WOODY ALLEN
Tregim humoristik
Pėrktheu Ben Meēe
Bolonjė
PĖRMBLEDHJE E KORRESPONDENCĖS NDĖRMJET GOSSAGE DHE VERDEBEDIAN
I dashur Verdeberdian,
mbeta shumė i dėshpėruar sot nė mėngjes, kur, duke kontrolluar kutinė e postės, pashė se letra qė tė kisha dėrguar nė 16 shtator, nė tė cilėn pėrfshihej lėvizja ime e njėzetedytė (kali nė kutinė e katėrt tė mbretit), mė ishte kthyer mbrapsht pėr shkak tė njė problemi tė vogėl postimi kisha harruar tė vija emrin dhe adresėn tėnde (si mund tė jetė njeriu kaq frojdian!), bile kisha harruar tė ngjisja edhe pullėn. Qė unė kohėt e fundit kam qenė pak i ēorientuar pėr shkak tė luhatjeve tė Bursės nuk ėshtė sekret, por nuk dua nė asnjė mėnyrė me kėtė tė shfajėsoj neglizhencėn time edhe pse nė atė 16 shtator famėkeq grafiku spiral nė rėnie i oshilacioneve tė aksioneve preku pikėn mė tė ulėt duke mė shkaktuar humbjen e tė gjitha kursimeve tė mia dhe duke e shndėrruar konsulentin tim financiar nė pėrmasat e njė zarzavateje.
Fakti qė ti nuk e ke vėnė re mungesėn e kėsaj letre, mė shtyn tė mendoj pėr njė mungesė transparence dhe legaliteti nga ana jote, nejse
, ky qiell e di se tė gjithė mund tė gabojmė. Kėshtu e ka jeta, kėshtu e ka edhe loja e shahut. Tani qė gabimi doli mbi ujė duhet menduar pėr ta ndrequr. Nė qoftė se ke kortezinė dhe xhentilesėn tė lėvizėsh kalin tim nė kutinė e katėrt tė mbretit, them se mund tė vazhdojmė mė me preēizion kėtė lojėn tonė tė vogėl shahu. Paralajmėrimi qė mė bėje nė letrėn e fundit, tė cilėn e mora sot nė mėngjes, ėshtė njė alarm fallco. Po tė rishikosh edhe njėherė lojėn nėn dritėn e gabimit qė zbulova sot, do vėsh re menjėherė se ėshtė mbreti yt, nė fushė tė hapur dhe i pambrojtur nga sulmi i dy oficerėve tė mi egėrsira, qė rrezikon tė kapet mat. Ēfarė ironie pasojat dhe fatkeqėsitė e kėsaj lufte nė miniaturė! Ky ėshtė fati, i dashur, njė moment dhe ēdo gjė rrotullohet nė tė kundėrt. Tė lutem edhe njėherė tė pranosh faljet e mia mė tė sinqerta pėr harresėn qė na shkaktoi kėtė problem tė vogėl. Pres lėvizjen tėnde tė ardhshme.
Po tė dėrgoj pra lėvizjen time tė dyzetepestė: kali im ha mbretėreshėn tėnde.
Sinqerisht Gossage
Gossage,
e mora kėtė mėngjes letrėn ku mė dėrgove lėvizjen tėnde tė dyzetepestė (kali yt ha mbretėreshėn time?) dhe bashkė me tė edhe shpjegimin e gjatė tė korrespondencės tonė tė mezit tė shtatorit qė mua nuk mė ka ardhur. Sipas teje, duke i besuar njė letre tė humbur njėzetetre lėvizje mė parė, kali yt, qė unė e kam pėrlarė shumė lėvizje mė parė asaj tė njėzetedytės, mund tė ndodhet nė kutinė e katėrt tė mbretit? Nuk arrij tė kuptoj njė gabim tė tillė pasi mė kujtohet shumė mirė se nė lėvizjen e njėzetedytė ti ke ēuar toren nė kutinė e gjashtė tė mbretėreshės, tė cilėn mė vonė e sakrifikove nė njė nga ata gambitėt e tua tė ēuditshėm qė dalin gjithnjė me humbje.
Aktualisht kutia e katėrt nga ana e mbretit ėshtė e zėnė nga toria ime dhe duke tė kujtuar se ke kohė qė ke mbetur pa kuaj mė thuaj se me ēfarė kali po e ha mbretėreshėn time? Ti i ke tė gjithė gurėt e bllokuar dhe e vetmja lėvizje qė mund tė bėsh ėshtė mbreti nė kutinė e katėrt tė oficerit njė sugjerim qė po marr mundimin tė bėj dhe tė tė lė kohė tė mendosh lėvizjet e tjera
nejse ti e di vetė
.
Lėvizja ime e dyzetegjashtė ėshtė ngrėnia e mbretėreshės tėnde dhe njėkohėsisht shah. Tani mė duket se loja u bė plotėsisht e qartė dhe lėvizjet qė do pasojnė kam pėrshtypjen se do tė jenė mė tė shpejta e tė sakta njėkohėsisht.
Tė fala Verdebedian
Verdebedian,
sapo mbarova sė lexuari me shumė kujdes letrėn tėnde tė fundit dhe u ēudita jashtė mase nga lėvizja jote e dyzetegjashtė nė tė cilėn ti mė ha mbretėreshėn nė njė kuti ku mbretėresha ime ka rreth pesėmbėdhjetė ditė qė nuk ndodhet mė. Pas disa llogaritjeve dhe rishikimeve tė kujdesshme mė ngjan se e kuptova shkakun e konfuzionit dhe ngatėrresave tė tua. Qė torja jote tė ndodhet nė kutinė e katėrt tė mbretit ėshtė e pamundur, ashtu siē ėshtė e pamundur tė gjesh nė kėtė botė dy flokė dėbore njėlloj. N.q.s do ti kthehesh lėvizjes sė nėntė tė kėsaj loje, do ta kuptosh se unė atė tore tėnden e kam ngrėnė qysh me kohė. Ishte ajo sakrificė qė ti doje tė bėje nė fillim pėr tė mė sulmuar nė qendėr dhe qė pėr fat tė keq tė kushtoi humbjen e tė dyja toreve.
