POEZI NGA ĒEKIA DHE PORTUGALIA
PETR HRUSKA
ĒEKI
Peter Hruska u lind mė 1964, ėshtė profesor i letėrsisė ēeke nė Universitetin e Brno. Eshtė autor i tre vėllimeve poetike, tė pėrmbledhura nė njė libėr nė vitin 2004 me titullin Bluza e Gjelbėr, ku ekspresioni minimalist nėnvizon intensitetin emotiv me tė cilin janė prezantuar ndjenja dhe gjeste tė pėrditshme.
PARA BANJES
U veshe
me duart e njė dyzetvjeēareje
dhe u ktheve
drejt sirtarėve
ku prej shumė kohėsh
mbajmė kremra, brisqe dhe tė tjera,
shkėpus sytė
nga kjo bukuri
dhe kujtoj vetėm
shpinėn e bardhė
tė pikturės tėnde Xhoto.
QERSHOR 1
Ajo mėrmėrimė
ishte vetėm njė mantel
i varur keq,
ky grumbull nė gjysmėerrėsirė nė kuzhinė,
ėshtė oriz,
oriz kokėrmadh
dhe melankolia
ėshtė sirtari
i pambyllur i sapunėve.
QERSHOR 2
Njė triko e gjelbėr,
pas kaq kohe bashkė
njė triko e gjelbėr,
jo nuk bie shi,
as errėsohet,
ngrihem,
pėrqafoj nga pas
trikon e gjelbėr.
QERSHOR 3
Nė errėsirė ndrin
njė qoshe e gėrvishtur
sikur dikush tė kishte kaluar
i pakujdesshėm pranė,
njė histori e pėrfunduar
nė korridorin e hyrjes
goditje dhe njė sharje,
punėtorėt
zhvendosin njė statujė tė Maries.
QERSHOR 4
Nė currilat hemorragjike tė gurėve
tė njė shtėpie nė skicim,
dhuna e dhimbshme
humbet shijen,
me aq vonesė tė ngadaltė,
nė pafundėsinė e ditėve
tė bardha.
NENE
Tė kėrkoj gjithnjė e mė pak lek,
ke gjithnjė mė pak.
Tashmė vetėm para
dhe duart
pėr kokėn e strucit
tė frikės sime.
NE PRITJE
Zbrita nė lumė,
lumi shtynte gjethurina tė verdha,
u mbajta te shishet lėvizėse,
prita
e mė pas
befas u pėrshtata,
pastaj
u ktheva
nė logjikėn time.
E NDARE
Dashuri e ndėrruar
disa herė nė vit.
Me kokėn e kthyer
si te dentisti,
kur trapanua shpon
nė qendėr tė dhimbjes,
Ditėn tjetėr
ekzaltohet nė njė lidhje tjetėr
Por mė shumė se ēdo gjė e qetėson,
e qetėson plotėsisht
kur lan leckat,
gatuan, rregullon,
duhet tė kuptojė mitrėn e radios
dhe kalkulimet e njė shkollari
(katėr heqim njė),
tė bėjė shpezat, hekurosjet
tė formulojė pyetėsorė.
Dhe kur nė mbrėmje rregullon siguresat
nuk e di
qė kaēavida nė duar
i rri trishtueshėm aq bukur.
VIOLA FISCHEROVA
Viola Fischerova u lind mė 1935. Pėrmbledhja e parė e saj me vjersha, Duke u Mbytur, e pėrfunduar nė vitet 50, nuk pranohet pėr botim nga shtėpitė botuese tė nėnshtruara ēensurės totalitare tė regjimit; disa nga ato poezi panė dritėn e botimit mė 1995 nė revistėn: Revolver Revue.
***
Pėr gjyshe Ludvikėn,
kam qėlluar ēastet e perėndimit,
ēdo 15 minuta
orėn e kambanės.
Me bastun, nė dhomė,
midis radios dhe pasqyrės
tavolinės dhe shtratit,
zonja e pylltarit,
tregonte njė fotografi tė bukur,
kur kishte midis tė gjitha grave
jetėn mė tė kėndshme dhe lėkurėn mė fine.
Gjyshe Ludvika
ka lindur katėr herė.
Kur vdiq duke qarė
pėr dashurinė
e Fabricio Dongo-s
pasditen, midis orėve tre dhe katėr
e akullt ishte.
DERA E SHTEPISE
Dera e shtėpisė,
hyrje nė njė plagė tė hapur.
Shkallėt shkėlqejnė.
As njė pikė gjaku,
as njė pupėl e vogėl.
