė; tjetri ishte artisti i saj.

E kishte fytyrėn lulėkuq, shapkėn mbi zverk, flokėt tė shpupurisur. Shtrėngoi grushtat dhe i tundi me inat drejt fytyrės sė mis Martės. Po, po, drejt fytyrės sė mis Martės!

- Dummkopf!6) - thirri gjermanisht si i tėrbuar. Pastaj: - 'I'auzendonfer!7) - a diēka si kjo.

I riu deshi ta nxirrte pėrjashta.

- Nuk iki pa ia pėrplasur nė sy, - tha i zemėruar, duke skėrmitur dhėmbėt.

Pėrpoqi grushtat pas banakut.

- Ju mė shkatėrruat! - bėrtiti duke e vėshtruar me ata sytė e tij qė lėshonin xixa prapa gjyslykėve. - Ta tini se jeni njė maēe plakė ēipėplathur!

Mis Marta u mbėshtet e ligėshtuar pas rafteve tė bukės dhe vuri dorėn nė bluzėn e mėndafshtė me pika tė kaltra. I riu e kapi piktorin pėr jake.

- Shkojmė! - i tha, - E nxorėt dufin!

E hoqi pėrjashta tė xhindosurin dhe u kthye prapė te mis Marta.

- Mė duket se duhet t'ju shpjegoj, zonjushė, pse u bė gjithė ky skandal. Ky ėshtė Blymbergeri. Vizaton projekte arkitekture. Punoj nė njė zyrė me tė. Blymbergeri ka tre muaj qė s'ngre kokė nga projekti i njė godine tė re tė bashkisė. Po e pregatiste pėr konkurs. Dje mbrėma ai mbaroi sė hequri vijat me bojė. E dini, disenjatori nė krye punon me laps, pastaj i fshin vijat me bukė bajate. Buka fshin mė mirė se goma. Blymbergeri e blinte bukėn nė dyqanin tuaj. Mirėpo sot... e kuptoni, zonjushė, ai gjalpi juaj... me njė fjalė, projekti i Blymbergerit nuk bėn mė pėr asgjė tjetėr veēse pėr sanduiēe.

Mis Marta shkoi nė dhomėn e saj prapa dyqanit, hoqi bluzėn e mėndafshtė me pika tė kaltra dhe veshi atė bluzėn prej pambuku bojė kafe qė kishte mbajtur gjithmonė. Pastaj mori atė pėrzierjen me fara ftoi dhe acid boriku dhe e derdhi nga dritarja nė koshin e plehrave.

 

1) Xhelatinė.

2) Paskeni njė tablo tė bukur!

3) Pallati nuk ėshtė vizatuar mirė.

4) Perspektiva jo e saktė.

5) Treqind e shtatėdhjetė gramė.

6) Idiote.

7) Prapa diellit!

 

Pėrktheu Klio Evangjeli

 

 

NAGUIB MAHFOUZ

(1911-2006)

 

 

Naguib Mahfouz u lind nė Kajro, tė Egjyptit. Ėshtė fitues i ēmimit Nobel pėr letėrsinė nė vitin 1988. Letėrsia e tij shfaqet me formėn e njė narracioni arab me pėrmbajtje universale.

 

 

ĒERDHJA

 

 

-Babė.

-Po.

-Unė dhe shoqja ime Nadia rrimė gjithnjė bashkė.

-Dihet, dashuri, sepse ėshtė shoqja jote.

-Nė klasė, gjatė pushimit, kur hamė diēka…

-Shumė mirė, je fėmijė i mirė dhe e menēur.

-Por nė leksionet pėr fenė unė jam nė njė klasė ajo nė njė tjetėr.

Pa tė amėn, vuri re qė po qeshte ndėrsa qėndiste njė shall e tha, duke qeshur edhe ai:

-Po. Por vetėm nė klasat pėr fenė…

-Babė, po pse?

-Sepse ti je myslimane e ajo kristiane.

-E pse babė?

-Je ende shumė e vogėl, mė vonė do e kuptosh…

-Jo, jam e madhe.

-Jo, shpirt, je e vogėl.

-E pse jam myslimane?

Duhej tė ishte i kuptueshėm dhe i butė: nuk duhet tė ndjekėsh kėshillat e pedagogjisė moderne nė vėshtirėsinė e parė.

Iu pėrgjigj:

-Sepse baba ėshtė mysliman, nana ėshtė myslimane…

-Po Nadia?

-Baba i saj ėshtė kristian dhe po ashtu dhe nana e saj.

-Po pse baba i saj mban temjanin?

-Jo temjani s’ka tė bėjė. Sepse edhe gjyshi i saj ishte kristian.

Vazhdoi me zinxhirin e pasardhėsve deri nė mėrzitje.

U pėrpoq tė ndryshonte argument por vajza e pyeti:

-E cila ėshtė mė e mirė?

Pėrpara se tė pėrgjigjej mbeti njė moment.

-Qė tė dy.

-Po unė dua tė di se cila ėshtė mė e mirė.

-Po pra qė tė dyja janė tė mira.

-Po pse nuk bėhem kristiane pėr tė ndenjur gjithmonė me Nadian?

-Jo, shpirt, mė mirė jo. Ti duhesh tė jesh si baba e si nana.

-Po pse?

Sinqerisht qė pedagogjia moderne ėshtė tiranike.

-Pse nuk pret pėr tė qenė pak mė e madhe?

-Jo, tani.

-Mirė, themi se ėshtė njė problem shijesh. Asaj i pėlqen mė shumė njėra ndėrsa ti preferon tjetrėn. Ti je myslimane dhe ajo ka shije tė ndryshme. Pėr kėtė duhet tė vazhdosh tė jesh myslimane.

-Po Nadia s’ka shije tė mira?

Duke u kacavjerrur mbi pasqyra pa mėshirė u hodh nė grykėn e njė shisheje.

-Pėr shijet s’ka gjė tė shkruar. E vetmja gjė e rėndėsishme ėshtė tė vazhdosh tė jesh si baba e si nana.

Ai bėri njė hap prapa.

-Qė tė dyja fetė janė tė mira: Islamizmi dhe kristianizmi adhurojnė prapėseprapė Zotin.

-E pse duhet qė unė ta adhuroj nė njė shtėpi e ajo nė njė tjetėr?

-Sepse ajo e adhuron nė njė mėnyrė e ti nė njė mėnyrė tjetėr.

-E ku ėshtė ndryshimi, babė?

-Do ta studiosh vitin tjetėr tė shkollės edhe nė njė tjetėr. Pėr momentin mjaftohu me kaq qė kristianizmi dhe islamizmi adhurojnė Zotin.

-E kush ėshtė Zoti babė?

U ndal, reflektoi njė moment dhe e pyeti me kujdesin mė tė madh:

-Ēfarė tė ka thėnė gjyshja?

-Ajo na tremb e na thotė tė lutemi, por nuk di ta bėj.

Ai mendoi dhe njė buzėqeshje e pasigurtė iu pa. Tha:

-Ėshtė krijuesi i botės.

-I sė gjithės?

-I sė gjithės.

-Ēfarė do tė thotė Krijues babė?

-Do tė thotė qė ka bėrė gjithēka.

-Si, babė?

-Me fuqinė mė tė madhe.

-E ku jeton?

-Nė tė gjithė botėn.

-E pėrpara botės?

-Atje lart.

-Nė qiell?

-Po.

-Dua ta shoh.

-Nuk mundesh.

-As nė televizor?

-Jo.

-E askush nuk e ka parė?

-Askush.

-E ku e di ti se ai ėshtė atje?

-Sepse ėshtė.

-Po kush e gjeti qė ėshtė atje lart?

-Profetėt.

-Po, si zoti ynė Muhameti.

-Po si, babė?

-Nga njė dhunti e veēantė.

-I kishte sytė tepėr tė mėdhenj?

-Po.

-E pse, babė?

-Sepse Zoti ashtu e krijoi.

-E pse babė?

U pėrgjigj duke u pėrpjekur qė tė mos e humbiste durimin:

-Sepse mund tė bėjė atė ēka do.

-E si mė ke thėnė se ėshtė?

-Shumė i madh, shumė i fortė dhe mundet pėr gjithēka.

-Si ti, babė?

U pėrgjigj duke fshehur buzėqeshjen.

-Nuk ka krahasim.

-E pse jeton atje lart?

-Sepse nuk e nxė dot toka, sepse atje sheh gjithēka.

U shpėrqendrua njė moment por me pas gjeti vėmendjen:

-Po Nadia mė ka thėnė se ai ka jetuar nė tokė.

-Nuk ėshtė ashtu, ai sheh gjithēka si tė jetonte nė tė gjitha vendet nė tė njėjtėn kohė.

-E mė ka thėnė se njerėzit e kanė vrarė.

-Mirė, shpirt, e besuan se e vranė, por ai ishte gjallė.

-Edhe gjyshi i tij ėshtė gjallė.

-Jo, gjyshi i ka vdekur.

-E vranė edhe atė?

-Jo, vdiq.

-Si?

-U sėmur e mė pas vdiq.

-Atėherė edhe motra ime do tė vdesė?

Rudhi ballin e u pėrgjigj duke ēmuar hallin e sė shoqes.

-Nė asnjė mėnyrė. Ajo do tė shėrohet, nėse do zoti.

-Po pse, atėherė, vdiq gjyshi i tij.

-Sepse kur u sėmur ishte i rritur.

-Po ti je sėmurur e nuk ke vdekur.

E ama e pa me sy tė shqyer e mėnjėherė e kthente shikimin e frikėsuar sa tek njėri tek tjetri.

Ai tha:

-Vdesim kur Zoti vendos.

-Pse Zoti vendos se kur duhet tė vdesim?

-Se ėshtė i lirė tė bėjė ē’tė dojė.

-Ėshtė e bukur rė vdesėsh?

-Po ē’thua, shpirt!

-Pse Zoti do njė gjė kur nuk ėshtė e bukur?

-Gjithēka ēfarė do Zoti pėr ne ėshtė e mirė.

-Po tani sapo the se nuk ishte.

-U gabova, shpirt.

-Po pse nana u mėrzit kur tė pyeta pse ti nuk kishe vdekur?

-Se nuk ėshtė dėshira e Zotit qė unė tė vdes.

-Pse, babė?

-Se ai na vendosi kėtu e po ai do na marrė.

-E pse, babė?

-Se bėjmė gjėra tė mira kėtu pėrpara se tė ikim.

-Pse nuk rrimė pėrgjithmonė?

-Se po tė rrinim nuk do tė kishte vend pėr tė gjithė nė tokė.

-E lėmė gjėrat e mira.

-Po, por pėr gjėra mė tė mira.

-Ku janė?

-Atje?

-Me Zotin?

-Po.

-E i shohim?

-Po.

-E kjo ėshtė e bukur?

-Sigurisht!

-Atėherė shkojmė!

-Por ende nuk kemi bėrė gjėrat e mira.

-Gjyshi i ka bėrė?

-Po.

-Ēfarė gjėrash?

-Ka ndėrtuar njė shtėpi, kultivuar koshptin…

-Po ēfarė ka bėrė kushėriri Toto?

Pėr njė moment u zymtua.

I hodhi njė shikim vjedhurazi e tė hutuar sė amės e iu pėrgjigj:

-Edhe ai kishte ndėrtuar shtėpi, edhe pse tė vogėl, para se tė ikte.

-Por Lulu, komshia, mė bezdis, e kur nuk bėn gjėra tė mira.

-Sepse ai nuk ka lindur normal.

-Kur do tė vdesė?

-Kur tė dojė Zoti.

-Edhe pse nuk ka bėrė gjėra tė mira?

-Tė gjithė duhet tė vdesim – ata qė kanė bėrė gjėra tė mira shkojnė me Zotin ata qė kanė bėrė gjėra tė kėqija shkojnė nė ferr.

Psherėtiu dhe heshti. I ati u ndje tepėr i lehtėsuar. Nuk dinte nėse kishte bėrė mira apo se kishte gabuar.

Ai lum pyetjesh kishte rinxjerrė pyetje qė ishin thellė brenda tij, por krijesa e palodhshme filloi:

-Dua tė qėndroj gjithmonė me Nadian.

I ati e pa nė mėnyrė pyetėse e ajo shtoi:

-Edhe nė leksionet e fesė!

Qeshi, edhe e ama, e mė pas tha duke hapur gojėn:

-Kurrė nuk kam menduar qė do ishte e mundur tė diskutojė nė njė nivel tė tillė kėto proleme.

Tha e shoqja:

-Do tė vijė ditė kur vajza do rritet e ti mund t’ia shpjegosh logjikisht tė vėrtetėn.

Ai u kthye pėr tė parė nėse ato fjalė ishin tė sinqerta apo ironike dhe e pa tė pėrqendruar tek e qėndisura.

 

Pėrktheu: Gilmana Bushati

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, maj 2009)


 

BASHKIM SHEHU

 

 

 

 

-Ka lindur nė Tiranė nė vitin 1955.

-1975-1979 Ka kryer studimet e larta pranė Fakultetit

tė Historisė dhe Filologjisė nė Universitetin e Tiranės, dega Gjuhė-Letėrsi.

-1979-1981 Ka punuar si skenarist nė Kinostudion "Shqipėria sot".

-1981-1991 Gjatė kėsaj periudhe, ka qenė tetė vjet nė burgjet e diktaturės komuniste, si edhe njė vit e gjysmė internim.

-1991 Me ndryshimet demokratike qė ndodhėn nė vendin tonė lirohet nga burgu.

-1991-1992 Rikthehet tė punojė si skenarist nė Kinostudion "Shqipėria sot".

-1992-1995 Shkon tė jetojė nė Budapest, ku pėrveēse merret me krijimet e tij, ai ndjek njė kurs pasuni­versitar pėr sociologji nė Institutin e Shkencave Sociale e Politike pranė Universitetit tė Budapestit.

-1995-1997 Kthehet pėrsėri nė Tiranė, ku vazhdon tė merret me krijime dhe pėrkthime.

-1997 Viti i trazirave, gjatė tė cilit ai largohet pėrsėri nga Shqipėria. Me ndihmėn e Parlamentit Ndėrkombėtar tė Shkrimtarėve, vendoset nė Barcelonė, ku vazhdon tė jetojė edhe sot.

-2001-2006 Vazhdon tė punojė si kėshilltar pėr Europėn Lindore nė Qendrėn e Kulturės Bashkėkohore tė Barcelonės.

Botime:

ROMANE :

"Vjeshta e ankthit", roman autobiografik, Tiranė 1994, Lublanė 1994, Prishtinė 1997. "Gostia", roman, Tiranė 1996, Prishtinė 1997. "Rrėfim ndanė njė varri tė zbrazėt", roman autobiografik, Prishtinė 1997, Tiranė 1998. "Rrugėtimi i mbramė i Ago Ymerit", roman, Prishtinė 1995, Tiranė 1996. "Rrethi", roman, Prishtinė 2000.

"Orfeu nė Zulululandėn e Re", roman, 2003. "Udhėkryqi dhe humnerat", roman, 2003. "Gjarpri dhe heronj tė tjerė", roman, 2004. "Angelus Novus", roman, 2005.

TREGIME DHE NOVELA:

"Njė kohė tjetėr", tregime, Tiranė 1977. "Idhulli prej tymi", tregime, Prishtinė 1996. "Letėr nga ēmendina nė vitin 2000", tregime, Prishtinė 1998. "Mallkimi, ose mbi mosqenien e autorit", tregime, Tiranė 2001. "Mulliri qė gėlltiste shpirtra", novelė, 2004.

 

 

PĖRRALLA E VDEKJES

 

 

