ANTONIA POZZI
(1912-1938)

Antonia Pozzi lindi nė Milano nė vitin 1912. Babai ishte avokat dhe nėna konteshė, mbesa e njė poeti italian tė viteve 700, fillon tė shkruajė poezi ende adoleshente. Studion nė njė lice klasik dhe aty njihet me njė mėsues me tė cilin pati njė lidhje, por familja e saj u bė barrierė dhe u detyrua mė pas ta ndėrpriste. Kjo i shkaktoi depresion, sėmundje qė do e ēonte drejt vetėvrasjes. Nė vitin 1930 regjistrohet nė Fakultetin e Filologjisė tė Universitetit tė Milanos dhe diplomohet nė vitin 1935 me njė tezė mbi Gustav Floberin. Mė pas lidhjet e saj kalojnė nė ekstremin tjetėr, me persona tė tė njėjtit seks, duke e ēuar nė paqartėsi ndjenjash. Nė letrat e saj shprehen qartė interesat kulturore si fotografia, projekti pėr njė roman historik mbi Lombardinė, mėson disa gjuhė tė huaja, viziton disa shtete si Franca, Austria, Gjermania, Anglia, por vendi i saj i preferuar ėshtė njė vilė e viteve 700 e familjes, ku ka njė bibliotekė nė tė cilėn studion, shkruan dhe kėrkon paqe nė kontaktet me natyrėn e vetmuar dhe tė ashpėr tė malit. Pėr kėto vende ka pėrshkrime, sfonde dhe jehona tė qarta nė poezitė e saj. Ishte tepėr e ndjeshme, me ankthin e ėmbėl krijues, por grua me karakter tė fortė dhe me njė zgjuarsi tė lartė filozofike, shprehen bashkėkohėse tė poetes. Sigurisht poetja u gjend nė krizė me ambientin e mbyllur tė saj familjar. Ligjet raciale tė klimės sė errėt politike italiane dhe europiane nė vitin 1938, godasin disa nga miqtė e saj mė tė mirė. Ka perėnduar pėrgjithmonė koha e fjalėve, i shkruan mikut tė saj dhe letrarit Vitorio Serenit. Vdiq nė vitin 1938 nė Milano. Tė gjitha veprat e saj u botuan pas vdekjes:
Fjalė, 1964. (me parathėnie tė Montales)
Jeta e ėndėrruar dhe poezi tė tjera tė pabotuara.
Ditare
Koha e fjalėve ka perėnduar
Poci dhe Sereni. Rinia qė ska shpėtim
Ndėrsa ti fle, stinėt kalojnė
Poezi, tė rrėfehem ty. Poezitė e fundit tė pabotuara.
BUKURI
Tė jap veten time,
netėt e mia pa gjumė,
hurbat e gjata
tė qiellit dhe tė yjeve tė hurbuara
tė maleve,
flladi i deteve tė pėrshkuara
drejt agimesh tė largėta.
Tė jap veten time,
diellin e virgjėr tė mėngjeseve tė mia
nė brigjet pėrrallore
midis kolonave tė mbetura gjallė
mes ullinjve dhe kallėzave.
Tė jap veten time,
mbasditet
nė buzė tė ujėvarave,
perėndimet
rrėzė statujave, nė kodra,
mes trungjesh qiparisėsh tė gjalluar
nga foletė.
Dhe ti pranon mrekullinė time
prej krijese,
drithėrimėn time prej kėrcelli
tė gjallė nė rrethin
e horizonteve,
i kthyer nga era
e kthjellėt e bukurisė;
dhe ti lejon qė unė tė tė shoh kėta sy
qė Zoti ti dha,
kaq shumė tė thukėta me qiell
tė thellė si shekuj drite,
tė humbura pėrtej
majave.
LAURESHA
Mbas puthjes prej hijes sė vidheve
nė rrugė
dilnim
pėr tu kthyer:
i buzėqeshnim sė nesėrmes
si fėmijė tė qetė.
Duart tona
tė bashkuara
formonin njė guaskė
tė fortė,
qė tė ruante
paqen.
Dhe unė isha fushė
ti gati ishe njė shenjt
qė fashit stuhinė
e kotė dhe ecėn mbi liqen.
Unė isha njė qiell
i pafund i verės
nė agim,
nė fusha
tė pafundme me grurė.
Dhe zemra ime
njė laureshė tingėlluese
qė maste
qetėsinė.
QIELLI BRENDA MEJE
Unė nuk duhet tė harroj
qė qielli
ishte brenda meje.
Ti
ishe qielli brenda meje,
qė nuk flisje
kurrė pėr fytyrėn time, por vetėm
kur unė flisja pėr Zotin
mė prekje ballin
me gishta tė butė dhe thoshe :
Je mė e bukur kėshtu, kur mendon
pėr gjėrat e mira
Ti
Ishe qielli brenda meje,
qė nuk dashuroje personin tim
por atė farė
tė mirė
qė flinte brenda meje.
Dhe nėse ankthi i sendeve nė njė vaj
tė gjatė mė detyronte,
ti me gishtat e fortė
mė fshije lotėt dhe thoshe :
Si mundesh tė jesh nesėr nėna
e fėmijės sonė, nėse tash qan kėshtu?.
Ti
Ishe qielli brenda meje,
qė nuk mė dashuroje
pėr jetėn time,
por pėr jetėn tjetėr,
qė mund tė lindte
brenda meje.
Ti ishe qielli brenda meje
dielli i madh qė i kthen
nė gjethe tė tejdukshme plisat
dhe kush deshi tė tė godiste
pa ti dilnin prej duarsh
zogj
dhe jo gurė
-zogj-
dhe pendėt e tyre shkruanin nė qiell
tė gjallė emrin tėnd
si nė mrekullinė
antike.
Unė nuk duhet tė harroj
se qielli
ishte brenda meje.
Dhe kur nėpėr rrugė, para
se tė ngrysej, sillem
prapė dua
tė jem njė dritare qė ecėn,
e hapur, me buzėn e saj
tė kaltėr qė e mbrus.
Prapė dua
qė tė dėgjohet e me kushtrim tė rrahė
zemra ime
lart
si njė fole kėmbanash.
dhe gjėrat e errėta tė tokės
tė mos kenė tjetėr
fuqi mbi mua,
veē atė tė ēekanėve tė lehtė
tė rrokjezojnė,
mbi lakuriqėsinė e kaltėr tė shpirtit,
vetėm
emrin tėnd.
MARRAMENDJE
Rrokmė pėr beli,
o njeri. Buza e shkėmbit ėshtė e ngushtė.
honi ėshtė njė vorbull e frikshme
qė do tė na pėrpijė.
Shiko: luadhi me bar, nga ku del
kjo currilė e dalldisur prej shkėmbit,
i ngjan njė varreze tė pafund,
me gurėt e saj tė bardhė.
Unė do tė desha tė zhytesha kryengulthi
nė rrjedhėn marramendėse;
tė hidhem mbi njė masė tė fortė
dhe ta ērrėnjos, thėrrmoj, vetė,
me duart e mia tė dobėta;
ta shkul do tė desha, meqė si kryq
varri, njė fjalė tė vetme
qė tė mė jepte dritėn. Pastaj do tė pija
me gllėnjka tė hareshme gjakun tim.
Rrokmė pėr beli,
o njeri. Davaritet mjegulla
dhe lėpin e shpėrndan ankthin tim tė marrė.
Pas pak do ta shohim tė mblidhet
nė lugina: ne do tė jemi nė majė.
Rrokmė pėr beli. Ah, sa tė ėmbėl
sytė e tu ngurrues,
sytė e tu prej qelqi kthjelltėsisht tė kaltėr!
SIGURI
Ti je bari dhe toka, kuptimi
kur dikush ecėn kėmbėzbathur
nėpėr njė fushė tė pluguar.
Pėr ty lidhja pėrparėsen time tė kuqe
dhe tash palosur tek ky burim
e zhytur nė heshtje nė njė prehėr malesh:
e di qė papritur
mesdita do tė largohet me thirrjen
e trishtilave tė vet
do tė shfaqet fytyra jote
nė pasqyrėn e qetė, pranė times.
9 janar 1938
THIRRJE
Tė mos kesh njė zot
tė mos kesh njė varr
tė mos kesh asgjė tė ndalur
por vetėm gjėra tė gjalla qė ikin
tė jesh pa tė djeshme
tė jesh pa tė nesėrmen
dhe tė qorrohesh nė zbrazėti
ndihmė
nga varfėria
qė nuk ka tė sosur.
10 shkurt 1932
FYTYRA E RE
Qė njė ditė unė kisha
njė buzėqeshje
pranverore ėshtė e sigurt;
dhe jo vetėm e shihje ti, e pasqyroje
nė gėzimin tėnd:
edhe unė pa e parė, e ndieja
atė buzėqeshjen time
si njė dritė tė ngrohtė
nė fytyrė.
Mė pas erdhi nata
dhe mė takoi tė isha jashtė
nė suferinė:
drita e gėzimit tim
vdiq.
Mė gjeti agu
si njė llampė e fikur:
u ēuditėn sendet
duke zbuluar
mes tyre
fytyrėn time tė ftohur.
Deshėn tė mė dhuronin
njė fytyrė tė re.
Ashtu si pėrpara njė pikture kishtare
qė u ndryshua
asnjė e moshuar nuk dėshiron mė
tė bjerė nė gjunjė dhe tė lutet
sepse nuk dallon pamjet
e dashura tė Shėn Mėrisė
dhe kjo i duket
njė grua gati
e pėrhumbur
kėshtu sot zemra ime
para maskės sime
tė panjohur.
20 gusht 1933
SPIRANCA
Mbeta e vetme kėtė natė:
kam mbi fytyrė shijen e lotėve tė tu,
pėrreth njeriut
heshtja qė nė zhurmėn e mbytur
tė portės sė mbyllur, me rrathė tė gjerė
sheshohet pėrsėri.
E ngadaltė nė ujin e errėt
tė zemrės
e lehtė dhe e sigurt
mes algash tė thella
jehonat e furtunave rrjedhat e gjata
kurorat e buta me valė
pėrreth shkėmbinjve
tė zhytur.
E ngadaltė dhe e sigurt,
deri nė rėrat e fshehta dergjės
nė fundin e qėnies
besnike e qėndrueshme, me tre krahėt e saj
ndriēues
depėrton spiranca
e fjalėve tė tua:
Ti mė pret mua.
16 dhjetor 1964
JETA
Nė prag tė vjeshtės
nė njė perėndim
tė heshtur
zbulon dallgėn e kohės
dhe dorėzimin tėnd
tė fshehtė
Ashtu si nga dega nė degė
i lehtė
njė rėnie zogjsh
krahėt e tė cilėve nuk durojnė mė.
18 gusht 1935
Pėrktheu Arjan Kallēo
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, tetor 2009)
EUGENIO MONTALE
1896
Eugenio Montale u lind nė Gjenovė nė 12 Tetor 1896 nga Domenikua tregtar dhe Xhuzepina Riēi. Ishte i fundit nga gjashtė vėllezėr, nga tė cilėt njėri i vdekur menjėherė pas lindjes. I kalon fėmijėrinė dhe adoleshencėn nė brigjet ligure.
1916
Shkruan poezinė e parė Nėn hije i zbehtė dhe i pėrhumbur, qė do tė bėhet bėrthama e librit Ossi di Seppia (eshtra prej sopie).
1917
Futet nxėnės nė shkollėn e oficerėve tė kėmbėsorisė. Njohu kritikun Serxhio Solmi.
1918
Si oficer kėmbėsorie shkon vullnetarisht pėr tė luftuar nė Trentino; i besohet komanda e njė pozicioni nė vijėn e zjarrit nė fshatin Valmorbia. Nga kjo eksperiencė do tė mbetet si dėshmi poezia Valmorbia, bėhet fjalė pėr fundin tėnd, mė pas e botuar nė librin Ossi di Sepia (Eshtra prej sopie).
1920
Fillon tė frekuentojė krerėt kryesorė tė kulturės Gjenoveze, midis tė tjerėve poetin Kamilo Sbarbaro.
1921
Poli intelektual i tij u bė Torinua, ku njohu bėrthamėn e gazetės Primo Tempo.
1922-1926
Sergio Solmi i boton nė Primo Tempo poezitė e para. Njihet me letėrsinė e autorėve tė mėdhenj europianė: Musil, Kafka, Italo Svevo. Nė Milano njeh Sibilan Aleramon. Boton librin e tij tė parė Ossi di seppia (1925). Ka shumė sukses nga kritikėt mė tė mėdhenj. Nė Trieste njeh Umberto Sabėn, me tė cilin lidh miqėsi tė fortė.
1927
Njeh poetin amerikan Ezra Paund. Takon Drusila Tancin qė do tė bėhet shoqja e tij e jetės. Transferohet nė Firence.
1928
Del botimi i dytė i librit i plotėsuar me poezi tė reja. Poezia Arsenio pėrkthehet nė anglisht dhe bėhet e famshme pas botimit tė saj nga T.S.Eliot.
1931-1932
Del botimi i tretė i librit. Boton Shtėpia e doganierėve qė bėhet bėrthama e librit tė dytė Occasioni (Raste).
1939
Bashkėjeton me Drusila Tancin. Njeh dhe frekuenton nė tė famshmen Kafe e Xhupave tė Kuq tregimtarėt Elio Vitorini, Karlo Emilio Gada, Aleksandėr Bonsanti, Tomaso Landolfi dhe dy poetė tė rinj, Piero Bigonxhari dhe Mario Luci, qė do tė bėhen autorėt mė tė rėndėsishėm tė shkollės hermetike. Nė grup bėjnė pjesė edhe disa piktorė.
1940
Del botimi i dytė i Occasioni i zgjeruar. Fillon pėr Montalen njė aktivitet i dėndur prej pėrkthyesi midis tė cilėve Eliotin, Shekspirin, Stainbekun, Servantesin, etj. Vazhdon aktivitetin e tij nė fushėn e studimit dhe tė kritikės.
1944
Strehon nė shtėpi disa miq hebrej tė persekutuar nga regjimi fashist midis tė cilėve Umberto Saba
dhe Karlo Levi.
1945
Bashkė me Aleksandėr Bonsanti dhe Artur Loria, themelon dhe drejton revistėn pesėmbėdhjetė ditore Il Mondo (Bota).
1946
Fillon tė bashkėpunojė me gazetat Corriere dInformazione (Korrieri i Informacionit) dhe Corriere della Sera (Korrieri i Mbrėmjes). Takon poetin Pol Eluar. Nė vjeshtė Il Mondo ndėrpret botimet.
1948
Transferohet nė Milano, ku punėsohet nė Corriere della Sera. Detyra e tij e re do ta ēojė tė udhėtojė nėpėr botė. Gjatė njė udhėtimi nė Angli, ku ndodhet i ftuar pėr njė cikėl konferencash bashkė me Alberto Moravia dhe Elsa Morante, takon T.S.Eliot.
Boton nė librin Quaderno di traduzioni (Fletore pėrkthimesh), pėrkthimet e tij nga poetėt mė tė rėndėsishėm.
1956
Boton librin e tretė poetik, La bufera e altro.
1957
Shtėpia botuese Mondadori, boton botimin e dytė tė zgjeruar tė librit La bufera e altro.
1959
I akordohet titulli Legion donore.
1962-1965
Martohet nė kishė me Drusila Tanci. Nė Milano i akordohet ēmimi ndėrkombėtar Feltrineli. Nė tetor, pas njė viti martese vdes Drusila Tansi. Poeti nuk do tė rimartohet kurrė. Merr pjesė sė bashku me poetėt mė tė njohur nga e gjithė bota nė festimet pėrvjetorit tė lindjes sė Dantes.
1967
Fama dhe prestigji i tij rriten jo vetėm nė kufujtė kombėtarė. Universiteti i Kembrixhit i akordon titullin LHonorary Degree. Nė Itali i akordohet vėndi i senatorit tė pėrjetshėm qė ka nderuar Kombin me meritat e larta nė fushėn letrare dhe artistike.
1968
Njihet me poeten e re Analiza Ēima.
1971
Boton nė Mondadori librin e tretė me poezi Satura, nė tė njėjtin vit del vėllimi Diario del 71.
1972
Botohet versioni i parė i zgjeruar i Diario, i titulluar Poeti, Ditar.
1974
I akordohet nga universiteti i Romės titulli Honoris Causa nė Letėrsi. Nga Mondadori boton versionin definitiv tė ditarit nė vargje, tė titulluar Diario del 71 e del 72.
1975
Boton versionin e dytė e tė tretė, tė zgjeruara, tė Quaderno di traduzioni, nė Mondadori. I akordohet Ēmimi Nobel pėr Letėrsi. Nė Stokolm, nė Akademinė e Zvicrės, mban diskutimin Ėshtė ende e mundur poezia?.
1976
Botohet nga Mondadori njė vėllim i studimeve tė tij mbi poetė italianė e tė huaj dhe mbi poezinė e tij, Sulla poesia, qė do tė bėhet njė libėr i rėndėsishėm.
1977
I akordohet nga Bashkia e Firences nė mėnyrė solemne titulli Qytetar nderi. Del nga Mondadori libri i tij i gjashtė poetik Quaderno di quattro anni. Nga i njėjti botues nė nėntor del vėllimi Tutte le poesie, me tė gjitha vėllimet qė kishin parė dritėn e botimit deri atė moment.
1978
I akordohet titulli Anėtar Nderi i Akademisė Amerikane dhe i Institutit tė Arteve dhe Letrave.
1980
Botohet nga shtėpia botuese Einaudi, botimi i parė i kritikave tė poezive tė tij, Lopera in versi, njė rast i rrallė pėr njė poet ende tė gjallė, qė konfirmon rolin e jashtėzakonshėm tė aritur tashmė nė kulturėn italiane.
1981
Botohet pėrmbledhja poetike Altri Versi qė rimbledh tekste tė pabotuara dhe publikime tė tjera nėpėr media tė ndryshme. Nė gusht shtrohet nė klinikė, ku vdes nė 14 shtator. Pas funeralit shtetėror nė Duomo tė Milanos, varroset pranė Drusila Tancit nė varrezėn San Felice nė Ema tė Firences.
1991
Dhjetė vjet pas vdekjes sė tij, siē e kishte lėnė amanet vetė, publikohet nga Mondadori, me pėrkujdesjen e Analiza Ēima dhe Rozana Betarini, vėllimi i poezive tė pabotuara Diario postumo, si rezultat i besimit dhe dhėnies sė rregullt tė teksteve tė pabotuara nga Montale vetė Ēimės.
Vihet re nė disa qė shkruajnė edhe sot te Gazeta e Athinės dhe nė gazeta tė tjera tė quhet hermetizmi herezi, bile jepen receta se duhet shkruar nė mėnyrė populiste, kur dihet qė hermetizmi italian i ka dhėnė botės letrare dy nobelistė tė shquar dhe kjo shkollė krijuese ka lindur para rreth njė shekulli. Kjo ndodh se ata qė shkruajnė kėshtu, ose kanė mbetur shumė pas, tek tekstet e estetikės sė realizmit socialist, ose nuk e njohin zhvillimin e letėrsisė botėrore, qė ėshtė e njėjta gjė. A nuk duhet ta kuptojnė edhe vetė se duke menduar e shkruar kėshtu jetojnė ende nė periudhėn e vetizolimit e tė vetpėrjashtimit nga zhvillimimet botėrore? Ėshtė tjetėr gjė tė mos e shijosh hermetizmin dhe tjetėr gjė ta quash herezi ose nofkė.
Tė dhėnat biografike dhe shėnimin i pėrgatiti Hiqmet Meēaj
ERĖ MBI GJYSMĖHĖNĖN
Ura e madhe nuk ēonte te ty.
Do tė tė kisha arritur edhe duke lundruar
nėpėr fekale, me njė urdhėr tėndin.
Po dhe forcat, bashkė me diellin mbi kristale
verandash, shkonin drejt shterimit.
Njeriu qė predikonte mbi zhvillimin
mė pyeti E di ku ėshtė Zoti?. E dija
dhe ia thashė. Tundi kokėn. U zhduk
nė vorbullėn qė mori njerėz e shtėpi
e i ngriti lart, nė paqe.
SHPESH NEVERINĖ E TĖ JETUARIT KAM TAKUAR
Shpesh neverinė e tė jetuarit kam takuar:
ishte burimi i mekur qė gurgullonte,
ishte vyshkja e gjethes
sė tharė, ishte kali i shembur pėrtokė.
Mirė nuk dita, veē mbinormales
qė lė pak hapur hyjnorja Indiferencė:
ishte statuja nė gjumin
e mbasdites, dhe era, dhe skifteri i ngjitur lart.
***
Antik, tingulli dehur nga zėri
qė del nga gojėt tuaja kur hapen
si kėmbana jeshile e rihidhen
mbrapsht, e shkrihen.
Shtėpia e verėrave tė mija tė largėta,
tė rrinte afėr, e di,
atje nė fshatin ku dielli digjte
e mjegullonin ajrin mushkonjat.
Si dikur sot nė prezencėn tėnde gurėzohem,
det, po jo mė i denjė
ndihem ndaj kėshillave solemne
tė frymėmarrjes tėnde. Ti mė ke thėnė i pari
se i vogėlthi shqetėsim
i zėmrės sime nuk ishte veēse njė moment
i tėndes; qė pėr mua nė fund ishte
ligji yt rrezikues: tė jesh i gjerė, i veēantė
dhe njėkohėsisht i palėvizshėm:
Dhe tė zbrazem nga ēdo mbeturinė
siē bėn ti kur pėrplas nė breg
mes sfungjerėve, algave, e guackave,
plehrat e pavlefshme tė thellėsive tė tua.
Kush ngjitės mban bashkė
kėta katėr gurė.
***
Mendoj engjėjt
tė shpėrndarė aty kėtu
qė sbien nė sy
pa pendė, pa formė
tė pavetėdijshėm
injorues tė paraqitjes sė tyre
dhe tonės
edhe pse janė
njė kundrapeshė mė e fortė
se pika e Arkimedit
dhe nėqoftėse askush si shikon
ėshtė sepse nevojiten tė tjerė sy
qė unė nuk i kam
por dhe nuk i dėshiroj.
E vėrteta ėshtė nė tokė
dhe kėtė nuk mund ta dije
nuk mund ta doje
dhe sikur tė duhej tė na shkatėrroje.
Kėshtu duhet shtirur
qė ka diēka kėtu
ndėr kėmbė, ndėr duar,
as akt, as e kaluar
as e ardhme
dhe aq mė tepėr as mur
pėr ta kapėrcyer
duhet shtirur
qė lėvizja dhe palėvizshmėria
tė kenė kuptimin
e jokuptimit
pėr tė marrė vesh
qė pika fikse ėshtė njė kompleks
i hiēėzuar.
***
E vėrteta ėshtė se jeta nuk shpjegohet
as me biologjinė
as me teologjinė.
Jeta ėshtė shumė e gjatė
edhe kur ėshtė e shkurtėr
si ajo e fluturės
jeta ėshtė gjithmonė e jashtėzakonshme
edhe kur toka nuk prodhon
asgjė.
E tmerrshme ėshtė lufta qė bėhet
per ta kthyer nė tė kotė e tė pamundur.
Nuk mbetet veēse zhytja
nė nėnndėrgjegje
farsa e fundit e teatrit tonė nė mbyllje.
Do ta shpie nė internim, a nė litar
atė qė e pėrkufizon apo e pėrballon. Dihet
qė padituria
ėshtė mė se e mjaftueshme pėr tė errėsuar
errėsirėn.
***
Zbrita, dukė tė dhėnė krahun, tė paktėn
njėmilion shkallė
e tani qė nuk je mė ėshtė bosh ēdo
hap.
I shkurtėr udhėtimi ynė i gjatė.
Imi vazhdon ende, as mė duhen mė
rastėsitė, prenotimet,
grackat, paturpėsitė e atyre qė besojnė
se realiteti ėshtė siē na paraqitet.
Zbrita duke tė dhėnė krahun
jo sepse me katėr sy ndoshta
shikohet mė shumė.
Mė ty zbrita se e dija qė ndėr
ne tė dy
tė vetmet bebe, megjithėse
shikimturbullta,
ishin tė tuat.
***
Ndoshta njė mėngjes duke shkuar drejt njė ajri
tė qelqtė,
tė thatė, do kthej kokėn e do shoh si do ndodhė
mrekullia:
hiēin pas shpatullave, boshllėkun mbas
meje, mė njė tmerr prej tė dehuri.
Pastaj si nė njė ekran,
do rreshtohen nė distancė
pemė, shtėpi, kodra, gėnjeshtra e zakonshme.
Por do tė jetė shumė vonė; unė do iki
i heshtur
tek njerėzit qė skthehen mė, me
sekretin tim.
***
Rrotullohet rrota e pusit,
uji del nė dritė dhe lėngėzohet.
Dridhet njė kujtim nė kovėn plot,
nė tė pėrkryerin rreth njė imazh qesh.
Mbėshtes fytyrėn me buzėt e fikura:
deformohet e kaluara, bėhet plakė,
i pėrket njė tjetri
Ah ja ku ankohet
rrota, tė dhuron nė fundin tjetėr,
vizion, njė largėsi na ndan.
***
Eshtė qesharake tė besosh
qė njerėzit e nesėrm
mund tė jenė njerėz,
qesharake tė mendosh
qė majmuni tė shpresojė
tė ecė njė ditė
mbi dy kėmbė.
Eshtė qesharake
tė ruash kohėn
dhe gjithashtu ėshtė
tė imagjinosh njė kohė
tė ndarė nė shumė kohė
dhe sidomos
tė marrėsh me mend qė diēka
gjallon
jashtė gjallėsisė,
vetėm kjo shikohet
nga tė qenit i gjallė.
***
Lumturi e plotė, ecet
pėr te ty mbi fillin e briskut.
Syrit i je dritė e zbehtė qė lėkundet,
kėmbės i je akull i rrezikshėm qė thyhet;
kėshtu pra, tė mos tė tė prekė ai qė mė shumė e do.
Kur arrin nė shpirtrat e pushtuar
nga trishtimi dhe i kthjellon, mėngjesi yt
ėshtė i ėmbėl e mallėngjyes si foletė
e zogjve.
Po asgjė mund tė paguajė tė qarėn e fėmijės
kur topi u humbet shtėpive.
Mos mė kėrko fjalėn qė nuk pėrputhet
nga asnjė anė
kurajua jonė pa formė dhe me shkronja
tė zjarrta
shpalle e ndriēoje si njė luleverdhė
humbur nė njė lėndinė
tėrė pluhur.
Ah njeriu qė jeton i sigurt,
mik i tė tjerėve dhe i vetvetes
as hijen e tij nuk ruan se zagushia
ia vulos nė njė mur tė rėnė suvaje!
Mos ma kėrko formulėn qė botėt
mund tė ti hapė,
ji njė rrokje e shtrembėr dhe e tharė
si bujashkė.
Vetėm kėtė mund tė tė dėftejmė sot ,
ēka nuk jemi dhe ēka
nuk duam .
***
Lavdi e gjumit tė mbasdrekės
kur as pemėt nuk bėjnė hije
e pėr mė shumė kur shfaqen rreth e rrotull
nga drita e tepėrt, tė verdhat shėmbėllime.
Dielli, atje lart, - shtrat lumi i tharė.
Dita ime ende ska mbaruar
matanė, muri, orėt e bukura
mbyll nė njė perėndim tė zbehtė e tė praruar.
Pėrvėlim rreth e rrotull: njė zog peshkatar
mbi njė relike jete rrotullohet
shiu i mbarė ėshtė mbas gufosies
e ndėrsa pres, lavdi gjumit qė afrohet.
***
Njė pėllumb i bardhė mė zbriti
tek yjet, poshtė fillesave ku qielli
ka folenė. Agime e dritėza nė pritje: kam dashur diellin,
ngjyrėn e mjaltit, flori kėrkoj tė errėtin,
kėrkoj zjarrin qė e ngroh jetėn, kėtė varr
qė nuk fluturon, shikimin tėnd qė sfidon.
***
Kam shumė besim te ty
dhe do vazhdoj
(ėshtė budallallėku qė tė thashė
njė ditė)
derisa njė vetėtimė nga e pėrtejmja
tė shkatėrrojė
kėtė rrėpirė tė pafundme ku
jetojmė.
Do tė takohemi atėherė nuk e di,
nė ēpikė
po ka kuptim fjala pikė kur ska
hapsirė
e do diskutojmė pėr ndonjė varg
tė shumėkuptimtė
tė hyjnores poemė.
E di qė jashtė tė parit e tė prekurit
nuk ėshtė jetė e mundur, po pasjetė,
ndoshta fytyra tjetėr e vdekjes
se e mbajtėm tė mbyllur nė vetvete
pėr vite e vite.
Kam shumė besim te vetja
e ndeze ti padashur
pa e ditur qė nė ēdo karkasė
tė jetės ka njė truk
qė nuk e njohim dhe na ka zėnė
pritė, ne tė shpėrndarėve e tė pazotėve
per ti dhėnė kuptim.
Kam shumė besim qė do mė djegė: po
kush do mė shohė do thotė ėshtė njeri prej hiri
pa e kuptuar se ėshtė rilindje.
***
Mė sill lulediellin ta mbjell
nė baēen time tė djegur nga kripėrat,
e tu dėftej gjithė ditėn tė kaltrave
pasqyra
tė qiellit, ankthin e fytyrės sė saj tė verdhė.
Tentojnė qartėsinė gjėrat e errėta,
shkrihen trupat nė ujėvarė
ngjyrash: kėto nė muzikė. Tė shuhesh
qėnka fati i fateve.
Sillma ti lulen qė tė shpie
tek burimet e transparencave bionde
ku jeta thelbet avullėzon;
sillma lulediellin e ēmendur pėr dritė.
***
Ja shenja; merr jetė
mbi murin qė prarohet;
njė palmė si e gdhendur
e djegur nga vezullimi verbues
i agimit.
Hapi qė vjen
nga serrat, bėhet i papeshė
nuk ėshtė i kadifejtė nga bora
ėshtė akoma
jeta jote, gjaku yt
nė venat e mia.
Pėrktheu poezitė nga italishtja
Ben Meēe
(Botuar nė Gazeta e Athinės, shkurt 2005)
MARIO LUZI

