Revista Letrare ADMET

nga Andi Mecaj

POEZI NGA PORTUGALIA

 

 

CASIMIRO DE BRITO

 

Casimiro De Brito, u lind mė 1938 nė Loulé, tė Portugalisė. Ndjek  studimet nė Institutin Tregtar. Eshtė poet, eseist dhe romancier, ka publikuar mbi 40 libra. Eshtė bashkėdrejtor i revistės portugalo-braziliane Kolumba. Dhe drejton qendrėn e poezisė bashkėkohore kombėtare dhe ndėrkombėtare. Eshtė nderuar me Ēmimin e Madh tė Poezisė APE, 1981 dhe Ēmimin Ndėrkombėtar tė Poezisė, 2002.   

Poezia e Kazimiro De Brito-s dėshmon njė densitet dhe njė transparencė tė madhe, e cila shfaq relievin e errėt tė fundit tė jetės. Nė vargjet e tij dallojmė edhe mėshirėn, inteligjencėn, dashurinė e dhimbshme pėr jetėn, etj.

Ishte i ftuar nė Poetekėn  e sivjetme nė Durrės, ku nderua me ēmimin mė tė lartė tė kėsaj veprimtarie, “Unaza e Poetekės”.

 

***

 

Humbas ēdo ditė lėkurė nga trupi im,

njė fije floku, njė refleks,

njė dhėmb qė ndoshta s’do tė mė

duhet nesėr. Por dhėmbėt nuk ikin

kurrė vetėm, rruajnė nė vetvete njėfarė

mėnyre pėr tė vėshtruar gjėrat dhe atėherė

nuk jam mė ai qė isha dikur

kur zhytesha mes dallgėve dhe argėtohesha

si tė isha njė amfib i ēmendur

nė plazhet e shkretė. I shkretė

jam unė- i shkretė e ndoshta pak

mė i menēur, njė njeri qė di

se ėshtė ndarė nga shpirti. Ēdo ditė

humbas dhėmbė dhe flokė-

por kjo qė tani ndodh s’ka qenė

e ditur pėr mua qė tė kuptoj

se duhet tė pi tė dashuroj dhe tė konsumoj

minutat fluturuese qė pėrgatisin

ēastin e vdekjes sime.

 

***

 

Tė dua sepse nuk dua veten time

tėrėsisht. Ajo qė mė mungon ėshtė

pafundėsia.

Por ti je mirėsia qė mė mungon

enigma ku ngjeshen

toka dhe dielli ajri ujėrat

e qeta

dhe e kam gojėn plot

me muzikėn vallėzuese

tė heshtjes tėnde.

 

27.

Unė nuk di ē’bėj kėtu

di qė diēka bėj

gjėra tė vogla tė pa rėndėsishme

ndonjėherė mėrzitem por jo shumė

bėhem pak mė i trishtuar se zakonisht

pastaj ngre kokėn

ul supet

transportoj njė ulkonjė qė s’di deri ku

njė ulkonjė qė po i bien qimet

nė shtėpinė e poezisė, nė bodrumin

e njė tė menēuri qė asgjė s’di

as tė kujdeset pėr veten as pėr

njerėzit-

nė pamje tė parė gjithēka po vdes

nė kėtė mbretėri tė martesave tė vogla

tė interesit: qėndron vetėm

ēmenduria e pazė dhe pamjet e mykėzuara

qė nuk e njohin distancėn mes qėnieve

dhe reve

reve qė rrotullohen

ecejakeve tė trupit

gjurmėve tė njė virusi qė nuk pushon

sė kėnduari pėr pluhurin, kaq i lehtė

pėr tu fryrė. Bie shi. Shiu

mė kėrkon tė hesht.

 

144.

Studimi i vdekjes shpėton njerėzit,

thoshte Epikuri. Ende s’di

ē’tė bėj, studioj

fushat pėrreth, pjergullat,

mullinjtė dhe tė sjell mikja ime

njė tufė rigoni – gjė mė tė mirė nuk kishin perėnditė

kur ishin perėndi. Rigon

dhe kristale me ngjyra

nė kėto duar qė ruajnė sekretin

e ajrit tė stuhishėm. Me atė tė pėrkėdhel

para se toka tė mė ofrojė

thesare tė tjera. Tė biesh kėshtu

ėshtė njė lloj sprove qė shpėton

atė qė s’pret asnjė shpėtim.

Kur trupat dashurohen

ngrihet njė tempull i padukshėm

ku shtėpijohet tėrbimi –

jo vetėm prej vere

dehet njė burrė.

 

234.

Mbrohem nė hijen e virgjėr

tė detit, nė freskinė tėnde prej veze

horizontale-

mbrohem nė shkumėn e kripės,

kuptim tė lartė

tė ekzistencės sime, e konsideroj unė,

tė jetosh dhe tė zhvishesh nga dėshira,

nga ambicia

dhe tė dėgjosh, i braktisur nė diell,

ujin qė zbut

gurin e zemrės.

 

241.

Kur i afrohem detit

gjithēka mė ngjan e pranueshme.

Dallgėt janė gjethe qė shkojnė

drejt perfeksionit.

Perfekt ėshtė tė kesh durim tė madh

me kohėn-

edhe unė e kam kur dėgjoj

pulsin magjik tė gjithēkaje,

njė gjithēka formėzuar prej hijesh

qė zbut gurin e ndritshėm

qė ekziston brenda ēdo gjėje.

Duke kaluar stinė mė stinė

ecja zhvillohet qetėsisht,

mes detit dhe qiellit.

Dallgėt i shoh tė bien

dhe i dėgjoj nė rėrėn ku rri,

sikur gjithēka, nė varkėn e botės,

tė ishte det dhe dritė.

Prandaj jeta ime ėshtė e dendur

dhe antike si durimi

qė nuk pushon sė rinovuar

nė gjakun e gurit dhe tė zogjve.

 

327.

U ngrita nė agim.

E ujita lule buganvilin.

Bota nuk ėshtė mė si mė parė.

 

328.

I verbėr ėshtė epshi qė mė shpie brenda

teje, ku tashmė nuk je. Gjej vetėm

zbrazėtinė, hije tė boshta. Dėgjoj zogj

qė s’kėndojnė mė. Gjithēka mė dhemb

kur i kthehem trupit tim tė trishtė

qė, poshtė dritės parakalon yjet e fundit,

vdes.

Njė lule,

njė bletė mė pak,

njė jetė e humbur. I kthehem vdekjes,

emrit tjetėr tė nėnės, me shpresė

se diēka gjej nga gjėrat

e pėrjetshme, xhixhivallen ku hyri bota

qė vlen kaq pak. Atė qė i shpie

ēastet e jetuara nėn hijen e kėtyre pemėve,

nė njė ishull qė tashmė nuk ekziston.

Por kaosin, e dashura ime, indiferencėn,

si mund ta adhuroj?

 

338.

Kėtė mėngjes s’i lava sytė-

mendoja pėr ty.

 

*

A mund tė shkruaj ende poezi dashurie

nėse veshi yt gėlltitet nga goja ime?

Arti i dashurisė nuk mė duhet mė.

 

*

Njė zjarr bėhet dritė.

Papritur, hije.

 

*

Ka ditė ku vdes nga dashuria.

Nė tė tjerat, ndihem mė pak i dashuruar,

vdes pak mė shumė.

 

353.

Pėr kėtė kam lindur:

Tė jetoj brenda vdekjes dhe ajo nė mua.

                                                      Kamoes

 

I kėndoj shpeshtėsisė sė errėt

tė frikės sime. Tė ngrihem pa u shėruar

nga rėnia ėshtė torturė, por tė ngrihem

nuk mė mjafton. Tė jem i trishtė mė gėzon,

sepse njė fjalė e gėzuar mė thotė pėr dashurinė

qė ėshtė turbullim; kurse njė varg

krijon vdekjen me ngjyrim tjetėr.

 

363.

Zbres shpatin e brendshėm tė trupit tim

si njė kėngė e humbur, njė ritėm qė rilind nė mėngjes

dhe ndėrpritet nė burimin e dashur

por jam unė qė digjem dhe shpėrthej. Dashuria

ėshtė njė vend i ndritshėm ku ndonjėherė

dhembja rrėzohet si insekt, poshtė drita

mjafton dhe gurė qė ishin diamante

thėrrmohen para kockave tė tua

tė dobėta. Rrėndon si hekur

ajo qė ishte ujė dhe rrėshqet si ujė

guri qė ngjante i palėvizshėm. O shkollė e intrigave

dhe e lojrave qė paralajmėrojnė ethet e dashurisė,

o nostalgji pėr atė qė ka pirė verė mbrėmjeve dhe e ka humbur

shijen. Nė lėvizjen e trupit kėnga

tani shkon nė dallgė, tani hapon

nė plazhin e shkretė. Dhe ajo qė ishte zjarr dhe ngatėrrohet

me kėrpudhat e tokės

nuk rri mė shtrirė nga dashuria por vetėm

nė jubileun e vdekjes sė heshtur

rri pezull.

 

Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, tetor 2008)

 

POEZI NGA RUSIA

 

Shqipėroi nga rusishtja Vangjush Ziko

 

A.S. PUSHKIN

 

 

A.P. KERN

 

Nuk e harroj ēastin magjik,

Pėrpara sysh m’u shfaqe ti

Si njė vegim qė shkrep e ik,

Si bukuri qė vetėtit.

 

Nga pikėllimi i kapitur,

Nga zhurm’e kotė i shurdhuar,

Profili yt veē mė ka ndritur

Dhe zėri yt mė ka mikluar.

 

Kaluan vitet e stuhishme

Dhe ėndrr’e parė seē m’u tremb,

Harrova zėrin e magjishėm

Dhe ėngjėllorin nurin tėnd.

 

Nė humbėtir’e errėsirė

Ditėt e mia u zvarritėn,

Pa frymėzim, pa njė deshirė,

Pa lot’e gas tė dashurisė.

 

Por ja, u zgjova pėrsėri,

Pėrpara sysh m’u shfaqe ti

Si njė vegim plot me magji,

Si bukuri qė vetėtit.

 

Dhe zemra rreh nga mallėngjimi,

Dhe u ringjallėn pėrsėri

Dhe frymėzim’dhe adhurimi

Dhe lot’e gas e dashuri.

 

M. J. LERMONTOV

 

 

* * *

Dal nė rrugė vetė, i vetmuar,

Nėpėr mjegull rrug’e shtruar hesht;

Flet me zotin heshtja e harruar,

Edhe ylli yllit po i flet.

 

Lart nė qiej shpalosur mrekullia!

Dheu fle mbėshtjell’me kaltėrsi...

Pse mė vret kėshtu nė gjoks vetmia?

Cfarė pres a qaj unė njeri?

 

Nuk po pres asgjė fare nga jeta,

S’mė vjen keq ē’jetova e ē’po le,

Dua veē i lirė dhe i qetė

Tė harrohem fare dhe tė fle.

 

Jo njė gjumė akull erė vdekje

Syt’e mi s’do desha tė m’i mbyllė,

Por nė gjoks tė flinin hove jete,

Gjoksi im tė merrte thellė frymė.

 

Tėrė natėn veshin tė ma dhelte

Zėr’i ėmbėl, zėr’i dashurisė,

Lis i madh i mbushur plot me gjethe

Pėrmbi mua veē tė shushurisė.

 

F. I.TJUTCEV

 

 

DASHURI E FUNDIT

 

Kur shtyhet mosha, aq mė shumė

Na zbutet zemra e trishton...

Ndriēo, o drita jonė e lumtur

E dashurisė qė perėndon!

 

Po erret qielli ca nga ca,

Veē perėndimi feks aq thekshėm.

Ndriēo, o diell, ndriēo dhe ca,

Magji e mbrėmjes e pavdekshme.

 

Nė rrėmbat gjaku zė e ngrin,

Por zemra zjarrin s’e ka shuar...

O ti e fundit dashuri

Dhe e uruar dhe e trishtuar.

 

SERGEJ ESENIN

 

 

* * *

Shagane, asaman, Shagane!

Nga veriu un’jam, tė kam thėnė,

Ti s’e di thekrėn tonė si fle

Dallgėzuar nėn dritėn e hėnės.

Shagane, asaman, Shagane.

 

Sepse jam nga veriu, prandaj,

Sepse hėna andej ėsht'e madhe,

Hapėsira rjazane pa skaj

Ia kalon bukurisė shiraze,

Sepse jam nga veriu, prandaj.

 

Ti s’e di atė fushė, o shpirt.

Kėta flokė nga thekra i kam.

Po tė duash, mbėshtilli nė gisht,

Nuk mė dhembin ata, jo, aspak.

Ti s’e di atė fushė, o shpirt.

 

Shiko flokėt e mi, ta dish

Ē’janė dallgėt e thekrės nėn hėnė.

Qesh, e dashur dhe flokėt m’i prish.

Veē mos zgjo njė kujtim qė kam lėnė

Nėpėr dallgėt e thekrės me hėnė.

 

Shagane, asaman, Shagane!

Nė veri larg njė vajzė kam lėnė,

Porsi ty ėshtė yll edhe hėnė.

Mbase zgjohet dhe gjumi s’e zė...

Shagane, asaman, Shagane.

 

O. E. MANDLSHTAM

 

 

* * *

Sa na pėlqen tė jemi hipokritė

Dhe tė harrojmė shumė shpejt.

Nė fėmini ne vdekja na zė pritė

Mė shpesh se sa kur jemi pleq.

 

Fėmija i pėrgjumur preket lehtė

Dhe pjatėn me ushqim s’e prek.

Por unė, qė nė botė jam i vetėm

Kujt t’ia var buzėt porsi derr.

 

Nuk dua tė pėrgjumem porsi peshku

Pėrfund liqenit nė kllapi,

Por vojtje dhe telashe do tė desha

T’i zgjidhja vetė nė liri

 

BORIS I. PASTERNAK

 

 

HAMLETI

 

Salla heshti. Drejt nė skenė dola.

Nė mandallk’e derės u mbėshteta.

Po e ndjej nga larg unė jehonėn

Qė dėrgon ky shekull i paqetė.

 

Errėsir’e natės mė vėshtron

Me sytė mbėrthyer nė dylbi.

Ati im, tė lutem, mė dėgjo:

Kėtė gotė mos mė ler’ta pi.

 

Qėllimin qė ke e adhuroj,

Nuk i shmangem rolit tė caktuar.

Dramė tjetėr sot po pėrjetoj,

Lemė kėtė dramė qė ta luaj.

 

Un’e di, vendim tjetėr s’do ketė,

S’mund tė shmangem kurrė nga ky skaj,

Jam i vetėm, rrotull farisejtė

Jetėn ta jetosh s’ėshtė kollaj.

 

M. I. CVETAJEVA

 

 

* * *

Sa mė pėlqen qė ti s’vuan pėr mua,

Sa mė pėlqen qė nuk vuaj pėr ty,

Qė globi rrotullohet pa pushuar

Dhe ne mė kėmbė mbahemi te dy.

Sa mė pėlqen qė veten e pėrmbaj,

Nuk bėhem qesharake dhe e belbėt,

Nuk skuqem e nuk zė tė qaj

Kur prek kalimthi mėngėn e xhaketės.

 

Dhe mė pėlqen kur ti nė syt’e mi

Njė tjetėr pėrqafon fare i qetė,

Mallkimin e skėterrės mos ma ndill

Qė ty unė s’tė puth siē dua vetė.

Qė emrin tim as ditėn e as natėn

Kjo buza jote s’di ta pėrkėdhelė,

Qė kurrė s’do ta marrim tok uratėn,

Kurorė ne nė kishė s'do tė vemė.

 

Me gjithė zemėr ju falėnderoj

Qė ju mė dashuroni pa e ditur,

Pėr netėt qė e qetė i kaloj,

Shėtitjet qė ne s’i kemi shėtitur,

Takimet qė takime ju s’i quani,

Qė dielli s’na ka parė tok tė dy,

Pėr atė:qė ju pėr mua, ah, nuk vuani,

Qė unė s’vuaj, ah, fare pėr ju.

 

EUGJEN EFTUSHENKO

 

 

PERSE KESHTU

 

Kur nė anije po kėrkonte

Radisti valet kuturu,

Zėr’i njė gruaje kumbonte:

“Pėrse kėshtu? Pėrse kėshtu?”

 

Dhe akullnaja njėratjetrėn

Me zhurm’e krismė po e shtyn,

Dhe pėshpėrisin me potere:

“Pėrse kėshtu? Pėrse kėshtu?”

 

Dhe bli i madh kapur nė rrjetė

Me shatėrvan’e gjakut blu

Pėrplaset, hidhet e kėlthet:

“Pėrse kėshtu? Pėrse keshtu?”

 

Dhe dallg’e tij e turbulluar

Varkėn pėrplas edhe e mbyt,

Klith peshkatari i hutuar:

“Pėrse kėshtu? Pėrse kėshtu?”

 

Dhe unė ty tė tradhėtoj

Si maskara e si njė pusht,

E ti mė lutesh, mė vėshtron:

“Pėrse kėshtu? Pėrse kėshtu?”

 

E tjetėrsuar, e egėrsuar

Si njė armik mė sheh ashtu,

Mė kot tė lutem i penduar:

“Pėrse kėshtu? Pėrse kėshtu?”

 

Shpirti me shpirt, popull me popull

Mes errėsirės qė i mbyt,

Thėrresin botės rretherrotull:

“Pėrse kėshtu? Pėrse kėshtu?”

 

J. A. BRODCKI

 

 

* * *

M. V.

 

Ē’i duhet ēudisė? Njė gunė ēobani

Sot, pakėz kripė, njė grusht trahani,

Njė doēkė qiell nga qielli pa skaj

T’i shtohet ditės qė vjen pas saj.

 

Dhe ngjan kjo ēudia! Mbi tokė zbret

Dhe ruan, patjetėr, adresėn e vet,

Synimin e saj ajo e pėrmbush:

Nė shkretėtirė gjendet dikush.

 

Nė ik nga shtėpia, ti mos harrosh,

Yllin e ndiz qė tė ndritė ai,

Tė ndritė botėn qė mbeti bosh

Dhe tė tė ndjekė nė pafundėsi.

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, qershor 2008)

 

POEZI NGA ANGLIA DHE SPANJA

 

JAMES FENTON

 

 

James Fenton u lind mė 1949 nė Lincoln, nė Angli,. Eshtė gazetar, kritik teatri, reēenzent dhe korrespondent lufte. Prej vitit 1994 deri mė 1999 ka qenė Profesor i Poezisė nė Oksford.

 

JASHTE RREZIKUT

 

Zemėr jepu, firmose dorėzimin,

si pemė pranoje zhveshjen.

Mėso sesi gjethnaja mėson tė bjerė

dhe pėrvidhju rrezikut, pėrvidhju e dashur.

Ajo qė i pėrket brymės dhe shkrirjes sė akujve

dhe dimri mė i thellė s’mund tė tė plagosin.

Ajo qė i pėrket erės dhe shiut

s’ka rrezik tė kthehet nė furtunė.

Pasioni xheloz dh nevoja e egėr

tradhtojnė zemrėn qė i ushqen.

Por ajo qė i pėrket dheut dhe vdekjes

nuk pėrbėn rrezik pėr diellin.

Kam qenė i egėr, e kam patur gabim-

vėshtirė ta thuash, vėshtirė ta dish.

Ti nuk mė pėrket.

Tashmė s’je mė nė rrezik-

I je pėrvjedhur erės,

I je pėrvjedhur dallgės,

I je pėrvjedhur zemrės,

tė gjithave, tė gjithave rreziqeve tė dashurisė.

   

PERCEPTIMI

 

Hardhuca nė mur, thith,

heshtjen e papritur qė vjen

nga pylli, mė thonė se e kam humbur

perceptimin e sė mirės.

E di, ėshtė e bukur kjo lule,

kėshtu mė dukej deri dje.

U hap si njė pėllėmbė ngjyrė

gjaku dhe s’kish mė tė bukur.

E di, ajo punė ėshtė e bukur,

njė luks, njė e mirė.

Me punė do ta zhdukja

vetminė.

E bukur ishte vetmia

kur isha i sigurtė pėr forcėn time.

Besoja se ishte njė mjet

pėr t’u rritur, por e kisha gabim.

Hardhuca lėviz me hedhje.

Nė pyll zogu mallkon.

Lulja rimbillet si njė grusht.

Perceptimi zhgėnjehet.

 

PER ANDREW WOOD

 

Ēfarė duan nga ne tė vdekurit

qė shikojnė nga shpella e tyre?

Duan tė qajmė pėrjetėsisht?

Duan tė na luajnė mėndsh,

duan tė shkatėrrohemi apo

tė na gjejnė tė mbytur si skllevėr

tė ndonjė perandori antik?

Asnjė nga miqtė e mi tė vdekur

nuk ishte perandor, as shije

ekstravagante nuk kishte dhe

asnjė nga ata ishte kaq hakmarrės,

qė tė donte konsumimin e miqve tė tij,

tė konsumoheshin prej dhimbjes,

tė shkatėrruar dhe tė shpėrfytyruar.