Ēfarė kėrkojnė akoma dy toret e tua nė kutinė e shahut? Dua tė tė sqaroj edhe njėherė atė ēfarė ka ndodhur: lėvizja ime e njėzetedytė tė hutoi dhe turullosi aq shumė saqė nuk vure re qė mungonte letra me lėvizjen time pasardhėse dhe ēbėre? dy lėvizje njėherėsh, duke i garantuar vetes njė avantazh tė padrejtė. Mė thuaj qė nuk ėshtė e vėrtetė?!
Ajo qė ndodhi ndodhi dhe ėshtė e pamundur ti kthehemi prap nga fillimi. Mėnyra mė e bukur ėshtė qė ti tė mė lejosh tė bėj edhe unė dy lėvizje njėherėsh. Drejtėsia ėshtė drejtėsi! Me pak fjalė lėvizja ime e parė ėshtė: ushtari ha oficerin dhe meqė tani mbretėresha jote ėshtė e zbuluar, po ai ushtar ha edhe mbretėreshėn.
Mendoj se tani mund tė vazhdojmė lojėn tė qetė dhe pa pengesa tė tilla.
Me sinqeritet Gossage
P.S. Po tė bashkėngjis me kėtė letėr njė skemė tė pozicioneve tė gurėve nė kutinė e shahut. Siē do e shohėsh mbreti yt ndodhet i zbuluar nė mes tė fushės dhe komplet i pambrojtur nga egėrsia e gurėve tė mi. Pėrshėndetjet e mia mė tė pėrzemėrta.
Gossage,
sot mora letrėn tėnde tė fundit dhe megjithėse ke shumė skarsitet nė koherencė, prap arrij tė kuptoj shkakun e turullosjes tėnde. Nė skemėn qė mė dėrgoje duket qartė se ne tė dy kemi rreth gjashtė javė qė luajmė dy lojra komplet tė ndryshme. Loja ime pėrputhet nė ēdo pikė me korrespondencėn tonė, ndėrsa ajo e jotja ndjek kritere empirike dhe joracionalė. Lėvizja e shumėpėrfolur e kalit, ajo e letrės sė humbur, ėshtė e pamundur tė bėhet ashtu siē pretendon ti, pasi duke qėnė nė anė tė fushės, nė kolonėn e fundit, ky kalė do tė pėrfundonte direkt e brenda nė tabakanė nė anė tė fushės.
Pėrsa i pėrket lejes qė mė kėrkon: nėse mund tė kthesh dy lėvizje njėra pas tjetrės (gjithmonė pėr faj tė asaj letrės sė humbur), mua mė duket se ti ke qejf tė tallesh i dashur. Tė lejoj vetėm lėvizjen e parė (ti mė ha oficerin) por kurrsesi tė dytėn. Meqėnėse tani e kam radhėn unė, kundėrpėrgjigjem duke tė ngrėnė mbretėreshėn me tore, edhe pse ti vazhdon tė jesh i bindur se unė nuk kam mė tore.
Duke e mbyllur, ajo skemė qė nė fantazinė tėnde paraqet gjendjen aktuale tė gurėve, mė sjell ndėrmend ndonjė skeē tė vėllezėrve Marx, pasi ėshtė shumė qesharake por nė kundėrshtim tė plotė me atė ēfarė ke lexuar te libri i Traktatit Tė Shahut tė Nimsowitsch, tė cilin e vodhe nė bibliotekė dimrin e kaluar, duke e fshehur poshtė bluzės. Kėtė nuk e kundėrshton dot, sepse tė kam parė vet me kėta dy sy. Tė kėshilloj ta studiosh kėtė skemė qė po tė dėrgoj dhe ti rregullosh gurėt vetėm siē janė kėtu. E vetmja mėnyrė pėr tė mbaruar kėtė lojė pa ngatėrresa dhe keqkuptime.
Me besim tė plotė Verdebedian
Verdebedian
Nuk dua tė zgjas e stėrgjas njė diskutim qė ka lindur dhe po vazhdon me shumė ngatėrresa (e kam marrė vesh pėr sėmundjen qė ke kaluar kohėt e fundit, duke i njohur edhe pasojat, por vetėm tani po konstatoj se tė paska krijuar njė frakturė tė keqe nė raportet e tua me realitetin) prandaj pėrfitoj nga rasti pėr tė zgjidhur kėtė lėmsh para se ai tė kthehet pėrfundimisht nė njė konkluzion kafkian.
Po ta kisha ditur mė parė se ti nuk je nga ata burra qė e pranon gabimin dhe mė lejon tė bėj dy lėvizje njėherėsh, siē ke bėrė ti, nuk do ta kisha ngrėnė kurrė oficerin tėnd me ushtarin tim. Sipas skemės tėnde kėta dy gurė nuk mund tė hahen me njėri tjetrin. Po tė kujtoj se kėtė lojė e kemi nisur nė pėrputhje tė plotė me Rregulloren e Federatės Ndėrkombėtare tė Shahut dhe jo me rregullat e Federatės sė Boksit tė New Jorkut. Duke mos dyshuar kurrė nė aftėsitė e tua pėr tė ngrėnė mbretėreshėn time, vė re me keqardhje njė mėnyrė tėnden diktatoriale dhe arbitrare nė maskimin e gabimeve taktike. Pėr fat tė keq dhe pėr kėtė mungesė transparence gjatė kėsaj loje nga ana jote, nuk arrij dot tė llogaris me ekzaktėsi pozicionin e kalit tim, prandaj kam ndėrmend tia lė fatit. Do tė mbyll sytė dhe do ta hedh nė kutinė e shahut. Tė bjerė ku tė bjerė! Kėtė tė paktėn duhet tė ma pranosh. Vetėn kėshtu kjo lojė mund tė ecė pėrpara drejt fundit. Njė element i tillė rastėsor, mund ti japė njė ngjyrė tė lezetshme.
Lėvizja ime e dyzeteshtatė: torja ha kalin tėnd.
Me sinqeritet Gossage
Gossage,
sa kurioze kjo letra jote e fundit! E vullnetshme, koncize, lakonike, d.m.th. i ka tė gjithė elementėt pėr tu quajtur komunikuese me shumicėn e ambienteve tė letėrlexuesve, vetėm se Jean-Paul Sartre do ta quante patjetėr NULITET. Mbeta nė mėnyrė tė papritur i goditur nga njė ndjenjė dėshpėrimi, ndėrsa nė mend mė kalonin copėza ditarėsh qė kam lexuar nuk e di se ku, tė eksploratorėve tė humbur nė Polin e Veriut, apo tė ushtarėve gjermanė qė shkruanin nga Stalingradi. Duket qartė se si dėshirat e pabazta pėr integrim pėrplasen me realitetin e trishtuar qė tė paraqitet dhe vihen re shumė mirė veprimet kuturu drejt mirazheve tė krijuara prej teje.