E gjithė jeta jonė
ka zgjatur gjashtėmbėdhjetė vjet
dhe ka rrjedhur nė tre dhoma.
KRISHTLINDJA JOTE MBULON
Krishtlindja jote mbulon
njė tavolinė bosh,
me dy qirinj.
Kush do tė hajė
nga pjata tė shkuara,
tė dehet me gota tė kaluara.
As qenit si pėlqejnė,
kėto kocka pa festė.
Gjitonėt kėndojnė kėngė krishtlindjesh:
pas pak do tė lindė pėr ne.
Dhe pas pak muajsh do tė vdesė.
PAVEL KOLMACKA
Pavel Kolmacka u lind mė 1962, ka botuar dy vėllime poetike. Jeton nė Moravi, ku punon si pėrkthyes.
KAM THĖRMUAR ME HANXHAR
Kam thėrrmuar me hanxhar
akullin e liqenit.
E lehtė bie
dėbora nga qielli.
Pas ujrave
tė zeza.
Porta e qėndrueshme
e tejdukshmėrisė sė fundit.
Fizionomi pa gojė,
pa fytyrė.
Morg i paskaj
i heshtjes.
Shoh brenda
si nė librin e ėndrrave,
nė njė bark
tė shqyer.
***
Nė shpellat e syve tė tu
hidhja gurė dhe kashtė tė ndezur.
Pastaj hyja,
heshtja mė mbėshtillte.
Nga njė lum i nėndheshėm
rishfaqem nė zemėr, mbi lundrėn time.
Gjurmė nuk lė
vetėm kėpucėt nėn njė gur.
Ndoshta atje jam mbytur.
Shpirti mė ėshtė gjithmonė i lagėsht,
kravatė guackash
tė vogla.
Pėrtej dritareve fėshfėrin gjethnaja,
pėrthyen gjymtyrėt e drudardhave,
drumollėve
gjer pėrtokė.
Nė shpellat e syve tė tu
hyj ēdo mbrėmje,
nė korridorė tė ngatėrruar,
ndoshta mallėngjyes.
Zogj shtegtarė
fluturojnė lakuriq mbi ré
dhe trishtimi i shtegtimit
ėshtė i lakuriqtė me ta, i vetėm.
***
Kur afrohet furtuna,
e gjallėron flakėn nė llampėn e vjetėr.
Do ta shfletosh pėrsėri atė libėr tė trashėguar?
Do tė mė thuash njė pėrrallė?
Lexo: shfaqja e gjysmerrėsirės.
E ndjej ende afėr: lamtumirėn,
Si dallėndyshet nė fluturim duke kėrkuar tokė
me zemrėn nė peshkim.
Nga rifluturime kujtimesh
tė marra furtunė mė furtunė
nė tė cilat kisha frikė,
kur isha i vogėl.
Kur u rigjallėrua llampa,
mė pėlqeu era e keqe dhe tymi.
Pėrsėri e hape librin, do tė ma thuash
pėrrallėn e mbretit tė varfėr?
PORTUGALI
LUIS VEGA LEITAO
(Ndėr pėrfaqėsuesit kryesorė tė poezisė portugeze tė shekullit tė njėzetė)
Luis Vega Leitao, u lind mė 1912 nė Porto tė Portugalisė dhe ndahet nga jeta mė 1987. Krijimtaria e tij ka njė stil neorealist sa lirik aq dhe tė revoltuar. Ka botuar nė vitet '50 njė libėr i cili u bė modeli klasik i poezisė moderne portugeze: Nata prej guri. Ėshtė ndėr pėrfaqėsuesit kryesorė tė poezisė portugeze tė shekullit tė njėzetė.
E DJELE
E dielė ėshtė sot? Po dhe jo.
Megjithatė ėshtė njė ditė e jetuar,
zhys duart brenda meje
dhe nxjerr tė dielat qė kam patur.
NDIEJ NJE RROTULLIM ĒELESI
Ndiej njė rrotullim ēelėsi
dhe njė rrėshqitje duarsh nga tė gjitha hijet.
Digjem nė ngricė, i zhveshur krejtėsisht:
Ēvdekje mė pret nė kėtė orė tė natės?
Brenda kėsaj heshtjeje tė pamėshirshme?
MĖNGJES
-Mirėmėngjes. Mė thotė gardiani.
Nuk e dėgjoj... Vėshtroj vetėm
tufėn e madhe tė ēelėsave
qė mė shkakton njė buzėqeshje nga brenda uniformės.
Vjellje e padurueshme ironie.
