AlbSoccer.com

Google

Bogdani: Se kam problem te kthehem te Chievo

Sulmuesi i Livornos Erjon Bogdani ne lidhje me zerat e merkatos ka deklaruar se nuk do ta kishte problem nese do te duhej te kthehej te Chievo. "Flitet per shume destinacione per mua ne merkato si Cagliari, Catania, Reggina, Atalanta, Bologna, Chievo apo ndonje tjeter. Te gjitha jane vetem fjale dhe nuk ka asgje konkrete. Di qe Livorno do te me mbaje akoma ne skuader, por ama jam nje lojtar i Chievo Verona pasi ata kane kartonin tim. Keshtu qe jam i gatshem te pranoje vendimin e Chievo qe sigurisht do te bisedoje edhe me Livorno-n. Po te kthehesha ne Verona? Nuk do e kisha problem. Te Chievo jam ndjere gjithmone shume mire dhe jane nje skuader qe kerkojne patjeter ngjitjen ne Serie A. Dhe Verona eshte nje qytet shume i bukur. Ulja e rroges? As rroga nuk eshte problem pasi un firmosa nje kontrate me Chievo Verona per nje shume vjetore te caktuar duke pranuar kushtet e vena dhe ne rast te renies ne Serie B." Me keto fjale e ka mbyllur Bogdani deklaraten e tj per mikrofonet e medias Italiane. (B.H.) Diskuto: Lojtaret Shqiptare

Hyka dhe Dallku pelqehen ne Itali

Nga media italiane flitet se dy lojtare te rinj shqiptare po terheqin vemendjen e klubeve italiane. I pari eshte 19-vjecari Jahmir Hyka, mesfushori fantazist qe luan per Tiranen, i dhene hua nga Olimpiakos dhe ish-lojtar i Rosenborg. Ai u ka rene ne sy specialisteve Italiane ne ndeshjen e shpresave midis Italise dhe Shqiperise ne qershor. Hyka ka disa muaj qe eshte bere lojtar i rregullt ne Kombetaren Shqiptare. Per tiranasin ka kohe qe interesohet Dinamo Zagreb dhe Dinamo Moska por tani po tregojne interes edhe Italianet e Brescia, Parma dhe Atalanta.
Tjetri eshte mbrojtesi i Kombetares Armend Dallku. Kosovari 24-vjecar luan per Vorskla Poltava ne Ukraine dhe prej disa javesh eshte ne kontakte me Sunderland. Megjithate ne Itali po tregon interes edhe Livorno qe kerkon te perforcoje mbrojtjen. Nese ralizohet nje levizje e tille per Dallkun atehere ai do te gjente aty edhe shokun e Kombetares Bogdanin. (B.H.)
Diskuto: Lojtaret Shqiptare

Arie Haan trajneri i ri i Kombetares

Me ne fund pas shume emrash te permendur FSHF ka zgjedhur pasuesin e Otto Baric ne krye te stolit kuqezi. Trajneri i Kombetares Shqiptare do te jete holandezi i njohur Arie Haan. Komiteti ka miratuar unanimisht deshiren e presidentin Armando Duka duke emeruar holandezin sot me nje pagese prej 220 mije eurosh per eleminatoret e Boterorit 2010. Stafi i Arie Haan nuk eshte zgjedhur akoma por gjithecka do te zgjidhet ne javen e ardhshme kur ai do te jete ne Tirane qe diten e hene. Kontrata e tij do te zgjase deri ne 31 Qershor te vitit 2010 por nese arrihen rezultatet e kerkuara atehere zgjatja e saj do jete shume e mundshme. Arie Haan ka nje karriere ta pasur si trajner skuadrash dhe kombetaresh. Ai ka qene ne krye te Antverp, Anderlecht, Stuttgart, Nuremberg, Standard Liege, PAOK, Feyenoord, Omonia, Austria Vienna dhe Persepolis si dhe kombetareve te Kines dhe Kamerunit.
Arie Haan i lindur ne 16 nentor 1948 ne
Finstervolde te Holandes sapo ka mbushur 59 vjec. Ne vitet e fundit ai ka pasur nje renie ne karriere duke shkuar nga skuadra me emer ne Hollande e Gjermani ne kampionate si ai i Qipros apo Iranit. Suksesi i tij me i madh si trajner kombetaresh ka qene arritja e finales se Kupes se Azise me Kinen, ku u mund nga Japonia. Holandezi megjithese konsiderohet si nje trajner i talentuar ka nje reputacion per qendrimet shume te shkurtra ne krye te skuadrave, prandaj zgjedhja e tij nuk siguron nje vazhdueshmeri per kombetaren shqiptare qe synon te rindertohet. (A.M.) Diskuto: Kombtarja