Mendoj se tė vdekurit duan qė ne

tė qajmė pėr ato qė kanė humbur.

Mendoj se meqė na dinė qė jemi

ende kėtu, i turbullon mė shumė nga gjithēka.

Por koha atje, do t’i gjente dorėlėshuar,

duke u marrė mė pak me veten.

Dhe koha do t’i gjente bujarė atje,

siē ishin njėherė e njė kohė,

ē’tjetėr mund tė donin nga ne

nėse jo, njė vend nderi nė kujtimin tonė,

njė dhomė tė veēantė, njė fron tė shenjtė,

privilegje dhe famė?

Dhe kėshtu tė vdekurit do tė pushonin

tė na ankoheshin dhe ne do tė armėpushonim,

do tė bėhej njė pakt mes miqve tė vdekur

dhe atyre tė gjallė.

Ajo qė duan miqtė e vdekur nga ne

ėshtė miqėsia me tė gjallėt.

 

KAM PARE NJE FEMIJE

 

Kam parė njė fėmijė me flokė argjendi.

Atje do tė tė shpie nėse mė rri pranė.

Shtrėngoma dorėn.

Mos u shkėput.

Fushat janė tė minuara dhe fryn erė e ftohtė.

Era shpupurit flokėt e tua tė argjendta.

Lumi Azzurravena shkon larg dhe thellė.

Degėt krisin dhe hijet vallėzojnė.

Shtrėngoma dorėn.

Ndiqe monopatin.

Tė minuara janė fushat dhe hėna rri nė qiell.

Kam parė njė fėmijė qė s’fle mė.

Kam parė njė fėmijė tė plakur nga dhembja.

Shtrėngoma dorėn.

Qėndro me mua.

Tė minuara janė fushat nga ata qė s’na duan.

Thuamė qė do tė mė jesh pėrsėri mik.

Larg thirrjes sė gjakut

kam parė njė fėmijė tė dalė nga balta.

Shtrėngoma dorėn.

Shtrėngoma zemrėn.

Tė minuara janė fushat, e errėt ėshtė hėna dhe i plotė

ėshtė lumi Azzurravena.

Nga larg zemėrdredhur

kam parė njė fėmijė bėrė copash.

Je ti?

Jam unė?

Tė minuara janė fushat dhe e gjatė ėshtė nata.

Qėndromė afėr kur tė rifillojnė tė shtėnat.

 

 

LUIS PIMENTEL

(Njė  nga poetėt mė tė rėndėsishėm spanjollė tė shekullit tė ’20-tė)

 

 

Luis Pimentel, u lind mė 1895 nė Lugo, Spanjė. Eshtė njė  nga poetėt mė tė rėndėsishėm spanjollė tė shekullit tė ’20-tė. Kur ishte student mjekėsie nė Santiago de Kompostela dhe mė pas nė Madrid hyri nė kontakt me botėn intelektuale tė kryeqytetit, nė tė cilėn do tė njihet edhe me ata tė rinj qė do tė formonin gjeneratėn mė tė famshme dhe tė pasur poetike tė letėrsisė. Poezia e tij nxjerr nė pah misterin e mikrogjėrave, duke identifikuar pėrreth tyre mrekullinė e vėrtetė tė botės; gjuha e pėrdorur prej tij i riemėron gjėrat duke na bėrė tė shijojmė njė tjetėr ekzistencė jetėsore.

 

LUTJE QE ZOGU MOS TE VDESE

 

Zot, pėrse nga afėr njė zog

mund tė ngjajė njė pėrbindėsh?

E mbaj ndėr duar dhe dridhet prej frikės.

Ngjan sikur ėshtė zemra ime.

Tmerrohem, sepse mund ta vras

kėtė lule tė gjallė dhe tė ngrohtė,

duke bėrė tė dalin nga goja e tij

tė gjithė mėngjeset terse.

Pėrse njė zog ėshtė gjithmonė njė gjė e re pėr ne?

Zot, pėrse nė duart tona pėrpėlitet krimi?

 

NE MORG ESHTE NJE FEMIJE

 

Tashmė iku ministri i Zotit

-vizitė rrethane

ėshtė trupi i tij mbushur rutina.

Besoje, se ti ishe njė zilkė

dhe vdiqe, duke lozur me shiun.

Morgu ėshtė shumė i madh pėr ty.

Dhe mbajtėsja e zezė.

Dhe hija jote.

Dhe heshtja e ēimentos sė lagėsht.

Ti dhe unė pėrjetėsisht jemi kuptuar.

Deri kėtu arrin njė kėngė e plagosur

qė bie dhe na ngre.

Arrin nga misteri i indiferencės

nė lum, poshtė bredhave,

ku varkat e lidhura

vigjilojnė yjet qė duan tė mbyten.

Qyteti nuk di gjė pėr kėtė

dhe nė trupin tėnd ka ngelur ende

njė dritė e zbehtė qė ndriēon morgun:

vdekjen qė lėpin faqet

me diēka shumė serioze.

Por ekzistojnė akoma nė sytė e tu

tė vegjėl kopshte tė lulėzuar

pėrmes tė cilėve kėmbėt e tua,

hija jote e vogėl.

nuk vrapuan kurrė,

Me mua je,

me duart e mbyllura, tė shtrėnguara,

duke mos dashur ta lėsh tė lirė kėtė ēast heshtjeje

qė tė ēon larg botės.

 

LOJE E TRISHTE

 

Ai vogėlush

u nxirrte sytė

zogjve;

dhe i pėlqente ti shihte

kur u dilte ajo gllėnjkė

ajri dhe drite,

mėngjeseve tė lagėshta

mjegulluese.

 

Pastaj i hidhte

tė fluturonin

dhe qeshte kur i shihte

tek pėrplaseshin nė gardhin

e shtėpisė sė tij

me njė zhurmė

shumė tė trishtė.

...........................

U rrit dhe ėshtė njė nga ata.

 

DHE KURRE NUK TE TAKOVA !

 

Njė tjetėr ditė qė vdes

pa luftė, nė qytet.

Dhe kurrė nuk tė takova!

Ngrija gurė tė rėndė.

Mbaja nė duar,

zogj tė trembur dhe insekte tė ftohtė.

Dėgjoja shpirtin tim

nė shelgjishtė dhe nė det.

Prita agimin

pėr tė studiuar kalimin

qė ēon nė fillimin e ditės.

Dhe kurrė nuk tė takova!

Njė mėngjes tė ndritshėm

pashė nėnėn

tė shpalosė nė erė flokėt

kėtė pluhur tė artė

margaritarėsh dhe fildishi.

Dhe pashė qė drita

nė gjinjtė e saj

kėndonte madhėshtinė e ditės.

Dhe kurrė nuk tė takova!

Vėshtrova nė sytė e sė dashurės.

Pėrse qenkan bosh kopshtet e saj?

Me ngulm tė kėrkoj

nė kėtė ditė qė vdes ngadalė nė qytet.

 

SALLE OPERACIONI

 

Pa peshė rrėzohen zėrat

nė qetėsinė e natės

dhe mbėrrijnė si njė varkė pa drita.

Dėgjohet njė i vdekur,

atje, nė morg,

si njė gur qė bie nė errėsirė.

Veshje punėtorėsh, tė lodhura dhe tė pista

dhe njė orė qė rreh fort mes tyre.

Dėgjohet njė zhurmė ēelėsash dhe kryqėzimesh.

Nata heq pantoflat e shurdhėta.

Agimi hapon zbathur,

me kėmbėt e tij tė mavijosura.

 

Pėrgatiti dhe pėrshtati Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, maj 2008)

 

POEZI NGA IRLANDA (e veriut)

 

SEAMUS HEANEY

(Nobel pėr letėrsi 1996)

 

 

Seamus Heaney u lind mė 1939 nė Castledawson, Irlandė e Veriut. Fėmija i parė i njė familje prej nėntė fėmijėsh. Me njė bursė tė dytė studimi frekuenton Universitetin Queen’s tė Belfastit. Mė 1962, pasi  merr doktoratė nė Literaturė, fillon tė japė leksione pranė Kolegjit St Jozef tė Belfastit. Nga viti 1982 deri mė 1987, pranon ftesėn pėr tė dhėnė leksione katėr muaj nė vit si “Poet i Ftuar” nė Universitetin e famshėm tė Harvardit. Mė  1989 deri mė 1994, Seamus Heaney ka qenė “Profesor i Poezisė” nė Universitetin tjetėr tė famshėm tė Oksford-it. Aktualisht ndodhet nė Harvard, pėr njė semestėr nė vit si “Boylston Profesor i Retorikės”. Nė vitin 1996 Seamus Heaney-it iu akordua ēmimi Nobel pėr pėrmbledhjen poetike: “The Spirit Level”. Aktualisht jeton nė Dublin.

 

NDESHKIM

 

Ndiej shtrėngimin

e kapistrės nė qafėn tėnde,

erėn nė gjoksin

e zhveshur.

 

T’i bėn thithkat

perla qelibari,

shkund strukturėn e brishtė

tė brinjėve tė tua.


E shoh trupin tėnd tė mbytur

nė moēal,

gurin e rėndė,

rrėnjėt dhe degėzat lundruese,

 

kėtu poshtė mė parė

ishte njė fidan i bulėzuar

i sapodalė nga balta-

kocka lisi dhe tru nė vozė,

 

koka e rruar

e ngjashme me kallamin e misrit,

sytė e lidhur me njė cohė tė ndyrė,

nė thithka njė unazė

 

pėr tė varur  kujtimet

e dashurisė.

Njė tradhti e vogėl martesore

para se tė tė ndėshkonin.

 

flokėt tė verdhė si ari,

ishe e zbehtė dhe fytyra jote

e llangosur me katran ishte e bukur.

Viktima ime e mjerė,

 

gati tė dashurova,

ma kishe hedhur gurin, e di,

gurin e heshtjes.

Jam udhėtar i zoti

 

i dallgėve tė errėta dhe tė shfaqura

tė trurit tėnd, tė telajos

sė gėrvishtur tė muskujve tė tu

dhe tė gjitha kockave tė tua,

 

unė qė qėndroja i heshtur

kur motrat e tua tradhtare

tė llangosura me katran

qanė pėrgjatė kangjellave,

 

unė qė duhej tė isha bashkėfajtor

i dhunės sė civilizuar,

kuptoj ndėrkaq tė pėrpiktėn, fisnoren

dhe intimen gjakmarrje.

 

FRUT I ĒUDITSHEM

 

Ja koka e vogėlushes e ngjashme

me njė kungull tė zhvarrosur.

Ka fytyrė rrumbullake, lėkurė ngjyrė

kumbulle zemėrkuqe, dhėmbė si thelpinj.

Kanė copėtuar fierin e lagur tė flokėve tė saj,

duke lėnė ajrin

t’i prekė bukurinė e egėr.

 

Thesar prej dylli nė prishje;

hunda e thyer, e zezė si njė plis,

kokėrdhokėt e syve puse minierash tė vjetra.

Diodorus Siculus rrėfehem.

T’u qetėsoftė dalėngadalė shpirti:

vogėlushe e tmerrshme kokėprerė

e vrarė, e harruar, e paemėrt,

qė fikson errėsirėn dhe bekimin,

qė fikson gojėshqyer

atė qė filloi t’i ngjante adhurimit.

 

PRERESIT E FARERAVE

 

Ngjajnė qindra vjet larg, Breughel:

po t’i afroj nė kuadėr do t’i njohėsh.

Qėndrojnė nė gjysmėrreth poshtė hendekut

pas njė treguesi ere:

janė prerėsit e farėrave. Sythat e rinj

tė kėrcenjve dalin jashtė

patateve tė zhytura nė kanistėr.

Kanė kohė pėr tė vrarė, nuk nxitojnė.

Secila thikė e mprehur

ndan mė dysh me dembelizėm

ēdo rrėnjė qė ribie nė pėllėmbėn e dorės

me njė ndriēim tė lėbyrtė

dhe pikėrisht nė qendėr, njė filigran tė errėt.

Oh, veshje fshatareske! Nėn hije tė gjineshtrave

qė i verdhėzojnė, formojnė njė zbukurim

atje tej, bashkė me ne, me anonimitetet tona.

 

SHEN KEVIN-I DHE MELLENJA

 

Ishte Shėn Kevin-i dhe mėllenja.

Shenjti rri nė gjunjė brenda qelisė sė tij

me krahė tė shtrira, por qelia ėshtė e ngushtė

kėshtu qė duhet tė varė pėllėmbėn e ngrirė

si njė tra qendror jashtė dritares,

qė mėllenja tė pushojė atje

pėr tė rregulluar dhe vendosur ēerdhen.

Kevin mban me kujdes nė pėllėmbė

vezėt e ngrohta, gjoksin, kokėn dhe kthetėrzat,

pėr tė zbuluar lidhjen me rrjetėn e jetės shekullore,

duhet tė mos lėvizė: tė mbajė dorėn tė shtrirė

si njė degė nė shi dhe nė diell pėr javė tė tėra

derisa lindja tė mos e ēajė lėvozhgėn dhe tė fluturojė.

 

Dhe meqė e gjithė historia ishte e trilluar,

imagjino sikur ti je Kevin-i. Si tė duket?

Harroje veten ose ankthin e vazhdueshėm

nga qafa deri tek krahėt nė dhimbje.

I ke gishtat tė ngrira? I ndien ende gjunjėt?

Apo ndoshta, boshllėku i errėt i pėrtejvarrit

hapi njė rrugė brenda teje? Ikėn larg me mendje?

Apo ėshtė refleks i tejdukshėm nė lumin e thellė tė dashurisė,

“Puno dhe mos kėrko shpėrblim”, kjo ėshtė lutja e tij.

I gjithė trupi reciton njė lutje,

sepse ka harruar vetveten, ka harruar mėllenjėn,

i vetėm nė breg harron edhe emrin e lumit.

 

TIMPANI I SHIUT 

 

Pėrmbys trungun dhe ajo qė ndodh

ėshtė njė muzikė qė nuk do ta kishe

shpresuar ta dėgjoje. Gjatė trungut tė tharė

tė kaktusit rrjedhin ujėra, katarakte, rrebeshe.
Kalon si njė tub uji, pastaj e shkund sėrish lehtėsisht

dhe ja njė ngadalėsim pėrshkon shkallėt e saj

si nė njė ulluk tė tejmbushur. Nė vazhdim,

njė tufė pikash nga gjethe tė spėrkatura,

lagėshti e butė bari dhe luleshqerrash;

pastaj mijėra xixėllima si fėrfėllimė ajri.

 

Pėrmbys edhe bastunin. Ajo qė ndodh

nuk ėshtė mė pak nga ajo qė ka ndodhur,

dy, dhjetė, mijėra herė mė parė.

Ē’rėndėsi ka nė e gjithė muzika qė pėrēon

ėshtė njė rėnie guralecėsh

dhe farėrash tė thara gjatė njė trungu kaktusi!

Je si njė njeri i pasur i mirėpritur nė parajsė

nėpėrmjet timpanit tė njė pike shiu. Dhe tani

dėgjo prapė.

 

DUKE U RRESHTUAR

 

Pesha 56 libbra*. Masė e ngjeshur hekuri

e mohimit; e shkrirė dhe e shėnuar,

e aftė pėr t’u ndarė, njė levė e shkurtėr

si dorezė, e trashė si njė trung.

Peshė katrore nė dukje e padėmshme,

derisa nuk provon ta ngresh, pastaj

kėrcitje eshtrash, forcė jetėshkatėrruese.

Kuti e zezė graviteti, stampė

e palėvizshme, rrėnjė e ngulur fortė e peshės sė vdekur.

Megjithatė provon ta ēekuilibrosh,

me njė peshė tjetėr tė vėnė mbi njė peshore

-njė peshore e mirėekuilibruar, e vaisur rishtazi-

dhe ēdo gjė dridhet, shpėrndahet nė dhėnie dhe marrje.

 

Dhe nga kjo mblidhen lajmet e mira:

ky princ i mbėshtetjes, i figurės sė mirė,

tė japėsh ndihmė duke u zbilanēuar me atė

qė pėr tė tjerėt ėshtė e pa tolerueshme,

duke duruar ēdo gjė qė pėrmbahet dhe pranohet

kundėr vendimit tonė mė tė mirė. Vuajtja

pasive e bėn botėn tė rrotullohet.

Paqja mbi tokė, njerėzit me qėllime tė mira: gjithēka

sjell mirėsi pėrderisa mban ekuilibrin,

pjata avullon qetėsisht dhe ankthi i engjėllit

pėrzgjatet deri nė njė shkallė mbinjerėzore.

 

***

 

Dy anė nė ēdo ēėshtje, sigurisht, sigurisht...

por ēdo herė, tė rreshtohesh ėshtė e vetmja gjė

qė mund tė bėsh, por duhet bėrė pa

u shfajėsuar apo keqardhje.

O Zot, duhej dhėnė njė goditje

dhe njė goditje e thatė do tė tė ēmendte nga inati,

mu pėrgjigje se ishte mendja e tij e ngushtė

dhe zotėsia ime qė fitova lojėn e parė.

U pėrmbajta kur duhej tė sulmoja brenda

dhe humba (pėr fajin tim), ironinė.

Njė kavaleri e gjitha jashtė pozicionit, o plak.

Nė kėtė pikė, vetėm njė goditje poshtė brezit lan turpin.

 

*njėsi matėse

 

Pėrgatiti dhe pėrshtati Hiqmet Meēaj
(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, shkurt 2008)

 

POEZI NGA SPANJA

 

LUIS GARCIA MONTERO

 

 

Luis Garcia Montero u lind nė Granada tė Spanjės mė 1958. Kreu studimet pėr filozofi dhe letėrsi nė Universitetin e Granadės, ku u doktorua mbi njė tezė pėr poetin e madh spanjoll Rafael Albertin me tė cilin filloi tė ketė njė miqėsi tė madhe. Montero ėshtė njė nga poetėt mė tė rėndėsishėm tė poezisė sė sotme spanjolle, aktualisht ėshtė profesor i filologjisė spanjolle nė Universitetin e Granadės. Konsiderohet si njė poet prestigjioz, tė cilit i janė dhėnė shumė ēmime tė rėndėsishėm, si ēmimi: “Federiko Garsia Lorka”, “Ēmimi i Sevilies”, “Ēmimi Loewe”, “Ēmimi Kombėtar i Poezisė”, mė 1995. Nė vitin 1999 iu dha “Ēmimi Servantes”, vlerėsimi mė i lartė nė letrat spanjolle. Ka botuar ndėr tė tjera vėllimet: “Trishtim” 1980, “Kopshti i huaj” 1983, “Ditar i komplikuar” 1987, “Shtėpi tė ndara” 1994 dhe mė 1998 “Poezitė e plota”.

 

Pėrktheu Ben Meēe

Bolonjė

 

NDALESĖ NĖ BARAJAS

 

Personazhe tė ēuditshėm,

pleq me valixhe e tėrė dinjitet,

tė rinj qė mėsuan

thepėzimin e ngashėnjimit

nė mėnyra e vende tė ndryshėm,

faunė kėmbėzbathur, e pacipė,

qė fle mbi kolltukėt

e aeroportit.

 

Afėr xhamave

retė dhe pista e uljes derdhin

helm romantik mbi modernizmin

ku secili pret nisjen e vet.

Haretė, nostalgjitė, vetmitė,

lodhje tė kėsaj bote.

 

T'i huazoj para pėr taksi

mė kėrkon njė burrė gjithė dhimbje,

ka humbur plaēkat kėtė mėngjes

duke u kthyer nga Parisi.

 

Ma tregon si ndodhi.

 

E shoh tek largohet,

mes udhėtarėve tė tjerė.

 

Nė ekranet elektronikė

vendoset fati ynė,

rrahin krahėt e lodhur, emra qytetesh tė ēuditshėm.

 

Vėshtron retė e mė nė fund largohet

nė kėrkim tė ishullit tė tij

ku kimia dhe vdekja rezultojnė natyrore

ndėrsa palmat e larta janė prej plastike.

 

POHIM

 

Tė udhėtosh nėpėr rrugė dytėsore,

mė afėr peisazhit,

plepash tė verdhė e tokės sė lagur,

makina tek ecėn ngadalė mbi njė urė.

 

Pohim i mundshėm

qė tė ofron koha

pėr tė humbur brenda vetes,

sepse bota me gjithė qytetet e saj

ėshtė pėrherė nė vendin ku ndodhemi ne,

i vetmi trėndafil i erėrave,

i vetmi port ku mund tė zbarkosh.

 

Kėtu, ndėrmjet meje dhe teje,

ndėrmjet plepave dhe lumit,

drita e vjeshtės jeton

me qetėsinė e kujtimeve,

nuk i duhet pasaporta

pėr tė hyrė e dalė

nė zemrėn tonė.

 

POETIKĖ

 

Lumė i tharė, heshtje

qė rrethon derėn e shtėpisė time.

 

Nė shtratin e gurėve moēalorė

ngrihet bari,

shfaqen sende befasuese,

botė tė paemėrta,

jetė qė ngatėrrohen me vdekjen.