Mirėmėngjes? Pėrse mirėmėngjes?
Dėgjo, zoti gardian,
kėtu brenda ėshtė natė, asnjeri sjeton kėtu,
hidhe kėtė mirėmėngjes atje jashtė
sepse atje jashtė ėshtė ditė!
HETIMI
-Fol! I ulėriti dhembja (e papastėr,
e bardhė, ulėrima u kacavir nga toka)
-Kurrė! Dua tė grimcėzohem
si statujat e gurta.
NJE BIĒIKLETE E DIZENJUAR NE QELI
Mbi kėtė mur qė mė vesh tė tėrin
nga koka te kėmbėt,
tė falėnderoj shoqe,
pėr udhėtimet qė mė dhe.
Kėtu,
ku dita lind shtrembėr,
nuk mė ka lodhur kurrė
udhėtimi i lėnė
nga mėngjesi i ndaluar...
E bekuar qoftė ajo dorė qė tė krijoi!
Sytė mė janė gozhduar mbi shalėn tėnde
pedaloj duke parakaluar
dhe kam udhėtuar
shumė pėrtej ekzistencės sime.
I BURGOSUR
I burgosuri ėshtė njė anije
e lidhur nė mol. Nyje emigrimi
me ndryshkun e netėve tė pafund
dhe rrjeta hekuri.
Nga njė skaf qė era e zezė ndėshkon
bie verniku i emrit tė tij.
Por deti ėshtė brenda tij
dhe nuk ka Perėndi qė e bėn tė flejė.
ANA HATHERLY
Ana Hatherly u lind mė 1929 nė Porto, Portugali. Ėshtė element themelues e rrezatues i asaj lėvizjeje eksperimentale qė nė Portugali dhe tjetėrkund, duke filluar qė nga vitet gjashtėdhjetė, ka pranuar momentin eksperimental si njė lloj principi stilistik. Ėshtė autore e njė vepre me gamė tė gjerė poetike, vizive dhe studimesh, studiuese e periudhės Baroke, aktualisht jep leksione tė letėrsisė portugeze nė Universitetin Nova tė Lisbonės.
MOSHA E SHKRIMIT
Mosha e shkrimit ėshtė mosha ime,
moshė qė kalon,
moshė vrapuese,
vrapimi ka ende fuqi.
Unė skam tjetėr.
Mosha e shkrimit ėshtė moshė memece,
moshė qė sheh,
qė flet,
qė vėshtron pėr tė mėsuar.
Nuk shkruaj pėr tė thėnė,
shkruaj pėr tė thėnė qė asgjė
nuk mund tė thuhet.
TISANA 268*
Na ishte njė revolucion.
Nė rrugėn mbi urė, gėrmat kishin dalė
nga librat dhe duke u lėshuar
me tėrbim mbi qytetin, zhdukėn ujin,
duke mos e dalluar dot lumin
nga rruga, gėrmat pushtuan sėrish qytetin
dhe ishin aq tė shumta saqė toka
dridhej dhe atėherė u kuptua qė bėhej fjalė
pėr njė ultimatum dhe njerėzit tė trembur
donin tė iknin nėpėr fusha, por nėpėr autostrada
ishin kaq tė shumta gėrmat saqė asnjeri sarrinte
tė merrte vesh ku shkonin apo ku ndryshonin drejtim dhe
duke u ngatėrruar me njerėzit groposeshin nė bojė
duke kėrkuar dėshpėrimisht tė kujtonin.
*Tisan-at janė meditime poetike mbi shkrimin
si pikturė dhe si filtėr i jetės
Pėrgatiti dhe pėrshtati Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, mars 2008)
si dhe Letra e Lamtumirės e G. G. MARQUEZ
Pėrktheu materialet Ben Meēe
Bolonjė, Itali
GONZALO ROJAS
(Ēmimi Servantes 2003, mė i rėndėsishmi i gjuhės spanjolle)
Gonzalo Rojas u lind mė 1917 nė Lebu tė Kilit. Nė vitet 1938-1941 bėnte pjesė bė grupin surrealist: "Mandragora". Ka qenė atashe kulturor i ambasadės sė Kilit nė Republikėn Popullore tė Kinės. Mė 1977 stabilizohet nė Republikėn Demokratike Gjermane dhe mė pas nė Venezuelė, ku ka publikuar njė nga librat e tij mė tė rėndėsishėm: "Errėsirė". Duke u kthyer nė Kili mė 1979, ka vazhduar tė ndryshojė pėrsėri rezidencė, mė 1981 nė Berlin, pak vite mė vonė nė ShBA, ku ka marrė poste tė rėndėsishme universitare. Nga vitet shtatėdhjetė e kėtej poezia e tij ka filluar tė lexohet nė tė gjithė kontinentin dhe ėshtė pranuar njėzėshėm nga kritika. Librat e tij botohen nė Meksikė, Spanjė, ShBA. Tė shumta janė edhe pėrkthimet nė gjuhė tė tjera, si dhe ēmimet e rėndėsishme letrare: "Reina Sofķa i Poezisė Iberoamerikane", "Ēmimin Kombėtar tė letėrsisė sė Kilit", "Ēmimin Oktavio Paz", "Ēmimin Hoze Hernandez" dhe sėfundi "Ēmimin Servantes" (2003), mė tė rėndėsishmin pėr letėrsinė i gjuhės spanjolle.