Kalova pjesėn mė tė madhe tė javės i dashur, duke u pėrpjekur tė gjej fillin e kėsaj loje dhe tė sistemoj ēorbėn qė ke arritur tė gatuash me mėnyrėn tėnde tė tė luajturit dhe tė tė konceptuarit tė shahut, prandaj po mundohem tė tė sqaroj disa gjėra pėr hir tė shpresės sė madhe qė kam qė kjo lojė tė pėrfundojė. Mbretėresha jote tė ka lėnė shėndenė, ka ikur, prandaj puthe fort dhe hiqe nga kutia ashtu siē duhet tė puthėsh fort edhe dy toret, ti kam ngrėnė me kohė, hiqi! Harroje edhe oficerin tėnd, edhe atė ta kam pėrlarė! Tjetrin e ke nė njė pozicion aq tragjik, saqė pėr mua duhet ti mbushėsh sytė me lot dhe tė pėrgatitesh pėr tė keqen. Pėrsa i pėrket kalit, qė edhe kėtė e ke humbur megjithėse nė mėnyrė tė denjė, po qė prap e ke tė vėshtirė tė ndahesh prej tij, po tė bėj njė lėshim, qė qysh nga koha kur persianėt kanė shpikur lojėn e shahut e deri mė sot, nuk e ka parė e dėgjuar asnjeri. Po tė lejoj ta rifusėsh prap nė fushė edhe pse nė pozicionin qė dėshiron ta vendosėsh do i bllokosh rrugėn mbretit tėnd. Kėtė komplot qė thure kaq bukur arrite ta kthesh nė avantazh pėr mua. Ky kalė i hyrė nė mėnyrė ilegale po tė siluron drejt fundit dhe natyrisht drejt humbjes sė ndeshjes.
Lėvizja ime ėshtė: mbretėresha nė kutinė e pestė tė kalit, duke tė paralajmėruar se lėvizjen tjetėr do tė kesh njė shah tė fortė.
Me pėrzemėrsi Verdebedian
Verdebedian,
ėshtė e qartė se tensioni i vazhdueshėm i shkaktuar nga mbrojtja e shumė pozicioneve tė vėshtira, pėr tė mos thėnė tė pashpresė pėr tu mbrojtur, ka shndėrruar nė dembel dhe shumė delikat mekanizmin e tėrė aparatit tėnd psiqik, duke e transformuar kapacitetin tėnd tė tė arsyetuarit ndaj fenomeneve tė jashtėm, nė njė diēka qė pėr nga hollėsia mund ti ngjajė vetėm letrės higjenike. Nuk kam tjetėr alternativė, veēse ti jap fund kėsaj ndeshjeje, kėshtu qė tė tė liroj edhe ty njėherė e pėrgjithmonė nga ky tension i papėrballueshėm, me shpresėn e madhe qė tė mos mbetesh me ndonjė pasojė apo difekt.
Kali po, kali! Nė tė shtatėn e mbretėreshės. Shah!
Gossage
Gossage,
Oficeri nė kolonėn e gjashtė tė mbretėreshės. Shah mat!
Mė vjen keq qė kjo ndeshje tė ka sfilitur, por nėqoftėse fakti tė ngushėllon sadopak, po tė pėrmend se, shumė mjeshtra lokalė shahu, pasi kanė parė teknikėn time tė hollė, janė zhdukur nga qarkullimi dhe nuk duken mė prej kohėsh nė asnjė nga klubet e mirėnjohur tė shahut.
Verdebedian
Verdebedian.
Toria nė kolonėn e shtatė tė mbretit. Shah mat
WOODY ALLEN
tregim humoristik
Pėrktheu: Ben Meēe, Bolonjė
RROFTĖ VARGASI!
Copėza nga ditari i njė revolucionari
3 qershor: Rroftė Vargasi! Sot u arratisėm nė kodra. Tė fyer dhe tė ofenduar nga shfrytėzimi qė po i bėn vendit tonė tė vogėl regjimi i korruptuar dhe mashtrues i Arroyos, vendosėm tė dėrgonim Julion, nė pallatin qeveritar, me listėn e ankesave dhe kėrkesave tona, tė radhitura nė mėnyrė tė pėrkryer dhe shumė tė arsyeshme, sipas mendimit tim. Impenjimet e shumta, (gjoja), tė Arroyos, nuk e lejuan, qoftė edhe pėr njė ēast, tė priste zėdhėnėsin tonė dhe e shkarkoi atė te njėri nga ministrat e tij, i cili premtoi se do ta merrte nė konsideratė peticionin tonė. Mirpo, mė pėrpara, donte tė shikonte se sa kohė mund tė qėndronte Julio duke qeshur me kokėn tė zhytur nė llavė tė nxehtė.
Pas disa incidenteve tė tilla vendosėm mė nė fund tė merrnim situatėn nė dorė nėn udhėheqjen e ndritshme dhe largpamėse tė Emilio Molina Vargasit. Kjo ėshtė tradhti burra, - bėrtitėm me sa fuqi kishim kur e morėm vesh, - dhe do ta shohim ku do i dalė fundi! Po shtriqesha me kėnaqėsi nė vaskėn e mbushur me ujė tė vakėt, kur, pėr fat tė keq, mė informuan se policia po mė gjėmonte pėr tė mė kapur, e ndoshta pėr tė mė varur. Me njė shkathtėsi prej kaprolli dola nga vaska, por pa e parė vendosa kėmbėn mbi sapun dhe njė shkarje e vrullshme mė shpuri deri nė oborr. Arrita tė frenoj duke goditur me turi njė kolonė dhe vetėm aty e pashė se copėzat e bardha qė po mė dilnin nga goja nuk ishin ēimēakizė, por dhėmbėt e mi. Megjithėse lakuriq e me surratin tė shtypur, shpirti i tė mbijetuarit mė dha fuqi tė hidhem mbi kalin tim, El Diablo dhe me njė ulėrimė prej rebeli tė vėrtetė arrita tė largohem. Kali bėri gati dhjetė metra dhe nuk e di pėrse nguli kėmbėt e para e vendosi tė mos vrapojė mė, duke mė hedhur nė tokė. Pėr fat rashė me kėmbė dhe i vetmi dėm ishte krisja e falangjeve tė dy gishtave tė vegjėl.
