POEZI NGA LEDIANA PAJA

Lediana Paja lindi nė qytetin e Korēės mė 25 Nėntor 1980. Nė qytetin e lindjes kreu shkollėn fillore dhe gjimnazin. Mė pas studimet i vazhdoi nė Universitetin e Tiranės, nė fakultetin ekonomik, ku nė Mars tė vitit 2003 detyrohet ti ndėrpresė pėr shkak tė emigrimit nė SHBA. Pas pėrpjekjeve tė shumta, u rikthehet studimeve nė University of Massachusetts ku njėkohėsisht fillon tė punojė nė Departamentin e Thesarit tė shtetit tė Massachusets. Me krijimet letrare ėshtė marrė qė nga rinia e hershme. Lotėt e Nimfės ėshtė libri i saj i parė.
MISTERI I ADAMIT
-Adam, shtrihu nė hije!
Adami shtrihet..
Ai projekton..
ngul daltat e tij imagjinarė mbi tė..
Ai krijon..
Adami s'ndien..
Adami vėshtron..
Adami, i habitur, pyet..
-Ē'po bėni kėshtu?
-Ėshtė surprizė pėr ty, Adam, mos u shqetėso!
Adami qesh..
Adami vėshtron..
Adami merr nė krahė surprizėn..
Adami dhe sot vazhdon t'a kundrojė,
po aq kėndshėm, sa dhe herėn e parė..
me shpresėn se sė shpejti
do t'i vijė dita,
qė ai tė fillojė,
ta kuptojė...
misterin, qė nga trupi i tij
gdhendėn..
MOS E KURDISNI ORĖN, ZOTĖRINJ!
Ē'vlerė ka kurdisja e orės?
Ajo tė njėjtėn gjė tregon!
Rrahje, rrahje pa mbarim...
Rrahje, rrahje pa destinacion...
dhe do tė klithė,
dhe do tė lodhet,
dhe do tė pushoj,
lėreni!...
Mos e kurdisni mė orėn, zotėrinj!
Ajo, nuk ka tjetėr funksion,
veēse tė zhbėj kohėn,
sikur rrahjet e zemrės,
qė pėr inerci, njė ditė, do t'i ndalė...
PERSE?
E ngjeve penėn
nė katranin e zi tė natės,
qė eshklat e inatit e kishin
flakėruar gjatė mbrėmjes;
dhe nė mėngjes, hirin e tyre
mblodhe vaditur me lot trishtimi
e nė mbrėmje torturoje veten
me tė njėjtėn pyetje...
ku dhe oratori mbeti si kuak,
E pėrgjigjen kurrė nuk ta dha..
PĖRSE?
VALLE?
PĖRSE?
HESHTJE!
Fjala ngel nė buzėt e thara
pa dashur tė kapėrcej atė hendek,
nė buzėt e ēara qė dridhen
dhe shkunden si gjethet nėn degė.
Fjala ngel, por heshtja ime flet
nė kėtė errėsirė pa fund,
mesazhin memec e pėrcjell nė zemėr
dhe sytė me lotė i mbush...
Nuk mund tė them asgjė
asnjė fjalė nuk mund tė nxjerr
prandaj heshtjes i hap rrugėn
qė zemrėn, ty vetė, tė ta ēelė.
TRISHTIM I ĖMBĖL
Shpirtin fillove tė ma pikturosh njė ditė,
tė vrarė, pikėlluar, si film bardh e zi,
me shpresa te vdekura,
pa ėndrra, dėshira..
pa drita jete..
Penelin ngjeve fort nė bojėn e zezė
e skaj pėr skaj shpirtin tim hijėzove,
theksove limanet e tij,
errėsirėn egėrsove
vend pėr dritė, nuk le...
Si njė mjeshtėr pastaj firmėn hodhe
vėshtrove shpirtin tim tė brishtė
me ėmbėlsi i buzėqeshe.
Derisa tė dorėzohej i tėri
duke u ngjyrosur me trishtim...
PEMA E DASHURISĖ
Oh miku im,
e mban mend pemėn
nėn tė cilėn
lutjet e dashurisė sonė, pėshpėritėm?
Ajo ende rritet..
njėkohėsisht, me plakjen tonė,
Ndėrsa lutjet,
Oh, lutjet!..
Ato pafajėsisht shushurisin nė ēdo degė....
Dhe nėse era njė ditė do t'i fryjė
Apo padashur mbi tokė do bien
me amanetin e dashurisė sonė
rrėnjėn e filizit tė ri
do ushqejnė...
DUEL I PAMBARIM
Tė flas nė heshtje,
Me vėshtrimin ngulitur nė sytė e tu.
Nė bebėza
ta shigjetoj
shpirtin tim...
si luftėtare,
me veshje tė hekurt
para teje qėndroj.
Nė tė fundit dyluftim,
tė ftoj...
Ti hesht..
Nė gjunjė bie...
Shpirtin,
nė duart e mia beson..
Ndjesėn,
nėn tė dridhshmet buzė,
e pėshpėritė...
dhe qepallat,
rėnduar tė rrahin,
njė puhizė pėrgjėrimi...
Sa ēudi!...
Gjithė jetėn luftojmė,
E kurrsesi tė vritemi!
NIMFA E PELLGUT TĖ LOTĖVE
Jam nimfa e pellgut tė lotėve
aty ku ti, mėkatet lan ēdo mbrėmje
dhe pellgun tim, trazon
dhe pellgun tim, turbullon
dhe pret,
dhe pres,
derisa mjellmat kokėn mbi sup ta varin
e qetėsia e plotė tė mbizotėrojė.
Dhe flet
dhe flenė.
Unė, Muza e gjumit tend,
me lotėt e mi,
trupin tėnd tė lagėsht,
filloj ta freskoj...
NUK JAM PENELOPA!..
Kujtimet,
nė ditar, mė, nuk i mbaj..
Gjatė ditės,
nė trup i mbledh
I ujis me gjak
freski u fal..
E natėn...
i vargoj nė gjerdan tė jetės
duke i lidhur
me fije merimangash
Mos ki frikė!..
nuk jam Penelopa,
nė pritje tė sė papriturės...
Veē dhimbjen palos
nė dollapin e vjetėr
e digjem si njė kartė
Kujtimet, nuk i ruaj
Nė arkėn e shpirtit
Sepse, kujtimi, vetė jam!
I (PA)FAJSHĖM
Zoti, pas lutjeve tė mia,
retė i shprishi njė nga njė
dhe i shtrydhi mbi vaskėn
ku ti fshehtas, trupin tėnd po laje.
E format e tua
qė mbi ujė kridheshin,
ėmbėlsisht,
dalėngadalė
filluan tė shpėlanin
pafajėsinė,
hyjnore...
SI NJĖ BUSULL
I klitha kohės
pėr flokėsh e kapa
misteret
pelerinės sė saj
doja t'ia merrja...
E ta lija
si qiellin,
pa yje.
Si detin,
pa valė.
Si erėn
pa tufane,
pa ngrica
batica apo zbatica...
Mbi duar,
Veē njė busull mė la
ruaje kujtim, nga unė tha.
Dhe iku,
Fluturoi
Nė shtegtimin e saj...
SI NJĖ LULE..
Si njė lule qė petalet shkund nga era
nė dorėn tėnde u gjenda...
dhe ti...
petalet e lules fryje...erėzoje lehtas
kėnaqeshe me lėkundjen e tyre...
E lulja...
adhuronte lėkundjen e krahėve tė saj
nėn frymėn tėnde...
Si njė lule qė petalet shkund nga era
nė dorėn tėnde u gjenda...
dhe ti...
me duart e tua si njė fėmijė e preke,
petalet ia ledhatove ėmbėl...
Dhe lulja..
Ndjeu prekjet e dorės tėnde mbi tė
e hyjnizuar, kokėn mbi duart e tua vari...
Si njė lule qė petalet shkund nga era
nė dorėn tėnde u gjenda...
dhe ti..
i mėrzitur se lulja, mbi dorėn tėnde kokėn vari,
petalet fillove t'ia shkulje... njė nga njė...
ĒAST
Mos i pėrgjo hapat e mia,
qė heshtazi,
hijen tėnde po ndjekin
pėr tė vjedhur dhe njė ēast,
tė vetmin ēast,
imagjinar,
qė kurrė nuk e jetuam...
Mė lejo, vetėm njė herė
kokėn, mbėshtetazi ta lėshoj,
sipėr kraharorit tėnd,
me tė vetmin lot, ta njom.
E ti, zemėrlotur, me buzėt tua
do njomėsh, tė thatat buzė, tė mia...
LOTĖT E NJĖ MASHKULLI
Nė sytė e tu zhytem,
qė lotė sė brendshmi rrjedhin,
ujėvarė e njė shpelle tė nėndheshme
perlė nė gjeografinė e shpirtit...
Zemėr plasaritur nga acarėt e jetės
fytyrė eshtake, qė lotėt e zemrės
transformon mes heshtjes nė kapilarthė shprese...
NUK KAM FAJ!
Nuk kam faj pse nė kėtė botė erdha
e papėrlyer isha nga mėkatet
por, sa shkela kėtė botė misteresh
pėrlyer mė latė, mė bėtė si djajtė.
Si engjėll nisa shtegtimin pėr kėtu
e ndoshta dhe engjėll do iki pėrsėri
mėkatet ordinere qė pėrlyen trupin tim
do i djeg njėherėsh, natė botė smund tė rijnė.
Nuk u pata faj se me paditurinė time
juve vėmendjen heshtazi ua vidhja
tė qeshurat tuaja mendjen mė tėrhiqnit
tė bėja si ju, ashtu mė mėsuat!
Nuk u pata faj kur u bėja me nerva
as dhe kur gaboja nuk u pata faj
ishte padituria ime ajo mė tunduesja
apo indiferenca juaj e pafat?!
NĖNĖ
Nėna ime mos rri pėrlotur,
mos rri e ngrysur nė vetmi...
Lotėt e tua mė lėr t'i thaj,
me frymėn e shpirtit tim..
Duart e tua, lėkurė rrjepur,
m'i lėr t'i puth, t'i ledhatoj..
Kallot e tua nė trup e zemėr
m'i lėr t'i zbut, tė t'i mjekoj..
E shtrenjta ime e pėrmalluar
Qė si njė llavė mallin shpėrthen
Dėshirėn e zjarrtė ma rrėfen
Qė gjithnjė pranė tė mė
Por, largėsi tejoqeanesh ne na ndau,
Sa shpejt unė ika, mbete ti,
Nė njė dhomėz, e lodhur e plakur
Atje po digjesh, si njė qiri.
GONXHE O LULE
(Nėnė Terezės)
Thonė se engjėjt vdesin shpejt,
sepse janė te pafajshėm.
Ata, nuk i tjerrin mėkatet
nė furkėn e jetės.
As tė keqen nuk e veshin
me vello tė bardhė.
I kėndojnė njė luleje tė vyshkur,
qė njė pranverė tė re pret,
dhe ngrohin njė endacak,
qė shirat e rrugės mbledh
dhe njė plak tė braktisur
qe zvarritet tuneleve tė jetės,
i harruar nga ēdo shpresė.
Por ti, jetove dhe fale.
Dhe ėndrrat
Nė ēdo zemėr tė mpakur
Ringjalle.
MJAFT MEDUZA!
Mjaft i zgjate gjarpėrinjtė e tu, Meduza!
sorra krakėllitėse mbi pafajėsinė mos hidh,
natės i mjafton katrani i mėkatareve,
helmin vdekjeprurės, mbaje ndėr dhėmbė, ti!
Mjaft i ngjeve qiejt me katran, Meduza!
Lėre kaltėrsinė lirshėm tė frymoj,
pranvera ngopet me tė vetat lule,
Jetės qė shpėrthen, fre, ti si vė dot!
Mjaft e derdhe mllefin gjithandej Meduza!
Dhe e bėre botėn tė zhytet nė vrer
Kudo qė vėshtrove, shkėmbinj shkrepa mbolle
dhe lulen e njomė shndėrrove nė ferrė.
Tani, shpėto shpirtin tėnd, Meduza!
Se sot a nesėr, njė Perzė do lindė,
Ti dhe Luciferi ndėr flakėt e ferrit
Shpirtrash pėrpėlitur, do jeni, gjithnjė.
EJA..
Do tė vish pėrmes ėndrrash, e qerpikun t' ma drithėrosh ?
Me fustan tė bardhė do vishem dhe flokėt do t' bėj kurorė.
Pėrmbi ballė do rrėzėllejė njė i vogėl yll qiellor,
Ndėrsa shpirti, mirėsinė, dritėn e zemrės do tejēojė.
Ti veē eja, mos ki frikė, sdo pėrmend faje, mėkate,
Unė akoma jam njė nimfė, do tringjall dhe kėsaj nate.
Do tė ngroh dhe trup, dhe shpirt, sado ftohur ti tė jesh,
Njė altar pėr tu rrėfyer, gjithmonė hapur do ta gjesh.
Bashkė do ecim nėpėr natė, ta ndriēojmė muzgun e hirtė
Do fluturojmė pllajave tė mallit, derisa nata tė jap shpirt.
Derisa lartė tė ndizen yjet, tė marrim formė tė pėrjetėsisė
Pas disa shekujve le tė thonė, ja dy mumie tė dashurisė
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, qershor 2009)
POEZI NGA MARIA - LINDA THEODHORI
DHE SKĖNDER HASKO

FEMIJA JONE
Fėmija jonė
Fjalė e parė e dashurisė
Puthje e gjatė pa mbarim
Fėmija jonė
Rrahje e fortė zemrash
Bashkim i pėrjetshėm
Ėndrrash
Fėmija jonė
Frut i ėmbėl i pa shijuar
Mė parė
Simbol i dy shpirtrave
Tė pandarė.
DRITE DASHURIE
Dikur dikush pėr ty shkruajti
Sa shumė tė dua
Po atė ēast yjet nga vendi lėvizėn
Para teje u rreshtuan
Dritėn vezulluese dėrgoi hėna
Zemrėn pėr ta ndriēuar
Sythet e porsaēelur me aromėn dehėse
Trupin tėnd mbuluan
Tisi i dashurisė tė kish vesh me
Plotė nure
Dhe zogjtė pėrreth teje kėndonin
Zemra e tij nuk do tė harroj kurrė
Sytė e lotuar nė shi i nxorra
Tė bashkohen - thashė shi e lot
Bashkė
Dhe kur dielli i nxehtė avujt e ngrohtė nė
Qiell dėrgoi
Ftohtėsia e fjalėve tė tua
Lotin prapė nė tokė lėshoi
KERKOJ
Kėrkoj pak diell
Zemrėn e dridhur tė ngroh
Njė dorė tė mė pėrkėdhel
Njė fjalė tė mė gėzoj
Kėrkoj qė jetėn siē dua
Ta ndryshoj
Kėrkoj, kėrkoj... A mundem
Vallė?
TI JE
Shumė herė dua tė tė harroj
Mendimin nga ty ta largoj
Ndjenjėn dashurisė tia mohoj
Po ēthem...
Ti je ura e lashtė e qytetit
Tim
Qė lidh tė sotmen me tė kaluarėn
Me nostalgjinė
Ti je e gjithė luleve tė botės
Freskia
Ti je ajo qė njerėzit e quajnė
Pavdekėsia
PERTEJ LUMIT
Nė ēastin e ndarjes
Largohu vrapo
Lumin e pikėllimit
Nė kėmbė kalo
Shpirtin e lėnduar
nė duart fort shtrėngo
Ulėrimėn e zėmrės
Ik mos dėgjo
Pėrtej lumit ulu
E ndalo
Shplodhu e qetėsohu
E nis e kėndo
Pėr atė qė su bė kurrė e jotja
Asnjėherė mos mendo
TI JE LARG
Unė kėtu dhe ti atje matanė
Rrugė tė gjata dhe male na ndajnė
Forca e dashurisė tė sjellė nė ēast
E mė pranė
Dhe unė tė shoh tė ndjej tė puth
Me shumė mall
Kėshtu tortura e gjatė e pritjes
Copa-copa thėrrmohet
Endėrra dėshira loti
LUMTURIA
Para syve tė mi njė det
dėshirash
Zgjidh mė thanė merr kėdo vetė
Lumturinė tėrhoqa
Dhe zgjata duart ta kap
Ajo mė gėnjeu serdhi vetėm
Dallgė pėrbindėshe dhe re tė zeza
Mbante nga pas