Duka hiq kthetrat nga Kombetarja, lere futbollin te perparoje

Zoti Duka, nuk e di nese do ta lexosh kete artikull ose te tjere si ky qe shkruhen pothuaj cdo dite nga sportdashes te tjere si une qe thjesht duam te shohim futbollin shqiptar te perparoje. Besoj se flas per shume shqiptare te tjere kur te kerkoj qe te japesh doreheqjen nga drejtimi i FSHFse pasi me ju ne krye Kombetarja jone dhe futbolli ne Shqiperi kane mbetur ne vend dhe ka vite qe nuk shohim shenja perparimi. Kombetarja jone ka turperuar gjithe shqiptaret me dy ndeshjet e fundit duke u mundur papritur ne Tirane nga Bjellrusia dhe duke u shperfytyruar disa dite me pas ne Rumani 6-1. Thjesht keto rezultatet te turpshme dhe mos arritja e vazos se katert duhet te ishin te mjaftueshme per ju qe te jepnit doreheqjen. Te kalojme edhe te futbolli ne Shqiperi. Ne sezonet e fundit jane shtuar shume akuzat drejt jush per favorizime per nje skuader apo tjeter. Shume here vendoset qe ne fillim te sezonit se kush skuadra do te bien nga kategoria dhe pazaret behen hapur fare per te arritur keto synime.
Por pika mbase me kryesore e deshtimit tuaj eshte te e ardhmja e futbollit tone. Nuk behet asgje nga ana e Federates tuaj per te zhvilluar futbollin e moshave. Nuk merret asnje hap per te riorganizuar kampionatet U19 dhe U17 kur me shume behet lufte sesa futboll. Eshte lene plotesisht ne harrese kjo grup moshe qe duhet te jete e ardhmja e futbollit dhe e Kombetares tone. Prandaj zoti Duka ka ardhur koha te largoheni nga FSHF dhe ti hapni vendin nje tjetri qe mbase mund te hedhe hapin perpara per futbollin shqiptare. Mos luaj me tifozet shqiptare se e duan kete futboll e kete Kombetare pa kushte dhe prandaj meritojne dhe perkushtimin maksimal edhe nga ana e Federates. (B.H.)
Diskuto: Kombtarja

15-vjecari Istrefi prane Manchester City

Mesfushori sulmues Gezim Istrefi ka qene ne prove te Machester City dhe ka habitur te gjithe te pranishmit me talentin e tij. Shtatlarti nga Mitrovica e Kosoves luan per Carlstad United por i kishte terhequr vemendjen edhe me pare drejtuesve te Manchester City megjithese ne nje moshe te re. Keshtu Istrefi nuk i ka zhgenjyer, duke shenuar tre here ne fitore 4-1 dhe duke dhene asistin per golin tjeter te skuadres se tij. Nuk ka qene thjesht realizimi i golave por edhe pjekuria e lojes se tij dhe vizioni ne fushe qe ka mahnitur drejtuesit e skuadres angleze. Ata shume shpejt mund ti bejne nje oferte kosovarit i cili pritet te luaj fillimisht ne skuadren e dyte te klubit qe drejtohet nga trajneri i mirenjohur Sven Goran Erikson. Nese realizohet ky transferim per Istrefin atehere ai do te jete shqiptari i dyte qe luan ne kete skuader pas Eduard Abazajt. (A.M.) Diskuto: Lojtaret Shqiptare