Kur tė vinė tė kėqijat hapu derėn: Ia kisha mbathur nga sytė kėmbėt, kur papritur u kujtova pėr printerin, nuk doja tu lija armiqve njė armė tė tillė politike, do tė ishte njė provė shumė e fortė kundėr meje. U ktheva nga kisha ardhur pėr ta marrė. Printeri ishte aq i rėndė saqė nuk e ngrija dot as me ndonjė levė e jo mė me trupin tim tė brishtė gjithė gjithė pesėdhjetė kile. Kur arriti policia, dora mė kishte ngecur nė tamburin rrotullues dhe printeri qė nuk e morra vesh pse u ndez papritur, po mė stamponte nė gjoks faqe tė njė libri tė Marksit. Mos mė pyesni si arrita tė hidhem nga dritarja e tė shpėtoja, se as vet nuk e di. Pėr fat tė mirė u a hodha policėve dhe arrita tė strehohem nė kampin e Vargasit.
4 qershor: Ēpaqe ėshtė kėtu, mbi kodra, nėn kėtė qiell tė pastėr e tėrė yje! Jemi njė grup kompakt luftėtarėsh tė bashkuar nė njė qėllim tė pėrbashkėt. Megjithėse i ka njohur dhe i vlerėson meritat dhe pėrpjekjet e mia nė realizimin e fushatave, Vargasi ėshtė i mendimit se unė kam cilėsi tė pashoqe si kuzhinier. Nuk ėshtė punė e lehtė me skamjen qė na rrethon, por dikush duhet ta bėjė. Gatimi im i parė mund tė konsiderohet si njė sukses i madh. Jo tė gjithė luftėtarėt janė dakort me pėrdorimin e hardhucave nė gatim edhe pse e dinė se kėtu nuk ėshtė as vendi, as kuvendi pėr pretendime. Ėshtė edhe njė pakicė e vogėl qė kanė disa paragjykime mbi zvarranikėt. Pikėrisht e quaj sukses darkėn e parė pasi pėrfundoi mirė e bukur, pa asnjė lloj incidenti.
Sot dėgjova rastėsisht Vargasin tek fliste dhe mu duk mjaft optimist. Ka besim tė patundur se do tė arrijmė tė kemi kontrollin e plotė tė kryeqytetit, diku aty nga mesi i dhjetorit. Nga ana tjetėr, vėllai i tij Luixhi, qė ka njė natyrė tipike prej vėzhguesi tė rafinuar, mendon se periudha ėshtė mė e shkurtėr, pak a shumė pėrpara se tė vdesim tė gjithė prej urie. Vėllezėrit Vargas zihen shpesh me njėri tjetrin pėr strategjitė ushtarake apo pėr pozicionin politik qė duhet tė mbajmė. Ėshtė e vėshtirė tė imagjinosh qė kėta dy komandantė rebelė, jo mė shumė se njė javė mė parė, punonin si lustraxhinj kėpucėsh pranė hotelit Hilton. Ndėrkohė ne presim.
10 qershor: Sot dita mė iku duke bėrė stėrvitje. Kemi bėrė ndryshime rrėnjėsore: nga njė bandė e paorganizuar dhe diletante jemi shndėrruar nė njė ushtri tė fortėsh. Nė mėngjes, me Hernandesin u stėrvitėm nė pėrdorimin e machetes, asaj thikės sė mprehtė qė pėrdoret pėr prerjen e kallamave tė sheqerit dhe, falė njė pėrdorimi tė zellshėm nga ana e shokut tim, zbulova se e kam grupin e gjakut 0. Gjėja mė e mėrzitshme kėtu ėshtė pritja. Artuti ka njė kitarė, po di tė luajė vetėm njė kėngė Cielito lindo. Nė fillim luftėtarėve u pėlqente ta dėgjonin, ndėrsa kohėt e fundit ia kėrkojnė ta kėndojė gjithmonė e mė rrallė. U mundova ti gatuaja hardhucat nė njė mėnyrė tjetėr dhe mendoj se shokėve u pėlqeu, megjithėse vura re disa prej tyre tė kthenin kokėn mbrapsh kur pėrtypeshin.
Sot dėgjova pėrsėri Vargasin tek fliste. Bashkė me tė vėllanė diskutonin mbi planet qė do tė ndjekin pas marrjes sė kryeqytetit. Nuk e di ēfarė posti do mė japin pas revolucionit. Jam i sigurt se besnikėria dhe sinqeriteti im, qė mund ti krahasoj vetėm me ato tė njė qeni, do tė vlerėsohen patjetėr.
1 korrik: Sot, njė skuadėr e pėrbėrė prej shokėve tanė mė tė pėrgatitur, bėri njė ndėrhyrje nė formė inkursioni nė fshatrat kėtu poshtė, me shpresė mos gjenin pėr tė ngrėnė, duke shfrytėzuar rastin pėr tė eksperimentuar edhe shumė nga taktikat qė kemi mėsuar kėtu. Pėr mendimin tim taktikat u aplikuan nė mėnyrė tė pėrsosur. Edhe pse skuadra pothuajse u masakrua nga tė rrahurat e fshatarėve, Vargasi e quan si njė fitore morale. Ne tė tjerėt, qė nuk morėm pjesė nė aksion, qėndruam tė shtrirė nėpėr hijet e pemėve tė kampit, ku Arturi na thyente qetėsinė me kitarėn e tij duke kėnduar si gjithnjė Cielito lindo. Moralin e kemi tė lartė, megjithėse ushqimet dhe armėt janė pothuajse tė paekzistueshme dhe koha kalon ngadalė. Pėr fat tė mirė vapa, gati dyzet gradė, na detyron ta heqim mendjen shpeshherė nga hallet dhe problemet dhe pėr mendimin tim, ėshtė dhe shkaktare e gėrhimave dhe e ndonjė gogėsime tek-tuk qė del nga gurmazet e shokėve.
Durim, do vijė edhe ora jonė.
