Revista Letrare ADMET

nga Andi Mecaj


Tregim nga Andi Meēaj

 

MACJA KRIMINELE

 

Atė ditė dimri, kur dielli digjte me 20 gradė dhe pemėt ēelnin si nė pranverė, macja "klandestine" e hotelit pesėyjor, bėnte banja dielli, pėr shtatė palė qejfe, nė tarracėn e katit sipėror, atje ku era tė shkundte nga ēdo anė dhe ndiheshe si nėn pushtetin e ca ventilatorėve tė pėrbindshėm.

Pasi nxori nga ato kakėrdhitė e saj tė zeza, si ca gjysmėhėnėza tė vogla, nė ēdo sipėri e fjetore, pasi bėri rrėzimin e gotave tė braktisura gjatė mbarimit tė turnit tė mbrėmjes, pasi gėrvishti anė e mbanė celofanin mbėshtjellės tė biskotave nė karrocat mbajtėse, pasi u spėrdrodh sa andej kėndej nėpėr pjatat e lara, filxhanėt e kafesė dhe tenxheret e tiganėt, u hodh me njė kėrcim rrufeje, drejt e nė karrocėn llozhrambledhėse tė Vangjelit.

Barku i "Kritikosit", qė ishte i madh sa njė mal, e ndjeu shtytjen e asaj gjėje dhe nė ēast mėrmėrit me zėrin e tij tė famshėm prej "palikari" "Ua hodhe edhe sot, ty moj, kurrė s'tė kapin dot".

Ndėrsa pret ashensorin pėr tė marrė hedhurinat e katit -2 apo "Banke-sė" siē quhet nė gjuhėn e hotelit, pasi pėrballet me Niko "pėshpėsin" apo "paspatin", siē e thėrrasin nė tė folmen e hotelit, qė i afrohet me kėmbėn e ēalė tek veshi e i rrėfen se si filanit i fluturoi gruaja dhe ia la nė derė tė dy fėmijėt e mitur dhe se si filanen e ndau burri se nuk dinte tė gatuante gjellėrat e tij tė preferuara, ia kėput njė tė qeshure qė gjėmon duke i thėnė "pėshpėsit" ik se mė "vdiqe" tani, fut, duke manovruar me mjeshtėri karron e gjatė prej hekuri tė ngjeshur tė zi, nė ashensorin e tretė, djathtas, pikėrisht atėherė, del nga porta e repartit "Omikron" Babi, pėrgjegjėsi i kamarierėve, duke pėrdredhur si gjithnjė atė zinxhirin e hollė e tė gjatė qė ua pėrcėllon tė pasmet kamariereve, sidomos atyre bukurosheve ose "kuklave", siē u thonė nė dialektin e hotelit, i bėrė i kuq nga inati, mėrmėrit: "po tė kapa..." dhe: "Do tė ta kėpus kokėn si pulė...",

-"Ej Vangjeloo.., e pe gjė atė macen"? -i bėrtet gati nė tė mbyllur tė portės sė ashensorit dhe Vangjeli me zėrin e tij prej basi kėput njė: -"jo, as sot s'e pashė gjėkundi, palaēon..." -dhe sėrish gjėmon po ajo e qeshur, qė pasohet po nga njė mori tė qeshurash kamarierėsh, pjatalarėsish, pastruesish, barmanėsh, pėrgjegjėsish e lloj lloj punonjėsish qė kėngėzonin korridorin e hotelit stėrmadh.

Vangjeli, pasi del nga ashensori, duke manovruar si pehlivan karrocėn hedhurinangrėnėse qė e ka turirin tė gjatė si feēkė elefanti, pėr tė mos ta pėrplasur pas ndonjė muri apo kėmbe, si ēdo ditė mėrmėrit me zė tė lartė njė nga ato kėngėt e tij tė preferuara, pasi i thotė Maries, qė shėrben nė repartin e njerėzve me rėndėsi, apo V.I.P.-ėve siē shkruhet nė atė tabelėn me dritė tė kuqe, se sot ėshtė bėrė si "Perėndeshė", pasi hap derėn e rėndė tė hapėsirės ku depozitohen hedhurinat, apo siē shqiptohet nė gjuhėn e hotelit "Ramb-ės", pasi shkarkon ata koshat e mėdhenj e tė rėndė me mbeturina, qė ta bėjnė mesin tė ulėrijė, pasi i thotė maces, -dil tani se na i morėn tė keqen edhe sot, pasi e ndjek me nxitim dhe i bėrtet, -ik, ik, se do vijė ndonjė dhe na del boja pastaj, vėshtron i kėnaqur, me sytė qė i ndrijnė nga hareja, se si macja, si mace qė ėshtė, kacaviret sa tė hapėsh e tė mbyllėsh sytė nėpėr ca vrima e tė futura, nėpėr ca tuba e xhepe, nėpėr ca shkallė e "fotagogo-ra" dhe me peripecira e sakrifica, mė nė  fund ia del tė mbrijė nė katin sipėror, pasi kalon duke u tundur e shkundur si zonjė e rėndė hapėsirėn a pamasė tė tarracės, ulet pikėrisht aty ku ėshtė zhezlongu luksoz veshur me lulka e shiltera ngjyra ngjyra, aty ka kohė tė shijoj diellin, tė ėndėrrojė kohėn e artė, kur bridhte si vagabonde rrugėve pėr tė jetuar, kur u jepej maēokėrve qė me vėshtrimin e parė, kur plaka e shtėpisė sė bardhė me tjegulla tė kalbura e bėnte bijė nė shpirt dhe e jargaviste ēdo minutė me dashurinė e saj tė ēuditshme, kur hante dhe pinte ē'tė gjente dhe koha pėr dashuri i mjaftonte e i tepronte.

 

Pasi kishin lėnė pas njė orė punė, tre pjatalarėsit e hotelit me pesė yje tė veshur si gjithnjė me atė "kostumin" e bardhė prej kirurgu, aq sa repartet e tjera u a kishin ngjitur nofkėn "mjekėt", tė rreshtuar pėrballė Babit, drejtorit tė kamarierėve, rrinin si tė zėnė nė faj, pėr punėn e asaj maceje qė pėrmirte ku tė mundej dhe as qė i bėhej vonė se lanxhierėve, siē u thoshin nė gjuhėn e hotelit, do t'ju duhej tė duronin atė fjalim ēerek orėsh mbushur me "ju" e fraza tė tilla si: "ju jeni heronjtė e hotelit, pasi po tė mos i lani ju pjatat, gotat, pirunjtė e lugėt nė kohė, ky hotel paralizohet, nuk punon, pra ju jeni shembulli mė i mirė pėr tė gjithė tė tjerėt edhe pse ju jeni shkalla mė e ulėt nė kategoritė e punonjėsve, prapė ju dhe vetėm ju e meritoni tė..., ju...", Niko "pėshpėsi-t", s'po i durohej mė dhe pasi iu afrua Nenjos, egjyptianit me sytė e kuq nga pirja gjatė natės me nargjile, i tha me zė tė ulėt: "kėtė e dimė qė ėshtė trap i lezetshėm, por sot qenka nė formė" dhe pasi rrotullohet nė anėn tjetėr i del pėrpara veshi i Vangjelit dhe i mbetet merak qė edhe ky vesh nuk e dėgjoi atė shprehjen e tij tė famshme nė lidhje me atė trapin e lezetshėm qė sonte qenka nė formė.

Nė veshėt e Nikos u ngulit vetėm fraza e fundit e Babit: "gjejeni dhe hoteli do t'ju a dijė pėr nder" apo diēka e tillė, nuk e mbante mend mirė dhe ndėrsa Babi largohej duke rrotulluar gjithnjė atė zinxhirin qė pėrcėllonte fort, sidomos kur gjuante nė tė ndenjura bukuroshesh, tė tre pjatalarėsit mendonin se si ai goxha hotel trembej nga njė mace dhe nuk kishte mundėsi ta gjente atė kafshė tė vogėl e qaramane qė ia fuste ulėrimės pėr dashnorė.

Nenjua, pasi bėri dy tre lėvizje, sikur ikte, sikur vinte, sikur kthehej, pasi rrotulloi kokėn herė majtas e herė djathtas, pasi hapi gojėn dy tre herė dhe fėrkoi sytė herė me dorėn e majtė e herė me dorėn e djathtė kėputi: "kėtė macen s'e kapėn dot as agjentėt e FBI-sė dhe as tė CIA-s kur erdhi ai qė ishte presidenti i botės dhe jo ta kapim ne", aman ēfarė na tha. Vangjeli kėputi njė nga ato "bubullimat e tij vrasėse" (qė pak i ngjajnė tė qeshurės), me atė zėrin e trashė prej basisti dhe filloi t'i thoshte Nikos se duhej tė bėnin sikur kėrkonin, pasi ky "trapi i lezetshėm", do tė vinte sėrish pėr kontroll dhe ishte mirė t'i gjente duke kėrkuar. Nikua pohoi me kokė dhe ndėrsa u ul nė gjunjė pėr tė parė se mos ishte nėn banakėt prej hekuri ku vendoseshin pjatat, s'e vuri re Babin tek afrohej nga pas dhe filloi tė thoshte se: "kėtė macen po e kėrkonin, ashtu siē kėrkonin gjermanėt nė kohėn e luftės ēifutėt" dhe filloi tė qeshte edhe vetė i ndjekur nga njė mori tė qeshurash tė Vangjelit, tė Nenjos dhe nga e qeshura prej femre e Babit, qė sapo ishte rikthyer, pėr tė ikur sėrish pak mė vonė, i cili me kėtė i vuri vulėn asaj thėnies: "kėtė e dimė qė ėshtė trap i lezetshėm, por sot qenka nė formė".

Pasi Nikua, Vangjeli dhe Nenjua kėrkuan e kėrkuan pėr mė shumė se njė orė nėn karrige, nėn banakė, nėn karrocat pesėkatėshe qė transportonin pjatat e gotat, nėn stendat e rėnda tė sallave, nėn koshat e mėdhenj plastikė tė llozhrave, nėn tavolinat e ndritshme dhe raftet varur gjithandej, u lodhėn dhe vendosėn tė marrin vendimin unanim qė macja ishte mė e fortė se ata, se macja mund tė ishte me siguri njė fantazmė, qė zhdukej dhe dukej, kur dhe si t'i donte qefi, se ishte njė pėrbindėsh me ca dhėmbė tė mėdhenj e tė mprehtė e me ca kthetra prej skifteri qė po t'i bije nė dorė dinte vetė se ē'tė punonte.

Nenjua bluante gjithmonė nė kokė tė njėjtin mendim se si ka mundėsi qė t'u ketė shpėtuar kjo mackė gjithė atyre agjentėve specialė tė huaj, atyre mjeshtrave dy metroshė e tė pajisur gjer nė dhėmbė me teknologjinė mė tė mirė qė ka sot bota, sesi kjo mackė u tregua kaq trime, kaq e "padukshme", kaq e zgjuar".

Vangjeli qė kishte kohė pa folur tha: "unė e di sekretin e saj, nuk ėshtė vetėm njė mace, janė njė lukuni, pasi s'mund tė shpjegohet se sot ėshtė kėtu dhe atje, nesėr atje dhe kėtu, prandaj ne i shohim kakėrdhitė kudo, kėto janė tė dhjera lukunie"

Nikua mohoi me kokė, lėvizi duke ēaluar dy hapa drejt telefonit pėr tė lajmėruar Babin dhe tha"jo, jo, unė e di sekretin, por nuk jua them se kam frikė mos ėshtė ogur i keq pėr lloton qė kam hedhur sot nė mėngjes".

Pasi Nikua ngriti receptorin dhe filloi tė raportonte lajmin e rėndėsisė sė lartė se macja nuk u gjend, pasi Vangjeli filloi tė mblidhte si gjithnjė hedhurinat e tij, pasi Nenjua iku pėr tė shkėlqyer me ilaēin pastoz bakėret e tij, u dėgjua zėri i Nikos qė mbylli bisedėn me atė frazėn e tij tė famshme se Babi nuk qenka vetėm njė trap i lezetshėm dhe nė formė, por na qenka dhe njė pordhac i lezetshėm qė i shkojnė na nga frika e njė maceje, qė kushedi pse, pėr tė, duhej tė ishte diēka mė shumė se njė bishė e egėr, diēka mė shumė se njė pėrbindėsh me dhėmbėt e saja tė mprehta, diēka  mė shumė se njė fantazmė frikėmbjellėse, ndoshta ajo pėr drejtorin e kamarierėve duhej tė ishte kriminele, po, njė mace kriminele.

Nikua nėnqesh, hapon pėrsėri, me ato hapat e tij tė ēalė dhe bindet qė kėtej e tutje Babin ta pagėzojė drejtori pordhac i kamarierėve. Kurse Vangjeli, pikėrisht Vangjeli do tė qeshė me tė madhe, sepse asnjeri nuk ka kuptuar qė tani ai po nxjerr shėtitje atė kriminelen ... .

 

02.2007

 

Tregim nga Hiqmet Meēaj

 

KOLEKSIONI

 

Edhe sot, kur burri duhej tė kishte shkuar nė mbledhje, duke mos harruar ta marrė me vete dosjen jeshile, kur ēupa me djalin qenė nisur patjetėr pėr nė shkollė, ajo i ngjiti si gjithnjė e lodhur shkallėt e tė gjashta sipėrive tė banesės, pas njė nate tė mundimshme pa gjumė. Do tė flinte dy tri orė tė mira, nuk do tė shihte asnjė ėndėrr, kėtė e dinte me siguri, se kur punon natėn, trupi tė ftohet e nervat tė mpihen, truri bie menjėherė nė gjumė tė thellė. Duke vėnė ēelėsin nė bravėn e derės sė jashtme, i erdhėn nė mėndje si padashur fjalėt e Mondės se burrat janė hileqarė tė mėdhenj, bėjnė dashuriēka dhe dinė tė na i fshehin mirė marifeēkat e tyre, kurse ne u besojmė si torollake. Biseda pa rėndėsi, tė bėra aty afėr mėngjesit, se si do ta shtynin tėrė atė natė tė gjatė. Qeshi hidhur me vete, pasi po me mendje atė ēast iu pėrgjigj Mondės, qė tashmė nuk ishte aty, po gjetkė, ndoshta qe futur nė shtrat se e kishte shtėpinė mė afėr, duke  dashur t’i thotė se burri im nuk ėshtė nga ata qė thua ti, se jemi dashuruar tė vegjėl fare, se kėto gjėra ndodhin vetėm me familjet e dobėta si fija e kashtės. Mirėpo ja qė Monda, megjithėse nuk ishte aty, po ndoshta nė shtrat e ia kishte kėputur njė gjumi pėr shtat palė qejfe, arriti t’i thotė “mos beso shumė, se atėherė e pėson”, pikėrisht nė kohėn qė Ana lėshoi njė uf, domethėnė na mėrzite dhe njė nga fėmijėt e shkallės, duke e parė se kishte mbetur e ngrirė pas derės e nuk po mundėte ta hapte, ia rrėmbeu ēelėsin nga dora dhe e ndihmoi tė hynte brenda.