ENIGMA E DĖSHIRONJĖSES
Vajzė jo perfekte kėrkon burrė jo perfekt
32 vjeē, tė dijė patjetėr tė lexojė
vjersha tė Ovidios, ofron a) dy gjinj prej pėllumbeshe,
b) tėrė lėkurėn e saj tė butė
pėr ta puthur, c) shikim
jeshil, pėr tiu shmangur plagosjes
ndaj ēdo lloj stuhie;
nuk ka banesė,
nuk ka telefon, pranon vetėm e
mbėrthyer nga mendimet. Nuk ėshtė Afėrdita;
ka uri tė madhe si tė Afėrditės.
ERRĖSIRĖ E BUKUR
Mbrėmė natėn tė preka dhe tė ndjeva
pa ju dashur dorės tė largohej matanė dorės,
as trupit pa ju dashur tė largohej, as veshit:
nė mėnyrė thjesht njerėzore
tė ndjeva.
Pulsuese
si gjaku, apo si ré
shėtitėse,
nė shtėpinė time, nė majė tė gishtave,
errėsirė qė ngjitet, errėsirė qė zbret
bridhje, shkėndijėlėnėse.
Vrapoje nė shtėpinė time prej druri
duke hapur dritaret
frymėmarrjen ta ndjeva tėrė natėn,
bija e thellėsive, e heshtur,
kryeneēe, kaq e tmerrshme, kaq e bukur
sa ēdo gjė qė ekziston,
pėr mua, pa flakėn tėnde, nuk do tė ekzistonte.
NGA POSHTĖ
Na varėn prej kėmbėve, nga sytė
na e zbrazėn gjakun,
me thikė
njė nga njė na vunė numra mbi shpinė,
unė jam 25035,
na kėrkuan
ėmbėlsisht,
duke na pėshpėritur nė vesh,
tė bėrtisnim
rroftė nuk e di se kush.
Restua,
kėta gurė qė na mbulojnė, era.
JOSE EMILIO PACHECO
Jose Emilio Pacheco u lind mė 1939 nė Meksikė, ku jeton akoma. Ėshtė njė ndėr poetėt mė tė rėndėsishėm meksikanė. Ka fituar shumė ēmime ndėr tė cilėt edhe dy nga mė tė rėndėsishmet e poezisė Hispanike: Pablo Neruda nė 2004 dhe Garcia Lorca nė 2005.
TOKA
E thella tokė ėshtė
shtrati i tė vdekurve.
Mish unanim
brezash tė konsumuar.
Shkelim kocka,
mbeturina trupi prej gjaku tė tharė,
plagė tė padukshme.
Pluhuri
qė na njollos fytyrėn
ėshtė gjurma
e njė krimi tė pangopur.
NDERIM
Nėn kėtė shi bota natyrore
penetron
ndėrmjet dėshirave tė konkretėsisė.
Dėgjon
muzikėn e saj ritmike,
ndėrthurje ajri dhe uji.
E vetmja pafundėsi mbijetuese,
ky shi qė nuk di tė gėnjejė.
SHIGJETA
Nuk ka rėndėsi nėse shigjeta
nuk arrin objektivin.
Mė mirė kėshtu.
Pa zėnė asnjė gjah.
Pa i bėrė dėm askujt.
Ajo qė ka rėndėsi
ėshtė fluturimi, trajektorja, impulsi,
pjesa e ajrit e pėrshkuar nė ngjitje,
errėsirėn qė ēliron ndėrsa ngulet,
vibruese,
nė shpalosjen e hiēit.
ANTIELEGJI
Mendimi im i vetėm, ėshtė mbi atė qė nuk kam mė,
obsesioni im, gjithēka qė kam humbur.