Ai e dinte se vdekjen e kishte fare pranė dhe nuk do tė mund t'i shmangej. Madje i bėhej se nė kėtė qytet tė vogėl kishte ardhur pėr tė vdekur. Ajo ishte kudo, nė rrugėt zakonisht tė zbrazėta, te gurėt qė zbardhėllenin nėn diellin verbues, te sheshi i vetėm, i cili, me njė pemė tė vetme nė mes, ngjante ashtu mė i braktisur, nė frushullimėn e gjetheve tė saj, midis heshtjes, dhe tė atyre pemėve tė tjera, pėrgjatė shtegut qė shpinte te kroi, nė ndajmuzg, si hije zymtane kalimtarėsh tė ndalur befas pėr ta vėshtruar tė habitur. Ndjesia e pranisė sė vdekjes nuk i davaritej as atėherė kur shkonte gjer aty ku i lejohej, aty ku fillonte xhadeja automobilistike, e saposhtruar me asfalt, ndėrsa gurėt e kilometrazhit nga tė dyja anėt i pėrhiheshin si pllaka varresh pa emėr. Por kėtė parandjenjė nuk e kishte pasur qysh nė krye, kur kishte ardhur aty pikėrisht nga kjo xhade e mėnjanuar. Dhe as mė vonė, pasi kishte mbaruar sė lexuari, i tronditur, tregimin e njė shkrimtari tė huaj me emėr tė vėshtirė pėr t'u ruajtur nė kujtesė, i cili rrėfente hap pas hapi fazat e njė vdekjeje tė paralajmėruar e qė, ashtu si nė vdekjen e tij, viktima nuk do tė mund t'i shmangej. E kishte kapėrcyer atė tronditje, atė ngjethje tė pashpjegueshme, nė ēastin qė vendosi tė shkruante edhe ai njė tregim tė tillė, sadoqė asnjėherė nuk kishte shkruar gjė nė jetė dhe as do tė guxonte, po veē bluante e pėrbluante atė diēka qė s'ishte gjė tjetėr veēse shėmbėlltyrė e tregimit tė tjetrit dhe ngaherė e mė tepėr duke e kuptuar qė s'mund tė ishte ndryshe. Kėsisoj gjersa ndodhi gjėma. Dhe atėherė kuptoi gjithashtu se ndjesia qė kishte pėrjetuar nga ai lexim kishte qenė njė ogur i asaj qė ende s'kishte ndodhur. Gjithsesi, kishte qenė i vetmi ogur. Pėr tė tjerat asgjė s'e kishte paralajmėruar. Dhe askush. Por ai tashmė i dinte, sikurse e dinte qė ishin tė pashmangshme. Ndėrsa ardhja e tij nė atė qytet tė vogėl apo fshat tė madh, nė atė pallangė tė mėnjanuar nga bota dhe udhėt e saj, do tė ndodhte edhe sikur tė mos e kishin sjellė si tė internuar. Ai do tė kishte ardhur vetė pėr t'u vendosur aty, sepse, pasi prej kohėsh i kishte humbur tė gjitha lidhjet me jetėn dhe duhej t'i ndėrtonte nga e para, s'kishte se ku tė shkonte tjetėrkund. Aty asnjėherė mė parė s'kishte shkelur, mirėpo sė paku kishte farefis, ndonėse edhe ata qė njihte nga ky farefis vetėm rrallė dhe ashtu kalimthi i kishte takuar, vite tė shkuara. Dhe, veē asaj, si i damkosur qė ishte, si mishėrim i djallit, ata afėrmendsh qė nuk do t'i qaseshin, madje do t'i rrinin larg, doemos. E megjithatė do tė shkonte, i bindur se kjo nuk do t'u sillte dėm, qė s'kishte pse t'u sillte. Kėshtu kishte menduar teksa i afrohej dita e lirimit dhe ende nuk kishte qenė krejt i sigurt se me tė dalė nga burgu do ta internonin. Dhe nuk dinte tė thoshte pse i qe shkrepur tė shkonte pikėrisht aty. Vėrtet, aty ishte vendlindja e tė parėve, brez pas brezi gjer te prindėrit e tij, por kėtė ai e shkonte nėpėr mend pa kurrfarė pėrmallimi. Sidoqoftė, atė largėsi tė akullt nga njerėzit e farefisit do ta pėrjetonte me njė brengosje ligėshtuese. Edhe kjo, ashtu si burgu, ndryshe ta mendoje e ndryshe ta jetoje. I bėhej vetja i neveritur. Por nuk u vinte asnjė faj. Prandaj dhe kjo qė kishte ndodhur mes tij dhe Rinės, e vetmja qė i qe afruar nga tė gjithė kushėrinjtė e tij, nuk kishte qenė kurrsesi hakmarrje ndaj tė tjerėve. As dashuri nuk kishte qenė. Por edhe sikur tė kishte qenė, ai do ta bėnte veten prapėseprapė fajtor dhe nuk do ta shfajėsonte dot veten, as pėr kėtė, qė, tekembramja, e kishte pasur nė dorė, as pėr vetėvrasjen e saj duke u hedhur nė pus me gjithė foshnjėn qė kishte brenda barkut. Dhe tani as qė dyshonte se ata do ta vrisnin. Askush s'i kishte dhėnė tė kuptonte gjė prej gjėje. Por vdekja e tij ishte kudo. Shikimi i tij u vidhej syve tė njerėzve, madje edhe xhamllėqeve tė dritareve tė mbyllura, me shėmbėllime tė pėrēudnuara gjithfarėsh, po vdekja pėrsėri e ndiqte, i shpėrfaqej kudo, nė ēdo send, brerore e kobshme dhe e palėndėt pezull mbi gjithēka, pėrzier me ajrin. Gjer atėherė kishte pandehur se askush nuk e ndiqte e nuk e pėrgjonte, megjithėse ishte ai qė ishte, i dalė rishtas nga burgu, i internuar. Kjo e kish habitur dikur, por tani, pėrkundrazi, bėnte ēudi vetmevete sesi i kishin marrė vesh tė gjitha, si e kishin pikasur, te kroi, nė radhė, duke pritur pėr tė mbushur ujė, i vetmi burrė nė mes grave, qė ishin edhe mė mospėrfillėse e pėrbuzėse ndaj tij sesa burrat e tyre, a thua se ai nuk ishte aty, si e paskėshin pikasur, pra, teksa shikimi i tij ndeshej dhe ndahej vrikthi me shikimin e Rinės, e vetmja pėr tė cilėn ai nuk qe i padukshėm. Dhe si kishte arritur, ndokush i dukshėm a i padukshėm qė mund ta kishte pikasur, tė zhbironte gjithēka vetėm nga kėto shkreptima tė grimcuara shikimesh tė tij, qė rrekeshin tė zhyteshin nė sytė e saj, nė dritėsimin e tyre tė thellė, prej humnere ku shkreptimat thėrrmohen e vdirren sakaq, ndėrsa ajo, kushėrira, studentja nė shkencat politike, aty pėr aty i largonte sytė si e bezdisur. Ose ishte ai qė i largonte prej syve tė kushėrirės para se ta bėnte ajo, a thua se i trembur nga ajo thellėsi humnerore. Dhe askush s'i kishte parė ndonjėherė bashkė. Tė dyja herėt qė qenė takuar, ajo kishte ardhur nė dhomėn ku banonte ai. Ajo, kushėrira e tij, Rina, kishte ardhur vetė. I kish thėnė se ishte e sigurt qė askush s'e kish parė, se ndryshe nuk do tė vinte. Ardhja e saj e kishte habitur, e kish lėnė pa gojė njė valė herė, ndėrsa Rina ishte sadokudo mė pak e ndrojtur. Shkėmbyen disa fjalė, nė njė bisedė gjithsesi pa lidhje, tė pandėrprerė shpesh nga heshtja, ndėrsa dejeve tė tij kishin zėnė e lėvrinin gjarpėrinj tė ndėrkryer me luspa tė kreshkėta dhe vėshtrimi i humbte nė humnerat e syve tė saj, honeve tė errėt. Pastaj gjithēka u rrokullis pakuptueshėm, verbtazi, furishėm, furinė e tij vajza nuk e kundėrshtoi, madje sikur e priste, dhe vazhdoi ta vėshtronte me po atė shikim tė ngulėt me ėndje e dhimbje trazuar gjatė kohės qė trupat e tyre lakuriqoheshin e kapėrtheheshin, kapėrtheheshin duke u lakuriquar, aty mbi shtratin e tij stisur me dhoga, teksa sytė e saj gjithė zmadhoheshin dhe ajo e thėthinte me shikimin e me krejt qenien e saj thellėsive tė errėta tek fshihej njė zjarrmi e padukshme rrufesh tė ngurosura, tė ndrydhura, fosile gjarpėrinjsh qė ngjalleshin nga shkrumbi i tyre e sėrishmi ndillnin zjarrmi, gjersa gjithēka u zbardh e u pushtua nga drita verbuese e kurmit tė saj. Duke ngritur kokėn nga gjiri i saj, ndėrsa sendet zunė tė ktheheshin nė vendet e mėparshme, ai u pendua pse nė ēastin e fundit kishte qenė i pakujdesshėm, pse dhe pėrse vetėm e kishte kaluar nėpėr mendje ashtu zogthi, nė vrullin e parė, qė tė ruhej e ta ruante atė nga shtatzania dhe aty pėr aty e kishte dėbuar vrazhdėsisht atė mendim fluturak. Dhe, tekembramja, pėrse kėshtu, tė gjitha kėto, me njė kushėrirė. Dhe kishte qenė i vrazhdė nė tė gjitha, nė ēdo tė prekur, nė ēdo lėvizje, aty pėrmbi shtratin e tij prej dhoge, mbi njė batanije tė ronitur e tė pluhurosur prej ushtari. Ajo, ndėrkaq, mblodhi rrobat ngadalė dhe nė heshtje filloi tė vishej. Dukej e turbulluar dhe e trembur, por jo e vrarė nė shpirt. Shpirt. Kjo fjalė kishte dalė disa herė nga buzėt e tij midis ndukjeve tė egra e tė limaksura e qe pėrsėritur prej saj. Para se tė largohej, Rina deshi t'i linte njė libėr, preteksti i kotė pėr tė cilin kinse kishte ardhur. Ishte njė libėr i ndaluar. Ai nuk e mori pėr provokim, por nuk pranoi ta mbante. Ėshtė e rrezikshme pėr ty, i tha. Pastaj, para se ajo tė dilte, doli vetė njėherė tė kėqyrte pėrjashta dhe, si u bind qė askush nuk do ta shihte, e la tė largohej. Mbetur vetėm nė dhomė, befas i vetoi nė mendje se aty mund tė kishte aparate pėrgjimi. Gjer atėherė as qė kishte dyshuar, pėrderisa nuk mund tė pritej qė ndokush tjetėr tė vinte tek ai. Por tani, qė kishte ngjarė e pamundura, u vu tė kėrkonte me njė ankth e me njė ngulmim prej tė marri, me njė dyshim tė ankthshėm qė as njohuritė e tij prej inxhinieri elektronik, tė cilat po i thoshin se kurrgjė tė tillė nuk kishte, s'mjaftonin pėr ta fashitur. Kėrko e kėrko ditė tė tėra dhe mė sė fundi, nė zgrip tė marrosjes, i dha karar mė tepėr duke e bindur veten, me njė bindje qė i pėrngjante diēkaje ndėrmjet sigurisė nė atė qė shikon me sy e dėgjon me veshėt e tu dhe besimit nė Zotin apo mė mirė bestytnisė sė patundshme, se kėrkush nuk e pėrgjonte nė dhomėn e tij, brenda kėtyre katėr mureve, pėrveē Zotit. Dhe kėshtu kishte qenė. Kėtė do ta dėgjonte nga goja e saj nė ardhjen e saj tė dytė ndonja dy muaj mė vonė, kur i solli librin me tregimin e atij shkrimtarit tė huaj pėr njė vdekje tė paralajmėruar, si njė ogur tė tėrthortė pėr atė qė do tė ndodhte e qė ajo, Rina, me sa dukej e kishte parandjerė. Ajo i tha se prindėrit, xhaxhallarėt dhe vėllezėrit e kishin marrė vesh, e ia kishin thėnė madje, qysh pėrpara, sepse njerėzia fliste tani mbarė e mbrapsht, madje sikur ajo ngrihej e shkonte sa herė dilte hėna e plotė, si shtrigat, siē kishte shtuar e ėma, dhe nxirrte sytė me kushėririn, qė ishte djalli. Ndoshta prandaj kishte kuturisur tė vinte atėherė me tė gjetur rastin, njė natė, po njė natė pa hėnė, qė tė mos e shihte kush, nga marazi kishte kuturisur, pra, se ndryshe nuk do tė guxonte megjithė dėshirėn e saj pėr ta takuar, pėr tė ndenjur e pėr tė folur bashkė. Atėbotė Rina u shkreh nė dėnesje dhe, ndėrsa ai i kėrkonte tė falur, ajo, pėrmes ngulēeve, e lėbardhur nė fytyrė, i shpjegoi se nuk e ēante kryet pėr ato llafet, par e keqja ishte se kishte ngelur shtatzanė dhe se pėr kėtė ishte e sigurt, sepse prej dy muajsh nuk i kishin ardhur ato, qė i vinin gjithnjė nė njė datė tė pėrpiktė. Ai e la tė shkrehej, duke vuajtur nga padurimi qė ajo tė qetėsohej krejt, par paskėtaj u ndje edhe mė ligsht dhe nuk dinte ēfarė t'i thoshte. Ndoshta kot tė tregova, i tha ajo dikur midis heshtjes, e di qė s'mund tė mė ndihmosh dot. Askush s'mund tė mė ndihmojė, pėrveē vetes sime. Dhe befas ajo u zhvesh ngadalė, por me lėvizje tė sigurta, dhe ata bėnė dashuri me njė pėrmallim tė ēmendur. Duke iu dhėnė, ajo sėrishmi zu tė dėneste, nė fillim nga ėndja, por dėnesjet vazhduan edhe pas atij ngėrēi tė pėrbashkėt e tė njėkohshėm tė tretjes nė njėri-tjetrin dhe tė vetmisė sė atypėratyshme tė po asaj grime, dhe gjithēka tek ajo u shndėrrua pastaj dalėngadalė nė njė vajtim sfilitės. Mė pas nuk folėn mė. Para se tė ndaheshin, Rina qau edhe njė herė. Edhe ai qau bashkė me tė, i sigurt se ishte hera e fundit qė po e shihte dhe gjithė duke u befasuar nga vetja pse po qante kėsisoj. E megjithatė, nė tė ikur tė vajzės, nuk harroi tė kėqyrte vetė mė parė se mos ndokush mund ta shikonte duke dalė. Vėrtet, ishte hera e fundit qė e pa. Te kroi Rina nuk shkonte mė prej kohėsh. Dhe, disa javė mbas takimit tė dytė, ajo, vajzė shkolle qė i pėrbuzte thashethemet dhe paragjykimet e mjedisit tė saj, nė vend qė tė kthehej nė Tiranė pėr tė vazhduar studimet, sezoni i tė cilave kishte ardhur, dhe atje tė kėrkonte tė paktėn mundėsinė pėr ta hequr barrėn ose tė paktėn tė ikte gjithsesi nga mjedisi, tė pėrpiqej tė humbte diku, po qe se nuk e sfidonte dot, ēka do tė ishte ndoshta mė e mundimshme se vetė ajo vdekje me vuajtje ferri qė do t'i jepte vetes, nuk zgjodhi rrugė tjetėr, madje as tė shkonte tė kėshillohej me ndonjė shoqe nė Tiranė, sepse ajo e kishte vendosur ēfarė do tė bėnte, madje, siē po i dukej atij, qysh kur qenė takuar pėr herė tė fundit, nuk zgjodhi rrugė tjetėr, pra, veēse tė vdiste, bashkė me foshnjėn qė po i rritej nė bark dita-ditės, tė hidhej, pra, nė pusin e thatė nė tė dalė tė atij qyteti apo fshati emrin e tė cilit nuk po e themi. E gjetėn po atė natė, ndaj tė gdhirė, nga rėnkimet e nėndheshme tė hjekės sė saj tė pafund, plot dhimbje shqyerėse, me pjellėn e vdekur pėrbri, mbytur nė gjak, aty nė fund tė pusit. Thashethemet gėluan menjėherė dhe pa kurrfarė ngurrimi pėrcaktuan edhe atėsinė e qenies sė vockėl qė kish vdekur shumė kohė para se tė vinte nė kėtė botė. Dhe krejt urrejtja do tė binte mbi babain e asaj foshnjeje fantazmė, njė urrejtje e shumėfishuar sa mė tepėr qė vajzėn e vetėndėshkuar e shfajėsonin. Megjithatė, as ai nuk do tė pėrpiqej tė largohej. Nė fillim fare ndoshta sepse ishte i hutuar, aq sa gjėrat i bėheshin tė pabesueshme. Por, me t'i kaluar hutimi e topitja e ditėve tė para, zu tė frikej dhe tė mendonte se gjer tani kishte shpėtuar ngase njerėzit e Rinės, ashtu tė zhytur nė pikėllimin e zezonės, tė pėrhumbur ashtu, ende s'i kishte pėrthekuar tėrbimi hakmarrės qė do t'u vinte patjetėr sakaq me njė furi vrastare tė ethshme. Po pėrsėri ai nuk bėri tė ikte. As vetė nuk e kuptonte pse. Ndoshta sepse, po tė ikte nga vendi i internimit, shumė shpejt policia kishte pėr ta kapur e do ta fusnin prapė nė burg, por kjo vetėm do t'ia vononte vdekjen dhe kėsodore do t'ia zgjaste kohėn e padurueshme tė pritjes sė saj, se hakmarrja po do ta gjente edhe nė botėn e pėrtejme tė burgut. Dhe ai ishte i lodhur tė priste. Ose ndoshta nuk u largua sepse mendonte se njerėzit e Rinės, kushėrinjtė e tij, kishin tė drejtėn e tyre tė hakmerreshin e tė lanin turpin dhe kėshtu do tė lahej edhe ai prej turpit tė vet. Se ai ndjehej fajtor pėr gjithēka qė kishte ndodhur, aq mė tepėr qė diē duhej tė kishte bėrė, pasi e mori vesh qė e kishte lėnė shtatzanė, por mesadukej nuk kishte dashur ta kuptonte vendimin e mynxyrshėm tė Rinės teksa ajo i kishte thėnė se vetėm vetja e saj mund ta ndihmonte. Dhe ai, i bindur se atė ēast qe vendosur gjithēka, nuk ia falte vetes heshtjen e atij ēasti. Njė gjė duhej ta kishte thėnė, ēfarėdolloj gjėje, por nuk kishte falur dhe i kishte lėshuar udhė kobit, atė ēast dhe gjithė kohės gjersa gjėma ia kishte behur kobshėm. Dhe, pėrderisa vdekja e saj, tekembramja, kishte ndodhur pėr hiēgjė, kot, veē pėr njė trill tė shfrimit gjer nė fund, atėherė le tė vdiste edhe ai kot sė koti, le tė qėndronte, tė mos ikte, t'i linte gjėrat tė ecnin nė rrugėn e tyre, a thua se gjithēka ishte e paracaktuar qysh nė krye dhe e pandryshueshme, siē ishte dhe ardhja e tij kėtu, madje ai trill i ēuditshėm pėr tė ardhur, shkrepur nė mendjen e tij qysh para se ta sillnin me detyrim. Ndoshta kėsisoj, duke iu lėshuar fatit dhe duke e lenė tė keqen ta bėnte plojėn e saj gjer nė fund, gjithēka do tė vihej nė vendin e vet dhe do tė pėrligjej. Kėsisoj, sė paku, ai gjente njėfarė mirėkuptimi me fatin apo me Zotin dhe njėkohėsisht njėfarė ngushėllimi nėpėrmjet njė afrie sado tė vonuar, tė pėrēudshme e tė allasojtė me tė vdekurėn dhe njė paqėtimi me vetveten, tekembramja me lodhjen e me plogėshtinė e vet. Ndėrkaq, frika po i davaritej dhe ai po mėsohej me vdekjen. Asnjėherė s'e kishte pėrfytyruar se si do t'i vinte, madje tani nuk e lidhte as me atė rreth njerėzish qė dihej se ishin tė vetmit qė do tė mund ta ndėrmerrnin vrasjen. Vdekja e tij tashmė ishte diēka e patrajtė, e gjithkundshme dhe gjithėpoaq e parrokshme. Koha kalonte me rrjedhėn e pėrditshmėrisė sė saj tė pandryshuar, ashtu sikurse as ai s'i kishte ndryshuar asnjėherė, qoftė dhe pėr t'u ruajtur e fshehur sadopak, zakonet e pėrditshmėrisė sė tij, dhe pėrsėri asgjė nuk po ndodhte. Aq sa dikur, si pa kuptuar, atij po i mugullonte shpresa se jeta e tij nuk tė ndėrpritej ashtu dhunshėm, krejt befas, dhe po i bėhej gati-gati e pabesueshme se vdekjen e kishte fare pranė. Sikurse iu bė e pabesueshme atė pasdreke, kur kthehej nga kroi nė shtegun e zakonshėm e tė vetmuar dhe i pa ata teksa i kishin zėnė rrugėn. Ja, duke iu avitur, pastaj duke u ndalur, si tė stepur nga vetė urrejtja qė u gurgullonte dejeve, njėri syresh nxori armėn dhe shtiu mbi tė, me njė lėvizje tė ngathėt, tė panatyrshme, prej ėndrre, por qė atij iu duk se vetėm e tillė mund tė ishte, se gjithēka e kishte pėrfytyruar gjer nė imtėsi dhe e kishte pėrjetuar tashmė sa herė, ndėrsa njė tjetėr kishte nxjerrė armėn gjithashtu dhe me tė njėjtėn lėvizje si i pari dhe shtinte e shtinte, por tė shtėnat, ashtu si nė ėndėrr, nuk godisnin kėrkund dhe atij po i bėhej e pabesueshme se si kraharori dhe angrrat e barkut zunė t'i digjnin si t'i shqyheshin nga njė mori kafshimesh therėse, gjersa dielli pėrsipėr tij u thėrrmua dhe qielli u err dhe ai ndjeu se po shuhej e se s'kishte se si tė mos e besonte se ishte duke vdekur, se jeta po ikte prej tij pandalshėm, po bėnte fir bashkė me fuqinė e tij dhe bashkė me dritėn. Megjithatė vazhdonte tė ēapitej duke u kalamendur, nėpėr terr, pa e ditur ku ndodhej, pas gjase nė njė guvė tė nėndheshme, tė ngushtė, ku mezi pėrshkohej, por qė pastaj erdh e u zgjerua, u mbush me dritė, kur u hap dera dhe ishte ajo qė e kish hapur duke ardhur nė dhomėn e tij dhe duke pėrsėritur ardhjen e saj pėr herė tė parė dhe pėr herė tė dytė dhe tė gjitha herėt qė nuk kishte ardhur, gjithēka duke u pėrsėritur pafundėsisht nga e para, ajo dhe gjithēka e saj po kthehej, ose aty kishte qenė dhe do tė ishte, e ngadalėsuar nė ngashėnjimin e fjalėve e tė heshtjes dhe nė bashkimin e ngashėryer e tė stėrzgjatur tė dy kurmeve gjer nė grimėn e pafundme tė tretjes sė tij nė bardhėsirėn e saj dhe tė ngrirjes e tė ngurosjes sė njėkohshme tė dy shtatoreve tė bardha, verbuese, nėn njė qiell tė bardhė, prej allēie, me njė rrėzėllim qė tė verbonte sytė. Ashtu turbull, me shikimin tė mjegulluar, ai pa se s'kishte bėrė veēse njė copė rrugė tė shkurtėr, ndėrsa kishin kaluar njėqind vjet gjatė kohės qė kishte qenė nė njė botė tė largėt, nė njė jetė tjetėr, ndėrsa kjo ishte jeta e tjetėrkujt dhe gjaku qė i pėrskuqte duart rridhte prej plagėsh gėrryese qė s'ishin tė tijat. Sidoqoftė, mblodhi fuqitė dhe iu shmang sheshit tė zbrazėt duke hyrė nė rrugėn qė tė ēonte tek banesa e tij, ku ajo nuk do tė vinte dhe asnjėherė nuk kishte ardhur, njė grua tjetėr kishte qenė aty, tė cilėn ai s'e njihte dhe asnjėherė s'e kishte takuar, po gjithė jetėn e kishte parė nė ėndėrr, nė rrėfenjėn e tė gjitha ėndrrave tė tij, tė cilėn asnjėherė s'e kishte treguar dhe qė ishte nė njė libėr tė cilin ai s'do ta lexonte kurrė, njė qenie gjithė prej drite tė bardhė, tė cilėn ai po e kėrkonte tani verbtazi midis territ, nė honin e njė pusi tė thellė, tė vjetėr sa bota, pėr ta nxjerrė s'andejmi duke u ngjitur bashkė me tė drejt dritės, ndoshta e mbante tashmė pėr dore, shtrėnguar ndoshta dorėn e saj nė pėllėmbėn qė i digjte, por nuk mund tė kthente kokėn pėr ta parė, gjersa tė dilte nė botėn e dritės po qe se donte tė dilte pa u ngurosur gjarpėrinjtė e vrerit brenda rrembave tė tij duke e shndėrruar nė gur nė ēastin qė nuk do t'i bėnte dot ballė tundimit pėr t'u kredhur nė humnerėn e thellė tė syve tė saj duke u kthyer sėrish e sėrish nė fundin e pusit tė errėt. Udhėtimi ishte i pafund, zgjatej e zgjatej, a thua se pėrsėritej nga e para dhe ai nuk kishte bėrė dot asnjė ēap. Kishin kaluar edhe njė mijė vjet apo ndoshta dhjetėra mijėra vjet nė jetėn tjetėr, ndėrsa kėmbėt e tij tė rrezbitura nga udhėtimi i gjatė, i kryer prej tjetėrkujt, nuk donin mė t'i bindeshin. Megjithatė, arriti dikur tek banesa e tij, shtyu derėn dhe ndėrsa e kuptoi se atė ēast edhe pak e po plandosej pėrdhe, diēka e padukshme e ngriti pezull, ai nuk kishte mė peshė, por vetėm e pa veten tė shtrirė nė shtratin e stisur me dhoga, mbi batanijen e tij tė vjetėr e tė ronitur prej ushtari. Nuk ndjente kurrfarė therjeje, kurrfarė dhimbjeje nė trupin e tij. Preku me dorė barkun, kraharorin, qafėn, ballin dhe pėllėmba e dorės gjithkund iu ndrag me gjak. Shtrati ishte pėrfund njė pusi, dhe aty ishte gruaja prej drite tė bardhė, shtrirė nė shtratin e tij nė vendin ku ishte ai, duke pushtuar hapėsirėn e tij, ku ai s'ishte mė, dhe ndėrkaq duke u shuar kurmi i saj prej drite, prej tė cilit ai lindi, foshnjė e vdekur prej njė mijė vjetėsh apo dhjetėra mijėra vjetėsh mbytur nė gjakun qė i rridhte prej plagėsh tė panumėrta nėpėr tė gjithė trupin, duke u derdhur qenia e tij me rrokullimė pėrjashta kurmit prej drite dhe duke synuar tė pėrshkohej tej njė muri, nė anėn tjetėr tė tij, ashtu si nė njė ėndėrr qė i pėrsėritej gjithmonė, por qė vetėm tani po i kujtohej, nė ēastin qė muri prej terri iu afrua dhe u pėrplas nė tė dhe pėrtej kėtij ēasti ishte njė ėndėrr e verbėr qė nuk do tė mund ta shikonte.

 

Tiranė, maj 1996

 

Pėrgatiti Hiqmet Meēaj

 

 

TREGIM NGA VATH KORESHI

 

 

 

Vath Koreshi u lind nė vitin 1936 nė qytetin e Lushnjės. Mė 1960 kreu Fakultetin e Histori-Filologjisė, pranė Universitetit tė Tiranės, nė degėn e Gjuhės dhe Letėrsisė. Ai ėshtė autor i shumė librave, ku veēohen njė sėrė vėllimesh me tregime, novela dhe romane. Ka shkruar shumė skenarė filmash tė suksesshėm dhe tė pėlqyer pėr publikun shqiptar. Duke filluar qė nga “Rrugė tė bardha” (1974), “Liri a vdekje”(1978), “Nga mesi i errėsirės” (1978), “Dasma e Sakos” (1998), “Porta Eva” (1999) dhe deri te filmi mė i fundit “Syri Magjik”, njė bashkėpunim i 2005-ės me regjisorin Kujtim Ēashku. Ky mbeti edhe suksesi i fundit qė ai arriti ta pėrjetonte. Pa e ditur, mendimet e fundit letrare i hodhi te romani “Ēafka” i botuar nė nėntor nga “Onufri”, Vath Koreshi ėshtė nderuar nė vitet ‘80, me Ēmimin e Republikės pėr librin “Dasma e Sakos” dhe pėr skenarin e filmit “Gjeneral Gramafoni”, ndėrsa njė vit mė parė Kėshilli i Qarkut tė Fierit i dha titullin “Qytetar Nderi”.

Romane: “Dy tė shtunat e Suzanės”, “Mars”, “Mali mbi kėnetė”, “Haxhiu i Frakullės”, “Rrugė pėr larg”, “Balada e Kurbinit”, “Rekuiem pėr njė grua”, “Ulku dhe Uilli”, “Njė grua me tė verdha”, “Ēafka”.

Tregime: “Kur zunė shirat e vjeshtės”, “Toka nė hijen e shtėpive”,  “Ndėrrimi i qiejve”, “Tregime tė zgjedhura”, “I dashuri i saj i parė”.

Novela: “Dasma e Sakos”, “Konomea”, “Pelegrinėt e Samarkandės”.


                                                                        KROI I ARKITEKTIT

 

 

Karvani mbėrriti nė Ēemberlitash. Arkitekti zbriti nga kali, njė kėrr truphollė dhe qime errėt, me tė cilin kish bėrė copėn e fundit tė rrugės, atė nga Yk Yzedini deri aty, nė Stamboll. Para se tė hipte nė karrocė, shtriqi krahėt dhe pa Kullėn e Observatorit, pastaj Ajan Sofinė, mė tej Top Kapenė dhe kėshtu gjithė xhamitė me kupolat dhe minaretė e holla, qė ngriheshin nė ajrin e mbrėmjes, ende me dritė. Po i terej lodhja nėn frymėn e detit dhe po thoshte se, ja, edhe pak e do tė ndjente, mbas njė kohe aq tė gjatė, edhe erėn e shtėpisė.

Por nisi tė bėjė njė ēudi: tek po kotej dhe ėndėrritej ashtu, ndjeu njė marramendje! Njė si trembje, njė si ajo frika qė tė zė kur zgjohesh nga gjumi dhe tė duket se gjithēka, qė ke rreth vetes, ėshtė e huaj. I bėhej sikur kishte dalė nė njė vend tė panjohur plot ngrehina si tė pėrrallta e tė pėrqellta.

Ishte vetėm njė ēast! Vetėm njė ēast, tha i lehtėsuar, sepse ndjeu se po e mblidhte veten. I ishte bėrė ashtu pėr shkak tė muzgut. Pėr shkak tė tij i qenė dukur, gjithė sa kishte parė, si tė tejme e si tė pėrajėrta. Ishte ajo arsyeja, qė nuk i qenė dukur ngrehina tė Stambollit ato qė shihte, por re tė florinjta tė njė qyteti tė panjohur, qė pėrndritej nga rrezet e fundit tė diellit.

Duke ndier t’i kalonte tė hidhtėtit qė e kishte kapur, nuk deshi t’i pėrsėritej, kur tė dilte nė Nishan Tash dhe kur tė shihte Urėn e Gallatės, Xhaminė Blu dhe, nė shtegun qė dilte nga Beshiktashi nė det, Yskydarin. Nė atė pjesė tė Stambollit ishte si nė shtėpinė e vet dhe s’kishte pse t’i bėhej se askush nuk e priste nė qytetin e tij! Atje do t’i bjerrej ajo ndjenjė tejhujėsimi, qė sesi i qe ngjallur ashtu krejt papritur asaj mbrėmjeje.

Por, si edhe mė parė, asgjė nuk ndryshoi. Kur karroca harkoi sheshin e Xhamisė sė Pėllumbave dhe pėrpara iu ēel gjithė pamja qė priste, ndjeu se qe e njėjta gjė! Pėrsėri gjithēka i dukej i tėhujėsuar! Edhe vetė Xhamia Blu me kupolat e minaretė e holla! Edhe ajo qė e kishte projektuar me duart e veta dhe qė i qe rritur pėrpara syve pėr gjashtėmbėdhjetė vjet me radhė! Iu duk edhe ajo, si ēdo gjė tjetėr, e huaj dhe e tejme! Kjo e bėri Arkitektin t’i shtrėngohej nė grykė njė gjyē dhe tė thoshte se do tė ishte shenjė e ndonjė sėmundjeje.

Shpresa, qė t’i davaritej gjithė sa po i ndodhte, ishte shtėpia e tij, porta me qemerin e lartė, tė cilėn e kishte projektuar tė dukej sikur ngrysej nga keqardhja kur ai dilte dhe, nė tė kundėrtėn, pushtohej nga hareja kur kthehej, sidomos mbas njė mungese aq tė gjatė. Njė shprehje drite njerėzore, si prej sysh qė shohin e si prej zemrash qė ndjejnė, kishin jo vetėm porta, por edhe gjithēka tjetėr nė atė shtėpi. Nė mirėseardhjen qė tė tregonte, ajo sikur fliste e buzėqeshte me oborrin, me dhomat e pėrndritėta, me hajatet e me sallat e mysafirllėkut, me gjithēka, me gjithēka. Mezi duroi qė karroca tė soste njė ēast e mė parė, mezi priste tė reshtnin mė sė fundi sė rrotulluari rrotat e zhurmshme dhe kėrcitjet e patkonjve tė kuajve nėpėr kalldrėme.

Por, kur sosi dhe u gjend nėn harkaqaret e larta, kur kanatat e rėnda e tė mėdha u hapėn dhe para syve iu shfaq gjithēka me brendinė e vet, vuri re se asgjė nuk lėvizi me ndonjė gjė ngazėllimtare, siē kishte pritur. Mė sė tejmi, pėr tė mos thėnė se nuk e kishin njohur, mund tė thoje se iu dukėn mėse tė ftohta e mėse tė huaja porta, oborri, kroi nė mes tė gjylistanit dhe shėrbėtorėt, qė dolėn dhe e pritėn.

 

* * *

- Po mė ndodh njė ēudi, - i tha sė shoqes, mbasi kishin heshtur pėr njė kohė tė gjatė.

Kishin ngrėnė darkėn, mbasi kishte bėrė njė banjė tė mirė, sikur tė kishte dashur tė hiqte njė si smėrē qė i qe ngjitur nga rruga, kishin ndenjur pranė njėri-tjetrit nė minderin me sedefe dhe kishin pushuar njė copė herė, pasi qenė ēmallur nė shtrat mbas njė kohe aq tė gjatė qė nuk ishin parė dhe, si kishin mbetur ende shumė gjėra pėr tė thėnė, ishin ngritur pėrsėri, kishin shkuar nė odėn me farfuri tė bardha dhe aty qenė ulur afėr njėri-tjetrit: ai me qyrkun e qėndisur me ar hedhur supeve, ajo me njė rrobė tė trashė purpuri, qė ia nxirrte mė nė pah qafėn e bardhė e tė bukur, si dhe topuzin e flokėve tė zinj.

- Mė bėhet sikur jam i huaj, - tha.

E kėqyri tinėz, pėr tė parė se ēfarė shprehje do tė merrte fytyra e sė shoqes mbas asaj qė i kishte thėnė dhe vuri re se asaj i kaloi nė nėnlėkurė vetėm njė nėnqeshje gati e padukshme.

- Sikur ke marrė njė erė tjetėr, - tha ajo, me zėrin si pėshpėrimė.

Ah, i klithi sė brendshmi Arkitekti! Prandaj dhe kishte qenė e ftohtė me tė, gati mezi e kish pranuar praninė e tij nė shtrat!