Por ka mbrėmje tė dykuptimta qė mė shpien

deri te shtrati i lumit,

e ndėrmjet zejeve rrjedh

uji i imagjinuar prej dritės

qė na konsumon.

 

Kushedi…,

ndoshta pėr kėtė arsye,

dikush mbolli pemė pėrballė,

erdhėn buzė tė rinjsh,

stola tė njerėzuar nga hijet.

E mbi shtresėn e gurėve fluturojnė mbrėmjeve

zogj dhe shikime,

fytyra tė vetmuara qė ndjekin njėra-tjetrėn nėpėr ujra,

duke kėrkuar njė kohė tė gjallė e tė palėvizshme,

njė kujtesė

ku tė mbėshteten.

 

Unė nuk tė kam borxh asnjė puthje,

doja vetėm tė tė kushtoja kėtė vjershė.

 

GRATĖ

 

Mėngjes periferie,

autobusi i afrohet stacionit.

 

Bėn ftohtė rrugėve, ėmbėlsisht,

gati si njė rizgjim pranveror,

i njė qyteti qė nuk ka hyrė

akoma nė tė nxehtė.

Nga vendi im shikoj gratė,

me sytė e pėrgjumura e veshjet pa lustėr,

nė kėrkim tė orarit tė punės.

 

Hipin duke lėnė zbuluar,

nėpėr xhamat e mbėshtetėseve

lajmėrime trupash

e ndėrresash intime.

Vajzat na shohin nė sy

nga mbretėria e pėrkryer e fotografisė sė tyre,

pa orare, pa ngut,

tė turpshme si njė ėndėrr e nxirė nga dielli.

 

Unė zbres te tjetri, pėshpėris.

Mė mallėngjen kujtimi

i lėkurės tėnde tė bardhė e tė trishtė,

pėrulėsia miqėsore e natės tėnde,

dora

qė harrove mbi dorėn time,

duke dalė prej dushit,

vetėm pak mė parė,

ndėrsa unė kundėrshtoja tė ngrihesha.

 

Tė uroj ditė tė mbarė,

fati tė kėrkoftė

nė shtėpinė tėnde tė vogėl e tė rregullt,

jeta tė trajtoftė denjėsisht!

 

 

ADONIS

(Njė nga poetėt e gjallė mė tė rėndėsishėm arabė)

 

 

Adonis u lind mė 1930, ėshtė libanez me origjinė siriane (emri i tij i vėrtetė ėshtė Ali Ahmad Sa’id Esber) jeton e punon pėr rreth njė dhjetėvjeēar nė Paris, ku i janė botuar nė gjuhėn frėnge disa nga librat e tij poetik mė tė rėndėsishėm. Eshtė pėrcaktuar si njė nga poetėt e gjallė mė tė rėndėsishėm arabė, ka qenė  protagonist qė nga vitet ‘50 i ndryshimit dhe rinovimit tė poezisė arabe bashkėkohore. “Vij nga njė tokė nė tė cilėn poezia ėshtė si njė pemė qė pėrkujdeset mbi njeriun dhe nė tė cilėn poeti ėshtė ai qė e kupton ritmin e botės”.

 

NUK ESHTE YLL

 

Nuk ėshtė yll as frymėzim profeti

nuk ėshtė fytyrė qė rri poshtė hėnės.

Ja ku avancon si njė ushtė pagane

duke pushtuar vendet e bashkėtingėlloreve

duke shpėrndarė gjakun e tij

duke ia treguar diellit plagėt.

Ja ku ėshtė duke veshur lakuriqėsinė e gurėve

duke ua kthyer lutjen shpellave.

Ja ku ėshtė duke pėrqafuar tokėn e butė.

 

TOKA E FSHATIT TIM

 

Dora e universit shfleton ende

historinė e tokės sė fshatit tim

e sjellė nga dielli dhe kur horizontet e tij

mbyllen, ajo hap tė sajat.

E konservoj e skalis nė gjakun tim

dhe nė gojė mė mbijnė, pllaja dhe gurė

qė i ēoj nėpėr botė,

mesazh qė tė padukshmen zbulon.

Toka e fshatit tim... nė ndėrgjegjen tėnde isha

intimiteti yt, konfidenca jote

ėshtė plazmuesi im – ē’do tė isha unė

nėse nuk do tė isha, krijuesi yt i vetėm?

 

AGIM

 

Dielli yt ėshtė nė artikulimet e mia

si bora, si zjarri ngrihem

kur perėndon

dhe kur perėndoj ngrihet.

O mėrzi qė lind nė rrugėn time.

O ag, shoqėruesi im.

 

 

BARBARA PUMHOSEL

 

 

Barbara Pumhosel u lind mė 1959 nė Neustift bei Scheibbs, Austri. Eshtė laureuar nė Gjuhė e Letėrsi tė huaja nė Universitetin e Vjenės. Pas punėve tė shumta nė Britani tė Madhe dhe Francė, qė nga viti 1988 jeton nė Firence.

 

NISJA

 

Nė radio dikush

fliste pėr kopshte imagjinare,

me bretkosa tė vėrteta brenda tyre,

ndėrsa ajo nisej,

duke lėnė tė binte

ēdo herė nga njė fjalė,

siē bėnin Hänsel-i dhe Gretel-i,

pėr tė rigjetur njė ditė,

rrugėn pėr nė shtėpi

dhe kundėr ēdo logjike

ecte duke shpresuar,

qė dikush do ta gjente

edhe pse kjo do tė thoshte

tė humbje pėrgjithmonė.

 

KONTRAPUNKT

 

Nė mendje grimcėzohen

pllaka akulli mbi gurė tė verdhė sulfuri,

imazhe qė arrijnė nga pėrtej kufijve

shndėrrohen nė fjalė dhe qė atėherė,

njė cingėrimė tymoste pa oksigjen,

kamxhikonte shkurret dhe thyente rrugicat qė

tė ēonin tė gjitha nė njė drejtim,

duhet tė kem ėndėrruar njė version tė ftohtė

tė ferrit – mendova – se nuk mund ta shpjegoj ndryshe

atė shpėrthim tė papritur gėzimi.

 

MORGU

 

Ishte e pazonja

nė gjallje.

Asnjeri s’e imagjinonte

ē’mund tė bėnte.

Ishin karakteristikat

e fytyrės sė saj prej tė vdekure,

qė i transmetonin tė huajit

njė imazh nė lėvizje,

pėrplasje tė lehta krahėsh,

konturimin e njė vije

tė ngritur nė hark,

qė largohej

duke lėnė nė ajėr,

njė pėrpjekje tė fundit

komunikimi vagullues.

 

KTHIM PROVIZOR

 

Kurrė mė lotė nė poezi,

shi, det dhe mbi tė gjitha,

kurrė mė dėborė tė bardhė, tė virgjėr,

lamtumira tė bėn dėm,

u duken aq tė bukura nė pamje tė parė

fjalėt e pėrdorura shumė

tė gjithė atyre qė si unė

mbėrthehen

nė ēdo trung, nė ēdo lule plastike

nė mungesė tė fijeve tė barit,

pėr tė larguar momentin

e imazheve tė brendshme, tė jashtme

qė mbėrrijnė pa filtėr, pa mėshirė

tė shkrira njėra me tjetrėn,

(mbi tė gjitha mos i mbyll sytė),

projektohen nė murin e shtėpisė pėrballė

dhe mė fiksojnė,

pėrmes tendės gjysmėtransparente,

me dardhat e stilizuara,

me fikun poshtė dritares, qė reziston

pa ujė prej tre ditėsh

dhe gjithė apartamenti ėshtė komplet bosh.

 

MEDBH MCGUCKIAN

(Njė nga zėrat mė tė rėndėsishėm tė poezisė moderne irlandeze)

 

 

Medbh Mcguckian u lind mė 1950 nė Belfast, Irlandė e Veriut. Eshtė autore e shumė vėllimeve poetike, ėshtė pėrcaktuar si njė nga zėrat mė tė rėndėsishėm tė poezisė moderne irlandeze. Medbh McGuckian, pėrpiqet tė realizojė lidhje tė paparashikuara mes sintaksės dhe hapėsirave perceptuale,  i ndėrton tekstet me ngjyra tė errėta, qė hap pas hapi, e ēojnė lexuesin nė territorin e njė lirizmi mrekullues.

 

TULIPANE

 

Tulipanėt nga droja  nuk i kam prekur

pėr njė kohė tė gjatė, mekanizma

tė mbrojtjes pėr tė fshikulluar shiun

qė kėrcen nėpėr gotėzėn

e trungut, megjithėse nuk ėshtė

njė ėndėrr rinore dashurie, njė forcė mendimi

pėr ta mbyllur dyfish

dhe dėrguar me anė fishkėllimash,

ose  pėr tė rifituar gjumin me bėrryla

nė duart e mbledhura. Vetė pavarėsia e tyre

i tėrheq nė kėtė drogim tė shpirtit.

 

Por, si tė gjithė instruktorėt, lehtėsisht

tė tėrhequr, nė pasqyra mungesash diellore

ekzaltojnė vetveten nė balete hakmarrjeje.

Njė lloj binjakėrie, njė mėnyrė olimpike

pėrfitimi dhe janė sakrifikuar nė intriga,

fytyra tė ngritura lart shumė herė nga arti i dritės,

mungesa e tyre e dashurisė, njė formė sėmundjeje,

mė e thellė sesa feminiteti i tulipanėve

me zemrat e tyre tė errta prej blete.

 

TYM

 

U kanė vėnė zjarr gjineshtrave buzė rrugės.

Do tė gjejmė rrugėdalje? Era a mund ta mbajė

kėtė gjarpėr portokalli, pėrgjatė kodrave,

larg prej shtėpive?

 

Duket, kėtu e dinė ē’bėjnė,

kurse unė nuk mundem

as tė pėrmbaj veten. Vrapoj

pėrderisa ky tym i kuq tė mos mbulojė botėn.

 

GJERAT QE NUK SHIHEN

 

Varfėria e studiuar e njė ēatie hėnore,

qeramidhet e fabrikės sė qumėshtit

ftohen poshtė mollėve,

drumolla qė i bėn rrobat e palara mė tė bardha...

 

Por s’mbaj mend emrat, ose i kujtoj gabim

kur mė shndėrrohen nė njė emėr tjetėr,

tė njė qyteti francez si emri pagėzues i njė gruaje.

 

Fėmijėria ime ruhet si historia e njė kombi,

pėrrallat e mia tė preferuara janė ciflat

e strehuara nga pagurja.

 

Shoh vdekjen e gjyshes si njė copė akulli,

shėndoshjen e nėnės time tė kthyer nė formėn e parė,

ēelėsin tim tė futur nė portėn tėnde.

 

Truke qė mund t’i gjesh nga kjo kopsė i shkopsitur,

nga njė penė jo nė vendin e saj, nga njė fjalė e lexuar gabim,

nga flokėt e mi qė zbresin nė mes tė njė fjalimi.

 

Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj

(Botuar nė "Gazeta e Athinės", dhjetor 2007)

 

 POEZI NGA SHBA DHE SPANJA

 

PAUL MULDOON

(Ēmimi  i “Akademisė Amerikane tė Arteve dhe Letrave nė Letėrsi” 1996)

 

 

Paul Muldoon u lind mė 1951 nė Irlandėn e Jugut. Ka studiuar pėr literaturė angleze. Mė 1973 boton vėllimin e tij tė parė poetik: “Kohė e Re”. Jeton nė Amerikė, nė Haward me tė shoqen, shkrimtaren Jean Hanff Korelitz. Paul Muldoon ka fituar ēmimet: “Sėr Goeffrey Faber Memorial Award” mė 1991, ēmimin “T.S. Eliot”, pėr librin poetik “Shėnime nga Kili” mė 1994, ēmimin e “Akademisė Amerikane tė Arteve dhe Letrave nė Letėrsi” mė 1996.  Eshtė president Lidhjes sė Poetėve. Eshtė “Profesor i Poezisė” nė universitetin e Oksfordit, duke pasuar Seamus Heaney dhe James Fenton dhe sipas traditės i duhet ta mbaj kėtė vend vetėm pėr 5 vjet. Fitoi ēmimin "Pulitzer" nė vitin 2003.

 

DUKE U TAKUAR ME BRITANIKĖT

 

Takuam britanikėt nė pikun e dimrit.

Qielli ngjyrė lule levandoje,

levandoje nė bojqiell bora

Arrija tė dalloja nė sfond

bashkimin e dy rrėkeve

(tė dyja poshtė njė shtrese dėbore)

dhe jo aq papritur, mua

qė bėrtisja nė frėngjisht, duke ulėritur

nga njė cep i pyllit tė zhveshur

nė tjetrin. As gjenerali Jeffrey Amherst,

asmėpak koloneli Henry Bouquet

arrinin tė kapėrdinin duhanin tonė

prej bime saliēeje.

Pėr sa i pėrket aromės sė ēuditshme

qė pėrhapej nga shamia

e shpjegoi koloneli: ėshtė levandė...

njė lule mavi si qielli.

Na dhuruan 6 grepa pėr peshkim

dhe dy kuverta tė qėndisura me li pylli.

 

KUBA

 

Atė mengjes motra ime mė e madhe

u kthye nė shtėpi me veshjen e saj tė mbrėmjes

prej rrobe tė bardhė: kush djallin je

qė mė del xhiro gjysmė e zhveshur nėpėr diskoteka?

Sikur s’kishim boll probleme me kėtė luftė dhe me  

pritjen e fundit tė saj! Bėrtiste im atė,

duke goditur me grushte tavolinėn.

-Janė tė rrezikshėm kėta amerikanė tė mallkuar, si gjithmonė -.

 

Kisha dėgjuar Patton ad Armagh-in!

– A e di qė Kenedi... ėshtė gjysmė Irlandez,

kėshtu qė s’mund tė jetė mė i mirė se ne, apo jo?

Atėherė s’ka se ē’tė thotė...

dhe nėse ka diēka nė koshiencė,

tė vjen tė ripiqesh me zotin!

Arrija tė dėgjoja Merin nga pas perdeve tė thoshte:

 

“Mė beko Uratė, kam mėkatuar... kam thėnė

njė gėnjeshtėr, u kam ngritur krye rregullave, njė ditė...

po Uratė, njė herė... njė djalė... mė ka prekur”.

“Thuamė bija ime: kjo prekje ishte e pamoralshme”?

 

“Tė ka prekur, pėrshembull, gjinjtė”?

“M’i ka prekur, po Uratė, por me delikatesė”.

 

SALVADOR

 

Ky astakua nė fakt nuk ėshtė astakua, por

telefoni qė gjėmon pėr Nevil Ēambėrlenin:

rrėzohet nga njė degė e zhveshur

nė pjatėn ku mbeturinat e ngrėnies

pėrfshijnė njė fotografi tė Hitlerit

dhe disa fasule tė ziera fort,

prej Pėrbėrje tė Lėvizshme: kam parandjenjėn

e Luftės Civile. Kur Bretoni

mė tėrhoqi pėrpara Gjyqit tė tij,

citova Manifestin; duhet t’i lėmė mėnjanė

konsideratat estetike dhe morale,

pėr tė mbajtur tė plota imazhet e ėndrrave tona.

Dhe nėse nė ėndrrat e mia, Hitleri do ishte njė mazokist

qė grushtin do ta ngrinte

vetėm pėr ta bėrė copa?

Mund tė kisha ėndėrruar Andre Bretonin...

tė tallej me Enigmėn time tė Guljem Telit...

Atje ėshtė vėrtetė, tani gjunjėzoj Leninin,

me njė ulje bythe tė zgjatur

dhe vizionin e shtrirė

tė beretės sė tij tė mbajtur nga dy bastunė.

Tani shikoj njė biftek tė ftohtė qengji

mbi kokėn e tim biri.

Babai mė kėndonte njė kėngė zije. Pa zė.

Sa ėshtė e detyrueshme

ajo qė duhet thėnė? Tetorin e 1934

u largova nga Barcelona nga dalja e pasme

me njė portofol mbushur opera

pėr solon time nė Nju Jork.

Natė e ndritshme, me ulėrima qensh

dhe taksist anarshist qė mbajnė me vete dy flamuj,

njė spanjoll, tjetrin katalan. Me cilėn anė isha?

As me njėrėn, as me tė dyja, as me tjetrėn.

Unė qė isha gjunjėzuar me Leninin nė Gjyqin e Bretonit

dhe qė isha betuar pėr besnikėri ndaj proletariatit,

qė e kisha parė tė hapej humnerėn

mes meje dhe surealizmit

si krisje nė njė pllakė,

nė Pėrbėrje tė Lėvizshme pikturova njė demon gjigand

si ata nė artet egocentrike.

Mes statujave tė tua nė Valadolid

gjendet njėra qė e ka kėmbėn ende tė salduar

nė njė bazament graniti

nga e cila, ashtu si ne, e merr fuqinė dhe ai.

Me kėtė dhe me pak fasule tė ziera,

nuk mund tė banketosh si i ngopur

mbi skeletet e Kainit dhe Abelit,

pa na zbritur nė tokė, e shumta

nė sallon,

ndonjė vetmi vegjetale.

Luftrat tona civile, perandorira tė bėra hi,

netė tė ndritshme, tė pafundme,

tė mbajtura poshtė rripave pėr siguri,

e kanė krisur butėsisht devijimin

e gjethnajės zbukuruese,

atė majė tė purpurtė prej alabastri fin.

 

PEDRO SALINAS

(Poeti i dashurisė)

 

 

Pedro Salinas u lind mė 1891 nė Madrid, Spanjė. Ka publikuar shumė vėllime poetike. Ka bashkėpunuar me revistat kryesore letrare spanjolle si: "Espana", "Prometeo", "Revista de Occidente" etj. Ka qenė mik i shumė poetėve dhe intelektualėve tė njohur tė epokės sė tij, Maēado, Ortega, Lorka, Rafael Alberti, Huan Ramon Himenes, etj. Ndahet nga jeta mė 1951 nė Boston.

 

MENYRA JOTE E TE DASHURUARIT

 

Mėnyra jote e tė dashuruarit

ėshtė tė mė lėsh tė tė dua.

Po-ja me tė cilėn braktisesh

ėshtė heshtja. Puthjet janė bėrė

tė mė ofrosh buzėt

qė unė tė t’i puth.

Kurrė fjalėt dhe pėrqafimet

mė thanė qė ekzistoje

dhe mė ke armatosur, kurrė.

Ma thonė gjethet e bardha,

hartat, telefonat, profecitė;

ti, jo.

Dhe jam pėrqafuar me ty

pa tė kėrkuar asgjė, nga frika

se s’ėshtė e vėrtetė

qė ti jeton dhe mė do.

Dhe qėndroj i pėrqafuar me ty

pa tė vėshtruar dhe pa tė prekur.

Nuk duhet zbuluar kurrė

ajo vetmi e thellė

as me pyetje, as me pėrkėdhelje

qė tė dashuroj vetėm unė.

 

 

SIKUR TA DIJE Ē’ESHTE

AJO LEMZE E MADHE

 

Sikur ta dije se ajo

lemzė e madhe qė shtrėngon

mes duarve tė tua, se ai

lot qė ti fshin

duke e puthur,

vijnė te ti, janė ti,

dhimbje tė tuat tė shartuara nė lotėt

e mia, lemzat e mia.

Atėherė

mos i kėrko mė

sė shkuarės, qiejve,

ballit, letrave,

ēfarė kam, pėrse vuaj.

Dhe e gjitha nė heshtje,

me atė heshtje tė thellė,

tė dritės dhe tė tė diturit,

do tė mė puthje prapė,

dėshpėrimisht.

Me trishtimin

e atij qė s’ka njeri

pėrkrah, veē njė dhimbjeje

tė jashtme; tė atij qė ėshtė i vetėm

me penėn e tij tashmė.

Duke dashur tė ta ngushėlloj

me njė lumė fjalėsh tė tjera

kėtė dhimbje tė madhe qė ėshtė e jotja.

 

S’MUND TE TE JAP ME SHUME

 

S’mund tė tė jap mė shumė.

S’jam mė tepėr se ai qė jam.

Ah sikur rėrė tė isha,

diell nė verė!

Tė shtriheshe qetė,

tė pushoje.

Tė mė lije trupin,

tė ikje gjurmė e ėmbėl,

e paharrueshme, e brishtė.

Me ty tė ikte

ngjyrė brunia

e ngadalta puthja ime.

Ah, tė isha xham,

stof, apo dru,

qė ruan ngjyrėn,

profumin tėnd, kėtu

e tremijė kilometra!

Tė jem materia qė pėlqen

dhe afėr teje sheh,

-varėsja, shishka e aromės,

mėndafshi antik-

tė cilave, kur ua ndjen mungesėn

thua: “Ah! Ku janė”?

Ah sikur tė isha

gėzim mes gjithēkaje,

i vetmi gėzim

ku tė festoje!

E vetmja dashuri

me tė cilėn tė biesh nė dashuri.

 

Megjithatė

S’jam mė tepėr se ai qė jam.