U lind nė Firence nė 1914. Shkollėn e mesme dhe studimet universitare i kreu nė qytetin e lindjes. I diplomuar nė letėrsi franceze fillon punė si mėsues gjimnazi. Nė 1955 bėhet shef i katedrės sė letėrsisė franceze pranė fakultetit tė shkencave politike tė universitetit tė Firences. Konsiderohet si njė ndėr themeluesit e rrymės "Hermetizėm" dhe njė ndėr shkrimtarėt kontemporanė mė tė njohur tė panoramės letrare italiane. Boton vėllimin e parė me poezi "Varka" mė 1935. Shkrimtari i tij i preferuar ėshtė Mallarmé. Ka shkruar gjithashtu dhe disa drama dhe ėshtė marrė gjithnjė edhe me pėrkthime. Ndėrroi jetė mė 28 shkurt 2005.
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
NATYRA
Toka me det pėrqafuar
sipėr gjithandej njė det me lodronjės
me fluturimthe tė shpejta harabelash
dhe rruga
e hėnės shplodhėse dhe e gjumit
tė trupave tė ėmbėl tė pambyllur ende nga jeta
e nga vdekja nė njė fushė;
tė tėrhequr nga zėrat zbresin
duke u shpėtuar dyerve misterioze hidhen
mbi ne si zogj tė ēmendur pėr kthim
nė ishujt e origjinės duke kėnduar:
kėtu pėrgatitet
njė djep i purpurt dhe njė kėngė qė lėkundke
nuk ka mundur tė flinte
aq i fortė ishte guri
aq e dėndur dashuria.
JETĖS
Miq na pret njė varkė qė lėkundet
nė pėrmasėn ku qielli harkohet
e cik detin, fluturojnė qėnie tė ēmendura pėr tė
dashuruar
fytyrėn e Zotit tė ngrohtė e tėrė shpresė
sipėr poshtė duke kėrkuar
dashuri nėpėr largėsitė e fshehta
dhe qajnė: ne jemi nė tokė
po do mundim njė ditė tė lirohemi
tė pėrkulemi me butėsi mbi gjirin hyjnor
si trėndafilat e mureve nė rrugėt tėrė aromė
mbi fėmijėn qė pa folur i dėshiron.
Miq: nga varka shihet bota
dhe nė tė njė e vėrtetė qė paraprin
e pafrikshme, njė frymėmarrje e thellė
nga derdhjet deri te burimet;
Shėnmėria me sy tė tejdukshėm
zbret ngadalė drejt tė vdekshmėve,
mbledh rčnė e jetės, dhimbjet
dėshirat e fshehta prej vitesh mbi fytyrėn e
lagėsht.
Vajzat te dritarja e errėt
me shikimin drejt maleve
nuk kanė durim tė presin tė ardhmen.
Nėpėr dhoma zėri amėsor
pa origjinė, pa thellėsi kryqėzohet
me qetėsinė e tokės, ėshtė i bukur
dhe duket se ēdo gjė ka lindur nga ai.
MADHĖSHTIA E ĒASTIT
Kur nga hije tė skajshme ngulet
nė tė haptat vėnde vera
vjedh kėngėn e bagėtive
dhe kujtesėn e barinjve e kudo hesht
shkathtėsia e fshehtė e qėnieve,
fėmijėt nė bark pėrforcojnė
dėshirėn e pamposhtur tė nėnave
e pėrkul degėt e kodrave e fushave
tė djegura tė qenėt progresiv i frutave.
Mbi tokė ndodhin kudo
pa pėrse, tė pafshirshmet
vėrtetėsira, nė atė ēast ku fundosin
lehtėsisht peshėn kurorat e pemėve
anijet pėrkulen nė njė anė
dhe ankthi i lundėrtarėve nė brigje tė ēuditshme
tingulli i ēdo zėri
humbet vetveten pa lindur, nė det nė erė.
ASGJĖ NGA ĒKA NDODH DHE SKA FYTYRĖ
Asgjė nga ēka ndodh dhe ska fytyrė
e asgjė qė vetėm rrokulliset, pa gjurmė,
e kapshme vetėm nga mėshira
si ti mė ėshtė vdekja.
Era tėrė vrull lėkundet me mėrzi
mbi xhama, shtiret me paraqitje prej ekstaze
dhe njė perėndim i bardhė pllakos
nė kryqėzime kalldrėmesh tė nxehtė.
Nga shiu tek tė bardhat kohėhapje
shfaqen nė shikimin shumėngjyrėsh
blloqe ajri nė pėrmasa festive.
Tė shfaqesh dhe tė zhdukesh ėshtė iluzion.
Eshtė kjo ora jote, ora e atyre mbretėrve
sizmik me kolltuk lėvizės,
tė pandjeshėm veē nga tė ftohtėt e vdekjes
qė tė lėnė nė gjak papritur.
Banesa e tyre e improvizuar janė xhamat
tentakuloze nėpėr serra, ku takohen
aty njihen me njė tė parė.
E vėrtetė dhe gėnjeshtare, e kotė tė tė kėrkoj,
tė tė pėrndjek matanė kėshtjellėzės
ndaj piramidave qė pasqyrojnė nė asfalt,
nė zgėqet ku dashuria nuk mund tė arrijė
dhe as harresa e vetveteve.
DUKE IU AFRUAR DYZET VJEĒĖVE
Mendimi mė ndjek nė kėtė periferi
tė errėt ku fryn erė rrafshnalte
dhe zhytja e dallėndyshes pret fillin
e hollė tė maleve nė horizont.
Pas pak bėhen 40 vjet ankthe,
mugėtire, tė qeshura spontane, pėrrenj tė vrullshėm
siē ėshtė e vrullshme nė mars era
qė shpėrndan dritė dhe shi, gjėrat e lėna pas dore,
shkėputja me duart e shtrira nga tė dashurit,
nga viset e mia, zakonet e viteve
te shkatėrruar papritur e qė duhet akoma ti kuptoj.
Pema e dhimbjes tund degėt
Ngrihen vitet mbi shpatulla
grupe grupe. Nuk ishte e kotė, ėshtė kjo vepra
qė kryen secili e tė gjithė bashkė
tė gjallė e tė vdekur, tė depėrtosh botėn
e errėt pėrgjatė rrugėsh tė kthjellta e tunelesh
tė dėndur me takime tė shkurtėr e humbje
o dashurie nė dashuri o nė njė tė vetėm
nga babai te biri deri nė tejdukje.
E kėshtu vazhdoj tė marr rrugėn
drejt bashkgjallimit tė pėrjetshėm
tė gjithēkaje nė jetė dhe vdekje,
tė zhdukem nė pluhur apo nė zjarr
po qe se zjarri matanė flakės zgjat akoma.
ZOGJ
Era ėshtė zė i ashpėr qė ndėshkon
nė turmėn qė ndonjėherė gjejmė paqe
dhe folé mbi kėto degė tė thata.
Rreshtimi merr fluturimin e trishtuar,
mėrgon nė zemėr tė maleve, violetė
e gėrmuar nė violetė pambarim,
minierė e pafund e hapėsirės.
Fluturimi ėshtė i ngadaltė, ēan me vėshtirėsi
nė kaltėrsinė qė hapet pas kaltėrsisė,
nė kohėn matanė kohės; disa
dėrgojnė klithma tė mprehta qė rrėzohen
e asnjė anė nuk i reflekton.
Na ngjajnė impulset e majave
nė orėn qė nuk mund as tė mendohet
as tė thuhet kur mbi petale tė padukshme
rreth e qark njė pranverė e ēuditshme
lulėzon nėpėr retė e rralla qė era
kullot nė njė qiell tė lagėsht a tė djegur
dhe fati i ditės ėshtė i shumėllojtė
breshėri, shiu, kthjellimi.
NĖNĖS SIME NGA SHTĖPIA E SAJ
Mė mirėpret shtėpia jote e vjetėr, gri,
i shtrirė me kurriz nė njė shtrat tė ngushtė,
ndoshta i yti pėr shumė vjet. Dėgjoj,
numėroj orėt qė rrjedhin ngadalė
mė ngadalė pėr retė qė ēajnė qiellin
nė kėto netė gushti tokash koprace.
Dikush qė kthehet vonė nga fushat
shkėmben njė pėrshėndetje tė lodhur me tė njėjtit,
i ngjitet rrėpirės, rrugicės, zhduket
pas portės sė haurit. Zagushia
e shirokut rėndon shplodhjet,
vė nė ankth tė sėmurėt e tė burgosurit.
Nuk flė, ndjek hapin e somnambulit
qoftė i mangėt apo djaloshar
tek zhurmon mbi gurė e zeje;
shkėputem e me ngarkesėn time tė pėrulur
zbres, zbres mė shumė se ēėshtė
e thellė nė kėtė kohė, tek kėta njerėz.
KJO LUMTURI
Kjo lumturi e premtuar a e dhėnė
mė ėshtė dhimbje, dhimbje pa shkak
apo shkaku, nė ekziston ėshtė kjo rrėnqethje
qė trondit tė tėrėn tek e vetmja
si lėngu i paqetė nė sferėn
e qelqtė kur interpreton fakiri.
E megjithatė them: shpėtoi edhe sot.
Rrotull rrotull i hapin luftė gjėra
apo pamje ku ulet e ngrihet
o nata o bora
teshat e kujtimit.
VARGJE TETORI
Kėtu ku duke jetuar prodhohet hije, fshehtėsi
pėr ne, pėr tė tjerė qė po vijnė dhe qė tashmė
po e hedh farėn pas shpatullave, kėtu
jo nė vend tjetėr duhet bėrė dritė.
Shkoi, kanė mbetur vetėm gjurmėt,
e moshės mendjemadhe dhe tė lehtė
kur pritet qė tė tjerė,
kushdo qoftė, tė rrallojė kėto rč.
Ajo qė do vijė, do vijė nga kjo penė.
I ulur pranė zjarrit tim tė trishtė, pres
deri sa tė lindė flaka ime e plotė apo ngjalėzimi
i kėtij shartimi tė lagur tė kėsaj flake.
Ti qė pret nga jashtė shtėpisė,
nga drita shtėpiake e ditės?
Sot, sot qė era
pėrplaset, vrapon nė gjallėrinė e maleve
dhe atij paralajmėrimi prej vere e tė ftohti
menēuria e pleqve bėn shkėndija nėpėr rrudha?
Ajo qė do vijė, do vijė nga kjo penė.
Fat tjetėr nuk shpresoj, as
nėn kėtė qiell tė kėtij muaji misterioz
ku ngjyra e rrushit pėrhapet
dhe vjeshta na shtyn me forca tė reja
deri nė Cessati Spiriti apo Domine quo vadis
NĖ BREG
Molet e shkretuar kapėrcejnė dallgėt
edhe ujku i detit bėhet i errėt.
Ēbėn? I hedh vaj kandilit,
mbaj gjallė dhomėn ku ndodhem
larg teje dhe tė dashurve tė tu.
Grupi i shpėrndarė mblidhet,
numėrohen njerėzit pas kėtyre stuhive.
Ti ku je vallė? Shpresoj nė ndonjė port
Roja i farit i hipėn varkės,
vėzhgon, kontrollon, shtyhet drejt thellėsisė.
Moti dhe deti bėjnė pushime tė tilla.
GJYQTARI
"Kujton se jotja ėshtė dashuri e vėrtetė?
Kontrollo thellė tė kaluarėn tėnde" insiston ai
duke hedhur nė brendėsi
shikimin e tij prej plaku ndėrmjet ironikut dhe tė ēuditshmit.
Pret. Ndėrsa unė shikoj larg
e tjetėr nuk mė vjen nė mend
veē detit vaj poshtė fluturimit tė njė pulėbardhe
i grisur pakėz nga shkėmbinjtė e ishullit,
ku njė tokė lakuriqe i bėn hije vetes
me gungat e saj apo njė tjetėr e pėrgatitur pėr mbjellje
bėn hije me plisat dhe me tė paktėt kėrcenj.
"Po mund tė kem bėrė shumė mėkate "
pėrgjigjem nė fund duke u mbėshtetur te diēka,
qoftė edhe te fajet e mia, nė atė dritė prej kėnete.
"Tė qash, tė qash duhet pėr dashurinė tėnde tė keqkuptuar"
vazhdon zėri mė njė fėrshėllimė
breshėri mbi atė shkretėtirė duke i kaluar lart.
E dėgjoj dhe as qė e pyes veten
pse tė jetė ai dhe jo unė matanė kėsaj banke
me detyrėn pėr tė gjykuar tė kėqijat e botės.
"Ka mundėsi" kundėrshtoj ndėrsa mendoj diēka tjetėr,
ndėrsa rruga ndriēohet copa - copa
e kėtu nė klub dita akoma e plotė
reflektohet nė bebėzat e njė vajze qė heq pėrparsen
pėr orėt e pushimit e njė burrė qė i merr turnin
vesh njė futė tė bardhė e vjen
drejt nesh me dy gota plot,
tė freskėta, per ti vėnė njė andej njė kėtej mbi tavolinėn tonė.
PO KU
Nuk ėshtė mė kėtu nguc njė zė papritur
zemra e qytetit tėnd dhe humbet
nė labirintin gati tė errėt
po tė mos ishte pėr njė dritė
shindjellėse pranvere nė bar
e dukshme mbi ēatitė e larta.
Unė nuk di tė pėrgjigjem dhe vėshtroj
bletėt e kėtij kopshti antik,
argjendarėt e ėngjėjve, mobilieve,
metalpunueset dhe ebanistėt
qė mbyllin njė nga njė qepenat e vjetėr
e shpėrndahen pak tė kėnaqur e pak tė trembur nėpėr
rrugicat rrotull.
Nuk ėshtė mė kėtu, po ku? pyes veten
ndėrsa e rastėsishmja dhe e nevojshmja
gėnjejnė syrin e mėndjes
mendoj veten shokėt e mi, mbetjen
e diskutimeve me ata shpirtra tė palumtur
tė njė jete qė kombinonte pak, ne tė humburit
e mizėrive tė mendimeve tė tyre nė kėrkim tė njė poli.
Dikush tėrhiqet, dikush reziston me besėn e tij tė
shtrėnguar fort.
JETĖ BESNIKE E JETES
Qyteti tė dielėn
vonė
kur ėshtė qetėsi
por njė radio ankohet
nga lartėsitė e saj te verbėta
nga thellėsitė e saj tė brendshme
dhe pėr kė po shkon drejt tė ēarės sė njė rruge
tė prerė keq nė mes tė shkėmbinjve
dhe qė arrin ėmbėl deri te vuajtja njerėzore
e fshehur nė puceta dhe nė katet gjysėmpėrdhesė,
armėpushim po, e megjithatė
dikush, me ballin mbi asfalt, vdes
nė mes tė pak njerėzve tė ēuditur
qė ndalen dhe rrethojnė tė dėmtuarin
dhe ne ndodhemi kėtu o se ėshtė e shkruar ose pėr
rastėsi bashkė
ti dhe unė, mikja ime e njohur ska pak
nė kėtė sferė tė luajtur mendsh
poshtė shpatės me dy tehe
tė gjykimit apo tė faljes,
jetė besnike e jetės
gjithēka qė po rritet mė pas
ku po shkon, pyes veten
zbret apo ngjitet duke u hedhur drejt zanafillės
edhe pse s'ka rėndėsi, edhe pse ėshtė jeta jonė dhe mjaft.
***
Nė ēfaqe tė historisė, nė ēpafundėsi tė vuajtjes
pyes veten ashpėrsisht, pyes
pėr atė tė tijėn edhe pak
dhe do mė shikoni prap e thėnė epike, e thėnė tmerrėsisht
e ai ndoshta ėshtė atje, i palėvizur nė nyjen e kohrave,
atje me ushtrinė e tij tė tė varfėrve
i ngujuar nė arroganten fushė
nėn uniforma tė ndryshme: njė ėshtė e pallogaritshme
si numri i qelizave. I qelizave dhe i dallėndysheve.
***
Lumi i ndalur nėn lėkurėn e tij tė shndritshme
i tkurrur kundėr erės, njė e fundit
kokėfortėsi e lumit pak para hidhėrimeve
ja si mė lė heshtja jote
nė brendėsinė e vazhdueshme tė atij kujtimi
tė njė pushimi tė kohrave tė shkuara, e nė tė
shndrin qyteti i shkatėrruar nėn ujė,
digjet nga lumturia mendja, gati munden
njė ēast, vetėm njė
ndodhi dhe jondodhi tė shkrihen nė njėra tjetrėn,
deri sa solemnisht tė mos ketė veē,
kėtė zjarr, kėtė ujė, kėta elementė.
Pėrktheu nga italishtja
Ben Meēe
Bolonjė
(Botuar nė Gazeta e Athinės, mars 2005)
EDOARDO SANGUINETI I FTUAR TE GAZETA E ATHINĖS