Kurrė mė, - thumbues refreni im.
E megjithatė, dashuroj kėtė ndryshim tė pėrjetshėm,
kėtė pėrshtatje ēast pas ēasti:
pa tė gjithēka qė ne quajmė jetė
do tė ishte gur.
MOSHA
Vjen njė moment i trishtė nė jetė
ku gjendemi pleq, si dikur prindėrit tanė.
E atėherė zbulojmė nė njė sirtar
tė harruar
fotografinė e gjyshes kur ishte katėrmbėdhjetė vjeēe.
Ku ndodhet koha, ku jemi?
Ajo vajzė
qė banon nė kujtimet tona vetėm me fytyrė plake,
e vdekur pesėdhjetė vjet mė parė,
nė fotografi duket mbesė e nipit tė saj,
jeta e pajetuar, e ardhmja totale,
rinia qė rinovohet gjithnjė
tek tė tjerėt.
Historia nuk ka kaluar nėpėr kėto ēaste.
Kemi kohė pa luftėra e katastrofa
prandaj fjala vdekje ėshtė e pamendueshme.
Asgjė nuk jetohet as mė parė e as mė mbas.
Nuk ka zgjedhim nė ekzistencė
veē kohės sė tashme.
Ku unė jam plaku
dhe gjyshja ime fėmija.
NATĖ DHE BORĖ
Dola nė dritare, nė vend tė oborrit, gjeta natėn
tė brinjėzuar nga dėbora.
Bora e bėn qetėsinė ta prekėsh me dorė.
Ėshtė rrėzimi i dritės, gati fikja.
Bora nuk do tė dėshmojė asgjė:
ėshtė thjesht njė pyetje madhėshtore qė lejon tė bien nga qielli
miliona pikėpyetje tė vogla mbi botė.
GABRIEL GARCIA MARQUEZ
NĖSE PĖR NJĖ ĒAST
Nėse pėr njė ēast Zoti do tė harronte qė unė jam njė marionetė prej stofi e do tė mė falte njė copėz jetė, padyshim nuk do ti thosha gjėrat ashtu si i mendoj, por patjetėr do mendoja ēdo fjalė qė do tė thosha.
Do tu jepja vlerė gjėrave, jo pėr sa vlejnė, por pėr kuptimin qė kanė.
Do tė flija mė pak, do tė ėndėrroja mė shumė. Do tė vazhdoja kur tė tjerėt do tė ndalonin,
do qėndroja zgjuar kur tė tjerėt do tė flinin, do dėgjoja kur tė tjerėt do tė flisnin dhe sa do mė shijonte njė akullore plot me ēokollatė!
Nėse Zoti do tė mė falte njė copėz jete, do tė vishesha thjesht, do tė shtrihesha nėn diell duke lėnė zbuluar jo vetėm trupin, por edhe shpirtin.
Zoti im, po qe se do tė kisha zemėr, do tė shkruaja gjithė urrejtjen time mbi akull dhe do tė prisja derisa dielli ta shkrinte.
Do tė pikturoja me njė ėndėrr tė Van Goghut mbi njė yll. Njė poemė e Benedettit dhe njė kėngė e Serratit, do tė ishin serenatat qė do i dedikoja hėnės.
Do ujisja, me lotėt e mi, trėndafilat, pėr tė ndierė dhimbjen e gjembave tė tyre dhe puthjen tėrė pasion tė petaleve.
Zoti im, nėse unė do tė kisha njė copėz jete, nuk do tė humbisja as edhe njė ditė pa i thėnė-tė dua, personit qė dua.
Do i bindja tė gjithė, burra e gra, qė tė jetojnė tė dashuruar pas dashurisė
Do u tregoja njerėzve se sa shumė gabojnė kur mendojnė se nė pleqėri nuk ka mė dashuri pa e ditur se mplakja vjen kur nuk dashuron mė.
Njė fėmije do i dhuroja njė palė krahė, por do e lija tė mėsonte vetė tė fluturonte.
Tė moshuarve do u mėsoja se vdekja nuk vjen nga pleqėria, por nga harresa.
Shumė gjėra mėsova nga ju, Njerėz!
Mėsova se tė gjithė dėshirojnė tė jetojnė nė majė tė malit, pa e ditur se lumturia e vėrtetė ėshtė kur i ngjitesh rrėpirės .
Kam mėsuar se kur njė i porsalindur shtrėngon pėr herė tė parė, me doēkėzėn e tij tė vogėl, gishtin e babait, nuk e lėshon pėr tėrė jetėn.