 

TI PERSE KE EMER

 

Pėrse ke emėr,

ti ditė e mėrkurė?

Pėrse ke emėr,

ti sezon vjeshte?

Gėzim, trishtim, pėrse

keni emėr gjithmonė?

Dashuri:

nėse s’ke emėr

s’do tė dija ēfarė ishe,

si, qysh.

E di deti pėrse

quhet det? E dinė erėrat

emrin e tyre, tė Jugut,

tė Veriut, pėrtej tė qėnit

njė fryrje e thjeshtė?

Nėse s’ke emėr,

gjithēka do tė ishte si mė parė,

fillesė, nga unė

zbuluar,

tė virgjėra deri te puthja ime.

Gėzimet, dashuria:

kėnaqėsia e ngadaltė e epshit,

tė duash pa emėr.

Emėr: ē’grusht i dhėnė

mes njė gjoksi tė virgjėr

qė do tė ishte pėrgjithmonė i yni

nėse pėr emrin tėnd s’bėhej fjalė.

 

Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj

(Botuar nė "Gazeta e Athinės", nėntor 2007)

 

POEZI NGA EKUADORI

 

JORGE ENRIQUE ADOUM

(Ēmimi Kombėtar pėr Poezinė, 1952)

 

 

Jorge Enrique Adoum u lind mė 1926 nė Ambato, Ekuador. Studioi pėr filozofi, letėrsi dhe drejtėsi, nė fillim nė Universitetin Qendror tė Ekuadorit dhe mė pas  nė Universitetin e Santiagos nė Kili. Nė 1944 bėn pjesė nė “Madrugada”, njė lėvizje qė shėnon njė kthesė nė historinė e poezisė ekuadoriane. Midis 1945 dhe 1947, gjatė qėndrimit nė Kili, punon si sekretari personal i Pablo Nerudės. Kthehet nė Ekuador duke marrė poste tė ndryshėm nė Ministrinė e Kulturės, mes tė cilėve, drejtor i Shtėpisė Botuese Kulturore Ekuadoriane. Mė 1952 merr “Ēmimin Kombėtar pėr Poezinė” dhe mė 1960 merr nė Kubė ēmimin prestigjioz “Casa de las Américas”.

 

THEMELIMI I QYTETIT

 

Tani mbi ēfarė pengese dhe mbi

kė trofé do ta mbėshtes shpirtin,

mbi kė gur ju lutem, mbi kė tė

djeshme. Asnjė s’mė thotė nė do tė fillojnė

sonte shekujt e natės. E hėna

e njė qyteti nė dėshpėrim.

Kėtu ka qenė njė popull tashmė i zhdukur

me kokėn e tribusė bėrė copa copa. Po shenjat

e shkatėrrimit? Dua tė rishpik njė qytet. Ėshtė e nevojshme

tė krijoj njė emėr, tė themeloj

njė kryeqytet, apo njė profeci?

(Mund ta quaj Imagjinata, Braktisja,

e Pa-lindura). Vetėm me njė tingull

qė asnjė tė mos ta ndjejė nevojėn e tij.

Ah, e palindura. Vetėm njė emėr,

erė pa uturimė, qė mund tė ndjellė

vdekjen fatale. Ja ku jam,

duke vendosur flamurin e njė zhurme tė vetmuar,

duke lozur me kambanat, duke vizatuar

rrugė kujtesash, duke dėrguar specialistė

pėr tė provuar zėrin, qė tė mos ndjehem

i vetmuar, shumė mė i vetmuar.

Pėr tė plotėsuar gojėdhėnat e njė qyteti

qė ka qenė dhe do tė jetė banuar

nga djali i atij

qė ėshtė varrosur nė parzmoren e vet,

do tė jetė shtatore e gjallė

e njė statuje nervoze.

Rri pėrmbys, sepse ende s’ka patur kohė

pėr pozicionet e reja tė dashurisė.

 

DYQAN QIRINJSH

 

E solle trupin? Po lakuriqėsinė

tėnde, e pyes.

Njė natė vere  t’i dogji gjethet,

komēat e kėmishės dhe vrimat e tyre,

pastaj si verė e trashė pikon

nga pjergullat.

Hija qė mė ndan nga ti,

mė ngjan si njė kafshė e padukshme,

pas teje krahu im dhe errėsira.

 

Mbi ty,

afroj me kurmin tėnd,

shpirtin, qė tė rrijė zemra

me forma e saj tė plota,

tashmė e kemi djegur engjėllin qė tė popullzon,

tė kundėrmon livandua e djersės dhe e boshllėkut

qė ke mes gjinjve. E pashmangshme

djersitja jote, ky zhguall i qartė i ēastit,

i pashmangshėm pasioni qė ėndėrroj pafundėsisht,

por e palagshme vozit dhe tjetėrsohesh

nė vaskėn tėnde tė ėndrrave

dhe njė tjetėr gjuhė eksituese

tė turbullon.

Mermė dhe skllavėromė,

ngjitmė: nuk e dua mė zanatin tim

prej nxjerrėsi gurėsh, mė ka mundur nėnshtrimi

yt, i lehtė si njė krim: mollėzat e gishtave tė mi

e kanė gjurmėn mbi hijeshitė e tua,

si mbi njė

instrument.

E palėvizur, edhe pse

nė kėmbė, mė ndriēon ekzistenca jote e shkurtėr, 

tė pasmet e tua tė plota,

ende duhet tė t’i saldoj nė shpatulla

me qarjen time,

gjethehardhitė, kėto zbukurime tė padrejta.

Mos ia hap askujt derėn: qė era e pyllit

tė mos vijė e tė ta shuajė zjarrin,

as diellin.

 

METISI

 

Kush e njeh babain e tij, kush

e ka parė t’i presė kėrthizėn

ose t’ia ketė prekur brendėsinė e lėkurės

mes erės dhe shpirtit. Vejushat,

shėtisin tė mėrzitura, tė mbarsura, tė harruara,

tė fyera?

Unė e di se ishe njė njollė

nate nė njė trup, ajo e palara,

ajo qė nuk pyeti pėr mua. Pyes:

udhėtarė tė nxituar, cili prej jush

mė mbush me urrejtje deri nė mitėr, siē

jepet dhoma e njė hoteli pėr njė orė,

kush e pėrhapi zhguallin e dhunės

ku nėna ime ulėriti (dėgjoj ulėrimėn

nė eshtrėn time, mė shumė si njė jehonė tė eshtrės sė saj),

mund t’ia njohėsh atij mjekrėn, tė provosh

-informacionin e regjimentit- dhe tė thuash:

Ka qenė ky burrė?

Kishte dhėnė fjalė burri, tė thyer

nė rrokje nga puthja apo vetėm lėkurė

dhe lėng? Dhe mbetet dhe mua mė mbetet

tė jetojė ēdo ditė tė gjitha ditėt, tė gjithė

vrenjtėsinė e ballit dhe tė fillimit?

Pra: pėr njė ēast ekzistoj.

Dhe nuk ka pastrim gjaku,

nuk ka vizitor qė ta ruaj tė paprekur,

emrin apo fytyrėn: oh mbiemėr i barkut,

gjenealogji qė heton kush ėshtė i tij, ē’dreqin

kėrkon, pėr tė vėnė bashkė si ujė

dy kujtesa dhe dėshpėrimin qė buron

mes dy brinjėve.

(Por tė tjerat

janė tė rėnda: tė jesh sepse je i paligjshėm, shtatanik,

Ta fillosh dhe ta mbarosh

me njė ushtar, si njė rrėfim lufte).

 

JORGE CARRERA ANDRADE
(1903 - 1978)

 

 

Jorge Carrera Andrade ėshtė poet ekuadorian, me profesion diplomat. Pėrmbledhja e tij e parė poetike ėshtė e vitit 1922: “El Estanque inefable”, duke vazhduar mė 1944: “Mikrogėrma”, mė 1954: “Familja e Natės”, mė 1959: “Hije Planetare”, etj.

 

JETA E PERSOSUR

 

Lepur: Vėlla i ndrojtur, mėsues dhe filozofi im!

Jeta jote mė ka mėsuar kuptimin e heshtjes.

Si tė fshehėsh nė vetmi minierėn tėnde tė artė

tė mos vėresh udhėtimin e pėrjetshėm tė gjithėsisė.

 

Kėrkues i vogėl i menēurisė,

shfleton si njė libėr lakrėn e shijshme

dhe vėzhgon fluturimet qė bėjnė dallėndyshet,

si Shėn Simeoni, nga foleja jote e errėt. 

 

Kėrkon nga Zoti yt i mirė njė kopsht nė qiell,

njė perimore me lakra kristalore nė lavdi,

njė rrebesh uji tė ėmbėl pėr fytyrėn tė brishtė

dhe sipėr kokės tėnde njė fluturim pėllumbi.

 

Jeton nėn erėn e shėndetit tė plotė.

Tė takon kordoni i Shėn Franēeskos

ditėn e vdekjes. Me veshėt e tu tė mėdhenj

do tė lozin nė qiell shpirtrat e fėmijėve!

 

DO TE VIJE NJE DITE

 

Do tė vijė njė ditė mė e pastėr se tė tjerat:

mbi tokė paqja do tė frymėmarrė si diell i kristaltė.

Njė shkėlqim i ri do tė mbėshtjellė gjithēka.

Njerėzit do kėndojnė nė rrugė

tė ēliruar nga vdekja mashtruese.

Gruri do tė rritet mbi mbeturinat e armėve tė shkatėrruara

dhe askush s’do tė derdhė mė gjakun e vėllait.

Bota do tė jetė atėherė burim dhe farė

qė do tė imponoj perandorinė

e bollėkut dhe freskinė pa kufi.

 

MBI ZEMREN TIME HEDHIN

FIRMEN NJEREZIT

 

Mbi zemrėn time hedhin firmėn njerėzit,

njė marrėveshje e pėrhershme

e paqes sė vėrtetė dhe e vėllazėrimit.

 

Trupi yt ėshtė ndėrtuar prej frutash.

Nata ēliron njė aromė peshku.

 

Zbret puthja jote nga goja nė zemėr

si uji nė njė shatėrvan.

 

Dhe lėkura ime rrėqethet nga pėrkėdhelitė

si nga fryma e Zotit bari i fushave.

 

Je njė kupė me fruta, vendosur

pranė buzėve tė mia nė tė gjitha ditėt.

 

JAM NJERIU GJITHESI

 

Jam banor i gurėve

pa kujtesė, etje e hijes sė gjelbėr;

banor i tė gjitha fshatrave

dhe i kryeqyteteve tė pamatė;

jam njeriu gjithėsi,

marinar i tė gjitha dritareve

tė tokės sė trullosur nga motorėt.

Jam njeriu i Tokios qė ushqehet

me peshq dhe bambu,

minatori i Evropės, vėllai i natės;

punėtori i Kongos dhe i plazhit,

peshkatari i Polinezisė,

jam indiani i Amerikės, metisi,

i verdhi, i ziu:

Unė jam gjithė njerėzit

njėherėsh.

 

Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj

(Botuar nė "Gazeta e Athinės, nėntor 2007)

 

POEZI NGA ARABIA

 

AMAL AL JUBURI

(Njė nga poeteshat mė tė rėndėsishme arabe)

(IRAK)

 

 

Amal Al-Juburi u lind mė 1967 nė Bagdad, Irak. U laureua pėr Letėrsi Angleze nė Universitetin e Bagdadit. Eshtė njė nga poeteshat mė tė rėndėsishme nė panoramėn poetike arabe. Aktualisht jeton nė Berlin.

 

NE KUFIRIN E BRAKTISJES

 

Ti kundėrshtari im

pėr fytyrėn tėnde po shpikja njė emėr tjetėr

nga ai qė tė dha

poezia apo gijotina tė ngjashėm me njė trėndafil nate

ke pėrvetėsuar ngjyrėn e tij dhe me pritjen mė

ēorienton tmerrėsisht pa dėshmimtar

tmerrėsisht pa rrėfimin e trupit

ėshtė tortura e dhimbjes

trupi ngrin nė njė shfrenim tė pafund

tė ndryshėm nga mashtrimi i Orientit

dhe nga rėra e ngjashme me premtimet njerėzore

shkėpus pjesė tė agonisė tėnde

dhe me lemzėn e mėkatit lutem

gjersa ēdo lamtumirė tė mos vijė nga njė trup i dhunuar

nuk mund tė jetė faji i merituar i fatthėnies

ēdo i dashuruar nėse nuk ėshtė portė pėr nė ferr

nuk mund tė jetė ēmenduri

as rruga e qumėshtit nė njė hapsirė tė llahtarisur

fron qė pėrqafon njė tiran

fitore e njerėzve tė mundur.

 

Ti kundėrshtari im

i vetmi xhelat i zemrės sime

nė kufirin e braktisjes

kėrkoj tė tė tėrheq drejt grigjės sė ditėve tė shėnuara

nga pėrvuajtjet,

premtime qė kujtesa i ruan me dėshirėn

e detyrimit

dhe huton... huton

mashtron stinėt

si njė sulltan i kurorėzuar nga poshtėrimi dhe nga

nostalgjia.

 

Nė kufirin e braktisjes

dashuro dhe gjej idhtėsinė e botės nė grykė

kape gėnjeshtrėn, atė atdhe sekret

qė mė rrethon, pastaj do tė iki...

si njė puthje qė era e trishtė e Veriut ka shpėrndarė

si melodinė e njė Jugu qė fundoset nė vdekjen dhe nė

zinė e Karbalas.

 

Nė kufirin e braktisjes

gėzimi paralizohet, pikėllohet

dhe unė ngre pėr ty lutjet e mia.

Braktisja nuk ėshtė mposhtje,

mundja ėshtė mosbraktisja.

Tė rrish pėr tė luajtur nė rrugėn e kohės

tė rikrijojmė impotencėn tonė

pėr tė qenė ende tė dashuruar

qė nga koha e marrisė sė Adamit... deri nė puthjet

e sotme pa lėng.

Ngaqė torturohem pėr mashtrimin e botės,

pėr vdekjen e shteteve

bėj qė ditėt tė kthejnė shpinėn

duke mė zėvendėsuar, pasi tė kem gėlltitur

ambicien time

dhe si mollė e ndėshkuar nga perėnditė, mė bėj tė lulėzoj.

 

Nė kufirin e braktisjes

qielli ėshtė veshje e velave yjore

dhe elegjitė miqėsore ēalojnė nė tokė.

 

Ti kundėrshtari im

kripė e jetės nė trup

ti trupi im

ku je?

Je ende plot kujtime dhe shqetėsime?

Nė kufirin e dhimbjes

bėji shenjė

bukės sė gojrave tė goditura nga liria dhe premtimet

nuk je kthyer tek unė

nuk jam kthyer tek ti.

Prej kohėsh i larguar

duhej tė tė kisha braktisur

pėr tė flakur gjithēka qė mbaja

ferrin tėnd idiot,

parajsat e tua prej shkretėtire.

 

AMJAD NASER

(JORDANI)

 

 

Amjad Naser ėshtė poet dhe gazetar jordanez, u lind mė 1955, ka punuar nė shumė gazeta arabe. Banon qė nga viti 1987 nė Londėr. Aktualisht ėshtė  kryeredaktor i sė pėrditshmes nė gjuhėn arabe, qė botohet nė Londėr, “Al Quds”. Ka botuar shtatė pėrmbledhje poetike. Njė pėrzgjedhje e poezive tė tij ėshtė botuar nė gjuhėn frėnge.


1.

Kėto janė ditėt tona

e kemi zbardhur fletėn e natės

dhe i kemi lėnė lulėkuqet e dyshimit

nė shpate jo tė shkelura mė parė

me hapa tė mėdhenj kemi kaluar pemėt

pėr tė ndaluar rizgjimin e agimit

nė kohėrat e psherėtimave tropikale tė pagjumėsisė

dhe tė ringjitjes drejt trinēeve tėrė lagėshti tė jodit.

Deti na ka dekoruar me medaljet e tėrbimit tė tij

dhe pushkėt provokojnė kujtime tė braktisura nė shtretėrit

e kohrave, tė pasionit, tė vlerave,

tė etheve dhe tė premtimeve.

Tė pėrgjumur mes frymėmarrjeve tė fshatareve,

ua kemi lėnė armiqve rrugėt pas shpinave tona,

idetė e tyre

na kanė ndriēuar

pozicionin

e gishtave

mbi

vrimat

e flautit.

 

2.

Jemi tė etur pėr pasione

atėherė kanė ardhur drejt nesh

me parmėndat dhe vogėlushėt

na kanė drejtuar nė njė majė pėrballė detit

si pasardhės tė atyre kalimtarėve

qė ndėrthurnin lidhje gjaku nėpėr zonė.

Me flamurmbajtėsit

dhe me maskat

i kemi arritur fushat mė tė thella

duke ia lėnė vetėtimėn

ta ndrijė grykėn e natės.

Kėto janė ditė tona

rikujtojnė argjendin e njerėzve tė zakonshėm

dhe viktimave tė sakrifikuara tė postierėve.

 

TRENDAFILI I MAJES SE ZEZE

 

Kur ai e pa atė,

ajo pėrkuli kokėn

u ridrejtua

dhe e injoroi.

 

Ulu

tė lutem,

me kėto dy fusha tė punuara,

me brirėt e njė bualli e kam tė garantuar korrjen,

 

ulu

dhe shpėrndaje

pak ajrin

nėpėr degėn e pėrkulur

tė drudardhave tė tua.

Perla nė hundė,

ylli i vogėl i artė

poshtė shikimit tėnd

shkėlqen.

 

O beduinė e ftohtėsirės

e mbuluar me quka,

qė shpėrndan pak ajėr hipokrizie

qė del nga poshtė parmendės.

Shirat e mia janė tė thara,

buzėt e tua tė lagura.

Tė ftohtit na shpie pėrfund,

dridhemi sepse qukat qė hedh drejt nesh

bien si shi mbi plagėt.

 

Zemra mė drithėrohet

nga njė i ftohtė antik.

 

MAY MURR

 (LIBAN)

 

 

May Murr u lind mė 1929, nė Ain Saade, tė Libanit. Mes diplomave dhe titujve tė shumtė akademikė pėrmendim: diplomėn pėr Gjeografi tė marrė nė Universitetin e Lionit, si dhe pėr Histori-Gjeografi pranė Universitetit Libaneze, etj. Ka fituar shumė ēmime letrare. Mes tė tjerave: Ēmimin  “Said Akl” 1968, Ēmimin “Le Prix des Gens de Lettres de France” 1969; dhe nė vitin 1999, Ēmimin “Le Gran Prix Europa”. Nė poezitė e Mur-it, vėrehen universe brenda tė cilėve pulsacionet e fjalėve martohen lehtėsisht dhe pėrgjithmonė me dėshminė besnike tė krijesave tė natyrės.   

 

LETER DASHURIE

 

Njė herė e njė kohė moshėn e shkretėtirės

kishte edhe heshtja...

Atje ku s’mundja ta thėrrisja Qiellin tonė,

u shfaqe ti, me dorėn tė shtrirė nga ankthi,

e gatshme tė japėsh gjithēka: qeshje,

diell dhe mjaltė.

 

Si tė tė thėrrasė?... Tė tė quaj dėshirė e plotė,

ėndėrr bėrė realitet, pa shtirje dhe nėnkuptime.

Njė lule gjithė jetė, njė rrjedhė limfe,

atė qė toka injoronte: pėrsosmėrinė e dashurisė.

 

Mė parė kush isha? Relike e ēmendur nė erė

apo drenushė qė shėtit nė pyje, e pa eksperiencė

pėr gjėrat e dėshiruara, nė ē’farė tė besoj,

pyesja veten, kė tė qortoj?

 

Atėherė, pritja ime mbrin...

Kėnaqėsira tė shfrenuara dhe tė ėmbla!

Ē’ti them? Nuk ka letėr mė tė bukur

nga ajo qė tė mėson dashuria.

 

DASHURI

 

Dy duar tė ndėrpleksura... Njė lutje, ose mister sublim

i njė buqete bėrė prej gishtave tanė tė qirinjtė, pėr gjithmonė,

qė ngrihen drejt qiellit dhe mbi tokė

shpėrndajnė lumturinė duke na rikrijuar pėr ditė.

 

Me se ta krahasojmė moshėn tonė? Me fantazmagori

apo me Unin tonė qė lėkundet mes parfumeve dhe kujtimeve tona?

Nėse pėrlotja pėr psherėtimat e mia pėrhidhet

si njė diell i pėrzemėrt dhe nė sytė e tu harrohet,

pėr mua krijon njė tjetėr dritė... njė dėshirė prej zjarri, thuhet, pėr ty...

 

Pėr ty, i dashuri im, dashuria kuptohet si dhimbje,

si tė bėhemi Njė. Dhe harabeli nė lule

thotė: “hesht”! Atje ku fjalėt janė puthje dhe poezi,

dėgjoj dialogun e dy zemrave qė treten nė njė.

 

SHKELQIM

 

Tani, nė agimet e shkėlqimeve,

kur ora shėnonte: “Trėndafil”

(Ishte koha pėr tė folur pėr lulet

dhe gjėrat e tjera tė bukura?)

Sapo lulėzojnė Universet,

nė ēastin kur lindnin proza dhe vjersha,

nė ēastin kur gjithēka bėhej e magjishme

(Nė ekstazė je ti, jetė e jetės sime,

ojme) ti je pranvera intime...

 

Ishte ēasti tė mė flisje pėr trėndafilat

dhe pėr gjėra tė tjera tė bukura?

Folė, pėr ato qė marr me mend...

 

Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj

(Botuar nė "Gazeta e Athinės, tetor 2007)

 

POEZI NGA IZRAELI DHE HAITI

 

ISRAEL ELIRAZ

 

 

Israel Eliraz u lind mė 1936 nė Jeruzalem. Pasi mbaron studimet e larta nė qytetin e lindjes shkon me bursėn e qeverisė franceze pėr njė vit nė Sorbonė, ku ndjek studime pėr teatrin. Nga viti 1965 deri mė 1975, shkruan dhjetė pjesė teatrale. Qė prej vitit 1980, ia ka kushtuar tė gjithė kohėn e tij poezisė. Ka shkruar trembėdhjetė libra poetikė tė botuar nė gjuhėn hebraishte, disa prej tyre janė botuar edhe nė Francė.

 

1.

Mjafton njė fije floku prej guri

mbi kokėn tėnde tė gurtė.

 

Dita atje ėshtė varr rreckash

nėpėr shpatullat e gurit,

nė refleksin tėnd prej dheu

dhe ti, qė nė fushė i ke gjunjėt

tė gurta, si njė prift i ēfarėdoshėm

nė lutje harruar,

 

deklaratėn e erės pret, atė frymim

qė ndoshta njė ditė

do ta quajmė pjekuri.

 

Ē’do tė bėsh sonte kėtu?

Me ē’farė jeton?

 

Boshllėkun krijon

mbi bar lėvizės.

 

2.

Muri i thėrrmuar  mbyllet si sy magjik

rojet e habitur, ikin larg sho-shoqit,

kur burimet

nė mal

i ulėrijnė njėri

tjetrit,

 

qė t’u lihet kohė

tė hetojnė gurin,

tė kuptojnė erėn,

tė ngrėnė dorėn drejt pluhurit

dhe atje tė ndjehen tė pėrgjegjshėm

pėr ditėt e shkuara.

 

Tani ėshtė natė nė

pėllėmbėn e agut tė djegur.

Nė mungesė tė korbave

nuk dihet.

nėse mėngjesi do t’u sjellė nė agim

njė veshje nga gardėroba

e Lindjes.

 

3.

Njė kohė mbushur kuaj,

mali nuk rrėzohet mė.

Nuk do tė thuhet

kurrė mė kėtu:

“Kush ėshtė me mua,

kush”?

 

Batalionet e tua, mbreti i rrėzuar,

janė shpėrndarė nė rėrė, nė erė.

Tė braktisur nė rrugė bėjnė (si obeliskė tė ngrirė),

asnjė nuk do tė vijė

te ju pėr tė kėrkuar

njė drejtim,

as tė kėrkojė ku dhe kur do tė nisen

karrot e diellit.

Zjarri ndan

gjithēka qė ngrihet nė ecjen e tij

dhe nė radhė tė parė veten e tij.

 

4.

Mbi kokė tė rri njė zog,

provon kthetrat, sqepin,

than krahėt nė fund tė udhėtimit.

Pastaj (si njė fazan)

kėndon, por

jo pėr ty.

 

Vė njė vezė nė xhepin e majtė,

njė tjetėr nė tė djathtin.

Thotė:

Realitetin, ti nuk e njeh

realisht,

por s’je i vetmi!

 

Pastaj (sa mė pas kėsaj historie)?

njeriu i mirė

shkruajti mbi gurin shkėmbor

tė idhullit.

 

I THYESHĖM!

 

LOUISE PHILIPPE DALEMBERT

 

 

Louise Philippe Dalembert u lind mė 1962 nė Port-au-Prince, Haiti. Ka studiuar pėr gazetari. Aktualisht ėshtė zėvendėssekretar i Kulturės i Institutit latinoamerikan tė Romės. Ka publikuar poezi tė tij nė shumė revista evropiane dhe amerikane. Louise-Philippe Dalembert i pėrket asaj kategorie tė shkrimtarėve haitianė tė ashtuquajtur “tė jashtėm” sepse, jetojnė dhe i publikojnė veprat e tyre jashtė vendit.

 

BLUZ I FĖMIJĖS ME DUART

PREJ GURI

 

Palestinė, djali yt

i kėndon natės

me duart e gurta,

rrugėn e lehtė tė Damaskut zbret,

me velat e saj tė mbyllura,

varka e tij e peshkimit pėrēon

tė vetmin ngjyrim bryme nė ajėr,

zė adoleshent

qė godet hijen,

me njė grusht tė bardhė guri

qė shndėrron natėn ciklopike.

 

Palestinė nė fillin e kėngės tėnde

Yossef-i rrėfen pėr njė fat tė lidhur

nė gjurmėt e njė karvani hijesh,

vėllezėrit e tu e kanė tregtuar

pėr njė grusht grurė,

quhen gad aser juda... dhe  nephtali

dhe larg shumė larg nga shtėpia e babait

agimi i kėngėve tė azilit

modelon gjithmonė letrėn

e njė sezoni pėrmirėsimesh,

 

zėra nga goditjet e trishtuara mbi tambur,

tė zvarritura nė lakuriqėsinė tėnde,

lemza tė ngurosura,

elegji pėr Kainin dhe Abelin,

gėzim dhe simpati tė lagura si njė trup i vetėm

nė ujėrat e njėjta tė Jordanit,

fėmija me gishtat prej guri

i ka sjellė nga humnerat e natės britmat e ditės,

nuk i ka fshirė.

 

Palestinė, Geremiah-u kėndon,

zėri i tij pėrplaset

mbi brigjet e natės,

allahu Yahw-i ėshtė fėmija e falangave tė rėrės,

flet pėr zotin

dhe thotė nė mėnyrėn e tij orientale:

vėllai im ka udhėtuar me trena mjegulle

ka vizituar vende mbushur gaz,

sepse mė ka sjellė nga azili

skifterėt qė ruanin ėndėrrat e tij?

 

Palestinė, oh Palestinė nė duart e mia,

mendime tė pakoka

tė fėmijės me sytė e plagosur

dhe me gishtėrinjtė qė mungojnė,

kujtesa mė qan

nė britmėn e natės

dhe unė biri i Isakut dhe Rebekės,

s’e kam mė krenarinė

e tė shkruarit pėr vajet e mia.

 

LETRA E NJE ADOLESHENTI

PER  MIKUN E TIJ GJENERAL

 

Tė shkruaj nga toka e azilit,

bėn ftohtė larg tokės ku ke lindur,

nga barangat e saj dhe ēmenduritė,

nga agimet e ērregullta mbi malet e llozhrave

dhe nostalgjia ėshtė shoqja ime mė besnike.

 

Tė shkruaj sepse  nuk mė pėlqen lufta,

e urrej fare kėtė luftė,

qė vret dashurinė dhe ėndrrėn e njerėzve

dhe lė tė gjallė vetėm dhimbjen e syve,

hidhėrimin e thellė tė zemrave tė tyre,

e mallkoj gjithė kėtė luftė,

qė korr me dorėn e saj tė hekurt dhe gjakėsore

filizat mė tė mirė tė kėngėve tona,

muzikalitetin e gjallė tė shkėlqyer

tė legjendave mė tė bukura tė ylberit.

 

Tė shkruaj por nuk injoroj

qė duhet tė bėhet luftė,

vėllezėrit e mi do tė gjejnė padrejtėsira,

ndoshta edhe unė ndonjėherė,

pėr tė besuar qė mbi tė gjitha jam njeri,

si tė gjithė ata tė pafajshmit tė cilėve u refuzon

njė copė bukė, njė copė gėzim,

njė njeri i rritur me gėzimin

e diellit tė ėmbėl tė tokave tona tė Jugut,

si njė kallam bambuje nė aristokracinė e mirėsisė,

njė njeri ndoshta i zoti tė dojė,

duhet tė kuptoj qė nė qeshjen tėnde prej fėmije

rritej njė urrejtje e papjekur e mjaftueshme pėr tė gjithė tė tutė.

 

E di qė politika qė vinė nga Veriu,

tė sjell pėr shkėmbim emblemėn e vrasėsit,

me titullin e ministrit tė mbrojtjes,

apo tė ministrit tė brendshėm,

edhe pse inati ynė konsumohet duke kėrkuar kėtė brendėsi,

ku guximi i kolonizuesit tė ri sjell pa ndėshkim

hapat e tij tradhtarė dhe paratė e pudrosura,

por shiko ti, gjenerali dhe miku im,

ujku, ka njė maskim prej qengji,

tradhtohet gjithnjė

nga orekset e tij tė sėmura prej ēakalli.

 

Atėherė rri i qetė miku im,

gjenerali im, me apo pa grada,

kėta gishtėrinj tė sinqertė qė tė shkruajnė pėr dashurinė,

janė tė gatshėm t’i thonė po shėnjestrės sė drejtė tė pushkės,

pėr tė shkulur mirėsinė qė banon zemrėn tėnde

dhe zvarrit botėn pėr tė tretėn herė

nė njė drejtim tė ēmendur dhe tė egėr.

 

Njė adoleshent i etur

pėr dashuri dhe jetė.

 

KENGA E NJE BURRI PER NJE VAJZE

pėr Leļla K.

 

S’ėshtė e vėrtetė qė retė vrapojnė ulėt,

mbushur gjak dhe hidhėrim

dhe qė lumi plak lulet

nė fillim tė natės.

 

S’ėshtė e vėrtetė qė e kanė shpėrndarė vdekjen

me tufa tė mėdha trishtimi mbi jetėn libaneze

qė parajsa njė mėngjes

ėshtė mbushur vetėtima

dhe nė buzė tė rrugės

njė teh hekuri i kanė futur cicėrimės mė tė bukur.

 

Poshtė rrėnjėve tė kedrave

kanė mbjellur urrejtjen,

shiu i paqes ėshtė ylli krejt i kuq

i dashurisė

dhe kjo plagė e hapur ėshtė shpresė e fshikulluar

nė tretjen e lotėve

dhe tė frikės tėnde fėmijėrore

por s’ėshtė tjetėr veē gėnjeshtėr,

lufta nuk ėshtė ankth i gjatė

qė shkruan shenjat e saj nė kujtesėn

e njė vogėlusheje.

 

O poetesha ime, poetesha ime e bukur

do ta rikrijojmė verėn dhe kėngėt e tua tė ėmbla detare.

 

Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj

(Botuar nė "Gazeta e Athinės, tetor 2007)

 

POEZI NGA JAPONIA DHE SHBA

 

NISHIWAKI JUNZABURO

(Njė nga poetėt mė tė rėndėsishėm tė poezisė moderne japoneze)

 

 

 

Nishiwaki Junzaburo u lind mė 1894 nė Niigata, Japoni. U laureua nė universitetin Keio. Mė 1927, ka botuar pėrmbledhjen e parė surrealiste me poezi nė gjuhėn japoneze, “Ushqyesi Flagrant” bashkė me Takiguchi Shuzo. Njė vit mė vonė botoi vėllimin tjetėr “Poezia dhe Teoria Poetike”, me tė cilin ka nisur njė lėvizje tė re poetike. Libri i titulluar “Kohė e Humbur” pėrfaqėson kulmin e poezisė sė tij. Eshtė njė nga poetėt mė tė rėndėsishėm tė poezisė moderne japoneze. Ndahet nga jeta mė 1982.

 

PORCELANI

 

Mendoja dhe ecja

nė fshatin qė gjithnjė mė ka tėrhequr shumė,

mes gardheve me shkurre tė  bardha

dhe atyre koralore  me shkopinj ngjyrė gjaku.

Rruga prej rėre vrapon,

kopshte tė braktisura derdhen nė errėsirė

dhe dallga ngre bashin,

nuk sheh gjė tjetėr veē shtresa ēatish.

Thua tė jetė kjo ekzistenca ime,

njė shėtitje mizerabėl nėpėr qytetin antik? Por

atė ditė pėrposhtė greminave tė malit,

trokita nė derėn e njė burri qė ka mbledhur

dhjetėra mijėra porcelane Song dhe Yuan

dhe duke vėshtruar pėrtej atyre petaleve tė tejdukshme

e tė vagėlluara krizantemash,

pėrshėndeta pėrfundimin e njė dite vere.

 

JANAR

 

Ka ardhur sezoni i fluturave

kush ishte i vetmuari,

qė zbuloi aromėn e narcisit,

mė shumė se njė dea e zhveshur?

Ėshtė e bukur linja e pemės lakuriqe.

Ja sezoni ku kristalet dhe rrėnjėt

lidhen nė tokėn e zezė,

njė burrė heq dorėn nga e verdha e bambuve,

mbushur shkopinj kacavjerrės tė ēmuar,

njė kapele e gjelbėr varet

nga njė harpė druqershie e thyer.

Nuk ka as bletė, as grua tė tingėllojė pranverėn e dėshpėruar.

Midis trėndafilave tė egėr, ende vazhdojmė

tė ulemi kėmbėkryq dhe tė mendojmė.

 

BISEDE DIMRI

 

Dielli i bronztė e bėnte blu dorėn e gjuetarit,

hapa gruaje

prej femre fazani,

me krahė tė pėrkulur,

humbasin mes njollave tė trėndafilave tė egėr,

nė vetminė e zėrit

vertikal tė goditjes,

qė rrėzohet mbi jetėn e pemės sė fjetur,

duke ēngjyrosur realitetin

si njė trung peme i pėrkulur ishte shpirti qė thithi

nektarin sekret nė verbėrimin e universit,

Nė verėn e kėsaj rruge boshe,

shtatė kėrcej trėndafili

stolisin thesin e bariut.

Kush do ta zbrazė gotėn,

kėtė shishe mbushur verė?

Druqershitė pėrflaken nė njė ėndėrr zjarri,

ringrohin beretėn e vagabondit,

prej pendėsh tė pangushėlluara dallėndysheje,

Muzg

nė mjegullėn e syve,

e vetmja gjė qė mbetet ėshtė njė zall nė mur,

kufi pambarim.


VARGJE

 

Sy besnikė ndaj botės,

transparencė krahėsh gjinkalle,

tashmė vetėm syri i ngelet

njeriut-zog,

me kokėn e bukur!

Pėr Kinėn fatkeqe vajtoi,

verėn e trėndafilave,

pėr dikė qė u sillte lule maleve,

tokė ngjyrė pjeshke

dhe pėr dikė qė e ka pyetur

me krahun e shtrirė duke treguar

-ėshtė ajo

shtėpia jote?

Nė kthesėn e papritur tė drejtimit tė Mėrkurit,

pa erozion tė artė lulesh altea,

mes kėmbėve tė gruas qė kacavirrej nė pemė,

ekstazė erashke, pėrkulje ndjenje.

Ditėn qė milingona ngjitej pėrgjatė trungut tė vjetėr,

dukush qėndronte pa bėrė gjė nė buzė tė rrugės.

 

Shqipėroi Hiqmet Meēaj

  

ROBERT BLY

(Njė nga figurat qėndrore nė kulturėn poetike amerikane)

 

 

Robert Bly u lind mė 1926 nė Minnesota, Amerikė nga prindėr me origjinė norvegjeze. Diplomohet nė Harvard mė 1954. Shndėrrohet nė njė figurė qėndrore nė kulturėn poetike amerikane. Fiton ēmimin "Kombėtar tė Librit Amerikan" pėr vėllimin "Dritė rreth trupit". Vetėm gjatė viteve '70 Robert Bly publikoi 11 libra me pėrkthime, poezi, ese, tregime, dhe pamflet politik. Vitet '80 janė vitet e suksesit me daljen e librave tė njohur " Duke dashuruar gruan nė dy botė", "Kthimi i burrit me pallton e zezė" dhe " Njė libėr i vogėl nė hijen njerėzore", ky i fundit u bė bestseller nė Amerikė dhe u pėrkthye duke u shitur nėpėr botė.

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

 

CIGANĖT E GRANADAS

 

Zemra asnjėherė nuk ndalon sė protestuari kundėr shiut.
Tė dashuruarit nuk ndalojnė tė qahen kundrejt detit.
Mijra gjethe pyjesh vjeshtorė bien mbi varret e grabitėsve.

Kaherė kėngėtari fillon t'i kėndojė, thirrjeve tė dhimbjes.
Nė Maqedoninė e shpirtrave tė bijve e bijave,
Qė vdiqėn pėrgjatė natės kur Zoti sapo lindi.

Kopshti i Edenit derdh mbi ta ujin e  Eufratit*.
Disa prej plagėve nė trup i mbajnė qė nga koha e Noes.
Janė duart e Babilonisė tonė qė duartrokasin kėtė natė.

 

Dua xhenazen e huadhėnėsit pasanik ta shkul nga rrėnjėt!
Dua t'i shndėrrojė muret e kishės sė vjetėr kėtė natė!
Dua tė kundrapij pėrposhtė sheqerin e zi tė mynxyrės!

 

E po qe se je akoma nė jetė na thuaj kėngėtar se si Jezusi
E fali Judėn, dhe si Juda i groposi tė hollat e fituara
Nė gropėn qė lėkundshėm pėrskuqej nėn kurbane bagėtish.

 

Po qe se kėngėtari qahet pėr pleqtė e fisit, fjalėn hiē mos e ngasė!

Ai nuk e ka vendin mė nė mes nesh. Bash tė parėt tanė
Ishin dhe mbeten Armiku mė i Madh qė Vdekja pėrherė ka pasė!

 

* Eufrati - Lumė nė Azinė jugperėndimore qė rrjedh ē'prej 2.735 km
   nga Turqia qėndrore nė Irak ku bashkohet me lumin Tigris.
  

THIRRJE DHE PĖRGJIGJE

 

Mė thuaj se si nuk e ngremė zėrin kėto ditė
Duke qarė pėr ēka ndodhi. A e ke marrė vesh?
Aeroplanėt u nisėn pėr Irak dhe kupa e akullt u shkri.

I thashė vetes: "Shko e qaj tashmė, ē'kuptim ka
Tė jesh burrė e mos tė kesh zė? Shko e qaj tashmė!
Shiko ē'do tė pėrgjigjen!  Gjithēka ėshtė thirrje dhe pėrgjigje!"

Do tė na duhet t'kėrkojmė lartėsinė e duhur, tė arrijmė
Engjėjt tanė, qė vėshtirėsisht nuk dėgjojnė, tė fshehur,
Nė epruvetat e heshtjes tė mbushura gjatė luftėrave tona.

Kemi aprovuar sa e sa luftra tė mundshme.
Duke iu vjedhur heshtjes? Po qe se nuk ngremė zėrin atėherė-
Tė tjerėt (qė jemi Ne) do e grabisin shtėpinė e pėrbashkėt.

Si ka mundėsi qė kemi dėgjuar thirrjet gjigande tė:
Nerudas, Akhmatovas, Thoreaus, Duglass- dhe tash:
Jemi tė heshtur si merimanga ndėr ferra?

Disa spiritualist thonė se jetėt tona zgjasin veē 7-ditė.
Sot ēfarė dite ėshtė?! Oh ėshtė ende e mėrkurė?!
Nxito, jepi, qaj tashmė! Shpejt nata e sė dielės pėrafron!

 

NĖ NATĖN KUR ABRAHAMI YJET PYESTE

 

Tė kujtohet nata kur Abrahami pėr tė parėn herė pa
Yjet? I thirri Saturnit : "Ti je Prijėsi im!"
Sa i lumtur ishte ! Kur pa  Yllin e Mėngjesit,

Thėrriti : "Ti je Udhėrrėfyesi im!" Sa shkatėrrimtar ishte
Ndėrsa i shihte Yjet tė fiksuar. O miq, ky yll ėshtė si ne :
Ne marrim nga Qielli ynė Yjet qė rrėzohen mbi Ne.

Ne jemi shoqėrues besnik tė yjeve tė arratisur.
Ne jemi kėrkues, si bletėt, e dashurojmė ndijimin.
Fluturimin kėrkues arratisės nėpėrmjet antenave tona.
 
Dhe askush nuk mund tė na bind qė shurdhėria
Bukuroshe nuk ėshtė. Shpirti ynė prej blete beson.
Qė jemi tė gatshėm tė tresim aty jetėt tona.

Duke ecur me kėpucė tė shurdhėta mbi ndjenja tė lagura,
Ngjasojmė si refugjatė nė mbretėrinė e Gjarprit.
Palėvizur nėn ndjesi qepujke shohim sipėr qiellin.

Zemra ime ėshtė patate e fjetur gjatė ditės dhe
Grua e shkrifėt e braktisur gjatė natės. Mė thoni ē'tė bėj?
Pėrgjersa jam njė burė i rėnė nė dashuri me Yjet.

