Revista Letrare ADMET

nga Andi Mecaj

KATER POETE BASHKEKOHORE NGA FYROM

 

MIHAIL RENDZOV

(Kandidat pėr ēmimin “Ballkanika”, 2000)

 

 

Mihail Renzov u lind mė 1936 nė Stip. Ka studiuar pėr Drejtėsi. Disa nga librat e tij poetik janė: “Njė Emigrant i Zjarrit” 1965, “Nė bordin e Endrrės” 1972, “Feniks” 1987,   “Platforma e Skedave 33” 1994  “Psalme” 2000, etj, gjithashtu ėshtė dhe autor i shumė pėrkthimeve. Poezi tė tij janė pėrkthyer nė serbisht, rusisht, rumanisht dhe gjuhė tė tjera. Eshtė pėrfshirė nė tė gjitha antologjitė e rėndėsishme tė poezisė sė Maqedonisė. Ka fituar ēmimet: “Ēmimin e Mbrėmjeve Poetike nė Strugė” 1964, “Ēmimin e Nėntorit tė Qytetit Stip” pėr librin “Njė Emigrant i Zjarrit”, “Ēmimin Miladinov” pėr librin “Nerezi” 1982, “Ēmimin e Madh tė Karrierės” pėr gjithė krijimtarinė. “Ēmimin Dritėro Agolli” pėr librin “Oksimoron” 1999, kandidat i Maqedonisė pėr ēmimin “Ballkanika” nė vitin 2000.

 

DET

 

Sa herė ndiqeshim

prej atij.

Ai na lagte,

ne binim,

ai rrėzohej,

ne e ngrinim.

Megjithatė gjithmonė i trėmbeshe

pikės tėnde tė ujit

fshehur

nė shkretėtirėn tonė.

 

 

VLADA UROSEVIC

(Anėtar Korrespondent i Akademisė Malarme tė Parisit)

 

 

Vlada Uroseviē u lind mė 1934 nė Shkup. Ka studiuar pėr filozofi. Eshtė Anėtar Korrespondent i Akademisė Malarme tė Parisit dhe anėtar i asaj tė Letėrsisė  Evropiane nė Luksemburg, si dhe anėtar i Akademisė sė Maqedonisė tė Artit dhe Shkencave. Disa nga librat e tij poetik janė: “Njė qytet tjetėr” 1959, “Pejsazhi” 1962, “Shi Vere” 1967, “Ekuilibri i Yjeve” 1973, “Kambana Nėnujore” 1975, “Rreziqe Tregtie” 1993, etj. Ka fituar ēmimet: “Ēmimin Grigor Prlicev” 1974 dhe 1989, “Ēmimin Miladinov”, “Ēmimin Kiril Pejcanovic” dhe ēmimet nga “Mladost” dhe nga “Nolit”.


SHEN SVETI TRIFUN

 

I ke parė tė tėra, tė gjitha i ke prekur,  

tė tėra i ke shijuar,

ke kaluar njė udhėtim tė gjatė

para se tė arrije te ne,

ke vdekur shumė herė

e shumė herė ke lindur.

Fytyra jote ka udhėtuar pėrgjatė

Fajumit dhe Pompeit

nga vazot greke deri nė kėtė kishė

por nuk ėshtė vjetėruar kurrė.

I ke parė tė tėra, tė gjitha i ke prekur, 

tė tėra i ke shijuar,

nuk je nga kėto anė, e di,

ke ardhur nga larg

pėr tė vazhduar ecjen tėnde

dhe u bėre i gjallė vetėm kalimthi,

na buzėqeshe

me vėshtrimin tėnd kuptimplotė.

Ata qė kėpusin vreshtat nė shkurt

dhe pijnė verė tė vitit tė shkuar,

nuk ta dinė emrin e vėrtetė

por vazhdojnė tė tė nderojnė.

 

LIDIJA DIMKOVSKA

(Fituese e ēmimit pėr librin debutues mė tė mirė)

 


Lidija Dimkovska u lind mė 1971 nė Shkup. Ka studiuar pėr filologji, mė pas ka marė doktoraturėn pėr letėrsinė rumune nė Bukuresht. Punon si pėrkthyese e gjuhės dhe letėrsisė sė Fyromit nė fakultetin e filologjisė nė Bukuresht. Eshtė anėtare e Lidhjes sė Pėrkthyesve tė Maqedonisė. Eshtė autore e librave poetik: “Stėrnipėr tė Lindjes” 1992, “Zjarr Letrash” 1994,  “Gozhdė tė Ngrėna 1998, “Nobeli Kundėr Nobelit” 2001. Eshtė fituese e ēmimit pėr librin debutues mė tė mirė.


LETRA

 

Kur do ta mėsoj semiotikėn?

Kur do tė jem ndėrtekstual?

Kur mund ta aplikoj postmodernizmin

nė tregimet maqedone

dhe tė jem e krahasueshme

me ato botėrore,

si shtėpia jote dhe imja,

si mbulesat e tua dhe tė miat.

Zonjusha jote, miku im, s’do tė tė presė gjatė,

e sheh qė nga princeshat s’ngelet gjė veē legjendės.

Poet, bijtė e tu janė ende tė uritur.

Edhe pse tu dha njė ēmim letrar.

Do tė tė dua o i huaj, kur tė njoh gjuhėn time.

Kur tė shfletoj teorinė e letėrsisė.

Kur tė nėnvizoj metodologjinė.

Do tė bėjmė dashuri brenda letėrsisė.

Do tė flemė mė mirė nė linguistikė.

Jeta jonė ėshtė in medias res – poezia.

Sipas letėrsisė po, por duket jo e rėndėsishme.

dhe sipas ligjeve tė shkencės letrare

unė me ty, e pavdekshme s’do tė bėhem kurrė.

 

NE SLEGOVO NJE SHTEPI PREJ DRURI*

 

As nėntė tenda

nuk mbulojnė shtėpinė

ku festohet martesa,

tringėllijnė gotat, shkėlqejnė muret,

shpirti kėrcen

midis kėmbėve dhe lėkurės,

shtėpia e dehur dhe e shkrehur

vallėzon mes fqinjėve,

i bėn njė pėrkulje rrugėve,

parakalon pemėt,

lėkundet para vreshtave

dhe tė gjithė e ndjekin me dolli

kėtė shtėpi tė lumtur, kėtė nuse pėrrallore!

Ndėrsa pa tendė, pa emėr,

ėshtė shtėpia e filozofit,

asnjė s’e vė re,

e futur midis shpatullave tė shpirtit

rri e heshtur, zbulon enigma.

 

* Titulli i njė kėnge popullore maqedone.

 

ZORAN ANCHEWSKY

(Pėrfshirė nė “Antologjinė e Poetėve Bashkėkohorė Botėrorė” 1986, botuar nė Amerikė)

 

 

Zoran Anchevski u laureua nė Gjuhė e Letėrsi Angleze nė Fakultetin e Filologjisė tė Universitetit “Shėn Cirili dhe Metodi”, Maqedini, ku aktualisht jep leksione tė  Literaturės Angleze dhe Amerikane. Ka botuar tre libra poetik. Poezitė e tij janė pėrkthyer nė anglisht, serbo-kroatisht, greqisht, hebraisht dhe turqisht, si dhe nė shumė revista dhe antologji, si “Antologjia e Poetėve Bashkėkohorė Botėrorė” 1986, e botuar nė Amerikė. Eshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe sekretar i P.E.N.-it, Maqedini.

 

PAX OEDIPUS

 

Jam kėtu

si njė Edip

qė sheh gjithēka

pa parė asgjė

nė njė peizazh qė mbaron nėn tokė.

Janė ndryshuar kėndet e botės

pėrjetėsisht fitimtarė

dhe pėrjetėsisht i sigurtė

u nisa pėr nė Tebė, pėr ty.

Ku ėshtė ai Profet

qė thithi gjakun e njė deleje tė zezė,

qė ngatėrroi ndjenjat e mia

dhe qė tani duhet ta takoj

pėr t’i treguar ecjen time

pėrtej Qenit tė Ferrit

gjatė kthimit nga Ferri?

Ku ėshtė ai Profet

qė shqetėsoi nėnat e mia

duke e copėtuar parajsėn time

duke mė ēliruar prej kėsaj gėnjeshtre

qė ata e quajnė Jetė.

 

MBIJETESĖ

 

E mbaruar ēdo mundėsi tani

e njė tė ardhmeje ēfarėdo

duke e refuzuar

si njė guackė boshe

si njė prezervativ tė pėrdorur

nisemi nė kėrkim

tė njė Uni tė ndryshėm.

 

Por e kaluara ėshtė njė lojė

qė na burgos

kundėrshti absolute

shpikje civile

pėr opinione masive

pėrcjellėse mendimesh

purifikuese mendjesh,

njė nevojė biologjike.

 

E kaluara ėshtė njė citim i vdekur,

njė kopje, njė skelet

qė e copėtojmė

si skifterė

ēdonjėri zvarrit copėn e tij

me frikėn

e humbjes sė vetes

se mos trupi

i mavijoset

se mos shikimi i dobėsohet

dhe trungu ynė gjenealogjik humbet.

 

E mbaruar ēdo mundėsi

heronjtė e lodhur janė vrarė,

i kotė kėrkimi.

Nė heshtje, fshehurazi

rihyjmė nė hijen e jetėve tona,

nė lėvozhgėn tonė

nė gjumin e vazhdueshėm dimėror.

 

NISJA

 

Eshtė ēasti tashmė

t’i mbledh tė gjithė vitet e mia

(me rregull t’i paketoj, pa i ngatėrruar)

ta siguroj shtėpinė kundėr fatkeqėsive tė largėta

t’i mbledh tė gjitha malet dhe derdhjet e lumenjve

t’i rigjunjėzoj kufijtė falsė

(tė memorizoj tė gjithė sinjalet dhe mė pas t’i djeg)

dhe nė vend tjetėr, nė njė kohė tjetėr,

tė rindėrtoj identitetin tim.

 

U nisa pėrgjithnjė

pa ditur se kush mė erdhi nė gjumė

duke mė pyetur se ēfarė ėshtė kjo jetė

nė nuk ėshtė njė nisje e dhimbshme drejt tė panjohurės

pėrtej fundit tė perėndimit dhe ylberit

pėrtej limitit tė ndėrgjegjes

dhe ndėrgjegje drejt sekretit tė asaj qė nuk dimė,

nė njė ėndėrr me yje qė bien

nga ku erėrat

 

na sjellin

ishuj tė rinj

tė pabanuar

si qeli.

 

MES DY BOTEVE

 

I humbur mes dy botėve

ėshtė njė i vdekur,

i pazot tė lindė pa vetull

dhe pa zverk

ėshtė tjetri.

 

Dhe ka mbetur pak tru

pėr tu kuptuar

kaq pak mirėkuptim

nė kėtė mbretėri kambanash tė ēmendura

dhe vitesh tė thata.

 

Pa kokė

por nė kokė eunukėsh dhe mendjesh tė vogla.

Dikush tha: “Akeronti po duket”,

i thellė si jeta.

Kalojmė natėn nė kampin

e fatkeqėsive tė kaluara,

mbushur mbeturina dhe rrjedhje mėrkuri.

Presim tragetin

qė do tė na ēojė pėrtej pa u penguar

nga brigjet e mjegullta

fundi i shpresave tona

drejt Shpėtimit

ėshtė rėnia finale.

 

Nė fund

qė Shpėtimi ynė ėshtė

apo nuk ėshtė?

Eshtė

?

!

 

(Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj)

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, janar 2008)

 

POEZI  NGA  GREQIA

 

KIKI  DHIMULA

 

 

 

Pėrktheu: ILIAZ  BOBAJ

 

Kiki  Dhimula u lind mė 1931 nė Athinė. U shfaq nė letėrsi nė vitin 1952 me pėrmbledhjen "Poezi", tė cilin mė pas e tėrhoqi vetė nga qarkullimi. Trajton kryesisht si motive tė saj mungesėn, vetminė dhe rrjedhjen ekohės. Ėshrė akadamike prej vitit 2002, e nderuar me ēmimin shtetėror mė 1989 dhe ēmim akademik mė 2001 pėr tėrėsinė e veprės sė saj. Kiki  Dhimula ėshtė sot njė ndėr poetet mė tė njohura greke.

Autore e 15 librave me poezi, ajo ėshtė e njohur brenda dhe jashtė Greqisė. Poezitė e saj janė botuar  nė shumė gjuhė, nė antologji dhe tekste shkollore.

 

FRIKA E PĖRGJEGJĖSISĖ

 

Mė thuaj se kur

pėrherė e etura baltė e shpirtit

pati durim tė presė

shiun e kalendarit?

 

Dhe nėse, siē thua, duhet

tė jenė tė gjitha besnike tė kohės sė tyre

pėrshtatur me formėn e saj.

 

kur unė riktheva verėn

ti pėrse nuk erdhe tė mė bėje

terapi gjinkalle nė degėn time?

 

Mos mė fajto, pra,

se nuk isha vjeshtė

prandaj nuk e solle shiun e parė.

 

MOSRESPEKTIMI I TĖ ZAKONSHMES

 

Perėndim mos u ēmende?

 

Hiqi menjėherė tė kuqet,

s'tė vjen turp

ti po shkon nė varrimin tėnd.

 

NĖ ANIJE

 

Njė ēift trupvogėl.

Prejardhja-mėrgim i syve.

Me siguri punojnė diku nė mbijetesė

-reklamohet pėr meritėn e tij

nėnėshtrimi.

 

Me lejen e verės.

Tani duart e lira kumtojnė

pėrkėdheljet e tyre tė harruara.

 

Adhuroj lirshmėrinė e shtrirjes sė gishtave

tė lojės sė tyre nė shtrat

tė lidhura fort

sikur tė thurrnin shporta tė gėzuara

me vorbull pathosi i mbushin

i shpleksin dhe i pleksin pėrsėri.

 

tani i riu sikur u lodh

ndoshta nga liria e plotė e pleksjes

ndėrkaq anieja pėrkundej gėzueshėm

kthehet dhe fle

mbi vathin e tij tė majtė.