Kam mėsuar se njė njeri ka tė drejtė tė shikojė njė tjetėr nga lart-poshtė vetėm kur ky i dyti ka nevojė pėr njė ndihmė pėr tu ngritur.
Janė shumė gjėrat qė kam mundur tė mėsoj nga ju, por realisht nuk do tė mė duhen shumė, sepse kur tė mė mbyllin brenda asaj valixhes, palumturisht do tė jem duke vdekur.
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, mars 2008)
POEZI NGA ITALIA
LUCIANO ERBA
Luciano Erba u lind mė 1922, nė Milano. Eshtė profesor i Letėrsisė Franceze nė Universitetin Katolik tė Milanos dhe nė Amerikė. Poezinė e tij e karakterizon njė ironi aristokratike. Disa nga librat e tij kryesor poetik janė: Linja K, 1951, Lėndina mė e gjelbėr, 1977, Rrethi i hapur, 1984, Hipopotami, 1989, etj.
DUKE U BERE E GJELBER
Ajo kambanė e vėshtruar nga treni
qė formon njė S mes likernave dhe djathėrave,
mos ėshtė ndoshta vėzhguesi mė i mirė
i gjelbėrimeve tė tjera, i pyjeve tė dendur?
Ja njė lloj gjethnaje qė pėrfiton
nga ky gjelbėrim drurėsh frutorė
dhe kjo furtunė ngjyrė dėrraseje tė zezė
qė i kundėrvihet kėtij qielli kėrcėnues.
Pastaj njė gjelbėrim i egėr gjerdhesh
nė mes tė bregut, poshtė faltores,
qė errėsohet nė kulm tė verės:
dielli nė kupė, hija bėn mrekullira,
gjarpėron gjelbėrimi nga Fatima te Karmelua,
hidhem mes fiqdetėve, vėshtroj qiellin.
CIRKU
Njė cirk ėshtė cirk, qoftė dhe i vogėl.
Vendi im dukej mė i lehtė
nė mbrėmje, kur ngrihej kupola e ēadrės,
flamujtė valėviteshin nė qiell,
kur tringėllima e lojrave dhe shakave
i bėnte mė tė shpejtė pulsin dhe hapat,
ngjyrat ēelnin mė tė vėrteta
nė atmosferėn e re: ishte mars, ishte mbrėmje,
mbizotėronte e kaltra, linja
e largėt e maleve, tymi i oxhaqeve
dhe nata pėrtej kambanoreve
qė priste litarin e pehlivanit.
U nis cirku herėt nė mėngjes,
i zhurmshėm, pėrcjellė nga blegėrima e dhėnve,
kurse unė, ngaqė u ndjeva i pagjumė,
pashė tė shuhej cirku, pastaj yjet.
SHKALLE
Shkallė
qė nuk tė ēojnė gjėkund,
shkallė
qė ngjiten vetėm pėr tė zbritur,
ėshtė vėshtirė tė orientohesh
nė rrethinat e asgjėsė.
NJE PEISAZH I KENDSHEM
Pema e lartė pėrkulej,
rrotullohej pėr tu ngritur nė qiell,
kishte marrė kėtė apo atė formė,
kishte marrė kėtė apo atė ngjyrė,
pėr tė qenė thjesht njė pemė,
vetėm njė shenjė nė kėtė shpat mali,
i njė peisazhi krijuar nga sytė e mi,
pėr tė fuqizuar shpėrthimet shpirtėrore,
krenarinė time prej udhėtari alpin,
i mbritur mė nė fund poshtė majėmalit.
DJATHI
Do tė ishte mirė tė flisja pėr mėnyrėn time
tė tė jetuarit mes gjėrave tė pėrditshme
(njė sistem hapsinor ku ndėrroj
formė dhe trup me atė qė kam pranė
me gjėrat qė jam nė kundėrshtim
pėr tė jetuar nė to dhe ato nė mua)
do tė jetė mirė tė vė nė dukje qė kjo mėnyrė
pėr tė ndenjur pranė tė pėrditshmes
mu qartėsua nė fillim tė njė mėngjesi
kisha uri, ishte kohė lufte
herė herė vėshtroja nga vrimat
e njė fete djathi tė butė
kėshtu pėr fat ndihesha tė mė kishin rrėmbyer
dhe isha pak kėtu e pak atje.
NE LIBRARI
Shfaqen nė librari me pallto tė trashė tė gjelbėr,
me kapelen pėrkulur mbi libra,
shfletojnė faqe, herė herė bėjnė ndonjė shenjė
drejt njė palltoje tė trashė, te njė tavoline pak mė tej,
intelektualėt nė Milano.