Skėnder Hasko u lind nė vendbanimin Dukat tė Vlorės, mė 2 mars tė vitit 1936. Nė Universitetin e Tiranės ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike - dega e gazetarisė. Gjatė karrierės sė vet ka punuar nė revistėn Hosteni, nė Shtėpinė Qendrore tė Krijimtarisė Popullore, kryeredaktor i revistės Pionieri dhe drejtor i Teatrit Kombėtar tė Fėmijėve. Aktualisht ėshtė redaktor nė shtėpinė botuese Toena - sektori i letėrsisė pėr fėmijė. Gjatė punės sė tij krijuese ėshtė treguar mjaft i frytshėm.
Romanet: Tė burgosurat e Xhuxhumit, Legjenda e fshatit tim, Njė gjeneral kapet rob, Arratisja e Tupe Xhelos
Novelat: Ne ishim partizanė, Ēimi dhe roboti budalla, Ēudirat dhe e fshehta e Zamirit, Kocomiu tekamadh (novelė-pėrrallė)
Librat me tregime: Nė do nuse, gjej taksi, Faqemolla mundi hundėpinokun, Me litar tė botės, mos hyr nė pus.
PĖR TY, DUKATI IM!
Ngado shkoj e ngado vete,
Ty Dukat tė marr me vete,
Ti mė linde, ti mė rrite,
Mė pėrkunde nėpėr vite.
Qė ditėn qė hapa sytė,
Mė dhe gjak nga gjaku yt,
Gjaku yt mė gurgullon,
Kur sėmurem mė shėron.
Tė kam djep, tė kam flamur,
Stė lėshoj nga zemra kurrė!
Stė lėshoj, jo, stė lėshoj,
Pėr Ty qa, pėr Ty kėndoj!
TI NUK PLAKESH KURRĖ
Fshati im i dashur,
ti nuk plakesh kurrė,
Ti ke mbetur djalė,
ti ke mbetur burrė.
Burrė nė zakone,
Burrė dhe nė bėma,
Ti i mėkon njerėzit,
Siē i mėkon nėna.
Kėnga-zė burimi,
Dhe cula dyjare,
Kur i dėgjon meket
Dhe shqipja nė male.
Djemt i ke tė bukur,
Vajzat luleshegė,
Ajo kėng e tyre,
Si zogu nė degė
Si zogu nė degė,
Si thėllėzė shullėri,
Kur unė i dėgjoj,
Oh, ētretem i tėri!
Tretem si qiriri,
Nė flakėt e zjarrit,
Si rrėshirė e pishės,
Nė mes tė beharit!
KĖRKESĖ!
Kur ta shihni qė kam vdekur,
Edhe frymė, as marr, as jap,
Merrjani treshes dukatēe,
Dhe unė do tė ngjallem prapė.
PRANVERĖS
Na erdhi pranvera,
Stina e uruar,
Duke buzėqeshur,
Me lule nė duar.
Mirėse vjen, pranverė,
O stin e begatė,
Na sjell ngrohtėsinė
Dhe jetėn na zgjat!
Me lule nė ftua,
Nė pjeshk e nė mollė,
Me lule nė dardhė,
Tė bardha si borė.
Vajzat pika vese,
Rėnė pėrmbi gjethet,
Kur tė shkojnė pranė,
Seē tė futin ethet
Ethe dashurie,
Qė tė djeg si prushi,
Qė ta merr dhe mendjen,
Posi raki rrushi
Rrofsh, o moj pranverė,
Qė na vjen e bukur,
E bukur si lule,
Ku ulet njė flutur.
Vajza tund baluket,
Tė vret me shikime,
Djali seē i flet:
O sorkadhja ime!
Mirė se vjen, pranverė,
O stin e begatė
Na sjell ngrohtėsinė
Dhe jetėn na zgjat!
SE DI: MĖ DO APO SMĖ DO
Po smė deshe, mos ma thuaj,
Mos ma thuaj, se do vuaj,
Do tė vuaj e do vdes,
Do tė vdes si i pashpresė,
Siē vdes nata nė mėngjes.
MALL
Ēmė piku malli pėr babanė,
Pėr nėnėn dhe vėllanė,
Mė dogji malli dhe pėr motrėn,
Qė ikėn e mė sjanė.
Svijnė mė e skthehen dot,
Se jeta kėshtu qėnka,
Dheu i zi qė i mbuloi,
Tė dalin mė si lėnka.
Zemra mė rėnkon e qan
E shpirti sgjen rehat,
Ēdo ditė nėpėr mend i shkoj,
Nė ėndrra i shoh pėrnatė.
Takoj me ta, fjalos e ēmallem,
Njėlloj si me tė gjallėt,
Kėndojmė, qeshim e gėzojmė,
Sė bashku qajmė dhe hallet.
NDRIĒIM I PĖRHERSHĖM
O gur i ēmuar, qė ske shok,
Nė zemėr mė ke mbetur,
Aty do rrish e do ndriēosh
Dhe kur unė tė jem tretur.
KU JE?
Zėri yt mė vjen nė vesh,
Posi kėnga e kanarinės,
Ndjej dhe sot aromėn tėnde,
Si aromė e trėndelinės.
Si harroj dot ēuēurisjet,
Kur mė thoshje mjaltet-fjalė,
Me doēka mė pėrkėdhelje,
Dhe mė joshje dalėngadalė
Unė mbi thithk tė sisės tėnde,
Vėnė buzėt ėmbėl-ėmbėl,
Sdija veten ku e kisha,
Nė Parajsė apo nė ėndėrr!
Pa dhe sot, kur i kujtoj,
Ato ēaste plot magji,
Mendjeprishur, nėpėr mjegull,
Fluturoj tė vij te ti!
Po ku je, qė mė ke humbur,
Moj thėllėzė, thėllėzė fushe?
Kthehu pranė meje, si dikur,
Tė tė mbaj si gjerdan gushe!
PERLĖ E SHQIPĖRISĖ
Vlora buzė Jonit,
djep i trimėrisė,
Ta kanė rritur emrin
bijt e Kaonisė!
Buzė Adriatikut,
gur i xhevahirit,
Posi pikė vese
mbi qerpik tė syrit!
Bora pėrmbi male,
qylaf Labėrie,
Fshatrat rreth e rrotull,
kurorė trimėrie.
Si shtizė flamuri,
nuk tė mposht stuhia,
Nė gjirin tėnd tė bukur,
fle dhe Perėndia!
Perlė e Shqipėrisė,
gjerdan historie,
E rrallė ndėr shoqe,
kurorė lavdie!
Puthesh me dy dete,
si rrallė nė botė,
Ty nga zemra jonė
nuk tė ndajmė dot!
Vlora jonė e re,
Vlora jonė e lashtė,
Pėr Ty heqin valle,
Deti e mali bashkė.
PLAKUR, THINJUR NĖPĖR HALLE
(TEKST KĖNGE PĖR BABALLARĖVE)
Baba, pėr ty, si pėr nėnėn,
Me gjith shpirt do kėndoj kėngėn!
O baba, me zė bilbili,
Pėr fėmijė-gjerdan floriri
Dyfekun nuk e lėshove,
Pėr liri me tė luftove,
Qėndrove si lis nė kėmbė,
Si refreni nėpėr kėngė
Tė kemi dritėn e yllit,
Ti na ke dritėn e syrit,
Baba, syri i pafjetur,
Pėr fėmijėt shpirtin tretur!
Baba me zemėr tė madhe,
Plakur, thinjur nėpėr halle!
UDHĖ PA KTHIM
U nisa pėr udhė nga skthehesh dot,
Ku shkojnė njerėz, kafshė e bimė,
Gėrthit e ēirru, e ke tė kotė,
Pėrjetė atje e ke shtėpinė.
Dhe unė, si gjithė ata qė shkojnė,
Do ti them jetės lamtumirė,
Nga unė mė nuk do dėgjojnė,
As qysh u ngryse, as qysh je gdhirė.
Lufto, lufto dhe sot dhe mot,
Gjatė gjithė jetės sa je gjallė,
Po ike, vajte, skthehesh dot,
Mė thoni: kush u kthye vallė?!
Mbi dymijė vite kanė shkuar,
Miliona ėndrra janė tretur,
Tė tjera ėndrra janė zgjuar,
Pėr Diellin-Jetė gjithmonė tė etur.
Pa do kalojnė vite tė tjerė,
Dhe unė sdo ndjej, as keq, as mirė,
Nuk do shoh dot, as dimėr, as verė,
Se krejt me baltėn do jem shkrirė.
22 dhjetor 2008,
Reaminacion, Tiranė
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, maj 20
POEZI NGA ZANA PIRA DHE LINDITA AGOLLI

Zana Pira u lind mė 1961 nė Pozharan tė Vitisė. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, tė mesmen nė Gjilan e Prishtinė. Studioi nė SHLP tė Gjilanit. Ėshtė anėtare e lidhjes sė shkrimtarėve tė Kosovės. Ka botuar kėto vepra me poezi: Hija e Hamletit, Shkup 1994; Kulla E Ofelisė, Prishtinė, 1996; Mjegull e Purpurt, 1997, Ditėlindja e Zjarrit, 1998; Planeti i Mollės, 2001; Simfonia e Syrit, 2001; Vallja e Shiut, 2008.
ENDERRIM
U mbylla nė vetvete
dhe qelėsin e hodha nė pus
diqka qelqore
si nja fanar i amshimit
rrugėn ma ndriqon
deri te ti
BUZEQESHJA
nė sytė e tu ėndėrrimtarė
dridhej njė mjegull e purpurt
afrohesha si e dehur
me fluturimin e mjellmės
dhe ngjyeja puplat e ėndrrės
me purpurin e shikimit tėnd
zgjohesha pastaj
nga kjo ėndėrr kaq e ėmbėl
dhe shikoja fotografinė tėnde
varur nė mur
si aq mė ėmbėlsi mė vėshtron
GOTA E THYER
Mu shkrinė ngjyrat e syrit
nė njė gotė tė thyer nė enigmė
njė lot ma dogji qepallėn
pikat e shiut rigojnė
udhėkryqeve pa fund
e mua mė pret njė lindje
ose njė vdekje e papėrsosur
MJEGULL E PURPURT
Me majėn e lapsit ta gervisha fytyrėn
qafėn ta putha me gjelozi
ti vizatova kėmbėt nė peizazhin e ngurtė
ti shndėrrova mornicat e shtatit nė statujė
nėpėr shkallėt e pasqyrės
kalova nėpėr mjegullėn e purpurt
qė tė ma kthesh buzėqeshjen e syrit pa xhelozi
i dashuri HAMLET
ti asgjė nuk sheh pos hijes sė shtrigės
qė pėrkėdheljet e vjedhura ti vizaton
zbrit me mua edhe pėr njė shkallė tė pasqyrės
i dashur qė tė zė gjumi nė shuplakėn time
nė skajin e kornizės u ndeshem
me fytyrat hipokrite tė nostalgjisė
mė bėn magji nė kafazin e feniksit
me pupla shiu shtati na u mbush
SIPER TRYEZES
Flejnė e ėndėrrojnė
takimet pėr nesėr
aq lehtė arrijnė ngrohtėsinė
e trupit nė kėpucėn e shqyer
sipas dėshirave shpėrngulen njerėzit
nėpėr qytet e botės
pėrcjellin koncerte muzikore
i vdekuri ekzekuton simfoninė
e BETOVENIT
lozin ballo konteshat me barinj
adhuruesit e simfonisė
thurrin proqka anekdota
homazhe pėr ti bėrė
kompozitorit tė ndjerė
kėshtu fatet arnohen
nėpėr relacione botėrore
sipėr tryezės dritė mė bėn
llamba me vaj guri
TE THOSHA
Sonte rigon shi i dashur
nė fytyrėn tėnde solemne
m'i zbėrtheve pullat e bluzės
pėr lojėn tėnde tė pėrkryer
tash mė shtrėngon nė rrethin lakuriq
diku nė harkun e unazės
pėr njė pėllėmbe tė nostalgjisė
shėnon, pėrgėdheljen e paprekur
nė degėn e drurit,
na hyri nė mes njė lindje e tretė
deri nė aktin e mbrėmjes
u deshėm tė pangopur
ndjenjė, krejt e thjeshtė
nė figurėn engjėll tė Hamletit
ngushėllon, perden e syrit magjik
buzėqeshjen time konservon
sonte rigon shi pėrsėri, i dashur
nė fytyrėn tėnde solemne
kėtė herė tė thashė jo
sepse e etova dorėn tėnde tė padukshme
mbi buzėn time
ORA E FUNDIT
Nė orėn e parė
t'i mbulova kėmbėt e ngrira
nė orėn e dytė
tė fsheha matanė vdekjes
nė orėn e tretė
shpėrtheva rrethin e unazės
me princeshėn e diellit
kafshuam, frytin e mollės magjike
ku mbeti ora e fonetikės
i dashuri HAMLET
tė pushtova tė tėrin
nė orėn e fundit
MALLI I DASHURISE
Mė thuaj si e vrave perden e syrit tim
ti engjėll HAMLET
nė cilėn anė horizontale apo vertikale
mė hyre komplet nė qdo gjymtyrė tė trupit
m'i theve eshtrat
shfleton antologjinė e dashurisė, sė dėshtuar
afrohesh nėpėr flakėn e syrit tim tė vrarė
largohesh aq larg mallit tė dashurisė
NE THONJEZA
Urrej lirinė nė thonjėza
para vrasėsit vertikal
qoftė elegji e vdekjes sė qmendur
pa asnjė therrė nė kėmbė
qoftė lėmshe nė grykė tė fytit
qė s'e ndjek hijen time
qoftė njė katrorė asnjanės
i briskut tė mprehtė
urrej lirinė nė thonjėza
para se tė bėhem shpuzė e hi
NESE
Nėse trupi mė shndėrrohet
nė thjerrėza tė lagura
tė syrit
natyrisht se nuk ka kuptim
tė pėrleshem
me gjarprin e shiut
nėse unė i gjasoj
tėrmetit tė apokalipsit
gjithqka e pakuptuar
do tė pikoj nė udhėkryq
atėherė vėrtet
liria e dashurisė virgjėrore
mė arrin deri te kėmbėt
e zemrės
LOTI IM I SHENJTE
Diq ma kafshon trupin
buzėn e fsheh nė erė
loti im i shenjtė udhėton, matan mollės
dashuri hyjnish kryqėzon
nė prologun e shiut
gjumi mė zė me zogun e qiellit
kurorė fati bartė me vete
loti im i shenjtė
vallė...
a s'do lozėsh nė vallen e platonisė
pėrsėri mua mė zė gjumi
me zogun e qiellit
e ti diqka vizaton nė ėndrrėn time
HARRESE
Ti i bėn hije portretit tim
mollė e kuqe
dikush tė ktheu nga vetja
nė lojėn e gjarprit
kryqėzon lojėn nė kornizė
nė pikturė mungon fytyra
e MONA LIZES
derdhen ngjyrat e penelit
nėpėr peizazhin e shiut
ndėrsa unė ushqej etjen e trupit
me lėngun e mollės
vizatoj portretin tim
nė harresė...
MOS U QUDITNI
Mos u quditni
nėse ne poezinė time
nuk ka kode tė kodeve
as fjalė kronike
qė kėndohen
nė instrumentin e djallit
mos u quditni nėse
nė poezinė time
pėrtypet gojė e ujkut
me ėndrrėn e gjelatit
LINDITA AGOLLI