Sponsors

Pango: Duka shiti ndeshjet e Kombetares

Ministri i Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Ylli Pango ka akuzuar ne menyre te drejtperdrejte ne UEFA, presidentin e FSHF-se Armando Duka. Sipas ministrit Pango qeveria shqiptare ka prova se ndeshjet e fundit te Kombetares shqiptare jane trukuar dhe gisht ne kete ka pasur vete presidenti Duka se bashku me disa lojtare te Kombetares. "Ne dyshojme se pjese e trukimit te dy ndeshjeve te Kombetares, pervec zyrtareve te Federates, mund te jene bere edhe disa futbolliste te perfaqesueses" ka thene Pango ne letren e tij drejtuar UEFAs. Deklarata e Pangos eshte pasuar edhe nga ajo e kryeministrit Sali Berisha i cili ka theksuar se faktet ekzistojne por do te behen publike kur te jete koha e dukur pasi tani per tani publikimi  ityre mund te kompromentoje hetimin. FSHF u shpreh me ane te sekretarit te saj Bici se eshte e hapur per cdo hetim, por kjo deklarate erdhi pas akuzave per heshtjen e saj perpara deklaratave te kryeministrit dhe ministrit te MTKRS.
Faktet qe ka qeveria mesohet te jene nga vete lojtare te Kombetares shqiptare te cilet kane dijeni per ofertat qe  ujane bere lojtareve per te bere leshime ne loje per te arritur nje rezultat te fiksuar me pare. Lojtaret e implikuar ne shitjet e nbdeshjeve mesohet te jene ata me pak te paguarit qe aktivizohen ne ligat e dobta jashte shtetit ose ne Shqiperi. Emra konkrete akoma nuk ka, por nje gje eshte e sigurte se se shpejti gjithcka do te zbardhet dhe ata qe jane pergjegjes per kete shperfytyrim te Kombetares tone kuqezi do te marrin denimin qe u takon. (A.M.)
Diskuto: Kombtarja

Gjonaj ne prove te AEK

Florjan Gjonaj, mesfushori sulmues nga Shkodra eshte testuar te klubi i njohur grek, AEK i Athinës. Ai ka marre pjese per 25 minuta ne ndeshjen miqesore te te rinjve te AEK kunder Etniko Asterra. 15-vjecari shqiptar beri nje paraqitje pozitive ne ato pak minuta qe luajti, duke treguar cilesi shume te mira dhe duke marre pjese në disa aksione te skuadres se AEK-ut. AEK e fitoi ndeshjen me rezultatin 3-2 dhe goli i trete per AEK-un erdhi si pasoje e nje aksioni te nisur nga Gjonaj ne krahun e majte te fushes. Te pranishem ne ndeshjen e te rinjve te AEK ishin edhe disa gazetare e specialiste futbolli qe prisnin te shikonin talentin shqiptar. “Per mua eshte akoma enderr qe vesha bluzën e AEK-ut te Athines. Një ekip qe ka bere histori ne kampionatin grek, por edhe ne ate te Liges se Kampioneve. Tani pres vetem vendimin e drejtuesve te ketij klubi qe te jetoj endrren time, per te luajtur me klubet e medha”, ka thene  shkodrani 15-vjecar Gjonaj per nje gazete greke. (B.H.) Diskuto: Lojtaret Shqiptare

Hidhet shorti per kupen e Botes 2010

Sot u hodh shorti per Kupen e Botes 2010. Shqiperia sic dihet eshte ne vazon e 5, pas dy paraqitjeve skandaloze me Bjellorusine dhe Rumanine. Gjithsej ishin 5 vazo me nga 9 skuadra dhe vazo e gjashte me 8 skuadra. 53 shtetet u ndane ne 9 grupe, ku 8 prej tyre kane 6 skuadra dhe vetem nje ka 5 skuadra. Shqiperia do te luaje ne grupin 1 ku nga vazo e gjashte do te jete Malta, ndersa me lart jane me rradhe, Hungaria, Danimarka, Suedia dhe Portugalia. Nje short qe nuk eshte me i veshtiri i mundshem por ama aspak i lehte, dhe arritja e vendit te katert mund te quhet si synimi me normal. Megjithate eshte akoma heret dhe deri kur te fillojne eleminatoret e boterorit, Shqiperia mund te jete nje skuader shume ndryshe pasi shume nga lojtaret aktuale do te jene ne nje moshe te madhe. Shpresojme qe keto eleminatore te shkojne me mire se ato te Euro 2008. (B.H.) Diskuto: Kombtarja

Cana: Ne kosovaret jemi me te miret

Lorik Cana pas dallimit qe ka bere mbas ndeshjes me Bjellorusine midis tifozeve shqiptare dhe kosovare, ka vazhduar akoma te ndaj keto dy toka shqiptare. Tani ai ka folur per lojtaret e kombetares duke u prononcuar se lojtaret kosovare te kombtares jane gjithmone me te miret. Ai ka pranuar per nje nga gazetat kosovare se loja e tij nuk ka qene nga me te mirat dhe ka shtuar se ky eshte rasti i vetem ky lojtaret kosovare nuk luajne mire, pasi zakonisht ata jane "me te miret në Kombetare, kjo nuk eshte e diskutueshme”. Cana vazhdon keshtu te tregoje nje papjekuri te theksuar ne deklaratat e tij duke ofenduar shoket e skuadres dhe te gjithe tifozet nga Shqiperia qe e kane brohoritur e kosnideruar shpesh si shtylla e kombtares shqiptare. Gjithashtu me keto deklarata ai del edhe kunder shqiptareve nga Kosova qe shpesh shpallin parrulla ne stadiumet tona per nje Shqiperi te bashkuar, ku nuk ka dallime mes shqiptareve nga Kosova apo atyre nga Shqiperia, pasi fjala e perbashket eshte "shqiptar" pavarsisht vendbanimit. (Sh.T.) Diskuto: Kombtarja

Sponsors

Shenon Skela por humbet Cottbus

Ervin Skela ka qene autori i nje goli per Energie Cottbus por skuadra e tij eshte mundur 3-2 nga Hansa Rostock ne DKB-Arena perpara 23 mije spektatoreve. Skela e filloi ndeshjen si zakonsiht qe nga minuta e pare ne mesfushen e Cottbus. Pas 18 minutash Hansa Rostock shenon golin e pare te ndeshjes me Kern dhe rezultati mbetet i pandryshuar deri ne fund te pjeses se pare. Ne minuten e 59' Cottbus arrin te barazoje me da Silva pas nje goditje denimi te ekzekutuar nga Skela. Vetem nje minute me vone Kern i jep perseri avantazhin Hansa Rostock. Ne minuten e 74' eshte perseri Kern qe shenon golin e trete personal dhe e con rezultatin ne 3-1. Ne minuten e 90' Skela i jep shprese skuadres se tij. Vlonjati ekzekuton nje tjeter goditje denimi duke kaluar topin mbi murin kundershtar dhe duke e derguar ne rrjete pa i lene asnje mundesi portierit Wachter per ta pritur. Megjithate Energie Cottbus nuk arrin te realizoje golin e barazimit ne minutat shtese dhe Hansa Rostock merr tre piket. Ky ishte goli i dyte i Skeles ne 13 ndeshje ne te cilat ka dhene edhe 2 asiste. (A.M.) Diskuto: Lojtaret Shqiptare

Shqiptaret ne Gjermani

Bunjaku gol, fiton Rot-Weiß Erfurt
Albert Bunjaku ka shenuar golin e pare per skuadren e tij Rot-Weiß Erfurt nga pika e penalltise ne minuten e 16'. Rot-Weiß Erfurt shenoi edhe dy gola te tjere me pas me Wolf dhe Bruckner duke mundur 0-3 VfB Lübeck ne Regionalliga Nord. Rot-Weiß Erfurt renditet e dyta me 31 pike. Bunjak eshte shenuesi me i mire i skuadres me 10 gola ku 3 nga keta i ka shenuar me penallti.

Kapllani titullar, mundet thelle Karlsruher
Kapllani ishte ne fushe qe na minuta e pare kunder Werder Bremen ku Karlsruher SC u mund thelle 4-0. Diego shenoi dy gola ne pjesen e pare per Werder. Ne pjesen e dyte Kapllani u zevendesua nga Iashvili ne minuten e 56'. Hugo dhe Naldo shenuan edhe dy gola te tjere me pas per Werder duke fiksuar rezultatin 4-0.

Lala luan 90 minuta, humbet Hannover
Lala ishte titullar per Hannover 96 dhe luajti gjate gjithe ndeshjes ne humbjen 1-0 te skuadres se tij kunder Hertha BSC. Goli i vetem i ndeshjes u shenua nga Andre Lima ne minuten e 87'. (B.H.) Diskuto: Lojtaret Shqiptare

Vangjeli titullar, fiton bindshem Aris ne UEFA

Kristi Vangjeli ishte ne fushe qe nga minuta e pare per Aris ne fitoren 3-0 kunder Crvena Zvezda ne stadiumin Kleanthis Vikelidis ne Thesalonika. Pjesa e pare e ndeshjes u mbyll pa gola dhe Kristi Vangjeli mori disa faulla ashtu sic ben shpesh edhe me Shqiperine. Ne pjesen e dyte eshte Papazoglou i futur ne kete pjese qe i jep avantazhin Aris ne minuten e 76'. Ne minuten e 89' eshte perseri Papazoglou qe shenon dhe siguron fitoren e Aris. Megjithate ka kohe edhe per nje gol tjeter ne minuten e 91' nga Koke qe vulos rezultatin perfundimtar 3-0. Kristi Vangjeli luajti gjate gjithe ndeshjes. Aris me kete fitore ne ndeshjen e pare ngjitet ne vend te dyte ne Grupin F te Kupes UEFA, vetem nje pike pas Bayern Mynih qe kryeson grupin. Ne ndeshjen e ardhshme Aris do te luaj kunder Bolton ne Angli ne date 29 nentor. (A.M.) Diskuto: Lojtaret Shqiptare

Bogdani 90 minuta loje, humb perseri Livorno

Mesa duket as trajneri i ri i Livornos Petrella nuk po ben dot gje per te shpetuar skuadren. Livorno eshte mundur perseri me rezultatin 3-2 nga Parma dhe vazhdon te jete ne vendin e fundit te tabeles se Serie A me 2 pike ne 9 ndeshje. Bogdani kesaj rradhe ishte ne fushe qe nga minuta e pare por nuk arriti te shenoje. Ai ka luajtur nje loje te mire duke vrapuar shume dhe duke ndihmuar gjithmone skuadren si ne sulm ashtu edhe ne mbrojtje. Pjesa e pare u mbyll 1-1 me gol te Morrone per Parmen (10') dhe Tavano per Livorno (23'). Ne pjesen e dyte eshte perseri tavano (50') qe i jep avantazhin Livornos me penallti por vetem 4 minuta me vone Parma barazon me Paci. Ne minuten e 60' fillon nje grindje mes Bogdanit dhe Coly dhe arbitri ndeshkon shqiptarin me karton te verdhe si dhe Parravicini dhe Morfeo te Parmes. Eshte pikerisht Morfeo i futur ne pjesen e dyte qe shenon dhe golin e fitoren per Parmen ne minuten e 74'. Livorno reagoi pas golit por pa arritur te barazoje rezultatin. (A.M.) Diskuto: Lojtaret Shqiptare

Shqiptaret ne Finlande

Stafsula 35 minuta ne humbjen e AC Oulo
AC Oulo u mund 3-2 sot nga MyPa ku aktivizohet Nebi Mustafi qe luajti titullar. Dritan stafsula u fut ne fushe ne minuten e 56 ve vend te Kaijalainen per Oulo po nuk arriti te shenoje. Mustafi dha asistin e golit te trete per MyPa. Ac Oulo renditet ne vend te fundit me 22 pike ndersa MyPa ne vend te peste m 40 pike.

Agolli e fillon nga stoli per VPS
VPS fitoi bindshem jashte fushe me rezultatin 1-3 kunder IFK Mariehamn. Ansi Agolli u fut ne fushe ne minuten e 59 duke zevendesuar Toni Hahto. Ish lojtari i Tiranes beri nje loje te mire duke dhene disa krose ne zone por qe nuk u shfrytezuan per te shenuar. VPS renditet ne vend te 10 pas 26 ndeshjesh me 32 pike ne Veikkausliiga (Kategoria e Pare Finlandeze). (B.H.)
Diskuto: Lojtaret Shqiptare

Shqiperia U19 kalon raundin e pare

Shqiperia U19 e drejtuar nga Ramadan Shehu nuk ka mundur te shkoje me shume se nje barazim pa gola kunder Lihtenjshtejnit, por pika e marre ka mjaftuar per ti renditur kuqezinjte ne vend te dyte ne Grupin 5 dhe per ti kualifikuar ne Raundin e Elites. Ndeshja tjeter e dites se djeshme midis Spanjes dhe Serbise ka perfunduar po ne barazim por 1-1. Keshtu Spanja u rendit e para me 5 pike, Shqiperia dhe Serbia me nga 4 pike dhe Lihtenjshtejn me 2 pike. Shqiperia merr vendin e dyte fale fitores ne ndeshjen direkt kunder Serbise. Tani ne Raundin Elitar do te jene 7 grupe me nga 4 skuadra ku do te kualifikohen vetem vendet e para. Ky raund do te luhet vitin tjeter. (A.M.) Diskuto: Kombtarja

Create a free website at Webs.com