 

ndėrsa ajo ėshtė ende zgjuar

sheh pak ēaste dorėn e tij tė fjetur

dhe ngadalė me kujdes qė tė mos e zgjojė

e sjell nė krahun e saj

dhe duke u pėrkulur mbi tė

fle edhe ajo ėmbėlsisht.

 

Ē'jastėk i nevojshėm dashuria

i pėrshtatshėm

pėr ēdo udhėtim tė dhimbjes trupore

pėr ėndrra tė ēdo moshe

pėr ēdo lloj gjumi

i domosdoshėm

pėr nė shtėpi

pėr ēdo qėllim

pėr nė autobuz

pėr nė anije dhe pėr gjithshka

qė na mbyt.

 

KUJDES

 

Kur shtron tryezėn

para se tė ulesh

kontrollo me vėmendje

karrigen pėrballė.

 

nėse ėshtė e fortė mos kėrcet

ndoshta janė liruar prerjet

ndoshta janė ngrėnė nyjėzimet

nėse skeletin e ka gėrryer

krimbi

 

se ai qė nuk rri

bėhet pėrditė e mė i rėndė.

 

PROBLEMI I STREHIMIT

 

Zot

mos na merr mė

nga humbjet tona.

 

Nuk kemi ku tjetėr tė rrimė.

 

E PAPĖRSHTATSHME PĖR FĖMIJĖ

 

Gjumė qė merr fėmijtė

eja mė merr edhe mua

 

sigurisht nuk jam fėmijė

 

ėshtė tjetėr gjė

nėse tani vetėm kėrkoj

vetėm dėshiroj

nėse pyes tė pakuptueshmen

pėrse

 

pėrse nuk ėshtė toka det

pėrse nuk ėshtė e brishtė thatėsira

pėrse kur vė

pakėz tė kuqe mė tė thellė mbi tė kuqen

synimi im mė zbehet

 

thėrras si fėmijė

e dua e dua

ėshtė imja

 

por fėmijė nuk jam

 

ėshtė tjetėr gjė

nėse tani natėn qaj

dhe si tė jem njė fėmijė

qė ende nuk belbėzon

nuk di tė fjalėzoj nėse ndjej dhimbje

apo habi

 

po nuk jam fėmijė

 

ėshtė tjetėr gjė nėse

kur mė thėrrasin

jo aty, jo, se tė djeg

 

unė pėrherė aty e vė doēkėn time

jam kureshtare tė digjet doēka ime

 

sepse ajo i pėrket

gabimit tim

 

kurrė nuk ka pėr t'u burrėruar

 

prandaj them doēka ime dhe jo dora.

 

PĖRJETĖSI E ZGJEDHUR

 

''Mė beso do tė tė dua nė shekuj''

pėrsėrit vdekja paprerė

nė pėrjetėsi

 

ndėrsa ajo duke rėnkuar

nga bindja fatkeqe

 

e mallkon

 

ah pėrse tė mos jesh e gėnjeshtėrt.

 

VAJZA ME SHKREPSE

 

Pasdite njėjanari

asnjė frymė njeriu nė rrugė.

Vetėm njė gri e vjetėr

e vitit tė ri.

 

Dridhen nga tė ftohtit

udhėkryqet dhe qoshet e rrugėve

shtrėngohen ngjishen pėr t'u ngrohur

nė vend tė huaj

luleshitėset endacake

 

buqeta tė mbėshtjella

me letėr tė ashpėr

tė cilėsisė sė dobėt

zbukuruar me vrima rretherrotull

prerė me gėrshėrė tė vetimprovizuar

 

edhe ne kur ende fėmijė

tė etur pėr projekte

nė gazetė tė palosur njėtrajtėsisht

katrorė tė vegjėl presim

ndėrkaq duke e rihapur letrėn

shohim sa dritare tė hapura tė njėpasnjėshme, simetrike

na shpėrfaq e ardhmja.

 

Pasdite njėjanari

asnjė frymė njeriu nė rrugė

vetėm dritare tė mėdha gri tė mbyllura

dhe njė shi bore e varfėr qė lyp borė.

 

MODEL FAJI

 

Pėse vallė tė mė donte sonte

kaq vėrtetėsisht ajo ėndėrr?

Pėrse mė thoshte mė mbaj fort

mos mė ler tė zgjohem?

 

Shqetėsohem.Zakonisht

kėshtu e duam humbjen tonė.

 

Thua tė mos mė ėndėrrojė pėrsėri

ajo humbja e zakonshme?

 

TRADHĖTIA E PAFUNDME

 

Nuk mė kujtohet nėse duke ikur mė dhe

atė puthjen e akullt.

Mė the vetėm se ikij pėr t'u argėtuar

e lė tė hapur portėn e tradhėtisė

do tė kthehem patjetėr

 

atė po,atė e mbaj mend mirė

u qėndis me gjilpėrė tė nxehtė

tatuazh qė nuk shuhet nė shoqėrinė time.

 

E di ē'ėshtė tradhėtia?

Njė nevojė ikjeje qė zotėron

ēdo trup

tė mbėrthyer nė tė njėjtin qėndrim tė lodhshėm

siē ėshtė qėndrimi i besimit

qėndrimi i dashurisė

para njė dritareje tė palėvizshme

me tė njėjtėn pamje ditėnatė

me pasqyrimin e paduruar tė vetvetes

mbėrthyer tek sytė.

 

E di kush ėshtė reklamisti

sipėrmarrėsi i tradhėtisė?

E puthura tradhėtore.

Ajo bėn tė mira pėr famėn e vet

siguron marrėveshje fitimprurėse

me pavdekėsinė

sjell breza qė mbushin

ekranet e shekujve

 

se ėshtė ajo puthje

qė i jep shtysė

egėrsisė sė ndrydhur

e pėrgatit dhe e shpie gjakun

nė fenė e vdekjes

ėshtė ajo qė

i pret frymėn tė qarit

 

dhe nėse tek unė frymėmarrin ende

ėshtė se kujtoj

qė duke ikur ke lėnė tė hapur

portėn e tradhėtisė

por puthjen tradhėtore tė saj

nuk ma dhe.

 

Mė shkruaj tė lutem

adresėn e saj.

 

ASNJĖ PĖRJASHTIM

 

Sa antishoqėrore janė ėndrrat.

As miqėsi as lidhje

sapo na pikasin shuhen

si njė shkėndijėz e lėshuar nga rrufeja.

 

Frikė nga njerėzit?

Ndoshta njė prestigj i plagosur

meqė punojnė aty poshtė

nė minierat e rasteve tė humbura.

 

E sheh kishin edhe ato

tė tjera ėndėrra.

 

MUNDEMI DHE VETĖ NĖ SHTĖPI TĖ ZMADHOJMĖ

RĖNDĖSINĖ E VOGĖL TĖ NJĖ FOTOGRAFIE

 

Mė je aq i panjohur

sa trupi i ėndėrrave

dhe prekja e tij.

 

Tė njoha vetėm

kur mė ra nė duar

njė fotografia jote

 

vėshtrimi yt ngjitej

nė shkallėn e njė anieje

bufani yt i hapur trandej nga era

i drejtuar drejt ikjes

 

fotografia

nė madhėsinė e njė pasaporte tė vogėl

prej parzmit e lart.

Mė pak se gjysma

 

ja kėshtu hyre nė mendimin tim

gjatė gjithė udhėtimit.

 

PĖR PLAGĖT E VETPĖRMBAJTJES

 

Sivjet fatmirėsisht

koha

i ngjau njė vjeshte

nuk ndjemė dimėr

 

veēse ne qė e kuptuam

se ē'do tė ndodhte

do ta marrim tė paktėn

atė ndihmėn e vogėl tė durimit

si shpėrblim

pėr zarzavatet drufrutorėt

punimet e pambukut plagosjet

pėr gjėnė e gjallė pėr ato qė janė gati pėr tė pjellė

dhe ato qė humbėm dhe ngordhėn tė gjitha?

 

O Zot, ēfarė kufomash nxjerr mėnjanė mbijetesa.

 

HĖNA E PLOTĖ

 

Nė mėngjez

re tė papritura gushti disa

tej nė thellėsi tė horizontit qė trandet

sikur e pėrshkojnė

vijėzime lapsi

 

ndėrsa nė mbrėmje

lutja e qetė e hėnės sė plotė

mes rrugicave tė ngushta pa dalje

tė njė letrės tėnde qė mora

''...u lodha

...mė vjen keq. Tė lė lamtumirėn''

 

me korier sė bashku me dėrgesėn e sotme.

 

Sa i nxituar

thua se dhe nesėr pa hėnėn e plotė

nuk do mė shihje si do zhdukesha.

 

PA TITULL

 

Bie shi me natyrshmėri tė plotė.

Ja pra qielli ėshtė njė vėrtetėsi

ėshtė

dhe nuk ėshtė balta

e vetmja zgjidhje

siē pretendon ēdo i vdekur dembel.

 

TĖ HEDHURAT TEJ

 

Ashtu siē u rrėzua

ėshtė ende aty

mal balte

pluhur

i lashė ashtu siē ishin

nė mes tė korridorit tė ngushtė

ku kaloj e detyruar

pėr tė dalė jashtė

ose pėr t'u shtyrė mė brenda.

Mal tė rrėzuarat.

 

Pyes

pėrse ishte kaq e madhe kjo histori?

 

Pėrkundrazi

parėndėsia e njė historie

ėshtė se grumbullon kaq shumė pikėllim.

 

Dhe falė kėtij shpėrpjesėtimi

shpėton autoriteti i tė pakuptueshmes.

                                             

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazetėn e Athinės”, janar 2008)

 

POEZI NGA BULLGARIA

 

DIMITAR VOEV

(Njė nga poetėt bashkėkohorė mė interesant bullgar)

 

Dimitar Voev, ėshtė poet dhe lider i grupit muzikal bullgar “Nova Generatzia” dhe ėshtė konsideruar si njė nga poetėt bashkėkohorė mė interesant bullgar.

 

LAKURIQI I NATĖS

 

Pėrbindėsha tė gėshtenjtė luajnė

bowling me ndjenjat e mia

dhe njė kandil i djersitur pėshpėrin, pėshpėrin

fatin qė tashmė e njoh.

Nė kujtimet e tua do tė rri

me veshjen e gėshtenjtė shqiptare,

me festen e pjerrėt dhe tė shtypur –

njė album fantazmagorik i qeshur.

 

Kėtė tė dielė varuni –

do tė jetė gjėja mė e mirė –

asnjė s’do t’ju shohė –

secili lexon vetveten.

 

Miqtė prej letre

priji vetė me gėrshėrė

dhe sėfundi llogarit se

mes tyre nuk jam unė.

Pyes nėse do tė mė gjesh

nė qarkun e njė jete

ku gjeometėr tė shkathėt

pa mė matur bėjnė varrin tim.

 

Kėtė tė dielė varuni –

do tė jetė gjėja mė e mirė –

asnjė s’do t’ju shohė –

secili lexon vetveten.

 

Hėna ftohtėsisht e verdhė

dhe magjepsėse shkėlqen sėrish pėr ne.

Njė zė mė ka thėnė: “Mirėmbrėma,

Lakuriqi yt i natės jam unė”.

 

Kėtė tė dielė varuni –

do tė jetė gjėja mė e mirė –

asnjė s’do t’ju shohė –

secili lexon vetveten.

BLAGA NIKOLOVA DIMITROVA

 

Blaga Dimitrova u lind mė 1922 nė Bjala Slatina, Bullgari. U laureua pėr Filologji Sllave mė 1945. Mė 1951, pėrfundon studimet nė Ish Bashkimin Sovjetik, pranė Institutit letrar Maksim Gorki tė Moskės. Popullaritetin ja detyron mė shumė poezisė sė saj lirike tė dashurisė. Nė vitet '70 dhe '90 Blaga Dimitrova ka qenė prezente nė shumė tubime letrare nė vende tė ndryshme tė Evropės, duke marrė shumė ēmime. Ndahet nga jeta nė vitin 2003, nė moshėn 81 vjeēe.

 

MERIMANGA

 

Zgjat me frymė njė fill tė hollė

dhe me art tė pėrsosur shtrin rrjetėn e saj.

Nė diell rrjeta e artė shkėlqen  –

pėr tė joshur njė mizė budallaēkė.

 

Dhe ėndrra ime e dashur si njė merimangė

nga ēasti nė ēast shtrin dhe thur njė kurth,

tė artė dhe kaq tėrheqės, e di:

jam ajo mizė e vogėl.

 

BUZEQESHJA E VERIUT

 

Ngjyra ylberi mbi borė

pėrmes njė pike loti tė ngrirė.

 

NETE TE BARDHA

 

Burim i fshehtė drite

rufit granitet dhe kopshtet.

Neva ėshtė tejmbushur me qiell trėndafili,

qielli me lumenj pėshpėrimash tė kaltra.

 

Dhe dy tė rinj ecin krah pėr krah

me hap tė ngadaltė dhe tė kujdesshėm –

pėr tė mos ta humbur kėtė dritė

qė hyn nga zemra nė zemėr.

 

DASHURI

 

E humba ecjen indiferente,

e humba buzėqeshjen arrogante

dhe heshtjen e butė tė shpirtit,

freskinė nė vėshtrimin e papėrqendruar

dhe gjumin e natės.

 

I humba mendimet qė mė tėrhiqnin,

rebelimin dhe lirinė,

ato qė mė befasonin dhe tingullin e kėngėve –

kam humbur gjithēka, por jam mė e pasura

mė dorėlėshuara e botės.

 

PERQAFIM

 

Zemėr brenda zemrės. Frymėmarrje brenda frymėmarrjes.

Kaq afėr meje, saqė nuk mund tė tė shoh.

Pėrtej shpinės tėnde vėshtroja njė mal tė errėt.

kur u nisa nė njė start pėr tė tė kapėrcyer.

 

Ndjeja rrahjen e zemrės sė ēmendur tė yjeve.

Mblidhja erėn e tėrbuar tė veshur me gjethe.

U hapesha hijeve tė pyjeve qė vinin pėrballė

dhe degėve qė zgjateshin tė pėrqafonin natėn.

 

Largėsinė thithja si njė gllėnjkė tė pamatė.

Shtrydhja erėn, retė dhe yjet nė gjoksin tim,

nė qarkun e ngushtė tė njė pėrqafimi

mbyllja gjithė pafundėsinė e botės.

 

PA DASHURI

 

Nga ky ēast do jetoj pa dashuri.

E lirė nga telefoni dhe rrethanat.

S’do tė vuaj. S’do tė kem dhimbje as dėshirė.

Do jem erė e shfrenuar, pėrrua prej akulli.

 

S’do tė jetė e zbehtė nė netėt pa gjumė –

as e pėrflakur fytyra ime.

Nuk do tė bie nė greminėn e dhimbjes –

as nė fluturim s’do tė jem drejt qiellit.

S’do ketė mė ligėsira –

as gjeste miqėsie  pafund.

Jo mė hije nėn sy, por dhe atje larg

s’do tė hapet pėr mua horizonti i tėrė.

 

S’ka mė pritje, ka mbaruar mbrėmja –

as agimi nuk do tė lindė pėr mua.

S’do mė gozhdojė mė fjala e ngrirė –

as zjarri i ngadaltė s’do mundė tė mė pėrflakė.

Nuk do tė qaj mė nė sup tė pamėshirshėm –

as do tė qesh me gjithė zemėr.

Kurrė s’do tė vdes pėr njė vėshtrim –

kjo do tė thotė tė mos rroj mė realisht.

 

LUMTURI

 

Nė fund tė kėsaj nate

errėsira mund tė mė mbyste

nėse pranė meje s’do tė ishte ai –

dritarja e hapur, e ndriēuar

nga e cila frymoja ajėr.

 

NDRIĒIM

 

Nė pleqėri hyj nė majė tė kėmbėve,

si nė njė pyll nė vjeshtė,

hap pas hapi mbi gjethet e gjalla

qė bien ende.

 

Pėrpara meje rri – pema e jetės.

 

Dhe ngadalė me vėshtrim tė ankthshėm

kėrcej drejt sė shkuarės

dhe zbres nė ditėt e ardhshme.

Mė nė fund! Sa e pamat pėr mua

kjo ecje e ngadaltė.

 

Drejtimet s’kanė mangėsi kthesash.

Largimi nuk bėn keq.

S’tė godet gongu i hėnės.

S’mund tė jetė i lidhur

shpirti qė shqyen zinxhirėt.

 

Nuk mund tė tė marrin

atė qė ke dhėnė.

Mė ngelet njė pikė

e fundme, e pambarimtė drite.

Qė mbjell paqe anembanė botės. 

 

DERISA TE QENDROSH NE KEMBE

 

Mos harro tė gėzosh! –

pemėt e menēura pėshpėrijnė

dhe me gjunjtė e prera

bien me gjėmim nė errėsirė.

Mos harro tė gėzosh!

Derisa tė qėndrosh nė kėmbė

derisa tė vesh kundėr erės

derisa tė frymėmarrėsh nė lartėsi.

 

Derisa errėsira tė jetė e pėrgjumur.

 

NE KOHE

 

Humbas nė barkun e perėndimit

ku kryqėzohen

kujtime dhe ėndrra.

S’kam mė majė

tė ngjitem.

Do tė arrij nė kohė,

do ta gjej rrugėn,

derisa tė jetė e errėt rruga

nata qė bie.

 

PERDITSHMERIA

 

Tė vrarėt e nesėrm

shohin sot nė ekran

tė vrarėt e djeshėm.

 

Dhe ēdonjė rithotė me vete:

Jo, s’mund tė mė ndodhė

njė absurditet i tillė!

 

AUTOPORTRET

 

Kandil nate i harruar,

qė s’i shėrben mė askujt,

flakėzbehtė, ti shpėrdorues qesharak,

rri ndezur gjatė gjysmės sė ditės

gjithnjė i vetmuar,

nė kėrkim tė rrugės –

tė rrugės sė pėrshkuar...

 

MIRIANA BASHEVA

(Njė nga poeteshat bashkėkohore mė tė lexuara tė Bullgarisė)

 

 

Miriana Basheva ėshtė njė nga poeteshat bashkėkohore mė tė lexuara tė Bullgarisė. U lind mė 1947 nė Sofja, ka studiuar pėr Filologji Angleze nė Universitetin e Sofjes San Klement. Poezitė e saj janė pėrkthyer nė anglisht, frėngjisht dhe gjuhė tė tjera evropiane.

 

NJE KARAKTER I VESHTIRE

 

Si njė gur nė ēantė,

si plagė thike,

si njė vello tė zezė,

si njė monedhė bakri antike,

ty tė mbaj gjithnjė mbi shpinė,

s’ka rėndėsi nė mė rėndon

nga koka te kėmbėt,

s’ka rėndėsi nėse vuaj!

Si njė shenjė magjie,

je mjekim pėr ethet e mia,

raki e fortė,

je zari i bardhė i hedhur tashmė –

akullohet, ngrohet, kėshtu shkon jeta ime –

tė bekoj edhe kur tė them

mirėdita ose lamtumirė,

ti dashuria ime patologjike.

 

Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj

 

(Botuar nė "Gazeta e Athinės", dhjetor 2006)

 

ANTOLOGJI E VOGĖL E POEZISĖ BALLKANIKE

 

AZEM SHKRELI -KOSOVĖ

(1938 - 1997)

 

 

NATA NĖ KĖSHTJELLĖ

 

I mbrami peshkatar me ditėn e bjerrun n'rrjeta

Po kthehet. Unė eci duke prekur nėpėr mur

Pas zėrit tė heshtjes zvarem ngadalė pėrpjetė

Hapin gur e kam. Edhe zemrėn, gur.

 

Ja, tani kėshtjellės i kam hypė pėrmi

Vonė ėshtė terr. Nata, disi lėmekur

Merr frymė n'pėr vrimat qė mezi shihen zi

Dhe ankthėm m'kundrojnė si sytė e prindit t'vdekur.

 

Mejtuar si fėmija i shkruaj do emra n'rrasė

E m'duket dashurisė sonė ia fala njė grimė amshim

Por gjerbė e rigės s'motit gurin do ta plasė

T'parėn pranverė duke tallė mashtrimin tim.

 

Prandaj me dorė, drithtueshėm, pak' nga pak'

Faqen e shkėmbit fėrkoj si vashėn. Dua tė fshi

At marri t'vogėl. Vesė? jo, por gjak

I vokėt kullon gishtat t'mij.

 

Harroj pėrse, e si, e nga kam ardhė.

Harroj tė flas, tė lėviz. Harroj pa parė

E ndėr gėrmadha bėhem njė copė gėrmadhė,

Njė gur mbi gur qė gurit s'don tė ndarė.

 

MIGJENI - SHQIPĖRI

(1911-1938)

 

 

NĖN FLAMUJT E MELANKOLISĖ

 

Nė vendin tonė

kudo valojnė

flamujt e njė melankolie

tė trishtueshme...

... dhe askush s'mund tė thotė

se kėtu rron

njė popull qė ndėrton

diēka tė re.

Aty kėtu nė hijet

e flamujve

mund tė shifet

njė mund, njė pėrpjekje

e madhe pėrmbi vdekje

pėr tė pjellė diēka tė madhe,

pėr tė qitė nė dritė njė xhind!

Por, (o ironi)

nga ajo pėrpjekje lind

vetėm njė mi.

Dhe kėshtu kjo komedi

na plas dellin e gazit,

nsa prej marazit

pėlcasim.

Nė prakun e ēdo banese

ku ka ndoj shenj jetese

valon nga njė flamur

melankolie tė trishtueshme.

 

NIKITA STĖNESKU - RUMANI

(Kandidat pėr Ēmimin Nobel)

(1933-1983)

 

 

TE RINJTE

(Pamje nga Franca)

 

Puthen, ah, puthen, puthen

tė rinjtė nė rrugė, nė pijetore, nė parmakė,

puthen tėrė kohėn sikur ata vetė

nuk qėnkshin veēse disa mbaresa

tė puthjes.

Puthen, ah, puthen nė makinat e harbuara,

nė stacionet e metrosė, nė kinema,

nė autobuzė, puthen me dėshpėrim,

me pėrdhunė, sikur

nė fund tė puthjes, nė skaj tė puthjes, pas puthjes

nuk do tė pasonte veēse pleqėria e parathėnė

dhe vdekja.

Puthen, ah, puthen, sikur tė qėnkshin

nė errėsirė, nė errėsirė mė tė sigurtė,

sikur nuk i shihte askush, sikur

dielli do tė lindte

i ndritshėm

pasi gojėt e coptuara nga puthja dhe tė pėrgjakura

nuk do tė ishin mė nė gjendje tė puthen

veēse me dhėmbė.

 

Shqipėroi Akademik Kopi Kyēyku

 

KAJETAN KOVIC - SLLOVENI

 

 

MON PČRE

 

Mon pčre

nuk di pse tė quaj kėshtu,

nuk flisje frėngjisht,

por kėtė mundėsisht do ta kishe kuptuar,

ndoshta shprehem nė gjuhė tė huaj

pėr t’u pėrmbajtur,

ia arrinim tė duheshim

vetėm kėshtu:

jo shumė afėr.

Uleshim

nė taverna tė vjetra

pėr tė pirė verė

apo sifon

ose mė shpesh

ndonjė verė si uthull,

flisnim

pak ose shumė

dhe jeta qėndronte

pas derės

nė distancėn e duhur.

Na dukej

shumė
agresive

pėr t’i dhėnė

njė emėr.

Fjalėt shumė tė mėdha,

mon pčre,

na fusnin frikėn.

Tani je vetėm

njė fotografi varur nė mur

dhe njė varr

nė njė varrezė.

Tė ndez njė qiri,

tė sjell lule.

Jo ty,

kockave tė tua.

Tė rrėfej

shumė gjėra.

Por ti hesht

Ekziston vetėm

pllaka jote e varrit.

Me datat

Lindur... – Vdekur....

Zoti im,

ēfarė nuk u thonė fėmijėt

nė ditėt e sotme baballarėve.

Atyre tė gjallėve dhe tė vdekurve.

Mon pčre

asnjė nuk ishte

si ti.

Kaq i vetmuar,

kaq imi,

kaq baba,

i humbur nė kėtė botė

si unė.

 

NAZIM HIKMET - TURQI

(Selanik, 1902 - Moskė, 1963)

 

 

SYTĖ E TU

 

Sytė e tu, sytė e tu, sytė e tu,

edhe kur mė vjen nė spital apo nė burg,

sytė e tu mė sjellin diellin.

 

Sytė e tu, sytė e tu, sytė e tu,

ky fund maji, nga zona e Antalias,

janė kėshtu, fasheta  mėngjesi tė hershėm.

 

Sytė e tu, sytė e tu, sytė e tu,

sa herė kanė qarė para meje,

kanė mbetur lakuriq, sytė e tu,

lakuriq dhe tė thellė si sy fėmije,

asnjė ditė s’e kanė humbur diellin.

 

Sytė e tu, sytė e tu, sytė e tu,

qė dobėsohen ngapak, sytė e tu tė gėzuar,

tėrėsisht inteligjentė, perfektė:

atėherė do tė di tė mbush me zėra botėn

e tė dashurės sime.

 

Sytė e tu, sytė e tu, sytė e tu,

kėshtu janė vjeshtės drugėshtenjat e Bursės,

gjethe pas shiut.

 

BLAGA NIKOLOVA DIMITROVA - BULLGARI

 

 

NDRIĒIM

 

Nė pleqėri hyj nė majė tė kėmbėve,

si nė njė pyll nė vjeshtė,

hap pas hapi mbi gjethet e gjalla

qė bien ende.

 

Pėrpara meje rri – pema e jetės.

 

Dhe ngadalė me vėshtrim tė ankthshėm

kėrcej drejt sė shkuarės

dhe zbres nė ditėt e ardhshme.

Mė nė fund! Sa e pamat pėr mua

kjo ecje e ngadaltė.

 

Drejtimet s’kanė mangėsi kthesash.

Largimi nuk bėn keq.

S’tė godet gongu i hėnės.

S’mund tė jetė i lidhur

shpirti qė shqyen zinxhirėt.

 

Nuk mund tė tė marrin

atė qė ke dhėnė.

Mė ngelet njė pikė

e fundme, e pambarimtė drite.

Qė mbjell paqe anembanė botės. 

 

CHARLES SIMIC - SERBI

(Ēmimi Pulitzer 1990)

 

 

FEMIJA MREKULLI

 

Kam lindur gėrmuq

mbi njė fushė shahu.

 

Mė pėlqente fjala shah-mat.

 

Kushėrinjtė e mi shprehnin shqetėsim.

 

Kishim njė shtėpi tė vogėl

pranė njė varreze romake.

Gjuetia dhe karrot

ia dridhnin xhamat.

 

Njė profesor pensionist astronomie

mė mėsoi tė ndeshem.

 

Duhej tė ishte viti 44.

 

Pothuaj e gjithė smaltoja kishte ikur

nga gurėt e zinj.

 

Mungonte Mbreti i bardhė

dhe duhej zėvendėsuar.

 

Mė thonė, po nuk i besoj,

atė verė kisha parė

njerėz tė varur nė shtylla telefonike.

 

Kujtoj shpesh time mė

kur m’i lidhte sytė.

 

Kishte njė mėnyrė tė dhunshme

tė ma fuste kokėn nėn pallto.

 

Edhe nė shah, mė thoshte profesori,

mjeshtrit luajnė symbyllur,

mė tė mėdhenjtė ndeshen njėkohėsisht

nė disa fusha.

 

IZET SARAJLIC - BOSNJĖ

 

 

TANGUA E FUNDIT NE SARAJEVE

 

8 mars i nėntėdhjetė e katrės.

Nuk dorėzohet Sarajeva e dashuruar.

Mbi tavolinė ftesa pėr pasdite vallėzimi nė “Sloga”.

Natyrisht, do tė shkojmė!

Pantallonat e mia janė shumė tė fishkura,

teshat e tua nuk janė si tė rrugės Veneto.

Por ne s’jemi nė Romė,

jemi nė luftė.

Vjen edhe Jovan Divjak-u. Nga ēizmet dallohet

qė sapo ka mbėrritur nga vija e parė e frontit.

Kur tė kėrkon njė kėrcim, ti bėhesh pak konfuze.

E para herė qė vallėzon me njė gjeneral.

Ka kėrcyer me zonjėn mė tė famshme tė Sarajevės.

Por kjo tango – ėshtė vetėm jona!

Nga lodhja na vjen pak rrotull koka.

E dashur, kaloi dhe jeta jonė e mrekullueshme.

Qaj, nė do, qaj!, nė rrugėn Veneto ne jemi

dhe ky ndoshta ėshtė vallėzimi ynė i fundit.

 

TELEMAK QITIRI - GREQI

 

 

FUNDI  I  LIGJĖRATĖS

 

Tė thėnat janė vrima

Tingėllojnė

Kur erret

Ajo zhurmė

Dhe njė ajėr shkatėrrues

Ngrė dhera dhe gurė

Bėj jetėn e gjarprit

Nuk flas mė

Derisa goja

Me gjethe tė mbushet

 

Shqipėroi Andi Meēaj

 

MILTO SAHTURI - GREQI

(1919-2005)

 

 

 

VJOLLCA

 

Tak-tak

hap rinor

duk-duk

hap i plakur

nė kafene hyn

zoti Ermis

me tė dhjetė bastunėt e tij

 

dhe porosit

 

-Njėmbėdhjetė kafe

 

njė pėr veten

njė pėr ēdo bastun

 

ē’vjollcė e shkurtėr

qėnka jeta

 

kurse unė kisha synim

tė shėtisja tė shėtisja

njė Parajsė tė tėrė

 

Shqipėroi Andi Meēaj

 

ISMAIL KADARE - SHQIPĖRI

 

 

KRISTAL

 

Ka kohė qė s'shihemi dhe ndiej

Si tė harroj unė, dalngadal,

Si vdes tek unė kujtimi yt

Si vdesin flokėt dhe gjithēka

 

Tani kėrkoj unė posht' e lart

Njė vend ku ty tė tė lėshoj.

Njė strofė, notė a njė brilant

Ku tė tė lė, tė puth, tė shkoj.

 

Nė s'tė pranoftė asnjė varr

Asnjė mermer a morg-kristal.

Mos duhet vallė prap tė tė mbart

Gjysėm tė vdekur, gjysmė tė gjallė?

 

Nė s'gjetsha hon ku tė tė hedh

Tė gjej njė fushė a njė lulnajė

Ku butėsisht porsi polen

Gjithkund, gjithkund tė tė shpėrndaj.

 

Tė tė mashtroj ndoshta kėshtu

Dhe tė tė puth e t'ik pa kthim

Dhe nuk do tė dimė as ne, askush

Harrim ish ky, a s'ish harrim.

 

Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj

(Botuar nė "Gazeta e Athinės", dhjetor 2006)

 

 

 

Nga Akademik Kopi Kyēyku

 

 

Nė dallim nga poezitė e mjaft vendeve tė tjera, nė poezinė rumune mund tė thuhet se ėshtė shkak habie kur del ndonjė poet i rėndomtė e jo njė i pazakontė.

 

 

I papėrsėritshmi Dostojevski, krahas veprave madhore, na ka lėnė edhe mjaft thėnie-perla pėr nga hijeshia e thellėsia e mesazhit. Ja njėra syresh: „Bukuria do ta shpėtojė botėn”. E, sikurse dihet, njėra nga kėto bukuri, poezia, mbetet gur prove pėr imazhet plot dritė e beftėsinė e stileve. Nė hapėsirat e imagjinares, e pėrfytyrimit, pėrftohet „minuta e amėshuar”, ndjesia e „bllokimit” tė kohės, ndjesia e dėshirės pėr ta pavdekėsuar shembėlltyrėn e gjithēkaje qė vdes apo qė ėshtė e vdekshme. Poezia, kjo „pasqyrė magjike e kohės”, zhbiron epoka, qėnie, gjendje shpirtėrore dhe i fikson nė „celuloidin” e vet imaterial. Aq kėndellės mund tė bėhen vargjet, saqė tė shtyjnė tė mendosh se mrekullitė e botės nuk janė shtatė, por tė panumurta: mjaft tė pėrpiqesh t’i zbulosh tek njė Dante, njė Shekspir, njė Gėte, njė Pushkin...

Jo rastėsisht poezia rumune ėshtė cilėsuar nga kritika evropiane si njė ndėr mė tė fuqishmet e novatoret nė Kontinentin Plak e jashtė tij. Buruar nga njė folklor ballkanas me epje mė tepėr lirike se sa epike, kjo poezi nxori gjatė dy shekujve tė fundit njė sėrė viganėsh tė vargut, tė cilėt bėnė tė mundur jo vetėm ngjizjen e rumanishtes moderne, por edhe tė njė poetike krejt tė veēantė.

Nė dallim nga poezitė e mjaft vendeve tė tjera, nė poezinė rumune mund tė thuhet se ėshtė shkak habie kur del ndonjė poet i rėndomtė e jo njė i pazakontė. Veē talenteve dhe kėndvėshtrimeve nga mė befasueset, poezinė rumune e mbėshtet, por edhe e udhon, nė kohė e nė hapėsirė, njė kritikė letrare tejet serioze, e cila tradicionalisht ka hequr dorė nga cakimet e ngushta, pėr t'iu kushtuar kryekėput mbarėvajtjes sė kėsaj pasurie kombėtare, poezisė pra, qė e ndihmon rumanishten tė mos ndihet "gjuhė e vogėl" nė koncertin e gjuhėve tė qarkullimit ndėrkombėtar.

Vlen tė theksohet se, megjithė pėrkimet, shkėmbimet dhe huazimet e ndėrsjella e tė natyrshme qė poezia rumune kryen me poezinė e madhe tė vendeve dhe tė gjuhėve tė tjera, bie nė sy njė dukuri mjaft interesante: pėrpara se tė ndikohet nga vizionet dhe risitė e simotrave tė tjera, poezia rumune i zbulon ato nė vetvete, nė bėrthamat e poezisė sė folur e tė kėnduar vendase.

Deri mė sot, pa zėnė nė gojė pėrkthimet e shumta nga vepra e Emineskut, Eftimiut, Argezit etj, shqipes i janė dhuruar edhe poetė tė tjerė tė nivelit evropian, si Nikita Stėnesku, Marin Soresku, Ana Blandiana, Xheo Bogza, por mė fort krijime autorėsh jo dhe aq tė njohur, qė shqipėruesit pėrkatės i kanė tėrhequr vėmendjen.

Nė Rumani, qysh nė vitet '20 tė shekullit tė kaluar janė botuar disa antologji tė poezisė kombėtare. Nė dhjetėvjetshin e fundit, tri kanė qėnė antologjitė mė tė pranuara e njėherazi mė tė diskutuara: „megaantologjia” e kritikut tė njohur Laurenciu Uliē (10 vėllime, 300 autorė, 1001 poezi, Bukuresht, 1997), "Antologjia e shkurtėr e poezisė rumune" e kritikut tjetėr rumun Dan-Silviu Boeresku (1 vėllim, 66 autorė, 66 poezi, Bukuresht, 1999) dhe "Poezia e pyllit" (10 vėllime, 300 autorė, Bukuresht, 2001) e poetit dhe botuesit rumun Radu Kėrneē.

Kuptohet qė zgjedhja e autorėve nga gjiri i njė populli, qė ka pasur e ka njė yllėsi tė vėrtetė poetėsh, mes tyre edhe tre kandidatė pėr Ēmimin Nobel, - poetėt Luēian Blaga, Nikita Stėnesku e Marin Soresku, - nuk ėshtė e lehtė.

Mund tė them se nė lėmin e pėrkthimeve u futa me pasion, zell e durim qysh nė fillimvitet '60 tė shekullit tė shkuar, kur guxova tė pėrkthej e tė botoj nė shtypin rumun poezi tė Nonda Bulkės. Vazhdova me shqipėrime tė krijimeve tė mjaft autorėsh turq, italianė, rumunė, rusė, maqedonas, francezė etj dhe vetėm paskėtaj mendova se isha nė gjendje dhe gėzoja tė drejtėn tė dilja para bashkėkombėsve tė mi me njė antologji me 100 poetė rumunė, tė cilėn e dorėzova nė Tiranė, nė Shtėpinė Botuese „Mėsonjėtorja” (me sugjerimin entusiazt tė poetit Xhevahir Spahiu) e mė pas (2001) edhe nė Shtėpinė Botuese „Toena”...

Koha rrodhi e unė nuk ndenja duarlidhur. Antologjinė e mėsipėrme e pasurova ndjeshėm dhe mendoj se tani ajo ėshtė edhe mė e plotė, edhe mė e arrirė. Si gjithmonė, kam bėrė kujdes qė tė jem „traduttore”, jo „traditore”, pra pėrdorimin e begatisė shprehėse, tė figurave letraro-artistike dhe gjuhėsore-stilistike tė shqipes, tė mos e bėj nė kurriz tė vlerave origjinale tė poetėve pėrkatės, por duke respektuar me fanatizėm shkencor pėrmbajtjen, frymėn, traditėn, formėn, metrin, rimėn e mesazhin e secilit. Se sa ia kam dalė mbanė, fjalėn shpresoj ta thonė lexuesit, njohėsit e rumanishtes e tė shqipes, kritikėt e studiuesit e letėrsisė, nė veēanti tė poezisė.

Jam pėrpjekur qė secila nga „moshat” e lirikės rumune tė pėrfaqėsohet nga njė numur bindės autorėsh dhe krijimesh. Poetėt, qė tashmė konsiderohen klasikė, pėrbėjnė padyshim mbėshtetjen e natyrshme, pa tė cilėn krijuesit e rinj pasmodernė as qė do tė kishin arritur tė shfaqeshin nė arenėn e letėrsisė. Nė kėtė vėshtrim kjo antologji duhet lexuar edhe si njė homazh, aspak polemik, pėr moshat poetike qė tashmė janė historizuar nga pikėpamja estetike.

Pėrzgjedhja nis me disa autorė, qė paraprijnė mė tė rėndėsishmin poet modern rumun, Mihai Emineskun. Sidomos nė raport me veprėn e tij, poetėt e periudhės dyzetetetė[1][1] (Heliade, Grigore Aleksandresku, Kėrlova), madje edhe mė i hershmi ndėr ta, Dosoftei (1624-1693), na shfaqen si paramodernė.

Me Emineskun gjendemi para njėsimit tronditės me hierarkinė e poezisė sė madhe, pėrtej kufijve tė njė vendi apo tė njė historie tė letėrsisė. Prandaj poezitė e pėrzgjedhura pėr kėtė antologji shpalosin nė tėrėsi veprėn lirike emineskiane, e cila gjallon pėrherė nė situatėn e rimarrjes sė elementėve poetikė dhe protopoetikė tė mėparshėm e tė krijimit njėheresh tė tharmit tė ndryshimeve tė mėpasme nė lirikėn rumune. Kjo sintezė fillestare, njėherazi retrospektive dhe perspektive, gjen shprehje tė jashtėzakonshme nė njė krijimtari tejet tė ngjeshur dhe tepėr domethėnėse.

Ndikimi i Emineskut mbi disa poetė shqiptarė shfaqet nė mėnyrė tė natyrshme mbi bazėn e mjaft tė dhėnave ontologjike qė i kanė tė pėrbashkėta tė dyja kulturat tona: kėrkimi i identitetit, kulti i „Motit tė Madh” (tek Eminesku – koha protohistorike dake), kalimi nga kanuni ritualor i orientalizuar, nė diskursin social dhe kombėtar tė pjekur nė poezinė shqiptare tė gjysmės sė parė tė shekullit XIX (poetė shqiptarė tė mėvonshėm, qė do tė trajtonin tė njėjtat tema e motive, do tė gjenin nė „Letrat” e Emineskut njė model). Pėrveē kėsaj, Eminesku besonte nė ekzistencėn e njė nėnshtrese kulturore tė pėrbashkėt iliro-trake: „Trakėt dhe ilirėt ishin popuj tė farefisnuar. Pasardhėsit e ilirėve janė shqiptarėt e sotėm, nė Trakė janė lindur rumunėt. Miklosich na ka kumtuar nja pesėdhjetė fjalė, njė pjesė e tė cilave kanė nė tė dyja gjuhėt trajtė dhe kuptim tė posaēėm. Njė numur i madh fjalėsh latine kanė kaluar nga rumunėt jo vetėm nė gjuhėn bullgare, por edhe nė tė gjitha gjuhėt e Gadishullit” (Shih: Eminesku-tretem nė flakė, Dialogje me emineskologė tė botės, realizuar nga Mihai Ēimpoi, Shtėpia Botuese Litera-David, Kishinjev-Bukuresht, 1999, f. 129).

Eminesku ka dėshmuar njė dashuri tė madhe ndaj Shqipėrisė dhe ndaj popullit shqiptar. Pėr shembull, nė gazetėn „Timpul” (1880), kur bėnte fjalė pėr familjen Gjika, nga e cila rrjedhin princi Albert dhe Dora d’Istria, ai shkruan: „Ndėr sundimtarėt fanariotė, vetėm njė familje ėshtė shquar pėr dashuri ndaj viseve rumune, pėr vetėflijim me jetė dhe pėr integritetin e atdheut: Gjikajt. E po mirė, Gjikajt nuk kanė qėnė fanariotė tė mirėfilltė, por shqiptarė”. Ca mė shumė: Eminesku ka pohuar se i pėlqente jashtė mase gjuha shqipe dhe se ishte duke e mėsuar (shih Xh. Kalinesku, Jeta e Emineskut, monografi e pėrkthyer nė shqip nga Kopi Kyēyku dhe e botuar nė Tiranė mė 1993). Nė poezinė „Dojna”, ku „Qė nga Nistri gjer nė Tisė / Qėnka nderė perde e zisė / Dhe rumuni qan me lot, / Nga tė huajt s’po ēan dot”, apo nė „Letrėn I”, Eminesku nuk i pėrmend e nuk i trajton shqiptarėt si tė huaj.

Cekėm pak mė lart faktin qė Eminesku ka pasur ndikim nė poetėt shqiptarė. Nė bazė tė tė dhėnave qė kemi grumbulluar, del se nė periudhėn midis dy luftrave, Eminesku, ashtu si nė mbarė Evropėn, edhe nė Shqipėri ėshtė cilėsuar njėzėri si poeti mė i madh i rumunėve, madje, pėr rezonancėn e fuqishme tė fjalės sė tij, duke u cilėsuar jo vetėm poet rumun, por evropian, me kalimin e kohės Eminesku u bė gjithēka e vlefshme qė ka Rumania si pėrmasė shpirtėrore.

Shumė shqiptarė, njerėz tė kulturės, shkrimtarė etj, kanė shprehur admirimin pėr nivelin e lartė tė mendimit e tė ndjesisė sė poetit kombėtar rumun. Qysh nė bankat e shkollės sė lartė nė Bukuresht, poeti, prozatori dhe pėrkthyesi i shquar shqiptar, Dhimitėr Pasko (me pseudonimet Mitrush Kuteli e Dr. Pas), kur vazhdonte aty studimet nė Akademinė e Shkencave Ekonomike, botoi njė studim pėr veprėn e Emineskut, sidhe artikuj e shėnime qė i bėjnė jehonė mesazhit tė poetit tė madh rumun. Nė vitet qė u mor me pėrparėsi me filologjinė romanike, Eqrem Ēabej, i cili do tė bėhej gjuhėtari mė i madh shqiptar, mbajti nė Tiranė njė kurs tė posaēėm pėr gjuhėn e figurat e stilit emineskian. Mė 1959, duke u vėnė nė ballė tė pėrpjekjeve pėr botimin e njė vėllimi poetik, qė synonte tė rrokte pjesėn mė tė madhe tė veprės sė Emineskut, Lasgush Poradeci (1899-1987), qė mbahet si liriku mė i madh shqiptar, i formuar nė Austri e nė Rumani, ka dėshmuar se, gjatė tėrė karrierės sė vet letrare, e pat bėrė pėr vete sidomos kompleksiteti i domethėnieve dhe i vlerave letrare tė pėrfshira nė veprėn emineskiane. Qysh mė 1930, i ndodhur nė Bukuresht, L. Poradeci ka shprehur admirimin e pamatė pėr Poetin rumun, ēka e nxiti tė shqipėrojė afro 5000 vargje tė tij. Ndėrkaq, Dh.Pasko botoi dhjetra tė tjera, poezi tė plota ose fragmente poemash.

Po tė shqyrtojmė ndikimin e Emineskut mbi romantikėt shqiptarė, por edhe mbi poetėt e sotėm, mbase do tė hapnim njė dritare nė letėrsinė e krahasuar. Ėshtė gati-gati e papėrfytyrueshme njė histori moderne e mendimit eurojuglindor nė dhjetėvjetshin e nėntė tė shekullit XIX, pa ndėrmarrė njė studim tė hollėsishėm tė ndihmesės qė ka sjellė nė kėtė fushė Mihai Eminesku. Ndėr poetėt ballkanas, mbi tė cilėt Eminesku pati ndikimin mė tė prekshėm, pėrmendim nė radhė tė parė Asdrenin. Te ky i fundit ndjehet fuqishėm toni i poezisė sociale emineskiane. Asdreni mbante nė vend nderi nė bibliotekėn vetjake veprat e plota tė Emineskut. „Poezia e tij ka qėnė pėr mua libėr jastėku” shprehej Asdreni. Modeli emineskian i huazuar nga Asdreni ėshtė njėherazi social dhe etik.

Rasti e solli qė vetmimi i dy poetėve tė shquar tė letrave shqipe e rumune, Lasgush Poradeci e Mihai Eminesku, me tė dhėna tė afėrta apo tė ngjashme nė jetėshkrimet e nė veprimtarinė krijuese, poetė qė hullojnė e udhojnė vijat orientuese tė tė dyja letėrsive tė sapopėrmendura nė etapat pėrkatėse tė zhvillimit tė tyre, tė mos i pengojė tė bėhen tė ndjeshėm ndaj problemeve madhore tė bashkėkohėsisė. Ashtu si Eminesku, edhe Lasgush Poradeci ka qėnė liridashės, antifashist dhe, nė vitet '20 tė shekullit tė kaluar, kur ekzistenca e kombit ishte vėnė nė rrezik, i kushtoi vargje sublime Pavarėsisė sė atdheut, tė fituar me aq sakrifica e mundime shumėshekullore.

Eminesku dhe Poradeci janė poetė tė natyrės e tė dashurisė. Nė kėto „treva letrare” bie nė sy fare qartė se liriku shqiptar ėshtė ndikuar thellėsisht nga ai rumun. Nė njė numur tė madh poezish, Poradeci e merr si model Emineskun, me tė cilin ishte lidhur shpirtėrisht. Kėshtu, „Ku shtrohet vala”, „Mėrgim” , „Malli” , „Qė larg” etj, janė shkruar nė lidhje tė drejtpėrdrejtė me „De-a[ avea” (Sikur tė kisha), „Din str`in`tate” (Qė jashtė vendit), „Speran]a” (Shpresa), „Dorin]a” (Dėshira)...

Nėn ndikimin e Emineskut, Lasgush Poradeci e pasuroi fondin leksikor tė gjuhės letrare shqipe me terma e kuptime tė reja. Tė tilla janė, bie fjala, mall, magji, dhemkė etj, pėr tė cilat ka pasur njė dobėsi tė veēantė, si tė ishin fjalė kyēe, sikurse ve nė dukje studiuesja Luēia Xhamo-Diakonicė edhe pėr rastin e Asdrenit, me domethėnien dor, durere, farmec etc. Qė ta shtjellojmė mė tej kėtė ide, nė poezinė e Lasgush Poradecit fjala mall nuk mbart vetėm kuptimin e dėshirės sė fuqishme pėr tė parė dikė apo diēka, por, si nė gjuhėn rumune, ka edhe kuptimin tė dashurosh, tė vuash nga dashuria, por sidomos kumton edhe dėshirėn, aspiratėn, shpresėn (kuptime polisemantike, qė i ka tė vetat gjuha poetike e Emineskut). Pó nėn ndikimin e poezisė emineskiane, nė krijimtarinė e Lasgush Poradecit termi magji e ka zgjeruar frymėmarrjen tematike duke nėnkuptuar edhe ēmėsyshje, lidhje intime, ngazėllim, mrekullim, ngazėllim, shkrehje ēlodhėse, shijė qiellore, tundim, ngasje, cytje, bukuri, harmoni, kėnaqėsi...

Duke qėnė tė dy studentė nė Austri e nė Gjermani, Eminesku dhe Lasgush Poradeci u ndikuan nga Zhan Pol Rihter, Hėlderlin, Shkolla e Jenės, Novalis, Shkolla e Hajdelbergut. Nga ana tjetėr, Eminesku dhe Lasgush Poradeci u dhanė fort pas kozmogonisė indiane. Nė tė vėrtetė, tėrheqja e kėsaj force krijuese ka njė fuqi tė pamatė, pėrmes sė cilės mjegulla e pėrjetshme shpėrbėhet nė shirita (Shih Amitha Bhose, Kozmogonia indiane dhe Eminesku, Letra I). Bota, hėna, dielli dhe fantazmat shfaqen nga lugjet e mjegullt tė kaosit. Pra, kjo ėshtė lidhja midis qėnies dhe mosqėnies. Ėshtė njėlloj si me dėshirėn e Kamas si lėvizje intelektuale dhe shtysė e sė tashmes. E, pra, Kama ėshtė e pranishme nė tė dy poetėt.

Sikurse ka vėnė nė dukje akademiku Mihai Ēimpoi (Shih: Eminesku – tretem..., v. cit., f. 134), Eminesku, Asdreni dhe Poradeci dėshmojnė unitetin kulturor tė hapėsirės iliro-trake.

Pjekuria artistike, inkandeshenca, vertikaliteti, guximi, ēiltėrsia e mendimit emineskian kanė frymėzuar edhe autorė shqiptarė tė ditėve tona, ēka u jep njė pėrfytyrim tė ri vendit e pėrmasave tė Emineskut nė botėn shpirtėrore shqiptare. Mund tė thuhet se Eminesku ėshtė simbol dhe motiv poetik. Njė motiv i verifikimit dhe i konsolidimit tė vetėdijes estetike, etike, sociale dhe simbol (model) i pėrfaqėsueshmėrisė, i eksponencialitetit tė veprės poetike nė kuptimin e romantikėve tė shquar.

Krahas botimit tė njė numuri tė madh poezish tė Emineskut, tė pėrfshira nė vėllime tė ndryshme tė vėna nė qarkullim nė dhjetėvjetashat e gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluar, janė transmetuar edhe mjaft emisione radiotelevizive, artikuj e studime etj. Vitet e fundit hulumtues shqiptarė janė marrė seriozisht me nxjerrjen nė pah tė disa anėve thelbėsore tė krijimtarisė emineskiane.

Dua tė theksoj se poezitė e kėsaj antologjie, qė jam pėrpjekur tė mos i prek as me „pambuk”, janė njė mendim i gjallė, i drejtpėrdrejtė, i kumtuar me masė e me natyrshmėri, me freskinė e figuracionit tė begatė e tė larmė, me gjerėsinė e thellėsinė e pėrfytyrimeve, por edhe me njė ton bashkėbisedor nė rrafshin ndjesor. Shpirti u flet shpirtrave, ngaqė pėr kėta mjeshtra tė penės shpirti mbetet mė i rėndėsishėm se gėrma, e cila jo rrallė ndodh tė vetizolohet, tė vetmohet, tė ngurtėsohet.

Nga njė lexim i vėmendshėm i vargjeve tė poetėve rumunė, por edhe i krijimeve popullore, nuk mund tė mos shquash piktoresken si element i pėrbashkėt e mbizotėrues i tyre, pavarėsisht nga tematika a stili i autorit pėrkatės. Kėtė element e rigjejmė edhe nė mjaft piktorė rumunė, tė cilėt kur i bėjnė portretin njė malėsoreje apo njė malėsori, sikur „pengohen” tė depėrtojnė nė thellėsi tė qėnies, nė individualitetin e modelit, sepse i magjeps, madje i „robėron” bukuria e kostumeve, motivet dhe ngjyrat e tyre e, kėsisoj, ndalen te kėsula qė mban malėsori, apo te shalli qė i mbėshtjell qafėn malėsores...Fill paskėtaj, „tė ēlodhur” gjatė asaj „ndalese”, e kanė mė lehtė ta pėrshkojnė udhėn qė i ēon drejt shpirtit tė fshatarit dhe i japin plotėsisht tė drejtė poetit tė madh rumun, Luēian Blaga, qė ka thėnė se pėrjetėsia ka lindur nė fshat. Kėtė ka parasysh, me sa duket, edhe hulumtuesi italian Xhulio Karlo Argan kur thotė se nuk duhet tė flasim thjesht pėr folklor, po pėr njė qytetėrim tė vėrtetė fshatar. Ndėrsa njė italian tjetėr, shkrimtari Xhorxho Basani, ka nxjerrė nė pah faktin qė pikturat kishtare pėr rumunin kanė luajtur qysh herėt rolin qė kanė gazetat nė kohėt moderne.

Piktura ka ngjyrat, muzika-notat, ndėrsa poezia-figurat artistike. Bota po kalon sot nėpėr njė moment shpirtėror qė ka nevojė pėr ato pasuri qė vetė qėndrimi plot mirėdashje i ka shpėtuar dhe i ka ruajtur tė pacėnuara. E tillė ėshtė edhe poezia rumune e tė gjitha kohrave, qė ka vlagėn e dheut amtar e shkėlqimin e modernes sė mirėfilltė.

 

[1][1] Eshtė fjala pėr autorėt qė kanė shkruar gjatė dhe pas Revolucionit rumun tė 1848-ės.

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj


(Botuar me shkurtime nė “Gazetėn e Athinės”, shkurt 2006)

 

POEZI NGA RUMANIA

 

MIHAI EMINESKU

(POETI KOMBETAR RUMUN)

(1850-1889)

 

 

Mihai Eminescu, emri i vėrtetė Mihail Eminovici, u lind mė 15 janar 1850 dhe vdiq mė 15 qershor 1889, ėshtė poeti rumun mė i njohur nė tė gjithė botėn. Nga 1869 deri mė 1872 studioi nė Vienė. Atje shkėlqeu dhe u cilėsua nga pedagogėt “student i jashtėzakonshėm” i Fakultetit tė Filozofisė dhe tė Drejtėsisė.

Nė Shqipėri ėshtė botuar para shumė vitesh njė vėllim i tij poetik nėpėrmjet tė cilit ky poet romantik rumun u pėlqye nga lexuesit shqiptar. Kėto shqipėrime tė tjera me nivel shumė tė lartė dhe me pėrkushtim pėr tė qenė sa mė afėr origjinalit prej Akademikut Kopi Kyēyku janė njė dhuratė tjetėr pėr dashamirėsit tanė tė poezisė.

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

 

ODE – NE METER ANTIK

 

S’besoja tė kuptoja si vdiset ndonjėherė

Riosh pėrjetėsisht, i kallur nė mantel

Lartoja sytė e ėndėrrt drejt yllit

Tė vetmisė.

 

E beftė m’u fanite sakaq nė udhėn time

O vojtkė, kaq e ėmbėl, tamam si dhėmbja vetė

Me fund gėlltita epshin e vdekjes

Sė pashpirt.

 

Nė zi sė gjalli digjem, cfilitur si Nessusi

A si Herkul qė petku mjerisht e pat helmuar

Ta fikin zjarrin tim nuk mundin dot sė toku

            Ujrat e detit.

 

Nga ėndrra ime qahem, zhuritur, pėrvėluar,

Mes zjarrit tim nis tretem parreshtur nėpėr flakė...

Tė ngjallem, a do mund, sėrish dritues si

Zogu Feniks?