10 korrik: Sot dita ishte e bukur, pėrveē faktit qė ramė nė njė pritė tė ushtarėve tė Arroyos dhe pas luftimeve mbetėn gjallė vetėm njė e dhjeta e grupit. Ēka ndodhi ishte pjesėrisht pėr fajin tim, pasi zbulova nė mėnyrė tė pavetėdijshme pozicionin e grupit, me tė bėrtiturat, tė ulėriturat dhe tė hedhurit pėrpjetė, kur njė merimangė e madhe vendosi tė bėjė njė pushim mbi kėmbėn time. Vetėm pėr pak sekonda nuk u tregova i shkathėt ta hiqja insektin e tmerrshėm nga kėmba, qė gjeti njė rrugė nėpėr rrudhat e pantallonave dhe filloi tė ngjitej lart duke mė detyruar tė vrapoja si i marrė poshtė te pėrroi. Mu deshėn rreth dyzetė e pesė minuta zhytjesh, kėrcimesh, rrokjesh me vetveten, heqje dhe veshje rrobash, deri sa ta detyroja merimangėn tė largohej nga trupi im. Menjėherė mė pas ushtarėt e Arroyos hapėn zjarrin. Luftuam trimėrisht, megjithėse sulmi i tyre ishte i befasishėm dhe na gjeti fare tė papėrgatitur, aq sa ushtarėt tanė, dhjetė minutat e para, qėlluan vetėm njėri-tjetrin. Vargasi shpėtoi pėr qime nga katastrofa, kur njė bombė dore i ra afėr kėmbėve. Mė urdhėroi ti hidhesha sipėr bombės, i vetėdijshėm se do tė ishte njė gjest i lartė patriotik pėr kauzėn tonė revolucionare, dhe ashtu bėra. Pėr arsye tė pashpjegueshme bomba nuk shpėrtheu dhe arrita tė largohem gjallė nga vendi i ngjarjes, megjithėse me dy pasoja tė vogla: njė tik nervoz dhe pamundėsinė, qysh nga ai ēast, i tė fjeturit natėn pa i shtrėnguar dorėn dikujt.
15 korrik: Morali i shokėve duket se ėshtė ende i fortė, pėrveē disa ndodhive me rėndėsi tė vogėl. Njėra, pėr shembull, u provokua nga Migueli, qė kishte vjedhur disa bomba tokė-tokė dhe i ngatėrroi gabimisht me bomba tokė-ajėr, kėshtu qė, gjatė tentativės pėr tė rrėzuar ndonjė aeroplan tė Arroyos, na hodhi nė erė pėrfundimisht gjithė kamionėt tanė. Kur kėrkoi ta kalonte ngjarjen nė aspektin komik, Joseja nuk duroi dot mė dhe aty plasi grushti. Mė vonė u pajtuan dhe dezertuan bashkė. Dezertimi, nė atė moment tė vėshtirė, mund tė kishte arritur tė shndėrrohej nė njė problem tė madh, por falė frymės optimiste qė qėndron akoma lart, dezertuan vetėm tre vetė nė katėr. Unė, natyrisht, i mbeta besnik kauzės revolucionare dhe vazhdoj tė merrem me gatim edhe pse shokėt mė duket se nuk e kuptojnė rėndėsinė e detyrės sė kuzhinierit. Nė fakt, mė kanė kėrcėnuar me vdekje po qe se nuk shpik ndonjė gjė tjetėr veē hardhucave. Ndonjėherė ushtarėt bėhen si fėmijė, po unė shpresoj akoma, se nė njė nga kėto ditė, do arrij mė nė fund tu bėj ndonjė surprizė tė kėndshme. Ndėrkohė rrimė ende shtrirė rreth kampit dhe presim. Vargasi ecėn para-mbrapa nė tendėn e tij, ndėrsa Arturi ėshtė ulur nėn njė pemė dhe vazhdon tė luajė nė kitarė Cielito lindo.
1 gusht: Megjithse gjendja e pėrgjithshme ėshtė e kėnaqshme, nė jetėn e kampit kanė filluar tė shfaqen disa pakėnaqsira tė vogla qė herė pas here transformohen nė situata tė pakėndshme. Gjėra tė vogla, natyrisht, tė kapshme vetėm nga syri i njė vėzhguesi ekspert. Ka pasur disa tė qėlluara me thika ndėrmjet shokėve dhe sherret e zėnkat kėto kohėt e fundit janė shpeshtuar goxha, bile edhe njė tentativė nga ana e disave pėr tė vjedhur armėt nė depon e municioneve. Pėr fat tė mirė nuk pėrfundoi me sukses, pasi Jorges, fishekzjarret qė kishte vjedhur, iu ndezėn papritur nė xhep. Tė gjithė ia mbathėm vrapit me pėrjashtim tė tė gjorit Jorge qė ca nga frika, ca nga fishekzjarret, bėri njė fluturim prej disa metrash nė ajėr pėr tu rrokullisur pastaj poshtė nėpėr lėndinė duke pėrfunduar nė duart e armiqve, tamam si cjapi te kasapi.
Tė njėjtėn mbrėmje, pasi u shėrbeva shokėve shishqebapė me mish hardhucash, shpėrtheu kryengritja. Disa nga shokėt mė mbėrthyen nga kėmbėt e duart ndėrsa, Ramoni mė godiste vazhdimisht me qemshé. Shpėtova pėr mrekulli falė njė rrufeje edhe pse pėr fat tė keq vrau tre nga luftėtarėt tanė. Kur mendonim se ēdo gjė kishte pėrfunduar, Arturi, pėr tė qetėsuar gjakrat, mori kitarėn dhe filloi tė kėndonte Cieliti lindo. Tre a katėr nga luftėtarėt, ata qė nuk merrnin vesh fare nga muzika, e kapėn, e ēuan pas njė shkėmbi dhe e detyruan tė hante kitarėn.
Pėr tu pėrmendur, njė lajm shumė pozitiv: njėri nga diplomatėt e Vargasit arriti tė firmosė njė pakt me shėrbimet sekrete CIA-n, tė cilėt si shpėrblim pėr besnikėrinė tonė politike u zotuan se do tė na furnizonin me rreth pesėdhjetė pula tė pjekura.
Vargasit kohėt e fundit, i ka lindur dyshimi se fitorja pėrfundimtare e revolucionit, e parashikuar pėr muajin dhjetor, ndoshta ka qėnė pak e pėrshpejtuar. Hartat gjeografike dhe skicat taktike i ka lėnė pothuajse mėnjanė. Ka filluar tė merret me studimin e yjeve dhe tė astronomisė, bile ndonjėherė mundohet tė bėjė ndonjė parashikim, gjithmonė nė lidhje me fitoren finale, duke vėzhguar glasat e zogjve.