Vonė, ndėrsa tė gjithė flinin dhe e shoqja po bėnte kohė qė e kishte lėnė vetėm, ndėrsa rrinte nė ēardak, nė jalldazin me pamje nga Yskydari dhe shihte fenerėt e lagjes sė vjetėr tė regėtinin tė pėrgjumur atje tej, ai po mendonte pėr ekspeditėn qė kishte bėrė. Kishte qenė njė ekspeditė e ēuditshme, kishin qenė njė vargan i gjat njerėzish nga mė tė diturit me vetė Sulltan Bajazitin nė kye dhe me gardėn e madhe perandorake, qė i kishte shoqėruar nė njė rrugė tmerrėsisht tė gjatė e tmerrėsisht tė lodhshme. Njė vargan njerėzish tė heshtur dhe tė kredhur nė mendime, qė kishin pėrshkuar njė rrugė pa fund. Njė ekspeditė pa zhurmėn dhe tėrsėllėmėn e ekspeditave ushtarake qė shkonin pėr ndėshkime; vendin e gjeneralėve, tė oficerėve dhe tė ushtarėve e kishin zėnė arkitektėt, gjeografėt, historianėt dhe gjithfarė specialistėsh, qė merreshin me rrugėt, me portet dhe me ndėrtimet urbanistike. Padishahu nuk mbante nė krah tė djathtė ndonjė strateg tė luftės, por vetė atė, Arkitektin. Ai kishte marrė pamjen e njė ustabashi, qė fliste vazhdimisht pėr punė ndėrtimesh. Do tė ndėrtonin njė liman tė madh nė njė gji tė Jonit, diku pranė Vlorės, skaji mė perėndimor i Ballkanit. Kjo qe mbajtur, s’dihet se pėr ēfarė arsyesh, tepėr sekret qė nga nisja e deri afėr maleve e buzė detit, tė cilėt dalloheshin si tė tillė nga hapėsira e dritės sė kaltėremtė, qė ngrihej mbi ta. Kur i ishin afruar gjiut, Padishahu kish pėrkulur trupin nga ana e tij dhe i kishte zbuluar sekretin: Do tė ndėrtonin njė liman, nga i cili do tė nisej ushtria qė tė kapėrcente detin, pėr tė sulmuar bregun matanė!

E shoqja qe ngritur sėrisht nga shtrati dhe po vinte tek ai.

-S’mė the, ēfarė tė ka ndodhur qė rri e mendohesh?

-Nuk e di, - tha Arkitekti. - Por mė qėlloi tė shihja fshatrat...

Kishte parė fshatrat e atyre anėve nga kishte shkuar, tej humbėtirash e skėrkash tė largėta. Kishte parė ngrehinat e tyre tė gurta, grumbujt e ēative tė mbuluara me rrasa varur nėpėr rrahe malesh. Nuk bėheshin vende mė tė shkreta e mė tė varfėra se ato. Dhe a e dinte ajo se ēfarė? Nuk ia kishte thėnė kurrė kėtė gjė qė do t’ia thoshte tani! Nuk kishte menduar asnjėherė se ndonjė ditė do t’i fliste asaj pėr njė gjė, qė edhe vete pothuaj e kish harruar. Ishte nga ato anė! Ajo nuk ia dinte rrėnjėt e largėta tė prejardhjes, por ja ku po ia thoshte tani se ishte nga ato anė. Kish ndier se diēka i qe krisur sė brendshmi, kur kish udhėtuar pėrmes atyre fshatrave! Njė stėrgjysh i tij nga ato vise kishte ikur tre-katėr breza mė parė dhe kishte ardhur nė Stamboll. Para se tė vinte nuse ajo, aty, nė shtėpinė e tij, flitej ende pėr brucėn e dhirtė tė stėrgjyshėrve si dhe pėr njė fyell qė kishte pasur. Duke shkuar andej, sikur i kishte mbirė nėpėr mjegulla fytyra e bariut tė dikurshėm, stėrgjyshit tė tij, dhe i qe bėrė sikur e kishte parė tė gjallė, tek i ngjitej njė rrahu me delet pėrpara!

- Nuk munda t’i bėja ballė dėshirės qė pata, - i tha Arkitekti sė shoqes. - Doja ta gjeja se ku ishte katundi i stėrgjyshit tim. Rasti e kish prurė tė shkoja afėr, as katėr-pesė orė me kalė nga vendi ku ishim. Dhe shkova. Mė nisėn me njė shpurė tė madhe, sido qė doja tė shkoja si njė udhėtar i zakonshėm. Gatitėn njė bylyk kuajsh dhe, me gardėn qė ecte para, i hymė njė gryke malesh tė serta. Mė qe shtrydhur zemra, nuk e di pse. S’kisha parė vende aq tė shkreta, aq mė tepėr mė dukeshin tė tilla nga shkėlqimi dhe zhurma e shpurės, qė mė shoqėronte. Njerėzit qė hasnim rrugės, na mėnjanoheshin. Unė u bėrtisja dhe u thoja se jam nga anėt e tyre, por ata iknin edhe mė tutje. Kjo gjė mė ndodhi edhe kur po hyja nė katundin e stėrgjyshit. Ishte nė njė humbėtirė tė stėrthellė, ku ngriheshin, poshtė njė kurore tė zhveshur majash tė gurta, shtėpitė e hirta me ca ara e livadhe tė thurura me gjerdhe anash, me ca bagėti. qė kullosnin nė ca rrahe me dy fije bari dhe me njė kaskadė shkėmbore, qė binte si ujėvarė nėpėr shpatet e njė rrėpire tė madhe. Fėmijėt dhe gratė qenė fshehur, na dolėn pėrpara vetėm ca burra pleq me guna tė dhirta dhe me qylafe tė gjata nė kokė. Na thanė bujrum e mirė se keni ardhur, por thithnin ēibukėt e pėrpiqeshin tė gjenin arsyen se pėrse u kishim shkuar me njė bylyk tė tillė tė madh kuajsh! Ēatallbash Pasha, qė hiqte karvanin, u tha se u kishte sjellė njė njeriun e tyre dhe mė tregoi mua. Ata buzėqeshėn, kur mė panė tė rrethuar gardh nga garda dhe sikur thanė se e bėnin kabull shakanė. Mė shikuan sikur prisnin qė Ēatallbash Pasha t’u thoshte se isha vetė Sulltani, kurse unė kisha mbetur si i pagojė nė majė tė kalit. Por ishte e vėrtetė, unė isha njeriu i tyre dhe, kur mė nė fund u bindėn pėr kėtė, pati njė ēast qė pleqtė shkėmbyen shikime me njėri-tjetrin, folėn pastaj pėr stėrgjyshin tim, emri i tė cilit mbahej nė gojė dhe mbahej nė gojė pėr shkak tė njė nipi tė tij, i cili kishte ndėrtuar Stambollin. Ata folėn njė copė herė pėr kėtė nip, pastaj, tashmė krejt tė ēlirshėm e tė shtensionuar, u kthyen nga ana e shtėpive, qė dukeshin si pa frymė njeriu dhe bėnė ca nojme e ca shenja. Fill mbas kėtyre, vėrshuan qė andej, sikur tė kishin mbirė nga dheu, gratė, ēunat e rinj, fėmijėt. Mbas njė zhurmėrimi tė tillė, kur fshati mbase pėr herė tė parė dilte dhe i priste si miq njė tabor me njerėz me uniformė, ndodhi habia e dytė e madhe: nipi pėr tė cilin flitej dhe qė kish ndėrtuar Stambollin, isha unė! Pothuaj u mekėn e s’pipėtinė, kur morėn vesh kėtė gjė dhe mua mė preku kaq shumė shtangia e tyre, sa m’u mbushėn sytė me lot. Ata nuk dilnin dot nga njė si ngėrē qė i kishte zėnė, unė aty isha njė legjendė dhe ja ku mė kishin tė tėrin tė gjallė para syve! “Kush shkon e kush vjen nga Stambolli, vetėm pėr ty flet, - tha njėri nga pleqtė. - Sulltani, thonė, tė ka dhėnė vajzėn pėr grua dhe tė mban mbi kokė, se i ke bėrė njė Turqi tė tėrė, xhenet ia ke bėrė.”

 

* * *

Nuk e kishte parė kurrė tė shoqin tė prekur e tė hutuar nė atė mėnyrė. Ai sikur qe bėrė tjetėr njeri. Ishte e vėrtetė se mbante tjetėr erė, kėtė ajo ia kishte ndier sapo kish rėnė nė shtrat me tė. Nė fillim nisi ta dėgjojė me njėfarė kureshtjeje, sepse iu duk interesant tregimi i tij, por pastaj ndjeu se po bezdisej. Bėnte shumė kujdes ta fshihte kėtė ndjenjė, nuk donte t’ia prishte kėnaqėsinė, me tė cilėn tregonte ai, ndonėse kjo nuk ishte pak e lodhshme. Herė-herė e kaplonte njė pėrgjumje, qė s’i bėnte dot ballė dhe, nė kėto raste, i ngjante sikur ai qė fliste nuk ish i shoqi, por dikush qė kishte ardhur nga larg. Nisi ta shqetėsojė kjo ndjenjė tėhuajėsimi dhe tani donte tė gjente njė mėnyrė qė ai t’i linte ato kujtime.

Por i shoqi po i tregonte pėr diēka tjetėr, qė atė e bėri kurioze. Njerėzit e fshatit ku kishte shkuar, i kėrkuan tė bėnte diēka pėr ta. Diēka me dorėn e tij, si djalė qė e kishin. Ata donin tė kishin njė kujtim nga ai, nga njeriu qė kish ndėrtuar gjithė botėn dhe e kish bėrė xhenet. Por ēfarė mund t’u bėnte? Ata kishin vetėm gurė. Atėherė ja se ēfarė kishte ngjarė: i kishte zhveshur rrobat e Arkitektit Perandorak dhe kish kėrkuar ca poture shajaku, qė t’i shtrohej punės. Do t’u bėnte njė krua. Nė mes tė fshatit u rridhte njė ujė, qė e pėrdornin pėr tė pirė, dhe aty tė qasnin ca gurė, t’i gdhendnin e t’i vinin pėrqark. Ashtu bėnė dhe mė nė fund Arkitekti bėri ujarenė, qė e skaliti dhe e zbukuroi me duart e veta dhe e vuri nė mesin e njė plloqe tė kaltėremtė graniti. Rrodhi uji nga ujareja e zbukuruar nga dalta e tij dhe fshatarėt thanė: Ah, po ku ka gjė mė tė mirė dhe mė tė bukur qė mund tė na bėje?!

Arkitekti e dinte se njė krua tė tillė ata mund ta bėnin edhe vetė, por nga dora e tij ishte tjetėr gjė. Nė atė humbėtirė do tė kishin diēka nga ai, qė kishte bėrė gjithė Stambollin dhe gjithė Turqinė! Kėshtu do tė thoshnin, kėshtu do t’i tregonin cilitdo qė do tė vinte nė fshatin e tyre.

- Bėre njė krua?! - i tha ajo, duke e shikuar me sy tė vakėt.

- Po, njė krua tė vogėl. Shkrova nė njė pllakė guri: “Kroi i Arkitektit” dhe piva njė grusht ujė.

 

Tiranė, qershor 2000

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, maj 2009)

 

 

TREGIM NGA ANILA XHEKALIU

 



Anila Xhekaliu u lind me 1975, ne Laē-Bruē tė Matit, ka kryer studimet e larta pėr Gjuhė-Letėrsi, nė Tiranė, pas  pėrfundimit tė shkollės sė mesme tė gjuhėve tė huaja, dega frėngjisht. Njė kohė punoi mėsuese e gjuhės frėnge, pėr t’u dhėnė pėrfundimisht pas angazhimeve nė median letrare shqiptare, pasionit pėr gjuhėn dhe letėrsinė frėnge, si dhe pėrkthimeve letrare. Ka botuar nė shtypin letrar, si nė: "Haemus", Mehr Licht", "Ars", dhe nė faqen internetike "Arspoetica”. Ėshtė autore e romanit: "Pėrftyra", (“Buzuku”, Prishtinė, 2007, ku ka nė proces botimi edhe njė vėllim me tregime dhe njė poetik), si dhe i romaneve tė pėrkthyera: "Nė strehėn e asgjėsė", tė Oliver Adam, (“Buzuku”, Prishtinė, 2009) dhe “Tamara”, tė Eeva Kilpi, (“Dituria”, Tiranė, 2007).

 

REDIA

 

Gjelbėrimi kacavjerrė mureve rrethuese e kangjellave tė lidhura me njėra-tjetrėn ngjyron rrugėn qė tė ēon nė kėtė ndėrtesė. Ēuditshėm ndihem rruginė e padukshme e saj. E vėrtetė qė nuk pėrshėndet askėnd. Vetėm me tė zotin e banesės shkėmbej ndonjė batutė. Gjithė jetėn mjeshtėr i tavaneve tė drunjta nga i ka mbetur ves gdhendja nė bastunė prej frashėri e figurave egzotike: koka kafshėsh tė egra.

Qysh nė fillim mė kanė gėrryer pėrbrenda dilema pėr tė: “kėtij bastunxhiu tė mbaruar, me fizik tė fortė e krenari interesante ē`i duhen gjithė kėta shkopinj, kur asnjėri nuk i hyn nė punė? Rrallė tė kap syri ndonjė tė moshuar tek zgjedh rrugėn me shkop. Nė negativat e filmave tė mėparshėm ēdo figurė plaku realizohej me vėrtitjen e tij drejt fėmijėve, siē bėjnė qentė me dhėmbėt e tyre kur janė tė egėrsuar.

Ndodh qė nga duart e tij tė  kafojė ndonjė kokė femre qė zakonisht e lė ku nuk duket a ndonjė mbajtėse e vogėl  pėr aromat e parfumet e nxjerra nga lule tė rralla nga zanatēinj tė tjerė tė vendit. Qypi nė tavolinėn trekėndore nė cep tė dhomės mė kujton njė pikturė tė Pikasosė.

Vajza e shtėpisė kujdeset pėr gjithēka qė nga pėrgatitja e vakteve, larja e rrobave, shkundjen e pėrditshme tė shtėpisė deri pėr lulet nė oborr dhe ato nė vazo. Mė shoqėroi  pėr te dhoma e rregulluar me kujdes gati tė tepruar ku vegjetojnė mobiliet, koshi pranė derės ku hidhen rrobat pėr t`u larė. Shikimi i saj ngulur tek njė letėr e bardhė e njė stilolaps i zi ku duhej tė shėnoheshin oraret qė mund tė sillte bukėn mė pėrballėn me dyshimin e memecėrisė. Largohet pa thėnė asgjė. Shumė natyrshėm. Vetėm ato ēaste kam mundur ta kqyr me kujdes pėr ta gdhendur si statujė njė pamje tė pakuptimtė, tunduese. Kushedi pėrse ndodhet nė kėtė shtėpi tė madhe pa njerėz. Gjithkujt do t`i tėrhiqnin vėmendjen kontrastet e tipareve tė fytyrės; bardhėsia, sytė e mėdhenj tė zinj, e aq mė tepėr gėrsheti i rėndė qė rėndon pėrposhtė supeve pėr t`u kapur nė fund me njė fjongo dalė mode e ngjyre. Mbasi e rrėshket  me kujdes gishtėrinjve tė hollė formatin e bardhė, me qetėsinė e njė tė painteresuare mė lė mes plaēkave tė mia.

Ditėt nė vazhdim kuptoj qė u pranėviheshin njė kohe tjetėr. Apokalips i largėt dy  rrugė tė bardha zgjaten e bashkohen nė njė pikė tė vetme. Ndėrsa verbėr ec nė njėrėn me tė njėjtin hap jam i pasqyruar nė tjetrėn. Nė njė udhėkryq tė papritur nuk arrin t`i kuptosh dėshirat.

Ende nuk kam fituar njė tė dashur. Nuk  jam i lindur pėr dashuri tė pėrkohshme qė shkojnė deri tek disa herė seks gjersa tėrheqja erotike zhvendoset tek njė femėr tjetėr. Nuk arrij ta shpjegoj kėtė tėrheqje dhe pse jam njė rezervuar ndijimesh. Por qė kur jam vendosur kėtu mė duken gjėra boshe. E vetmja zhurmė qė mė rehaton  e pėrhumb ėshtė ajo e njė insekti a dhe e njė qetėsie tė plotė. Ajo ėshtė njė shtėllungė mjegulle e bardhė. Mjafton tė shtyj derėn e dhomės pėr t`u mbėshtjellė prej saj, sa ndonjėherė mė duket se nuk gjendem kėtu pėr tė kaluar kohėn e njė kontrate tė nėnshkruar nė letėr por ca pushime tė mallkuara. Ende fantazma pėrhiret e fashitet. Si i dehur zhytem nė dallgė pėr tė notuar nė llum drejt bregut. Dalldia mė pushton sėrish; si vdekje e sigurtė mė hedh krahėt rreth qafės. Mė mbulon me afsh. Nuk mė lė tė marr frymė.

Njė  e pėrjavshme enigmatike kohėt e fundit lajmėronte pėr shtėpi tė pushtuara nga xhindet. Por kjo shumė larg, nė vendet nordike.

Herėt, pėrmes freskisė nxitoj tė kap urbanin e parė: rutinėn. Kronika e zezė qė mbuloj nė stacionin televiziv ku punoj ka nisur tė mė lindė komplekse tė pamenduara. Kėnaqėsia e ditėve tė para ka pėrfunduar te njė ditė e vetme: rroga, me tė cilėn paguaj ekzistencėn time nė kėtė botė. Nė fakt ka raste qė mbaj ditar pa mė tėrhequr ngjalimi i tij nė bardhėsinė e fletės.

 

E hėnė

 

Vajza e shtėpisė shtoi nė menu njė buzėqeshje shumė tė lehtė, kur mė solli vaktin si pėr tė mė thėnė: “tė bėftė mirė”. E ndoqa me sy deri sa tėrheqja e derės ma fshiu pamjen e saj tė ngurtė.

 

E martė

 

U ktheva vonė. Tavolina e shtruar, ndėrsa kėmishėt e lara dhe tė hekurosura ruanin ende nxehtėsinė e hekurit. Pa kaluar shumė kohė mė thėrret i zoti i shtėpisė pėr tė folur mbi politikėn. Nuk ka ndonjė dituri kushedi se ēfarė. Ndonjėherė kėrcen si kaposh. Vajza rregulloi pak gjė tė mbetur papėrfunduar pėr t`u larguar nė dhomėn ngjitur me kuzhinėn. Pyes pėr tė: “Mbesa, tha plaku. Me humbjen e prindėrve ka ndryshuar. Shumė e heshtur.”

 

E mėrkurė

 

Dita zuri vend mbas njė gjumi tė ērregullt. Redia m`u shfaq nė ėndėrr. E veshur me tė bardha largimi i saj drejt qiellit si avull lugine mė zgjon trembur. Sy pėrlotur ndjej boshėsi dhe frikė, ndėrsa njė mall i pazakontė mė prish ekuilibrin ndiesor. Ecje fluturake e pambėritur e qeshura e saj lozonjare mė kumboi nė tė gjitha ēastet e ditės.

 

E enjte

 

Nė mėngjes koka mė rėndonte. Vajza e shtėpisė me njė fustan tė gjatė si rrobė dhome por qė nuk ishte i tillė kishte nisur pėrditėn herėt. Shiu qė kishte zbutur tė nxehtin e stinės dukej qė do tė niste sėrish. Para se tė dilja m`u afrua me njė ēadėr nė dorė qė ma la afėr derės. Nuk e dėgjova kur u largua. Jam i bindur qė nuk pėrshėndeti. Ka diēka te kjo vajzė. Hija e rėndė ndonjėherė tė tremb si iluzion ndėrsa komunikimi i mistershėm e kthen nė kėrshėri. Por nuk duhet tė harroj se jam psikolog i dėshtuar. Shiu vazhdoi gjithė ditėn.

 

E premte

 

Megjithėse dielli e pati nxehtėsinė e verės, balta u ngjitej kėpucėve si njė lloj mastiēi cilėsie tė dobėt. Mora vesh se tezja e vogėl ėshtė shtruar nė spital pėr tė dėshtuar fėmijėn e fundit. Djall operacion. Femrat janė tė lindura pėr zgjedhje tė gabuara dhe mėkate tė pėrkryera. Kriminalistika nė vend qė tė mė tėrheqė mė ka kthyer nė  njė postier tė rėndomtė. Redia vazhdon endjen nė netėt e mia. Puna e tezes ma solli dhe njė herė pranė njėrėn nga alternativat e vetėvrasjes. Tė ketė qenė shtatzėnė? Ajo vajzė i kishte marrė tė gjitha me vete: misterin e virgjėrisė, tensionin e ēasteve tė pamarra vesh asnjėherė, por njė gjė ishte e sigurtė qė ajo nuk kishte bėrė gjė tė turpshme. Vetėsakrifikimi pėrveēse ēmenduri a ērregullim i sistemit qėndror tė trurit nuk mund tė jetė tjetėr.

 

E shtunė

 

Nuk e pashė sot vajzėn e shtėpisė, dėgjova vetėm kėrcitjen e hapave shkallėve. Plaku atė ēast la punėn nė vreshtėn e vogėl. Qeni i shtėpisė ka nisur tė bėhet pak miqėsor. Po i mungon pėrditė nga pak skėrmitja e dhėmbėve. Ēdo gjė i ngjan makthit. Di ta shpjegoj gjendjen time por s`kam pėr t`i lėnė asnjė ēast kohės time tė merret me tė.

 

E djelė

 

Shumė pak pėr tė shkruar kėtu. Vajza e shtėpisė quhet Redia. Telepatia ime e fshehtė kishte nuhatur diēka te ajo. As sot nuk munda ta shoh. Bukėn e gjeta nė tavolinė dhe kėmishėt e hekurosura ende tė ngrohta nga nxehtėsia e hekurit. Kjo vajzė ngjan si hije. Kam pėrshtypjen se nuk e njeh njeri nė lagje, as nė qytet.

 

E hėnė.

 

Ajo mė ka pushtuar trurin pse e gjithkundgjendshme; gozhdė ku varem  panoramė xhamkrisur. Kur po i jepja dorėn e fundit materialit tė pėrgatitur mendova se gabimisht kam pėrfunduar raportues i dobėsisė sė skajshme. Vonė, mbėrrij strehėzėn e mistershme me njė qese plastike nė dorė ku kisha futur njė shishe tė mbėshtjellė konjaku e cigaret e mia. Derėn e gjej hapur e prania ime nė ndėrtesė thuajse qe njė e huaj. Darka mė shijoi paēka nuk erdhi kush t`i marrė pjatat. I ēova vetė nė kuzhinė. Pres pak mos ndokush bėhej i gjallė, por jo.  Pėr herė tė parė pata frikė e njė vendim tė shpejtė pėr t`u larguar nga aty.  Dėrrmuar nga lodhja e mendimet humbėm nė ca simfoni kohė pa i dėgjuar qė mė ndjellin gjumin. Pak mbas ndėrrimit tė ditėve ngulem nė kėtė shkrim tė pėrnatshėm. Mė duket se ky ėshtė ēasti qė zbret nga qielli e vendoset diku kėtu padukshėm pėr tė mė vėzhguar. Bindem qė gjendet e plotė vetėm nė mendjen time e krejt ēuditshėm gjithēka mė rrethon deri dhe errėsira e natės bėhet ajo. U bėnė dy vjet qė mė ka ēliruar nga pushteti i vet e kjo behje nė kėtė ndalesė tė pėrkohshme ėshtė e pashpjegueshme.

 

E mėrkurė.

 

Njė ditė pa shkruar kėtu. Rutina e veprimeve tė ditės ka pėrfunduar nė mendime. Pėshtjellim i brendshėm mė tepėr se ērregullti pija mbetet jo vetėm stimulues i pavetėdijes por dhe ndihmės i mirė. Vagulltia e gjendjeve tė saj ėshtė kthyer nė diēka normale. Lirshmėri qė mė zhvendos nė ēastet e tė zakonshmes. Lehtėsi me tė cilat ndėrmarr gjėrat e mė bėn tė mendoj se makthi mė sė fundi ėshtė rehatuar nė qenien time si nė njė vend tė sigurtė e plotėsisht tė besueshėm. Dije pra Redia, sot pėr herė tė parė nuk desha tė bėj mė ty. Mu hiq sysh! Ėndėrr e keqe! Lermė! Gjendesh nė kėtė dhomė. Ja, kjo ėshtė gota jote. Ktheje!  Mė lėr nė jetėn time, tė paktėn tani! Tė urrej! Gjithmonė tė kam urryer. Nuk jam unė fajtori. Nuk di asgjė pėr ty. Tė betohem! Nė ē`regjistėr janė shėnuar tė dhėnat e autopsisė tėnde qė tė paktėn ta ndjek kėtė ēėshtje tė mallkuar? Mė jep njė shenjė tė vogėl qė je kėtu. Tė lutem! Tė pėrgjėrohem! Tė kam dashur pa tė prekur. Vetėm duke tė ėndėrruar. Ti e di, ishe shumė e brishtė dhe nuk doja tė mė thyheshe nė duar. Mė thuaj kush e nėnshkroi autopsinė tėnde? Ē`u shkrua nė ato fletė tė mallkuara? Sepse nga tė gjithė njerėzit e kėsaj bote vetėm ty tė besoj. E  ti, nuk je.

 

E enjte

 

Po mė krijohet ndjesia e tė jetuarit njė shtėpi bosh. Mungesa e frymėve nė kėtė ndėrtesė mė tepėr i ngjan frikės se dėshirės sė tė qenurit pa to, dhe pse ēdo gjė rrjedh sikur ata tė jenė tė afėrm qė kujdesen pėr mua si pėr njė shenjt. Asnjė derė nuk kėrcet sikur tė mos jenė hapur kurrė e asnjė dorė tė mos e ketė prekur dorezėn e tyre. Nė fakt kam kohė vetėm pėr tė fjetur kėtu dhe kohė tė bolltė pėr t`u kamufluar. Kot rrėmoj njė ditar tė shkuar. Pikėrisht fletėn ku kisha nisur tė tė shihja ndryshe: njė natė po vere krejtėsisht e ngarkuar me imazhin tėnd kėrkon qenien tėnde si duar tė padukshme. Redia!  Ēudi, asnjė fjalė pėr sytė e tu, fjalėt qė thoje. Atėherė tė mendoja tė pamundur pa e ditur lidhjen tėnde tė pėrjetshme me engjėjt. Tani je njė kupė e pėrmbysur. Si Zot tė krijoj prapė: detyrim qė nuk mundem ta dalloj nėse e kam shpikur unė apo ėshtė i vėrtetė. Nė kėtė shtėpi mungojnė pranitė e ēdo gjė kryhet me pėrpikmėri.