 

I humba mb’udhė sytė e tronditur,

Sėrish eja nė gji, shkujdesje e trishtė;

Tė mund tė vdes nė paqe, veten time

Jepma, pra!

 

U SHUA JETA...

 

Iu shua jeta Venecjes sė praruar,

S'dėgjon vallzim, s'sheh drita, kėnga shteri,

Portalesh pleq, mes shkallėsh prej mermeri

Fut kryet hėna, muret pėr t'i argjenduar.

 

Okeanusi mbi kanale qan ngadalė,

Pėr shekuj varg mbart lulen e rinimit,

T'i falė nuses frymėn e gjallimit,

Mbi ujra shfaqet e kumbon me valė.

 

Kalatė porsi varre heshtjen zgjatėn.

I vetėm, prift qė kohrash mbet nė jetė,

Shėn Marku me trishtim godet mesnatėn.

 

Me gjuhė prej Sibile, por zėdet,

Me tinguj tė qetuar hedh mandatėn:

"Mė kot, o djem, nuk ngjallet kush u tret!"

 

MORTUA EST!

 

Pishtar i pėrndritshėm mbi varret e njoma,

Njė tingull kėmbane nė orėt e vona,

Njė ėndėrr qė flatrėn e zbut nė trishtim,

Kėshtu e kaptove tė botės pengim.

 

Kalove kur qielli ish fushė kthjellore,

Me gurra prej qumshti, me lule diellore,

Kur retė si nata - pallat turivrarė,

Prej hėnės hyjneshė me radhė janė parė.

 

Mė ngjake si hije argjendi ndriēuar,

Me krahėt tė ngritur, drejt qiejve drejtuar,

E skelat e reve i ngjit, shpirt i gjorė,

Mes shiut me rreze, me yjet dėborė.

 

Njė rreze tė ngritka, njė kėng' tė mban ēuar,

Me krahėt e bardhė mbi gjoks kryqėzuar,

Kur furka dėgjohet nė lėmsh si magji,

Argjend ka ndėr ujra, nė ajėr flori.

 

Ta shoh shpirtin borė kur shkon n' hapėsirė,

Mė pas edhe baltėn ... tė bardhė e tė ngrirė,

Me veshjen e gjatė, nėnqesh si e gjallė,

Qivuri ku dergjesh, ndriēoka si rrallė.

 

Dhe shpirtin shpesh pyes, mėdyshjen ta tretė,

Pse vdiqe, o ėngjėll, me faqe tė zbehtė,

A s'ishe e bukur, a s'ishe e re?

U nise tė shuash njė yll zjarr, mbi re?

 

Po ndofta kėshtjella do ketė andejpari,

Me mure prej yjesh, me harqe prej ari,

Lumenj zjarri, ura tė lyera nė argjėnd,

E brigje me lule, me kėngė anekėnd;

 

Tė ecėsh mes tyre, mbretėreshė e bekuar,

Me flokė prej rrezesh, me sy tė drituar,

Me veshjen e kaltėr spėrkatur me ar,

Kurorė dafine mbi ballin zbehtar.

 

Oh, vdekja - rrėmujė, njė det yjeplot,

Kur jeta ėsht' baltė me ėndrra krejt kot;

Oh, vdekja - njė shekull nga diej lulėzuar,

Kur jeta ėsht' dokėrr, pa gjė, e shėmtuar.

 

Por... kokėn stuhitė ma bėjn' shkretėtirė,

Mendimet e liga dėbojn' ēdo tė mirė...

Kur diejt tė shuhen e yje s'ka mė,

Mė vjen tė besoj se gjithēka s'qėnka gjė.

 

A mundet tė ēahet thjesht kupa qiellore,

Mosgjėja tė bjerė me natėn yjore,

Ta shoh qiellin sterrė si botrat fort shkund,

Si pré kalimtare tė vdekjes pa fund...

 

Nė qoftė krejt ndryshe... ahere pėrjetė

S'do vijė shpirti yt, i valė, mė nė jetė,

Memece do bėhet gjuha jote si mjaltė...

Ky ėngjėll ahere do shndrrohet nė baltė.

 

Dhe prapė, moj tokė e bekuar, e vdekur,

Te varri vė harpėn e thyer, tė mekur,

Pėr mortjen mos qaj, gėzohu me bujė

Me rrezen qė derdhet mbi botėn - rrėmujė.

 

Pastaj...ē'ėshtė mirė askush nuk e di,

Tė rrosh a mos rrosh...ama ēdo njeri

E di qė kush s'ėshtė, s'ndjen dhimbje aspak,

E dhimbje ka shumė, gėzime fort pak.

 

Tė rrosh? Ēmenduri e trishtuar, e shkretė;

Tė rren veshi yt dhe syri i vėrtetė;

Ēka thotė njė shekull, s'e thėnkan tė tjerė.

Mė mirė gjėprejgjėje, se ėndėrr pa vlerė.

 

Shoh ėndrra qė nisen tė tjera pėr tė kapur,

Gjer ndalen te varret, qė presin gojėhapur,

Mė s'di ku ta shuaj mendimin nėn ballė:

Tė qesh si tė marrėt? T'i tall? T'u qaj hallė?

 

Ē'kuptim ka?... Mos qėnka gjithēka marrėzi?

Po vdekja e jote, o ėngjėll, s'e di

Pėrse ndodhi, vallė? Ti, qėnie qė qesh,

Jetove qė varrin ta marrėsh peshqesh?

 

Nė pastė kuptim, ateu ka vepruar,

Nė ballin tėnd Zotin s'e paske tė shkruar.

 

MESNATA PO GODITET...

 

Mesnata e goditi tė bakėrtėn kėmbanė,

Doganė e jetės-gjumi, ma la taksėn mėnjanė;

Tė rrahurave rrugė do mendja tė mė bartė,

Mes jetės edhe vdekjes nuk shoh dallim tė qartė,

S'ndryshon, veē, asnjė fije peshorja e mendimit,

Se heshtaz ndehet gjuha mes jo-sė dhe pohimit.

 

GLOSE

 

Koha shkon, por edhe vjen,

Gjithēka rri e re, e vjetėr;

Ē’ėshtė mirė a keq, e gjen,

Vraje mendjen veē, patjetėr;

Mos ki shpresė e mos u ndruaj,

Ē’ėshtė valė, do shkojė si valė;

Nė ēdo ngasje, si i huaj,

Rri i ftohtė dhe pafjalė.

 

Gjėra plot para na dalin,

E nė vesh na vijnė tė tjera,

Por vėmendjen dot s’e ndalin,

S’kemi nge, ndaj i merr era.

Pangurrim qėndro mėnjanė,

Tek vetveten e rigjen,

Kur me zhurma anembanė

Koha shkon, por edhe vjen.

 

As akrepi i saj nuk pjerret -

Kjo peshore e mendimit -

Drejt momentit qė ze bjerret -

Fli e maskės sė galdimit,

Qė nga vdekja e saj merr lindje

Edhe zgjat njė ēast, jo tjetėr,

Pėr atė qė e njeh me bindje

Gjithēka rri e re, e vjetėr.

 

Spektator si nė teatėr

Nė kėt’ botė pėrherė ji:

Luan njėri dhe pėr katėr

Ēirrja maskėn gjithsesi;

Dhe nė nxjerrtė lot fytyre

Rri nė qoshe, veten ndjen,

Tė kuptosh nga arti i tyre

Ē’ėshtė mirė a keq, e gjen.

 

Ēka do vijė e ēfarė ka shkuar

Janė dy pamje, veē njė fletė,

Fillin ka pėr ta shikuar

Bash nė fund kush nxė nė jetė;

Gjithė ē’qenė e do tė vinė

I shikojm’ me sytė e vjetėr

Qė t’u njohėsh kotėsinė

Vraje mendjen veē, patjetėr.

 

Mbetkan pó tė njėjtat mjete

Qė trysnojnė ēdo gjallesė

Kanė rrjedhur mijra vjete,

Bota njeh gaz e dėnesė;

Tjetėr maskė, e njėjta pjesė,

Tjetėr gojė, tė njėjtėt truaj,

I zhgėnjyer, prerė nė besė

Mos shpreso e mos u druaj.

 

Mos shpreso kur ligėsitė

Pėr ngadhnjim lidhen jo rrallė

Ta kalojnė ndyrėsitė

Dhe nė qofsh me yll nė ballė;

Mos u tremb kur pėrsėri

Ndėrlėvdohen me aq fjalė

Me ta kurrė shok mos ji

Ē’ėshtė valė, do shkojė si valė.

 

Me njė kėngė prej sirene

Bash kjo botė i ngre kurth dritės

Qė tė ndrrojė aktorėt skene

Me karrem tė josh drejt pritės;

Atypari qėndro strukur

Veshin fare mos e luaj

Qė nga shtegu ku je futur

Nė ēdo ngasje, si i huaj.

 

Nė qėllofshin, bėj mėnjanė,

Nė tė nėmshin, mos bėj zė;

Se dhe fjalėt vlerė s’kanė

U di kutin, ēfar’ pret mė?

Le tė thotė gjithkush ē’tė dojė,

Kush tė mundė, le tė dalė

Qė mos lidhesh as me gojė

Rri i ftohtė dhe pafjalė.

 

Rri i ftohtė dhe pafjalė

Nė ēdo ngasje, si i huaj,

Ē’ėshtė valė, kalon si valė,

Mos shpreso dhe mos u druaj,

Vraje mendjen veē, patjetėr,

Ē’ėshtė mirė a keq, e gjen;

Gjithēka rri e re, e vjetėr;

Koha shkon, por edhe vjen.

 

*Shqipėruar nga Akademiku Kopi Kyēyku. Kėto krijime dhe tė tjera qė do vazhdojmė tė botojmė, janė shkėputur nga “Antologjia e poezisė rumune moderne”, hartuar dhe botuar nė Bukuresht 2003. Nė rreth 500 faqet e saj, antologjia e mėsipėrme pėrfshin pjesė nga krijimtaria e mė shumė se 180 shkrimtarėve tė rumanishtes, qysh nga fillimet e deri nė ditėt tona.

 

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, shkurt 2006)

 

POEZI NGA RUMANIA

 

NIKITA STĖNESKU

 (Kandidat pėr Ēmimin Nobel)

(1933-1983)

 

 

Nikita Stėnesku, njeri prej tre poetėve rumunė tė kandiduar pėr Nobel, ka njė pėrfytyrim poetik tė befasishėm, mund tė thuhet tronditės. Tepėr i guximshėm, me figuracion tė drejtpėrdrejtė, Stėnesku tė thėrret tė lexosh mė shumė prej tij, gjė qė do tė mundohem ta realizoj nė tė ardhmen. Poezia “poemth” Hipnos (Gjumi) e dėshmon mė sė miri kėtė me vargjet e mrekullueshėm si p.sh. “Ata flinin. Ata lindeshin duke fjetur, /klithma nė gjumė i nxirrnin fjalėt /duke i lindur nga rrokja e fundit”.

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

 

PER NJEREZIT

 

Shoh pas, mbi vitet ku kam shkuar,

mbi brezat e rreshtuar me kujdes,

ashtu, njė pėrmbi njė

si shtyllė qė mban shtrėnguar,

ashtu, njė pėrmbi njė,

tė gjerin qiell, me diellin nė mes.

 

Njė trup fėmije mbart nė krahė lehtė

njė trup djaloshi, qė hovshėm i vlon gjaku,

ky ngre njė burrė, me ballin gjer nė retė,

qė mban thembrat me plasa tė njė plaku:

mustaqet dyllė, prej tymi tė duhanit,

me gojė thith paprerė kaltėrsi,

nga yjet dritėplotė tė karvanit,

qė zgjatet tejetej nė gjithėsi.

 

Ja, jetėn time - shtyllė eshtėrore,

nė ēast e fal, si s'ka gjė mė tė lehtė,

tė mbajė nė sup konstruktet njerėzore

nė dasma e lindje - pjellė e gazit vetė.

 

I flas, e ftoj, e ftoj nga thellėsitė

e zemrės sime thellė e fort pėrshkuar

prej njė shigjete ar e zjarr e dritė,

ēdo ēift tė rinjsh tė dashuruar:

i gdhendni emrat ju me qetėsi

nė shtyllė tė gjithė brezave tė mi!

 

HIPNOS

 

I.

Ata flinin. Ata lindeshin duke fjetur,

klithma nė gjumė i nxirrnin fjalėt

duke i lindur nga rrokja e fundit.

 

Rriteshin duke fjetur, dashuroheshin

duke fjetur dhe martesėn

e bėnin nė gjumė.

 

Krijonin vendbanime fjalėsh nė gjumė,

gratė e tyre lindnin nė gjumė,

ndėrsa ata, tė gjithė plakeshin

nė gjumė

dhe vdisnin ashtu.

 

Tė rinjtė duke fjetur ua zinin vendin

nė ėndėrr;

fjalė tė reja tė pėrgjumura

zėvendėsonin

tė vjetrat, thellėsisht tė gjumtat

fjalė.

 

II.

Por, sa pėr zgjimin,

kėtė

nuk e desh askush.

 

Ata rronin nė gjumė sepse

vetėm nė ėndėrr

jetonin me tėrė trupin njėheresh.

 

Zogjtė e tyre fluturonin duke fjetur,

peshqit e tyre notonin duke fjetur.

Kuajt e tyre trokonin nė gjumė

si nė vjeshtė,

nė hardhi piqeshin rrushtė

e ėndrrės.

 

Askush

nuk desh tė zgjoheshin,

sepse vetėm kėshtu

trajta e tyre u pėrkiste

plotėsisht dhe e tėra

njėherazi.

 

III.

Ata i urrenin tė pagjumėt,

thoshin se ata qė rrinė zgjuar

nuk rrojnė nė vetvete.

 

Thoshin se tė zgjuarit

nuk janė gjė tjetėr veēse

shikim, atėhere kur shoh,

dėgjim atėhere kur dėgjoj,

dhembje, atėhere kur tė dhemb.