VITET 40
Gjithēka dukej e mundur,
tė tė zbrisja pas kthesave
me njė frenim tė papritur,
ti jepja me tė shpejtė pedaleve
mbi shalė tė biēikletės.
Gjėra tė tjera tė mrekullueshme
mu shfaqėn para syve.
Tani vitet rrotullohen tė shpejtė
drejt qiejve, zgjohesh
nė njė dhomė tė mobiluar me pasqyra,
studion oraret e trenave,
kalon njė prag tė lulėzuar
lexon Pėrshėndetje nė rrugicėfshirėsen e kėmbėve
pastaj, veshur me kėmishėn me mėngė,
pėrzien sallatėn mbi mbulesėn e tavolinės.
Vija e jetės
devijon pa zė, belbėzon,
parakalon
mes maleve tė zbehta tė perėndive.
ĒIFTET E REJA
Ēiftet e reja tė pasluftės
darkonin nė hapėsira trekėndore,
nė apartamente pranė panairit,
xhamat kishin rrathė,
mobiliet qenė njėlloj, me pak libra,
atje, me gota tė gjelbra, pimė verė kianti,
sjellė nga i ftuari,
siēiliani i vetėm qė kisha parė
dhe na shihte si tė ishim model zhvillimi.
NJE KOZMOS I ĒFAREDOSHEM
Banojnė botė tė ndėrmjetme,
hapėsira prej formash tė plota,
gjėra pa rėndėsi,
objekte pa vizatime,
kravatė e ditėlindjes sime,
periodiku Trabant i vendeve tė Lindjes.
Terbano, ēdo tė thotė?
Ndoshta tė shprehėsh mė mirė se tė tjerėt
njė ankth tėndin, atė ēka na rrethon,
thuhej njėherė e njė kohė.
U JEP RREMAVE NE KEMBE
U jep rremave nė kėmbė, kundėrrymės,
pėr tė pėrshėndetur miqtė mbi urė,
pi me ne njė verė tė kuqe, tė fortė,
ulur nė tavolinėn gjatoshe prej druri,
duket e zhduket mes pemėve,
nė dendėsinė mė tė madhe tė pyllit.
Ėshtė murgu qė kalon mbi lumin e ngrirė.
Ėshtė Fėmija, ideja ime
e pakompletuar
e Trinitetit.
IN MEDIO STAT VITIUM
Je nga ata qė nė provime
japin shenja kontradiktore
por sigurisht
sje as gjeni as idiot:
atėherė?
Je njė i mjerė
i persekutuar nga gjenitė dhe nga idiotėt.
FUNDI I PUSHIMEVE
Isha unė ai, qė ngriti gurin,
zhytur nė bar, mes myshkut,
duke zbuluar botėn e rrėnjtė
tė njė qyteti tė gjelbėr;
u nisėn vajzat e fundit,
qė dje ishin fshehur, me biēikleta,
pas gjethnajave tė mėdha, tė shtatorit,
nė fund tė shėtitjes sime
ndjehem unė ai gur.
Tashmė retė janė ulur mbi fushat e tenisit
mbi emrin e hotelit shkruar nė mur
me gėrma tė mėdha, tė zeza.
Gjithēka laget nga shiu.
PA BUSULL
Sipas Darvinit duhej tė isha asgjėsuar,
sipas Malthusit tė mos kisha lindur,
sipas Lombrosit do tė kem fund tė keq
por sipas Marksit, unė, borgjezi i vogėl,
duhet tė iki, pra, tia mbath
pėrpara, pas, brinjazi,
(si tė gjithė dyzetvjeēarėt), por
ka ende gjėra tė pasigurta,
janė nė lindje tė plagės sime
apo nė jug tė vdekjes?
GARCHES
pėr S.F.
Kur flet pėr shtėpitė, gjatė shtatorit
tė butė, ėshtė pak tė thuash,
pėr rrugėn e kthimit nga Garches-i.
Ke qenė poshtė e lartė nė shtatė dete,
ndoshta nė Maēu Piēu, apo kushedi ku,
ndėrsa gjethnaja e kopshtit
rritej mes damaskove tė vogla,
rrushi amerikan kapėrthehej
fasadės sė gjelbėr.
Pa kėrkuar gjė,
tė priste
vjeshta.
PER PRIFTIN KAMIL
(pėr mikun Kamil, nė 80 vjetorin e lindjes sė tij)
Mik rrėmbyes, qė kremton pėrvjetorin ēdo gusht,
laborator Letėrsie,
pjesėmarrės i fuqishėm: nė tė tjerė
pėrvjetorė qė do tė vijnė.
Rrjeta e fortė shtrirė mes
Davidit dhe De Paz-it, mbledh
rrėfime tė rralla,
endacakė tė pėrjetshėm (ndoshta barėra),
besimtare tė bindura tė kundėrshtimit.
Kundėrshtarėt ngrenė folenė ende lart,
mirazh mikroskopik! Por Iuvabiti
thotė: kishte rėndėsi tė takoheshim dje.
Pėrgjatė liqeneve lombardė, tė jashtėligjshėm, tė lirė,
fjetore tė gėzuara, libra, lexime,
sot, o tetėdhjetvjeēar i Bergamos, lutemi sot pėr ty!
DUKE KUJTUAR VITORIO BODININ
DHE PULIAN
Pas gjumit tė gjatė dimėror,
tė zgjohesh nė njė vend mesdhetar
me rrugica tė ngushta nė ngjitje dhe nė zbritje.
Ku ngrihen aroma gjellėsh qė valojnė,
ku zbresin vogėlushėt pas mbarimit tė mėsimit,
atje ku gjendet njė yll nė qiellin dimėror
dhe ku Bodini thotė: ėshtė Krishtlindje!
DASEIN
Tė kesh kujdes
pėr tapetin apo pėr njė rrip parketi,
mė bėn qė pas pak, tė mos mendoj pėr asgjė,
thuajse i shtrirė, lexoj
tė thėnat e njė profeti tibetian:
njė lėkurė e kotė, njė drithmė
i bėn tė mbyllen sytė, pėr tė parė
mbi kreshta e korniza malesh,
ecin apo nuk ecin trenat,
apo vetė unė, me njė kapele kashte,
duke pedaluar nė shalė tė njė biēiklete grash,
drejt njė tregu:
njė rruge pak tė bardhė dhe pak tė sheshtė,
ekzistoja atėherė?
Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, shkurt 2008)
POEZI NGA SHBA
JEROME ROTHENBERG
Jerome Rothenberg u lind mė 1931 nė Nju Jork, SHBA, nga emigrantė hebrenj polakė. Rothenberg, ėshtė autor i mbi gjashtėdhjetė vėllimeve. Jeton mes Parisit dhe Nju Jorkut
DJALOSH MENDJEHUMBUR
Mė larguan nga dielli i bardhė,
mė hodhėn tek dielli i zi,
pėr tė fjetur pėrgjatė radhėsh
tė pafundme barbonėsh:
isha njė djalosh metropoli i humbur nė fshat,
vetėm njė plagė nė dorė ishte
gjithēka dija pėr shelgjet.
Kupton? A e ndien zhurmėn
e erės qė shtrihet mbi shpinėn e lopės
dhe bulkthat qė mė futen poshtė mėngės,
bulkthat e fryrė tė natės, me trupa
si diej tė vegjėl tė zinj? Provoje dhe riprovoje,
vetėm kėtė britmė nė zemėr kam, kėtė britmė tė vetme:
Mė larguan nga dielli i bardhė, mė
hodhėn tek dielli i zi dhe tani
nuk di mė ku tė kthehem, dyer nuk kam.
KY STIL I SUGURTE DADA
Nėnat zikzake tė perėndive tė shkencės,
yjet e lartėsuar dhe hėnorė tė supermarkeve,
baballarėt e ēadrave anarkiste lėnė
nė mėshirė tė fatit,
eshtrat e lashta tė rreshtuara si pemė tamtam-esh
nė Saint Germain,
kokėrdhokė me dritė tė gjallė
eksituese,
Arti ėshtė hedhurinė thotė
oturaku zhytu nė njė vrimė
dhe noto brenda,
njė mesazh nga kompjuteri hijerėndė:
jeni tė gjithė hamburger
DASMA
E kam kokėn plot unaza dhe mbulesa tavoline
por mėndja ime
ėndėrron poloninė, ėshtė plot poloni
e sjellė nė imagjinata
nga njė dasmė e zezė,
njė dhėndėr qė varet
mbi nusen e tij lakuriqe, poloni e ēmendur
sa tė tmerrshėm janė ebrejtė e tu nė dasma,
sinagogat e tua me kutėrbim kamfore dhe bajame,
termusėt e tu, mjegullat elektrike,
sqetullat e tua plot deje,
brekėt qė tė pulsojnė, poloni
poloni poloni poloni