U lind nė Genova nė 9 dhjetor tė vitit 1930. Shkrimtar, poet, dramaturg dhe kritik italian. Nė moshėn tre vjeēe familia e tij trasferohet nė Torino, ku kaloi femijėrinė dhe rininė. Nė 1968 shkon me punė pranė Universitetit te Salernos dhe nė 1974 kthehet nė Genova, pranė Universitetit tė Genovės si docent i letėrsisė italiane, post qė e mban deri nė 2000. Eksponent i rėndėsishėm i avangardės sė re dhe i Grupit 63, ėshtė autor poezish, ku, rrjedhshmėria e tė shprehurit (e arritur nėpėrmjet njė pėrzierie formash gjuhėsore nga mė tė ndryshmet), ka ndėrmend tė marrė rolin e njė regjistruesi tė krizės historike tė ideologjisė borgjeze, politike dhe letrare: Laborintus (1956), Triperuno (1964), WirrWarr (1972), Postkarten (1978).
Pėrzgjodhi dhe pėrgatiti materialin Hiqmet Meēaj
IDENTIKIT
autoprodhohem, i brishtė, klonohem,
shkėpus veten nga vetja, dhe vetes i jepem:
autodixhitalizohem, ologramatik,
duke u pėrsėritur nė gjithshka, i shkathet e praktik:
automaskohem, dhe tepėr plastikisht,
mbėshtjell trupin tim nė njė beze, mėndjen time gjithashtu:
autoregjistrohem, tashmė, po u ikonizova,
i kromoshifruar nė spektėr dhe ironizohem.
RADIOSONET
libri im je ti, imja dashuri e vjetėr:
ti kam lexuar vertebrat, lekurėn
e pulseve tė tu: kam pėrkthyer edhe zhurmėzėn
e gojėhapjeve tė tua nga gjumi: nė sqetullat e tua
kam regjistruar miniditarin tim: ngrohtėsia
e kėrthizes tėnde ėshtė njė pėrmbledhje enciklopedike jotja: nėpėr
ksilografitė e rrudhave tė tua ėshtė zemra
e alfabeteve tė tu tė shumtė: gjinjėve
tė kapitujve tė tu tė shkurtėr u kam besuar,
biblėn time, dedikimet e mia patetike:
kėtė sonet tė vetėm, e kam kopjuar
nga gryka jote, tani: dhe kam dėshifruar
vaginėn tėnde, arteriet e tua hermetike,
gishtat e tu tregues, lėngun e hidhur tė stomakut tėnd, frymėmarrjen tėnde.
***
ky ėshtė maēoku me ēizme, kjo ėshtė paqja e Barcelonės
ndėrmjet Karlos V dhe Klementit VII, ėshtė lokomotiva, ėshtė pjeshka
e lulėzuar, ėshtė kali i detit: po nėse kthen fletėn, Aleksandėr,
shikon paranė:
kėta janė satelitėt e Mėrkurit, kjo ėshtė Autostrada
e Diellit, ėshtė dėrrasa e zezė e ndarė nė kuadrate, ėshtė vėllimi i parė i Poetae
Latini Aevi Carolini, janė kėpucėt, janė gėnjeshtrat, ėshtė Shkolla e Athinės, ėshtė gjalpi,
ėshtė njė kartolinė qė mė ka ardhur sot nga Finlanda, ėshtė muskuli pėrtypės,
eshte tė lindurit: po nėse kthen fletėn, Aleksandėr, shikon
paranė:
dhe kjo ėshtė paraja,
dhe kėta janė gjeneralėt me mitrolozėt e tyre dhe janė varrezat
me varret e tyre dhe janė arkat e kursimit me kasetat e tyre
tė sigurimit dhe janė librat e historisė me historitė e tyre:
po nėse kthen fletėn, Aleksandėr, nuk sheh asgjė:
***
qaj qaj, tė tė blej njė shpatė tė gjatė plastike blu,
[njė frigorifer
Bosc nė miniaturė, njė arkėz kursimi prej balte, njė fletore
me trembėdhjetė viza, njė aksion tė Montekatinit:
[qaj qaj, tė tė blej njė kundragaz tė vogėl, njė flakon shurupi shplodhės,
njė robot, njė katekizėm me figura me ngjyra, njė hartė
[gjeografike me flamurza fitimtare:
qaj qaj, tė tė blej njė balenė tė madhe
prej gome, njė pemė tė Vitit tė Ri, njė pirat me njė kėmbė
prej druri, njė biēak me hapje-mbyllje, njė copėz tė bukur tė njė tė bukure
bombe dore:
[qaj qaj, tė tė blej gjithato pulle poste
tė Algjerisė franceze, gjithato lėngje frutash, gjithato koka druri,
gjithato koka arapėsh, gjithato koka tė vdekurish:
[oh qesh qesh, tė tė blej
njė vėlla tė vogėl: qė ta thėrrasėsh nė emėr: qė ti ta thėrrasėsh
Mikel.
NĖ TY FLINTE SI NJĖ TUMOR I THATĖ
nė ty flinte si njė tumor i thatė, si njė
[kėrpushė e dobėt, njė ėndėr;
tani shkel zhavorin, tani shkund hijen e vet, tani
kėlthet
pėrtypet, pėrmier, pasi kishte pritur ngaherė shijen
e kamomilit, temperaturėn e lepurit, zhurmėn
[e breshėrit,
formėn e ēatisė, ngjyrėn e kashtės:
pa shpėtim koha
ishte drejtuar drejt ditėve tė saj; toka ofron pamje
[konfuze;
do mund tė njohė dhinė, fshatarin, topin e luftės?
jo kėto gėrshėrė shpresonte me tė vėrtetė, jo kėtė dardhė,
kur dridhej nė atė thesin tėnd prej membranash tė patejdukshme.
***
mbėrtheje kėtė merkur, kėtė mishdhembi tė ftohtė, kėtė mjalt, kėtė sferė
xhami tė thatė; mate me kujdes kokėn e tonit
fėmijė dhe mos e prek tani kėmbėn e tij
tė paperceptueshme:
nė thithat e gjinjve tė tu duhet tani tė konvertosh
njė kontinent tė zgjatur llampash, frymėmarrjen preokupuese tė kopshteve
kritike, dembelet balena tė barkut, luleortikat
dhe verėn, tė ardhurit pėr tė vjellė dhe ndryshkun;
sepse ēdo rrugė shumė shpejt
do tė dojė ti dalė pėrpara, njė ernie kėrthizore ti percaktojė
profilin e tij tė tymtė, ndonjė hipopotam ti japė
dhėmbėt e tij prej zbokthi e fosfori te zi:
evito erėn,
vendet me shumė njerėz, lodėrtarėt, insektet;
dhe gjashtėmuajsh ai do mund tė dyfishojė peshėn, tė shohė rosėn,
tė shtrengojė pėrparsen, tė asistojė gjatė rėnies sė peshave;
shkėpute pra nga jeta e tij e algave dhe e globulave, e nyjeve tė vogla,
e organeve tė pavendosura:
ulėrima e tij do pushtojė plagėt e tua tė lėngshme
dhe sytė oblik prej gjalpi do korrigjojnė kėta shekuj pa emėr.
***
u kam treguar fėmijėve tė mi qė babai im ka qenė njeri i jashtėzakonshėm:(mund
tia thonė, pra, kujtdo, po tė duan, mė vonė): dhe qė, tė gjithė
njerzit janė tė jashtėzakonshėm:
dhe qė nga njė njeri mbijetojnė, ku ta di,
dhjetė fjali, ndoshta (duke mbledhur bashkė: tabiatet,
thėniet qė kujtohen, gafat):
dhe kėto janė rastet me fat:
***
sytė e mi janė djegur brenda syve tė tu, brenda kutive tė tua: janė djegur
si merimanga tė djegura, si gazeta, si ditė:
sytė e mi si bimėt e fierit
dhe tė kashtės e tė frymės: qė janė djegur si duar tė djegura, si xhama
tė djegur, si ēibukė:
sytė e mi qė janė djegur si sytė qė janė gojė:
qė kėndojnė: e tė kendojnė kėtė kengėz, nė kėtė repart special, tė spitalit Shėn Martin:
***
poezia ėshtė akoma e praktikueshme, ėshtė probabėl: unė e praktikoj, e shikon,
nė ēdo rast, praktikisht kėshtu:
me kėtė poezi shumė tė zakonshme (dhe shumė
prej te zakonshmi, tamam) dhe kjo poezi shumė e pėrditshme (dhe shumė gazetareske,
gjithashtu, po tė duash) ėshtė mė e qartė, mė nė fund, se ai artikulli i Fortinit qė flet
pėr qartesinė e artikujve tė gazetave, po ke parė Korrierin e datės 11,
tė tė hėnės dhe qė ka pėr titull, pikėrisht, pėrse ėshtė e vėshtirė tė shkruash qartė (e qė
thotė bile, ah, se qartėsia ėshtė si virgjėria dhe rinia): (dhe qė
duhet ta humbasėsh, duket, pėr ta gjetur): (dhe qė unė them, shiko, se ėshtė shumė mė mirė
ti humbasėsh se ti gjesh, tek e fundit):
sepse unė endėrroj tė fundosem me kokė mė parė,
tashmė, brenda nje anonimi absolut (sot qė kam humbur gjithshka, pothuajse): (dhe
kjo do tė thotė, besoj, nė thellėsi, qė unė ėndėrroj absolutisht tė vdes,
kėtė herė, e di):
sot stili im ėshtė tė mos kem stil:
***
tani konsumon nė gishtin e tij tė madh rripin e ēorapes dhe dollapin:
hunda e tij ėshtė pėllumb;
pupila e tij ėshtė zar;
nduk tashmė nė kėmbėn tėnde karrocėn dhe sedanin:
nuk rreziston xhami, nuk rreziston nastrua;
qielli ėshtė lėkura e tij e butė;
po nė fortėsinė e kockave tė tij e befasojmė sė ekzistuari
dhe shohim lėkurė mbi thonj tė rritet vdekja jonė.
Pėrktheu poezitė nga italishtja
Ben Meēe
Bolonjė
(Botuar nė Gazeta e Athinės, prill 2005)
ALDA MERINI
(Poete italiane e propozuar pėr ēmimin Nobel)