 

Ata i urrenin tė pagjumėt,

thoshin se ata qė rrinė zgjuar

nuk janė tė zotėt ta zėvendėsojnė

tėrė trupin njėherėsh,

por,

njėlloj si tė qėnkshin tė zbrazėt

nga brenda,

ata, tė pagjumėt, vrapojnė tėrė kohėn;

nė ata vetė

ėshtė nė radhė

vetėm njė kavilje

ose jo,

vetėm njė tėmth

apo

vetėm njė krah,-

pjesėn tjetėr tė trupit e hedhin

me radhė nė humnera.

 

IV.

Ata i urrenin tė zgjuarit

dhe i quanin

"tė pacipė".

Por urrejtja e tyre

kohė mė kohė bėhej

kolosale

sepse, thoshin ata,

vetė shikimi mund tė zgjohet

dhe atėhere nė tė nuk jetojnė mė

tė gjitha ngjyrat njėheresh...

 

Dhe vetė ngjyra mund tė zgjohet

e atėhere nė tė

nuk rrojnė mė

tė gjitha dridhjet njėheresh...

 

Dhe vetė tingulli mund tė zgjohet

e atėhere tek ai

nuk rrojnė mė

tė gjitha kujtimet njėherazi...

 

Dhe vetė dhembja mund tė zgjohet

e atėhere tek ajo

nuk rrojnė mė

tė gjitha kujtimet njėherazi.

 

V.

Ata flinin. Ata lindeshin duke fjetur.

Shumoheshin duke fjetur.

Vdisnin duke fjetur.

Por, tėrė kohėn ishin identikė

me trupin e tyre.

 

Ata jetonin nė ėndėrr,

madje edhe pemėt

qė t'u bėnin hije duhej

mė parė tė pėrgjumeshin

se vetėm kėshtu mund tė derdhnin

mbi trupat e tyre tė plotė

edhe hijen e rrėnjėve tė tyre.

 

TE RINJTE

(Pamje nga Franca)

 

Puthen, ah, puthen, puthen

tė rinjtė nė rrugė, nė pijetore, nė parmakė,

puthen tėrė kohėn sikur ata vetė

nuk qėnkshin veēse disa mbaresa

tė puthjes.

Puthen, ah, puthen nė makinat e harbuara,

nė stacionet e metrosė, nė kinema,

nė autobuzė, puthen me dėshpėrim,

me pėrdhunė, sikur

nė fund tė puthjes, nė skaj tė puthjes, pas puthjes

nuk do tė pasonte veēse pleqėria e parathėnė

dhe vdekja.

Puthen, ah, puthen, sikur tė qėnkshin

nė errėsirė, nė errėsirė mė tė sigurtė,

sikur nuk i shihte askush, sikur

dielli do tė lindte

i ndritshėm

pasi gojėt e coptuara nga puthja dhe tė pėrgjakura

nuk do tė ishin mė nė gjendje tė puthen

veēse me dhėmbė.

 

KALI TROJAN

 

Unė vetė jam njė kalė trojan.

Supi im ma pushton supin tim.

Syri im vetėplaēkitet.

Rrahjet e zemrės sime

nuk mund tė dėgjohen

pėr shkak tė rrahjeve tė zemrės sime,

zėri im qė thėrret deri nė qiell

i mbytur ėshtė

nga zėri im qė thėrret deri nė qiell.

Jetėn time nuk mund ta jetoj

pėr shkak tė jetės sime.

Dashuria ime tėrheq nga pas dashurinė time

me kalin e dashurisė sime

rretheqark kėshtjellės.

E fut presėn e thikės sime nė presėn e thikės sime,

ndėrkohė qė sekonda qė mė tingėllon lindjen

shurdhohet pėr shkak tė sekondės qė mė tingėllon lindjen.

Jam i zemėruar nga vetė zemėrimi im,

jam i gėzuar nga vetė gėzimi im.

Shpresoj vetė shpresėn time

dhe jam nė kohėn qė jam

dhe nuk jam mė kur nuk jam mė.

 

KY VEND ENDRRASH

 

Kur tė jetė mbaruar asfalti i rrugės,

trupi im dhe kurmi yt do tė bėhen asfalt

qė tė mos mbetet e paudhėtueshėm

ky vend ėndrrash.

 

Kur tė kenė rėnė gjethet e pemės,

kur tė jetė tharė bari i fushės,

flokėt e mi e flokėt e tu

do tė shtrihen mbi fusha

qė tė mos ndjejė tė ftohtė

ky vend ėndrrash.

 

Kur tė kenė shterur burimet

dhe shirat do tė ngjiten lart,

unė e ti do tė kapemi pėrdore

dhe do tė qajmė, do tė qajmė

qė tė mos mbetet vejushė e trishtimit

kjo trevė ėndrrash.

 

Kur tė kenė ngordhur qentė,

kur tė jenė zhdukur kuajt,

kur ljepujt do t'i hajė

goja e vdekjes,

kur korbat e zeza

dhe sgalemėt e bardhė

do tė pėrzjehen nė gushėn e ajrit,

unė e ti do tė jemi

qen e kalė,

ljepur e sorrė,

por sidomos do tė jemi

sgalemi i bardhė,

qė tė mos mbetet

pa diademėn e mishit tė gjallė

kjo trevė ėndrrash.

 

POETI, SI USHTARI

 

Poeti, njėlloj si ushtari,

nuk ka jetė vetjake.

Jeta e tij vetjake ėshtė pluhur,

pluhur.

 

Ai ngre nė darėn e vorbullave tė veta

ndjenjat e milingonės

dhe i afron, i afron pranė syve,

gjersa i bėn njėsh me sytė e tij.

 

Ai e ve veshin nė barkun e qenit tė uritur

dhe i merr erė me hundė turirit gjysmė tė hapur,

derisa hunda e tij dhe turiri i qenit

tė bėhen njėsh.

 

Nė vapėn frymėmbytėse

ai bėn erė me krahėt e zogjve,

tė cilėt, po ai, i tremb qė t'i bėjė tė fluturojnė.

Tė mos i zini besė poetit kur qan.

Asnjėherė loti i tij nuk ėshtė i veti.

Ai ua ka nxjerrė sendeve lotėt.

Ai qan me lotin e gjėrave.

 

Poeti ėshtė si koha.

Mė i shpejtė ose mė i ngadaltė,

mė rrenacak ose mė i vėrtetė.

 

Ruhuni se mos i thoni diēka poetit.

Ruhuni sidomos se mos i thoni ndonjė tė vėrtetė.

E, mbi tė gjitha, ruhuni se mos i thoni diēka tė ndjerė.

 

Menjėherė do tė thotė se ai e ka thėnė

dhe do ta shprehė nė mėnyrė tė atillė

saqė dhe ju do tė besoni se me tė vėrtetė

ai e paska thėnė.

 

Por, veēanėrisht ju lutem

tė mos vini dorė mbi poetin!

Jo, mos vini kurrė dorė mbi poetin!

... Pėrveē nė qoftė dora juaj

e hollė si rrezja.

Vetėm kėshtu dora juaj do tė mundė

tė kalojė nėpėr tė.

 

Ndryshe ajo nuk do tė kalojė nėpėr tė

dhe gishtat tuaj do tė mbeten mbi tė

dhe ai do tė mburret

se ka mė shumė gishta se ju.

Dhe do tė detyroheni tė thoni"po",

se nė tė vėrtetė ai ka mė shumė gishta.

 

Por ėshtė mė mirė, nė mė besofshi,

mė mirė do tė qe tė mos vini

asnjėherė dorė mbi poetin.

 

...Dhe as qė e meriton tė vini dorė mbi tė.

Poeti, ashtu si ushtari,

nuk ka jetė vetjake.

 

Shqipėroi Akademik Kopi Kyēyku

 

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, mars 2006)

 

POEZI NGA RUMANIA

 

MARIN SORESKU

(Kandidat pėr Ēmimin Nobel)

(1933-1996)

 

 

Marin Sorescu ėshtė poeti rumun mė i pėrkthyer nė botė i gjysmės sė dytė tė shekullit tė 20-tė. Shumica e vėllimeve tė tij me poezi u botuan anglisht, fillimisht nė Britaninė e Madhe dhe mė pas nė Irlandė. Eshtė Autor i mė se njėzet vėllimeve poetike, mes tyre: “Poemat” 1965, “Kolla” 1970,  “Shatėrvanėt nė det” 1982, “Uji i Jetės, Uji i Vdekjes” 1987, “Kryqėzimi” 1994.

Poezia e Soreskut ėshtė tepėr e veēantė, jo vetėm nga ana konceptuale, por edhe nga mėnyra origjinale e zhvillimit tė saj.

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

 

SHAH

 

Unė lėviz njė ditė tė bardhė,

Ai lėviz njė ditė tė zezė.

Unė avancoj me njė ėndėrr,

Ai ma merr me luftė.

Ai mė sulmon nė mushkėritė,

Unė rri menduar njė vit nė spital,

Sajoj njė kombinim tė mrekullueshėm

Dhe i fitoj njė ditė tė zezė.

Ai lėviz njė fatkeqėsi

Dhe mė kėrcėnon me kancerin

(I cili tashpėrtash ēapitet nė trajtė kryqi).

Por unė i ve pėrpara njė libėr

Dhe e detyroj tė tėrhiqet.

I fitoj edhe ca gurė,

Por, shih, gjysma e jetės sime

Del buzė honit.

Do tė tė jap njė shah qė ta humbėsh optimizmin,

Mė thotė ai.

S'prish punė, bėj shaka unė,

Do tė bėj rokadėn e ndjenjave.

Prapa meje ime shoqe dhe fėmijėt,

Dielli, hėna dhe miq tė tjerė

Dridhen sa herė bėj ndonjė lėvizje.

 

Unė ndez njė cigare

Dhe vazhdoj ndeshjen.

 

SHEKSPIRI

 

Shekspiri e krijoi botėn nė shtatė ditė.

 

Ditėn e parė bėri qiellin, malet dhe humnerat shpirtėrore.

Ditėn e dytė bėri lumenjtė, detet, oqeanet

Dhe ndjenjat e tjera -

E ia dha Hamletit, Julius Qezarit, Antonit, Kleopatrės dhe Ofelisė,

Otellos dhe tė tjerėve

T'i zotėrojnė, ata dhe pasardhėsit e tyre,

Nė jetė tė jetėve.

Ditėn e tretė i mblodhi tė gjithė njerėzit

Dhe u mėsoi shijet:

Shijen e lumturisė, tė dashurisė, tė dėshpėrimit,

Shijen e xhelozisė, tė lavdisė e kėshtu me radhė,

Gjersa u mbaruan tė gjitha shijet.

 

Atėhere mbėrritėn ca njerėz qė ishin vonuar.

Krijuesi u pėrkėdheli kokat me mėshirė,

Dhe u tha se nuk u mbetej veēse tė bėheshin

Kritikė

Dhe t'ia hedhin veprėn poshtė.

Ditėn e katėrt dhe tė pestėn ia la mėnjanė sė qeshurės.

Lėshoi klounėt

Tė bėjnė kollotumba,

Dhe i la mbretėrit, perandorėt

Dhe tė palumtur tė tjerė tė zbaviten.

Ditėn e gjashtė zgjidhi ca probleme administrative:

Vuri nė vijė furtunėn,

Dhe e mėsoi mbretin Lir

Si duhet tė mbajė njė kurorė pendėsh.

Patėn mbetur ende ca copėra nga ngjizja e botės

Dhe krijoi Rikardin e III-tė.

Ditėn e shtatė pį nėse i pat ngelur ende ndonjė gjė pėr tė bėrė.

Drejtorėt e teatrove patėn mbushur tashmė tokėn me afishe,

Dhe Shekspiri mendoi se pas aq mundimi

E kish bėrė hak tė shihte edhe ai njė shfaqje.

Por, mė parė, meqėnėse ish tejmase i kapitur,

Shkoi tė vdiste pak.

 

SEMUNDJA

 

Doktor, ndjej diēka vdekėse

Brenda qėnies sime.

Mė dhembin gjithė organet,

Ditėn mė dhemb dielli,

Ndėrsa natėn hėna dhe yjet.

 

Mė ka dalė njė xhungė nė renė e qiellit

Qė deri qėparė nuk e kisha vėnė re

Dhe ēdo mėngjes

Mė duket se ka ardhur dimri.

 

Mė kot u mbyta me ilaēe,

Kam urryer dhe kam dashuruar, kam mėsuar tė lexoj

Madje dhe kam lėēitur disa libra,

Kam folur me njerėzit dhe jam menduar,

Kam qėnė i mirė dhe i bukur...

 

Tė gjitha kėto nuk kanė pasur asnjė efekt, doktor.

Dhe kam harxhuar njė lumė me vite.

Besoj se jam sėmurur pėr vdekje

Atė ditė qė u linda.

 

ASHKLA

 

I.

 Njėri, Trika, po flinte.

 Dhe i hyn njė gjarpėr nė gojė.

 Zgjohet me klithma:

 -Obobo! Olele! Gjarpri! Gjarpri!

 -Ku, mo?

 -Mė hyri nė gojė.

 -"I dukej bishti gjer qėparė", po thoshte edhe

 Trina, qė ia behu nė ēast.

 

 E kapėn dhe e vunė me kėmbėt pėrpjetė

 E me kokėn pėrposh, mbi njė fti me qumėsht

 Tė valuar. Qė tė shkonte avulli tek gjarpri.

 Gjarpri njėherė pėr njė herė nuk doli.

 Se ishte qumėsht pluhur

 Dhe nga qumėshti pluhur nuk duan t'ia dinė, e nė vdeksh.

 Njerėzit ikėn.

 Ai mbeti me gjarprin nė bark

 Rėnkoi e qau: Obobo!", "Olele!' deri sa e harroi.

 

II.

Stanēiu i Lisandrės po ashtu

 -Obobo! Olele!

 Kur ishte fėmijė.

 I pat hyrė njė gjarpėr nė gojė.

 Siē flenė fėmijėt, ashtu, me gojėn

 Tė hapur, me kokėn nė njė

 Batėrnok, nė fushė, me delet.

 Dhe, gjarpri i djallit as me qumėshtin e mirė nuk doli.

 

 Bėri naze

 Dhe fėmija e harroi.

 U rrit. E morėn ushtar.

 Dhe pati fat qė plasi lufta e '77-ės

 E shkuan nė Danub.

 Kur kaptoi Danubin, ushtari Stanēiu D. Jon

 Ndjeu tė nxehtė nė bark.

 Olele! Njė ashkėl!

 Kur mbėrriti nė bregun tjetėr, doli

 nė raport

 Te rreshteri: "Zoti rreshter, mė kanė

 plagosur plagosur

 Kam njė plumb nė bark. Ja, kėtu"

 -ē'plumb, more, kur nuk ka pasur asnjė tė shtime

 me armė

 Deri tani?

 -Atėhere do tė jetė ashkėl, qėkurse shtinė

 topat tanė.

 Nga Kalafati mbreti tha: "Kėsaj i them muzikė unė,

 Sa shumė mė pėlqen!"... dhe ndonjė ashkėl e vonuar

 Mė ka hyrė nė bark. "Njė ashkėl nga tonat,

 E vonuar".

 Rreshteri ia dha gazit. Pastaj iu kthye: "Ushtar,

 Nė skuadėr, para marrsh!"

 

 "Pėrparaa!" bėrtiti sakaq

 Dhe skuadra nuk u ndal mė deri nė Grivica.

 Mbetėn gjallė nja dy a tre.

 Edhe Stanēiu D. midis tyre.

 Ai e bėri tėrė luftėn,

 I mundi turqit, mori edhe njė dekoratė

 Dhe kur u kthye, tek po kaptonte Danubin,

 Fėmijėt dhe e shoqja e dėgjuan tek bėri "Obobo! Olele!"

 U var buzė gjemisė

 E i doli gjarpri nga barku, i gjatė sa njė purtekė.

 U kthye fitimtar nė shtėpi.

 Duket varka u trondit aq shumė ndėr valė,

 Sa qė u turbullua gjarpri dhe kėrkoi

 tė dilte jashtė!

 Dhe Stanēiu D. Jon u kthye fitimtar nė shtėpi.

 Shpėtoi vendi prej turqve

 Shpėtoi edhe ai nga pėrbindshi.

 

 Trika i Trashkės tė Linės tė Stanēiut

 ėshtė stėrnipi i atij tė atėhershmit, Stanēiut

 tė Lisandrės

 Qė nė ushtri e thėrrisnin Stanēiu D. Jon.

 Dhe ky Trika, i gjori, nė ē'luftė tė shkojė mė?

 Se njėra sapo mbaroi-dolėm fitues nė tėrė frontet,

 Pa filloi edhe njė luftė pėr paqe

 Sa qė thoshe ,o Zot ē'ėshtė kjo! Vetėm qumėsht pluhur

 dėrguar nga amerikanėt,

 Se vetėm prej qumėshti bėhej pluhuri e baruti,

 Po gjarprin me se ta joshės?

 Se ku Buzleshti e ku Danubi?!

 Nė fund tė dheut, bash nė skajin

 Tjetėr tė rrethit.

 

 Mbeti pėr t'u rritur brenda tij.

 E kujton kėtė herėpashere.

 Qoftė nė gjumė e qoftė zgjuar. Rėnkon njė herė,

 dy herė dhe harron.

 dy herė dhe harron.

 Tani tė shohim.

 Ngjarjet janė nė zhvillim.

 

DUHEJ TE MBANIN NJE EMER

 

Eminesku as qė ka ekzistuar ndonjėherė.

 

Ka ekzistuar vetėm njė vend i bukur

Buzė detit

Ku valėt sajojnė nyje bardhoshe

Si njė mjekėr e shpupurisur prej fodulli.

Dhe ca ujra si trungje qė pikojnė

Ku hėna e ka pasur folenė rrotullame.

 

Dhe, sidomos, kanė qėnė ca njerėz tė thjeshtė

Qė quheshin Mirēea Plaku, Stefani i Madh,

Apo mė shkoqur: barinj dhe bujq,

Tė cilėve u pėlqente tė recitonin

Mbrėmjeve rreth vatrės poezi...

"Shqerrkėzėn" dhe "Yllin e mėngjesit" dhe "Letrėn e Tretė"

 

Por me qė vazhdimisht dėgjonin

Si lehnin qentė nė stanin e tyre,

Niseshin tė luftonin me tartarėt

Dhe me avarėt dhe me hunėt e gotėt

Dhe me turqit.

 

Gjatė kohės qė u mbetej e lirė

Midis dy rreziqeve,

Kėta njerėz bėnin nga fyejt e tyre

Enė

Pėr lotėt e gurėve tė mallėngjyer,

Aq sa rridhnin dojnat nė luginė

Nga gjithė malet e Moldovės e tė Muntenies

E tė Trevės sė Bėrsės e tė Vranēės

E tė visesve tė tjera rumune.

 

Kanė qėnė edhe ca pyje tė dendur

Dhe njė djalosh qė kuvendonte me ta,

E i pyeste pėrse lėkunden edhe kur s'kish erė?

 

Ky djalosh me sy tė mėdhenj,

Si historia jonė,

Kalonte i rrahur nga mendimet

Nga libri cirilik nė librin e jetės,

Gjithė duke numuruar plepat e dritės, tė drejtėsisė, tė dashurisė,

Qė i dilnin vazhdimisht vetėm tek, kurrė ēift.

 

Po kanė qėnė edhe disa blire,

Dhe dy tė dashuruar

Tė cilėt dinin ta shndrronin ēdo lule

Nė njė puthje.

 

Dhe ca zogj si vetė retė

Qė flatronin sipėr tyre

Si pllaja tė gjata e nė lėvizje.

 

Dhe meqė tė gjitha kėto

Duhej tė mbanin njė emėr,

Vetėm njė emėr,

I quajtėn

Eminesku.

 

Shqipėroi Akademik Kopi Kyēyku

 

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, mars 2006)

 

POEZI NGA RUMANIA

 

LUĒIAN BLAGA

(Kandidat pėr Ēmimin Nobel)

(1895-1961)

 

 

Luēian Blaga u lind mė 1895 nė Lankram tė Transilvanisė, (vdiq nė Kluj mė 1961), profesor i Filozofisė nė Universitetin e Kluj-it, ka shkruar vepra filozofike si “Trilogjia e Njohjes" 1931-1934 dhe “Trilogjia e Kulturės” 1936-1937. Nė poezitė e vėllimeve poetike: “Poema tė Dritės” 1919 dhe “Shkallė tė Papritura” 1943, ka njė tematikė tė origjinės intelelektuale, tė filtruara nėpėrmjet njė dashurie tė ndjeshme pėr natyrėn. Veprat teatrale: “Ujėra tė Turbullta” 1923, “Mjeshtri Manole” 1927, tregojnė influenca tė qarta ekspresioniste.

 

I pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

 

UNE NUK E PRISH BUQETEN

E MREKULLIVE TE BOTES

 

Unė nuk e prish buqetėn e mrekullive tė botės

dhe nuk vras

me mendje tė fshehtat qė has

nė udhėn time

nė lule, nė sy, nė buzė a varre.

Drita e tė tjerėve

mbyt magjinė e sė fshehtės sė papėrēueshme

nė thellėsi prej terri,

por unė,

unė me dritėn time e rrit tė fshehtėn e botės -

dhe ashtu si hėna me rrezet e saj tė bardha

nuk e zvogėlon, por me dridhje

e zmadhon edhe mė tė fshehtėn e natės,

ashtu edhe unė e pasuroj agimin e errėsuar

me drithma tė gjera prej misteri tė shenjtė,

dhe gjithēka e pakuptueshme

shndėrrohet nė moskuptime edhe mė tė mėdha

nėn sytė e mi -

sepse unė dashuroj

dhe lule dhe sy dhe buzė dhe varre.

 

RRAPI

 

Nė largėsi tė kthjellta dėgjoj nga gjoksi i njė kulle

tek rreh si zemėr njė kėmbanė

e nė tinguj tė ėmbėl

mė duket

se pikla qetėsie, jo gjaku, mė rrjedhin nė damarė.

 

O rrap buzėpylli,

pėrse mė mposht,

me flatra tė buta kaq paqe,

kur dergjem nėn hijen tėnde

e mė zbut me gjethen lozonjare.

 

Oh, kush e di? - Ndofta

nga trungu yt do tė ma gdhendin

pas dokohe qivurin,

dhe qetėsinė

qė do shijoj midis dhogave tė tij,

sikur e ndjej qė tani:

e ndjej si gjethja jote ma derdh nė shpirt -

dhe memec

dėgjoj si rritet nė trupin tėnd arkivoli,

arkivoli im,

nė ēdo ēast qė kalon,

o rrap buzėpylli.

 

SHPIRTI I FSHATIT

 

Vogėlushe, veri duart mbi gjunjėt e mi.

Unė besoj se pėrjetėsia ėshtė lindur nė fshat.

Kėtu ēdo mendim ėshtė mė i ngadaltė,

dhe zemra tė gufmon mė rrallė,

sikur tė mos rrihkej nė kraharor,

por diku thellė nėn dhe.

Kėtu shėrohet etja e shpėtimit tė shpirtit,

e nė se tė janė pėrgjakur kėmbėt

ulu mbi njė tog balte.

Pa shih, ėshtė mbrėmje.

Shpirti i katundit na fėshfėrit pranė,

si njė erė e ndrojtur bari tė kositur,

si njė rėnie tymi nga strehė prej kashte,

si njė lojė kecash mbi varre shtatlartė.

 

PEJSAZH TRANSHENDENT

 

Gjela apokaliptikė klithin e klithin,

klithin nga fshatra rumune.

Krojet e natės

hapin sytė e mbajnė vesh

lajmet e errėt.

Zogj si ndoca ėngjėj prej uji

deti i sjell nė brigje.

Nė breg-me temjan nė flokė

Jezusi pėrgjaket pėrbrenda

nga tė shtatė fjalėt

mbi kryq.

Nga pyje prej gjumi

e vise tė tjera tė zeza

kafshė tė rritura nė stuhi

dalin vjedhtas tė pijnė

ujė tė vdekur hendeqesh.

Digjet me mendime valėsh

dheu i veshur me grurė.

Flatra me tingull legjende

pėrplasen tė lemeritura nė lumė.

 

Era fshikulloi pyllin

tė thyejė degė e brirė drerėsh.

Kėmbana apo ndofta qivurė

kėndojnė nėn bar me mijra.

 

KENGA E KALLZAVE

 

Nga malli e vdekja kallzat drithrohen tej nė fushė,

kur drapri i hėnės shfaqet nė kupėn qiellore.

Si vashat po kėrkojnė, me ar nė flokė e gushė,

hyjniun e agimit me afsh tė zjarrtė prore.

 

Njė fjalė nxjerrin kallzat, si vasha nė zjarrmi:

i hėnės drapėr qėnkej veē dritė, njė dritė e beftė,

si mund, vallė, tė na thikė, si mund ai, nė gji,

nė gjunjė, tė na shtrijė pėrmbys, nė erėn e nxehtė?

 

Ky ėshtė trishtimi i madh i kallzave tė pjekur,

se nuk janė tė prera nga ti, e bukra hėnė,

se vetėm nga i tokės hekur

t'u vijė fundi qėnka thėnė.

 

QETESI

 

Kaq qetėsi ėshtė pėrreth, sa mė bėhet se dėgjoj

si pėrplasen mbi qelq rrezet e hėnės.

 

Nė gjoks

mė ėshtė zgjuar njė zė i huaj

dhe njė kėngė kėndon tek unė njė mall, qė s'ėshtė i imi.

 

Thuhet se tė moēmit qė vdiqėn para kohe,

me gjak tė ri ende ndėr deje

me dėshira tė mėdha nė gjak

me diell tė gjallė nė dėshirė

vijnė

vijnė tė jetojnė mė tej

tek ne

jetėn e pajetuar.

 

Kaq qetėsi ėshtė pėrreth, sa mė bėhet se dėgjoj

si pėrplasen mbi qelq rrezet e hėnės.

 

Oh, kush e di, - shpirt, - nė ē'gjoks do ta kėndosh

edhe ti njėherė pas shekujsh

mbi fijet e ėmbla tė qetėsisė,

mbi harpėn prej terri - mallin e mbytur

dhe gėzimin e thyer tė jetės? Kush e di? Kush e di?

 

 

MAGDA ISANOS

(1916-1944)

 

 

Magda Isanos publikoi vetėm njė vėllim: “Poezi” mė 1943, me tė cilin u vlerėsua duke u vendosur nė majėn e piramidės sė poezisė rumune, si njė zė me thekse tė veēanta. Pas vdekjes u botuan vėllimet: “Kėngėt e Maleve”, 1945 dhe “Vendi i Dritės”, 1946. Vepra e saj pėrshkohet nga njė lirikė femėrore thellėsisht e rinovuar, si nė tematikė, ashtu edhe nė problematikėn bashkėkohore.

 

MENGJESI

 

Dua botėn ta zbuloj, se asnjėherė

s'kam besuar qė ėshtė e bukur (thotė poeti),

Porse sot, krehur me dritė shend e verė,

nė shtėpi mėngjesi hyri, (i vėrteti).

 

Ende flija, kur dėgjova, pa kuptuar

disa hapa tė dikujt pranė murit ngjitur -

Po vallzonte, tundte trupin e hepuar

nėn vėshtrim tė ca portretesh tė habitur.

 

Kėmbėzbathur po ēapitej me tundimin,

nė pasqyrė krejt kristali kish vibrime,

Ky mėngjes i paskej sjellė sot vallzimin

e gjith' vajzave tė botės dhomės sime.

 

Duke kėqyrur, po mendoja: qėnka mirė

kur i ri je dhe pėrjashta ka diell-ar.

Ditė e bukur, sot njė fjongo po tė var

mu nė gushė dhe me vete po tė marr.

 

FUSTANI

 

Nga sėnduku me erė molje dhe parfumi

nxori gjyshja njė fustan nga tė rinisė sė parė.

Ish i hollė dhe i lehtė porsi tymi,

si tė qėnkej me mosgjė thurrur e larė.