NJĖ KETER NE PYLLIN ME PISHA
Kurioz ky ketėr i bukur nė pyll,
Turiēkat i zgjat fėt-fėt s'di se ku
Si ēadėr, statik bishti i pushtė,
Mahnitės nė tokė,
Mahnitės nė dru!
Syēkat si rruzuj ēuditshėm mi ngul,
Me xixa, ngjyraplot si njė oaz,
Romanca vėshtrimesh flirtojnė sakaq,
Ai mbret nė pyll,
Unė skllave nė kafaz!
Mbi degėn e njė pishe magjik qėndron,
Njė ketėr si ky, ēti duhem unė?!
Nuk ėshtė mė kurioz, bishtin pėrkul,
S'mė do as ky ketėr,
nė pyll un'prish punė!
20 prill 2005
LOJA E FLAKES
Loz me qirinjtė nė flakė lozonjare
Shkrihet njė mal e bėhet det
Luftė e tmerrshme pėr jetė a vdekje
Fitili nė flakė i vetėm si mbret.
Loz me qirinjtė tė shuaj flakėt
Po flaka gishtėrinjtė mi ndez
kam kohė qė zėrin tėnd s'e dėgjoj
Qirinjtė tė mos shuhen, lutem e pres.
loz me qirinjtė nė flakė e zjarr
Rrekem me shpresė cazė dritė tė marr...
Ka ardhur koha hardhitė tė pėrdridhen
Rreth trungut tė pemės nė zgjatje pambarim
Me puthje valėzore kėrcell e gjethe
Luhatje tingujsh nė tundim.
Ka ardhur koha qė nėn dhč tė shkrifet
Njė simfoni gjallesash tė gėlojnė nė pyll
Me ngjyra zogjsh e ketra kuriozė
Ku dirigjent bėhet njė yll.
Ka ardhur koha tė shkojmė edhe ne me ta
Nė pyll, mbėshtjellė pemėsh e nėn dhč
Nėn tinguj simfonish e shtrat gjethesh
Tė harrohemi cazė atje.
Ka ardhur koha e ringjalljes
Epilog
E ke dėgjuar gjethen kur bie si qan,
Dhe klith nė bisht tė saj njė kėrc i njomė?
E ke dėgjuar lulen si petalet hap
Dhe pėshpėrit plot aromė?
Ka ardhur koha e parajsės
JAM VJESHTE E SJAM NJERI
Nė vjeshtė sjam, mė Baby,
Jam vjeshta dhe gjethja e trishtuar.
Kur tė vish,
Nėn kėmbėt e tua kockat do tė mė kėrcasin.
Qė jam njė gjethe,
Prej kohėsh do tė kesh harruar.
ANKTHI I PRITJES
Tendoset ēasti mes orėsh tė gjata
Mes ditėve pa ty hyn njė korb,
Limanet pėrgjumen pa ardhur nata
Me gurėt dhe zhurmat futen nė morg.
Pėrfyten damarėve zėrat e plagėt
Beteja e gjumit gjakos syrin tim,
Liqenj dėshpėrimi shuajnė vlagėt
Hapėsira tulatet pa shpresė nė kėrkim.
Tendoset shkėmbimi i valės nė breg
Ditėt pa ty nuk kanė cak e kufi
Ka ngrirė gjithēka po akulli djeg
Ka ngrirė e pret tė dukesh ti.
KISHIM PLOT GJERA TE BUKURA PER TE THENE
Kishim plot gjėra tė bukura pėr tė thėnė
Pėr shembull, e mban mend filxhanin e kafesė
Qė ma dhurove atė ditė tė bukur shtatori
Kur ēuēurisja Tė dua nė shtrat nėn mbulesė ?
Pėr shembull, kur fjalė kėmbyem nė trotuar
Pėr ngjyrėn e flokėve dhe shijet e tua
Kur kokėn ma afroje, nė vesh mė pershpėrisje
Po ty mbi tė gjitha mė shumė tė dua!.
Pėr shembull, pa shkak kur qeshnim ēmendur nė shtrat
Pėr sytė kureshtarė tė fqinjės pėrbri
Me faqen mbėshtetur qetė nė faqen time
Mė thoshe ti je njė mrekulli!.
Pėr shembull, njė pilivesė qė ma dhurove
Rreh krahėt si valė tė bardha nė gjoksin tim,
Thonė ėshtė shenj fati tė tė ndjek pas
Njė pilivesė me gurė tė shndritshėm si njė agim
Por ndodhi ēfarė ndodhi?! As vetė nuk e di.
Gjithēka venitur sikur tė mos ketė qenė,
Nuk ēuēurisim, dhembjet kanė zėnė pritė
Kur kishim plot gjėra tė bukura pėr tė thėnė...
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, maj 2009)
POEZI NGA BAJAME HOXHA - ĒELIKU

Bajame Hoxha - Ēeliku, u rrit nėpėr kampet e internimit me punė tė detyruar. Pas viteve '90 doli nga kampet e pėrqėndrimit dhe vazhdoi studimet. Ndėrkohė iu dha e drejta pėr tė botuar tė gjitha ato qė sistemi i kaluar ia mohoi. Ajo jeton bashkė me familjen e saj, burrin e tre fėmijėt nė Bruksel (Belgjikė), ku fitoi azilin politik. Bajame Hoxha - Ēeliku ėshtė Anėtare e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė qė nga viti 1998. Ka botuar pas demokracisė nėntė libra dhe pesė libra i ka nė shtėpi botuese ku sė shpejti do tė dalin nė qarkullim. Ajo shkruan nė prozė, nė poezi pėr tė rritur dhe pėr fėmijė. Librat tė autores:
"PERTEJ DHIMBJES" Roman, "NATA E NJE MARTESE" Roman, "VAJET E PRANVERĖS" Roman, "DIKU ATY" Poezi, "GJYSMA IME" Poezi,"PUTHME" Poezi, "ANA DHE KLAJDI" - Poezi pėr fėmijė, "MIU MIU KACAMIU" Poemė pėr fėmijė, "TOMI DHE ZHERRI" - Poezi pėr fėmijė.
PUTHMĖ
Nata e pikoi vesėn nė pllajė,
kur rrinim tė shtrirė tė dy.
kujtoj agimin e parė
qė e ndezėm unė edhe ti.
Mėngjesi solli drithėrimat,
pendimin ma futi nė shpirt,
Ta dish - mė folėn gjėmimet,
dhe pse thosh tė dua zėri yt.
-Puthmė mė the njė jetė,
-tė dua, mė the pa mbarim,
E di qė mė ēmon vėrtet,
dhe unė tė dua pa kthim.
Puthmė!me mua ti puthu,
se shpirti s'mė bie nė gjumė,
kur vesa t'na lagė, ti ngutu
tė gjesh detin e thellė tek unė.
PER HIR TE ZOTIT
Duam, pėr hir tė zotit
tė bėjmė paqe,
Jo farsė;
pėr tė dashuruarit ,
ka vend mė shumė nė parajsė!
S'e hap
ēdo mesnatė
ti troket nė derėn time.
Unė s'e hap,
sepse ti
nė zemrėn time
nuk troket me dashuri...
ENDET VETMIA
Nė dashurinė tėnde tė shtirur
endet vetmia
si merimangė helmuese
qė nxinė,
dhe ti se ndjen,fatkeqėsisht
qė ajo tė helmon dashurinė.
PER TY KURRĖ S'JAM PENDUAR
Mė kujtohet kur vjen e ikėn deti
dhe si ai shtrihem mbi breg,
sot jam shumė larg atij mėngjesi
dhe ndjej shumė mall pėr ty, vėrtet.
Nė qoftė se ti s'do mė dashuroje,
s'do t'kishte qenė kurrė ai mėngjes,
ata krahė qė fort mė shtrėngonin,
ai afsh qė ndjeva poshtė dekoltesė.
Dhe tani shtrihem si uji mbi kėtė breg,
ta dish pėr ty kurrė s'jam pendur,
atė fllad, ato ngjyra tė atij mėngjesi,
me gishtat e mi pėrherė kam shkruar.
Oh, sa jam larg atij mėngjesi vere
dhe jam nė ēaste melankolie, e di,
ti rron larg meje ,larg atij mėngjesi
pa atė mėngjes s'do tė isha asgjė tani.
KEQARDHJE
Oh,
sa keq mė vjen
qė jetės s'ia thitha dot
aromėn qė mė pėlqeu,
siē thith lulja
vlagėn
nga dheu...
BIJE E KETIJ DHEU
Nga avioni po sodisja ,
ēizmen pas kur unė e lashė,
oh,sa ėmbėl qė nga larg,
pash Atdheun tim tė lashtė.
Njė ngashėrim fort mė mbėrtheu,
teksa pashė bregdetin shtrirė,
mall, o mall, bijė e kėtij dheu,
malli shpirtit tim tė dlirė.
Dy fėmijė qė qenė pranė meje,
mė pyetėn, thanė:"Moj teta ēke?"
Hop i ngrita sytė mes lotit,
shihni Shqipėrinė, atje...
NJE PUTHJE
Njė puthje
deri nė lot
mė pėrfshiu,
njė shtrėngim yti,
ma theu ma kėputi belin
puthja jote mė bėri
qė buzėt gonxhe tė mė ēelin.
PSHERETIME
"Ndėrsa ti e shpreh dashurinė nė vargje
dhe ndjen ngushėllim,
njė zemėr tjetėr
diku,
psherėtinė..."
MOHIMI
Mohove diellin qė zbehu nata,
pastėrtinė e Shėn Mėrisė;
psherėtin
zemra e saj e ngratė,
vetėm yjet ju panė,
vetėm yjet ndrinė pėr ju atė natė...
PREJ KTHTRAVE PRUSH
Si kafshė e zbutur
zbrite nga pylli,
kurse unė
si shqerrkė e njomė,
u takuam nė fushė,
si rrebesh shiu erdhi zhgėnjimi,
mezi shpėtova prej kthetrave prush...
NE MUZG
Nė muzg
tretur mbaj vėshtrimin,
po zėri yt mė ēel buzėn,
siē ēel flladi gonxhen, trėndafilin.
PO
Po,
mė zunė tė dridhurat,
pata ftohtė,
vetėm e vetėm
se mė erdhi nė mend,emri yt sot.
NESER
Nesėr,
nesėr,
nesėr,
nuk duroj dot mė,
tė dua tė tėrėn,
eja,
derėn hapur pėr ty po e lė.
TI S'VJEN
Nesėr ti s'vjen,
as pasnesėr,
asnjėherė nuk do tė vish mė,
ti gjithmonė kėtu je,
megjithatė...
DJALOSHI
Djaloshi me dashje ia ciku gjinjtė,
me zjarr deshi t'ia pėrkėdhelė,
kofshėt poshtė fustanit tė florinjtė,
t'u hidhte sytė,t'i prekte njė herė.
Njė vit tė tėrė i rrihte zemra,
po bėhej njė gjyq nė ndėrgjegjen e tij,
nuk qe e mundur nga njė yll aty brėnda,
mos tė gjente prehje nė shpirtin e tij.
GOZHDA
Me gozhdė hiqet gozhda!-
kėshtu kisha dėgjuar,
ja, dhe mua gozhda
ka pėr t'mė shėruar?
Pa mend, njė gozhdė tjetėr
e ngula unė mė fort,
por kurrė gozhdė e vjetėr
nuk po mė del dot...
FRIKA
Ti mė doje si fmijė
po unė s'i besoja askujt.
Frika na brente nė sy-
Mbajta frikėn tė humba ty.
DY SY
Dy sy tė fshehur nė errėsirė
i ndjej dhe pse s'i shoh.
Dy sy tė tjerė nė lėndinė
i shoh por nuk i ndjej...
DASHURIA MBETET NJE
Dy edhe dy nuk bėjnė kurrė dy,
Dashuri mbi dashuri
nuk ka dashuri...
YLLI IM
Sonte s'dal
edhe pse qielli nga yjet ndrin
asnjeri s'ma ndriēon shpirtin
gjersa s'ka dalė ylli im.
DIKU ATY
Kur tė shtrihesh
nė shtrat
zgjat dorėn,
aty mė gjen
dhe kur ecėn rrugės
dorėn fut nėpėr kujtime
diku aty do tė jem.
KURRKUSH
Jo...
kurrkush s'ka thėnė qė dashuri s'ka mė
dhe qė lulet do tė lindin tė pikėlluara
Dhe qė puthjet do tė humbasin nė jetėn lakuriqe.
jo...
Kurrkush s'ka thėnė qė shpirti gėzimi s'do tė ketė mė vend
se kraharorėt s'do tė kenė nevojė
pėr xhugulitjet e gjokseve tė mermerta tė vashave.
jo...
Kurrkush s'e ka thėnė
qė do tė mbillet vetmia, mjerimi e braktisja
Dhe s'do lindė dielli tė shtunave?
jo...
Kurrkush s'e ka thėnė...!
MĖ BĖJ Ē'TĖ DUASH TI
Mė bėj ē'tė duash ti
se jam lulja jote,
mė mblidh, mė mbaj nė gji,
ose mė hidh pėrtokė...
Mė bėj ē'tė duash ti
dhe unė tė bėj ē'tė dua,
Me zemrėn qė tė rreh nė gji,
Ajo rreh veē pėr mua?
Mė bėj ē'tė duash ti ,
mė shkri kėtė prush tė ndezur,
me afsh mė puth me dashuri
pastaj kam pėr tė heshtur...
I SHKUNDI
I shkundi bajamet era
dhe jeta rininė time,
ē'tė bėj tani e mjera,
a rrohet dot vetėm me kujtime?!
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, mars 2009)
POEZI NGA ARLINDA GUMA