U lind nė Milano, nė 21 mars 1931. Ka filluar tė botojė qysh nė moshėn 16 vjeēe nėn kujdesin e Angelo Romano dhe Giacinto Spagnoletti. Pėrmbledhja e parė me poezi Prezenca e Orfeos, botuar nė 1953 nga Schwarc, ka tėrhequr menjėherė vėmendjen e njė numri tė konsiderueshėm letrarėsh. Janė marrė, veē tė tjerėsh, me veprėn e saj edhe Oreste Macri, David Maria Turoldo, Salvatore Quasimodo, Pier Paolo Pasolini, Carlo Betocchi, Maria Corti, Giovanni Raboni. Nė vitin 1993 ėshtė publikuar vėllimthi Aforizma me fotografi tė Giuliano Grittini ku i ėshtė dhėnė gjithashtu ēmimi Librex- Guggenheim Eugenio Montale pėr poezi. Emri i saj i ėshtė propozuar Akademisė Franceze pėr ēmimin Nobel nė poezi. Nė 1997 Maria Corti ka botuar njė antologji me veprat e Alda Merinit me titull Lule poezish 1951- 1997.
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
FĖMIJĖT
Fėmijėt, sipas meje, kanė njė shpirt nė
ndėrtim e sipėr, jetojnė ndėrmjet asaj qė ėshtė
dlirėsisht e ndjeshme dhe asaj qė mund
tė imagjinohet
duke u nisur nga ēka ėshtė e ndjeshme.
Shpirti dhe mbi tė gjitha ēmenduria kapėrcejnė matanė
gjėrave reale, imagjinojnė njė vėrtetėsi tė vėrtetė
jo tė kopjuar nga rastėsia.
Kush ka shpirtin ėshtė njėkohėsisht i zotėruar
nga dashuria e shpirtit qė nuk ėshtė narcizėm
po lule poezie, tamam lule poezie,
ēast magjik nė shkretėtirėn e tė shkruarit.
SHPIRTI
Shpirti ka strehimin e vet te dashuria si
tempull i njė kopracėrie tokėsore qė hyjnitė nuk
mund ta prekin, po shpirti ėshtė dhe fjalė,
fjalė tė pandėrgjegjshme. Ėshtė i gabuar identifikimi
i mosndėrgjegjies me kohėn e shpirtit: ėshtė njė tjetėr
stinė, tjetėr ushqim, ushqehemi
me gjėra tė huaja nė fjalėn e fundit, me gjėra qė
nuk kanė arsye tė jenė, e prap janė, prej
gjėrash qė vėrshėllejnė si gjarprinj, po
qė nė tė kundėrt janė ėngjėj ndriēues.
DASHUROMĖ
Dashuromė, nė kujtime merre fjongon antike
dhe rrihmi flokėt. Do mė shohėsh tė rritem
e zezė si pylli i Amazonės,
por, po mi shkunde degėt, do tė shohėsh nė gjuhėn time
zogj shumėngjyrėsh, parajsa tokėsore.
Mos iu lut Atit atėherė,
sepse begatinė e kėngės sime
atij ia kam vjedhur, njė ditė qė se kishte mendjen.
TI NUK DI
Ti nuk di: ka mėshtekna qė natėn
shkėputen prej rrėnjėve, nuk do tė besosh kurrė
qė netėve pemėt ecin, ose shndėrrohen
nė ėndrra. Mendo qė nė njė pemė ka njė violinė dashurie.
Mendo qė njė pemė kėndon dhe qesh.
Njė pemė, nga njė e ēarėz del
dhe bėhet jetė. Ta kam thėnė, poetėt nuk kushtėzohen,
lihen tė lirė tė fluturojnė mes pemėve
si bilbilat tė gatshėm edhe pėr vdekjen.
SHPIRT
Shpirt qė ledhatoj nė mbrėmje, je si njė qen
i lodhur, por njė qen gjithmonė besnik. Njė qen
qė belbėzon njė emėr: padron, padroni im.
Mos mė lėr ti shpirti qen, mos mė lėr kurrė.
KA PIKTORĖ
Ka piktorė qė shkruajnė me rimė
e skicojnė pyje tė mėdhenj, brenda tė cilėve shkojnė
e jetojnė me dashuritė e tyre. Kėnaqen me njė
tė vetėm mendim, e veshin me rubinė e kujtojnė
se ėshtė mbret.
Poetėt nuk besojnė te datat, janė tė bindur
se historia e tyre fillon tek e tashmja.
FĖMIJĖ
Fėmijė,
po e gjete balonėn e fantazisė tėnde
lidhe me mėnēurinė e zemrės.
Do shohėsh tė shfaqen kopshte magjikė
e nėna jote do shndėrrohet nė pemė
e do tė tė mbulojė me gjethet e saj.
Ktheji duart e tua nė dy pėllumba tė bardhė
tė shpjenė paqen kudo
rregullin e gjėrave.
Po para se tė mėsosh tė shkruash
shikohu nė pasqyrėn e ujit tė ndjenjave.
PRONĖ PRIVATE
Prej kohėsh pyes veten
e kujt tė jetė kjo pronė
pronė publike dhe private
si njė gjarpėr
brenda zemrės,
kanė frikė nga hajdutėt
dhe hajdutėt gjithmonė
kanė sjellė fat,
ndėrsa monotonia shtėpiake
nxeh varret.
FRYMĖMARRJE JETE GJIRI NĖN ERĖ
Nxitmė ti,
fundi i Zotit ėshtė pervers
ėshtė ankimi dashurues
krejtėsisht pa tė puthura.
Shtri gjirin
nė diell
violetė e dėshirės tėnde
ecje Esperidėsh
kėnga
qėndron ndėrmjet meje dhe gjinjve tė mi
ndėrmjet meje dhe gojės tėnde.
NĖ NJĖ ĒAST PUTH
O demon, pėr njė moment
mė ēo larg, drejt atij
qė egėrsisht mė puth
nė kėrkim tė njė tė papriture.
E puthur qė duron peshėn
e shpirtit tim tė ēastshėm
tek ty bota e diskutimeve tė mia
kthehet nė tingull dhe frikė.
KTHEHU DASHURI
Kthehu dashuri
velė delikate dhe e lirė
qė pushton
mendimin e tokės sime
po vdes mbi madhėshtinė e njė lumi
tė kuq prej dėshirės
qė do
tė pėrmbytė dashurinė tėnde.
KĖNGĖ E TRISHTUAR
Kur mėngjesi sfle mė
tre pėllumba mė lindin nga zemra
ndėrsa ngjyra e kuqe e mendimit
rrotullohet e njėjtė rreth gjysmėhijes.
Tre pėllumba qė shpėrndajnė harmoni
e nuk kanė frikė qė unė ti prek
Lindin nė agim, kur duart e mia
janė tė ngjyera me gjumė, tė pangritura
akoma, tė pangritura larė nė gjeste kėrcėnimi.
REZULTAT JOPREĒIZ
Pėr tė kuptuar sekretin
e njė zemre tė mallkuar,
dihet
nuk duhet njė kėngė e bukur,
as njė kėngė funebre
as njė kėngė haleluja;
gėnjeshtra ėshtė e dyshimtė,
mike e ngushtė,
ti ndodhesh nė njė cep
nė fund tė shtratit tėnd.
SANDALET
Ke harruar sandalet e dashur,
sandalet e tua tė preferuara,
i gjeti poshtė krevatit tim
pastruesi
duke fshirė nė mbrėmje
gjeti sandalet e tua;
hajde merri sandalet e tua e dashur
sandalet prej druri
sandalet prej druri biblik
hidhja nė fytyrė Atit
qė na ndau nga zemrat.
Pėrktheu nga italishtja
Ben Meēe
Bolonjė
(Botuar nė Gazeta e Athinės, korrik 2005)
LUCIANO ERBA