 

Pėrktheu nga anglishtja  F l u r k a 

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

(Botuar nė "Gazeta e Athinės", qershor 2007)

 

POEZI NGA GJERMANIA

 

GUNTER KUNERT

 

 

Gunter Kunert u lind mė 1929 nė Berlin. Nė vitin 1979 Kunert arrin tė stabilizohet nė Gjermaninė Perėndimore. Qė atėherė udhėton shumė duke bėrė aktivitete tė ndryshme letrare. Kunert ndjek idealin utopik pėrgjatė njė rruge tė shtruar me mijėra pengesa. Por mes fundit tė viteve ’70-tė dhe fillimit tė viteve ’80-tė zbulon pamundėsinė e mbėrritjes nė utopi dhe ndahet nga ajo, duke e mohuar me forcė. I janė dhėnė ēmime tė shumta letrare si: “Holderlin-Preis” mė 1991, etj.

 

THERRAS: KAPENI HAJDUTIN!

 

Tani me kapelen e re dhe kėmishėn e bardhė

dhe poshtė kapeles pėrsėri flokėt

dhe me kėmishėn pėrsėri mbi zemėr,

para pasqyrės, njė rrotullim

thuajse i plotė dhe thėrras i befasuar:

Kapeni hajdutin! Mė rrėmbeu kapelen,

bashkė me flokėt, zemrėn dhe kėmishėn.

 

Vjen nė heshtje dhe pa fytyrė,

por ka mijėra maska, llogaritari,

i paarritshmi, qė gjithēka grabit.

 

Mė turbullon afrimi i tij,

kaq i papritur dhe kaq real:

Kapeni hajdutin! Bėrtas: ma vodhi jetėn.

Por ai vazhdon tė ecė

tė vrapojė, tė shkasė, tė transportojė

me njė nxitim tė pandalshėm miliona kapele

nė asgjė,

miliona zemra.

 

PARASHIKIM KOHE

 

Furtunė dhe shi. Stuhi dhe breshėr.

Bombardim. Natyra

dėrgon artilerinė e lehtė

pėr zbulim

para se

tė na sulmojė

pa mėshirė. Ndėrsa ne, tė alarmuar,

i telefonojmė

njė arke.

 

 

HAGENI DHE SIGFRIDI

 

Ata janė heronjtė idealė gjermanė,

sepse urrehen njėri me tjetrin

jashtėzakonisht.

Fati i tyre gjerman ėshtė: tė qėllojnė pas shpine

dhe pas shpine tė na lejojnė tė qėllojmė.

 

FUNDI I MIJEVJEĒARIT

 

Pas furtunave dhe gjėmimeve tė bubullimave

kthehet qetėsia.

Jo mė gjeste stinore.

Favore pėr pesė lekė.

Njė mėrmėrimė e pėrgjithshme, e pakuptueshme,

nė njė kishė krejtėsisht tė gurtė,

turistė tė gjunjėzuar

zbulojnė mes veshjeve tė pista

mishin e tyre tė qullėt,

biri im, qė i pastruar

nga dituria rrjedh

sėrish nė dritė

me njė konfuzion

krejtėsisht nė zbritje.

 

TEORIA POETIKE E ORES SE FUNDIT

 

Turbullohet nė fund tė poezisė.

E papėrshkrueshme.

E detyruar tė rrijė nė sipėrfaqe.

Shkrin

nė fjalor.

 

PAMJE NGA URA OBERBAUM

 

Berlin ti qytet i vjetėr i vdekjes

rrudhosur dhe memec si asnjėherė tjetėr

ėnjtur nga dhimbjet dhe lodhja

nuk pret mė asgjė,

 

pa jetė, pa emocione, plot frikė

braktisur nga bota

trembesh pėr ditėt e tua

sikur dėnimi mos tė tė pėlqente:

 

 

do mbytesh dhe do zhdukesh

si tė tjera qytete nė kohė tė shkuara.

Berlin – s’do tė shihemi mė kurrė!

Bjer nė pluhur dhe ngrihu si tym.

 

HEINZ CZECHOWSKI

(Ēmimi i karrierės letrare “Henrik Man”, mė 1996)

 

 

Hainc Ēekovski u lind mė 1935 nė Drezden, Gjermani. Pas studimeve letrare punon si dramaturg pėr teatrin e bashkisė sė Magdeburgut dhe nė universitet. “Metzler Literatur Lexikon-i” e pėrcakton si: “Mjeshtėr tė portretit dhe tė poezisė sė peisazhit”. I akordohen ēmime tė rėndėsishme letrare si: “Henrik Haine” mė 1989, “Henrik Man”, ēmim karriere pėr aktivitetin letrar nga presidenti i republikės gjermane mė 1996. Poezia e tij ėshtė mė shumė se njė kronikė e gjysmės sė shekullit 20-tė, njė lloj rrėfimi i ngjarjeve, jo vetėm politiko-historike, por edhe poetike e letrare.

 

DUKE U PERGJUMUR, NE MBREMJE

 

Duke u pėrgjumur, nė mbrėmje,

muzgu i bisedave,

mes borės qė kėrcet,

na tregon rrugėn

drejt shtėpisė.

 

Tani,

kur vjen pėr te unė,

gotat mbi tavolinat boshe

rizgjohen

duke trokėllirė

deri nė gllėnjkėn e fundit.

 

DIHET DHE NUK DIHET

 

Mund tė lexohet: Gottēed

kishte veshur parukė si iluministėt

dhe ngjante shumė me Lesingun, e pranoj

madhėshtinė e njeriut qė dominonte Lajpcigun

sikur tė isha bashkėkohės i tij

do tė mė shkaktonte

indinjatė pėr racionalizmin

qė zhduku nga skena

tė dashurin tim Hanz Vurst.

 

Jam edhe unė viktimė

e njė shkolle kadetėsh, rrija palėvizur

pėrballė tė madhit Johan R. Beker.

Ah, edhe unė

duke anashkaluar rrugėt

qė pėrshkoja, ikja

drejt hyrjes sė skenės nė festėn e ditės.

 

I trembur shihja pas meje

njė burrė tek pėrpėliste sytė,

dėshironte tė kthehesha.

E pėrshkova rrugėn time si askush mė parė.

 

Por s’ėshtė e fshehtė,

se ēdokush vetėm njė rrugė ka

pėr tė ndjekur: tė tijėn. Ēdo vdekje

kėrkon trupin e saj: ē’turmė

nė teatėr!

 

Njė

i bie trompės, njė tjetėr

godet daullen. Kodra

e ndritshme rimbledh retė, krenaria

e njė shekulli tė kaluar

shndrin edhe njė herė:

qyteti pėrflaket.

 

SHOQERIA

 

Nė ajėr njė aromė pikante dyshimi.

Dy ēifte tė martuarish me tradhėtira tė kryqėzuara,

ulen nė tavolinė, ēdonjė nė vendin e vet,

me mendimin e vet pėr atė qė i rri pranė. Nė kuzhinė

pėrplasen pjata, vera

ėshtė e ftohtė si ndjenjat. Ka problem,

nėse nė ēastin e gabuar

do tė gjendej shkaku: qė trupat

tė prekeshin nė njė shkėmbim

puthjesh dhe kafshimesh. Ndėrsa

bėjnė tė kujdesshmin, admirojnė makinat,

adhurojnė mobiliet, himnizohen

biskotat qė shkrijnė nė gojė.

Presin me padurim

gabimin e tjetrit:

me frikėn se mos zbulohen

i zoti i shtėpisė shfleton

bllokun e tij mendor,

por nuk e gjen mė zėrin, vėshtrimi

i tyltė i gruas

i tregon pėrēmim. Drita tani

pėrbėhet prej njėqind pasqyrash. Edhe njė fjalė

dhe llambadari do tė bėhet copa copa. 

 

ROBERT GERNHARDT

 

 

Robert Gernhardt, u lind mė 1937 nė Reval tė Estonisė, por u formua nė Gjermani, ėshtė njė autor poliedrik, i njohur si disenjator, ilustrues, piktor, por edhe poet, tregimtar dhe eseist.

 

NATA E NETEVE

 

Ka diēka nė ajėr:

tingulli i veēantė

i njė premtimi stėrmadh

qė megjithatė do tė mbahet.

 

Diēka vjen rrotull kėtė natė

dhe kush mundet ta dėgjojė ėshtė i urtė.

Kush nuk e dėgjon, rrezikon

ta mbajė ende kokėn mes shpatullave.

 

E ndritshme dhe e tejdukshme ėshtė koka

dhe nata mbushur zhurma.

i ngrohtė dhe pėrkėdhelės ajri -

por nėse kokėn humb, i pasur do tė jesh.

 

OSE TE GJITHA OSE ASNJE

 

Por ai, ah sa i braktisur qė ndihet!

Shtatė gra kanė hyrė

dhe pėrzemėrsisht e kanė pėrshėndetur.

Dy ia bėnė faqet rozė nga masazhet,

mes krahėve dy i janė hedhur,

dy i janė afruar te kėmbėt.

Por e shtata, ah e shtata hesht.

As armiqėsore, as pėrkėdhelėse,

njė kupė verė ka porositur,

por ai, ah ai, sa i braktisur qė ndihet!

 

NE RUGÉN

NATEN

 

Deti kthehet i lodhur nė plazh.

Nga toka fryn erė e fortė.

Gjėmon njė rrebesh mbi det

duke e humbur qiellin pėrgjatė horizontit.

 

Perėndimi merr kohė.

Deti turbullohet, gjithnjė e mė i errėt.

Mikja e largėt, pishtar i pasigurtė,

endet nė plazh, shpejton hapin.

Sė shpejti deti do tė jetė pus i zi.

Tashmė plazhi ėshtė thuajse i shkretė.

deti pa dritė bėn figurė tė keqe,

bėn vetėm slok, kur kthehet i lodhur nė plazh.

 

NE RUGÉN

DITEN

 

Nė tė djathtė njė shkėlqim i jashtėzakonshėm.

Pėr tė mos u parė.

Mė mirė majtas me blunė nė vėshtrim

dhe pėrpara me tė zezėn e njerėzve qė ecin.

 

Flakin hije tė gjata,

tani njė, tani dy.

Rruga i ēon drejt lagėshtisė dhe rėrės,

pėllumbat godasin me britma tė mprehta.

 

Katėr mjellma tė egra nė fluturim!

E padurueshme:

pėr njė ēast ngjan e plotė

ajo qė tashmė ėshtė pa diskutim e dėshpėruar.

 

DENTISTI I PERJETSHEM

 

Mama! E kupton qė jam i rritur!

-E di. Ishe ti qė pesė vjeē

e dije pėrmendėsh “Kėlyshit i dhemb dhembi”.

Meqė ra fjala te kėlyshi: Vėrtetė ke qenė te dentisti?

 

Mama! Kėtė vit mbush gjashtėdhjetė vjeē!

-E di. Qė gjashtė vjeē ngjaje kaq i papjekur.

Meqė ra fjala te gjashtė vjetėt. Ēdo gjashtė muaj

duhet tė shkosh te dentisti.

 

Mama! Ndiej afrimin e vdekjes!

-E di. Qė shtatė vjeē ishe shėndetlig.

Por meqė ra fjala pėr shėndetėligėsinė.

Mendo pėr shėndetin dhe para se tė vdesėsh

shko pėr herė tė fundit te dentisti.

 

Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj

(Botuar nė "Gazeta e Athinės", maj 2007)

 

POEZI NGA GREQIA

 

KRISTOS RUMELIOTAQIS

 

 

Kristos Rumeliotaqis u lind mė 1938 nė Argjirupoli tė Rethimnos. Studioi pėr Juridik, Shkenca Politike dhe Ekonomike. Nė letėrsi u shfaq pėr herė tė parė me poezinė: “Pas Qerpikėve tė Poetit”, botuar nė revistėn letrare “Epitheorisi Teknis”, 1957. Ka botuar kėto vėllime poetike: “Det i Mbyllur”, 1979 dhe “I Huaj Jam dhe Poezi tė Tjera”, 2002.

                

KENGA E MBRETIT
DHE E UJKUT

 

Njė ujk mė telefonon

ēdo mbrėmje,

thotė se ėshtė i egėr

dhe do tė mė hajė.

-Ujk, o ujk, qė shėtit

i vetmuar nė dėborė,

nėnėn e kam

dhe s’jam vetėm.

Njė ujk mė telefonon

ēdo mbrėmje

dhe mė thotė pėrralla,

mė kėndon.

-Ujk, o ujk, nuk besoj

ēfarėdo tė mė thuash,

di qė je i vetmuar

dhe mbrėmjeve derdh lot.

 

KOPSHTI IM

 

Rregulloj pjergullėn dhe shtrij jaseminin

qė tė vinė dallėndyshet nė pranverė

tė ndėrtojnė folenė.

Lyej gardhin dhe krasis lulenatėn

qė tė shndrijė dielli nė mesditė

dhe tė vijnė bilbilat nė mesnatė.

Kėshtu ka ngjarė dhe do tė ngjasė, Maria ime e vogėl

dhe mbaje fort litarin,

se tjetėr mėshirė nuk ka pėr tė patur.

 

TE SHOH

 

Tė shoh dhe mendoj se je jo e vėrtetė,

je iluzion dhe hije,

nė njė hotel tė lirė

natėn-

Tuluz Lotrek ose engjėll Zoti,

apo kreshma e fundme

e jetės sime?

 

I NJOH SYTE E TU

 

I njoh sytė e tu,

i njoh buzėt e tua, i njoh flokėt e tu,

e njoh shenjėzėn

qė la duke ikur vetėtima-

dua tė them,

fluturoj sėrish mbi krahė ere,

eci pėrsėri mbi dallgė deti,

e rihedh gjakun nė dejet e mia

dhe tė dua.

 

NGASHERIM

 

Qė s’di tė notoj

e ndiej,

por tė marrė vesh

se s’do tė mbėrrij

nė bregun pėrtej

mė ēmend.

 

ANIJE

 

Dua tė mė tregosh

pėr anijet qė ikin

me velat e tyre

mbushur sy bojėqielli,

dua tė mė tregosh

pėr anijet qė mbėrrijnė

me kuvertėn e tyre

mbushur diell tropiku,

unė do tė rrėfej

pėr anijet qė ndali era

dy milje jashtė portit.

 

DIMRI ERDHI SHPEJT

 

17 Shtator, e Mėrkurė,

hap thesin me veshjet dimėrore,

nxjerr xhaketėn, pantallonat dhe

dy pulovrat e mia,

nė xhepin e brendshėm ėshtė njė faturė poste

(pėrgjigjja s’erdhi kurrė).

Sivjet dimri erdhi shpejt,

pa lajmėruar.

 

NENSHKRIM

 

Tani secili

le tė shtrijė detin e tij

tjetėr det mos tė presė,

tani secili

le tė hap thasėt e tij

tjetėr erė nuk do tė ketė,

po buriet ē’ti bėjmė

tani qė lufta mbaroi?

 

NE TE TJEREVE

 

Nė tė gdhirė tė Ditės sė Pritjes

Maria, me gjak nė gojė,

hap derėn dhe tretet nė borė

ne tė tjerėt, themi: e zeza Marie,

do na gjejė viti tjetėr?

 

JUBILE

 

S’jam mė fėmijė

dhe para meje shfaqet

ē’ka mė caktuan pa dashjen time

ligjvėnės tė panjohur,

por nuk friksohem, as shqetėsohem

si komandanti maqedon dhe babai im

qė gjithė botėn pushtuan,

e mora vendim, ai

pesėmbėdhjetė vjet politikan i syrgjynosur

nuk la asgjė

qė tė pushtoja pėr gjeneratėn time.

 

MIDHJA

 

Pardje

duke tėrhequr shtratin

gjeta krehrin tėnd,

si midhje,

qė tėrhoqi deti

dhe ngeci nė breg.

dhe mendoj

ah, kėshtu ndodh gjithmonė, Zoti im,

deti mė i madh

tė pėrfundojė nė njė poezi tė kripur.

 

KUR SHOH SYTE E TU

 

Gjithnjė them kėtu ndahen rrugėt tona,

kur shoh sytė e tu

tė ulen nė gardhin e telave me gjemba,

kur shoh sytė e tu

e ndiej se jemi nga i njėjti gjak,

ti dhe unė shokė tė pagjumė.

 

NUK JANE ENDERRA

 

Nuk janė ėndėrra ato,

kurrė nuk ishin,

as dhuna qė u shfronėsua papritur,

mendoj sonte nėnėn

nė kampin e pėrqėndrimit para Krishtlindjeve,

qė do tė kthehet e vetme nė shtėpi,

do tė shohė librat e mi

dhe do tė qajė.

 

I HUAJ JAM

Pėr TASO KAPERNARON

 

I huaj jam dhe mercenar-

ēdo herė qė nė kthesė shoh detin

e ndiej.

Gjithė ditėn luftoj nė dhé tė huaj

nė mbrėmje, poshtė llampės,

ndėrsa mė kap nostalgjia e atdheut

shkruaj ringjitjen time.

I huaj jam dhe mercenar -

kini mėshirė nė e lexoni,

nuk kishte tjetėr mėnyrė vdekjeje

nė kohėn time.

 

QENI

 

Mė thonė tė marr qen-

qen tė mirė roje.

E ē’ta bėsh tani qenin,

kur e di,

qė do tė fillojė tė lehė tėrė natėn e natės

dhe do tė sjellė nė agullimė policėt

tė ma marrin babain.

 

KURDET

 

Kurdė apo Kudrė,

ndonjėherė buzėt mė ngatėrrohen,

si mbrėmjet,

kur nė qytet shtrihet heshtja

dhe harabelat e kopshtit

stacionojnė nė trurin tim,

shpirti mė armatoset,

u ngjitet maleve tuaja

dhe shtin

pėr lirinė tuaj qė perėndon

dhe pėr jetėn time prej qeni

qė nesėr agullon sėrisht.

 

REPLIKE

 

Dhe diēka tjetėr qė tė mos mėshirohemi

si tė tjerėt,

qė s’kanė shpresė-

Grekė ishin, kur humbėn guximin e tyre,

ata qė mė vonė

i quajtėn fundėrrina

dhe tė papranueshėm nė atdhe

dhe u syrgjynosėn

siē e kishin zakon nė kohėrat e vjetra.

A, po, dhe njė qen dhe njė kanarinė

dhe njė marrėveshje e ndershme me vdekjen.

 

ATO DITE

 

Kaluan kaq vjet.

por ende e kujtoj

atė ditė mbi urė,

frynte njė erė e butė

dhe ti u mbėshtete mbi mua

dhe kėndoje,

ylli dhe hėna ime,

pastaj era u forcua

dhe papritur filluam tė fluturojmė,

fluturuam ulėt

mbi ēati,

mbi pemė,

fluturonim, fluturonim-

kėshtu ishin ato ditė

mbushur mrekullira tė vogla,

tė njėpasnjėshme.

 

SHARLOT KORDAI

Pėr Elsa Liaropulun

 

Dhe Sharlot Kordai mė nė fund

kuptoi,

se nuk mund ta shtyjė pa kufi

gjetjen e thikės sė saktė

kėshtu qė ēdo thikė qė tė zgjedhė

karua ka filluar tė rrėshqasė

dhe nė flokėt e saj tė bukur rrotullohen

duke u zdruguar erėrat e fatit.

 

DUKE ENDERRUAR

 

Mė erdhi natėn babai

dhe mė bėrtiti

mėsoj pėr ty, mė thotė

dhe kam frikė,

paguaje qiranė, pastrimin e shkallėve

dhe tė tjerat,

siē ke rėnė dakord.

Por baba, i them,

kėtu nuk ėshtė shtėpia ime, ėshtė burg,

nuk e sheh

dhe kjo nuk ėshtė ēezma qė pikon,

ėshtė jeta ime

qė kullon pikė-pikė...

E di, mė thotė,

por edhe ti e dije dhe nėnshkruajte,

tani detyrohesh tė paguash,

si gjithė tė tjerėt.

 

VETEM ORESTI

Pėr Irena Daglėn

 

Tani e shoh,

pėrsėri dhe pėrsėri tek rrėfej tė njėjtin roman,

fytyrat ndėrrojnė vendet vazhdimisht,

vijnė, ikin, kthehen,

tėrhiqen-

vetėm Oresti mbetet i palėvizshėm

nė bodrume tė fshehta dhe mbledhje,

pa bukė, pa ujė,

pa thikė,

nė ēdo faqe tė jetės sime qė kthejė.

 

ASISTENTI

 

H.K.T., dyzetė vjeē, asistent profesor,

me specialitet nė tė drejtėn e antagonizmit

dhe tė riaftėsimit.

Shtėpi nė rrethinat veriore,

shtėpi buzė detit,

skaf pėr shėtitje

ose tre herė vdekje,

siē kishte profetizuar Shefi

njėzet vjet mė parė,

kur fėrshėllenin tė shndritshme anijet nė port.