VESHUR ME DIELL TĖ BARDHĖ
Ajo pret
e kurmtė,
pas qelqit tė dritares
pret tė vishet me diell tė bardhė
Perdet transparente,
nėn valsin nazik, tė puhizės mendjelehtė,
i lėmojnė butėsisht, shpinėn e zbuluar
ndėrsa qelqi i veshur i dritares,
kriset nga padurimi i pėrqafimit
e ėndrat e qumėshta,
ngėrthyer pas ujvarės sė heshtur, tė flokėve,
i rrėshkasin, tė rruazta, nėpėr lėkurė
Ajo pret
e bulztė,
njeriun, tė cilit i konturoi buzėt,
i hijėzoi mollėzat,
e i ndėrtoi buzėqeshjen
njeriun, tė cilit i stiloi modelin e flokėve,
e ngjyrėn, ia kombinoi me xhaketėn e vjeshtės
Ajo pret
nuk lodhet sė prituri,
njeriun qė nuk di, se nė cilėn nga jetėt e saj ekziston
Por pret vetėm pret
e kurmtė,
e bulztė,
e frymtė,
pas qelqit tė krisur, tė dritares,
mbėshtjellė nė ēarēafin e ėndrave
pret tė vishet me diell tė bardhė
SI FLUTURAT E NATĖS
Si shpirt endacak,
do pėrvidhem rrugėve tė mugėta, tė qytetit tėnd
Do ti pėrplasem dritės sė neonėve,
e verbėt,
si fluturat e natės
pastaj, si nė njė pikturė abstrakte,
krahėt do mė thėrmohen nė njėmijė nyjėza,
e kombinacione,
mbi asfaltin ku ke shkelur ti
Do mbėshtetem bordurave tė brymėzuara,
ku kane ēikur pėllėmbėt e ngrohta,
tė duarve tė tua
e do dihas, e avullt, nė ajrin tėnd,
duke fėrgėlluar, drojtur,
mbi tavolinėn e barit tė preferuar
atje ku, ti, do jesh duke u kotur,
e stėrbetuar vetes qė mė ke harruar,
mbi njė gotėz whisky
Do mblidhem kruspull, e mardhur,
ulur nė pragun e shtėpisė tėnde,
kur ti, njė ēast, do ndalosh kėmbėt,
tė kėrkosh ēelėsat nė xhepat e ngrohtė,
e do hedhėsh mėdyshas,
njė vėshtrim tė fikur, nė eter,
njėlloj si tė kesh parė njė hije
Pastaj do tundėsh kokėn, i dorėzuar,
do futesh brenda duke u lėkundur,
e do mbyllėsh portėn ngadalė
E unė,
e verbėt,
si fluturat e natės,
dėnesur,
do ti mbėshtillem hėnės
MĖNGJES
Plaku,
do tė zgjohet
si zakonisht,
herėt nė mėngjes
Do tė ngrohė pak qumėsht,
tė bardhė
edhe pak bukė,
tė zezė
mbi stufėn e vjetėr
Mė pas,
do ti ēapisė,
pėrtuar nėpėr gojė
Ajo,
do tė vazhdojė tė pushojė,
si gjithmonė,
e futur nė njė kornizė floriri,
mbi njė raft druri,
i cili gumėzhin prej molės
( Plaku,
asaj, ia merr pluhurat,
pėrditė
)
Pak mė vonė,
ai do rėndojė,
i kėrrusur, mbi shkop,
pėr xhiron e tij, tė pėrditshme
Do tė kthehet nė shtėpi
si zakonisht,
nė mesditė
Pastaj,
ngadalė,
do nisė ti rrefejė,
kornizės sė florinjtė,
lajmet e fundit
ЁSHTĖ NJĖ RRUGĖ NĖ TIRANĖ...
Ёshtė njė rrugė nė Tiranė...
nė tė,
dashuritė pėrqafohen nė mėnyrėn e vjetėr...
gjethet pėrskuqen,
e pėrmallen,
ankthshėm,
por ende nuk vdesin...
jo pa kėrcyer, tė fundit tango...
(e vjetėr edhe ajo)...
Ёshtė njė rrugė nė Tiranė...
nė tė,
zonjat (e vjetra),
shėtisin me nga njė kone pėrdore...
ndėrsa vėshtrojne pėrhumbur rrudhat,
nė xhamat e makinave qė kalojnė me ngut...
Ёshtė njė rrugė nė Tiranė...
ku,
balerinat e reja,
me shputat e harkuara hijshėm,
praktikojnė lėvizjet zbathur,
mbi shtrojėn e verdhur tė gjetheve,
nė trotuar..
Nėn shiun,
qė i spėrkat
butėsisht,
dhimbsurisht,
Gjethet,
kundėrmojnė tė ligėshtuara,
lamtumirėn e fundit...
Ёshtė njė rrugė nė Tiranė,
qė mė kujton
se ende mbaj tė fshehur diku,
njė copėz shpirt,
e kam fshehur... aty...
midis vorbullės sė tymit tė cigareve,
e aromės sė kafesė sė mėngjesit...
...nėn shtrojėn e kalbur tė gjetheve,
qė japin shpirt ngadalė...
Ёshtė njė rrugė nė Tiranė...
nė tė,
aty,
buzė trotuarit,
njė piktor i ri,
fytyrėzbehtė,
ėshtė duke pėrvjedhur nė telajo,
portretin e mallit tim...
(kushtuar Rrugės sė Liceut...
dhe gjithė tė pėrmalluarve)
FIKE HĖNĖN!
Ajo,
iu pėrgjėrua atij,
ta fikė dritėn...
Ai,
pėrplasi dy herė pėllėmbėt,
e llampadari mbi komodinė,
menjėhere iu bind,
e shoi edhe frymėn e fundit...
Hėna e plotė,
spėrkati stėrkala tė mekura, drite,
mbi dritare,
ndėrsa errėsira,
u rraskapit tė ndizej...
Ajo,
vėshtroi ankueshėm,
hėnėn, atje lart
Ai,
kuptoi, menjėherė ,
ēduhej tė bėnte...
Sėrish,
i pėrplasi pėllėmbėt,
e i bėri me shenjė hėnės tė largohej...
( njėlloj si njė maxhordomi,
i cili sapo i ka ngritur valixhet ).
Por hėna e pabindur,
nuk deshi ta degjojė...
Ajo,
vetėm sa mbėshteti fytyrėn, shtėllungė-neontė,
mbi pėllėmbėt e duarve,
dhe... priti
Heshtėn tė dy tė dorėzuar...
Ai,
nuk i pėrplasi mė pėllėmbėt...
Ajo,
nuk vėshtroi mė ankueshėm atje lart
Ata,
nuk e fiknin dot hėnėn...
Sepse...
ka githmonė, njė hėnė,
qė shihet mendueshėm mbi xham
qė mbėshtet kryet,
mbi pėllėmbėt e duarve,
dhe psherėtin trishtė...
kur njė vajzė jepet pėr herė tė parė
TE PLAKESH ME TY...
E di,
ne ende,
do tė jemi bashkė
Ulur,
nė tė njėjtin
stol
duke pritur
tė fundit,
dimėr tė acartė,
tė jetės
si njė ēift i marrosur, pleqsh
ende,
tė dashuruar
E di,
ndonjėri,
do tė guxojė,
tė na tregojė me gisht
e tė qeshė me ne
(mė shumė me mua,
marroken e pabindur)
Ndėrsa ti,
ende
do mė thuash
qė jam e bukur
Paēka se mbi ballė,
koha,
do me ketė lėnė hieroglifet,
qė kurrė,
nuk do tė mund,
tua mėsoj deshifrimin
Paēka se mbi flokė,
dimri i fundit,
do mė ulė,
tė paqtat thinja,
tė fjollta,
si deborė e pashkelur
E di,
ne do tė jemi bashkė
E ndjej
qė do tė jetė bukur
tė plakesh me ty
TĖ TRETĖT
Ai shkoi...
njė natė vere
me zėra bulkthėsh
tė lodhur...
Shkoi...
ashtu... nė gjumė...
i shtrirė nė krevat,
pėrkrah trupit tė ngrohtė tė gruas,
qė kurrė nuk e deshi...
Ajo,
i mbylli sytė...
Ajo,
e qau...
Ajo
u vesh vejushė...
Ajo tjetra,
nuk mundi tė bėjė asgjė...
(sepse ka gjithmonė
njė tė tretė,
atje ku janė dy )...
Askush
nuk i ngushėllon
tė tretėt...
Tė tretėve,
u ndalohet rreptėsisht
lamtumira e fundit....
Tė tretėve
u ndalohet rreptėsisht
tė veshin gjymtyrėt me zi...
Tė tretėve,
u ndalohet rreptėsisht
tė njomin sytė me tylin e dhimbjes...
Tė tretėt,
vetėm sa fusin sytė nė gropėza...
dhe lėngėzojnė brenda zgavrave...
me lotė memecė...
Ai shkoi...
njė natė vere
me zėra bulkthėsh
te lodhur...
Ajo tjetra,
nuk mundi tė bėjė asgjė...
qoftė edhe tė mėsonte
ēėndėrr pa ai
nė grahamat e fundit...
NĖN DIELL...
Atje tej nė kodėr...
nė njė kopsht tė vogėl...
njė grua...
dhe njė bajame...
i jepen
butėsisht,
diellit tė mekur,
e rrezekursyer,
tė fillim-janarit...
Butėsisht...
ngadalė...
si prej njė gjumi tė rėndė...
ēelet,
kurmi i gruas...
ajo...
shpalos flokėt e gjatė...
ngjyrė dielli,
tė pjekur...
ngadalė...
nis ti krehė,
me gishtat e brishtė,
qė koha,
njėlloj si shpirtin,
nuk mundi tia ashpėrsojė...
bajamja...
gėzueshėm...
ngetėron,
degėzat,
sythe pėrkundėse...
i jepet rrezeve
tė dobėta tė diellit...
e qeshur...
naive...
e dlirė...
dielli...
i ngroh,
mekur njėlloj,
tė dyja...
njėlloj...
ēelin sythet e bajames,
nė rininė e saj
tė parė...
po njėlloj...
shpėrthejnė hiret e gruas,
nė rininė e saj,
tė fundit...
koha ka ndalur nė vend...
ajri ka mbetur pezull...
asgjė nuk leviz...
vibron vetėm kundėrmimi
i ngėrthyer...
i aromėzave...
bajame-grua...
...
atje tej nė koder...
nė njė kopėsht tė vogel...
nėn njė heshtje tė paqtė...
krihet...
njė grua...
nė prologun
e pranverės ė saj
tė fundit...
atje tej nė kodėr...
nė njė kopėsht tė vogėl...
nėn njė heshtje tė paqtė...
pėrkundet hareshėm...
njė bajame...
nė prologun
e pranverės sė saj,
tė parė...
atje tej ne koder...
nė njė kopėsht tė vogėl...
nėn njė heshtje tė paqtė...
dielli i janarit...
i gėnjen njėlloj,
tė dyja....
NĖ PRANVERĖ...
Dashuria ime, e fundit
vdiq
nė pranverė
E mekur,
lindi nė dimėr
Ishte premature
.
Jetoi pak
sa njė epilog dimri
pastaj,
mbylli sytė
Askush
nuk iu gjend pranė,
nė grahmat e fundit
Ndėrsa nė varrim,
oh
nė varrim,
smunguam, ne tė dy
Smungoi, as fjalimi
(madhėshtor,
mbi varr
)
Smunguan, as ca lotė
(krokodili,
nė sfond
)
Litarėt,
ende
nuk ia kishin dhuruar
nėntokės
Ndėrsa ne tė dy
pėrtypnim, tė paduruar,
ikjen
si bisht cigareje tė zvjerdhur
Dashuria ime e fundit
vdiq
ne pranverė
Nga Ajo
mė kanė mbetur,
ende,
ca petale lulesh, tė thara,
mbi flokė
Jetoi pak
mushkėritė e hajthme,
nuk e pėrballuan dot acarin
Tashmė,
ēdo pranverė
ne tė dy,
i vendosim lule te varri
Ēdo pranverė,
ndjej se kam njė xhep tė grisur,
nė vend tė zemrės
mbushur plot,
e derdhur, nė njė cep,
nga sy-qeshjet e saj
Njė xhep tė grisur
qė kurrė, nuk mėsova ta arnoj
Dashuria ime, e fundit
vdiq
nė pranverė
Mė thoni
si mundet tė vdes, njė dashuri,
nė kėtė stinė ?...
GDHENDJE
Pėrse, kėmbėngulshėm,
kėrkon tė mė shndėrosh
nė dikė qė nuk dua tė jem?
si plastelinė tė nėnshtruar
nėn gishtat e tu metodikė...
prej skulptori tė rregjur...
Ēukitja e daltės,
lėmon, egėrsisht, sy-qeshjen time...
e qara pason pa lagėshti nė sy...
zbrazėtia e shikimit,
zmadhohet pa nerv...
Dalta lėshon tinguj tė mprehtė,
ndėrsa ndesh rebelizmin skeptik tė shpirtit...
kundrejt transformimit...
i cili, reziston dhe ca... i sfilitur...
pastaj dorėzohet nė heshtje...
ti lė pėrtokė daltėn,
ndėrsa sheh i mrekulluar klonimin,
ndez njė cigare nė cepin e buzės,
- dreq... - shan me vete,
- diēka paskam haruar...
heshturazi, ri - merr nė dorė daltėn
dhe fillon tė gdhendėsh pėrhumbur,
shpirtin tėnd...
Pėrgatiti per botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, shkurt 2009)
POEZI NGA MAZLLUM SANEJA

Mazllum Saneja, poet (autor i tetė librave poetikė), eseist dhe pėrkthyes i njohur i letėrsisė polake nė gjuhėn shqipe dhe i letėrsisė shqipe nė gjuhėn polake, u lind nė Gjakovė, mė 1945. Nė Prishtinė kreu Fakultetin Filozofik, Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe, kurse mė vonė edhe studimet pasuniversitare. Gjuhėn polake e mėsoi nė Universitetet e Varshavės, Vrocllavit dhe Krakovit (1978-1981). Librin e parė me poezi Kėlthitje e botoi te Rilindja, Prishtinė, 1973. Mazllum Saneja ėshtė autor i librit gjuhėsor Bisedor i gjuhės shqipe, Varshavė, 1992. Mė 1997 fitoi Ēmimin prestigjioz letrar ZAIKS i Shoqatės sė Autorėve tė Polonisė pėr arritje tė rėndėsishme nė fushėn e pėrkthimit tė letėrsisė polake.
Nė gjuhėn polake pėrktheu librat me poezi tė zgjedhura tė poetėve tė njohur modern shqiptar: Ali Podrimja: Tė jetosh, Orfeu, Varshavė, 1993. Ali Podrimja: Flaka e vjedhur, 2007. Eqrem Basha Poezi te zgjedhura, 1999. Visar Zhiti Vetėtimė e uritur.
Ka pėrkthyer nė gjuhėn shqipe librat me poezi tė poetėve mė tė njohur polak: Karol Vojtilla: Bregu i qetėsisė, Drita, Ferizaj, 1989. Visllava Shimborska As fund as fillim, Dukagjini, Pejė, 1997. Zbignjev Herbert Zoti Cogito, Dukagjini, Pejė, 2000. Adam Zagajevski Tė shkosh nė Lvov, Sheshi, Prishtinė, 2002, Cesllav Millosh Qyteti pa emėr , Ideart, Tiranė, 2008. Jeton nė Varshavė.
FERDONJA
Nė kujtim tė motrės sime
Lindjet
janė tė afėrta
me vdekjet
Motra ime
vdiq
qė kur ishte fėmijė
Nė fėmijėri
e quanin
Done
Sėmundje e rėndė
e goditi
sėmundje e pashėrueshme
Pastaj
re e zezė pikėllimi
mbėshtolli shtėpinė tonė
Mbaj mend
kur nėna
pranė dritares
e thėrriste
Done
mjaft luajte
kthehu
nė shtėpi
Varshavė, vjeshtė 2008
VDES PER TY
Vdes pėr ty
i tha skamnori njeriut
qė gjithashtu ishte skamnor
Qėndronin pėrballė njėri-tjetrit
me sy lutės tė kryqėzuar
Ndodhi ajo qė u desh
fillimi i praruar dhe fundi i tunxhit
Kam fėmijė pėshpėriti skamnori
dhe unė kam vetėm Zotin
Kėtė nuk arriti dot ta thotė
E shtynė me forcė nė qeli tė vdekjes
Maksimilian Kolbin
dhe krimbi e pyeti pėr mėkatet
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
O shenjtėri
te ēuditshme janė viset e lindjes tėnde
RUSIA
Ah Rusi je psherėtimė e Evropės
Territoret tua tė gjėra tė goditura pėr Ural
Sa shumė ajėr tė braktisur
Me askėnd nuk dėshiron
tė ndash Zotin tėnd
Prapa mjegullės tė lumenjve tu tė mėdhenj
fsheh sytė mizor
Nuk mban fjalėn
Vallė, sa shumė torturon
popullin tėnd
E tillė ėshtė jeta
- thotė skllavi
Me trishtim vėshtron Perėndimi
se si e bren shpirtin tėnd
Shekujt kalojnė e kalojnė
Ti nuk di tė krijosh njeriun
Projektet tua tė ndryshueshme
me pasoja tė paparashikueshme
Shpirti yt tani dhe gjithnjė
njė shpirt i vrarė
Kėlthet Vorkuta
dhe zjarri i Kaukazit
Ndaj, zgjohu Rusi
shporru nga ėndrrat e llahtarshme
Varshavė, fundi i gushtit 2008
GJERA TE MALLKUARA TE SHKĖPUTURA
Vetėm Zoti
mund tė kuptojė
skėterrėn e mendimeve
Derisa unė
i dėrrmuar
provova
Tani lus me ngulm
kokrrėn e rėrės
fije barin
trėndafilin
dhe manaferrėn
pėr ndjesė
Varshavė, fundi i prillit 2008
AI NE FOTOGRAFI
Ai nė fotografi
djaloshi gjashtėmbėdhjetė vjeē
nuk jam unė
Ai qė vete rrugės me mund
nuk jam unė
Megjithatė
ai nė fotografi
dhe ai nė rrugė
megjithatė jam unė
Dhe ai qė tani dyshon
pikėrisht ai nuk jam unė
Varshavė, qershor 2008
NJERĖZORJA
Ewa Smietanskes
Fėmija
nė pėrqafimin
e nėnės
Nė stacionin e trenit
pashė
skamnoret e pastrehė
dorė mė dorė tė pandarė
Gjatė
acarit tė ashpėr
ushtarėt
nė llogore
Dhe refugjatėt
nė kampe
tė shtrėnguar mes vete
Pėllėmbėt e duarve tė infermieres
nė spitalin e tė sėmurėve rėndė
me sėmundje tė pashėrueshme
Dhe fjala jote
bukuri prekėse
Mikja ime
Se gjėja mė rėndėsishme
e njeriut
ėshtė ngrohtėsia
e njeriut tjetėr
Varshavė, korrik 2008
METAFORA
Nė kujtim tė vėllaut tim, Fadilit
Aq thellė Ti besove
nė metaforė
Mendove se pikėrisht me tė
ėshtė fillimi dhe fundi
Dhe ajo fshehtėsi e madhe
e kohės pa kohė
Dhe shpresa
nė shpjegimin pėrfundimtar
Dhe nė fund
ajo tundi dhembjen tonė
Dhe shtrati i spitalit
e kopshti yt i buzėqeshur
Dhe tė gjitha pikturat
qė i la tė pambaruara
dėshmi e gjallė
Aq shkurt jetojmė
Dhe gjithnjė
nė botė i lemė
ēėshtjet tona tė pazgjidhura
Ndaj pate tė drejtė
se metafora
Ajo
gjithēka hap
qė mbetet e mbyllur
Madje edhe vdekjen
Varshavė, fundi i shtatorit 2006
TE USHQESH KORBAT
Pleqėri
tashmė nuk shkėlqen
me forcė gjallėruese
I kredhur nė mendime
e ndjen veten tė vetmuar
Dhe etja e madhe
qė Dikush
ti pėlqej mendimet tua
Me shallin e trashė
mbulon
rininė tėnd
tė shkujdesur
Prapa dritares
dimėr
Duhet edhe ca
tė ushqesh korbat
FOTOGRAFIA E NĖNĖS SIME
Ka vite e vite
qė vdiq
nėna
Dhe fotografinė e nėnės
veshur me fustan tė mėndafshtė
e ruaj nė kujtesė
Nė qytetin e huaj
nė mes tė sheshit
qėndron njė grua e bukur
Ca njerėz
vijnė e shkojnė
Gratė me kapela
dhe burrat me bastunė fildishi
Ajo grua e bukur si hyri
nė mes tė sheshit
ma kujton nėnėn time tė bukur
Rreth e pėrqark pėllumbat
ēukisin thėrrime buke
Nė fotografi
Mbretėron
Njė qetėsi e thellė
Sepse askush nuk di
Dhe nuk parandien
Se ēfarė do tė ndodhė
nesėr
Varshavė, verė 2008
DHUNTI E MADHE
Dhunti e madhe
se ekziston
Drita natyrore
Dhe
qė kemi sy
Dhe nata
e degėzuar
nė shkapėrderdhje
Varshave, fundi i tetorit 2007
BORĖ E IMĖT NE ALPE
Sot nė mėngjes dėgjova pėrmes radios
se borė e imėt po bie nė Alpe
Kurrė
nuk kam qenė nė Alpe
Dhe zemra
mė theri
Zoti im
borė e imėt po bie nė Alpe
Varshavė, gusht 2008
ĖSHTĖ VĖSHTIRĖ TĖ JESH NJERI I MIRĖ
Stefan Melakut
Dėshiroj tė jem njeri i mirė
i shkroi nėnės poeti Jul Sllovacki
Ėshtė vėshtirė tė jesh njeri i mirė
Mbrėmė
fshehtas hėngra mollėn
Gruaja solli me vete ankesėn
Dhe unė
befas ika nė gjysmė tė fjalės
Nuk i buzėqesha
fėmijės
Madje
nėpėrkėmba vetveten
Dhe vėrejtja e refuzuar
Braktisja
E tradhtia
Ėshtė vėshtirė tė jesh njeri i mirė
Varshavė, fundi i korrikut 2008
* * *
Gjithēmos bėjmė
qė tė mbijetojmė
Mijėra herė
tradhtojmė
Shpirtrat tanė
vėshtrojnė
me sy dinakė
Nė njė ishull tė vetmuar
braktisėm Zotin
dhe njeriun e mirė
harruam
Ah
pėrvojat tona
tė pasigurta
Nė tė vėrtetė
vetėm fėmija
vlen tė ekzistojė
Varshavė, fillimi i marsit 2008
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, nėntor 2008)
POEZI NGA VANGJUSH ZIKO

Vangjush Thoma Ziko ka lindur nė qytetin e Korēės nė vitin 1931, ku kreu dhe arsimin e tij tė mesėm. Arsimin e lartė pėr letėrsi e bėri pranė Institutit tė Letėrsisė M. Gorki nė Moskė. Punoi si mėsues i letėrsisė pranė gjimnazit Raqi Qirinxhi dhe si pedagog i letėrsisė dhe i gjuhės ruse nė Universitetin Fan Noli nė Korēė.
Shkruan poezi, dramė dhe pėrkthen nga gjuha ruse.
Vėllimin e parė me poezi dhe dramėn e parė i botoi nė vitin 1959.
Ėshtė kryesisht njė poet lirik. Poezia e tij dallohet pėr lirizmin meditativ me ngjyrime filozofike. Drama e tij ka natyrė psikologjike.
Ai i ėshtė pėrkushtuar gjithashtu pėrkthimit tė poezisė lirike ruse. Ka botuar pėrmbledhje tė veēanta tė poezive tė A.S. Pushkinit, S. Eseninit, E. Eftushenkos si dhe Antologjinė e Lirikės Ruse (katėr vėllime), ku ka pėrfshirė rreth pesėqind poezi tė mė shumė se treqind poetėve rusė, qė nga fillimi i shekullit tė tetėmbėdhjete gjer nė fund tė shekullit tė njėzet.
Ėshtė autor i njė sėrė studimesh, esesh dhe skicash letrare si dhe bashkautor tekstesh tė letėrsisė.
Ka marrė pjesė aktive nė jetėn kulturore dhe letrare tė rrethit tė Korēės dhe nė ndihmė tė talenteve tė reja dhe ka qėnė aktivizuar nė botimin e disa revistave periodike kulturore.
I ėshtė dhėnė Urdhėri "Naim Frashėri"i klasit tė parė dhe "Kurora e Krijimtarisė 2006" nga Klubi Letrar "Bota e Re"pėr krijimtarinė e tij letrare.
Qė prej shtatorit tė vitit 2004 jeton nė Kanada pranė fėmijėve tė tij.
* * *
U ula unė ne ky vend i sheshtė
Ku fryn thėllimi boreal.
Njė gjethe panje mė pėrshėndeti,
Mė tha; mirėserdhe emigrant!
Harro kush ishe e prej nga vjen,
Filloje jetėn nga e para,
Me mua hije bėj mbi dhe,
Me vesėn time shpirtin laje;
Duaji miqtė qė kėtu gjete
Dhe ndjehu qytetar i Botės,
Buda dhe Krishti dhe Muhameti
Nėn hijen time i falen Zotit.
KANADASE
O toke mardhur e Veriut,
E zhveshe qyrkun e ariut.
U ul ky dielli tė tė puthė
Nė vetullkodrėn, nė gushėn fushė.
Panja e mbarsur nėpėr ngricė
Po i jep gjethes sė saj sisė.
Pėrrenjtė rendėn si tė marrė
Dhe u thėrmuan ne Niagarė.
Ajzbergėt qė tė vijnė rrotull,
Ia vure diademė kokės,
O Borebardhe Botės.
VILMAS
Ēuditemi si ikėm kaq larg
Nga prag i shtuftė ne ky akull prag.
Mblodhėm tė gjitha, qė ti mirė i di,
Por lamė trėndafilat nėn avlli.
Njė poēe erėmirė borzilok,
Pak ujė nė muslluk, njė pikėz lot.
Nė ēantė sfuten tė tėra sa mban pragu,
As kundėrmim i tymit te oxhakut.
Sofat i portės ishte aq i rendė.
Aq varret aq tė shtrenjta shynin brenda.
Kujtimet si ti mblidhje nė njė ēantė.
I lamė tė trishtohen buzė vatrės.
Po muarrmė atė qe slihet kurrė :
Mallin pėr njerėzit dhe gurėt.
* * *
Ne jemi shtegtarė tė pėrjetshėm.
Dhe dielli edhe hėna kėshtu janė.
Ne ditėt i gėlltitim kaq etshėm
Sikur ato tė ishin njė banane.
Majmunė sjemi e majmunė bėhemi
Kėrcejmė, kacavirremi nė jetė,
Ne vetes sonė mė shumė i trembemi
Se sa armikut mė tė egėr.
Dhe thinjemi e zbardhemi si retė
Nga vetėtimat tona tė mendimeve.
Dhe mbetet psherėtima jonė vetėm
Si nė Saharė kėnga e burimeve.
Dhe dheu i thėrrmuar na mbulon,
Siē e mbulon oazin dune verdhė.
Karvani pa mbarim mbi ne kalon
I egėrsirave edhe deveve njerėz.
* * *
Natė, ti merrmė dhe shpjemė larg,
Jo qiellit tė lartė, ne yjet zjarr,
As thellė nėn tokė, ku flenė nė varr
Stėrgjyshat e mi edhe vdekja farmak.
Ti merrmė dhe shpjemė atje ku po fle
Nje ėndėrr e vjetėr mbėshtjellė me re,
Ne pragu prej nga jeta ime u nis
Dhe perēja e ndotur e botės u gris.
Ku ėndrrėn e njomė mbuluar kam lėnė
Me prushin e diellit dhe hirin e hėnės,
Ku dua tė kthehem e nuk mund tė vete
Me prangat e rėnda tė kėsaj jete.
Nuk dua ta tremb atė ėndėrr tė mitur,
U rrit edhe mbeti prape parritur,
Mbeti fėmijė me flokėt tė thinjur,
Me jetė i ngopur dhe i panginjur.
* * *
Mėshteknat shushurijnė pas dritares sime
Dhe gjethet dot nuk mund ti numėrojnė.
Mos u ēuditni ju nė se mendimet
Nė vargje veē pranverės i kėndojnė.
Mėshteknat heshtin pas dritares sime,
Nė gjumė aq tė rėndė paskan rėnė.
Mos u ēuditni ju nė se mendimet
Nė vargjet time kanė dritė hėne.
Mėshteknat digjen pas dritares sime
Nė vesėra tė arta ato larė.
Mos u ēuditni ju nė se mendimet
Nė vargjet time zjarr mė kanė marrė.
Mėshteknat ngrijnė pas dritares sime,
Tė zhveshura e pa lėvizur rrinė.
Mos u ēuditni ju nė se mendimet
Nė vargjet kanacar e suferinė.
Dhe ndonjė dite unė nu mbėshtetsha
Tė prehem qetėsisht nėn gjelbėrimet,
Mos u ēuditni ju nė se mėshteknat
Do shushuritin kėngėn time.
* * *
O moj Shqypni,e mjera Shqypni.
V. Pasha
Ēėshtė kėshtu ky varg i zvargur!
Prej mugėtirės vjen shekullore.
Ky varg i shkruar me pika gjaku
Kur skish as shkronja, mėsonjėtore.
Ēėshtė ky varg, o kaq i dhimbsur,
Qė del nga fundi i njė shpirti,
Me krenari dhe mall i ngjizur
Qė gjer nė shekull tonė mbėrriti.
Ēėshtė ky varg kaq i pavdekshėm,
Gjysmi me fat, gjysmi pa fat.
Vetėm mos qofte varg i pėrjetshėm,
Veē mos u bėftė epitaf.
* * *
O Zot! Si ka lindur cmira.
Pse jemi mė shume Kainė se Abelė?
Pse duart nga gjaku si fshijmė,
Nė gjak i ngjyejmė mė thellė?
Smjaftokan kėto dete pėr ti larė!
Smjafton ky diell pėr ti thare!
Kė to re smjaftokan pėr ti fshirė...
O Zot, ribėje njerinė!
VILMAS
Si nėpėr ėndėrr po na ikin vitet.
Bėjmė ti mbajmė, po nuk mbahen...Kot.
Shkėndijėza korriku vetėtitin
Me zjarrin qė as vjeshta sua shoi dot.
As dimri, qė vjen pas, dot nuk ua shuan,
Se zbeh e se venit atė shkėlqim.
Paēka se flokė bore na mbuluan,
Se hi na hodhėn vitet pa kursim.
Thinjėt nė flokėt jo, nuk janė hiri
I viteve tė djegur pėr asgjė,
Argjend i dashurisė ėshtė shkrirė
Dhe zemrėn na mban ndezur gjithnjė.
Ne vitet dot si mbajmė, le tė shkojnė,
Sna trembin e sna plakin ato dot.
I mbledhim vitet bashkė, ne smjaftojnė,
Gėzimet e ēdo gjė i ndajmė tok.
LEGJENDA E DUSHKUT
Dushku thinjet, por se humb hijen,
I zverdhen gjethet, por nuk i bien.
E pret dėborėn. Duron stuhinė
Dhe pret pranverėn prapė ti vije.
E rrėzon ndryshkun e vet tė vjetėr
Kur gjethe re e rinis jetėn.
ZOGU FENIKS
Kish zjarrin brenda dhe se dinte.
Kish vdekjen pranė dhe se shihte.
Jetonte jetėn dhe se njihte
Nga hiri vet se do rilindte.
Njė gjė vec mire pat kuptuar:
Jetohet duke u pėrvėluar.
URITHI
Tėrjetėn nėnė dhé, pa dritė, pa bar...
Si u jetoka njė jete nė varr?!
ZHUMBRICA
Aroma jote malet mė kujton,
Lėndinat e lėmuara nė shpate,
Atje ku pylli capin e ndalon
Dhe e lė barin qė tė zgjatet.
U hap njė ngastėr bagėtive,
Qė tė kullosin, tė kenė qumėsht tėmbėl,
Tė ndalė udhėtari e tė shtrihet
Pranė zhumbricės porsi mbi njė ėndėrr.
OSTROVICES
Nata vjen.
Dhe prapė e bardhė gdhihesh.
Nata nxin.
Ti prapė zbardh nė mėngjes.
Kjo loje pėrjetshme mes dritės dhe hijes
Tė ka thinjur, por stė ka bėrė kurre tė zezė.
* * *
Njė tufė lulekodrash mblodha sot,
Rozė, blu, tė ēelura si sy,
Njė fije bari tegėr nėpėr to
Qė ty tė mė kujtojnė, vetėm ty.
VEĒ DASHURISE
Tėrė natėn bisedoi me bregun liqeni
Dhe u gdhi prapė duke biseduar.
Veē dashurisė, ēfarė mund tė sjellė
Kjo valė e qetė, e kulluar!
Dielli e shtriu udhėn tėrthor tėrthor
Pėrmbi valėt rrėshqitėse gjer te bregu.
Veē dashurisė, mbi kėtė korridor
Asgjė smund te vijė kėshtu duke u dredhur.
Mbi faqe malesh edhe qilime fushash,
Ne shtegun mė tė ngushtė rend drejt teje
Me murmurimėn e liqenit duke e mbushur,
Duke e ndritur botėn me rreze dielli.
MALET
Pėrulim kryet para tyre
Dhe kreshnike kėngė u kėndojmė,
A na tremb kjo hieja e tyre
A atyre duam tu ngjasojmė?
YJET
Ka nė botė shumė ėndrra,
Ka nė qiej yjt tė zjarrtė,
Por tė duket ylli zemrės
Mė i ndritur, mė i artė.
ARTI
Dheu ynė ska vec gjelbėrim,
Skėrka edhe pluhur ka nė jetė;
Po mos ishte arti, nė ēburim
Shpirti ynė do pastronte fletėt?
MUZIKA
Njeriu pa diell sdo rronte,
Pa fjalėt do ēmendej ai;
Po pa muzik sdo shijonte
Aromėn e shpirtit tė tij.
DASHURIA
Dashuria ėshtė porsi zog,
Qiejt e kaltėr di veē te sulmojė;
Kur plagosur bie pėrmbi tokė,
Kaltėrsinė prap do tė pushtojė.
POEZISE
Pse duhet qė tė vuaj pa tė shkruaj?
Ma thuaj, Poezi, ma thuaj pse?
O zog i lumtur, zogėz e bekuar,
Nė zemėr a nė plagė bėn fole?!
KORĒES
Sikur mos kisha pirė ujin tend
Nė prozhmet e Moravės tė filtruar,
Sikur mos kisha shkelur mbi kalldrėm
Prej dorės se korēares tė pastruar;
Sikur mos isha ulur nė mėngjes
Nė ato bango tė Mėsonjetores,
Tė nxeja ato shkronja tabecesė
Tė shkruara me gjak tė kuq shenjtorėsh;
Sikur mos kishte dehur shpirtin tim
Njė serenadė e ėmbėl mandoline,
Sdo kisha pjekur, mbase, njė agim
Binjaket dashuri dhe Poezinė;
Sikur mos ishe ti, unjam i bindur,
Nė jetė e nė botė duke endur,
Sdo mbaja unė lart kokėn e thinjur,
O djepi edhe varri im i dhembsur!
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, qershor 2008)
POEZI NGA PANDI KORDHA
Kur mora Librin me poezi tė Pandit, u befasova, sepse njė jetė tė tėrė e njihja si njė profesor tė aftė matematike. E kam patur profesor tė lėndės sė astronomisė nė maturėn e shkollės sė mesme. Mė pas, kur sė bashku me kompozitorin Haxhi Dalipi organizuam grupin e mrekullueshėm folklorik tė Vlorės, e kishim drejtor tė Pallatit tė Kulturės. Gjithnjė i menēur, fjalėpak, meditativ, ndihmues e asnjėherė pengues.
Ėshtė i diplomuar ne Shkencat e Natyrės UT nė degėn e Matematikės. Ka botuar katėr libra nė fushėn e matematikės, tekste ndihmės pėr sistemin arsimor parauniversitar dhe Universitar. Vėllimi me poezi FJALE TE NDRYDHURA ėshtė libri i parė i autorit nė fushėn e letėrsisė, publikuar nė vitin 2006. Libri mė duket tepėr interesant pėr mėnyrėn se si e sheh botėn autori dhe me poezitė e tij mė tė mira na sjell emocione tė njė lloji tjetėr.
TABU E DJAJ
Shumė iluzione,
tabu e djaj me brirė
dhanė shpirt,
kur panė tė valėvitej me hov
Flamuri Kuq e Zi
atje nė Kosovė.
Djaj tė tjerė sot
struken me maska
ndėr kabinete e kanceleri,
thurin intriga,
mprehin thika
nėn mantelin demokraci.
Djajtė si ujqit
qimen e ndėrrojnė,
ēastin presin, vrėngthi tė kafshojnė.
Kosovė, moj trimėreshė,
aspirata jote dėshirė e Perėndisė,
nuk tutesh prej intrigash
prapaskenash e thikash tė djallėzisė
Kosovė e lashtė,
Kosovė e Re,
Vend burrash tė lindur
pėr Flamur, pėr Atdhe !
RROTA E HISTORISĖ
Qysh prej fillimit
Njerėzimi ecėn nė rrugė
tė pėrpjetė.
Ecėn dhe shtyn rrotėn
e historisė sė vetė.
Rrota vėrtitet, herė vrullshėm,
herė ngadalė,
pėrplaset, shkakton dhimbje
me hak e pa hak,
derdh gjak.
Derdh gjak nga gjaku i njerėzimit
Pėr hir tė paqes,
tė pėrparimit !
Smund tė vėrtitet ndryshe
kjo rrote historisė,
tė shkelte, tė shkatėrronte
tė gjitha djallėzitė?
Sbesoj qė menēurisė njerėzore
ti jenė shterrur energjitė !
Apo kjo botė ėshtė absurditet,
mbart dhunėn
nė thelbin e vetė?!
MEDITIM
Ėndrra tė vyshkura pagjumėsie
si gjethe vjeshte fėrfėrijnė.
Troku i mendjes nga larg dėgjohet
asgjė tjetėr spipėtin.
Ku po shkon kaq e azdisur,
ēka ndėr mend kjo mendja ime,
nuk e sheh qė nata nxin?
Dhe prej territ
krejt pa pritur
nėpėr qiell seē shkrepėtin,
troku i mendjes kishte ndezur
mijėra ėndrra dhe qirinj.
KĖNGA E ZEMRĖS
Ah, moj zemėr
si spėlcet
aty brenda mot e jetė,
sheh bilbilat si kėndojnė
dhe tė lirė fluturojnė!
Fol, o zemėr, ēke qė sflet!?
Ke ca ditė qė shumė troket,
mos do vallė tė jesh e lirė
tė endesh nė hapėsirė?
Ndoshta unė tė jam mėrzitur,
se prej simes xhelozi
je e ndrydhur,
je drobitur.
Ke vendosur e mė srri?
Si tė duash zemra ime,
unė skam tjetėr dashuri
do tė ndjek kudo tė shkosh,
do tė vij dhe unė me ty.
XHA MILOJA
Dikur,
me Xhevdetin
kolegun tim tė letėrsisė,
dėgjonin provimet e pjekurisė.
Natėn vonė, vapa mezi binte
Ujė, pak ujė tė ftohtė
kushdo desh tė pinte.
Xha Miloja, roja i shkollės,
i papėrtuar,
ecejak me gotat nė duar.
Njė ēast u ul aty pranė
tek ne nė tavolinė.
Kureshtar, i hutuar dėgjonte
mendja e tij diku fluturonte.
Hajde, hajde
sinus, kosinus,
minus dhe plus?!
Ēgjėra tė reja po dėgjojmė !
Ishte (ndoshta) i organizuar,
kujtonte i gjori se dhe matematikėn
partia e kish zbuluar !
KOZMOSI KA VRIMA
Me syt e mendjes
ēaj kupėn e qelqtė tė qiellit,
pėrtej hapėsirė e pafund: kozmosi...
Yj e planet,
diej gjigandė plot shkėlqim.
Kometa flokėgjata vėrtiten fluturim.
Shoh yje qė lindin, yje qė vdesin,
pafundėsisht galaktika tė panjohura
nė heshtje presin.
galaktika tė reja fshehur
mezi presin.
Bukuri mahnitėse!
Mjegullnaja difuze me dritė tė bardhė pėrshkoj tejpėrtej,
kudo materie e shpėrndarė.
Larg, shumė larg yje supernova, pulsarė
e kuazarė.
Befas shfaqen vrima tė zeza, tė frikshme
si kratere vullkanesh gjigandė...
veē nuk nxjerrin llavė,
materien dhe dritėn thithin e pėrpijnė,
gjithshka zhdukin
nė thellėsi tė territ tė vetė.
E ēuditshme,
Vrima tė zeza paska gjithandej...
jo vetėm kėtu, po dhe pėrpjetė !
GOZHDĖT NGULEN
DHE NĖ MISH
Sot vrasėsit
kokėn mbulojnė me gunė,
gjykohen tė vrarėt
se paskan ushtruar dhunė!
Quhet i dhunshėm
dhe ai qė kėput zinxhirėt e robėrisė
pėr tė qėnė i lirė nė shtėpi tė vet!.
Gjyqtarėt sikur qenkan zėnė ngushtė,
thonė:
Tu jepet tė vrarėve liri me kusht!
Liri me kusht?!
Kushti s na lė tė qetė,
si gozhda e Nastradinit dikur
E dimė: Nastradini hyn e del
nė shtėpinė tėnde,
sa herė tė dojė varė pallton
nė gozhdėn qė enkas nguli nė mur.
Dhe Krishtin me gozhdė e gozhduan
Ē gozhdė farkėtojnė
Nastradinėt e rinj
nė farkat e diplomacisė, sėrish?
E dimė: Gozhdėt ngulen dhe nė mish!
GRERĖZA
Njė herė guxova
njė grerėz ta dėboj
dhe vilen e rrushit zura ta afroj.
Si plumb mė goditi,
mbi dorė u pėrplas,
jetėn s e kurseu ajo grerėz kamikaz
veē tė merrte hak.
Ndoshta kish tė drejtė
se unė i dhashė njė shkak.
Po tė tjerat ē patėn?
Thuajse njė divizion prej tyresh
u sulėn me tėrbim,
pėr shoqen e vrarė kėrkonin shpagim.
Prej asaj dite dhe asaj ore
kuptova qė grerėzat
i paskan tė forta lidhjet farefisnore!
NJERIU DHE NATYRA
Gjithēka nė kėtė botė
prej grimcash qenka ndėrtuar,
dhe toka dhe shkėmbi dhe drita dhe uji
dhe ajri ...
grimcat qėndrojnė bashkuar!
Sa tė ngjeshura janė disa lėndė,
pse nuk thėrrmohen,
ēfarė i mban grimcat e tyre
aq shtrėnguar?
Dhe uji i ngrirė
nuk pyetka pėr ēelikun!
Kush e mendonte qė njė ajsberg
tė ēante Titanikun?
Forca tė pėrbindshme paska mbyllur Natyra
nė tė errėtėn mikrobotė!
Njeriu kėrkon aty tė hedh dritė,
tė zhytet, tė pushtojė thellėsitė,
nuk resht,
kėrkon e kėrkon tė mposhtė Natyrėn,
t i marrė asaj gjithēka:
pasuritė, thesaret, sekretet
kudo qė janė fshehur.
I duhen njeriut tė ndreqė padrejtėsitė,
tė fluturojė nė hapėsirat e mėdha.
Njeriu dhe Natyra-
dy partnerė, dy kundėrshtarė,
herė njėri, herė tjetri fitimtar.
DIEJ ALEGORIKĖ
Ku e kam shkrepsen
tė ndez qirinė?
Erdhi dimri,
diellin e zunė retė
dimėr i ashpėr sivjet.
Fryn erė e ftohtė,
njerėzit pak diell kėrkojnė,
diell tė ngrohtė.
Tė presim
Ndoshta nuk do presim gjatė,
se ditėt shkurtohen,
ndoshta njerėzit
vetėshpallin diej tė tjerė,
gjejnė si tė ngrohen.
Ka mundėsi? Rri e mendohem
Qiriri u fik
a mund tė ngrohen njerėzit
me diej alegorikė?
PERSE BIEN KAMBANAT?
Hermetike
Ding, ding!...
Dong, dong!...
bien kambanat.
dong!... Ding, dong!...
bien, bien papushim.
Ding, Ding, Ding!...
Dong, Dong, Dong!...
Pėrse bien,
Diiing, diiing
Dooong, dooong!?...
E DUA LIRINĖ
Lirinė e dua
Sa tė jem i ri
Mė vonė tė ma falėsh
nuk mė hyn nė punė,
se atėherė, unė
nuk do jem mė unė.
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, maj 2008)
POEZI NGA DALAN LUZAJ

Dalan Luzaj u lind nė Vlorė. Babai, Isufi, qe njė nga krerėt e organizatės sė Ballit Kombėtar Shqiptar. Pas ardhjes sė Enver Hoxhės nė pushtet Isuf Luzaj u largua nga Shqipėria dhe nė vend tė tij familja u ndoq dhe u persekutua. Dalani publikoi poezi pėr herė tė parė nė revistėn Nėntori nė moshėn 18-vjeēare. Shtatė vjet mė vonė ai dhe gjithė familja e tij u internuan dhe qėndruan pėr 22 vjet tė izoluar. Nė 1990 emigroi nė Itali dhe tani jeton nė Ēikago. Ka botuar ndėr tė tjera, librat me poezi: Jeta mė gjeti vetėm 1995; Diejt tė largėt 1996 dhe Pa rrugė 2002.
FJALA
Nė qafėn e hollė te fjalės
njė zilkė e ngjyrosur troket;
fryn erė nėpėr vite,
zilkėn as shpata se pret.
SHPELLA
Asnjė rreze dielli nuk lė tė hyjė brenda;
braktisur nė shpella: myshk lagėshti;
nė barkun e errėt bluan njolla tė rėnda,
komite, pirate, vrau nė tradhti.
Vjega errėsirėn pjell e rrit,
buzėplasura e pagojė, veten fsheh;
kur tinėz hyn e hap hone nė shpirt,
Tomorri nė prag, ti s'e sheh.
PANTALLONAT E INTERNIMIT
Pantallonat e mia
tė mbytura nė andre,
i lante Burbi,
pa mundur t'ua hiqte dot vuajtjen.
Pantallonat e mia si ditė tė ēngjyrosura,
varur tek derė e kooperativės,
nė gozhdėn e ndryshkur tė internimit.
Era sė largu m'i pėrkund nė kujtesė
fytyrė e pashlyer e mjerimit.
NJE DITE ME DIELL
Kjo ėshtė pėr ty qė mbete larg;
nė mund ta sjellėsh pak ndėr mend
njė shpirt i ri qė digjej flakė,
njė gur qe ende s'ka zėnė vend.
Mė vjen e shkuara ndėr kujtime,
ekran i mjegullt, me pak natė;
njė ditė me diell ish jeta ime
kur ty te njoha.
Ēast i artė.
GRATE E POETEVE
O gra te bardha, patėt fat,
se me vullkanin ju jetoni,
kur niset llava lumė i arte,
pėrbrenda saj dhe ju ndriēoni.
Poeti ėshtė dhe sėshtė i juaj,
kur ngjall nje lule a shkrep stuhinė,
kur pėrballė natės rri syzgjuar.
Njė shpirt qė digjet per njerine.
NJE NENE
Sa lot kish derdhur ne vetmi,
sa "ah"! tek zoti pat derguar,
kėtė vec shpirti i saj e di
dhe zoti lart n'e pastė degjuar.
Gjithēka qė prekte bėhej lot
dhe loti ndriste sytė e tretur;
ah, mrekullitė qė kish kjo bote,
kaq mizorisht ia pati fshehur.
Gjithė zinė e mbledhur nėpėr jetė
a thua vdekja do t'ia tresė?
E luti vdekjen "eja shpejt"-
dhe vdekja s'mund tė mos e merrte.
DRITA
Dritė quhej nėna ime,
E mjera dritė nuk pa kurrė,
helmin qė la pas
s'e ka as gjarpėri nėn gurė.
Lodhje. Plagė. Trishtim.
Tė njohu emrin qė le pas,
tė njohu brenga e shpirtit tim.
me ligje vdekja qan mbi ty;
tani je larg, moj e shkretė,
mbi ballin tėnd hedh hijen njė selvi.
Nėnė e braktisur... Pesė fėmijė...
Dheu s'tė tret,
nga dheu mė bėn dritė.
SYTE
Gjithēka vjetrohet,
qoftė njė mrekulli e rrallė.
Vetėm sytė janė tė rinj.
Shikomė dhe njė herė
nė paē mėshirė tė mbetem i gjallė.
VITRINE
Xhepa tė ftohtė,
Xhepa tė shpuar,
Era e mėngjesit i flladit,
Era e mbrėmjes u hedh pikėllim.
Digjet shtrati nga avujt e nxehtė,
Ndėrsa buka
Shkėlqen
Nė vitrinė.
I QASEM LULES
I qasem lules.
Kur e mbaj nė duar
ėshtė e gjitha e imja.
E mund ti jap hije atje ku ka dritė,
E mund ti jap dritė atje ku ka hije.
Duke belbėzuar fjalė prej fėmije.
EMIGRANTI
Kur hyn nė orbitėn e vrulli dhe shpresės
Njeh forcėn shtytėse qė kurrė sndalon,
Sado qė ti qepet maratonės sė jetės,
Ngelet nė pjesėn qė gabon.
PLAGE
Erdhi jeta e mė gjeti vetėm,
Jashtė rrugėve, tė heshtur, syhapur,
I prita goditjet me pamje tė qetė,
Me buzagazin e dhimbjes sė zgjatur.
Erdhi jeta e mė gjeti vetėm,
Tė dal prej vetmisė skam se si.
Nuk mė rinon as i gjithė kontinenti,
Plagėt, kur vrenjten, mė therin nė gji.
KU TI VENDOS SIMBOLET
Ku ta vendos simbolin e Nderit dhe tė
Drejtėsisė?
Ku ta vendos simbolin e Pritjes dhe tė
Dhimbjes?
Ku ta vendos simbolin e Dashurisė`?
Piedestalet e kohėve moderne.
Bėhen copė e thėrrime.
Po i vendos
Mbi varr tė nėnės sime.
PUTHJE E NXEHTE
Puthuni lehtė
Gjithsesi jo rėndė,
Pas buzėve janė dhėmbėt,
Herė si sharra
Herė thika tė mprehta.
Puthuni lehtė
Siē puthen presidentėt plot jetė.
Bymehen shtetet
Derdhet gjaku i nxehtė.
DO VIJ TE TROKAS
Si flutur
Nė mbrėmje
Do tė vijė shpirti im,
Ēngjyrė do tė ketė
Nuk e di.
Kudo qė tė jeni
Do vij tė trokas.
Me brengėn qė erdha, ika
Dhe smunda tju flas.
ME FAL POEZI
U nisa drejt teje nė agimin e jetės,
Si fėmijė i larė e i ndėrruar.
Ecja shpresat ushqeja:
njė ditė do tė mbėrrija tek ti.
Cikloni i tmerrshėm ma mjegulloj rrugėn.
Mė fal, poezi.
!!!!
Nė kufijtė e pamundėsisė
Mbijetuam;
Diellit tė lirisė
Su barazuam
LERJA BALTES
Toka eshtrėn e ha ngadalė,
As pluhur
As hi
Vetėm tokė.
Mbi dhe eshtra bluhet me fjalė;
Tė lutem,
Lėrja baltės pjesėn mė tė fort.
PA RRUGE
Mes rrugėsh
Rrugė nga tė katėr anėt
Rrugė me fund,
Rrugė pa fund,
Ti mes rrugėsh mbete pa rrugė.
ME PRIT
Mė prit nė shtegun ku rri ndarja,
kur dallėndyshet ndėrrojnė fole;
nė s'ardhsha unė, tė vjen fjala,
si fund
apo si nisje e re.
BRENDA TEJE
Bisedo me qindvjeēarėt:
As erė
As varre
As eshtėr.
Brenda gjakut tėnd gurgullojnė
Ata
Dhe tė tjerėt...
YLBERI I MOSHES
Pranverės, dashurisė sate i rriteshin
qindra lule.
Qelqit shpresat pikonin ngazėllim.
Brenda rritej krenaria ylber.
Kush pritet tė vijė?
Tė shumtit, skthejnė,
Tė gjallėt i shplau shiu i pėrbuzjes.
Zbret shkallėt e vetmisė bukuria
Pėrshėndet dimrin e saj.
Ylberet vyshkur nėn kėmbė;
Thirr lotėt e qaj.
SA ME LARG
Perse ankohesh shpirt i sfilitur?
U pėrplasėm kush e di sa herė
Bashkė me dhembjen shpresėn patėm rritur;
Nėpėr hone diell a drite do tė bjerė?
Virtytin e verbon shkėlqimi rremė
Botė e krisur mallin nuk ja ka.
Turmė e shthurur nderit mė s'kthen.
Sa mė larg, shpirt, nga ata.
ATDHEMOHONJESI
Qetėsi e shpirtit e ka lėnė
Njė hije e zezė
S'ju nda nga pas
Njė forcė
nėn vete e ka vėnė
Pa trashėgimtar, pa jetė, pa gaz.
SONTE
M'u dashka sonte verė e vjetėr
Magjia s'di ku mė pėrplas,
O shpirt me dhimbjen gjer nė eshtėr
Trazime, brenga tė lėmė pas.
U pamė me ditėt nga kafazi,
Sėrishmi heshtjes tė kthejmė?
Boshllėkut verė tė vjetėr zbrazi,
Ē'ka humbėm kurrė mė s'e gjejmė.
Ē'tė ngeli, pije miku im,
Mos gėzim-dhimbja prap na rren?
Mohimi vjen pa ngushėllim
Tė merr tė plas e tė mbėrthen.
RIBERJE
Kreshta e brengės nė sy.
Ajsbergu rėndon thellėsive gjer nė gjak,
Ēdo gjetje venitet pa ty
Pėr skllavin
Liria sėshtė pak.
Vdekjen pas krahėve...krenojmė
Labirinteve tė saj hyjmė e dalim pa shkak,
Me sigurinė e njėqind vjetėve jetojmė,
Ēuditemi
Si jetuam kaq pak.
Flakim mendimet pa vlerė,
Rrjedhės, ribėhemi ortek bore
Njė ēast, brenda nesh hyn pa u ndjerė
Brenga
Si mike e vjetėr pėr dore.
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, mars 2008)

Suzana Zisi e lindur nė Vlorė, mė 1967, ėshtė diplomuar pėr Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe nė Elbasan, mė 1990. Prej vitit 90 deri nė 2000, ka prezantuar krijimtarinė e saj nė faqet e gazetave letrare tė kohės. Boton vėllimin e parė poetik E bardha ėshte pak nė 2004. Libri u prit mirė nga kritika dhe lexuesit. Ai u pėrzgjodh ne 5 vėllimet poetike mė tė mira nga Juria e Konkursit Kombėtar Penda e artė 2005. Nė 2006, botohet vėllimi i dytė poetik Imazhet kanė ftohtė me parathėnie tė kritikut dhe studiuesit tė mirėnjohur kosovar, Agim Vinca. Nė librin e saj tė pare, Suzana, prezanton njė botė tė veēantė poetike, nėpėrmjet njė ndjeshmerie filozofike dhe universale moderniste, e cila e shpalos trajtėn e saj, pėrmes metaforave dhe simboleve individuale. Kėtė metaforė dhe simbolikė, autorja e ngre nė njė shkallė mė tė lartė nė frymėzimin dhe ligjėrimin poetik tė librit tė dytė, ēka ka sjellė jo vetem modernizimin e imazhit poetik, por edhe njė pjekuri mė tė madhe nė vleresimin dhe materializimin e ideve dhe dukurive tė jetės dhe botės shpirtėrore. Janė duke pritur radhėn e botimit, 3 libra, njė roman, njė vėllim poetik dhe njė pėrmbledhje me proza tė shkurtra.
NO LIMIT
...pastaj
kufomėn,
neurozat,
ma gėlltitėn
!
Zemra,
mė ēmendi
me tiktaket
e saj.
Plaēentė e ndyrė
ti,
bota ime
!
Ske faj!
pastaj,
neurozat,
nė shpirt
mė gdhendėn,
njė humnerė
tė thellė,
infinit...
Fluturojnė
copat
e trupit,
drejt ėndėrrash
skandaloze,
duke klithur:
No limit!!!
KALENDAR
Njė nga njė i gris fletėt.
Njė nga njė i ngrys ditėt.
Pėrėndisė, ia bėj kurban
netėt.
Muajt, skanė emra
Vitet, i bėjnė sfidė rinisė.
Koha, dredhon duke imituar,
Pėrrallėn e kecave, tė Mama Dhisė
!
Mulliri i kafesė
Ti bluan, bluan skelete.
Pėrtyp kafka, mbeturina brinjėsh,
ēdo ditė.
Ti, bluan.
Bluan hije, linjash, konturesh, gjinjsh.
Ti, bluan, zhurmat, klithjet, pėrkėdheljet.
Bluan dashuritė
!
Bashkė me tė ligun,
bluan dhe tė mirin.
Ti.
Mulliri i kafesė, qė, sta mbush
syrin...!!!
DON ZHUANI...
Endesh si hije, mes ecejakesh tė pasosura
Dashnor i pėrjetshėm.
Tragjik i shekujve.
Ti, Don Zhuani shqiptar i legjendave.
Ti, fantazma ironike e netėve
!
Konstandin!
Vėlla i pėrbaltur.
Pse frikė patėn?
Pse sthanė tė vėrtetėn?
Doruntinat, ti, i ndėrroje pėrditė.
Pse e pėrēudnuan kėshtu legjendėn?
Pse mbyllėn sytė?
Shkatėrron dhe rilind.
Shuan dhe ndez,
Ėndrrat e vajzave tė prera nė mes...!
Herė copa balte tragjike, lėshon.
Herė ar eliksir dashurie.
Herė Doruntinėn princeshė, pėrqafon.
Herė, i frikshėm, shfaqesh si hije.
Qėndron statujė, mes jetės dhe varrit.
Stepesh!
Tė hysh, a tė dalėsh?
Tė rendėsh, mes territ, skandalit?
Hapin, gjėkundi ta ndalėsh?
Konstandin!
Don Zhuani im shqiptar.
Oqeane lotėsh mblodhe nė altarėt e pritjes.
Pasione pa fund ndeze.
Shuajte zjarre tragjikė.
Me alibinė - satirė tė Ngritjes,
Nga i yti varr, alegorik
!
Endesh fantazmė, mes ecejakesh tė panumėrta,
Dashnor i pėrjetshėm.
Vėlla!!!
Ah sikur...
Doruntinat e dhimbjes, nuk vdesin.
Rilindin, nga brinjėt e tua
Si Eva, nga Adami, dikur
!!!
JAM NĖ MES TĖ PYLLIT
Jam nė mes tė pyllit, zgjatma dorėn
Lakuriqi i natės, flatron lyrshėm.
Merimanga?
Ah, merimanga,
Makth qė lėviz pareshtur kėmbėt.
Gjethet,
duar qė vyshken e rrudhen pa lindur.
Koha,
ka vdekur nė prag tė sė ardhmes.
E shkuara e uritur, lėmon dhėmbėt.
Qielli,
e mbylli nė varr ngjyrėn blu.
Nata e gjatė, mbretėron gjithėsinė.
Akrepat,
po shkallmojnė sė mbrapshti orėn
Jam nė mes tė pyllit, zgjatma dorėn,
Mos mė lėr kėtu
Endrra ne pjaten
e mungeses...
Jam po ajo bebe...
U linda tė martėn.
Ora 02.
Pėrballė teje
dhe njė planeti tė panjohur.
Unė-satelit-dhimbjesh,
ndiej gėrricje dhe therje
tė ngarkuara me shekuj,
minuta,
sekonda,
Gdhendur prej teje nė testamentin gri,
Nė trupin e lebrosur nga vitet,
bardhė-kuq-verdhė e zi.
Ende smė ke njohur?
Kam ndėrruar pelenat, jo fytyrėn.
Prekmė pėrsėri
si dikur,
Kur Muzat mi lėshove tė kafshonin tė uritura.
Skicoje pėrsėri buzėqeshjen,
tashmė mes rrudhave tė lehta,
qė pėrpijnė sa mundin
milimetrat - kilometra tė lėkurės sime.
Planetin qė fle brenda trupit tė irnosur, me kafshime.
Ti,
mos luaj nė skenėn e asgjėsė, rolin e tė habiturės.
Jam po ajo bebe
Tashmė, mė e menēur me ēmendurira,
Mė e varfėr me rini.
Luaj mė mirė tragjedinė e radhės
dhe lėrmė tė vdes nė rolin tim tė martires,
Zgjedhur nė akropolin e perėndive te mėshirės,
me tė vetėshpallurėn verbėri tė mosqenies,
mes ėndrrave dhe pamundėsisė
qė mi servire ti nė pjatėn e mungesės.
Po gdhin e mėrkurė.
Qeshu!!!
Jam unė ajo e pafajshmja e orės 02.
Ishte e martė si sot, tė kujtohet?
Dhe ylberi - shtrati im, ndrinte nėn kurorėn tėnde,
si tani - kjo foshnjė e fantazisė sime
qė do vdesė pas disa sekondash.
5
Mos mi ndaj sytė
4
....Mė puth pėrsėri
3
Bekoje Muzėn
2
..
Ma fal ylberin
1
.Oiiiiiiiiiiiiiiii
Dje ish e martė.
Ora 02
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė "Gazeta e Athinės", dhjetor 2007)
CIKĖL POETIK NGA ILIAZ BOBAJ