 

E premte

 

E kam tepruar me pijen. Asnjėherė s`mė ka pėlqyer provokimi i tė vjellurit. S`arrij ta kuptoj pėshtjellimin e stomakut. I ngjashėm me atė tė mendjes. Nuk kam ndjesinė e tė gjendurit nė shtėpi. Turbullt mbaj mend ca kuti tė vogla trisoli tė shqyera nė anėn e sipėrme.

 

E shtunė.

 

Pėr dy ditė do tė jem nė njė qytet tjetėr me shėrbim. Gdhirja do tė bėhet nė njė dhomė hoteli tė rėndomtė.

 

E mėrkurė

 

Udhėtim qė  theu monotoninė vrasėse duke mė shkėputur fillimisht prej shėnimeve tė mesnatės. Mė pas ndryshimit tė punės e mė pas… Ndonjėherė jam trill pa tė vėrtetė. Kėtė tė fundit e marr si tė dalė mode e gėnjeshtra e bukur mė mahnit. Mė pėlqejnė tė dyja. Nė atė qytet pata rastin tė ndeshem me dosjen e saj. Data e vdekjes pėrkonte me ditėn e hapjes sė universiteteve pėr atė vit. Nė raportin e policisė qė hetoi ngjarjen rezultonte aksidentale me pushkėn qė gjendej nė shtėpi. Nuk mund tė bėja asgjė. Ligjėrimi nė ato fletė nuk bėnte kėnd fajtor pėrveē sė ndjerės.

 

Me t`u kthyer, gjė e parė qė bėj qe ndėrrimi i banesės. Plaku i befasuar nga ky vendim nuk mori shpjegim. Ndėrsa vajza e cila i ngjante krejtėsisht Redias mė ndoqi me sy deri sa u ngjita nė makinėn e vogėl. As vetė nuk i jepja tė drejtė asaj sjelljeje, por ndonjėherė dhe gjėrat e palogjikshme e kanė arsyen brenda. Pikėrisht kur nuk mund tė ndryshosh gjė nė to. E kur do qė ēdo gjė tė ishte ndryshe.

 

10.06.2005

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

 

ANDI MEĒAJ 

 

 

Andi Meēaj u lind mė 6 qershor 1975, nė Vlorė. Mė 1994 ka mbaruar liceun artistik pėr pikturė po nė Vlorė dhe nė kėtė vit mėrgon nė Greqi ku hap njė ekspozitė pikture vetjake tė vlerėsuar nga shtypi vendas. Ėshtė pėrfshirė nė antologjitė poetike "Portat e Harresės", Tiranė, Toena 2001, si dhe te: "Antologji e Poezisė - Qiejt e Shpirtit", Tiranė, Bota Shqiptare & Meda Dea 2006, me shkrimtarė nga Shqipėria qė ndodhen nė Greqi, 1990-2006 dhe nė antologjitė e tregimit "Shtėpia mbi rrota", Tiranė, Toena 2001, si dhe te: "Antologjia e Prozės - Maska e Ditės", me shkrimtarė nga Shqipėria qė ndodhen nė Greqi 1990-2006, botuar nga Bota Shqiptare & Meda Dea, Tiranė 2006. Boton rregullisht nė shtypin shqiptar dhe atė tė Diasporės. Nė vitin 2009 ėshtė pėrfshirė nė kapitullin e nje teksti universitar pėr poezinė moderne tė pasviteve '90-tė.

 

Ka botuar:

 

"Puthje ujore" poezi. Albin-Tiranė 2001

"Tokė e Bekuar" poezi. Toja-Athinė 2002

"Nga Letėrkėmbimi me njė Fantazmė" poezi. Toja-Athinė 2003

"Qyteti fle nė Xhepin tim" poezi. Enalen-Athinė 2006

 

UDHĖKRYQI  I  ĒELĖSIT

 

 

Dėgjohet zhurma e hapave tė tij dhe ai kėngėzim i guralecėve qė e bėn rrugėn tė kėndshme pėr nė shtėpi, (pas asaj pune tė lodhshme me larje pjatash nė hotelin luksoz “Interkontinental”), nė atė orė tė hershme tė mėngjesit. Taksitė e fshikin te pantallonat duke i bėrtitur me atė zėrin e tyre prej llastiku, por ai ul kokėn dhe u bie me shqelm guralecėve qė ka mė afėr, si pėr t’u thėnė: “Hė kėngėzoni mė fort de, se po mė zė gjumi”.

Vargėzon ato qė i kishte thėnė Muhamed Muhamedi nė lidhje me femrat nė vendin e tij, hyn nė njė rrugicė mbushur qelqurina, me ca kukulla nė formė femrash e meshkujsh, ca lakuriq e ca gjysmėlakuriq, ku pas pesėdhjetė metrash ja jep njė tė qeshure gjer te Udhėkryqi i Ēelėsit, (kėshtu do e quaj ai kėtej e tutje), ku gjithēka e mbulon njė mjegull e bezdisshme dhe ai e ndien veten nė mes tė njė dielli qė as tė pėrvėlon e as tė nxin.

Kalon vetėm njė sekondė, a ndoshta njė orė, gjithnjė veshur me po atė xhup antishi e kundėrftohmė, me jakėn qė e ngrė edhe dy centimetra mė shumė, duke u munduar tė shtrij flokėt e ngritur si iriq, duke i thėnė asaj ndodhie a gjėje, “nė djall vafsh” dhe nė fund shtrėngon edhe mė fort atė sendin e ēuditshėm nė formė ēelėsi, bojė ari, qė djeg pak nė fundin e rrumbullaktė.

Vėshtron pėr tė mijtėn herė ato format e tij tė zakonshme, dhėmbėt e lėmuar, shkėlqimin nėn vezullimin e qelqurinave buzrrugėse.

Kalon veēse njė grimė dhe nata i pėrket.

 

Ndjen njė tė dehur t’i vallzojė kėrcimin e pijes, t’i nxjerrė njė thikė para turinjve, t’i bėjė dy plagė, nga i rrjedhė njė lėng i ngjitshėm qė duhet tė jetė gjak, t’i hedhė njė dorė fjalėsh tė ndyra dhe tė shtyhet mė tej, gjithė duke kėrcyer.

Ējerr njė rreckė qė e mban gjithnjė pėr pijanecėt,  lidh kėmbėn e majtė, atė tė goditurėn, gjaku ndalon fiks pas tre minutash. Ngrihet duke u mbėshtetur te shkopbastuni, fshehur pas njė peme me shenjė tė kuqe, vazhdon pėrgjatė rrugės, ku taksitė e puthin pėrsėri nė pantallona, me atė zėrin prej llastiku, por tani tė bėrė mė tė ējerrė, zė frenash.

E lusin tė hipė e heqin zvarrė, ai refuzon, bile njėrin qė kėmbėngul ia than duart me shkopbastunin.

Vazhdon nė trotuar nėn shoqėrinė e kukullave qė e vėshtrojnė nga qelqurinat dritngrėnėse, ku shfaqen fytyra tė bardha vajzash e djemsh, me rroba luksoze, tė qeshur, qė humbasin brėnda mureve tė shtėpive buzė rrugės e ai ndien rėnkime portash, shpirtrash, kuisje qensh, pėrplasje dyersh, zvarritje zinxhirėsh. Afrohet ēalė-ēalė tek njė dritare shtėpie dykatėshe, ku hedh vėshtrimin brėnda grilave, i shfaqej njė krevat i kuq dhe njė djalė i bardhė nė anė duke u ngėrdheshur nga kėnaqėsia.

Largohet i raskapitur, i frikėsuar, e me mundim kap shkopbastunin dhe e flak i zemėruar pas pesė hapave saktėsisht e zgjidh kėmbėn dhe sheh i ēuditur se s’ka  asnjė shenjė plagėsh nė vendin e dėmtuar.

     E prek dhe qesh pėrsėri duke u trupdrejtuar si mė parė ku vėren i habitur se gjendet pėrsėdyti tek Udhėkryqi i Ēelėsit (emėrtim i tij).

Fut dorėn i trembur nė xhep, ēelėsi nuk ėshtė aty, ulet i stėrmunduar nė buzėrrugė, duke pritur tė niset sėrish pėr nė shtėpi.

Njė mjegull e dendur e riverbon duke i lėnė nė dorė po atė ēelės bojė floriri me po atė nxehtėsi tek pjesa e fundme e tij.

Pėrshkon pesėdhjetė metra me saktėsi e ngrė jakėn e xhupit edhe dy centimetra mė tepėr, rithotė pėr atė ndodhinė a gjėnė “nė djall vafsh”, kėngėzon edhe mė fort guralecėt mė tė afėrt, qė tė mos ta zėrė gjumi dhe  vazhdon t’u bėjė prapė bisht taksive qė tashmė hungėrijnė me zė mė tė ējerrė llastiku e frenash.

Ndalon njė burrė i veshur tepėr hijshėm, me kostum e syze tė zeza, ku i fut me zor njė ēantė lėkure nėn krah, e puth, i pėshpėrit nė tė dy veshėt “merri, janė tė tuat” dhe “janė mė shumė se ē’tė nevojiten”.

Dėgjohet pėrplasja e derės sė makinės luksoze dhe ai kėngėzim guralecėsh, por tani ėshtė njė rrapullimė kėngėzimesh qė e rizgjon.

Ndalon pėr njė grimė ku hap ēantėn e lėkurtė, fut dorėn dhe nxjerr kartmonedha eurosh tė ndryshme.  Fillon tė kėrcejė si ai i dehuri qė e plagosi ose qė nuk e plagosi, kėrkon prapė ndonjė shkopbastun tė mbajė gėzimin qė i tepron, i ringrihen flokėt iriq dhe guralecėt e anės trotuarit vallėzojnė potershėm harenė e shpirtit tė tij.

I pasur ecėn nė trotuar i shoqėruar nga sytė e kukullave fshehur pas qelqurinave si llambushka.

Ēapit pėrsėri, pėrsėri takon njerėz me fytyra tė bardha si rrobat, dyer tė hapen, tė kėrcasin, tė dėgjohen zėra tė gėzueshėm, tė trishtuar, tė vdekshėm, tė etur pėr jetė.

S’bėzan! Vazhdon rrugėn me ekstazėn nė shpirt. Pėr tė bota ėshtė ajo ēantė.

E merr pėrsėri nėn sqetull ēantėn dhe hapon i lumtur drejt shtėpisė, ku ecėn e ecėn pafundėsisht dhe si muzikė dėgjon zėrat e ējerrė, tė llastiktė tė taksive dhe kėngėzimin e guralecėve anės trotuareve.

Ndien njė lehtėsim tė ēuditshėm nė krahun e dorės ku mbante ēantėn, ajo shndėrrohet papritur nė njė pupėl dhe nė njė relikė, po pėrsėri prej lėkure, por tanimė njė e ēarė nga fundi i saj, deri tek maja ku duhet tė jetė mbyllja e ēantės, e bėri tė pėrmendet.

E tund dy tri herė, i bie me shqelm i nevrikosur pėr atė boshėsi tallėse brėnda barkut tė saj, i jep njė goditje prej futbollisti dhe ajo gjė me gojė tė shqyer fluturon pėr njė grimė si njė zog i plagosur nė trotuarin pėrballė.

Qesh pėrsėri, kėsaj radhe ėshtė njė qeshje histerike, e pėrsėritur tre herė, kėrcen vallėzimin e tė dehurit, kėsaj radhe mė shumė se herėt e tjera, i ngrihen flokėt mė tepėr si iriq, kėngėzon me rrapullimė guralecėt e afėrt me tė, (tamam si ajo makina luksoze qė i dhuroi ēantėn me kartmonedha ose qė s’ia dhuroi) dhe e ngrė jakėn e xhupit edhe dy centimetra tė tjera.

Fut dorėn nė xhep dhe habitet pėr sė treti qė ēelėsi s’ndodhet nė xhepin e tij. Ridrejton trupin, ngrė kokėn mė tepėr dhe riēuditet qė rigjendet pėrsėri nė krahėt e Udhėkryqit tė Ēelėsit, (tani atij udhėkryqi i mungon vetėm tabela), ndėrsa si gjithmonė pret i ulur, t’i hedhė pak nga ajo mjegull bezdisėse, t’i qorrojė sytė ai diell i artė qė as tė pėrvėlon e as tė nxin dhe nė xhep t’i fusė atė ēelėsin ēudibėrės, qė ai mė nė fund tė arrijė tė mbarojė kėngėzimin e tė gjithė guralecėve tė buztrotuarėve pėrgjatė rrugės sė pafund pėr nė shtėpi, pas gjithė asaj pune tė lodhshme si pjatalarės, orėve tė para tė mėngjesit tė sė martės, nė hotelin “Interkontinental”.

 

01.2004

 

 

KOPSHTI  I  HIJEVE

 

 

Dikush mė ndjek, mendoi vajza dhe shpejtoi nė rrugicėn “Psaras”. Ajo ėshtė njė rrugicė jo shumė e rrahur nga njerėzit, me dyer tė frikshme shtėpish dykatėshe dhe degė portokallesh qė, tė varura nė muret ndarėse tė tyre, duken sikur do tė tė kapin nė vrapimin tėnd, tė dalėsh sa mė parė nga ky vend aspak mikpritės.

Ėshtė errėsirė nė kėtė rrugicė, ndriēimi mungon krejtėsisht, as hėnė nuk ka sonte.

Vajza kėrcet takat prej spille, i kėrcet edhe mė shumė kur sheh diēka qė i ngjan njeriut nė atė rrėmujė hijesh.

Duhet tė jetė ai, mendoi, mos ndoshta mospranimi im e fyeu? Apo ėshtė njė nga ata tė zakonshmit, qė po panė njė vajzė me veshje eksituese nė rrugė i qepen hap pas hapi, duke hyrė nė rrobat e hijes sė tyre?

Mblodhi fuqitė bashkė me mendimet dhe kėrceu drejt portės sė vogėl me hekur tė ngjyer nė jeshile. Trokiti lehtė, asnjė pėrgjigje, trokiti fortė, porta kumboi me zėrin e hekurit tė jeshiltė.

Njė hije rrėshqiti nga brenda shtėpisė, dera u hap, doli njė burrė me fener.

-Kush ėshtė? - bėrtiti ai.

-Ma hapni, ju lutem, dikush mė ndjek, – u pėrgjigj vajza me zėrin e drithshėm.

Burri nuk u pėrgjigj menjėherė. Drejtoi fenerin nga fytyra e vajzės dhe kėrciti llozin e portės sė jeshiltė.

-Hyr dhe mė ndiq, – tha me njė ton tė prerė, ku nuk dallohej asnjė shenjė mikpritjeje.

Hoqi pallton e ngrohtė dhe u ul aty ku i bėri me kokė i zoti i shtėpisė. Aty ishte dhe tavolina nė tė cilėn vuri ēantėn e zezė, ku kishte gjėrat personale. Dhoma ishte e madhe dhe kishte oxhak.

Burri i tha se do shtrihej pėrsėri, nėse donte mund tė flinte nė kanapenė e bollshme tė dhomės sė pritjes. Ai rrotulloi kokėn si robot, futi duart nė xhepat e rrobės sė natės dhe, duke vėshtruar me admirim tė theksuar mashkullor fustanin e vajzės qė i rrinte aq lirshėm nė trupin e skalitur, lėvizi buzėt nė shenjė aprovimi.

-Jo, s’ka problem, mund tė rrini deri sa tė zbardhė. Nė kėtė rrugicėn tonė ka shumė errėsirė, askush nuk vjen tė vėrė dritė, vetėm hijet dhe qentė qarkullojnė natėn.

Atij iu hap goja.

-Tani ika, natėn e mirė, vajzė, – tha, dhe mbylli derėn duke hapuar ngadalė.

E vetme mendoi se tė shtrihej ishte njė zgjidhje e mirė, por mendimi se do tė ishte nė njė shtėpi me njė tė panjohur, e mbante tė lidhur nė atė karrike, qė i dukej si njė ishull nė mes tė atij oqeani hijesh.

Pas murit qė ndante dhomat filluan tė dėgjoheshin ca kumbime zėrash, mė pas disa gėrvishtje dhe mė vonė trokėllima tė ngadalta. Vajza u trondit, karrikja filloi tė lėkundej, gjendja nė dhomė e frikėsoi, i dukej se aty ku mė parė kishte gjetur oazin e saj, tani po shndėrrohej nė njė ėndėrr tė llahtarisur.

Jo, s’duhej tė lėvizte, ndoshta ato zhurma ishin pjellė e mendjes sė saj tė ēoroditur. Pas pak u dėgjuan dy goditje nė dritaren e sallonit, xhamat u drithėruan, u drithėruan dhe duart e saj, nga stomaku i vinte njė dhimbje e ngjashme me ēastet kur bėnte dashuri.

Hodhi sytė nė xhamin e dritares. Njė degė e gjelbėr portokalleje pėrplasej herė herė nė dritaren e sallonit, duke lėshuar njė ējerrje tė tingullit goditės qė pėrhapej frikshėm nė dhomėn e madhe.

U qetėsua disi dhe vendosi tė mos dėgjonte mė. Kapi veshėt me duart qė i dridheshin ende dhe vari kokėn nė tavolinė.

Trokėllimat pas murit dėgjoheshin edhe mė, por tani ishin fishkėllyese, sikur atje tė kishin hyrė zvarranikė. Nuk mundej tė qėndronte mė nė ishullin prej karrikeje. Kėmbėt e ēuan tek dritarja ku degėza e gjelbėr vazhdonte gėrvimėn e saj tė padurueshme.

Kopshti i portokalleve gjendej aty, veēse ajo s’dallonte gjė, shihte vetėm kopshtin e hijeve, me rrobat e tyre tė zeza dhe dorashkat e bardha.

I dukej ēudi se ku i kishin gjetur kaq shumė dorashka. Punė e tyre, mendoi. Pas njė ēasti mbėshteti ballin e vogėl pas xhamit tė ftohtė qė ia futi edhe mė tepėr tė dridhurat, vėshtroi duke i picėrruar sytė, derisa e dalloi atė, ishte aty, i mbėshtetur pas limonit tė vetėm, (mund tė ishte dhe portokalle, por asaj i pėlqenin mė shumė pemėt e limonėve). Kishte veshur hijen e tij, (i rrinte pakės e gjatė), dorashkat i kishte tė bardha, por ajo qė e dallonte nga hijet e tjera ishte njė beretė fosforeshente qė po e verbonte vėshtrimin e vajzės.

Ē’pamje, mendoi vajza. S’duhet tė jetė e vėrtetė, jo. Doemos ėshtė fantazia ime, ai nuk ekziston dhe bėri pėr nga dera ku kishte dalė burri.

Mendoi ta zgjonte, t’i tregonte hijen e atij djaloshi, qė ajo ia kishte refuzuar dashurinė. Duhej ta shihte atė vezullim, dorashkat dhe beretėn e bardhė, rrobat e zeza qė shkriheshin nėn atė shndritje ireale. Por kėmbėt ndaluan, s’kishte guxim, as besim, se ai burrė do ta besonte dhe as se do ta shikonte atė pamje ashtu siē e shihte ajo. Dhe mė e keqja do e hidhte pėrjashta nė atė rrugicė, ku nata ishte njė mbretėri hijesh me rregullat e tyre.

I vetmi mendim qė i erdhi nė kokė ishte tė ulej pėrsėri nė karriken e saj shpėtimtare. Aty ndoshta do tė qetėsohej dhe mund ta merrte dhe gjumi.

Vuri re se trokėllimat dhe ajo fishkėllimė zvarranikėsh pas murit kishin heshtur, ndėrsa gėrvima e degėzės sė gjelbėr tė portokalles ende s’pushonte. Megjithatė tani ishte mė e qetė. Ajo drithėrimė dhimbjeje po e linte dalėngadalė.

I vinte gjumė. Vari kokėn nė tavolinėn e madhe.

 

Dikush e preku nė sup. Ishte burri i cili iu duk mė i ri se natėn e kaluar.

I tha tė kesh kujdes, tė mos kalosh natėn nė rrugicėn “Psaras”.

Ajo e falenderoi duke hedhur ēantėn e zezė personale nė krah dhe bėri tė dilte pas burrit nėpėr korridorin e gjerė tė sallonit. U gjend nė kopshtin e portokalleve, ku ēuditėrisht pa se kishte vetėm njė pemė limoni dhe nė tokė, tek rrėnjėt, qėndronin dorashka dhe njė beretė e bardhė. Nuk foli, as e pyeti burrin pse gjendeshin aty. Prania e burrit e tmerroi tani mė shumė se nata. U largua e shoqėruar nga gėrvima e shulit tė portės sė hekurt me ngjyrė jeshile.

Takat prej spille gjėmonin pak, pasi zėrat po zgjoheshin, duke i lejuar hijet tė flinin.

 

11.2003

 

 

MACJA KRIMINELE

 

 

Atė ditė dimri, kur dielli digjte me 20 gradė dhe pemėt ēelnin si nė pranverė, macja "klandestine" e hotelit pesėyjor, bėnte banja dielli, pėr shtatė palė qejfe, nė tarracėn e katit sipėror, atje ku era tė shkundte nga ēdo anė dhe ndiheshe si nėn pushtetin e ca ventilatorėve tė pėrbindshėm.

Pasi nxori nga ato kakėrdhitė e saj tė zeza, si ca gjysmėhėnėza tė vogla, nė ēdo sipėri e fjetore, pasi bėri rrėzimin e gotave tė braktisura gjatė mbarimit tė turnit tė mbrėmjes, pasi gėrvishti anė e mbanė celofanin mbėshtjellės tė biskotave nė karrocat mbajtėse, pasi u spėrdrodh sa andej kėndej nėpėr pjatat e lara, filxhanėt e kafesė dhe tenxheret e tiganėt, u hodh me njė kėrcim rrufeje, drejt e nė karrocėn llozhrambledhėse tė Vangjelit.

Barku i "Kritikosit", qė ishte i madh sa njė mal, e ndjeu shtytjen e asaj gjėje dhe nė ēast mėrmėrit me zėrin e tij tė famshėm prej "palikari" "Ua hodhe edhe sot, /ty moj, kurrė s'tė kapin dot".

Ndėrsa pret ashensorin pėr tė marrė hedhurinat e katit -2 apo "Banke-sė" siē quhet nė gjuhėn e hotelit, pasi pėrballet me Niko "pėshpėsin" apo "paspatin", siē e thėrrasin nė tė folmen e hotelit, qė i afrohet me kėmbėn e ēalė tek veshi e i rrėfen se si filanit i fluturoi gruaja dhe ia la nė derė tė dy fėmijėt e mitur dhe se si filanen e ndau burri se nuk dinte tė gatuante gjellėrat e tij tė preferuara, ia kėput njė tė qeshure qė gjėmon duke i thėnė "pėshpėsit" ik se mė "vdiqe" tani, fut, duke manovruar me mjeshtėri karron e gjatė prej hekuri tė ngjeshur tė zi, nė ashensorin e tretė, djathtas, pikėrisht atėherė, del nga porta e repartit "Omikron" Babi, pėrgjegjėsi i kamarierėve, duke pėrdredhur si gjithnjė atė zinxhirin e hollė e tė gjatė qė ua pėrcėllon tė pasmet kamariereve, sidomos atyre bukurosheve ose "kuklave", siē u thonė nė dialektin e hotelit, i bėrė i kuq nga inati, mėrmėrit: "po tė kapa..." dhe: "Do tė ta kėpus kokėn si pulė...",

-"Ej Vangjeloo.., e pe gjė atė macen"? -i bėrtet gati nė tė mbyllur tė portės sė ashensorit dhe Vangjeli me zėrin e tij prej basi kėput njė: -"jo, as sot s'e pashė gjėkundi, palaēon..." -dhe sėrish gjėmon po ajo e qeshur, qė pasohet po nga njė mori tė qeshurash kamarierėsh, pjatalarėsish, pastruesish, barmanėsh, pėrgjegjėsish e lloj lloj punonjėsish qė kėngėzonin korridorin e hotelit stėrmadh.

Vangjeli, pasi del nga ashensori, duke manovruar si pehlivan karrocėn hedhurinangrėnėse qė e ka turirin tė gjatė si feēkė elefanti, pėr tė mos ta pėrplasur pas ndonjė muri apo kėmbe, si ēdo ditė mėrmėrit me zė tė lartė njė nga ato kėngėt e tij tė preferuara, pasi i thotė Maries, qė shėrben nė repartin e njerėzve me rėndėsi, apo V.I.P.-ėve siē shkruhet nė atė tabelėn me dritė tė kuqe, se sot ėshtė bėrė si "Perėndeshė", pasi hap derėn e rėndė tė hapėsirės ku depozitohen hedhurinat, apo siē shqiptohet nė gjuhėn e hotelit "Ramb-ės", pasi shkarkon ata koshat e mėdhenj e tė rėndė me mbeturina, qė ta bėjnė mesin tė ulėrijė, pasi i thotė maces, -dil tani se na i morėn tė keqen edhe sot, pasi e ndjek me nxitim dhe i bėrtet, -ik, ik, se do vijė ndonjė dhe na del boja pastaj, vėshtron i kėnaqur, me sytė qė i ndrijnė nga hareja, se si macja, si mace qė ėshtė, kacaviret sa tė hapėsh e tė mbyllėsh sytė nėpėr ca vrima e tė futura, nėpėr ca tuba e xhepe, nėpėr ca shkallė e "fotagogo-ra" dhe me peripecira e sakrifica, mė nė  fund ia del tė mbrijė nė katin sipėror, pasi kalon duke u tundur e shkundur si zonjė e rėndė hapėsirėn a pamasė tė tarracės, ulet pikėrisht aty ku ėshtė zhezlongu luksoz veshur me lulka e shiltera ngjyra ngjyra, aty ka kohė tė shijoj diellin, tė ėndėrrojė kohėn e artė, kur bridhte si vagabonde rrugėve pėr tė jetuar, kur u jepej maēokėrve qė me vėshtrimin e parė, kur plaka e shtėpisė sė bardhė me tjegulla tė kalbura e bėnte bijė nė shpirt dhe e jargaviste ēdo minutė me dashurinė e saj tė ēuditshme, kur hante dhe pinte ē'tė gjente dhe koha pėr dashuri i mjaftonte e i tepronte.

 

Pasi kishin lėnė pas njė orė punė, tre pjatalarėsit e hotelit me pesė yje tė veshur si gjithnjė me atė "kostumin" e bardhė prej kirurgu, aq sa repartet e tjera u a kishin ngjitur nofkėn "mjekėt", tė rreshtuar pėrballė Babit, drejtorit tė kamarierėve, rrinin si tė zėnė nė faj, pėr punėn e asaj maceje qė pėrmirte ku tė mundej dhe as qė i bėhej vonė se lanxhierėve, siē u thoshin nė gjuhėn e hotelit, do t'ju duhej tė duronin atė fjalim ēerek orėsh mbushur me "ju" e fraza tė tilla si: "ju jeni heronjtė e hotelit, pasi po tė mos i lani ju pjatat, gotat, pirunjtė e lugėt nė kohė, ky hotel paralizohet, nuk punon, pra ju jeni shembulli mė i mirė pėr tė gjithė tė tjerėt edhe pse ju jeni shkalla mė e ulėt nė kategoritė e punonjėsve, prapė ju dhe vetėm ju e meritoni tė..., ju...", Niko "pėshpėsi-t", s'po i durohej mė dhe pasi iu afrua Nenjos, egjyptianit me sytė e kuq nga pirja gjatė natės me nargjile, i tha me zė tė ulėt: "kėtė e dimė qė ėshtė trap i lezetshėm, por sot qenka nė formė" dhe pasi rrotullohet nė anėn tjetėr i del pėrpara veshi i Vangjelit dhe i mbetet merak qė edhe ky vesh nuk e dėgjoi atė shprehjen e tij tė famshme nė lidhje me atė trapin e lezetshėm qė sonte qenka nė formė.

Nė veshėt e Nikos u ngulit vetėm fraza e fundit e Babit: "gjejeni dhe hoteli do t'ju a dijė pėr nder" apo diēka e tillė, nuk e mbante mend mirė dhe ndėrsa Babi largohej duke rrotulluar gjithnjė atė zinxhirin qė pėrcėllonte fort, sidomos kur gjuante nė tė ndenjura bukuroshesh, tė tre pjatalarėsit mendonin se si ai goxha hotel trembej nga njė mace dhe nuk kishte mundėsi ta gjente atė kafshė tė vogėl e qaramane qė ia fuste ulėrimės pėr dashnorė.

Nenjua, pasi bėri dy tre lėvizje, sikur ikte, sikur vinte, sikur kthehej, pasi rrotulloi kokėn herė majtas e herė djathtas, pasi hapi gojėn dy tre herė dhe fėrkoi sytė herė me dorėn e majtė e herė me dorėn e djathtė kėputi: "kėtė macen s'e kapėn dot as agjentėt e FBI-sė dhe as tė CIA-s kur erdhi ai qė ishte presidenti i botės dhe jo ta kapim ne", aman ēfarė na tha. Vangjeli kėputi njė nga ato "bubullimat e tij vrasėse" (qė pak i ngjajnė tė qeshurės), me atė zėrin e trashė prej basisti dhe filloi t'i thoshte Nikos se duhej tė bėnin sikur kėrkonin, pasi ky "trapi i lezetshėm", do tė vinte sėrish pėr kontroll dhe ishte mirė t'i gjente duke kėrkuar. Nikua pohoi me kokė dhe ndėrsa u ul nė gjunjė pėr tė parė se mos ishte nėn banakėt prej hekuri ku vendoseshin pjatat, s'e vuri re Babin tek afrohej nga pas dhe filloi tė thoshte se: "kėtė macen po e kėrkonin, ashtu siē kėrkonin gjermanėt nė kohėn e luftės ēifutėt" dhe filloi tė qeshte edhe vetė i ndjekur nga njė mori tė qeshurash tė Vangjelit, tė Nenjos dhe nga e qeshura prej femre e Babit, qė sapo ishte rikthyer, pėr tė ikur sėrish pak mė vonė, i cili me kėtė i vuri vulėn asaj thėnies: "kėtė e dimė qė ėshtė trap i lezetshėm, por sot qenka nė formė".

Pasi Nikua, Vangjeli dhe Nenjua kėrkuan e kėrkuan pėr mė shumė se njė orė nėn karrige, nėn banakė, nėn karrocat pesėkatėshe qė transportonin pjatat e gotat, nėn stendat e rėnda tė sallave, nėn koshat e mėdhenj plastikė tė llozhrave, nėn tavolinat e ndritshme dhe raftet varur gjithandej, u lodhėn dhe vendosėn tė marrin vendimin unanim qė macja ishte mė e fortė se ata, se macja mund tė ishte me siguri njė fantazmė, qė zhdukej dhe dukej, kur dhe si t'i donte qefi, se ishte njė pėrbindėsh me ca dhėmbė tė mėdhenj e tė mprehtė e me ca kthetra prej skifteri qė po t'i bije nė dorė dinte vetė se ē'tė punonte.

Nenjua bluante gjithmonė nė kokė tė njėjtin mendim se si ka mundėsi qė t'u ketė shpėtuar kjo mackė gjithė atyre agjentėve specialė tė huaj, atyre mjeshtrave dy metroshė e tė pajisur gjer nė dhėmbė me teknologjinė mė tė mirė qė ka sot bota, sesi kjo mackė u tregua kaq trime, kaq e "padukshme", kaq e zgjuar".

Vangjeli qė kishte kohė pa folur tha: "unė e di sekretin e saj, nuk ėshtė vetėm njė mace, janė njė lukuni, pasi s'mund tė shpjegohet se sot ėshtė kėtu dhe atje, nesėr atje dhe kėtu, prandaj ne i shohim kakėrdhitė kudo, kėto janė tė dhjera lukunie"

Nikua mohoi me kokė, lėvizi duke ēaluar dy hapa drejt telefonit pėr tė lajmėruar Babin dhe tha"jo, jo, unė e di sekretin, por nuk jua them se kam frikė mos ėshtė ogur i keq pėr lloton qė kam hedhur sot nė mėngjes".

Pasi Nikua ngriti receptorin dhe filloi tė raportonte lajmin e rėndėsisė sė lartė se macja nuk u gjend, pasi Vangjeli filloi tė mblidhte si gjithnjė hedhurinat e tij, pasi Nenjua iku pėr tė shkėlqyer me ilaēin pastoz bakėret e tij, u dėgjua zėri i Nikos qė mbylli bisedėn me atė frazėn e tij tė famshme se Babi nuk qenka vetėm njė trap i lezetshėm dhe nė formė, por na qenka dhe njė pordhac i lezetshėm qė i shkojnė na nga frika e njė maceje, qė kushedi pse, pėr tė, duhej tė ishte diēka mė shumė se njė bishė e egėr, diēka mė shumė se njė pėrbindėsh me dhėmbėt e saja tė mprehta, diēka  mė shumė se njė fantazmė frikėmbjellėse, ndoshta ajo pėr drejtorin e kamarierėve duhej tė ishte kriminele, po, njė mace kriminele.

Nikua nėnqesh, hapon pėrsėri, me ato hapat e tij tė ēalė dhe bindet qė kėtej e tutje Babin ta pagėzojė drejtori pordhac i kamarierėve. Kurse Vangjeli, pikėrisht Vangjeli do tė qeshė me tė madhe, sepse asnjeri nuk ka kuptuar qė tani ai po nxjerr shėtitje atė kriminelen ... .

 

02.2007

 

 

DONALD  WANDREI

 (Shkrimtar amerikan, lindi nė Minesota mė 1908, nė qytetin San Pol)

 

 

 

SYRI  DHE  GISHTI

 

 

Nuk ishte as i kėnaqur as i dėshpėruar kur u ngjitej me vėshtirėsi tė pesė kateve qė tė ēonin nė dhomėn e tij. Megjithatė sytė i pėrcėllonin si ēdo mbrėmje mbas njė dite tė pambarueshme pune nė njė nga dyqanet e mėdhenj tė qėndrės.

Ishte mėsuar tashmė me zėrat shtriganė tė klientėve, qė pėr tetė orė tė tėra ia lodhnin veshėt pa mėshirė. Dhe ishte i detyruar tė vishte pėr maskė njė fytyrė tė patrazuar, tė rrinte nė kėmbė duke buzėqeshur me mirėsjellje, tė nėnshtrohej e tė shpjegonte. Kishte kohė qė nuk mendohej pėr asgjė. Megjithatė ky automatizim i lėvizjeve dhe i qėndrimeve pranonte disa variacione qė e bėnin  qėnien e tij pothuaj tė pranueshme. Por shkėlqimi qorrues i dritave e fshikullonte pa mėshirė.

Arriti nė krye tė shkallės sė katit tė dytė. Errėsira qė mbretėronte nė shkallė e qetėsonte. Tė nesėrmen do tė merrte rrogėn. Njėzetė e pesė dollarė. Mjaft pėr tė kaluar njė javė mė shumė. Nė qoftė se ndonjėherė pagesa shoqėrohej nga njė zarf i vogėl roz, qė tė gjithė punonjėsit i trėmbeshin, atėherė do tė mund tė mbante dhe nja tre javė, duke prerė “shpenzimet e tepėrta” dhe “duke harruar” tė paguante qiranė. Tė themi tė drejtėn, tė gjitha kėto nuk i kishte shumė tė qarta nė tru: pesė vjet nė tė njėjtėn punė e kishin standartizuar aq shumė, sa as qė bėhej fjalė mė t’i shpėtonte rutinės.

Nė katin e tretė i buzėqeshi me mirėsjellje njė gruaje qė zbriste shkallėt. E njihte nga pamja dhe shpesh i vinte t’i fliste, por fatkeqėsisht nuk dinte emrin e saj. Nė katin e katėrt qėndroi. Mos kishte harruar gjėsend? Jo. Nė dorė kishte gazetėn e darkės dhe nė xhep pastėn e dhėmbėve. Sa pėr rrobat e brendshme, do tė shkonte t’i merrte mė vonė. Ashtu siē rrinte i palėvizshėm poshtė globit tė ndritshėm tė shkallės, tė jepte pėrshtypjen e njė njeriu tėrėsisht tė zakonshėm. Brėnda nė morinė e njerėzve nuk do e vinte re njeri. Sapo ikte nga dyqani, bėhej njė burrė i turpshėm, i trėmbur, i padukshėm, aq sa edhe ai vetė me vėshtirėsi do e njihte veten, sikur ta shihte rastėsisht nė pasqyrė, do ta kishte tė zorshme tė dallonte pamjen e vėrtetė tė tij.

Arriti nė tė gjashtin. Dera e apartamentit tė tij mbyllej me njė ēelės tė vjetėr qė nuk ia arrinte dot kurrė ta hapte me herėn e parė. Kėtė herė i mori kohė tė kthente e tė rikthente ēelėsin. Sapo hapi derėn, shtriu dorėn tek ēelėsi i dritave, llampa ndriēoi dhomėn dhe atėherė mbylli derėn pas tij me njė shqelm tė befasishėm. Sipėr tavolinės, nė qendėr tė dhomės, gjendej njė sy njeriu. E vuri re menjėherė, sepse syri e gozhdonte.

Ndihej keq. Kishte shumė pak miq, nuk i ēmonte aspak kėto lloj shakarash. Duke pėrjashtuar sigurisht nėse autori ishte njė nga ata djemtė e ndyrė qė ngjisnin-zbrisnin gjithė kohėn shkallėt. Po, pa dyshim, ky ishte dhe shpjegimi mė i mirė, mendoi me lehtėsim. Dhe ndėrsa pyeste veten se si ndėrhyrėsi ia kishte arritur tė dhunonte derėn, mekanikisht iu afrua tavolinės dhe kapi syrin. Nė tė njėjtin ēast kishte pėrshtypjen se pllakosi njė heshtje e rėndė, aq sa dallonte ecjen e njė miu tė ēmėndur brenda nė mur. Mė vonė njė britmė e zvarrė e pėrpiu tė tėrin dhe timbanėt filluan t’i lėkundeshin, thua se i godisnin ēekanė.

Syri ishte i gjallė, i lėngėt dhe prekja e tij e mbushi me frikė.

E lėshoi. Syri ra mbi tavolinė butėsisht, u rrokullis, qėndroi prapė i palėvizur dhe e gozhdoi. Njė lėng ngjitės bashkonte pėllėmbėn e tij me gishtin tregues. Bėri njė hap prapa pa ia shqitur pėr asnjė ēast shikimin syrit. Nga njėra anė vetėtima i shponin timpanin dhe nga ana tjetėr intervale tė mėdha heshtjeje e ngjeshnin pa mėshirė.

Syri e vėzhgonte i pashprehshėm tė zmbrapset. Duke ecur gjithmonė nga pas, ra mbi njė karike dhe u  pėrmbys. E gjithė dhoma rrotullohej dhe, ashtu siē rrokulliseshin objektet, vėshtrimi i tij ra mbi njė filxhan. Atėherė kujtoi kartonin qė vuri brėnda nė kuti me letrėn e korespondencės.

Me filxhanin nė njė dorė dhe kartonin nė tjetrėn mblodhi tė gjithė kurajon e tij dhe iu afrua tavolinės. Syri vazhdonte ta gozhdonte me njė dendėsi tė ēuditshme, me shprehje serioze, sikur tė donte t’i transmetonte mesazh. Pėrmbysi filxhanin dhe mbuloi nxitimthi syrin. Kartoni, duke rrėshqitur pothuaj pa zhurmė, u fėrkua nė mbulesėn e rrudhosur tė tavolinės dhe u fut poshtė kupės. Diēka filloi tė lėvizė nė brendėsi tė burgut tė vogėl qė kishte sajuar. Ngriti kartonin me filxhanin pėr ta puthitur mė mirė nga lart dhe doli nė shkallė. Poshtė, nėn porcelan, shpėrndahej njė vringėllimė e pėshtirė qė ngjante me zvarritjen e ngadaltė tė njė kėrmilli. Njė lloj nxehtėsie, qė e depėrtonte kartonin, i digjte me dhimbje tė padurueshme pėllėmbėn. Futi kartonin dhe filxhanin nė llozhra. Nga lart vuri njė tullė qė tė pengojė “gjėnė” tė ikė. U kthye nė hyrjen qėndrore tė ndėrtesės. Ndjeu qė shkallarja t’i lartėsohej dhe t’i gardhojė rrugėn si njė pengesė e padukshme qė nuk do tė kishte kurrė forcėn ta kalonte. U largua pa patur kurajo tė shikonte pas. Sorollatej duke ēapitur ngadalė nė trotuare, pa ditur fare nėse nė kalimin e tij takonte kalimtarė. U befasua kur vuri re qė ecte me hap zyrtar. Vazhdonte brėnda nė errėsirėn e natės qė ndėrpritej me intervale ritmike nga tufa tė ndritshme tė fanarėve. Alternativat e vetėtimave dhe e heshtjes absolute i bėnin veshėt e tij tė dhimbnin. Kur, duke ngritur kokėn, u gjend prapė nė hyrjen e shtėpisė sė tij, nuk kishte ide se sa kohė kishte kaluar. I sfilitur nga lodhja mendoi se kishte pėrshkuar kilometra pa e kuptuar. Veēse tani po fillonte tė shuhej veprimi i ankthit tė tmerrshėm qė kishte jetuar. Kėshtu, duke ndjerė zgjimin e rifituar, pyeste veten se si mundi tė besonte qė ishte i vėrtetė njė episod i rastėsishėm i cili nė tė vėrtetė nuk kishte asnjė lloj lidhje me jetėn e tij.

Me shumė mundim filloi tė ngjiste pėrsėri tė pesė katet. Dora e tij, qė shtrėngonte parvazin e shkallėve, e ndihmonte tė kacavirej. Druri ngjante rrėshqitės, si tė ishte i vaditur  nga lagėshtira. Atmosfera duhej tė ishte jashtėzakonisht e nxehtė, sepse ndjente pikla djerse t’i rrokulliseshin ballit.

Kur arriti nė katin e tretė, zemra filloi t’i rrihte ēmendurisht, vazhdoi megjithatė tė ngjitej, duke kaluar panikun qė e zotėronte. Mė nė fund arriti pėrballė derės sė tij dhe qėndroi afėr saj tė pėrgjojė. Dėgjoheshin zhurmat e zakonshme tė pallatit tė vjetėr. Mos kishte dėgjuar dhe gjė tjetėr? Tundi kokėn sikur tė donte tė tregonte mospėrfilljen me tė cilėn pėrballonte kėtė ide tė ēuditshme. Duke u pėrpjekur tė rimarrė frymė, vuri re se ēelėsi nuk rrotullohej. Shpejt u kujtua se duke dalė kishte harruar tė kyēte derėn. Uli dorezėn. Duke parė dhomėn tė ndriēuar, u trėmb. Megjithatė, iu kujtua prapė se duke sjellė syrin, kishte harruar tė shuante dritėn. Duke hyrė qėndroi i paralizuar nga frika. Dera u mbyll vetė pas tij dhe zhurma arriti nė veshėt e tij si njė shpėrthim nė shkretėtirė. Njė dorė varej nė ajėr. Njė dorė, gishti tregues i sė cilės tregonte dritaren e hapur. Nė vendin, ku rregullisht duhej tė ishte e lidhur me trupin, dalloheshin pastėr damarėt, mishi, tendinat, kockat. Megjithatė, dora nuk ishte e gjakosur. Sido qė tė ish, nuk gjėndej as krah as trup. Dhe mbi qilim nuk kishte asnjė njollė.

Shikonte dorėn me tmerr. Njė tmerr i verbėr, absurd, i tėrėsishėm. E pa tė dridhet dhe tė kthejė gishtin tregues mbi tė. Ishte njė dridhje e qetė, aspak e nxituar, e pamėshirshme, si ikja e kohės.

Donte tė largohej duke vrapuar dhe tė mos tė kthehej kurrė. Ndėrkaq gjeti fuqi tė pėrballonte kėrshėrinė. Nga rruga dėgjoheshin rrotat e njė makine qė shkundej mbi kalldrėm. Ajo makinė nė tė vėrtetė e bindi tė mos ia lėshojė vėndin njė shfaqjeje skandaloze e tė pastėr. Dinte mirė se, nė se ikte duke braktisur pėrfundimisht terrenin, nuk do ia dilte mbanė kur tė largonte nga mendimet e tij kėto fenomene tė pashpjegueshme.

Hodhi njė hap duke u dridhur, duke iu marrė fryma. Dora qė varej nė boshllėk tregonte atė. Pėrparoi edhe mė, por dora qėndroi me ngulm nė vėndin e saj. Ndėrkaq gjithė objektet e tjera humbnin nga fusha e tij e shikimit. Dritat dhe hijet zhdukeshin, duke e lėnė tė pėrballet me njė dorė. Duke mbledhur tė gjitha fuqitė e tij, rrėmbeu dorėn qė ta hidhte jashtė nga dritarja. Nė ēast gishtėrinjtė e pėrqafuan nga krahu qė ta tėrhiqnin drejt dritares. I magjepsur dhe pa zė nuk kundėrveproi menjėherė. Kur e preku, dora nuk ishte as e gjallė, as e vdekur, nuk ishte as e nxehtė, as e ftohtė. Ishte njė prekje ankthi. Dikush mund tė thoshte se ishte njė objekt qė bėnte pjesė nė njė perandori fantastike ardhur as nga toka, as nga njė botė ireale, por nga njė gjithėsi  tejpafund.

Ndėrkaq, qė nga hapi i dytė ndaloi dhe u tėrhoq nė kėndin e tij. Pėr fat tė keq edhe dora u largua nga dritarja, sikur tė notonte nė njė det tė padukshėm. Gishtat nuk ia lėshonin krahun, vetėm treguesi u ēmbėshtoll si njė krimb. Atėherė burri vendosi tė luftojė. Rrėmbeu gishtin tregues dhe e shkundi dhunueshėm, qė tė shqiste nga vetja gishtėrinjtė e tjerė. Ndėrsa gishti tregues pėrpiqej tė kapej nė pėllėmbėn e majtė tė tij, burri e qėlloi me grushtin e djathtė, e dėrmoi me tėrbim dhe mė nė fund ia arriti tė ēlirohej. Mė pas u tėrhoq i sfilitur. Nė gojė kishte shije kripe.

Dora u shtri dhe rifitoi vendin e mėparshėm. Burri ndjeu duart e tij tė dridhen, megjithėse trupi i qėndronte i palėvizshėm si gur. Nėse “objekti i mėnjanuar” do ta kishte sulmuar hapur, domethėnė do tė ishte pėrpjekur ta persekutonte, ta shtypte, atėherė burri do tė kishte mundėsi tė vepronte. Por ajo gjė qė i hiqte ēdo mėnyrė tė mbronte veten ishte siguria e frikshme e objektit. Dora kėmbėngulte me vendosmėri, por pa kėrcėnuar. Priste pa u nxituar, sepse pa dyshim e priste pėrjetėsia.

Njė peshqir i tėrhoqi vėmėndjen. Pa ia hequr vėshtrimin kundėrshtarit tė tij, e mbėrtheu nga ana e pėllėmbės. Treguesi lėvizi befasisht. Burri hodhi peshqirin mbi “objektin mėnjanues” dhe ia kapi me shpejtėsi gjymtyrėt me shpresėn se i burgosuri s’do tė kishte kohė tė shpėtonte. Ndėrsa lidhte cepat me njėra tjetrėn, ndjente njė peshė dhe njė gurgurimė tė dalė nga brendėsia e pakos. Zbriti tė pesė katet si nė njė ėndėrr tė keqe. Nė peshqirin qė shtrėngonte poshtė krahut tė tij, njė organizėm i gjallė luftonte: gishtėrinj kontrollonin brinjėt e tij. Kur arriti nė katin e parė, treguesi filloi tė rrihte me ritmin e zėmrės sė tij dhe, kur pėr njė sekondė ndaloi sė rrahuri, ndaloi sė rrahuri dhe treguesi. Kur arriti pėrballė llozhrave, burrit iu fut kureshtja tė ngrinte filxhanin pėr tė parė nėse syri gjendej ende atje. Por frika e tė mėsuarit ishte mė e fuqishme se frika e tė mos diturit. Lidhi mė shumė peshqirin, e hodhi nė llozhra dhe u largua me nxitim, i lumtur qė nuk ndiente mė fėrkimin e copės.

Vetėm njė burrė mund ta ndihmonte: doktor Beni, njė psikiatėr qė rrinte pak mė poshtė. Doktori nuk kishte pamje tė kėnaqur, sidomos kur e ngrinin nga krevati natėn. Nė fillim si shtrig, pastaj i menduar, i xhindosur por edhe i ēuditur, pranoi ta shoqėronte.

“Kur t’iu vėrtetoj se kėto lloj fenomene janė pjellė e fantazisė tuaj, do tė mundeni tė flini”, tha me ton qetėsues.

“Sigurisht, fantazia mund tė rikthehet, por atėherė do tė jeni nė gjendje tė duroni tronditjen, sepse do tė dini qė nuk ėshtė vetėm njė fantazi. Nė njė farė mėnyre unė do tė dėshiroja qė kėto fantazi tė ishin tė vėrteta. Ē’ndjenjė pėr kolegėt e mi tė dashur! Por kėto gjėra nuk ndodhin nė tė vėrtetė. Kėshtu nuk ėshtė?”.

“Megjithatė, mundet. Pėrse tė mė ndodhin mua dhe jo tė tjerėve? Juve, pėrshėmbull?”.

Doktor Beni nuk dha pėrgjigje.

Rruga plotėsisht e zbrazur nė atė orė kumbonte hapat e tyre. Ishte njė tingull i pėshtirė, hiperbolik, por dhe solemn, sa njė ecuri drejt varrit.

Duke arritur nė katin e pestė, doktorit iu mor fryma fare. Pa dyshim zėmra e tij nuk ishte e mėsuar me kėto ngjitje. Me padurim priste nga shoqėruesi tė hapte derėn. Hapja e derės mori kohė tė bollshme, sepse nga njėra anė i dridheshin duart dhe nga tjetra kishte harruar se dera nuk ishte e mbyllur.

Kur mė nė fund dera u hap, pamja e dhomės e la si tė ngurrosur nė shkallare. Disa orė ishin tė mjaftueshme qė tė ndiqnin zakonet e vjetra tė tij. Kishte harruar dy herė tė shuajė dritėn dhe tė mbyllte derėn.

Si do qė tė ishte puna, syri ose njė sy, gjendej mbi tavolinė.

E pa menjėherė, sepse e gozhdonte.

E tregoi me gisht dhe nxori njė britmė, ndėrkaq asnjė zė nuk u dėgjua. Pėr tė dytėn herė u pėrpoq tė fliste, ndjeu ajrin tė pėrshkrojė me  shpejtėsi tė ēmėndur grykėn e tij, duke prodhuar njė pėshpėrimė qė mezi dėgjohej.

Doktori kthehu kokėn me ngadalė. Hezitues, ngjante sikur tė donte tė vizitonte tė sėmurin e tij. Por vėshtrimi i tij ngeli i gozhduar te syri.

Mė nė fund, psikiatri eci me hapa tė vendosur duke shtrėnguar vetullat.

“Pa shiko!” thėrriti. “Nuk mė befason mė tronditja juaj. Sigurisht, kam pėr detyrė tė them se ėshtė syri teknikisht mė i pėrsosur qė kam parė ndonjėherė. Gjithkush do tė qeshte. Ai qė e ndėrtoi duhet tė jetė njė artistė i vėrtetė!”.

Ngriti me dorė syrin nga tavolina. Njė shprehje e papėrshkrueshme pėshtirosjeje iu pikturua nė fytyrė. Mė pas, duke ndjerė syrin tė dridhej, gjithė pamja e tij u lėkund nga njė gjėndje tė vjellėsh qė e zotėronte. Mekanikisht ēmbėshtolli gishtėrinjtė. Syri rrėshqiti butėsisht dhe gozhdoi sėrisht burrin, duke injoruar doktorin. Doktori i mbetur pa zė e la vėshtrimin e tij tė shtrihej nga syri nė lendėn ngjitėse qė bashkonte kurrizin e dorės me gishtin tregues. Merrte frymė me vėshtirėsi. U drejtua me nxitim pėr nga dera. Njė zė e ndaloi.

“Prisni! Prisni! Shpjegoni ē’ndodh”

“Ē’ndodh?” pėrsėriti psikiatri dhe njė urrejtje e egėr u pasqyrua nė vėshtrimin e tij. “Unė nuk di asgjė. Dhe nuk dua tė mėsoj. Merrem me psikologjinė dhe me shėndetin shpirtėror. Rasti juaj nuk mė intereson. Mohoj dhe kundėrshtoj tė merrem me fenomene tė tilla. Sapo tė dal qė kėtej, do harroj qė iu dėgjova, qė erdha bashkė me ju nė kėtė dhomė, se diēka e frikshme ndodh. Qė nesėr nė mėngjes do i jap rregulla tė rrepta sekretares sime: nė asnjė mėnyrė mos t’ju caktojė takim. Nuk do t’ju pranojė kurrė. Nuk mund t’ju ndihmoj. Asnjė nuk mund t’ju ndihmojė. Problemi ėshtė juaji. Gjeni mėnyrėn ta zgjidhni. Pėrdorni ēdo lloj mjeti, mjaft qė tė jetė efektiv. Pra natėn e mirė dhe lamtumirė!”.

Dera u mbyll. Dėgjoi hapat e doktorit qė largohej. Tingulli ndaloi shpejt, u zhyt brėnda nė heshtjen e qytetit tė fjetur.

Njė pshehrėtimė i doli nga gryka duke u kthyer.

Mbi tavolinė syri e gozhdonte pamėshirė.

Nė ajėr varej akoma dora, me treguesin tė tendosur tė tregojė dritaren e hapur.

Vazhdoi njė hap. Menjėherė dhe dora lėvizi drejt tij. Objekti jashtokėsor dukej sikur zotėrohej nga njė moskokėēarje dhe nga njė siguri ēnjerėzore qė e hipnotizonte.

Vazhdoi dhe iu afrua perdeve. Nuk guxoi tė shikojė pas tij nga frika mos ndoshta pėrballet prapė me dorėn dhe syrin.

Perdet u frynė nga ajri qė bėri trupi i tij nga hedhja nė boshllėk.

 

Pėrktheu Andi Meēaj

 

 

TREGIME TE SHKURTRA NGA ANILA XHEKALIU

 

 

Anila Xhekaliu u lind mė 1975, nė Laē-Bruē tė Matit, ka kryer studimet e larta pėr Gjuhė-Letėrsi, nė Tiranė, pas pėrfundimit tė shkollės sė mesme tė gjuhėve tė huaja, dega frėngjisht. Njė kohė punoi mėsuese e gjuhės frėnge, pėr t’u dhėnė pėrfundimisht pas angazhimeve nė median letrare shqiptare, pasionit pėr gjuhėn dhe letėrsinė frėnge, si dhe pėrkthimeve letrare. Ka botuar nė shtypin letrar, si nė: "Haemus", Mehr Licht", "Ars", dhe nė faqen internetike "Arspoetica”. Ėshtė autore e romanit: "Pėrftyra", (“Buzuku”, Prishtinė, 2007, ku ka nė proces botimi edhe njė vėllim me tregime dhe njė poetik), si dhe i romaneve tė pėrkthyera: "Nė strehėn e asgjėsė", tė Oliver Adam, (“Buzuku”, Prishtinė, 2009) dhe “Tamara”, tė Eeva Kilpi, (“Dituria”, Tiranė, 2007).

 

NUDO

 

Ēudi pse kam dashur vetėm te mendoj, madje ende bėj tė njėjtėn gjė pa heqė dorė prej kėsaj ēmendurie, kur duhej ta kisha bėrė me kohė. Por nuk jam njė e penduar.

E vetmja gjė qė has sapo tė hap sytė janė lėkura, shqisa, e nevoja pėr diēka. Nuk do tė mundja ta kuptoja jetėn pa trillin, nazet e pėrhershme, madje dhe veset kanė diē thelbėsore, tė pashpjegueshme e krejt tė duhur. E kuptoj mė sė miri kėtė para pasqyrės kur mundohem tė heq prej fytyrės ndonjė papastėrti tė shtuar prej kaosit tė brendshėm. E pra, dhe kjo i bashkangjitet ēudisė, sepse don me patjetėr me qenė pasqyra dhe krejt ajo ēka ėshtė shėmbėllyer nė tė. Pikėrisht ēasti qė nis e shtjelloj nė mendje se sa tė mėrzitshme jemi tė dyja.

Largohem prej aty pėr tė shkuar te rrobat qė duhet tė vesh pėr ditėn. Prap aty duart prishin radhitjen e tyre. I bėjnė sukull pa mundė me gjetė tė duhurėn. Kot zgjedh dy gjėra qė s`mė pėlqejnė bashkė me atė qė vrigėllon ajrisė se duhet bėrė ndonjė rrugė nga tregu pėr tė gjetur ndonjė gjė mė tė mirė.

Tėrheq derėn e banesės pėr t`u gjendur nxitimth mes dhjetra fytyrash tė panjohurish e automjetesh tė ndryshme. Ngjitem makinės qė do tė mė zhvendosė pėr diku tjetėr. Ky ėshtė ēasti mė fantastik. Pėrhumbė tingujsh tė zgjedhur pa shije pa mė bėrė pėrshtypje kjo pėrkundė mendimesh tė turbullta, ky mister i pakuptimtė pa tė papriturėn qė mban kureshtinė ndezur, arrij fundin e udhėtimit duke u ndjerė papushimtė sikur tė kem tė bėj me ndonjė mrekulli, duke e ditur plotėsisht se nuk kam asnjė lidhje fisnore me tė.

“Duhej t`ishe tjetėr, jo kjo, them me vete, apsolutisht tjetėr!”

Po ē`kuptim do tė kishte nėse do tė bėja tė njėjtėn gjė pėrsėri, do tė kisha lėkurė, ndijim e ēka prekin kėto tė dyja, do tė zhbirohesha nė pasqyrė me njėmijė trajta supozimesh, do tė ngėrdheshesha nė ēdo ēast tė fundit para saj, e prapė tė mendoja: “Ēudi qė ende mendoj, e jam tė gjitha veprimet e mia.”

“M`u hiq sysh! Kohėt kanė ndryshuar. Nuk janė mė kaq shumė tė ndjeshme.”

Madje ndjeshmėritė janė gati tė fshihen nga fjalorėt e tė pėrditshmes. Kanė migruar nė trajta absurdi. Janė thjesht nevoja minimale mbijetese dhe mėnyrat sesi vijnė i kanė fshirė plotėsisht format e para tė shfaqjes. Dhe vetė Narcizi tė ishte i kėtyre kohėve, nuk do ta besonte kurrė mitin e vet. As kurrkush tjetėr. Do tė ishte mjeran:

“Duhet tė ndihesh i lumtur i dashur, kjo kohė nuk tė don. Dhe nėse do tė kėmbėngulje pėr ta mbrritur lavdinė e dikurshme, gjithmonė nėse do t`ishe i pranishėm nė tė sotshmen, do tė duhej tė sakrifikoheshe pėr shumė gjėra, pa mundur tė ngjasohesh nė asnjė lloj pellgu, pėr tė mbrritė tė qenurit e njė grope ovale tė terur uji. Njė pritje si fillim e ujit, mbasandej e fytyrės sė bukur qė shėmbėllehet nė ty.”

Ka heshtje qė s`quhen heshtje, sado qė pipėtimė ajri s`ndihet. Madje heshtja e njė pikture ėshtė nga mė trazovaēet. Edhe ajo e xhamave, perdeve qė mbulojnė dritėn qė ndodhet mbas tyre, ndriēimi i llampės janė tė tilla. Gjendesh mes tyre e pafjalė. Provokuese mė shumė se portret tė dashuri, shikim i tij. Prekje e njė shqisė tė paprekshme turbullon pėrbrendėsitė e mendimeve tė fshehura. Heshtja ėshtė mė e mira pėr t`i ligjėruar. Por, nga pėrvoja kjo: sado tė pėrpiqesh pėr tė prekur me gishtėrinj drejtpėrdrejt burimin e njė shikimi nuk ia mbėrrin kurrė. Prek vetėm qepalla, qerpikė e hapsirėn rreth tyre: janė aq tė pėrtejmė sa kobalti i njė poēi llampe. Pėrshkojnė pa qenė tė prekshėm e praninė e tyre s`mundesh ta zhndrrosh kurrsesi nė njė ngjyrim pak mė tė zbehtė. Heshtė qė dhemb huton tejpėrtejsisht.

Transplant boshi, krevati i mėngjesit ende pa rregulluar nė pragmesditė duhet ta ketė humbur ngrohtėsinė qė ia ka falur kurmi yt. Ke frikė t`i afrohesh pėr ta shkundur njė pjesė tė tij. Heshtja e tij tashmė kthyer nė diē tė akullt, qė mbase po tė ish shkundur qė nė ēastin e parė do t`i bashkangjitej paqtė kėsaj pėrbotje qeniesh e orendish pa qenė rėndomtėsi bajate nė tė. Ajri lėvizės do ta kishte arnuar domethėnien e kurmit qė i ėshtė dashur njė natė e tėrė pėr t`u bėrė njėsh me teshat e shtrojės. Rroba e natės, diē intime, e gjerė, e bollshme ku fryma e lėkurės lėvrin si nė njė atmosferė pėr t`u kthyer nė tė nesėrmen e njė sendi tė pavlerė palosur buzė shtratit: krejt tepėrt nė komoditetin a rehatinė e paplotė.

 

Botuar nė numrin e fundit tė “Haemus”

 

PREJ DHEU!

 

Duket sikur s`i ka mbetur as gjurma fjalės. Gėnjeshtėr! Piramida fjalėsh, pyje piarmidash tė lashta. Kjo xhungėl frik prej kohėsh, e shkon nė mendje pirgje milingonash tė vockla tek pushtojnė hapėsirėn rreth njė pirgu dheu nė formė piramide, e madje pėrshkohesh prej tjetrės qė njeriu ėshtė e vetmja qenie e joshur prej kėtij insekti tė tokės. Dhe gjurma e vėrtetė e piramidave ėshtė e pranishme nė ēdo oborr shtėpie. Nuk din shumė pėr natyrėn e milingonave, ngaqė fjalėt e tyre janė aq afėr tokės sa duket sikur para se tė arrijnė njė vesh i pėrpin dheu, i fsheh thellėsive tė errėta tė saj, e nganjėherė ngjajnė fėmijėt e vetėm tė tokės. Trazon me diē tė ndodhur nė dorė folenė e tyre dhe ndjek hutimin, ngutjen e tyre pėr ta gjetur gjithmonė rrugėn, nė njė botė gjigandeske. Mbasandej mendon tjetėr gjė: sesi nė botėn gjigandeske vuhet kompleksi i vogėlsisė, se si nuk je i kėnaqur me pėrmasėn e tyre, me ēka u ėshtė dhuruar mė shumė milingonave, qenie tepėr tė brishta e krenare nė vogėlsinė e tyre, pėr t`u integruar nė njė piramidė. Tė lashtėt ia bėnin kėtė nder faraonėve. Sot po e njėjta gjė, kult qė errėson tė madhėrishmen e banesės sė qenieve mė tė pafajshme nė botė, atyre qė ecin nė kėmbė tė tė tjerėve, qė jetojnė ende njė botė gjigandeske. Sajon ca piramida, fjalėsh, dhe tė gjendurit nė strehėn e tyre nuk e di nėse tė gėzon a tė brengos, por e di mirė qė ato janė mė tepėr ca ndėrtesa qė u aviten banorėve tė tyre pėr pak grosh. Ato janė dhe ruhesh mos tė shkelin, kur ende s`e di me kė ka tė pėrbashkėt fati jot, me atė tė njė milingone apo njė faraoni? Nuk e din dhe nuk bėn pėrpjekjen mė tė vogėl pėr ta ditur. Imcaket e vogla tė japin kėnaqėsi kur i vėzhgon nė punėn e tyre, dhe kur banesa e tyre prej kokrrizash dheu tė imėt, njė arkitekturė e pėrsosur mbin mbi njė shesh tė vogėl, i ngjan njė parajse tė vogėl qė s`don ta prishėsh, e mjerueshėm ndihesh nė njė piramidė prej mermeri. Sa herė ndesh njė piramidė dheu tutesh lehtė, ta flakėron krejt qenien pohimi i tė vjetėrve: kur milingonat dalin tė gjitha njėherėsh prej skutės sė tyre, ndjellin keq. Herėn e fundit qė ke ndeshur njė tė tillė ke thėnė me vete: po kur piramidat ngrihen prej vetė njerėzve, kur ato janė tė shumta, e kur bėhen dhe prej fjale, ēfarė ndjellin?! ….

 

DĖSHIRAT.

 

Mbrėmė gėlltita njė kundra-mėrzi. Nuk e di pse dua ta quaj: “ultra-stres”. Ngjan qesharake kjo fjalė. S`e di nėse duhet tė gjendet nė fjalorė. Por nėse nuk gjendet as nė to, pėr mua thotė shumė: “Nuk duhet t`i pėrfill dėshirat!” Megjithatė prap shkoj tek to. Herė e maskuar si balerinė pėr t`i kėputur me brishtėsinė; herė si doktoreshė qė sapo ka zbuluar diagnozėn e tyre, e gatshme pėr t`u plotėsuar njė recetė barnash qė patjetėr do ta marrin te farmacisti i lagjes me syze optike tė ēuditshme; herė si lypsja e qytetit qė troket derė mė derė pėr t`u treguar pėr djalin e saj jetim e sakat e here si princesha qė i ka humbur kėpuca rrugės pėr nė ballon e princit.

Mė kot lodhem, ato mė njohin nė tė gjitha format e pėr ēudi bėhen mė kryeneēe. Nuk u pėlqen asgjė. Nuk janė nė gjendje t`i bėjnė shoqėri dikujt, tė pranojnė njė shoqėri tė tillė. Ēfarė ka shkuar u ngjan njė ngjarje e ngatėrruar filli i tė cilės nuk gjendet kurkund. Njė histori e hedhur sa andej kėndej nė fletė qė e shėtit era kėmbėve tė mobiljeve kur padashur ke harruar dritaren hapur dhe nuk ka mbetur gjė tjetėr veē tė shkelurit pa kujdes mbi to. Ėshtė e vėrtetė, nuk ėshtė faji i tyre qė ato tė dergjen ashtu, por as unė nuk kam pse tė jem pjesė e njė ndėshkimi. Nuk duhej ta thoja kėtė. E para gjė qė kam bėrė marrėveshje me veten ėshtė qė tė mos justifikohem. Pika e dytė qė nuk ėshtė e kushedi se ēfarė rėndėsie ėshtė qė tė shkruaj se ēfarė ndodh pėrreth meje, nė kufirin e dy metrave mė larg. Pikėrisht nė kėtė ēast era e ftohtė e mbrėmjes sapo e mbushi vendin me mjegull pluhuri shumė tė imėt. Lumenjtė nuk kanė mundėsi ta mbysin smogun, pėr mė tepėr tė njė qyteti qė nuk ka parė nė jetėn e vet mjegull. Ėshtė krejt e kundėrta e Anglisė, dhe pse shiu bie sa herė t`i teket, pa u bėrė i besdisshėm. Era e njė sendi tė djegur mė shpon hundėt, klithma e njė maceje mė tremb papritur, ndėrsa grindja e qenve mė kujton se jam pjesė e njė bote mosmarrėveshjesh tė vazhdueshme.

Mbrėmja u bė e errėt. Xixėllonjat me fenerėt e tyre nisėn shėtitjen e radhės. Mbase drita e tyre e vėrtetė ėshtė njė lloj terri. Po ē`rėndėsi ka kjo, ato krijesa tė vogla fluturonjėse janė mė miqėsoret nė botė, madje tė shkaktojnė njė ndjenjė ēlirimi tė ēuditshme: njė lloj habie e bukur.

Fneksjet e kėtyre dėshirave tė vogla qė shuhen e ndizen brenda njė ēasti tė shkurtėr janė kaq tė papritura dhe kaq tė dashura sa u duhet njė errėsirė e madhe pėr t`i dalluar e madje dhe pėr tė lodruar me to pa u friguar.

 

January 20 at 6:33pm

 

SHIU

 

Dredhina rrėkesh zbresin pėrposhtė qelqit tė dritares dhe gotės me ujė qė kam pėrpara si jargė buzėsh tė plasaritura. “Kush jam? Qelqi qė ndan pėrmes njė parvaz, a gota qė ndan mėdysh kėtė ēast?”

Strehėt, ēadrat shkundin pikla uji mbi trotuar. Jo dhe aq ylberojnė ngjyra kalimtare e ca drithije tė zbehta pėrthyer trapezėve neonizuar tavanit. Shiu ka mbyllur veshėt pėr tė mė dėgjuar. “Kush je?” Asnjėherė s`ia kam bėrė kėtė pyetje vetes.

Shiu ėshtė kėtu me mua. Rrjedh, ēurkon strehės time tė brendshme qė ngjan me zhguallin e njė breshke shekullore shpinė kockuar gjashtėkėndshash. Vajzat sot mbajnė nė qafė bizhu nė formėn e saj. Thonė se janė fatprurėse. Madje kam parė radhė breshkash tė vockėla mbėrthyer veshėsh dy-tri herė brimuar.

Shiu erdhi. Nuk shoh mė qiell veē currila tė pashtershėm uji. Pak tej tyre njė palltogjatė njė dorė nė xhep e tjetrėn tek doreza e ēadrės shkon. Thuajse ngjitė me tė njė vajze flokėt ende tė palagur i shpėrhapen sa majtas djathtas.

Rruginat e ujit tė gotės time janė ca lakadredha interesante qė i ndjek herė pas here gjersa prekin tabanin e gotės nė ngjyrėn e dėrrasės sė tavolinės: kafe.

Shiu erdhi. Nuk shoh mė qiell.

“Kush je?” Ushton jehonė. Tampoj veshėt me duar. Sikur ta dija pyetjen qė kurrė s`ia kisha bėrė brendėsisė time. Kotėsisht kisha stėrmunduar veten me : “Kush jam?”

“Sa shumė kohė paska rrjedhur!” rravgoj.

Rrėketė nisin tė shterren nga buzėt e gotės. Kthehen nė zhapikė tė vegjėl. Iu thėrmohen gjymtyrėt. Trupi u zhbėhet. Pėrfundojnė nė maja bishtash.

Maces time i pėlqejnė shumė zhapikėt. U kėput bishtat dhe luan me to. Ndėrsa unė bėja krejt si ajo e vogėl. U hiqja me zor krahun, kėmbėn, ndonjėherė dhe kryet kukullave tė mia. Doja tė luaja si macja me zhapijtė. Nuk e dija qė kjo ishte lojė e rrezikshme e mizore. Vetė imitimi ėshtė i tillė. Por atėkohė vetėm unė dhe macja ishim tė vegjėl. Prindėrit mė blinin shumė kukulla e mureve tė jashtme tė shtėpisė me gurė zalli zvarriteshin zhapikė.

Nuk e di pse tani kam pėshtirė prej tė mumifikuarit. U ngjan kukullave qė gjymtoja e vogėl, tashmė zhndrruar nė njerėz tė vėrtetė pėr t`u hakmarrė me mua.

Kujtesa ėshtė tren i largėt harruar njė shine tė ndryshkur. Me zor kujtohem se kam gjymtuar vetėm njė kukull qė mė ngjante plotėsisht, por ishte shumė e vogėl dhe mund tė bėja ē`tė doja me tė. Mbaj mend qė dhe flokėt t`ia kem shkulur e bėrė tullace, ndėrsa ajo, pėrnjėmendtė, ishte shumuar gangrenė nė mijėra fytyra qė shėtisin pėrtej xhamit tė gotės, qelqit mes parvazit e qiellit qė nuk e shoh.

 

SHAH

 

Nuk kam vuajtur nga dobėsia pėr tė tjerėt, por nė tė vėrtetė kam vuajtur. Mjeku mė diagnostikoi haluēinante. Nga sirtari i aftėsive tė tij qė i mendon mrekullibėrėse nxori njė dosar pėrkujdesjesh tė ēuditshme. Njė radhė veprimesh idiote qė duhet t`i kryej nė orė tė caktuara. Duhet t`i ndjek pikė pėr pikė si rite tė mallėkuarish, pėrndryshe duhet t`i nis nga e para. Tashmė mjeku ėshtė njėri nga miqtė a shpėtimtari im.

Rrethohem prej kaq shumė qeniesh njerėzore sa ēuditem pse ekzistojnė vetėm gjashtė pėremra vetorė pėr t`i zėvendėsuar. Kjo i thjeshtėzon gjėrat nė fakt, sepse duket sikur tė gjitha ditėt duhet tė flas vetėm pėr gjashtė njerėz si pėr gjashtė ditė jave pa tė dielėn. Pikėrisht dita nė tė cilėn kam seancėn me mjekun. Sa e bezdisshme do tė ishte njė vetė e shtatė. Madje doktori ēuditet sesi unė kur rrėfej pėrditat e mia i zgjedhoj foljet pa veta.

Si fillim mė ndėrpriste duke menduar se nuk e dija mirė gjuhėn time. Mė pas thjesht ngryste pak vetullat por kuptohej qė e shihte si veēanti. Dukej sikur i pėlqente ai rrėfim: “Hekuros rrobat. Marr mėngjesin. Shkėmbej pak fjalė. Nuk mė pyesin ku isha. Rrallė u kthej pėrgjigje pyetjeve.”

Funksionoja nė rregull kėshtu.

Vjen njė ēast qė foljet mė duken tė kota si vetat. I fshij nga pėrdorimi: “Rrobat, mėngjesi, pyetje boshe, biseda nė heshtje.”

Doktori fanitet. Si nė shah kisha mėnjanuar ushtarėt, oficerėt, kuejtė, torrat, mbretėreshėn dhe mbretin e kisha lėnė pa tė gjithė pėrballė njė ushtrie tė pėrgatitur mirė nė njė tabelė shahu fantazmė. Kurrė nuk kam luajtur shah si profesioniste ndaj kam fituar rrallė. Mė tėrheq vetėm lėvizja nė formė L-je. Mendoj se kėshtu do tė arrij tė kaloj nė tė gjithė katrorėt bardhė e zi.

Mjeku nuk e mori vesh kurrė lidhjen time me shahun, as atė qė mbretėresha ishte njė gur shahu i tepėrt.

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, mars 2009)

 TREGIM NGA ANTON GOJCAJ

 

 

                                                                     

 

 

Anton Gojēaj u lind mė 4 qershor 1966 nė Podgoricė (Mali i Zi). Ka mbaruar studimet pėr letėrsi dhe gjuhė shqipe nė Prishtinė, ku ka ndjekur edhe studimet pasdiplomike dhe ka magjistruar. Shkruan poezi, prozė dhe recensione mbi vepra tė ndryshme letrare… Jeton nė qytezėn Tuz (afėr Podgoricės, Mali i Zi). kurse punon nė Podgoricė. Pėr krijimtarinė e tij nė poezi, prozė dhe nė fushėn e kritikės dhe studimeve letrare kanė shkruar: Anton Berishaj, Ndue Ukaj, Ragip Sylaj, Arben Atashi, Alfred Ēapaliku, Basri Ēapriqi, Fran Camaj, Dimitrov Popoviq etj.

Deri tani ka botuar: “Poezi”, Illyricum, Tuz 2001

“Qengj i harruar natėn nė mal”, tregime, SHPRESA, Prishtinė 2003

“Tema e heroit nacional nė letėrsi”, studim, AIKD, Prishtinė 2004

“Passio”, roman, BUZUKU, Prishtinė 2004

“Fakticiteti nė letėrsi”, proza letrare e Anton Harapit, studim, BUZUKU, Prishtinė 2007, “Shija e librit”, recensione – studime – ese, AIKD, Prishtinė 2009.                                                                                      

 

ATOMET, SHPIRTI, DASHURIA...

 

 

Nė fillim ėshtė dashuria. Dhe pak fat. Gjithsesi edhe rastėsia e luan njė rol nė kėtė mes. Dashuria, fati, rastėsia, tri kėnde tė njė historie jo tė pėrditshme. Rastėsia. Muaji korrik. Njė ēift bashkėshortor, ajo 30 ai 35, e pa tė nevojshėm tapetimin e ri tė banesės sė tyre tridhomėshe, nė njė pallat tė arkitekturės sė re, nė njė qytet gjerman. Alberti i vogėl i pengonte ata ngapak, por jo edhe aq shumė. Gruas i ra ndėrmend: ”Tėrė bota e mban zogun nė ballkon, gjatė verės, e ne nė dhomė. E qesim edhe ne Alefin tonė nė ballkon. Ta them tė vėrtetėn edhe ėshtė kah mė shkon nė nerva kohėn e fundit. Pastaj edhe pėr tė do tė jetė mė mirė nė ajėr tė pastėr.” Gruaja foli, burri veproi. Alefi ėshtė njė papagall i bukur. Ai jeton nė kafaz, qysh se di pėr veten. Befas nė ballkon. Njė realitet i ri. Sė paku njė kėndvėshtrim i ri i jetės. Deri tash krejt ēka kishte parė Alefi, ishin dy bashkėshortėt dhe djali i tyre i vogėl. Natyrisht, ndonjėherė vinte edhe njėri apo tjetri mik, por kjo ngjante rrallė. Megjithatė, televizioni Alefit ia kishte zgjeruar shumė horizontet e njohjes. Kishte parė shumė filma artistikė dhe tė vizatuar, olimpiadat sportive dhe pamje tė tmerrshme lufte... Vetminė nuk e njihte Alefi. Ai mendonte se gjithēka ishte ashtu siē duhej tė ishte dhe se bota ėshtė nė rregull. Nėn ballkon kalonte njė rrugė. Ballkoni ishte nė katin e dytė. Nata e parė jashtė e frikėsoi pak Alefin. Zhurma e pandėrprerė e automjeteve kurrsesi ta linte tė flinte. “Domethėnė, kėshtu qenka jashtė. Zhurmė. Ftohtė. Shumė mė ftohtė se brenda.” Bota nga ballkoni ėshtė mė e madhe se nė dhomė. Alefi fitonte eksperiencėn e jetės. Nata kaloi. Mėngjesi i parė nė ballkon. Gjumi i doli shumė mė herėt se zakonisht nė dhomė. E zgjoi dielli me rrezet e tij. Mbi parmakėt e ballkonit zbriti njė zog skofiar. Zogu i panjohur e turbulloi Alefin me kėngėn e tij tė mrekullueshme. Diēka tė tillė Alefi nuk kishte dėgjuar kurrė. Melodia e zogut i dukej mė e bukur se kėngėt e Majkėll Xheksonit dhe se ato tė Luēiano Pavarotit. Dėshira pėr tė komunikuar me zogun u paraqit instinktivisht, por pyetja ishte si, nė cilėn gjuhė?