 

Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj

(Botuar nė "Gazeta e Athinės", prill 2007)

 

POEZI NGA SHBA DHE ANGLIA

 

YUSEF KOMUNYAKAA

(Ēmimi “Pulitzer” i vitit 1994)

 

 

Yusef Komunyakaa u lind nė Bogalusa tė Luizianės mė 1947. Ėshtė autor i dymbėdhjetė vėllimeve poetike mes tė cilėve “Neon Vernakular”, i ēmuar me “Pulitzer” mė 1994. Ka marrė gjithashtu dhe ēmimet: “Ruth Lily Prize” 2001 dhe “William Faulkner Prize”, si dhe shumė ēmime tė tjerė tė rėndėsishme. Prej 1999, Komunyakaa-ja ėshtė “Chancellor i Akademisė sė Poetėve Amerikanė". Ka dhėnė leksione nė universitete  tė ndryshme tė SHBA-ve dhe Australisė; aktualisht ėshtė docent i tė shkruarit krijues nė Princeton University.

 

GJENDJE E PANATYRSHME

E NJEBRIRESHIT

 

Mbi tė gjitha mė paraqit si njeri.

S’kam shenjė pėr studime sipėrfaqėsore

qė tė vdekurit grumbulluan ndaj tė gjallėve.

Jam njė njeri. Mė pri, kulloj gjak.

Para botimeve tė shumta elegante,

para zemrave tė bollshme tė argjinareve tė ruajtura

nė salcė tė pasur dhe tė servirura me verė tė huaj,

para ekstravagancave dhe Agnus Dei,

para se yjet nė sytė e tu

tė tregojnė shenjėn e lindjes ose Stigmėn,

unė jam njė njeri. Jam pėrplasur

nė gropė balte, kam thyer dhėmbė pėr njė kafkė tė zgėrdhirė

si hėna pas hekurave. Kam bėrė gjithēka

tė tė bind tė mė njohėsh siē jam. Pa titull.

Kam parime. Nuk do tė flas

pėr gjendjen natyrale  tė njėbrirėshit

nė letėrsi apo vetanalizė.

Nuk kam tė drejta lindjeje pėr tė provuar,

asnjė dekoracion, asnjė fjalė

tė kodit sekret, asnjė zambak.

Inicialet e mia nuk ndodhen nė asnjė monedhė.

Jam kėtu nė kėmbė, kėpucėndyrė

dhe xhinsshtrėnguar, pėr tė djersitur

djersėn time prej njeriu. Nėn kėtė lėkurė,

duke tė dashuruar, jam ajo hapėsirė

nė tė cilėn beson trupi im.

 

NGA VENDET E PHU BAI-T

 

Hėna depėrton nė pemėt

e natės si njė sharrė e rrumbullakėt

e ndritshme. Nė vendroje

mbėshtetem nė thasėt e rėrės,

duke vėnė nė shėnjestėr gjithēka.

Qindra yje ngjyrė blu prej ēeliku

presin njė monopat, shpėrndajnė nė erė

pėr njė sekondė pluhur argjendi.

Nėse ėshtė dikush

atje lart, faji nuk ėshtė imi.

 

Numėroj dhe rinumėroj hijet

dhjetė metra larg meje, pėr tė pranuar

qė atje do tė jenė gjithmonė.

Nuk guxoj tė pėrplas qerpikėt.

Ana e pasme e minave Claymore

e pikturuar nė tė bardhė,

si hėnė njėēerekshe.

Thonė se Victor Charlie

do tė pikturojė dhe anėt e tjera

dhe do ta kthejė

shpėrthimin kundėr teje.

 

Nėse ndiej njė zhurmė

do ta shtyp butonin

dhe do tė vetėhidhem nė erė?

Hėna do tė ndrijė majėn e pemėve.

Numėroj pėrsėri Claymore-t

duke menduar pėr kokrrizat

e ngjeshura nė C-4 plastik

tė trurit, pėrpara se tė kuptoj ēndodh.

 

TU DO STREET

 

Muzika ndan natėn.

Mbyll sytė dhe shoh

njerėz tė heqin viza nė pluhur.

Amerika zgjerohet nė cipėn

e mjegullės dhe tymit, unė jam pėrsėri

fėmijė nė Bogalusa. Mėson

vetėm pėr njerėz tė Bardhė dhe Hank Snow-in. Por sonte

hyj nė njė vend ku vajzat e bareve

zhduken si zogj tropikalė. Kur

porosis njė birrė, mama San-i

pas banakut bėn gjoja

sikur nuk kupton dhe me sy

prek ēdo fytyrė tė bardhė, ndėrsa Hank Williams-i

ulėret si i ēmendur nga jukebox-i.

Kemi bėrė Judėn atje

ku vetėm zjarri i mitralozėve

na bashkonte. Nė rrugė

ushtarėt e zinj nuk lėvizin nga vendet e tyre.

Njė tabelė moskalimi mė tėrheq

mė brėnda nėpėr rrugicat ndėrsa kėrkoj

butėsi brenda kėtyre zėrave

tė plagosur nga bukuria dhe nga lufta.

Mė parė, nė xhunglėn e Dak To-sė

dhe Khe Sahn-it, jemi pėrleshur

me vėllezėrit e kėtyre grave

qė tani nxitojmė t’i shtrėngojmė nė krahė.

Ėshtė mė shumė se njė komb

brenda nesh ndėrsa ushtarėt e zinj

dhe tė bardhė prekin tė njėjtat dashnore

nė hapėsirėn e njė minute, duke shijuar

frymėmarrjen e njėri tjetrit,

pa ditur se kėto dhoma

hyjnė brenda njėra tjetrės si tunel

qė tė ēon nė botėn tjetėr.

 

PETER RUSSELL

(Ka qenė kandidat pėr Nobel)

(1921 - 2003)

 

 

Peter Russell u lind mė 1921, nė Bristol tė Anglisė. Nė vitin 1944 boton librin e tij tė parė poetik. Kur u transferua nė Toskanė, rreth 60 e ca vjeē, ishte konsideruar si njė nga poetėt mė tė mėdhenj anglezė. Peter Russell ishte edhe kandidat pėr Nobel. Jetonte nė njė mulli tė braktisur, i njohur ndryshe si: “Turbina”. Mė 1990 njė zjarr ia dėmton pasurinė e tij mė tė madhe, librat, mė pas, mė 1992, pėrmbytjet i shkatėrruan, deri nė humbje, koleksionin e pasur tė tij, me rreth 5.000 vėllime librash, tė njė vlere tė lartė. Bashkė me to edhe fletore shėnimi udhėtimesh, esesh, pėrkthimesh, korrespondenca me njė sėrė autorė nė njėzetė gjuhė tė ndryshme tė botės si: (Paund, Kuazimodo, Montale, Eliot, Ungareti). I gjithė materiali qė universiteti amerikan kishte vendosur t’ia blinte me shumėn e 500.000 mijė dollarėve. I verbėr dhe pa asnjė tė drejtė pėr tė pėrfituar asistencė sociale (si jo italian!), Russell-i vdes nė varfėri, por jo i harruar, nuk i mungojnė vlerėsuesit nė tė gjithė botėn, edhe pse nė Angli, nė vendin e tij, emri i tij ishte i njohur vetėm pėr “ekspertėt e sektorit”.

 

ASPEKT

 

Lagėshti nė shtėpi, i lagėsht nė shpirt,

lagėshti nė zemrėn time prej rrjete merimangash;

Akrepi mbi gur djersin,

pėrhidhet nė vendin  e fshehtė.

 

S’kam qenė asnjė ēast kaq i vetmuar

si tani nė kėtė shtėpi

pėrjetėsisht tė myktė, tempulli pikon

njė ndryshk acidizues ndėrsa pėrgjumem.

 

ELEMENTARE

 

Kush ėshtė zhurma e ujrave?

Kush ėshtė era e furtunave?

Kush ėshtė Toka, Ėngjėlli ndriēues?

 

Fjalor muzike

elementėt e fjalės,

Gjuhė varri dhe mali

kthesa e kuqėrremtė e mjegullės.

 

I rrethuar prej injorancės tėnde, njė njeri

mund tė shtrojė pyetje tė shumta;

poēari i fryn argjilės,

pėshtyn, -pėrmbush detyrėn.

 

Toka e kuqe frymon mes gishtash,

freskia misterioze sjell fllad,

balsami i mėrkurtė tretet,

argjila e kuqėrremtė shkėlqen.

 

HESHTJE

 

Shtėpia ėshtė e qetė, gjithēka e palėvizshme-

Kam shkruar gjithė natėn.

Rezet e para tė agut, mbi kodėr,

rimbushin gjithė lėndinėn me dritė.

 

Zogjtė janė zgjuar tė gjithė, boria

e parė prish qetėsinė.

Bota e verdhė, tani ngjan e mallkuar-

Civilizimi - njė sėmundje.

 

Varfėria shpik luftra tė tmerrshme-

boshllėkun e frikshėm tė pasurisė-

Agonia s’e lė tė pushojė njeriun;

si agimi qė vdekjen pėrshkon fshehtazi

 

duke e shembur pėrtokė,

me gjymtyrė tė thyera dhe ulėrima therėse-

Dhe shpirti i tij me njė kėrcim madhėshtor,

tė pavdekshėm, a mund tė rilind si dielli?

 

TE JESH GJITHNJE

XHOKONDE, ESHTE BUKUR!

 

Tė jesh gjithnjė xhokondė, ėshtė bukur!

E errėt bota qė s’sheh fytyrėn tėnde vezulluese,

i errėt syri qė s’ndriēohet nga vėshtrimi yt,

vėrtetė i shurdhėt veshi qė s’i bindet urdhrit tėnd,

kur me zėrin tėnd ai vetė ndihet i bekuar.

Profumi i trėndafilit nė buzė tė loz,

gjinjtė e tu si dy pika tė purpurta uji,

ose si hoje mjalti qė bleta vė nė folenė e saj.

 

Ndihet aroma e njė tjetėr klime te ty,

qė s’lind as nga kimia e natyrės,

as nga pyje tė hijshėm, fusha, ose kopshte,-

Te ty prezenca e kohės s’ndihet fare,

si hija valėzuese e njė peme gjigande

ku ēdo gjethe ėshtė njė gjuhė qė fėshfėrin.

 

DITA E FUNDIT E VITIT

 

Zogu i verdhė kėtė vit s’u kthye

dhe jam tėrė tension, edhe pse plak dhe i dobėt,

ēdo herė qė vinte, dukej sikur rrinte pėr tė kuvenduar,

duke sjellė gėzimin e jetė dhe frikėn,

se shpejti tė gjitha haretė e mia mund tė zhduken.

I heshtur, vraponte parvazit tė dritares, sqepi i tij

godiste lehtė nė qelqe, - me pendė tė shtrira,

mbi qerpikėt e tij, tė pėrkulura,

 

ngjante sikur linte ndonjė mesazh tė largėt,

ardhur nga botė tė tjera, - ndoshta, nga tė Vdekurit,

pėr shumė kohė tė harruar nga kujtesa ime.

Por tani ylli im po perėndon.

Pas pak toka e ftohtė do tė jetė shtrati im.

O zogu im i verdhė, do tė desha shumė

tė tė dėgjoja tė kėndoje.

 

DASHURI MISTERIOZE

 

Gjithkush ua admiron bukurinė yjeve,

kur i zbulojnė, e dashura ime, si ne.

Trupat e tyre ndrijnė njėri tjetrin,

si vezullime qė mbulojnė botė tė brendshme,

misteriozisht tė shfaqura pranė velave.

 

Fėmijė nė shkollė na mėsonin tė vėrteta

qė i merrnim pėr tė qėna si forma tė jashtme...

 

Vjen njė kohė kur hėna

perėndon dhe yjet zbehen

dhe botėt e fshehura ndizen nė njė dritė tė argjendtė...

 

Bota e vjetėr s’ėshtė tjetėr veēse zjarr qė nxjerr tym

dhe toka e tmerruar u ulėrin tė katėr erėrave.

 

Kur Ajo zbulon gjirin e saj tė artė, e lė tė bjerė

peshėn e pambuktė tė zezė qė shndrin.

 

NDJESHMERI

 

Pakėnaqėsia torturon shpirtin,

llogari qė grushton Idealen;

Vullneti ėshtė njė pankartė, nga poli nė pol

rrotullohet si monedhė, - Si tingėllon?

 

Jo njė natyrė e re as njė njeri i ri, -

as njė vullnet i dobėt, i rifuqizuar, -

por njė rigjenerim i ri mund

tė tė bėjė tė nėnqeshėsh me trishtimin tėnd.

 

Shpirti, i pushtuar nga kėto njolla,

i shpėrqėndruar, pėrqėndrohet sėrish,

kur, duke shkundur kalbėsitė, pengjet i anulon tė gjitha, -

 

Jeton tėrėsisht me oksigjen,

 

ndėrsa njeriu, i rraskapitur (thotė) “Me vdekje”,

pėrqafon tokėn dhe dorėzon krahėt,

bėrtet “Ujė”, - Unė: “Muzė, pėrndizma shpirtin”!

 

Ajri ėshtė element qė kėndon.

 

Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj

(Botuar nė "Gazeta e Athinės", prill 2007)

 

 

 

POEZI NGA AUSTRIA

 

ALFRED KOLLERITSCH

 

 

Alfred Kolleritsch u lind mė 1931, nė Brunse, tė Austrisė. Mė 1960 nė Graz ishte njė nga iniciatorėt e themelimit tė revistės “Manuskripte”, njė nga mė tė rėndėsishmet e tė gjithė panoramės letrare tė gjuhės gjermane dhe gjithashtu i grupit letraro-artistik: “Forum Stadtpark”. Eshtė autor i pėrmbledhjeve tė shumta poetike, tė nderuara me ēmime tė rėndėsishme letrare, tė publikuara nga “Rezidenz” dhe “Suhrkamp”, shtėpitė botuese letrare mė tė rėndėsishme respektivisht nė Amerikė dhe Gjermani.

 

ZINXHIRE

 

Gjethet presin

alternimin e ngjyrave,

pritja pėrmbyt eksperiencėn,

ndjenja

pushon zgjatjen,

dinakėria e saj ėshtė

ē’ka dėshirohet.

Zbrazėti do tė jetė

pas kėtyre ditėve, i konsumuar

leximi, tė shprishura retė,

por drita

vjen nga larg, rrėshqet mbi udhėtarėt,

pėrshkon me ta lėndina tė tėra, me ta

mban hapin, kujtimin,

e lė tė lirė atė qė do ndodhė,

gati nė kapsolle, nė pritje

ndėrton fillime,

ndihmon vitet, jetėn.

Ditėt, ngrihen nė fluturim,

sjellin

atė qė ėshtė Dashuruar,

kapėrcejnė ngricėn, dhimbjen

e mohimit tė errėt.

Nėse ngelet besimi,

qė kėtej e tutje, ishull i bukur

mbushur rrethana, rishfaqet

nga e zakonshmja, nga vellua,

gjaku rrjedh drejt malit,

pėrskuq horizontin dhe kėshtu fsheh

njė lajm tė ri, tė fundit.

 

REFUZIMI I NATES

 

Gjatė zgjimit tonė tė pėrbashkėt,

numėroj dritėn e mėngjesit

mbi lėkurė,

me luledielli e mbuloj,

zbukuroj

artin e plagosjes,

rrėmbej humbjen

prej mjegullės qė ngrihet.

 

DIALOG

 

Me ujitėsen e verdhė vadit

frutat e kopshtit

i jep ujė tokės,

ajo e pėrēon kėtė dhuratė,

edhe barishtja pėrfiton.

Zgjaten duar tė kėpusin fruta,

lakmuar prej kohėsh,

kur mbaron

koha e heshtjes,

askush s’i shpėton.

Ai i beson ujitėses,

ujit,

kėrkon konfortin e lagėshtisė,

kujtimin e hershėm.

 

JO E KOTE

 

Bėn mė ftohtė,

bimė tė vyshkura bien nė erė,

po, dua ta dėgjoj

zėrin e hijes qė dridhet,

tė ulėrijė nga hidhėrimi, pa kurajo,

nga mundimi tė bjerė poshtė,

ajo thėrret:

“Kush na e ndalon gėzimin”?!

Parathotė atė qė do tė ndodhė,

shkatėrrimin e sė tashmes.

 

ZHYTYR

 

Ajo posedon tingullin

shkėputur nga fjalėt e tua,

ėshtė eksitim

akti i tė shkruarit,

tė lexuarit natėn,

tingulli shpėrbėhet

nėpėr botė,

fshihet nė fund prej trėndafilash,

duart i mban tė shtrira

pėr lojėn me petale trėndafilash,

burimi mbledh

lojrat,

lumenjtė i ridėrgojnė mbrapsht.

Vdekja qėndron atje,

duke lajmėruar fundin,

sfumuar me kėnaqėsinė,

mungesėn e tingullit

dhe gjemba tė tharė.

 

KUR SHKRUAN

 

Kur shkruan

dyert nuk mbyllen,

njė pyetje i bashkėngjitet tjetrės,

njė frikė

i gjunjėzohet tjetrės.

 

Kėshtu nėnkuptohet harmonia,

si akulli qė rritet pėrreth hekurit

dhe ndihet loja e ngrohtė

kudo pėrqark.

 

Atėherė ndjen dhimbjen e syve,

atėherė shkatėrrohet ajo qė do mė shumė,

atėherė bollėku bėhet njė lėmsh nė grykė.

atėherė shkruhet nė boshllėk

ose thuhet:

“vetėm nė fund tė cakut tė njė zemre”.

 

Kjo i thuhet asaj,

kundėr sė cilės nuk ka veēse njė dorė

ku mund tė fshihesh.

 

ĒFARE JANE EKSPERIENCE

 

Ēfarė janė eksperiencė

(Sytė gėnjeshtarė)

dy duar tė hapura?

 

Shpina qensh kundrejt,

aromė lagėshtie,

njė njollė ndyrėsie

qė ndėshkon rrugėn e pluhurosur.

 

Ne vėshtrojmė,

gjithmonė vėshtronim.

Zhguallin qė nuk bie mė.

 

Njė bretkocė e etur mbijeton,

mushkonja kudo pėrreth,

ecim tė rėnduar nėpėr dritė,

njė zhele qesharake nė ballė

mbron kujtimin.

 

“Nuk mund tė tė shoh”.

“Jam kėtu”!

“Gjithēka ėshtė e boshtė”.

Pėrse shkohet pas gjėrave?

 

“Edhe Mao Ce Dungu e pa esencėn”

tė shfaqet, transformimin,

idenė, njė koncept gjeneral,

tubin e pėrbashkėt tė afrimit,

shkurtimin,

shkatėrrimin e “vėshtrimit tė parė”.

 

Dhe pastaj: ajo qė u kuptua

pėrdoret,

esenca i flak tendat

dhe llafanėzon atė qė ėshtė e domosdoshme,

tragjedinė e lėvizshme.

 

E palėvizshmja ėshtė grumbull kontradiktash,

ka nevojė pėr njė tjetėr skenė, tė tjera role ka atje.

Ajo vepron me sy

deri sa toka tė turpėrohet.

 

PRANE KUPAVE ME VERE
DHE DITEVE ME DIELL

 

Pranė kupave me verė dhe ditėve me diell,

trullosur nga ajo mollė e kafshuar qė ėshtė hėna,

pėrgjatė rrugės nė shtėpi, pas varrezave,

duke ndėrruar ėndėrrat nė duel,

braktisim natėn,

“gjysmėn e jetės”.

 

Duke ikur me aeroplan

mė parė kthehemi pas,

vendet e krimit ngelen,

gozhduar nga degė qershie,

nga kėnaqėsia e rizgjimit,

nga forca e dhėmbit tė miut

dhe forca e rezistencės tė insekteve.

 

Fryma ngjitet nė njė bluzė tė ēngjyrosur.

Miku dhe armiku shtyjnė njėri tjetrin

nė mes,

mbi grumbullin e gėrmadhave

me tė cilat mbarojnė rrugėt,

ku bardė me lira tė vjetra

rithonė kėngėn,

historinė e thellė tė barazisė.

 

Megjithatė shkojmė nga shtėpia nė shtėpi,

nga puna nė punė,

nga njė lajm nė tjetrin,

nga njė vrasje nė tjetrėn,

mirėnjohės kur mjegulla qė ngjitet

na pėrplas nė fytyrė ngjyra

dhe gjeste.

 

ESHTE ME E VESHTIRE TE PERSHKRUASH
HESHTJEN TENDE

 

Eshtė mė e vėshtirė tė pėrshkruash heshtjen tėnde

sesa qendrėn e tokės.

Kur vėshtrimi yt mė fshik

hapėsira ndahet,

dy sipėrfaqe tė mprehta

tė mbyllin mes thonjėzash.

 

Akulli mbi tavolinė pėrpara nesh

ėshtė i trashė,

pjatat dhe gotat

zhduken brenda tij.

 

Ajo qė i ēoja ditės,

drita poshtė qepallave,

pėrskuqej pėr mua,

por dora jote nuk e mblidhte.

 

Nesėr, them atėherė, nesėr

do tė jem ndoshta ndryshe,

akulli njė ré,

pjatat dhe gotat njė kėngė.

Hapėsira do tė zhvishet

dhe njė ushtri frazash

do tė ulėrijė nga gėzimi.

 

Ta thashė kėtė,

sikur tė tė mos ta kem thėnė

kurrė.

 

PERENDIMI

 

Perėndimi ėshtė njė kufomė.

Kush e sheh e di

qė nuk duhet tė ekzistojė asnjė diell,

asnjė ndihmė, asnjė dritė pėr ngjyrat.

 

Tė lė tė ekzistosh,

pa dritė nė fytyrėn tėnde prej balte,

qė degėt ta kanė shtypur.

 

Duke bėrė eksperienca tė tilla

dhe jo mrekullira,

vetėm fraza “gėzim” tingėllon familjare.

Nė pėllėmbėt e duarve tė tua

pashė njė fjalė,

tashmė ishte kujtim.

Duhet tė kesh qenė nė rrugėt e Romės,

atėherė qė ke marrė njė dhuratė dhe ke qeshur.

E kuqėremta e mugėtirės ishte e gjelbėr.

Ē’kishte pėsuar syri?

 

Mungon motivacioni.

Tanimė ėshtė natė, ngelet kjo shpresė.

 

Pėrse mė braktise”

nėse je kudo, brenda,

asgjė tė bėn tė dalėsh jashtė, asnjė britmė,

asgjė.

 

Ai tha:

erdhi dielli

nuk vėshtroi pėrreth,

erdhi pas teje.

 

PIKTURA E LUFTES  

SE MORGARTENIT

 

Piktura e luftės sė Morgartenit,

ka njė kal tė hekurt

qė si vetėtimė hidhet nė sulm.

 

Kali ėshtė i vetmi pėrfaqėsues i bindshėm

i shpirtit tė pavdekshėm,

njeriu mbi kal ėshtė i vdekshėm,

kėmbėngulės para sė fundmes rrahje tė zemrės.

 

Kalorėsi i mbijetuar

ka pak shpresa,

tė thėrrasė,

tė kėrkojė emra, tė fshijė emra,

do tė jetė i ndershėm.

Po unė them: pėrpara kujt?

Pėrpara asaj qė ėshtė reale,

asaj qė ėshtė mė reale,

apo asaj qė ėshtė krejt e vėrtetė?

 

Kam dikė

tė cilin e pyes:

“Nė verė dėshiron atė qė dua unė”?

“Nė verė”?

“Ajo ēdo tė jetė”, pėr mendimin tėnd,

“s’mund tė citohet si luftrat Punike”.

 

Mė vjen ndėrmend historia e dinosaurėve,

problemi i metabolizmit/mishit/tė ngrohtit/tė ftohtit,

a mund tė kuptoj diēka mė shumė?

Pas kaq e kaq shtresave gjeologjike, luftrave,

peisazheve me kratere e gremina?

 

Pėr ē’qėllim nevojitet galopi i kalit,

nė Tjetrėn, nė mė tė mirėn,

nė fushat me luleshtrydhe qė

ėndėrroja fėmijė?

 

Po kush do tė mė kėshillojė

pėr masėn e shpejtėsisė,

sepse vetėm ngadalė ti shpie larg,

larg prej meje,

atė qė nuk mė ngushėllon.

 

“Ēfarė imazhi”, deklaron ti, “Ē’libėr i vjetėr historie

dhe gjithė vizatime”!

Ti qesh sepse gaboj, sepse shpresoj,

me gjėnė qė tė jep tė drejtė

ti bėn tregti.

Eshtė njė vėth nė vesh ajo qė ke kunguar,

i ke dhėnė emrin “Eksperiencė”.

 

Eshtė ajo qė ėshtė e dukshme, e dėgjuar,

ajo qė ėshtė bėrė e dukshme dhe e dėgjueshme,

e reja pėr tė cilėn flas

vjetėrohet drejt turpit,

fshihet nė fraza

qė nuk e thonė

atė qė nėnkuptoj unė.

 

Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj

 

(Botuar nė "Gazeta e Athinės", shkurt 2007)

 

POEZI NGA AUSTRALIA

 

BRUCE DAWE

(Poet bashkėkohor australian nga mė tė vlerėsuarit)

 

 

Bruce Dawe u lind mė 1930 nė Geelong Vic tė Australisė. Eshtė njė nga poetėt bashkėkohor australianė mė tė vlerėsuar. Dawe ėshtė quajtur ndryshe dhe “Poeti i Rrethinave”, pėrshkak tė jetės sė tij tė vėshtirė e larg qendrės. U rrit nė njė familje me mjaft probleme, i jati, njė punėtor ndėrmarrjeje bujqėsore, shpeshherė i papunė. Nėna egocentrike, pa stabilitet dhe sukses nė jetė. Dawe u detyrua tė bėnte shumė lloje punėsh si: punėtor, postier, rregullues defektesh nė universitet, edukator dhe mėsues – qė i kanė shėrbyer atij pėr tė patur marrėdhėnie tė shkėlqyera me njerėzit e tė gjitha shtresave, qė e karakterizon krijimtarinė e tij, si njė poezi qė u jep zė tė gjithė tė ashtuquajturve australianė tė zakonshėm. Kjo na bėn tė kuptojmė mė mirė motivacionet dhe metodat e njė poeti shumė fin. Kapaciteti pėr tė shprehur dramėn dhe bukurinė e jetės, e ka bėrė veprėn e tij mė tė prekshme nga publiku i gjerė. 

 

TE JESH POET NE AUSTRALI

 

Domethėnė tė jetosh nė Luginėn e Eko-s,

dhe tė kesh vesh tė fortė,

domethėnė tė banosh nė njė:

“Galeria e Pasqyrave”

dhe tė jesh miop,

domethėnė tė bėsh udhėtime tė gjata

pėr t’u kthyer nė shtėpi

dhe tė gjesh faturėn e taksave nė hyrjen e oborrit.

 

Domethėnė tė dėgjosh nga dritarja

dhe tė shohėsh nga doreza e telefonit,

t’i flasėsh me duar njė flete tė shfletuar

ikur nga shkolla nga leksioni i parafundit.

 

Domethėnė tė kujtohesh pėr hapat

nė Parkun e Shpendėve

dhe pėr bretkocėn peshkatare

nė Botėn Marine.

 

Domethėnė tė jesh atje dhe kėtu,

nė dhjetėmijė biseda,

dhe tė kthehesh me njė ashkėl druri

ndėr dhėmbė, i shkujdesur,

pėr tė kėrkuar falje

duke u tundur.

 

NE FUNERALIN E SHAGGER-IT

 

Nė funeralin e Shagger-it s’kish asgjė pėr tė thėnė

edhe sikur tė doje

pėrballė nėnės sė tij kaq tė plakur. Prej saj kishim frikė

dhe sa u trėmb kur prifti kėndoi

fjalėt mortore,

sikur tė ishin diēka ato fjalė: u tėrhoq e drithėruar

dhe u ul nė karrige e ngrirė, e ngurosur

si Shagger-i, ndėrsa ne tė tjerėt, tė dehur,

bėmė ē’tė mundnim tė shihnim realitetin e egėr,

si arkivoli i ndritshėm nė podiumin e kishės

dhe dhimbja profesionale

na shtrėngonte mes gishtave tė lidhura;

por ato veprime

ishin tė mbyllura brenda nesh si buzėqeshje faji

qė na zuri mėpas, atėherė

kur shkuam tė merrnim Fordin shekullor,

makinėn e vjetėr tė shkėrdhimeve dhe shkundėm pluhurat

nga jastėqet sintetike, i hodhėm vaj rezervuarit tė uritur,

i dhamė njė goditje tė lehtė kukullės sė vogėl tė braktisur

dhe njė shqelm boshtit turbekoloz tė ndryshkur tė rrotave.

 

Me njė lutje mesha mbaroi dhe heshtja na shtypi

si njė gjuhė nė gojėn e mbyllur.

Nga tė gjitha vajzat qė kisha dashur apo shkėrdhyer,

njėra ose tjetra, u duk

vetėm Bew Whieside, qė nė rrugė e sipėr

mori ēantėn dhe tha, “unė do ndaloj kėtu

djema dhe qė kėtej e tutje

do ndalojnė edhe vajzat”.

 

Mė vonė, nė kėmbė

pėrgjat varrit ku frynte erė

ndihej nga drukamforėt

zhurma e psaltit

dhe e qara e zonjės sė plakur,

sikur pėr tė tė kishte qenė njė djalė e gjysėm;

e ē’mund tė thoshnim nė tė vėrtetė

pa shpėrthyer nė tė qeshura

pėr atė, qė u kap me vela ulur

nga vdekja, kur mendonte se ajo ishte jashtė qytetit?

 

IDIL FSHATARESK

 

Ashtu si problemet, dashuria del nga gjelbėrimi i pyllit

dhe ndalet para nesh, e frikėsuar, e sjellshme.

 

Ecnim nė rrugė me spatėn nė sup,

duke mėrmėritur shakara fshatarėsh,

dielli - teh qė priste degėt,

kėnga e zogjve si kėngė hajdutėsh

larguar nga zyrat ekonomike

pėr tė numėruar mė pas atje

vetėm gjethe.

Aroma e supės nė ajėr

shijonte nė flegra dhe na kujtonte shtėpinė,

kur ndenje mbi barin e butė te pylli i zhveshur,

sytė e tu tė ėmbėl qenė si ujė burimi,

zogjtė memecė, ajri i palėvizshėm dhe vetėm drita

na thante me rrokjet e saj tė deformuara.

 

JUDITH WRIGHT

(Poeteshė australiane e konsideruar kandidate pėr Nobel)

 

 

Judith Wright u lind nė Australi mė 1915. Eshtė njėra nga dy shkrimtarėt e vetėm australianė tė konsideruar kandidatė tė mundshėm pėr Nobel. Pėrmbledhjen e parė poetike tė titulluar: “Imazh prekės”, e botoi mė 1946. Stili i saj ėshtė i fortė, me ritme tė lirshme, bashkėbisedim tė  drejtpėrdrejtė dhe zemėrim kundėr materializmit tė shumicės sė australianėve. U nda nga jeta nė vitin 2000.

 

LEGJENDĖ

 

Djali i kovaēit dilte me pushkė

dhe njė qen i zi nga pas e ndiqte.

Rrjeta merimangash

i ngatėrroheshin te kėmbėt,

e pengonin lumenj,

degė i futeshin nė sy,

e qorronin

dhe qielli bėhej vdekje,

por pėr kėtė s’donte t’ia dinte.

“I thyej degėt, lumenjtė i kaloj, me vėshtrim

e neutralizoj ēdo pengesė”,

i thoshte qenit dhe pushkės.

 

Djali i kovaēit pėr nga stanet ecte

me kapelen e zezė nė kokė.

Rrugėn i pengonin malet,

pėrsipėr i binin gurėt,

kur korbi i zi plak krakėrinte:

“Sė shpejti vdekjen prite”.

Dhe shiu binte me gjyma.

Por ai vetėm thoshte:

“I kaloj malet, gurjet i anashkaloj, i shtij

korbit plak nė ēdo moment”,

dhe vazhdonte tė ecte drejt staneve.

 

Kur nė fund tė ditės mbrinte, dielli perėndonte,

pėr ta gėlltitur derdhej nata,

si njė kanė pushke,

si kapelja e vjetėr e zezė,

si qeni i zi i pangrėnė.

Pastaj pėllumbi dhe zogu Alca filluan tė uleshin

dhe bari pėrkulej, u bėhej jastėk.

Pushka thyhej, fluturonte kapelja, qeni zhdukej

ndėrsa dielli perėndonte.

 

Para natės mbi mal

ylberi shfaqej,

siē e kishte parandierė

Si lepur vraponte

kacavirrej si dhelpėr;

e merrte nė duar, me ngjyrat  –

si njė arkė me akull, si ujė burimi,

si unazė tė artė.

pėllumbi dhe Alca, u ngritėn drejt pyllit,

bari nė mal shkoi pėrsėri.

 

Djali i kovaēit ylberin e vuri nė sup

nė vend tė pushkės sė thyer.

Zhapinjtė dolėn ta shihnin,

i hapnin rrugė gjarpėrinjtė dhe harku me ngjyra

rrėzėllente si dielli.

Dhe bota thoshte: “Asnjė s’ėshtė kaq i guximshėm,

kaq trim asnjėri, gjė tė tillė

asnjėri s’ka bėrė”.

Nė shtėpi kthehet

plot vetėbesim,

me ylber rrėzėllues nė sup.

 

VIKTIMA

 

Po plaken, disa kanė vdekur.

Nė rrethinat e mjerueshme tė ekzilit

vazhdon tė na dėnojė

e folura e huaj. Kaq shumė

s’duhej tė prisnin.

 

Nga koha vetėm borxhe kanė marrė,

ēdo shkėlqim titujsh,

pritjesh, intervistash,

vende tė pasigurta pune,

shkuan mė kot nga borxhet.

I fshehin sytė

edhe nga tmerri dhe nga mrekullia.

 

Kishin fytyra tė zakonshme njerėzore,

me sy, buzė, hundė.

Dhe pikėrisht kjo ishte e keqja

e parė nėpėrmjet njė flake tė ngjashme.

 

Me djalin qorr qė fliste,

pozonte, i dėshpėruar pėr kėnaqėsi,

nė tėrbim prej tė mjeri qė kėrkon

t’i pėrmbajė motivet e tij spazmore

nė kėmishėn normale tė forcės,

ē’tė bėnim?

 

Fqinjėt e ftonin

nė festat e fėmijėve,

sepse nė moshėn gjashtėmbėdhjetė vjeē

ishte ende fėmijė:

i jepnin tė bėnte punėra

nė mungesė tė njė varėseje ku ta vinin

si ikonė, me qira

qė tė kujtonin se ishin tė vdekshėm.

 

Ai nuk mund tė ishte njė njeri

i detyruar pėr tė sjellė

kufomat e fėmijėve tė tjerė

nė furrin e krematoriumit.

Por kur e shikonim tė ecte

pranė fėmijėve tanė

nga ai pus ngrihej errėsira.

Me shpejtėsi tė papritur

(ai s’duhej tė na kuptonte)

ndėrhynim me trupat tanė

mes fėmijėve dhe Viktimės.

 

Pengonim faktin e kundėrt,

flakėn e sė ardhmes me shenjėn e saj.

Ai ndoshta na kuptoi.

Mė sė fundi u largua.

 

Nė ēdo qoshk tė secilit qytet

kyēet nė heshtje, shkrimi i palexueshėm

i fshirė, nga njė gjysmėskenė

e turpshme e harruar.

 

Beso, pėr kėdo qė ėshtė si ai,

nuk duhet patur simpati.

Tashmė ka veshur njė pallto hiri

nė tė cilėn ėshtė mbyllur ēuditėrisht.

 

Por fėmijėt tanė dhe tė tijtė

kanė veshur nėpėr vite

njė mantel delikat prej dhjami.

 

Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj

 

(Botuar nė "Gazeta e Athinės", shkurt 2007)

 

POEZI NGA SPANJA

 

FERNANDO ORTIZ

 

 

 

Fernando Ortiz u lind mė 1947 nė Sevilie, Spanjė. Poezitė e Fernando Ortiz, janė nė gjurmėt e vazhdimėsisė sė traditės sė madhe andaluziane, me njė varg elegant tė dominuar nga njė ritėm fluid dhe muzikal, duke bashkuar kėngėn elegjiake me shqetėsimet ekzistencialiste dhe pėrditshmėrinė e njeriut modern. Ka marrė shumė ēmime tė rėndėsishme kombėtare, ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė ndryshme.

 

KOPSHT NE VJESHTE

pėr Jose Luis Garcia Martķn

 

Si trėndafil i vyshkur ėshtė mbrėmja vjeshtore:

shpėrbėhet brenda kohės qė ēdo gjė konsumon.

Sot mendoj pėr jetėn tėnde

qė zhvishet gjithnjė e mė shumė:

duke i lėnė tė bien ngadalė gjethet e saj.

Mos mendo mė. Vėshtro vetėm mbrėmjen e butė

tė vjeshtės sė lodhur, gjethet e pemėve

qė era i lėviz tė pagjuma nga njė vend nė tjetrėn.

Pėrse era i lėviz? Ēfarė dinė gjethet?

E njeh ndoshta era plotėrinė dhe ecjen tėnde?

 

MBREMJE VERE

pėr Rafael Leon-in

 

Mbrėmjeve verore

hapon nė qytet me sy tė lodhur,

duke parė gurėt e lashtė nė perėndim,

tė dashur ēdo herė e mė shumė

dhe shpirti yt ėshtė dielli i fundit

qė i ndriēon nė mbrėmje.

 

Mbrėmjeve verore

fluturimi i dallėndysheve qė tėrhiqen nga toka

paralajmėron furtunė

ėshtė shenjė dhe ekstaza e ulėrimės tėnde.

Por kur vjen nata zogu pushon.

 

Ky qytet i jugut ku lulėzon jasemini

dhe ku limoni qetėson tė dashuruarit

me frymėmarrjen e tij tė artė,

ėshtė po ai qė pa mėshirė kundron

kthimin tėnd nė errėsirė si zog i heshtur.

 

PERGJIM EROTIK

 

I

Sa e mjerė ėshtė jeta e njeriut

qė tani shėtit pa vendmbėrritje. Beson

qė tashmė asgjė s’ka kuptim dhe se kėnaqėsia

i takon sė kaluarės. Hapon ngadalė,

pa dėshirė. Ndez njė cigare

dhe vėshtron me mllef rrotull tij.

 

II

Kundėrmime luleportokalleje

mėsyjnė sheshin. Mbrėmja ėshtė e ftohtė

dhe marsi po mbaron. Errėsohet.

Nė njė qoshe, dy tė rinj fshehur

pas hijes dhe dashurisė sė tyre.

Vėshtrimi i njeriut i mbulon

dhe befasohet. Ka ankth nė gjoksin e tij

dhe dėshira i eksiton lėkurėn.

 

III

Depėrton nė rrugėt qė ēojnė

nė fund tė natės. E ndjekin

aromat, figura e sheshit.

Tani ndjen grinė e flokėve tė tij

si hi brenda gojės.

Kur hėna e ndriēon ikėn

me kokėn tė varur nė gjoks.

 

NE MOSHEN E DUHUR

 

Aroma e kafesė, njė cigare,

shėtitja e ngadaltė nė mbrėmje,

kundėrmimi i tokės kur bie shi,

biseda e kėndshme me njė mik

dhe ndonjė faqe e shijuar rrallė

janė dashuria jote pėr jetėn, shqisat e tua.

Janė tė thella plagėt e kohės

edhe pse vetė i fsheh shenjat.

Rinia kaloi dhe kjo qė ke

budallenjtė e quajnė pjekuri.

 

VJEN DIMRI

 

I

Vjen dimri. Jo, mos u dekurajo.

Sa dhimbje; vite zhgėnjyese.

Dhe me hap tė pasigurtė

vėshtron tė ardhmen.

E di sa tė dua? Ti e di?

Dhe kjo nuk tė duhet?

Asgjėja ndonjėherė shėrben.

Vėrtetė mendoj pėr ty nė ankth.

Ē’farė sheh? Mos gėnje veten:

je grua me karakteristika qė jeta

i ka bėrė gjithnjė e mė tė bukura

dhe mė tė forta.

Fuqia e vogėl e jaseminit

depėrton si vėshtrimi yt.

Hapon drejtė, pak me shpejtė,

se rruga ėshtė pa kthesa, por hijet

tė ndjekin. Mos i lerė tė tė arrijnė.

Nuk e di qė je dritė dhe ndrinė

ashtu, thjeshtė, atė qė afrohet?

Ndonjėherė nuk duhet shumė,

qė ta injorosh.

Por mos harro se cila je,

kėshtu e dashur, do tė jesh,

edhe mė e bukur.

 

II

Eshtė nėntor. Sa e gjatė, e bezdisshme

dhe e egėr ishte kėtė vit vera.

Nga ballkoni vėshtroj yjet

dhe nė kėtė ēast tė rrallė qetėsie

mendoj pėr jetėn: pėr ty, jeta ime.

Dhe qė s’do tė di ē’tė tė them

pėr vitet e kaluara bashkė,

tė atyre qė ndoshta do tė vijnė.

Si tė ta them qė e tashmja ėshtė kotėsi

qė prezenca jote nuk i mbush me durim.

Jo, nuk janė budallėqe; unė tė dua

dhe tani qė nata zbret,

para se tė zhduken yjet, kam nevojė,

e dashur, pėr dorėn tėnde, kėtu,

pranė times.

 

NE ORE TE TJERA

 

Nė kėto orė nėntori tė pambarueshme

dhe tė ftohta, meqė gjumi po vonohet

dhe agimi tashmė po fillon,

me dyzetė vjetėt e jetuara,

e vė mėnjanė letėrsinė

pėr tė thėnė mė nė fund atė qė mė intereson.

 

Tė rrish pa cigare, ēfarė bezdie!

 

GJUME I PASDREKES