Kam kėnaqėsinė tė botoj nė kėtė numėr tė gazetės ciklin e bukur poetik tė mikut tim Iliaz Bobaj. Iliazi ėshtė njė shkrimtar i formuar qė pa dyshim me talent dhe punė kėmbėngulėse ka krijuar personalitetin e tij tė veēantė. Mė duket e ēuditshme sesi kėtu nė Greqi disa autorėve u bėhen veprimtari tė fryra pėr ēdo libėr qė botojnė, kurse me njė autor serioz si Iliazin nuk janė marrė asnjėherė, gjė qė tregon se edhe nė letėrsi vepron fryma e sėmurė e grupimeve.
Iliazi ėshtė autor i kėtyre librave: "Dora dhe faqja" (fabula), "Dhelpra dhe gjyqtari" (fabula), "Jetėn e pres si tė vijė" (poezi), "Legjenda e Syrit tė Kaltėr" (legjendė pėr fėmijė), "5.501 fjalė tė urta" (fjalė tė urta), "Molla e sherrit" (fabula), "Tregu i fjalėve" (epigrame), "Dino Buzzati ndalohet nė doganė" (tregime satiro-humoristike), "9.777 fjalė tė urta" (fjalė tė urta), "Testamenti i bukurisė" (poezi), Gjithashtu ėshtė pėrfshirė nė disa antologji poetike. Ka pėrkthyer nė shqip veprėn e plotė tė Ezopit (fabula). Ėshtė fitues i disa ēmimeve letrare.
MBRĖMJE DHJETORI
Nėpėr vitrina, si papritur,
u ndez shkėlqimi gjer nė fund,
dyndje nė rrugė, si rrallėherė,
reklama tė verbon sa mund.
Kureshtje, ngjyra, vizitorė,
ēifte me fėmijė pėrdore,
me kalimtarėt, krejt lirisht,
nė rrugė shkon moda dimėrore.
Tė ngutura ca pika shiu,
furishėm bien nė asfalt,
mė tej, haplehtė, njė e vetmuar,
nxiton dhe orėn sheh ndėrkaq.
Gjithkush ngarkon nga pakėz lodhje
dhe shkund po aq monotoninė,
siē shkundim pluhurin nga rrobat,
qė ndenjėn varur plot njė stinė.
Nga gjethet zhveshur tėrėsisht,
pemėt e lodhura nė park,
veshur nė drita tėrėsisht,
s'duan t'ia dinė pėr to aspak.
Ngarkuar rėndė teksa shpėrngulet,
nga lodhja, ankthi, dufi, zori,
me erė, ndriēim, dhurata, shi,
ikėn me ngut ky fund dhjetori.
ARDHJA E NĖNĖ TEREZĖS NĖ SHQIPĖRI
Avioni ulej dalngadalė,
mesazh qiellor, nisur drejt tokės,
i sillte truallit amtar,
bijėn e tij, nėnėn e botės.
Paspak ajo u shfaq tek dera,
me trup tė brishtė, imcak, tė pakėt,
shamia dalė pakėz mbi ballė,
si strehėzė pėr varfanjakėt.
Si dritė tė shenjtė pėrmbi fytyrė,
ēeli buzėqeshjen engjėllore
dhe njė bekim si zog mbi buzė,
atdheut po ia sillte prore.
-Bekuar ti, o tokė e shenjtė,
vėllezėr, bekim gjithashtu,
gjithēka, qė njerėzve u fal,
e kam nga gjaku im, nga ju!
Tė gjithė sytė mbi tė mbėrthyer,
mbi tė mbėrthyer tė gjithė sytė,
ku vinte kėmbė vėshtrimi i saj,
zbrisnin nė ēast gjithė yjėsitė.
Pėrpara saj tė gjithė tė vegjėl,
tė vegjėl gjer nė vogėlsi,
ajo e madhe, dritėplotė,
magjike si njė perėndi.
Ajo kish shumė mall pėr atdhenė,
atdheu kish shumė mall pėr tė,
prandaj tė dy tek njeri-tjetri,
u shkrinė sė bashku, u bėnė njė.
VDEKJA E BETHOVENIT
Vjena kish lėnė Vjenėn
dhe kish marrė rrugėn e varrezave.
Me vdekjen e tij,
e ndjente veten,
e varfra e tė varfėrve.
Njė kalimtar pyeti njė plakė:
-Cili gjeneral ka vdekur?
-Ka vdekur gjenerali i gjithė muzikantėve.
KĖTU
Kėtu, kujtimet e mi,
tė lėnė dikur,
pėrditė humbasin nga vetja dhe mpaken,
si kėpucėt e ngrėna nėpėr gurė.
Dashuritė,
tė fishkura nga thatėsira e viteve,
janė zbehur si shkronjat,
e shkelura gjatė nga kėmba e kohės,
ėshtė e pamundur t'i ringjallėsh,
t'u japėsh freskinė e moshės.
I rrėmoj me mall nė skutat e kujtesės.
Ardhja ime i ēel,
si pranvera,
ndonjė degė tė patharė,
tė kumbullės sė vjetėr.
* * *
Shkojnė vitet,
pėrherė mė e pakėt,
pėrherė mė magjike,
muzika e hapit tė tyre tė largėt.
MOS MĖ PYET KOT, E DASHUR
Mos mė pyet kot, e dashur,
desha tjetėr, apo jo.
Derisa kam shpirt e zemėr,
unė kam dashur, domosdo.
Mos mė pyet kot, si qenė,
qenė tė bukura, perri,
ish njė brune symėshqerrė,
njė bionde krelaflori.
Mos mė pyet sa i desha,
tė vėrtetės s'i bėj bisht,
u harrova krejt pas tyre,
i kam dashur me gjithė shpirt.
Mos mė pyet si i putha,
mallin iu shova nė buzė,
si flaka qė hyn nė flakė,
i ndeza, u ndeza shpuzė.
Mos mė pyet, tė merr malli?
Ah, mė merr, ta dishė, sa s'ka,
mė shumė se dikur Maxhnunin,
pėr tė bukurėn Lejla.
Se njė mall i lėnė pėrgjysmė,
i pashuar mbetet, djeg,
nė simbiozė me tė jetojmė
dhe e ndjekim dhe na ndjek.
AJO SHTĖPI I KA TĖ GJITHA
Ajo shtėpi i ka tė gjitha,
arkitekturėn moderne tė kohės,
statujat e mermerta tė lashtėsisė,
pikturat e rralla, orenditė e modės,
kopshtin, qė pikon trėndafilė.
Ka edhe veturat, qė si breshka tė ngathėta,
i thyejnė me pėrtesė xhamat qetėsisė.
* * *
Ajo shtėpi i ka tė gjitha, tė gjitha,
i mungon vetėm zonja e shtėpisė.
TI BUZĖQESHJE KREJT MĖ NDRYSHE
Ti buzėqeshje krejt mė ndryshe,
nga shoqet, ndryshe, krejtėsisht,
sikur gjithė bukuria jote,
ta kish aty ēelėsin magjik.
Ti, dihet, ēelėsin e kishe,
ia hapje dyert lehtė asaj
dhe sytė e mi si zogj flatronin,
fytyrės tėnde si lulnajė.
Hutuar fjalėt nėpėr buzė,
mė ngrinin si pikat e heshtjes,
sa ēelje gropėzat nė faqe
dhe mbillje pemėn e buzėqeshjes.
Ah, poezinė e saj tė rrallė,
ti, vetėm ti, di ta dhurosh,
njė jetė kėput lule prej saj
dhe duart prapė mė duken bosh!
Dhe sot sėrish buzėqesh ndryshe,
nga shoqet ndryshe, krejtėsisht,
sikur gjithė bukuria jote,
ta ketė aty ēelėsin magjik.
EMRI
E mbaroi Farin e famshėm tė Aleksandrisė.
Mbi gurėt e tij, gdhendi emrin e vet:
''Sostrati, i biri i Deksifanit nga Knida''
Gurėt i veshi me pelerinėn e suvasė,
mbi suva shkroi me shkronja tė mėdha,
emrin e mbretit.
Erdhi dita,
suvaja ra,
si lėvozhga prej frutit tė pjekur.
Bashkė me tė,
ra edhe emri i mbretit.
* * *
Nė Far mbeti emri i arkitektit.
NĖ AEROPORT
Udhėtarė tė ngarkuar, mbėrthyer tek ikja,
hyjnė e dalin, rrinė e nisen pėr udhė prapė,
mbi stolat e ngeshėm tė hollit tė pritjes.
koha vjen e ikėn me hap tė ngadaltė.
S'dihet ku janė avionėt, nė honet e qiellit,
a ndoshta pas flatrimit rrinė aty pėrposh,
me kujtesė tė fjetur, tė plogėt, tė harruar,
krahėlėshuar, si zogj tė mėdhenj, barkboshė.
Kthime tė rėnduar, tė lodhur, tė trishtė,
nisje tė befta, me ngut, bagazhe, ankth,
si misionarė tė ēuditshėm, kuriozė, tė hutuar,
qė shkojnė tė shohin ē'bėhet atje lart.
Dhe kthehen sėrish, pasi shuajnė kureshtjen,
sikur me sytė e tyre ata kanė parė gjithshka:
-Atje lart s'ka veēse njė zbrazėtirė
dhe veē zbrazėtirės, asgjė tjetėr s'ka.
Po pėrsėri sallat janė tė mbushura plot,
baret e qetė, plot gjithashtu,
pėr ikeardhje qielli portat mbyll e hap,
zhurmė e avionėve thyen xhamat e tij blu.
NĖ NJĖ STACION HUMBAK PROVINCE
Nė njė stacion humbak province,
si gjithė tė tjerėt rri e pres.
Njė vajzė e hijshme si njė zanė,
pranė meje rri si perėndeshė.
I ndjen vėshtrimet ledhatore,
si ca pėrgjime qė pas derės,
ndaj kodrat e gjoksit i shkund
dhe kokėn lajkon hera-herės.
Ē'tė bėj te ky stacion i humbur,
me njė bukuri tė tillė pranė,
kur koha zvarrė i tėrheq kėmbėt
dhe kotėsisė s'i gjej dot anė?
Nis tė shėtis mbi bukurinė,
i dehur, me vėshtrim nuhatės,
si zogj hedh sytė t'i pinė freskinė,
mbi linjat nazike tė qafės.
Vėrtitem nėpėr porta buzėsh,
tė shuaj etjen paksesi,
mė kot heq veten si i huaj,
ajo e di qė jam aty.
Ku tjetėr mund ta harroj veten,
te ky stacion i trishtė, humbak?
Ah, prisja trenin, gjithsesi,
s'prish punė nėse vonohet pak!
PĖRSE MĖ SHKROVE SĖRISH LETĖR
Pėrse mė shkrove sėrish letėr,
kur koha jonė flinte nė hi?
E di ē'mė bėre ? Mė ke ndezur,
pėr mė tė shuar pėrgjithnji.
E mbaj nė duar, mė djeg dorėn,
e hedh matanė, shpirtin mė djeg,
nė zjarrin qė mė ke dėrguar,
mė thuaj ku ta gjej njė shteg?
Pėrse s'mė le nė punėn time,
tė flija lirshėm nė harresė?
Ē't'u desh t'i dilje kohės kundėr,
tė fshije pluhur nė kujtesė?
Nėse tek ti lashė disa borxhe,
mos mi pėrmend, tė lutem, kot,
mė thuaj, pra, kush dashurisė,
iu dha dhe nuk i mbeti borxh?
Pėrse mė shkrove sėrish letėr,
kur koha jonė flinte nė hi?
E di ē'mė bėre? Mė ke ndezur,
pėr tė mė shuar pėrgjithnji.
Patra, 1.12.2007
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė "Gazeta e Athinės", dhjetor 2007)
POEZI LIRIKE SHQIPTARE
ASDRENI

DASHURO!
Shėko lisi si mė flet
Fjalė t'ėmbla si mė ushton,
Degėt unj e mė thėrret
Dashuro, se koha shkon!
Maj' e plepit gjithėnje,
Kur tunt kryet mė qorton,
Pėrpjek fletė mė ēon zė
Djalė ē'pret e s'dashuron!
Er' e malit me njė ushtim
Dhe mburimi qė kullon,
Gjithė mė thonė plot gėzim:
Dashuro, se koha shkon!
Kopėshtit vasha qė po pret
Si zog pylli qė kėndon,
Buzėqeshur mė thėrret,
Djalė ē'pret e s'dashuron!
Mua zemėra gjith mė rreh
Brenda gjaku mė valon
Ma ndes mallin me ve re
Dashuro, se koha shkon!
Ēdo gjė rrotull mė pyet
Djalė ē'pret e s'dashuron
Ditėt shkojn, jeta shket
Dashuro, se koha shkon!
LASGUSH PORADECI

DIMER
Shpirti im qė sot u mbyll
Dhe gėzimin m'a pėrzuri.
Nėpėr mal e nėpėr pyll
Zu dėbora prej qėkuri.
Bjenė flokėt njė-nga-njė
Mi katundin e shkretuar.
Dyke mardhur nėnė tė
Dheri fjet e ri mbuluar
Flet nga-dal e shpirti im,
Dhe nė zi pikoj si fleta,
Pa mė qit as pipėlim
Tėrė fili, tėrė jeta.
Nė kaq heshtje-e qetėsi
Ndjej vajtimthin e njė shpesi:
Psherėtin me zė tė ti
Jet' e trembur se mos vdesi...
ARSHI PIPA

LAMTUMIRE
Mos loto, q'i n'kujtesė
Tė ruej pa turbullue
Kqyrjen tėnde plot shpresė
Magdalenė e pikėllue!
Mos qaj! Fisnike zija
kur veten nuk e shpalle
Ashtu nga dashunija
ti vdiqe tue u ngjall.
E zymtė asht dita e motit
Nuk dij a kem'me u pa....
N'se jo, ti lutju Zotit,
Se mirė na jemi nda.
KOĒI PETRITI

TI DO TE VISH
Ti do tė vish, prap do tė vish
Nga udha ku je nisur
Po flokėt mė s'do tė t'i shprish
Ashtu si t'i kam shprishur
Nė gjoksin tim qė digjet zjarr
Do rrish pa bėrė zė
Po unė prapė si fillestar
S'di do tė tė puth mė
Do desha tė isha prapė me ty
Si viteve qė s'kthehen
Qė kur tė shihemi sy nė sy
Tė skuqem e tė dehem
Pra, bėmė nė ėndėrr tė tė shoh
Dhe hidhmė nė mendim
Qė kurrė fundin mos e njoh
Siē njoh fillimin tim...
ISMAIL KADARE

TI ISHE PER MUA
Unė pashė lulet e para
qė ēelen kudo pėrmbi dhe
Pashė zogjtė e parė shtegtarė
q'u kthyen sėrishmi tek ne
Nė brigje, nė kopshte, nė ara
gjithēka ėshtė e parė, gjithēka
Ndėrmend dashuria e parė
ato kur i pashė mė rą.
Do vyshken tė gjitha tė parat
dhe prap do kthehen ato
pėrveē dashurisė sė parė
as vyshket, as kthehet ajo...
DRITERO AGOLLI

I PERNDJEKURI I DASHURISE
Unė jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qė ti mė ke vėnė
Po ēudi as qelia s'mė mbyt
Dhe s'mė mbyt as dritarja e zezė
Kur ti prangat m'i hodhe nė mish
Unė i putha duart e tua
Eshtė rast i pashembullt ta dish
Qė xhelatin ta puth a ta dua
I pėrndjekuri yt erotik
I pėrndjekur tė mbetet gjithmonė
Erotim i mirė a i lig
Hidhmi duart nė fyt, torturomė
Ky burgim sa do zgjasė s'e di
I pėrjetshėm do kisha dėshirė
Veē ti eja mė shih nė qeli
Tė pėrndjekurit tėnd i vjen mirė.
FATOS ARAPI

TI DO TE ME DASHUROSH PATJETER
Ky qiell i prillit pa ty ėshtė i vjetėr.
shkon njė trishtim e ja ku vjen njė tjetėr.
Nė mallin tėnd ky karafil i egėr,-
Ti do tė mė dashurosh patjetėr!
Nė sytė e tu diej tė vegjėl
e ndezėn natėn dhe ditėn e ndezėn.
Mirė sot,po si durohet pa ty nesėr?-
Ti do t'mė dashurosh patjetėr.
Kapėrcej ty e kapėrceva veten,
dhe pėrtej vetes kapėrceva jetėn,
dhe pėrtej jetės kapėrceva vdekjen,-
I hapa krahėt tė pushtoj ty vetėm:
Ti do t'mė dashurosh patjetėr!
NDOC GJETJA

DASHURISE
O Perėndeshė e gjithė pushtetshme
e universit mashkull femėr
Bėj ē'tė duash me veten time
jam instrumenti yt i vjetėr.
Nė jetė mė solle kaq shumė dhimbje
dhe shqetėsime pambarim
po s'jam ankuar kundėr teje
as me gojė e as me shkrim.
Tė jam nėnshtruar e tė nėnshtrohem
gjersa nė botė tė jem i gjallė
ndėn pushtetin tėnd tė pėrbotshėm
mė pėlqen tė jem njė skllav.
Ma ktheve gjuhėn nė pėrēartje
mė bėre plak me shpirt fėmije
herė mė hodhe qefinin krahėve
herė mė ngrite gjer nė yje.
Mė hidh nė zjarr, nė det, nė ferr!
Mė hidh nė baltė, mė hidh nė hon!
Veē tė lutem mos mė lėr
nė atė vend ku ti mungon.
NDRE MJEDA

fragment nga "Andrra e jetės"
E kandshme asht hana
Kur del me zana
E nė tokė me dritė pėrndahet
Yjzit qė shndritin
E qė shėtitin
Janė tė bukur faret
Kur del agimi,
E rruzullimi
Me nji dritė kuqloshe mblohet
E pėrmbi kashta
Shndrit pikalashta
Zemra me mall gazmohet
Po si ngjet qiellit
Nuk i ngjet prillit
As fllad' qė shėtit lulet
E me erna veshet
Foshnjės qė i qeshet
Nanes, kur mbi tė pėrkulet
ARDITA JATRU

ESHTE STINE DASHURIE PRANVERA I DASHUR
Prit pak tё mbyllim grilat dhe perdet
Tu fshihemi syve kureshtare
Ti fshihemi dhe Hёnёs qё ka tё ngjarё
Sonte nga epshi ynė tё ēmendet
Kam ruajtur tё nxehta buzёt dhe gjinjtё
Qirinjtё e ndezur si me parё
Nё bёfshim zhurmё qent kalimtarё
do themi, zgjuar le tё rrijnё komshinjtё
Prit pak tё mbyllim grilat dhe perdet
Fike dritёn e bjer mbi mua
Mjafton flaka e pёshpёrimave tё tua
Pёr tё ndjerё dashurinё qё nё ajёr endet
ILIAZ BOBAJ