“Hej, kumbarė, a po ia ulė zėrin, se ma shurdhove b...!” Turfulloi Alefi. Zogu vazhdoi tė kėndojė, si tė mos e kishte dėgjuar fare.

“ Kurrė s’ka qetėsi nė kėtė shtėpi. As tė pushoj rehat, nė shtėpinė time, nuk mė lejohet mė. Ē’ kohė e pėrdjallėzuar!” Nervozohej mė tutje Alefi.

Zogu, pas njė grimė kohe, pushoi sė kėnduari dhe u kthye kah Alefi. Nė njė gjuhė tjetėr nga ajo e njerėzve, i foli qenies nė kafaz, por gjithnjė duke kėrcyer, herė nė njėrėn kėmbė, herė nė tjetrėn.

“ Kush je ti?” Alefi e kuptoi kėtė gjuhė, megjithėse e dėgjonte pėr herė tė parė.

“ Jam ky qė jam. Nuk mė sheh? S’ke sy nė ballė?”

“ Ē’bėn aty?”

“ Sa pyetje e marrė. Kėtu jetoj, kėtu ha, kėtu fle. Kapishi?”

“ A gjithmonė jeton aty? Nuk del asnjėherė jashtė?”

“ Sėrish njė pyetje tipike. E si tė dal jashtė? Unė kam lindur brenda kėtyre grilave. Ky ėshtė njė kafaz.”

“ Ēudi. Si e ke emrin?”

“ Alef. Po ti?”

“ Omega”        

“ E kam dėgjuar diku kėtė emėr. Nuk mė kujtohet me ē’rast. Mė vjen mirė qė u njoftuam.”

“ Alef, ti je njė kreaturė e ēuditshme. I krisur disi. Ha-ha-ha. Jashtė nuk ka zogj si ti. Ēfarė bėn, me se merresh, si e fiton kafshatėn e gojės?”

“ Asgjė nuk bėj. Dėgjoj ēfarė flasin njerėzit, e pastaj i imitoj ata. Kjo i argėton. Njerėzve u pėlqen tė dėgjojnė tė pėrsėriten fjalėt e tyre.”

“ Njerėzit janė tmerrėsisht tė krisur. Ata janė armiqtė tanė.”

“ Mos fol ashtu. Nuk ke tė drejtė. Ata mė japin tė ha, tė pi, ma pastrojnė rregullisht kafazin. Ata kujdesen pėr mua.”

“ Dhe tė mbajnė nė kafaz.”

“ Omega, ti je njė grumbull atomesh, pa shpirt, pa tru.”

“ S’di ēka po thua. Por, mė duhet tė shkoj. Pėr dallim nga ti, mua mė duhet tė luftoj pėr kafshatėn time. Lamtumirė!”

Omega u zhduk brenda disa ēastesh, ashtu siē edhe pat ardhur. Pastaj u duk sėrish.

“ Harrova tė tė pyes diēka. A ke grua?”

“ Jo! Dhe nuk mė mungon. Aspak.”  Omega u zhduk prapė. Kėsaj here nuk u kthye. As deri nė mbrėmje nuk u duk mė Omega. Alefin filloi ta therė diēka nė zemėr. Pėr herė tė parė nė jetėn e tij prej papagalli, Alefi ndieu njė zbrazėti tė ēuditshme, diēka si mall pėr njė zog tjetėr. Biseda me Omegėn ishte shumė mė e bukur, mė e pasur, mė... ndryshe... sesa pėrsėritja bajate e fjalėve tė njerėzve. Tash edhe Alefi ishte dikush. Omega mungoi edhe tė nesėrmen nė mėngjes. Pikėllimi i Alefit ishte matanė mundėsive pėrshkruese tė njė shkrimtari margjinal. E humbi apetitin. Ēifti bashkėshortor qė merrej me tapetimin e dhomės, u habit kur pa se Alefi nuk e kishte ngrėnė racionin e pėrditshėm. Alefi tani kafazin filloi ta njohė nė dimensionet e tij tė kufizuara. Kafazi ishte mė i vogėl se bota, sė paku pėr njė arsye, sepse brenda kafazi nuk ishte njė Omegė, e cila tani, ashtu egėrsisht e bukur, botės i binte kryq e tėrthuer.

Njė ditė mė vonė, Omega erdhi sėrish, me gjithė shkėlqimin e bukurisė sė saj. Omega e hijeshme, Omega e mirė, Omega me zėrin e mrekullueshėm. Prej emocioneve tė shumta, Alefit i rrehi zemra. Bim-Bam.

“ Ku dreqin ishe kaq gjatė? Te nėna jote?”  I rrėshqiti Alefit nė gjuhėn e njerėzve. Pėr fat tė mirė, Omega nuk e merrte vesh kėtė gjuhė.

“ Wow! Ēuni flet edhe gjuhė tė huaja. Ēfarė mashkulli!” Edhe i shkundi pendlat e saja, me instinktin femėror.

“ Mė ka marrė malli.”

“ Kaq shpejt ? Ho-ho! I njoh unė tipat si ti. Jashtė ka plot tė tillė. I ndėrroj dy fjalė me ta, sa pėr gjimnastikė tė gjuhės, e ata besojnė menjėherė se ma rrėmbyen zemrėn. Ngadalė, Alef, mė ngadalė. Ngadalė beg, se ka hendek. Kaq shpejt nuk ma hedh dot.”

“ Unė veē po them se mė ke munguar. Por, ēfarė di ti nga kjo punė? Ti nuk di gjė pėr atomet, pėr shpirtin, pėr dashurinė.”

“ Dhe ti nuk di gjė pėr qiellin, pėr stuhinė, pėr lumenjtė, pėr urinė...”

“ Atje jashtė, ku jeton ti, ka edhe shumė zogj si ti?”

“ Zogj ka sa tė duash. Disa statistika tregojnė se sa mė shumė qė shtohen njerėzit, zogj ka gjithnjė mė pak. Mua mė duket se zogj ka megjithatė mjaft. Gjithfarė lloji.

“ Sa bukur. Atje ka njeriu me kė tė flasė. Mėrzi ka mė pak, koha fluturon mė shpejt, mė lehtė. Omega, kisha dashtė qė edhe unė tė fluturoj me ty.”

“ Tė besoj. Me zemėr. Nuk do tė ishe penduar kurrė, mė beso. Por, ēka t’i 

bėsh, kafazi ėshtė kafaz, kurse ti je brenda tij. Sidoqoftė, ushqimin e ke tė sigurt. Nuk frikėsohesh pėr jetėn...”

“ Pėr jetėn ?”

“ Po, Alef. Jashtė ėshtė demokraci e vėrtetė. Fatkeqėsisht, edhe kriminelė, gangsterė, mafje, zogj grabitqarė, mė tepėr se ti mund ta imagjinosh.”

“ A ėshtė e mundur ?”

“ Liria e ka ēmimin e vet, shpesh mė tė shtrenjtė se jeta e njė zogu. Tash, Alef, t’i lėmė vajtimet, mė duhet tė shkoj. Nuk kam kohė pėr tė humbur. Lamtumirė.” Omega u nis fluturimthi, pėr t’u kthyer prapė pas disa sekondash. Ashtu, nė fluturim e sipėr, pa zbritur mbi parmakėt e ballkonit i cicėroi Alefit:

“ Alef, ti je njė tip interesant, e di!? Do tė vij prapė tė tė vizitoj. Tung!”

E hėngri Alefi. Njė mendim s’e linte rehat, Omega. Ishte dashuruar ? E pamundur. Njerėzit bėjnė seks kur dashurojnė, kurse ky nuk mund tė bėnte seks me Omegėn, sepse ky ishte brenda kafazit, e ajo jashtė. Kėtu edhe ndjenjat mė tė thella ishin tė pafuqishme para ligjeve tė pathyeshme tė realitetit. Tė nesėrmen nė mėngjes Omega erdhi para se Alefit t’i dilte gjumi. Alefi kishte pas fjetur shumė mė vonė, i molisur nga mendimet e dashurisė sė paarritshme.

“ Ė pėrtac. Gjumash i keq. Ti nuk do ta kishe tė gjatė pėrjashta.”

“ Pse, ti nuk fle kurrė?”

“ Gjithsesi, por pėr dallim prej teje, unė flej vetėm natėn. Megjithėse natėn e mbrame fjeta keq.” 

“ Mos ke parė ėndrra pornografike, apo tė ndoqi ndonjė lugat? Apo ishe e sėmurė?”

“ Nga tė gjitha ngapak. Po mė mundon dashuria.” Kur e dėgjoi Omegėn t’i fliste kėto fjalė, Alefit iu dridhėn kėmbėt.”

“ Ti dashuron? Do tė martohesh?”

“ Dashuria ime ėshtė nė kafaz. Unė dashuroj dikė qė nuk guxoj tė dashuroj. Unė dashuroj dikė qė nuk mund ta martoj.”

Alefi,  gjysėm K.O.:

“ A bėn tė jesh vetėm pak mė e qartė?”

“ Ta zėmė, po them vetėm ta zėmė, unė tė dashuroj ty.”

Alefi, gati histerik:

“ E pamundur. S’bėn. Falemnderit shumė, por kėtu ėshtė kufiri. Tė tallesh me mua, nuk tė duroj. Kjo s’mund tė jetė. Kurrsesi.”

“ E sheh, edhe ti e ke tė qartė deridiku, sa e pashpresė ėshtė dashuria ime. Kjo ėshtė e vėrteta e vetme.”

Alefi, serioz:

“ Pėrnjėmend e ke?”

“ Tepėr pėrnjėmend. Kisha bėrė gjithēka pėr ty, por unė jam vetėm njė zog. Di vetėm tė kėndoj. Pėr diēka tjetėr nuk kam talent dhe as nuk di tė bėj gjė tjetėr. Alef, nuk e di si as pse ndodhi, ndoshta unė jam me tė vėrtetė vetėm njė grumbull atomesh  pa shpirt e pa tru, siē mė the ti, por unė tė dua, pavarėsisht nga tė gjitha tė vėrtetat dhe fatamorganat e botės.”

Alefi, thellėsisht meditativ:

“ Ik. Mos ec mė kėtu. Mė harro. Bota ėshtė plot me zogj interesantė, tė cilėt mund tė tė bėjnė tė lumtur. Gjėje njė tjetėr. Harromė.”

“ Zogjtė e fisit tim dashurohen veē njėherė nė jetė. Po nuk u realizua dashuria ime, unė do tė vdes.”

Alefi, me patetizėm:

“  O shira tė Brestit! Ēfarė ndodhi me ne? Ti mė dashuron mua, e unė tė adhuroj ty. Kurse gjasat qė ne tė bashkohemi ndonjėherė janė barazi me zero. Zero. Njė zero e vogėl, e parėndėsishme nė kozmos ėshtė dashuria jonė.”

Omega, me zė sentimental:

“ Megjithatė, kjo ėshtė njė ndenjė e bukur. As frika e vetmisė sė nesėrme dhe as absurditeti i amshimit, nuk e turbullojnė kėtė ndiesi tė kulluar dashurie. Njė grusht atomesh dashuron njė grusht tjetėr atomesh. Tė dashuroj ty unė, apo atomet e mia!? Dhe si ėshtė e mundur, qė njė kafaz prej lėndės materiale, ta pengojė dashurinė shpirtėrore? Tė dua, Alef! Unė i injoroj tė gjitha pėr ty. Unė nuk shoh kafaz, unė shoh njė zog tė dashur. Tė dua, ani se je veē njė papagall i krisur, qė di veē tė pėrsėritė fjalėt e tė tjerėve. Tė dua, ani se dashuria jonė nuk ėshtė racionale as me perspektivė. Alef, unė tė dashuroj pavdekėsisht.”

                                        

Iku vera, erdhi vjeshta. Moti nisi tė ftohej.

“ Ta fusim Alefin brenda, se jashtė mund tė mėrdhijė”, tha e shoqja. Ashtu u bė. Ata por nuk e kuptonin dot pse Alefi nuk hante asgjė nga ajo qė i afrohej. As nuk hante, as nuk pinte.

“ Sikur bėn grevė urie. E pabesueshme. Ēka mund tė jetė, o Zot, me tė?” Pėshpėriti mė vete gruaja dhe vazhdoi:

“ Ozoni. Ndryshimet klimatike. Gjithēka ėshtė bėrė kaos. Zot na ruaj!”

Tri ditė, pasi e futėn brenda, Alefi ishte shtrirė pa jetė nė kafaz.

“Vetėvrasje, tjetėrqysh nuk di si ta quaj kėtė”, tha ai. Njė krismė e vogėl, sikur diēka e butė, por me shpejtėsi, e goditi xhamin. Ajo e hapi derėn e ballkonit. Poshtė nėn dritare, ishte njė zog tjetėr i pajetė.

“ O Zot, ē’po ndodh kėshtu me zogjtė ?” Ofshani thellė zonja e shtėpisė.  “ Ēka tė bėj me zogjtė e vdekur, o Zot ?”

Kjo pyetje e mbushte ēiftin e ri me frikė.

Gruaja e mori zogun dhe e futi po nė atė kontejner ku e pat hedhur veē ca minuta mė parė Alefin    

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

(Bituar nė “Gazeta e Athinės”, mars 2009)

 

TREGIM NGA GI DĖ MOPASAN

 

 

 

NJĖ  VEJUSHĖ

 

  

E lutėm sėrish, e lutėm tė gjithė dhe, pas shumė e shumė lutjesh, pranoi tė na rrėfente historinė e unazės qė mbante nė dorė, tė punuar me flokė, me flokė tė verdhė, tė bukur.

-Shpeshherė, tha,- mė keni dėgjuar tė flas pėr familjen Sanezhė, e cila sot ėshtė shuar tėrėsisht. Kam njohur shumė mirė tre trashėgimtarėt e fundit dhe tė tre vdiqėn me tė njėjtėn mėnyrė. Ja flokėt e tė fundit prej tyre! Ata, ishin njerėz tė ēuditshėm, mund tė thuash tė marrė, por bukur tė marrė, tė marrosur prej dashurisė. Tė gjithė, pleq, tė rinj, fėmijė, kishin brenda tyre njė afsh tė zjarrtė, vrulle tė papėrmbajtur, shpėrthime tė guximshme, qė i shtynin nė veprimet mė tė rrėmbyer, nė adhurimet mė absurde, deri nė krim. Njerėzit thoshnin: ''I dashuruar si Sanezhė''. Flokė kaēurrelė, mjekėr tė zezė dhe ca sy tė mėdhenj, shigjetat e tė cilėve tė shponin tej e tej dhe tė mjegullonin nė njė mėnyrė tė ēuditshme.

Gjyshi, ky qė kam kujtimin e tij tė vetėm, pas shumė aventurash, dyluftimesh dhe rrėmbimesh, qė kishte bėrė nė rininė e vet, kur ishte gjashtėdhjetepesė vjeē, dashuroi tė bijėn e bashkėpunėtorit tė tij. E njihja. Ishte njė leshverdhė, e zbehtė, e sjellshme, njė vajzė zėngadaltė, zėbutė, me njė vėshtrim tė ėmbėl, aq tė ėmbėl si tė Shėn Mėrisė. Plaku i pasur e mori nė kėshtjellėn e vet, u marros pas saj, deri nė atė pikė sa nuk mund tė rrinte larg saj as edhe njė ēast tė vetėm. Vajza dhe mbesa e tij e quajtėn njė gjė krejt tė natyrshme, pasi dashuria ishte njė traditė nė atė shtėpi. Pėrsa i pėrkiste dashurisė, nuk u bėnte pėrshtypje asgjė.

Kur u thoshnin se u grindėn, u ndanė ose u vranė ndonjėri apo ndonjėra pėr arsye se duheshin, thoshnin: ''Kushedi se ē'do tė ketė ndodhur qė arritėn deri aty...'' Asgjė tjetėr. Pėrherė trishtoheshin kur dėgjonin drama dashurie. Edhe vrasje tė ishte, nuk  thoshnin gjė prej gjėje.

Papritur, njė vjeshtė, njė i ri, tė cilin e kishte ftuar pėr gjueti, e rrėmbeu.

Plaku nuk u trondit aspak, sikur tė mos kishte ndodhur asgjė. Por njė mėngjes e gjetėn tė varur nė kasolle, midis qenve. I biri i tij u var edhe ai nė njė dhomė tė njė hoteli nė Paris, se e kishte braktisur njė santeziane. La jetim njė djalė  dymbėdhjetveēar dhe njė grua tė ve, tezen time, motrėn e sime mė. Erdhėn dhe ndenjėn nė pronat tona. Atėhere isha shtatėmbėdhjetėvjeēare. Nuk mund ta imagjinoni se sa fėmijė kureshtar dhe i zgjuar qė ishte. Thua se kishte trashėguar gjithė flakėn, gjithė pathosin, gjithė skajshmėritė e fisit tė vet. Ėndėrronte vazhdimisht dhe ecte i vetmuar orė tė tėra midis radhėve tė pemėve. Njė vogėlush dymbėdhjetė vjeē! E kėqyrja prej dritares sime tek ecte me hapa tė rėndė, tė menduar, me duar pas dhe i pėrkulur para... Herė-herė ndalonte dhe i ngrinte sytė e tij lart, sikur tė shihte, sikur tė ndjente, sikur tė dinte gjėra jo tė moshės sė tij.

Shpeshherė nė mbrėmje, pas ngrėnies, kur kishte hėnė, mė thoshte: ''E, nuk shkojmė tani tė ėndėrrojmė pakėz, kushėrirė?''.

Dhe shkonim tė dy sėbashku nė park. Ecnim, ecnim... Papritur ndalonte nė ndonjė vend tė shndritshėm, tė argjenduar nga drita e hėnės dhe mė thoshte, duke mė shtrėnguar dorėn: ''Shiko kėtu, shiko! Por ti nuk mė ndjen, e kuptoj. Nėse do tė mė ndjeje, do tė ishim tė lumtur. Duhet tė dashurojė njeriu, tė dashurojė, qė tė kuptojė se ēdo tė thotė...''. Qeshja padashur dhe e merrja nė krahė djalin e keq qė mė dashuronte, qė mė adhuronte deri nė vdekje. Herė tjetėr, prapė, pasi hanim darkė, rrinte nė gjunjėt e nėnės sime dhe e vinte t'i rrėfente ''histori dashurie''. Ajo, pėr tė mos ia prishur qejfin, i rrėfente-ēfarė tjetėr, veēse pėrrallat e brezit tė tij, qė nuk kishin mbarim. I vogli entuziazmohej dhe hera-herės pėrplaste duart duke thėnė:

''Edhe unė! Edhe unė! Unė di tė dashuroj mė mirė se ata!''.

E, pra, mė bėri dashuriēka. Po me njė ndjenjė tė tillė, me tė tillė pathos, sa nuk mund ta mbaja tė qeshurit, se mė dukej, ju them tė drejtėn, si njė gjė qesharake. Ēdo mėngjes, rregullisht, kisha lule tė kėputura prej tij dhe ēdo mbrėmje, para se  tė ngjitej nė dhomėn e vet pėr tė fjetur, mė puthte dorėn duke mė thėnė: ''Tė dashuroj!''.

Oh, bėra gabim dhe vajtoj paprerė, nuk do ta shlyej dot tėrė jetėn, prandaj mbeta e pamartuar, vejusha e atij, me tė cilin nuk ndėrruam kurorė.

Nuk i jepja shumė rėndėsi ndjenjės sė tij, bile kėnaqesha duke e ndezur akoma mė tepėr, e provokoja, i ngrija mendjen, sikur tė kisha para meje ndonjė burrė, derisa ta ēmendja fatkeqin djalė. Pėr mua ishte si njė lojė, ndėrsa pėr nėnėn e tij dhe timen, si njė argėtim. Pa mendoni, vetėm dymbėdhjetė vjeē. Po a mundte kush, ju lutem, ta merrte seriozisht ndjenjėn e njė fėmije kaq tė njomė? E pėrqafova me gėzim aq sa deshi, pastaj prapė e prapė,... e pėrse jo? Bile i shkrova edhe ca vargje tė bukur, pasi ia lexova mė parė nėnės dhe tezes sime dhe qeshėm. Ai m'u pėrgjigj me ca letra tė zjarrta, i kam  ruajtur tė gjitha me kujdes. E ruante tė fshehtė dashurinė tonė, duke e mbajtur veten pėr burrė, ndėrsa ne e merrnim pėr shaka... Por nuk duhej tė harronim se ishte Sanezhė...

Kjo gjendje zgjati rreth njė vit... Njė mbrėmje nė park, ra nė gjunjė dhe, duke mė puthur si i ēmendur cepin e fustanit, mė tha me pathos: ''Tė dua, tė dua deri nė vdekje! Veē kujdes! Nėse mė kundėrshton, do tė veproj si im atė!

Ti e di se ēfarė bėri ai...''. Ato fjalė i tha me njė zė tė thellė e duke u dridhur. Shtanga nė vend. Atėhere u ngrit dhe, duke ecur mbi majat e kėmbėve, pėr tė arritur deri tek veshi im, mėrmėriti emrin tim ''Zeneviev'', aq ėmbėl dhe butė, sa m'u ngjeth i gjithė shtati. ''Shkojmė, shkojmė!'', pėshpėrita. Nuk tha asnjė fjalė, veēse mė ndoqi pas. Por, kur mbėrritėm, mė ndaloi duke mė thėnė: ''Po ta them pėrsėri, nėse mė kundėrshton, do tė vras veten... ta dish!''

Atėhere e kuptova se gjendja ishte e rrezikshme dhe e mblodha veten. Kur m'u ankua njė ditė, i thashė: ''Aa,... tani je i madh pėr tė bėrė shaka dhe i vogėl pėr tė qenė serioz! Bėhu njėherė burrė...!''

Nė vjeshtė e shpunė nė njė konvikt. Kur u kthye me pushime, mė gjeti tė fejuar.  E kuptoi menjėherė, para se t'ia thosha unė dhe tetė ditėt e para ishte aq i menduar, sa mė vuri nė mendime. Ditėn e nėntė nė mėngjes, sapo u zgjova, pashė nėn derė njė letėr. E hapa me ankth, ēfarė tė shoh? ''Mė kundėrshtove, shkruante,- edhe pse e dije ndjenjėn dhe  vendimin tim. Dashke tė vdes? Mirė. Eja tani, tė lutem, pasi nuk dua tė mė gjejė tjetėr njeri veē teje, nė park, pikėrisht aty ku tė pata thėnė vitin e kaluar se ēfarė do tė bėja nėse mė kundėrshtoje, eja dhe shiko lart!''. M'u duk njė ēmenduri.

U vesha shpejt e shpejt dhe renda si e marrė, thashė se mė doli fryma para se tė arrija. Shoh nė tokė kapelen e tij tė nxėnėsit, gjatė natės kishte rėnė shi. Ngrita sytė lart... Diēka lėkundej midis degėve tė pemės, se frynte njė erė e marrė.

Nuk e di se ēfarė u bė pas kėsaj. Kur erdha pėrsėri nė vete, isha nė shtrat dhe tek jastėku mė rrinte nėna ime. Mė dukej se u zgjova nga njė ėndėrr e tmerrshme. ''Dhe... ku... ėshtė...?'', pėshpėrita. Askush nuk m'u pėrgjigj. E kuptova, ishte e vėrtetė!...

Nuk guxova ta shihja. Kėrkova vetėm njė tufėz nga flokėt e tij tė verdhė. Ja, ėshtė kjo kėtu! Dhe lėnesha e pafat zgjati dorėn e saj tė dridhur... Mandej fshiu disa herė lotėt nga sytė e saj dhe tha: ''E prisha fejesėn time, pa thėnė shkakun pėrse dhe mbeta pėrgjithnjė e veja e atij djalit trembėdhjetėvjeēar...''.

 

Pėrktheu ILIAZ BOBAJ

 

TREGIM NGA DINO BUXATI

 

 

VAKTI I PERANDORIT

 

 

Ē’dėshiron tė ketė Perandori nė tavolinė?

Nė kėshtjellėn e tij si gėrmadhė mes maleve konti Berokuin Prenez mendohej.

Gjatė kalimit tė luginave me turmėn e oborrtarėve tė vet, Karli i Madh pranoi ta nderojė tė hajė nė shtėpinė e tij. Kėtė lajm i kanė prurė.

Konti Berokuin ėshtė i varfėr, por mbahet akoma pas shkėlqimit tė kaluar.

Do shtrojė njė banket madhėshtor si tė Neronit. Por ē’dėshiron Perandori nė tavolinė?

Atje lart mes greminave nuk marrin vesh nga kėto gjėra.

Ai dėrgon disa tė besuar qė zbresin nė qytet pėr ta informuar. Nisen, fluturojnė mbi kuaj nė galop, gjatė kalimit tė tyre, si furtunė, dridhen fenerėt nėpėr portat e bujtinave. Arrijnė, pyesin, nisin shpejt rrugėn e kthimit. I thotė njėri kontit:

“Perandori ka pasion ngjalat”

“Po ti ē’do na thuash”?

Edhe i dyti “Ngjala”, thotė. I treti, i katėrti, i pesti tė njėjtėn gjė pohojnė.

Por atje lart nuk janė parė kurrė ngjala. Konti, qė tashmė ėshtė plak, thėrret tė birin: “Baldovino, do tė shkosh me njė frymė deri nė Kioxhia”?

Djali pėrkulet me nderim, menjėherė u pa tė shalojė kalin e tė niset rrėmbimthi pyjeve e gėrxheve. Zogjtė qė e ndjekin nga pas fluturimthi lodhen menjėherė.

Kalojnė dy ditė dhe Baldovinua kthehet.

Sjell dymbėdhjetė ngjala tė mėdhaja, u ngjajnė gjarpėrinjve tė Laokontit.

Sapo nė fund tė luginės shfaqet reja e pluhurit qė ngre korteu i Karlit tė Madh, konti thėrret priftin qė tė bekojė ngjalat.

Prapėseprapė ka ende kohė. Nė tre kėshtjellat e tjera mė poshtė do tė qėndrojė Perandori pėr t’u ēlodhur dhe pėr tė ngrėnė, para se tė arrijė nė Prenez.

Ndėrkaq gdhihet.

Karli i Madh zgjohet i nervozuar, mbrėmjen e kaluar nė tavolinė u ndie jo mirė. Tashmė ngrihet, rri mbi krevat dhe lėshon njė kėrcėnim tė rėndė: “Ngjala”, bėrtet, “gjithnjė ngjala, qė vafshin nė djall..., nėse edhe kėtė natė mė japin pėrsėri ngjala, betohem..., do t’u pres kokėn”!

Afrohet nė dritare, i hap, vėshtron poshtė nė luginėn e gjerė. Kundradritės, nė majė tė njė shkėmbi, shquhet kėshtjella e Prenezit. Nga oxhakėt del njė tym i bardhė.

“Ngjala”, mėrmėrit pėrsėri me neveri, “kafshė e mallkuar”!

“Tė gjithė familjen do ta shkoj nėn shpatė nėse  mė japin sėrish ngjala..., babanė, fėmijėt dhe shėrbėtorėt... Por mė parė do t’u bėj tortura tė tmerrshme”!

 

Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, maj 2008)                                                         

 

 

TREGIM NGA GI DĖ MOPASAN

 

 

SHENJA

 

 

Markezia e vogėl Renedon,flinte ende nė dhomėn e saj tė mbyllur, erėmirė, e shtrirė nė shtratin e saj tė gjerė e tė ulėt, midis ēarēafėve tė hollė tė linjtė, qė e pėrkėdhelnin si puthje, flinte fillikat, e qetė, nė gjumin e thellė e tė lumtur tė gruas sė ndarė.

E zgjuan disa zėra tė lartė, qė dėgjoheshin nė sallonin aty pranė. Njohu zėrin e mikeshės sė saj mė tė dashur, tė baroneshės sė vogėl De Granzeri, e cila grindej me kamerieren e saj, se nuk e linte tė hynte. Atėherė markezia e vogėl u ngrit, tėrhoqi shulet, hapi portėn dhe nxorri kokėn e saj tė verdhė, tė fshehur nėn njė re flokėsh.

-Ē'pate qė erdhe kaq herėt?  Nuk ka shkuar ora as nėntė!

Baronesha fytyrėzbehtė dhe nervoze, iu pėrgjigj:

-Duhet tė bisedojmė. Po mė ndodh diēka shumė serioze.

-Atėherė hyr, mikesha ime!

Hyri brenda dhe pasi u puthėn, markezia u shtri pėrsėri, ndėrkohė qė kamerierja hapi dritaret pėr tė hyrė nė dhomė ajėr dhe dritė. Pasi u largua shėrbėtorja, zonja De Renedon i tha baroneshės:

-Pa hajde, mė rrėfe tani ,ēfarė po tė ndodh?

Ajo filloi tė qajė, duke derdhur ata lotėt e shndritshėm, qė i bėjnė gratė mė tė gėzuara dhe pėshpėriti, pa i fshirė sytė e saj, nga frika se mos i pėrskuqte.

-Ah,e dashura ime, po mė ndodh diēka e tmerrshme! Nuk kam fjetur gjithė natėn. Asnjė minutė tė vetme, mė dėgjon, asnjė minutė ! Ja,vure dorėn mbi zemrėn time dhe shih se si mė rreh !

Dhe, pasi mori dorėn e mikeshės sė saj,e mbėshteti atė mbi gjoksin e vet, mbi atė mbulesė tė rrumbullaktė dhe tė fortė tė zemrės femėrore, me tė cilėn burrat mjaftohen shpeshherė, pa kėrkuar tė shohin se ē'fshihet nėn tė. Dhe vėrtet, zemra e saj rrihte fuqishėm.

Vazhdoi:

-E pėsova dje, rreth orės katėr me katėr e gjysmė. Nuk mė kujtohet saktėsisht. Ti e di qė salloni, ku zakonisht kaloj kohėn, vėshtron nė rrugėn Sen Lazar dhe di gjithashtu se mania ime ėshtė tė rri nė dritare dhe tė shoh njerėzit qė kalojnė aty. Kjo pjesėz e stacionit ėshtė kaq e gėzuar, kaq argėtuese! Ē'tė tė them,mė pėlqen veēanėrisht!

E pra, dje, po qėndroja nė njė karrige tė ulėt pranė dritares. Tė kujtohet se ēfarė dite e bukur ishte dje. Nuk mendoja pėr asgjė. Dritarja ishte tėrėsisht e hapur dhe unė merrja ajėr tė pastėr. Papritur vure re se nė anėn tjetėr tė rrugės ishte gjithashtu njė grua nė dritare, njė grua e veshur me tė kuqe. Unė kisha veshur fustanin vjollcė, atė fustanin e gėzuar vjollcė. Atė grua nuk e njihja. Ishte njė fqinje e re, e cila kishte zėnė me qira shtėpinė pėrballė para njė muaji. E meqė kishte kohė qė binte vazhdimisht shi, nuk m'u dha rasti qė ta njihja, veēse e kuptova menjėherė se nuk ishte ashtu siē duhej. Pikėsėpari ndjeva neveri dhe u bezdisa mjaft qė edhe  ajo rrinte nė dritare ashtu si edhe unė, po pastaj, dalėngadalė, fillova tė argėtohesha duke e parė.

E mbėshtetur mbi dritare, vėshtronte burrat dhe tė gjithė burrat e vėshtronin atė. Tė dukej sikur ishin tė paralajmėruar ose sikur i merrnin erė, ashtu siē i marrin qentė erė gjahut, pasi, duke u afruar pranė shtėpisė sė saj, ngrinin kokėn dhe shkėmbenin njė vėshtrim tė shpejtė me tė, njė vėshtrim kuptimplotė. Vėshtrimi i saj thoshte:''Dėshironi ?''. I tyre pėrgjigjej:''Nuk kam kohė'',ose ''Njė herė tjetėr'' ose ''Nuk kam asnjė kacidhe nė xhep'' ose ''Hajde, zhduku, grua e  keqe''!.Kėtė tė fundit e thoshnin burrat familjarė. Nuk mund ta imagjinosh se sa gjė argėtuese ishte ta vėshtroje duke ushtruar mjeshtėrinė e saj ose mė mirė profesionin e saj. Ndonjėherė mbyllte nė ēast dritaren dhe vija re ndonjė zotėri qė hynte nė portėn e saj. Atė e kishte mbėrthyer me grepin e vet. Ndėrkohė vėshtroja me kujdes orėn. Secili prej tyre rrinte nga dymbėdhjetė deri nė njėzet minuta, asnjė ēast mė tepėr. Aaa! Tė prishte mendjen dinakja! Veē kėsaj, nuk ishte dhe aspak e keqe.

Shpesh pyesja veten:

-Po si ka mundėsi qė ia del mbanė ta kuptojnė kaq mirė ? Mos vallė, veē vėshtrimit tė saj iu bėnte  edhe ndonjė shenjė me kokė ose me dorė? Dhe, pėr tė parė mė mirė, mora syzet e teatrit. Aaa! Ishte shumė e thjeshtė. Fillimisht u hidhte njė vėshtrim, mė pas njė buzėqeshje dhe sė fundi njė lėvizje tė kokės, qė donte tė thoshte:''Dėshironi?''.Veēse kaq tė lehtė, kaq tė papėrcaktuar, kaq me takt, sa duhet tė kishe njė mjeshtėri tė veēantė pėr ta bėrė ashtu siē e bėnte ajo.

Pyeta pėrsėri veten time: ''A do tė mundja unė ta bėja po aq mirė atė shenjė tė lehtė, aq guximshėm e gėzuar sa ajo? E provova nė pasqyrė. Mikesha ime e dashur, e bėra mė mirė se ajo, shumė mė mirė se ajo. Isha e entuziazmuar. Shkova dhe u ula pėrsėri nė dritare. Fatkeqja nuk zuri mė asnjė tjetėr. Vėrtet, nuk pati fat. Veēse ėshtė e tmerrshme qė njeriu tė jetojė me njė mėnyrė tė tillė. E tmerrshme,po ndonjėherė edhe argėtuese, se nė fund tė fundit nuk janė tė gjithė tė kėqij ata njerėz!

Tani tė gjithė kalonin nė trotuarin tim, asnjė nė tė saj. Dielli kishte ndėrruar vend. Kalonin njeri pas tjetrit: tė rinj, tė vjetėr, flokėverdhė, ezmerė, flokėgėshtenjė...

Disa syresh ishin shumė tė hijshėm, mė tė mirė se burri im dhe nga yt shoq, domethėnė nga ish bashkėshorti yt.

Thashė me vete: ''Nėse iu bėj ndonjė shenjė, do mė kuptonin qė unė jam njė grua e ndershme ? ''Dhe,ja ! Mė hipi njė dėshirė e ēmendur t'ua bėj me shenjė, njė nga ato dėshirat e ēartura, tė cilat ėshtė e pamundur t'i pėrballosh.

Mua mė zėnė ndonjėherė dėshira tė tilla. Ē'pamendėsi janė gjithė kėto gjėra! Unė mendoj se ne gratė kemi shpirt majmuni. Njė mjek mė ka bindur se truri i majmunit ngjan me trurin tonė! Pėrherė duhet tė imitojmė burrat tanė, kur i dashurojmė nė muajin e mjaltit, mandej dashnorėt tanė, mikeshat tona dhe ndonjėherė edhe  rrėfyesit tanė, kur janė tė gėzueshėm...Huazojmė mėnyrėn e tyre, kur flasin, kur mendojnė, marrim fjalėt e tyre, lėvizjet e tyre...gjithēka.

Ėshtė...marrėzi. Veē kėsaj, kur unė dua tė bėj diēka, arrij ta bėj atė pėrherė.

E, pra, thashė:''Pa tė shohim! Do ta provoj tek njeri, vetėm tek njeri. E ē'mund tė ndodhė ? Absolutisht asgjė. Vetėm se do tė shkėmbejmė nga njė buzėqeshje dhe asgjė mė shumė. Nuk kam pėr ta parė mė kurrė dhe nėse rastis ndonjėherė tė mė shikojė dhe, nėse e sjell dreqi tė mė njohė, do ta kundėrshtoj''.

Fillova, pra, tė zgjedh. E doja tė bukur, tė veshur shik. Papritur mė zuri syri njė djalosh tė bukur flokėverdhė. Ti e di se sa mė pėlqejnė flokėverdhėt!

E vėshtrova, mė vėshtroi...I buzėqesha, mė buzėqeshi. I bėra shenjė. Oh ! Fare pak. M'u pėrgjigj nė ēast me ''Po'' me kokė dhe ja,e dashur, e pashė tė hynte nė portėn time tė madhe.

Nuk mund ta imagjinosh se ē'ndodhte nė shpirtim tim atė ēast. O zot, ēfarė frike! Mendova se do tė ēmendesha. Pa mendo,do tė fliste me shėrbėtorėt. Dhe Josifi, qė ėshtė aq i devotshėm ndaj tim shoqi,do tė mendonte se atė zotėri e njoh prej shumė kohėsh. Mė thuaj! Si tė veproja ? Pas pak ēastesh do tė trokiste nė portė. Mendova se gjėja mė e mirė do tė ishte tė rendja pranė tij dhe t'i lutesha tė ikte. Do t'i vinte keq pėr njė grua tė pafuqishme. Renda, pra, shpejt e shpejt tek porta dhe e hapa pikėrisht nė ēastin kur po vinte dorėn tek zilja. Unė, tėrėsisht e turbulluar, i fola:

-Ikni, zotėri, ikni! Jini nė gabim! Jam njė grua e ndershme,e martuar! Ndodhi njė keqkuptim i tmerrshėm ! Ju mora pėr njėrin prej miqve tanė, tė cilit i ngjani shumė! Kini mėshirė, zotėri !

Por ai, e dashur, filloi tė qeshte dhe m'u pėrgjigj:''Mirmėngjesmacka ime! E di atė histori. Jam e martuar, shumė mirė. Po tė lė dy njėzetfrangėshe, nė vend tė njerės prej tyre. Mė pėlqen, prandaj po t'i jap. Hajde, tregomė rrugėn''! Mbylli portėn dhe mė shtyu brenda e, meqė unė rrija e trembur para tij, e ngulur nė dysheme, mė puthi me ngut, mė rrėmbeu nga mesi dhe mė ēoi nė sallon, i cili kishte mbetur i hapur. Pasi u ul, nisi t'i kqyrte tė gjitha me njė pamje qė shprehte nderim.''Shtėpia jote ėshtė shumė e bukur dhe me shije, e mbushur me sende me vlerė. Mesa duket ke rėnė nė njė varfėri tė madhe, pėrderisa bėni shenjė nga dritarja''! Unė fillova t'i lutesha:''Zotėri, ju lutem, ikni, ikni! Nga ēasti nė ēast mund tė vijė im shoq, ėshtė ora qė ai kthehet! Ju siguroj edhe njė herė se po gaboni''!

Ndėrsa ai m'u pėrgjigj i qetė: ''Eja tani,bukuroshja ime, lėri nazet! Nėse vjen yt shoq, jepi dhjetė franga tė shkojė nė kafene dhe tė pijė diēka''! E, ndėrsa u kthye drejt oxhakut, pa fotografinė e Raulit.

-Ai ėshtė burri yt?

-Po.

-Hm! Fytyrė e bukur. Po kjo kėtu cila ėshtė, ndonjė mikesha jote?

Ishte fotografia jote, e dashur, ajo qė ke dalė me veshjen e valles. Nuk dija mė se ē'thoshja.

-Po,ėshtė njė mikesha ime.

-Aaa! Qenka e hijshme! Tė mė njohėsh me tė!

Atė ēast filloi tė trokiste ora. Pesė! O zot, ora kur kthehet Rauli! Ē'tė bėja? Atėherė...atėhere edhe unė...u hutova...e humba fare...mendova...se...se...mė e mira ishte tė...tė...ta hiqja qafe, sa mė shpejt qė tė mundja. Sa...sa mė shpejt...aq mė mirė... e meqė nuk mund tė bėhej ndryshe...meqė duhej...meqė nė fund tė fundit...me asnjė mėnyrė nuk do tė ikte...e, pra...i vura shulin sallonit...dhe...

Markezia De Renedon qeshte me gjithė shpirt. Qeshte me zė tė lartė, si e ēmendur, me kokė tė ngjeshur nė jastėk. Kur e qeshura i kaloi pakėz, pyeti mikeshėn e saj:

-Tė paktėn ishte i kėndshėm ?

-Po, shumė i kėndshėm.

-Dhe ke ankime ?

-Po...e di si ėshtė puna...mė tha se do tė vijė pėrsėri nesėr nė tė njėjtėn orė dhe ti e kupton, trembem, dridhem...Nuk ke ide se sa kėmbėngulės qė ėshtė! Mė thuaj, e dashur, si tė veproj?

Zonja De Renedon qėndroi ndenjur nė shtratin e saj, pėr ta menduar mė mirė dhe pas disa minutash i tha papritur:

-Denoncoje !

-Si ?Ta denoncoj? Je nė vete? Me ēfarė preteksti?

-Oh, ėshtė fare e thjeshtė. Do shkosh nė polici dhe do thuash se njė zotėri tė ndjek kėmba kėmbės kėtu e tre muaj. Se kishte paturpėsinė tė hynte dje nė shtėpinė tėnde dhe tė kėrcėnoi se do tė vinte edhe tė nesėrmen. Do tė kėrkosh mbrojtje nga ligji dhe dy policė do tė vijnė menjėherė dhe do ta arrestojnė.

-Po nėse tregon...

-Budallaēkė, nuk do ta besojnė, pasi ti e ke parapėrgatitur policinė! E veē kėsaj do tė tė besojnė ty, se je grua e tjetėrkujt dhe me sjellje tė shkėlqyer.

-Nuk do tė guxoja kurrė!

-Duhet tė guxosh, nė tė kundėrt je e humbur.

-Pa mendo si do tė mė fyejė kur ta kapin.

-Do ta dėnosh, se do tė kesh dėshmitarė.

-Pėrse ta dėnoj?

-Oh, ti e dashur nuk kupton asgjė! Do ta dėnosh pėr tė tė paguar dėmshpėrblim! Nė kėtė pikė duhet tė jesh e pamėshirshme!

-Ah, vėrtet! Harrova tė tė them edhe diēka tjetėr qė mė shqetėson shumė! Duke ikur mė la edhe dy monedha njėzetfrangėshe mbi oxhak.

-Vetėm dy? Janė pak! Unė do ta ndjeja veten tė fyer. Tani, mė thuaj, ē'kėrkon tjetėr?

-Dua tė mė thuash, ē'tė bėj me kėto tė holla?

Markezia e vogėl, pasi u mendua pak, i tha seriozisht:

-Me ato tė holla, e dashur, duhet t'i bėsh njė dhuratė tė vogėl burrit tėnd. Kjo ėshtė gjėja mė e mirė.

 

Pėrktheu: Iliaz  Bobaj

 

TREGIM NGA SELAJDIN SALIHU

 

 

ALPINISTI...

 

 

Ėshtė njė maje qė tė fton si njė vashė pėr tė tė falur trupin e saj tė brishtė. Ti nisesh drejt saj. Qė nė ēastin kur fillon tė ngjitesh, te secila krijesė njerėzore sheh nga njė armik tė pėrbetuar qė synon ta vrasė idealin tėnd tė ngjitjes lart. Armik ke edhe krijesat tjera ku mund tė fshihet intriga njerėzore. Armik ke diellin qė t'i nxin pamjet dhe ta humb orientimin. Armik ke akullin nėn kėmbėt tua qė ecin nė njė drejtim. Ti ke

vetėm armiq. Edhe gjymtyrėt, qė mund tė mos i nėnshtrohen vullnetit tėnd gjersa ngjitesh drejt majės ku valon vetėm flamuri i atij qė ėshtė ngjitur i fundit - flamuri i fituesit. Ėshtė pak e rėndėsishme kush ėshtė ngjitur i pari. E rėndėsishme ėshtė se kujt i valon flamuri...

...Dhe kur arrin nė atė maje, nėse arrin ndonjėherė, ti s’e ndjen, por ata qė kanė mbetur poshtė, pra njerėzit e vegjėl dhe tė pavlefshėm (se kėshtu duken ata nga lart), pėshpėritin se ke ndryshuar shumė. Po kėto pohime vdesin thellė nė qeniet e tyre. I vret hija jote e madhe qė shtrihet kudo nė qeniet e tyre.

Ata thonė, vetmevete: -Kėshtu ndodh me secilin qė ngjitet nė majėn mė tė

lartė qė quhet FRON.

Majė e cila tė fton si njė vashė e brishtė tė ta falė humbjen, qė e

ti e ruan si trofe dhe e shkėmben vetėm me jetėn tėnde.

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, prill 2008)

 

TREGIM NGA ASTRIT HAJDINI

 

 

KATAKLIZMOJA...

 

Donte edhe katėr ditė qė njerėzit tė rronin nė shekullin tjetėr, viti dymijė mė nė fund po trokiste, pritja kishte qėnė kaq e gjatė dhe ai nė mėngjes, duke e pėrcjellė deri tek dera e jashtme, pasi kishte ndezur dritėn e shkallėve dhe pasi i kishte dhėnė puthjen e pėrditshme, pothuaj duke psherėtirė, do t’i flakte pas shpine njė “shungullonte toka mbrėmė... diēka shungullonte nėn tokė”. Ajo, nga nxitimi, s’do tė kishte kohė mė shumė se sa pėr tė ngritur supet nė shenjė hutimi, ndėrsa ai do ta kalonte ditėn duke lexuar e duke ndjerė akoma shungullimat e natės, kėrcitjen e derės sė harruar hapur dhe brufullimėn e tendės nga era, qė kishte fryrė me kėmbėngulje tė ēuditshme gjatė gjithė natės.

Tėrė paraditen s’pati ndonjė telefonatė nga njerėz tė tjerė tė pėrshtatshėm, pėr t’u thėnė atė, qė toka kishte rėnkuar e shungulluar gjithė natėn e natės, se po vinte viti dymijė e ai ndiente njė frikė tė brendshme, gati gjer nė ankth. E shoqja do tė vonohej nė punė, pritja do tė ishte e lodhshme e, kur ajo do tė mbėrrinte mė nė fund, ai do t’i thoshte qė diēka ndodhte mbrėmė nėn tokė, diēka si rėnkim e kuje. Ajo s’do t’ia vinte veshin shumė, e mėrzitur nga telefonatat e ēuditshme tė Sonjės, shitėses sė pijeve, apo nga mėsimet e anglishtes qė armenia, Lida, i jepte sė bijės, zakonisht kur ai ishte vetėm nė shtėpi. Do tė vinte edhe Pandeliu e do t’i thoshte pėr tė njėmijtėn herė ndoshta, se nė pranverė duhet tė venin nė fshat tė pastronin pusin e vjetėr, tė mbushur me gurė e shkurre, ku edhe gjarpėrinjtė mund tė mos mungonin e, kur tė merrte nė telefon Pirrua, pas orės dhjetė, ai s’do t’i thoshte se kishte kaluar njė natė tė ēuditshme e tė frikshme e dera trokėllinte mistershėm, tenda brufullonte nga era e toka diku thellė uturonte, diēka madhore sikur kishte filluar tė rridhte nėn tė, viti dymijė po afronte e ai nuk mund tė mos ndihej si ndonjė zog i squllur nga e gjithė kjo. Pastaj vajti nė kafenio, ngaqė ndjeu ēuditėrisht nevojė tė fliste me tė gjithė, t’u thoshte pėr atė frikėn qė e kishte zėnė, Kosta do t’i ngrinte nervat kur do t’i stėrpėrsėriste pėr hotelin e bukur qė kishte nė Salaminė e, nėse ai do mund tė siguronte dy shqiptare tė lezetshme, mund tė kalonin mrekulli ndonja njė javė, Manoli do t’i sillte verėn e zakonshme pa meze, ai do t’i thoshte sė fundi Kostės se Zoti pothuaj e kishte paralajmėruar pėr katastrofėn e dymisė, qė Kosta do ta priste me njė “si ėshtė e mundur” disi ironike, pas sė cilės ai do fillonte tė fliste pėr drithėrimat e tokės gjatė natės, pėr ato uturima pafundėsisht tė largėta, sikur atje, nė thellėsi, vėrshonin masa tė lemerishme uji.

Nata e datės njėzet e nėntė do tė kalonte e qetė, ai do ta bėnte gjysmėgjumin e tij, edhe toka do tė flinte e qetė, veēse era do tė frynte si e marrė, njėlloj si natėn e shkuar, dera qė kishte dorezėn e prishur do tė pėrplasej gjatė gjithė natės duke u hapur e mbyllur, nė tė gdhirė do tė bėnin dashuri, njė dashuri tė qetė e tė zgjatur, pas sė cilės, nė gjysmėerrėsirė, ai do tė vishte tė mbathurat sėprapthi, gjė pėr tė cilėn e shoqja nė mėngjes do t’i thoshte se ishte mbarėsi.

Nė mėngjes, duke ēuar vajzėn nė shkollė, do tė takohej me Anėn, pėr tė cilėn thoshin se ishte porni me liēensė, do tė pinin kafe te Manoli, ku ajo do t’i ankohej pėr Marigulėn, tė ėmėn qė gjatė natės sė njė dite mė parė s’kishte pushuar sė ankuari pėr dritaren e harruar hapur, gjė tė cilėn, megjithėse e fandaksur si ishte, s’e kishte bėrė ndonjėherė, pėrveēse netve pas tėrmetit tė madh para tre muajve, kur nga frika tė gjithė nxorėn krevate portativė jashtė dhe flinin ndanė udhės, ngjitur me kafenenė e Marigula s’kish pushuar sė ankuari pėr dritaren e derėn e harruar hapur.

Ai menjėherė do fillonte t’i tregonte Anės pėr zhurmat e njė nate mė parė, do t’ia thoshte pikė pėr pikė si ia kishte thėnė sė shoqes sapo ishte kthyer nga puna, si ia kishte thėnė Kostės nė kafenio, mbasi kishte kthyer me fund njė gjysmė litri verė, domethėnė qė diku nė thellėsi toka kishte uturirė e se ai, nė gjendje gjysmėgjumi e kishte ndier deri nė mėngjes, ishte njė uturimė mjaft, mjaft larg, qė vetėm ai e dėgjonte, njė uturimė si kor tė vdekurish.

Nė drekė do t’i fliste Marigulės, pėr tė cilėn Kosta thoshte se do t’i ketė shpėrndarė pa frikė treqind a mė shumė fėmijė nėpėr botė, do t’i fliste edhe asaj pėr natėn e mėparshme, ajo do ta vėshtronte me sytė, ku e bardha dukej si qurre e ku s’kishte mbetur asgjė tė dėshmonte pėr bukurinė e dikurshme, do t’i thoshte njė “i dėgjova edhe vetė, po s’ishin uturima, ishin mijėra zagarė qė lehnin”, do t’i kėrkonte njė cigare e do tė largohej nėpėr korridorin e errėt si fantazmė. Ai, duke ngjitur shkallėt, do tė mendonte vetėm njė ēast tė vetėm se bota ishte shndėrruar e tėra nė njė Marigulė dhe jo pa krrupė do tė sillte nė mendje mėnyrėn me tė cilėn i bėnte ajo burrat tė zvarriteshin pas saj, duke u hedhur gjak periodash nė kafe, si thoshte Kosta.

“I shikon kėta zotėrinj nė kafene, - i kishte thėnė Kosta gjysmė i dehur, - janė tė gjithė afendikonj e zotėrinj tė nderuar. Veēse tė gjithė janė ushqyer me vezė tė prishura nga mitra e Marigulės”.

Nė shtėpi stolitė e