12 gusht: Gjendja sa vjen e po bėhet mė e nderė. Pėr fat tė keq, kėrpudhat qė mezi mblodha pėr tė ndryshuar menunė, paskėshin qenė helmuese. Megjithse provokuan vetėm pak kriza tė vogla stomaku, tė shoqėruara me tė vjella, nuk arrita tė kuptoj se pse nė mėnyrė tė pajustifikueshme u bėnė tė gjithė shumė nervozė.
Ata tė CIA-s ekzaminuan edhe njėherė mundėsitė tona nė lidhje me fitoren e revolucionit dhe si rezultat ftuan Arroyon, me gjithė kabinetin e ministrave tė tij, nė hotelin Wolfie nė Miami Beach.
Veē tė ngrėnave dhe tė pirave, i dhuruan Arroyos edhe 24 bombardues reaktivė, e cila u interpretua nga Vargasi si njė sjellje dyfytyrėshe nė mardhėniet tona.
Morali duket akoma i lartė, ndėrsa pėrqindja e dezertorėve ėshtė rritur megjithėse kufizohet nė numrin e atyre qė mund tė ngrihen nė kėmbė e tė arrijnė tė ecin. Vetė Vargasi nuk duket nė humor tė mirė, bile ka filluar tė koleksionojė bileta autobuzi. Tani mendon se jeta nėn regjimin e Arroyos nuk ėshtė dhe aq e keqe. Ka mundėsi tė na mbledhė ne, pak luftėtarė qė kemi mbetur, tė braktisim pėrfundimisht idealet revolucionare dhe tė krijojmė njė orkestėr me muzikė dasmash. Ndėrkohė, shirat e shumta tė ditėve tė fundit kanė shkaktuar shkarje dherash dhe bashkė me to edhe kasollen ku flinin vėllezėrit Juares. Ikėn ashtu, nė gjumė, pa e ndjerė fare. Dėrguam njė korrier tjetėr te Arroya me listėn e kėrkesave tona tė modifikuar tėrėsisht. Kėrkesėn kryesore, atė tė dorėzimit pa kusht, e zėvendėsuam me njė recetė gatimi. Njė gjellė e mrekullueshme e quajtur guacamole e cila ka fituar shumė ēmime nė konkurse tė ndryshme gatimi. Mezi pres tė marr vesh se si do reagojnė ndaj kėrkesave tona.
15 gusht: Arritėm mė nė fund tė marrim kryeqytetin! Ja dhe detajet: Pas njė mbledhje tė gjatė vendosėm njėzėri tė pėrdornim armėn e fundit tė shpresave tona, misionin vetėvrasės, duke mos lėnė mėnjanė elementin surprizė. Marshimi nėpėr xhungėl ishte raskapitės. Lodhja dhe uria na detyruan ta ndryshonim pak vendimin tonė. Kur iu afruam Pallatit Presidencial, vendosėm tė gjithė njėzėri tė pėrdornim ndonjė gjest diplomatik tė rafinuar, psh. Ti lėpinim kėmbėt diktatorit. U dorėzuam te rojet, tė cilėt me tytat e pushkėve tė drejtuara nga kokat tona, na shoqėruan te salla ku na priste Arroya. Diktatori, pasi vlerėsoi aktin tonė tė tė dorėzuarit vullnetarisht, na tha hapur e troē se ēfarė do tė na bėnte. Vargasit do ia merrte zorrėt dhe do ia varte nė njė pemė, ndėrsa ne tė tjerėve kishte ndėrmend tė na rripte tė gjallė. Duke ekzaminuar situatėn nėn dritėn e fakteve tė fundit dhe duke patur parasysh panikun qė na kapi nė ato momente, ia futėm vrapit si tė marrė duke u shpėrndarė nė tė gjithė pallatin pa ditur as vet ku po venim. Ushtarėt e Arroyos filluan tė shtinin ku tė mundnin. Unė dhe Vargasi arritėm tė ngjiteshim nėpėr shkallėt e kateve tė larta tė pallatit dhe duke kėrkuar njė vend pėr ti shpėtuar vdekjes, pa e ditur, u futėm nė dhomėn e gjumit tė Madam Arroyos ku e gjetėm atė nė njė moment shumė intim pasioni me vėllanė e Arroyos. Mbetėm tė katėrt tė shtangur deri sa vėllai i Arroyos nxori pistoletėn dhe qėlloi. E shtėna shėrbeu si sinjal pėr njė grup mercenarėsh tė CIA-s qė kishin ardhur aty me kėrkesėn e diktatorit pėr tė spastruar kodrat nga prania jonė. Si shpėrblim Arroya do ti jepte leje shtetit Amerikan tė hapte kioska pėr shitjen e hamburgėve nė tė gjithė vendin tonė tė vogėl. Mercenarėt, qė edhe ata nga ana e tyre nuk kishin ide tė qarta pėr misionin pėr shkak tė politikės sė jashtme konfuze qė po ndiqte Amerika javėt e fundit, sulmuan gabimisht Pallatin Presidencial. Arroya me tė tijtė dyshuan menjėherė nė njė dopjolojė nga ana e CIA-s dhe iu pėrgjigjėn zjarrit. Nė tė njėjtėn kohė, njė komplot maoistėsh pėr tė eliminuar Arroyon falimentoi, pasi bomba qė kishin fshehur nė njė panine me proshutė, shpėrtheu parakohe duke shkatėrruar pjesėn e djathtė tė pallatit dhe duke katapultuar nga ēatia gruan dhe tė vėllanė e Arroyos.
Pasi mori me vete njė valixhe plot me ēeqe tė bankave zvicerane, Arroyo arriti tė largohet nga dera e pasme e pallatit dhe ti hipte avionit tė tij privat. Piloti arriti tė ngrihet nė mes tė breshėrisė sė plumbave, por pėr shkak tė gjendjes tė turbulluar tė tij, tė shkaktuar nga ngjarjet e fundit, ngatėrroi njė buton tė vogėl dhe pas disa sekondash avioni u ngul nė pikiatė tamam nė kazermėn e mercenarėve duke u lėnė tė pėrfytyroni vdekjet dhe dėmet qė shkaktoi.
Ndėrsa jashtė ndodhte gjithēka tregova, komandanti ynė i shtrenjtė, Vargas, u drejtua nga zyra presidenciale, u ul te kolltuku duke i dhėnė fund njėherė e mirė misionit tonė revolucionar. Pushteti u mor. Pak mė vonė sytė i vajtėn te frigoriferi nė fund tė zyrės. E hapi dhe filloi tė hidhte nė njė pjatė tė madhe gjithēka kishte brenda.
Festuam fitoren gjithė natėn deri sa u dehėm e u bėmė bythė. Gjatė pijes diskutuam me Vargasin mbi vėshtirėsitė e mėdha qė na prisnin nė udhėheqjen e vendit. Megjithse ai ėshtė pėr zgjedhjet e lira dhe demokracinė e pastėr, preferon tė presė deri sa populli ynė i dashur tė piqet edhe pak politikisht. Gjatė kėsaj kohe, qė nuk e dimė sa do zgjasė, ka ndėrmend tė krijojė njė qeveri tė bazuar nė monarkinė absolute dhe tė drejtėn hyjnore. Si shpėrblim pėr besnikėrinė time mė emėroi pėrgjegjės tė personelit tė pastruesve tė pallatit dhe mė la nderin e madh tė provoj unė i pari tė gjitha ushqimet qė do hajė ai kėtej e tutje.
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, shtator 2006)
Tregim humoristik nga BEN MEĒE
DITA E PARĖ
Diua, (kėshtu mė pėlqen ti flas me pėrkėdheli Zotit) pasi mbaroi se krijuari edhe Evėn, u ul nė njė gur (qė e kish krijuar nja dy ditė mė parė) nxorri njė shami tė bardhė nga xhepi i jelekut dhe filloi tė fshinte mirė e bukur duart qė i kish gjithė baltė.
-Mė iku jeta duke punuar falas, mė iku
ja bėfsha naftin,- psherėtiu thellė.- Dhe sta di njeri pėr nder!
Duhet tė largohej se koha nuk priste. Futi veglat nė ēantė, e hodhi krahėve dhe filloi tė largohej ngadalė me atė ecjen e tij karakteristike. Bėri disa hapa, pastaj ktheu kokėn pas dhe e nguli prapė vėshtrimin te Eva. E kish qarė fare e kish qarė! Rrallė i dilnin punė tė tilla! Ashtu, e shtrirė, (lakuriq siē e kish bėrė nėna) ishte mrekullia vetė.
Dėshira tė kėqija i shkuan pėr njė ēast nė kokė, po kur pa Adamin, qė u rrotullua nė krahun tjetėr, mendoi: Lėre se mos na zgjohet ky muti edhe kush bėn sherr qė nė mėngjes!
Rrėmbeu dy gjethe, i palosi mirė e bukur dhe ua vendosi te koka qė ti kishin gati kur tė zgjoheshin. U futi njė tė kruajtur tė mirė koqeve, i hodhi dhe njė vėshtrim admirues Evės dhe u largua pa e kthyer mė kokėn pas dhe pa ecjen e tij karakteristike. Me njė fjalė iku nė hallet e tij.
Mijra planete tė tjerė e prisnin dhe nuk dinte si tia bėnte.
Nuk kish shumė qė Diua qe larguar, kur Adami hapi sytė. I kėputi njė tė gromėsitur, pastaj nja dy pordhė tė vogla dhe rrotulloi kokėn nė anė tjetėr. Sytė iu ngulėn te Eva, qė kishte kohė qė ishte zgjuar dhe me njė degė peme, po fshinte vendin pėrreth.
-Po ti kush je?- e pyeti Adami.
-Po ty ētė duhet?- iu pėrgjigj Eva dhe vazhdoi tė fshinte.
Adami e vėshtroi me kujdes nga koka te kėmbėt. Nė fillim me inat, pastaj me kureshtje, dhe duke i kthyer me pėrēmim kurrizin i shpėtoi njė pordhė tjetėr pak mė e fortė se dy tė parat. Ishte pordha e tretė nė jetėn e tij dhe iu duk sikur po ia merrte njėēik dorėn.
-Boll, se na i shpife, aman!- iu drejtua Eva qė nuk e mori vesh as vetė, nė ishte njė kėrcėnim, vėrejtje, apo diēka e thėnė ashtu kot.
-Ti rregullo mirė atė gjethen, se le nam, e lėre seē bėj unė!
Eva hodhi sytė nga gjethja, u skuq nė fytyrė pėr njė moment dhe u kthye nė anė tjetėr pėr tė mbuluar mė mirė pjesėn mė intime tė trupit tė saj.
-Ku tė venė sytė edhe ty?
-Mė mirė unė, apo tė tė shohė gjithė bota, si thua ti?- iu pėrgjigj, duke u zgėrdhirė Adami dhe ndoshta pėr herė tė parė nė jetėn e tij e ndjeu veten superior.
-Qėnke shejtan fare nga goja, ti ore!- i dha dum muhabetit Eva duke iu ulur pranė.
-Mė quajnė Eva.
-Unė jam Adami.
-Ta gėzosh!
-Edhe ti!
-Faleminderit!
-Seē mė hahet, po nuk po e gjej dot?- theu heshtjen Eva pas njė dialogu shikimesh qė zgjati rreth dhjetė minuta e gjysėm.
-Edhe mua mė griu uria.- iu pėrgjigj Adami dhe instinktivisht mori njė gur dhe qėlloi me sa fuqi qė kishte drejt njė shkurreje pėrball.
-Vemi hamė njė mollė?
-Je nė vete? Mollė esėll? Prit se po bėj njė xhiro mos gjej gjė kėtej rrotull.- e siguroi
Adami dhe u ngrit me pėrtesė pėr tu drejtuar poshtė nga lumi.
-Na, ku vete pa gjethe?
-Ua, shyqyr qė u kujtove, se desh u bėra gazi i botės.
Adami u var poshtė tatėpjetės ndėrsa Eva e ndoqi me sy derisa ai u zhduk pas njė ferre tė madhe.
Ndihej megjithmend njė grua metėvėrtetė e lumtur me vėshtrim nė tė tashme, por me mendje dhe shpirt nė njė tė ardhme qė ajo e parashikonte tė sigurtė dhe kuptimplote. Njė grua e lumtur e di se ēduan tė thonė kėto fjalė.
Adami u kthye pas dy orėsh. I lexohej menjėherė nė sy qė ishte i lodhur e i mėrzitur. Mezi hiqte kėmbėt zvarrė dhe merrte frymė me vėshtirėsi.
-I rashė rreth e qark gjithė lagjes po nuk gjeta gjė pėr tė ngrėnė. Si do ia themi mėngjesit?
-Opo lėre mėngjesin se iku, po hajde hamė atė mollėn atje se ndryshe do vdesim urie.- iu pėrgjigj Eva duke u drejtuar nga molla aty afėr. Adami e ndoqi pas pa bėrė zė, ēfarė tė bėnte, nuk ia mbante bytha tė dilte prapė nė xhiro. Uria i kishte vajtur nė palcė.
-Hip lartė, Adam dhe kėpute atė mollėn!
-A ēja fut kot edhe ti Eva ndonjėherė! Mua mė ranė kėmbėt lartė e poshtė si gomar, ti thua hip nė pemė!
-Po gomar kujt i thonė?
-Ku ta di unė, ka mbetur si shprehje.
-Mirė, mirė, se po hipi unė.- mori iniciativėn Eva dhe filloi tė ngjitet nė pemė.- Edhe ktheje kokėn nė anė tjetėr, ēfarė shikon ashtu?
-Pėr sytė e ballit po shikoja mollėn!
-E thashė unė qė nė fillim qė ti je shejtan, po smė besoi njeri.- vazhdoi Eva dukej hapur qė kėsaj radhe i pėlqeu qė Adami po e shikonte.
Molla ishte metėvėrtetė e madhe dhe i ngopi menjėherė barqet e dy tė rinjve tanė tė porsalindur.
-Mos i hidh zhapat ashtu, se mė ra bretku duke pastruar!
-Mos mė trajto kaq keq, o Evė, se vetėm mua ke nė kėtė botė, ske njeri tjetėr me kė ti qash hallet.
Eva e pa me ata sytė e saj tė mėdhenj bojėqielli e tėrė dhembshuri dhe heshti. Njė fllad i lehtė ia mori kaēurrelat e verdha dhe ia pėrplasi mbi fytyrėn e Adamit, qė seē ndjeu disa tė dridhura nė trup, qė nuk arriti ta shpjegonte dot ēfarė ishin, por qė i pėlqyen si asnjėherė tjetėr nė jetėn e tij.
Dhe kėshtu, barkplotė, e tė kėnaqur, vazhduan ti hidhnin kaēurrelat surratit njėritjetrit deri sa dielli u zhduk mbas kodrės pėrkarshi dhe lagjen e pushtoi errėsira. Adami , ndjeu prap nė trup ato tė dridhurat, qė nuk dinte se ēfarė ishin po qė i pėlqenin aq shumė. Mė vonė mori vesh se edhe Eva seē ndjente ca tė dridhura nė trup qė nuk dinte se ēfarė ishin, po qė edhe asaj i pėlqenin.
Nata e ngrohtė dhe plot aromė gjelbėrimi, avash - avash i vuri nė gjumė, sipėr njėri tjetrit dy tė rinjtė dhe me qetėsinė qė vetem nata di se ēėshtė, ua ruajti dhe ledhatoi gjumin deri nė mėngjes.
Si gjithmonė Eva, u zgjua e para, qė pa gdhirė dhe i pėlqeu tė rinte edhe pak shtrirė, ashtu me Adamin e saj, e pastaj tė bėnte punėt e zakonshme, kur befas, diēka e bėri aq kureshtare, sa qė u detyrua ta zgjonte Adamin, qė po flinte duke gėrhitur.
-Adam
Adam
, shiko
shiko
po ngrihet prapė
po ngrihet prapė
!
Adami u ngrit si i shushatur duke hedhur sytė e terrorizuar e tėrė sklepa poshtė barkut.
-Jo ai, or idiot, dielli
dielli
!
7 fabula tė shkurtra humoristike
***
Tė ēfarė kombėsie ishin Adami dhe Eva?
Shqiptarė.
Pėrse?
Sepse kishin njė mollė pėr ta ngrėnė pėrgjysmė,
ishin thuajse lakuriq dhe kujtonin se gjendeshin nė parajsė.
***
Kur dėrguan nė Somali miliona ilaēe, u kthyen mbrapsht tė gjitha.
Pėrse?
Sepse mbi kuti shkruante: I merrni gjithmonė me stomakun plot.
***
Njė kanibal pyet shokun: Si ishte restoranti?
Shiko, i thotė tjetri, ushqimi sishte ndonjė gjė e madhe,
por kamerieri ishte i mrekullueshėm.
***
Kur u takuan Ēurēilli me Stalinin nė Jaltė, filluan tė bisedojnė pėr hobitė e tyre.
Unė, thotė Ēurēilli, mbledh anekdota pėr mua.
Ēfarė ngjashmėrie, thotė Stalini,
unė mbledh njerėzit qė thonė anekdota pėr mua!
***
Njė djalė i ri qė bėnte pjesė nė partinė e tė drejtave tė zezakėve
shkon nė bibliotekėn e qytetit dhe kėrkon tė flasė me drejtorin.
Nė kėtė bibliotekė, thotė, gjenden dhjetė mijė libra qė pėrmbajnė frazėn
zezak i ndyrė, dhe duam qė ti hidhni poshtė tė gjitha!
Mos bėni kėshtu, thotė i pashqetėsuar drejtori,
kėtu brenda gjenden, pėr shembull, pesėdhjetė mijė libra
qė pėrmbajnė fjalėn bastardė.
Ka mundėsi, i thotė zezaku,
por ju bastardėt nuk jeni organizuar akoma.
***
Mbas njė fjalimi nė popull Brezhnjevi thėrret sekretarin e tij
dhe i thotė i tėrbuar: Tė kėrkova tė mė shkruaje njė fjalim njė ēerek ore
ndėrsa ky qė mė dhe zgjati njė orė tė tėrė!
Por, shoku Leonid Iliē, unė jua dhashė nė katėr kopje!
***
Katėr miq takohen nė park nė qendėr tė Tiranės. Ishin vitet e diktaturės. I pari psherėtin thellė,
e ndjek i dyti duke bėrė tė njėjtėn gjė,
por pas pak tė njėjtėn gjė bėn edhe i treti.
Atėherė i katėrti kthehet e u thotė:
Si e keni hallin, do pushoni sė foluri kundėr diktaturės!?
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj