KUKULLAT E PYLLIT
Katėr dhjetėvjetėsha mė parė, njė poet i ri nga Vlora debutonte fuqishėm duke tejēuar pėrshtypjen se i kishte tė gjitha shanset tė ngjizte njė emėr vendimtar nė poezinė shqipe. Kanonet e realizmit socialist dhe sjellja gjithnjė e dyshimtė e kolegėve duket se u rropatėn tia shuanin yllin, por sia dolėn mbanė. Poeti dhe prozatori Hiqmet Meēaj ėshtė sot njė nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė letrave shqipe.
Ka pasur njė jetė nė pėrputhje[1][1] me dhuntinė (hirin) qė i ėshtė falur. Ka qenė vite me radhė mėsues nė fshat, ka njohur vuajtjet e mėrgimit dhe ka shkruar pa zhurmė e bujė (shembullore)[2][2] libra mrekullues siē ėshtė Kukullat e pyllit.
Romani ka pasur tashmė dy botime dhe ėshtė pritur shkėlqyer nga kritika e specializuar dhe nga lexuesit e zgjedhur. Pas leximit tė kėtij romani gjithkush mund tė kuptojė se nuk kemi tė bėjmė as pėr nga larg me njė autor tė sensacioneve apo me ndonjė nga ata shkrimtarė qė shpėrthejnė me vonesė. Proza shqipe ka pasur e ka probleme vetėm nga pikėpamja e mediatizimit tė saj nė botė, jo nė thelb. E gjithė krijimtaria e Meēajt ėshtė njė dėshmi se arti i vėrtetė mund tė bėhet edhe nėn diktaturė, edhe nėn demokraci, nė hapėsirėn amtare apo nė atė tė njerkave.
Me njė stil tė thjeshtė e rrjedhimisht tė thellė, Kukullat e pyllit ofrojnė njė krejt tjetėr histori tė botės shqiptare (nė kuptimin: tė patrajtuar mė parė nga letėrsia), por edhe tė qėnies njerėzore nė pėrgjithėsi e qė gjendet nė njė krizė tė rėndė identiteti. Protagonisti, shkrimtar i ri dhe antar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, dėrgohet mėsues nė njė fshat qė sgjendet nė asnjė hartė. Realizmi i skenave dhe i dialogjeve pėrcjell njė pėrvojė autobiografike. Gjendur nė njėfarė kapsule tė kohės dhe tė Kohėrave, Admeti (kėshtu quhet personazhi kryesor) para-, ri- dhe -jeton historinė e njeriut pasmodern nė njė qosh tė Ballkanit, vend ku farat e kėqia, tė egra, luftojnė kundėr farave tė mira, duke iu rrėmbyer[3][3], mė nė fund, jetėn dhe tė ardhmen.
Nė roman ēdo ngjarje edhe ndodh, edhe nuk ndodh. Gjithēka ėshtė e mundur, dhe kjo e mundur zėvendėson me kohė ngjarjet, duke krijuar njė univers tė sė mundshmes shkatėrrimtare.
Meēaj e ka shkruar romanin sipas parimeve tė rrymės letrare tė quajtur mikrobotizėm, tė cilėn e ka lansuar i pari.
Origjinal nė stil e nė meditimet filozofike mbi jetėn dhe individin, autori pasuron me kėtė roman tė jashtėzakonshėm e qė smund tė tregohet, thesarin e letėrsisė ballkanike.
Miku i Shqiptarit, viti IV, nr. 39-40,
janar-shkurt 2005, faqja 28, Bukuresht.
Tekst nė gjuhėn rumune
[1][1] Shprehje e papėrkthyeshme, ka kuptimin: sipas talentit, edhe vuajtjet.
[1][1] Sėrish shprehje e papėrkthyeshme. Ka kuptimin: nė njė diskrecion qė duhet marrė shembull.
[1][1] Ka edhe kuptimin: vjedhur.
E-mail i datės 14 mars 2005
I dashur zoti Hiqmet,
Dua t'ju uroj tani pėr tregimin e shkėlqyer "Sekreti i fluturimit"(!), qė u botua nė rumanisht tek "Miku i Shqiptarit" (2 faqe, me fotografi, pranė njė soneti tė famshėm tė Emineskut, bashkė me njė paraqitje tė romanit "Kukullat e pyllit") dhe qė sapo e dėrgova nė njė nga revistat e mėdha rumune, ku do tė dalė sė shpejti. Nuk kam ndonjė meritė tė madhe, por tregimi trandi e trullosi, sidomos ca idhujtarė qė enden kėtej e hanė bukė me lavdira tė mykura, duke trymbetuar se letrat shqipe s'kanė mė shumė se njė emėr. Ju nis tre kopje me postė nesėr pasdite, nga zyra. Nesėr marrim edhe kopjet e para tė Haemus-it, ku jeni i pranishėm bashkė me Andin. Nė numurin e tanishėm tė "M. Shqiptarit", kam njė portret poetik tė Andit, me 5 poezi tė papėrkthyera mė parė; do tė mė nevojitet, gjithashtu, njė fotografi mė e qartė e tij). Im atė u kthye nga Budapesti, ju dėrgon tė fala vllazėrore dhe mė tha se po i jep dorėn e fundit intervistės. Qameti tė mėrkurėn pasdite e keni materialin aty. Gjithashtu, im atė ndihet i nderuar dhe do t'ju dėrgojė shkrime pėr "Gazetėn e Athinės".
Pėr fat tė keq, sėrish nuk mund t'ju shkruaj mė gjatė, sepse sapo mblodha kockat nė shtėpi pas njė jave tė kaluar nėpėr trena. Ju uroj shumė shėndet, mbarėsi e penė tė mbarė!
Juaji me respekt e mirėnjohje,
Ardiani
Nga njė email i Arian lekės, 10 gusht 2006
Pėr KUKULLAT...
I dashur Andi, uroj sė pari tė jeni mirė me shėndet dhe ndonėse me shumė vonesė nga mosdijenia, po gjej rast t'ju ngushėlloj pėr humbjen e madhe qė ju ka ndodhur para njė viti. Tė lutem pėrcillja ngushėllimet edhe Hiqmetit, ndonėse e besoj se nuk mund tė ketė tė kėtillė. Kjo ėshtė jeta qė si duket e di ku na dhemb mė shumė e na godet... Tani m'u lidhėn edhe duart, kisha menduar tė shkruaja njė tjetėr gjė, por e nisa kėtė letėr kėshtu dhe pėr ta vazhduar mė duhet tė them se sapo kam mbaruar librin mjeshtėror tė Hiqmetit (e kisha marrė me vete nė Aachen ku isha pėr 2 ditė dhe aty e pėrfundova, njė vend ku kurorėzoheshin dikur mbretėrit e gjermanisė, i denjė pėr tė lexuar njė libėr mbreti tė asaj lėnde letrare qė ka ngjizur). Nuk di tė them fjalė, se perėndia ta lidh gjuhėn ndonjėherė, por e kam njė keqardhje qė e kam lexuar kaq vonė kėtė veper shumė tė ēmuar. Tė mos dija autorin do tė thosha se ėshtė njė krijesė e ndonjė autori qė ka shkruar vetėm nė liri, qė nuk e njeh shijen e censurės dhe diktarurės nė art, njė vepėr e mirėfilltė, perfaqėsuese e letėrsisė sė re tė shkruar nė shqip e cila na ka rrėfyer mjeshtėrisht edhe ne tė njė brezi tjetėr, mė tė ri e me pėrvoja tė tjera krijuese, tė ndryshme e mė fatlume se koha kur krijoi Hiqmeti, se ēforcė ka letėrsia e cila, njėlloj si Krishti ka bėrė njė mrekulli, kėtė roman. Nuk di si ia ka dalė ai tė shkruajė njė roman tė kėtillė, kaq tė ngjeshur, tė dendur si metalet e rėndė, por qė lundron, tė merrė me vete? si ka mundur tė jetė aq klasik (nė ndėrhyrjet autoriale dhe fillimkapitujt) e njėherėsh aq modern? si ka mundur ta fusė nė njė shishe tė vetme gjithė atė shejtanėri dhe shenjtėri njerėzore qė kemi kaluar nė ato vite dhe si i ka magjepsur ato personazhe qė ti i dashur andi, qė edhe pikturon, mund ta kuptosh se si mund tė bėhet portreti vetėm me dy penelata. Ai ka krijuar humbėtirėn dhe qendrėn nė tė njėjtėn pikė, njė farė Alephi, qendra e botės nė njė pikė tė vetme dhe ka rrėfyer historinė pa metuar tė jetė as moralizues dhe as mėsues i kombit, thjesht syri i brendshėm. Shpesh mendoja se shumė nga ato thėngjinj pėr tė cilėt flet i janė shuar nė lėkurė. Por mbi tė tjerat mė ka pėlqyer loja qė ai ka bėrė me kohėn, grimcimin e saj, por pa e prishur, ecejaket nėpėr kohė, me tė shkuara, me tė tashme e me paralajmėrim tė ardhmeje e sidomos me asgjėsim tė gjithēkaje pas mohimit tė Shahos pėr gjithė sa kanė ndodhur dhe shndėrrimit jo tė jetės nė art, po tė artit (pretendimit pėr njė veper gjoja tė dėshtuar, nė rrekjet pėr njė roman). Nuk kam lexuar vepėr tjetėr qė kaq shumė llahtarira, makthe e mbrapshti tė jepen nė aq pak faqe, me tė pėrziera tragjike e komike, me shejtanė pleq Baxhoja e dreqėr, i biri thikaxhi dhe djallusha tė vogla qė e dijnė zanatin pa lerė si mbesa gjoksbukura kėrcėnuese e rronxhobonxhos Baxho qė ėshtė njė duet donkishotesk bashkė me kokėposhtjen e tij, kushėririn Shaho qė ka parė me sy hapur ėndrrėn e vet. barku i sė keqes. Ai na ka thėnė ashtu siē Actekėt e dikurshėm qė i zhduku Kortesi, se jeta ėshtė e keqe dhe kėshtu duhet tė jetė, ėndrra ėshtė e mirė. jeta ėshtė e shėmtuar ndaj edhe duhet zbukuruar me inxhi tė tilla si romani i Kukullave tė Pyllit...
+Zakonisht baballarėt, nė moshėn e Hiqmetit, bėhen krenarė pėr bijtė, por ti ke edhe njė arsye mė shumė pėr tu krenuar me babanė i cili ėshtė njė mjeshtėr si ata tė qemotshmit, nė punė tė vet, qė di ti bėjė tė gjitha, kur ia thotė muza tek buza. pėrqafoje nga unė pėrzemėrsisht dhe i thuaj se ka bėrė Djalė me kėtė roman.
tė uroj gjithė tė mirat
Ariani
PS. Porosinė nuk ta kam harruar pėr poetin italian dhe botimin atje, por ky ishte mail pėr Hiqmet Meēajn. Do tė tė shkruaj nesėr pėr tjetrin.
(Botuar nė Gazeta e Athinės, mars 2005)
Nga Dr. Moikom Zeqo
Njė nga miqtė mė tė mirė e mė tė vjetėr qė kam njohur gjatė jetės ėshtė Hiqmet Meēaj. Nė rininė e hershme ai pati njė shkėlqim tė papritur nė krejt gjeneratėn e vet. Pastaj befas sikur u mbėshtoll nga njė guackė e pashpjegueshme dhe herė-herė e padepėrtueshme. Larg bujės, larg ndikimeve tė kritikės letrare, Hiqmeti, si njė paradoks, botoi tepėr rrallė, por tjetėr gjė botimi dhe tjetėr gjė krijimtaria.
Kujtoj bisedat tona nė Tiranė dhe Vlorė. Njėherė, kur po nisesha me anije nė njė ekspeditė nėnujore nė Karaburun, ai nguli kėmbė tė vinte me mua. Nuk u zgjua dot herėt nė mėngjes dhe unė u nisa pa tė. Kjo ėshtė njė lloj metafore pėrtej strukturės tė njė ngjarjeje reale. Vite tė tėra mbetėm pa u takuar me njėri-tjetrin. Gjatė njė udhėtimi me Dritėro Agollin mė 1995 nė Athinė, takoj Hiqmetin tė drobitur dhe tė thinjur. Ēdreqin bėn ti kėtu!, i thashė. Ai vetėm psherėtiu. Jeton ende nė emigracion me njė pėrmallim tė pabesueshėm pėr Shqipėrinė. Paradoksi i jetės. Para disa kohėsh mė solli dy libra me mikun tonė tė pėrbashkėt, Faslli Halitin. I lexova librat dhe u shtanga. Poeti i vėrtetė mbetet poet i vėrtetė nė tė gjitha kohėrat. Ai e shkruan shumė mirė edhe prozėn, gjė qė e dėshmon me romanin e tij tė fundit. I gjeta numrin e telefonit nė Athinė dhe ia dėgjova mė nė fund zėrin. Zėri i dridhej. Mos kujto se je i harruar, o miku im i largėt! (Shumė i afėrt) Nuk ka gjė, qė nuk ta vėnė emrin nė antologji. Mė vonė nuk do tė ketė antologji tė poezisė pa emrin tėnd.
Hiqmet Meēaj ėshtė njė nga personalitetet e spikatura tė poezisė shqipe, por, nė disa kuptime, ai pati fatin e poezisė sė tij tė mrekullueshme Agavia. Kur mė erdhi nė zyrėn e punės, nė Muzeun Historik Kombėtar, shkrimtari gjithashtu shumė i njohur nga Vlora, Shefqet Tigani dhe mė tha se do tė botonte njė cikėl me poezi tė Hiqmet Meēajt, e kuptova fare mirė se nuk e kanė harruar. Iu luta Shefqetit qė ta shoqėroja ciklin e Hiqmet Meēajt me kėta rreshta tė shkurtėr, dalė nga zemra ime.
Marrė nga gazeta Panorama 30 Maj 2003
VĖSHTRIM MBI PROBLEMATIKĖN E KRIJUESVE SHQIPTARĖ NĖ DIASPORĖ DHE ZHVILLIMI I ROMANIT SHQIPTAR NĖ HAPĖSIRAT EVROPIANE
Kumtesė -fragment
Nga Mustafė XHEMAILI
Hiqmet MEĒAJ - U lind mė 1944 nė Vlorė. Jeton dhe krijon nė Greqi. Pasi ka botuar disa vėllime poetike duke filluar qė nė vitin 1967 (libri poetik Nisja) si dhe disa vėllime tė tjera me tregime, nė vitin 2002 botoi romanin Kukullat e pyllit, si dhe nė vitin 2003, romanin pėr fėmijė Ēikpaku.
Ky autor nuk ėshtė i ri nė moshė, por ėshtė pėrfaqėsues i njė rryme letrare qė po afirmohet nė letėrsinė shqipe, rryma letrare e quajtur Mikrobotizėm. Madje, Hiqmet Meēaj ėshtė ideatori dhe pėrfaqėsuesi mė tipik i kėsaj rryme.
Kukullat e pyllit janė njė metaforė e qėlluar pėr emėrtim dhe trajtesė tė problemeve tė identitetit dhe botės shpirtėrore tė trazuar nga kėrkimi i kėsaj vlere njerėzore. Dilema e madhe ėshtė shtruar ashtu siē ka ndodhur vazhdimit nė historinė njerėzore: a po humbet identitet, si tė fitohet identiteti! Brengosja ishte dhe ėshtė e madhe. Letėrsia e ka pasur dhe e ka si njė temė tė madhe trajtese. Kėshtu, pra, edhe letėrsia shqipe.
Mikrobotizmi, ėshtė njė rrymė, mėnyrė e shkrimit tė gjendjeve dhe situata tė personazheve nga kėndi i veēantė. Imtėsirat e jetės, autobiografia e personazheve (po edhe e autorit) janė nė planin e parė. Njeriu i tėhuajsuar i postmodernes shqiptare, krijon paranoja tė vėrteta, si pėr shembull te personazhet e romanit Paranoja tė Xh. Ahmetit, siē e theksuam mė lartė. Po sikur personazhet e tillė, siē ėshtė personazhi kryesor i Kukullave tė pyllit, Admeti, ndjehet i vogėl, i pafuqishėm ndaj shtrėngatės sė jetės moderne e supermoderne. Madje, kjo, edhe ia merr jetėn, sepse pafuqia e tij pėr tė rezistuar me ide, veprime konkrete nė njė botė ballkanike nė tranzicion, siē mund tė shprehemi me njė fjalė politike tė kėsaj kohe, ėshtė njė PAFUQI jo vetėm e tij. Kjo pafuqi vjen nga vetė strukturimi i shoqėrisė, shtresave tė saj, pastaj ideve, veprimeve tė pėrgjithshme, tė cilat tė shpeshtėn e herave, krijojnė kaosin dhe rrėnimin e njeriut
Shkrimtari Hiqmet Meēaj, jeton nė Athinė dhe krijon letėrsi nė njė rrymė tė shpikur letrare Mikrorobotizėm. Sa mund tė qėndrojė kjo shpikje, nuk varet vetėm nga fuqia e penės sė kėtij krijuesi. Pėrpjekjet janė interesante. Romani Kukullat e pyllit, por edhe romani pėr fėmijė, janė pritur mjaft mirė nga lexuesi dhe kritika. Madje nė vitin 2003, shtėpitė botuese TOENA dhe ONUFRI, me klubin letrar Drita nė Athinė, ia dhanė ēmimin e parė, nė njė konkurs letrar nė vitin 2003.
Nga VISAR ZHITI
Hiqmet Meēaj ėshtė emėr i njohur nė poezinė bashkėkohore shqiptare. Ritmet e emocioneve tė tij, sa qytetare aq dhe me frymė origjinale labe, gjithmonė duke rėnduar drejt lirisė sė individit, sa i veēantė aq dhe universal, kanė marrė ngjyrime tė reja, bashkė me atė tė dheut-amė dhe tė njė qielli gjeneral dhe prapė tė njė qielli tjetėr, pėrplasja e tė cilėve jep dritė tė beftė.
Marrė nga gazeta RD 14 Maj 2000
Nga Mihallaq Qilleri
... Hiqmet Meēaj erdhi nė Greqi si qindramijra shqiptarė tė tjerė, por edhe si i deleguar i poezisė mė tė mirė tė vendit tė tij. Pėrfaqėsues i njė brezi poetėsh e prozatorėsh tė vėrtetė ai spikati me talentin e tij qysh nė vitet 60 kur ishte ende student. Mė pas, nė qytetin e Vlorės, ai u bė njė nga intelektualėt mė nė zė atje dhe krijimtaria e tij poetike, por edhe dramaturgjike, rezonoi nė tė gjithė vendin...
... Qė nė fillim mė duhet tė pohoj se ėshtė njė kėnaqėsi pėr lexuesit tė ketė nė dorė njė libėr me poezi tė vėrteta, pas shumė botimeve folklorike, por edhe tentativave zhurmėmėdha pėr modernizėm anakronik qė kemi parė tė shiten lokaleve gjithė tym ku pinė kafe tė lira shqiptarėt emigrantė. Vetvrasja e qirinjve ėshtė jo vetėm njė vlerė kombėtare nė letėrsi, por po tė lexohet me kujdes, faqeve tė tij do tė ndjejnė gjithė diagramėn e tentativave novatore tė viteve tė fundit...
...Hiqmet Meēaj ėshtė jo vetėm njė poet i lindur, por edhe njė intelektual klasi qė analizėn e viteve tė tranzicionit shqiptar e bėn si rrallė kush, pa ripėrsėritjen tragjike tė idhtarėve tė luftės sė klasave qė ia hodhėn atė shoqėrisė shqiptare mbi shpinė kur ajo qe plagosur keqaz.
Marrė nga gazeta Gazeta e Athinės 30 Maj 2001
Nga njė e-mail i Ridvan Dibrės 31 Mars 2004
...e lexova "Kukullat e pyllit" dhe u befasova me mjeshtėrinė e Hiqmetit: ėshtė njė prozator klasi: i kulturuar, modern dhe shkruan shumė mirė...
Nga njė e-mail i Ridvan Dibrės 26 Mars 2004
... I lexova poezitė dhe tregimet e Hiqmetit. Mė bėnė pėrshtypje tė thellė sidomos tregimet: ėshtė njė prozator i mrekullueshėm. Sinqerisht ndihem disi nė faj, qė s'e kam lexuar mė herėt...
Nga Robert Goro
Kam pėrshtypjen se Hiqmet Meēaj pakkush nuk e njeh. Por edhe nėse nė tė vėrtetė ndodh e kundėrta, nuk habitem aspak. Pse nė kėto 13 vjet tė emigracionit shqiptar nė Greqi, kemi harruar shumė gjėra. Aq mė tepėr ata njerėz qė dikur i ndienim kaq afėr nesh, pėr hir tė krijimtarisė letrare, apo artistike. Hiqmet Meēaj ėshtė njėri nga kėta. Poeti i mirėnjohur, simbol i letėrsisė vlonjate, do tė thoshja ėshtė njėri nga ne, njė njeri i mpakur nga hallet e jetės, qė emigracioni e mbuloi me pelerinėn metaforike tė anonimit. Por mos vallė gjithė krijuesit e mėdhenj nuk ishin gjithė jetėn anonimė, ose mė saktė tė pavėnėreshėm?... Kush, bie fjala e njihte Lasgush Poradecin nė Tiranė, ku ai kaloi pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij, pėr tė sjellė vetėm njė shėmbull. Mallkimi dhe njėkohėsisht bekimi i krijuesve tė mėdhenj ėshtė pikėrisht anonimiteti, pse ata njihen vetėm prej veprės sė tyre dhe pėrgjithėsisht, lexuesit apo spektatorėt nuk merakosen shumė qė tė njohin edhe portretin fizik tė demiurgėve, pėr arsyen e thjeshtė pse u mjafton vetėm vepra e tyre...
E megjithatė, siē thashė Hiqmet Meēaj jeton nė mes tonė, ka po ato halle si dhe shumica e jonė, ka provuar radhėt e gjata dhe zhgėnjimin pėrballė nėpunėsit gjysmanalfabet qė i ka nė dorė lejen e qėndrimit. Dhe jo vetėm kaq, por jeta, ashtu si njė perėndi e pamėshirshme qė i torturon gjer nė fund dishepujt e vet, e ka vėnė mjeshtrin Meēaj pėrballė provave shumė tė rėnda njerėzore, tė cilat ai rreket ti pėrballojė me vetmohim e vendosmėri. Duke gjetur ngushėllim vetėm te krijimtaria. Tek ajo krijimtari cilėsore, ku gjejnė ngushėllim dhe gjithė shpirtrat e ndjeshėm.
Poezia, dhe tash sė fundi proza e Hiqmet Meēajt ėshtė nga letėrsitė mė tė bukura nė shqip qė kam lexuar nė vitet pas ndryshimit tė sistemit, qė nuk u shoqėrua dhe kaq nga ndryshime cilėsore nė letėrsi, sidomos nė letėrsi. Hiqmet Meēaj ėshtė njė nga provat e pakta tė ndryshimit, sado qė tė rrudhin buzėt me mospajtim kritizerėt e grafomanėt e dėshtuar tė cilėve shqipja nuk u ka asnjė faj.
Dhe i botoj kėto dy tregime me njė gėzim tė dyfishtė: Sė pari pse i pėrcjell lexuesit njė letėrsi shumė tė mirė, pėr tė cilėn tė gjithė kemi nevojė. Dhe sė dyti, pse pasnesėr, mė 15 maj, Hiqmet Meēaj ka ditėlindjen, tė paktėn zyrtaren, atė qė i ėshtė shėnuar nė dokument. Ne e festuam sė bashku me tė ditėlindjen e tij mė 2 maj, ditėn kur ai, ca dekada mė parė (nuke tregojmė moshėn), u ndesh sė pari me dritėn e diellit. Por mendoj se ditėlindja e shkrimtarėve si Hiqmet Meēaj, duhet tė jenė njė gėzim i pėrbashkėt, ku tė marrin pjesė edhe lexuesit tanė...
Marrė nga gazeta Tribuna (Athinė, Greqi) 13 Maj 2004
Nga studiuesi, kritiku i artit Marash Mėhilli
I nderuar shkrimtar
Nėpėrmjet kėtij urimi rifillova zakonin e vjetėr. Atė e kisha ndėrprerė kur emigrova. Mbėshtetur nė shijet dhe nė gjykimin tim, nė ēdo fund viti, pėrzgjidhnja mė tė pėlqyerin njeri tė letrave, pėr ti dėrguar urimin e vitit tė ri. Kėtė herė urimin e kam pėr ju.
Tė kam kėnduar qė nga Nisja e deri tek Vetvrasja e qirinjve. Ju keni hyrė kaherė nė fondin e kulturės kombėtare...
... Ju renditeni nė ajkėn e poetėve tanė bashkėkohorė. Kjo shpjegohet me prezencėn nė tekste shkollore e antologji, me ēmimet e fituara nė rrafsh kombėtar, me vėmėndjen e tendosur tė kritikės e kryesisht me ndikimin e gjerė te lexuesit. Ata tė ndjekin pa mėrzi, tė joshur nga magjia dhe jo nga ftesat e zhurmėshme dhe manovrat bajate.
Poetėt si ju, u japin tė tjerėve forcė, ripėrtėritje, strukturim shpirti e karakteri. Ata janė fanarė syēelėsie pėr tė mos rėnė nė tmerrin qė thoshte Shekspiri, kur tė marrėt u prijnė tė verbėrve...
Marrė nga gazeta Gazeta e Athinės 9 Janar 2003
I nderuar shkrimtar
Si sot njė vit mė parė, nėpėrmjet Gazetės sė Athinės ju dėrgova urimin tim qė lidhej me suksesin e krijimtarisė suaj poetike. Unė sapo kisha pėrfunduar sė lexuari vėllimin poetik Vetvrasja e qirinjve. Poezitė e librit kishin ndjenjė, ngjyra dhe mendim. Pėr mua ishte mė i pėlqyeri, mė i lexuari. Ky ishte motivimi i atij urimi tė sinqertė.
Lexova romanin tuaj Kukullat e pyllit. Jam shprehur publikisht pėr atė vepėr, e kam quajtur stoli artistike. Profecia mė doli...
... Stolia juaj stolisi letėrsinė bashkėkohore. Urimi i kėtij viti pėrshėndet ngjitjen tuaj, nė tė pėrpjetėn e letėrsisė. Mė ka lėnė nė njė gjėndje tė kėndshme shpirtėrore libri me tregime Pėr askund.
Tregimeve nuk u mungon mesazhi dhe semantika e gjithėkohėshme. Vektori krijues shpalos vlera tė reja pėr njė vizion modern tė kuptimit tė jetės. Tregimi, titullin e tė cilit mban edhe libri, mė solli nė mėndje dy gjėra njėherėsh: thėnien e poetit amerikan tė shekullit tė 19-tė Emerson dhe njė fjalim tė numrit dy nė kupolėn e diktaturės komuniste tė atdheut tonė. Poeti thoshte: Sa shumė nga jeta jonė harxhuam duke pritur. Numri dy i diktaturės, nė njė fjalim tė mbajtur atyre moteve, thoshte: Anija jonė i ka ēarė e do ti ēajė dallgėt e furtunės mizore me vendosmėri legjendare, se....
Kapiteni haluēinant i tregimit, mė ktheu nė kohėn haluēinante tė diktaturės, nė tė cilėn, pas pesėdhjetvjetėsh udhėtimi, nuk dolėm nė limanin qė dėshironim. Udhėtim delirant.
Pasi lexova tregimet, mu pėrforcua dhe bindja tjetėr: ju kur punoni mbi letra i keni tė dy duart tė zėna. Nė njėrėn mbani penėn e nė tjetrėn mbani limėn.Ēdo fjalė ka llambushkėn e vet; tė josh pėr tek vetja e tė ndriēon shtegun e syrit pėr te tjetra.
Pėr tė gjitha kėto tė pėrgėzoj e tė uroj, i nderuar shkrimtar!
Marrė nga gazeta Gazeta e Athinės 8 Janar 2004
Marash Mėhilli
Nga Odise Goro
Kėtij dimri tė ashpėr, me shtrėngata shiu, me re tė zymta, me erė e furtunė, si nė vajtje pėr nė punė, po dhe nė ardhjen prej saj, rrugėn e bėj anės sė detit. Kaloj dhe nė Paleo faliro, duke ēarė pėrmes njė deti me drita vezulluese. Ato tė orėve tė para tė mengjesit mė pėrcjellin pėr nė Glifadhė, kurse ato tė orėve tė vona tė mbrėmjes, gjatė kthimit tim tė lodhur, mė pėrcjellin pėr nė Kalithe...
Drita, gjithandej drita. Nė heshtjen time tė trishtuar, mė ngacmojnė, madje mė bėjnė tė flasė me vete, me njė tė folur sa prekėse, po aq pėrmalluese. Nėpėr to kėrkoj dikė. Them e them pa bėrė zė: Mes vezullimeve marramendėse tė llampave tė shumta, kėtyre pallateve tė larta, ku gjendet vallė tani, ai qė kėrkoj? Nė ēkat mundohet mbi vargje i zhytur nė mikrobotėn e mikrobotizmit tė vet, poeti vlonjat Hiqmet Meēaj? Pas cilės dritare, i pėrkulur nga pesha e madhe e mendimit dhe e ndienjės, se lė kėngėn tė qetė, njėri nga krijuesit e nderuar tė Shqipėrisė?...
... Dhe vjen moti me trazime. Me hapjen vetėtimthi tė kufijve. Me eksodin dhe viktimat e tij. Me vajin e nėnave. Me ikjen larg atdheut. Detyrohet kėshtu dhe poeti Hiqmet Meēaj, mėsuesi i shumė brezave tė lėrė Vlorėn.
Nxitėsi dhe pėrkrahėsi i talenteve tė reja, drejtuesi i rretheve letrare, njohėsi i apasionuar e kėrkuesi i zellshėm i folklorit tė mbarė Labėrisė, vjen dita e detyrueshme pėr tė hedhur nė sup trastėn e mėrgimtarit, duke marrė me vete tė vetmen pasuri penėn...
... Dhe nė vitin 2000 larg Vlorės sė bukurive mahnitėse...
... ai del para lexuesve me vėllimin poetik Vetvrasja e qirinjve. Vepėr e shkruar me frymėzim e fantazi. Me perceptim modern, kėndvėshtrim origjinal tė dukurive e fenomeneve, gjė qė e ngjit poetin nė lartėsi tė reja tė vjershėrimit tė sotėm tė gjuhės shqipe...
... Ai i pėrket rrymės letrare mikrobotizėm. I pėrkushtuar pėr botėn tė cilėn e pėrbėn bashkėsia e gjėrave tė vogla. Me botėn e tij tė madhe njerėzore, krijuese, qytetare, shpirtėrore dhe mendore, mbart e pėrcjell shqetėsimet e shumta tė kohės, pėr ta parė sa mė tė lumtur njeriun, sa mė tė bukur jetėn, prandaj; se lė kėngėn asnjėherė tė qetė...
As kėnga se lė asnjėherė tė qetė atė, poetin vlonjat Hiqmet Meēaj, krijuesin e nderuar tė Shqipėrisė, pėr tė cilin kam mall tia shtrėngoj dorėn e penės sė zjarrtė dhe ta uroj e ta uroj...
(Marrė nga Gazeta e Athinės 29 Maj 2003)
STEFAN MARTIKO
RRETH ROMANIT KUKULLAT E PYLLIT tė Hiqmet Meēajt
ese
Duhet kuptuar se kemi tė bėjmė me njė vepėr serioze. Kur theksoj vepėr dhe nuk them dot libėr, kam parasysh se nė letėrsinė e njė vendi bėhen hapa tė tillė qė e afrojnė atė me letėrsinė tjetėr tė botės. Dhe kjo ėshtė baraz me njė risi. Tė duket se shpirti i njeriut kqyret nė thellėsi. U jepet dritė skutave mė tė thella, ndoshta pėr tė parė deri aty ku njė popull e kėrcėnojnė fatkeqėsi tė tilla si kanceri ose ēfarėdolloj sėmundje tjetėr e pashėrueshme.
Zgjohet njė mit prej njė bote tė humbur. Nuk ėshtė thjesht ēėshtje kohe, por e tėrė kohėve, nuk ėshtė thjesht ēėshtje e njerit, por e tė gjithėve. Njerėzit rrinė nėn hijen e vetė e jo hija nėn trupat e tyre. Kjo botė e kthyer sėprapthi ėshtė si njė anatomi pėr tė kėrkuar shkakun te dega e jo te rrėnja. Njė lloj pėrmbysje konceptesh qė na dhurojnė njė letėrsi, ose i shtojnė thjesht pėrmasat jetės, brenda sė njėjtės lėndė, ajo pasurohet, bėhet kthimi i madh i njeriu.
Duhet njė ēast tė ndalėsh frymėn si para njė zbulimi.
Ndoshta njerėzit janė produkt i rrethanave, ndoshta e keqja tek ata ka qenė aty, e pėrjetshme dhe ne skemi ēi bėjmė e vetėm gatuhemi prej saj.
Romani Kukullat e pyllit kumton kėto e tė tjera, qė nė tė vėrtetė nuk janė histori, por esencė, ajo ēka mbetur nė pėrpjekjet e gjata tė njeriut nėpėr mijėravjeēarė. Ēdonjeri ėshtė produkt i njė tjetri tė mėparshėm qė ka ekzistuar te vetja, thėrrmia genesh tė transmetuara nė gjak, njė lumė i madh qė pėrshkon tejpėrtej jetėn njerėzore. Ne vetėm sa e cekim atė pėr ta shpjeguar nė njė shfaqje tepėr tė vogėl tė saj. Njerėzit e Kajatit nuk janė pyjorė pėr shkak tė pyjeve, por janė fatet e tyre qė pleksen keqas e pazgjidhshmėrisht me tė njeri-tjetrit. Kajati ėshtė njė blanjė nė hartėn e botės, qė mund ta vendosėsh ku tė duash. Nė tė vėrtetė ēndodh aty nuk ka kohė, ėshtė mė e pėrjetshme se koha. Shahua ose Baxhua, qė pėrherė e pėrjashtojnė njeri-tjetrin, thėrrasin mėsuesin e ri si ndėrmjetės, jo pėr ti pajtuar, po pėr tė zbuluar greminėn midis tyre.
I tėrė romani ėshtė njė klithmė e gjatė pėr mungesėn e lirisė, pėr atė qė e sheh gurin e fatit tė vetė tė rrokulliset e nuk e ndalon dot.
Gjithė pėrplasjet fizike kėtu, siē ėshtė e natyrshme, i fitojnė tė fortėt, ndėrsa nė pėrplasjet morale ka diēka tė nėndheshme, fitojnė ata qė e sundojnė tė keqen me forcėn morale tė tyre, njė lloj epėrsie qė i shndėrron tė fortėt nė viktima vajtimtare. Ky grotesk i mrekullueshėm ka njė jehonė rabelejane. Nga tė dy llojet e viktimave, ata tė pėrplasjeve fizike, ndonėse tė gjymtuar fizikisht nėn peshėn e tėrė pushtetit tė ēdo lloj diktature e tiranie, kanė njė kohė tė tyre qė nuk ėshtė thjesht ora e hakmarrjes, por e triumfit. Tė dytėt vuajnė prej pėrkohshmėrisė dhe ora e sė vėrtetės vjen si njė simfoni plot tinguj magjepės, ku e drejta dhe e vėrteta, nė pamundėsi pėr tu pėrballuar fizikisht me tė keqen, shndėrrohen nė fantazma (Rita).
Kjo ėshtė njė kohė e gjatė e ndaljes sė frymės pėr tė shijuar si i babėzitur mrekullinė, duke u trembur se mos ishte veēse njė vegim e do tė zhduket shpejt. Por nė tė vėrtetė leximi i romani Kukullat e pyllit tė Hiqmet Meēajt sėshtė gjė tjetėr veēse kalimi pėrmes njė ėndrre tė llahtarshme.
Athinė, 19. 07. 2002
(marrė nga gazeta e Athinės)
STEFAN MARTIKO
TREGIMET... ATĖ QĖ SE THONĖ
ese
(Pėrsiatje gjatė leximit tė librit me tregime Pėr Askund tė Hiqmet Meēajt)
Pėrse flasin kėta tregime, ēmesazhe, si dhe kujt ia pėrcjellin? A do tė mbrrijnė vallė njė ditė nė destinacion? Ndoshta kanė humbur tepėr kohė duke pritur. Zarfi me dy insektet nė njė sallė a i ka shkuar deri tani kujt? (Sekreti i fluturimit). Por edhe kapedan Jani, qė tashmė ka vdekur, a mbrriti dot nė Karaibe? (Pėr askund), vallė dy pėllumbat e Jaja Polit nėpėr ēqiell janė duke u endur? Policėt mbrritėn te kafeneja e Marigosė dhe emigrantėt nuk janė mė aty? (Zonja Marigo). Gjithēka tani sėshtė mė si mė parė. I mori koha duke fluturuar. Kėto dukuri tė vogla tė jetės, qė Hiqmet Meēaj i qėmton me mikroskopin e tij (qė nuk i sheh askush tjetėr), njė lentė vrojtuesi tė hollė, sheh lodhjen brenda jetės futur nė njė kėpucė tė majtė, nėn shiun qė breron papritur...
Tregime tė tillė nuk janė lexuar nė letėrsinė shqipe. Vėmendja e shkrimtarit u shkėput nga tokat e mbjella dhe nėpėr njė rrėpirė ēapitet tė hapė tokė tė re. Njė ditė toka sdo na mjaftojė pėr nevojat tona. Dhe i varur nė atė skėrkė, Hiqmet Meēaj e kupton se sa e mundimshme ėshtė kjo, duke ndenjur varur mes kėtij absurdi, qė ėshtė jeta. Prej insekteve tė vegjėl dalin krahė, gėlojnė ėndrra, pėrralla udhėton me realitetin, kėmbehen, ushqejnė njera-tjetrėn. Bota pasurohet, njė hipertekst rri mbi fjalėt. Nga dera e guzhinės nė banjė deri nė ballkon po mbytet njė vapor i madh. Jeta u rudh kaq tepėr sa ne duhet ta ndiejmė tė marrė frymė. Po mė lodhe o njeri,- duket sikur kumton Hiqmet Meēaj,- nėpėr grimca tė panumėrta sendesh e gjallesash hyn shpirti i tij, bota qė nuk soset, deti qė mbillet. Po marshojnė mikroorganizma tė tėra, sikur jetės tė mos i mjaftonte vetja. Duket herė-herė si tė jetė shpikur Suifti i ri, qė krijon botra qė lėvizin, duke u bėrė satelit tė njera-tjetrės.
Mė kujtohet kėmbėngulja e M.Mėhillit tek diskutojmė pėr librin. Njė llambė e madhe rri mbi botėn tonė,- thotė ai,- por mijėra llambushka tė vogla, gati tė padukshme ndizen nė ēdo gėrmė tė fjalės nė njė qark pambarim. Jam nė njė mendje me tė dhe dua ta ēoj mė tej mendimin e tij. Njė pasuri stilesh, njė operacion nė gjėndėrr tė fjalės, njė pėrshkėndijim i ēuditshėm hapet nėpėr rrathė tė pambaruar drite. ... ajo i lutet tė mos vdesė, deri sa tė takohen pėrsėri. Kjo copėz ligjėrimi nga tregimi Pėr askund ėshtė plot hipertekste. Gėrmoje mė thellė, shkėpute nga konteksti, ndėrthure me tjetrėn mė pas. Humori ėshtė i pėrshkuar nga njė dhimbje pa skaj. A do tė vish mė, duket sikur thotė. Ēdo tė thotė ajo lutje pėr tė mos vdekur? Ėndėrron ai sikur i thotė ajo, qė nė tė vėrtetė ka vdekur prej kohėsh. Ka tepėr peshė, sa duket sikur fraza do tė thyhet nga mbingarkesa. Po ku do tė takohen vallė? Ndoshta nė jetėn tjetėr, apo thjesht Jani pa e ditur se ajo ka vdekur, vendos tė shkojė pas saj. Nuk mjafton as kaq pėr tė zbėrthyer kuptimet e njė fraze. Por do tė mjaftohesha duke pohuar se pena e shkrimtarit gėrvisht me dhimbje pėrmes atij absurditeti qė shoqėron jetėn dhe me kėtė ai duket sikur ka gjetur ēelsin pėr shpjegimin e botės. Brenda njė mikrobote duket se shpaloset vetė bota e madhe, nė njė grimcė rri e tėrė gjithėsia, dėgjohen shakullimat e forta tė jetės qė shkund vetė ekzistencėn. Te kjo gėrvishtje, pėrmes sė cilės zė kullon gjaku, thellėsia bėhet pėrherė e mė e pambritshme, kuptimet vargėzohen, atomet godasin njeri-tjetrin, shpėrthejnė zinxhira pambarim ciklesh. Atehere ēdo tė bėjė shkrimtari pėrpara kėsaj shpalosjeje tė pėrbindshme? Si do ti administrojė, ku do ti gjejė ato hapsira pėr tė ndryrė brenda kėtė botė tė pafundme?
... Pastaj iu ngatėrruan pamjet dhe kohėt u futėn te njera-tjetra tė pėrthyera e tė ngecura keq, si tė ngjeshura nė njė shishe uji, qė dikush e tund pa mėshirė. Ky fragment i shkėputur nga tregimi Rruga pėr nė Luvėr nuk ka pėr qėllim tė tregojė vetėm njė situatė, por tė tėrėn, jetėn e ēpėshtjellur, e goditur nga brenda prej tronditjesh tė mėdha. Pėrjetimi i ngjarjeve tė viteve 90 duket sikur e solli botėn shqiptare para njė prove vetshkatėrruese. Gjithēka brenda si nė atė shishe uji qė tundet e tollvitet pa mėshirė. Pikėrisht kjo hapsirė gjithpėrfshirėse i jep tė drejtėn ēdo lloj lexuesi pėr tė qėnė aty i pranishėm duke kėrkuar fajin e dikurshėm, prej tė cilit tani ėshtė viktimė. Njerėz tė etur po e shkallmojnė pėrbrenda shkretėtirėn, po ēvarrosin tė kaluarėn pėr tė varrosur nė tė tė ardhmen. Pra e tėrė Shqipėria ėshtė e ndryrė nė atė shishe, prej nga duhej tė dilte pa u thyer shishja. Dukej sikur do tė shpėrthenin kufijtė e ēdo durimi dhe bota do tė pėrmbytej nė kėtė inondatė tė tmerrshme. Po vdes njeriu, ai djalė qė tani po e ēojnė nė Luvėr, njė arkivol tė vogėl, aq sa ka mbetur nga trupi i tij, gjithēka e shkėrmoqur e mbetur vetėm si shėnjė, ku do tė kthehemi pėr tė marrė me tė mirė ēmendurinė tonė.
Kudo ėshtė dhimbja e asj ēarjeje tė madhe, si prishja e virgjėrisė nė tregimin Si dhia, dy insektet e vdekur tė pėrqafuar sė bashku, kėpuca e mjerė nė shkurre, xha Jani qė po vdes duke ditur se tė vdekurit tė tėrė janė gjallė, pėllumbat e Jaja Polit qė ndoshta po shkojnė qiellit tė ngrenė ēerdhe nė atdheun e shkrimtarit. Pėrmes kėtyre formave tė ēarjes sė tokės dhe prerjes anatomike tė njeriut- jeta- kumton shkrimtari, ėshtė njė pendesė e gjatė, njė frymėmarrje e thellė, ajo qė kurrė sdo tė mbrrijmė, por esenca ėshtė pėrpjekja, tek ajo rri qėllimi dhe a ia vlen vallė mundi pėr ta ēuar anijen atje ku sdo tė mbrrijė kurrė?
Kjo mbetet tė zbulohet, siē janė thellė kumtesat e H. Meēajt, ajo duket se ėshtė edhe mė thellė, vetė thelbi prej tė cilit ne jetojmė pėr tė kuptuar se ēėshtė nė fund tė fundit jeta.
(marrė nga gazeta e Athinės)
VASIL VASILI
PĖR ARSYE SHTETRORE KUKULLAT E PYLLIT
ese
Mik i dashur Hiqmet Meēaj!
Ju gjer tash ishit njė nga zėrat mė pėrfaqsues tė poezisė sonė moderne, ishit rregulluar aq bukur nė tempullin tuaj tė fjalės sa asnjėherė smė kishte shkuar nėpėrmend se do tė kishit gjetur edhe njė ngastėr ku do tė lėronit tokėn e ashpėr tė romanit.
Se di ēngasje ju ka shtyrė drejt kėtij tundimi; ndoshta e keni quajtur pamjaftueshmėri shprehjeje poezinė dhe do ta plotėronit zėrin edhe me njė gjini tjetėr, se po i afroheni tė gjashtėdhjetave dhe, rrugės sė jetės, jeni ngarkuar me pėrvoja qė duhet ti bėni kujtesė artistike; se di..., por kaq papritur mė dėrguat nė njė zarf gjatosh tė verdhė Kukullat e pyllit, romanin tuaj tė parė.
Kur e mbylla edhe faqen e fundit, mė lindi njė pyetje e frikshme si turbullimi i tabusė, qė ma ligshtoi zemrėn: Ky ėshtė (ka qenė) Atdheu ynė, qė i bėn njerėzit e tij kukulla pylli, fantazma?.
Secili kapitull e kishte tė nėnkuptuar pėrgjigjen me njė po tė rreptė, prandaj gjat leximit kisha filluar tė mbrohesha ndaj kėtyre po-ve, duke hamendėsuar kapituj plotėsues, njė fillim linje ndryshe, tė shtoja diku njė grusht lirizmi ogurmirė, ti ktheja ndonjėherė fantazmat nga rruga e, ndonjė retush tjetėr, si pėr ta vėnė nė ndonjė rast filozofinė e romanit nė zona pak mė tė rrėshqitshme, por nė thelb pajtohesha me Atdheun tonė qė keni dhėnė nė Kukullat e pyllit, sepse ai ėshtė njė libėr i hapur pėr tu interpretuar dhe, sepse ėshtė njė roman i vlerave tragjike. Thellė unė e kuptoja pse Ju fillesėn artistike e shpini gjer nė fundin e vet tė arsyeshėm, gjer nė pėrfundimin historik dhe e ndėrthurni me tė. Ju i jeni bindur ligjeve tė artit dhe ai sėshtė i ftohtė si letargjia.
Gjithherė arsyet shtetrore kanė qėnė tė pakuptueshme pėr qytetarin, jo rrallė ato kanė djegur si drama absurde zemrat dhe kanė shėrbyer pėr tė mbrujtur lėndėn e pėrplasjeve qytetar-shtet. Nė kėtė qerthull ėshtė futur edhe personazhi juaj, Admeti, qė pėrjeton dhimbshėm, gjer nė shformim tė botės psiqike ndėrprerjen e vijimėsisė shpirtėrore dhe krijuese nga njė verdikt shtetror, qė kėrkon ta klimatizojė nė njė botė fshati tė largėt, e huaj pėr tė. Atje ai ndeshet me njė primitivizėm tė arsyeve shtetrore qė e mundin, por i japin edhe njė tejkqyrė pėr ta parė mė qashtėr jetėn. Qė nga ēasti i mundjes nga primitivizmi shtetror nga struktura e fabulės sikur diēka zhduket pjesė-pjesė pėr tu kthyer nė ravgime ėndrrash. Linjat shtrihen, por shtohen edhe makthet e Admetit dhe fantazmat e personaxheve.
Ju keni dhėnė dy botė nėpėrmjet gjenetikės sė dy familjeve nė fshatin malor Kajat. Familja e Shahos ėshtė viktimė e familjes sė Baxhos. Po tė kemi ndėrmend se ato familje kanė dalė nga i njėjti zjarr, se krerėt janė djem vėllezėrish, tė cilėt kanė patur edhe njė djalė ungji, student nė teologji, tė pushkatuar nga gjyqi i Baxhos nė mes tė fshatit tė vet, nė luftėn e fundit, ku u pėrleshėn tri ngjyrat: e zeza, e kuqja dhe e bardha, atėherė pėrfijohet qartė tragjizmi historik qė kaluam. Admeti plotėson njė numėr shpėrtėror tė familjes sė gjakut tė Shahos.
Romani ka sfond kohor qė bashkohet me tė sotmen. Jeta artistike e plakut Shaho Doktor i Shkencave Gjenetike fillon nga sot e pambaruar dhe shkon drejt fėminisė sė tij. Jeta i ėshtė tharė nga ngashėnjimet nė rini, kur iu ndėrpre me pėrdhunė puna shkencore. Ai su klimatizua as me tė zinjtė, as me tė kuqtė as edhe me tė bardhėt, sepse sipas tij ngjyrat prodhojnė dhunė, por edhe se njeriu duhet tė lihet i lirė nė prirjen e vet tė natyrshme. Vitet e mėpastajme nė fshatin e tij janė mbijetesė. Mbijetesa e Admetit ka filluar nga sot nė Kajat dhe do tė vdesė copa-copa drejt sė ardhmes. Ajo bėn dritė pėrzishėm si njė kandil nė errėsirėn e shpirtit. Pleqėria e plakut Shaho sot, ėshtė arsyeshėm edhe pleqėria e tij, ai e pėrjeton kėtė moshė tė sė ardhmes, qė nga sot. Fati i sajuar pėr arsye shtetrore dhe aftėsia pėr ta parė qė sot tė ardhmen, janė drama tė personazhit, prandaj libri ska kohė, ka mungesėn e kohės, sa fillon mpikset njė kohė, ajo zhbėhet nga njė gjedh tjetėr i sė njėjtės kohė. Koha ėshtė ngatėrruar pėr tė dhėnė njė cilėsi artistike tė saj, e keni bėrė tė rrethpėrsėritshme te boshti. Kapitujt dhe nėnkapitujt ngjajnė si hije kohe, si shėmbėlltyra, ku ngjarja ėshtė vetėm njė fillim i shfytyruar i trurit nėn trysninė e pushtetit dhe personazhet kanė gjymtimin e trysnisė. Duket sikur keni bėrė psikanalizėn e Admetit.
Personazhet e romanit janė me fate dramash, askush ska shėndet shpirtėror, ngjajnė mė shumė si dytėsa se sa tė vetėm nė fat. Ata se ēkanė njė pėrthithje trajtash nga njė pasqyrė tjetėr shpirti dhe ngjarjesh, madje dhe kohėsh, ndoshta nga shtangėsia e jetės, pra ata janė personazhe me pasqyrė. Po ti renditnim kėto lloj personazhesh me pasqyrė, do tė dilnin gati tė gjithė ēpėrmban libri.
Mbase mungesa e lirisė sė vėrtetė dhe hapsirės krijon me tepėri botėn e ndjeshmėrisė trupore sipas parimit, e ndaluara ėshtė mė e ethshme, kjo spjegon pjesėrisht tepėrinė ndjeshmėrore qė kanė personazhet, por mbase ėshtė edhe mė thellė, ėshtė prirja juaj pėr ti zbėrthyer nė gjėndje tė pėrndezura. Dy personazhet femra (Lina dhe Ladina) sikur e kushtėzojnė nxjerrjen nė pah tė personalitetit me dhėnien trupore dhe Lina tė krijon njė pamje cinike tė smundjes nė qytetėrim.
Personazhet kanė njė fillim me kujtesė tė cilit i rikthehen dhe kėshtu krijojnė hapsirėn artistike me shėnjėza kohe.
Nuk hasa as edhe njė mbiemėr tė personazheve, veē disa cilėsorėve.
Pėr voli letrare kjo mund tė ishte e arsyeshme dhe bindėse pėr njė pjesė tė personazheve dytėsorė, por ata qė mbajnė dramėn e jetės duhet tė pajiseshin me mbiemra, aq mė tepėr qė Ju ēastin artistik e bėni edhe njė rrjedhė kohe e cila nėnkupton edhe vijimsinė e gjakut qė e mbart mbiemri. Edhe diēka qė ka lidhje me mbiemrat e munguar: shtysėn pėr ardhmėri historike se mbartin figurat qė mishėrojnė tė mirėn e pėrheshme tė atdheut. Shahua sikur kėrkon me ndėrgjegje tė vetfshehtėsojė gjer nė zhdukje historinė e tij qė sėshtė vetėm e tij.
Pėr Admetin ėndrra ėshtė lėnda e vėrtetė e jetės, formė e shfaqjes sė vėrtetė. Nė shpirt tė saj janė gjaku, ndjenjat, ripėrjetimet dhe, jeta lėndore ėshtė hije e ėndrrės. Kemi kėshtu njė idealizėm tė kulluar. Ju e keni pėrdorur ėndrrėn edhe si shkarkesė tė peshės ndrydhse tė ditės, si dlirėsim tė shpirtit natėn pėr mėkatin e marrė nga pėrdhuna e rethanave. Ėndrra ėshtė shpirti pa ditėn qė lėviz nė tė gjitha kohėt dhe nė tė gjithė hapsirėn.
Keni pėrdorur edhe pafajsinė si cilėsi tė dlirėsisė shpirtėrore pėr Admetin, Shahon, teologun dhe nusen e djalit tė Shahos, e cila bėhet fantazmė nė kohė tė keqe me bubullima dhe fle nė njė degė peme. Fantazmat, kėto forma shpirti njeriu tė pakryer nė kushte kohore dhe hapsinore, i kanė dhėnė romanit njė linjė tė dridhshme, magjike dhe tragjike.
Kam mbresėn se arsyeja e ėndrrės ėshtė mė bindėse se arsyeja e realitetit nė roman. Realiteti i krijuar se spjegon dot plotėsisht vetveten me mjetet e tij ndėrsa ėndrra e spjegon atė me vetveten.
Ju keni njė fjali ēelės e cila lidh ėndrrėn me realitetin: Tė gjitha kėto kishin ndodhur apo do tė ndodhnin?
Duke pėrdorur mėnjanimin e nėnkuptuar tė ngjarjeve, fabula ka mbetur e pėrkorė. Me shėnime tė Shahos ngadalson ritmin dhe kohėn pėr ta futur nė hulli mė tė thella filozofike mendimin. Pastaj pėrdor paradokset, farsat pėr tė zbutur njėtrajtshmėrinė e tė treguarit. Kėsaj proze nė brendėsi i farfurit poezia pėrsiatse, i fjalėzon animizmi, i pėrvijohet simbolika e, mbi tė gjitha, i dėgjohet ritmi. Nganjėherė ndihet e folura fshaēe qė u jep rreptėsi karakteri disa personazheve, por jo vetėm aq, se ka edhe tepėrimthe.
Njė cilėsi e pėrkryer e romanit ėshtė mungesa e fundit e cila se kornizon lėvizshmėrinė. Gjithnjė ka njė rastėsi qė e pėrfundon veprėn dhe shkrimtari ia dorėzon lexuesit, jo se shteron ngjarja, po dorėzohet me ndėrgjegje shkrimtari. Ju e keni lėnė tė nėnkuptuar fundin me afėrvdekjen e tė Madhit Fare... qė do tė ēojė edhe nė ndryshimin e rrjedhave tė jetės. Gjithsesi kėto janė hamėndje, por njė gjė ėshtė e sigurtė nė romanin tuaj, mė shumė ai zhvillohet lartė, nė katet e sipėrme tė Botės, nė ėndėrr.
Patėr 30.07.2002
(marrė nga gazeta e Athinės)
VASIL VASILI
SHTOJCĖ PĖR SHKRIMIN PĖR ARSYE SHTETRORE KUKULLAT E PYLLIT
Nė fillim tė viteve 70-tė lexova tri libra tė ndaluara: Gomari i Babatasit tė Gj. Fishtės, Letėr Kordilianos tė njė dinjitari tė lartė katolik tė pushkatuar pas ēlirimit dhe librin e tretė..., se mbaj mend titullin dhe autorin, megjithse qe libri mė tronditės qė kisha lexuar pėr racėn shqiptare deri atėherė, ishte botim i fillimshekullit XX.
Shkenca gjermane festonte pėrvjetorin e njė moshe tė shtyrė tė antropologut mė nė zė tė saj. Pyetjes kush ėshtė raca mė inteligjente e Europės ai nguroi ti pėrgjigjej menjėherė. Ishte shekulli XIX i nacionalizmave dhe raca mė inteligjente pėr oboret gjermane ishte raca e tyre teutone.
Profesori e kishte filluar karierėn shkencore nė ish-perandorinė turke.
Nė Stamboll, konsulli i vendit tė tij, mik i babajt, i bėri tė papriturėn e parė tronditėse. I vuri nė pjatancė njė pako dhe i tha antropologut tė ri:- merre. Ai e ēmbėshtolli dhe mbeti i befasuar. Ishte njė kafkė njeriu. Nuk fliste se ishte nėn mbresat e forta tė mrekullisė qė kishte pėrpara. Ēkafkė e pėrsosur, ēpėrmasa mahnitėse, ēmundėsi inteligjence ka mbartur! As nė njė ilustrim shkencor skish parė njė kafkė tė tillė, kėto pėrsiatte. Mė nė fund doli nga zona e mahnitjes dhe bėri pyetjen joprofesionale: Nga ēpopull vjen kjo kafkė? Miku i babajt i tha se ta solla qė tė ma zbulosh pikėrisht ti kėtė popull. Antropologu i ri qe dorėzuar se kish pėrmendur gati gjithė popujt e perandorisė: grekė, sllavė, arabė etj, por smundi tė thotė asgjė tė pėrpiktė. Atėherė tė vėrtetėn ia zbuloi konsulli. Ėshtė kafka e njė ushtari shqiptar. Ishte koha kur Shqipėria quhej shprehje gjeografike. Pyeti ku banonte ky popull, sa banorė kishte, ēgjuhė fliste. Pastaj bėri ca matje profesionale dhe nė fund tha: Sa keq! Ēfatkeqėsi! Ēhumbje! Njė gjeni lind nė njė milion, edhe njė tė vetėm qė ka patur brezi i kėtij... se ka ditur... e ka lėnė tė vritet pėr Perandorinė. Qė atėherė antropologu e zgjoi kėrshėrinė pėr kėtė racė. Dhe dy herė tė tjera konsulli i kishte vėnė nė pjatancė kafka shqiptarėsh. Dhe antropologu tha: Ēėshtė ky popull qė i ka tė gjithė pjestarėt e vet gjeni tė mundshėm? Natyrisht nė kushte ekonomiko-shoqėrore tė begata.
Thellė nė shpirt gjithnjė mė ka pėrkėdhelur vlerėsimi i antropologut gjerman, qoftė sikur tė kishte pak tė vėrtetė shkencore, por... (ah kjo por... e rėndė si dyer shekujsh mė del pėrpara) dhe brezit qė ēliroi vendin, dhe brezit tim nuk po i krijohet mundėsia pėr tu krenuar me racėn e vet. Fajin e kemi shtyrė gjer te tė tjerėt dhe shpirtin tonė e kemi lėnė tė pastėr sikur tė ishte shpirti i njė fėmije. Kemi harruar qė faji ėshtė kolektiv.
Ngashėnjimet e atyre ēasteve kur e lexoja atė libėrth, mi risolli Hiqmet me roman Kukullat e pyllit
(marrė nga gazeta e Athinės)
Shėnime gjatė leximit tė romanit Kukullat e Pyllit tė shkrimtarit Hiqmet Meēaj.
Kur mbaron sė lexuari romanin Kukullat e Pyllit tė shkrimtarit Hiqmet Meēaj, vetiu tė lind pyetja: jeta duhet tė sundojė mbi dijen, apo dija mbi jetėn.
Provokimi i njė pyetjeje tė tillė domosdo lind mendimin se cila nga kėto tė dyja ka fuqi mė tė madhe pėrcaktuese. Ska dyshim qė jeta ėshtė fuqia mbisunduese, por fuqia jetėsore e dijes ėshtė rezultantja. Ajo ėshtė syri dhe mėndja e asaj qė iku, e asaj qė pėrkohėsisht ėshtė dhe asaj qė do tė vijė. Ėshtė pak a shumė bukuria dhe harmonia e saj. Ndoshta kjo ėshtė njė aksiomė, ndoshta njė iluzion. Pavarėsisht nga kėto, ajo ėshtė e pranishme, ėshtė si njė hije qė e ndjek njeriun gjithė jetėn, nga koha e ndėrgjegjshme e tij, deri nė metamorfozė (asgjėsim). Nė kėtė kuptim filozofik, me sa mė duket mua, shkrimtari Hiqmet Meēaj na jep me njė fabulė tė thjeshtė pėrplasjet e mėdha shpirtėrore tė njerėzve NJERĖZ dhe tė njerėzve KUKULLA. (Jo mė kot ngjarja zhvillohet nė njė krahinė tė humbur, mes pyjesh si nė xhungėl, ku vepron ligji i seleksionimit natyral darvinian). Njė luftė e pėrjetshme kjo midis tė dyja kategorive. Njeriu NJERI, sigurisht ėshtė krijuesi dhe pėrcaktuesi i vlerave qė ka ekzistuar dhe do tė ekzistojė nė ēdo kohė. Ai, pavarėsisht nga fatalizmi qė mund tė ketė brėnda vetėdijes sė tij, si njė Sizifngrihet dhe bie, bie dhe ngrihet gjithmonė nė kėrkim tė vlerave tė vetėlartėsimit tė tij si p. sh. Xha Shaho, Admeti. Ndėrsa njerėzit kukulla, pėr tė ruajtur tė ashtuquajturėn ekzistencė tė tyre, pėr shkak tė ndrydhjes dhe presioneve tė jashtzakonshme tė krizave kohore, kur kėto qėnie tė buta, ndoshta tė qullta njerėzore (jo pėr faj tė tyre, por edhe pėr faj tė tyre), prapseprapė shfaqen me njė aftėsi tė ēuditshme, nuk mund tė them pėr tu mėshiruar, por pėr tu admiruar, pėr tė na dhėnė njė pamje tė njė plani tjetėr tė gjinisė njerėzore, atė tė njeriut tė nėnshtruar, tė vobektė, tė raskapitur e pa vullnet, qė bėn ēudira qė sta merr mėndja. Ata rikrijojnė kohra tė ardhshme brėnda kohės edhe pse tė krijojnė pėrshtypjen qė cilėsitė fisnike tė tė duken si vese dhe cilėsitė marroke tė tė duken si virtyte. Ata nė tė vėrtetė shkatėrrojnė vlerat reale njerėzore pėr tė justifikuar mbijetesėn, degradimin e vlerave tė tyre. Ky, sigurisht, ėshtė njė fakt tronditės! Fatkeqsisht! Pikėrisht, kėta njerėz me njė psikologji tė tė nėnėshtruarit, shumė herė pėrbėjnė shumicėn. Pėrfundimisht njė dualizėm dije-mosdashtje tė dijes. Njė dualizėm i pėrjetshėm midis vlerave dhe mosvlerave.
* * *
Romani Kukullat e Pyllit nuk ėshtė njė kujtim d.m.th. njė rrėfim i autorit, por njė pėrsiatje, njė eksplorim i asaj pjese tė jetės njerėzore qė ai ka marrė pėrsipėr, pra ėshtė njė obsesion i tij. Me pak fjalė autori do tė na thotė: Jeta mund tė jetė edhe njė kurth, njė digė, ku lumin nuk e lėnė tė rrjedhė atje ku duhet tė rrjedh sipas ligjeve tė natyrshme e tė domosdoshme miljarda vjeēare. Ajo, (jeta), mund tė vdesė e tė ringjallet, mundet tė lulėzojė ose tė bėhet hi. Kėtė, fatkeqėsisht, se zgjedh dhe se zgjidh dot njeriu, qoftė ai i privilegjuari, qoftė kategoria tjetėr: njeriu i nėnshtruar, turma qė pėrgjithėsisht bėhet shkatėrrimtarja e vlerave njerėzore. Kjo, nė njėrin plan, ndėrsa nė planin tjetėr problemi qė mundohet tė zhbirojė autori, ėshtė fenomeni i jashtėm, ai fenomen qė nuk varet fare prej njeriut, por njeriu nė fund tė fundit ėshtė rob i tij. Pra, ky ėshtė kurthi, diga. P.sh., ti ndėrton njė qytet tė madh me grataēiele dhe brėnda minutės, njė tėrmet ose vullkan i rrafshon. Ose, tėrė jetėn mundohesh tė realizosh njė ėndėrr, njė ėndėrr tė bukur e tė thjeshtė, tė ngresh njė shtėpi Me mundime tė jashtzakonshme, nė moshėn gjashtėdhjetėvjeēare, e ngre. Pikėrisht nė inaugurim, vdekja tė rrėmben nga gjėra qė ne as i dinim dhe as do ti marrim vesh kurrė. Nė kėtė kontekst dua tė theksoj diēka tepėr tė rėndėsishme tė ecurisė sė romanit. Romani nuk bėn diagnozėn e realitetit, por tė qėnies brėnda kėtij realiteti, brėnda kėsaj hapsire dhe kohe. Sepse qėnia nuk ėshtė ajo qė ka qėnė, ėshtė dhe ajo qė ėshtė (qoftė dhe pėr njė ēast- siē e thekson autori i romanit), por edhe ajo qė do tė jetė. Nė fund tė fundit qėnia ėshtė hapsira e pafundme e mundėsisė njerėzore, ajo qė mund tė bėjė njeriu. Dhe njeriu bėn mrekullira duke ekzistuar d.m.th. duke qėnė pjesė e pashpėrbėrshme e botės, pjesa mė e ndėrgjegjshme, mė e bukura dhe njėkohėsisht mė tragjikja e saj.
* * *
Kėto janė padyshim mesazhi i ri, tė para nė njė kėndvėshtrim origjinal, qė sjell shkrimtari Hiqmet Meēaj nė letėrsinė shqipe. Pėr ti bėrė kėto shėnime tė shpejta mė tė kapshme dhe mė konkrete, le tė themi shkurtimisht fabulėn e romanit, pa u ndalur nė analizėn e hollėsishme tė personazheve, tė mikrongjarjeve dhe mikrodramave, qė nė roman na vijnė nė mėnyrė tė natyrshme, intriguese, pa sforco e artifice, por qė grumbullohen e grumbullohen, ashtu si retė nė qiell, gjersa shpėrthen stuhia, d. m. th drama tronditėse e krizės qė kalon njeriu brėnda krizės sė dimensionit kohor. Njė poet i ri, Admeti, shumė i talentuar, anėtar i lidhjes sė shkrimtarėve qysh nė moshėn njėzet vjeēare (rast pėrjashtimor ky), pas mbarimit tė universitetit, nė vend ta emėronin nė kryeqytet ose diku ...nė qytetin e tij, e katandisin nė njė fshat tė largėt, tė njė krahine tė humbur, Kajat. Pikėrisht pėr kėtė arsye, ende pa shkuar nė Kajat, ndahet me tė fejuarėn (pėr faj tė saj). Admeti, personazhi ndėrmjetės, si njė fill i padukshėm ndriēon nga brėnda e nėpėr kohėra personazhet kryesorė: Xha Shahon, Xha Baxhon, drejtorin analfabet tė shkollės (mbante sekretare vetėm se sdinte tė shkruante), Pelon, Ritėn, Lindėn, Linėn etj., ku sejcili ka dramėn e tij dhe tė gjithė sė bashku, si nė njė ansambėl unik, pėrbėjnė dramėn e romanit. Skena tė tėra herė herė tė mbushura plot dritė dhe herė herė plot terr, ndėrthurren e pleksen me fantazi e vėrtetėsi jetėsore pėr tė na zbuluar tė vėrtetat dhe gėnjeshtrat, gjithmonė nė funksion tė zbėrthimit tė karaktereve tė personazheve. Xha Shaho e Xha Baxho, janė shokė fėmijėrie, i pari i prirė drejt dijes, mancipimit e pėrparimit, i dyti drejt egėrsisė, krimit dhe hajdutėrisė. Xhuzepe, njė shkencėtar antropolog, i mbetur nga lufta e parė botėrore nė Kajat, hap shkollėn e parė ku shquhet Baxho e Shaho. Kur vjen rasti, Xhuzepe merr me vete Baxhon e Shahon fėmijė pėr studime. Baxho plekset me shoqėri tė ligė dhe e kthejnė prapsht, Shaho vazhdon studimet. Aty studenti i ri dashurohet me Nildėn gazetare. Xhuzepe, duke parė prirjet e mėdha shkencore tė Shahos student, i sugjeron tė studjojė pėr gjenetikė. Ndodh lufta e dytė. Pas shumė skenave dramatike, tė cilat spo i permėndim, Shaho shkencėtar gjenetist, asistent i profesorit tė shquar K.K., kthehet i detyruar pėrfundimisht nė fshat, ku nga farė e butė, shndėrrohet pėrsėri nė farė tė egėr. Martohet dhe lind Pelon. Ndėrkohė Baxho si kriminel dhe hajdut, bėhet kryetar i njė grupi terrorist (gjatė luftės sė dytė, thjesht pėr bindje vret 12 veta dhe i heq zvarrė nė mes tė fshatit)
E tashmja ėshtė njė ēast. Pa u kuptuar nė kaosin universal vjen e ardhmja. Xha Shaho ka marrė Ritėn nuse pėr Pelon, vajza e njė shoku tė tij, me tė atin dhe vėllanė e pushkatuar, tė internuar diku... nė pjesėn perėndimore tė Shqipėrisė qėndrore. Nėqoftėse profesorit K.K. dhe asistentit tė tij, ( tashmė njė tjetėr e jo Shaho ), si vazhdues tė denjė tė shkencės tė seleksionimit tė llojeve tė Darvinit, tė gjenetikės sė Miēurinit, etj. u akordohet ēmimi Nobel, Xha Baxhos i jepet titulli Hero i Popullit. Pikėrisht nė kėta vite tė pleqėrisė sė thellė, i gjen Admeti kur vjen nė Kajat.
* * *
Sipas konceptit tė materializmit dialektik dhe historik, i evidentuar nė mėnyrė konkrete nė shkencat gjeologjike (edhe pse hipotetike), asgjė nė kėtė botė nuk ėshtė e qėndrueshme dhe e pėrjetshme. Ēdo gjė e qėndrueshme nė aparencė ėshtė nė lėvizje dhe nė shpėrbėrje tė vazhdueshme, nė kėrkim tė njė formė ekzistence mė tė lartė, nė kėrkim tė pėrsosmėrisė sė saj. Kjo vetkuptohet, ėshtė kriza e lėndės, d.m.th. materies. Pa kėto sdo kishte zhvillim dhe pėrparim. Nė fund tė fundit, tė gjitha kėto ndodhin brėnda dimensionit kohor, ku njeriu ėshtė lėnda mė e privilegjuar dhe padyshim ndėrgjegjia mė e lartė e saj. Pėr pasojė, ska sesi qė kriza e sipėrpėrmėndur tė mos na ēojė tek kriza kohore. Thjesht nė kuptimin e ngushtė filozofik, koha do tė ishte e pakuptimtė pa materien dhe njeriun d. m . th.shpirtin e gjallė, i cili i gjykon kėto gjėra, qė pa tė, do tė ishin shkretėtira absurde e tė pakuptimta. Pikėrisht nė kėtė kontekst, Xha Shaho mbart brėnda vetes tre drama tė mėdha: krizėn e kohės, krizėn e personalitetit dhe krizėn e familjes d.m.th. tė gjenetikės, tė vazhdimėsisė sė llojit tė kultivuar. Ky ėshtė padyshim personazhi mė dramatik, mė i ndėrlikuar, e mė i dhimbshėm i romanit Kukullat e Pyllit.
* * *
Nėqoftėse krimi i Raskolnikovit, (njėrit nga personazhet mė tė mėdhenj tė letėrsisė botėrore) tė romanit Krim e Ndėshkim tė Dostojevskit, do tė ishte zbuluar, romani do tė pėrfundonte patjetėr nė njė roman tė rėndomtė policor. Megjithėse tė gjithė e dimė si lexues qė Raskolnikovi e bėri krimin, as hetuesia, as organet e tjera tė drejtėsisė sishin nė gjėndje tė vėrtetonin krimin e bėrė prej tij dhe asnjėherė krimi i tij sdoli nė dritė. Pikėrisht kėtu qėndron gjenia e Dostojevskit. Shpalosja e nėnshtresave tė psikologjisė, tė koshiencės e subkoshiencės sė njeriut, pėrbėjnė pa dyshim njė zbulim tė tuneleve, tė labirintheve tė errėta tė universit tė shpirtit.
* * *
Ne marrim vesh, me njė lexim tė vėmėndshėm tė romanit Kukullat e Pyllit, se i biri i Baxhos fyen publikisht Pelon duke i kėrkuar Ritėn e bukur njė natė pėr grua. Dimė qė Pelua plagoset rėndė dhe njė natė, (kohė mė vonė), Pelua i thotė Ritės gruas: e po ēmund tė bėhet me kėtė? dhe ajo i thotė : mjafton dhe kaq. Dimė qė Xha Shaho i dėgjon tė gjitha kėto i tronditur. Dimė gjithashtu qė Rita, netėve me vetėtima dhe bubullima, si njė fantazmė e veshur me tė bardha shkon nė pyll. Nuk merret vesh mirė, kjo po ndodh tani kur Ajo- Rita, sa ėshtė kthyer nga gjethja ku varej nė degė tė rrapit, netėve me stuhi d.m.th. kur ishte nė krizė nervore? Kur ndodhėn tė gjitha kėto?-Tani?-Para pesėdhjetė viteve apo pas pesėdhjetė viteve?...
Harroje atė ,- tha mė nė fund Pelua.
Rita vuan shumė qė ti e pe dhe i the , por nė tė vėrtetė nuk ka qėnė ajo.
Jo pėrsėriti ai (Admeti , shėnimi im ). Mė ka ndodhur njėherė me njė shokun tim student: mė tha pėr tė dashurėn e tij ėshtė putanė, e solli nė dhomė. Dhe kuptohet, unė e bėra... atė punė. Mė vonė e mori grua e mė thoshte: Mbaje sekret ...sishte ajo. (citim nga romani)
* * *
Kėto pėrbėjnė padyshim krizėn e familjes tė para nė kuadrin e gjenetikės d.m. th. tė vazhdimėsisė tė llojit tė kultivuar . Ēelėsi i krimit ose mė saktė i sė fshehtės misterioze qė shoqėron Xha Shahon hap pas hapi, ėshtė ēasti kur ai dėgjon : Po ēmund tė bėhet me kėtė?! Tė njėjtin krim, sipas mėnyrės sė saj e vuan dhe Rita (ndoshta shumė mė tepėr, gjersa bėn dy jetė: njėrėn tė zakonshmen dhe tjetrėn fantazmagorike.) Pelua gjithashtu ka dramėn e tij (edhe pse i paaftė pėr tė bėrė dashuri), ka katėr fėmijė tė bukur e tė shėndetshėm. Mėnyrat dhe mjetet artistike qė ka gjetur autori, gjėndjet flurore pezull, sikur tė mos kenė ndodhur kurrė, por janė veē ėndėrra, iluzione, delire; ėshtė ndoshta nga zgjidhjet mė tė drejta tė kėtij problemi kaq delikat. Tė gjitha kėto na jepen nė njė kohė disi jo reale ku, tė qėnurit dhe tė mosqėnurit, dikushi dhe askushi, e vėrteta dhe gėnjeshtra, e mira dhe e keqja, shkrihen me njėra tjetrėn, por edhe veēohen, duke ruajtur secila pozicionin e vet. Njėlloj si elektronet dhe protonet me bėrthamėn (nė mikrobotė), qė edhe pse tė veēuara, vėrtiten rreth saj me njė unitet tė pazgjidhshėm.
Pse , - do tė ndėrhynte Admeti, - nuk ka ndodhur asgjė nga ato?
-Kurrė do pėrgjigjej plaku.
-Po Xhuzepja?
-Jo.
-Po Baxhua ka vrarė e ka grabitur?
-Jo.
-Po me Nildėn?...
-Nuk kam njohur ndonjė Nildė.
-Po me Ritėn ?...
-Rėndėsi ka qė fėmijėt tė jenė vazhdim i fisit. (citim nga romani)
Me pohimin e fundit, pėr herė tė parė Xha Shaho na hedh njė rreze drite pėr misterin nė raport me Ritėn edhe pse, me njė thėnie tepėr flurore dhe ekuivoke. Dhe duke dashur ta kompletojė kėtė ide, nė kapitullin e mėpasshėm vazhdon: Kur linda e u rrita, pėr fatin tim tė keq, kėto i mėsova mirė, paskeshin qėnė kode tė shkruara nė gjuhė tė pakuptueshme, urdhėra e shtampa, tė cilave duhet tu bindeshe...(citim nga romani) .
* * *
Pra, nga sa thuhet nė esencė nė kapitujt e mėparshėm dhe sidomos nė kapitullin e 12-tė: Iu duk se po shikonte fantazma qė kishin ardhur e humbur nė njė kohė tjetėr, qė smund tė quhej as jetė, as ėndėrr, por thjesht trillim etj. (citim nga romani) ose Ajo qė ėshtė bėhet, ka qėnė e mė pas, ose nuk ka qėnė fare, ose e mendojmė ne si duhet tė ketė qėnė ; pra bėhet iluzion (citim nga romani).
Fjalėt trillim dhe iluzion, qė autori i shndėrron nė metafora, na bėjnė tė mendojmė se njeriu ėshtė njė qėnie e verbėr, qė ecėn kuturu nėpėr univers, ėshtė askushi qė shkon drejt asgjėkundit. Me dy fjalė hiēi qė shkon drejt hiēit. Ėshtė ky nihilizėm Niēean, apo, po tė mendojmė me mėnyrėn e autorit, d.m.th. me perceptimin dhe konceptimin e gjėrave, fateve, fakteve, mikrongjarjeve dhe mikrodramave, fenomeneve shoqėroro-historike, fenomeneve natyrore tė mikro dhe makrobotės, pra nga protoplazma, spermatozoidi, atomi, hibritet, e gjer tek luftrat botėrore, qė atrofizojnė dhe asgjėsojnė padrejtėsisht fate tė tėrė njerėzorė, mos duhet ti japim tė drejtė autorit?
I tillė mishėrohet nė roman Xha Shaho dhe mė pak Admeti. Tė mos keqkuptohemi, romanit si mungon absolutisht dritėzimi i jetės dhe dashuria njerėzore.
Nėqoftėse do tė shtronim pyetjen: pėrse e bėri kėshtu dhe jo ashtu? do tė ishte njėlloj sikur t thoshim autorit: pse ke dalė nga kafazi i hekurt. Mjetet, format, gjetjet artistike origjinale, mėnyra e tė konceptuarit nė ndėrtimin arqitekturor tė njė vepre letrare, janė atribut i brėndshėmi i shpirtit dhe i psiqikės sė krijuesit. Pa kėto sdo tė kishte origjinalitet, por vetėm shtampa. Nė kėtė kuptim, nga leximi i romanit Kukullat e Pyllit nxjerrim dy pėrfundime:
1.Autori, si njė shpirt vibrues, ngrihet i rebeluar kundėr letėrsisė mediokre-apatike, uniformizmit, skematizmit dhe shablonizmit, korit tė papagajve, pjella tė njė metode letrare tė ngurtė e tė degraduar. ( Pa mohuar shpėrthimin e disa talenteve tė mėdhenj edhe pse, brėnda kėsaj kornize) P.sh. Xha Shaho, Admeti, pse jo dhe Xha Baxhua, (sipas mėnyrės sė tij).
2.Nė bazė tė aksiomave themelore qė pėrmėndėm nė kėto shėnime (duke u nisur dhe nga vėllimi dinjitoz poetik : Vetvrasja e qirinjve, autori Hiqmet Meēaj materializon konkretisht, pa i lėnduar aspak pushin e butė liriko filozofik, vlerat e mirėfillta artistike tė romanit Kukullat e Pyllit, rrymėn e re letrare tė emėrtuar prej tij: MIKROBOTIZĖM
Mendoj se me kėtė roman, shkrimtari Hiqmet Meēaj, edhe nėqoftėse nuk i hapin udhė, (siē ndodh zakonisht), hyn denjėsisht nė radhėn e parė tė prozės moderniste shqipe. Ėshtė detyrė e kritikės dhe studiuesve tė letėrsisė tė zbėrthejnė e tė nxjerrin nė dritė vlerat e plota dhe dobėsitė, (nėqoftėse ka), tė kėtij romani.
Athinė,
8 - 1- 2002
(marrė nga gazeta e Athinės)