Luciano Erba u lind mė 1922, nė Milano. Eshtė profesor i Letėrsisė Franceze nė Universitetin Katolik tė Milanos dhe nė Amerikė. Poezinė e tij e karakterizon njė ironi aristokratike. Disa nga librat e tij kryesor poetik janė: Linja K, 1951, Lėndina mė e gjelbėr, 1977, Rrethi i hapur, 1984, Hipopotami, 1989, etj.
DUKE U BERE E GJELBER
Ajo kambanė e vėshtruar nga treni
qė formon njė S mes likernave dhe djathėrave,
mos ėshtė ndoshta vėzhguesi mė i mirė
i gjelbėrimeve tė tjera, i pyjeve tė dendur?
Ja njė lloj gjethnaje qė pėrfiton
nga ky gjelbėrim drurėsh frutorė
dhe kjo furtunė ngjyrė dėrraseje tė zezė
qė i kundėrvihet kėtij qielli kėrcėnues.
Pastaj njė gjelbėrim i egėr gjerdhesh
nė mes tė bregut, poshtė faltores,
qė errėsohet nė kulm tė verės:
dielli nė kupė, hija bėn mrekullira,
gjarpėron gjelbėrimi nga Fatima te Karmelua,
hidhem mes fiqdetėve, vėshtroj qiellin.
CIRKU
Njė cirk ėshtė cirk, qoftė dhe i vogėl.
Vendi im dukej mė i lehtė
nė mbrėmje, kur ngrihej kupola e ēadrės,
flamujtė valėviteshin nė qiell,
kur tringėllima e lojrave dhe shakave
i bėnte mė tė shpejtė pulsin dhe hapat,
ngjyrat ēelnin mė tė vėrteta
nė atmosferėn e re: ishte mars, ishte mbrėmje,
mbizotėronte e kaltra, linja
e largėt e maleve, tymi i oxhaqeve
dhe nata pėrtej kambanoreve
qė priste litarin e pehlivanit.
U nis cirku herėt nė mėngjes,
i zhurmshėm, pėrcjellė nga blegėrima e dhėnve,
kurse unė, ngaqė u ndjeva i pagjumė,
pashė tė shuhej cirku, pastaj yjet.
SHKALLE
Shkallė
qė nuk tė ēojnė gjėkund,
shkallė
qė ngjiten vetėm pėr tė zbritur,
ėshtė vėshtirė tė orientohesh
nė rrethinat e asgjėsė.
NJE PEISAZH I KENDSHEM
Pema e lartė pėrkulej,
rrotullohej pėr tu ngritur nė qiell,
kishte marrė kėtė apo atė formė,
kishte marrė kėtė apo atė ngjyrė,
pėr tė qenė thjesht njė pemė,
vetėm njė shenjė nė kėtė shpat mali,
i njė peisazhi krijuar nga sytė e mi,
pėr tė fuqizuar shpėrthimet shpirtėrore,
krenarinė time prej udhėtari alpin,
i mbritur mė nė fund poshtė majėmalit.
DJATHI
Do tė ishte mirė tė flisja pėr mėnyrėn time
tė tė jetuarit mes gjėrave tė pėrditshme
(njė sistem hapsinor ku ndėrroj
formė dhe trup me atė qė kam pranė
me gjėrat qė jam nė kundėrshtim
pėr tė jetuar nė to dhe ato nė mua)
do tė jetė mirė tė vė nė dukje qė kjo mėnyrė
pėr tė ndenjur pranė tė pėrditshmes
mu qartėsua nė fillim tė njė mėngjesi
kisha uri, ishte kohė lufte
herė herė vėshtroja nga vrimat
e njė fete djathi tė butė
kėshtu pėr fat ndihesha tė mė kishin rrėmbyer
dhe isha pak kėtu e pak atje.
NE LIBRARI
Shfaqen nė librari me pallto tė trashė tė gjelbėr,
me kapelen pėrkulur mbi libra,
shfletojnė faqe, herė herė bėjnė ndonjė shenjė
drejt njė palltoje tė trashė, te njė tavoline pak mė tej,
intelektualėt nė Milano.
VITET 40
Gjithēka dukej e mundur,
tė tė zbrisja pas kthesave
me njė frenim tė papritur,
ti jepja me tė shpejtė pedaleve
mbi shalė tė biēikletės.
Gjėra tė tjera tė mrekullueshme
mu shfaqėn para syve.
Tani vitet rrotullohen tė shpejtė
drejt qiejve, zgjohesh
nė njė dhomė tė mobiluar me pasqyra,
studion oraret e trenave,
kalon njė prag tė lulėzuar
lexon Pėrshėndetje nė rrugicėfshirėsen e kėmbėve
pastaj, veshur me kėmishėn me mėngė,
pėrzien sallatėn mbi mbulesėn e tavolinės.
Vija e jetės
devijon pa zė, belbėzon,
parakalon
mes maleve tė zbehta tė perėndive.
ĒIFTET E REJA
Ēiftet e reja tė pasluftės
darkonin nė hapėsira trekėndore,
nė apartamente pranė panairit,
xhamat kishin rrathė,
mobiliet qenė njėlloj, me pak libra,
atje, me gota tė gjelbra, pimė verė kianti,
sjellė nga i ftuari,
siēiliani i vetėm qė kisha parė
dhe na shihte si tė ishim model zhvillimi.
NJE KOZMOS I ĒFAREDOSHEM
Banojnė botė tė ndėrmjetme,
hapėsira prej formash tė plota,
gjėra pa rėndėsi,
objekte pa vizatime,
kravatė e ditėlindjes sime,
periodiku Trabant i vendeve tė Lindjes.
Terbano, ēdo tė thotė?
Ndoshta tė shprehėsh mė mirė se tė tjerėt
njė ankth tėndin, atė ēka na rrethon,
thuhej njėherė e njė kohė.
U JEP RREMAVE NE KEMBE
U jep rremave nė kėmbė, kundėrrymės,
pėr tė pėrshėndetur miqtė mbi urė,
pi me ne njė verė tė kuqe, tė fortė,
ulur nė tavolinėn gjatoshe prej druri,
duket e zhduket mes pemėve,
nė dendėsinė mė tė madhe tė pyllit.
Ėshtė murgu qė kalon mbi lumin e ngrirė.
Ėshtė Fėmija, ideja ime
e pakompletuar
e Trinitetit.
IN MEDIO STAT VITIUM
Je nga ata qė nė provime
japin shenja kontradiktore
por sigurisht
sje as gjeni as idiot:
atėherė?
Je njė i mjerė
i persekutuar nga gjenitė dhe nga idiotėt.
FUNDI I PUSHIMEVE
Isha unė ai, qė ngriti gurin,
zhytur nė bar, mes myshkut,
duke zbuluar botėn e rrėnjtė
tė njė qyteti tė gjelbėr;
u nisėn vajzat e fundit,
qė dje ishin fshehur, me biēikleta,
pas gjethnajave tė mėdha, tė shtatorit,
nė fund tė shėtitjes sime
ndjehem unė ai gur.
Tashmė retė janė ulur mbi fushat e tenisit
mbi emrin e hotelit shkruar nė mur
me gėrma tė mėdha, tė zeza.
Gjithēka laget nga shiu.
PA BUSULL
Sipas Darvinit duhej tė isha asgjėsuar,
sipas Malthusit tė mos kisha lindur,
sipas Lombrosit do tė kem fund tė keq
por sipas Marksit, unė, borgjezi i vogėl,
duhet tė iki, pra, tia mbath
pėrpara, pas, brinjazi,
(si tė gjithė dyzetvjeēarėt), por
ka ende gjėra tė pasigurta,
janė nė lindje tė plagės sime
apo nė jug tė vdekjes?
GARCHES
pėr S.F.
Kur flet pėr shtėpitė, gjatė shtatorit
tė butė, ėshtė pak tė thuash,
pėr rrugėn e kthimit nga Garches-i.
Ke qenė poshtė e lartė nė shtatė dete,
ndoshta nė Maēu Piēu, apo kushedi ku,
ndėrsa gjethnaja e kopshtit
rritej mes damaskove tė vogla,
rrushi amerikan kapėrthehej
fasadės sė gjelbėr.
Pa kėrkuar gjė,
tė priste
vjeshta.
PER PRIFTIN KAMIL
(pėr mikun Kamil, nė 80 vjetorin e lindjes sė tij)
Mik rrėmbyes, qė kremton pėrvjetorin ēdo gusht,
laborator Letėrsie,
pjesėmarrės i fuqishėm: nė tė tjerė
pėrvjetorė qė do tė vijnė.
Rrjeta e fortė shtrirė mes
Davidit dhe De Paz-it, mbledh
rrėfime tė rralla,
endacakė tė pėrjetshėm (ndoshta barėra),
besimtare tė bindura tė kundėrshtimit.
Kundėrshtarėt ngrenė folenė ende lart,
mirazh mikroskopik! Por Iuvabiti
thotė: kishte rėndėsi tė takoheshim dje.
Pėrgjatė liqeneve lombardė, tė jashtėligjshėm, tė lirė,
fjetore tė gėzuara, libra, lexime,
sot, o tetėdhjetvjeēar i Bergamos, lutemi sot pėr ty!
DUKE KUJTUAR VITORIO BODININ
DHE PULIAN
Pas gjumit tė gjatė dimėror,
tė zgjohesh nė njė vend mesdhetar
me rrugica tė ngushta nė ngjitje dhe nė zbritje.
Ku ngrihen aroma gjellėsh qė valojnė,
ku zbresin vogėlushėt pas mbarimit tė mėsimit,
atje ku gjendet njė yll nė qiellin dimėror
dhe ku Bodini thotė: ėshtė Krishtlindje!
DASEIN
Tė kesh kujdes
pėr tapetin apo pėr njė rrip parketi,
mė bėn qė pas pak, tė mos mendoj pėr asgjė,
thuajse i shtrirė, lexoj
tė thėnat e njė profeti tibetian:
njė lėkurė e kotė, njė drithmė
i bėn tė mbyllen sytė, pėr tė parė
mbi kreshta e korniza malesh,
ecin apo nuk ecin trenat,
apo vetė unė, me njė kapele kashte,
duke pedaluar nė shalė tė njė biēiklete grash,
drejt njė tregu:
njė rruge pak tė bardhė dhe pak tė sheshtė,
ekzistoja atėherė?
Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, shkurt 2008)
DAVIDE RONDONI

U lind nė Forlķ mė 1964. U laureua pėr Letėrsi italiane nė Universitetin e Bolonjės, nė tė cilin drejton qendrėn e poezisė bashkėkohore. Ka botuar disa vėllime poetikė. Ėshtė ndėr poetėt e sotėm italianė qė ndodhet nė qendėr tė kritikės sė specializuar. Poezia e tij merr shkak nga rėndomshmėria e ditės pėr tė ngritur probleme estetike tė ndėrlikuara. Figuracioni i pasur e lejon lexuesin tė depėrtojė nė botėn sensitive qė krijon poeti.
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
OQEAN, GUZHINA
Tė vjen tė thuash: ia dola mbanė,
i ulur kėtė natė
nė tavolinėn e kuzhinės
ndėrsa kėtu rrotull nėpėr mijėra apartamentet
si nėpėr tunele tė ēuditshėm tė varur nė ajėr
tė gjithė flenė
e argjendi i shiut humbet nė errėsirė.
Tė vjen tė thuash:
ia dal me qiranė e u buzėqesh borxheve, po
ētė jetė akoma kjo verė e shndritshme
ngjyrė gjaku violė qė mė del prej dhėmbėve,
lajmet si yje tė tmerrshėm nė mendje
nuk shpėrbėhen fantazmat e dashurisė sė ulur,
drita rritet, zbardhėllohet,
janė fytyra
grash, duar prej leckash, letra kartoni
dhe miq qė largohen nė ujrat e viteve.
Dashuria ime ėshtė akoma nė lėvizje,
ngrihem dhe dal nė tarracė, zemra ėshtė njė puma
nėpėr lartėsi, kam sytė e fėmijės tim,
kjo natė ėshtė nata e parė e botės.
II
Tė vjen tė thuash: mund tia dal
mbanė.
Po njėherė qėndrova
mbi molin e Stone Island
njė mėngjes tė mrekullueshėm, i akullzuar
diku nga mezi i vrapit
tė ekzistencės sime
dhe ndjeva
gjithė misterin e detit,
enigmėn, frymėmarrjen e tij
qė arrin nė kėtė kuzhinė, nė njė qytet
italian, nė qetėsinė e zhveshur,
vibrimi i frigoriferit
intonohet me tė njėjtėn notė tė oqeanit,
drita e televizorit
qė rri ndezur pėr askėnd
sjell nė kėto dhoma njė bardhėsi thellėsish.
Tė vjen tė thuash: ia dola
mbanė, po sėshtė e thėnė dhe nuk ėshtė
as e drejtė ta thuash
sepse infiniti njė ditė
nė shumė ditė tė njė jete
tė vjen pėr vizitė.
TE NJOHESH FRYMARRJEN
I
Tė njohėsh frymėmarrjen, ekzaktėsisht
ėshtė punėsimi i tė dashuruarve
tė prekėsh
ujin misterioz
tė fytyrės sė heshtur
tė thuash e dashura ime
sikur nuk ke thėnė asgjė
e padurueshmja dritė e gishtave
ajo qė dridhet dhe nuk rresht kurrė
sė dredhuri.
II
Tė njohėsh
frymėmarrjen e ditės, ajo qė rrallohet
nė mbrėmje
ėshtė ankth i ėmbėl
errėsira e tyre, hiēi
hija e flakėruar
e fytyrave qė preken
e djegin hipnozėn
e rrathėve tė orės.
Mos i ngrini krahėt
kundėr ardhjes sė mbrėmjeve, dritės sė thjeshtė
tė ēuditshme tė yjeve.
Tė dashurosh ėshtė punėsimi
i atyre qė nuk kanė frikė.
KUR SHTEPIA NATEN
Shtėpia natėn,
po filloi shiu,
gjallėrohet
dritare pėrplasen,
dyer qė njė erė e papritur
i lėviz e nuk mbyllen mė
hapa tė vegjėl
vrapues
mbi dėrrasa- -
fytyra
e qytetit ėshtė e lodhur, thith
tėrė atė ujė.
Tė shndritshme bėhen errėsirat.
Rri i zgjuar si njė i porsalindur,
zemra njė eveniment.
JETA NE PALLATE
Jeta nė pallate
ndėrmjet mėngjesit dhe drekės
kanė dalė fėmijėt
dhe ka
pak zhurmė, ndonjė e shkundur
rrobash nėpėr dritare,
njė grua nxjerr kokėn
pasi postieri i ka rėnė ziles
dikush rregullon
biēikletėn nė oborr,
njė erė gjelle qė gatuhet,
jeta nėpėr shkallė,
qė nėn kėtė dritė ngjajnė mė tė mėdha,
zbret pėrditė mė ngadalė
nga gratė e plakura, tė vetmuara,
engjėjt e orėve tė mesme,
jeta, pra, edhe ndėrmjet mėngjesit dhe drekės
pasqyrohet nė oqeanet e saj
dhe i duket vetja si e humbur.
DUHET DURIM NE DASHURI
Duhet durim nė dashuri
por edhe padurimėsi,
dritė, por tė lėsh
hapsirė edhe pėr errėsirėn.
E di, pisha e vjetėr, e lartė, nė oborr
ka parė nga dritaret
e u ka ndalur fluturimin
fjalėve qė nga trishtimi donin tė hidheshin poshtė
ka parė
xhama tė hapur krejt ndaj diellit
pėr tė shtyrė jashtė frikėn, lodhjen,
vdekjen e shtėpive.
E di qė ka mbajtur tė varura
zėrat e bisedave tė fėmijėve
dhe shikimet e grave
tė vetmuara qė pinė cigare nė dritare.
Duhet durim nė dashuri
edhe furi,
furia e bukur e fėmijėve
qė qeshin e lozin
kur kthehet dikush nė shtėpi,
bėjnė gara nė korridor, kėrkojnė tė duken
pisha antike nė ngricė
e nė qetėsinė e thellė tė qytetit
shtrėngon rrėnjėt, e fshehta
si njė i plagosur plagėt e tij.
Tė gjesh nė shtėpi nė mėngjes tė braktisura
lojėrat tuaja, njė Zoro
i transformuar nė motoēiklist
apo mbi njė kalė tepėr tė madh,
njė telefon tė ngjyrosur pa bateri
njė lidhėse kėpucėsh
apo njė bluzė qė e ngre ngadalė
do tė thotė qė deti i natės tė tė ofrojė
shenjat e tokės,
tė njė bregu tė padukshėm
qė i vjen nė ndihmė tė mbyturit tim.
Pėrktheu poezitė nga italishtja
Ben Meēe
Bolonjė
(Botuar nė Gazeta e Athinės, prill 2006)
CLAUDIO DAMIANI

Claudio Damiani u lind mė 1957 nė Shėn Xhovani Rotondo, tė Pulies, nga nėnė romane dhe baba toskan nga ishulli i Elbės, jeton nė Romė, ku ka studiuar pėr Letėrsi. Mė 1987 del pėrmbledhja e tij e parė poetike: Fraturno, qė do ta pasojnė mė 1994: Shtėpia Ime, nderuar me Ēmimin Dario Beleca; dhe mė 1997: Miniera, nderuar me Ēmimin Karnet.
***
Mos thuaj qė shtėpia ime ėshtė e trishtė,
mos thuaj qė shtėpia ime ėshtė e vetmuar.
E kam braktisur, nuk jam kthyer mė nė tė
kėshtu qė ka mbetur pa njeri.
Nė fillim ra ēatia
pastaj muret bėnė bark,
tullat e kuqe tė parapetit tė shkallės
i morėn,
i shkulėn gurėt e shkallėve tė avllisė.
Erdhėn ushtarėt,
bėnė me to njė fortesė tė vogėl,
vunė tel me gjemba, gjuajtėn disa breshėri,
tė gjitha kėto duhej ti duronte shtėpia ime.
Por pemėt rrotull saj u rritėn,
fėshfėrinin gjethėzat nė heshtje,
hijet pėrkėdhelnin muret.
Ēdo mėngjes nė agim, ēdo mbrėmje nė perėndim
nė oborr erėzonte loniēera,
lulet vazhdonin lulėzimin.
Ēatia dalngadalė rrėzohej, por sa gjėra pėrreth,
sa jetė e fshehtė qė asnjė nuk e shihte,
qė asnjė nuk e dinte,
e bėnin tė gėzuar shtėpizėn, mbushnin jetėn e saj.
***
E dashur vogėlushe bidė
tani ėshtė natė, tė ka zėnė gjumi,
je brėnda, nuk e di, ose nė ujė, ose nė breg,
ndoshta fshehur nėpėr pellgje, mes gjethesh tė thata.
Ke mbyllur sytė, thesari im i vogėl,
ke parė natėn tė vijė,
para se drita tė pėrskuqet e tė bėhet errėsirė,
njė fllad ere ka fryrė, e ndjeve?
Tani gjithēka ėshtė bėrė e zezė,
i ndjeve gurėt e vakėt tė bregut,
u trembe nga diēka, nuk di nga se,
por pastaj loze me njė gjethe,
ta fundosje me sqep nė ujė.
Duart e dashurisė sime ishin larg nga puplat e tua,
nuk ka mundur tė tė shohė, nuk ka mundur tė tė puthė,
por ėndėrra e ėmbėl zbriti nė sytė e tu,
ke rėnė nė gjumė,
nuk e di, nė ujė a nė breg.
***
Sa bukur qė kjo kohė
ėshtė si tė gjitha kohėt,
kur unė shkruaj poezi
siē i kam shkruar gjithnjė,
si kjo mace para meje qė po lahet
dhe kalon kohėn e saj,
ndonėse ėshtė e vetme, thuajse gjithnjė e vetme,
megjithatė bėn ēdi, pa harruar gjė
-tani pėrshėmbull ėshtė shtrirė dhe vėshtron pėrreth-
kalon kohėn e saj.
Sa e bukur ėshtė kjo kohė, si ēdo kohė do mbarojė,
sa bukur qė sjemi tė pėrjetshėm,
qė sjemi tė ndryshėm
nga askush tjetėr qė ka rrojtur dhe ka vdekur,
qė ka hyrė te vdekja i qetė
si nė njė monopat qė nė fillim ngjante i vėshtirė, si greminė,
mė pas, pėrkundrazi, i rrafshtė.
***
Jam i shtrirė nė shtrat
dhe ti mė pėrkėdhel,
mė lan si njė hero i vdekur
dhe mė lyen me vaj.
Qan mbi mua,
si mban dot lotėt nė sy,
tė dalin nga qerpikėt
dhe lemza ta shkund gjoksin.
Pėrse vajton? Mos qaj,
skam vdekur.
Po eci nė njė rrugė tė bardhė
zbukuruar me pemė tė reja,
dėgjoj gjethet tė mė fshikin tėmthat,
ndiej freskinė tė mė pėrkėdhelė.
ELEGJI
Tė kujtohen e dashur,
Hipopotamėt qė ishin zhytur tė tėrė
nė ujė (u dukej vetėm maja e shpinės)?
Oh sa tė bukur e tė ėmbėl qė ishin?
Dhe ti the: Ku janė,
pėrse thua se janė tė bukur kur
nuk i shoh? Oh, e dashur, ishin
nė ujė dhe ndoshta nuk u dije emrin
nė italisht kur unė thashė: E shtrenjta ime,
atje tej janė hipopotamėt qė kthehen
nė ujra, pasi kanė parė botėn, bashkė me tė tjerė
gjitarė tė emancipuar tė detit. Dhe kur
njėri nga tė dy u rishfaq, duke braktisur
ngrohtėsinė e ėmbėl tė ujit dhe puthjet e shoqes sė tij,
pėr tė marrė frymė dhe pėr tė kafshuar
pak llucė nė breg (sa pėshtirė,
menduam dhe unė thashė: Duhet ta ketė vėrtetė
gojėn tė ndyrė!) dhe bėri njė hapje goje
duke e shqyer pėr njė ēast tė gjithė,
oh sa i dlirtė dhe rozė qė ishte
me dhėmbėt e mėdhenj! Dhe ti rrije e ngrirė
nga habia mbi njė motoēikletė tė bukur dhe sa puthje
dėshiroja tė tė jepja atė ēast, por duhej
tė ecja pėrpara, se makinat e tjera
ishin grumbulluar tė tėra pas
dhe ishin njė tufė kėrcėnuese dhe budallaēkė.
***
Rrugicė, mendimi yt ėshtė i ndritshėm,
bukuria jote ėshtė e re,
mosha jote ėshtė e pafund, ekzistoje
shumė pėrpara se tė krijoheshe.
Bukuria jote i ngjan njė vajze
qė rrotullohet duke prekur me duar flokėt.
Ti zbret dhe ngjitesh dhe nuk lodhesh kurrė
por ja qė ndonjėherė, papritur, pėrgjumesh:
Qepallat e tua janė tė mbyllura, buzėt gjysmė tė puthitura,
mbi gurėt e bardhė pushon dhe qetėsi ka pėrreth,
zogjtė ulin zėrin,
pemėt rrinė tė palėvizshme, memece;
ti frymon ngadalė dhe ėndėrra tė arta
hyjnė lehtė lehtė nė mendjen tėnde
me motive mbushur shpresė tė re.
***
Je e bukur -i them -pėrse je kaq e bukur?
Dhe shkoj pėrpara pėr ta kapur,
por ajo shkon lart e mė lart me zikzake,
rrotullohet aq shpejt dhe rishfaqet
herė herė pas ndonjė kthese qė ngjitet.
Ndalo njė ēast, dua tė tė puth!
Por ajo ikėn lart me kėmbėzat e saj bardhoshe,
me lėvizjet e saj hyjnore dhe mė shpėton gjithmonė.
Ja papritur, pėr njė ēast, ndalon.
Mė vėshtron dhe thotė: Nuk jam vajzė,
pėrse do tė mė kapėsh, pėrse do tė mė puthėsh?
Unė ulem; fjalėt e saj mė arrijnė
dhe lexoj librin e menēurisė sė saj tė pafund;
mendimet e saj janė puthje nė gojėn dhe fytyrėn time
dhe tingėllimi i fjalėve tė saj ėshtė njė muzikė qė mė bėn tė qajė.
***
Puthte qelqin njė agim i ndritshėm,
u zgjova, nuk e di si,
mė dukej sikur flija ende,
ose sikur hyja nė njė dimension tjetėr,
shihja nga qelqi agimin dhe mė ngjante
sikur rikthehesha nė kujtesė tani,
duke vėshtruar dhomėn time tė fėmijėrisė
me tavolinėn, librat
dhe te dritarja tendinat e bardha,
mė dukej sikur rrotullohej
sikur rrinte pezull, sikur fluturonte nė erė
pa u ndalur, ikte...
Por shoh ende dhomėn, ka dritė,
jashtė tė mallėngjen kėnga e zogjve
dhe rrjeta e hekurt e trėndafilave
dhe kopshti i Marsilios, por nė cilėn pemė
rrijnė zogjtė? Nė bardhėsinė e dritės
janė zgjuar tani, nė cilėn pemė janė?
Nė cilėn degė kėrcejnė? Unė shoh dritėn,
unė i dėgjoj, por nuk i shoh.
E shkon nė erė dhe largohet dhoma, nė qiellin
mė blu e mė tė thellė ...
Dhe ti njė pėr njė i sheh dhe i merr
nė duart e tua tė ndritshme, tė arta.
Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, qershor 2006)
NELO RISI

Nelo Risi u lind nė Milano mė 1920. Ėshtė diplomuar pėr mjekėsi, por nuk e ka ushtruar asnjėherė profesionin, sepse si vėllai i tij Dino, ka ushtruar profesionin e regjisorit. Pėrmbledhja e tij e parė me poezi ėshtė: "Puls i nderur", 1956, pasuar nga: "Brenda materies", 1965 dhe i ndjekur nga: "Gjėra tė tilla" qė mund tė quhet vepra e tij mė e arrirė.
Risi na jep tingullin dhe ngjyrėn e kohės gjė qė ndodh rrallė nė poezi dhe arrin tė hapė njė diskutim tė vetin. Risi ėshtė edhe pėrkthyes i: (Kavafis, Jouve, Supervielle).
UJQERIT
Qyteti im i shkretė
njė erė e zezė e pushton gjithnjė,
dhemb, si plaga,
nėn agimet e shtėpive.
Muret nuk janė mė tė lartė
se tre metra, gjumi
i atij fėmijės shtrirė
nė brinjė, peshė e pafundme.
Ujqėrit kanė zbritur
vizitojnė rrugėt,
vjeshtė apo pranverė
nuk ndėrrojnė vend.
Qyteti im i shkretė
si sy ngjyrė gėrmadhash,
trėndafilat e gjakut
ka kush t'i kultivon.
PEMET E MOLLEVE
Ajo pemė qė mė mahniti
me ato degė aq tė fryra
sa sorra qė kishte nė majė
Ai demi qė u ndez
pėr atė njollė tė erėt nė treg
sa gjak i derdhur nė kufi
Ajo vashėza e veshur me tuta qė u mor vesh menjėherė
nė fillim me francezėt, pastaj me polakėt,
sa kėnaqėsi trupi i saj ndėr tėrė ata krahė
Ai ushtar qė mė kėrkoi
rrugėn mė tė shkurtėr pėr t'u kthyer nė shtėpi
sa ankth nė atė shikim
ZEZAKET
E kanė tė ndaluar tė shprehen siē dinė,
i duam vetėm tė djersijnė pėr ne
nėpėr punėra prej lėmoshe,
tė rrethojnė zonat e tyre
me spėrkatje shurre
nė tokė.
Tė mbytur qysh nė lindje
nga njė copė leckė mbi folé.
GJURMA
Kur gjithė ēkemi arritur
do ketė vetėm aromėn e kujtesės
ndoshta diēka
ndėr veprat e njeriut do mbetet pėrjetė
nė pafundėsinė madhėshtore tė yjve,
gjurma e asaj kėmbe
mbi truallin e Hėnės.
LAJME
Tė mbledhur nė njė rreth prej hijesh,
si tė egrit pėrqark zjarrit,
mirėsisht ndoshta na paraqesin
ndonjė pamje shfarosjeje njerėzore.
Kėshtu ēdo mbrėmje teorizojmė
dhunėn e historisė.
KAQ E THJESHT
Nėse njė elegji do tė tė paguante darkėn nė restorant
njė ode tė tė ngrohte shtėpinė
njė himn tė tė kuronte tensionin
njė idil tė tė jepte njė pagė mujore
njė metaforė tė tė garantonte pensionin
njė rimė tė bėhej degė mikpritėse pėr njė zog
nėse poezia, pra, do tė shėrbente pėr diēka
tė ishte njė zanat qė fiton
Kush di tė bėjė gjėra tė tjera mė tė mira
le tė mos humbasė kohė pas vargjeve.
Pėrktheu BEN MEĒE
Bolonjė
ANTONELLA ANEDDA
(Ēmimi Montale, 2000)

Antonella Anedda u lind mė 1958 nė Romė. Pasi ka publikuar nė revista e periodikė tė ndryshėm, boton mė 1992, pėrmbledhjen e saj tė parė poetike: Banime Dimėrore. Poezitė e saj dallohen menjėherė, pėr nga distanca e madhe qė i karakterizon duke i krahasuar me gjithė krijimtarinė poetike italiane tė shekullit tė 20-tė. Pas librit tė parė publikon: Netė paqeje Perėndimore, 1999, me tė cilin merr Ēmimin prestigjioz Montale, 2000. Mė 2003 del pėrmbledhja e re e saj: Katalogu i Gėzimit.
***
pėr Sofinė
I vėrtetė si tash, ulliri nė ballkon,
era qė transformon retė. Pėrtej shekullit,
nė mbrėmjet qė do tė pasojnė, kur ti as unė sdo tė jemi,
kur vitet do tė jenė degė
qė shtyjnė diēka pa qėllim,
nė netėt ku tė tjerėt
do tė vėshtrohen si sot
nė gjumė nė errėsirė,
si gurė vullkanikė rėnė nė hirin e bardhė.
Shtrij ēarēafin, shuaj dritėn e fundit.
Lė tėmthat e tu tė rrahin lehtė mbulesėn
qė tė gjunjėzohet nata
mbi nėntorin tėnd vrullak.
I
Shoh prej errėsirės
si nga ballkoni mė i shndritshėm.
Trupi dhe e errėta: pėrplasen mbi dritėn,
duke e shkundur nė heshtje,
deri nė shtegun mė tė zhveshur -nė zezinėn
e njė kohe qė kompozon
nė hapėsirė, shkelur nga kėmbėt e mia,
tokėn e butė
-tė ėndėrruar.
III
Pėr tė gjetur kuptimin e njė thėnieje
ende nuk ėshtė koha e pėrshtatshme
dhe nuk dimė nėse duhet tė vrapojmė apo tė ikim.
Bėje natėn sikur tė jetė dhjetor
mbyllur nė kuti tė gatshme pėr transportime,
jepi formė errėsirės
ndėrsa ushqimi ngrohet nėpėr mure.
Kėto janė netėt e paqes perėndimore
nė rrezet e tyre fluturon angushtia e biografive
kokėrzat e errėta tė portreteve, kartelat e emrave.
Na mbron njė tjetėr qetėsi
si njė peshė detare
pėrthyer prej kohėsh,
me dėshpėrim.
VI
Nuk ekziston pafajėsia nė kėtė gjuhė,
dėgjo si thyhen bisedat,
sikur edhe kėtu tė ishte luftė
njė luftė e ndryshme,
ose luftė e njė kohe tė etur.
Pėr kėtė shkruaj me antipati,
me pak gjemba frazash
mbyllur nė njė gjuhė tė zakonshme,
ajo qė pėrdor pėr tė thirrur atje poshtė
edhe errėsirėn,
qė tund kėmbanat.
***
Eshtė njė dritare natėn
me dy silueta tė kafta, tė pėrgjumura,
tė errėta si zogjtė,
trupi i tė cilave i prapset qiellit.
Shkruaj me durim,
pėrjetėsinė nuk e besoj,
ngadalėsia mė vjen nga heshtja
dhe nga njė liri e padukshme-
qė Kontinenti nuk e njeh,
ishulli i njė mendimi qė mė shtyn
ta mbledh kohėn,
ti jap hapėsirė,
duke shpikur pėr kėtė gjuhė shkretėtirėn e saj.
Fjala thyhet si dru,
si njė dru i krisur nė anė,
gjysmėzjarr
e gjysmėbraktisje.
VIII
Ndoshta do tė vdesim pėr kėtė? Sepse ajri i lėngshėm
i ditėve
shkund me goditje kohėn dhe i jep hapėsirė
sepse e padukshmja, zjarri i pritjeve
shqyhet mė dysh nė ajėr
dhe djeg atė qė na dukej
i vetmi rrėfimi ynė?
IX
pėr Zhbinjev Herbert-in
Eshtė e vėrtetė, alarmi ngrihet nga yjet
argjendi nuk ndriēon nė britmėn barbare tė terrorit.
Perandori ka fikur dritėn
ka mbyllur librin.
Poshtė toka shkund skajet e vazove dhe hekuri djeg,
ngricė nėpėr tela. Ai fle nė katrorėt e shekujve tė lartė
nė erė si nė kafaze ajrorė.
Nuk e ndien bronzin e fronit pas koke
as goditjet e gozhdėve nė portė.
Do tė flerė pėrgjithnjė.
Prandaj ndėrpreje heshtjen
provo ta kthesh shpinėn e dorės
tė mė arrish nė emrin e njė gjuhe tė panjohur
sepse flas nga njė ishull
ku latinishtja ka trishtim majmuni.
Deti njė rrafshinė, ré furtune pėrballė lumenjve,
zogj nė sqepin e tė cilėve yjet shqiptojnė alfabete.
Ndoshta vetėm kėshtu Zbinjev
mund tė udhėtojė shporta e librave sipėr ujrash
kėshtu besoj do tė arrijė zėri
ankthi i fytyrės nė tmerr
deri nė njė gjurmė fenike, nė njė koracė tė ngushtė
privuar - si jotja - nga drita.
XIII
pėr Natan Zak-in
Edhe kėto janė vargje lufte
formuar nė tėrbim, jo larg, as afėr,
ulur tė pėrkulur nė njė tavolinė ndriēuar nga sy,
ndėrsa portat prej palme fėshfėrijnė
edhe kjo ėshtė njė kėngė kushtuar Zotit,
qė hedh vėshtrimin mbi krimbat e tij dhe shkatėrron
tė dashur dhe jo.
Asnjė falje - asnjė dhuratė
pėr kėtė tokė tė ndritshme.
***
Eshtė vetėm shiu qė bekon rrugėn,
nė ujin qė sapo dridhet njė dritė e vetme pėr tė ndjekur,
ėshtė njė distancė e vogėl nga ndriēimi,
nga furra ku ushqimi ngrihet
drejt reve brune,
gjithēka ndryshon pak nga jeta e pėrjetshme:
njė devijim nga veprimi i vendosjes sė pjatave pėr darkėn,
njė dritė nė ēarje tė murit
ėshtė hapje drejt tokave tė paqes.
Zjarr qitrosh gjatė anėve tė fushės.
Kėshtu do tė shohim fytyrat e tė munguarve,
inicialet e emrave tė rrėmbyera prej lavės,
ska dhimbje por lėvizje duarsh
qė largojnė tymin
dhe natė pas nate: njė shqyerje.
Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj
(Botuar nė "Gazeta e Athinės", shkurt 2007)
ANTOLOGJI E POEZISĖ ITALIANE
Ndėrmjet librave tė shumtė qė mė dhuruan gjatė aktivitetit treditor, tė organizuar nga Lidhja e Krijuesve ''Pegasi'', me qendėr nė Gjirokastėr, gjatė muajit maj tė kėtij viti, ishte edhe ''Antologji e Poezisė Italiane'',pėrkthyer nga poeti pėrmetar Sinan Vaka. E urova pėr tė, pėr ta lexuar mė vonė me kujdes. Tani qė e lexova do tė dėshiroja ta pėrgėzoja sinqerisht pėr punėn e tij tepėr tė kujdesshme, qė ka bėrė me kėtė libėr. Ėshtė njė libėr, qė tė jep kėnaqėsi tė veēantė, kėnaqėsi, tė cilėn ia vlen t'ia pėrcjellim lexuesit tė gazetės sonė, nėpėrmjet njė cikli poetik tė autorėve tė njohur italianė, qė pėrfshihen nė kėtė botim serioz.
ILIAZ BOBAJ
VITORIO ALFIERI
(1749-1803)
Sublimja pasqyrė e sė vėrtetės sė madhe,
rrėfemė nė trup dhe nė shpirt kush jam,
tė rralla flokėt nė ballė e hije plot halle,
tė gjatin trup dhe kryet tė pėrkulur kam.
Njeri me shije e veshje komode me kohėn,
lėkurė tė pastėr, sykaltėr e monokėl nė ar,
tė drejtė hundė, tė mishta buzė pėr vuajtje,
i zbehtė nė fytyrė si njė mbret krenar.
Tash gur i ashpėr, tash butėsia e vlerė,
inat ēdo ēast, po kurrė shpirtin kazmė,
mendja dhe zemra nė kundėrshti pėrherė.
Mė tepėr i trishtė dhe po aq i gėzuar,
mė ēmo Akil, mė ēmo Tersite i poshtėr.
Je i madh apo i keq. Vdis pėr ta mėsuar.
GIACOMO LEOPARDI
(1798-1837)

HĖNĖS
Bukuroshja hėnė! Rikujtohem,
qė tash viti iku e tek kjo kodėr nė majė,
vija plot angėshti pėr tė kundruar
e ti derdhje atėhere mbi gjethnajė,
sikundėr tani, tė limontėn dritė tė praruar.
Por i zymtė dhe i tronditur nga tė qarėt,
qė rridhte qerpikėsh, syve tė lotuar,
fytyra jote mė shfaqej e mė thoshte zėpakėt,
se e mjegullt ėshtė jeta,e turbulluar.
Ashtu ka mbetur, o hėnė. Pėrsėri
janė ėndėrritėse kujtimet dhe ditėt pambarim
tė dhimbjes sime. Oh, sa e dėshirueshme
kohė e rinisė, kur shpresat tė pėrvėlojnė
dhe tė shkurtėr memorja ka hapin
e rikujtimi i kohėve qė ikin, rizgjojnė,
vuajtje, trishte, qė zgjatin... qė zgjatin.
GIOZE CARDUCCI
(Fitues i Ēmimit Nobel, 1906)
(1835-1907)

O e shtrenjtė nė shpirt, toka ime bujare,
qė pastėrtish pėrhap kaltėrsinė e ajrit,
nga lart zhbiron mbretėreshė e stėrmadhe,
rrafshnaltėn qė kudo i falet Arnit.
Ti qesh lozonjare nė atė kupė qiellore
dhe hareja binjake tė qėndron dhe tė falet,
mbi ty agimet e ndezur dhe prillet fluorė,
tė veshin blerimet dhe buzagazi nuk ndalet.
Pėr kėtė dimėr shpirti, e fajėsuara mendje
dhe zemra e lodhur vrapojnė me trishtim,
drejt teje qė pėrkund nėn mbulesė mallesh,
njerzit e ikur dhe vėllain tim:
tė lutem, pėrqafo atė qė s'munda duke vdekur
dhe bekimin paē nga shpirti im i mbetur.
QARJE ANTIKE
Degėn ku mbėshtesje,
doēkėzėn burbuqe,
shega e rimbush,
me lule tė kuqe.
Kopshtit tė vetmuar,
heshtjes gjelbėron,
vera plot me rreze,
dielli e mbulon.
Ti lule e pemės sime,
e shkundur, e rrėzuar,
i fundit frut hareje,
ke kohė qė je larguar.
Qėndron nė tokėn akull,
nė tokėn lemeri,
s'tė ngroh ky diell stine,
s'tė ngroh as dashuri.
EMILIO PRAGA
(1839-1875)

Dashnorja ime, njė fėmijė besimtare
dhe besoj nė mjaft kisha e pakursyer,
kthehet e mė tregon dhe jo pa zemėrim,
pėrēmimin e priftit ku ishte rrėfyer.
-Eh, eja, -i them, -eja sot nė darkė,
tė rrėfehesh tek mua pa u kursyer
e po ta shikoj dėshirėn tė zjarrtė,
reston pėrgjėrim kam pėr tė ta kthyer.
Sepse zoti ka premtuar, pėr kėtė ėshtė i mirė,
pėr kėdo qė dashuron, falje dhe mėshirė.
GIOVANI PASCOLI
(1855-1912)

KTHEHU
Nė pyllin ku era nuk ndihet,
e heshtur kufijve tė gjethes,
nė detin e gjerė qė qetohet,
madhėrisht i pėrpirė prej heshtjes.
Lart nė qiellin e mbrėmjes rozė,
ku platitet gjėmimesh kubeja,
njė fjalė njerėzore po arrin,
ėshtė klithma: ''Ti eja, ti eja!''
GABRIELE D' ANUNCIO
(1863-1938)

KOPSHTI I SHPIRTIT
Shpirt, fshihi mendimet e frikshme!
Shtrėngoji fort, shtrėngoji fort,
nė harrim tė thellė, si bari i krisnjės!
Paqja do tė zbresė vizioneve tė tua,
e kėshtu tė rrėzohet veshja e vjetėr,
siē bie nga pema gjethja e vonė.
Fshihi ato gjėra monstruoze!
Shtrėngoji fort dafinat ėndėrruese,
qė vuajnė brishtėsi trishte e tė rėndė!
Ndoshta presin... tė ėmblėn vajtojcė,
pėr tė pėrcjellur mesazhet e vajit.
Nė errėsirėn mike do tė gjesh kėshillat
e zgjuara. E fshihi gjėrat e frikshme!
ALDO PALACESKI
(1885-1974)

LĖVIZJE
Unė shko... ti shko... shkohet...
Mos pyet pėr ku.
Kjo do tė thotė gėnjeshtėr.
Ku? Nuk dihet.
Dhe ėshtė bukur kur dikush shkon.
Unė shko... ti shko... shkohet.
Sepse edhe vetėm tė ikėsh
nė njė botė tė verbėrish,
ėshtė lumturi.
GUIDO GOCANO
(1883-1916)
SHPRESA
Gjithė dimrin i shtrirė mbi plisa,
kufomė e moēme, lisi i sharruar,
duke rrėfyer me rrathėt nėpėr trung,
tė dyqind vjetėt qė ka jetuar.
Pastaj qė pranvera ēdo kurorė,
ēel dhe vesh me push tė kadifenjtė,
nga trungu cung filiza bulėzon
dhe ėndėrron sikur tė qe pėrjetė.
Ēel dhe ėndėrron-fantazi qė vdes-
fytyrėn qiellore, qė e kishte tjetėr,
zogjtė kėngėtarė, krenarinė ves,
kohėn qė vrapon dhe shekujt e vjetėr.
Nuk e di pėrse mė jep pėrgjėrime,
ky shpirt qė nuk ikėn dhe rron me kujtime.
KLEMENTE REBORA
(1885-1957)

KUNGIMI
O i plagosur poshtė ledhit,
qė luteshe nga mundimi,
pėr t'u flijuar, kur gati kishe vdekur,
tre shokė nė moshė trimi,
mes llucės dhe gjakut,
trungje tė gjymtuar.
Rėnkimi yt ende,
qėndron mėshirė pėr ne.
Nxitonte agonia...
po edhe po tė vdesėsh,
ngushėllim tė qoftė
nė ēmendurinė e jetės,
se gjumi nėpėr tru
balsam, tė bėn tė heshtėsh.
Lamtumirė, vėlla!
FARFA
(VITORIO TOMAZZINI)
(1881-1964)
STACIONI
Shihja ēatinė eternite,
si gojė e njė duhanxhiu mėrzitės,
tek shfrynte njė cigar tymosės,
tė trenit nė nisje,
duke vėnė nėpėr buzė,
atė nė ardhje dhe lėvizės,
derisa pėshtynte larg,
tė fundit bisht cigareje,
tė njė vagoni mallrash.
FILIPO TOMAZO MARINETI
(1876-1944)