Megjithėse i vinte gjumė sa s’ka mė, ndjeu si gjithnjė brengėn e shtėpisė bosh, qė iu duk edhe mė e ftohtė se zakonisht. Ēdo ditė ndodhte e njėjta gjė, nuk gjente asnjė aty, pas njė nate tė lodhshme e pa gjumė, kur ndjente nevojė tė pėrkėdhelte e t’i thoshnin njė fjalė tė mirė, sepse merrte gjithnjė turnin e natės, qė tė pėrkujdesej pėr ta, ta gjenin sofrėn tė shtruar e shtėpinė tė rregulluar. Nuk vinte re fare se vetmia po e  drobiste, po i rriteshin qeskat blu nėn sy, i vinin ca fjalė qė i thoshte me zė edhe kur aty s’kishte njeri, i dėgjonte vetė ato fjalė dhe shkonte te shtrati i gjerė, qė e gjente ende tė ngrohtė. I kalonte njė fėrkim tė butė nėnkresė, ku kishte fjetur i shoqi, si gjithnjė vetėm, megjithėse ishte ende i ri dhe kishte nevojė edhe pėr gjėra tė tjera, veē ushqimit e teshave tė hekurosura.

Po e kėpuste gjumi, ndaj ngriti cepin e mbulesės sė rėndė nė akllas ngjyrė floriri, pasi vendosi tė flinte ashtu nja dy orė, pa u zhveshur fare. Nė fillim nuk i vuri rėndėsi tė madhe njė qimeje tė gjatė e tė tė zezė, qė rrinte nė kufirin midis atij dhe asaj. Ishte tepėr e gjatė dhe skrop e zezė, kurse ajo sapo i kishte shkurtuar flokėt ngjyrė gėshtenjė. E mori qimen nė dorė pa i kushtuar ndonjė kujdes, e vendosi mbi komodinė dhe u plandos menjėherė nė gjumė tė thellė.

Po tė vazhdonte rregulli i vendosur prej saj dhe gjumit, nuk do tė duhej tė shihte ėndėrra, mirėpo sot rregulli u prish. Ajo pa atje jo vetėm Mondėn, po edhe Mirėn, jo vetėm Mirėn, po edhe Lizėn, tek mbanin njė qime tė gjatė e tė zezė, qė ishte tepėr e rėndė dhe mezi e tėrhiqnin zvarrė pėr t’ia treguar asaj. “Shiko ē’gjetėm nė shtratin tėnd”, thoshnin ato njėherėsh si nė kor, “mezi e hoqėm qė andej”. Ana u ul e lodhur mbi atė qime jo tė zakonshme, u bėri zė shoqeve tė largoheshin e ta linin vetėm dhe filloi tė bisedojė me tė. E nisi me tė butė, e pyeti ē’qėllim kishte qė vepronte tinėzisht, pėrse qe futur ndėrmjet asaj dhe tė shoqit, ē’kishte ndėrmend tė bėnte dhe pėrse? Qenė shumė pyetje tė thėna butė-butė, me nerva tė fshehura me kujdes, e bindur se do tė merrte pėrgjigje jo tė ashpra, por kur qimja i tha “unė nuk pėrfaqėsoj veten time, por dikė, qė mė la pikėrisht atje midis teje dhe atij”, zėri i Anės nuk mund tė vazhdonte tė ishte aq i butė si mė parė dhe patjetėr do ta bėnte pyetjen “cila qe ajo qė tė la atje?”, qė mbeti pa pėrgjigje. Kjo e nervozoi sė tepėrmi, iu tha gryka dhe doli nga ėndėrra.

Nuk kishte fjetur as njė orė. Qimja e gjatė dhe tepėr e zezė ndodhej mbi komodinė si njė gjė tepėr e papėrfillshme, me peshė mė tė vogėl se grami, pa mėndje pėr tė menduar dhe pa gojė pėr tė folur. Mirėpo pikėrisht kėto ishin shkaku qė do ta ndiznin Anėn, do ta skuqnin, pastaj do ta afronte atė sendin e vogėl e tė papėrfillshėm  mu afėr syve, do tė ndizte dritėn mė tė fortė qė kishte e do ta ēonte me dhunė atje pėr t’ia parė mė mirė gjatėsinė dhe ngjyrėn. Nuk mund tė thoshte dot se qe njė qime e pėshtirė, se nuk kishte ndriēim, se i pėrkiste ndonjė femre tė pakujdesshme qė s’dinte tė mbante as flokėt e vet, pėrkundrazi, duhej t’i pėrkiste ndonjėrės nga ato qė e mbajnė veten mirė dhe  mbulojnė sipėrfaqen e kokės sė saj, duke i fshehur mendimet e mbrapshta pėr tė fjetur nė shtrat me burra tė martuar. Nuk donte tė pėrparonte thellė nė kėto, se padashur i shkoi nė mendje mos ishte e ndonjerės nga motrat e saj, apo e ndonjėrės nga motrat e atij. Mirėpo ē’punė mund tė kishin motrat e asaj apo tė atij tė rrėzonin njė qime tė gjatė e skrop tė zezė pikėrisht nė vijėn ndarėse tė shtratit, pak shkarazi, duke cikur pjesėn e poshtėme tė nėnkresės sė atij?

Donte ta hiqte nga koka mendimin e poshtėr qė i tha Monda se burrat bėjnė dashuriēka dhe dinė tė na i fshehin mirė marifeēkat e tyre, kurse ne torollaket marrim gjithnjė turnin e natės qė t’u shėrbejmė sa mė mirė. Mos ato fjalė nuk u thanė kot, sa pėr tė kaluar nata e gjatė, pikėrisht kur sot u gjet u gjet kėtu kjo qime gjatė e padėshiruar? E la gatimin nė mes dhe shkoi pėrsėri nė ndarėsen e fjetjes, pėr t’u siguruar mos tė gjitha kėto ishin pjellė e trurit tė saj tė pėrgjumur. Por ai sendi pa peshė ndodhej pėrsėri atje, me tė njėjtėn ngjyrė, veēse tepėr ngacmues me ftohtėsinė qė tregonte ndaj saj. U mat ta hidhte jashtė nga dritarja, ta shihte si do tė fluturonte nė erė si njė gjė qė s’ia vlen tė mendosh asnjė minutė pėr tė, e ajo tė qeshte e tė ngazėllehej nga ajo rėnie aspak e kėndshme pėr qimen, por pastaj ndėrroi mendje, mė mirė do tė ishte po ta hidhte nė flakėt e sobės, le tė kėrciste atje, meqėnėse ishte njė send i ftohtė e pa shpirt. Mirėpo pėrsėri ndėrroi mėndje. Shkoi e mori ngjitėsin nga ēanta e djalit, i kaloi pėr mesi njė rrip tė hollė letre tė bardhė, pasi shkroi me njė shkrim tė imtė: “u gjend nė shtratin e madh sot, ditėn e mėrkurė, data .... Duhet gjetur cilės femre i pėrket dhe pse u gjend pikėrisht kėtu...”

Kėshtu qe e thėnė ta fillonte jetėn e tij ai koleksion i madh qimesh, qė mund tė bėhej edhe njė gėrshet i trashė, po tė donte Ana. Ēdo ditė ajo do ta inspektonte atė koleksion mbushur me etiketa nga mė tė ēuditshmet, ku nuk do tė mungonte as emri i tė dyshimtės sė cilės i pėrkiste, as vendi ku u mor, as data, mbushur me njė shkrim tepėr tė imtė. Qė atė ditė do tė ndėrronte edhe jeta e Anės, qė tashmė do tė mbushej me gėzimin e gjetjes dhe me trishtimin e ankthit se ē’ditė do tė ndodhte zbulimi.

E filloi me qimen e vet, pastaj tė ēupės, tė shoqeve tė ēupės dhe tė shoqeve tė saj. Kėtu mbaroi faza e parė. Pastaj u shtuan ato tė motrave tė tij e tė asaj, tė kushėrirave tė atij dhe tė asaj, qė vinin pėr ndonjė vizitė, duke u shtrirė mė pas te gratė fqinje tė banesės me gjashtė sipėri, te shitėsja e bukės, ajo e qumshtit, megjithėse e para i kishte kaluar tė pesėdhjetat, kurse e dyta qe tepėr e trashė dhe flokėt i kishte pėr tė mos ia parė me sy. Mirėpo rregulli i vendosur prej Anės qe i rreptė, nuk mund tė pėrjashtonte asnjė, sepse pikėrisht aty mund tė fshihej gabimi, pas ndonjė harrese tė pavėmendshme tė saj. Do t’u vinte pastaj radha grave tė shokėve tė burrit, mirėpo koleget e tė shoqit e kishte tė vėshtirė t’i arrinte, ndaj po priste me ankth festėn mė tė parė, kur ata organizonin mbrėmje vallzimi. Ankthi nė fillim qe i mjegullt, mė pas merrte fytyra tė ndryshme femrash, tė gjitha brune, me flokė skrop tė zeza, por sidomos mė kėrcėnuese ishin ato qė e mbanin veten e pispilloseshin, se pikėrisht e tillė ishte qimja e parė, me shkėlqim, e gjatė, tinėzisht e ftohtė. Kur u kujtua se tani kishin dalė lloj loj bojėrash, qė t’i bėjnė flokėt nė ē’ngjyrė t’i duash, nuk i pėrjashtoi mė bjondet e as tė gėshtenjtat

U bė specialiste nė marrjen e qimeve. Zgjidhte me njė vėshtrim se nė ē’pjesė tė kokės do ta shkulte, bėnte sikur pėrqėndrohej gjetkė, pastaj me lėvizje tė rrufeshme kapte vetėm njėrėn nė tufėn e madhe, e tėrhiqte me shpejtėsi dhe po me shpejtėsi e fuste nė xhep, nė kohėn kur tjetra duhej ta kishte ndjerė pickimin e lehtė prapa kokės, por nuk kishte dyshuar nė asgjė, kur haste nė qėndrimin gjoja indiferent tė gruas ngjitur me tė. Po ta dinte  se ajo ngjitur me tė  quhej Ana  dhe prej ditėsh kishte krijuar njė koleksion tė fshehtė me qime, skena mund tė shndėrrohej, nė fillim do ta fyente gruan gjoja indiferente e mė pas ndoshta mu aty nė autobus mund tė fillonin kapjet e leshrave dhe shkuljet nė tufė tė qimeve. Pėrleshje tė tilla grash ndodhnin shpesh, megjithėse asnjė nuk e merrte vesh shkakun e vėrtetė tė tyre, duke ia veshur fajin gjithnjė xhelozisė, kurse ky sherr tani do tė bėhej pėr shkakun e njė qimeje e do tė pėrfundonte me tufa qimesh viktima, qė do tė mbushnin autobusin. Mė e rėndė se xhelozia mund tė ishte ēuarja e asaj fije floku nė vende tė fshehta, ku magjistare tinzare tė bėnin atė qė s’ta pret mendja: tė mbeteshe pa burrė, pa fėmijė, e fishkur nė fytyrė, mund tė tė fillonte rėnie e tmerrshme e flokėve apo kushedi ēfarė lemerie tjetėr.

Me ato qė njihte, Ana pėrdorte tė njėjtėn shprehje tė parapėrgatitur “nuk e dija se kishe flokė kaq tė mrekullueshueshėm”, nė kohėn qė fuste dorėn nėpėr ta dhe rrėmbente qimen qė deshte, aq sa tjetra nuk kishte kohė tė ndjente pickimin dhe humbjen e njerės nga ato, nė morinė qindramijėshe qė i mbulonin kokėn. Vėshtirėsia mė e madhe qe marrja e emrit qė do tė shkruhej nė etiketė, kur gruan nuk e njihte dhe e shihte pėr herė tė parė, sepse ajo qė mund tė kishte fjetur te krevati i madh, duke lėnė atė qime tė gjatė e skrop tė zezė atje te fundi i nėnkresės, nuk qe e thėnė tė ishte doemos vetėm nga ato qė njihte ajo. Pasi tė rrėmbente nga koka atė qė desh dhe pasi tė kishte pėrballuar me mospėrfillje veprimet e asaj pas pickimit, do t’i buzėqeshte papritur me pėrzemėrsi, do t’i rregullonte pak jakėn e bluzės, xhaketės, apo palltos, varej nga stina, do t’i thoshte me njė zė tepėr tė butė e melodioz “mė falni, diku ju kam parė, mos jeni...”. Kėtu do tė kėpuste njė emėr qė do t’i vinte nė mendje aty pėr aty. Tjetra, pa u menduar, do tė pėrgjigjej me shpejtėsi “ē’ne, mua mė quajnė Vjollca” dhe po me shpejtėsi Ana do t’i thoshte “ah, po mė falni, jeni Vjollca...” dhe kėtu do tė kėpuste kot njė mbiemėr, qė tjetra do t’ia ndreqte menjėherė, duke u fyer pak nga kujtesa e dobėt e Anės. Ana do t’i pėrsėriste me vete ato dy fjalė, qė do tė ngjiteshin nė mesin e qimes sė sapo marrė me marifet tė madh, atje te etiketa e mbushur me shkrimin e imtė, porsa tė kthehej nė shtėpi.

Ku jeta mė parė e ku jeta tani. Pikėrisht kėshtu mendonte Ana, me mė parė nėnkuptonte kohėn para gjetjes sė qimes sė Parė, siē emėrohen Papėt, Piu i Parė, ose mbretėrit, Aleksandri i Parė. Me tani nėnkuptonte kohėn kur qe bėrė njė goxha koleksion. Pėr tė, mė parė dhe tani, kishin njė vijė tė thellė ndarėse, ishte njėsoj si tė thoshte gjatė Luftės sė dytė dhe pas Luftės sė dytė, ose mund tė shkojmė edhe mė thellė, para lindjes sė Krishtit dhe pas lindjes sė tij. Kur s’e kishte gjetur ende qimen e Parė, tė gjatė dhe skrop tė zezė nė shtratin e madh, jeta i qe bėrė tepėr e mėrzitshme, punė natėn, ca thashetheme tė besdisshme me shoqet sa pėr tė shtyrė kohėn, kthim nė shtėpi, pastrim, gatim nė ambientet bosh pa frymė njeriu, pastaj prap gjumė dhe ndonjė vizitė e shkurtėr nė mbrėmje, para se tė nisej pėrsėri nė punė. Qeskat blu nėn sy shtoheshin, po ama pa asnjė kuptim, se qėllimet e jetės kishin humbur, ishin bėrė gjumė, lugė, thika e pjata, fshesė dhe larje, shtrydhje e nderje-mbledhje teshash nga teli i ballkonit. Kurse tani, tani ia vleje tė jetoje, se ato punė mund t’i bėje me shpejtėsi, mund tė veje te fqinja tė rrėmbeje ndonjė qime, mund tė hyje nėpėr radha, mund tė bėje ndonjė udhetim tė shkurtėr me autobus, vetėm e vetėm qė koleksioni tė rritej, ankthi i gjetjes tė shtohej e bashkė me tė edhe ankthi tjetėr, se njė ditė ajo qė kishte rrėzuar qimen te shtrati i madh mund tė zbulohej. Po si mund tė zbulohej? Vetėm duke i parė me sy? Pikėrisht kur zhbiroi mėnyrėn se si, jeta e saj ndryshoi edhe mė, hyri nė rrjedha shkencore tė papara, njėlloj sikur vetė ajo tė udhėtonte nė brendėsinė e atyre qimeve qė do tė bėheshin papritur tepėr tė mėdha.

Ky mendim do t’i vetėtinte kur tė shihte dikur krejt papritur Mozėn, shoqen mė tė mirė tė fėmijėrisė, e cila, menjėherė sa u puthėn, bėri gabimin e madh kur i tha “je hequr shumė ti Ana, do bėje mirė sikur tė flije mė shpesh me burrin, apo nuk fle fare me tė?”, qė do ta mėrziste sė tepėrmi, mirėpo do ta pėrmbante veten, sepse pa Mozėn nuk bėhej dot shkenca e nuk mund tė udhėtonte dot brenda atyre qimeve indiferente, qė pėrpiqeshin t’i shkaktonin turbullira nė jetėn familjare. U mjaftua vetėm t’i thotė “ke tė drejtė, pak ēaste piqemi gjatė ditės, kur janė edhe fėmijėt, por do tė bėj ēmos tani e tutje”. Pasi i hodhi njė kompliment pėr mėnyrėn e mprehtė se si e gjeti shkakun e zbehjes sė saj, do tė hynte mė pas trimėrisht atje ku i digjte, por jo drej pėr drejt. Do t’i lavdėronte profesionin e laborantes dhe mundėsinė qė ajo kishte tė zbulonte misteret e tė tjerėve, duke u parė gjakun, duke mėsuar si u funksionin tė pėrbrendshmet, stomaku, mėlēia, veshkat, zemra. “Kam dėshirė tė vi edhe unė nganjėherė”, do t’i thoshte mė nė fund, “jam kurioze edhe pėr lulet, pėr dheun, ndoshta edhe pėr ndonjė fije floku”. Para se tė putheshin, Moza do t’i thoshte tė vinte sa herė tė donte, “veē, mė qafsh, fli mė tepėr me burrin”, do tė shtonte pastaj si me lutje, “se nuk tė shoh dot kėshtu si po zbehesh e po fikesh”.

Pas shumė e shumė vitesh do t’i kujtonte tė gjitha kėto, kur djali dhe vajza tė ishin martuar, atėherė Monda do tė qe ndarė me burrin, se kohė mė parė do ta gjente nė shtratin e madh me Lizėn, kurse Moza, qė i tha dikur se qe zbehur shumė, do tė flinte atje nė varreza ndėn njė pllakė tė thjeshtė, ku nuk i shkruhej fare se qe njė laborante e mirė. Ana, me qeskat blu nėn sy, qė do t’i vareshin deri nė mes tė mollzave, do tė hapte mė nge koleksionin e vet dhe do tė ngazėllehej si para njė thesari tė vyer, megjithėse asnjėherė nuk e gjeti cilės i pėrkiste qimja e Parė dhe pse u ndodh pikėrisht nė mes atij dhe asaj, duke cikur pak nėnkrenė e atij. Do t’i vinin ndėrmend ditėt kur ulur nė laboratorin e Mozės, nxirrte nga ēanta qimet e fundit dhe i krahasonte me tė Parėn, vėrente tė pėrbashkėtat dhe ndryshimet, analizonte pėrbėrjet, imtėsirat dhe tė gjitha i shėnonte nė njė fletore tė trashė, qė duhej tė numėronte qindra fletė. S’i harrohet kurrė ajo ditė, qė pėrpak desh e quajti e enjtja e zezė, se e enjte ishte, kur njera nga qimet qė po analizonte iu duk pikėrisht si qimja e Parė. Kur pa kėtė pėrputhshmėri kaq tė madhe, iu duk sikur bota filloi tė pėrmbysej, sikur jeta kishte mbaruar dhe ia dha njė dėnese tė gjatė, si kurrė ndonjėherė. Ashtu e kishte gjetur Moza, e cila kur mori vesh shkakun, iu fut krahasimit duke i parė dy fijet nė mikroskop dhe mė pas i tha krejt e qetė se ndryshojnė shumė, megjithėse ngjajnė shumė. “Nuk janė shkulur nga e njėjta kokė”, do tė shtonte ajo dhe mė pas do ta pyeste “po pse tė shqetėson kjo gjė, ty Ana?”, qė do tė mbetej pa pėrgjigje.

Ē’ti thoshte, qė pa ato qime jeta e saj do tė hynte pėrsėri nė rrjedhėn e dikurshme pa kuptim? Se qe qimja e Parė ajo qė e nxorri nga shtėpia nė rrugė, e bėri tė shkojė nėpėr mbrėmje vallzimi me burrin, tė pinte kafe me fqinjat, tė ftojė shokėt e shoqet e tij dhe tė burrit, gjė qė s’e bėnte mė parė? Se ishte pikėrisht qimja e Parė qė ia dėboi  gjumin dhe ia mbushi vetminė me ankthin e gjetjes sė madhe, tė cilės i uronte tė mos vinte kurrė? Do t’i kuptonte Moza kėto?

Ana do ta ledhatojė pas shumė e shumė vitesh, ēdo ditė pėr orė tė tėra atė koleksion, se atėherė nuk do tė ketė mė turne nate. Po sidomos pjesa mė e madhe e ladhatimeve do t’i takojė patjetėr qimes sė Parė, tė cilės prej kohėsh i ka lidhur pėr mesi njė kordele tė mėndafshtė ngjyrė rozė dhe nė fletoren e trashė me qindra faqe ka shkruar me shkrimin e vet, mbetur si dikur i imtė: “Nuk ka jetė tė mėrzitshme dhe tė zbrazėt, po tė dish ta mbushėsh. Unė pėr vete, e them me krenari, kam ditur ta mbush jetėn time. Qė tė bindeni pėr kėtė, shikoni koleksionin tim”.

 

Tregim nga Andi Meēaj

 

UDHĖKRYQI  I  ĒELĖSIT

 

Dėgjohet zhurma e hapave tė tij dhe ai kėngėzim i guralecėve qė e bėn rrugėn tė kėndshme pėr nė shtėpi, (pas asaj pune tė lodhshme me larje pjatash nė hotelin luksoz “Interkontinental”), nė atė orė tė hershme tė mėngjesit. Taksitė e fshikin te pantallonat duke i bėrtitur me atė zėrin e tyre prej llastiku, por ai ul kokėn dhe u bie me shqelm guralecėve qė ka mė afėr, si pėr t’u thėnė: “Hė kėngėzoni mė fort de, se po mė zė gjumi”.

Vargėzon ato qė i kishte thėnė Muhamed Muhamedi nė lidhje me femrat nė vendin e tij, hyn nė njė rrugicė mbushur qelqurina, me ca kukulla nė formė femrash e meshkujsh, ca lakuriq e ca gjysmėlakuriq, ku pas pesėdhjetė metrash ja jep njė tė qeshure gjer te Udhėkryqi i Ēelėsit, (kėshtu do e quaj ai kėtej e tutje), ku gjithēka e mbulon njė mjegull e bezdisshme dhe ai e ndien veten nė mes tė njė dielli qė as tė pėrvėlon e as tė nxin.

Kalon vetėm njė sekondė, a ndoshta njė orė, gjithnjė veshur me po atė xhup antishi e kundėrftohmė, me jakėn qė e ngrė edhe dy centimetra mė shumė, duke u munduar tė shtrij flokėt e ngritur si iriq, duke i thėnė asaj ndodhie a gjėje, “nė djall vafsh” dhe nė fund shtrėngon edhe mė fort atė sendin e ēuditshėm nė formė ēelėsi, bojė ari, qė djeg pak nė fundin e rrumbullaktė.

Vėshtron pėr tė mijtėn herė ato format e tij tė zakonshme, dhėmbėt e lėmuar, shkėlqimin nėn vezullimin e qelqurinave buzrrugėse.

Kalon veēse njė grimė dhe nata i pėrket.

 

Ndjen njė tė dehur t’i vallzojė kėrcimin e pijes, t’i nxjerrė njė thikė para turinjve, t’i bėjė dy plagė, nga i rrjedhė njė lėng i ngjitshėm qė duhet tė jetė gjak, t’i hedhė njė dorė fjalėsh tė ndyra dhe tė shtyhet mė tej, gjithė duke kėrcyer.

Ējerr njė rreckė qė e mban gjithnjė pėr pijanecėt,  lidh kėmbėn e majtė, atė tė goditurėn, gjaku ndalon fiks pas tre minutash. Ngrihet duke u mbėshtetur te shkopbastuni, fshehur pas njė peme me shenjė tė kuqe, vazhdon pėrgjatė rrugės, ku taksitė e puthin pėrsėri nė pantallona, me atė zėrin prej llastiku, por tani tė bėrė mė tė ējerrė, zė frenash.

E lusin tė hipė e heqin zvarrė, ai refuzon, bile njėrin qė kėmbėngul ia than duart me shkopbastunin.

Vazhdon nė trotuar nėn shoqėrinė e kukullave qė e vėshtrojnė nga qelqurinat dritngrėnėse, ku shfaqen fytyra tė bardha vajzash e djemsh, me rroba luksoze, tė qeshur, qė humbasin brėnda mureve tė shtėpive buzė rrugės e ai ndien rėnkime portash, shpirtrash, kuisje qensh, pėrplasje dyersh, zvarritje zinxhirėsh. Afrohet ēalė-ēalė tek njė dritare shtėpie dykatėshe, ku hedh vėshtrimin brėnda grilave, i shfaqej njė krevat i kuq dhe njė djalė i bardhė nė anė duke u ngėrdheshur nga kėnaqėsia.

Largohet i raskapitur, i frikėsuar, e me mundim kap shkopbastunin dhe e flak i zemėruar pas pesė hapave saktėsisht e zgjidh kėmbėn dhe sheh i ēuditur se s’ka  asnjė shenjė plagėsh nė vendin e dėmtuar.

E prek dhe qesh pėrsėri duke u trupdrejtuar si mė parė ku vėren i habitur se gjendet pėrsėdyti tek Udhėkryqi i Ēelėsit (emėrtim i tij).

Fut dorėn i trembur nė xhep, ēelėsi nuk ėshtė aty, ulet i stėrmunduar nė buzėrrugė, duke pritur tė niset sėrish pėr nė shtėpi.

Njė mjegull e dendur e riverbon duke i lėnė nė dorė po atė ēelės bojė floriri me po atė nxehtėsi tek pjesa e fundme e tij.

Pėrshkon pesėdhjetė metra me saktėsi e ngrė jakėn e xhupit edhe dy centimetra mė tepėr, rithotė pėr atė ndodhinė a gjėnė “nė djall vafsh”, kėngėzon edhe mė fort guralecėt mė tė afėrt, qė tė mos ta zėrė gjumi dhe  vazhdon t’u bėjė prapė bisht taksive qė tashmė hungėrijnė me zė mė tė ējerrė llastiku e frenash.

Ndalon njė burrė i veshur tepėr hijshėm, me kostum e syze tė zeza, ku i fut me zor njė ēantė lėkure nėn krah, e puth, i pėshpėrit nė tė dy veshėt “merri, janė tė tuat” dhe “janė mė shumė se ē’tė nevojiten”.

Dėgjohet pėrplasja e derės sė makinės luksoze dhe ai kėngėzim guralecėsh, por tani ėshtė njė rrapullimė kėngėzimesh qė e rizgjon.

Ndalon pėr njė grimė ku hap ēantėn e lėkurtė, fut dorėn dhe nxjerr kartmonedha eurosh tė ndryshme.  Fillon tė kėrcejė si ai i dehuri qė e plagosi ose qė nuk e plagosi, kėrkon prapė ndonjė shkopbastun tė mbajė gėzimin qė i tepron, i ringrihen flokėt iriq dhe guralecėt e anės trotuarit vallėzojnė potershėm harenė e shpirtit tė tij.

I pasur ecėn nė trotuar i shoqėruar nga sytė e kukullave fshehur pas qelqurinave si llambushka.

Ēapit pėrsėri, pėrsėri takon njerėz me fytyra tė bardha si rrobat, dyer tė hapen, tė kėrcasin, tė dėgjohen zėra tė gėzueshėm, tė trishtuar, tė vdekshėm, tė etur pėr jetė.

S’bėzan! Vazhdon rrugėn me ekstazėn nė shpirt. Pėr tė bota ėshtė ajo ēantė.

E merr pėrsėri nėn sqetull ēantėn dhe hapon i lumtur drejt shtėpisė, ku ecėn e ecėn pafundėsisht dhe si muzikė dėgjon zėrat e ējerrė, tė llastiktė tė taksive dhe kėngėzimin e guralecėve anės trotuareve.

Ndien njė lehtėsim tė ēuditshėm nė krahun e dorės ku mbante ēantėn, ajo shndėrrohet papritur nė njė pupėl dhe nė njė relikė, po pėrsėri prej lėkure, por tanimė njė e ēarė nga fundi i saj, deri tek maja ku duhet tė jetė mbyllja e ēantės, e bėri tė pėrmendet.

E tund dy tri herė, i bie me shqelm i nevrikosur pėr atė boshėsi tallėse brėnda barkut tė saj, i jep njė goditje prej futbollisti dhe ajo gjė me gojė tė shqyer fluturon pėr njė grimė si njė zog i plagosur nė trotuarin pėrballė.

Qesh pėrsėri, kėsaj radhe ėshtė njė qeshje histerike, e pėrsėritur tre herė, kėrcen vallėzimin e tė dehurit, kėsaj radhe mė shumė se herėt e tjera, i ngrihen flokėt mė tepėr si iriq, kėngėzon me rrapullimė guralecėt e afėrt me tė, (tamam si ajo makina luksoze qė i dhuroi ēantėn me kartmonedha ose qė s’ia dhuroi) dhe e ngrė jakėn e xhupit edhe dy centimetra tė tjera.

Fut dorėn nė xhep dhe habitet pėr sė treti qė ēelėsi s’ndodhet nė xhepin e tij. Ridrejton trupin, ngrė kokėn mė tepėr dhe riēuditet qė rigjendet pėrsėri nė krahėt e Udhėkryqit tė Ēelėsit, (tani atij udhėkryqi i mungon vetėm tabela), ndėrsa si gjithmonė pret i ulur, t’i hedhė pak nga ajo mjegull bezdisėse, t’i qorrojė sytė ai diell i artė qė as tė pėrvėlon e as tė nxin dhe nė xhep t’i fusė atė ēelėsin ēudibėrės, qė ai mė nė fund tė arrijė tė mbarojė kėngėzimin e tė gjithė guralecėve tė buztrotuarėve pėrgjatė rrugės sė pafund pėr nė shtėpi, pas gjithė asaj pune tė lodhshme si pjatalarės, orėve tė para tė mėngjesit tė sė martės, nė hotelin “Interkontinental”.

 

01.2004

 

Tregim nga Hiqmet Meēaj

 

BALADĖ  PĖR  KĖPUCĖN    S’ECI

 

Nuk dihet shkaku se si qeni buldog futi turirin brenda nė atė dollap tė madh, kapi me dhėmbė kėpucėn e majtė, pikėrisht kur ajo, bashkė me kėpucėn e djathtė, po luteshin si pėrditė tė dilnin pėrjashta, tė visheshin e tė shkelnin nė udhėt e botės, nė shi a nė diell, s’kishte rėndėsi, vetėm tė ndjenin harenė e tė ecurit, sepse kishin vite qė rrinin aty tė kyēura, nė errėsirėn e atij dollapi. Po buldogu kapi  vetėm njėrėn, tė majtėn, e nxori qė andej, pasi i futi dhėmbėt e mėdhenj nė lėkurėn e bukur e tė qepur me finesė, shkoi te ballkoni e, si bėri disa lodra tė rrezikshme duke e kafshuar dhe lėshuar, duke e shtyrė me kėmbė e turinj, ajo kėpucė e majtė ndjeu se fluturoi nė ajėr, bėri ca kolotumba tė rrezikshme, qė asaj iu dukėn tė bukura, pastaj, si u shuk dy-tri herė nė njė ēimento tė fortė, kėrceu e u fsheh nė njė kaēubė tė vogėl bari.

U rrėnqeth kur preku barin, pastaj ndjeu rrezet e diellit ta ngrohnin, t’i depėrtonin nė tė gjitha poret e trupit, sipėr llapės, nėpėr lidhėsa, tė lodronin brėnda birave tė vogla, aty ku njė fill elegant kishte bėrė ato tė qepura aq tė bukura, qė i shkonin pėr shtat vetėm njė kėpuce luksoze por fatkeqe. Ishte e lirė, nė ajėr, mund tė mendonte, tė shikonte, bile edhe ėndėrra se si, pasi pėrshkoi trotuare, hendeqe, pirgje me gurė e me baltė, ca duar tė buta e pėrkėdhelėn, e pastruan mirė e mirė e pastaj i shtruan sipėr lėkurės elegante njė bojė tė ndritshme, ku edhe dielli verbohej po tė shihej nė tė.

Vetėm kaq. Shpejt e kuptoi vetminė, ajo ishte kėpucė dhe kishte lindur bashkė me tė djathtėn, pa tė s’kishte asnjė vlerė. Kur rrinte aty mes barit, ndjeu njė dorė ta ngrerė lart, ta pėrkėdhelė e tė thotė  “ē’kėpucė e bukur, qėnkam me fat”. Njė kėmbė u fut brenda saj dhe qėndroi aq bukur sa qė ai tha pėrsėri  “qėnkam me fat”. “Po e djathta ku ėshtė”? tha zėri pas pak. E kėrkoi tė djathtėn e, meqė s’e  gjeti, e hodhi pėrsėri kėpucėn e bukur aty ku ishte, nė kaēuben e vogėl mes barit. Nė atė ēast, kėpuca e majtė, qė s’kishte qėnė kurrė e keqe nė shpirt, iu lut zotit qė atij njeriu t’i kėpuste kėmbėn e djathtė. Dhe ky mendim iu ngulit thellė, aq sa ēdo ēast uronte t’i kalonte aty dikush kėmbėdjathtėkėputur, ta vishte, tė ecte tok me tė se, tė thuash tė drejtėn, pėr tė ecur kishte lindur.

Sė shpejti ra mbrėmja. Hapat u rralluan. Ajo ndjeu barin tė fėshfėrinte, pastaj lidhėzat u drodhėn, disa kėmbė tė vockėla prekėn butėsisht lėkurėn e saj dhe njė hardhucė u zhyt brenda. Ishte hera e parė qė shikonte hardhucė, e cila duhet thėnė qė nė fillim, nuk i pėlqeu, se lėvizte shumė, sikur diēka kėrkonte e diēka nuk i pėlqente. Ajo doli prap dhe u kthye pas pak me njė tė dytė qė, pasi u pėrkėdhelėn bėnė seks hardhucėrishte, pa ceremonira, pa zhveshur rrobat e tepėrta, siē kishte parė zakonisht kėpuca nga brima e dollapit ku rrinte. Pastaj hardhucat, si iu lutėn zotit pėr shtėpinė e bukur qė u bėri dhuratė, fletėn nė krahėt e njėra tjetrės pa gėrhirė e pa lėvizur fare. Kurse kėpuca mbeti zgjuar gjithė natėn e natės. Mendonte tė djathtėn, ku ishte, edhe ajo e ndjente vetminė, atje nė errėsirė, pa shpresė pėr tė dalė jashtė.

Asnjėherė, mendoi ajo, nuk ecėm siē duhet. Ca shkallė, pak trotuar, brenda nė makinė, prap trotuar, shkallė, ashensor e mė pas muaj e muaj tė tėrė brenda errėsirės sė atij dollapi tė frikshėm. Do kalbem kėtu, mendoi, pa bėrė atė pėr tė cilėn linda, do strehoj hardhuca , kėrminj , krimba, deri sa njė ditė dikush do mė hedhė mes plehrave, larg kėpucės sė djathtė. Edhe atė do ta flakin pėr fajin tim, mendoi.

Ndėrkaq filloi njė shi i dėndur, ajo shkėlqeu aq bukur nga drita e rrugės, sa edhe vetė u habit dhe, nė pamundėsi tė gjente tė djathtėn, iu lut zotit qė njeriu i parė qė do ta merrte nė dorė tė kishte vetėm njė kėmbė.

                                                                                                   

28 . 3 . 2000

P . Faliro . Athinė

                                                                                                                      

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, prill 2000)

 

Tregim nga Hiqmet Meēaj

 

PĖR  ASKUND

 

-Po tani?- e pyet ai kapedan Janin.- Ku do tė shkojmė?

Kapedani ndalon, u bie me duar veshėve se i bėjnė shumė zhurmė, hap sytė se i lėvizin lentet dhe poshtė, ndėn kėmbėn e majtė, i shket qeska e verdhė e shurrės.

-Nuk e di,- thotė,- po ti e di?

Petrua kapet bosh, mendon njė ēast, thotė diēka nėpėr dhėmbė, qė kapedani nuk ka si e dėgjon, se veshėt i bėjnė zhurmė, megjithėse i qėllon fort me tė dyja duart, prandaj ėshtė i detyruar tė bėrtasė:

-Shkojmė nė Askund?

-Mirė,- thotė Kapedan Jani, qė duket se kėsaj radhe diēka ka dėgjuar,- nė askund jemi mė tė qetė.

Ai e di mirė ē’ėshtė Askundi, se e ka parė nga larg shumė herė, megjithėse nuk mund tė flasė pėr peisazhet e tij, pasi ato mungojnė. Nuk ka as male e as pyje, fusha e lumenj jo se jo, mungojnė ngjyrat dhe pėr qiell as qė bėhet fjalė. Megjithatė Askundi pėr djall e tėrheq shumė, prandaj e detyron Petron ēdo ditė tė udhėtojnė pėr atje, nė atė vendin e largėt e tė paemėr.

Bėjnė si bėjnė e nisen. Dora e Kapedan Janit mbėshtetur nė njė shkop, dora e Petros nėn sqetullėn e Kapedanit. Sė pari kalojnė Gjibraltarin, qė ėshtė ngushtica midis kolltukut tė madh dhe tavolinės sė rėndė prej mermeri tė zi, dalin nė Atlantik, ku domosdo , si gjithnė edhe sot do tė fryjė erė e fortė nėntėballėshe, qė vjen nga dera pak e hapur e verandės, nisen drejt Karaibeve, ku u dalin para disa njerėz tė zinj e muskulozė, qė janė ca kukulla sa njė bojė njeriu, qė zonja Sivri i ka prurė nga udhėtimi i fundit nė Egjipt.

Aty Petrua kėrkon pak pushim, se i ka lodhur udha e gjatė. Kolombi i shkretė mezi e bėri pėr disa muaj, pasi humbi njė tog nga ato anijet e tij me vela e pasi iu shkretua  gjysma e detarėve. Kurse ata, duke patur nė timon kapedan Janin, ia dolėn nė krye fėt e fėt, pa asnjė humbje tė dukshme, bile duke mos pėsuar as gėrvishtjen mė tė vogėl. Stuhia qe e tmerrshme, balenat dhe peshkaqenėt nuk u ndanė gjatė gjithė pluskimit, duke kėrcėnuar me dhėmbėt e tmerrshėm, kurse sirenat nuk u dukėn gjėkund. Ēudi me sirenat! Tė paktėn tė kishin nxjerrė pak gjokset e fortė dhe flokėt e gjatė, pa le tė mos kėndonin.

Zėnė njė hotel luksoz, qė patjetėr ėshtė divani me susta tė buta e mbulesė prej lėkure, qė i ngjan leopardit, ku Kapedani shtrihet e mbyll sytė e lodhur, pasi i ka goditur pėrsėri veshėt, kurse Petrua ia ngrė kėmbėt dhe ia mbledh fort rreth kofshės qeskėn e verdhė tė shurrės, se i ka shkarė dhe e pengon. Era e Atlantikut bėhet mė e fortė, ngaqė dera e verandės ėshtė hapur mė tepėr, siē duket jashtė ka filluar stuhia, vetėtimat bėjnė kėrdinė, po ata tani kanė arritur nė Karaibe, mu nė zemėr tė Haitit dhe bėjnė kokrrėn e qejfit nė hotelin me pesė yje “Mirazh”, qė arkitekti ėshtė kujdesur shumė, t’i ngjajė njė divani me susta tė buta, veshur me lėkurė leopardi.

“Kushedi sa anije mbyten sonte”– thotė Petrua dhe pėr ēudi tė tij, kapedan Jani ka dėgjuar.

“Nisemi”,– thotė ai.- Tė shpėtojmė ē’tė mundemi!”

Ē’trim i madh ky kapedani! Ē’zemėr tė florinjtė qė ka! Petrua e ndjen veten fatlum, qė merr pjesė nė aventura kaq tė rrezikshme, qė nxjerr nga deti aq e kaq fėmijė, gra e burra, i fshin e i vė tė ngrohen, qė patjetėr janė patatet dhe qepėt, tashmė tė shpėrndara mes ujit tė shiut, pasi nga pėrplasja e derės sė verandės me karriken prej hekuri, u pėrmbys koshi plastik i zarzavateve. Po nuk janė vetėm kėto. Petrua me Kapedan Janin japin alarmin nė njėqind shtete, tė vogla a tė mėdha, pėr ta s’ka dhe aq rėndėsi, qė ta mbledhin mirė mendjen e mos t’i rrezikojnė kot njerėzit nė stuhira tė tilla. Tėrheqin disa varka, qė kanė brenda ca lule tė ēuditshme, pėr t’ua ēuar atyre qė martohen nė vende ku tani ėshtė dimėr dhe s’ka lule. Petrua e di mirė, se ato janė vazot qė kanė mbushur ballkonin e gjerė dhe bimėt rrezikohen tė thyhen nga uragani i saposhpėrthyer. Kapedan Jani mėrmėrit “do veni te nuset me domosdo, prandaj mos e ēani shumė kokėn ju detarė tė gjorė!” dhe i pėrkėdhel varkat me dorėn qė i dridhet, domethėnė vazot, qė Petrua tashmė i ka vendosur pranė kaloriferit.

Pasi pushojnė pėrsėri, nisen drejt Jugut, megjithėse cikloni vazhdon tė bėjė kėrdinė. Nuk pyet anija e Kapedan Janit. Ka parė edhe mė keq se kaq.

E lėnė pas kanalin e Panamasė, atje duhet tė kalojnė vetėm kruazierat turistike, kurse njė ujk i vjetėr deti, i regjur dhe i stėregjur nė tė gjitha ujėrat e botės, e ka nderin t’i bjerė rreth e rreth ngushticės sė Magelanit, qė nė kėtė rast janė dy dyert e banjave, ku gjithnjė tė pengojnė vendvendosja e telefonit, rafti i vogėl i adresave, varėsja me katėr kėmbė e rrobave dhe frigoriferi dy metra i lartė, qė zonja Sivri sapo e ka blerė dhe ende nuk i ka gjetur vendin e pėrshtatshėm. Anija pėrplaset nėpėr shkėmbinj tė rrezikshėm, domethėnė Kapedani me Petron disa herė gati nuk rrėzohen, pasi pėrplasen nėpėr dyert e banjave. Mė nė fund shohin akujt e trashė, era fryn therrėse, siē duket edhe veranda e dytė, qė ėshtė shumė herė mė e gjerė se e para, qėnka hapur nga era.

“Lavdi Perėndisė, nuk pėsuam gjė as kėsaj radhe nga zoti Magelan!”, thotė me njė krenari tė pafshehur  Kapedan Jani.

“Me ty nė timon, nuk do tė pėsojmė gjė as nga babai i Magelanit!”, thotė me solemnitet Petrua dhe e shtrėngon i mallėngjyer nė krahė.

Kalojnė indiferentė ishullin e parėndėsishėm tė Pashkėve, u bien pėrqark arqipelagėve tė panumėrt, s’ua hedhin fare sytė Galapagove, me ato breshkat qė ngjajnė si kuaj, as kangurėve tė Australisė. Diēka nuk ecėn, ndaj  Kapedan Jani ndjehet tepėr i shqetėsuar, domosdo edhe Petrua.

“Kam harruar rrugėn pėr Askund”.

“Do ta gjejmė”, thotė me vendosmėri Petrua.

“Kėsaj radhe shtegu qenka fshehur mirė”, shfrehet me inat Kapedani, pasi kėput njė tė sharė aq tė rėndė, sa qė kushdo e kupton menjėherė, qė vetėm detarėt e regjur mund tė shajnė ashtu dhe mė tė regjur  se Kapedan Jani nuk ka.

-Bėjmė njė pushim tė vogėl kėtu nė Papuase? – propozon Petrua.

Tjetri pranon, sepse tashmė ėshtė shtrirė nė shtratin e vet tek, qė patjetėr ndodhet nė koliben e njė papuasi me flokė tė gjata e truplakuriq, qė ende nuk ka hequr dorė nga zakoni pėr tė shijuar mish njeriu, sidomos kur ėshtė plot muskuj. Mirėpo para Kapedanit ai rri si pulė e lagur, i shėrben gjunjazi, bile me njė shėnjė tė cepit tė syrit mbledh njė duzinė me gra tė hijshme pėr t’i shėrbyer. Kuptohet, tepėron ndonjera edhe pėr Petron, qė qesh i lumtur si budalla, kur ato e gudulijnė duke i larė trupin e zhveshur lakuriq.

Kapedani thėrret tė madhin e papuasėve dhe i bėrtet, sa ai tmerrohet. I kėrkon llogari, pėrse e kanė fshehur kalimin pėr nė Askund, ta zbulojnė menjėherė, se ai dhe miku i tij s’kanė kohė tė presin, ndryshe... Kėtu kapedani ngec, nuk di tė kėrcėnojė, se nuk u ka bėrė kurrė keq, as peshkaqenėve, qė i quajnė tė egėr. Njė herė ai ka rrėfyer vetė, se ia shpėtoi jetėn njerit, qė ishte tigėr i vėrtetė deti, nuk e la tė vdiste, por e tėrhoqi deri nė afėrsi tė bregut, e zgjidhi nga rrjetat ku kishte rėnė dhe e la tė lirė. Kuptohet se egėrsira e detit, i erdhi pastaj rrotull, jo pėr ta falėnderuar, po pėr t’i rrėmbyer njė copė nga kėmba. Megjithatė, kapedani nuk u zemėrua me tė vėrtetė, se po tė ishte zemėruar me tė vėrtetė, do ta kishte bėrė copa egėrsirėn vetėm me njė tė rėnė tė thikės.

Mirėpo i madhi papuasėve trembet, kėshillohet, flet me njė gjuhė qė Kapedan Jani e kupton dhe fytyra i ndrit. E gjeti shtegun. Tani Askundi ėshtė i tij.

Petrua e lė tjetrin me papuaset e bukura qė e kanė rrethuar, qė s’janė tjetėr, veēse hijet e fikusėve tė mėdhenj qė vijnė nga veranda e madhe dhe pėrplasen e bien mbi shtratin tek tė Kapedanit. Merr receptorin e telefonit, bėrtet qė ta dėgjojnė “kėtu ėshtė, prit njė minutė” dhe i afrohet zotit Jani t’i thotė se njė grua e kėrkon.

“Sofia? Sofia e bukur?”

“Po, Sofia e bukur!”

Ai merr bastunin, Petrua i vė dorėn nėn sqetull, kalojnė pėrsėri arqipelagėt e panumėrt, Galapagosin, Ishullin e Pashkėve, diēka pėrplasen nėpėr Magelan dhe sė fundi arrijnė atje, ku e pret Sofia e bukur.

“Thesari im”, thotė Kapedani. “E mbajte fjalėn, mė more edhe sot. Mė fal qė jam i lodhur, por sapo po kthehem nga udhėtimi im i gjatė. Tė kam mbledhur dhurata tė bukura. Pėr ty ia vlejnė tė gjitha, e vogla ime. Po, po, nuk do vdes dhe, nė shkofsha pėr Askund, se tani e di shtegun, do tė ta tregoj tė mė vish edhe ti. Nuk tė dėgjoj, mjalti im, thuaja Petros, mikut tim, se veshėt mė bėjnė zhurmė”

Petrua merr receptorin dhe nuk i shpėton pa vėnė re njė si margaritar nė cep tė syrit tė Kapedanit dhe mendon se ai gur i ēmuar mund tė jetė dhurata mė me vlerė pėr Sofinė e bukur. Flet minuta tė tėra nė receptor dhe mė pas i tregon Kapedanit se sa shumė e do Sofia e bukur. Ajo i lutet tė mos vdesė, deri sa tė takohen pėrsėri, si para shtatėdhjetė e pesė vjetėve, kur ai bleu tėrė biletat e njė vagoni treni, vuri nėpėr dritare njėzet e tetė kapele e njėzetetetė bastunė, udhėtuan shtatė ditė e shtatė net vetėm fare, duke bėrė dashuri, duke ngrėnė e duke e pirė. Asnjė nuk e bėn dot kėtė, vetėm Jani im, ka thėnė Sofia e bukur, sikur e gjitha kjo tė ketė ndodhur dje e jo para shtatėdhjetė e pesė vjetėve.

Petrua rrėfen e rrėfen ē’i tha ajo nė telefon dhe nuk ka dėgjuar se ėshtė hapur dera e jashtme. Zonja Sivri ka hyrė e lagur nga stuhia dhe e nevrikosur nga qė ėshtė bėrė qull. Zonja ka shumė kohė qė ka hyrė, po Petrua nuk e ndjen dhe vazhdon tė thotė se nesėr Sofia e bukur do tė marrė prap nė telefon, ai mbase i rregullon diēka aparatet nė vesh e ta dėgjojė vetė drejtpėrdrejt, tė mos i bėjnė aq zhurmė, se e puth dhe nuk do njeri mė tepėr nė botė, se trimin e saj, Kapedan Janin.

Zonja Sivri i bėn me shenjė e inatosur Petros, i cili afrohet dhe dėgjon ligjėratėn tepėr tė hidhur tė saj, se gjoja Sofia e bukur ka dy vjet qė ėshtė mbuluar me dhé. Ajo thotė gjithashtu se nuk duhet ta gėnjejmė tė gjorin edhe pėr shumė kohė, po ta bėjmė ta harrojė pak nga pak.

Kapedani nuk dėgjon ē’thuhet, i flet me gėzim tė papėrmbajtur zonjės Sivri pėr udhėtimin e tyre tė egėr, pėr gjithė ata qė shpėtuan e tani janė jashtė rrezikut, se si mė nė fund e gjeti shtegun pėr Askund. Nuk harron t’i tregojė edhe pėr Sofinė e bukur, qė do ta marrė si gjithnjė edhe nesėr nė telefon dhe kushedi, nė dashtė Zoti, ndonjė ditė do tė takohen pėrsėri.

Zonja Sivri shikon nga Petrua nė mėnyrė jo miqėsore, aq sa ai ndjen keqardhje, jo vetėm pėr ato pak euro tė qelbura qė merr duke e shoqėruar Kapedan Janin nėpėr gjithė ato rreziqe tė panumėrta, por edhe pse do aq shumė tė jetė pranė mikut tė tij, kur ai ta gjejė shtegun e tė niset pėr Askund.

 

16.07. 2002

 

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, 2003)

 

Tregim nga Hiqmet Meēaj

 

RRUGA  PĖR  LUVĖR

 

Ai hyri pa trokitur kur Nameti digjej nga ethe tė forta gripi, dridhej dhe sytė i qenė ndezur nga shkėndija, ca tė flakėruara e ca tė shuara, si pluhur hiri. Ai foli pa u ulur, pa i dhėnė dorėn, pėrpėliste qerpikėt, as u mundua tė kėrkonte tė falur qė tjetri qe nė njė gjėndje qė s’mund ta dėgjonte. Seē tha diēka pėr njėfarė Rolandi, qė Nameti nuk e dinte kush qe, mendja nuk i punonte mirė, e ftoi tė dilnin jashtė, atė punė mund ta bėnte vetėm ai, sepse nė ca letra tė Rolandit kishin gjetur emrin dhe mbiemrin e tij, gjė qė tregonte se Rolandi e ēmonte shumė pikėrisht atė dhe asnjė tjetėr.

Nameti i tha:

-Tė lutem mė lerė tė qetė nė ethet e mia,- por tjetri nuk e dėgjoi, sepse po ta kishte dėgjuar, nuk do tė thoshte, vishu, jemi disa vetė qė tė presim, e mė pas do tė shtonte:

-Edhe Rolandi po tė pret.

Dukej edhe tjetri qe nė ethe tė forta, edhe ai digjej, megjithėse duhej tė qenė ethe tė ndryshme nga ato tė Nametit.

Mė kot do t’i thoshte tė mbushte njė gotė konjak tė fshehur mes librave tė bibliotekės dhe po tė donte kafe, tė mundohej ta bėnte vetė. Kur po i thoshte kėto, qe dėgjuar dera tė pėrplasej me forcė, kishte mbetur pėrsėri vetėm me zjarrminė e tij qė duhej tė ishte rreth dyzetės, qe detyruar tė mbulohej e tė dridhej, megjithėse pėrjashta dielli tė pėrvėlonte.

Pastaj iu ngatėrruan pamjet dhe kohėt u futėn te njėra tjetra tė pėrthyera e tė ngecura keq, si tė ngjeshura nė njė shishe tė madhe uji, qė dikush e tund pa mėshirė. Kishte hyrė edhe njė tjetėr dikur ashtu, pa trokitur nė derėn qė e kishte gjetur tė pambyllur, ndoshta i dukej atij, dy fytyrat i plekseshin me njera tjetrėn, merrnin e jepnin sy, flokė, hundė, krijonin ngjashmėrira tė ēuditshme qė herė qartėsoheshin e herė fshiheshin. Duhej tė kishte ndodhur pikėrisht kėshtu, ndoshta jo pikėrisht kėshtu, po diēka mė ndryshe, ai mund tė quhej Roland dhe ka tė ngjarė tė kishte lidhje me kėtė qė sapo u largua, pa pėrshėndetur, pa kėrkuar tė falur, pasi kishte pėrsėritur disa herė, vishu, jemi disa vetė qė tė presim, edhe Rolandi po tė pret.

Ai tjetri, qė ēuditėrisht tani i dukej se ngjante shumė me atė qė sapo doli duke pėrplasur derėn, i kishte kėrkuar vetėm njė pesė, vetėm pėr tė kaluar klasėn, kishte nxjerrė njė thikė tė madhe me dhėmbė si sharrė dhe e kishte ngulur mbi komodinė, duke krijuar njė tė ēarė tė madhe. E ēara ėshtė ende mbi komodinė dhe, po ta vėshtrosh mirė, mund ta dėgjosh sa herė tė duash edhe zhurmėn edhe frikėn qė bėn thika kur ngulet mbi dėrrasė. Mund tė dėgjosh gjithashtu edhe fjalėt qė thotė ai, i cili patjetėr quhet Roland, ose njė pesė, ose kjo mund tė ngulet nė barkun tėnd. Nameti i dėgjon tė gjitha kėto ēdo ditė, megjithėse mund tė kenė kaluar njėmijė e pesėqind ditė dhe nuk ēuditet fare qė edhe atėherė ishte me ethe tė forta si sot dhe me temperaturė tė lartė, kur hyri ai, se e kishte gjetur derėn e jashtme tė pambyllur.

Ditė mė pas, kur do t’i kishin ikur ethet, ai do ta shikonte pėrherė mė me kujdes tė ēarėn e asaj thike me dhėmbė e do t’i kthjelloheshin shumė gjėra, qė sipas mendimit tė tė tij nuk ishin edhe aq tė ngatėrruara dhe kishin lidhje me njė djalė tė gjatė, qė nuk qe e vėshtirė t’i kujtohej se e quanin Roland, se ulej gjithnjė nė bankėn e fundit, e zinte gjumi, por nuk mungonte asnjėherė. Kishte njė fytyrė tė rrumbullaktė dhe Lefteria e ngacmonte, eja tani Landi na i qaj ca vargje nga Mjeda. Fytyra e rrumbullaktė ngrihej me pėrtim, thoshte nja dy fjalė qė arrinin deri nė veshėt  e tij:  pusho moj putanė, klasa gjėmonte nga gazi, kurse profesor Nametit s’i mbetej veē t’i ndėshkonte pėr atė fjalėn e pacipė e t’i nxirrte tė dy nga klasa. Nuk ėshtė vėshtirė tė kuptohet se kemi tė bėjmė me shkollė nate, kur Lefteria ėshtė nėnė me dy fėmijė, prashit tėrė ditėn bythat e ullinjve, kurse Rolandi bėn ēdo muaj tė njėjtat bullona nė njė torno tė vjetėr kineze nė ofiēinėn e peshkimit. Nameti nuk e ngre Rolandin asnjėherė, veē i ka vėnė kusht qė po deshi tė kalojė, duhet vetėm tė thotė pėrmendėsh katėr vjersha: nga Naimi, Ēajupi, Noli, Migjeni, Mjedėn e ka shpikur Lefteria, meqė e di qė Rolandi do tė nxehet dhe pas kėsaj profesori do t’i nxjerrė jashtė, sa pėr tė ndezur njė duhan se i ēahet hunda.

Mirėpo Rolandi, qė ka vendosur ta kalojė klasėn me ēdo kusht, ka tjetėr mėndje. Ai i thotė Nametit njė natė, kur e pėrcjell pas mėsimit, se mund ta ēojė deri nė shtėpi duke e mbajtur nė krahė si tė ishte vazo kristali, mund t’i sjellė Mimozėn kur tė dojė ai, se Mimoza, veē qė ėshtė e bukur, por ėshtė njė kuēkė e vogėl qė t’i bėn tė gjitha marifetet, pastaj nxjerr ca premtime tė tjera, njėrin mė interesant se tjetrin, kur sheh qė Nameti nuk pranon, vetėm e vetėm tė shpėtojė nga vjershat, qė i hapin barkun kur i dėgjon, jo mė t’i mėsojė pėrmendėsh.

-Nuk do ndahemi mirė bashkė,- thotė Rolandi para se tė largohet.– Mė vjen keq tė vritemi pėr ca budallallėqe,- dhe me budallallėqe nėnkupton Naimin, Ēajupin, Nolin, Migjenin, gjė qė e mėrzit sė tepėrmi Nametin, domosdo kėto fjalė do ta bėjnė me nerva, do t’i thotė diēka pėr kombin, pėr kulturėn, pėr kujtesėn, ndėrkohė qė Rolandi do tė jetė larguar dhe ai do ta ndjejė se po flet pa njeri pranė, gjė qė do ta nervozojė edhe mė keq.

 

Do tė vinte patjetėr dita e nguljes sė thikės, kur Rolandi tė mėsonte se ishte planifikuar pėr tė mbetur. Viktima e parė do tė ishte sipėrfaqja e verdhė e komodinės, pasi ai tė hynte pa trokitur, se do ta gjente derėn tė pambyllur, kurse Nametin nė ethe tė forta. Do t’i thoshte ta bėnte kafenė vetė, tė merrte konjakun brenda librave tė bibliotekės, ta shkulte thikėn qė andej ku e nguli dhe nė fund tė fundit tė qetėsohej, se nuk po i bėhej ndonjė padrejtėsi e madhe, pėrkundrazi ai kishte fyer katėr figura tė shquara tė kulturės kombėtare  dhe nuk qe i denjė pėr tė kaluar. Mos mė qi kokėn, kishte thėnė Rolandi pasi kishte shkulur thikėn, ia kishte tundur metalin tėrė dhėmbė pėrpara hundės, kishte pėrmendur njė krahasim tė frikshėm pėr barkun dhe komodinėn, pastaj pasi tė gjente shishen e konjakut e tė mbushte dy gota plot, tė tijėn do ta kthente njėherėsh e do ta rimbushte.

-Tėrė kėto libra, ē’i bėn,- thotė Rolandi me zė tė trashur nga konjaku.

Merr nga biblioteka njė vėllim tė trashė qė mezi ngrihet, e hap dhe Nameti vė re qė ėshtė enciklopedi pikture.

I kujtohen tė gjitha kėto pikė pėr pikė, siē ndodhėn, uljen e Rolandit nė cepin e krevatit, heshtjen e tij, pėrqėndrimin e thellė, dy orė tė tėra duke shfletuar, kėrkesėn pėr ta marrė librin nė shtėpi, deri sa e thau tė gjithė shishen. Megjithėse nė ethet e zjarrmisė sė lartė, Nameti vė re mirė si shkėlqen fytyra e Rolandit, balli i rrudhet, ul kokėn tė shohė mė mirė, nuk thotė asnjė fjalė, nuk kėrkon asnjė shpjegim. Janė ēaste vėrtetė tė paqarta, pa fjalė, vetėm nė fund do tė pyesė, tė gjitha kėto janė prej letre? Pasi t’i tregojė shkurtimisht se ato janė fotografitė e atyre pikturave, se pikturat e vėrteta janė brenda koleksioneve tė mėdha dhe se koleksionet e mėdha ndodhen brenda muzeve tė artit, Rolandi do tė pyesė ku ndodhen kėto muze tė artit. Nameti do tė bėhet pishman njėmijė herė qė do t’i pėrmendė njėrin prej tyre, pikėrisht Luvrin, domethėnė Parisin qė nėnkupton Francėn, do t’i thotė gjithashtu se edhe pikturat janė kujtesė kombėtare, pa i bėrė krahasim me vjershat qė Rolandi nuk i do, nė kohėn kur Rolandi do t’i bėjė kėrkesėn pėr ta marrė librin nė shtėpi pėr disa ditė, duke harruar nė tė njėjtėn kohė se pak mė parė i ka tundur thikėn para hundės dhe i ka thėnė diēka tė tmerrshme pėr ēarje barku. Mirėpo pikėrisht nė kėto ēaste ka kuptuar mė sė miri se ka filluar vdekja e Rolandit.

Zjarrmia e lartė ka edhe ajo tė thekurat e saj, ca ngjarje i lan e i bėn xham, ca tė tjera i turbullon, i pret copa copa, i ngjit si t’i dojė qejfi, duke shtuar nga vetja edhe ca tė tjera tė pangjara, qė tė bėn t’i besosh, sikur kanė ndodhur vėrtetė mu para hundės tėnde. Ajo historia me Jasharin e gjatė, atė shufrėn e hollė tė fėmijėrisė, i vjen tani e shkoqur bukur dhe e bėn tė qeshė aq sa i dhėmbin brinjėt. Jashari e fton ta pijnė njė kafe, por meqė s’ka kohė, i kėrkon tė dalė nė Skelė, aty rreth orės dhjetė tė paradites. Nuk i thotė fare se ėshtė pėrgjegjės i ofiēinės sė peshkimit, domethėnė pėrgjegjės edhe i Rolandit, por kėtė do ta marrė vesh kur tė shkojė pėr kafe, kur Jashari ta fusė nė ofiēinė, t’i paraqesė njė pėr njė tė gjithė ata qė punojnė aty nėpėr torno e freza, tė lyer nė faqe e nėpėr sy me graso. Mė nė fund do t’i dalė edhe Rolandi, pak i turpshėm, ose gjoja i turpshėm, ndryshe nga natyra e tij. Patjetėr Rolandi ia ka treguar Jasharit nguljen e thikės nė komodinė, i ka treguar dhe pėr vjershat, sepse katėr prej tyre, duke mos pėrjashtuar as Jasharin fillojnė tė recitojnė pėrmendėsh Naimin, Ēajupin, Nolin dhe Migjenin. Nameti edhe mallėngjehet edhe i vjen pėr tė qeshur me kėta burra tė moshuar qė bėjnė para tij si karagjozė, megjithatė merr vendimin e madh qė Rolandi tani e meriton pesėn, i pėrqafon tė gjithė pasi ngjit pak nga ajo boja e zezė e tyre dhe del buzė detit me Jasharin pėr tė kujtuar vitet e tyre tė largėta kur ngjiteshin nėpėr kodra, kur panė pėr herė tė parė atė marinarin qė e bėri tre herė me gjimnazisten e bukur, ndėrsa edhe ata e tundėn pak cipalin e tyre. Kujtuan edhe gjėra tė tjera, po pėr pesėn e Rolandit nuk folėn fare.

Mirėpo qė atė ditė Rolandi nuk erdhi mė nė shkollė, nė bazė tė mungesave u pėrjashtua, askush nuk e dinte ē’kishte pėsuar e ku ndodhej. Nameti nuk e vuri re fare mungesėn. Qe humbje vetėm e njė ngjarjeje, po jo e gjithė ngjarjeve tė jetės sė tij. Ato venė e vinė bashkė me fytyrat, ca shuhen e ca shfaqen dhe sidomos pėr njė mėsues qė e ushtron profesionin e tij prej gati njė ēerek shekulli, kėto zhdukje fytyrash janė tė vėrteta tė pėrditshme qė nuk tė mallėngjejnė.

Mė pas ndodhėn ca ngjarje qė e turbulluan jetėn e qytetit aq shumė, sa nuk ishte parė qė prej rreth dyzetepesė vjetėsh. Ca kalorės nate i mbushėn tė gjitha lagjet me shkresurina kundėr atyre qė qeverisnin prej kohėsh qė s’mbaheshin mend. Ishin vėrtetė kalorės hipur mbi kuaj dhe erdhėn nga kodrat e qytetit pa i parė kush. Tė tjerė kishin nxirė muret me ca shkronja tė mėdha analfabetike nė dukje, po fjalėt Poshtė dhe Rroftė dalloheshin mirė, sidomos tė qarta ishin kush duhej tė rronte e kush duhej tė binte poshtė. Atė mėngjes qytetin e pushtoi terrori, u dukėn uniforma jeshile me mburoja e armė tė veēanta, me njė emėr rrėnqethės qė tė kujtonte briskun. Nametit i kujtohen tė gjitha kėto me imtėsi, gjithashtu i kujtohet edhe se si disa ditė mė pas, kur po pinte njė kafe te “Bishti i dhelprės”, erdhi e iu ul nė tavolinė pikėrisht ai i fshiri nga mėndja, Rolandi. Kishte njolla tė zeza nė fytyrėn e shtrembėruar tmerrėsisht, dy dhėmbė tė thyer dhe duart tė enjtura te kyēet. Ēdo gjė u bė e qartė kur Rolandi tregoi me humor se si e kishin lidhur me kėmbėt e duart e hapura me fytyrė nga muri pėr njė javė rresht, si e kishin shėmbur nė gjithė trupin me ata bastunėt kauēukė, si i kishin vėnė te tėmthat disa herė revolen pėr ta ekzekutuar dhe tė gjitha kėto pėr ato shkresurinat e rrugėve dhe zhgaravinat nėpėr mure.

Mirėpo Rolandi i rrėfeu kėto gjėra duke qeshur, janė bij kurvash, tha dhe qėlloi tavolinėn me grusht, pastaj i kishte treguar Nametit njė tufė me kartmonedha nė dollarė, kam mbledhur plot dymijė, arrijnė pėr tė shkuar deri nė Luvėr?- pikėrisht kėshtu shfreu.

Nametit iu kujtua turbull libri i trashė me piktura atė ditėn e nguljes sė thikės nė komodinė, diēka pyeti, mori pėrgjigje tė ēoroditura, heshti, e pa nė sy dhe ndjeu se Rolandi e kishte marrė prej kohe vendimin e madh pėr tė vdekur, gjė qė Nameti nuk mund ta pengonte, vetėm se u pėrpoq ta shtynte sa mė tepėr tė qe e mundur. Tani Rolandi dinte shumė, shumė mė tepėr se ai, pėrmendėte Pikaso e Rembrand, Praksitelus e Mikelanxhelo, Van Gog e Gogen. Ai dinte ku qe kulla Eifel, rrugicat qė tė ēonin nė Luvėr, Katedralen e famshme tė Parisit. Me mendje jetonte ditė e natė vetėm atje, bėnte gjithfarė kontrabandash pėr tė mbledhur dollarė, qė njė ditė tė ishte atje. Pėr ēudi Nameti vuri re qė Rolandi tashmė kishte filluar tė fliste njė frėngjishte tė mjerė, gjuhė qė pa dyshim e torturonte shumė, po qė nuk e kishte mposhtur. Siē duket edhe kėto qenė njė shkak mė tepėr qė tė dyshohej e tė shtrembėrohej aq keq nga jeshilėt e briskut se kishte ardhur natėn nga kodrat si kalorės pėr tė hedhur shkresurinat me Poshtė e me Rroftė.

Tė gjitha kėto e bindėn se Rolandi po ropatej vėrtetė pak si tepėr pėr tė vdekur sa mė shpejt, por qė nuk ia tha. I tha vetėm se aq dollarė nuk mjaftojnė, se ndoshta duhen edhe njė herė aq, vetėm e vetėm pėr t’ia shtyrė edhe ca kohė vdekjen, qė Rolandi po e kėrkonte me aq ngulm.

Tani qė i ka rėnė pak zjarrmia se ka pirė dy aspirina njėherėsh e vret mėndjen tė gjejė si i lindi mendimi qė Rolandi po kėrkonte me ngulm tė vdiste. Ai djalė dy metra i gjatė e i bukur, me fytyrė tė rrumbullaktė e gjak tė nxehtė, qė nuk mund tė lexonte dot as njė faqe libri, qe gėlltitur i gjithė nga ngjyrat, loja e dritėhijeve, figurat e Rembrandit qė dalin nga errėsira, kishte hyrė i tėri nė njė botė tjetėr, nga ku e kishte tė vėshtirė tė dilte. Ai rronte ditė e natė atje, nėpėr fushat e pamata me luledielli tė Van Gogut, te vajzat e egra tė ishujve tė Gogenit, nėpėr urat dhe liqenet e Manesė, mes figurave kubiste tė Pikasos, tundėte orėt e vdekura tė Dalisė. Rolandi jetonte te e ndaluara, ishte i mbėshtjellė i gjithi prej saj, realisht rronte vetėm atje, kurse kėtu ishte njė i vdekur. Kur i tha njė ditė:

-Roland, do tė tė vrasin,- Rolandi qeshi dhe si u mendua pak u pėrgjigj se do tė shkonte atje edhe po ta vrisnin. Prandaj Nametit nuk i mbetej tjetėr veē t’ia shtynte pak atė ēast, ndoshta do tė ndodhte mrekullia, megjithėse tė paktė qenė ata qė shpresonin se pushteti i kohėve qė nuk mbahej mend, mund tė zbutej sadopak, sa pėr tė hapur kufijtė e t’i jepej mundėsia edhe Rolandit tė udhėtonte tė paktėn dhjetė ditė sa tė shikonte Luvrin.

Rolandi hyri nė lojėn e tė dukurit dhe tė zhdukurit, shfaqej vetėm sa pėr tė treguar tufėn e dollarėve qė gjithnjė trashej, merrte pėrgjigjen se duhen edhe mė, vazhdonte rrjedha e zakonshme e fytyrave tė reja, ēdo ditė diēka boshatisej e prap mbushej, kėshtu qė mungesa e tij nuk binte edhe aq nė sy. Edhe nekrologjinė pėr vdekjen e tij e pa njė ditė pa vėmendje, iu duk si fytyrė e njohur por nuk u pėrqėndrua, se binte shi dhe ishte pa ēadėr. Edhe kur e ndali nė rrugė Lefteria, qė tashmė e kishte mbaruar shkollėn e i tha, e more vesh pėr Rolandin e i tregoi si kishte ndodhur, Nameti iu pėrgjigj thjesht se e dinte prej kohėsh qė Rolandi kishte vdekur, qė kur hapi pėr herė tė parė librin e madh me piktura e filloi tė mblidhte dollarė, gjė qė e habiti me tė vėrtetė Lefterinė dhe seē tha e tronditur ca gjysmafjalė nėpėr dhėmbė qė nuk u dėgjuan, por pa dyshim duhej tė kishin njė kuptim tė tillė: profesori paska rrjedhur.

Kurse na del qė ai djalė qenka gjallė dhe e priste atje pėrjashta sė bashku me atė qė hyri pa trokitur e i ngjante aq shumė. Ndoshta bėhej fjalė pėr tjetėr njeri, ose ndoshta ai qė kishte vdekur nuk ishte Rolandi i vėrtetė. Nė kohė tė turbullta, kur qyteti dhe deti ishin tė rrethuar nga vdekja, ēdo gjė mund tė ndodhte. Mbase edhe zjarrmia e lartė kishte faj, krijonte ngjashmėrira tė kota, shpikte ngjarje e fytyra tė gėnjeshtėrta.

Kur e ndjeu veten pak mė mirė, mendoi tė dilte, ta zgjidhte kėtė lėmsh, qė kot sė koti kishte lidhje edhe me tė, se ai qė quhej Roland, qė edhe paska vdekur edhe qėnka gjallė, paska lėnė njė shkresė, ose paska me vete njė shkresė, ku pėrmendet emri i tij, por pėr ēfarė, as qė mund ta gjente dot, sado ta vriste mendjen.

Pas disa kohėsh do t’i kujtonte tė gjitha me imtėsi, ndoshta do t’i harronte prap, por gjithėsesi kur tė zbriste poshtė, vėrtetė do ta prisnin katėr vetė, qė nxituan ta futnin nė njė xhip tė madh, por Rolandi mungonte. Dhe kur tė hynin nė njė shtėpi tė vjetėr me oborr, nė dhomėn e madhe tė sė cilės qante njė grua, ai do tė bindej se Rolandi i gjatė dymetrosh ishte brenda asaj kutie nė madhėsi dy pėllėmbė, mbuluar me mėndafsh tė kuq, vendosur nė njė shtrat tė vjetėr, zbukuruar dosido. Do tė dėgjonte si ndodhi qė Rolandi u katandis pėr t’u futur nė kuti, pikėrisht atėherė, kur vendosi tė ikte prej kėtu pėr tė shkuar atje. Te telat me gjėmba e kishin plagosur. Ata qė e kishin plagosur e kishin ndjekur dhe nė atė tokėn tjetėr, e kishin qėlluar nga afėr disa herė duke e lėnė atje, pėr ta varrosur banorėt e asaj tokės tjetėr. Nameti do tė mėsonte gjithashtu se ishin pikėrisht ata banorė tė tokės tjetėr qė kishin gjetur emrin dhe adresėn e midis tyre edhe njė shkresė ku pėrmendej emri i tij. Tashmė kufijtė s’qenė mė tė mbyllur, pushteti i kohėve qė s’mbahej mėnd kishte rėnė dhe njė ditė mbriti qė andej letra ku thuhej nė gjuhė tė huaj ku ndodhej Rolandi. Kjo qe e gjitha.

Tani ata njerėz pritnin ēdo tė thoshte Nameti, ndoshta do tė shkruante disa fjalė te pllaka e mermertė qė po pėrgatitej, ndoshta do tė shfrynte kundėr vrasėsve, mirėpo ai tashmė po mendonte tjetėr gjė. Ai po mendonte se Rolandin e vrau ai libri i madh i bibliotekės sė tij, se ai djalė i bukur dy metrosh qė tani rrinte brenda njė kutie dypėllėmbėshe, tani do tė ishte gjallė nė se nuk do tė kishte bėrė shoqėri me Mikelanxhelon e Dalinė, me Van Gogun e Gogenin, se vrasėsit e vėrtetė tė tij nuk ishin ushtarėt, por pikėrisht ata, domosdo edhe Nameti qė nxitoi ta prezantonte me ata. Doemos tė gjitha kėto nuk mund t’ia thoshte asaj nėne qė qante mbyturazi, as vėllezėrve e babait, se ata patjetėr do tė thoshin: qenka i rrjedhur, mirėpo diēka duhej tė thoshte, prandaj e kishin marrė me aq ngut, pikėrisht ditėn qė digjej nga zjarrmia e lartė.

Mė nė fund u dėgjua nga tė gjithė tė thotė diēka tė pakuptimtė, qė ai patjetėr do t’ua sqaronte dhe ata mė nė fund do ta pranonin.

-Ēojeni nė Luvėr.

Pikėrisht kėshtu u tha dhe ata pikėrisht kėshtu vendosėn.

 

6/26/2003 12:25:05 AM

P.Faliro

 

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, 2004)

 

Tregim nga Hiqmet Meēaj

 

SEKRETI  I  FLUTURIMIT

 

E shikoj dhe mė shikon, megjithėse nuk e di ku i ka sytė dhe nė ē’ngjyrė i ka. Vjen rrotull aty para meje, pastaj pėrqėndrohet, ndalon. Nuk ma ka frikėn fare. Zgjas dorėn, e fus mes gishtit tė madh dhe atij dėftues, nuk ia ndjej peshėn, e vendos nė pėllėmbėn e majtė. As trembet e as lėviz. Mė shikon me sytė qė pėrsėri nuk ia dalloj ku i ka. E kėtė ēast e kam zili, pėr krahėt ngjyrė kafe, pėr kėmbėt e shumta, megjithėse fare tė vogla, pėr mungesėn e peshės, por sidomos pėr trimėrinė. Trimėria ėshtė gjė e madhe, kokėkrisja gjithashtu.

Kujtoj veten time kur jam nė rrugė: mė rrėnqethin makinat, qė janė gati tė mė shtypin. Shikoj gjithnjė majtas e djathtas, mos dikush nxjerr armėn dhe qėllon kuturu, siē ndodhi para disa ditėsh, kur grabitėn bankėn dhe shtrinė pėrtokė dy kalimtarė tė rastit, si puna ime.

Sa herė dal nga shtėpia, kujdesem t’i kem ndėrresat tė lara. Nė ndodhtė diēka e kėtillė, tė mos thonė, ē’njeri i pistė qenka. Kėshtu qė do tė shkulet vėmendja nga unė, s’do tė ndjejė keqardhje njeri pėr njeriun e aksidentuar, por do tė pėrqėndrohen te kanatierja dhe brekėt. Kurse kjo kėtu, para meje, as e ēan kokėn pėr gjėra tė tilla, kanatiere e brekė, makina qė tė shtypin e armė tė shkrehura kur vidhet banka. Shkurt, ia kam zili trimėrinė, mungesėn e peshės por edhe krahėt, megjithėse nuk e kam parė asnjėherė tė fluturojė.

E shikoj dhe mendoj. Sot kam njė tog me shkresurina pėr tė bėrė. I pėrsėris ato ēdo vit. Duhet tė shkoj nė Ambasadė, tė lė atje pesė orė tė mira nga jeta ime, tė mė pėrlajnė rreth njėqind euro pėr dy tre vula tė mjera; sa shumė kushtojnė ato pak miligramė bojė! Kurse te Ministria e jashtme do tė na ngjeshin pas murit,  disa policė do na shajnė, do mė bėhet shurra e s’do tė mund tė dal nga radha, se pastaj e humbas.   Mė pas do tė strukem nė tren, do udhėtoj rreth njė orė nė trole. Kur tė pėrplasem me supermarketin, xhepat do t’i kem fare bosh, do numėroj qindarkat mos mė tepėrojnė tė blej tė paktėn bukėn, e meqė llogaria s’do mė dalė mirė, do ta kthej kokėn nė anėn tjetėr, do tė mbledh kėmbėt e do tė hyj nė kuvlinė time i lodhur, i uritur dhe i fyer.

Pikėrisht kėto mundohem t’i tregoj kėtij insekti ngjyrė kafe, tė cilit ia kam zili krahėt, por sidomos trimėrinė. Duket se mė kupton, fėrkon turinjtė me kėmbėt e vogla qė s’ia dalloj mirė, mė vėshtron me sytė, qė nuk ia kuptoj nė ē’ngjyrė i ka.

Tek shkallėt poshtė mė ka ardhur fatura e telefonit, i them. Nesėr mė duhet tė paguaj qeranė, pastrimin e shkallėve, mirėmbajtjen e kopshtit tė pėrbashkėt. Kam shumė halle, i them. Insekti ngjyrė kafe duket se ka hyrė brenda halleve tė mia, e marr me mend qė trishtohet, sepse tani ka shkundur krahėt, shenjė kjo e rėnqethjes, shprehje e simpatisė ndaj meje. Pastaj edhe unė arrij tė kuptoj ato qė thotė ai: ē’tė duhen shkresat nė Ambasadė, pse shkon nė Ministrinė e jashtme, pėrdor kėmbėt nė vend tė trenit e tė troles. Ju njerėzit keni shpikur shumė gjera tė kota e pastaj vuani prej tyre. Pikėrisht kėto duket se mė thotė, ka marrė inat tė madh, dridhet i tėri. Ai vazhdon tė flasė e tė mė dėrmojė me ligjėratėn e tij tė ashpėr, duke mė sharė telefonin, rrobat, kėpucėt, shtėpinė e deri te rrugėt, dyqanet, lugėt e pirunjtė, tė cilat ai nuk i do fare e nuk e kupton pėrse i kemi shpikur. Unė pa dyshim qė zemėrohem, zgjas dorėn ta kap. Ai nuk trembet fare, duke mė bėrė pėrsėri t’ia kem zili trimėrinė. Hap pėllėmbėn e majtė, e lėshoj nė tavolinė, mu aty para meje dhe zhytem thellė nė hallet e mia, tė cilat, tė them tė drejtėn, edhe ma zbukurojnė pak jetėn. Ē’do tė isha pa hallet e mia? Pėrse do tė mendoja, po tė mos i kisha gjithė ato telashe? U llahtarisa kur mendova se do t’i ngjaja kėtij insekti ngjyrė kafe, qė rri e mė shikon pa pikė frike, nuk vrapon, megjithėse ka gjithė ato kėmbė, nuk fluturon, megjithėse ka krahė. Ja, pėr shembull sot, do tė dal buzė detit, vetėm natyrisht, nuk do tė mundem tė hyj nė kafene, por kjo s’ka asnjė rėndėsi. Do tė marr njė shkop e do tė bėj llogaritė e mia nė rėrė, mbase edhe do tė pikturoj rrugė, shtėpi, do tė shkruaj njė letėr, nuk di se pėr kė. Njeriu ka nevojė t’i shkruajė dikujt diēka, qoftė dhe pa adresė, duke menduar se dikush mundet ta lexojė, megjithėse era do ta ketė fshirė. Jam nga ata qė mendojnė se vetmia largohet nga ai qė mendon se nuk ėshtė vetėm, kur ka erėn me vete, kur ndjen nė shpirt dėshpėrimin, kur uria e pickon dhe llogaritė i bėhen lėmsh nė kokė.

Kur arrij nė kėtė pikė, ngre sytė drejt insektit ngjyrė kafe, i sigurtė se e kam dėrmuar plotėsisht, patjetėr ia kam thėnė mendimet e mia. Mirėpo insekti tani nuk ėshtė njė. Para meje qėndrojnė dy qėnie tė njėllojta, qė e ndiej tė vėshtirė t’ua dalloj ndryshimin. Vetmia mposhtet kėshtu, mė thotė njeri pej tyre, ai qė ėshtė mė pak kafe.

Hap ngadalė krahėt dhe pėr herė tė parė e shoh tė fluturojė. Bėn njė rreth tė vogėl nė ajėr dhe zhduket brenda flokėve tė mi. Pas pak tė njejtėn gjė bėn edhe tjetri. Nė fillim nuk e kuptoj pėrse shkuan nė kokėn time, nė folenė e flokėve tė thinjur, qė kanė kohė pa u qethur. Meqė dua t’i shikoj e tė kuptoj ē’bėjnė atje, ngrihem ngadalė, shkoj nė banjė ku ėshtė njė pasqyrė e vjetėr. Menjėherė ēdo njeri i ndershėm do tė fyhet nga ajo pamje, do t’i vrasė sytė ai imoralitet i paparė qė ėshtė duke u kryer nė kokėn e tij. Natyrisht edhe unė do tė fyhem rėndė, gjė qė do tė duket nga fytyra e skuqur qė do tė shfaqet pas qelqit tė rrjepur tė pasqyrės, qė padyshim duhet tė jetė fytyra ime.

O zot, mė vjen tė ulėrij, pėrse zgjodhėn kokėn time pėr tė bėrė gjithė ato turpe. Mos vėrtetė koka ime ėshtė duke u shndėrruar nė njė nga ata hotelet e kategorisė sė fundit, ku kushdo, me pak lekė mund tė shfryjė nė ēdo kohė tė ditės epshet e tij? I njoh mirė ato bujtina, ku shfaqen fytyra tė trishtuara e tė lodhura qė hyjnė e dalin, gra gėrdalla qė presin me buzėqeshje tė parapėrgatitura t’i marrė dikush e tė zhduken nėpėr dhomat e vogla, ku pas pak do tė fillojnė gjoja rėnkimet e qejfit tė madh. Deri kėtu, mirė, por kur mendimi mė shkon te ato shtėpitė, qė quhen, ē’emėr tė tmerrshėm qė kanė... dhe mendoj se koka ime tani ka marrė atė emėr, bėhem gati tė zgjas gishtat, t’i rrėmbej, t’i flak me neveri nė vrimėn e banjės ato dy qėnie ngjyrė kafe. Koka ime nuk ėshtė bėrė ende bordelo, e them mė nė fund atė fjalėn e poshtėr, por nė tė vėrtetė mendoj mos e kam gabim. Mbase ndoshta dhe ėshtė bėrė pa e kuptuar unė fare dhe duheshin ato dy qėnie tė pafajshme tė ma tregonin.

Heq dorė nga dhuna, nuk vendos ē’duhet tė bėj. U ngul sytė dhe atė ēast i admiroj tek i shoh tė shkrirė te njėri tjetri, u dėgjoj psherėtimat, betimet pėr dashuri tė pėrjetshme, nuk tė kam tradhtuar kurrė, je imja, vetėm imja, e tė tjera mbroēkulla tė tilla, qė duket se tė mallėngjejnė, por nė tė vėrtetė tė ngjallin krupė. Tani duket se ua kam zili, jo vetėm krahėt, tė cilat i pėrdorin kur duan tė shkojnė nė atė bordelo, ( ē’emėr i lemerishėm! ), qė kėtė ēast duket se ėshtė koka ime, por edhe zotėsinė pėr tė bėrė turpe pa e ēarė kokėn se dikush i shikon.

I lė atje ku janė, ulem, ndjej tė mė pushtojė njė vetmi e hidhur, megjithėse nuk jam i vetėm, kam hallet, kam njė ēift qė bėn dashuri tė tėrbuar mbi kokėn time dhe nuk e kuptoj qė mė zė gjumi dhe shikoj ca ėndėrra tė llahtarshme, ku bie rob i qėnieve me shumė kėmbė e sy qė nuk i di nė ē’ngyrė i kanė. Ato janė mė tė mėdha se unė, fluturojnė me zhurmė tė tmerrshme, mburren, mė bėjnė tė mblidhem e tė mbėshtillem thellė nė veten time e t’i lutem zotit tė mė bėjė insekt, domethėnė njė qėnie tė fortė fluturuese, qė mund tė shkojė ku t’i pėlqejė, tė mos ketė halle, tė bėjė dashuri ku t’i dojė qejfi, edhe nė kokėn e papės, nė se vendet e tjera janė tė zėna. Duhet tė kem qeshur vėrtetė, megjithėse nė gjumė, kur e mendova veten se mund tė shkoja me tė zgjedhurėn time nė ēdo kokė tė vyer, presidenti, kryeministri a miliarderi, tė bėnim atje ē’tė na deshte qejfi, ta pėrdornim pėr epshe, pistė vallzimi, por edhe pėr nevojtore. Ē’qejf, vėrtetė qejf i papėrsėritshėm!Ėshtė ėndėrra mė e bukur qė duhet tė kem parė nė gjithė jetėn time.Kur zgjohem, e shoh veten nė karriken time tė vjetėr me rrota, rrėnqethem qė dita fillon me vetmi, sepse syri nuk mė zė gjėkundi atė tė voglin, tė paturpshmin, epshorin e llahtarshėm ngjyrė kafe. Nuk duket kund, rėnkoj, patjetėr edhe flas. Ma paska rrėmbyer ajo zuzarja, ndoshta e ka tretur e shkrirė nė afshin e dashurisė sė madhe, mendoj, a mbase edhe bėrtas. Shkund flokėt me kujdes mos ndodhen ende aty. Veē disa thinjave tė gjata, nuk bie gjė tjetėr. Vendos tė dal, nuk mund tė rri dot vetėm. Hap derėn dhe sytė e mi shqyhen e ngrijnė. Aty poshtė shoh njė njollė ngjyrė kafe. E fus nė gishtat e dorės sė djathtė, e vendos nė pėllėmbėn e dorės sė majtė, mbyll derėn se nuk dua qė dikush tė mė shohė tė shqetėsuar, tė mallėngjyer, ndoshta edhe tė pėrlotur, pėr njė insekt ngjyrė kafe, tė cilit ia kisha zili krahėt, megjithėse nuk fluturonte, por sidomos mė tepėr zili i kisha trimėrinė. Nė dritėn e sapondezur vė re se nuk ėshtė njė, janė tė dy, tė pėrqafuar, tė ngrirė e tė palėvizshėm. Ē’kokėkrisje, mendoj. E pėrdorėn fluturimin vetėm njė herė, vetėm pėr tė vdekur duke bėrė dashuri nė kokėn time. E ndjeva veten tepėr tė vogėl, si nė atė ėndėrrėn qė pashė. Mos ndoshta nuk duhet jesh njeri pėr tė vdekur nga dashuria?

I fus tė dy me kujdes nė njė zarf  tė verdhė, pa menduar se njė ditė do t’ia postoj dikujt. Megjithatė njė adresė e shkruaj. Kushdo e merr me mend  se nuk ėshtė emėr njeriu, s’ka drejtim rruge, as numėr dere. Mund tė mė thoni, a i takon kujt njė nder kaq i madh, t’i trokasė postjeri njė ditė e t’i sjellė atė zarfin e verdhė, ku fshihet sekreti i fluturimit?

 

 27.03.2003

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, 2004)

 

Tregim nga Hiqmet Meēaj

 

VJEDHĖSI  I  RRUGĖVE

 

Atė ditė Nameti kishte vendosur tė shkonte sė pari te Jaja Poli. Melin pėr pėllumbat e egėr mezi e gjeti aty ku e kishte fshehur, pas pasqyrės sė vogėl, qė ta zmadhonte hundėn e ta nxirrte si ajo kodra e shėmtuar plot gunga tė kuqėrremta, vendosur si me shejtanllėk pėrtej shumėbanesės sė tyre tė plasaritur nga pleqėria. E dinte qė plaka do tė gėzohej, do ta linte t’i merrte nė dorė pėllumbat e, po tė donte, mund ta lejonte t’ua puthte pak sqepin, por ama, vetėm aq.

Pastaj do t’i duhej t’i bėnte njė vizitė tė shkurtėr Kapedan Janit, tė flisnin pėr anijen e tij tė pėrbindshme, pa le mė pėr gratė, qė zoti i ka krijuar pėr tė na e pjerdhur mėndjen, siē pėrsėrit gjithnjė ai,  duke na e shkundur atė veglėn poshtė, gjė qė nuk ia vlen fare.

Kurse pėr tė tjerat, dihej. Do t’u gėzohej rrugėve, qė askush nuk e vret mėndjen se pėrse kanė tė gjitha emra zanash, shtojzavallesh e qėniesh tė krijuara nga tru tė hallakatur e qė bashkia ka menduar t’i shkruajė kaq ngjitur, nė tabelat e ngulura nėpėr hunj prej alumini.

Bri shumėbanesės derdhet poshtė Sirinoni, qė ėshtė rruga e sirenave dhe kryqėzohet lart me Parthenonin e poshtė me Najadhonin, qė s’duhet tė jenė veēse virgjėreshat dhe najadat. Paralel me Sirinonin, ngarkuar me pallate tė bukur e dyqane luksozė, parakalon Niridhoni, si njė nerajdė e hijshme e kėshtu me radhė, Kalipsoja, Afrodhiti...

Nameti e ka bėrė zakon, i bie njė herė rrotull Sirinonit deri te Parthenoni, jo se kėrkon tė takojė aty ndonjė virgjėreshė apo sirenė, megjithėse tė tilla, me gjokset deri te gryka, qarkullojnė e shkunden pėrditė, por se nuk ka ē’bėn, nėpėr kafenera s’hyn dot, sepse, njė filxhan qė serviret nė to, vlen sa gjithė ushqimet qė i duhet tė blejė pėr dy ditė bashkė. Ecėn ngadalė e mė nge, dredh cigaren nga kutia Rapid, vėshtron jargavanėt, i bėn “pės” ndonjė maceje, nuk pėrshėndetet fare se nuk njihet me njeri. Kuptohet qė, veē Jaja Polit dhe Kapedan Janit, gjėrat mė me vlerė pėr tė janė gjithė kėto rrugė.

Prandaj dhe atė ditė, pasi rufiti frapenė me pesė cigare radhazi, i futi dy-tri pompa nga kolonja e lirė e rusėve, u sigurua pėr ēelėsin nė se e kishte nė xhep dhe nisi tė zbresė mė nge shkallėt, ngaqė shumėbanesa e tyre nuk ka ulngritės.

Sa hapi derėn e rėndė qė tė nxirrte jashtė, pamja qe vėrtetė tronditėse. Mungonte lulishtja dhe gardhi rrethues, katėr shkallėt ngjitėse qė tė nxirrnin nė rrugėn Terpsihoris, mungonte edhe vetė rruga Terpsihoris. Supermarketi Andonopulos, qė duhej tė ishte pėrballė, gati sa nuk e pėrplaste fytyrėn me pallatin e tyre. Tashmė rruga Terpsihoris, ku parkoheshin nė tė dyja anėt makina luksoze e prap kishte vėnd pėr tė kaluar tė tjerat, qe bėrė njė pėllėmbė e gjerė. As macet nuk mund tė lėviznin lirisht aty.

Mund tė kthehej pėrsėri brenda, nuk e prisnin punė tė ngutshme, mirėpo qe mėsuar tė shikonte Sirinonin, t’i binte rrotull Parthenonit, t’u hidhte njė sy shitoreve tė mbushura dinga tė Niridhonit e pastaj tė nisej drejt udhėgjerės Poseidhon, ku do t’u puthte sqepat pėllumbave tė egėr, po tė ishte nė tė mira Jaja Poli. Vuri dorėn nė xhep, u sigurua qė meli ishte aty. Pastaj do tė nisej mė kėmbė buzė detit pėr tė arritur te Kapedan Jani, tė cilit i kishte dhėnė fjalėn dhe ai e priste. Tė gjitha kėto, mendoi ai, duhej tė mos i bėnte? Tė mos i bėnte sepse iu tek rrugės Terpsihoris tė lėvizte nga vendi, tė shtypej e tė hollohej sa njė pėllėmbė, duke e ngjitur supermarketin Andonopulos mu tek muri i shumėbanesės 53 g.?

Mirėpo nuk qe kėshtu. Gabim e mendoi qė kėto proēka i paska bėrė rruga Terpsihoris me tekat e saj tė papritura, sepse nė fillim nuk i kuptoi zėrat prej nga vinin, por mė vonė i dėgjoi fare shkoqur tek gumėzhinin nga maja e terracės. S’kishte si tė mos hutohej kur u dėgjua dikush tė thotė: “Nuk mungoka vetėm Terpsihoris, por edhe Artemidhos, Najadhoni me Niridhonin, Afrodhiti e Alqioni. Dikush na i paska vjedhur tė gjitha rrugėt”!

Kur u ngjit edhe vetė nė terracė, nuk u besoi syve. Banorėt e lagjes kishin hipur majė shumėbanesave, qė tani dukeshin tė ishin ngjitur e ngjeshur me njera-tjetrėn dhe aty, ku duhej tė ishin rrugėt, kishin mbetur disa ngushtėsira tė mjera hollaqe, qė ngjanin mė tepėr me vija shtrembanuke. Edhe pėr tė qeshur, edhe pėr tė qarė!

Lagja e bukur, e mbledhur sa njė grusht, po pėrjetonte tani ēaste qė as i kishte menduar mė parė.

-Poseidhoni u hap,- briti papritur dikush, qė vėshgonte me njė tejqyrė tė gjatė si ato tė piratėve.- U mbyll prapė,- rėnkoi ai,- u lejuan tė kalonin vetėm njė shpurė makinash.

-Vure re cilėt kaluan?

-Presidenti,- u shfry ai.

-Paketa President, ajo me 25 cigare?- u mundua tė bėnte shaka dikush.

-Jo, jo, i vėrteti,- u pėrgjigj njeriu me tejqyrė.

Tani u kuptua nga tė gjithė se gjendja ishte vėrtetė e rėndė. Duhej tė ishe kreu i shtetit qė rruga tė lejohej, mirėpo edhe kjo nuk pėrbėnte zgjidhje, sepse president mund tė bėhej vetėm njė njeri, kurse ata ishin shumė. Por a mund tė bėhej presidente, pėr shembull zonja Aleksandra, dyqind kile, e trashė aq sa nuk e nxinte as dera dhe e shtynin me karrocė? Pėr zotin Aslanis, as qė bėhej fjalė, se i kishte ngrėnė nė tru dy cerebrale dhe ngatėrronte qenin me kokrrėn e portokalles...

Mė pas pėshpėritjet u shtuan. Dikush tha se u hap pėr pak Najadhoni, mė pas e njėjta gjė u fol pėr Alqionin, por kėtu habia u bė e madhe sa kodra e rrjepur pėrballė: qe lejuar tė kalonte Antigoni, qė tė gjithė e dinin prej kohėsh tė vdekur e tė kallur. Por ja qė Antigoni qenkej ende gjallė, i marrka akoma nė qafė burrat, komandoka edhe vjedhėsit mė tė mėdhenj, sidomos ata tė rrugėve!