GJĖMIM I ARTĖ
Gėlltitje e tri hijeve nė atė radė tė ngrėnė nga
goja e dielltė, dhėmbėpėrgjakur, qė pi deti dhe
e vjell tė pėrzier me shkėmbinj...
po thjeshtėsisht,
nė mėnyrė elastike
qetėsish
kėshtu
pėrsėri
pėrsėri
pėrsėri
mė mirė kėshtu.
MARINO MORETI
(1885-1977)
E DIELA E BRUXHIT
Tė ulėsh kokėn ēfarė vlen?
E ē'vlen burrėria, burrėritė?
Unė ndjej trishtimin nėpėr deje,
tė dielėn ndjej melankolitė.
Ah,ditė plot me marrėzi,
kur shpirti thellė provokon,
dėshirėn, ankthin pėr vetmi
dhe shpresėn qė diku vrapon.
Po tė shkoj deri nė Bruxh,
ku duket manastiri i vjetėr,
vetėm pėr tė parė peizazhin,
luginėn e ēfarė duket tjetėr.
Kėtu askush nuk mė do mė,
kėtu askush nuk mė do,
po ti, o shpirt i paarest,
vrapo, vrapo, gjithmonė vrapo.
Sepse tė duhet udhėtimi,
nga vetja tė largosh vetminė,
prandaj ēapo deri nė Bruxh,
tek manastiri nė njė brinjė.
UMBERTO SABA
(1883-1957)

BUZĖ
Buzės,
qė e para u dha,
buzėve tė mia trėndafilin e mėngjesit,
ende nė mendime,
i thith parfumin.
O buzė vajzėrore,
qė thonit aq fjalė gugitjesh,
flladeve tė mbrėmjes.
GIUZEPE UNGARETI
(1888-1970)

VIGJILJA
Njė natė tė tėrė
i mbėshtetur
pranė njė shoku
tė masakruar,
me gojėn
tė shfytyruar
e tė kthyer nga hėna,
me duart e tij
tė pėrgjakura
depėrtuar heshtjes sime
thellė, kam shkruar letra
dashurie.
Me jetėn, kurrė
nuk kam qenė
kaq i pėrqafuar.
SALVATORE QUAZIMODO
(Fitues i Ēmimit Nobel 1959)
(1901-1968)

BIE HĖNA
Rrėzohet hėna
dhe e pret nata
dhe shuhet rinia ēdo ēast
nė krevatin tim
tė vetmuar.
Shkund shpirtin tim, Erosi
si era mbi mal
zhbiron lisnajėn
pėrzien kujtimet e i turbullon,
e ėmbėl, e hidhur, egėrsisht.
Pėr mua s'ka mė bletė, as mjaltė
dhe vuaj dhe dėshiroj.
BURIMI
I bardhė burimi nė dredha gati tė pandjeshme-
si frymėmarrja e barit tė sapoēelur-
zgjerohet nė pellgun qė ėmbėlsisht ndriēon.
Ti njeri, qė ndjek udhėn nė diell,
vjen dhe humbet nė hijen mė tė errėt.
EUGENIO MONTALE
(Fitues i Ēmimit Nobel 1975)
(1896-198)

SHPESH TĖ KEQEN...
Shpesh tė keqen nė jetė kam takuar...
ishte rrėkeja gėrryese qė gurgullonte,
ishte gjethja e thatė, e thėrrmuar,
ishte kali i rrėzuar qė gulēonte.
Mirė nuk e dija, shkak i mrekullisė,
qė dritėson Indiferenca Hyjnore,
ishte fantazma qė shfaqet gjumėsisė,
ishte mjegulla dhe kosa mortore.
PUSI
Gėrvin ēikriku
uji shpėrthen drejt ditės dhe qetėsohet.
Dridhet njė kujtim nė pasqyrėn e fundme,
njė fytyrė valėzimit
qesh, rizgjohet.
Afron buzėt me pasionin e puthjes,
deformohet e kaluara, vjetėrohet,
i takon njė tjetri... ah, gėrvin ēikriku
dhe pamja pėrthyhet, vjetėrohet.
Vegim:
koha nuk kthehet ēfarė iku.
MARIO LUZI
(1914-2004)

MBRĖMJA
Pas pak do tė ndodhen kėtu, siē e di mirė
radhė shpirtrash pėrgjatė kornizės,
kush gati nė hedhje, kush nė zinxhirė.
Dikush nė faqen e detit
skicon njė shenjė jete, fikson njė pikė.
Rrallė ndonjė pulėbardhė shfaqet.
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė: Gazeta e Athinės, gusht 2008)
EDOARDO ZUCCATO
Edoardo Zuccato u lind mė 1963 nė Kasano Manjago, Itali. Libri i tij i parė poetik, botuar mė 1996, ėshtė: Tropicu da Vissévar, Jeta nė Tram, ėshtė libri i tij i dytė poetik, mė 2001. Xukato ėshtė studiues i Letėrsisė Angleze pranė IULM tė Milanos. Ėshtė kryeredaktor i revistės sė teorisė dhe praktikės sė pėrkthimit Teksti nė Krye, i Antologjisė sė Poezisė Suedeze Bashkėkohore, 1996 dhe Poshtė shiut dhe xhinsit: antologji e poezisė angleze bashkėkohore, 1997.
E KOKES
Shikoj radiografitė e kokės
dhe mė duket sikur kam vdekur.
Janė fotografi nė diapozitiv:
fotot bėhen pėr tė kujtuar tė kaluarėn
dhe kjo pėr tė kujtuar tė ardhmen:
kafka ngjan me njė sferė kristali,
por ti bėsh ėshtė e lehtė, si tė bėsh njė portret
vetėm se kėtu nuk del elegant,
del mė shumė si i lakuriqtė.
Jam pikėrisht unė, por tė them tė vėrtetėn
as do ta kisha vėnė re
nėse mė jepnin ato tė ndonjė tjetri
(tė Papės, Stalinit, Anjelit, apo tė njė kafshe).
Mė kanė marrė pėrballė, nė profil
dhe poshtė kanė vėnė dhe numrin.
Nuk ėshtė faji im qė kam lindur
dhe mendoja se vetėm policėt vepronin kėshtu.
Nė profil ngjaj njė kėrpudhė, njė fasule, njė meduzė...
pėr tė mos thėnė se mė vinė ndėrmend
njerėzit primitivė
ose mė keq akoma fytyrat e majmunėve.
Mė mirė tė shikoj atė pėrballė,
qė pėrgjatė vrimave tė hundės, tė syve dhe njollave tė tjera,
ngjan tamam me njė hėnė tė plotė, tė shkėlqyer, brenda njė teleskopi,
kurse dhėmbėt, tė shtien frikėn
ti shohėsh pa kornizė, pa buzėqeshje.
Por tė gjitha kėto, qė na ngjajnė shumė,
nuk janė si vdekja,
qė ėshtė si e zeza pėrreth, qielli blu, ajri...
I shkreti Jorik, sa budallėqe ke thėnė
dhe sa do tė thuash ende:
pėr tu ruajtur me kujdes (koka)
pėr tu treguar si foto pashaporte
pėr ato vende ku nuk nevojitet.
Boll, pusho, ėshtė ēasti
tė tė gropos nė njė sirtar,
pėr tu mėsuar me vendet e ngushta,
sepse ēdo herė vjen njė Zonjė me pallto tė vjetėruar
dhe me tė ndenjura tė kėrcyera, qė zgjatet
nė majė tė kėmbėve, pėr tė parė pėrreth
dhe tė lexojė ndonjė emėr, ose tė heqė pluhurin,
ashtu si zgjatesh nė bibliotekė, pėr tė marrė njė libėr
nga rafti i fundit.
DUHET SHUME DURIM
Duhet shumė durim
pėr tė mbajtur larg muzikėn dhe qentė e rrugės,
pėr tė nxjerrė krimbat nga bajgat
dhe tė fluturosh e tė kėndosh larg i lehtė si qielli.
Cinxuri tani iku,
por zėri i tij ėshtė ende kėtu
dhe po mė gėrryen pėrbrenda.
Dhe nuk ndalet
as nė veshėt e Zotit
sepse pėr tė gėrryer
ka mjaft tokė edhe brenda tyre.
GJITHNJE I PARI I BEN KRISHTLINDJET
Gjithnjė i pari i bėn Krishtlindjet,
mė parė se supermarketet, se mesharėt,
se ai skeleti i bimės, se drukakia
mbushur fruta, se pema
e Krishtlindjeve me topthat e saj.
Sa tė vetmuar, sa yje mbi degė tė zhveshura,
sa zemra qė vera i bėn tė rrahin
dhe tė ngrijnė nga tė ftohtit.
Dhe fėmijėt hapin dhuratat
poshtė njė peme, pėr tė parė ēfarė
ka brenda.
Pėrreth Drukakive,
me gjakun e diellit,
zogjtė
bėjnė festė.
ISHTE NJE PISHE
Ishte njė pishė me njė grumbull miqsh
qė vallėzonin nė erė;
duhej ti shihje sesi shkundeshin
veshjet e tyre tė arta,
zbuloheshin kėmbė e duar,
pjesė tė tėra tė trupit.
Nuk pushonte pėr asnjė ēast
orkestra e erės,
sikur ishe nė njė pistė vallėzimi;
furtuna i ngjante njė diskoteke,
jo nga ndriēimi i dritave dhe i tingujve
qė gjėmonin si tambure.
Kushedi ēfestė ishte,
ditėlindja e kanaleve vaditėse,
njėzetė mijė vjet martese
tė barit me lopėt,
njė milion vjet i ajrit me dallėndyshet,
dhjetė miliardė tė tokės me dritėn.
Vallėzonin si tė ēmendur
pishat, retė, kallamishtet;
dhe njerėzit tė ēuditur, nuk kuptonin
sesi ishte e shtunė
mėngjesi i sė martės,
apo vit i ri, dita e tė vdekurve.
TIZIANA CERA ROSCO

Tiziana Cera Rosco u lind mė 1973 nė Milano, Itali. Ka botuar librat poetikė: Lluvia 2004, Gjak i Pėrmbajtur 2003, Kopje e Arteve tė Tua 2002 dhe ėshtė pėrfshirė nė antologjitė: Punė me gėrmime, Antologjinė e poetėve tė lindur nė vitet 1970, mė 2004; Poezia nė Festival 2003, Argonautėt 2001, Ėngjėjt e Novi Sadit 2002, Almanaku i Mitmodernizmit 2000.
SHUMEZIM
Nė shumėzimin e errėsirės
ia hiqja Glukozėn rrėnjės sė gjuhės.
Qeli pas qelie
Zoti sdukej gjėkund.
Rrėfej qė sjam e dehur.
Doja tė rrija me Himenin*,
i fortė si njė organ mashkullor,
njė zambak i metaltė
mes lastarėsh organikė.
Kur hyja nė gojėn tėnde
ti tėrhiqja fort litarėt e gogėsimave.
Por uritė e ndritshme
nuk e shuanin epshin.
Kujdesesha pėr ty, gjithmonė,
si asnjė mė parė.
Pėr ty qė mė hipje pėrsipėr
dhe nuk dije se nė ēlutje hyje.
*cipa e virgjėrisė
HESHTJE
Pij nė buzė tė karriges, pa tavolinė,
njė ēaj tė mrekullueshėm.
Pas pak edhe kjo karrike
do tė rrėzohet.
Ndoshta duhej qėndruar kėshtu,
pa gjė, pėr tė mbėshtetur gjunjtė,
pėr tė rimėsuar njė pozicion.
Gjithmonė kam patur frikė
nga njė tėrheqje muskuli.
Jam rreth tridhjetė vjeēe,
me dy fėmijė dhe njė martesė tė prishur.
Dhe me shtėpi tė ndėrruar ēdo katėr vjet.
Tė mbash tė gjitha copėzimet e tua tė bashkuara
dhe tė mos tregosh dhimbje, kjo tė qetėson.
Nė heshtje bie shi.
Mungojnė tingujt ku tė mund
tė mbėshtetėsh njė fjalė tė vetme.
E ZEZE
Nga mungesa e shenjave
dielli nuk ka shkatėrruar ende gjithēka.
Janė nė ngritje disa zona tė errėsirės,
disa zona tė ndryshme lastarėsh tė Fjalės.
Nuk e sheh sesi e korri Kopshtin
vetėm me njė teh tė mprehur?
Nesėr do tė korr grurin me kokrrat e zeza
qė haja nė errėsirė.
Do ta korr sikur tė ishin petale qė shkrijnė nė gojė.
Me njė kimono prej metali tė butė
do ta pres mė mirė se njė vrasės.
Jo Lulen se ha tani
Pėr tu lutur, andej nga jam, nuk mjafton dielli.
Duhej tė ngjiteshim.
Tė bėheshim tė saktė nė dhimbje.
Duhej tė ēelte lulja natėn,
ajo qė lulėzoi pėr mua.
Nga mungesa e shenjave
mbi portė,
manjola pėrflakej.
I HIQNI
Mė hiqni shtrėngimet
mė hiqni hirin e nxehtė tė ritualit.
Mė hiqni gjakun e tepėrt,
kėtė lakuriqėsi qė nuk ėshtė kurrė e mjaftueshme.
Mė hiqni foshnjat e mia tė paushqyera nga shtrati i atij,
qė rriten si njė alkimi shifrash tė humbura.
Ma hiqni bunkerin nga kafka e Himenit.
Mė hiqni litarin qė tėrheq vizione si rrathė poshtė syve
dhe dashurinė, fryrė mė shumė se besoja,
qė mė ka cfilitur mė shumė se ēmendoja.
Ma hiqni kėtė mermer tė pėrlyer vėnė pėrballė meje,
ma hiqni kėtė fillim kujtimi
qė ndyrėsirat e copėtojnė pa pushim.
Ma hiqni kėtė tė djeshme
qė mė jep mundėsinė
tė gėnjej gjithnjė.
-asnjė yll si nevojitet jetės sime?-
Deri nė fund,
deri nė fund
mė mbro nga dielli.
TE FTOHTIT
Para pak ditėsh
kisha braktisur pėrtesėn.
Si e treta dhuratė e largėsisė
kisha filluar tė shkruaja me tė majtėn,
duke ia edukuar gabimin praktik tė perfeksionit
saktėsisė sė matjes.
Ka gjėra mė tė vėshtira se
ripėrsėritja e shenjave jo tė njėllojta,
por ajo qė mė interesonte
ishte kthjelltėsia e vrasėsit. Tė Ftohtit
ishte pa imagjinatė atė mėngjes.
Kisha, mė pas, gjithė ditėn tė lirė,
-edhe ti shėtite atje-
ku nuk hyri ajo dritė e gėnjeshtėrt qė
plagosi dritėn.
Do tė ta them sa pėr informacion,
nėse tė shtrėngoj nė stacionin e ndalesės sė natės,
koha e trupave tė mi,
ka njė gradė tė ndryshme ekuatoriale
nga temperatura kur punoj e ndihem mirė.
Por frika qė mbyllet nė bardhėsinė ekstreme tė gojės
ua nxin substancėn e qartė trupave.
Dhe nuk kupton nuk kupton mė-
qė vėrtetė, tė tjerėve
nuk u ėshtė bėrė e njohur
se cilėt jemi.
Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj